Mbrëmja e së premtes ishte e veçantë për publikun dhe për të gjithë artistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Në çelje të sezonit, TKOB u paraqit para publikut me shfaqjen e veprave të kompozitorëve më të mirë shqiptarënë ballkonin përballë sheshit “Skënderbej”.
Që në konceptimin e këtij eventi parashikohej që pjesëmarrja e publikut të ishte e lartë pasi pas një kohe relativisht të gjatë shkëputjeje, institucioni rikthente artistët në skenë për të gjithë spektatorët dhe artdashësit.
Për këtë mbrëmje të veçantë u përzgjodhën si repertor emrat më të njohur të muzikës klasike shqiptare ndër vite.
Gjithashtu u përzgjodhën edhe emrat më të njohur të teatrit të Operas, të cilët interpretuann këto vepra si tenori Denis Skura, tenor Armando Likaj, soprano Shpresa Beka, soprano Ramona Tullumani, soprano Eva Golemi, soprano Renisa Lacka, tenor Armando Likaj, insrumentiste Ingrid Pulizo dhe emra të tjerë të njohur të skenës së teatrit.
Përveç vokalistëve solistë të teatrit, ishin pjesë e koncertit edhe pianistët bashkë me kuartetin e harqeve.
Artistët përjetuan emocione të veçanta në këtë mbrëmje dhe të njëjtën gjë arritën të përcillnin tek spektatorët të cilët të gjithë së bashku kaluan një mbrëmje të bukur.
Koncerti rezultoi një formë e jashtëzakonshme dhe se nëse do të jetë e nevojshme për të qenë afër publikut, artistët do të vazhdojnë të organizojnë edhe koncerte të tjera të këtyre përmasave. /atsh/ KultPlus.com
Lufta mes harresës e kujtesës, përpjekjet inidvuale përballë turmës kolektive bashkë me këndvështrimet e shkrimtarit Liridon Mulaj erdhën mbrëmë në KultPlus Caffe Gallery, përgjatë kohës sa romani i tij ‘’Mos harro të më kujtosh’’ u promovua përpara artdashësve kosovarë, shkruan KultPlus.
Të pranishmit zunë vendet e tyre ngadalë dhe përballë tyre ndodhej një shkrimtar i cili tanimë kishte dëshmuar suksesin e tij në botën e letrave shqipe. Të gjithë u bënë gati që të dëgjojnë fjalët e Mulajt, teksa në fakt foli libri i tij më i ri. Për shkrimtarin i cili vlerësonte se pati fatin të kishte lexues të shumtë, ‘’Mos harro të më kujtosh’’ u bë libri i tij i tretë.
Viti 2017 do të ishte hera e parë kur ai pati guximin t’i dal publikut me një libër të botuar, duke i dhënë emrin ‘’I pakuptuari’’ frymëzimeve të tij poetike. Siç ndodh rëndom me shkrimtarët të cilin nisin hapat e parë në letërsi në vargje, shumë shpejt ai gjeti kurajon të thellohet edhe në rreshtat e prozës. Një vit më vonë, Liridonin filluan ta njohin si prozatorin e ri me librin e tij të dytë të titulluar ‘’Kërkohet një vrasës’’.
Në nëntorin e vitit 2017, Mulaj kishte kapur lapsin për librin e tij të tretë, të cilin e përfundoi në mars të këtij viti dhe filloi me promovime në qytete të ndryshme, duke bërë që libri me të vërtetë të arrijë në dorën e lexuesit. Romanit, i cili është botuar nga shtëpia botuese ‘’Onufri’’, stacioni i parë iu bë kryeqyteti pa lum. Në Festivalin ‘’Fiction Fest’’ Mulaj do t’i lexonte publikut kosovar disa rreshta nga ‘’Mos harro të më kujtosh’’.
Mirëpo, promovimet nisën nga Tirana. Oborri i Galerisë së Arteve do t’i takonte për të parën herë lexuesit e tij për ‘’Mos harro të më kujtosh’’, për të vazhduar edhe me publikun shkodran. Ndërkaq mbrëmë ky roman prej 10 pjesësh la aromën e tij edhe në KultPlus Caffe Gallery.
‘’Letërsia ka gjetë gjithmonë vrimat dhe opsionet për t’i dal përballë dhe per ta ndyshuar çdo situatë’’, u bënë fjalët e para të Mulajt, teksa promovonte librin e tij në kohë pandemie.
Shkrimeve të tij që tanimë kanë zënë vend nëpër raftet e lexuesve të shumtë ai ia dhuronte emrin ‘’letërsia ime e vogël’’, ndërkaq përpjekja për përmirësim ekzistonte edhe tek ai, duke bërë që çdo shkrim të mëparshëm ta shihte si ‘’më të dobët’’, në krahasim me sukseset e së sotmes dhe pritshmëritë e së ardhmes.
‘’Shkrimtari rritet dhe atë që ka lënë pas nuk do më ta sheh. Në qenien tonë vepra është një njollë e biografisë sonë’’, u shpreh Liridon Mulaj.
Miqtë përveç që kishin qenë mbështetësit e tij, ata kishin qenë edhe insistuesit për të kaluar nga poezia në prozë. Pikërisht një mike e afërt e tij, e kishte mundësuar këtë kalim, duke ia mundësuar që ai sot ta ketë ‘’ishullin e letërsisë’’.
‘’Deri më tani kam arritur ta krijoj ishullin tim, ishullin e letërsisë Liridoni me të cilin është kurorëzuar me romanin e fundit dhe me shpresë të madhe do të vazhdoj gjithë jetën’’, theksoj autori Mulaj.
Duke e ditur që përballja e parë e lexuesit te një libër është titulli, Mulaj kishte vendosur t’i vendoste diçka shumë simbolike veprës së tij të tretë. ‘’Mos harro të më kujtosh’’ vjen si një shprehje artistike në mes kujtesës e harresës, si dy shtigje krejtësisht të kundërta por, që përfarojnë tejet shumë mes vete. Madje kujtesa individuale dhe harresa universale janë ato që nuk bëjnë pa njëra tjetrën sipas autorit.
‘’Kujtesa individuale është kur ne harrojmë dikë dhe duke harruar ne praktikisht e kemi vrarë. Gjithmonë një harresë e kushtëzuar e pason një kujtesë të shëmtuar’’, nisi shpjegimin e emërtimit të librit të tij.
Mirëpo përpjekja e njeriut për ta harruar dikë, gjithmonë përfundon me një kujtesë momentale, e që e bën individin të mos ndjehet mirë për këtë.
‘’Një person që ti e harron me dashje do e kujtosh me një lloj ndjenje të hidhur. Kjo është kujtesa individuale të cilën e kemi aplikuar të kundërtën e saj, harresën universale’’, thekson Mulaj.
Pikërisht harresa universale e cila lind nga individi dhe e përfshinë gjithë shoqërinë, për Mulajn mbetet pasqyrë e realiteteve historike.
‘’Harresa universale apo ajo kolektive ka lindur luftëra. Komunizimi ishte një pasqyrë e nazismit. Të gjitha pushtetet, sistemet kishin një përfundim dhe degëzim si vrasjet, shkatërrimet, sistemet totalitare autoritare’’, shpjegoj Liridoni.
Madje për të historia ka gjetur rilindje pikërisht për shkak të harresës universale. Për këtë ai morri shembull edhe Kosovën, duke thënë se ende i ka të hapura plagët e luftës. Në anën tjetër përballë harresës e kujtesës për të mbetet empatia, e cila shumë shpesh mungon sot përbrenda llojit njerëzor.
‘’Empatia dhe dhembshuria janë një thirrje për të ndjerë atë që dikush e përjeton dhe në një moment ta vumë veten në vendin e tij. Ky fenomen ose veçori i mungon realitetit tonë në Shqipëri. Te ne mungon empatia, qasja për të menduar dhe tentuar të ndjejë si ai, jemi kthyer në ishuj, në njerëz që nuk kemi dhembshuri, nuk duam të dijmë për tjetrin dhe përherë tentojmë të harrojmë’’, vlerësonte autori i ‘’Mos harro të më kujtosh’’.
Mulaj romanin e tij e kishte dedikim ndaj brezit të tij në Shqipëri, të cilët i vlerëson që janë në një pozicion ‘’mes dy zjarresh’’, për të kaluarën komuniste dhe përpjekjet demokratike.
‘’Brezi jonë është mes dy brezave, të komunizimit të cilët ishin të vuajtur dhe brezit të ardhshëm që nuk kanë asgjë në mungesë nga bashkëmoshatarët e Evropës’’, nis Mulaj të flas për arsyen e dedikimit.
Për kohanikët e tij ai vlerëson se u detyruan ‘’të ngrënë një qorbë që vet s’e kanë përzier’’ duke aluduar te përjetimi i pasojave që ata nuk ishin shkaktarë.
‘’Ne i morrëm komplekset e brezit të shkruar dhe i shtuam pasigurinë e brezit tonë e mbetëm në mes. Ne jemi brez i paqartë që ka marrë trajtën e një demokracie të brishtë e të pa formë, jemi ne që nuk mundëm të shkojmë dot drejt aspiratave tona’’, shprehet Liridoni.
Teksa e bënte promovimin e romanit të tij përpara gjeneratave të ndryshme të Kosovës, ai ndjeu nevojën e shprehjes së dallimit mes brezave të dy vendeve shqiptare nëpër histori. Në Kosovë fatkeqësia kishte ardhur nga pushtuesi, në Shqipëri fatkeqsinë e kishte shkaktuar dikush nga ta.
‘’Realiteti këtu me realitetin te ne kanë qenë të ndryshme, këtu jo për fajin tuaj, atje për fajin tonë. Këtu keni vuajtur nga një pushtues i huaj, ne kemi vuajtur nga vetvetja’’, sqaronte Mulaj.
Rrugëtimin drejt ‘’Mos harro të më kujtosh’’, Mulaj planifikon ta promovoj edhe më gjerë. Madje, ai sukseset individuale i sheh edhe si shans që të ndërroj pikëpamjet për vendin e tij.
‘’Synimi i çdo shkrimtarit është të kalojmë kufinjtë, të ndërkombëtarizohemi, të universalizohemi, për të treguar një copë nga vendi i vet dhe për të thënë nuk është Shqipëria dhe Kosova që ju e njihni. Nuk janë këta përfaqësuesit e vendit, ka edhe të tjerë’’, shprehet ambiciosi i letërsisë.
Mulaj kishte fatin të niste mbarë rrugëtimin e letërsisë dhe pavarësisht vështirësive të haste në lexues të shumtë, të cilët ia ndjenë fjalën e shkruar. Mirëpo, ai ka një mesazh për të gjithë ata që bota tenton t’i shtyp, në mënyrë që të mos e nisin shkrimin.
