Fushata “T’i japim vendit ngjyra” synon gjelbërimin e mbarë Kosovës

Organizata joqeveritare “Let’s Do It” dhe Komiteti Olimpik i Kosovës kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në kuadër të fushatës “T’i japim vendit ngjyra”, shkruan KultPlus.

Ky bashkëpunim synon që brenda një periudhe 10 vjeçare të bëj mbjelljen e 1.8 milion drunjve në gjithë Kosovën. Në anën tjetër, puna e cila do të bëj gjelbërimin e hapësirave të ndryshme do të filloj më 24 nëntor në Këndin Olimpik.

Poashtu në kuadër të kësaj fushate është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi edhe me Ministrinë e Infrastrukturës për mbjelljen e drunjve përgjatë rrugëve./KultPlus.com

CNN: Nuk ka një rregull që fituesi i zgjedhjeve në ShBA të shpallet sonte

Me interesim të madh po përcillen edhe në Kosovë zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa prestigjiozja CNN, përmes një shkrimi ka treguar se nuk ka ndonjë rregull në të cilën bëhet e ditur se kujt  i takon fitorja në natën e zgjedhjeve, derisa gara po zhvillohet në mes të presidentit aktual Donald Trump dhe demokratit Joe Biden.

CNN përmes një kronologjie të shkurtë ka treguar se kënd ka favorizuar në  zgjedhjet në 20 vitet e fundit.

Në vitin 2016 atëherë kur edhe fitoj Trump ky medium kishte parashikuar fitoren e tij, kjo pasi që Hillary Clinton rivalja e asaj kohe e Trump kishte pranuar rezultatin.

Në vitin 2012, në ora 11:18 sipas kohës lokale, CNN kishte parashikuar fitoren e Barack Obames në momentin që u mbyllen sondazhet.

Njëjtë ndodhi në 2008, në ora 11:00 pasdite, CNN kishte parashikuar fitoren e Obames.

Ndërsa në vitin 2004, nuk kishte ndonjë parashikim nga ky medium. Tek të nesërmen e zgjedhje Jonh Kerry i kishte pranuar fitoren George W.Bush, i cili po kryesonte me 100 mijë vota më shumë e që ishin vendimtare nga Ohajo.

2000:  Nuk kishte prapë parashikim. Deri në dhjetor nuk  dihej nëse Bush do të zgjidhjet president dhe këtë pasi e shpalli Gjykata Supreme.

Në këtë situatë derisa Trump ka deklaruar se ne do ta mësojmë fituesin e zgjedhjeve në natën e zgjedhjeve, kjo sipas këtyre të dhënave nuk dëshmohet.

Në fakt sipas ligjit federal, deri më 8 dhjetor ka kohë që të numërohen votat e senatorëve. Disa shtete kanë afate më të hershme./ IndeksOnline/ KultPlus.com

‘Cili shtet u kushtëzon studentëve mësimin online dhe nuk i ofron themeloren, energjinë elektrike?’

Institucionet arsimore të vendit si shkak i Covid-it po vazhdojnë me ligjëratat online. Mirëpo, kjo formë e të mësuarit ka edhe vështirësi të shumta, e një ndër to është shkëputja e energjisë elektrike në vend, shkruan KultPlus.

Si rezultat i kësaj, studentëve po iu pamundësohet pjesëmarrja në ligjërata. E një nga ta, është edhe Shpresa Hasimi, studentja e Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, e cila ka reaguar nëpërmjet një statusi në profilin e saj.

Sipas saj mësimi online nuk po mund të zhvillohet në mënyrë të duhur si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike, andaj ajo kërkon zgjidhje e jo ankesa që rinia po largohet nga vendi.

KultPlus ua sjell të plotë reagimin:

Mësim online?!

Cili shtet u kushtëzon studentëve mësimin online dhe nuk i ofron themeloren, energjinë elektrike?

Kush është përgjegjës/e për dy ligjëratat që nuk mund t’i mbaja sot, si shkak i ndaljes së rrymës?

Apo, me të vërtetë nuk iu intereson fare se si po zhvillohet ky mësim, e ia bëni qejfin vetes gjoja se çdo gjë po shkon “perfekt”?!

Mos u mundoni të mashtroni veten me gjëra të tilla, por bëni zgjidhje!

Bëni zgjidhje, nëse dëshironi që të mos iu kthehet “boomerang” fëmijëve tuaj në të ardhmen.

E krejt në fund, mos u ankoni që rinia po largohet, ju nuk po lejoni as të shkollohemi./KultPlus.com

Vazhdojnë regjistrimet në Kolegjin Universum


Kolegji Universum, gjatë kësaj jave ka organizuar Ceremoninë e Hapjes së Vitit Akademik 2020/21 për studentët e vitit të parë.

Ceremonia u organizua në ambient të jashtëm të tri kampuseve duke respektuar rekomandimet për mbajtje të distances dhe rregullat tjera për parandalim të Covid-19. Regjistrimet po vazhdojnë. Regjistrimi mund të bëhet edhe online përmes këtij linku https://www.universum-ks.org/apliko/Kolegji Universum këtë vit ka shtuar programe të reja studimi dhe numrin e bashkëpunimeve me Universitetet Evropiane duke e ngritur në 395 numrin e BURSAVE Ndërkombëtare që do të ofrohen për këtë vit për studentë për shkëmbim në 26 shtete të BE-së.   

Duke ofruar një mjedis stimulues dhe bashkëpunues që promovon edukimin, kërkimin shkencor, shërbimin dhe udhëheqjen Kolegji Universum edhe këtë vit mbetet zgjedhja e parë e maturantëve për studime. 

Eksploro Evropën gjatë studime, studio një semester në Evropë me BURSË të plotë. Apliko këtu https://www.universum-ks.org/apliko/
Deri tani 297 studentë të Kolegjit Universum dhe 115 staf akademik dhe administrativ kanë përfituar nga kjo mundësi.

Shiko studentët përfitues https://www.universum-ks.org/studentet-erasmus/
Apliko këtu  https://www.universum-ks.org/apliko/  apo kontakto [email protected], 044 144 062 apo na ndiqni në rrjete sociale në facebook & instagram.

(Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum)

DW: Në mesin e të dyshuarve për sulmet në Vjenë janë edhe dy kosovarë

Pas sulmeve terroriste në Vjenë, analiza e disa videove të bëra me celularë nga vendi i ngjarjes nuk ka lënë të kuptohet se ka pasur atentator tjerë, shkruan “Oe24.at”.

