Këngëtarja shqiptare më famë botërore, Dua Lipa, është bërë ambasadore e brendit ‘Puma, shkruan KultPlus.
Krahas sukseseve të shumta që ka arritur deri më sot në muzikë, Lipa përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se tashmë është bërë ambasadore e brendit ‘Puma’.
Në foton e publikuar në Instagram ajo duket mjaft atraktive e veshur me këtë brend.
“Shumë e emocionuar të ju njoftoj se jam bashkuar me familjen e Puma, si ambasadore e markës së tyre. Mezi pres që të shihni se çfarë kemi për ju”, ka shkruar ajo./ KultPlus.com
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa e ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për ta bërë publik emrin e mysafires së parë e cila do të marrë pjesë në koncertin e saj virtual “Studio 2054”. Ajo është artistja e talentuar FKA Twigs.
Përmes postimit të saj, pop ylli me prejardhje kosovare e ndau një fotografi krahas këngëtares, të shoqëruar me mbishkrimin: “Shumë e lumtur t’iu lajmëroj se FKA Twigs do të na bashkohet në koncertin STUDIO 2054 me një performancë shumë speciale!!!
Me ta bërë publik lajmin e organizimit të koncertit virtual “Studio 2054” i cili do të mbahet në një depo, Lipa e quajti këtë ngjarje një eksperiencë e re multidimensionale e drejtpërdrejt.
Përveç artistes FKA Twigs, edhe yje të tjerë janë kontraktuar për të interpretuar në koncertin e 27 nëntorit, por emrat e tyre nuk janë publikuar ende, transmeton Koha.
Ngjarja “Studio 2054” do të jetë një mbrëmje e mbushur me muzikë, performanca, aktrim, vallëzim dhe shumëçka tjetër. Në të, bukuroshja britaniko-kosovare pritet t’i ndërrojë disa kostume dhe skenat ku ajo interpreton do të ndryshojnë nga njëra-tjetra. Gjatë performancave ajo po ashtu do të shoqërohet nga disa muzikant, valltarë, akrobat të ndryshëm, dhe mysafirë special identiteti i së cilëve po mbahet i fshehtë.
Sa i përket këngëve që do të interpretohen në koncert, besohet se Lipa do t’i kthehet edhe hiteve të saja të mëparshme dhe natyrisht, për herë të parë do t’i performojë live disa prej këngëve të albumeve, “Future Nostalgia” dhe “Club Future Nostalgia”.
“Studio 2054” do të transmetohet live në orë të ndryshme, varësisht prej territoreve dhe biletat për të fituar qasje për ta parë shoun, tashmë janë në dispozicionin e publikut. Madje përmes një postimi të fundit në Instagram, Lipa i ka publikuar edhe emrat e shteteve të Ballkanit ku do të transmetohet kjo ngjarje muzikore, përfshirë këtu edhe Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
Më 30 tetor Lipa e lansoi këngën e re me titull “Fever” në bashkëpunim me artisten belge, Angèle, e cila u mirëprit nga fansat e dy këngëtareve.
Ndërkaq, pop këngëtarja FKA Twigs së fundmi e bëri të ditur lajmin se e ka përfunduar albumin e ri muzikor, i cili vjen pas atij të vitit 2019, “MAGDALENE”. / KultPlus.com
Përdoruesit e FIFA 21 tani mund të luajnë si Dua Lipa si pjesë e versionit më të fundit të lojës.
EA Sports ka lëshuar versionin e ri të FIFA 21, dhe një mori të famshëm janë bashkuar me modalitetin ‘FIFA Volta’.
Dua Lipa, e cila lëshoi albumin e saj të fundit ‘Future Nostalgia’ këtë vit, tani paraqitet së bashku me të tjerët si Leëis Hamilton, David Beckham dhe DJ Snake.
Versioni i gjeneratës së ardhshme të FIFA 21 (PS5 dhe Xbox Series X) do të lançohet në 4 dhjetor , ndërsa edicioni i përmirësuar i PC do të arrijë vitin e ardhshëm.