‘’Thirrja që kam bërë gjithmonë është të shkruajnë sepse letërsia nga dallim prej shkencave të tjera është diçka që nuk trashëgohet. Shkrimtar mund të bëhet kushdo dhe nuk varet nga pozita ekonomike e shtetit të vet’’, shpjegon Mulaj
Shembull për këtë e merr Kadarenë, i cili arriti të jetë përkrah emrave të mëdhenj të letërsisë dhe ta bëj Shqipërinë të njohur përmes tij. Për fund, ai pati edhe një porosi tjetër për shkrimtarët e rinj.
‘’Edhe nëse nuk arrin të dalësh në elitë, në një piedestal, duhet të shkruash sepse vetëm në këtë mënyrë ti mundesh të çlirohesh nga brengat dhe ankthet’’, u shpreh autori i tri veprave.
Në fund audienca që e dëgjoi Mulajn me plotë dëshirë dhe vëmendje pati rastin ta pyesin drejtpërdrejtë për frymëzimet, personazhet dhe gjithë ecurinë që ai tanimë ka në letërsi.
Mbrëmja organizohet me mbështetje të Drejtorise për Kulturë nga Komuna e Prishtinës/ KultPlus.com
Fëmija më pyet A do te vije baba dimri sivjet? I përgjigjem “Jo, nuk do të vjen”. Dhe mendoj “as verë s’do të pijmë në shesh” Kohë e çoroditur! Tepër herët e marrim vesh se nuk ekziston baba dimiri e tepër vonë se na duan e se na kanë dashur Dhezi një cigare pas dashurisë dhe dal në dritare. Paskan ikur lypsat e vegjël Kanë flejt E mu nuk më merr gjumi Fqiu i bie trumpetës në ballkon Si ulurinë e ujkut më duket Ndoshta është himni i hënës së kaltër? Diku ndëgjohet një telefon paska ende telefona të filmave bardh e zi? Kafja jonë ka fikur dritat. Përreth asgjë. Kthehem ndër jorgan “Flej, edhe kjo do të kalojë “ më murmurit në vesh. / KultPlus.com
Sahabettin Ozçelik ka ndoshta koleksionin më të madh të celularëve që ju keni parë ndonjëherë.
Duke filluar si riparues dy dekada më parë, ai ka grumbulluar një koleksion prej mbi 1.000 telefonash, transmeton KultPlus.
Ozçelik jeton në Van, një provincë lindore e Turqisë dhe vazhdon të mbledhë telefona edhe kur i riparon.
Koleksioni i tij dikur ishte edhe më i madh, por hajdutët hynë në shtëpinë e tij dhe vodhën 700 prej tyre dy vjet më parë.
Me gjithë këtë, ai ka arritur të mbushë një dhomë me objekte teknologjike.
“Kam filluar ta bëj këtë punë për shkak të interesit tim për celularët. Një ditë, vendosa të kem një koleksion, duke menduar se shpejt do të vjetëroheshin. Të gjithë telefonat në koleksionin tim ende punojnë, por ata nuk prodhohen më”, ka thënë ai.
Koleksioni i tij përbëhet nga telefonat që ai ka blerë dhe ata që janë hedhur nga pronarët e tyre të mëparshëm.
“Të gjitha janë modele të rralla dhe shumë të vlefshme. Disa blerës donin të blinin disa, por unë nuk ua shita”. / KultPlus.com
Pas protestës së gastronomeve para lokaleve të tyre është arrestuar kryetari i kësaj Shoqate, Petrit Kllokoqi.
Kllokoqi është dërguar në stacionin policor, transmeton KultPlus. Ai ka thënë se nuk kanë kërkuar leje për mbajtjen e protestës së sotme duke thënë se pjesëmarrësit kanë protestuar para bizneseve të tyre.
Kllokoqi ka shtuar se policinë e kanë lajmëruar për protestën që pritet të mbahet të hënën.
Pas përfundimit të protestës Kllokoqi ka paralajmëruar protestë masive të hënën.
“Nuk e shohim të arsyeshme që t’i mbyllim bizneset e t’i lëmë kufijtë hapur. Çdo problem që po na sjellin masat ku shteti nuk ishte në gjendje të ulet dhe t’u ofrojë bizneseve por vetëm t’u marrë. Me këtë protestë paralajmëruam protestën masive të së hënës. Nëse deri sot kemi paguar tatim kërkojmë prej shtetit që atë tatim të na kthejë. Presim një pako të veçantë”, ka thënë Kllokoqi. / KultPlus.com
Federata e Sporteve të Ujit të Kosovës është asociacion i pavarur sportiv, OJQ , e cila bashkon të gjithë notarët, trajnerët, gjyqtarët, veprimtarët, drejtuesit e sporteve të ujit si dhe dashamirët e këtyre sporteve në Kosovë nëpërmjet klubeve, ku kjo federatë është anëtare e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Ky lloj i sportit është i zhvilluar edhe nw Kosovw, me gjithsej 20 klube dhe rreth 500 notues. Këto klube funksionojnë në: Malishevë, Prishtinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Prizren, Orllan, Gjilan, Pejë, Gjakovë dhe Ferizaj.
Astrit Haliti, sekretar i përgjithshëm nga Federata e Sporteve të Ujit të Kosovës, ka treguar për KultPlus se sporti i notit daton në Kosovë nga viti 1951, dhe është zhvilluar gjatë periudhës së para luftës në kushte kryesisht të verës , për shkak të mungesës së pishinave të mbyllura, për tu ndërprerë në vitin 1991, nga masat e dhunshme të asaj kohe, ndërkohë si i pavarur është rithemeluar nga viti 1997.
“Nga periudha e themelimit si i pavarur e në veçanti pas luftë,s sportet e ujit kanë pësuar ndryshime, si në organizime ashtu edhe në pjesëmarrje në masovitet sa i përket zhvillimit të masovitetit, janë vitet e fundit nga viti 2012 e këndej që ka filluar të zhvillohet më hovshëm, ndërsa sa i përket rezultateve kemi një ndryshim të madh pozitiv por që ende është larg nga dëshirat dhe rezultatet e nivelit evropian dhe botëror. Ndërtimi i disa pishinave të mbyllura private si dhe atyre të hapura ka bërë që sportet e ujit të kenë një zhvillim më të mirë, por se çmimet të cilat paguajnë sportistët dhe klubet janë shumë të larta, si p.sh. 1 orë stërvitje paguhet rreth 2.5€ që është shumë e lartë duke u bazuar edhe në kushtet ekonomike të familjeve tona nëse një sportist dëshiron të merret intenzivisht me sportin e notit, atëherë duhet të paguaj në muaj, nëse ushtron 30 seanca do të kushtonin rreth 75€ pa i shtuar këtu edhe pagesën e rrugës apo transportit deri në pishinë pasi që nuk ka pishina në qytet. Mos te flasim për sportistët që stërviten 2 orë në ditë, sepse ka një kosto shumë të lartë!”, ka thënë Haliti, i cili më tutje tregon se Federata ka rreth 20 klube që funksionojnë në qytete të ndryshme, dhe që numri më i madh i tyre është i koncentruar në Prishtinë.
“Tani në procedura të regjistrimit janë edhe 3 klube të reja, një nga qyteti i Pejës, një nga qyteti i Istogut dhe një nga qyteti i Skenderajt, gjendja e Klubeve sigurisht nuk është më e mira e mundshme, por se dashamirët e mëdhenj të notit, punëtoret e notit, trajnerët dhe prindërit e sportistëve janë ata që po i mbajnë dhe i ndihmojnë klubet që të funksionojnë, ndoshta jo me numër shume të madh të sportistëve por të kënaqshëm”, duke shtuar poashtu se interesimi është i madh, kryesisht i moshave të reja të fëmijëve, por nuk mungojnë edhe persona që vijnë në formë rekreacioni të bëjnë not.
Haliti për KultPlus gjithashtu tregon se sa i përket garave, ato zhvillohen në bazë të kalendarit të garave që hartohet çdo vit nga Federata, ku përfshihen deri në 30 aktivitete të ndryshme, si gara vendore ashtu edhe ndërkombëtare, por klubet zakonisht marrin pjesë edhe në mitingje të ndryshme e që në shumicën e viteve kalon edhe 40 aktivitete.
“Sigurisht, sikurse edhe në çdo sferë të jetës pandemia ka ndikuar negativisht edhe në sportin e notit, por se klubet kanë filluar të punojnë pas lirimit të masave nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë këtë vit, Federata ka organizuar 2 kampe dhe 5 aktivitete garuese dhe ka qenë pjesëmarrëse edhe në disa mitingje të notit jashtë Kosove, planifikohet edhe organizimi i disa aktiviteteve tjera nëse na lejon kushtet deri në fund të vitit” ka thënë ai.
Haliti ka thënë se Federata ka një memorandum të bashkëpunimit me MKRS, në bazë të rregullores së kategorizimit të porteve që e bën Komiteti Olimpik dhe sigurisht ka një mbështetje të kënaqshme nga MKRS.
“Klubet kryesisht mbështeten nga komunat, por këtë vit janë mbështetur edhe nga Federata. Problemi më i madh i notit është infrastruktura, ndërtimi i pishinave në komuna aktivizon edhe komunat ku sot nuk kemi not, andaj apeli jonë është te ndërtohen pishina dhe të mësojmë të notojmë” shtoi ai për KultPlus.
Rita Zeqiri, notare e K.Step Prishtina, e cila prej moshës 9 vjeçare ka që merret me sportit notit, por para se të merrej me këtë sport, ajo ka qenë pjesë e klubeve të ndryshme të sporteve si : basket, karate, tenis etj. Për KultPlus ajo ka thënë se në përgjithësi ka shikuar sport, dhe që është marrë me shumë sporte në të njëjtën kohë, duke vazhduar me tutje se është dalluar gjithmonë si tip energjik dhe sportiv.
“Në not kam përfunduar krejt rastësisht, kur në vitin 2005 në pishinën e atëhershme e cila ishte afër vendit të punës së prindërve kanë zhvilluar aktivitetin klubet sportive, e ku talentin tim dhe e zbulojnë trajnerët e atëhershëm, dhe më ftojnë për stërvitje. Pas 3-4 muajsh ushtrime isha pjesë e Kampionatit të Kosovës e cila ishte gara e parë për mua dhe u stolisa me medaljen e artë, edhe prej atij momentit kam vazhduar me u marrë me këtë sport për 12 vite”.
Zeqiri më tutje tregon se në vitet 2005/06 kur ka filluar me u marrë me këtë sport, noti ka qenë një sport i panjohur në Kosovë pa pishina , pa shumë trajnera dhe më shumë pak klube që kanë zhvilluar aktivitetin.
