Ilazi: Kam shumë dëshirë të punoj me rom, shumë njerëz më akuzojnë se flas shumë por unë flas për komunitetin tim

Qëndrim Morina

Sot në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, ku përkujtohen miliona viktima të gjenocidit të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa në Kosovë, më gjerësisht në hapësirat e “Roma Versitas Kosova” u organizua një gamë e gjerë aktivitetesh, të cilat përkujtuan kujtimin e Viktimave të Holokaustit përmes promovimit të edukimit dhe luftës kundër racizmit, anti-gipsizmit dhe antisemitizmit, shkruan KultPlus.


“Roma Veristas Kosova” në tre vjetët e fundit përkujton gjenocidin e kryer ndaj hebrenjve, romëve, zezakëve, homoseksualëve, Dëshmitarëve të Jehovës dhe grupeve të tjera të njerëzve si kundërshtarët politikë që u persekutuan dhe shfarosën nën regjimin nazist dhe Aktivitet kanë përfshirë: Ekspozita e Holokaustit nga Artistja Mirjeta Qehaja, Diskutim në panel mbi antigipizmin dhe antisemitizmin, si dhe Peticion për Republikën e Kosovës për njohjen e 2 gushtit Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit si ditë zyrtare në Republikën e Kosovës.


Në këtë përkujtim prezentë ishin të gjithë partnerët nga Organizatat e të Drejtave të Njeriut, studentët, si dhe anëtarët e komunitetit.


Nga panelistët që morën fjalën ishin: Artistja Mirjeta Qehaja, Burhan Gashi, Fatlum Kryeziu dhe Bajram Ilazi.


Burhan Gashi, mes të tjerash tregoi edhe për përvojën e tij si student i historisë, si dhe për interesimin e tij në Romë si aktivist i të Drejtave të Njeriut. Ai tha se ne si shoqëri duhet të trajtohemi njësoj dhe jo në bazë të ngjyrës. Ai gjithashtu shpjegoi edhe përvojën e tij në Austri.


“Perceptimi ynë si shoqëri është shumë i dhimbshëm, sepse njerëzit shikohen në bazë të asaj se duken – në fakt ish dashtë të jetë e kundërta dhe se morali nuk duhet të jetë pjesë e historisë”, tha Gashi.


Fatlum Kryeziu, student në Universitetin e Prishtinës, në fakultetin e Sociologjisë, shpjegoi në pika të shkurtra Holokaustin në kohën kur ka ndodh dhe tash. Pra, tërheqi disa vija dalluese.


Bajram Ilazi, student i fakultetit ekonomik në kolegjin AAB tha se pasioni i tij është të punojë me komunitetin Rom, Ashkali e Egjiptian

.
“Kam shumë dëshirë me punu me Rom, Ashkali, e Egjiptian. Thënia ime e preferuar është: Shumë njerëz më akuzojnë se flas shumë, por harrojnë se flas për komunitetin tim”, tha ai.


Në fund të aktivitetit, studentët e komunitetit Rom, Ashkali e Egjiptian, recituan disa poezi para publikut shumë të interesuar dhe preken me emocionet e tyre. /KultPlus.com

Lansohet kuizi i diturisë për fëmijë, bursë deri në 50% për kurset më aktraktive të programimit, animacionit dhe robotikës

A dëshironi që fëmija juaj të testoj njohuritë e tij në fushën e teknologjisë dhe të shpërblehet me bursë për të ndjekur kurset më atraktive të programimit, animacionit dhe robotikës?

Universum Digital Academy ka lansuar kuizin online për të gjithë fëmijët që dëshirojnë të testojnë njohuritë e tyre në teknologjisë dhe të hyjnë në garë për përfitim të BURSAVE deri në 50%, për pjesëmarrje në Kurset e Universum Digital Academy.

FITO 50% BURSE, BËHU PJESË E KURSEVE MË ATRAKTIVE TË UNIVERSUM DIGITAL ACADEMY. Linku i kuizit https://bit.ly/2GrkRYK

E rëndësishme është që përfitues do jenë të gjithë pjesëmarrësit! Përqindja e bursës që do fitoni varet nga përgjigjet e sakta që do jepni poashtu ju fitoni 10 pikë bonus për çdo shok/shoqe që e referoni të jetë pjesë e kuizit.


Universum Digital Academy ofron kurse 1 vjeçare të programimit, animacionit dhe robotikes për fëmijë të moshës 6-18 vjeç.Ndërsa mësojnë, fëmijët ndërtojnë mini-lojëra, zgjidhin enigma, krijojnë projekte kodimi dhe kompletojnë misione, kreativiteti është një nga aftësitë më të rëndësishme që ata zhvillojnë.

Plotëso kuizin tani https://bit.ly/2GrkRYK
PROGRAMI I AKADEMISË MBËSHTETET NË PROJECT-BASED LEARNING (PBL)

Për më shumë informata rreth kuizit dhe kurseve nga Universum Digital Academy kontakto [email protected] apo +383 45 652 166;

(Shkrim i sponsorisuar nga Universum)

Ekspozitë për Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, hidhet dritë mbi diskriminimin që akoma ekziston mbi komunitetet

Qëndrim Morina

Sot në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, ku përkujtohen miliona viktima të gjenocidit të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa në Kosovë, më gjerësisht në hapësirat e “Roma Versitas Kosova” u organizua një gamë e gjerë aktivitetesh, me theks të veçantë Ekspozita nga Mirjeta Qehaja, shkruan KultPlus.


Ky angazhim i “Roma Versitas Kosova”, qoftë përmes diskutimeve ose përmës ekspozitës kishtë si qëllim për të kujtuar të gjitha viktimat e Përndjekjes Naziste dhe viktimat e të gjithë gjenocidit dhe ne e pranojmë se Holokausti është një fakt që na mëson se e keqja nuk fle kurrë dhe është një mësim për të gjithë ne për të luftuar të gjitha format e diskriminimit dhe persekutimeve në shoqëritë tona.


Artistja Mirjeta Qehaja tha se kjo ekspozitë është punuar në prill të vitit të kaluar, ndërsa kjo ide i ka ardhë si rezultat i disa krahasimeve duke filluar nga ajo se kush ka qenë targetgrupi i gjenocidit.


“Kjo ide më ka ardhë pasi kam zbuluar se kush ishte targetgrupi i gjenocidit, duke filluar nga: njerëzit që kishin ngjyrën e zezë, njerëzit me aftësi të kufizuar, komuniteti i LGBT dhe shumë komunitete të tjera. Janë pikërisht këto komunitete që edhe sot kanë probleme të ngjashme”.


Ajo gjithashtu tha se shoqëria jonë nuk mund të quhet e modenizuar derisa lë jashtë këto komunitete.


“Përderisa nuk ekziton paqja mas pari në zemrat tona dhe t’i pranojmë njerëzit sic janë, nuk mund të quhemi shoqëri e modernizuar”, përfundoi Qehaja.


Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fund të javës dhe të gjithë të interesuarit mund t’i shohin punimet e artistes, Mirjeta Qehaja. /KultPlus.com

Jim Carrey do të pranonte ta përsëris rolin e “The Mask”, me një kusht

Jim Carrey ka zbuluar se do të ishte i interesuar ta realizon një vazhdim të ri të filmit “The Mask” por e ka një kusht të veçantë për këtë.

Aktori i cili në vitin 1994 bëri histori me portretizimin e një bankieri të dashur dhe të turpshëm, Stanley Ipkiss, i cili me anë të një maskeje magjike shndërrohet në një gangster të plotfuqishëm ngjyrë gjelbër, ka treguar se do të ishte i gatshëm t’i rikthehej këtij personazhi të pëlqyer nga publiku mbarëbotëror, vetëm nëse filmi do të realizohej nga ndonjë regjisor vizionar dhe me krijimtari të çmendur, transmeton Koha.net.

Duke folur për rolin e tij në filmin e adaptuar nga video-loja e famshme “Sonic The Hedgehog”, Carrey po ashtu e përmendi të vetmin kusht që do ta kishte, për të pranuar ta përsëris rolin e “The Mask”.

“Në fakt kjo do të varej tërësisht nga regjisori i cili do të caktohej për ta realizuar filmin. Nuk dua ta rikthej këtë personazh, vetëm sa për t’ia bërë qejfin disa njerëzve. Por, sigurisht që do ta pranoja ofertën, nëse filmi do të realizohej nga ndonjë regjisor me vizion kreativ dhe paksa të çmendur,” citohet të ketë thënë Carrey.