Lojtarët që zotërojnë versione të gjeneratës aktuale të lojës gjithashtu do të kenë të drejtën e një azhurnimi falas të gjeneratës së ardhshme, por vetëm për konsolën ekuivalente të gjeneratës së ardhshme – për shembull, PS4 në PS5.
Përdoruesit të cilët zotërojnë kopje fizike të lojës janë këshilluar të mbajnë disqet pasi atyre do t’u kërkohet të fillojnë lojën në konsolat e gjeneratave të ardhshme./ KultPlus.com
Karriera e yllit të muzikës pop, Dua Lipës, filloj të merrte hov në vitin 2017 me albumin e parë të saj të quajtur ‘Dua Lipa’ mirëpo, një sërë talljesh ndaj saj i bënë keq në shëndetin mendor. Ndërkaq në vitin 2018 ajo u bë virale me një video të performancës së saj të kërcimit që përqeshej dhe shndërrohej në një video satirike në internet.
Këngëtarja u tregua e hapur në lidhje me videon në fjalë gjatë një interviste të fundit për Revistën “Attitude”, ku ajo pranoi se luftoi me shëndetin e saj mendor pas talljes që iu bë në internet.
“Unë e kam provuar ngacmimin kur publikova albumin tim të parë dhe ishte padyshim diçka që më dha ankth dhe më bëri të mërzitem e të ndjehem sikur nuk isha mjaft e mirë dhe mendoja me vete: ‘Mbase nuk jam menduar mirë për të qenë këtu, në skenë’’, zbuloi ajo.
Pasi videoja e vallëzimit u bë virale, këngëtarja fitoi dy çmime ‘Grammy’ për “Artisten e re më të mirë” dhe “Këngën më të mirë ritmike” në vitin 2019, megjithëse kishte akoma disa që e kontestonin.
Edhe pas Grammy-t, disa njerëz thoshin: ‘Epo, ajo nuk e meriton atë’”, shtoi ajo.
“Për një periudhë të shkurtër kohore, kjo gjë ngatërroi shëndetin tim mendor. E dini, unë ngjitesha në skenë dhe nëse dikush do të më xhironte, në kokën time unë isha duke thënë: ‘Oh, ata po më filmojnë sepse ata duan ta mbajnë atë video. Ata do ta filmojnë në mënyrë që të mund të qeshin me mua ose diçka tjetër’”, tha ajo./ DailyMail/ KultPlus.com
Dua Lipa ka disa ditë që po e promovon koncertin e saj virtual me titull “Studio 2054”, i cili transmetohet live më 27 nëntor si dhe po i fton fansat ta shoqërojnë atë në këtë ngjarje madhështore dhe mjaft të rëndësishme për këngëtaren me prejardhje kosovare.
Koncerti do të transmetohet live në orë të ndryshme, varësisht prej territoreve dhe biletat për të fituar qasje për ta parë shoun, tashmë janë në dispozicionin e publikut. Madje përmes një postimi të fundit në Instagram, Lipa i ka publikuar edhe emrat e shteteve të Ballkanit ku do të transmetohet kjo ngjarje muzikore, përfshirë këtu edhe Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, transmeton Koha.
Nuk dihet nëse koncerti i kantautores me prejardhje kosovare dhe famë botërore do të mirëpritet në Serbi, sidomos pas debatit që Lipa pati nxitur në këtë shtet për shkak se i kishte bërë thirrje kompanisë Apple, për përfshirjen e Kosovës si shtet në hartën e saj. Ky veprim i Duas zgjoi reagime të shumta tek serbët të cilët nuk hezituan që pakënaqësinë e tyre ta shprehin në forma të ndryshme përmes rrjeteve sociale. Madje, ata e sulmuan aq ashpër me mesazhe fyese Dua Lipën, sa ajo e gjeti mënyrën më të mirë për t’iu kundërpërgjigjur, me postimin e një fotografie ku shihet flamuri shqiptarë dhe poshtë saj e shpjegon kuptimin e fjalës “Autochthonous”, që do të thotë një banor i një vendi autokton dhe jo i ardhur nga imigrantët ose kolonistët.
“Studio 2054” do të jetë një mbrëmje e mbushur me muzikë, performanca, aktrim, vallëzim dhe shumëçka tjetër. Të gjitha këto të bashkuara në një përvojë multi-dimensionale të drejtpërdrejtë.