“Noti në Kosovë fillon zhvillimin e saj tek kur filluan garat e para ndërkombëtare, rreth vitit 2009 -2010, e pastaj me hapjen e klubit të notit STEP, me sukseset e para në arenën ndërkombëtare dhe me hapjen e pishinës së klubit . Noti po shndërrohet në një sport masiv me sukseseve të mëdha në arenën ndërkombëtare, por ende kemi ngecje të mëdha të zhvillimit të këtij sporti jashtë qytetit të Prishtinës e cila është si rezultat i mungesës së kushteve , kapaciteteve njerëzore e keqmenagjimeve që ndodhin çdo ditë në sportin tonë e në shumë sporte tjera”.
Olimpiada është ngjarja më e madhe sportive në botë, është epilogu i çdo karriere sportive, dhe ëndrra më e madhe që mund të ketë një sportist, tha Zeqiri për KultPlus, e cila më tutje tregon se e veçanta e pjesëmarrjes së saj në Olimpiadë, ndërlidhet ngushtë me rëndësinë që ka pasur kjo ngjarje për Kosovën, si në aspektin sportiv ashtu edhe politik e diplomatik, duke marr parasysh që për herë të parë shteti i Kosovës parakalon me sportistët e vetë në një ngjarje që shikohet nga mbi 2 miliard njerëz.
“Normalisht rrugëtimi im ka pasur shumë suksese dhe sfida tjera të cilat është dashur me i kalu para se me mbërri në olimpiadë dhe për të cilat duhet folur gjatë dhe nuk mundem t’i veçoj për nga rëndësia edhe për nga suksesi që kam arritur, sepse për të arrit deri tek lojërat olimpike, është një cikël 4 vjeçar i ndjekjes së garave kualifikuese dhe të cilat kanë lënë shenjë shumë të madhe në karrierën time përpos Lojërave Olimpike”.
Zeqiri ka thënë gjithmonë që mungesa dhe pengesa më e madhe në Kosovë është sistemi tepër i dobët sportiv, keqmenaxhimi nëpër federata e klube, dhe mungesa e kapaciteteve njerëzore që punojnë me talente.
“Përndryshe theksi tek kushtet si pishinat e palestrat përcjellëse vjen krejt në fund për nga rëndësia, sepse ne mundemi me pas pishina në çdo qytet, por prape një sportist elitar në Kosovë do të ndeshet me probleme tjera gjatë rrugëtimit të tij dhe jo me pasjen ose mos pasjen e një pishine për të ushtruar” , e cila me tutje tregon se sa i përket mbështetjes, disa gjëra gjatë viteve në përgjithësi kanë shënuar progres, por progres shumë të ngadalshëm.
“Në krahasim me vendet në rajon Kosova qëndron ende larg në disa pika sa i përket mbështetjes së notareve. Në raport me klubin më të suksesshëm në histori të notit të Kosovës, me sportistët më të suksesshëm dhe me klubin më masiv në vend, qasja e institucioneve ka qenë diskriminuese , jo mbështetëse dhe kemi histori të gjatë të “luftës” dhe mospajtimeve me institucionet sportive, kryesisht që kanë të bëjnë me përkrahjen e sportistëve elitar të klubit dhe Kosovës” tha ajo për KultPlus.
Zeqiri thotë se për momentin është duke e jetuar ëndrrën qe e ka pasur kur ka qenë notuese aktive.
“Definitivisht noti në Prishtinë është aktivitet që prindërit po zgjedhin për fëmijët e tyre, dhe fëmijët po kanë një ambient që i plotëson kërkesat e tyre, si për zhvillim sportiv, ashtu edhe rekreativ. Për momentin jam tepër e lumtur që po e shoh notin si një ndër sportet që po merr më së shumti hov, dhe pjesëmarrja e të rinjve në këtë aktivitet po rritet çdo ditë e me shumë” shtoi ajo.
Ajo thotë se të gjitha garat e mëdha janë anuluar për këtë vit, për shkak të situatës. “Me motrën Edën e kemi pasur vetëm një garë në Sofie të Bullgarisë, e cila është garë kualifikuese për lojërat olimpike, tashmë të shtyra për vitin 2021, dhe 2 gara tjera i kemi pasur në Shkup me grupmoshat e reja, përndryshe deri vitin tjetër të gjitha garat janë anuluar, por fokusi dhe energjia mbetët tek lojërat olimpike dhe rrugëtimi i Edës drejt Tokyos”.
Zeqiri tregon për KultPlus se marrja me sportin e notit është jashtëzakonisht e rëndësishme për shëndetin, jo vetëm fizik por edhe mental, për situatën në të cilën po e kalon e gjithë bota, të merremi sa më shumë me aktivitet fizik, jo vetëm me not. “Për benefitet e notit ka folur shkenca dhe ata të cilët e kanë provuar, padyshim të gjithë e kanë vërtetuar që është sport i pazëvendësueshëm dhe i pakrahasueshëm për nga numri i benefiteve që ka për trupin dhe mendjen. Me mësimin e disa lëvizjeve elementare dhe bazike me not mund të merren fëmijët prej moshës 3 vjeçare deri te moshat e shtyra” shtoi ajo për KultPlus.
Valon Gashi, i cili është arsimtar i edukatës fizike në American School of Kosova, tregon se notin e jep si lëndë, dhe arsyeja se pse ka zgjedhur ta jep notin si lëndë është sepse ai është marrë me not që nga fëmijëria, kurse nga ana profesionale ka nisur që nga viti 2015.
“Unë kam qenë gjithmonë adhurues i sportit, jam marrë me zhytje në ujë në klubin e zhytjes Prishtina. Një ndër lëndët që kam mësuar në universitet ka qenë dhe noti, ku jam aftësuar edhe profesionalisht dhe nga dëshira e madhe e nxënësve të shkollës për ta mësuar notin, kam filluar me kurset jashtë orarit mësimor”. I cili më tutje tregon se mësimi i notit nuk është i vështirë kur ekziston dëshira për ta mësuar këtë sport, dhe se puna e tij është më e lehtë për t’ua mësuar për shkak të entuziazmit që ata kanë.
“Lodhja, stresi e të tilla gjëra largohen, kur shoh nxënësit që përmirësohen sa i përket mësimit të notit, si nga ana shëndetësore ashtu edhe nga ana profesionale”.
Gashi poashtu thotë se nëse një person vendos të merret me një aktivitet sportiv, atëherë rekomandimi i tij është noti, për arsye që e fut trupin në funksion të përgjithshëm, (muskuj të jashtëm, mushkëritë, rregullimi i frymëmarrjes, dhe relaksimi që uji e jep në përgjithësi) .
Kurse sa i përket zhvillimit të notit si sport në Kosovë, Gashi tregon se noti si not, 10 vitet e fundit ka ngritje shumë të madhe në aspektin profesional, ku në shumë klube numri i nxënësve apo studentëve të cilët dëshirojnë të aftësohen profesionalisht, është shumë i madh.
“Nuk ka vende mjaftueshëm për mësimin e notit për arsye se nuk ka investime, por sa i përket shkollës ku un jap mësim, aktivitetin e notit e mbajmë në qendrën sportive Step Center , për arsye te kushteve të cilat ajo qendër i ofron” tha ai për KultPlus. E gjithashtu duke shtuar se mbështetjen më të madhe e marrin nga shkolla amerikane ku ai punon, nga prindërit për besimin e punës që ai e bën, dhe nga klubi “Step Center” për zhvillimin e orës së notit./ Linda Krasniqi/ KultPlus.com
Një ndër fotografët më të famshëm amerikanë, Steve McCurry, kishte realizuar një fotografi të bërë në Kosovë.
Fotografia është shumë e rrallë dhe diçka si kjo nuk kemi parë shpesh në vendin tonë.
Në atë fotografi janë disa krushq, por përshtypje bën flamuri i cili ishte “zyrtari” i shqiptarëve në Jugosllavi – me një yll.
Foto është realizuar në vitin 1989.
“Një person valëvit flamurin e minoritetit shqiptar të Kosovës rrugës për në dasmë. Kosovë, ish-Jugosllavi, 1989”, thuhet në përshkrimin e fotos./ KultPlus.com
Më 7 nëntor të vitit 1913, lindi njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenj të Francës, Albert Kamy.
Sot, KultPlus ju sjell disa nga thëniet më të njohura të Kamysë.
Një shtyp i lirë, natyrisht, mund të jetë i mirë ose i keq, por, në mënyrën më të sigurtë, pa liri shtypi nuk do të jetë gjë tjetër veçse i keq.
Një ndërgjegje fajtore ka nevojë të rrëfehet. Një vepër arti është një rrëfesë.
Një njeri pa etikë është një bishë e humbur në këtë botë.
Ah, miku im, për këdo që është i vetmuar, pa Zot dhe pa mësues, pesha e ditëve është e lemerishme.
Medet, pas njëfarë moshë, çdo njeri është përgjegjës për fytyrën e tij.
Të gjitha bëmat e mëdha dhe mendimet e mëdha kanë një fillim qesharak. Veprat e mëdha shpesh kanë lindur në një qoshe rruge apo në derën rrotulluese të një restoranti.
Të gjitha revolucionet moderne kanë përfunduar në një përforcim të pushtetit të Shtetit.
Intelektuali është dikush mendja e të cilit vështron veten e saj.
Kur bëhet 30 vjeç njeriu duhet ta njohë veten si në pëllëmbë të dorës, të dijë saktësisht të gjitha të metat dhe kualitetet, ta dijë sa larg ai mund të shkojë, të parathotë dështimet e tij – të jetë ai që është. Dhe, mbi të gjitha, t’i pranojë këto gjëra.
Janë të bekuara zemrat që mund të lakohen; ato nuk do të thyhen kurrë.
E çfarë është lumturia përveçse një harmoni e thjeshtë midis një njeriu dhe jetës që ai bën?
Rregulli është që qeveria nuk ka ndërgjegje. Nganjëherë ka një politikë, por asgjë më shumë.
Sharmi është një mënyrë për të marrë përgjigjen po kërkuar një pyetje të qartë.
Mos ju beso miqve kur ata të kërkojnë të jesh i ndershëm me ata. E gjitha ç’duan ata është të mbajnë mendimin e mirë që ata kanë për veten e tyre.
Mos prit gjyqin e fundit – ai ndodh çdo ditë.
Mos ec pas meje; nuk jam prijës. Mos ec para meje ; nuk mund të të ndjek. Ec përkrah meje dhe ji miku im.
Çdo akt rebelimi shpreh nostalgjinë për pafajësinë dhe një thirrje ndaj thelbit të qenies.