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karim Nehammare, në mbrëmjen e djeshme tha se nuk ka ndonjë dëshmi se ka pasur atentatorë tjerë, pos shqiptarit nga Maqedonia Veriore, Kujtim Fejzulai. Por në lidhje me sulmin në Vjenë dje u arrestuan 14 persona.

Policia ka arrestuar personat dhe po kërkon edhe katër tjerë të dyshuar, raporton “Deutsche Welle”.

Bëhet fjalë për dy shtetas të Maqedonisë Veriore të lindur në Austri dhe dy kosovarë.

“DW” në raportim bazohet në një listë nga burime jozyrtare. Në të gjenden edhe emrat Argent G. dhe Uzeir A. Po ashtu në listën e dyshuarve me sulmin janë edhe dy persona nga Kosova.

Autoritetet e Maqedonisë Veriore kanë konfirmuar me iniciale për Argent G. dhe Uzeir A. Nga ministria e Brendshme e Maqedonisë Veriore është thënë se po bashkëpunohet me autoritetet austriake./ KultPlus.com

Prindër, na gënjyet!

Nga Endri Shabani

Kur ishim të vegjël, në fillim të viteve 1990, ju na thatë “mëso se pa shkollë do mbetesh gjithë jetën pa punë”. Por po shohim Noizin, me 4 klasë shkollë që promovohet nëpër librat e shkollës si artisti më i famshëm në Shqipëri. Pamë edhe ministra me mesatare 5, si dhe dekanë universitetesh me doktoratura të vjedhura.

Na thatë “lexo libra, se pa lexuar nuk do arrish gjëkundi”. Por po shohim deputetë që ende nuk njohin të gjithë germat e alfabetit, apo tabelën e shumëzimit. Pamë edhe shtëpitë miliona eurosh të pasanikëve të Tiranës, që në mijëra metra katrorë nuk kanë një raft librash.

Kur ishim të vegjël na thatë “puno fort, se po nuk punove do përfundosh i varfër”. Por po shohim politikanë miliarderë që nuk kanë punuar një ditë në jetë. Pamë edhe se si u pasuruan Taçi, Beso, Zamiri, Çeti dhe gjithë “klientët” e privatizimeve, të cilët ranë në gjumë si përkthyes, kambistë apo shoferë dhe u gdhinë si pronarë fabrikash e minierash të ndërtuara me punën e miliona shqiptarëve.

Na thatë “thuaj gjithmonë të vërtetën, se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra”. Por po shohim se si për 19 vjet në krye të bashkisë janë zgjedhur, dhe rizgjedhur, tre gënjeshtare patologjikë, nga më të mëdhenjtë që ka parë ky vend.

Kur ishim të vegjël na thatë që “për t’u bërë artist duhet shumë talent, dhe shumë punë”. Por po shohim se si arti është marrë peng nga mediokriteti, ndërkohë licetë dhe akademitë e arteve vazhdojnë të përgatisin kamerierë dhe punonjës për call-center. Pamë edhe se si festivalet e këngës i ngjajnë paradave në rrugicat me drita të kuqe të Amsterdamit.

Na thatë “bëhu i zoti i vetës, se nuk të ndihmon njeri”. Por po shohim se si shteti i jep “ndihmë ekonomike” (pa bërë asnjë punë) 5 milionë euro në vit Klodjanit që djeg plehrat, dhe 3 milionë euro Çetit që ngre traun.

Kur ishim të vegjël na thatë “Bëj jetë të ndershme. Mos vrit dhe mos vidh, nëse do të nderohesh dhe respektohesh nga shoqëria”. Por shohim dhjetëra kriminelë që mbahen me tituj e me nderime, në Parlament, në krye të ministrive, bashkive, apo bizneseve më të mëdha në vend. Pamë edhe se si titujt e nderit dhe dekoratat tregtohen si mall në tregun e gjësë së gjallë.

Na thatë “duaje vendin tënd, sepse këtu kanë jetuar gjyshërit e tu, dhe këtu do të rrojnë edhe fëmijët e tu”. Por po shohim se si për 29 vjet këta po kontaminojnë ujin, tokën dhe ajrin. Pamë edhe se si kanë prerë pyjet, kanë vjedhur shtratin e lumenjve, kanë zaptuar bregun e detit dhe kanë gërryer malet.

Na thatë shumë gjëra por deri më sot del se na keni gënjyer…

Në 29 vite pamë se realiteti në Shqipëri ka qenë krejt ndryshe.

Sot shqiptari i zakonshëm jeton një jetë të mundimshme, i lënë në një ishull varfërie, por i rrethuar nga një det me pasuri natyrore.

Sot shqiptari i ndershëm jeton pa krenari, i lënë në fund të sallës, në një skenë të dominuar nga gjithfarësoj horrash pa din e pa iman.

Sot shqiptari i edukuar, që ka sakrifikuar një jetë në shkollë, është vënë përfund nga mediokriteti i shefave të partisë, të cilët nuk kanë mend as sa për të lexuar gazetën.

Sot shqiptari i talentuar është në kërkim të një pune çfarëdo për të mbyllur muajin, dhe i ka harruar ëndrrat me karrierë artistike.

Sot shqiptari punëtor dhe i palodhur është kthyer në skllav i një kaste të pangopur, që ka marrë peng çdo sferë të jetës, në politikë, media, akademi apo biznes.

Sot shqiptari atdhetar po braktis ëndrrat dhe po shet pronat për të blerë një biletë që do ta çojë edhe në fund të botës, mjafton të gjejë një vend ku të trajtohet si njeri dhe të ndihet pjesë përbërëse e shoqërisë…

Prandaj, në përfundim të këtyre tre dekadave, ne, brezi i lindur dhe rritur pas 1990, kemi përpara dy zgjedhje: ose të ndryshojmë realitetin ku jetojmë, ose t’u mësojmë të tjera gjera fëmijëve tanë. / KultPlus.com

The Story of Latife and Bekim: Two Stories Between Forgetfulness, Hope, and Poverty

Arbër Selmani
Photo credits: Nok Selmani

There are around 700 houses with 6 thousand inhabitants, divided by a railway but united my misery. From ‘the others’ they are divided by skin colour, but united by the scary life in the post-war Kosovo. From the Albanians, they are divided by ignorance and neglect, united by living close to the abyss of poverty.