Kështu Dua Lipa bëhet ylli i fundit i muzikës që po iu ofron adhuruesve mundësinë ta shohin duke interpretuar live në këtë kohë kur koncertet fizike janë pezulluar anembanë botës, si pasojë e koronavirusit. Ata do të ketë mundësi ta shohin idhullin e tyre duke performuar në një koncert virtual, një eksperiencë kjo e re për publikun.
Përgjatë koncertit i cili do të mbahet në një depo, Dua Lipa pritet t’i ndërrojë disa kostume dhe skenat ku ajo performon do të ndryshojnë nga njëra-tjetra. Gjatë performancave ajo po ashtu do të shoqërohet nga disa muzikant, valltarë, akrobat të ndryshëm, dhe mysafirë special identiteti i së cilëve po mbahet i fshehtë.
Sa i përket këngëve që do të interpretohen në koncert, besohet se Lipa do t’i kthehet edhe hiteve të saja të mëparshme dhe natyrisht, për herë të parë do t’i performojë live disa prej këngëve të albumeve, “Future Nostalgia” dhe “Club Future Nostalgia”. / KultPlus.com
Mandatory Credit: Photo by DAN HIMBRECHTS/EPA-EFE/Shutterstock (10486324af)
Dua Lipa arrives at the 33rd Annual ARIA Music Awards at The Star in Sydney, Australia, 27 November 2019.
33rd ARIA Music Awards, Sydney, Australia – 27 Nov 2019
Admiruesit e Dua Lipës do të kenë rastin ta dëgjojnë yllin kosovar duke performuar live në ‘’Studio 2054’’, teksa biletat për këtë ngjarje të madhe kanë filluar të shiten, shkruan KultPlus.
Biletat për Dua Lipa Studio 2054 të gjithë dashamirët e këngëtares mund t’i blejnë në platformën Festtix, teksa ngjarja do të transmetohet live edhe në Kosovë.
Më 27 nëntor duke filluar nga ora 21:30 në ‘’Live Now’’, Lipa do të debutoj nëpër setet e krijuara posaqërisht për këtë ngjarje.
‘’Dua do të lëvizë nëpër setet e krijuara posaçërisht për shfaqje, ndërsa ofron një shfaqje surreale televizive në disko me rrota, vallëzimeve ekstatike, në skena të lëvizshme, sallone të modës dhe dhoma të zhveshjes të bëra për diva’’, thuhet në njoftimin e mediave.
Tutje është bërë e ditur edhe se me cilat këngë do të shkëlqej Dua Lipa, duke e bërë performancën e saj një natë të paharruar.
‘’Me perfomanca të pjesëve të albumit “Future Nostalgia”, “Club Future Nostalgia” dhe albumin e saj debutues, asaj do t’i bashkohen edhe shumë super-yje botërore të muzikës që janë ftuar të papritur, për të dhënë një shpërthim euforik lumturie dhe kohë të mira’’.
Biletat për këtë ngjarje mund të blihen nga sot në https://festtix.co.uk/. / KultPlus.com
Në mediat botërore tashmë është bërë e ditur se Joe Biden do të jetë presidenti i 46-të i SHBA-ve.
Pas këtij lajmi një numër i madh i figurave publike kanë shpërndarë imazhe duke uruar kështu Joe Biden për fitoren.
E njëra prej tyre është edhe Rita Ora, e cila në rrjetin social në Instagram ka postuar një fotografi, ku shfaqej sondazhi me votat e fituara nga Joe Biden.
Të njëjtën e bëri edhe artistja shqiptare Dua Lipa, e cila shfaqi gëzimin e madh për fitoren e presidentit të zgjedhur.
Ndër figurat tjera publiko që kanë uruar Biden për fitoren janë edhe Ariana Grande, Jenifer Lopez si dhe LeBron./ KultPlus.com
Këngëtarja Dua Lipa ka publikuar videoklipin e këngës së saj më të re “Fever”.
Këtë këngë ajo e ka sjellë në bashkëpunim me artisten belge Angele. Ajo në rrjetet sociale ka thënë se i ka pëlqyer ta bënte këtë bashkëpunim sërish.
