Brad Pitt nuk mjaftohet vetëm me aktrimin dhe tashmë po i hedh sytë edhe nga industria e muzikës. Aktori 57-vjeçar është bashkuar me producentin muzikor fitues të çmimit “Emmy” Damien Quintard për të rihapur “Miraval Studios” – objekti legjendar i regjistrimit të vendosur në Château Miraval në Correns, Francë, që ka organizuar seanca për Pink Floyd, Sting dhe Cranberries – pas një ridizajni të plotë.
Studioja muzikore, e cila u ndërtua në vitin 1977 nga pronari i atëhershëm i Château Miraval, Jacques Loussier, mbeti kryesisht e papërdorur për dy dekada derisa Pitt dhe Quintard vendosën të rinovojnë hapësirën për muzikantët për të bërë regjistrime të reja.
Në një deklaratë për shtyp, Quintard tha se ai u kuptua menjëherë me Pitt kur të dy u takuan në Paris.
“Ishte një moment intensiv ku ne thjesht folëm dhe folëm për zërin. Isha i habitur se sa i ndjeshëm dhe i saktë ishte ai në analizën e tij të muzikës”, tregoi ai.
Studioja e përditësuar do të shfaqë shumë nga pajisjet e saj origjinale të regjistrimit të integruara në një mjedis modern—duke përfshirë një tavolinë të projektuar personalisht nga Pitt dhe Quintard. Ambienti do të ketë gjithashtu kabina të shumta regjistrimi, stacione pune për redaktimin e zërit dhe videove, pajisje dhe sintetizues të rrallë muzikor dhe një kat i ndërmjetëm me pamje nga e gjithë studioja.
Organizatorët e Lojërave Olimpike “Paris 2024”, kanë vendosur që ceremoninë e hapjes së Olimpiadës most ë bëjnë në stadiumin olimpik, por në brigjet e lumit Sena. Ata parashikojnë deri në 600 mijë tifozë të pranishëm përgjatë dy brigjeve të lumit Sena, përgjatë kohës që do të zgjasë ceremonia e hapjes dhe parakalimi i delegacioneve olimpike.
Me këtë rast më shumë se 160 anije me sportistë, trajnerë dhe drejtues do të lëvizin përgjatë lumit Sena me përfaqësuesit e mbi 200 shteteve pjesëmarrëse gjatë ceremonisë së hapjes.
“Olimpiada është një eksperiencë unike dhe duam që nejrëzit ta ndjejnë atë. Sportistët do të lëvizin përgjatë lumit dhe do të shohin Kullën Eifel, Katedralen Notre Dame, muzeun e Luvrit, poshtë disa urave etj. Do të jetë një ceremoni e hapur, popullore, ku kushdo mund të marrë pjesë, ndërkohë që do të montojmë 80 monitorë të mëdhenj”, janë shprehur organizatorët .
Kjo do të jetë hera e parë në histori që ceremonia e hapjes së një olimpiade verore, të zhvillohet jashtë një stadium olimpik./ KultPlus.com
Me nga 100 euro gjobë ishin dënuar aktivistet e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, pas grafiteve Haram është me i mshelë gratë! Dhunuesit e grave në burg! ; Virgjiniteti është shpikje e burrave! ; Gruja nuk o rob i burrit! ; Gratë e kanë vendin kudo që dojnë! ‘; Trupi jem e drejta jem! ‘; Ai që të don, nuk të rreh!, por të njëjtin vendim e ka anuluar Gjykata e Apelit, shkruan KultPlus.
Për këtë vendim ka njoftuar vetë organizata, dhe më poshtë po e sjellim të plotë njoftimin mbi këtë ngjarje.
GJYKATA E APELIT ANULON AKTGJYKIMIN QË I CILËSOI SI TË TURPSHME GRAFITET E KOLEKTIVIT FEMINIST
Dje, me 13 dhjetor 2021, aktivistet/ët e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist pranuan vendimin e Gjykatës së Apelit me të cilën u anulua aktgjykimi që u shqiptoi gjobë për kundërvajtje katër aktivisteve/ëve të Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist të përfshirë/a në aksionin e grafiteve kundër shtypjes dhe dhunës ndaj grave.
Haram është me i mshelë gratë! Dhunuesit e grave në burg!
Virgjiniteti është shpikje e burrave!
Gruja nuk o rob i burrit!
Gratë e kanë vendin kudo që dojnë!
Trupi jem e drejta jem!
Ai që të don, nuk të rreh!
Këto grafite Gjykata Themelore në Mitrovicë i kishte cilësuar si të turpshme, duke i gjobitur secilin/ën veç e veç me nga 100 euro gjobë. Katër aktivistët/et, të përfaqësuar nga Avokatja Rina Kika parashtruan ankesë të përbashkët ndaj këtij vendimi duke e kontestuar ligjshmërinë e tij.
Gjykata e Apelit e aprovoi si të bazuar ankesën e përbashkët të aktivistëve dhe e anuloi aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, duke kthyer kështu lëndën në rivendosje. Gjykata e Apelit ka kërkuar që Themelorja të vërtetojë se kush është ofenduar e turpëruar nga grafitet dhe të konstatojë nëse qëllimi i aktivistëve/eve ka qenë prishja e qetësisë publike.
Në ankesë mes tjerash theksohet: “Mbishkrimet feministe në Mitrovicë kanë pasur për qëllim të ngrisin vetëdijen shoqërore ta ndryshojnë mendësinë shtypëse ndaj grave e cila është shkaku rrënjësor i dhunës që e përjetojnë gratë për çdo ditë. Aktgjykimi i gjykatës që i cilëson si të turpshme këto mbishkrime është mohim i këtij problemi kaq të madh, për të cilin nuk flitet sa duhet.” Ndërkaq për sa i përket çështjes se kush mund të jetë ofenduar e turpëruar nga grafitet, në ankesë theksohet: “Ndoshta burrat që i mbyllin gratë në shpi, dhunuesit e grave, burrat që i konsiderojnë gratë rob, ata që mendojnë se i takon të përcaktojnë se ku e ka vendin gruaja si dhe ata që i rrahin gratë janë ndier të ofenduar dhe mbase edhe i kanë konsideruar si të turpshme këto mbishkrime. Por është krejtësisht absurde që një Gjykatë në Kosovë t’i konsiderojë këto mbishkrime të turpshme dhe ofenduese, t’i cilësojë si kundërvajtje dhe ta censurojë përmbajtjen e tyre me gjobë.”