Çdo njeri ka nevojë për skllevër si për ajër të pastër. Të sundosh do të thotë të marrësh frymë, apo jo? Madje edh më të paprivilegjuarit duan të marrin frymë. Ata të shkallës më të ulët kanë skllevër gratë ose fëmijët e tyre.
Çdo revolucionar përfundon në shtypës ose në heretik.
Liria nuk është gjë tjetër veçse një shans për të qenë më mirë.
Ai që dëshpërohet nga gjendja njerëzore është burracak, por ai që shpreson për të është budalla.
Si mund të jetë çiltërsia një kusht për miqësi? Shijimi i së vërtetës me çdo kusht është një pasion që nuk shpenzon asgjë.
Sa e rëndë, sa e hidhur është të bëhesh njeri!
Unë di vetëm një detyrë, ajo është të dashuroj.
Në mes të dimrit e kuptova më në fund se brenda meje ishte një verë që nuk çrrënjoset.
Integriteti nuk ka nevojë për ligje.
Është normale të japësh pak nga jeta jote, në mënyrë që të mos e humbësh krejtësisht.
Njeriu është një ide, dhe është një ide e vogël e çmuar sapo ia kthen shpinën dashurisë. Njeriu është krijesa e vetme që nuk pranon të jetë çfarë është. / KultPlus.com
Mirush Kabashi është një aktor shqiptar i cili numëron rreth 100 role në teatër dhe filma. Mirush Kabashi tek publiku mbahet mend veçmas për interpretimet artistike të poezive të ndryshme.
Me interpretimet e tij disa poezive shqipe, ai ka dëshmuar potencialin e rrallë të një interpretuesi. Shumë poezi janë gjetur, rilexuar pikërisht si pasojë e interpretimit të aktorit Mirush Kabashi. Tonaliteti e përjetimi i tij në secilën strofë arrin të krijoi një komunikim tejet të afërt me publikun.
Sot KultPlus ju sjellë interpretimin e aktorit Kabashi derisa reciton poezinë“Ah moj demokraci”. Kjo poezi është shkruar nga autori Pano Taçi.
E ç`t`iu them për demokracinë? E gjeta apo më gjeti, me gurin e Sizifit mbi shpinë? Tek bëj të çaj dallgët e jetës me vështirësi, se që kohë na u ngritën këmbët dhe na u bënë kokë, mi krodhën e bukës na ranë dhëmbët, m`be më sot, m`be me xhepat trokë, shpresat duke i bërë abort.
Se larg e më larg e merr arratinë, me rrasën e qivurit qepur mbi shpinë një pjesë e trurit, e pjesa tjetër që mbeti,ëhë,bën gjumin letargjik, ofin pas e vjetër, prandaj edhe unë nuk e di, nëse t`kam pritur apo më ke pritur moj demokraci?!
E në derë të shoshoqit kush i ka trokitur i pari nga ne të dy? Po më duket si unë dhe si ti, jemi t`papërgatitur që të bëjmë dashuri.
Dhe sa jam përpjekur, o ZOT sa kam ëndërruar, se më vjen pa ofiqe dhe pa lëngata.
Jam shkapitur me mund gjatë, tempullin tënd për ta arritur, me një pëllumb në duar, a thua unë jam shumë i shpejtuar, apo mos ti vallë je e vonuar?
Se shpresova që qielli do m`hapej i kaltër, e shohë plotë me re gri, shpresova se s`do përulem më i përlotur m`i vatër, jam po përsëri me krye në hi, e kur shikoj që për varr mu bë deti, e ëndrrat mu rrudhën, ah, moj demokraci…
M`duket se përtej njëri-tjetrit të dy kemi humbur udhën, se ndërruan kohët, por nuk ndrruan politikanët, që të zbardhën në gropën e gëlqeres kollutumba ranë, sorrat, minjtë e ujqërit e na u bënë pëllumba, e votën për ta me gaz e jep mileti, ndërsa ne t`përndjekurit, të torturuarit me proka, tani u lëpijm vrerin të zgjedhurve tanë, që tjerrin nëpër seanca kuvendi profka, e ne pranojmë t`iu rritet rroga, pa çka se ata besimin na e pshurrën.
Hallall ia bëjmë veturën, hallall dhe cereberin, nga pas si rojë, hallall dhe milionerin, hallall dhe kredinë për banesën luksoze, dhe për sekretaren lozonjare që po nuk e puthe bëhet nervoze.
Hallall dhe pashaportën diplomatike, për vete dhe për gruan Azike, dhe muajin e marmalatës, pushimeve jashtë shtetit, n`kampet ekzotike t`Afrikës, Amerikës, Europës e përtej urës Gallatës.
Hallall edhe seancat e grushtit, kur shanë e rrihet politikani me fjalë rrugësh, e ku për një plesht digjet jorgani.
Hallall deputeti, dy herë hallall mileti, që i pëlqen ta shalojnë mbi kurriz si gomarë, hallall që ha bar, po se me një durim pa emër, dhe shpresën që vdes e fundit në zemër, deri kur, deri kur o tru i bekuar?
O ti mendjenur, ti e unë në gjumë deri kur?
Po për dhimbjet tona mban kush zi, apo gjaku është bërë ujë e ngrirë?
Të flas ty moj demokraci, se në t`pëlqen të të përdhunojnë, atëherë qenke veç një lavire, dita që pritkemi qenka larg, me plagë dje, me plagë sot e nesër po përsëri me plagë?
O vendi im, o Shqipëria ime.
Po ç`mu bëre kështu sa zemra në gji po më plas?
E kërkoj njeriun edhe njerëzit me shpirt t`iu flas, e flas me një dru, flas me dru, flas me dru… / KultPlus.com
Ti thue se jam e bukur Imazh që t’bie n’sy çka me t’thanë ty?… Unë me fol s’di As me mendue s’di M’kanë m’sue me përsëritë Si kukull m’kanë kurdisë Përmendsh çdo fjale e di T’tanë kryejnë punë për mu Se unë S’DI S’DI as ç’asht etika Bile lehtë shitem n’treg BUKURIA krejt dyert m’i ka çelë M’fal, KAMT’ deshta me thanë Po ti n’këtë gjuhë M’kupton mirë M’ndje n’se gaboj! Ti vetes i thue mashkull Veç pse T’zgatun mes kamve E ke Je dhe intel…ekt…uaaaal M’pandeh E ndishme jam n’shqiptime t’rana! Ti je dhe DIKUSHI Si Dikush Dikushat para e mas teje Ti pret të t’luaj synin Të t’qeshi ambël Se jam e BUKUR Ohhh M’fal… po s’je tipi jem Ahhh! Sedrën ta lëndova? çkaaa? Kaq shpejt u bana kurvë? Une shkoj me atë, atë e atë?? Ohhh koke njimend BURRE Veç burrat s’hajnë…si ti Përtypen mirë para se me u Ngi Mue sot ma mirë m’thuej Heroinë Mjaft Qi sojit tand t’jarguem S’ja kam dhanë Tagjinë Heroinë si shumë Tjera Qi deshe m’i vra N’Paragjykim Veç pse BUKURIA Për ty asht krim Krim qi ti s’mundesh m’e Zotnue Po, BUKURIA Ka edhe f’tyrë Edhe mend Edhe… Pse me t’kallxue ty Ty Natyrshëm po t’shoh tuj thanë Se as k’ta se kam shkrue VET Po, mue kjo ma s’më VRET Jam MESUE Kam me rrnu me t’tregue N’perandorinë teme BUKURIA S’ka veç f’tyre gruaje. / KultPlus.com
“Art në komunizëm” titullohet ekspozita e çelur në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve, ku janë prezantuar koleksionet e artistëve të njohur shqiptar ndër vite.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot intervistën e drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve, Erzen Shkololli, për një emision televiziv.
“Mirëmëngjes me vlerësimin e posaçëm për Erzen Shkolollin, drejtorin e Galerisë sonë Kombëtare, që i ka dhënë jetë një ekspozite kaq unikale të koleksionit tonë shtetëror, me falenderimin për Rudina Xhungën që ka pasur ndjeshmërinë për ta ndërtuar këtë rrëfim kaq të qartë dhe me nxitjen që të mos e humbisni mundësinë për ta parë një shfaqje kaq spektakolare të arteve pamore, ju uroj një fundjavë të qetë”, – tha Rama.
Drejtori Shkololli tha se “gjatë gjithë kohës dhe gjatë çdo ekspozite kemi provuar të krijojmë një hapësirë të re për publikun. Gjithmonë hapësira që ishin prezente. Është një ndërtesë e jashtëzakonshme dhe një inspirim për mua si drejtues që nga dita e parë në një ndërtesë të Enver Fajës, i cili ka bërë një punë të mrekullueshme. Dhe sigurisht jemi munduar që me ekspozitën të kemi edhe një arkitekturë të re, një dizajn të ri, por edhe të hapim një hapësirë të re. E mira e hapjes së hapësirave të reja është sepse kushtojnë më pak sesa t’i ndërtosh”.
“Ne do të vazhdojmë të nxjerrim vepra të reja. Ekspozita vazhdimisht do të ndërtohet dhe plotësohet, sepse mendoj se është shumë e rëndësishme, sidomos në një vend që ka kaluar një periudhë të gjatë të mbylljes, në shumë aspekte. Mendoj që një transparencë e një pasurie të tillë, por edhe një institucioni si Galeria Kombëtare, qoftë me “Arkivin e hapur”, si kjo e punimeve, qoftë edhe me mundësinë për hulumtues, tekstshkrues, historianë, studentë, momentet që do të bëhen magjistratura dhe doktoratura”, – shton ai.
Sipas tij, është e rëndësishme për qytetarët, rininë, sidomos për rininë që të zbulojë koleksionin.” Secila vepër ka rëndësinë e vet, çka është jo tipike edhe pse jemi krenarë që i kemi dhënë secilit medium hapësirën e duhur. Në hyrje kemi karikaturën, në dyqanin e galerisë kemi qeramikën dhe vazot, tapiceritë. Në bibliotekë kemi grafiket, skulpturat dhe pikturat në hapësirë. Domethënë i kemi dhënë respektin e duhur secilit detaj, që e ruajmë në arkiv”, – tha Shkololli. /atsh/ KultPlus.com
Emigrimi nga vendet e Italisë jugore të vendbanimeve antike dhe etnike (duke nisur që nga shekulli i XV pas vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, hero i çdo kohe dhe vendi) është e lidhur në mënyrë strukturore me eksodin e madh të miliona italianëve, pas dy luftërave botërore drejt Amerikave, asaj të veriut , veçanërisht Nju Jork dhe ajo e Jugut, më shumë në Buenos Aires.