Vlen të ceket se këngëtarja shqiptare së fundi ka pozuar disa herë me flamurin shumëngjyrësh, të cilin e ka edhe pjesë të klipit të saj shumë të suksesshëm, “Blow Your Mind” për revistën prestigjioze ‘Attitude’.
Dua Lipa është ndër këngëtaret që gjithmonë ka shprehur haptazi mbështetjen ndaj komunitetit LGBTI, shkruan KultPlus.
Ajo ka pozuar disa herë me flamurin shumëngjyrësh, të cilin e ka edhe pjesë të klipit të saj shumë të suksesshëm, “Bloë Your Mind”.
Së fundmi, Lipa ka pozuar për atë që njihet si revista më e shitur e këtij komuniteti, “Attitude”.
“Faleminderit ekipit të mrekullueshëm që më patën në kopertinën e revistës”, shkroi Lipa në Instagram, teksa ndau me ndjekësit dy fotografi nga kopertina e revistës.
Këngëtarja shqiptare do të jetë pjesë e numrit të revistës për muajin dhjetor të këtij viti. / KultPlus.com
Artistët shqiptarë nëpërmjet krijimtarisë së tyre muzikore kanë arritur të depërtojnë përreth globit. Një sukses të radhës kanë shënuar këngëtaret Dua Lipa, Ava Max dhe DJ Regard, duke u nominuar për çmimet në “NRJ Music Awards”, shkruan KultPlus.
Në ngjarjen e madhe muzikore e cila ndan çmime të shumta nga radio stacioni francez NRJ për të çmuar krijimtarinë e yjeve botërore të muzikës, nuk mungojnë as emrat të cilët kanë bërë krenarë shqiptarët nëpër botë.
Këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa është nominuar në tri kategori. Emri i saj kalon në çmimet “Artistja ndërkombëtare më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit” dhe “Klipi më i mirë i vitit”, këto dy të fundit për këngën e saj të famshme “Physical”.
Në anën tjetër, në dy kategoritë e para e pranishme është edhe Ava Max në këtë edicion. Max është nominuar poashtu për çmimet “Artistja ndërkombëtare më e mirë e vitit” dhe “Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit” me këngën e saj “Kings & Queens”.
Përkrahë DJ-ve të mëdhenj botëror si Calvin Harris, David Guetta, DJ Snake, Kygo, Openbach dhe Robin Schulz qëndron edhe DJ me prejardhje kosovare, Regard, i cili në këtë edicion është nominuar për çmimin “DJ më i mirë i vitit”.
NRJ Music Awards do të ndaj çmime për artistin dhe artisten më të mirë francez dhe atë ndërkombëtar, këngën vendore dhe ndërkombëtare më të mirë, grupin/duon më të mirë vendore dhe ndërkombëtare, klipin dhe DJ më të mirë./KultPlus.com
Dua Lipa i ka ftuar fansat ta shoqërojnë në koncertin virtual me titull “Studio 2054”, i cili do të transmetohet live më 27 nëntor të këtij viti.
Kantautorja me prejardhje kosovare dhe me famë botërore, është ylli i fundit i muzikës që po iu ofron adhuruesve mundësinë ta shohin duke interpretuar live në këtë kohë kur koncertet fizike janë pezulluar anembanë botës, si pasojë e koronavirusit.
Kështu, ata do të ketë mundësi ta shohin idhullin e tyre duke performuar në një koncert virtual, një eksperiencë kjo e re për publikun.
Ngjarja “Studio 2054” do të jetë një mbrëmje e mbushur me muzikë, performanca, aktrim, vallëzim dhe shumëçka tjetër, transmeton Koha. Të gjitha këto të bashkuara në një përvojë multi-dimensionale të drejtpërdrejtë.
Përgjatë koncertit i cili do të mbahet në një depo, Dua Lipa pritet t’i ndërrojë disa kostume dhe skenat ku ajo performon do të ndryshojnë nga njëra-tjetra. Gjatë performancave ajo po ashtu do të shoqërohet nga disa muzikant, valltarë, akrobat të ndryshëm, dhe mysafirë special identiteti i së cilëve po mbahet i fshehtë.
