Elbenita Kajtazi merr iniciativën e përkthimit në shqip të historive të operave të huaja

Sopranoja e mirënjohur, Elbenita Kajtazi ka marrë një iniciativë të re, e cila do të jetë pasurim kulturor për zhanrin e operës, shkruan KultPlus.

Nëpërmjet një video të publikuar në kanalin ‘YouTube’ sopranoja e cila vepron qe 7 vite në Gjermani ka dhënë detaje për iniciativën e saj më të re me emër “Opera në gjuhën shqipe”.

Nëpërmjet hapjes së një llogarie me këtë emër në këtë rrjet social, ajo ka vendosur të ndaj në gjuhën shqipe historinë e çdo roli që ajo deri më tani e ka jetësuar.

“Më ka ardhur një ide që historitë dhe shpjegimet e të gjitha roleve të cilat i këndoj, i performoj, i mësoj dhe studioj t’i ndaj me juve”, shprehet përgjatë videos Elbenita Kajtazi.

Iniciatorja e kanalit “Opera në gjuhën shqipe”, tutje ka rrëfyer se si kjo ka ardhur edhe për studentët e muzikës në kuadër të Universitetit të Prishtinës, të cilët kanë shumë pak material rreth historive të operës në gjuhën tonë.

“Unë kam studiuar në Prishtinë dhe e di se sa mungesë ka për përkthime të gjuhës shqipe të operave që janë jashtëzakonisht me rëndësi për të gjithë studentët e muzikës, e sidomos ata që studiojnë solo-këndimin”, ka thënë Kajtazi.

Elbenita ka theksuar se parasheh të bëj publikimin në gjuhën shqipe të dy historive të operave për çdo muaj në këtë kanal të “YouTube”.

Poashtu ajo ka thënë se iniciativa e saj nuk do të mbes vetëm me këtë formë komunikimi, por do të zgjerohet edhe nëpërmjet emailit që e ka krijuar. Në këtë formë, ajo do të jetë e hapur për idetë, pyetjet dhe dëshirat e punës së përbashkët me studentë dhe artdashës.  

Videon e plotë mund ta gjeni në: https://www.youtube.com/watch?v=If7CEjao6G0&fbclid=IwAR3orYIuN1MwXa7A8PKGEZFE7nQuFpz2B0Bw8fJYBTkhipi3wm7eZQNLQXY&ab_channel=Operan%C3%ABgjuh%C3%ABnShqipe / KultPlus.com

Pyetja kurioze e vajzes 3 vjeçare që dërgoi në shpikjen e kamerës “polaroid”

Kamerat sot kanë arritur një zhvillim tejet të madh, njësoj si gjithë paisjet e tjera dhe teknologjia. Mirëpo, kamera e parë e njohur si “polaroid” u shit para 75 viteve, shkruan KultPlus.

Ishte 26 nëntori i vitit 1948 kur kamera e parë nga firma “Polaroid” u shit për 89,75 dollarë në Boston në departamentin e dyqanit Jordan Marsh.

Kjo kamerë do ta kishte një rëndësi të veçantë, sepse do të kthehej në model për shumë kamera në 15 vitet e ardhshme.

Shpikësi i kësaj kamere është Edwind Land, ku edhe ky mjet pastaj e ka marrë emrin “Land kamera”, e cila është një model i vetë-zhvillimit të kamerës së filmit, e prodhuar nga firma “Polaroid” midis 1948 dhe 1983. Pas pensionimit të Edwin Land, emri ‘Land’ u hoq nga emri i kamerës.

Ndërkaq gjeneza e kësaj shpikjeje qëndron në pyetjen e vajzës 3 vjeçare të Landit, se pse ajo nuk mund ta shihte fotografinë që sapo e kishte shkrepur. Kësisoji, kjo pyetje e dërgoj Edwind Land në Kamera Polariod Land në vitin 48.

Modeli i parë i disponueshëm komercial ishte Modeli 95, i cili shtypi për 1 minutë foto me ngjyrë “sepia”. / KultPlus.com

Udhëtim në pyllin e gështenjave shekullore

Nga Tirana janë 102 kilometra që mund të përshkohen me makinë. Rrugët janë përmirësuar ndjeshëm dhe udhëtimi është më se i rehatshëm. Është një kohë shumë e shkurtër për t’u gjendur në një realitet tjetër, ku natyra është treguar e pakursyer.

Reçi është një nga tre fshatrat kryesorë të Parkut Natyror Rajonal të Shkrelit (i shpallur gjashtë vjet më parë, kategoria e 4-t IUCN), në Malësinë e Madhe. Shtrihet në të djathtë të rrugës Koplik – Dedaj, e cila ndahet mes Reçit dhe Razmës. Rruga që të çon drejt fshatit me gjatësi 2 kilometra tashmë është e rehabilituar.

Vjeshta me gjithë ngjyrat e saj e bëjnë këtë zonë vërtet mahnitëse për t’u vizituar. Të dyja anët e rrugës që të çojnë në qendër të fshatit janë të mbuluara nga pemë. Shtëpitë e vogla, karakteristike e të kuruara me kujdes, ku dallohet më së miri ndikimi që kanë sjellë përvojat e emigracionit e bëjnë këtë vend edhe më tërheqës. Në qendër të fshatit, aty ky çdo 31 gusht bëhet një festë e madhe (Festa e Reçit) bien në sy gështenjat e moçme, që për banorët janë të shenjta, mosha mesatare e të cilave është 500-vjeçare. Por, gështenjat nuk janë të vetmet pasuri që ka kjo zonë, e cila së fundmi është kthyer në një trend për turizmin e fundjavës.