Në tridhjetë vitet e fundit një pjesë e vogël drejt kontinentit të ri (Australi), ndërsa një drejt Evropës Qendrore, veçanërisht Gjermanisë, Britanisë së Madhe (në Liverpool, Croydon, Oxford, Herit, Ëallington, Edinburgh, Brighton, ku ende shtypet “Jeta Shqiptare”), Belgjika, Konfederata Zvicerane dhe kombet e tjera. Në këto vende shqipfolësit, shumë Lucanianë, u kanë dhënë jetë, duke marrë pjesë aktive në to, vatrave etnike, klubeve, shoqërive, shoqatave bamirëse, komuniteteve, së bashku me vëllezërit e “diasporës” nga Siçilia, Kalabria, Abruzzo, Puglia, Molise dhe Campania.
NË SHBA- MERKA E FTOHTE
Pjesa më e madhe e emigrantëve me origjinë etnike arbëreshe, është e përqendruar në Nju Jork dhe në Nju Xhersi, një pakicë etnike edhe në zonat afër Detroit, San Francisco, Waterbury (Connecticut) ku kanë krijuar përfaqësitë e tyre (si N.I.A.F, më e madhja dhe më përfaqësuesja, me klube të ndryshme dhe në të njëjtën kohë duke mbajtur korrespondencë, shkëmbime të mallrave të konsumit dhe veshjeve, me “katundin”e origjinës; nga rreth njëqind në shekullin e kaluar, sot rreth gjashtëdhjetë përveç komuniteteve të mëdha ekstra-moenia, duke përfshirë (në Itali) Palermo, Bari, Roma, Cosenza dhe vetë Potenza (bazuar në një statistikë të BCA të viteve 1980 janë katër mijë shqipfolës të zonave të ndryshme të jugut). Një gazetë me titull “Illyria” që është shtypur në Bronx është selia e Arbëreshëve të Lucanit dhe e jugut, si dhe e kosovarëve. Shoqëri të shumta dashamirëse përfshirë Lavello, me të mirënjohurën Central Social të New York-ut, klubet e Treçhinesi, Rioneers, emigrantët e Montalbano Jonico dhe Irsina, të Melfi dhe Venosa, të Ginestra dhe Montescaglioso dhe të familjes së madhe të “kombësisë Aviglianese”.
“Përveç vetë komunitetit të Çikagos dhe Bostonit (gazeta” Dielli “është shtypur atje, gazeta më e vjetër e Diasporës në emigracion). di San Biagio, San Gianuario dhe Sant’Elia, San Donato dhe San Giustino de ‘Jacobis etj.) për të promovuar, me bujari dhe zell, mbledhjen e fondeve (dollarë për të qetësuar dhimbjet dhe shqetësimet e ekzistencës rurale, për rindërtimin e kishës së San Nicolës të dëmtuar nga tërmetet apo për të takuar familje të prekura, ndonjëherë vdekjeprurëse, nga epidemi të ndryshme; për të mbështetur bujqësinë e vendeve tona të vdekur nga parenosporet, sëmundje e hardhive të vjetra dhe të reja dhe pemëve të ulliri, bimë kryesore të ekonomisë së zonave të brendshme të maleve të Potenza dhe grykave të Materano, midis Ferrandinës, Teanës, Alianos dhe shumë fshatrave të të tjerë në rajon. Në kohët e fundit, ndodhi një fenomeni i ri (veçanërisht në verën e viteve 1990-1991) i të ashtuquajturve “boat-people”, në fakt, në fshatrat tona arbëreshe të Sarmento (San Paolo dhe San Costantino Albanese) dhe në zonën e Shkaba (nga Maschito, Ginestra a Barile, por edhe nga Venosa, Rionero) me një “shartim” të emigrantëve të rinj dhe familjeve skipetare në fshatrat e populluara Lukaneze, së pari të reduktuara nga emigracioni i forcës punëtore, dhe tani gjithashtu të inteligjencës drejt Italisë Veriore dhe jashtë vendit. Jetë e re, pra, me pikat e forta dhe të dobëta të një vale emigracioni masiv, në Shqipëri, nga Kosova, nga Maqedonia.
NË AMERIKËN LATINE- MERKA E NGROHTË
Me mjaft rëndësi është edhe komuniteti arbëresh i Buenos Aires (grupe të vogla ka dhe new Bosques, Temperley, Mar del Plata, Rosario dhe “Ginestrella” e ndërtuar nga emigrantë të brezave të ndryushme të ardhur nga Vulture e veçanërisht ga Ginestra) dhe në Montevideo (Uruguaj). Ajo e Buenos Aires është komuniteti më i madh dhe më solid albanofon i të gjithë kontinentit të Amerikës jugore.
Rreth 25 mijë janë arbëresh, të bashkuar në shoqata, organe drejtuese, federatë emigrantësh, shoqëri sportive dhe komitet të festave populloredhe mbrëmjeve festive. Ata janë kryesisht jugoprë nga shtatë rajonet që mikëpresin komunitetin alloglotte, dhe kultivojnë raporte të mira me institucionet publike dhe Rajonet e shtetit-amë me selinë e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Buenos Aires. Në Venezuelë që nga vitet’50 “Venecia e vogël” e Caracas, Bolivar, Puertio La Cruz, Maracaibo, u bëmnë një pikë tërheqëse për emigracionin lukan, në kuptimin e punës dhe pasurisë. Në fakt, nga më shumë se shtatë mijë bashkëqytetarët tanë, shumë prej tyre janë pjesë e qendrave kulturore Italo-Venezueliane dhe shoqatave rekreative të Lukanasve. Të paktën 5% përbëhet nga familje arbëreshe të brezit të tretë nga Ginestra dhe Barile si dhe nga Brindisi di Montagna, San Paolo Albanese dhe Napoli.
NË AUSTRALI
Në metropolet e mëdha të Sidney, Melbourne, Adelaide, në ishullin fqinj të Tasmanisë (kryeqyteti është Obart) shumë emigrantë nga Shqipëria në njëzet vitet e fundit kanë oganizuar një komunitet të lulëzuar dhe punëtor, të cilit iu bashkuan gjeneratat e reja arbëreshe (nga Italia) dhe kosovarë, epirotë, malazezë (ish Jugosllavi). Ata kanë marrëdhënie si me Kishën Katolike ashtu edhe me Kishën Bizantine dhe Ortodokse të vendeve të origjinës. Edhe këtu një botim lokal, botuar në Adelaide dhe me titull “Shqiperia” dëshmon për nevojën antropologjike për praninë dhe identitetin e një gjuhe, të një kulture, të prejardhjes indo-evropiane të largët, të cilën Nermin Vlora, një studiuese e gjuhëve antike, e ka përdorur për të deshifruar, me vrull, mbishkrime në gur në gjuhën etruske.
NË GREQI
Në rrethin e Epirit në kufirin me Shqipërinë e Jugut dhe në Peloponezin e brendshëm, veçanërisht në Koropi, Maratona, Spata, jetojnë qytetarët arvanitas që kanë të njëjtat cilësi morale me vëllezërit Arbëreshe në Itali: respekt i shenjtë për mikpritjen, përzemërsinë, thjeshtësinë, fanatikë të traditave të saj të larmishme dhe zakoneve polikrome në ritualet bizantine dhe ortodokse. Gjuha na bashkon, është emëruesi ynë i përbashkët. Si të dhëna, ka shumë etime dhe toponime që janë ende në përdorim në dialektet arbëreshe të Italisë (nga Bazilikata në Siçili) të prejardhjes së drejtpërdrejtë dhe të qartë Greke. Gjuha na jep mundësinë të kuptojmë njëri-tjetrin, si midis vëllezërve të një familje të vetme të madhe etnike. Të gjithë e kemi për detyrë të drejtën ta bëjmë atë më të plotë dhe të transmetueshëm përmes mjeteve moderne të mësimdhënies dhe teknologjive të informacionit, për të kapërcyer hendekun e një kulture, të një paremiologjie, të një letërsie për të paktën 5 shekuj të dhënë gojarisht (siç përsëritet në projekt në itinere Irrsae-Basilicata, profesori i mirënjohur Tullio De Mauro, profesor i Filozofisë së Gjuhëve në Universitetin e Romës, për vite me radhë një studiues dhe mbështetës bujar i “gjuhëve të prera” në Itali (me Sergio Salvi).
FRANCE
Në një zone të gjerë të Parisit (ku shoqata kulturore ka botuar, për shumë vite, botimin “Koha Jone” – – e cila ka, ndër të tjera, edhe kontributet krijuese të Ismail Kadare i cili jeton prej vitesh në Fancë dhe i Antoine Musacchio pasardhës i familjes fisnike të Beratit, por edhe në veri dhe në jug të Francës (nga Vichy, Saint Raphael, Frejus te Saint Julien Les Metz, Bellevue, Nîmes , Lille) veprojnë bërthamat e Arbëreshve, të vendosura për të paktën një brez, duke arritur gjithashtu nivele si përfaqësues në institucionet lokale, shkollat, hotelet.
GJERMANIA
Nga Shtutgarti mikpritës dhe i zellshëm në qendrat urbane të Sindelfingen, Hamburg dhe në zonën gjermane të qymyrit, mijëra shqiptarë të Lucanit, me përkushtim, kanë kontribuar në formimin e të ardhurave kombëtare për disa dekada para rënies së Murit të Berlinit (1989). Duke u vëllazëruar, ata rindërtuan, në një tokë të huaj, vatrat krenare të identitetit të tyre etnik gjithmonë të gjallë, në veçanti nga San Costantino Albanese dhe Maschito.
BELGJIKA
Nga Neuchatel te Charleroi, nga Beringen në Brukselin Evropian, për të paktën dy breza, në fabrika, miniera dhe biznese të tjera lokale, qendra jo të vogla vijnë nga Maschito, Ginestra dhe Barile. Ata gjithashtu njihen për takimet me rastin e festave kombëtare dhe përvjetorëve historikë, në fushën e hotelierisë, ushqimit të shpejtë dhe menaxhimit të hotelit.
ZVICRA
Krahas nismave të sektorit dinamik dhe të akredituar “Shtëpia e Italisë,dega Lucana “në Bernë dhe Zyrih, bashkimet e familjeve Arbëreshe (në fushën e artizanatit dhe orëve, prodhimeve tipike të ushqimit) kanë qenë aktive për disa dekada. Gjithashtu në Butschwill, Bassersdorf, Basel, Diessenhofen, Effretikon, Betteach, ka vendbanime të shumta alloglotësh nga San Paolo Albanese dhe Ginestra.