Both neighbourhoods in Fushë Kosova, named Lagjja 28 and 29, make you think that you are leaving the city centre towards another space and dimension. The same thing happened to me when I visited Roma, Ashkali and Egyptians in Prague, Czech Republic, some few years ago. There, without state permission they could not even sit on the benches in front of their apartments.

Likewise, these Roma, Ashkali and Egyptians whom I meet in Fushë Kosovë / Kosovo Polje, are ten minutes away in terrestrial geography, but ten years away in development and mentality. It is almost unbelievable that 20 minutes away from Pristina and 10 minutes away from Fushë Kosovë / Kosovo Polje, where life flourishes and expensive cars pass around you, three communities have been left aside and continue to live in oblivion.

*

I meet Sadullah and Allmir from the very beginning of the alley of one of the neighbourhoods. A little further I meet Muhamer, also close to him Muhamet. I notice the sparks of innocence in their eyes, and they are amazed when they see me wearing a mask and walking in their ‘territory’. 45 minutes of walk through around the alley of two neighbourhoods, no man has put on a mask. The eye sees nowhere a hand disinfectant.

The closeness between people is to be admired if we were not in a pandemic situation. Women walk their children, men drive cars, bicycles, tractors here and there, and the older ones sit on the balconies – assuming they are balconies – and just wait for this day to leave.

It makes no sense to visit this part, and any other part where poverty and disease live, and not get into people’s stories and insights.

I interview my characters while children are always around me, wanting to show their skills in movement, in body acrobatics, smiling, asking if I am this or that. Elheme and her friend, two girls with the most beautiful eyes in the whole world, allow me even a snapshot.

This, at least, is a small town where people who are united by the same fate, the fate to be different from others and to be prejudiced, judged, punished, ignored and harmed, coexist with the passing of days waiting for help and a better life and future.

‘When I have, I eat, when I have not, I cook something’

Latife is sitting in front of her house, leaning against the wall of another house, and I think this is her most frequent activity of the day.

Staying in the neighbourhood and the pleasure she gets from the kids who smash their play balls, are Latifa’s main company.

“My legs are hurting me, I cannot go anywhere. Just inside this neighbourhood. My mother passed away last year. I am now 53 years old, my mother – nana, was 80. I live with Olti, my nephew, he is now out of home and looking for bread somewhere. My brother’s help me. House doesn’t give you food”

“I am from Pristina”.

Latife says this sentence and the whole construct of this life-stricken body changes, starting from the face. She seems to want to show that she started misery in Pristina, and life forced her to continue the same misery a little far from Pristina.

“I lived in Pristina until the war, towards Kolovica e Re, towards Teknika, towards Sali Shumari. Since the war, I have come here to Fushë Kosovë. With my mother we lived together in Pristina, our house burned down, a brother I had died so we had to leave and come here. ‘Elhamdurilah’, the Muslim brotherhood helped me and now I have a home. My nephew is 13 years old, going towards being 14. I am very old, he goes to the school ‘Selman Riza’, in the eighth grade. I do not mind him begging, I also did it myself for quite some time. Since this fall, I have been trying to get out, and I can’t. Besides, I have this grandson, I raised him. My son is in prison, he had a problem with his wife, and I already need to raise this nephew”.

“My nephew is very close to me. I think he is my own son, I address him like that all the time. I do not know where my husband is, since the war began I do not know if he is alive or not, no news from him.  I have not received anything from him” Latife adds.

*

I continue to walk through these two neighbourhoods, until the Sun is ready to set and relieve the pain of the inhabitants of this part of Kosovo.

In this part, there is no health house.

Immediately after the end of the war in Kosovo, which, like the liberation of Albanians from Serbs, for many Roma, Ashkali and Egyptians of Kosovo was the beginning of a strong racism by Kosovo Albanians, in this part a treatment centre was used as part and Balkan SunFlowers – an NGO dealing with all three communities. The centre was mobile and there the citizens of these parts had the opportunity to be checked for their health problems. The centre is nowhere to be found now.

The nearest health centre is too far away, walking is impossible and a car or taxi is needed. The latter is costly considering that most of the men and women in this part are manual workers. Others, unemployed. A request has been made to return the health house to this part, or to build a new one.

*

“I swear I am not voting again”

“I have four children, I have my sickness and I have my wife who is sick. I do not have a tractor to take her to the doctor. I have a small bicycle that cannot carry a person. I need a tractor to make a life out of it”.

Bekim Hajolli, 49, has a fantastic oratory and wants at all costs to be provided with tractor through this text, a tool that will make his life easier.

“A Four-wheeled tractor” – Resuli, Bekim’s youngest son is heard saying, as I interview Bekim with his bicycle nearby, a good bicycle that is goodwill and the outstretched hand of a Bekim relative.

“I just came from the bins, I went to Fushë Kosovë and Pristina, unsuccessfully. I get tired of the bicycle because it is a bit high, I have to push it for a while. I have no other choice. I’m happier if someone would bring me a tractor. Nobody comes around here, when elections come they all parade in here. I did swear that I will not vote again” Bekim says to me.

“Before the war, I lived in Dragodan, in Pristina. We came here, my father died later. I have a house here, it is in good conditions. I have four children: Resul, Bujar, Behare and Behar. If I had a tractor, I would also make my children work and make ends meet”.

Bekim’s wife is 60 years old, and whenever I ask Bekim what exactly she is suffering from, he replies that ‘she needs injections’.

I have a lot of problems when I write the stories of these people, when I transcribe them, even when I am at the scene, because I do not even know where to start and how to end the saga of their difficult life.

There are grocery stores inside the two neighbourhoods, but for clothing and textiles people go out of the community, supplied elsewhere. Residents say they have no problem with electricity, while the sewerage network is being repaired and they were told that asphalt will be put in this part.

Young people do not have a gym where they could spend their free time.

*

I have left behind both Latife and Bekim with the great hope that my readers will react and someone will help them both, but also many others in this part. Latife and Bekim expect from me, I expect from myself and from you.

