Në këto ditë izolimi, Kolegji Universum vazhdon të ofroj konferenca dhe debate me tema me interes për qytetarët.
Konferenca e radhës organizohet me Gjeneralin Wesley K. Clark (ret.) me temen “Bota pas Covid-19”.
Konferenca do të mbahet me 20 Prill në ora 20:30 online përmes Google Meet për këtë regjistrimi për pjesëmarrje është i obliguar http://tiny.cc/mof7mz Kolegji Universum është kolegji më inovativ në Kosovë, i renditur në Top 1000 shkollat më të mira të biznesit në botë nga Agjencia Eduniversal. Institucion lider i ndërkombëtarizimit, i vetmi institucion nga Kosova që ka arritur numrin më të madh të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian.
Për më shumë informata rreth pjesëmarrjes dhe detajeve për konferencën kontakto [email protected] apo +383 44 144 062;
Ndonëse në rrethanat aktuale prioritet kryesor mbetet përballja me pandeminë Covid 19, RrOK e sheh të arsyeshme që ta publikojë këtë reagim, për faktin se vazhdon monitorimin online të Komunës, për proceset që janë në vijim e sipër.
Komuna e Prizrenit më 17 mars 2020 ka shpallur procedurë të hapur tenderuese për projektin “Krijimi dhe mirëmbajtja e brendit për qytetin e Prizrenit”, duke mos i përfillur rekomandimet e dhëna për brendim, të paracaktuara në Planin e Menaxhimit të Qendrës Historike të Prizrenit 2019-2028. Për më tepër kjo thirrje përcakton vetëm kriteret financiare të cilat duhet t’i përmbushin operatorët potencial ekonomik dhe nuk i ka për bazë kriteret esenciale profesionale të përcaktuara nga dokumenti i lartcekur lidhur me brendimin e qytetit të Prizrenit.
Brendimi i një vendi, duke përfshirë marketingun dhe promovimin e tij, është një proces i rëndësishëm i krijimit të imazhit të një tërësie kompozicionale, duke pasur për qëllim identifikimin dhe vënien në pah të potencialeve kryesore të qytetit për komunitetin dhe për publikun e jashtëm të synuar. Si i tillë, RrOK konsideron që brendimi duhet të jetë një dokument i besueshëm, i matshëm dhe i prekshëm në mënyrë që të fuqizojë aspektin identitar të qytetit të Prizrenit, ashtu siç e përcakton edhe Plani i Menaxhimit.
Në qershor të vitit të kaluar është përmbyllur konsultimi publik përfundimtar i Planit të Menaxhimit të Qendrës Historike të Prizrenit 2019-28, një plan i përpjekjeve shumë vjeçare të institucioneve dhe shoqërisë civile të Prizrenit për mbrojtjen dhe zhvillimin e qendrës historike të qytetit.
Ky plan, i iniciuar dhe financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sporteve dhe i përkrahur nga Komuna e Prizrenit dhe i zbatuar nga Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren, që ende nuk është miratuar nga Kuvendi i Komunës, trajton si kapitull të veçantë temën e brendimit të qytetit të Prizrenit. Në këtë kapitull theksohet se përpilimi i detyrës projektuese të konkursit për brendim të qytetit duhet bazuar në hapat në vijim: 1. Hulumtimi i materialeve arkivore rreth brendimit të qytetit të Prizrenit, me fokus në mbledhje të informatave për këto fusha: aktivitetet kulturore, trashëgimia kulturore dhe shpirtërore dhe vlerat ambientale; 2. Hapja e konkursit (ndërkombëtar) më shifër për metodologji të brendimit; 3. Organizimi i punëtorive specifike tematike për brendim të qytetit dhe formulimin e narracionit kolektiv sipas fushave të mësipërme; 4. Aplikimi i metodave të ndryshme të gjithëpërfshirjes qytetare në tematikë të brendimit (pyetësor në terren, pyetësor online në ueb faqen e komunës, konkurs fotografie, dhe konkurse tjera të ngjashme gjithëpërfshirëse etj); 5. Dizajnimi dhe zhvillimi i brendit (përfshirë anën tekstuale, konceptuale dhe pamore); 6. Dizajnimi i elementeve dhe shenjave urbane bazuar në brendimin e përgjithshëm të qytetit (përfshirë edhe shenjat orientuese për këmbësorë për trashëgimi kulturore e natyrore); 7. Aplikimin e brendit në mediume të ndryshme dhe target audienca të ndryshme dhe 8. Monitorimi i brendit dhe menaxhimi. Për dokumentin e plotë të PMQHP dhe kapitullin e brendimit (fq.197-207) shih vegëzën në vijim: https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=40669
Bazuar në faktet listuara më sipër, RrOK bën thirrje që të ri-shqyrtohet lënia në dorë e procesit të brendimit në duart e operatorëve ekonomik dhe i bën thirrje Komunës së Prizrenit që të përqendrohet në rekomandimet e dala nga Plani i Menaxhimit, duke krijuar mundësi për përfshirjen e komunitetit, profesionistëve dhe shoqërisë civile në këtë proces të rëndësishëm për qytetin.
RrOK konsideron se Komuna e Prizrenit duhet të hartojë një proces gjithëpërfshirës të hartimit të procesit të brendimit të qytetit dhe jo ta reduktojë vetëm në një tender të formës së dizajnit grafik. Procesi i
brendimit duhet të jetë fillimisht proces i hapur e transparent me publikun dhe më pas të përfundojë apo kulmojë me interpetimin grafik të saj. Prandaj kërkohet nga Komuna e Prizrenit që urgjentisht të anulojë këtë aktivitet të prokurimit, ku afati për dorëzimin e ofertave ka qenë 6 prill 2020.
