Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, gjatë konferencës së fundvitit ka dhënë lajme të këqija për vendin.
Mehmeti tha se ekonomia e Kosovës pritet të bie deri në 7.2%, që siç tha, është rënia më të madhe në 20 vitet e fundit, raporton Gazeta Express.
“Masat e ndërmarra ndikuan në mënyrë të drejtpërdrejt në ekonomi dhe sipas parashikimeve ekonomia e Kosovës pritet që të shënoj një rënie prej 7.2% që paraqet rënien më të madhe në 20 vitet e fundit”, tha ai.
Ai përmendi edhe disa nga shkaqet për këtë rënie drastike të ekonomisë.
“Pavarësisht se edhe ata u ballafaquan me pandeminë, vlera e remitencave ka arritur në mbi 796 milionë euro. Ndikim të rënies ekonomike shkaktuan edhe masat e mbylljes së kufijve me vendet e tjera deri në shtator shpenzimet e jo residentëve në Kosovë ishin 470 milionë euro. Në këtë kohë të vështirë për ekonominë vlera e remitencave ishte mbi 796 milionë euro. Me rënie u karakterizua edhe importi i shërbimeve duke shënuar rënie prej 44.7%, vlera e përgjithshme e eksportit ishte 1.1 miliard. Një rritje prej 22,4% kanë pasur edhe llogaritë që kanë qasje në E-Banking”, tha Mehmeti. / KultPlus.com
Dua Lipa pjesë e listave “Albumi më i mirë i vitit” dhe “Kënga më e mirë e vitit”, të përpiluara nga BBC.
Mediumi i njohur britanik BBC i ka renditur albumet dhe këngët më të mira të vitit 2020, bazuar në 35 listat e publikuara në fundvit nga disa prej revistave muzikore portaleve, gazetave dhe radiostacioneve më me ndikim në botë.
Këtu përfshihen portal NME, revista “Rolling Stone”, radiot “BBC 6 Music” dhe “Double J” nga Australia, revista “Gaffa” nga Danimarka dhe të tjerë.
Këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa, ka arritur të jetë pjesë e dy kategorive duke u pozicionuar e nënta në listën e këngëve më të mira të vitit me hitin “Physical”, dhe e katërta në listën e albumeve më të mira me albumin e saj të dytë, “Future Nostalgia”.
“I hijshëm, i freskët dhe mjaft bashkëkohor, i mbushur me këngë atraktive të cilat të dërgojnë në kohë të ndryshme, si diskotekat ndërgalaktike me këngën “Levitating”, stërvitjet intensive me plot energji me këngën “Physical, që të gjitha të kompletuara me hitin e padiskutueshëm “Don’s Start Now”, i cili e kaloi një vit të tërë në maje të toplistës së 100 këngëve më të mira në Britani të Madhe”, kështu është përshkruar albumi i Lipës, nga BBC-ja.
Sa i takon pozitave të para të këtyre listave, “Albumi më i mirë i vitit 2020” është emëruar albumi “Fetch The Bolt Cutters” nga Fiona Apple, ndërsa “Kënga më e mirë” është shpallur “WAP” nga dyshja e njohur e muzikës rep, Cardi B dhe Megan Thee Stallion./ Koha.net/ KultPlus.com
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF ndan mirënjohjet vjetore “Mik i Fëmijëve”, në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus në të drejtat e fëmijëve në Kosovë, për vitin 2020.
KOMF këtë vit ndan tre mirënjohje vjetore me titull “Mik i Fëmijëve” 2020, për individë apo subjekte të cilët kanë dhënë kontribut drejt shërbimeve sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve. Për shkak të pandemisë Covid-19 dhe në përputhje me rekomandimet e institucioneve relevante, KOMF po i publikon këto çmime online.