Sa i përket këngëve që do të interpretohen në koncert, besohet se Lipa do t’i kthehet edhe hiteve të saja të mëparshme dhe natyrisht, për herë të parë do t’i performojë live disa prej këngëve të albumeve, “Future Nostalgia” dhe “Club Future Nostalgia”.
Koncerti “Studio 2054” do të transmetohet live në orë të ndryshme, varësisht prej territoreve dhe biletat për të fituar qasje për ta parë shoun, tashmë janë në dispozicionin e publikut.
Në fillim të vitit 2020, Dua Lipa e publikoi albumin e saj të dytë muzikor me titull “Future Nostalgia”, dhe vetëm disa muaj më vonë e solli edhe një version të ri të këtij incizimi, “Club Future Nostalgia”, të realizuar në bashkëpunim me producenten, The Blessed Madonna. Muajin e kaluar këngëtarja e famshme e publikoi një version të ri të hitit “Levitating”, i cili e përfshinte reperin DaBaby, duke e shënuar bashkëpunimin e radhës së Duas me artistë të shquar të skenës muzikore.
Ndërkaq, më 30 tetor Lipa e lansoi këngën e re me titull “Fever”, në bashkëpunim me artisten belge, Angèle. Kësaj kënge pritet t’i publikohet edhe një videoklip këtë të premte. / KultPlus.com
Eventi i madh i ndarjes së çmimeve të muzikës në Francë, “NRJ Music Awards” është gati për një edicion të ri.
Një ngjarje disi e veçantë duke pasur parasysh situatën aktuale që po kalon Franca dhe bota për shkak të pandemisë, por gjithsesi ceremonia do të shpërblejë artistët që ishin të suksesshëm gjatë vitit.
Për këtë edicion të vitit 2020, artistët e nominuar për NRJ Music Awards janë ndarë në 14 kategori, fituesit e të cilave do të njihen gjatë gjithë mbrëmjes.
Ditë më parë u bë e ditur se DJ Regard me prejardhje nga Kosova, ishte nominuar në kategorinë “DJ më i mirë i vitit”, krah emrave të njohur të muizkës elektronike si: Calvin Harris, David Guetta, DJ Snake, Kygo, Openbach dhe Robin Schulz.
Por pas nuk mbesin as këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare: Dua Lipa dhe Ava Max, të cilat në këtë event janë nominuar në më shumë se një kategori.
Këngëtarja nga Shqipëria, Ava Max, konkurron për çmimet: “Artistja më e mirë ndërkombëtare e vitit”, dhe “Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit” për këngën e saj shumë të suksesshme ‘Kings and Queen’.
Ndërkohë, edhe Dua Lipa është e nonminuar në tri kategori sivjet në NRJ Music Awards, në dy prej të cilave gjendet në të njëjtën kategori me Ava Max-in.
Dua është nominuar për çmimet: “Artistja më e mirë ndërkombëtare e vitit”, “Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit” për këngën ‘Physical’ dhe “Klipi më i mirë i vitit” për klipin ‘Physical’./ KultPlus.com
Legjenda e muzikës, Elton John, ka folur publikisht me Dua Lipën gjatë një videoje live në Instagram ku nuk ka ngurruar të lavdëronte publikisht Duan për albumin e saj më të ri, “Future Nostalgia”.
Ai e cilësoi si albumin më të mirë të këtij viti dhe ndër të tjera zbuloi dhe këngën e tij të preferuar.
“Ndërkohë që ti po më interviston…Unë dua të të them se ke bërë një nga albumet më të mira të këtij viti, ‘Future Nostalgia’.
Njerëzit donin diçka argëtuese dhe çdo këngë e albumit është fantastike. Ne nuk ndalim së dëgjuari. Djemtë e mi e pëlqejnë shumë, David gjithashtu e adhuron”, u shpreh Elton John.
Ai shtoi se në albumin e saj, Dua ka tre hite dhe se ‘Levitating’ është e preferuara e tij. / KultPlus.com
Tabloidi britanik “The Sun” ka publikuar listën e artistëve nën 30 vjeç të cilët kanë mbledhur më shumë të ardhura gjatë vitit 2020.