Këto ditë, pasi që shumë qytete janë në karantinë, vështirë se mund ta gjesh dikë në rrugë – këtu përfshihen edhe artistët e rrugës.
Si të gjithë të tjerët, edhe Banksy po punon nga shtëpia. Vepra e tij e fundit supozohet të jetë bërë në banjën e tij. Në llogarinë e tij në Instagram të mërkurën, ai postoi pesë fotografi të një instalacioni që përshkruan minjtë duke luajtur me pasqyrën e banjës, shkelin në paste të dhëmbëve, urinojnë dhe hargjojnë letrën e tualetit. Në pasqyrë duket edhe miu tjetër që numëron ditët duke vizatuar me buzëkuq.
Në përshkrimin e tij në këtë rrjet social thuhet se “Gruaja ime e urren faktin kur punoj nga shtëpia”.
Sipas “Sotheby”, artisti shpesh përfshin minjtë në punën e tij sepse, ashtu si natyra e artit në rrugë, kafshët janë “të zymtë, të dekurajuar dhe tinëzarë”. “Lidhja mes miut dhe artit sugjeron që të dyja janë forca të papërballueshme që janë të pamundura për t’u vulosur megjithatë ekzistojnë përpjekje për t’i zhdukur ato”, thuhet në përshkrim nga kjo faqe. / KultPlus.com
Gazeta frankofone hebraike, “La Tribune juive”, ka botuar me 28 prill 1939,një shkrimnë lidhje me hebrenjtë e Shqipërisë (të lindur ose refugjatë), të cilët gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, janë detyruar të largohen prej vendit tonë.
Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:
Fati i hebrenjve shqiptarë
“Numri i hebrenjve në Shqipëri nuk është i konsiderueshëm.
Ka shumë pak izraelitë të lindur në vend, shumica prej tyre janë refugjatë nga Austria. Ata janë tregtarë që kanë ditur të fitojnë simpatinë e popullatës muslimane.
Deri tani, nuk ka pasur një lëvizje anti-hebreje në këtë vend të vogël. Por frikësohemi se legjislacioni racist i Italisë do të zbatohet ndaj hebrenjve të protektoratit shqiptar.
Gjendja e refugjatëve politikë është në rrezik, sepse ata mund të bien në duart e Gestapos.
Njëqind refugjatë hebrenj të pranuar nga mbreti Zog në qytetin e Durrësit po presin momentin e largimit të tyre për në Shtetet e Bashkuara.” / KultPlus.com
Edhe pse gjithçka në lidhje me përgatitjet ishte afër përfundimit, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19, manifestimi “Takimet Ndërkombëtare Letrare Azem Shkreli 2020”, i cili duhej organizuar më 23, 24, 25 maj, është shtyrë deri në një vendim tjetër, përcjellë KultPlus.
“Ju poetë, shkrimtarë, historianë dhe studiues në mungesë të këtyre ditëve do të humbni gjallërinë e Pejës”, shprehen kështu me keqardhje organizatorët, duke shpresuar që festivali të mbahet në ditë më të përshtatshme e për të cilat do të ju njoftojnë me kohë. / KultPlus.com
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka kritikuar retorikën politike në Kosovë.
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se edhe në Kosovë, si në vendet tjera, retorika politike degradon në racizëm, seksizëm dhe homofobi.
Konsett tutje iu ka bërë thirrje liderëve politikë që të dekurajojnë një gjë të tillë.
“Retorika politike në Kosovës, sikurse në vendet tjera, shpesh degradon në racizëm, seksizëm dhe homofobi. Kjo i degradon ata që bëjnë sulme të tilla dhe ata që i tolerojnë ato. Liderët kanë përgjegjësinë për të dekurajuar një shëmti të tillë. Fokusohuni në fakte, jo në ofendime”, ka shkruar Kosnettt në Twitter.