KANADA
Në hijen e antenave të mëdha satelitore të ChinRadio i cili transmeton programe në 31 gjuhë të botës (menaxher editorial “lucanissimo” Johnny Lombardi, një vendas i Pisticci) në Toronto por edhe në Montreal, (në Basilucania) dhe të shumta në Port Heady, Mississauga, Downsview, familjet Arbëreshe kanë kontribuar në ecurinë e vendit të flamurit me gjethe panje të shkëlqyeshëm, pra, Kanadasë. /albaniannews/ KultPlus.com
Të pakënaqur me masat e reja anti-Covid, Shoqata e Gastronomeve të Kosovës sot duke filluar nga ora 12:00 do të zhvillojë një aktivitet simbolik para lokaleve të tyre, duke krijuar zhurmë me tenxhere dhe me lugë.
Kryetari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, i cili thekson se masat e reja të vendosura nga qeveria janë të papranueshme.
“Nuk na pëlqejnë asnjëherë masat e reja kur merren përderisa nuk jemi pjesë e grupeve punuese. Masat e reja kanë qenë shumë të palogjikshme për Shoqatën e Gastronomeve sepse në valle kemi qenë gjatë gjithë verës duke na ndaluar neve pishinat dhe duke shkuar për t’i kryer pushimet nëpër Shqipëri, apo në të gjitha vendet e rajonit edhe në këtë rast po shkojnë duke i vazhduar këto masa të cilat janë të papranueshme prej neve duke i mbyllur bizneset nëpër Kosovë dhe duke i lënë kufijtë hapur që të shkojnë në shtete të ndryshme”, ka thënë Kllokoqi.
Kllokoqi ka shtuar, se nëse Qeveria e Kosovës nuk do të ndihmojë sektorin e gastronomisë, të hënën do të ketë protestë masovike para qeverisë. / KultPlus.com
Muharrem Qena, një shpirt i veçantë që krijoi art në fusha të ndryshme, me zërin e tij na la disa këngë të cilat dëgjohen edhe sot.
Përtej këngëve, tekstet e tyre të cilat shpesh i shkroi ai vet kanë vlerën e tyre dhe tej emocionit janë edhe të thella dhe poetike.
A thu asht ma lehtë pa dhimbje A thu ma bukur pa lot A thu ti ke me u kthye Dhe prapë me qenë na të dy A thu me është fati i tillë A thu gjithmonë me vuajtje A thue ti dot më kthehesh Dhe prapë me qen na të dy
Çdo gjë kalon në jetë Atëherë dhe dielli kur të lind Mbas diellit prapë shi do t’ ketë Kështu asht me të vërtetë
Ndoshta të tillë e kam fatin Ndoshta gjithmonë me vuajtje Ndoshta ti kurrë s’do t’më kthehesh Edhe kjo ngjan në këtë jetë. / KultPlus.com
Ediconi i 59-të i Festivalit të Këngës, pavarësisht kushteve të vështira për shkak të pandemisë, do të realizohet, edhe pse ndryshe nga çdo vit tjetër.
Deri më tani është publikuar lista me artistët pjesëmarrës, njëri prej të cilëve do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, ndërkohë që po ashtu është zbuluar katërshja e prezantimit, e përbërë nga personazhe të njohur të ekranit.
Ditën e sotme, në një konferencë të organizuesëve të festivalit, ku shpjeguan rregulloren e këtoj edicioni për këngëtarët dhe autorët e këngëve, po ashtu u zbuluan disa detaje në lidhje me mënyrën si spektakli do të zhvillohet.
Ndër të tjera u tha se festivali do të bëhet si asnjëherë më parë, me skenën që do të jetë në ambient të hapur. Vendi i zgjedhur është sheshi përballë stadiumit “Air Albania”, i njohur si sheshi tek “ish-Kolonat”. Për shkak të rregullave të Covid-19 nuk dihet ende nëse do të ketë orkestër apo jo, gjë që mund të ndikojë edhe në performancën “live” të artistëve. /konica/ KultPlus.com
Në dritare të dy rrimë dhe nga hëna po shikojmë s’jemi parë dhe të mërguar njëri-tjetrin po kërkojmë.
Jemi fare pran’ në jetë dor’ për dore gati zënë: Diku rrugët na takojnë, po kalojnë nëpër Hënë!
Burg 1954 Kjo është një poezi e hershme e Trebeshinës, që dëshmon për melankolinë dhe mendimin filozofik, karakteristika thuaj të krejt krijimtarisë së autorit të cilit i pëlqen kurdoherë t’i shikojë e t’i pikturojë dukuritë e jetës e të shoqërisë në tërë ashpërsinë dhe konkretësinë e tyre. Tek kjo poezi, shkruar në burg, hasim absurditetin e jetës (jemi fare pranë e prapë larg njëri-tjetrit etj)./ KultPlus.com
Si sot, 15-të vite më parë, në New York, ndërroi jetë shkencëtarja, studiuesja, piktorja, arkeologia, Prof.Dr. Safete S. Juka.
Kam pasur fatin të jem takuar disa herë me këtë zonjë të rrallë, që duhet të jemi krenarë që është shqiptare. Ruaj për të një respekt dhe konsideratë të veçantë.
Sa e ditur dhe enciklopediste që ishte, aq ishte dhe e thjeshtë. Kish të kultivuar nga familja një dashuri të thellë për mbarë kombin dhe ishte angazhuar totalisht në zgjidhjen e padrejtësive dhe mizorive që i bëheshin Kosovës sonë tejet të martirizuar e terrorizuar nga barbarët serb.
Ka bërë shumë shkrime e studime, të cilat i ka botuar në revista e gazeta me emër si : “Ectrits de Paris”, “Relitess”, “The French Revieë “, “Revue Francaise”, “Le Mond”, “East Europian Quartely”e sa e sa të tjera; duke mos harruar dhe gazetën “Dielli “, “ILYRIA”, “Koha e jone”, etj..
Ajo jo vetëm që zbuloi kopjen e vetme në Bibliotekën e Harvardit të librit “Albanians’ Golgotha”, të Freundlich, me të cilin njihej personalisht, por dhe e përktheu në anglisht dhe e shpërndau në gjithë kancelaritë e botës, për ta bërë të njohur kudo të drejtën e popullit tonë kosovar, autokton në ato troje, që kur është krijuar njerëzimi.
E mbylli jetën e saj me një studim shkencor të bazuar vetëm në fakte e dokumente për Kosovën, që e kish aq për zemër.
E kanë çmuar dhe vlerësuar punën e saj, si dhe ja kanë ditur vlerën, personalitete të tilla, si studiuesi Mojkom Zeqo, e shumë të tjerë.
Besoj se aty ku prehet, në tokën që e lindi, në Shkodrën loce, e ka ndjerë shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, të cilën e mori peng në varr! Ajo si shumë figura të mëdha kombëtare, kjo Rilindase e ditëve tona do të gëzohet aty ku ka shkuar të pushojë, kur të mësoje se Kosova ju bashkëngjit trungut Amë; një ëndërr e saj, një realitet i pritshëm nga gjithë ne në një kohë sa më të afërt.
I qoftë e lehtë balta e tokës mëmë, me shpresë se një ditë, në atdheun tonë do të vendosen në vendin e merituar njerëzit e vërtetë që na bëjnë krenarë ta ndjejmë veten bashkëkombas të tyre!
Me erdhën ndër mend vargjet e Fishtës, poetit tonë Kombëtar, që dhe Dr. Safete Juka e kish aq për zemër dhe e vlerësonte shumë, që mendoj aq shumë i përkasin Asaj:
“Dersa t’mundem me ligjrue
E sa gjall me frym un jam,
Kurr, Shqypni , s’kam me t’harrue,
Edhe n’vorr me t’përmend kam.”
Kjo Zoje e rrallë, për nga dijet dhe e shquar për patriotizmin e lartë, la amanet që kursimet e saj të shkojnë në adresë të Bibliotekës Kombëtare në Atdhe; ndërkohë që shkuan, u muarën nga institucioni, nuk kemi dëgjuar të paktën të jetë vendosur një pllakë në kujtim të këtij xhesti tepër të lartë, fisnik e shembullor. A nuk është vendi këtu që t’i propozohet gjithashtu Presidentit të Republikës për t’i dhënë titullin e lartë “Nderi i kombit” (është kërkuar dhe më parë në artikuj të ndryshëm për të nga intelektualë të ndryshëm), por deri sot nuk është bërë asgjë. Ndërkohë edhe Qeveria e Kosovës, e theksoj që Kosova ishte shpirti i saj, e për të punoi e sakrifikoi tërë jetën, duhet të bëjë diçka në nderim të kësaj figure në përmasa të mëdha patriotike. /voal/ KultPlus.com
Në shoqëritë patriarkale për gratë, vendi i vetëm i rezervuar është kuzhina dhe dija e vetme që ato pritet të kenë janë recetat e po asaj kuzhine, mirëpo jo çdo herë recetat që srviren janë të bëra nga gratë, është pikërisht dhuna ajo që në këto shoqëri sërviret vetëm për gratë. Ekspozita personale “Recetë Kuzhine”, e artistit Arianit Beqiri ngritët pikërisht mbi këtë temë, dhunën, si një nga recetat e vetme të kuzhinës, përbërja e së cilës dihet vetëm nga burrat, shkruan KultPlus.
“Në mbrëmje gardiani i fikë dritat. Nesër, orari i zgjimit është i ditur nga zilja që bie. Jo rrallëherë gjërat duket se në shtëpi lëvizin “vetë”. Nëse në mëngjes e hapim stufën e shohim bosh, në mbrëmje “vetvetiu” ajo është e mbushur”, është kjo vetëm një pjesë e shkurtër e përshkrimit të ekspozitës “Recetë Kuzhine”, hapja zyrtare e së cilës do të duhej të bëhej sot është shtyrë për të hënën si pasojë e ndryshimit të fundit të masave AntiCovid , shkruan KultPlus.
Artisti dhe njëherësh autori i kësaj ekspozite, Arianit Beqiri në një intervistë për KultPlus ka treguar se janë pikërisht gjërat që e preokupojnë atë gjatë përditshmërisë dhe gjërat që ai beson se duhet të jenë ndryshe, që kanë zënë vend në artin e tij.
“Gjërat që më kanë preokupuar gjatë përditshmërisë, gjërat që unë besoj se duhet të jenë në një formë më ndryshe, ose të shtjellohen më gjatë, i kam transformuar ose i kam prezantuar në formën time artistike, nëpërmjet ekspozitave të mija që njerëzit kur të vijnë të marrin pak nga ajo se çka unë mendoj për një temë të caktuar”, ka thënë Beqiri.
Tutje artisti ka pohuar se dy ekspozitat e tij të fundit, “Emrat të cilët mungojnë” dhe “Recetë Kuzhine” kanë bazë të njëjtën pikë, dhunën në familje. Sipas tij ekspozita e parë lidhej me faktin që çdo vrasje e grave harrohet brenda pak ditësh, kurse emri i saj nuk përmendet më, ndërkaq kjo e fundit vjen si një avancim i mëtutjeshëm i kësaj teme.