Një guidë rreth Shkrelit

Parku Natyror Rajonal i Shkrelit, ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 20,282 hektarësh. Ai gjendet rreth 10 kilometra në verilindje të qytetit të Koplikut. Kufizohet nga Veriu: me Kelmendin dhe Parkun e Alpeve, nga Lindja me Plutin dhe Parkun Kombëtar të Thethit, nga Jugu me Gruemirën dhe Koplikun dhe nga perëndimi me Kastratin dhe pjesërisht Koplikun. Me mbështetjen e projektit italian VIS dhe atij gjerman CABRA është hartuar një guidë e detajuar me informacion të detajuar mbi hotelet, bujtinat, restorantet, guidat dhe harta.

Shkreli është një nga bukuritë e rralla të Alpeve Shqiptare, 20 kilometra larg Shkodrës. Një vend që mund të vizitohet në çdo stinë, por vjeshta e bën më të veçantë.

Të pasionuarit pas shëtitjeve në natyrë mund të zbulojnë shtigje të shumta që përshkojnë peizazhin e zonave si të Bogës, Lohes, Qafë Gradës. Me guida lokale ju mund të vizitoni kanionin e Përroit të Thatë dhe shpellat e shumta që gjenden në këtë zonë. Ka disa mënyra për të mbërritur në Parkun Natyror Rajonal të Shkrelit: me makinë, me autobus, me avion dhe me anije (nga ura e Bunës, përmes liqenit të Shkodrës).

Në këtë zonë mund të bëhen një seri aktivitetesh në natyrë.

Alpinizmi mund të bëhet në disa vende, si në: Majën e Madhe, në Majën e Kamshollit, në Majën e Rrabës, Radohimë, majën e Vllecikut, etj.

Ecjet në natyrë mund të zhvillohen në çdo stinë në zonën Shkrelit, por koha më e preferuar është stina e pranverës dhe vera.

Ekzistojnë disa shpella në këtë zonë që janë ende të paeksploruara e që mund të realizohen me ndihmën e guidave lokale. Shëtitja me kuaj është mënyra më e mirë për të vizituar akse, si: Dedaj– Vrith-Razëm; Razëm–Bogë; Dedaj–Ducaj–Bogë etj.

Në Shkrel mund të bëhet edhe aeronautikë, veçanërisht në zona si Boga e Maja e Veleçikut.

Për çiklizëm mund të zgjidhen rrugët e pashtruara, ku nuk mungon mjedisi i pasur me biodiversitet. Një destinacion i veçantë është edhe shpella e Pëllumbave që shtrihet në drejtim të Qafë Gradës dhe ka shtrirje vertikale, gjë që lehtëson eksplorimin. /dp/ KultPlus.com

De-stigmatizimi ndaj të mbijetuarve vjen në formën e diskutimit online

Për rreth 20.000 të mbijetuarë të dhunës seksuale shumë shpesh është konkluduar se janë kategori e stigmatizuar nga shoqëria.

Pikërisht për ta trajtuar këtë temë dhe proceset reformuese, Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve dhe Torturës bashkë me Debate Center do të organizojnë diskutim me temën “De-stigmatizimi i dhunës seksuale në Kosovë”.

Diskutimi i cili do të mbahet më 30 dhjetor do të jenë online dhe do të filloj nga ora 17:00.

Ky aktivitet do të organizohet me qëllim të luftimit të stigmatizimit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe familjeve të tyre.

Për të marrë pjesë në diskutim plotësoni linkun në vijim:
https://docs.google.com/…/1FAIpQLSehddDSzLd…/viewform… / KultPlus.com

Teatri i qytetit të Vushtrrisë emërtohet “Adem Mikullovci”

Teatri i qytetit të Vushtrrisë tash e tutje do të mbaj emrin “Adem Mikullovci”.

Këtë të gjë e ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook”, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli.

“Një gjë e vogël për një artist të madh!

Kuvendi Komunal i Vushtrrisë sapo miratoj propozimin për emertimin e Teatrit të Qytetit “Adem Mikullovci”!

Nder për jetë e mote veprës e kontributit të artistit të popullit! / Zeri.info/ KultPlus.com

BE shpërblen katër gratë që fituan në garën ‘Covid19: Gratë dhe tregimet e tyre’

Sot, në prezencë të Ambasadorit të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, u ndanë shpërblimet për fitueset e garës: “Covid 19: Gratë dhe tregimet e tyre.”

Kontributi i Arlinda Murtezit, Adonjeta Zymberit, Dragana Milosavljević dhe Orhidea Reka Shehut i rrëfyer përmes fotove dhe tregimit, u zgjodh në mesin e 80 aplikueseve.

“Secili prej këtyre tregimeve ishte i fuqishëm, i rëndësishëm ose prekës dhe çdo fotografi ishte e bukur ose përshkruese. Disa tregime ishin të lumtura, disa të trishtuara, të tjerat u përpoqën të thoshin gjithçka përmes fotografisë. Por në përgjithësi, të gjitha ato tregojnë aftësinë e grave në Kosovë për t’u përballë me sfidat që solli COVID-19. Në mesin e të gjithave, katër tregime, tregime tuaja, u radhitën në vendet e para. Tregimet tuaja përfaqësojnë të gjitha gratë të cilat kanë aplikuar si dhe të gjitha gratë në Kosovë”, u shpreh ambasadori Tomáš Szunyog.

