Letra e Umberto Ecos për nipin e tij të vogël

Nga: Umberto Eco (letra për nipin e tij)
Përktheu Elona Caslli

I dashur nipi im i vogël,

Nuk do të doja që kjo letër në prag të Vitit të Ri, të kishte shumë ngjyrime nga Edmondo De Amicis dhe të të jepja këshilla për dashurinë për Tjetrin, për atdheun, për botën apo gjëra të tilla. Nuk kishe për t’ua vënë veshin dhe kur t’ua vësh veshin (do të jetë koha që do të jesh rritur dhe unë do të jem i tejshkuar dhe i tejharruar) dhe sistemi i vlerave do të ketë ndryshuar aq shumë, sa ka shumë mundësi që këshillat e mia të jenë me vulë datare.

Do të doja të ndalesha për një çast tek një këshillë, që mund ta pranosh edhe tani, teksa lundron në internet me iPad-in tënd. Nuk kam ndërmend të të them të mos lundrosh në Internet për dy arsye; e para nuk dua të të dukem si gjysh matuf dhe e dyta lundroj edhe vetë në Internet.

Ajo që dua të të këshilloj është që nëse rastësisht hyn tek ndonjë faqe pornografike, që tregon marrëdhënien mes dy qenieve njerëzore, ose midis një njeriu dhe një kafshe, në njëmijë mënyra të ndryshme, përpiqu të kuptosh se ai nuk është seksi i mirëfilltë dhe mbi të gjitha aq monoton. Ajo çka sheh është diçka artificiale që të nxit ty të mos të dalësh nga shtëpia dhe të mos njohësh vajza të vërteta.

Gjithmonë duke u nisur nga parimi që je heteroseksual; në rast të kundërt përshtati vetë këshillat e mia për rastin tënd; shikoji vajzat, në shkollë ose kur shkon të luash, shikoji vajzat, sepse janë më mirë vajzat e vërteta, se ato në televizor dhe një ditë do të të falin kënaqësi më të mëdha, vajzat e vërteta se ato që sheh në kompjuter.

Besoji dikujt që ka më shumë përvojë se ti (po ta kisha parë seksin vetëm në kompjuter, yt atë nuk do të kishte lindur kurrë dhe ti pale ku do ishe , ose më saktë nuk do të ishe fare).

Por, në të vërtetë nuk doja të të flisja për këtë gjë, por për një sëmundje që ka prekur brezin tënd, madje edhe djem më të mëdhenj se ty, madje edhe ata që janë në universitet- humbja e kujtesës.

Është e vërtetë, që nëse ke dëshirë të dish se cili ishte Carlo Magno apo ku ndodhet Kuala Lumpur , shtyp butonin e internetit dhe ta thotë menjëherë. Bëje këtë gjë, kur të duhet, por pasi ta kesh bërë përpiqu ta mbash mend se çfarë lexove, për të mos kërkuar për të dytën herë, të njëjtin informacion në internet, në rast se ke nevojë apo në rast se të duhet për një detyrë në shkollë.

Ka rrezik, meqënëse, ti e di se kompjuteri të përgjigjet gjithmonë, mësohesh mos ta fusësh në kokë informacionin. Është njëlloj, sikur të mendosh, se meqënëse ka autobusë dhe metro që të shpien nga një Rrugë tek një Tjetër, ti nuk ke më nevojë të ecësh. Autobusi dhe metroja janë shumë të rehatshme dhe hip në to sa herë je me nxitim, por kjo nuk do të thotë që të mos ecësh.

Por, nëse nuk ecën, bëhesh “I aftë ndryshe” termi që përdorim sot për të treguar dikë që lëviz me karrocë. Dakord, e di që merresh me sport dhe e di që mund ta lëvizësh trupin, por të kthehemi tek truri yt.

Kujtesa është një muskul, njësoj si muskuli i këmbëve dhe nëse nuk e ushtron ai dobësohet dhe ti bëhesh (nga pikëpamja mendore) – “I aftë ndryshe” që do të thotë (të flasim troç) një idiot. Dhe, përveç kësaj, me kalimin e moshës rrezikojmë të gjithë të prekemi nga Alzhaimeri dhe një nga mënyrat për ta shmangur këtë incident të papëlqyeshëm është ushtrimi i kujtesës.

Pra, po të jap dietën time. Çdo mëngjes mëso ndonjë varg ose ndonjë poezi të shkurtër ose siç na jepnin ne për t’i mësuar – “La cavallina storna” – “Pela e mënjanuar” ose “Il sabato del villagio” – “ E shtuna e fshatit”. Dhe bëni garë me shokët se kush e kujton më mirë vjershën. Nëse nuk të pëlqen poezia, bëje me skuadrat e futbollit, por kujdes se nuk duhet vetëm të mbash mend se kush janë lojtarët e sotëm të Romës, por duhet të dish edhe lojtarët e skuadrave të tjera dhe ndoshta edhe lojtarët e skuadrave në të shkuarën (që ta dish ti, unë ende e mbaj mend skuadrën e Torinos kur avioni i tyre u përplas me të gjithë lojtarët, Bacigalupo, Ballarin, Maroso etj.).

Bëj gara kujtese për librat që ke lexuar ( kush ishte në anijen Hispaniola në kërkim të Ishullit të Thesarit?… Lord Trelawney, Kapiteni Smollet, doktor Livesey, Long John Silver, Jim…). Shih nëse miqtë e tu, e mbajnë mend se cilët ishin shërbëtorët e Tre Musketerëve tdhe të D’Artanjanit (Grimaud, Bazin, Mousqueton e Planchet). Dhe nëse nuk do të lexosh “Tre Muskëterët” (dhe nuk ta merr mendja se çfarë humbet) bëje, ku di unë, me ndonjë histori tjetër që ke lexuar.

Duket si lojë (dhe është lojë), por do ta shohësh që koka jote do të popullohet nga personazhe, histori dhe kujtime lloj-llojesh. Do të ketë qëlluar që ta kesh pyetur veten se pse kompjuterët dikur quheshin tru elektronikë; u quajtën kështu sepse u krijuan mbi modelin e trurit tënd (trurit tonë), por truri ynë ka më shumë lidhje se një kompjuter; është një lloj kompjuteri që e mban gjithmonë me vete dhe rritet dhe kalitet me ushtrime, ndërsa kompjuterin që ke mbi tavolinë sa më shumë ta përdorësh aq më shumë e humbet shpejtësinë dhe pas ca vitesh duhet të blesh një të ri. Ndërsa truri yt mund të jetojë për nëntëdhjetë vjet (dhe nëse e ke ushtruar) kur të jesh 90 vjeç mund të kujtosh shumë gjëra nga sa kujton tani dhe pa paguar asnjë lek.

Pastaj kemi kujtesën historike që nuk ka të bëjë me ndodhitë e jetës tënde apo me çka ke lexuar. Ka të bëje me atë që ka ndodhur para se të lindje ti.