TEKSTI NË GJUHËN SHQIPE

TEKSTI NË GJUHËN ROME

This article is produced as part of the project “Supporting media and Independent Journalism with a Human Rights Perspective in Kosovo”, supported by the European Union in Kosovo and implemented by Kosovo 2.0, CEL and KCGS. Its contents are the sole responsibility of KULTPLUS/YIHR KS and do not reflect the views of the EU, K2.0, CEL or KCGS. ]

PEN Qendra e Kosovës përkujton Xhemail Mustafën

Në KultPlus Caffe Gallery, në Prishtinë, PEN Qendra e Kosovës përkujton kritikun, shkrimtarin dhe publicistin Xhemail Mustafa.

Kjo mbrëmje mbahet  të enjten, më 5 nëntor, me fillim në orën 17.00.

Për veprën e Xhemail Mustafës do të flasin: Ibrahim Berisha dhe Blerina Gaxha – Rogova.  

Mbrëmjen e udhëheq Avni Spahiu.

Përkujtimi për Xhemail Mustafën është mbrëmja e shtatë e PEN Qendrës së Kosovës që mbahet në kuadrin e projektit “Ora e Shkrimtarit”, përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

PEN Qendra ka paraparë edhe tri mbrëmje përkujtimore për shkrimtarët e ndjerë që do të mbahen gjatë javëve në vijim. / KultPlus.com

Adelina Mamaqi: Më detyruan të shkruaj poezi për Enver Hoxhën

Shkrimtarja Adelina Mamaqi rrëfen në Qendrën Kombëtare të Librit raportin dhe shqetësimet e saj për letërsinë për fëmijë. Gjithashtu, Mamaqi ndalet edhe tek ndikimet e regjimit komunist, ku shpesh herë autorët ishin të detyruar që të shkruanin për diktaturën dhe Enver Hoxhën.

“E nënvlerësojnë letërsinë për fëmijë. Më falni, por këtë e bëjnë kritizerët e letërsisë për të rritur. Duhet të themi, se shija e të ngrënit nis tek fëmija formohet me ushqim të mirë. Unë mendoj se letërsia për fëmijë ka një rëndësi të madhe, se edukon tek fëmijët dashurinë për letërsinë”, shprehet shkrimtarja për fëmijë Mamaqi.

Adelina Mamaqi, autorja e 15 botimeve, teksa këshillon lexuesit, ndalet edhe tek botuesit.

“Duhet t’i kthejnë sytë edhe tek letërsia jonë për fëmijë, pasi për fat të keq disa shtëpi botuese i gjejnë të gatshme tekstet dhe i marrin edhe i përkthejnë. Nga ana vizive dalin të bukura, por ka edhe libra të përkthyer që s’kanë asnjë vlerë. Më vjen keq”.

Për letërsinë e vjetër shqipe për fëmijë, Mamaqi shprehet se Ministria e kulturës duhet të vërë dorë, por jo në çdo botim

“Unë shikoj të nevojshme nga MK të vlerësojnë vlerat, jo të gjithë librat e vlerësuar në atë kohë janë të përshtatshëm në këtë kohë, sepse brezat evoluojnë”.

Sa i përket debatit për shkrimtarët shqiptarë të cilët kanë shkruar për realizmin socialist, Mamaqi, përfundon se ka qenë një ndër ta, por kjo ka ndodh, duke pasi kanë qenë të detyruar.

“Mua më mori në telefon sekretari i Komitetit Qendror të Rinisë edhe më tha: ‘Duhet të shkruash një poezi për shokun Enver’. U detyrova ta shkruaj, më vinte apo s’më vinte mirë. Nga Lidhja e Shkrimtarëve më kërkuan disa herë të bëheshe anëtare partie, nuk pranova. Nëse do të kisha pranuar, me siguri matematike do të isha dënuar”. /Shqiptarja.com / KultPlus.com

ACI: Njerëzit duan të udhëtojnë, pavarësisht pandemisë

Gjysma e udhëtarëve janë të etur që të ndërmarrin edhe një udhëtim të vetëm brenda tre muajve të ardhshëm, çka tregon një nivel të fortë besimi të sigurisë së mjedisit që ofrojnë aeroportet dhe linjat ajrore.

Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI) World, me seli në Bruksel, tha se udhëtarët prisnin vendosjen e masave të reja për t’u mbrojtur nga rreziqet shëndetësore që burojnë nga pandemia e koronavirusit (COVID-19) dhe për të zhvilluar një përvojë me më shumë aeroporte pa kontakt.

Studimi i ACI hasi në një rënie të lehtë në frekuencën e përgjithshme të udhëtimeve që pritet dhe një zhvendosje të arsyeve kryesore për të udhëtuar, me një ulje më të vogël të udhëtimeve të biznesit dhe me më shumë për arsye personale.

Drejtori i përgjithshëm i ACI World, Luis Felipe de Oliveira theksoi se ”aeroportet, linjat ajrore dhe partnerët e tyre duhet të vazhdojnë të rrisin nivelin e besimit në udhëtimin e pasagjerëve dhe të sigurojnë dhe komunikojnë masat që po prezantojnë për të mbrojtur shëndetin e pasagjerëve dhe sigurinë e tyre./ atsh/ KultPlus.com

Mos e qani poetin

Poezi nga Ramë Oraca

Mos e qani poetin
Se ai kurrë nuk vdes
Lind të mos vdes
Ai jetën s`e ka ves.

Kot e qani poetin
Zoti i dha madhështi
Ai nuk ka vdekje veç lindje
Vdekjen s`sheh me sy.

“Homazh për mikun dhe poetin Bajram Bashota
Të shkruash për poetin, për gjithë atë kohë sa shpirti i tij ishte mes nesh nuk është lehtë! Të bësh lutje për shpirtin e tij është njerëzore ashtu siç do të lutej miku dhe poeti ynë Bajram Bashota! Ai mbetet ndër krijuesit tanë më të mirë, një mik i virtytshëm, i këndshëm, i urtë e besnik, i përkushtuar shpirtërisht për letërsinë. Vdekja e poetit, menjëherë të rikujton jetën e tij, të ringjallen kujtimet me pranin e tij. Menjëherë të kujtohet fytyra e tij, fjalët, afria prej miku. Ai edhe vetë me punën e tij i skaliti fjalët nëpër librat si trashëgim për ne. Mungesën e tij do ta ndjej jo vetëm Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, po edhe dega e saj në Podujevë, ku me përkushtim prej krijuesi ishte gjithmonë i angazhuar në manifestimet letrare. Lutemi që shpirti i tij të bëjë dritë ashtu siç bëri në jetë! Lamtumir mik! Bajram Bashota”, ka shkruar Oraca me rastin e publikimit të poezisë. / KultPlus.com

Komuna e Prishtinës edhe në nëntor shërbime falas për mamografi në QKMF’të e saj

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se edhe përgjatë muajit nëntor do të ofrojnë shërbime falas për mamografi në Qendrat Klinike Familjare të kryeqytetit.