Një vazhdim i filmit të famshëm ishte realizuar në vitin 2005, por pa aktorin Jim Carrey. Filmi me titull “Son of the Mask”, nuk ka shënuar suksese të pritshme në arkat filmike dhe është pritur me kritika negative nga publiku dhe kritikët në përgjithësi. / KultPlus.com

“Dashuria e vërtetë nuk e njeh thellësinë e saj deri në momentin e ndarjes”

15 mendime interesante mbi dashurinë.

“Ajo ishte e gatshme të mohonte ekzistencën e hapësirës dhe kohës, më shumë se sa ta pranonte se dashuria mund të mos jetë e përjetshme.”
– Simone de Beauvoir

“Është e lehtë të biesh në dashuri. Pjesa e vështirë është gjetja e personit që do ta shkaktonte atë.”
– Bertrand Russell

“Në dashuri, ne shpesh e dyshojmë atë që më së shumti e besojmë.”
– François de La Rochefoucauld

“Secila dashuri, sa do qiellore që mund të duket, rrënjët e saj i ka në instiktin seksual.”
– Arthur Schopenhauer

“Dashuria është emri për përpjekjen tonë për plotëni; për dëshirën tonë për të qenë komplet.”
– Plato

“Gravitacioni nuk është përgjegjës që njerëzit bien në dashuri.”
– Albert Einstein

“Oh, dashuria nuk është këtu për të na bërë të lumtur. Unë mendoj se ajo ekziston për të na treguar se sa shumë mund të durojmë.”
– Herman Hesse

“Sa më shumë që ke sukses në dashuri, aq më shumë do të bindesh në ekzistencën e Zotit dhe në pavdekshmërinë e shpirtit.”
– Fyodor Dostoevsky

“Dashuria e vërtetë nuk e njeh thellësinë e saj deri në momentin e ndarjes.”
– Kahlil Gibran

“Dashuria është një gjendje në të cilën njeriu i sheh gjërat ashtu siç ato nuk janë.”
– Friedrich Nietzsche

“Dashuria pushton çdo gjë, prandaj le ti nënshtrohemi dashurisë.”
– Virgil

“Ata që është më së vështiri për t’i dashuruar, kanë më së shumti nevojë për të.”
– Socrates

“E dini që jeni të dashuruar kur nuk mund të flini, sepse më në fund realiteti është më i bukur se sa ëndrrat e juaja.”
– Dr. Seuss

“Kur dashuroni, ju dëshironi të bëni diçka për të. Dëshironi të sakrifikoni për të. Dëshironi ti shërbeni asaj.”
– Ernest Hemingway

“Një grua e njeh fytyrën e burrit që e dashuron, ashtu siç detari e njeh detin e hapur.”
– Honore de Balzac

U mbajt forumi “Hebrenjtë në Republikën e Vlerave”

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të kujtimit të viktimave të Holokaustit, u zhvillua sot në “Universitetin Fan S. Noli” të Korçës forumi “Hebrenjtë në Republikën e Vlerave”.

Eventi, i cili ishte bashkëpunim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Universitetit “Fan S. Noli” dhe Institutit Shqiptar të Sociologjisë, u drejtua nga prof. Irena Nikaj, Presidente e Shoqatës Sociologjike Shqiptare (ALBSA).

ASH u përfaqësua nga Sekretari Shkencor i saj, akademiku Shaban Sinani. Libri i tij, “Albanians and Jews” [Shqiptarët dhe hebrenjtë; Prania dhe shpëtimi] ishte baza mbi të cilin u ideua dhe ndërtua aktiviteti.

Sinani referoi me temën: “Pranimi i hebrenjve në Shqipëri: Periudha mbretërore – 1928-1939”, duke trajtuar shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri përgjatë periudhës së Holokaustit dhe Luftës së Dytë Botërore, që prej fillimeve historike të pranisë hebraike në tokën shqiptare e deri në përfundim të luftës.

Referimi, i pasur me dokumente dhe fotografi, ndalet në periudha kyçe si politikat e Mbretit Zog për pranimin e hebrenjve dhe arsyet e kësaj, projektet ndërkombëtare të viteve ’30 si me SHBA apo Lidhjen e Kombeve, ideja e “palestinizimit” të Shqipërisë apo dhe situata në periudhën e pushtimit nazist.

Sinani e përmbylli referimin me disa sugjerime për nisma të mëtejshme, mjaft të rëndësishme për t’u ndërmarrë, siç është përfshirja në programet mësimore e temës së shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri, ndërkombëtarizimi i kësaj problematike, botimi i arkivave të Herman Bernstein (Ambasador i SHBA në Shqipëri), por dhe kryerja e studimeve pasuniversitare në këtë fushë.

Vetëm përmes trajtimit të vazhdueshëm dhe moslënies në harresë, mund të përkujtohen siç duhet viktimat e Holokaustit dhe roli i rëndësishëm që Shqipëria luajti në historinë e shek. XX. / KultPlus.com

“Djemtë e përkryer nuk ekzistojnë, por ekziston gjithmonë një djalë që është i përkryer për ty”

Fragment nga Bob Marley

“Ai nuk është i përkryer. Nuk je as ti dhe as ju të dy nuk do të jeni kurrë të përkryer. Por nëse të paktën njëherë mund të ju bëjë të qesheni, ju bënë të mendoni dy herë, dhe nëse ai e pranon se është njeri dhe bënë gabime, mbahuni pas tij dhe jepini atij sa më shumë që mundeni.

Ai nuk do të ju citoj poezi, nuk do të mendoj për ty çdo minutë, por ai do të ta jap një pjesë të tij të cilën ai e di se ti mund ta thyesh. Mos e lëndo atë, mos e ndrysho atë, dhe mos prit më shumë se sa që ai mund të jap.

Mos analizo. Qesh kur ai të bënë të lumtur, bërtit kur ai të zemëron dhe përmallohu për të kur ai nuk është me ty. Dashuro shumë kur ka dashuri, sepse djemtë e përkryer nuk ekzistojnë, por ekziston gjithmonë një djalë që është i përkryer për ty.” / KultPlus.com

Hebrenjtë e parë në viset shqiptare

Legjendat, tregimet e moçme dhe shkrimet e autorëve të lashtësisë tregojnë se Ilirët dhe Hebrenjtë të vendosur në dy brigjet e Detit Mesdhe megjithëse i ndanin më shumë se 2000 km kanë bashkëjetuar, kanë shkëmbyer mesazhe miqësie dhe kanë lënë tek njëri- tjetri gjurmë të ndërsjella, të cilat mbeten burim hulumtimi.

Nga fundi i shek. të XII para Krishtit shumë ilirë u shpërngulën nga gadishulli ilirik dhe zunë vend në Azinë e Vogël. Ndër këto fise përmenden Pelesët të cilët u vendosën në bregdetin jugor të Sirisë, nga mendohet se edhe vendi mund të ketë marrë emrin Palestinë. Përsa i takon traditës së lidhjeve të hershme të hebrenjve me ilirët është shkruar vetëm kalimthi dhe në mënyrë fragmentare. Përkundër vëmendjes së merituar që studimet shqiptare i kanë kushtuar pranisë së kulturës helene, asaj latine apo osmane, kultura hebraike ka mbetur për dekada me radhë krejt mënjanë.

Prej shkrimeve biblike-ungjillore, ka disa njohuri fillestare mbi apostujt e krishterimit të hershëm, ku përfshihet edhe apostulli Pal. Ndër të tjera aty thuhet se predikimet e para u janë prezantuar bashkësive hebraike në Perandorinë Romake, duke përfshirë edhe Illyricumin.

Informacionet e para për këtë marrëdhënie vijnë deri në ditët tona nga një legjendë e cila parë në sytë e studiuesve shërbeu si një referencë jo pak serioze. Hebrenjtë sipas saj, nuk u zhdukën. Ata u strehuan në Iliri, popullsia e së cilës i ndihmoi skllevërit, që ishin hebrenj të humbur. Të dhënat arkeologjike na mundësojnë praninë hebraike në Iliri në një periudhë prej 15 shekujsh.

Zbulimi i sinagogës së Sarandës hedh dritë mbi ekzistencën e komuniteteve hebraike në Shqipëri të paktën që në fillimet e shek. VI pas Krishtit. Po ashtu u zbuluan edhe disa rrënoja të një sinagoge të gjetur në qytetin e Elbasanit. Profesori i arkeologjisë, Myzafer Korkuti shkruan në lidhje me një mbishkrim të lashtë hebraik të zbuluar në Durrësin antik, që ruhet në Muzeun Arkeologjik të qytetit. Të dhëna për mbishkrime të lashta hebraike ka edhe për Shkodrën, Tivarin, Lezhën, të cilat janë qytete historike dhe me traditë lëvizjeje në këtë kohë. Një tjetër sinagogë e lashtë, është gjetur dhe në Kosovë, përkatësisht në Ulpianë, në afërsi të Prishtinës, por nuk ka të dhëna më shumë.