Vendimi i Gjykatës së Apelit që ka aprovuar si të bazuar këtë ankesë, dëshmoi se aktgjykimi i Themelores i bazuar në vlerësimin e grafiteve nga Policia si “të turpshme” si cak të vetëm kishte disiplinimin e aktivitetit feminist. Andaj, ne si aktiviste/ë feministe/ë do ta vazhdojmë rezistencën tonë të përbashkët në kundërshtim të dhunës dhe shtypjes ndaj vajzave dhe grave dhe identiteteve tjera të paprivilegjuara në vend dhe kudo tjetër./ KultPlus.com
Poeti i njohur Arben Duka ka ndërruar jetë. Mësohet se Duka ndërroi jetë për shkak të një arresti kardiak.
Arben Duka lind në Labovë të Gjirokastrës. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara gjer në pesë herë. Duka është bashkëautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanërve duke filluar qysh nga viti 1974. Ka dhjetra çmime si autor dhe bashkëautor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radiot Televizionin Shqiptar./lapsi.al/ KultPlus.com
KultPlus ju sjell një pjesë të bisedës së Ismail Kadaresë me Alda Bardhylin, që është botuar nëpërmjet librit “Koha për rrëfim”.
Kur e keni shkruar poezinë e fundit?
-Nuk e mbaj mend.
Si i zgjidhni titujt e librave tuaj?
-Nuk kam pasur ndonjë vuajtje për titujt asnjëherë, as ndonjë ngulmim, që ata të jenë të bujshëm.
Hemingueji e shkroi 47 herë fundin e romanit Lamtumirë armë, për të mbërritur te fjalia: “Pas pak, e braktisa spitalin dhe nën shi u ktheva në hotel.” Për shumë autorë, fundi i një libri është mundim. Si ka qenë ky proces në krijimtarinë tuaj?
-Fundi i një libri nuk më lodh, më jep gjithnjë një kënaqësi. Fundet janë diçka e afërt me mua, ndihem i afërt me to dhe përkundrazi, kam një lehtësi. I vetmi mundim, nëse mund të quhet i tillë, është një zgjedhje që për mua është e këndshme gjithmonë.
Zakonisht i pëlqej fundet, është një element që, siç duket, te shkrimtari e shkakton lëvrimi i poezisë. Një shkrimtar i lidhur
me poezinë i ka më të lehta fundet. Më është krijuar kjo ngulitje në mendjen time.
Në vitet ’20 dhe ’30 të shekullit të kaluar filozofë, si Uolter Benjamin, folën për vdekjen e romanit. Vetë postmodernizmi do të ndikonte në një ikje prej realizmit. Si e shihni ju romanin sot?
-Romani në letërsi është një gjini e rëndësishme. Mendoj se të gjithë shkrimtarët kanë një tërheqje gati magjike nga kjo fjalë, ky koncept, ky përfytyrim. Fjala roman ka dalë nga letërsia për t’u përdorur në pjesët më delikate të jetës njerëzore.
Kjo tregon atë hijen e tij, që unë e quajta të mbarë në jetën njerëzore. Për mua fraza e njohur në të gjitha gjuhët, roman, është një nder që letërsia i ka bërë vetes, duke arritur që t’i japë tingëllim kësaj fjale. Nuk mendoj se do të ketë ndonjëherë vdekje të romanit.
Cesare Pavese ka thënë se ajo që kujtojmë nuk janë ditët, por çastet. Cila është vlera e çasteve në histori?
-Në histori, në jetë, në kalendarin e jetës njerëzore, çastet shfaqen në mënyrë shumë kapriçioze. Ato janë shpesh më të thella sesa duken, ose e thellë është vonesa e tyre, siç mund të jetë vërtetuese për diçka, ose e rreme. Do të doja që të mos flisja për këtë gjë të pashtershme.
Çfarë vlere kanë pasur çastet në jetën tuaj?
-Sigurisht që kanë pasur vlerë. Ndonjëherë e kam kuptuar këtë vlerë dhe ndonjëherë jo.
A keni ju një kufi midis trillimit dhe realitetit gjatë procesit të shkrimit?
-Unë përpiqem ta mendoj këtë gjë pa kufi, të pakufizuar.
Përse shkrimtarët e kanë të vështirë të shkruajnë për seksin?
-Është një pyetje, në pamje të parë e thjeshtë, por që në një bisedë me një shkrimtar ka brenda saj pamundësinë për t’u përgjigjur. Vetë etja për të lexuar për seksin ka në vetvete diçka anormale. Rrjedhimisht, edhe dialogët për të bëhen të tillë.
Sa i rëndësishëm ka qenë seksi në veprat tuaja?
-Nuk kam asnjë ide në ka qenë apo jo i rëndësishëm.
Çfarë ju tremb tani?
-Asgjë! Më tremb vetë ecja e jetës, ashtu siç më gëzon e më hidhëron.
Për çfarë ju merr malli?
-Më merr malli shpesh, por e kam të vështirë ta gjej. Njëherë më merr për diçka e herë për një gjë tjetër, ngjarjet ndërrojnë rolet./ KultPlus.com
Fqinjët tanë përtej detit i kanë dhënë shumë botës. Jo pak prej mendjeve më të ndritura të botës kanë qenë pikërisht ata, italianët e artit, shkencës, filozofisë, lista vazhdon gjatë.
Po e sjellim sot një koleksion përfaqësues nga urtësia e popullit italian.
Miku i priftit humbet fenë , miku i mjekut humbet shëndetin, miku i avokatit humbet trashëgiminë.
Ai që nuk ndërron mendje ndoshta nuk ka fare.
Ankohemi për mungesë kohe por e humbim si të ish me tepricë.