Mirënjohjet vjetore “Mik i Fëmijëve 2020”, u ndanë si më poshtë:
· Avokuesi për të drejtat e fëmijëve Rijad Mehmeti, merr Mirënjohjen Vjetore “Mik i Fëmijëve 2020”
· Familja strehuese nga Ferizaj Ymrije dhe Halil Selmanaj, merr Mirënjohjen Vjetore “Mik i Fëmijëve 2020”
· Dr. MSc. Burim Buzhala, merr Mirënjohjen Vjetore “Mik i Fëmijëve 2020”
Vlerësimi i nominimeve për mirënjohjet “Mik i Fëmijëve” është realizuar nga paneli i përbërë nga:
– Igballe Rrahmani – Institucioni i Avokatit të Popullit
– Blerta Perolli Shehu – Universiteti i Prishtinës
– Zana Zeqiri – SHFMU “Meto Bajraktari”
KOMF falenderon të gjithë fituesit, individët, bizneset e korporatat, të cilët vazhdimisht dhe në mënyrë të pakursyer dëshmojnë vullnet dhe angazhim në mbështetje të komunitetit e mbi të gjitha të fëmijëve, drejt misionit fisnik të mbrojtjes së të drejtave të tyre.
Ndarja e mirënjohjeve vjetore në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus në të drejtat e fëmijëve në Kosovë për vitin 2020, u mundësua në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim” financuar nga Bashkimi Europian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP dhe KMOP, dhe në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shërbimeve Sociale për Fëmijët dhe Familjet e Cenueshme”, financuar nga Ambasada e Zvicrës në Kosove dhe implementuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF. / KultPlus.com
New York, 21 dhjetor (Variety.com) – Bashkëpunime të rralla mes Bob Dylanit dhe George Harrisonit do të përfshihen në një ripublikim luksoz të titulluar “Bob Dylan – 1970” që pritet të dalë më 26 shkurt, ka bërë me dije “Legacy Recording” nga “Sony Music Entertainment”.
Përmbledhja do të përfshijë edhe skena të mëparshme të papublikuara në albumet e Dylanit “Self Portrait” dhe “New Morning”, që erdhën njëri pas tjetrit më 1970.
Kolonat e Harrisonit, që u publikuan javën e kaluar në një sasi të paktë me qëllim që Dylani të ruante të drejtat autoriale, përfshijnë një sesion të plotë studioje që përkap çiftin performues në nëntë kolona, përfshirë origjinalet e Dylanit (të tilla si “One Too Many Mornings,” “Gates of Eden,” “Mama, You Been On My Mind”), coverë (“All I Have to Do Is Dream,” Carl Perkins’ “Matchbox” të Everly Brothers) si dhe shumë të tjera. Asokohe dyshja kishte bashkëpunuar shpesh; kolona “I’d Have You Anytime” me të cilën hapet debutimi mjeshtëror i Harrisonit më 1970, është një kompozim i përbashkët, ani pse Dylani nuk luan në versionin e publikuar.
Sesioni vjen nga një kohë kur Dylani tashmë ishte lodhur nga trillet e famës dhe veçmas nga humbja e privatësisë, dhe rrjedhimisht realizoi kastile një album për të cilin kishte thënë se e dinte që adhuruesit do ta urrenin, e që përfundoi me një përmbledhje gjithë rrëmujë të quajtur “Self Portrait”.
Vetë Dylani e kishte shpjeguar motivimin për një gjë të tillë në një intervistë të vitit 1984 për “Rolling Stone”. Pasi foli për mungesën e privatësisë, Dylani tha: “Do të ketë turma jashtë shtëpisë sime. Dhe thashë, ‘Paj, në djall gjithçka. Do të doja që këta njerëz thjesht të më harronin. Dua të bëj diçka që ata me gjasë nuk do ta pëlqejnë. Ata do ta shohin atë, do ta dëgjojnë e do të thonë: ‘Eh, le të shkojmë te dikush tjetër. Ai s’po ia thotë më. Ai nuk po na e jep atë që duam’ Ata do të shkojnë te dikush tjetër. Por e gjithë ideja pësoi keqazi. Për shkak se albumi doli atje, njerëzit thanë: ‘Kjo nuk është ajo çfarë duam’ e u bënë edhe më të pezmatuar”.
“Self Portrait” mori pranimin që ai e priste, dhe vetëm katër muaj më vonë, ai e pasoi me “New Morning”, që ishte incizuar në të njëjtën kohë.
Sipas lajmeve më të fundit, Dylani shiti katalogun e tij të plotë të publikimeve, që përfshin pothuajse të gjitha kompozimet e tij te “Universal Music Publishing” në një marrëveshje që, sipas burimeve, ishte mes 300 dhe 400 milionë dollarësh. / Koha.net / KultPlus.com
Argjentina Ramosaj ka bërë të ditur se kënga e saj e re “Who Am I” do të jetë kolonë zanore e filmit “River”, që pritet të publikohet së shpejti.