Sot, nëse shkon në kinema duhet të shkosh në një orar fiks, në orarin kur fillon filmi dhe sapo filmi fillon dikush të merr për dore dhe të thotë se çfarë po ndodh. Në kohën time mund të hyje në kinema kurdo, dua të them edhe në mes të filmit. Hyje kur filmi kishte filluar dhe kishin ndodhur ca gjëra dhe ti përpiqeshe të kuptoje se çfarë kishte ndodhur më parë (pastaj, kur filmi fillonte nga fillimi, shihje nëse e kishe kuptuar mirë ose jo) përveç kësaj, nëse filmi të kishte pëlqyer shumë mund ta shihje për herë të dytë).

Dhe ja pra, jeta është si filmat e kohës sime. Ne hyjmë në jetë, kur kanë ndodhur shumë gjëra prej qindra mijëra vitesh dhe është e rëndësishme të kuptojmë se çfarë ka ndodhur përpara lindjes sonë; kjo gjë na ndihmon të kuptojmë se pse sot ndodhin kaq shumë gjëra të reja.

Tani shkolla (përveç librave që ti i lexon vetë) duhet të të mësojë të mbash mend se çfarë ka ndodhur para lindjes tënde, por kuptohet që nuk ta mëson mirë, sepse anketime të ndryshme dëshmojnë se nxënësit e sotëm edhe ata që shkojnë në Universitet, nëse kanë lindur në vitin1990 nuk e dinë (dhe ndoshta nuk duan ta dinë) se çfarë ka ndodhur në vitin 1980 (dhe mos të flasim pastaj për atë që ka ndodhur pesëdhjetë vite më parë).

Statistikat thonë se nëse pyet njerëzit se kush ishte Aldo Morro pjesa më e madhe e tyre përgjigjen që ishte Udhëheqësi i Brigadave të Kuqe, ndërkohë që ai u vra prej tyre. Mos të flasim për Brigadat e Kuqe, që kanë mbetur ende mister për shumë njerëz edhe pse kanë ekzistuar veçse 30 vite më parë.

Unë kam lindur në vitin 1932, dhjetë vite pas ngritjes në pushtet të fashizmit, por e dija se kush ishte Kryeministri i kohës së Marshimit në Romë (e di çfarë është?). Ndoshta shkolla fashiste ma kishte mësuar që ta kuptoja më mirë se sa budalla dhe i keq ishte ai ministër që fashistët e kishin zëvendësuar. Të paktën e dija.

Përveç shkollës, një i ri sot nuk i di emrat e aktoreve para njëzet vitesh, ndërsa unë e dija se kusht ishte Francesca Bertini, që luante në filmat pa zë, njëzet vite para se të lindja unë. Ndoshta, e dija sepse shfletoja grumbullin e revistave në depon e shtëpisë tonë dhe për këtë arsye të këshilloj t’i shfletosh revistat e vjetra sepse është një mënyrë për të ditur se çka ndodhur para se të lindje ti.

Pse është e rëndësishme ta dish se çfarë ka ndodhur para lindjes tënde? Sepse, shpeshherë ajo që ka ndodhur më parë, të ndihmon të kuptosh pse disa gjëra ndodhin sot dhe gjithmonë ashtu si me skuadrat e futbollit është një mënyrë për ta pasuruar kujtesën.

Dhe duhet ta kuptosh se kjo gjë nuk bëhet vetëm me libra dhe me revista. Mund ta bësh edhe në Internet. Interneti nuk përdoret vetëm për të bërë muhabet me shokët, por përdoret (meqë ra fjala) edhe për të bërë muhabet me historinë e botës.

Kush ishin hititët? Po camisardët? Si quheshin tri karavelat e Colombos?A mund të kishte varka e Noes timon? Si quhej paraardhësi i kaut? A kishte më shumë tigra një shekull më parë? Çfarë ishte Perandoria Mali? Dhe kush fliste ndërkohë për Perandorinë e së Keqes? Kush ishte Papa i dytë në histori? Kur u shfaq për herë të parë Topolino?

Mund ta vazhdoj renditjen në pafundësi dhe do të ishin aventura të bukura kërkimore për ty. Dhe do t’i mbaje mend.

Do të vijë që do të plakesh dhe do të duket sikur ke jetuar njëmijë jetë pasi do të ndihesh sikur ke marrë pjesë në betejën e Waterloos, ke qenë i pranishën në vrasjen e Giulio Cesares dhe ke qenë afër vendit në të cilin Bertoldo Schwarz ose Bertoldo i Zi (siç e thërrisnin ) duke përzier substancat brenda një havani gabimisht zbuloi barutin dhe hodhi veten në erë (dhe mirë iu bë).

Miqtë e tu, që nuk do ta kenë kultivuar kujtesën e tyre, do të jetojnë veç një jetë, jetën e tyre, që do të ketë qenë shumë melankolike dhe pa emocione të mëdha.

Kultivoje kujtesën dhe që nesër mëso përmendësh poezinë – La Vispa Teresa – Tereza e shkathët.

Gjyshi yt

Umberto

Albanian Eagle në Kampionatin Botëror të Rafting

Kombëtarja e Federatës Shqiptare të Rafting “Albanian Eagle” është duke garuar në Kampionatin Botëror të Rafting. Shqipëria përfaqësohet në kategorinë R4 – U23 (të rinjtë nën 23 vjeç) në disiplinat downriver (zbritje në lumë), slalom (zbritje me pengesa) dhe garat H2H (kokë më kokë) me kapiten skuadre Murat Mamurani dhe sportistët Ergi Opingari, Ameda Kuqo, Edison Daja, Ali Spathara dhe Pirens Zhara.

Danilo Barmaz, president i Federatës Botërore të Rafting (WRF) tregon se më të mirët e botës janë mbledhur në Itali për të garuar. Më shumë se 35 ekipe, nga 15 vende pjesëmarrëse, do të garojnë në lumin Dora Baltea fillimisht në Villeneuve (Aosta) dhe më pas në stadiumin Canoe të Ivrea. WRF, pas arritjes së një marrëveshje bashkëpunimi me Federatën Ndërkombëtare të Kanotazhit (I.C.F), në 2018 u bë anëtare zyrtare e I.C.F dhe është pikë referimi për rafting në mbarë botën. Partneriteti me I.C.F është i rëndësishëm për sigurinë afatgjatë të rafting dhe renditjen e mundshme në ngjarjet multi-sportive, duke përfshirë Olimpiadën, në vitet e ardhshme.