Gratë fituese, u shprehen të nderuara që puna e tyre gjatë përballjes me Covid-19 është vlerësuar nga BE dhe tutje treguan për sfidat e tyre gjatë kësaj periudhe ku përkundër punës, familjes e angazhimeve të tjera, në një formë apo tjetrën ato u munduar të kontribuojnë edhe për shoqërinë.

 Arlinda Murtezi, fituesja e vendit të parë, nënë e pesë fëmijëve e cila jetoj në Fushë Kosovë, tregoi që gjatë kohës së pandemisë meqë ka aftësi për rrobaqepësi, i ka ndihmuar komunitetit të saj me qepjen e maskave të ripërdorshme.

“I kam shpërndarë këto maska falas nëpër lagjen time. Jam krenare që bëra diçka për njerëzimin. Me vullnet e bëj këtë punë dhe më vjen mirë që rastet e COVID19 nuk janë përhapur në lagjen time”, tha Arlinda e cila tutje falënderoi shumë organizatorët për shpërblimin.

Adonjeta Zymberi, fituesja e vendit të dytë, pasi pranoi çmimin nga ambasadori tha ndër të tjera se këtë çmim e vlerëson shumë për faktin se vjen nga Bashkimi Evropian dhe se kjo garë ishte e fokusuar për gratë.

“Ndihem e nderuar që më është ndarë ky çmim. Kjo fotografi është bërë me shumë dashuri në një kohë sfiduese, sidomos për ne gratë. Përveç punës, familjes e angazhimeve të tjera, jam munduar që përmes kësaj fotografie të sjell një mesazh pozitiv tek njerëzit të cilët vazhdojnë të jenë të rënduar çdo ditë nga lajmet shqetësuese për Covid-19. Të shpresojmë që e ardhmja do të sjell ditë më të mira, por njëkohësisht ta ruajmë shëndetin tonë dhe të tjerëve”, u shpreh Zymberi.

Krejt në fund të këtij organizimi u tregua që shumë shpejt do të vjen edhe publikimi me tregimet e grave. / KultPlus.com

Promovohet vepra e Anton Çettës, personalitetit me të cilin identifikohet një epokë

Në 100 vjetorin e lindjes së Anton Çettës, dhe në 25 vjetorin e vdekjes së tij, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në organizim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Kosovës, është promovuar botimi i kompletit të veprave të veprimtarit, shkrimtarit, mbledhësit të folklorit shqiptar, profesor Anton Çettës.

Muaji nëntor me vendim të qeverisë është shpallur muaji i Anton Çettës me propozim të ministres Vlora Dumoshi e cila ishte në këtë aktivitet bashkë me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, drejtorin e Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi, vajzat e Anton Çettës, Donika dhe Agata, dhe shumë personalitete tjera. Aktiviteti në fjalë u shënua në kuadër të këtij muaji.

Kryeministri Avdullah Hoti, duke vlerësuar lartë kontributin e Çettës, tha se ai së bashku me ish-presidentin Ibrahim Rugova kanë bërë histori moderne.

”Përgëzojmë punën që kanë bërë këta hulumtues për personalitetin me emrin e të cilin identifikohen epokat. E ka ndarë historinë para dhe pas ngjarjes me të cilën Çetta identifikohet, pra me pajtimin e gjaqeve. Ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndërrimin e kulturës. Ai dhe Rugova kanë bërë histori moderne”, tha Hoti.

Ndërsa Ministrja e Rinisë Kulturës e Sportit Vlora Dumoshi, tha se ky aktivitet po shënohet në kuadër të muajit të Anton Çettës, të shpallur nga kryeministri Hoti. Duke e vlerësuar profesorin Çetta, si një nga studiuesit më serioz të folklorit shqiptar ka themeluar edhe çmimin Anton Çeta.

“Viti 2020 shënon 100 vjetorin e lindjes dhe 25 vjetorin e vdekjes së profesorit Anton Çetta. Edhe sot së bashku jemi në aktivitetin e radhës të muajit të Anton Çettës të shpallur nga kryeministri Hoti. Sot promovojmë një pjesë të konsiderueshëm të botimeve të profesorit”, tha ministrja e cila edhe sqaroi se MKRS-ja ka publikuar thirrjen publike për të konkurruar për çmimin Anton Çetta, i cili është themeluar në fushën e trashëgimisë kulturore shpirtërore.

Ministrja Dumoshi falënderoi të gjithë ata që kanë bërë të mundur botimin e kompletit të veprave të profesor Çettës.

Hysen Matoshi drejtor i Institutit Albanogjik, tha se kompleti i veprave të Çettës përmban 13 vëllime e të cilat janë të njohura për lexuesin.

Donika Çetta, vajza e profesor Antonit tha se ky përvjetor i përkujtimit për babanë u erdhi më ndryshe dhe për këtë shprehu mirënjohjen në emër të familjes Çetta për të gjithë ata që mundësuan botimin deh promovimin e veprave të tij. / KultPlus.com

Ikona shqiptare e njohur për kompozimin e veçantë

Vepra që i atribuohet Eftimi dhe Terpo Zopgrafit, titulluar “Darka mistike” ose “Darka e fundit”, daton në fundin e shekullit XVIII. Ikona është marrë nga ikonostasi i kishës “Lindja e Shën Mërisë” në fshatin Vokopolë të Beratit.