Political rhetoric in Kosovo – as in other countries – often descends into racism, sexism, and homophobia. This demeans those who make such attacks and those who tolerate them. Leaders have a responsibility to discourage this ugliness. Focus on facts, not insults.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 17, 2020
Vala e tretë kishte sjellë edhe më pak të prekur nga sëmundja. Ishte më se e qartë se grithja po e bënte të veten, edhe pse nuk na shkonte mendja se tashmë ia kishim dalë… Përkundrazi, Lami, Shehë Alia, Rremë Kusari dhe të tjerët nga Paria e Shehrit druanin se ma të keqes nuk i kishim ikur, ngaqë Kajmekami dhe Izet Aga vazhdimisht flisnin për “vullnetin e Allahut”, ndërsa ne e dinim se pas atyre fjalëve fshehej hesapi i disave nga hyqymeti, të cilët, nuk do të hiqnin dorë prej saj, pa marrë parasysh se me çfarë mjete do ta arrinin, ngaqë u kushtonte me kokë… “Mendja e ligë çka s’pjell… E keqpërdor edhe të Madhin dhe vullnetin e tij… Medet…”, fliste Lami me dëshpërim. Sheh Alia thoshte se duhet vazhdue me grithjën edhe në pjesët tjera në drejtim të Malësisë, Pejës dhe Prizrenit… “Nuk humbim gja me të… Ma mirë me veprue se me u dorëzue… Ketë e kemi për detyrë…” Kur u ndamë te Ura e Namazxhasë dhe mora drejtimin për në kishë, mbeta i ngujem te pjesa e Kullës së Begut. Zabitët kishin mbyllë rrugën kah Çarshia e Madhe. Moria e njerëzve po përcillte parakalimin e qerreve me mushama të mbushura me të sëmurët, apo të vdekurit, që në rrugë për në spitalin e Shkukzës, ku përfundonin në gropat e gëlqeres, ishin ndalur para Xhamisë së Hadumit të rrethuara nga daullxhinjë të shumtë. Tamtamet e daulleve, përcilleshin me ulërimën e trishtueshëm dhe kërcimin shfrenues të shumë fedainjve të paparë deri më atëherë në shehër. I trishtuar nga pamja e atij ziqri të hapur, drodha rrugën kah Ura e Taliqit për në Kishë. Tamtamet e daulleve nuk kishin të ndalë bashkë me ulërimën e fedainjve me çirrmat : “Vdekjen e kemi hak!…Vdekja…” Tamtamet dhe ulërimat e fedainjve për vdekjen para xhamisë së Hadumit zgjatën deri mbas iqindisë. Vazhduan edhe në pjesën tjetër për te ura e Tabakut, deri atëherë kur qerret me mushama humbën në drejtim të Shkuzës. “Tmerr, atë, tmerr. Kremtohet vdekja!”, tha padër Coli me buzë në vaj. “Po i frikësohen fitores së jetës”, ia ktheva edhe pse nuk isha i sigurtë se kush po i thoshte këto fjalë: njeri i uratës, apo luftëtari, që tashmë ishin ngatërruar në mua?…
(Shkëputje nga romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, 1982) / KultPlus.com
Kur të gjitha vendet e prekura nga Covid-19 janë në garë dhe po punojnë për uljen e të prekurëve, Presidenti i Nikaragua thotë se koronavirusi ishte “një shenjë nga Zoti”. Në një fjalimin televiziv të mërkurën në mbrëmje, Daniel Ortega pohoi se Nikaragua kishte pësuar vetëm një vdekje nga pandemia e koronavirusit dhe se tre rastet e konfirmuara të vendit ishin “importuar”.
Nga ana tjetër, Ortega ka refuzuar të miratojë masat për distancimin shoqëror dhe bllokimin, të përdorura në vendet e tjera, dhe në fakt ka inkurajuar shtetasit që të marrin pjesë në tubime masive.
Presidenti nuk komentoi se sa teste janë kryer por ekspertët dyshojnë se ka shumë raste të pazbuluara. Ortega e përdori fjalimin për të kritikuar Shtetet e Bashkuara, duke thënë se po mban migrantë të tyre në kushte të këqija. Ai tha se pandemia ishte “një shenjë nga Zoti” kundër militarizmit dhe hegjemonisë. / Gazeta express / KultPlus.com
“Download” do të transformohet në një “festival virtual”, pasi ngjarja treditore ishte anuluar më herët për shkak të përhapjes së koronavirusit. Festivali i muzikës rok, i cili mbahet çdo vit në Donington Park të Leicestershires, duhej të mbahej prej 12 deri më 14 qershor.
Por organizatorët tani kanë vendosur që t’i transmetojnë drejtpërsëdrejti muzikën, intervistat dhe performancat e papara të pjesëmarrësve, në po këto data. Synimi është që përvoja e festivalit të “përçohet në dhomat e ditës” të adhuruesve. Organizatorët kanë bërë të ditur hollësitë lidhur me performancën do të bëhen të ditura më vonë, por ende nuk janë caktuar bendet që do të përfshihen në projektin unik të sivjetmë.
Në organizimin fillestar ishte paraparë që të merrnin pjesë grupet e njohura si “Iron Maiden”, “Kiss” dhe “System of A Down”. “Download” do të rikthehet sërish më 2021, por “Download Festival TV” do të transmetohet direkt në vend të ngjarjes së sivjetme, transmeton KOHA.
Një zëdhënës i manifestimit ka bërë të ditur se organizatorët shpresojnë që kjo mënyrë e organizimit do t’ua rikrijojë adhuruesve të rokut “fundjavën më të mirë verore në ambiente të sigurta dhe në rehatinë e shtëpive”.
Si rrjedhojë, adhuruesve u është kërkuar që të ngrenë tenda në oborret e tyre dhe të dërgojnë fotografi të përvojës së tyre virtuale të festivalit, por, megjithëkëtë, janë rikujtuar që t’u përmbahen udhëzimeve për mbajtjen e distancës sociale. “Ju trimërojmë që të na bashkoheni në këtë festival përmes videokonferencave”, kanë shtuar organizatorët.
Pamjet e drejtpërdrejta do të transmetohen përmes Facebookut, Twitterit, Instagramit dhe YouTubes. / KultPlus.com
Vatikani nisi më 27 janar 1593 gjyqin kundër murgut, filozofit, poetit, astrologut dhe matematikanit Giordano Bruno. Teoritë e tij kozmologjike shkojnë përtej modelit Kopernikan.
Bruno ishte i vetmi që gjeti saktë se Dielli ishte vetëm thjesht një tjetër yll që lëviz në hapësirë, dhe pohoi gjithashtu se universi përmbante një numër të pafund botësh të banuara nga qenie inteligjente. Gjyqi kundër Brunos zgjati shtatë vjet; përfundimisht ai u gjet fajtor për herezi dhe u dogj në turrën e druve më 1600.
“E vërteta nuk ndryshon, prej faktit se besohet ose nuk besohet nga shumica e njerëzve.”
“Ndoshta ju që më dënoni keni më shumë frikë se unë që po dënohem.”
“Mendja e ulët dëshiron të mendojë me masat ose shumicën, thjesht dhe vetëm sepse shumica është shumica.”