Dëshira për të dhjerë dhe për t’u martuar vjen befas.
Durimi është një bimë e mirë, por që nuk del në çdo kopsht.
Dysho te miqtë dhe mos beso tek armiqtë.
Dhelprës nuk i pëlqejnë qershitë sepse s’di të hipë në pemë.
Engjëll në rini, dreq në pleqëri.
Gratë dhe pëlhurat mos i shih në dritën e qiriut.
Janë tre lloje tradhtie: të kënaqur, të zemëruar dhe ata që nuk dinë.
Jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë.
Kujtimi i vuajtjave e dyfishon lumturinë.
Kur armiku largohet, lehtësoja rrugën.
Kur liria s’di të mbrojë vetveten, atëherë s’është më e vlefshme.
Kur zemra ngulitet te dashnori, s’ka rëndësi rangu i tij.
Kush di pak e thotë shpejt.
Kush di, urdhëron, kush nuk di, bindet.
Kush hipën më lart se i takon, bie më poshtë sa nuk beson.
Kush ka para dhe lidhje miqësore, nuk ka nevojë të brengoset për shoqërinë.
Kush kërkon grindje gjen menjëherë shkak.
Kush mundet – nuk don, kush don – nuk mundet, kush din – nuk bën, kush bën – nuk din dhe kështu bota shkon mbrapsht.
Kush qesh të premten, qan të dielën.
Kuvendi i dhelprave, batërdija në pula.
Lavdërimet janë të dobishme për të mençurit, ndërsa shumë të dëmshme për të marrët.
Liria e tepruar është nëna e shkatërrimit./ KultPlus.com
Aktorja Elizabeth Moss si dhe producentja Lindsey McManus janë bërë producente ekzekutive të filmit “Zgjoi” të Blerta Bashollit.
Ndër të tjera, kjo do të thotë se ato do ta udhëheqin kampanjën e këtij filmi për çmimin Oskar për filmin më të mirë të huaj.
“Zgjoi” është filmi më i suksesshëm kosovar deri tash, duke fituar mes shumë çmimesh tjera, edhe atë të filmit më të mirë në festivalin prestigjioz të filmave të pavarur, “Sundance”.
Moss është aktore tejet e dëshmuar në ekranin e vogël amerikan, duke fituar çmimet më të vlefshme për punën e saj, si Emmyn dhe Globin e Artë.
Këtë lajm e ka publikuar “Deadline”, si dhe të njëjtin e ka shpërndarë vetë Basholli në profilin e saj në Facebook./ KultPlus.com
Hëna po shuhet në pëllëmbën e gjetheve dhe trëndafilat vdesin në muzg. Fusha ul supin te era por mua vetmia më pret te porta, egërsuar.
Ulërin vetmia te porta, ulërin dhe ikën nëpër dhembje, trembur, ti.
Kështu gjithmonë ardhja jote është tërë ikje dhe unë ndiej mbi gjoks sikur më kalon një tren.
Hëna e shqyer në dhëmbët e vetmisë çirret si egërsirë te porta. Ylli i fatit tim lotoi në dritare, ku shkon, ku shkon, çfarë të thirri kështu? / KultPlus.com
“Varianti Omicron, i koronavirusit i cili është shfaqur në më shumë se 60 vende, përbën një rrezik shumë të lartë global”, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ka dyshime për variantin Omicron, i cili u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe Hong Kong muajin e kaluar, mutacionet e të cilit mund të çojnë në transmetueshmëri më të lartë dhe më shumë raste të koronavirusit, sipas një dokumenti të OBSH-së të publikuar së fundmi.
“Rreziku i përgjithshëm i lidhur me variantin e ri të interesit Omicron mbetet shumë i lartë për një sërë arsyesh”, tha OBSH.
OBSH citon disa prova paraprake se numri i njerëzve të ri-infektuar me virus është rritur në Afrikën e Jugut. Megjithëse gjetjet paraprake nga Afrika e Jugut sugjerojnë se Omicron mund të jetë një variant më pak i rëndë se Delta që aktualisht dominon botën dhe të gjitha rastet e raportuara në Evropë janë të lehta ose asimptomatike. / KultPlus.com
Zyrtarisht sot janë shpallur nominimet për Golden Globes. Filmat “Belfast” dhe “The Power of the Dog” kanë marrë shtatë nominime secila derisa Lady Gaga dhe Kristen Stewart janë nominuar për “aktorja më e mirë” për rolet e Gucci dhe Diana – të dy yjet bën thirrje për ta bojkotuar këtë event shkaku i “mungesës së diversitetit” në çmime.
Filmat Belfast dhe Power of the Dog janë fimat me më së shumti nominime, gjithsej shtatë.
HFPA – një trup që përbëhet nga 87 gazetarë të cilët votojnë për çmimet GOlden Globe – ka qenë nën kritika të ashpra pasi që asnjë prej tyre nuk ka qenë me ngjyrë.
Pavarësisht këtyre kritikave, HFPA ka nominuar nëntë persona me ngjyrë përfshirë në aktrim dhe regji këtë vit – i njëjti numër sa ishte edhe për çmimet më 2021.
Yjet e tilla si Scarlett Johansson dhe Mark Ruffalo kanë bërë thirrje për bojkot të ‘Golden Globes’, përderisa Tom Cruise ka protestuar me një grup se do t’i rikthen të tre çmimet e Golden Globes që i ka fituar.
Edicioni i 79-të i Golden Globe parashihet të mbahet më 9 janar 2022. Nuk dihet se cili rrjet i televizioneve do ta shfaq atë pasi që NBC nuk do ta transmetojë për shkak të skandalit të cekur më parë.