“Gjatë muajit tetor kemi ofruar shërbime falas të mamografisë për të gjitha gratë e Komunës së Prishtinës. E këtë shërbim po e vazhdojmë edhe gjatë muajit nëntor”, thuhet në postimin e Komunës.

“Eja në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) për kontrolla rutinore dhe informim sa më mirë për sëmundjen e kancerit të gjirit dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm të saj”.

Ndryshe, muaji tetor njihet si muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit. /Gazeta Express/ KultPlus.com

Vikena Kamenica risjell këngët tiranase në stilin jazz


Në kuadër të aktiviteteve që po mbahen në këtë periudhë të vështirë pandemie për 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, artistja Vikena Kamenica ka dhënë një koncert jo të zakonshëm në hollin e Muzeut Kombëtar. Me zërin e saj të mrekullueshëm dhe në repertor të përzgjedhur, artistja ka risjellë në vëmendjen e publikut disa nga këngët më të bukura tiranase.

Koncerti i titulluar “Nur i bukur të ka ra” dhe që është mbajtur pasditen e se hënës, kishte për qëllim te risillte për publikun një pjesë të këngëve më të bukura të Tiranës.

Ky event u vlerësua si i jashtëzakonshëm sikurse ishte edhe mënyra që Vikena e solli në stilin Jazz. Koncerti që duhej t’i adresohej një salle të madhe, u përcoll për një publik të kufizuar nga detyrimet e situatës së pandemisë.

Një pjesë e mirë e këngëve të cilat u kënduan në këtë mbrëmje, janë sjellë më herët nga emrat më të njohur të traditës tironse, sikurse ështe emri i këngëtares së madhe Fitnete Rexha.

Falënderimet e artistes Kamenica shkojnë edhe për mbështetjen e këtij eventi nga Ministria e Kulturës, Bashkia e Tiranës dhe bashkëpunëtorët dhe kolegët që iu bashkuan asaj si Gent Rushi, Kastriot Tusha etj.

Artistja premtoi se këtë event do ta sjellë sa më shpejt të mundet për të gjithë admiruesit e saj dhe të muzikës jazz. /atsh/ KultPlus.com

“Lahuta e Malsisë” të premten premierë në Teatrin Kombëtar

Pjesë artistike nga vepra e njohur “Lahuta e Malsisë” do të shfaqen nga aktori Armend Baloku, si premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës më 6 nëntor, shkruan KultPlus.

Kjo premierë që do të nis nga ora 20:00 do të sjell një frymë fishtiane, duke na kujtuar rëndësinë e kësaj vepre në letërsinë shqiptare dhe artin përgjithësisht. Ndërkaq në po të njëjtën orë, do të jepet repriza në datat 7 dhe 8 nëntor

Armend Baloku i cili prej kohësh është duke u marrë me përgatitjen e interpretimit të Lahutës së Malsisë, nëpërmjet një postimi është shprehur se madhështinë e kësaj vepre që e kishte poseduar që nga fëmijëria, e kishte kuptuar kur ishte rritur.

“Vetëm në shkollë të mesme e kuptova se është një thesar që vetëm ata që e dinë përmbajtjen e saj, e kuptojnë fuqinë e jashtëzakonshme të “Lahutës” e nëpërmjet saj të Fishtës, Homerit shqiptar, apo personalitetit, që thotë albanologu Norbert Jokli, “gjuhën shqipe e bëri zojë në vete”, ka shkruar Baloku.

Leximi i kësaj vepre për Balokun nuk mbetet vetëm njohje e letërsisë por, edhe dashuri ndaj atdheut. Në të njëjtën kohë nga “Lahuta e Malsisë” sipas tij, kuptojmë se pa interesimin dhe edukimin mbi kulturën dhe të kaluarën tonë historike, edhe patriotizmi do të zbehet.

“Përmes Fishtës apo “Lahutës” kuptojmë se çdo me thanë me ba mendjen e zemrën një, për me i qëndrue në krye problemeve të mëdha, por me i zgjidh ato një nga një, pa u frigue se zhytesh e mbetesh në to”, ka vlerësuar Armend Baloku.

Atdhedashuria dhe mesazhet që përçohen në veprën “Lahuta e Malsisë”, sipas Balokut, e bëjnë njeriun që çdo veprimtar tjetër të atdheut ta sheh si vazhdimësi të Fishtës.

“E kur e lexon Fishtën, e sheh Fishtën. E mandej çdo patriot për ty e ka emnin Fishtë, dhe vetëm me këtë lloj bëhet vendi e shteti, që janë në gjendje deri në vetmohim me u angazhu për dashnin e tyre, atdheun e tyre. E mbi këtë bazë, Haxhi Zeka të duket Fishtë, e mbi këtë bazë Hasan Prishtina të duket Fishtë, e mbi këtë bazë Adem Jashari të duket Fishtë”, ka shkruar aktori Baloku.

Në shfaqjen premierë, veprën “Lahuta e Malsisë” do ta interpretoj Armend Baloku, organizatore është Vlora Nikçi, asistent Kushtrim Mehmeti, ndriçimi Skënder Latifi dhe dizajni nga Dardan Luta./KultPlus.com

“America’s Best Doctors” zgjedh neurokirurgun shqiptar mes më të mirëve

Gentian Toshkëzi, neurokirurg i parë shqiptaro-amerikan është zgjedhur në top listën e neurokirurgëve më të mirë për vitin 2020 në shtetin e Pensilvanisë në SHBA.

Ky çmim i është dhënë nga shoqata “America’s Best Doctors”, i cili vlerëson mjekët në bazë të reputacionit të tyre profesional.

Dr. Genti drejton aktualisht një ekip kërkimi shkencor në Universitetin e Qëndrës Spitalore “Thomas Jeferson” në Philadelphia në fushën kurimit të sëmundjeve dhe traumave nervore, si dhe rigjenerimit të patologjive përkatëse në shtyllën kurrizore.