Zamo Spathara, president i Federatës Shqiptare të Rafting tregon se sporti përmirëson karakterin, na mëson të luajmë sipas rregullave, të përballojmë fitoret apo humbjet. Rafting është një sport që na bën me të përgjegjshëm për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe në veçanti lumenjve. Rafting zhvillon ndjenjat e miqësie dhe zhvillon frymën e skuadrës duke forcuar rezistencën mendore dhe fizike. Të rinjtë e angazhuar me rafting bëhen më të fortë dhe aktiv, duke shmangur lodhjen, letargjinë dhe duke u larguar nga veset apo zakonet e dëmshme për shëndetin dhe shoqërinë. Albanian Eagle falenderon gjithë mbëshetësit dhe çdo vizitor i cili ka zgjedhur aktivitetin e rafting në Shqipëri, pasi falë kontributit të tyre, u arrit një përfaqësim dinjitoz i Shqipërisë dhe potencialit të jashtëzakonshëm të vendit tonë për turizmin sportive dhe të aventurës. Në një të ardhme të afërt Shqipëria do të jetë një nga vendet pritëse të një prej garave më të rëndësishme të rafting –kajak në ujërat e rrëmbyer të lumit Vjosa dhe Kanioneve te Osumit./KultPlus.com

Dramaturgu kosovar ndër gjashtë fituesit e Fondit të Përkthimeve

Ministria e Kulturës, në vijueshmëri të politikave mbështetëse në fushën e letrave, shpall sot listën e fituesve të Fondit të Përkthimit nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj për vitin 2018, përcjell KultPlus.

Fondi për Përkthimin nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj, i themeluar në vitin 2015, dëshmon në të tretin vit për vëmendjen e Ministrisë së Kulturës në promovimin dhe mbështetjen e përkthimit të letërsisë shqipe në gjuhë të huaj. Gjatë këtyre viteve janë mbështetur 11 përkthime të veprave të autorëve të rëndësishëm të letrave shqipe si: Fatos Kongoli, Luljeta Lleshanaku, Bashkim Shehu, Ridvan Dibra, Stefan Çapaliku, Ardian Vehbiu, Mira Meksi, e të tjerë.

Fondi për Përkthimin nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj shërben gjithashtu për mbështetjen e përkthyesve të huaj që përkthejnë nga gjuha shqipe, për nxitjen e interesit të tyre për letërsinë shqipe dhe për lehtësimin e kostove të botimit të shtëpive të huaja botuese.

Gjatë këtyre tre viteve janë vënë në dukje dhe vlerësuar për bashkëpunimin përkthyesit e huaj: Esperanza Roces Gonzales, Evelyne Noygues, Caterina Zuccaro, Lucia Paprckova, Anna Couthures, Valentina Notaro, etj. Edhe pse ky fond u krijua për të ndihmuar me përparësi përkthyesit e huaj që përkthejnë nga gjuha shqipe, nuk kanë munguar dhe mbështetjet për përkthyesit shqiptarë që kanë tashmë një njohje dhe një përvojë të gjatë në përkthimet në gjuhë të huaj. Kjo nisur nga nevoja e ngutshme dhe boshllëku që ekziston në formimin e përkthyesve të rinj të interesuar për të përkthyer nga gjuha shqipe.

Përmes këtij Fondi Ministria e Kulturës kujdeset gjithashtu për të vendosur standardin e respektimit të së drejtës së autorit si një nga kushtet e domosdoshme për t’u përzgjedhur.

Nga 10 aplikime të shtëpive botuese e përkthyesve, u përzgjodhën 6 prej tyre të cilët kaluan me sukses fazën e seleksionimit dhe vlerësimit nga kolegjiumi i ngritur për shqyrtimin e dosjeve.

Brenda 10 ditëve nga dita e shpalljes së fituesve, do të kontaktohen shtëpitë botuese të përzgjedhura për të caktuar afatin e nënshkrimit të kontratës.

Fituesit janë si më poshtë:

1. Shtëpia Botuese: Rubettino Editore
Titulli i librit: “Kinostudioja “Shqipëria e Vjetër” ;
Autori: Gëzim Qëndro
Përkthyesi: Caterina Zuccaro

2. Shtëpia Botuese: Besa Editrice
Titulli i librit: “Piramida e shpirtrave”
Autori: Virgjil Muçi
Përkthyesi: Ada Prizreni

3. Shtëpia Botuese: Edizioni Controluce
Titulli i librit: “Në botën e arbëreshëve të Italisë”
Autori: Eqrem Çabej
Përkthyesi: Silvia Storti

4. Shtëpia Botuese: Rubettino Editore
Titulli i librit: “Loja, shembja e qiellit”
Autori: Bashkim Shehu
Përkthyesi: Paolo Rago

5. Shtëpia Botuese: Plethora Editions
Titulli i librit: “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës”
Autori: Jeton Neziraj
Përkthyesi: Eleana Zhako

6. Shtëpia Botuese: Salento Books
Titulli i librit: “Qyteti plak”
Autori: Saimir Muzhaka
Përkthyesi: Valentina Notar

R Kelly publikon këngën 19 minuta të gjatë (VIDEO)

“E pranoj” duket se po i sjell probleme këngëtarit. R Kelly i përgjigjet kritikave dhe akuzave, pak orë pasi publikoi këngën e tij më të re, “I Admit” ku për plot 19 minuta, ai pranon gabimet që ka bërë në të kaluarën e tij, por ka hedhur poshtë çdo akuzë në lidhje me ngacmime seksuale apo pedofili.

Ai thotë se pranon që ka tradhtuar çdo femër të jetës së tij, por kurrë nuk ka arritur të prekë me dorë një fëmijë apo të kryejë veprime të turpshme me ta. Përgjigja vjen pas investigimeve të rrjetit BBC.

“Nuk i kam respektuar këto femra. Merreni karrierën time dhe kthejeni përmbys sepse prej saj kam arritur të kem shumë femra”, lexohet ndër rreshtat e tekstit. Më pas këngëtari i famshëm i R&B flet për çmenduritë që i është dashur të dëgjojë ndër vite, kur e kanë quajtur vazhdimisht një pedofil, shkruan Tch.

https://www.youtube.com/watch?v=l4IwqfjN1uI

Sot 51 vjeç, ai thotë se ka qenë mjaftueshëm tradhtar dhe kërkon falje për ato që i quan shqisa mashkullore. R Kelly pranon edhe abuzimin ndër vite me alkoolin por për këtë, barrën e fajit ia lë famës dhe thotë se vetëm zoti mund t’ia mbyllë gojën.

R Kelly është këngëtari që të paktën 10 vitet e fundit është përballur pafundësisht me akuza të njëpasnjëshme për abuzime seksuale me të mitur apo marrëdhënie seksuale me dhunë edhe me femra madhore.

BBC publikoi një dokumentar, gjatë të cilit dolën në dritë akuza të reja nga ish të dashurat e tij. Por përfaqësuesi ligjor i Kellyt paralajmëroi betejë të fortë të ligjore, duke mohuar çdo akuzë.

Në fund të këngës “I Admit”, R Kelly thotë se kurrë nuk e kishte imagjinuar se si një artist i madh si ai, do të përfundonte të ishte kaq i përçmuar./ KultPlus.com

“Meant to Be” e Bebe Rexhës shkruan histori

Kënga “Meant to Be” e këngëtares me renome botërore e origjinë shqiptare, Bebe Rexha, të cilën e ka bërë në bashkëpunim me Florida Georgia Line, ka shkruar histori duke qëndruar në toplistën e Billboardit për plot 34 javë.