Nominimet:
Seriali më i mirë televizive / mjuzikëll/komedi
The Great
Hacks
Only Murders in the Building
Reservation Dogs
Ted Lasso
Aktori më i mirë i serialëve
Brian Cox – Succession
Lee Jaw – Squid Game
Billy Porter – Pose
Jeremy Strong – Succession
Omar Sy – Lupin
Aktorja më e mirë – mjuzikëll/komedi
Marion Cotillard – Annette
Alana Haim – Licorice Pizza
Jennifer Lawrence – Don’t Look Up
Emma Stone – Cruella
Rachel Zegler – West Side Story
Seriali më i mirë televiziv – zhanri Dramë
Lupin
The Morning Show
Pose
Squid Game
Succession
Aktorja më e mirë në serial televiziv – zhanri Dramë
Uzo Aduba – In Treatment
Jennifer Aniston – The Morning Show
Christine Baranski – The Good Fight
Elisabeth Moss – The Handmaid’s Tale
MJ Rodriguez – Pose
Aktori më i mirë në zhanrin e serialëve të kufizuara apo antalogjike
Paul Bettany – WandaVision
Oscar Isaac – Scenes from a Marriage
Michael Keaton – Dopesick
Ewan McGrgeor – Holsten
Tahar Rahim – The Serpent
Seriali më i mirë i kufizuar apo antologjik
Dopesick
American Crime Story: Impeachment
Maid
Mare of Easttown
The Underground Railroad
Aktori më i mire në seriale – zhanri mjuzikëll/komedi
Anthony Anderson – Black-ish
Nicholas Hoult – The Great
Steve Martin – Only Murders in the Building
Martin Short – Only Murders in the Building
Jason Sudeikis – Ted Lass
Aktorja më e mirë dytësore në seriale televizive
Jennifer Coolidge – The White Lotus
Kaitlyn Dever – Dopesick
Andie McDowell – Maid
Sarah Snook – Succession
Hannah Waddingham – Ted Lasso
Aktorja më e mirë dytësore për rolin e saj në serial TV
Billy Crudup – The Morning Show
Kieran Culkin – Succession
Mark Duplass – The Morning Show
Brett Goldstein – Ted Lasso
O Yeong-Su – Squid Game
Aktorja më e mirë në seriale të kufizuara apo antalogjike
Jessica Chastain – Scenes from a Marriage
Cynthia Erivo – Genius: Aretha
Elizabeth Olsen – WandaVision
Margaret Qualley – Maid
Kate Winslet – Mare of Easttown
Aktorja më e mirë në seriale televizive të zhanrit mjuzikëll/komedi
Hannah Einbender – Hacks
Elle Fanning – The Great
Issa Rae – Insecure
Tracee Ellis Ross – Black-Ish
Jean Smart – Hacks
Regjisori më i mirë – filmi artistik
Kenneth Branagh – Belfast
Jane Campion – The Power of the Dog
Maggie Gyllenhaal – The Lost Daughter
Steven Spielberg – West Side Story
Denis Villeneuve – Dune
Aktori më i mirë në film – zhanri Dramë
Mahershala Ali – Swan Song
Javier Bardem – Being the Ricardos
Benedict Cumberbatch – The Power of the Dog
Will Smith – King Richard
Denzel Washington – The Tragedy of Macbeth
Aktori më i mirë në film të zhanrit mjuzikëll/komedi
Leo DiCaprio – Don’t Look Up
Peter Dinklage – Cyrano
Andrew Garfield – Tick, Tick… BOOM!
Cooper Hoffman – Licorice Pizza
Anthony Ramos – In the Heights
Aktori më i mirë në rolin dytësor – zhanri Dramë
Ben Affleck – The Tender Bar
Jamie Dornan – Belfast
Ciaran Hinds – Belfast
Troy Kotsur – CODA
Kodi Smit-McPhee – The Power of the Dog
Muzika më e mirë
The French Dispatch
Encanto
The Power of the Dog
Parallel Mothers
Dune
Filmi më i mirë i zhanrit dramë/komedi
Cyrano
Don’t Look Up
Licorice Pizza
Tick Tick Boom
West Side Story
Aktorja më e mirë në film artistik – zhanri dramë
Catriona Balfe – Belfast
Araiana Debose – West Side Story
Kirsten Dunst – The Power of the Dog
Aunjanue Ellis – King Richard
Ruth Negga – Passing
Skenari më i mirë – film
Licorice Pizza
Belfast
The Power of the Dog
Don’t Look Up
Being the Ricardos
Aktorja më e mirë në filmin artistik, zhanri Dramë
Jessica Chastain – The Eyes of Tammy Faye
Olivia Colman – The Lost Daughter
Nicole Kidman – Being the Ricardos
Lady Gaga – House of Gucci
Kristen Stewart – Spencer
Filmi më i mirë – dramë
Belfast
CODA
Dune
King Richard
The Power of the Dog
Filmi më i mirë – i animuar
Encanto
Flee
Luca
My Son Ahmad
Raya and the Last Dragon
Kënga më e mirë origjinale – film artistik
Be Alive from King Richard — Beyoncé Knowles-Carter, Dixson
Dos Orugitas from Encanto — Lin-Manuel Miranda
Down to Joy from Belfast — Van Morrison
Here I Am (Singing My Way Home) from Respect — Jamie Alexander Hartman, Jennifer Hudson, Carole King
No Time to Die from No Time to Die — Billie Eilish, Finneas O’Connell
Të premten është mbajtur ekspozita tradicionale ndërkombëtare “Çmimi i Nëntorit 2021” i organizuar nga SHAFM “Draudacum”. Kjo ekspozitë organizohet me rastin e Ditës së Flamurit për të promovuar vlerat artistike të artistëve të artit pamor në përgjithësi.
Në ekspozitë morrën pjesë shumë artistë nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria. Në mesin e artistëve që ekspozuan janë edhe Reshat Ameti, Vasilaq Kolevica, Eshref Çahili, Memedali Alili, Xhezair Rexhepi, Burim Myftiu etj.
Ekspozita u realizua në bashkëpunim me Qendrën për Kulturë-Gostivar, me mbështetje financiare të Ministrisë së Kulturës,me mbi 50 vepra të ekspozuara me artist nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.