Gjithashtu mjeku i njohur shqiptar udhëheq aplikimin e teknologjive të fjalës së fundit në operacionet neurokirurgjikale duke aplikuar metoda robotike të udhëhequra nga teknologjia 3D.

Toshkëzi përfundoi studimet e larta në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë me medalje ari dhe vijoi karrierën në neurokirurgji në Paris për t’u specializuar më pas në New York./ Diaspora Shqiptare/ KultPlus.com

Vdiq aktori dhe komediani John Sessions

John Sessions, më së miri i njohur për punën e tij si panelist në shoun improvizues humoristic “Whose Line Is It Anyway?”, ka vdekur në moshën 67-vjeçare.

Aktori dhe komediani i njohur vdiq nga një sëmundje e zemrës. Kështu ka bërë të ditur agjenti i tij, Alex Irwin, gjatë konfirmimit të lajmit.

“Me trishtim të madh ua konfirmojmë lajmin se të hënën më 2 nëntor, aktori John Sessions vdiq në shtëpinë e tij në Londër. Ai do të na mungoj shumë të gjithëve”, shkruhej në komunikatën për media.

I lindur me emrin John Marshall në Largs të Skocisë në vitin 1953, Sessions e gjeti famën me rolin e tij në serinë satirike “Porterhouse Blue” të kanalit “Channel 4”, para se ta shfaqte talentin e tij të jashtëzakonshëm në shoun humoristik “Whose Line Is It Anyway?”, transmeton Koha.

Ai po ashtu shquhej për punën në serinë televizive komike, “Stela Street”, e cila fliste për megayjet e hollywoodit Keith Richards, Joe Pesci dhe Roger Moore, si dhe për huazimin e zërit për disa personazhe të shout të njohur satirik në Angli, “Spitting Image”.

John Sessions gjithashtu ishte pjesë e panelit të emisionit me lojëra “QI”, duke u shfaqur në çdo episod të transmetuar si dhe ka luajtur në filma të shumtë të tillë si, “Gangs Of New York”, “Five Children And It” dhe “Henry V”.

Menjëherë pas publikimit të lajmit për vdekjen e Sessions, aktorë dhe komedianë të shumtë i pushtuan rrjetet sociale me mesazhe ngushëlluese, duke e lavdëruar atë për talentin e jashtëzakonshëm dhe kontributin në skenën e komedisë në Britani të Madhe. / KultPlus.com

Sot shënohet Dita e Ndërgjegjësimit për Stresin

Dita e Ndërgjegjësimit për Stresin, e cila shënohet çdo vit më 4 nëntor, u krijua nga Themeluesi i Shoqatës Ndërkombëtare të Menaxhimit të Stresit (ISMA) Carole Spiers në 1998, shkruan KultPlus.

Stresi është një ndjenjë e tensionit emocional ose fizik dhe mund të vijë nga çdo ngjarje ose mendim që ju bën të ndiheni të irrituar, të zemëruar ose nervoz. Në të njëjtën kohë, stresi është reagimi i trupit tuaj ndaj një sfide ose kërkese. Kur zgjat në kohë të shkurtra, ai mund të jetë pozitiv, në të tilla raste kur ju ndihmon të shmangni rrezikun ose të përmbushni një afat të caktuar. Por kur stresi zgjat për një kohë të gjatë, mund të dëmtojë shëndetin tuaj.

Me zhvillimet e shpejta teknologjike, ngjarjet e mëdha botërore dhe ndryshimet e shpejta, stresi në jetën e njerëzve tanimë është shtuar edhe më shumë. Meditimi është një ndër teknikat të cilat sjellin lehtësim afatshkurtër të stresit. Një ndër format medituese është frymëmarrja e ngadaltë dhe e thellë ose përqendrimi vetëm në momentin aktual. Të kushtuarit e vëmendjes për atë që shihni, dëgjoni, shijoni, prekni dhe nuhatni është një tjetër zgjidhje.

Relaksimi progresiv apo i të gjithë muskujve përfshin shtrëngimin dhe lëvizjen që nga balli e deri te gishtërinjtë e këmbëve, i cili ndihmon tejet shumë trupin tuaj.

Në anën tjetër, përqendrimi në frymëmarrjen personale mund të bëj një ndryshim të madh në nivelin e përgjithshëm të stresit. Teknikat e frymëmarrjes mund të qetësojnë trupin dhe trurin tuaj në vetëm disa minuta. 

Poashtu ushtrimi është një qetësues fantastik i stresit që mund të funksionojë në disa minuta. Bërja e një shëtitje ju lejon të shijoni një ndryshim të peizazhit, i cili mund t’ju sjellë në një dimension tjetër të mendjes, dhe sjell përfitimet e ushtrimeve gjithashtu.

Ndërkaq, atë që edhe ekspertët e sugjerojnë përherë, janë aktivitetet artistike. Nëpërmjet krijimit në cilëndo fushë të artit njeriu e largon një sasi të lartë të stresit./KultPlus.com

Një tjetër shtet evropian kthen gjendjen e jashtëzakonshme, rivendos shtetrrethimin

Hungaria rivendosi gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Lajmi u konfirmua nga kryeministri Viktor Orban në një video të postuar në faqen e tij në Facebook.

Vendi do të mbyllë klubet e natës dhe do të vendosë një shtetrrethim gjatë natës për të frenuar përhapjen e infeksioneve të koronavirusit, tha Orban.

Kryeministri tha se qeveria do të ushtrojë një kontroll më të rreptë në vendet e argëtimit, të tilla si kinematë, teatrot dhe eventet sportive, për t’u siguruar që audienca të ndjekë masat e parashikuara për distancimin shoqëror dhe mbajtjen e maskave.

Nëse këto protokolle nuk ndiqen, policia ka autoritet të ndërhyjë, të gjobisë dhe madje të mbyllë vendet nëse është e nevojshme.

Qeveria gjithashtu do të “rrisë frekuencën e transportit publik në mëngjes dhe gjatë orës së pikut të mesditës” për të shmangur mbipopullimin, shtoi Orban.

Këto masa vijnë ndërsa numrat e rasteve ditore në Hungari vazhdojnë të rriten, duke e lënë qeverinë të shqetësuar për tejkalimin e kapaciteteve të spitaleve. / KultPlus.com

Yjet shqiptare nominohen për çmime prestigjioze të muzikës

Artistët shqiptarë nëpërmjet krijimtarisë së tyre muzikore kanë arritur të depërtojnë përreth globit. Një sukses të radhës kanë shënuar këngëtaret Dua Lipa, Ava Max dhe DJ Regard, duke u nominuar për çmimet në “NRJ Music Awards”, shkruan KultPlus.