Komuniteti hebre mesjetar i Durrësit përmendet për herë të parë gjatë shek. XIII, kur bëhej fjalë për familje hebraike që merreshin me tregtinë e kripës. Të dhënat mbi këtë komunitet i përkasin më tepër sferës tregtare, ku siç dihet hebrenjtë gjithmonë kanë qenë me famë. Më vonë, me ndryshimin e rrethanave politike roli i komunitetit të hebrenjve të Durrësit, erdhi duke rënë dhe më tepër, derisa në fillimet e shek. XV ai përmendet në burimet e kohës si i paktë në numër dhe shumë i varfëruar.

Kalvari i hebrenjve i cili fillon të përshkallëzohet që nga koha e sundimit romak, është i mbushur me shpërngulje masive nga vendbanimet e tyre historike drejt vendeve të ndryshme të Perëndimit apo të Lindjes. Sulltan Murati I (1360-1389) pushton krahina të tëra të Ballkanit por këto pushtime nuk dëmtuan dhe aq komunitetin hebre që gjendej në këto territore. Sundimtarët e rinj ishin shumë tolerantë ndaj hebrenjve dhe i trajtonin ata në mënyrë të ndershme dhe shumë më mirë sesa sundimtarët ortodoksë të Perandorisë Bizantine. Ata shumë shpejt arritën të mësonin gjuhën turke duke u integruar lehtësisht në jetën shoqërore dhe ekonomike të rajonit. Bashkësitë hebraike filluan të ngrinin institucionet e tyre të arsimit duke tërhequr në to nxënës nga e gjithë perandoria por dhe nga vende të tjera si nga Hungaria, Polonia dhe Rusia. Një fazë kjo e periudhës historike sa i përket hebrenjve të rajonit e cila është konsideruar unike dhe që nuk mund të krahasohet me asnjë periudhë tjetër.

Kontingjentet e refugjatëve hebrenj që mbërritën në shtetin osman nuk ishin homogjene nga pikëpamja e përkatësisë social-kulturore. Një pjesë e rëndësishme e tyre i përkiste degës Ashkënazi, e cila vinte nga vendet e Europës Veriore dhe Qendrore si Franca, Gjermania, Hungaria etj. Një tjetër kontingjent të madh të të shpërngulurve nga Europa Perëndimore formonin hebrenjtë e degës sefarade (Sefardikë) me prejardhje nga vendet e Gadishullit Iberik (Spanjë dhe Portugali), të cilët pas vitit 1492, u vendosën në epiqendër të problemit hebraik duke krijuar qarqet antisemite të Europës.

Gjatë shekujve pasues, mendja dhe puna e tyre e ktheu Ballkanin në një prej tokave më prodhuese në Mesdheun Lindor. Hebrenjtë u morën me tregti duke gëzuar të drejta të plota dhe jetonin e visheshin sipas mënyrës së tyre pa asnjë problem. Ata mund të udhëtonin në të gjitha anët e perandorisë lehtësisht duke mos paguar asnjë taksë. Dalëngadalë hebrenjtë ia dolën të menaxhonin tregtinë osmane, ndërsa vetë këta të fundit të administronin politikisht qytetet në përgjithësi. Kjo ishte një ndarje e punës që u përshtatej të dyja palëve, prandaj gjatë shek. XVI, Perandoria Osmane lulëzoi.

Si dhe mund të kuptohet fare qartë, arsyeja kryesore e vendosjes së tyre, ishte lehtësia e lëvizjes për transportimin e mallrave me vapor duke qenë se kushtonte më lirë. Italia ishte në atë kohë vendburimi kryesor për hebrenjtë e Shqipërisë dhe të Greqisë. Në fakt, krahasuar me qytetet e tjera të Ballkanit, ato shqiptare, nuk kanë pasur një fluks të ardhurish nga komuniteti në fjalë. Mendojmë se arsyeja lidhet me terrenin e ashpër e të pazhvilluar ekonomik. Studiuesi Kostantinos Giakoumis i përmend hebrenjtë si komunitet edhe në Elbasan. Ndonëse nuk jep shumë detaje ai evidenton si datë të mbërritjes së tyre në kërthizën e Shqipërisë, vitin 1501. Prania e hebrenjve në qytet evidentohet edhe nga emri i tregut të vjetër të qytetit, i cili njihej si “Tregu i çifutëve”. Diplomati amerikan Herman Bernstein në vitin 1934 tregonte se patriku i Kishës Ortodokse Shqiptare, Visarion Xhuvani i kishte folur për një vendbanim të madh hebrenjsh shumë vite përpara në Elbasan, si dhe për një ndërtesë të madhe me Yllin e Davidit që kish qenë sinagogë dhe më vonë ishte përdorur nga osmanët si han. Ky i fundit njihej si “Hani i Shehetilës” dhe sipas tregimeve të banorëve në themelet e tij, mbi të cilat në vitin 1930 ishte ngritur pazari i Elbasanit, ishin gjetur monedha ari me shenja hebraike.

Ambasadori amerikan, më tej, shkruante se, kjo pjesë e Elbasanit ish njohur si qendër banimi e hebrenjve dhe se ortodoksët që banonin aty mbanin emra biblikë, si Abraham, Isak, Jakov, etj. Më pas sipas kujtimeve të Visarionit, ai shkruante edhe për ndihmesën e dhënë prej hebrenjve në zhvillimin e qytetërimit dhe denoncoi persekutimet kundra tyre në vendet e tjera. Ai përmend edhe disa pjesë nga testamenti i vjetër hebraik, gjë që hedh idenë se Patriku Visarion mund të ishte me prejardhje hebrenjsh që jetonin prej vitesh në Shqipëri. Më tej ambasadori amerikan Herman Bernstein shkruante se “në arkivat e qytetit të Elbasanit gjeta një dokument të vjetër të shkruar me dorë dhe mbajtur nga një turk, rreth 200 vjet përpara, i cili bënte fjalë për tregtarë të shumtë hebrenjsh që ishin përpjekur të shkelnin ligjet turke dhe ishin ndëshkuar prej tyre”. Në afërsi të fshatit Xibrakë, pranë Cërrikut të Elbasanit, në rrugën e cila të con në Belsh, ndodhet një varr me qemer guri që quhej “Varri i cifutit” e që sipas gojëdhënave kish qenë tregtar. Në muzeun e Elbasanit ndodhet një tepsi dhe një sahan bakri me Yllin e Davidit dhe mbishkrime hebraishte.

Në Durrës “metropol i Ilirikut” dëshmohet një konsistencë dhe vazhdimësi më e plotë e pranisë hebraike. Për rolin dhe rëndësinë e tij, Durrësi kishte marrë përmasat e një kozmopoli: aty gjeje banorë bujtës të huaj, sa bizantinë, aq edhe venecianë, raguzianë, gjenovezë etj. Nuk mund të mungonin edhe hebrenjtë. Për një prani domethënëse të hebrenjve në Durrës flet qartë një dokument i vitit 1417 ku përmendet për herë të parë një “Judaica Duracchi”. Me këtë emër në Venedik, “Judaica” quheshin në mesjetë lagjet e qyteteve italiane të rezervuara për hebrenjtë. Në Durrës por dhe në Vlorë e në qendrat e tjera urbane, hebrenjtë kishin statusin e bujtësit apo të banorit dhe jo atë të qytetarit që e kishin vendasit. Përgjithësisht, në Shqipëri nuk shquhen gjurmë të qëndrimeve diskriminuese e antisemite, siç ndodhte rëndom në Europën e krishterë të asaj kohe. Shqiptarët ndër dokumente kanë qenë vlerësuar në të gjitha kohërat për tolerancën e vet ndaj minoriteteve. Kjo vlen si për popullin ashtu dhe për autoritetet. Këto nuk mungonin t’i afronin përfaqësuesit e komunitetit hebraik deri edhe në detyra e poste prestigjoze. Këtu kemi padyshim një tregues të integrimit në nivelin më të lartë të hebrenjve në realitetin vendas. Integrim që ishte akoma dhe më i dukshëm në nivelet e tjera të jetës qytetare.