“Meant to Be” është kënga që ka qëndruar më gjatë ndonjëherë në toplipstat e Billboardit sa i përket zhanrit Country, transmeton Koha.net.

“Jam shumë falënderuese që jam pjesë e kësaj kënge dhe shumë e nderuar me çdo javë që ajo mbetet në krye të toplistës së Billboardit”, ka thënë këngëtarja 28 vjeçare.

Gjithashtu, kujtojmë se Rexha është e nominuar edhe në “MTV Video Music Awards” po me këtë këngë në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë”./ KultPlus.com

Në Ulqin Kalimera Poetike “Basri Çapriqi”

Edicioni i 26-të i manifestimit letrar Kalimera Poetike, që tani ka marrë emrin e Basri Çapriqit, i cili muaj më parë u nda nga jeta në Prishtinë, do të mbahet nga data 27 deri më 29 korrik, njoftohet nga qyteti bregdetar shqiptar në Mal të Zi.

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” e Ulqinit do të organizon më 27-29 korrik 2018, në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit, edicionin e 26-të të manifestimit letrar Kalimera Poetike “Basri Çapriqi”.

Që prej këtij viti “Kalimera Poetike” ka marrë emrin e poetit të ndjerë Basri Çapriqi, prandaj nata e parë e edicionit të sivjetshëm do t’i kushtohet këtij autori në formën e një mbrëmjeje homazh. Dy netët tjera do të organizohen mbrëmje autoriale me shkrimtarët e ftuar – poeten dhe skenaristen Natsha Lako nga Shqipëria dhe poetin Salajdin Salihu nga Tetova (Maqedoni).

Tash një çerek shekulli “Kalimera Poetike” tubon emrat më të njohur të letërsisë shqipe dhe letërsive të vendeve të tjera nga rajoni dhe bota. Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie është të promovojë krijimtarinë më të mirë letrare shqiptare, por edhe ballkanike dhe të huaj, në mënyrë që ta bëjë atë të njohur për publikun vendas dhe turistët.

“Kalimera Poetike” vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme në fushën e letërsisë ndër shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë. Duke pasur parasysh rrugën e zhvillimit të kësaj veprimtarie ndër vite, mund të thuhet se “Kalimera Poetike” është shndërruar në orë letrare akademike të letërsisë shqipe. Që nga viti 2010, në kuadër të këtij manifestimi, përveç me shkrimtarë shqiptarë, janë organizuar mbrëmje autoriale edhe me shkrimtarë nga Mali i Zi, rajoni dhe më gjerë, duke bërë që “Kalimera Poetike” të shndërrohet në festival letrar me karakter rajonal dhe ndërkombëtar.

“Kalimera Poetike” organizohet rregullisht që nga viti 1993 dhe gjatë ditëve të zhvillimit të saj, Ulqini është vendtakim i shkrimtarëve shqiptarë dhe atyre nga rajoni.

Programi:

E premte, 27 korrik 2018

Hapja e manifestimit

Fjala përshëndetëse

Ismet Kallaba, kryetar i SHAI “Art Club”

Mbrëmje homazh

për Basri Çapriqin

Flasin për krijimtarinë e autorit

Akademik Ali Aliu, studiues i letërsisë,

Mr. Haxhi Shabani, studiues,

Sadik Bejko, shkrimtar.

Lexon vargje:

Simon Shkreli, aktor

Moderator:

Akademik Mehmet Kraja

E shtunë, 28 korrik 2018

Mbrëmje autoriale

me poeten dhe skenaristen Natasha Lako

Flet për krijimtarinë e autores

Arian Leka, shkrimtar, studiues i letërsisë

Moderatore:

Adriana Hoxha

E diel, 29 korrik 2018

Mbrëmje autoriale

me poetin Salajdin Salihu

Flet për krijimtarinë e autorit

Lulzim Haziri, poet

Moderator:

Hajredin Kovaçi

Mbyllja e manifestimit

Sislej Xhafa për protestën që mbahet sot nga UFA: Unë jam vegjetarian, ju dua pa e ditur

Sarandë Selimi

Sot më 24 korrik, është paralajmëruar protestë para Galerisë Kombëtare të Kosovës nga aktivistët për të drejtat e kafshëve – United for Animals – UFA.

Krejt kjo, ka ardhë pas hapjes së ekspozitës së artistit kosovar të njohur ndërkombëtarisht Sislej Xhafa, i cili në ekspozitën e titulluar “Të dua pa e ditur”, përveç të tjerash ka edhe veprën “Eight Kosovo Cows”, ku në oborrin e Galerisë Kombëtare të Kosovës, është ndërtuar një ahur në të cilin janë gjithsej tetë lopë që qëndrojnë dhe do të qëndrojnë aty përgjatë 1 muaji, shkruan KultPlus.

Kësisoj, pak orë para se të nisë protesta e thirrur ditë më parë, udhëheqësit e Galerisë Kombëtare të Kosovës, kanë thirrur konferencë për media ku u bë e ditur e gjithë mirëmbajtja e lopëve. Në konferencë të pranishëm ishin drejtoresha e galerisë Arta Agani, përfaqësuesi i Këshillit Drejtues të galerisë Driton Axhami dhe pronari i lopëve Arben Avdiu.

Si fillim Arta Agani, tha se është e dhembshme që detyrohet të diskutojë çështje të cilat sipas saj duhet të jenë të nënkuptuara dhe të bazuara në kredibilitetin e institucionit të cilin ajo drejton dhe MKRS.

“Është e dhembshme që një artist i përmasave botërore, dhe institucioni kryesor për art vizual në Kosovë, vihen në pyetje për çështje teknike, derisa qëndron e hapur një ekspozitë origjinale, gjeniale që në formë shumë unike, i referohet çështjeve të ekzistencës, mbijetesës, migrimit, identitetit të Kosovës dhe historisë së saj”, tha ajo duke vazhduar të thotë se të gjitha ato që janë thënë janë spekulime.

“Sipas disa spekulimeve, ne i paskemi izoluar në një “ahur të improvizuar” dhe po “trajtojmë mizorisht” lopët në GKK, kinse edhe ua paskemi shkelur te drejtat lopëve. Ne kemi qenë maksimalisht transparent gjatë rrjedhës së organizimit të ekspozitës së Sislej Xhafës, “Love you without knowing” dhe qëndrojmë pas çdo veprimi dhe çdo vendimi që është marrë për të realizuar këtë ekspozitë. Askush nuk është dëmtuar e aq më pak kafshët për të cilat, disa individë në emër të mbrojtjes së kafshëve po trumbetojnë se ua kemi shkelur te drejtat”, tha Arta Agani.