Çmimi për Pikturë – Zabedin Memishi – Tetovë, Maqedonia e Veriut
Çmimi për Skulpturë – Sevdi Qerimi – Gostivar, Maqedonia e Veriut
Çmimi për Art digjital – Valmir Aziri – Tetovë, Maqedonia e Veriut
Çmimi për Artiste e re- Dea Salihi – Kumanovë, Maqedonia e Veriut / KultPlus.com
Në fakt, kristalet janë shumë të zakonshme. Hidhni një sy përreth jush kur uleni për darkë. Thika juaj metalike është një kristal, lugët po ashtu, pirunët dhe tasat tuaja metalike për servirje. Akulli në filxhanin tuaj është një kristal, ashtu siç është kripa në kuzhinën tuaj. Pjatat dhe tasat prej qeramike janë gjithashtu kristale.
Është interesante që gotat tuaja të verës “kristal” janë në fakt një nga artikujt e paktë në shtëpinë tuaj që nuk janë kristal.
Nëse hidhni një sy në kuzhinën tuaj, ju shihni frigoriferin tuaj metalik, lavamanin tuaj metalik, tavanet tuaja prej graniti, dyshemenë tuaj me pllaka, muret tuaja të suvasë dhe pajisjet tuaja elektronike – të gjitha kristale.
Në fakt, përveç qelqit dhe materialeve organike si druri, pambuku ose bambuja, pothuajse të gjitha lëndët e ngurta janë kristale. Madje ka edhe disa lëngje që janë kristal, si p.sh. në ekranin tuaj të iPod-it, ka një lëng të tillë.
Në shkencë, fjala “kristal” përshkruan një material që ka një strukturë të rregullt të molekulave të tij. Për shembull, molekulat e kripës rreshtohen në kolona dhe rreshta të drejtë kur formojnë një kristal kripe.
Pothuajse të gjitha metalet, qeramika, kripërat, shkëmbinjtë dhe gjysmëpërçuesit formojnë kristale kur janë në gjendje të ngurtë. Qelqi, nga ana tjetër, i ka molekulat e tij të shpërndara rastësisht.
Materialet organike si druri dhe pambuku kanë struktura biologjike shumë komplekse në nivel molekular dhe për këtë arsye nuk kanë modelet e thjeshta të përsëritura karakteristike të kristaleve. Por molekulat e thjeshta organike, si sheqeri, formojnë kristale nëse përqendrohen dhe ngurtësohen.
Në kulturën popullore fjala “kristal” përdoret për t’iu referuar një objekti që duhet të përshkruhet më saktë si “kristal i bukur”. I vetmi ndryshim midis pikave të kuarcit që varen nga llambadarët e shtrenjtë dhe rërës së hedhur në rrugë është se pikat e llambadarëve janë mjaft të mëdha dhe të pastra për të qenë të bukura.
Të dyja janë bërë nga kristale të dioksidit të silikonit. Kur një person mesatar thotë “kristal”, ai do të thotë “kristal i bukur”. Fatkeqësisht, obsesioni i shoqërisë me rastet më të bukura të kristalit ka çuar në besimin se vetëm kristalet e bukura janë kristale.
Përpjekja për t’i thënë një shoqeje se telat e bakrit në kordonin e saj të llambës janë po aq kristal sa diamanti në unazën që mund të ketë në gishtin e saj mund të shkaktojë “çudi” sepse telat e bakrit nuk janë aq të bukur.
Kjo magjepsje me bukurinë e disa kristaleve madje ka çuar në besimin për ‘fuqinë shëruese’ të kristaleve. Besimi se kristalet mund t’u japin njerëzve energji ose fuqi shëruese është i pakuptimtë dhe joshkencor.
Nëse pjesa e shkëlqyeshme e kalcitit në dorën tuaj mund t’ju shërojë sepse është një kristal, atëherë po ashtu edhe frigoriferi ose lavamani juaj mund ta bëjnë këtë, sepse edhe ata janë kristale. Nëse gurët e çmuar të bukur të kuarcit mund t’ju japin energji, atëherë e tillë mund të jetë edhe rëra që përdorni për të pastruar derdhjet e naftës në garazh.
Që të dy janë bërë nga e njëjta gjë: dioksidi i silikonit i kristalizuar. Psikologu Christopher French kreu eksperimente të shumta të kontrolluara me kristale të bukura ku zbuloi se ato nuk kishin fare fuqi shëruese apo efekt energjie.
Ai përdori kristale të bukura origjinale dhe kopje të rreme të bëra nga xhami i zakonshëm. Ai më pas ua dha këto ‘sende’ besimtarëve dhe jobesimtarëve të ndryshëm të çështjes së shërimit me kristale, për të parë nëse ata mund të bënin dallimin midis kristaleve të vërteta dhe atyre të rreme.
Nëse kristalet lëshojnë energji, atëherë njerëzit do duhet të jenë në gjendje të dallojnë kristalet e vërteta nga falsifikimet duke e ndjerë këtë energji. Dr. French zbuloi se të dy grupet e njerëzve nuk mund të bënin më shumë sesa thjeshtë rastësisht të zbulonin dallimin ndërmjet kristaleve të vërteta prej atyre të falsifikuara.
Siç duhet të jetë e qartë tani, kristalet nuk janë të rralla. Por kristalet e bukura duket se janë të rralla. Pse? Përgjigja është e dyfishtë: erozioni dhe përbërja e përzier. Era, shiu dhe rrjedha e ujit kanë një mënyrë për të ‘trokitur dhe përzier’ gjërat këtu në tokë. Ky erozion bën që kristalet e mëdha të tilla si ametisti me madhësi sa pëllëmba, të copëtohet në kristale të vogla.
Rezultat i kësaj janë rëra, balta dhe llumi. Toka është e mbuluar me rërë, baltë dhe argjile, në vend se të jetë e mbuluar me kristale gjigante me cilësi të çmuar, pjesërisht për shkak të erozionit.
Gjithashtu, kur shkëmbinjtë formohen brenda tokës, një përbërje e përzier do të thotë që kristalet e një materiali pengojnë kristalet e një materiali tjetër derisa ato formohen. Si rezultat, kristalet përfundojnë të vogla.
Për shembull, graniti i ngurtë është një përzierje e kristaleve të vogla të kuarcit, mikës dhe feldspatit. Pikat e kokrrave që shihni në granit janë kristalet individuale.