“Drita Hyjnore është gjithmonë brenda njeriut, duke u paraqitur në shqisa dhe në arsye, por njeriu e hedh poshtë.”
“Dëshira më nxit, ndërsa frika më lidh.”
“Nuk është i varfër ai që ka pak, por ai që dëshiron shumë.”
“Gjatë vdekjes së gjallë, jeta e vdekur jetohet.”
“E pres dënimin tuaj me më pak frikë sesa ju që e jepni. Vjen koha kur secili do të shohë atë që shoh unë.”
“Koha është babai i së vërtetës, nëna është mendja jonë.”
“Dashuria i bën të moshuarit të çmendur e të rinjtë të mençur.”
Kolegji Universum organizon konferencën online me Ish Kryeministrin e Estonisë, shkruan KultPlus.com
“Konferenca e radhës organizohet me Z. Taavi Roivas, Ish Kryeminister i Estonisë me temen “ID-ja dixhitale, Blockchain dhe Siguria Kibernetike, pas pandemise Covid19“, thuhet ndër të tjera.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Kolegji Universum organizon konferencë online me Ish Kryeministrin e Estonisë
Në këto ditë izolimi, Kolegji Universum vazhdon të ofroj konferenca dhe debate me tema me interes për qytetarët. Konferenca e radhës organizohet me Z. Taavi Roivas, Ish Kryeminister i Estonisë me temen “ID-ja dixhitale, Blockchain dhe Siguria Kibernetike, pas pandemise Covid19“.
Konferenca do të mbahet me 17 Prill nga ora 18:00 online përmes Google Meet për këtë regjistrimi për pjesëmarrje është i obliguar https://bit.ly/3beIxNy
Kolegji Universum është kolegji më inovativ në Kosovë, i renditur në Top 1000 shkollat më të mira të biznesit në botë nga Agjencia Eduniversal. Institucion lider i ndërkombëtarizimit, i vetmi institucion nga Kosova që ka arritur numrin më të madh të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian.
Për më shumë informata rreth pjesëmarrjes dhe detajeve për konferencën kontakto [email protected] apo +383 44 144 062; “
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” po vazhdon t’u japë ndihmë institucioneve shëndetësore në luftimin e pandemisë.
Përmes një komunikate të lëshuar të enjten, UP-ja ka bërë të ditur se ka vënë në funksion gjitha resurset. Po ashtu, ka bërë të ditur si i ka ofruar Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik disa pajisje KOHA.
“Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, që nga përhapja e pandemisë COVID-19 në vendin tonë, ka vënë në funksion resurset humane dhe ato materiale në ndihmë të institucioneve dhe komunitetit, me mision tejkalimin e situatës së krijuar sa më parë dhe me më pak pasoja. Në kuadër të kësaj, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë në UP, ka kultivuar bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, për t’i shërbyer interesit të përbashkët për mbrojtjen e shëndetit publik”, thuhet në komunikatë.
UP-ja ka cituar edhe profesorin Kurtesh Sherifi, të ketë thënë: “Fakulteti ynë ka përkrah IKShPK-në me kite për 500 mostra për ekstrahim të ARN-së së virusit në realizimin e metodës molekular-biologjike RT-PCR, si dhe me huazim të pajisjes Thermocycler për amplifikim dhe detektim të gjenomit të virusit”.
Sipas tij, FBV-ja, po ashtu, i ka dhënë si huazim Institutit, për një kohë të pacaktuar disa pajisje laboratorike, si: centrifugë, termomikser, vorteks, pipeta dhe tri lampa UV për dekontaminim të kabineteve mikrobiologjike, pra aty ku testohen mostrat për analiza molekulare-biologjike me RT-PCR.
“Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë njëherësh ka shprehur vullnetin që në rast të nevojës, ata mund të shërbejnë edhe me staf profesional, të cilët mund ta ndihmojnë Departamentin e Mikrobiologjisë Molekulare në kuadër të institutit, në testimin e mostrave të pacientëve me SARS-CoV-2”, thuhet tutje në komunikatën e UP-së.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e gazetares dhe këngëtares, Violeta Rexhepagiqi, shkruan KultPlus.com
“Prej orës 20:15 – 20:30, nga stadiumi i qytetit do të lëshojmë këngë të saj në shenjë respekti për kontributin e saj për kulturën tonë”, ka shkruar ndër të tjera Shpend Ahmeti.
Këtu keni statusin e tij të plotë:
“Sot ka ndërruar jetë një ikonë e Prishtinës, Violeta Rexhepagiq. Si fëmijë e kam njohur e takuar disa herë. Këngët e saj e të Armendit kanë qenë avant-garde. Si gjithmonë, duke shkuar vitet e muzika e saj duke u pëlqyer edhe më shumë.
Sot nuk mund të ja themi lamtumirën që e meritonte edhe me mbledhje komemorative edhe me pjesëmarrje në varrim.
Por mund ta kujtojmë i gjithë qyteti, sepse prej orës 20:15 – 20:30, nga stadiumi i qytetit do të lëshojmë këngë të saj në shenjë respekti për kontributin e saj për kulturën tonë.
Ka ndërruar jetë këngëtarja, gazetarja dhe kompozitorja e njohur Violeta Rexhepagiqi.
Këngëtarja Eliza Hoxha përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të saj.
Hoxha e ka quajtur Rexhepagiqin si “ikonë të stilit”.
“Ajo jetoi si deshi. Këndoi për atë çfarë besoi dhe i pëlqeu dhe me dukjen e prezencën e saj na tregoi që liria nis me ty por duhet të jesh e sinqertë dhe e vërtetë me veten dhe atë se çfarë synon të jesh”.