Në përshkrimin nga Qendra Muzeore Berat, thuhet se është një ndër ikonat e programit ikonografik të “Festave të mëdha” në liturgjinë kristiane.

“Teknika e përdorur është temperë mbi pano druri. Ikona shquhet për kompozimin e veçantë. Krishti në qendër, rrethohet nga 12 apostujt, të kompozuar në formë rrethi. Në të majtë të Jezuit dhe në plan të parë, Joani dhe Juda, pa aureolën e shenjtorëve, thyejnë simetrinë e kompozimit në formë rrethi. Tavolina është e rrumbullakët, tipike e stilit oriental. Edhe orenditë që plotësojnë skenën, janë po ashtu objekte të kulturës orientale. Ibriku, për shembull, ka pasur përdorim të gjerë në territorin ballkanas përgjatë dominimit otoman. Ky stil harmonizohet bukur, me subjektin e krishterë të “Darkës së fundit”. E gjithë skena përfshihet brenda arkitekturës trenefëshe të kishës. Emërtimi i ikonës është në greqisht” – bëhet me dije në materialin detajues.

Kjo vepër është ekspozuar në Munih të Gjermanisë, më 2001, si dhe në Ankona e Vicenza, Itali, më 2002.

Ikona “Darka mistike” ose “Darka e fundit” është pjesë e koleksionit të ekspozuar në muzeun e ikonografisë “Onufri”. Muzeu kombëtar “Onufri” në Berat, është përshtatur në ambientet e kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, në kala, prej 27 shkurtit të vitit 1986.

Muzeu mban emrin “Onufri”, njëri prej kryemjeshtrave të pikturës shqiptare të shek. XVI.

Kisha është rindërtuar në vitin 1797, në lagjen “Kala”, ka qenë katedralja e qytetit.

Katedralja është monumenti më përfaqësues i arkitekturës pasbizantine në qytetin e Beratit. Koleksioni i muzeut përbëhet nga objekte të përzgjedhura nga një fond prej më se 1 500 objektesh, që i takojnë fondeve të kishave dhe manastireve të Shqipërisë, si dhe të qytetit të Beratit.

Ikonat janë punuar nga piktorë e ikonografë shqiptarë, që kanë krijuar në shekujt XIV – XX, si: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpatarakut dhe Çetirët (Gjergji, Nikolla, Johani, Naumi, Gjergji i riu) dhe të shumë piktorëve të tjerë anonimë. / Konica.al / KultPlus.com

Ministrja Dumoshi takoi ambasadorin e Hungarisë, Jozsef Bencze

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka takuar sot Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze, me të cilin diskutoi për çështje dhe tema që janë të interesit dypalësh, për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe për bashkëpunimin konkret mes Kosovës dhe Hungarisë në fushat që janë në domenin e ministrisë.

Ministrja Dumoshi e falënderoi Ambasadorin Bencze për vizitën, dhe u shpreh se MKRS-ja është e interesuar që të rrisë bashkëpunimin me Hungarinë me veprime dhe projekte konkrete të përbashkëta, sidomos në fushat që lidhen me kulturën, sportin dhe rininë.

Ndërsa Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze, e falënderoi ministren Dumoshi për pritjen dhe u shpreh se Hungaria dëshiron që të bashkëpunojë ngushtë me Institucionet e Kosovës, dhe në këtë rast, me ministrinë në veçanti për të finalizuar iniciativa dhe realizuar projekte që janë në interesin e dyanshëm. / KultPlus.com

Disney do të pushojë 32 mijë punonjës

Vendimi i fundit i kompanisë për pushim nga puna të 32 mijë punonjësve është një rritje krahasuar me vendimin e muajit shtator kur paralajmëroi largimin e 28 mijë punonjësve nga puna.

Kompania Walt Desney ka bërë të ditur se planifikon të pushojë nga puna 32 mijë punonjës në gjysmën e parë të vitit 2021 mes kërkesës së dobët të klientëve në parqet e saj tematike për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

“Për shkak të klimës aktuale, duke përfshirë ndikimet nga COVID-19 dhe ndryshimit të mjedisit në të cilin ne jemi duke operuar, kompania ka gjeneruar efikasitetin në stafin e saj, duke përfshirë kufizimin e punësimit në role dhe veprime kritike të biznesit”, tha kompania në një paraqitje me Komisionin e letrave me vlerë të SHBA-ve.

Vendimi i fundit i kompanisë për pushim nga puna të 32 mijë punonjësve është një rritje krahasuar me vendimin e muajit shtator kur paralajmëroi largimin e 28 mijë punonjësve nga puna.

Nga 3 tetori, kompania amerikane po ashtu vendosi 37 mijë punonjës të tjerë nga parku i saj në jug të Kalifornisë në pushim pa pagesë, pasi parqet janë mbyllur apo kufizuar për shkak të shpërthimit të virusit.

Kompani të tjera shumëkombëshe, përfshirë ndër të tjera gjiganti i teknologjisë IBM, WarnerMedia, dhe Exxon, po ashtu po shkurtojnë fuqinë punëtore pasi COVID-19 vazhdon të dëmtojë bizneset në të gjithë botën. / KultPlus.com

Rita me fotosesion mahnitës për “Numero Berlin”

Rita Ora e cila sot feston ditëlindjen e 30-të, ka publikuar fotografitë që ka realizuar për revistën e famshme “Numero Berlin”.