Lista kryesohet nga Ed Sheeran me një pasuri marramendëse prej 210 milionë paund në bankë. Sheeran ndiqet nga Harry Styles dhe Emma Vatson.
Në këtë listë janë renditur dhe dy artistet shqiptare me famë botërore. Dua Lipa gjendet në vendin e 12-të, është 25 vjeçe dhe ka një pasuri prej 22 milionë paund. Ndërsa 29-vjeçarja Rita Ora renditet në vendin e 14-të bashkë me Stormzy me një pasuri prej 20 milionë paund.
Lista e plotë
Ed Sheeran, 29, (£210m) Harry Styles, 26, (£74m) Emma Watson, 30, (£58m) Niall Horan, 27, (£55m) Little Mix (£54.3m) Louis Tomlinson (£47m) Liam Payne, 27, (£46m) Cara Delevingne,28, (£42m) Zayn Malik, 27, (£38m) Sam Smith, 28, (£35.5m) Aaron Taylor-Johnson, 30, (£24m) Dua Lipa, 25, (£22m) Daisy Ridley, 28, (£20.3m) Stormzy, 27, (£20m) and Rita Ora, 29, (£20m)
John Boyega, 28, (£17m) George Ezra,27, (£13m) KSI aka Olajide Olatunji, 28, (£12m) NEW ENTRY Sophie Turner, 24, (£10.5m) Nicholas Hoult, 30, (8.5m) Dev Patel, 30, (£7.8m) Sam Faiers, 29, (£7.3m) Joey Essex, 30, (£6.75m)
Tom Holland, 24, (£6.4m) Tommy Mallett, 28, (£6m) Saoirse Ronan, 26, (£5.7m) NEW ENTRY Maisie Williams,23, (£5.4m) Jodie Comer, 27, (£4.9m) NEW ENTRY Olivia and Alex Bowen, 26 and 29, (£4.5m) Molly-Mae Hague and Tommy Fury, both 21, (£4m) NEW ENTRY. / KultPlus.com
Sukseset e talentes nga Kosova nuk kanë të ndalur. Dua Lipa tanimë është nominuar për çmimet “Artistja femër e preferuar” dhe “Kënga e preferuar” në American Music Award, shkruan KultPlus.
Është hera e tretë me radhë prej kur ylli botëror i pop muzikës merr pjesë në organizimin e madh amerikan të ndarjes së çmimeve në fushën muzikore.
Listës së të arriturave të saja tanimë iu kanë shtuar edhe nominimet si “Artistja femër e preferuar” dhe “Kënga e preferuar”.
Mirëpo, kjo nuk është e tëra me të cilën Dua do t’i gëzoj dashamirët e artit të saj. Nëpërmjet postimit Lipa ka bërë të ditur se në këtë ngjarje të madhe që do të mbahet më 22 nëntor, ka planifikuar diçka shumë speciale.
American Music Award nderojnë artistë në zhanre të shumta muzikore, duke përfshirë Pop / Rock, Alternative Rock, Country, Rap / Hip-Hop, Soul / R & B, Adult Contemporary, Contemporary Inspirational, Latin, EDM dhe Soundtrack, krahas çmimeve për Artistin e Ri të Viti, Bashkëpunimi i Vitit, Turneu i Vitit, Video e Vitit, Kënga dhe Artisti i Preferuar i Vitit./KultPlus.com
Dua Lipa ka bërë të ditur se këtë javë pritet të publikojë këngën e saj më të re, ‘Fever’, e cila është në bashkëpunim me artisten belge, Angele, shkruan KultPlus.
Ky projekt është i pari prej lansimit të albumit të saj ‘Future Nostalgia’, album ky që vazhdon të jetë ndër më të suksesshmit e këtij viti.
Lajmin për lansimin e këngës së re, Dua e bëri përmes një postimi në rrjetin social Twitter, “Fever në bashkëpunim me Angele. Të premten, 30 tetor”, ka shkruar Lipa.