Gjatë konferencës fjalën e mori edhe pronari i lopëve Arben Avdiu, i cili tha se lopët janë të fermës, nuk janë lopë të natyrës. Ai theksoi se lopët në GKK, kanë trajtim më të mirë se sa në fermën e tij.

“Unë vetë në shtëpi i mbajë brenda në fermë, po sikur të kishin qenë të natyrës, këto nuk kishin mundur të rrinë brenda. Kushtet i kanë shumë të mira, që të gjitha i kanë, kujdesje kanë 24 orë, që unë në shtëpi time natën nuk rri t’i ruaj, a këtu e kanë përkujdesjen 24 orë”, theksoi Avdiu.

Ndërsa, sa i përket krejt kësaj ‘zhurme’ që është krijuar rreth kësaj ekspozite, vetë artisti Sislej Xhafa është deklaruar vetëm me një fjalë të cilën ia kishte dërguar drejtoreshës së GKK-së, për ta lexuar.

“Unë jam vegjetarian, ju dua pa e ditur”, ka thënë Xhafa.

Ndërkohë, protesta do të mbahet sot më 24 korrik, para Galerisë Kombëtare të Kosovës, me fillim nga ora 16:30.

Në vijim po sjellim të plotë listën me gjërat e detajuara të cilat u servohen lopëve në GKK, e krejt këto, sipas rekomandimeve të Ministrisë së Bujqësisë:

Sipas rekomandimit nga Ministria e Bujqesise të cilën e kemi marrë me datën 25 Prill 2018, ndërsa e kemi përditësuar dje, për shkak të spekulimeve të lartpërmendura, këto janë kushtet të cilat duhen përmbushur dhe konform të cilave ne e kemi ndërtuar objektin.

Kafshëve gjatë gjithë kohës së ekspozimit u sigurohet ujë i pastër për pirje dhe baza ushqyese për plotësimin e kushteve fiziologjike dhe kërkesave sipas prodhimtarisë: ushqimit voluminoz (sane apo silazhë), ushqimi i koncentruar për kategorinë përkatëse ( psh për lope qumështore apo për majmëri). Uji dhe ushqimit duhet të jenë të mjaftueshëm gjatë gjithë ditës ( ab limitum);

Në rast se janë në fazën e prodhimtarisë së qumështit bëhet mjelja e tyre së paku 2 (dy) here në ditë. Në rast se kafshët janë në fazën e mëmëzimit ( të vogjlit që janë në fazën e thithjes së qumështit) duhet të mos pengohet mëmëzimi;

Hapësira ka shtrojë të thatë që i mundëson qëndrim komod në vend të thatë (pa lagështi). Për shtrojë zakonisht përdoret kashta, ku ne kemi shtruar beton dhe kashtë.

Hapësira është mjaftueshme për qëndrim. Sipas standardeve zooteknike kërkohet që për gjedhe të ketë të paktën 4 m² për krerë në hapësirë të mbyllur dhe 8 metra katrorë në të hapur. Objekti ynë i ka 120 metra katrorë, pjesërisht të mbuluar, që do të thotë se janë 15 metra katrorë për kokë, tri herë më shumë se hapësira e rekomanduar për brenda dhe dy herë më shumë se hapësira e rekomanduar për jashtë.

Hapësira është e ndriçuar mirë, në mungesë të ndriçimit natyral ka ndriçim të mjaftueshëm artificial ( elektrik);
Lagështia është 75-80% maksimum ndërsa temperatura mbahet nën kontroll.

Gjatë ekspozimit kafshët janë nën mbikëqyrje, ku vetë pronari kujdeset për to dhe ka përgjegjësi të plotë.

Largimi i jashtëqitjeve fiziologjike është i rregullt dhe i vazhdueshëm meqë është instaluar kanalizimi me gropë septike.

Rekomandohet që kafshët të jenë në lëvizje së paku 1 orë në ditë, ku ne brenda objektit e kemi hapësirën në të cilën ato mund të lëvizin lirshëm. Po ashtu, pronari ka mundësi që të nxjerrë ato jashtë objektit, kurdo që e ndien të nevojshme./ KultPlus.com

Fillon restaurimi i shtëpisë-muze të vëllezërve Frashëri

Shtëpia muze e vëllezërve Frashëri, monument kulture i kategorisë I, e ndodhur në hyrje të fshatit me të njëjtin emër në qytetin e Përmetit, tashmë i është nënshtruar procesit të restaurimit.

Në këtë shtëpi muze kanë shkuar për të parë nga afër fillimin e këtij kantieri restaurimi specialistët përkatës ku kanë takuar dhe Marjanën, një banore e cila që prej 25 vitesh kujdeset për këtë shtëpi plot dashuri.

Për restaurimin “Shtëpia e Vëllezërve Frashëri”, janë parashikuar ndërhyrje në restaurimin e çatisë, dyerve dhe dritareve në përgjithësi, eleminimin e çarjeve në fasadë, restaurimin e dyshemeve dhe riparime në suvatime. Gjithashtu do të bëhet sistemimi i terrenit përreth.

Kjo shtëpi muze është ndërtuar në vitin 1974 mbi rrënojat e banesës së vjetër të shkatërruar. Ajo u rikonceptua si një përmbledhje e historikut të zonës, e veprimtarisë së tre rilindasve dhe është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kombëtare.

Me ringritjen e saj është bërë përpjekje për ruajtjen e origjinalitetit të volumit fillestar, duke shtuar elemente të reja si, ndërkate e tavane druri dhe oxhakët nëpër dhoma.

Disa nga dhomat e kësaj shtëpie-muze pasqyrojnë mënyrën e jetesës së kohës, duke ekspozuar orendi të vjetra të mbledhura edhe nga banorë të zonës.

Interesi për këtë banesë duket se është jo i pakët, për vetë rëndësinë dhe historinë që ajo ka. Shtëpia-muze përmban në fondin e saj libra e dorëshkrime të vëllezërve Frashëri, ku mund të veçojmë disa botime origjinale të Sami Frashërit./ KultPlus.com

Fluks në rritje i turistëve, 1.9 milionë të huaj në 6 muaj

Shqipëria është një destinacion gjithnjë e më i preferuar i turistëve nga Europa dhe veçanërisht nga Polonia.

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (INSTAT) në 6 muajt e parë të vitit 2018 janë regjistruar në pikat hyrëse të kufirit shtetëror rreth 1 919 504 shtetas të huaj.

Drejtoresha e INSTAT, Delina Ibrahimaj, gjatë një prononcimi për ATSH, bëri me dije se, “numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë gjatë gjashtë muajve të parë është 1 919 504, duke u rritur me 9.1% më shumë se një vit më parë. Në qershor janë regjistruar 500 mijë turistë të huaj më shumë se një vit më parë. Duhet theksuar, se rritje të madhe kanë pasur turistët nga Polonia, ku në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë në Shqipëri kanë hyrë 7 mijë polakë më shumë. Pra në shifra rezulton se gjatë këtij gjashtëmujori kanë hyrë 34,775 polakë, ndërsa një vit më parë, në 2017-ën kanë hyrë në vendin tonë 27,508. Në qershor 2018, hyrjet e shtetasve të huaj në vendin tonë janë rreth 5 mijë dhe është rritur 13,3 % krahasuar me qershorin 2017. Kjo rritje ka ardhur kryesisht nga hyrjet e shtetasve maqedonas me 58,3,% , polakë me 16,9 %, italianë me 5,6 % krahasuar me qershorin e 2017”, – tha Ibrahimaj.