Ora i ka shpërndarë fotografitë në rrjetin social Instagram.

Rita duket shumë bukur në fotografitë e publikuara.

“Në ditëlindjen time jam shumë e lumtur të ndaj kopertinën dhe të pozoj për Numero Berlin. Ju i keni këto për tani, por qëndroni të gatshëm pasi unë ndoshta do të postoj shumë më tepër. Faleminderit për ekipin e mrekullueshëm që realizuan këtë fotosesion”, ka shkruar ajo. / KultPlus.com

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Hapet Këndi Arkivor në Pogradec

Në bibliotekën e qytetit të Pogradecit u hap Këndi Arkivor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Ky kënd është një hapësirë për të lexuar, studiuar dhe punuar, e hapur për akademikët, studentët dhe për publikun e gjerë të qytetit të Pogradecit, njësoj sikur të ishin në sallën e studimit në Tiranë, sepse teknologjia e informacionit, dhe procedurat e ngritura tashmë nga DPA mundësojnë këtë lehtësi qasjeje në dokumente arkivore.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Ardit Bido, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli përuruan Këndin Arkivor Pogradec të DPA-së.

Gjatë fjalës së tij, Bido tregoi se kjo nismë është një projekt madhor që ka për qëllim hapjen e 100 sallave të tilla studimi në të gjithë hapësirat shqiptare.

“Ne i përqendruam arkivat dhe bëmë pastaj gjithë pjesën tjetër, shërbimin e delokalizuar, në mënyrë që ky shërbim i delokalizuar të shkojë në çdo qytet të mundshëm, kudo ku ka një sallë biblioteke, që studiuesi vjen. Në atë sallë studimi ku studiuesi vjen nuk sheh vetëm librin por edhe dokumentin, kështu që na duhej partneri lokal”, tha Bido.

Falë bashkëpunimit me DPA, siç u shpreh kryebashkiaku Xhakolli, kjo nismë do t’i vijë në ndihmë studiuesve por edhe të gjithë qytetarëve të Pogradecit.

“Ky është një projekt i rëndësishëm për qytetarët por edhe i institucionin”, tha Ilir Xhakolli.

Këndi Arkivor Pogradec është hapësira më e re e krijuar nga DPA pas hapjes së Këndit Arkivor në Gjirokastër, Shkup dhe Prishtinë. / KultPlus.com

“Tana art” realizon sot lexim skenik të dramave shqipe nën regjinë e Iliriana Arifit

Oranizata për kulturë dhe teatër “Tana art” realizon sot leximin skenik të dramave të shkruara nga dramaturgët që janë ndër më të rëndësishmit të letërsisë shqipe në Kosovë. Leximi skenik do të bëhet nën regjinë e regjisores së teatrit, Iliriana Arifi.

Bashkëpunëtorët profesionalë të “Tana art”, në koordinim me regjisoren Iliriana Arifi, për lexim skenik i kanë përzgjedhur këto drama: “Molla e Adamit”- Fadil Hysaj, “Përralla klaustrofobike”- Haqif Mulliqi, “Vorbulla”- Besim Rexhaj, “Poetika e turpit”- Jeton Neziraj, “Ifgjenia kukull”- Arian Krasniqi, “N’dry”- Arta Arifi dhe “Shkumësi”- Naser Shatrolli.

Gjatë këtij eventi do të lexohen dramat e shkruara nga emra dramaturgësh, që janë ndër më të rëndësishmit në letërsinë e sotme shqipe që shkruhet dhe botohet në Kosovë.

Ndërkaq, leximi artistik dhe skenik do të bëhet nga aktorët mjeshtërorë të skenës sonë teatrore, siç janë: Melihate Qena, Aurita Agushi, Afrim Muçaj dhe Artan Gecaj.

Eventi do të mbahet sot (26/11/2020), ora 16:00, në KultPlus Caffe Gallery që ndodhet në lagjen Ulpiana të Prishtinës (Rr. “Isa Boletini”, Soliteri 3/2-1, te fontana në Ulpianë)

Organizata për kulturë dhe teatër “Tana art” dhe regjisorja Iliriana Arifi ju urojnë mirëseardhje në këtë aktivitet kulturor! / KultPlus.com

Çfarë parapëlqejnë fëmijët për Krishtlindje?

Çfarë duhet t’u ofrojmë fëmijëve në festat e ardhshme të Krishtlindjeve?

Sidomos kur ata rriten, duke u ofruar atyre diçka që ata mund të provojnë në vend të gjërave materiale, që i bën ata më të lumtur?

Kjo dilemë u zbulua nga një studim i Universitetit të Illinois në Çikago dhe u botua në ”International Journal of Research in Markets”.

Studimi krahasoi nivelin e lumturisë që fëmijët marrin nga zotërimet materiale me atë të shkaktuar nga përvojat.

Në katër studime që përfshijnë fëmijë dhe adoleshentë, studiuesit kanë treguar se fëmijët midis moshës 3 dhe 12 vjeç marrin më shumë lumturi nga gjërat materiale sesa nga përvojat, ndërsa për pak më të rriturit e kundërta.