“Ikonë e muzikës e stilit dhe inspirim do mbetesh gjithmonë Violeta Rexhepagiqi. Ngushëllime familjes, miqëve dhe kolegëve! U prehtë në paqe”, ka thënë Hoxha.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë thirrje përmes një video – mesazhi ka thënë që dhuna në familje ka pësuar ngritje gjatë kohës së pandemisë.
“Po kalojmë një kohë të vështirë të pandemisë, një kohë të izolimit e cila nuk është e zakonshme për jetët tona siç jemi mësuar t’i kemi më herët. Tanimë , më shumë se kur e shohim sa kemi nevojë për dashurinë dhe respektin ndaj njëri – tjetrin”.
“Kohën e fundit statistikat kanë treguar se dhuna në familje ka pësuar ngritje. Kjo nuk duhet të ndodhë. Ne tani kemi nevojë më shumë se kurrë ta duam dhe ta respektojmë secilin qytetar, e sidomos anëtarët e familjes tonë”.
Vitia ka apeluar që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, që të tejkalohet sa më shpejt “situata në të cilën gjendemi”.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nesër do të organizojë homazh ceremonial në nderim të këngëtares, kompozitores dhe gazetares, Violeta Rexhepagiqi e cila ka vdekur sot, shkruan KultPlus.com
Sot gjatë ditës një numër i madh i personaliteteve të fushës së artit dhe politikës kanë shprehur ngushëllimet e tyre.
Këtu keni njoftimin e plotë nga MKRS:
“Të nderuar,
Ju njoftojmë se nesër (17 prill 2020), ora 10:00, para objektit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, për nder të këngëtares tonë Violeta Rexhepagiqi, do të vendoset fotografia e të ndjerës dhe do të lëshohen këngët e saj.
Për shkak të rrethanave të pandemisë, është paraparë që kësisoj të organizohet homazhi ceremonial për këngëtaren, kompozitore e gazetaren Violeta Rexhepagiqi, e cila kaloi në amshim.
Për herë të parë Kosova do të jetë pjesë e çmimit të BE-së pë letërsi, shkruan KultPlus.com
“Këtë vit Kosova është një nga 13 shtetet pjesëmarrëse (Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Danimarka, Estonia, Gjermania, Kosova, Kroacia, Luksemburgu, Mali i Zi, Maqedonia, Norvegjia, Qiproja dhe Spanja)”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
“KOSOVA PJESË E ÇMIMIT TË BE-së PËR LETËRSI
Këtë vit Kosova është një nga 13 shtetet pjesëmarrëse (Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Danimarka, Estonia, Gjermania, Kosova, Kroacia, Luksemburgu, Mali i Zi, Maqedonia, Norvegjia, Qiproja dhe Spanja) për çmimin e Bashkimit Europian për letërsi, që synon afirmimin e kreativitetit dhe diversitetit gjuhësor e kulturor në letërsinë bashkëkohore të Europës.
Ky është edicioni i dymbëdhjetë i çmimit të BE-së për letërsi (EUPL) ku Kosova merr pjesë për herë të parë. Çmimin e bashkëfinancon programi i Komisionit Europian Europa Kreative që ka për qëllim të nxisë dialog ndërkulturor dhe promovim të arritjeve artistike në zhanrin e romanit. Në konzorcium të këtij çmimi marrin pjesë edhe Këshilli i shkrimtarëve europianë, Federata e botuesve europianë, si dhe Federata ndërkombëtare dhe europiane e librashitësve.
Në fazën e parë të kësaj gare, juritë kombëtare të shteteve pjesëmarrëse i kanë propozuar listat e ngushta të autorëve pjesëmarrës të cilat mund të gjenden në uebfaqen e EUPL-së : https://www.euprizeliterature.eu/news/eupl-2020-shortlist
Juria kosovare e përbërë nga Lindita Tahiri (kryetare), Osman Gashi, Festa Molliqaj dhe Lindita Rugova i kanë dhënë secili nga disa propozime, dhe pas shqyrtimit të kritereve të konkurrimit, në listën e ngushtë kanë mbetur këta autorë: Azem Deliu me romanin Shënimet e krimbit Smolinski, Majlinda Bregasi me romanin Gërsheti i prerë, dhe Shpëtim Selmani me romanin Libërthi i dashurisë. Listën e ka aprovuar Këshilli i EUPL-së, dhe kriteret për pjesëmarrje kanë qenë: autori të jetë në fillim të karrierës letrare dhe të ketë botuar minimum dy e maksimum katër libra, romani të jetë botuar 18 muaj para shpalljes të fituesit dhe të përfaqësojë vlera europiane, duke përjashtuar çfarëdo paragjykimi ndaj grupeve të caktura shoqërore, racizëm, seksizëm, pornografi, homofobi apo urrejtje.
Fituesi i çmimit nga lista e ngushtë do të shpallet në 19 maj, dhe EUPL do ta botojë antologjinë vjetore me fragmente nga romanet fituese të këtij çmimi, duke synuar një audiencë më të gjërë dhe qarkullim të teksteve në gjuhët europiane. Fituesit do të marrin shpërblimin prej 5.000€ dhe do të promovohen ndërkombëtarisht në panaire të librave”.
Disa njerëz vijnë në jetën tonë për të na mësuar që të mos jemi si ata. Sepse, siç tha Oscar Wilde, “disa njerëz sjellin lumturi kudo që të shkojnë; të tjerët vetëm kur largohen.” Sidoqoftë, edhe këta njerëz na mësojnë diçka, edhe nëse na bëjnë të vuajmë, sepse na japin mundësinë të menaxhojmë ndjenjat tona ndryshe nga ato.