“Who Am I” përveçse është kënga ime e fundit, do të jetë edhe në kolonën zanore të filmit River, të kompozuar nga Rona Kastrioti”, ka shkruar Argjentina në një postim në Instagram.
“River” është një film i zhanrit thriller-psikologjik, i cili ka në qendër historinë e një vajze, që pasi u zhduk për 1 javë pas një udhëtimi në këmbë është në dyshim mes asaj çfarë është reale dhe ëndërr.
Regjisorja dhe skenaristja e filmit është Emily Skye, ndërsa në të luajnë Mary Cameron Rogers dhe Alexandra Rose. / KultPlus.com
“L’Auto-vélo” ka botuar, të mërkurën e 31 tetorit 1923, në ballinë, rrëfimin mbresëlënës të një francezi që ka vizituar asokohe Shqipërinë me biçikletë, kjo e fundit e njohur ndryshe në Perëndim si “mbretëresha e vogël” ndërsa në Lindje si “kali i djallit”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Araba e Satanit (Kali i djallit)
“Biçikleta është bërë një përdorim kaq i zakonshëm kudo që është për t’u habitur të shohësh një vend ku makinat qarkullojnë dhe ende të injorojnë përdorimin e “mbretëreshës së vogël”.
Shqipëria është një vend malor, me lugina pjellore dhe disa fusha të bukura këtu dhe atje. Pamja e maleve të saj, neutraliteti i saj politik dhe mikpritja e shkëlqyeshme që gjejmë atje i kanë dhënë asaj emrin e “Zvicrës së vogël” të Ballkanit. Ashtu si helvetët kishin Vilhelm Telin, shqiptarët kanë Skënderbeun, plakun me mjekër të thinjur, profili i tij prej shqiponje përfaqësohet në shumë imazhe popullore. Nëse ky hero, i cili jetoi në shekullin e XV-të, do të ishte kthyer në atdheun e tij dhjetë vjet më parë, ai nuk do ta gjente atë ndryshe nga koha kur luftonte kundër turqve.
Progresi i vetëm që u bë, në fakt, daton vetëm nga lufta, kështu me pushtimin e njëpasnjëshëm nga austriakët, francezët dhe italianët, ky vend u bë me një rrjet të vogël rrugor i cili i mundëson atij tashmë një trafik mjaft të mirë. Një nga rrugët kryesore të ndërtuara nga Aleatët lidh Sarandën me Manastirin. Ishte ajo që bëri të mundur furnizimin e ushtarëve tanë në Maqedoni. Duke bërë këto rrugë, ushtritë futën përdorimin e automobilit në vend. Në kohën aktuale, shumë pronarë dhe tregtarë qarkullojnë me makinë, ndërsa biçikletën, nuk e hasim gjëkundi, përveç disave, të lëna si relike nga ushtarët, dhe të cilat përdoren nga djemtë e Tiranës dhe qyteteve të tjera për të lozur. Pasi u bë e pavarur, e çliruar nga zgjedha turke, Shqipëria, tani më e sigurtë, aspiron të jetë një komb modern, por në zhvillimin e saj ajo ka kaluar nga karroca e buajve tek automobili, duke lënë pas dore biçikletën.
***
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
U nisa, ditën tjetër, nga Durrësi, që është port, për në Tiranë, kryeqyteti; rreth dyzet kilometra. Rruga, e ngushtë dhe e bardhë, shtrihet përtej një moçali të stërmadh, të një mbretërie bretkosash dhe mushkonjash, pastaj ngjitem në kodrat blu të mbjella me pemë të vogla, kaloj dy lumenj mbi ura prej druri, dërrasat e të cilave luajnë daulle kur kalon mbi to, vonohem përsëri nuk e di se ku dhe përfundimisht arrij në Tiranë, një qytet i madh, me xhamitë rozë, minaret e bardha si zambakë, kopshte të rrethuara, shtëpi me dritare me kangjella, në qiellin blu të sorrave të shqetësuara; poshtë, në rrugë, në sheshin publik, përpara pazarit, fshatarë me kostume të rënda prej leshi, qytetarë me xhaketa, priftërinj me rroba të çallmuara dhe, aty-këtu, dy nga dy ose tre nga tre, të gjitha të veshura me të zeza, fytyrat e tyre të mbuluara me perçe të errëta, me sa duket indiferente ndaj botës, duke mos parë asgjë dhe duke parë gjithçka, disa zonja myslimane shëtisin. Hija e tyre është një intrigë, jeta e tyre është një mister. Janë të reja apo të moshuara? Të freskëta apo të venitura? Por mjafton që ato të kenë këmbë të holla (elegante) dhe të mbathura me delikatesë që ne t’i endërrojmë shumë të bukura.