“Kjo do të thotë që përvojat kërkohen shumë nga adoleshentët. Jo vetëm gjërat materiale janë të shtrenjta, siç mund të mendoni”, theksoi Lan Nguyen Chaplin, autori kryesor i studimit.

”Edhe të vegjlit i duan përvojat: kur i jetojnë ata lumturohen”, sipas ekspertit, megjithatë ata duhet të jenë në gjendje të kujtojnë detajet e një ngjarjeje shumë kohë pasi ajo të ketë mbaruar.

”Kjo është vështirësia më e madhe: duhet një kujtesë për t’i dhënë atyre një tronditje lumturie. Një zgjidhje mund të jenë fotot dhe videot e shëtitjeve familjare, lojërat në dëborë dhe festat e ditëlindjes, të gjitha momentet e bukura të kaluara me familjen, të cilat ndihmojnë për të mbajtur mend”, shtoi ai. /atsh/ KultPlus.com

Family at Christmas shopping.

Video e rrallë, shprehjet e vjetra të shqipes arvanitase

Shprehjet e trashëguara brez pas brezi janë mençuria dhe urtësia e popullit. Janë shprehje që nuk vjetërsohen kurrë edhe pse brezat ndryshojnë, dhe këtë gjë mund ta themi më së miri dhe për gjuhën shqipe.

Një material audio, në të cilin dëgjohen shprehje të vjetra shqipe arvanitase është padyshim një nga pasuritë gjuhësore, që çdo shqiptar i këtyre ditëve duhet t’i dëgjojë me kureshtje e krenari. Nuk është e lehtë të deshifrohen fjalët, disa shprehje janë të dëgjuara, e të tjera kërkojnë më tepër vëmendje e njohuri gjuhësore.

Në këtë material audio, çdo shkronjë tingëllon ashtu siç e kanë thënë arvanitasit dikur.

Disa prej këtyre shprehjeve janë:
Dy krushka në një vatër
Dy mace në një pjatë
Vunë ujkun të ruajë dhentë
Punën e natës e sheh dita dhe qesh
Djali i tim djali, është dy herë djalë
Bukë s’kemi, djathë kërkojmë. / Diaspora shqiptare / KultPlus.com

Gruaja me 500 mace e qen: Kafshët janë më besnike se njerëzit

Më shumë se një duzinë mace dhe qen kërkojnë vëmendjen e Maryam al-Balushi ndërsa ajo shpërndan ushqime në shtëpinë e saj në kryeqytetin e Omanit, Muscat, në Gadishullin Arabik.

Pavarësisht ankesave nga fqinjët dhe shpenzimeve të shumta, ajo ka grumbulluar 480 mace dhe 12 qen, duke i përshkruar kafshët shtëpiake si shoqërues më të mirë sesa njerëzit e tjerë.

“Kam zbuluar se kafshët, veçanërisht macet dhe qentë, janë më besnikë se njerëzit”, tha ajo ndërsa macet hidheshin mbi dhe nga një shtyllë gërvishtëse afër.

Jetime në moshë të re, Balushi gjatë dekadës së fundit ka bashkëjetuar me miqtë e saj me gëzof, shumë prej të cilëve u shpëtuan nga rruga. Balushi shpenzon rreth 7,800 dollarë në muaj për t’u kujdesur për krijesat, 17 prej të cilave janë të verbër, duke i ushqyer dhe pastruar me zell, si dhe duke i çuar tek veterineri për kujdes mjekësor, transmeton Koha Jonë.

Mediat lokale raportojnë se pavarësisht gjobave, numri i kafshëve të braktisura në vitet e fundit, është në rritje. Aktivistët e mbrojtjes së kafshëve kanë mbështetur një program për të ulur numrin e kafshëve të humbura. / KultPlus.com

Heshtja e mbulon Argjentinën, lamtumira për legjendën e futbollit

Trupi i Diego Maradona mbërriti në pallatin presidencial në Argjentinë sot ndërsa një vend i pikëlluar përgatitet të bëjë nderimet e fundit për gjeniun i cili vdiq të Mërkurën në moshën 60 vjeç. 

Ndërsa një turmë tifozësh që qanin u mblodhën jashtë, arkivoli i Maradonës u ngrit nga një ambulancë dhe u soll në pallatin ku do të qëndroj për homazhe tre-ditësh të zisë kombëtare, shkruan Indeksonline.

Të tjerët u mblodhën jashtë stadiumit të Buenos Aires, ku Maradona filloi karrierën e tij dhe që nga ajo kohë është riemëruar për nder të tij, duke ngritur një tempull të improvizuar për të festuar numrin legjendar të Argjentinës, 10.

Vdekja e tij është ndjerë shumë në Evropë, veçanërisht në Napoli, ku ai drejtoi një skuadër mesatare atë kohë në dy tituj të kampionatit italian dhe ku tifozët lëshuan flakërime për nderim jashtë stadiumit natën e kaluar.

Në Britani, ku ai mbahet mend më shumë për golin e tij ‘Dora e Zotit’ kundër Anglisë në 1986, një akt mashtrimi i pafytyrë i ndjekur vetëm disa minuta më vonë nga një prej golave ​​më të mëdhenj në historinë e futbollit.

Një minut heshtje u zhvillua përpara ndeshjeve të Ligës së Kampionëve të mërkurën në mbrëmje. 

I konsideruar nga disa si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, Maradona ndërthuri aftësinë e tmerrshme të futbollit me një dhunti për shfaqje dhe një jetë të trazuar personale të shënuar nga problemet e drogës dhe alkoolit.