Në ngjarjen e madhe muzikore e cila ndan çmime të shumta nga radio stacioni francez NRJ për të çmuar krijimtarinë e yjeve botërore të muzikës, nuk mungojnë as emrat të cilët kanë bërë krenarë shqiptarët nëpër botë.

Këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa është nominuar në tri kategori. Emri i saj kalon në çmimet “Artistja ndërkombëtare më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit” dhe “Klipi më i mirë i vitit”, këto dy të fundit për këngën e saj të famshme “Physical”.

Në anën tjetër, në dy kategoritë e para e pranishme është edhe Ava Max në këtë edicion. Max është nominuar poashtu për çmimet “Artistja ndërkombëtare më e mirë e vitit” dhe “Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit” me këngën e saj “Kings & Queens”.

Përkrahë DJ-ve të mëdhenj botëror si Calvin Harris, David Guetta, DJ Snake, Kygo, Openbach dhe Robin Schulz qëndron edhe DJ me prejardhje kosovare, Regard, i cili në këtë edicion është nominuar për çmimin “DJ më i mirë i vitit”.

NRJ Music Awards do të ndaj çmime për artistin dhe artisten më të mirë francez dhe atë ndërkombëtar, këngën vendore dhe ndërkombëtare më të mirë, grupin/duon më të mirë vendore dhe ndërkombëtare, klipin dhe DJ më të mirë./KultPlus.com

Një film “Avengers” me superheroina pritet të realizohet së shpejti

Letitia Wright beson se një film i radhës “Avengers” i përbërë tërësisht nga aktore gra, do të realizohet së shpejti.

Aktorja 26-vjeçare e cila e ka portretizuar Shurin në filmin “Black Panther” dhe dy projekte me buxhet të lartë “Avengers”, beson se filmi i cili do të përfshijë vetëm superheroina do të bëhet gjithsesi pjesë e universit Marvel, kjo pasi tashmë e ka përkrahjen e producentes Victoria Alonso.

“Nuk mendoj se do të duhet të luftojmë për ta realizuar një projekt të tillë. Victoria Alonso është shumë e vendosur ta realizojë këtë film bashkë me Kevin Feige. Është vetëm çështje kohë derisa sa të merret vendimi për krijimin e këtij projekti”, citohet të ketë thënë Wright.

Edhe aktorja 31-vjeçare Brie Larson, e cila e luan rolin protagonist në filmin “Captain Marvel”, ka zbuluar vitin e kaluar se ajo së bashku me koleget e saj në këtë film, ia kanë propozuar kryetarit të studios “Marvel”, Kevin Feige, idenë për realizimin e mundshëm të një filmi të përbërë nga aktore gra të cilat i portretizojnë superheroinat e fuqishme, transmeton Koha.

Tutje, Letitia Wright e cila e kishte portretizuar motrën e superheroit Black Panther, krahas aktorit të ndjerë Chadwick Boseman, ka treguar se është shumë e lumtur dhe e nderuar që ka pasur mundësi të luaj në këtë projekt të suksesshëm në arkat filmike, që njëherësh shquhet si një prej filmave të parë me buxhet të lartë të studios “Marvel”, ku dominojnë aktorë të komunitetit afrikano-amerikan. / KultPlus.com

Muzeu i Londrës uron shqip mirëseardhjen

Muzeu i Londrës uron mirëseardhjen edhe në gjuhën shqipe. Në portën hyrëse të një prej institucioneve më të njohura të kryeqytetit britanik krahas përshëndetjeve të tjera lexon edhe “Mirësevini”.

Vlerësohet se në Britaninë e madhe jetojnë më shumë se 100 mijë shqiptarë dhe një pjesë e mirë e tyre jetojnë në Londër./diasporashqiptare/ KultPlus.com

Mjeku shqiptar, heroi që trajtoi të lënduarit e sulmeve terroriste të Vjenës: U turpërova, por në Austri terroristi nuk përfaqëson shqiptarët

Dr. Bujar Muqolli, është mjeku i njohur shqiptar, i cili u bë heroi i anës së mirë në tërë tragjedinë e mbrëmshe të sulmeve terroriste që morën jetë njerëzish duke lënë edhe shumë të lënduar në Vjenë.

Ortoped – Traumatolog, Dr. Bujar Muqolli – Kryemjek i Klinikës Spitalore më të njohur në Vjenë e Austri ‘Donaustadt Clinic’, është shqiptari nga Peja e Kosovës i cili bashkë me vëllanë mjek Dr. Fisnik Muqollin, për vite të tëra janë bërë të njohur në Austri, duke ngritur namin shqiptarë në mjekësinë europiane.

Në një intervistë ekskluzive për ‘RADIO 1,’ të zhvilluar në mbrëmje me kryeredaktorin e saj, Fitim Behlulin, Dr. Bujar Muqolli rrëfen anën tjetër të ngjarjes, Atë të betejës për të shpëtuar jetët e të lënduarve dhe plagosurve, viktima të pafajshme. Dr. Muqollli që mbrëmë ishte në vijën e parë të frontit në ‘Clinic Donaustadt’, nuk flet pa emocion për ngjarjen.

“Ishte ora 22:00 afërsisht kur ne morëm informatë se po ndodhë diçka e keqe në Vjenë dhe duhet të përgatitemi për të pritur dhjetëra e ndoshta qindra të lënduar. Në minutat e para pak dihej… Mora masat e menjëhershme. Referova të ngritet shkalla e gatishmërisë dhe menaxhuam fazën pritëse, sepse kuptohet krejt bota jemi edhe në ngarkesë protokoli me Covid 19. Rastet e para na erdhën shumë shpejt, diku në ora 22:30. Ishin viktima që kishin marrë plagë e lëndime të rënda nga sulmet. Në Spitalin, Klinikën tonë si më e njohura, trajtohen, referohen raste të rënda. Në total deri në mesnatë ne pranuam shtatë raste, të tjerat raste, më të menaxhueshme janë referuar në qendra tjera. Rastet që pranuam në ekip, ja dolëm ti shpëtojmë. Të gjithë i nxorëm, gjendja ishte e rëndë dhe mbetet, mirëpo mund të them i nxorëm nga rreziku i madh.”-thotë Muqolli në ‘RADIO 1’.