***
Me biçikletë, është e rrezikshme të ëndërrosh për gratë myslimane, sepse nëse shqiptarët kanë një kod civil, unë jam plotësisht i sigurt se ata injorojnë të gjitha hollësitë e kodit rrugor. Ne kryqëzohemi si të mundemi ose më saktë si të duam. Arti është të zgjedhësh vendin më të mirë dhe t’i lësh vend tjetrit. Kur tjetri është një lopë në kuptimin e vërtetë të fjalës, përsëri gjërat mund të shkojnë mirë; Por figurativisht, gjërat mund të shkojnë jo dhe fort mirë. Në rastin e fundit, ju rrezikoni një katastrofë.
Numri i kafshëve që has në një rrugë shqiptare varion nga breshka te lepuri dhe nga kau te mushkonja. Disa nga këto kafshë kanë një karakter dukshëm të ndryshëm nga i yni. Për shembull patat, në vend që të bërtasin (këndojnë) duke zgjatur qafën, fluturojnë larg me fletët e tyre; ndërsa qentë nuk lehin kurrë, shtrihen në mes të rrugës dhe demonstrojnë inteligjencë superiore duke e lënë shoferin të zgjedhë rrugën e tij. Kurse, pulat dhe këmbësorët tregojnë të njëjtën frymë pavendosmërie si në Francë.
Kjo botë e qetë dhe e dorëzuar nuk dridhet nga afrimi i makinave, por pamja e një biçiklete, e kësaj makinerie e cila lëviz përpara pa bërë asnjë zhurmë dhe që i ngjan nuk e di se çfarë hipogrifi, i frymëzon asaj një terror komik. Kurrë nuk do ta harroj atë të një kali të mirë që ecte paqësisht, drejt meje, i ndjekur nga pasardhësi i tij, në këtë rast foshnja e tij. Shmang fëmijën dhe i bie nënës. Goditja e parë për asgjë, por e dyta hodhi gjithçka për tokë. Ishte një ngarkesë me shalqinj. I zoti i kalit vrapon pas frutave të tij, i grumbullon përsëri dhe më pas i jep atij një goditje të mirë me shkop. Pastaj kafsha më shikoi me sy plotësisht të siguruar : ajo e kuptoi që i zoti i saj nuk kishte vdekur. Frikën që lexova (pashë) në sytë e kafshëve, e gjeta në sytë e disa kalimtarëve. A mund të ishte ndryshe – më tha një zonjë angleze që e njeh mirë këtë rajon – a nuk e dini se turqit i quajnë biçikletat “Araba e Satanit – Kali i djallit”!
***
Sidoqoftë, nuk është se sporti është plotësisht i panjohur. Në disa qytete ka ekipe me lojtarë topi (futbolli). Në fund të ditës, në hijen e rrapave shekullorë, djemtë shkojnë të godasin topin, duke i rezistuar mirë lodhjes dhe privimit, kështu të rinjtë shqiptarë duken të talentuar fizikisht, gjithashtu këtë kënaqësi do ta gjejnë edhe në ngasjen e një biçiklete. Ata do të vlerësojnë këtë mjet i cili do t’u mundësojë atyre që të udhëtojnë falas për dy orë e çerek nga Durrësi në Tiranë, ndërsa për të përshkuar të njëjtën distancë, një makine i duhet një orë e gjysmë dhe kushton njëqind franga.