Një raport i autopsisë i dalë në media argjentinase tha se ai vdiq në gjumë pasi pësoi sulm të zemrës, vetëm dy javë pasi u largua nga spitali pas operacionit për të hequr një mpiksje gjaku në trurin e tij.  

Mjekët zbuluan gjithashtu kardiomiopatinë e zgjeruar, një gjendje mjekësore në të cilën muskujt e zemrës dobësohen dhe zgjerohen dhe nuk mund të pompojnë gjak të mjaftueshëm në pjesën tjetër të trupit.

Nipi i tij Johnny Esposito ishte personi i fundit që e pa atë të gjallë, sipas raportit, përpara se mjekët me një takim për ta parë të shkonin në pronën e tij të Mërkurën dhe e gjetën atë pa reagim. /IndeksOnline/KultPlus.com

Muzeu kujton 112 vjetorin e “Ditës se Alfabetit”, Koçi: Duhet koordinim më i mirë

Shtëpia e gjuhës shqipe, Kongresi i Manastirit edhe në këtë 112 vjetor gjendet pa linjë muzeale. Megjithëse 5 vite më parë dy ministret e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Elizabeta Milevska në Shqipëri firmosen një marrëveshje bashkëpunimi 5 vjeçare, vitet kaluan, por muzeu mbetet me këtë pllakë.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi thotë se një koordinim më i mirë, mes institucioneve kulturore të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do mund ta finalizonte.

“E pranishme në këtë proces unë besoj se një kombinim më i mirë sidomos me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë, do të bëjnë të mundur finalizimin e këtij procesi të krijuar që në vitin 2015”, tha ai.

Muzeu Historik Kombëtar edhe në këto ditë të vështira, realizoi një ekspozitë në nder të 112 vjetorit të Kongresit të Manastirit.

“Është prova gjenerale e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë ku shqiptarët u bashkuan përmes identitetit më të rëndësishëm kulturor, Gjuhës Shqipe për të treguar që janë përtej ndasive që mund të keqen”, u shpreh ai.

Kongresi u mbajt prej shoqërisë “Bashkimi” në shtëpinë e Fehim Zavalanit, ku ishte edhe selia e shoqërisë.

Pjesëmarrësit në kongres ishin figura të dalluara të jetës kulturore e politike mbarë shqiptare. U thirrën 50 delegatë, përfaqësues të njëzet e tre qyteteve të banuara nga shqiptarët, shoqërive kulturore e patriotike, tridhjetë e dy nga të cilët kishin të drejtë vote dhe tetëmbëdhjetë vëzhgues.

Ndër delegatët më të shquar qenë Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi, Fehim Zavalani.

Në qytetin e Manastirit, Shtëpia e Alfabetit është shndërruar në muze, por ende me probleme të pazgjidhura pronësore.

Dita në Shqipëri, Kosovë, Republikën e Maqedonisë dhe në diasporën shqiptare, e njohur si Dita e Alfabetit.

Përpara Kongresit, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh, pa llogaritur nënvariantet./abcnews.al/ KultPlus.com

Rave Live Session prezanton Mendar dhe Prishtinën e bukur

Mendari, është një artist i njohur për stilin dhe shijen e tij unike në muzikë që nga fillimi i karrierës së tij, duke fituar zemrat e njerëzve të Prizrenit dhe të tjerëve.

Ai është frymëzuar nga artistë të njohur në botë si: Sasha, Hernan Cattaneo, Guy J, Henry Saiz dhe artistë të tjerë të famshëm.

Mendar interpretoi në ngjarje të tilla si: Në Park, Festivali Piknik. Falë kontakteve të tij që kishte me artistë dhe promovues të ndryshëm, ai arriti suksesin e tij kryesor në karrierën e tij duke qenë pjesë e radiove të famshme të Britanisë së Madhe, ai performon në Innervision Radio ku u zgjodh katër herë “Artisti më i mirë i muajit” dhe së shpejti ai kishte shfaqjen e tij në radio në Innervision Radio duke luajtur setet dhe podkastet e tij çdo muaj.

Suksesi i Mendar vazhdon të bëhet pjesë e Festivalit me Titull Bunar Fest, 

Mendar ishte pjesë e së njëjtës linjë me një nga Dj me famë botërore me Henry Saiz.

 Performancen Live mund ta ndiqni në Facebook në faqen zyrtare të Rave./ KultPlus.com

Nipi e zbulon flamurin personal të Isa Boletinit: E ka ngritur me 30 qershor 1912

Në fshatin Boletin në veri të Kosovës, gjendet kulla e Isa Boletinit.

Emisioni “Ballkan” këtë javë bisedoi me stërnipin e tij, Gazmend Boletinin dhe u njohëm me flamurin origjinal me të cilin luftoi dhe xhamadanin që ai ka veshur.

“Xhamadanin e punuar nëna e Isait, mund të jetë afro një shekull, ka qenë xhamadan vere, se në vijmë nga zona e Shalës dhe e ka mbajtur në krah. Shenjat janë besimet Ilire, gjarpri.

Ky është flamuri personal i Isa Boletinit, e ka ngritur në 30 qershor në 1912 dhe ka shpallur këtë zonë të lirë dhe ka formuar bazë ushtarake dhe kështu filloi kryengritja e përgjithshme.