E njëjta gjë vijoi edhe më pas kur me dëbimin e parë zyrtar nga Mbretëria e Napolit (vitet 1510-1511), një masë e konsiderueshme hebrenjsh të shpërngulur nga territori i kësaj mbretërie, zbarkoi në mjaft pika të bregdetit shqiptar, duke u përqendruar kryesisht në qytetin e Vlorës. Të ardhurit rishtarë, ose krijuan bashkësi të reja, ose iu bashkëngjitën asaj ekzistuese duke përtërirë dhe zgjeruar radhët, tashmë të tkurrura tej mase.

Me historinë e hebrenjve të Vlorës ka qenë e lidhur ngushtë edhe ajo e bashkësisë hebraike të Beratit. Si dy qendrat kryesore urbane dhe administrative të sanxhakut të Vlorës (kanë ndërruar me njëra-tjetrën rolin e kryeqendrës së këtij sanxhaku), të dyja qytetet, përveç afërsisë gjeografike me njëri-tjetrin, kanë pasur lidhje ekonomike të veçanta midis tyre. Këto rrethana kanë përcaktuar edhe marrëdhëniet specifike midis bashkësive hebreje përkatëse. Ndryshe nga bashkësia e hebrenjve të Vlorës, e cila në pjesën e saj dërrmuese i kishte rrënjët nga vendet perëndimore (Spanjë, Portugali, Itali), hebrenjtë e Beratit ishin të ardhur nga Vlora. Bashkësia hebraike e Beratit ishte e vogël, ndaj dhe mjaftohej me një sinagogë të vetme. Praninë e tyre aty e vërtetojnë dhjetëra dokumente të kohës. Po si ndodhi kjo? Kur Vlora u sulmua nga një flotë europiane venedikase, hebrenjtë e këtij qyteti u larguan dhe shkuan në Berat për t’i shpëtuar shkatërrimit të qytetit bregdetar. Kjo çoi në rritjen e numrit të tyre në këtë qytet. Emigrantëve të ardhur nga Vlora, ashtu si dhe vendasve iu kërkua të paguanin taksa nga autoritetet turke, por të ardhurit nuk kishin me se të paguanin. Atëherë u vendos që ato të përballoheshin nga hebrenjtë e Beratit. Kjo shkaktoi pakënaqësi dhe kundërshtim nga ana e tyre. Prania e komunitetit hebraik në Berat lidhet me emrin e një figure të jashtëzakonshme, të famshmit Sabatai Zevi, prijësin e një kryengritjeje të fshehtë të hebrenjve kundër Perandorisë Osmane, e mbiquajtur mesianike (nga Messiah).

Ndonëse nga bashkëkohësit u konsiderua si mashtrues, ai ia doli të krijojë lëvizjen fetare me emrin e tij “sabatianizëm”. Sabatai Zevi ishte udhëheqësi shpirtëror i hebrenjve. Ai predikonte juadizmin në fshehtësi për shkak të përndjekjes nga Perandoria Osmane. Ai u kap nga turqit dhe u dënua me vdekje nga sulltani por kjo solli lëvizje të mëdha tronditëse duke u shpërndarë në të gjitha komunitetet hebraike që jetonin në territoret osmane. Kjo e detyroi Portën e Lartë të tërhiqte vendimin e saj dhe ta dëbonte liderin mesianik të hebrenjve në Shqipëri së bashku me familjen e tij. Ai u dënua me internim të përjetshëm. Sabatai Zevi, i detyruar, u kthye në mysliman me emrin Aziz Mehmed. Disa studiues të huaj thonë se ka qenë i internuar në Berat ku dhe ka vdekur. Të dhëna gojore tregojnë se në lagjen Vakëf ka mbetur toponimi “Te varri i cifutit” pikërisht duke iu referuar varrit të tij. Por, nga disa autorë hebrenj të cilët e kanë studiuar mirë jetën e tij, ka dalë mendimi se ai mund të jetë varrosur në Fterrë të Sarandës ose në Ulqin. Varri i tij kërkohej për t’u bërë vend pelegrinazhi për besimtarët hebrenj. Si dhe kuptohet, lëvizja e tij pati një jehonë të gjerë në të gjithë pellgun mesdhetar e deri në Holandë. Sikurse ka provuar studiuesi hebre Gershom Gerhard Scholem në studimin e tij, ‘Sabbatai Zevi-The Mystical Messiah’, ai së bashku me luftëtarët e tij gjeti mbrojtje edhe mes shqiptarëve. Ai la gjurmët e tij kudo ku shkoi në qytetet shqiptare si në Vlorë, Berat apo dhe Ulqin.

(Shkëputur nga libri i Monika Stafës “Hebrenjtë në Shqipëri”, TCH) / KultPlus.com

264 vjet nga lindja e kompozitorit, Wolfgang Amadeus Mozart

Wolfgang Amadeus Mozart u lind më 27 janar 1756. Të dhënat e pagëzimit japin emrin e tij si “Joannes Chrysostomus Wolfgangus Theophilus Mozart”. Ai në përgjithësi e quajti veten “Wolfgang Amadè Mozart” si një i rritur , por emri i tij nuk kishte shumë variante, shkruan KultPlus.com


Moxart tregoi aftësi të jashtezakonshme nga fëmijëria e tij e hershme. Ai kompozoi nga mosha pesë vjeçare dhe performoi para familjes mbretërore Evropiane. Në moshën 17 vjeçare, ai ishte angazhuar si një muzikant i gjykatës në Salzburg, por u rrit i shqetësuar dhe udhëtoi në kërkim të një pozitë më të mirë, gjithmonë kompozonte me bollëk.

Ndërsa duke vizituar Vjenën në 1781, ai u shkarkua nga posti i tij Salzburgut. Ai zgjodhi për të qëndruar në kryeqytet, ku ka arritur famë, por pak siguri financiare. Gjatë viteve të tij të fundit në Vjenë, ai i kompozoi shumë nga simfonitë e tij më të njohura, koncerte dhe opera, dhe pjesë të Requiem, e cila ishte në masë të madhe e papërfunduar në kohën e vdekjes së tij. Rrethanat e vdekjes së tij të hershme kanë qenë shumë më të mitologjizuara. Ai e la pas gruan dhe dy bijtë e Constanze.


Ai kompozoi mbi 600 vepra , shumica pranuan si kulme simfonike , koncertante , operës dhe muzikës korale . Ai është ndër më të popullarizuarit të kompozitorëve klasikë, dhe ndikimi i tij mbi të mëvonshëm muzikë artit perëndimor është i thellë; Beethoven i kompozoi veprat e tij të hershme në hijen e Mozart , dhe Joseph Haydn shkroi se ” Pasardhësit nuk do të shihnin një talent të tillë përsëri në 100 vjet”.

Ndër 19 operat me te njohura i dallojmë: ”Rrembimi nga Saraji”,”Dasma e Figaros”,”Don Zhuani”,”Keshtu bëjnë të gjitha”.


Mozart vdiq në shtëpinë e tij më, 5 dhjetor 1791./KultPlus.com

Nderohet kryetari i studios “Universal Music” në Hollywood, shoqërohet nga yjet e muzikës

Disa prej artistëve më të njohur të muzikës, që janë pjesë e studios incizuese “Universal Music”, e pushtuan bulevardin e Hollywoodit me rastin e nderimit të shefit të tyre, Lucian Grainge.

Kryetari dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë, “Universal Music Group”, u nderua me yllin e tij të shtegun e të famshmëve në Hollywood. Dhe, në mesin e artistëve që e shoqëruar atë në zbulimin e yllit të tij ishin: Justin Bieber, Shawn Mendes, Lionel Ritchie, Hailee Steinfeld, Gregory Porter, Beck, Sam Smith dhe të tjerë.

Disa prej këtyre këngëtarëve të famshëm, po ashtu e patën rastin të mbajnë nga një fjalim të shkurtër në skenë, me ç’rast që të gjithë u shprehën mirënjohës për bashkëpunimin me Graingein, dhe përkrahjen dhe dashurinë që ua ka ofruar ndër vite.

Lucian Grainge, i cili përgjatë viteve ka punuar me ikona të ndryshme të muzikës si: “ABBA”, Lady Gaga, Elton John, “Queen”, “The Rolling Stones” dhe Taylor Swift, po ashtu njihet si një prej burrave më të fuqishëm në industrinë e muzikës. / KultPlus.com

Ceremonia Grammy nën hijen e vdekjes së Bryantit

Basketbollisti që vdiq të dielën, Kobe Bryant është kujtuar në ndarjen e çmimeve Grammy nga Boys 2 Men.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve është udhëhequr nga Alicia Keys.

Ajo tha që të gjithë të pranishmit janë të mërzitur nga tragjedia në të cilën përveç Bryantit, vdiq edhe vajza e tij 13 vjeçare dhe 7 persona të tjerë.