Viktor Frankl shkroi se mund të nxjerrim mësime nga gjërat që na bëjnë të vuajmë. Megjithëse nganjëherë nuk mund të gjejmë kuptimin e marrëdhënieve të caktuara negative, ata, në realitet, na ofrojnë një vizion të botës që më parë ka qenë i panjohur.
Me fjalë të tjera, kjo do të thotë që përvoja të tilla na mësojnë se çfarë duam të vlerësojmë dhe çfarë na sjell në të vërtetë vuajtja. Ata na tregojnë se çfarë nuk duam të bëhemi.
Parimet tona janë forcuar falë përvojave të caktuara. Duke qenë dëshmitarë të padrejtësisë dhe duke ndjerë një shqetësim të madh për sjelljet që disa njerëz na rezervojnë, na ndihmon të reflektojmë mbi parimet tona dhe të forcojmë, në këtë mënyrë, bindjet tona për atë që është e mirë dhe çka është e keqe.
Ka njerëz që, në fund, tregojnë veten për atë që vërtet janë, kur nuk kanë nevojë për ne dhe nuk e fshehin atë.
Kur kjo ndodh, dhimbja na lejon të shqyrtojmë prioritetet tona dhe sjelljen tonë ndaj të tjerëve. Për këtë arsye, nganjëherë, duke kaluar një kohë të keqe na bën njerëz më të mirë.
Kjo na ndihmon të vlerësojmë ndjenjat e tjera dhe favorizon rritjen tonë. E gjithë kjo kërkon një punë të madhe të brendshme, për të na mundësuar për të ecur përpara dhe për të mos grumbulluar sëmundje, ndjenja të fajit apo pakënaqësi.
Largimi nga njerëzit që krijojnë probleme është diçka shumë e mirë për shëndetin dhe shpirtin tonë. Kur na duhet të largohemi nga njerëzit që na lëndojnë, është mirë të luani me avantazhin e përparimit. Pra, përfitoni nga fakti se reagimet dhe synimet e tyre janë gjithnjë e më të parashikueshme. Kjo na lejon të lidhemi me të tjerët në një mënyrë të ndryshme, pasi ne mund të menaxhojmë më mirë mjedisin rrethues.
Në këtë kuptim, ne nuk duhet t’i japin aq shumë rëndësi se çfarë këta njerëz bëjnë, por të përqendrojmë vëmendjen tonë në mësimet që mund të nxjerrim nga ajo përvojë.
Jeta është shumë e shkurtër për ta jetuar atë të pikëlluar nga ajo që njerëzit rreth nesh bëjnë apo nuk bëjnë. Për këtë arsye, vendimi më i mirë që mund të bëjmë është të largohemi nga gjithçka që është negative dhe të afrohemi me atë që na bën të ndihemi mirë./filozofia.al/ KultPlus.com
Gruaja që zbuloi koronavirusin e parë njerëzor ishte vajza e një shoferi autobusi skocez, e cila la shkollën në moshën 16-vjeçe.
BBC shkruan se ajo quhet June Almeida e cila vazhdoi të bëhej një pioniere e imazheve të viruseve, puna e të cilës është rikthyer përsëri në fokus gjatë kësaj pandemie aktuale.
Covid-19 është një sëmundje e re por ajo është shkaktuar nga një coronavirus i tipit i identifikuar së pari nga Dr. Almeida në vitin 1964 në laboratorin e saj në Spitalin St. Thomas në Londër.
Sipas BBC, virologia lindi në June Hart në vitin 1930 dhe u rrit në një banesë pranë parkut Alexandra në veri-lindje të Glasgow.
Ajo la shkollën me pak arsim zyrtar, por mori një punë si teknike laboratori në histopatologji në Glasgow Royal Infirmary.
Më vonë ajo u transferua në Londër për të vazhduar më tej karrierën e saj dhe në vitin 1954 u martua me Enriques Almeida, një artist venezuelas.
Çifti dhe vajza e tyre e re u transferuan në Toronto në Kanada dhe, sipas shkrimtarit mjekësor George Winter, ishte Instituti i Kancerit në Ontario që Dr Almeida zhvilloi aftësitë e saj të shkëlqyera me një mikroskop elektronik.
Ajo filloi një metodë e cila vizualizoi më mirë viruset duke përdorur antitrupa për t’i grumbulluar ata.
Z. Winter i tha Drivetime në BBC Radio Skoci se talentet e saj u njohën në Mbretërinë e Bashkuar dhe ajo ishte joshur përsëri në vitin 1964 për të punuar në Shkollën Mjekësore Spitalore St. Thomas në Londër, të njëjtin spital që trajtoi kryeministrin Boris Johnson kur vuante nga Covid-19.
Pas kthimit të saj, ajo filloi të bashkëpunonte me Dr. David Tyrrell, i cili po drejtonte kërkimet në njësinë e zakonshme për ftohjet në Salisbury në Wiltshire.
Winter thotë se Dr. Tyrrell kishte studiuar “larjet e hundës” nga vullnetarët dhe ekipi i tij kishte zbuluar se ata ishin në gjendje të rritnin disa viruse të zakonshëm të shoqëruara nga të ftohtit, por jo të gjithë.
Një mostër në veçanti, që cili u bë e njohur si B814, ishte nga “larja e hundës” e një nxënësi në një shkollë me konvikt në Surrey, në vitin 1960.