Krahas albumit, ylli shqiptar në gusht solli me klip remiksin e “Levitating” në bashkëpunim me Madonna, Missy Elliot dhe The Blessed Madonna. / KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare e njohur botërisht, Dua Lipa, ka lajmëruar se e ka shtyrë turneun e saj evropian për vitin e ardhshëm.
Ajo është shprehur me zemër të thyer teksa ka ndarë këtë lajm me fansat e saj, por rrethanat e shkaktuara nga Covid-19 e detyruan të marrë këtë vendim.
Turneu është shtyrë për muajin shtator dhe tetor të vitit 2021.
“Me një zemër të rënduar do të shtyj turneun tim të ardhshëm evropian për në shtator dhe tetor 2021. Ne kemi vazhduar të monitorojmë këtë situatë të paparë dhe në ndryshim, dhe është bërë e qartë se nuk është e mundur të vazhdohet me turneun në janar dhe shkurt”, ka shkruar Dua.
Tutje Dua ka njoftuar fansat që ti ruajnë biletat sepse ato mbesin të vlefshme për datat e planifikuara.
“Më mungon të jem në turne, më së shumti gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të ribashkohem me të gjithë dhe të festojmë! Në ndërkohë ju premtoj se do të shfaqen disa gjëra zbavitëse që shpresoj se do t’ju mbajnë gjatë gjithë kohës. Qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për veten tuaj”, shkruan Dua. / KultPlus.com
Ky vit padyshim se ka marrë vulën e këngëtares shqiptare Dua Lipa, sukseset e së cilës nuk kanë të ndalur.
Së fundi, Dua është nominuar në eventin e ndarjes së çmimeve “LOS40 Music Awards”. Ajo është nominuar në katër kategori, të cilat janë si në vijim: “Best Artist”, “Best Album”, “Best Song” dhe “Best Video.
Dua Lipa ka ndarë vetë këtë lajm me fansat e saj në rrjetin social Instagram, ku është shprehur tejet e lumtur për nominimin në këto kategori.
“Jam shumë e emocionuar që jam nominuar në 4 kategori në LOS40 Music Awards 2020 për Best Artist, Best Album, Best Song dhe Best Video! Shumë faleminderit! Ju dua Spanjë”, ka shkruar Dua në postimin e saj. / KultPlus.com
Rada Trajkoviç thotë se çdokush në Kosovë duhet të ndihet krenar me suksesin e Dua Lipës.
Ish-deputetja Rada Trajkoviç ka shkruar së fundi lidhur me suksesin e këngëtares shqiptare, Dua Lipa.
Përmes një postimi në Twitter, Trajkoviç thotë se çdokush në Kosovë duhet të krenohet me Duan dhe kjo vjen pas suksesit më të ri të artistes.
“Kushdo nga Kosova – serb apo shqiptar – duhet të jetë krenar për suksesin global të kësaj gruaje të re. Mbresëlënëse!
Vlerësimi i kulturës – qoftë ai i një kishe madhështore apo i një ylli të talentuar të popit – duhet të bashkohet, e jo të na ndajë”, shkruan ajo.
Ky postim i saj vjen pasi Dua Lipa ka shënuar rekordin e ri me 153 milionë këngë të shitura në të gjithë botën, që nga debutimi i saj më 2015, duke u bërë kështu ndër artistet me këngët më të shitura në histori.
Ndryshe, këngëtarja ka nisur punën për projektet e reja muzikore, të cilat fansat e saj mund t’i dëgjojnë shumë shpejt.
Seria e radhës në Netflix, bazuar në “Song Exploder”, do t’i shfaqë grupet Nine Inch Nails, The Killers dhe këngëtaren shqiptare, Dua Lipa.
Shfaqja, e bazuar në këtë platformë, ka filluar gjatë këtij muaji me Alicia Keys, R.E.M. dhe të tjerë, ndërsa si pjesë e serisë së re, më 15 dhjetor, Trent Reznor i grupit nine Inch Nails, do vijojë me hitin e njohur të bendit “Hurt”.
“Unë për herë të parë kam intervistuar Trent Reznor për një epizod të Nine Inch Nails në 2017, dhe më pas, derisa po bëja gati mikrofonin dhe laptopin, ai më pyeti: A keni menduar ndonjëherë ta bëni këtë një shfaqje televizive”, ka thënë drejtuesi i “Song Exploder”.