E me çmime vëmendjen më të madhe e ka marrë 18 vjeçarja, Billie Eilish e cila mori shumicën e çmimeve me këngë nga albumi When We all Fall Asleep, Where do we go?.. ku mori çmimin për album, këngë dhe çmimin e artistes më të re.

Kënga Higher nga Dj Khaled ka fituar çmimin e këngës më të mirë rap derisa albumi më i mirë në këtë kategori është IGOR nga Tyler the Creator.

Bashkëpunimi më i mirë duo është vlerësuar Old town road nga Lil Nas X dhe Billy Ray Cyrus.

Vajzat shqiptare shkëlqyen me dukjen e tyre në “Grammy 2020” (FOTO)

Mbrëmë u mbajt ceremonia e ndarjes së shpërblimeve “Grammy” dhe si rëndom, vëmendje të madhe rrëmbyen yjet e muzikës me parakalimin e tyre mbi qilim të kuq.

Në mesin e shumë të famshmëve që e hijeshuan këtë ceremoni, lëvdata për paraqitjen e tyre morën edhe kantautoret me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Njomza.

Lipa e cila në ceremoni parakaloi e shoqëruar nga i dashuri i saj, Anwar Hadid, dukej si një engjëll i vërtetë me një fustan të bardhë sateni të disenjatores Vera Wang, derisa komente të shumtë pozitive, këngëtarja kosovaro-britanike, morri për modelin e flokëve dhe grimin e saj me shumë stil.

Rexha kishte veshur një kostum të zi të kombinuar në mënyrë të përkryer me një bluzë të brendshme në formë të rrjetës, dhe duke e ofruar kështu një dukje elegante dhe të mprehtë. Rexha po ashtu e prezantoi një shpërblim gjatë mbrëmjes, krahas yllit të muzikës Shania Twain.

Në anën tjetër Njomza, kishte zgjedhur që të përshtatej me qilimin e kësaj ceremonie, duke e veshur një fustan tejet tërheqës ngjyrë të kuqe, të kombinuar me një palë sandale me rripa. / KultPlus.com

Mes emocioneve, u përmbyll nata finale me leximin e dhjetë eseve në ‘Pen for Culture’

Aktivitetet e mirëfillta me gjeneratat e reja konsiderohen të pakta në vendin tonë, por organizata joqeveritare “ProPlus”, me mbështetje të Ambasadës Amerikanë në Kosovë, kanë bërë një hap të rëndësishëm në këtë aspekt. Punëtoria “Pen For Culture” që për qëllim kishte fuqizimin, paqen, socializimin dhe punën ekipore nëpërmjet artit, po del të jetë një projekt me ndikim të madhe tek të rinjtë. Përveç kreativitetit të tyre, përmes kësaj punëtorie ata kanë arritur të nxisin mendimin kritik gjë që do të ju shpërbejë në shumë dimensione të jetës në të ardhmen, shkruan KultPlus.

Në këtë fazë të dytë të projektit, “Pen For Culture” mblodhi dhjetë të rinj të moshës nga 13 deri në 18 vjeç të cilët kishin talent në të shkruar, ese.

Punëtoria u mbajt për tre ditë radhazi në Resortin “Ujëvara e Drinit” në Radac, në një ambient të mrekullueshëm ku të rinjtë e kishin në ‘’ndihmë’’ edhe natyrën për të nxjerrë më të mirën nga vetja.

Nën mbikëqyrjen e profesoreshën universitare, Vjosa Sadriu – Hamiti, secili kishte përzgjedhur një temë që duhej trajtuar me patjetër e këto tema ata erdhën mbrëmë t’i shpalosin para familjarëve e publikut që po i priste në KultPlus Caffe Gallery.

Ndonëse ende të rinj, emocionet padyshim që ishin prezente te ta. Por shpejt ato i mbyten për të marrë guximin që të dalin para publikut e të shprehin përmes fjalës së shkruar: emocionet, shqetësimit e kërkesat e tyre që nuk janë të pakta në këtë moshë komplekse për njeriun.

Nën moderimin e Arbër Selmanit, nisi kjo mbrëmje e cila shpalosi shumë emocione. Selmani që në hapje dha një pasqyrë rreth këtij projekti e tutje ftoi organizatoren e këtij projekti, Ardianë Pajazitin për një fjalë rasti.

Pajaziti, përshëndeti të gjithë të pranishmit, me theks të veçantë të rinjtë sfidues, që sipas saj janë me fat që janë trajnuar në këtë zhanër nga një doktor shkence, siç është Vjosa Sadriu – Hamiti.

“Në gjithë këtë trajnim padyshim një rol të madh ka pasur edhe profesoresha Vjosa Sadriu – Hamiti, e cila ka mësuar të rinjtë për formën e të shkruarit një ese, qasjen kritike, si dhe transmetimin e emocioneve nga të rinjtë”.

Ndërsa profesoresha Vjosa Sadriu Hamiti tha se është shumë e lumtur që ka pasur rastin të mësojë nxënës kaq të talentuar të cilët vijnë nga komuna të ndryshme si dhe falënderoi KultPlus-in për mundësinë dhe respektin. Ajo gjithashtu u shpreh se këta nxënës tashmë e kanë një bazë se si duhet t’i qasen një eseu.

Teksa fjalë nga më të mirat u thanë për këta të rijnë, aty vetëm sa po rritej doza e përgjegjësisë dhe emocionet e daljes para publikut. Këtë emocion, e para e theu pjesëmarrësja Lume Selmani e cila fillimisht para të pranishmëve u shpreh jashtëzakonisht falënderuese për këtë mundësi që i është dhënë, duke potencuar që kjo ka qenë një punëtori ku përveç që kanë marrë mësime, kanë krijuar shoqëri e tani po provojnë të shpalosin emocionet, kërkesat e shqetësimet e tyre edhe para publikut.

Nën tingujt e kitarës së Endrit Rexhepit, esetë e pjesëmarrësve: Lumnije Selmani, Rigona Sefa, Lorik Spahiu, Getoar Gashi, Edit Cena, Zyhrije Salihu, Dritë Shala, Albina Osmani, Arlinda Hajdaraj dhe Flora Halimit, derdhën plot emocion.

Adoleshenca, familja, varfëria, pabarazia gjinore, ngrohja globale, pozita e gruas në shoqëri e minoritetet, ishin vetëm disa nga temat që u shpalosën në këtë mbrëmje.

E të rinjtë mbetën me shpresë që kanë arritur të shpalosin shqetësimet e moshës së tyre kritike, ndërsa prindërit e pranishëm u njoftuan me një botë tjetër të fëmijëve e ndoshta edhe mësuan shumëçka nga ta.

Pas leximit të të gjitha eseve, moderatori Selmani falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen, të rinjve suksese dhe njoftoi se KultPlus nuk do të ndalet me angazhime të tjera në të mirë dhe për kulturën e artin.

Në fund, nën tingujt e muzikës së artistit Endrit Rexhepi, të rinjtë u argëtuan me muzikë e vallëzim, duke u shoqëruar me pije e ushqim. /KultPlus.com

“Honeyland” nga Maqedonia e Veriut fitoi çmimin “ASC” në kategorinë “Dokumentari më i mirë”

Edhe një sukses i radhës për filmin nga Maqedonia e Veriut, “Honeyland”.

Filmi i nominuar për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj”, kësaj radhe është shpërblyer në ceremoninë “American Society of Cinematographers”, me çmimin “Dokumentari më i mirë”. Kjo është hera e parë që Shoqata Amerikane e Kineastëve e ndanë këtë shpërblim, derisa ka për qëllim ta nderojë kinematografinë e jashtëzakonshme në një filmi jo fiktiv. Regjisori i filmit “Joker”, Todd Phillips, ishte ai i cili ia ndau shpërblimin dyshes, Fejmi Daut dhe Samir Ljuma, për punën e mrekullueshme në filmin “Honeyland”. transmeton Koha Ditore.

“Jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e kësaj ngjarjeje. Kjo është hera e parë që Maqedonia e Veriut është pjesë e një ceremonie të këtillë shpërblyese,” ka thënë Daut me të dalë në skenë për ta pranuar çmimin.

Ky ishte nominimi dhe çmimi i parë “ASC” i fituar për dy kineastët maqedonas, derisa për punën e tyre në “Honeyland”, Daut dhe Ljuma, e kishin fituar edhe çmimin “Cinematography Award”, në edicionin e vitit të kaluar të festivalit të filmit “Sundance”.