Marrë nga: Science Questions with Surprising Answers Nga: Dr. Christopher S. Baird – profesor i Fizikës në West Texas A&M University. Përkthyer nga Shkendije Berisha / KultPlus.com
Rëra e zakonshme është saktësisht e njëjta gjë si kristalet e mëdha të kuarcit që përdoren në bizhuteri. Të dyja janë bërë nga kristale të dioksidit të silikonit. I vetmi ndryshim është se përdorimi i kuarcit në bizhuteri është mjaft i madh sa njerëzit të vërejnë bukurinë e tij. Public Domain Image, source: U.S. National Park Service.
Në një deklaratë të qeverisë britanike, një pjesë i është kushtuar glorifikimit të autorëve të krimeve të luftës dhe gjenocidit, që u ka bërë Serbia disave prej tyre.
Pas takimit të sekretares së Jashtme britanike, Liz Truss, me kryediplomatët e gjashtë shteteve ballkanike, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuara, ka lëshuar një njoftim të gjatë, ku komentohet situata aktuale në Ballkan.
Ndër shumë kërkesash tjera, britanikët, kërkojnë të mos glorifikohen në kë rajon përgjegjësit për krime lufte dhe gjenocid.
“Mbretëria e Bashkuara ka kërkuar nga liderët e rajonit ta ndalin gjuhen e urrejtjes, ta dënojnë çfarëdo glorifikimi të mohuesve të gjenocidit dhe krimeve të luftës, si dhe të respektojnë verdiktet e gjykatave ndërkombëtare dhe vendore”, thuhet në komunikatë.
Shteti serb ka glorifikuar kriminelin Radko Mlladiq, të shpallur fajtor për krime lufte, si një nga përgjegjësit për gjenocidin e Srebrenicës në Bosnjë. Atij i është vendosur një mural i madh në Beograd. Kjo nxiti reagime e madhe dhe protesta në kryeqytetin serb.
Ky reagim bëhet pak ditë pasi ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, për të disatën herë mohoi një nga masakrat e kryera ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë nga shteti serb në luftën e vitit 1999. Ai e quajti gënjeshtër masakrën e Reçakut. / KultPlus.com
Mediat e huaja kanë raportuar se Travis Scott është larguar në lista e performuesve të festivalit muzikor “Coachella 2022”, pas tragjedisë së muajit të kaluar e cila ndodhi në festivalin e reperit “Astroworld”, ku mbetën të vdekur 10 persona e qindra të tjerë të lënduar.
Sipas raportimeve të fundit, , Jim Curtis, menaxher i shërbimeve komunale të qytetit Indio, ku mbahet festivali tradicional, ka deklaruar se Scott nuk do të performojë në edicionin e ardhshëm të festivalit.
Edhe revista “Variety” ka bërë të ditur se reperi i njohur amerikan është larguar përfundimisht nga lista e yjeve që do ta kryesonin këtë ngjarje muzikore. Sipas tyre, organizatorët e “Coachella” i kanë thënë agjentes së Scottit, Cara Lewis, se po planifikojnë ta largojnë reperin nga lista e performuesve dhe se janë të gatshëm ta paguajnë një shumë të nevojshme për anulimin e koncertit të tij.
Megjithëkëtë, konfirmimi zyrtarë dhe përfundimtarë i këtij lajmi mbetet të bëhet nga “Goldenvoice”, kompania prapa organizimit të festivalit “Coachella”, apo nga zëdhënësit e reperit.
Muajin e kaluar u formula një peticion online i cili bënte thirrje për largimin e Travisit nga të gjitha festivalet e organizuara nga kompania “Goldenvoice”, dhe deri më tani janë siguruar 60 mijë nënshkrime të peticionit.
Travis Scott po përballet me disa padi ligjore të ngritura kundër tij, bashkë me kompaninë “Live Nation” që merret me organizimin e koncerteve dhe persona të tjerë të përfshirë në përgatitjen e festivalit “Astroworld”. Në njërin rast gjyqësor, reperi akuzohet për neglizhencë dhe ballafaqohet me padi në vlerë prej 2 miliardë dollarësh, e ngritur në emër të 282 personave.
Ylli i hitit “Escape Plan” ishte planifikuar të performojë në edicionin e vitit 2020 të festivalit “Coachella”, por kjo ngjarje ishte anuluar për shkak të krizës shëndetësore të shkaktuar nga pandemia. Kurse në edicionin e vitit të ardhshëm të festivalit, Travis Scott, planifikohej ta ndante skenën me yje të tillë si grupi “Rage Against The Machine”, Megan Thee Stallion, Doja Cat dhe grupi “Swedish House Mafia”. / KultPlus.com
Në rrugëtimet tona nëpër ngulimet arbëreshe nuk ishin vetëm ato ku edhe sot ruhet gjuha, traditat dhe ritet e të parëve, por edhe ato që kanë pak gjurmë shqiptare, por që janë themeluar nga vëllezërit tanë arbëresh. E tillë ishte vizita e ekipit të “prointegrës” më 16 Nëntor 2021 në Munxifsi apo it. Mezzojuso, një qytet me rreth 3 mijë banorë në një largësi prej mbi 40 kilometrash nga Palermo në Sicili. – Si shenjë i rrallë identiteti ishte një flamur shqiptar në godinën e Bashkisë së qytetit, krahas atij italian dhe të Bashkimit evropian. Është një nga 5 anëtaret e Lidhjes së Bashkive Arbëreshe “Besa” në Sicili, që ruan moton: “Mirë se na erdhët te bota e Skënderbeut”.
Këtu arritëm me një mot relativisht të mirë, por një orë pas ia ktheu një rrebesh shiu i përzier me breshër të furishëm, sa nuk arritëm të realizojmë tërë programin e vizitës sonë. Sa i përket Munxifsit apo Mezzojusos, ky qytet është i vendosur në një lartësi midis 510 dhe 610 metra mbi nivelin e detit, në bregdetin e Palermos. Munxifisi është një qytet tejet atraktiv me godina madhështore, ca nga të cilat datojnë nga shekulli i 16 dhe është i vendosur në kodrën “Brinja” . Lokaliteti ndodhet pak kilometra prej një pylli të quajtur “Brinjë”, shenja më e qartë e pranisë së shqiptarëve në këtë zonë.