Në 12 gusht 1912 ka hyrë në Shkup, vilajetin e Kosovës. Por për herë të parë e ka përdorur në 1910 në Kuvendin e Isniqit’ tha ai.

Gazmend Boletini rrëfen edhe një detaj interesant te shqiponja në flamur. “Isa fliste, ai (rrobaqepësi) punonte, dhe kur e kanë pyetur pse me krahët poshtë (shqiponja), sepse akoma nuk i kemi çliruar trojet shqiptare” tha ai./ KultPlus.com

Urimi prekës i Vera Orës për Ritën

Rita Ora sot po feston ditëlindjen.

Me këtë rast, nëna e saj Vera Ora i ka dedikuar një mesazh shumë të mirë, përcjellë me një fotografi kur ajo ishte e vogël.

Vera po ashtu tregon sakrificat dhe fillimet e tyre, duke theksuar se kur u zhvendosën në Londër nuk kishte asgjë përveç familjes.

“Mamaja nuk kishte asgjë kur u transferuam në Mbretërinë e Bashkuar, nuk mund të fliste gjuhë por kishte familjen, kualifikime të Dr dhe pa punë! Pavarësisht nga çdo luftë që jeta na hodhi ne e bëmë atë dhe ju vazhduat të ndriçonit rrugën tuaj. Ju keni vazhduar të bëheni shembull, t’ju tregoni vajzave të reja se mund t’i bëni realitet ëndrrat tuaja me shumë mund dhe vendosmëri! Unë të dua dhe të uroj ditëlindjen Rita Pita! Urime ditëlindja nana. Nënë krenare. Krenaria jonë”, ka shkruar ajo. / KultPlus.com

Rita Ora mbush 30 vjet

Rita Ora mbushi sot plot 30 vjet.

Ora, ka lindur në Kosovë në vitin 1990, derisa bëri famë botërore në Britani, atje ku edhe jeton dhe ushtron profesionin e saj si këngëtare.

Ora është rritur në Londër.

Përveç muzikës, Ora ka gëzuar suksese të mira edhe në fushën e televizionit dhe filmit. Ajo e ka portretizuar motrën e Christian Greyt në filmat “Fifty Shades of Grey” dhe në vitin 2021 do të lansohet projekti “Tëist” i bazuar në romanin klasik të Charles Dickensit, ku ajo e luan rolin e hajdutes Artful Dodger.

Rita Ora gjithashtu shquhet si filantrope aktive në çështje të ndryshme, dhe në vitin 2019 ajo u angazhua si ambasadore e vullnetit të mirë për “UNICEF UK”. / KultPlus.com

UNDP-ja shndërron në ngjyrë të portokalltë urën Tabaku dhe atë të Terzive

UNDP-ja sot ka shndërruar në ngjyrë të portokalltë dy urat në Gjakovë, atë të Terzive dhe Tabaku, në ditën e parë të fushatës “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës Gjinore”.

“Së bashku me Bashkimin Evropian në Kosovë shndërruam në ngjyrë të portokalltë urën e Terzive dhe atë Tabaku, dy atraksione historike të njohura në Gjakovë, në ditën e parë të fushatës ‘16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës Gjinore’”, thuhet në njoftimin e UNDP Kosova.

Tutje thuhet se me këtë rast përfaqësuesi Special i BE-së dhe përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së nënshkruan marrëveshjen e re të projektit mbi “Trashëgiminë Kulturore si Drejtues i Dialogut Ndër-Komunitar dhe Kohezionit Social” e cila lejon bashkëpunim të vazhdueshëm në këtë fushë gjatë dy viteve të ardhshme ku gratë dhe të rinjtë shfaqen në mënyrë të dukshme./ KultPlus.com

Shpëtimtarët gjejnë pronarët imigrantë të unazave që kishin humbur në det

Kur një ekip shpëtimtarësh gjeti dy unaza martese në një çantë shpine që qëndronte mbi ujin e Mesdheut, pati frikë se pronarët ishin të vdekur.

E mbuluar me krijesa të vogla deti, çanta ndodhej në një anije pothuajse të përmbytur, e cila disa javë më parë kishte lënë pesë të vdekur.

Për befasinë e tyre, shpëtimtarët i gjetën pronarët e unazave – një çift i ri nga Algjeria, shkruan BBC.

Ndonëse kishin menduar se unazat u kishin humbur përgjithmonë, dhëndri Ahmedi dhe nusja Doudou pritet të bashkohen përsëri me shenjën e tyre të martesës – unazat që i mbajnë të gdhendur emrat e tyre.

“Kur e publikova fotografinë, kurrë nuk mendova se do ta gjeja personin që ishte pronar i çantës. Njëkohësisht, mendoja se bëhej fjalë për dikë që ka vdekur në Mesdhe”, tha Amad Al Rousan, që është pjesë e një organizate bamirëse italiane.

Çifti ishte duke jetuar në Libi, por u detyrua ta merrte rrugën e vështirë drejt Evropës për shkak të mungesës së sigurisë në atdhe.

Vetëm 48 orë pasi kishin hipur në barkë, ajo u përmbys. Pesë persona, përfshirë një foshnjë 18-muajshe, vdiqën.

Ahmedi dhe Boudou u shpëtuan nga peshkatarët. Më pas, ata u dërguan në një qendër pranimi në Sicili, ku e panë fotografinë e çantës së tyre./ KultPlus.com