Pritet të shihet nëse projekti filmik nga Maqedonia e Veriut, “Honeyland” do të triumfojë edhe në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve akademike, të cilat ndahen më 9 shkurt në Los Angeles./KultPlus.com

Përmirësohen mundësitë për të vizituar kalanë e Beratit

Në kalanë e lashtë mbi kodër të banuar edhe sot rrugët dhe rrugicat presin mijëra vizitorë në të gjitha stinët e vitit.

Berati, qyteti unik në listën e pasurive të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, i ngritur buzë lumit Osum, rreth 2400 vjet më parë, është një nga destinacionet turistike kryesore në vend.

Gurgdhendësit e Beratit kanë skalitur rrugë e rrugica të kalasë që shëmbëllejnë me sixhadetë dekorative të punuara me dorë..

Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se me rritjen e fluksit të grupeve turistike ka lindur nevoja e përmirësimit të gjeometrisë së rrugës “Muzak Topia”, punimet për rikonstruksionin e së cilës kanë filluar.

Sipas FSHZH-së, punimet do të përqendrohen në zgjerimin e rrugës për të përballuar trafikun e vizitorëve që frekuentojnë Kalanë e Beratit.

“Ndërhyrjet e projektit konsistojnë në zgjerimin e trupit të rrugës ku përfshihen edhe trotuarët me shtrim me pllaka guri, për ndriçimin e rrugës; punime për kanalizimet e ujërave të bardha, për rikonstruksionin e sheshit të lapidarit me kalldrëm, për krijimin e hapësirës së parkimit për automjetet/autobusat e turistëve, si dhe punime për gjelbërimin e të gjithë segmentit”, – thekson FSHZH.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shprehet se një sërë ndërhyrjesh të reja po fillojnë “të marrin jetë”, në Shqipëri nga veriu në jug.

Projekte të cilat kanë qëllim primar të jenë në shërbim të komunitetit dhe të mbulojnë një sërë drejtimesh kryesore në vend si: infrastrukturë, turizëm, ekonomi lokale dhe kombëtare, partnership, zhvillim urban dhe përfitime sociale.

Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet-muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.

Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë: Kështjella, ose kalaja, siç quhet nga beratasit, është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440 m, me 24 kulla e me dy porta. /KultPlus.com

Kobe Bryant fitoi edhe ‘Oscar’ për filmin rreth jetës së tij dhe basketbollit

Vdekja e legjendës amerikane të basketbollit, Kobe Bryant, ka shokuar gjithë botën, shkruan KultPlus.

Rrjetet sociale janë mbushur me reagime të njerëzve që kanë kujtuar basketbollistin i cili njihet si ndër më të mirët në histori.

Yje të shumta të sportit në botë kanë shprehur po ashtu në rrjete sociale mërzinë për vdekjen e Bryantit, i cili vdiq në një aksident me helikopter në Kaliforni.

Karriera e tij ishte e mbushur me suksese. Një djalë që bëri histori e të cilën e la pas vetëm në moshën 41 vjeçare.

Bryant që kaloi 20 vjet karrierë në NBA dhe fitoi pesë tituj kampioni, do të mbahet mend për shumëçka në basketboll.

Por, jashtë historisë së suksesit të tij në sport, Bryan do të kujtohet edhe si skenarist i filmit të shkurtër të animuar ‘Dear Basketball’ më të cilin ka fituar çmimin ‘Oscar’ në vitin 2017. Kjo njëherit ishte hera e parë që një sportist profesional del fitues i çmimit ‘Oscar’.

“Dear Basketball” është një film i shkurtër i animuar amerikan i vitit 2017, ky film për skenarist dhe narrator kishte Kobe Bryant, ndërsa ishte drejtuar dhe animuar nga Glen Keane, me muzikë nga John Williams. Filmi bazohet në një letër që Kobe Bryant i shkruajti Tribune The Players më 29 nëntor 2015 duke njoftuar pensionimin e tij nga basketbolli.

Kujtojmë që pos Bryantit, në aksidentin me helikopter vdiqën edhe persona të tjerë, përfshirë edhe të bijën e Bryantit. / KultPlus.com

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Holokaustit

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, ku përkujtohen miliona viktima të gjenocidit të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rreth gjashtë milionë hebre u vranë, në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e tyre.

Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, datë e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau në vitin 1945.

Një rol të rëndësishëm për të shpëtuar hebrenjtë, e kanë luajtur shqiptarët, të cilët në familjet e tyre kanë strehuar shumë hebre që kishin ikur nga vendet tjera apo jetonin në Kosovë dhe Shqipëri, transmeton lajmi.net.

Për nder të kësaj dite, sot në Prishtinë dhe Prizren do të ketë aktivitete të ndryshme, ku do të marrin pjesë edhe krerët e institucioneve shtetërore./KultPlus.com

Billie Eilish, fituesja e madhe e shpërblimeve “Grammy 2020”

Këngëtarja tinejxhere, Billie Eilish, i ka fituar të gjitha shpërblimet kryesore “Grammy”, në ceremoninë e cila zuri vend mbrëmë në Los Angeles.

Ylli 18-vjeçar i muzikës që ishte nominuar në më së shumti kategori, arriti të triumfojë në katër sosh, “Albumi më i mirë i vitit” për albumin debutues të incizuar në studio “When We All Fall Asleep, Where Do We Go”, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Incizimi më i mirë i vitit” për këngën “Bad Guy” dhe “Artistja më e mirë e re”. Këtë të fundit, në skenë ia ndau këngëtarja kosovaro-britanike, Dua Lipa, e cila vitin e kaluar kishte triumfuar në të njëjtën kategori. Para të pranishmëve në sallë, Lipa tha: “Ka aq shumë producente, artiste, kantautore dhe inxhiniere të jashtëzakonshme. Dhe nëse merreni me këtë biznes dhe jeni duke kërkuar punëtorë në këto lami, atëherë ju lutem t’i merrni në konsideratë këto gra të mahnitshme dhe tejet të talentuara, sepse të gjitha ne e meritojmë një ulëse në secilën tavolinë,” tha këngëtarja para se ta shpallte Billie Elishin fituese të çmimit “Artistja më e mirë e re”.

Eilish, e cila rrëmbeu vëmendje edhe me pamjen e saj ku dominonte ngjyra e gjelbër e ndezur, dukej tejet e emocionuar me ta pranuar shpërblimin e parë “Grammy”.

“Edhe shumë këngë të tjera e meritojnë këtë shpërblim. Shumë faleminderit, ky është çmimi im i parë “Grammy”. Asnjëherë në jetë nuk e kisha menduar se kjo gjë mund të ndodhte, ngase jam rritur duke i parë këta artist duke u nderuar në këtë ceremoni,” tha Eilish me të dal në skenë për ta pranuar çmimin “Kënga më e mirë e vitit”.

Një tjetër fituese e madhe e ceremonisë “Grammy”, ishte edhe Lizzo. Këngëtarja u shpërblye në gjithsej 3 kategori të mbrëmjes, përfshirë këtu çmimet, “Performanca më e mirë pop” për hitin e saj “Truth Hurts”, “Performanca më e mirë tradicionale R&B” për këngën “Jerome” dhe “Albumi më i mirë urban” për albumin “Cuz I Love You”.

Reperi homoseksual i cili kultivon muzikë country, Lil Nas X, i fitoi dy shpërblime “Grammy” për bashkëpunimin e tij të suksesshëm me Billy Ray Cyrus, “Old Town Road”.

Në kategorinë “Albumi më i mirë rep” sivjet triumfoi reperi, Tyler the Creator, me albumin e tij të titulluar “IGOR”. Çmimi “Bashkëpunimi më i mirë rep” iu nda artistëve DJ Khaled, Nipsey Hussle dhe John Legend, për këngën “Higher”, ndërsa “Kënga më e mirë rep” u shpall kënga e yjeve 21 Savage dhe J. Cole, “A Lot”.

Çmimi “Albumi më i mirë country” shkoi për artisten Tanya Tucker”, e cila u nderua për albumin e saj të fundit “While I’m Livin”.

Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve “Grammy” u hap me një dedikim kushtuar yllit tashmë të ndjerë të basketbollit, Kobe Bryant, i cili vdiq në një aksident me helikopter në mëngjesin e së dielës.//KultPlus.com

Sonte në TKK premierë shfaqja e filmit dokumentar “Përqafimi i fatit”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe AS Film, për nder të Ditës Përkujtimore të Holokaustit, do të organizojnë shfaqjen e filmit dokumentar “Përqafimi i fatit”, me regji të Jakov Sedlar, përcjellë KultPlus.