Nga shënimet tjera që arritëm të sigurojmë, mësojmë se Mezzojuso u themelua në shekullin XV nga një grup shqiptarësh dhe u emërua Menzil Jusuf. Sot Mezzojuso ruan ende kostumet dhe traditat që demonstrojnë bashkimin e këtij kolonizimi të lashtë dhe kulturën tipike të lashtë siciliane.
Në rrugëtim e sipër me objektivin tonë “kapëm” disa nga Monumentet më të rëndësishëm të Munxifisit siç janë: Kisha e Annunziata, që është një kishë latine e ndërtuar me një stil të shekullit të 18-të; Kishën e San Nicolës , një kishë që ruan vepra mbresëlënëse të artit Bizantin që datojnë nga shekulli i 16-të; Kisha e Santa Maria delle Grazie përfshin Punëtorin Popullore të Restaurimit të Librave të Lashtë. Mbi qutet në mënyrë madhështore ngritët kalaja e ndërtuar në shekullin e 16. Ndërsa brenda qytetit ndodhet edhe një ekspozitë e përhershme e karnavalit ku mund të zbuloni ngjarjet më të rëndësishme folklorike në Sicili. Edhe këtu si në vet Frasineton në Kalabri ndodhet një muze i kukullave siciliane. Gjithashtu në Munxifisi ruan ende veshjet dhe traditat e lashta.
Sa i përket gjuhës në Mezzojuso, shqipja nuk është folur për më shumë se një shekull nga fakti se qyteti është rrit shumë dhe për më tepër edhe për shkak të martesave të vazhdueshme midis “latinëve” dhe shqiptarëve, gjegjësisht arbëreshëve. Kështu që këta të fundit gradualisht kanë humbur pothuajse të gjithë konotacionin e tyre origjinal. E vetmja shenjë e prekshme e kulturës shqiptare është riti bizantin që i bën shqiptarët të ndryshëm, të paktën në liturgji.
Ca rreshta nga historia e vet këtij qyteti: Në 1448, Skënderbeu dërgoi Dhimitër Rerës me një kontingjent ushtarësh në ndihmë të aleatit të tij, mbretit të Napolit, Alfonës V., për të shtypur kryengritjet që përballonte nga rivalitetet me fisnikë të tjerë për fronin e Napolit. Alfonsi u dorëzoi për përdorim si kamp këtë fshat të braktisur shekuj më parë për shkak të plaçkitjeve nga pushtues arabë. Jo shumë kohë më vonë, me vdekjen e Skënderbeut, filloi eksodi i shqiptarëve në Itali, kryesisht në Mbretërinëe Napolit për t’i shpëtuar pushtimit osman. Këtu shqiptarët e rindërtuan dhe ripopulluan fshatin. Ndërsa që sot, popullsia arbëreshe është e papërfillshme.
Si shenjë i rrallë identiteti ishte edhe një flamur shqiptar, që pamë se valëvitej në godinën e Bashkisë së qytetit krahas atij italian dhe të Bashkimit evropian.
Me 68 vota pro Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.
Deputeti i PDK-së Hisen Berisha, tha se si parti do ta mbështesin këtë projektligj, por që ka pasur një kërkesë që të gjithë të jenë të matur sa i përket deklaratave për përfshirjen e FSK-së në operacione të ndryshme ndërkombëtare.
“Duhet të jemi të matur sa i përket deklaratave për përfshije të Forcës në operacione të ndryshme ndërkombëtare bazuar në kapacitetet operacionale që kemi. Mendoj që ky ligj meriton të kalohet për shkakun se e intensifikon rolin e ushtrisë në politikën e jashtme të vendit, një rol që do të bëjë që Kosova të rreshtohet krahë shteteve që e mbështetin paqen në botë, por asnjëherë duke dalë përtej kapaciteteve tona operacionale që kemi për të mbështetur këtë paqe”, tha Berisha.
Edhe shefi i Grupit Parlamentari AAK-së, Besnik Tahiri, referuar një deklarate të kryeministrit të Kosovës rreth dërgimit të FSK-së në rast të shpërthimit të konflikti në Ukrainë, tha se duhet të kenë kujdes me deklarata publike.
“Ai e ka thënë saktë, ka thënë ‘çka do që NATO e parasheh të nevojshme, ne natyrisht që jemi të gatshëm’, mirëpo ajo që ne si Grup Parlamentar dëshirojmë ta ngremë në këtë temë është se para se të shohim se çka parasheh NATO për FSK-në ne duhet ta bëjmë ushtrinë tonë NATO, t’i krijojmë kushtet e ushtrisë tonë për NATO”, tha ai.
Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili tha se pjesëmarrja në operacione ndërkombëtare ka domethënie të madhe për hyrje të FSK-së në NATO.
Sa i përket anëtarësimit të FSK-së në NATO, Mehaj tha se janë duke i përmbushur të gjitha kapacitetet.
“Sa i përket pjesëmarrjes në operacione ndërkombëtare, kjo ka domethënie të madhe edhe për hyrjen në NATO, se kjo është një pikë që shumë shtete të tjera para neve i kanë kaluar këto faza dhe kanë marrë pjesë në operacione ndërkombëtare. Diplomacia ushtarake ka ndikim shumë të madh jo vetëm në ngritjen e Forcës, ngritjen e kapaciteteve, po edhe ndërlidhjen e partneritetit me shtetet e NATO-s dhe shtetet partnere, se këtu lidhet partneriteti ushtarak përmes pjesëmarrjes në operacione ndërkombëtare. Sa i përket rrugëtimit drejtë NATO-s ne jemi në proces e sipër, të gjitha kapacitetet jemi duke i përmbushur, e kemi një plan të tranzicionit dhe atë jemi duke e përmbushur në bashkëpunim me partnerët tanë, por këtu edhe pjesëmarrja në operacione ndërkombëtare ka domethënie të madhe në ndikimin e Kosovës ne diplomaci ushtarake po edhe në pjesëmarrjen e paqes jashtë vendit, se më nuk jemi vetëm konsumues të sigurisë po edhe eksportojmë siguri jashtë vendi”, tha ai./kp / KultPlus.com
Juria u mblodh në Prishtinë dhe online të premten më 10 dhjetor për të zgjedhur fituesin e çmimit „Artistët e së nesërmes” 2021. Ne ishim të kënaqur që takuam secilin prej finalistëve Uresa Ahmeti, Endrit Jashanica dhe Enxhi Mehmeti dhe për të diskutuar për punën e tyre të paraqitur në ekspozitë.