Sipas Drejtoreshës së INSTAT hyrja e polakëve në vendin tonë vjen për shkak dhe të zhvillimit dhe rritjes së ofertave gjithëvjetore. “Turizmi gjithëvjetor po merr hov çdo vit e më shumë. Tashmë prej dy vitesh numri i turistëve polakë rezulton në rritje dhe kjo nuk është vetëm përgjatë sezonit veror, por përgjatë gjithë vitin, pasi ata veç turizmit bregdetar, kërkojnë dhe turizmin malor dhe format e tjera të turizmit”, – tha Ibrahimaj gjatë prononcimit për ATSH./ KultPlus.com

Edi Rama: Arkitekti i Teatrit po realizon projektin e shekullit në New York

New York-u ka zgjedhur arkitektin danez Bjarke Ingels për projektin më të madh të shekullit 21, atë të transformimit të të gjitha parqeve urbane në formë digash, për të parandaluar përmbytjet.

Pikërisht, arkitekti danez ka projektuar godinën e Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë.

Lidhur me këtë ka reaguar Kryeministri Edi Rama në një postim në “Instagram” duke iu përgjigjur edhe akuzave të pak ditëve më parë të kreut të PD, Lulzim Basha i cili është shprehur se “arkitekti danez po kthehet në një bashkëpunëtor i vjedhjes së tokës së teatrit në Tiranë”.

“Arkitekti i Teatrit të Ri Kombëtar, Bjarke Ingels, po realizon projektin e shekullit në New York, transformimin e vijës ujore të kryeqytetit të botës në një digë të gjelbër për mbrojtjen nga dallgët e larta… ndërsa në Shqipëri Lulzim Basha betohet ta shpallë persona Non Grata”, deklaron Rama./ KultPlus.com

Fotografi të mrekullueshme nga koncertet e Asamblit Kombëtar të Këngëve e Valleve të mbajtura në jug

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm, është ndalur te aktivitetet kulturore që po mbahen në kuadër të sezonit turistik.

Ai ka publikuar një album fotografik, nga koncertet e Asamblit Kombëtar të Këngëve e Valleve, të mbajtura në jug.

Bëhet fjalë për koncerte të mbajtura në Gjirokastër, Sarandë dhe Himarë.

“Me këtë fotoalbum të koncerteve të Ansamblit Kombëtar të Këngëve e Valleve në Gjirokastër, Sarandë e Himarë, në kuadrin e kalendarit të risive të këtij sezoni turistik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në fotogaleri, mund të gjeni pamjet e plota të publikuara nga Kryeministri./ KultPlus.com

Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore nuk i miratohet Raporti i punës

Me 39 vota kundër, 12 për dhe 17 abstenime, Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Raportin e punës për vitin 2017 të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Komisioni parlamentar për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini, sporte inovacion dhe ndërmarrësi i kishte rekomanduar Kuvendit të Kosovës që raporti të mos miratohet për shkak të përmbajtjes së tij, shkruan sot “Koha Ditore”.

Andaj në seancën plenare të së hënës, Raporti nuk është miratuar. Sipas arsyetimit të Komisionit, Raporti nuk shpjegon punën e KKTK-së, por për mënyrën se si duhet mbrojtur trashëgimia kulturore.

Aktualisht KKTK-ja ka mbetur pa anëtarë pasi që shtatë anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës u ka kaluar mandati këtë muaj. Qysh prej themelimit, më 2009, Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore nuk kishte përbërje të plotë. E prej tre vjetësh deri në korrik të vitit 2015 nuk kishte asnjë anëtar. Pos Shafi Gashit, anëtarë para tre vjetësh ishin zgjedhur edhe Florim Isufi, Arietë Miftari, Doruntinë Matoshi, Visar Haxhibeqiri, Bego Kululleri dhe Filjko Jovanoviq.

Deri në korrik, Shafi Gashi ishte kryetar i këtij Këshilli. Ai ka thënë se nuk mund ta komentojë mosmiratimin e Raportit të punës të organit që ka udhëhequr./ KultPlus.com

Turistët të mahnitur nga Parku Arkeologjik i Amantias

Sitet arkeologjike së fundmi po bëhen atraksione turistike shumë të frekuentuara nga turistët e huaj të cilët vizitojnë vendin tonë.

Historia dhe misteri të cilat ato mbartin dhe që tregojnë shumë mbi gjurmët tonë si shqiptarë shtojnë kureshtjen dhe nxisin kuriozitetin e turistëve që i vizitojnë këto vende për herë të parë.

Këtë fundjavë Parku Arkeologjik i Amantias në Vlorë u gjallërua nga turistë të shumtë nga vende të ndryshme të Europës, të cilët dhanë përshtypje mjaft pozitive për këtë sit të mrekullueshëm, i cili së fundmi është bërë një vend i denjë për të mirëpritur turistët e huaj dhe vizitorët vendas.

Një turiste franceze tha se ”e zbuluam këtë sit pas një kërkimi të gjatë dhe rezultati ia vlejti, pasi siti është madhështor dhe të duket sikur sheh nga avioni kur je në pjesën më të lartë. Ndërsa kur je në shkallët e stadiumit ndjehesh sikur je spektator i kohës, pra është diçka e mrekullueshme”.

Një tjetër turiste gjermane u shpreh se ”jemi shumë të entuziazmuar këtu në Amantia, ku patëm fatin të mësojmë rreth monumenteve dhe jetës 1 mijëvjeçare të këtij qyteti. Është thjesht e mrekullueshme. Unë i këshilloj kujtdo të vijë në këtë vend”.

Turistja franceze, e cila e vizitonte për herë të dytë Amantian, tha se ”është një sit i jashtëzakonshëm dhe i veçantë dhe ndjej të njëjtën kënaqësi sa herë që e shoh. Patëm një arkeolog shumë kompetent që na i shpjegoi shumë qartë gjërat dhe për këtë ju rekomandoj të gjithëve të vijnë të vizitojnë këtë sit që është jashtë çdo kohe”./KultPlus.com

Era Istrefi: S’munësh mi ecë hapat e mi (FOTO)

Ka pak ditë që Era Istrefi solli këngën “Prisoner” e cila u pëlqye mjaft shumë, por Era nuk ka të ndalur. Ditën e premte ajo do të sjellë këngën e re e cila vjen në bashkëpunim me yllin botëror, Koshens, shkruan KultPlus.