Ata zbuluan se ata ishin në gjendje të transmetonin simptoma të zakonshme të ftohjes tek vullnetarët, por ata nuk ishin në gjendje ta rritnin atë në kulturën rutinore të qelizave.
Sidoqoftë, studimet vullnetare demonstruan rritjen e saj në kulturat e organeve dhe Dr. Tyrrell pyeti veten nëse mund të shihej nga një mikroskop elektronik.
Ata dërguan mostra te June Almeida e cila pa grimcat e virusit në ekzemplarë, të cilat ajo i përshkroi si viruse të gripit, por jo saktësisht të njëjta.
Ajo e identifikoi atë që u bë i njohur si coronavirusi i parë njerëzor.
Coronaviruset janë një grup i viruseve që kanë një pamje si kurorë (korona) kur shikohen nën mikroskop.
Winter thotë se Dr Almeida në të vërtetë kishte parë grimca si kjo më parë ndërsa hetonte hepatitin e miut dhe bronkitin infektiv të pulave.
Sidoqoftë, ai thotë se letra e saj për një revistë të rishikuar nga shkencëtarët tjerë u refuzua “sepse gjykuesit thanë se imazhet që ajo prodhoi ishin thjesht fotografi të këqija të grimcave të virusit të gripit”.
Zbulimi i ri nga B814 u shkrua në Gazetën Mjekësore Britanike në vitin 1965 dhe fotografitë e para të asaj që ajo kishte parë u botuan në Journal of General Virology dy vjet më vonë.
Sipas Winter, ishte Dr. Tyrrell dhe Dr. Almeida, së bashku me profesor Tony Waterson, njeriu përgjegjës në St. Thomas, të cilët e quajtën atë coronavirus për shkak të kurorës që e rrethon atë në imazhin viral, transmeton Panorama shkrimin.
Dr. Almeida më vonë punoi në Shkollën Mjekësore Postdiplomike në Londër, ku asaj iu dha një doktoratë.
Ajo e mbaroi karrierën në Institutin Wellcome, ku u emërua në disa patenta në fushën e imazheve të virusit.
Pas largimit nga Wellcome, Dr. Almeida u bë një mësuese e joga-s, por u kthye përsëri në virologji në një rol këshillues në fund të viteve 1980, kur ajo ndihmoi për të bërë fotografi të reja të virusit HIV.
June Almeida vdiq në vitin 2007, në moshën 77 vjeçe.
Tani 13 vjet pas vdekjes së saj, ajo më në fund po merr “njohjen që meriton” si një pioniere, puna e së cilës përshpejtoi të kuptuarit e virusit që aktualisht po përhapet në të gjithë botën. / KultPlus.com
Të dëgjosh fjalën shqipe “lumturi” nëpër brigjet e bukura të Sicilisë është ndjenjë e rrallë dhe e veçantë. Por, të dëgjosh këngë bashkëkohore nga një komunitet mesjetar paraqet majën e gëzimit dhe qejfit.
Bendi me të rinj arbëreshë, The DAGGS nga Hora e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi) e ofron këtë dëfrim shpirtëror me një aftësi spektakolare përmes këngëve të tyre të kënduara në arbërisht, shqipen e paraardhësve tanë.
Bashkëdyzimi i vargjeve të poetit arbëresh Paskal Renda (1955-2014) dhe i mjeshtërisë muzikore të The DAGGS çon në krijimin e një melodie mbresëlënëse siç përjetohet përmes këngës Lumturi. Kjo këngë përbën edhe videoklipin e parë të grupit arbëresh, i frymëzuar nga një udhëtim nostalgjik e përplot mall nëpër fshatrat arbëreshë të Kalabrisë dhe do lansohet me 11 maj 2020.
Lumturi është kënga e parë që do lansohet nga albumi i tyre i parë. Përderisa bendi pret me padurim të ndajë albumin e tyre me audiencë të gjerë, lansimi i tij është shtyer për shkak të koronavirusit.
Nuk mjafton vetëm të lexohet për këtë krijimtari të bukur, ajo duhet të dëgjohet patjetër.
BIO – THE DAGGS
“The Daggs” është një grup të rinjësh nga Hora e Arbëreshëve, qytezë siciliane e themeluar nga mërgimtarë shqiptarë para pesë shekujsh, në të cilën ende sot është e gjallë gjuha, kultura dhe identiteti arbëresh.
Shkruajnë kështu në gjuhën e stërgjyshërve dhe e përditshmërisë: arbërisht.
Këngët e tyre janë një nevojë shprehëse. Tregojnë dashuri për rrënjët dhe një identitet gjithmonë në udhëtim, ndër ethnos dhe stil bashkëkohor.
Ata kanë marrë pjesë në Suns Europe (Festivali Evropian i Këngës në Gjuhë Pakicash, Cagliari, 2015) dhe kanë fituar OPP! Festival-in (Favara, 2017). Kanë patur edhe ekpserienca në televizionet shqiptarë (Top Channel, TvKlan, TVSH; Digitalb) dhe italianë (Rai). Në janar 2018 kanë luar një koncert për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Brigadave (Tiranë).
Koronavirusi do të ndikojë në humbjen e mijërave personave, por edhe në ndryshimin e mënyrës sonë të jetesës.
Ja disa nga mënyrat se si do të ndryshojë bota pas COVID-19:
Shoqëria
Duket si një epokë më parë tani, por ishite vetëm pesë muaj më parë kur njerëzit po grindeshin nëse Britania e Madhe duhet të largohej nga BE. Shoqëria dukej më e përçarë se kurrë.