“Dy ekspozitat e fundit flasin për dhunën në familje, njëra është “Emrat të cilët mungojnë” dhe kjo e dyta “ Recetë Kuzhine”. Ekspozita e parë lidhet me faktin që kur vriten gratë, duhen tre ditë që ajo temë të kaloj në heshtje. Por as shteti nuk merr masat e duhura për këtë çështje, kurse për shoqërinë disi tashmë bëhen të kuptueshme, mirëkuptohen, kalon, janë vra gjithmonë dhe kështu kalon si temë. Për këtë arsye kam dashtë me avancu ekspozitën duke sjellur kështu “Recetë Kuzhine”, shtoi ai.
Arianit Beqiri ka treguar se ekspozita e tij ka në fokus mendësinë e shoqërisë patriarkale rreth njohurisë që një grua duhet të ketë për recetat që gatuhen në kuzhinë. Sipas tij në kuzhinë nuk prodhohet vetëm ushqim por edhe dhunë, e recetën e kësaj të fundit e dinë vetëm burrat.
“Në ekspozitën ‘Recetë Kuzhine’, shfaqen dy gjëra, një është shoqëria patriarkale, se çka presin prej një gruaje është të jetë në kuzhinë dhe t’i dijë të gjitha recetat e kuzhinës dhe e dyta ajo se çka i servojnë gruas nuk janë receta kuzhine, por dhune. Pra kuzhina ka prodhuar dy receta, atë të dhunës dhe të ushqimit. Ndonëse receta për ushqim dihet më shumë nga gratë, recetën e kuzhinës që prodhon dhunë, pa hezitim mund të them që në tërësi e dinë vetëm burrat”, deklaroi artisti.
Beqiri shpreson që ekspozita e tij të krijoj një ndjenjë parehatie për ata që e vizitojnë. Sipas tij, mbase për dikë ekspozita e tij nuk do të thotë më shumë se veç disa vepra arti, por dikush tjetër mund të jetë duke e përjetuar dhunën që trajtohet në të. Ai ka shtuar se nuk mendon se dikush që ushtron dhunë është në gjendje ta eleminojë atë nga një ekspozitë e vetme, sepse për ta është i nevojshëm vetëm dënimi.
I pyetur se sa kohë i është dashur deri në përfundimin e kësaj ekspozite si dhe gjetjen e temës, Arianit Beqiri ka thënë se ekspozitat që i ka krijuar deri më tani, përfshirë edhe këtë të fundit nuk kanë ndodhur në periudha afat shkurtra. Sipas tij për një ekspozitë atij i është dashur rreth dy vite që të bëjë formësimin e idesë finale.
“Unë mbajë një bllok tërë kohën me vete dhe i shkruaj idetë që më vinë, ta zëmë e shkruaj konceptin, mediumin dhe formën se si do të realizohet. Asnjë ekspozitë që e kam bërë nuk është aty për aty, që ka ndodhë brenda një kohe të shkurtër, mesatarisht secila ide ka qenë diku një ose dy vjet e vjetër që unë kam menduar rreth saj dhe e kam ndryshuar dhe formësuar gjatë kohës”, ka deklaruar për KultPlus artisti.
“Recetë Kuzhine” vë në pah anën më të errët të shoqërisë, duke sjellur realitetin që është pjesë e përditshmërisë të shumicës së grave në Kosovë, dhunën në muret ku ajo është e supozuar të ndihet e sigurtë. E dhuna jo rrallë herë vie pikërisht nga ata që ju besohet lumturia, ata me të cilët edhe ndërtohet jeta. E për Arianit Beqirin ideja se dikush arrin të dashurohet me armikun, është e pakuptimtë dhe për të dënimi kundrejt këtyre personave është diçka për të cilin nuk duhet as të diskutohet.
“Tash merre me mend, ti martohesh me një njeri dhe gjatë jetës e kupton se personi me të cilin ti bie në dashuri, realisht është armiku yt. Po kjo s’ka sens, ti realisht nuk martohesh me armikun, nuk martohesh me dikë që duhet me të mbyt. Nuk mundesh me i thënë viktimës me vendos kurorë ose me u dashuru me xhelatin, kjo nuk ka sens. E për këtë arsye përveç dënimit, që s’ka diskutim, sepse përveç një jetës së humbur është edhe një dashuri e humbur. Prandaj duhet edhe ndërgjegjësimi nëpërmjet të cilit ti duhet ta kuptosh se nuk mbytet një njeri në familje, jo kaq thjeshtë”, tha ndër të tjera artisti. / KultPlus.com
Shkrimtari dhe humoristi Mikhail Zhvanetsky, i konsideruar mjeshtër i narrativës satirike sovjetike, vdiq sot në moshën 86-vjeçare.
“Nuk ka problem nëse qeshin me ty. Është shumë më keq kur qajnë për ty”, shkruante Zhvanetsky.
“Në jetë, ka gjithmonë vend për një akt heroik, thjesht duhet të jesh sa më larg që të jetë e mundur nga ky vend”.
“Ai dinte të fliste për gjëra të rëndësishme dhe serioze me humor të pabesueshëm dhe ishte shumë i dashur për këtë në Rusi dhe në shumë vende të tjera”, tha presidenti rus Vladimir Putin në një mesazh ngushëllimi për të afërmit e shkrimtari.
Sipas kolegëve të tij, me vdekjen e tij, humori rus është bërë jetim.
Autor i shkrimeve të ashpra satirike, ai krijoi shumë aforizma gjatë jetës së tij artistike. /atsh/ KultPlus.com
Greta Thunberg, aktivistja e klimës duket se nuk e ka harruar thumbimin që i kishte bërë 11 muaj më parë presidenti amerikan Donald Trump.
Sipas mediave të huaja, 17-vjeçarja ka zgjedhur të “hakmerret” ndaj Trump duke përdorur frazën që presidenti amerikan kishte përdorur.
Në vitin 2019, kur Greta Thunberg u emërua personi i Revistës Time, presidenti i SHBA ishte tallur me të.
Donald Trump kishte kritikuar vendimin e Revistës Time për emërimin e aktivistes adoleshente të klimës si personin e vitit dhe kishte shkruar: “Kaq qesharake. Greta duhet të punojë për problemin e saj të menaxhimit të zemërimit, pastaj të shkojë në një film të modës së vjetër me një mik! Qetësohu Greta, qetësohu!”.
Aktivistja e mjedisit, këtë fjalë i përdori si një formë “hakmarrjeje” ndaj Trump, pikërisht kur ai hodhi akuzat për manipulim të zgjedhjeve.
“Kaq qesharak. Donald duhet të punojë për problemin e tij të menaxhimit të zemërimit, pastaj të shkojë në një film të mirë të modës së vjetër me një mik! Qetësohu, Donald, Qetësohu!”, shkroi Greta Thunberg në një postim në Twitter.
Vihet re se nga postimi i Thunberg ka tejkaluar numrin e pëlqimeve të postimit të Donald Trump. / KultPlus.com
Ti me pëlqen shumë, Por, nuk kam guxim As ma t’voglën fjalë me ta thanë. Turpnohem dhe skuqem Dhe vdes tue belbëzue, Prandej po e marrë guximin me t’shkrue përmes postës:
Një letër dashnie po ta shkruej sot prej mëngjesit, në orën tetë, Tanë natën Veç për ty kam mendue, asgja tjetër. Kisha dashtë sall dy fjalë më t’i shkrue: <Të due>-shkurt e thjeshtë, Por, për fat të keq, për fat të keq s’po guxoj! Prandej po të shkruej për gjana dhe njerëz Që në thelb s’kanë asnjë randësi për mue. Pa marrë parasysh se çka ka me qenë e shkrueme në këtë lëtër- Veç një domethanie e ka: më ka marrë malli për ty!
E poshtun kam qenë ndaj teje, I neveritshëm ke qenë ndaj meje, Por, këtu s’ban punë tash as vajtimi, as psherëtima, Grindje ka gjithkund, por i mençmi lëshon pe, Sepse ne sërisht duem me u pajtue:
Një letër dashnie po ta shkruej sot prej mëngjesit, në orën tetë, Tanë natën Veç për ty kam mendue, asgja tjetër. Kisha dashtë sall dy fjalë më t’i shkrue: <Të due>-shkurt e thjeshtë, Por, për fat të keq, për fat të keq s’po guxoj! Prandej po të shkruej për gjana dhe njerëz Që në thelb s’kanë asnjë randësi për mue. Pa marrë parasysh se çka ka me qenë e shkrueme në këtë lëtër- Veç një domethanie e ka: më ka marrë malli për ty. / KultPlus.com
Kur dimri vjen, ai shpesh sjell akullin i cili bllokon lule të mrekullueshme në lulëzim, manaferrat me lëng dhe gjethet që janë ende të gjelbërta , duke i bërë kopshtet tona të duken si mbretëria e një mbretëreshe akulli.
Kur shohim pasojat e këtij elementi të fuqishëm, ndjehemi të tronditur dhe të hipnotizuar dhe nuk mund të mos mendojmë sesi natyra mund të jetë kaq mizore dhe e bukur në të njëjtën kohë.
Njihuni me 20 fotografitë magjike të natyrës të mbyllur në akull:
Mbrëmë në ambientet e KultPlus Caffe Gallery u jetësua figura e gazetarit, publicistit e shkrimtarit të shquar, Xhemail Mustafa, i cili erdhi për publikun në kuadër të aktiviteteve letrare të organizuara nga PEN Qendra e Kosovës. Ndërkaq, për të nderuar këtë figurë të madhe të letrave shqipe, të ftuar në panel ishin Blerina Rogova Gaxha dhe Ibrahim Berisha, nën udhëheqjen e Avni Spahiut, të cilët me rrëfimet e fjalët e tyre shpalosën figurën e përjetshme të një shkrimtari e gazetari të madh si Xhemail Mustafa, shkruan KultPlus.
Për Ibrahim Berishën, i cili njihej personalisht me Mustafën, kjo mbrëmje ishte tejet e veçantë për të. Edhe pak ditë bëhen 20 vjet nga vrasja e këtij të fundit, dhe siç shprehej Berisha, ishte një vrasje që nuk u zbulua dhe aq më keq nuk pati asnjë përpjekje për t’u zbuluar.
Ai ndër të tjera, tregonte se si edhe Mustafa edhe Gërvalla ishin të dy miq që punaun në të njëjtën rubrikë, në atë të kulturës në gazetën ‘Rilindja’ dhe se të dy këta punuan për lirinë e shqiptarëve. E, sipas Berishës, të dy këta u vranë për të njëjtën arsye, Jusuf Gërvalla u vra që të pamundësohej fitorja e lirisë, ndërsa Xhemail Mustafa për të vrarë lirinë e fituar.