Por që biçikleta të ketë një shans për të fituar terren në këtë vend, është e nevojshme që rrugët të mirëmbahen pak më mirë. Ndërtimi i urave dhe përmirësimi rrugëve është temë aktuale në Shqipëri. Kur të vijë ajo orë — e cila nuk do të vonojë shumë — shërbimet e “mbretëreshës së vogël” do të vlerësohen po aq mirë sa diku tjetër dhe industria franceze e biçikletave, nëse ajo dëshiron të marrë mundimin, do të gjejë në këtë vend një treg, se Shqipëria, pavarësisht grave të saj të mbuluara dhe minareve të saj, nuk gjendet ashtu siç e besojmë shpesh në fund të botës, por vetëm njëzet vende larg Italisë.”
Studentja e Fakultetit të Gjuhës Frënge në Universitetin e Prishtinës ka marrë një iniciativë tejet të mirë për shtetin e Kosovës, shkruan KultPlus.
Mihane Beqiri kishte marrë pjesë në garën e organizatës franceze të muzikës “Këngë pa barriera”.
Mirëpo, përgjatë pjesëmarrjes në këtë garë, udhëheqësit e kësaj organizate i kishin thënë Beqirit që të regjistrohej si qytetare e Serbisë, meqë vendi ynë mungonte.
Ndërkohë mos pranimi i 20 vjeçares kishte bërë që Kosova të futej në listën e vendeve për këtë garë franceze.
Teksa rezultatet e garës nuk janë bërë ende me dije, nëse vajza nga Mitrovica arrin të fitoj çmim, do të ketë rastin në shëtisë në një qytet në Francë për një javë rresht. Ndërkaq nëse fiton vendin e dytë do ta ketë rastin të fitoj të holla materiale.
Me këtë veprim të saj, mitrovicasja ua mundësoi aplikimin edhe shumë vajzave tjera nga Kosova. / KultPlus.com
Biblioteka e Institutit Albanologjik në Prishtinë u pasurua me 108 vëllime të revistave shkencore amerikane, shkruan KultPlus.
Profesori JamesDeutsch ngaSmithsonian Center for Folklife and Cultural Heritage në Washington DC ka dhënë donacion për këtë institucion revistat që janë botuar nga viti 2013 e deri te 2019.
68 vëllime janë të revistës “American Quartely” i cili ka për qëllim promovimin dhe inkurajimin e studimeve të kulturës amerikane – për të kaluarën dhe të tashmen.
24 vëllime janë të revistës Publications of the Modern Language Association of America e cila botohet rreth gjuhësisë moderne dhe letërsisë. Ndërkaq 16 vëllime janë të revistës “Poetry”, në të cilën publikohen poezi të autorëve të ndryshëm botëror të përkthyer në gjuhën angleze.
James Deutch është anëtar i Komisionit Ndërkombëtar të Baladës, i cili ishte në Prishtinë me rastin e pjesëmarrjes në konferencën ndërkombëtare që e organizoi Institutit Albanologjik në bashkëpunim me Komission für Volksdichtung, në gusht të vitit 2015. / KultPlus.com
Rruga e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe dokumentet partiake (nga idetë e deri te formulimet) pa mëdyshje se lidhen edhe me rolin e disa personaliteteve të kohës, ndër të cilët gjithsesi duhet përmendur publicistin e njohur gjerman Viktor Majer, asokohe korrespodent i gazetës së njohur gjermane “Frankfuter Allgemeine”, akademik Gazmend Zajmin dhe profesor Fehmi Aganin.
Kjo treshe intelektuale, me Viktor Majerin – i cili inkurajoi drejtpërdrejt “grupin” e gazetarëve të “Rilindjes” që t’i hynin punës dhe këtë e bëri me shkrime në gazetën FAZ ose me kontakte të drejtpërdrejta me disa prej tyre; me akademik Gazmend Zajmin, që ishte referencë e çfarëdo formulimi të kërkesave kushtetuese, paçka se ai nuk dëshironte që kjo të bëhej publike; si dhe profesor Fehmi Aganin – i cili shfaqej si fuqi e madhe kohezive politike e këtij projekti, që ishte në gjendje të pajtonte të gjitha rrymimet shoqërore pa marrë parasysh kahun e tyre, pra kjo treshe ndërtonte trekëndëshin më të rëndësishëm të themeleve mbi të cilin do të ndërtohet ngrehina politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si një faktor që do të marrë përsipër lëvizjen kombëtare, që do të vejë në binarët e pandalshëm historik dy procese njëherësh: atë të rrënimit të strukturave të Lidhjes Komuniste e me këtë edhe të komunizmit si dhe të shkëputjes nga Serbia.