Premiera do të shfaqet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, sonte në ora 19:00. / KultPlus.com

Ditari i pazbuluar për 75 vjet zbardh historinë e të mbijetuarës së Holokaustit

Sheindi Miller-Ehrenwald jeton në Izrael. Nuk ishte gjithmonë kështu. Në pranverën e vitit 1944, atëherë 14-vjeçare, u dërgua nga nazistët në kampin e përqendrimit Auschvitz -Birkenau. U ngarkua me punë të vështira. Familja iu vra. Vajza shkroi ato që i përjetoi në ditar, duke rrezikuar jetën e saj.

”Jam në gjendje vetëm sot, që t’ia them botës historinë time”, thotë 90-vjeçarja. “Së shpejti do të vdes dhe nuk dua që njerëzit që u vranë atje të harrohen”. Sot, 75-vjet pas çlirimit të Auschvitzit-Birkenau, Sheindi Miller-Ehrenwald është një nga të mbijetuarit e fundit të Holokaustit. Dëshmitë e saj në 54 faqe, ku ajo shpalos për tmerret që kanë përjetuar ajo dhe familja e saj, do të publikohen tek tani.

Fati tragjik i familjes së saj – dhe i qindra mijëra hebrenjve të tjerë – erdhi pas pushtimit të Hungarisë nga forcat gjermane naziste më 19 mars 1944; qyteti i vogël Galanta, ku jetoi Ehrenwalds (dhe që tani i përket Sllovakisë) u pushtua gjithashtu.

Si pasojë, hebrenjtë u persekutuan, nuk gëzonin asnjë të drejtë, jetuan në geto dhe u internuan në kampet vdekjeprurëse naziste.

Për shembull, Miller-Ehrenwald në ditën e dëbimit të saj në qershor të vitit 1944: shkruan: “Ne po i paketojmë gjërat. Të gjithë kanë diçka në duart e tyre. Nxitoni, nxitoni. Gjithçka duhet të dalë nga banesa … Dera përplaset dhe mbyllet. Unë dëgjoj çelësat në bravë … Një copë e zemrës sime është thyer”.

Galanta, një qytet me 4 mijë banorë afër kufirit austriak, kishte një komunitet me rreth 1 mijë e 200 hebrenj, në mesin e tyre edhe familja e Sheindi Miller-Ehrenwald. Qyteti i vogël deri në fund të Luftës së Parë Botërore i përkiste Austro-Hungarisë, e nga viti 1920 Çekosllovakisë dhe prej 1938-s sërish Hungarisë, dhe familja e saj fliste hungarisht, gjermanisht dhe sllovakisht.

Babai i saj, Leopold (54 vjeç në kohën e dëbimit) kishte një dyqan verërash; nëna e saj, Cecilia, asokohe 50 vjeçe, e ndihmonte në biznes. Sheindi Miller-Ehrenwald ishte fëmija i dytë më i vogël. Motrat e saj Jitti (20) dhe Dori (12), si dhe vëllezërit e saj Rüvi (25) dhe Beri (17), po ashtu jetonin në shtëpinë e familjes. Dy vëllezërit më të mëdhenj po luftonin në frontin lindor.

Vendosur në vagonin për bagëti, familja u transportua në Auschvitz- Birkenau. Përmes procesit të përzgjedhjes naziste, gjyshërit, prindërit e saj dhe disa nga motrat e saj u dërguan në dhomat e gazit.

Sheindi Miller-Ehrenwald u detyrua që të punonte në një fabrikë armësh në Silesia të poshtme. Gjatë gjithë kohës, ajo mbante me vete faqet e ditarit të saj – vetëm copa letre të bëra duq.

Në fabrikën e armëve “Karl Diehl” në Peterwaldau afër Breslau, fleta të hedhura shënimesh përdori për të krijuar ditarin e saj. Arriti të mbante të fshehura shënimet e saj derisa u lirua në maj të vitit 1945.

Sheindi, motra e saj Jitti dhe vëllai i saj Jezeziel ishin të mbijetuarit e vetëm të familjes së tyre.

Ekspozita që zbuloi për herë të parë dëshmitë personale të Sheindi Ehrenwald për persekutimin, dëbimin dhe asgjësimin e hebrenjve hungarezë prej 23 janarit zë vend në Muzeun Historik të Gjermanisë në Berlin. Me titullin “Deported to Auschwitz – Sheindi Ehrenwald’s Notes” (E deportuar në Auschwitz – Shënimet e Sheindi Ehrenwaldit) e organizuar në bashkëpunim me botuesin “Axel Springer”, do të mbetet si pjesë e ekspozitës së përhershme. /DW/ /KultPlus.com

Sheqerie Buqaj dhe Xhevdet Doda, aktorët më të mirë në Festivalin “Talia e Flakës 2020”

Në Teatrin e Qytetit të Gjilanit u përmbyll Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës”, që mbahet në kuadër të manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2020”, nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ndërsa juria vlerësuese në përbërje: Agim Selimi, regjisor, Visar Krusha dramaturg dhe Ekrem Sopi regjisor, i kanë vlerësuar prurjet e këtij edicioni dhe kanë ndarë çmimet e parapara për këtë Festival.


Në mesin e shumë çmimeve, u ndanë edhe për aktorin dhe aktoren më të mirë.

Çmimi “Aktorja më e mirë e Festivalit”, i takoi aktores Sheqerie Buqaj, për rolin në shfaqjen “Shkamat”, ndërkaq Çmimi “Aktori më i mirë i Festivalit”, i takoi aktorit Xhevdet Doda, për rolin në shfaqjen “Shkamat’, shkruan KultPlus.com


Kujtojmë se Çmimin “Shfaqja më e mirë e Festivalit” e mori shfaqja “a.y.l.a.n” e Teatrit të Gjilanit. /KultPlus.com

“a.y.l.a.n”, shfaqja më e mirë e Festivalit “Talia e Flakës 2020”

Shfaqja “a.y.l.a.n” që përfaqësoi nikoqirin, Teatrin e Qytetit të Gjilanit, përmbylli Festivalin e Dramës Shqipe “Talia e Flakës”,  që mbahet në kuadër të manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2020”, nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ndërsa juria vlerësuese në përbërje: Agim Selimi, regjisor, Visar Krusha dramaturg dhe Ekrem Sopi regjisor, i kanë vlerësuar prurjet e këtij edicioni dhe kanë ndarë çmimet e parapara për këtë Festival, shkruan mediafokus.

Kështu, ”Drama më e mirë origjinale e Festivalit”, u vlerësua, ajo e Fadil Hysaj, shfaqja “Shkamat”.

Çmimin “Shfaqja më e mirë e Festivalit” ishte shfaqja “a.y.l.a.n” e Teatrit të Gjilanit.

“Regjia më e mirë e Festivalit”, ishte çmimi që iu nda regjisores Blerta Rrustemi – Neziraj për shfaqjen “a.y.l.a.n”.

Çmimi “Aktorja më e mirë e Festivalit”, i takoi aktores Sheqerie Buqaj, për rolin në shfaqjen “Shkamat”.

Çmimi “Aktori më i mirë i Festivalit”, i takoi aktorit Xhevdet Doda, për rolin në shfaqjen “Shkamat’

Ndërsa, Erson Zymberi, drejtor i Teatrit të Gjilanit bëri të ditur edhe për disa çmim speciale që do t’i ndajnë e që i bëjnë nderë Teatrit, angazhimi i të cilëve ka bërë që të kemi këtë interesim të madh për teatrin.

Kështu, çmimi Post Mortum  iu nda aktorit dhe regjisorit Nuhi Matoshi.

Çmimi tjetër iu dedikua aktorit Muharrem Sylejmani, njëri ndër meritorët që Teatri ka këtë të arritur .

Po ashtu, u ndan edhe dy mirënjohje: edhe atë për Burhan Sylejmanin dhe Behajdin Hoxha.

Përndryshe, Deniza Limani, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport  dhe kryesuese e Bordit të këtij manifestimi , në përmbyllje të Festivalit “Talia e Flakës”,  përshëndeti të pranishmit në emër të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hazirit, duke u shprehur e lumtur që pjesëmarrja dhe interesimi për të përcjellë këtë manifestim ishte i madh. Ajo veçoi veçmas interesimin e të rinjve me çka  garantohet  e ardhmja e këtij festivali, përkatësisht e këtij manifestimi.