Urtësia e tij fisnike, dituria paqësore, modestia publike e ideali i tij i përhershem: Liria.
‘Kurdo që kalin kah Elida, mendon se e ke përpara, duke pirë expreso dhe, duke folur qetë e plotkuptimshëm. Gjithmonë me disponim dhe asnjëherë i vetëm. E kishte të vështirë të qëndronte vetëm, sepse të gjithë donin të uleshin e t’pinin kafe me të. Ai nuk kishte për askënd mori, kjo e rrallë, por e vërtetë. Për 25 vjet miqësi e kam dëgjuar të flasë vetëm për njerëz të mirë. Një ditë para vrasjes, në Elida, ku zakonisht pinim expreso, më foli për përgatitjen e librit të ri me kritikë letrare. Ishte i preokupuar me Besianin se do të vazhdonte shkollimin në një kolegj në Amereikë. Pastaj biseduam për Coelon e Sabaton’, rrëfente Berisha me një nostalgji që hetohej thellë në secilën fjalë të tij.
Në anën tjetër, Blerina Rogova Gaxha ishte fokusuar më shumë në veprimtarinë kritike të Mustafës, e cila konsideronte se në kohën kur mendimi shqiptar luhatej në kolovajzën e tranzicionit, Mustafa kërkon në botën e letrave aspekte të veçanta të veprave, që i përshtaten konceptit të tij për atë çfarë ai konsideron të rëndësishme në një vepër, në krijim të modelit të shkrimit e mendimit kritik-letrar orientuar në pikat kryesore dhe çështjet themelore që shtron vepra e zgjedhur.
‘Në vitet e 90-ta, kohën kur Mustafa ishte më aktiv, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, sikur në poezi e prozë ashtu edhe në mendimin kulturor e kritik letrar, kanë dalë emra që me punën e tyre kanë zhvilluar hapësira të reja të mendimit shqiptar për letrat. Mendimi letrar dhe kulturor shqip i këtyre viteve ka zënë të rishohë marrëdhënien e vet me ideologjinë, me diskurset kritike, kulturore e filozofike’, potencoi Rogova Gaxha.
E mbrëmjet e tilla, që i dedikohen figurave të shquara si ajo e Mustafës, nuk kanë si të mos bartin edhe emocion. Ajo që emocioni e përloti të gjithë ishte vajza e të shkrimtarit e cila mes lotësh falenderoi PEN Qendrën e Kosovës për këtë përkujtim e nderim që i është bërë babait të saj, për të cilin tregoi se kishte qenë shumë e rë kur ai kishte ndërruar jetë.
‘Falemnderit që po ndani kujtime për të, detajet që kemi pasë mundësi me i dite e nuk i kemi ditë sepse kam qenë në moshë relativisht të re. Sot kur miqtë e tij po shpalosn citate e shkrime të tij, është emocionuese por edhe po mburrem që e bëjnë figurën e babait tonë të njihet më në detaje. Ju falenderoj për iniciativën, jo vetëm për të por për të gjithë që duhet me u përmend, të gjithë ata që kanë bërë diçka për këtë vend’, u shpreh mes lotësh vajza e Mustafës, Beriane Mustafa.
PEN Qendra e Kosovës ka paraparë edhe tre mbrëmje të tjera kulturore kushtuar shkrimtarëve të ndjerë: Rifat Kukaj, Mensur Raifi dhe Mirko Gashi.
Projekti i PEN Qendrës së Kosovës me titullin “Ora e shkrimtarit”, është nën përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. / KultPlus.com
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta vlerësoi sot me anë të një ceremonie solemne të organizuar në qytetin antik të Bylisit, dy artistë të shquar të polifonisë shqiptare.
Kreu i Shtetit dekoroi me Titullin Mjeshtër i Madh” zotin Guri Rrokaj “Për talentin e spikatur artistik në fushën e folklorit. Krijues, mbartës, studiues e interpretues virtuoz i këngës polifonike shqiptare.
Për rolin e veçantë në kultivimin dhe përsosmërinë e këngës së trevës të Mallakastrës”, si dhe zotin Yzeir Llanaj me motivacionin: “Personalitet i shquar i kulturës popullore dhe folklorit me kontribut të spikatur. Krijues, studiues dhe interpretues i polifonisë; drejtues e organizues me nivel të lartë artistik i shumë veprimtarive dhe festivaleve folklorike brenda e jashtë atdheut”.
Fillimisht, Presidenti Meta, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, z.Qerim Ismaili, autoritetet vendore, Profesor Neritan Ceka, arkeologë të rinj, personalitete të artit e kulturës dhe dhjetëra banorë, vizitoi rrënojat antike të Bylisit, një prej kulmeve të qytetërimit ilir, duke u ndalur veçanërisht në Amfiteatrin e famshëm.
Në fjalën e rastit të mbajtur gjatë ceremonisë së dekorimit, Kreu i Shtetit u shpreh: “Jam i lumtur që jemi sot në Bylis, në këtë mrekulli që ndriçon qytetërimin tonë të lashtë në këto troje! “O i huaj mos ju shmang vështrimit nga bukuria e Bylisit”, do të gdhendej ky mbishkrim në një prej mureve të lashtë të këtij qyteti.
Ky elozh për këtë pasuri tonën të jashtëzakonshme na tundoi edhe ne sot, të organizonim këtu një aktivitet në nder të polifonisë.
Këtë muaj grupet polifonike të mbarë vendit festojnë 15-vjetorin e përfshirjes së polifonisë shqiptare në listën e pasurisë së kulturës botërore UNESCO.
Nuk mund të gjenim amfiteatër antik më të arrirë se Bylisi për të hapur siparin e veprimtarive që përkujton këtë arritje të etnokulturës dhe pasurisë tonë shpirtërore.
Shqiptarët gjithmonë do të krenohen me këtë trashëgimi të vyer të të parëve tanë.
Ne kemi trashëguar prej ilirëve jo vetëm gjuhën e folur, konstruksionin shpirtëror dhe identitetin kulturor por edhe veprat monumentale dhe artefaktet e një qytetërimi brilant.
Si shqiptarë dhe banorë etnik të këtyre trojeve, ne jemi krenarë që në çdo etapë të historisë kemi të stampuar në mënyrë të pandërprerë gjurmët e civilizimit tonë të radhë si popull.
Të parët tanë ja kanë dalë të ruajnë integritetin dhe etnosin e botës shqiptare me gjithë erërat e fuqishme që i është dashur të përballojnë përgjatë gjithë historisë sepse Shqipërisë asnjëherë nuk i kanë munguar burrat që i dalin zot vatanit.
Me këtë rast do të doja të përulesha me nderim të thellë dhe të përgëzoja arkeologët tanë të dashur dhe të shquar, të cilët janë treguar misionarë të vërtetë të ruajtjes së pasurisë sonë monumentale, pavarësisht nga vështirësitë e mëdha që ata kanë ndeshur, të cilat i ndeshin dhe sot.
Ndjehem i nderuar, si të gjithë ju, që jemi sot këtu bashkë me profesor Neritan Cekën, zbuluesin dhe promovuesin e Bylisit, si dhe me ekipin e arkeologëve të rinj të cilët vazhdojnë traditën fisnike të shkollës sonë të arkeologjisë.
Ky qytet i lashtë është një shembull i shkëlqyer, jo vetëm punës së mrekullueshme që kanë bërë arkeologët dhe shkencëtarët tanë por njëkohësisht edhe i vizionit për ta kthyer këtë pasuri të jashtëzakonshme kulturore në një promovim për turizmin dhe imazhin e vendit tonë! Nder respekt dhe mirënjohje e pakufishme për kontributin e tyre dhe mbi të gjitha për atdhedashurinë e tyre!
Të dashur miq,
Grupet e polifonisë së Labërisë, Mallakastrës, Vlorës, Tepelenës, Gjirokastrës, Sarandës, Bregut dhe gjithë trevave shqiptare këtë muaj përkujtojnë një arritje të madhe të tyre sikurse është pranimi polifonisë në UNESCO.
Ne i detyrohemi shumë përkushtimit dhe kontributit te tyre në ruajtjen e pasurisë folklorike, këngëve, kostumeve popullore dhe sakrificave të tyre për të nxjerr në pah vlerat unikale të polifonisë shqiptare në kulturën botërore.
Në këngët e tyre i është kënduar jo vetëm dashurisë, lirizmit të jetës njerëzore, halleve dhe derteve, por në veçanti historisë dhe kronikave të betejave të lavdishme për liri. Interpretuesit e këngës polifonike përbëjnë një gjerdan të artë të kulturës sonë popullore! Ata sot janë të shumtë dhe shprehin në mënyrën më të talentuar shpirtin dhe artin e kombit dhe të popullit tonë.
Sot në këtë ceremoni të veçantë përzgjodhëm të vlerësojmë dy prej interpretuesve, krijuesve dhe lëvruesve të këngës popullore, artistët e mirënjohur Yzeir Llanaj dhe Guri Rrokaj, përfaqësues dinjitozë të vlerave dhe traditave sidomos mallakastriote të polifonisë.
Të dy lindën dhe u rritën me këngë në gojë, për të vijuar më vonë si botues e studiues të përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare të polifonisë. Ata janë mbartës të vlerave më të shquara të polifonisë mallkastriotë duke u shquar në vite për virtuozitetin e rrallë të interpretimit, spektrin e pazakonshëm të zërave dhe harmoninë e grupit, si dhe për përkushtimin në ruajtjen e përhapjen e kësaj tradite tek brezat e rinj.
Të nderuar miq,
Falënderoj për propozimet Shoqatën Labëria, Shoqatën e Polifonisë Shqiptare Ministrinë e Kulturës, Bashkinë e Mallakastrës, Këshillin e Qarkut të Fierit dhe shumë personalitete dhe organizata kulturore dhe muzikore të vendit.
Me këtë rast do të doja të shprehja mbështetjen time të plotë dhe inkurajimin për të gjithë artistët popullorë, këngëtarët dhe grupet e polifonisë në vendin tonë si dhe t’i siguroj se e ndjek me shumë simpati dhe krenari aktivitetin e tyre artistik dhe atdhetar! Paqe, mbarësi dhe shëndet për ju dhe familjet tuaja! Lavdi të përjetshme polifonisë shqiptare!”, – u shpreh Kreu i Shtetit. Në përfundim të ceremonisë solemne të vlerësimeve, Presidenti i Republikës dhe të pranishmit ndoqën një koncert artistik nga grupet polifonike “Gjergj Arianiti” dhe “Bashkimi”. /syri/ KultPlus.com