Juria u impresionua nga mënyra se si finalistët zhvilluan idetë e tyre për ekspozitën dhe si j’u përgjigjen Klubit të Boksit. Secili artist prezantoi vizionin dhe qasjen e tij unike që ne besojmë se do të vazhdojë të japë një kontribut jetik në praktikën e artit bashkëkohor në Kosovë dhe më gjerë.
Instalacioni i Uresa Ahmetit paraqet videoprojeksione në të dy anët e një ekrani që, në mënyra të ndryshme, shprehin reflektimet dhe kërkimet e saj të vazhdueshme mbi nocionet e vetvetes. Përmes fjalëve të rrjedhura, të thyera apo të fshira, poezia e saj eksperimentale “Penetrating Air” shpreh në mënyrë të mprehtë kompleksitetin e vetvetes së fshehur, ndërsa videoja e një shfaqjeje të realizuar në Pallatin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve “Boro dhe Ramizi” në Prishtinë është e thellë, përçarëse dhe plot agjenci.
I vendosur brenda një ambienti të bardhë në galeri, “In a Box” i Endrit Jashanica ndërlikon idetë rreth hapësirës së jashtme dhe të brendshme, asaj fizike dhe virtuale, duke krijuar një “udhëtim” të pafund në një botë tredimensionale që është jashtëzakonisht mirë e ekzekutuar. Duke nxitur potencialin e mediave në zhvillim, puna e Jashanicës kryqëzohet me ide më të mëdha rreth të ardhmes së teknologjive të reja dhe se si këto vazhdojnë të ndikojnë dhe formësojnë përjetimin tonë në botë.
Vizatimet e Enxhi Mehmetit posedojnë njëfarë intimiteti dhe brishtësie që megjithatë në raste të caktuara kanë një prani të fuqishme në shprehjet e tyre të formave njerëzore dhe jo njerëzore që shkrihen edhe në identitete të reja fantastike. Për ekspozitën, Mehmeti krijoi një instalacion koheziv vizatimesh, objektesh dhe punimesh zanore që ishte një hap i guximshëm përtej serisë së vizatimeve të paraqitura në aplikacionin e saj. Kjo vëmendje ndaj cilësive materiale dhe dialogu lozonjar me mjedisin në Klubin e Boksit dëshmojnë një ndjeshmëri të jashtëzakonshme artistike. Duke pasur parasysh fuqinë e punës të secilit prej finalistëve, çmimi i këtij viti u debatua gjatë nga juria. Duke marrë parasysh të gjitha kriteret për çmimin, juria erdhi në përfundim se se çmimi i këtij viti duhet t’i jepet Enxhi Mehmetit. Juria beson se në këtë fazë të zhvillimit të artistes, Mehmeti do të përfitojë shumë nga konteksti që një rezidencë dymujore në Nju Jork do t’i ofrojë.
Anëtarët e jurisë së çmimit „Artistët e së nesërmes” 2021: Anne Barlow, Qëndresë Deda, Minna Henriksson, Adam Kleinman, Nebojša Milikić.
Çmimi “Artistët e së nesërmës” organizohet nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë. Mbështetësit kryesor të çmimit “Artistët e së nesërmës” 2021 janë: The Trust for Mutual Understanding (TMU), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës, x-print dhe DZG. / KultPlus.com
Kurrë nuk pashë kënetë Kurrë nuk pashë unë det; Por di sesi është shqopa, Di edhe si dallga ngjet.
Me Zotin kurrë nuk fola Në Parajsë kurrë s’kam qënë; Por e njoh mirë atë vënt Sikur leje t’më kishnë dhënë.
Përktheu: Edon Qesari/ KultPlus.com
AMHERST, MA – SEPTEMBER 4: A daguerrotype of Emily Dickinson at age 16, is displayed at the Emily Dickinson Museum in Amherst, Wednesday, Sept. 4, 2013. (Photo by Wendy Maeda/The Boston Globe via Getty Images)
Pamje të mrekullueshme ka marrë fshati Bishtazhin i Gjakovës në prag të festave të fundvitit. Pjesa ku ndodhet Kisha e ”Zojes Rruzare” është dekoruar dhe ndriçuar tejet bukur duke bërë që ambienti të duket mjaft festiv.
Ky dekorim është realizuar nga banorët e fshtatit, të cilët kanë thënë se për këtë punë janë angazhuar rreth një muaj. Ndërsa për t’u arritur kjo pamje të rinjtë janë ndihmuar financiarisht nga bashkëfshatarët nga diaspora.
Kisha e “Zojes Rruzare” gjendet në fshatin Bishtazhin të Gjakovës dhe ka filluar të dekorohet që nga viti 2003. Kjo kishë hap dyert e saj për të gjithë vizitorët nga data 1 dhjetor deri me 1 janar, çdo ditë nga ora 17:00. / KultPlus.com
Në mbrëmjen e djeshme në “El Teatro Real” në Madrid, Spanjë, u hap sezoni i operës “La bohème”, të kompozitorit Giacomo Puccini.
Në premierë shkëlqeu me performancën e saj të magjishme, sopranoja Ermonela Jaho.
Në rolin e Mimì-t, soprano Jaho dhuroi emocione të jashtëzakonshme tek publiku me një me kombinim të adhurueshëm të nivelit më të lartë artistik si në ekzekutim, ashtu dhe interpretim të këtij roli.
Në përfundim të shfaqjes artisten e përgëzojë edhe ambasadori, Gazmend Barbullushi. / KultPlus.com