Përndryshe, kur jemi te shfaqja e natës së fundit  “a.y.l.a.n”, që doli të jetë edhe shfaqja më e mirë e festivalit, mund të themi se pamja e vogëlushit sirian Aylan Kurdi, i shtrirë në bregdetin turk pasi ishte mbytur në Detin Mesdhe, në vitin 2015,  duket të ketë inspiruar edhe autorin Jeton Nezirajn dhe regjisoren Blerta Rrustemi-Neziraj., që përmes  aktorëve të Teatrit të Qytetit të Gjilanit, sollën  për publikun e mrekullueshëm që ka Gjilani, shfaqjen “a.y.l.a.n.”, shfaqje kjo që në mënyrë ironike shpërfaq dramën aktuale të refugjatëve në Evropë dhe përpjekjen e paskrupullt të shumë njerëzve për të përfituar nga tragjedia e tyre.

Dhe, përderisa në shumicën e vendeve evropiane, ndjenjat anti-refugjatë janë në rritje, ndërkohë që empatia për dramën dhe vuajtjen e tyre ka filluar të zbehet, shfaqja ‘a.y.l.a.n.’ na konfronton me domosdoshmërinë për të parë dramën e tjetrit në vetveten tonë.

Kjo shfaqje, prodhim i Teatrit të Gjilanit,  me autor Jeton Neziraj e me regji të Blerta Neziraj, u luajt nga: Aurita Agushi, Ernest Zymberi, Kushtrim Qerimi, Tringa Hasani, Gani Rrahmani dhe Alban Shahiqi.

Përndryshe,  aktivitetet e manifestimit “Flaka e Janarit 2020”, do të vazhdojnë më 28 janar kur mbahet Festivali i këngës për fëmijë “Xixat e Flakës” në sallën e teatrit të qytetit.

Ndërkaq, në ditën e fundit, më 31 janar, zhvillohen dy aktivitete – Ora e madhe letrare “Pena e  Flakës”, ku shpallen edhe rezultatet e konkursit letrar në prozë dhe poezi si dhe Festivali i këngës popullore “Fest Flaka”. /KultPlus.com

Për refugjatët e shpëtuar nga Pablo Neruda

Në janarin e 1939-s, pas një lufte shkatërrimtare civile që zgjati rreth tre vjet e gjysmë, Francisco Franco mposhti Ushtrinë Republikane të Spanjës në Barcelonë, duke vënë një diktaturë që do të zgjaste për gati një gjysmë shekulli dhe do të zhvendoste qindra mijëra ushtarë, aktivistë dhe përkrahës republikanë.

Shumica u arratisën në anën tjetër të Pirinejeve, për të gjetur strehim në Francë. Duke menduar se i kishin shpëtuar më të keqes, ata do ta gjenin veten prapa telave gjemborë, nëpër kampe përqendrimi si “Argeles-sur-Mer”, “gati të vdekur nga i ftohti dhe uria”.

Ndonëse bota në përgjithësi nuk do t’ua vinte veshin të zhvendosurve të Spanjës, njëjtë siç kishte vepruar edhe me vetë luftën, diplomati dhe poeti kilian, Pablo Neruda, do të lobonte për t’i shpëtuar mbi 2000 refugjatë, sa i zinte një anije transportuese nëntëtonëshe e quajtur “Winnipeg”.

Ky akt humanist i Nerudës ta ndërmend Oskar Schindlerin dhe është temë e rrëfimit të novelës së 17-të të Isabel Allendes, “A Long Petal of the Sea”. Allende, siç mësojmë prej shënimit të saj në fillim të librit, kishte dëgjuar për “anijen e shpresës” së Nerudës gjatë fëmijërisë, duke iu gdhendur në kujtesë para më shumë se katërdhjetë vjetësh. /Koha Ditore//KultPlus.com

Për suksesin dhe dështimin

Një nga paragjykimet tona bazike si qenie njerëzore është tendenca për të marrë merita për suksesin tonë si funksionim i arritjeve personale dhe t’ia atribuojmë dështimet, faktorëve apo rrethanave të jashtme.

Përktheu: Jonida Balla

Privilegji është çështje problematike, veçanërisht sepse i bënë të besojnë  të privilegjuarit se avantazhet e tyre në jetë, janë tërësisht të fituara me forcat e tyre dhe disavantzhet e atyre më me pak fat si të merituara, kur në realitet ngjarjet aktuale dhe kulturore të fuqishme, mund të na bartin në asnjërin drejtim të bazuar në forcën kulturore, politike dhe ekonomike tërësisht të jashtme për karakterin tonë. Aftësinë dhe vlerat personale. Megjithatë kur të gjitha kushtet tona të jashtme distancohen, qofshin ato të rastësishme apo të mjera, kush jemi ne brenda personalitetit tonë më të thellë? Çfarë e tërheq gjeometrinë e unit “Unë”?

Kjo është ajo çfarë Sylvia Plath (27.10.1932 – 11.02.1963), adreson në pasazhin karakteristik dhe prekës, “The Unabridged Journals of Sylvia Plath”. Vepra e cila na prezanton poeten e çmueshme në gjetjen e një force hyjnore jorelogjioze, në kremtimin e harlisur të kureshtjes dhe mendimet e saj për jetën, vdekjen, shpresën dhe lumturinë.

Në këtë vepër/ditar, në hyrje të tij, vjeshtën e vitit 1950, 18 vjeçarja Plath e trajton vullnetin e lirë, verbërinë e privilegjit dhe çfarë na bënë ne këta që jemi. Ajo shkruan:

“Çfarë di unë për pikëllimin? Asnjë njeri që e dua nuk ka vdekur apo është torturuar. Asnjëherë nuk më ka munguar ushqimi apo një vend për të fjetur. Kam pasur fatin të jem e talentuar me pesë shqisat dhe me një pamje të jashtme atraktive.  Kështu që mund të filozofoj nga ulësja ime e vogël dhe e rehatshme. Dhe po shkoj të bëhem pjesë e një prej kolegjeve më të mira të Amerikës; Jam duke jetuar me vajzat më të shquara amerikane. Për çfarë duhet të ankohem? E vetmja meritë që mund t’a shtoj vete është se jam me bursë dhe këtë  e kam fituar në bazë të angazhimit tim gjatë viteve të Gjimnazit, në të kundërtën nuk do të isha këtu ku jam sot. Por kur flasim rreth kësaj çështje, sa prej tërë kësaj ishte vullnet i lirë? Sa prej kësaj ishte kapaciteti për të menduar se edhe këto i kam nga prindërit e mi, ndikimi I tyre tek unë për të studiuar dhe për tu kompletuar në nivelin akademik, nevoja për të gjetur një alternativë për botën sociale të djemve dhe vajzave, të cilën e kish atë ndaluar ta pranoja? Dhe a nuk vjen dëshira për të shkruar nga tendenca introverte, që kishte filluar qëkur isha e vogël, e krijuar derisa isha në botën e përrallave të Mary Poppins dhe Winnie the Pooh? A nuk është kjo që më ka distancuar nga shokët/ shoqet  e klasës? Fakti që i kisha të gjitha notat A dhe isha “ndryshe” nga pjesa tjetër e klasës. Si, nuk jam aq e sigurt, por “ndryshe” ashtu sikur kafsha me prekjen e duarve të njeriut, që i kthehet kopesë. E tërë kjo mund të jetë një mënyrë subtile e distancimit egoist të vetvetes nga kopeja e zakonshme.”

Një vit më herët, Plath i kishte shkruar letër nënës së saj:”Dua të jem e lirë- e lirë të njoh njerëz dhe jetën e tyre- e lirë të zhvendosem në pjesë të ndryshme të botës, që të mësoj se ekzistojnë morale dhe standard të tjera përveç këtyre që posedoj.” Me këtë kuriozitet empatik dhe vetëdijesim akut për manifestime të kulturave të ndryshme, ajo I rikthehet pyetjes së vullnetit të lirë , në ditarin e saj:

“ Sa për vullnetin e lirë, ekziston një çarje e ngushtë që njeriu të mund të futet aty. Nëse unë do të kisha lindura nga prindër italianë, në një nga ato shpellat në ndonjë kodër, do të isha prostitutë që në moshën 12 vjeçare sepse më duhej të mbijetoja (pse?) dhe ky do të ishte opsioni i vetëm. Nëse o të kisha lindur në një familje pasanikësh njujorkeze, do të kisha organizuar ndeja të mëdha e të zhurmshme, me kontakte e njohje të shumta. Si mund ta di? Nuk e di; vetëm mund të hamendësoj. Por unë jam “unë” tani; dhe kështu janë miliona të tjerë në botë.”

“The Unabridged Journals of Sylvia Plath” është një vepër e papërsëritshme, një kryevepër e filozofisë në mënyrën e saj të vrazhdë dhe të prozës në mënyrën më të rafinuar./KultPlus.com

NPG P1679; Sylvia Plath