Dhe pastaj erdhi kriza më e madhe për të paktën një gjeneratë dhe potencialisht që nga lufta, pasi njerëzit u detyruan të izolohen ose të përballen me rrezikun e vdekjes, sëmundjen e rëndë ose të paktën ngjitjen e saj tek dikush tjetër që mund të sëmuret seriozisht.
Ndërkohë, marrëdhënia jonë me shtetin ka ndryshuar plotësisht, me miliona mbështeten tek qeveria se ajo do të paguajë pagat e tyre, diçka që nuk është bërë kurrë më parë. Disa besojnë se do të vazhdojë të ketë ndryshime të thella.
Puna
Ekspertët kanë frikë se kjo do të çojë në mijëra nëse jo qindra mijëra humbje pune. Të tjerët mund të zbulojnë se ata janë të fuqizuar nga kriza.
Me miliona fëmijë janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, shumë njerëz janë të detyruar të hartojnë mënyra të reja për të siguruar të ardhura ndërsa kujdesen për të rinjtë.
Teknologjia
Asnjëherë në historinë e internetit nuk ka pasur një ndryshim kaq të papritur në mënyrën se si ne përdorim teknologjinë dhe internetin.
Në pamundësi për të takuar njerëz ballë për ballë, bota papritmas është zhvendosur nga kontakti i drejtpërdrejtë në takime virtuale. Njerëzit po përdorin versionet e konferencës video në një mënyrë dhe në një masë që ata kurrë më parë nuk kanë bërë.
Koha e lirë
Asnjëherë më parë, britanikët nuk i kanë vlerësuar parqet e tyre aq sa tani kur ata përballen me pamundësinë për t’iu qasur atyre.
Kjo ka bërë që miliona njerëz të dalin jashtë dhe të vrapojnë, të ecin apo thjesht të bëjnë ushtrime jashtë shtëpive të tyre për shkak të monotonisë. Në të njëjtën kohë, parqet janë mbyllur për publikun, plazhet janë bërë hapësira të ndaluara dhe britanikëve u është thënë që të mos dalin në parqe.
Konsumi
Nëpër supermarkete ka pasur shitje të jashtëzakonshme gjatë periudhës së izolimit, por gjërat nuk duken mirë për të ardhmen.
Tashmë ka filluar gjithashtu që të përdoret shume dhe metoda “me porosi”, për blerjen dhe kjo mund ta ndryshojë shumë mënyrën e konsumimit dhe blerjeve dhe pasi periudha e izolimit të mbarojë. Njerëzit mund të preferojnë më shumë këtë opsion. / SkyNews / KultPlus.com
Ka vdekur sot, kompozitorja, këngëtarja dhe gazetarja e njohur Violeta Rexhepagiqi, shkruan KultPlus.
Violeta do të mbahet mend për kontributin e madh që e ka dhënë në fushën e gazetarisë dhe informimit tek populli shqiptar për ngjarjet dhe torturat e burgosjet që ndodhnin në Kosovën e para luftës.
Ika e saj fizike la të pikëlluar familjarët, miqtë e njerëzit që e njohën nga afër.
Ministrja e Kulturës,Vlora Dumoshi, ka reaguar për vdekjen e hershme të Violetes duke e cilësuar si një humbje të madhe për artin dhe kulturës e vendit tonë.
KultPlus ju sjell postimin e plotë të ministres Dumoshi:
E nderuara familja Rexhepagiqi,
Me dhimbje e pikëllim të thellë mora lajmin e trishtë për ikjen e hershme të më të dashurës tuaj, e kompozitores, këngëtares e gazetares tonë të njohur, Violeta Rexhepagiqi. Ndarja nga jeta e Violetës është humbje e madhe për ju, por është edhe humbje e madhe për artin dhe kulturën e vendit tonë, të cilës ajo në periudhat më të vështira i dha shumë.
Violeta nuk ishte artiste e zakonshme. Të jashtëzakonshme e bënte përpjekja e saj për të thyer tabutë duke sjellë modernitetin në formën më të mirë të tij, në artin e kulturën tonë. Në kohët më të vështira, me muzikalitetin dhe elegancën e saj skenike Violeta, la gjurmën e pashlyeshme në artin kosovar.
Violeta do të mbahet gjatë në mend krahas kontributit të madh në fushën muzikore edhe për kontributin e çmuar që ka dhënë për fushën e gazetarisë e informimit, në kohën kur Kosova e paraluftës përballej me tortura e burgosje. Violeta Rexhepagiqi ishte udhërrëfyese për artistët e rinj dhe si e tillë do të mbahet mend gjithmonë.
Jemi me fat që e patëm e që e njohëm. Me respekt, Vlora Dumoshi Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. / KultPlus.com
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke folur në Parlamentin Evropian, iu drejtua në mënyrë të veçantë Italisë, transmeton KultPlus.
Ajo kërkoi falje për sjelljen e BE në kohën kur shteti italian kishte më shumë nevojë për ndihmë.
“Është e vërtetë që shumë munguan kur Italia kishin nevojë për ndihmë në fillim të kësaj pandemie. Dhe është e vërtetë, BE tani duhet t’i kërkojë falje Italisë. Por faljet zbatohen vetëm nëse ndryshoni sjelljen tuaj. U desh shumë kohë që të gjithë të kuptojnë se ne duhet të mbrojmë njëri-tjetrin. E vërteta është kjo: tani Bashkimi Evropian është e pranishme për të ndihmuar më nevojtarët.”
Reagimi i von der Leyen erdhi pasi BE u kritikua shumë për qëndrimin që mbajti karshi Italisë. Madje, kryeministri Conte kërcënoi edhe me daljen nga unioni. / KultPlus.com