Duke folur për ‘RADIO 1’, Dr. Bujar Muqolli shpjegon momentin e trishtë, kur e kuptoi se sulmuesi ishte shqiptarë.

“Gjatë punës, pas një qarku kohor, e kuptova se sulmuesi ishte shqiptar. Nga media e mësova, nuk ma thanë kolegët austriak. Keq, u ndjeva shumë keq, shumë jam prekë. U turpërova! U ndjeva mjaft i mllefosur. Por… ka edhe diçka që duhet tja them opinionit. Diçka që qëndron dhe është e vërtët e cila më lehtësoi mua por duhet ti lehtësoi të gjithë shqiptarët. Ajo është se, këtu në çdo komunikim të ngushtë e të gjërë, në një shtet siç është Austria, ku ekziston harmonia, terroristin në fjalë, askush nuk e sheh si shqiptarë. Në bindjen e thellë të tyre, ai nuk përfaqëson identitetin shqiptarë. Shqiptarin e njohin kudo, ja njohin traditën, veset, zakonet. Ai nuk është shqiptarë, ai nuk përfaqëson shqiptarin, ai përfaqëson terroristin. Terrorizmi komb nuk ka, terrorizmi fe nuk ka. Kjo na forcon e lehtëson.”-shton Dr. Muqolli.

Kryemjeku shqiptarë që nën mantelin e bardhë u bë edhe kryeheroi shqiptarë i mbrëmjes së shkuar në ‘Donaustadt Clinic’ Dr.Bujar Muqolli, rrëfen se rreth mëngjesit, policia Austriake ka sjellur edhe njërin prej të dyshuarve për trajtim, i cili ishte plagosur.

“Rreth mëngjesit kemi pranuar edhe një të plagosur nga pala e të dyshuarve. E ka sjellur policia austriake. Kanë qenë kolegët tjerë, që u ka ka rënë të mirren drejtpërdrejt me të, mirëpo nga informatat që më erdhën, nuk ishte shqiptar. Kishte një emër tjetër.”-tha Muqolli.

I dyshuari kryesor për sulmin terrorist në Austri mendohet se është Kujtim Fejzullahu me origjinë nga fshati Çellopek në Tetovë. Nga sulmet terroriste në këtë shtet humbi jetën edhe shqiptari tjetër viktima Nexhip Vrenezi./RADIO 1/ KultPlus.com

Situatë e dyshimtë në Holandë, policia speciale evakuon një stacion të trenit

Për shkak të një “situate të dyshimtë” në një prej trenave, një stacion treni në qytetin të Utrecht u evakuua.

Policia njoftoi se deri më tani të gjithë personat janë evakuuar nga stacioni i trenit dhe se përfshirja e tyre është nën hetim.

Mediat raportojnë se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertë të eksplozivëve, si dhe se policia, zjarrfikësit dhe ambulanca, ndërsa helikopterët po përcjellin situatën mbi qytet.

Trafiku hekurudhor për pak kohë u pezullua plotësisht, por më pas ngadalë u vu në përdorim.

https://www.youtube.com/watch?v=8rA_cxYUjPA&feature=emb_logo

Zbulohet tabloja e të dashurit të Da Vinçit

     

Një tablo e Salait, bashkëpunëtori më i afërt i Leonardo da Vinçit, u zbulua së fundi. “Madalena e penduar”, vepra pritet të dalë në ankand, më 18 nëntor, nga shtëpia “Artcurial”.

”Kishim dijeni vetëm për katër apo pesë tablo, të vërtetuara se ishin nga dora e Salait, si “Krishti shëlbyes”, e ruajtur në Muzeun Ambrozian të Milanos, të tjerat ishin në duart e privatëve” – theksohet nga “Artcurial”.

Gian Giacomo Caprotti, i ashtuquajtur Salai (1480-1524), ka qenë miku më i afërt i Leonardo Da Vinçit, nxënësi i tij, modeli, arkëtari, agjenti dhe i dashuri. Mjeshtri i Rilindjes do t’i jepte pseudonimin “Salai” – sinonim i “djallit të vogël” – për shkak të gënjeshtrave të tij të pakuptimta dhe vjedhjeve të vogla.

“Kjo tablo, del vërtet nga errësira… Pronari i saj, i cili, e bleu për një shumë modeste, na e besoi për shitje. Ajo erdhi te ne, pa atribut. Ishte Cristina Geddo (eksperte e njohur për periudhën e shekullit të XV), që duke ardhur nga Milano, na zbuloi se ishte nga Salai”- theksoi eksperti i veprave të hershme, Eric Turquin.

Me përmasa 65 centimetra dhe 50 centimetra, tabloja është në gjendje të mirë, por duhet të pastrohet, pasi llaku që e mbulon atë është pjesërisht i ndotur dhe i oksiduar.

Marie-Madeleine përfaqësohet atje në një sfond të zi, sytë e saj të ngritur në ekstazë dhe krahët e kryqëzuara. Trupi i zhveshur dhe i hollë është pjesërisht i mbuluar nga flokë të bollshëm në kafe të artë, një karakteristikë e gjetur në “Krishtin” e Milanos.

Karakteri është i paqartë, midis të shenjtës dhe profanit. Buzët janë të plota dhe sensuale.

“Gjetëm gjurmët e gishtërinjve. Piktori ka shtypur gishtin e madh mbi bojën e freskët, që është karakteristikë e teknikës së Leonardo Da Vinçit dhe Salait” – shpjegoi, Eric Turquin.

“Puna tregon një njohuri të përsosur të sfumatos leonardeske. Një tjetër karakteristikë, është një vijë e bardhë që shënon qepallën e poshtme, duke dhënë një lloj fortësie që nënvizon syrin” – thekson eksperti.

“Për më shumë se 25 vite pranë Leonardos, Salai ka mundur të asimilojë teknikën fine të mjeshtrit, duke u pozicionuar si një prej promovuesve më me ndikim të modeleve të Leonardos, përmes prodhimit të kopjeve dhe variacioneve të kryeveprave të Leonardit” – shton Eric Turquin.

Tabloja është vlerësuar mes 100 000 dhe 150 000 euro./ KultPlus.com