“Ishte vetëm një shkëndijë e vogël e një ideje në atë kohë. Unë jam aq i ngazëlluar saqë ka ardhur në jetë, dhe unë kam për të ndarë katër episode të tjera të serialit me këta artistë të dashur. Ata janë të ndryshëm nga njëri-tjetri sa i takon tingullit dhe sfondit, dhe mezi pres që njerëzit të shohin dhe dëgjojnë historitë e tyre, dhe rrugën unike që ndoqën secili për të krijuar këtë këngë”, ka vazhduar ai, shkruan nme.
Në serialin e ri do të shfaqet gjithashtu këngëtarja meksikane e muzikës pop, Natalia Lafourcade, duke kënduar këngën e saj “Hasta La Raiz”./ KultPlus.com
Sot gjatë gjithë ditës në mediet e huaja ka qarkulluar një lajm ku thuhej se Dua Lipës i ishin pezulluar xhirimet e videoklipit më të ri, pasi kjo e fundit nuk kishte respektuar masat AntiCovid, shkruan KultPlus.
Sipas “The Sun”, këngëtarja është parë të mërkurën në Shoreditch në xhirime me një grup të madh kërcimtarësh dhe stafi.
Videoklipi i artistes shqiptare me famë botërore do të xhirohej brenda një dyqani të vogël dhe sipas masave të fundit kundër koronavirusit, grumbullimet me kaq shumë njerëz janë të ndaluara.
Këngëtarja ka reaguar menjëherë duke e demantuar lajmin. Ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram është shprehur se lajmi është i rremë dhe është i publikuar nga një medium të cilit as nuk dëshiron t’ia përmend emrin për t’i dhënë publicitet.
Tutje këngëtarja tha se avokati i saj ka nisur procedurë ligjore në drejtim të mediumit, pasi kjo nuk është hera e parë që është përmendur emri i saj për lajme të rreme. / KultPlus.com
Eventi më i madh i ndarjes së çmimeve të muzikës në Spanjë, Los40 Music Awards 2020, ka publikuar listën e të nominuarëve për këtë vit.
Çmimet janë të ndara në tre kategori: Spanjolle, Ndërkombëtare dhe Latine.
Këtë vit, në ndarjen e çmimeve do të përfshihen gjithashtu edhe ‘Çmimi i Artë i Muzikës’, i cili do t’i dorëzohet të ndjerit, Pau Done-s, pas vdekjes së tij që ndodhi në qershor të këtij viti.
Së shpejti do të bëhet e ditur edhe data e ceremonisë së ndarjes së çmimeve si dhe performancat e gala mbrëmjes së këtij viti.
Këtë vit, nuk mungojnë as artistët shqiptarë që tashmë gëzojnë një famë të bujshme ndërkombëtare. Dua Lipa Lipa vitin e kaluar u shpërblye me tri çmime në këtë Festival, ndërkaq këtë vit është e nominuar në katër kategori.
Në anën tjetër, Ava Max është gjithashtu e nominuar në tri kategori. Ndërsa, Dj Regard ka arritur të nominohet për çmimin ‘Artisti ose producenti më i mirë i zhanrit Dance’. / KultPlus.com
Albumi i këngëtares shqiptare ‘Future Nostalgia, ishte ndër albumet më të dëgjuara të këtij viti, duke bërë që Dua edhe njëherë t’i dëshmonte botës talentin e veçantë që e posedon, shkruan KultPlus.
Ndërkaq, përmes nje postimi në rrjetin social Instagram, Dua njoftoi ndjekësit e saj se po ky album ka kaluar shifrën prej 2 miliardë dëgjuesëve, duke e renditur atë si artisten më të dëgjuar femër për vitin 2020.
Pak ditë më parë shqiptarja Dua është nominuar për “ARIA Aëards 2020” në kategorinë “Artisti më i mirë internacional”, dhe për këtë ka ndikuar jo pak albumi i saj “Future Nostalgia”, që bëri jo pak bujë.
Mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve në Australi do të transmetohet në Channel Nine më 25 nëntor. / KultPlus.com