Kënga titullohet “Oh God” dhe pritet të jetë hiti i radhës.
https://www.instagram.com/p/BlksShRjh8N/?taken-by=eraistrefi
Lajmin e ka bërë të ditur shtëpia diskografike “Ultramusic” dhe vetë Era përmes rrjetit social Instagram.

Era gjithashtu ka postuar dy fotografi në instagram ku poshtë tyre shkruan: “Smunësh mi ecë hapat e mi”, kjo duket se vjen si replikë ndaj gjithë atyre që kritikojnë këngëtaren apo vënë në diskutim suksesin e saj. /KultPlus.com

Ergys Mertiri vazhdon të mbajë qëndrimin e tij kundër dekorimit të Era Istrefit, vjen reagimi i radhës

‘E trishtë të jetosh në një shoqëri ku Era Istrefi merr medalje kombëtare’, ishte shkrimi me të cilin Ergys Mertiri para pak ditësh bëri bujë në media, shkruan KultPlus.

Ai vazhdoi tutje duke thënë se: “Hashim Thaçi ngatërron vlerat kombëtare me ahengjet banale të botërorit”.

Por Mertiri po vazhdon të mbajë qëndrimin e tij kundër këtij dekorimi nga presidenti Hashim Thaçi.

Sipas tij muzika që bënë Era Istrefi është komerciale dhe pa vlera artistike.

Ai tashmë ka bërë një tjetër postim ne Facebook duke treguar së cila është muzika e vërtet sipas tij.

Ai ka postuar këngën “Këtu” nga por-no./KultPlus.com

Era Istrefi me këngë të re, bashkëpunon me një tjetër yll botëror (FOTO)

Ka pak ditë që Era Istrefi solli këngën “Prisoner” e cila u pëlqye mjaft shumë, por Era nuk ka të ndalur. Ditën e premte ajo do të sjellë këngën e re e cila vjen në bashkëpunim me një tjetër yll botëror, shkruan KultPlus.

Kënga titullohet “Oh God” dhe vjen në bashkëpunim me Koshens.
https://www.instagram.com/p/BllcmEWj1av/?taken-by=eraistrefi
Lajmin e ka bërë të ditur shtëpia diskografike “Ultramusic” dhe vetë Era përmes rrjetit social Instagram. /KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/BlksShRjh8N/?taken-by=eraistrefi


Pamje mahnitëse: Ndriçohet emri i Fadil Vokrrit në stadiumin e Prishtinës (VIDEO)

Pikërisht sot kur Vokrri do të festonte ditëlindjen e 58-të, në nderim të kësaj date, stadiumi në Prishtinë merr pamje të re, duke u vendosur emri i Vokrrit.

Emri i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri tashmë është ndriçuar në stadiumin e Prishtinës.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i FFK-së Agim Ademi si dhe djali i Fadil Vokrrit.

Kujtojmë se shkronjat me emrin e legjendës u vendosën sot në stadium.

Vokrri u nda nga jeta pas një sulmi në zemër por pas vetës la vepra të mëdha, të cilat do të flasin përgjithmonë në sportin e Kosovës dhe jashtë kufijve të saj.

Stadiumit, që tashmë quhet “Fadil Vokrri”, i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë dhe pritet të licencohet nga UEFA për ndeshjet ndërkombëtare./KultPlus.com

Taylor Swift i jepet roli më i madh në karrierën e saj deri më tani

Taylor Swift i është dhënë roli në një version të ekranit të madh të muziklit “Cats”, çka edhe do të jetë roli më i madh në karrierën e saj deri më tani.

Këngëtarja 28 vjeçare e hitit “Look What You Made Me Do” do të bashkohet me këngëtarin dhe aktoren Jennifer Hudson, fituese e çmimeve Oskar, prezantuesin James Corden dhe aktorin veteran britanik Ian McKellen në film.

Kompozitori Andrew Lloyd Webber nga “Cats”, bazuar në një libër të poezive nga T.S. Eliot, u paraqit së pari në Londër në vitin 1981 dhe është shfaqur në mbarë botën, raporton Express në KTV.

Versioni i filmit është një prodhim i Working Title Films./KultPlus.com

7 vite pa Amy Winehouse

Në 23 korrik të vitit 2018 bëhen plot 7 vite nga vdekja tragjike e këngëtares Amy Winehouse, një nga zërat “soul” më të mirë të këtij shekulli.

Këngëtarja angleze u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në sheshin Camden pasi kishte pirë një koktejl ilaçesh dhe një dozë të madhe alkooli. Pas asaj dite, çdo ditë që kalon bota e kuptoi se humbi një nga zërat më të veçantë dhe unik të muzikës, transmeton tch.

Në moshën 13-vjeçare, kur për herë të parë preku kitarën, Amy Winehouse nuk do e mendonte kurrë se do të kishte këtë ndikim në muzikën botërore. Kur mbushi 20 vjeç doli albumi i saj i parë, por suksesin e arriti me “Back to black”. Me këtë këngë, këngëtarja pranoi para publikut se kishte probleme të mëdha me konsumimin e alkoolit.

Pas kësaj, të gjitha tabloidet botërore publikonin shpesh foto të artistes të dehur ose të droguar. E ndërsa Amy i bërtiste botës me shumë sinqeritet për problemet e saj, askush nuk merakosej për këtë gjë.

Sot muzika që ajo la pas është një trashëgimi e madhe dhe me shumë vlera, e cila na mëson se askujt nuk i duhen çmimet Grammy dhe fama nëse nuk mësojmë të duam jetën dhe veten.

Me rastin e 7-vjetorit të ndarjes nga jeta të Amy Winehouse do të dalë në treg një libër që përmban 150 fotografi të artistes, me autor Blake Wood./KultPlus.com


Sugjerimi i britanikëve: Në shtator vizitoni ‘Bjeshkët e Namuna’ të Shqipërisë

Në hemisferën veriore, Shtatori është një nga muajt më të mirë për të udhëtuar. Në ato ditë ka më pak turistë, por moti vazhdon të jetë i ngrohtë. Krishtlindjet janë larg, ndërsa sezoni veror dalëngadalë mbaron, që do të thotë se çmimet janë më të lira për fluturime dhe akomodime. Kështu nis një shkrim të përditshmes britanike “Evening Standard” e cila u jep disa këshilla lexuesve të saj, për 10 vendet të cilat duhen vizituar në shtator.

Në vendin e parë, britanikët rendisin Bjeshkët e Namuna në Shqipëri. Media në fjalë shkruan se ato janë bërë një destinacion shumë i frekuentueshëm vitet e fundit dhe kjo vetëm për një arsye: Peizazhi është jashtëzakonisht mahnitës. Shkoni atje në Shtator për motin e ngrohtë dhe udhëtoni për 5 orë mes Valbonës dhe Thethit përpara se t’i drejtoheni Rivierës shqiptare, – sugjeron e përditshmja britanike.

Më pas renditet Mynihu në Gjermani, duke pasur parasysh festën e birrës që organizohet atje. Të tjera destinacione renditen Maroku për ndërtesat blu dhe Siçilia në Itali për ecje përgjatë bregdetit, Buenos Aires në Argjentinë, ku ndërthuret arkitektura franceze me atë italiane, lokalitetin Vis në Kroaci, liqeni Disrict në Britani, Bora Bora në Polinezinë franceze dhe Santorini në Greqi. Dhjetëshen e vendeve që duhen vizituar në shtator e mbyll Pekini, ku ndryshe, kjo periudhë njihet si “muaji i artë”./KultPlus.com

Betimi emocionues i të diplomuarve të Fakultetit të Edukimit në Prishtinë (VIDEO)

Studentët e Fakultetit të Edukimit në Prishtinë, në ceremoninë e diplomimit kanë bërë betimin e tyre që do t’i përkushtohen profesionit të tyre me nder dhe krenari, shkruan KultPlus.

“Suksesi i nxënësve të mi është përgjegjësia ime kryesore”, theksojnë ndër të tjera studentët e diplomuar.

Një video gjatë këtij momenti emocional është shpërndarë në facebook e të cilën video KultPlus ju sjellë juve.
/KultPlus.com

Dua Lipa nuk mundet t’i rezistojë vallëzimit viral “Kiki Challenge” (VIDEO)

Drake mund të mburret me këngën e publikuar tre javë më parë të titulluar “In My Feelings”.

Madje, kënga e artistit amerikan ka nisur të bëhet hit edhe në rrethin e këngëtarëve të përmasave botërore.

Njëra prej tyre që nuk ka mundur t’i rezistoj tundimit të vallëzimit nën ritmet e këngës është edhe Dua Lipa.

Kjo e fundit pas një koncerti madhështor në kryeqytetin francez të Parisit, ka sjell një video në llogarinë personale në Instagram.

Këngëtarja jonë duket si kurrë më parë në humor të mirë teksa vallëzon nën ritmet e këngës që tashmë po bëhet viral me emrin “Kiki Challenge”.

Theksojmë se 22-vjeçarja gjatë muajit gusht do të performojë në Prishtinë, në kuadër të festivalit muzikor “Sonny Hill”.

Ndryshe, Lipa është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim të këtij viti. /KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BllF6BzDBzA/?taken-by=dualipa

Victor Hugo letër dashurie drejtuar Adelës, të fejuarës së tij

Janar 1820

Disa fjalë nga ti, Adela ime e dashur, prapë e ndryshuan gjendjen e shpirtit tim. Po, ti ke çdo forcë mbi mua, dhe, edhe po të vdisja e pyes vetën nëse [vetëm] tingulli i ëmbël i zërit tënd, nëse shtypja e butë e buzëve tua të dashura do mjaftonin për ta rikthyer jetën në trupin tim. Sonte do fle shumë i ndryshëm nga dje ! Dje, Adèle, i gjithë besimi në të ardhmen më kishte ikur, nuk besoja më në dashurinë tënde, dje ora e vdekjes do kishte qenë e mirëseardhur për mua.

– Megjithatë, i thoja prapë vetës, nëse vërtetë ajo s’të do, nëse asgjë në shpirtin tim s’ka arritur ta meritojë dashurinë e saj pa të cilën nuk ka më sharm në jetën time, a është kjo një arsye për të vdekur ? A eksitoj unë për lumturinë time personale ? Oh jo ! E gjithë qenja ime i është përkushtuar asaj, deshi apo s’deshi ajo. Dhe me çfarë të drejte do guxoja të pretendoja dashurinë e saj ? A jam më shumë se engjull unë apo më shumë se Zot ?

E dua, është e vërtetë, unë jam i gatshëm të sakrifikoj gjithçka për të, gjithçka, edhe shpresën që ajo të më dojë një ditë ; s’ka përkushtim që s’do e bëja për të, për një buzëqeshje të saj, për një shikim të saj. Por a mund t’isha tjetër unë ? A s’është ajo qëllimi i vetëm i jetës sime ? Edhe nëse më dëshmon indiferencë, madje edhe urrejtje, le të jetë ky mallkimi im, e çka atëherë ? Nëse ajo nuk mundet të më dashurojë, unë duhet ta akuzoj veten time. Detyra ime është që t’i ngjitem hapave të saj, ta rrethoj ekzistencën e saj me timen, t’i shërbej si barrierë kundër çdo rreziku, të vendosem pa ndalë ndërmjet saj dhe të gjitha dhimbjeve, pa pritë asnjë shpërblim. (…) –-

Dje, në këtë orë, Adela ime e dashur, këto ishin mendimet dhe dëshirat e shpirtit tim. Ato janë ende të njejta sot. Vetëm se tash në to përzihet edhe siguria për lumturi, për atë lumturi aq të madhe saqë s’guxoj as ta mendoj pa u dridhur.

Pra, është e vërtetë që ti më do, Adèle ! Më thuaj, a mund ti besoj kësaj ideje kaq të bukur ? A beson se mund të çmendem nga gëzimi nëse jetën time e kaloj pranë teje ? (…)

Fli e qetë dhe lejo burrin tënd t’i marrë dymbëdhjetë puthjet që ia ke premtuar dhe të gjitha të tjerat që s’ia ke premtuar.

Nga frëngjishtja : Nezir Kraki

Shaqiri pozon para Fadil Berishës: Krah tij edhe Xhesika Berberi dhe vajza e Ismail Kadaresë (FOTO)

Xherdan Shaqiri ishte një ndër yjet shqiptare më të përfolura të botërorit të futbollit në shtetin rus.

Futbollisti shqiptar që përfaqësoi ngjyrat e Zvicrës, u bë temë e mediave botërore pas festimit të golit të shënuar kundër Serbisë duke bërë me duar simbolin e shqiponjës.

Kjo ka bërë që edhe më tepër të rrëmbejë zemrat e shqiptarëve anembanë planetit tokë, të cilët sa herë e hasin i kërkojnë autografe dhe dëshirojnë të fotografohen.

Por, së fundi 26-vjeçari ka filluar pushimet verore pas përfundimit të kampionatit të Kupës së Botës, ku po shijon çdo moment në New York të SHBA-ve.

Ai gjatë këtyre pushimeve është takuar edhe me shumë personalitete të njohura shqiptare gjersa ka gjetur pakës kohë edhe të pozojë para fotografit shqiptar Fadil Berishës.

Pos me këtë të fundit, lojtari është takuar edhe me modelen Xhesika Berberin si dhe vajzën e shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadaresë, Besianën.
https://www.instagram.com/p/BljIpikF8JM/?taken-by=fadilberisha
Ndryshe, Shaqiri është angazhuar gjatë javës së kaluar nga skuadra e Liverpoolit duke braktisur ekipin e Sotke Cityt për 13.5 milionë euro./KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BllIs_mH-xR/?taken-by=shaqirixherdan