Viktor Majeri prej vitesh do të bëjë të njohur gjendjen e shqiptarëve në ish Jugosllavi si dhe planet e Beogradit që nëpërmes rrënimit të autonomisë së Kosovës të vitit 1974, të marrë përsipër timonin e një Jugosllavie unitariste, që pas vdekjes së Titos, hap pas hapi, vendin do ta kthente në taborin sovjetik. Me shkrimet e tij analitike nga viti 1981 e këndej, veçmas me ato nga 23 marsi i vitit 1989, kur Beogradi do të rrënojë me dhunë autonominë e Kosovës, Viktor Majer, duke e quajtur veprimin e Millosheviqit puç kundër Jugosllavisë evropiane, drejtpërdrejt do të alarmojë opinionin botëror me rrezikun që po i kërcënohej. Madje, ai ishe nder ata që ngulmonin se demonstratat e vitit 1981, sado që ishin të drejta nga ana e shqiptarëve, vlerësoi se në forma të ndryshme, u dirigjuan nga forcat serbe dhe ato ruse që kërkonin shkas për ndezjen e fitilit Jugosllavisë së Titos, pikërisht nga shkaku pse Kosova si njësi e barabartë federative ruante balancimet që ajo të mbetej kah perëndimi, pra të parandalonte rikthimin sovjetik të humbur nga viti 1949. Po ashtu, me anën e lidhjeve me disa intelektualë të Kosovës (kryesisht gazetarë të “Rilindjes”), Majer do të angazhohet që si kundërpërgjigje Beogradit që ia kishte arritur të rrëndonte autonominë e Kosovës sipas planit të saj perfid nga viti 1981, të dilet me themelimin e një partie politike, që do të formulonte kërkesat fillimisht për Republikën e Kosovës, ndërsa pas Deklaratës së 2 korrikut 1990, Kuvendit të Kaçanikut dhe veçmas pas konferencës së Hagës të gushtit të vitit 1992 kur Komisioni i Badinterit shpalli federatën jugosllave në shpërbërje, kërkoi që Kosova të luftojë për statusin e njësisë së pavarur, pra të shtetit që ka të drejtë të vendos për fatin e vet si njësitë tjera federative. Me të njëjtin përkushtim Viktor Majeri do të vazhdojë të këshillojë dhe ndihmojë dr. Rugovën dhe intelektualët tjerë në rrethanat para dhe pas Dejtonit, si dhe ato gjatë dhe pas Rambujesë, duke kërkuar që si pozicion të mbrohet Kushtetua e Kaçanikut si shprehje e vullnetit demokratik të shqiptarëve. Në dy librat e tij “Si u shpërbë Jugosllavia” 1992 dhe “Trashëgimia e Jugosllavisë”, 2020, Majeri e ritheksoi të drejtën e Kosovës si shtet i pavarur që buron nga kushtetua e vitit 1947 kur ishte pjesë e tetëshes federative, pa marrë parasysh statusin dual. Po në këtë gazetë, në gusht të vitit 1989 paralajmëroi formimin e partisë nga intelektualët shqiptarë që do ta marrin përgjegjësinë politike për vendin. Një javë pa u themelua LDK-ja, në FAZ “zbuloi” edhe emrin e partisë si dhe kryetarin e mundshëm (Rugovën) si të përzgjedhur amerikan.
Akademik Gazmend Zajmi, po ashtu ishte ndër intelektualët e merituar, që jo vetëm themelimit të LDK-së, por në përgjithësi procesit të shtetndërtimit (infrastrukturës demokratike siç ishte Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990 dhe Kushtetua e Kaçanikut), i dha impulset të fuqishme profesionale, paçka se përherë deshi të mos i përmendej emri. Kjo e bën edhe më të fuqishëm rolin e tij në gjithë procesin.
“Kosova duhet të ketë statusin e subjektit të barabartë në federatën e Jugosllavisë”, më tha kur iu drejtova për konceptin e programit, ku çështja e statusit duhej të ishte më e rëndësishmja. Në hamendjen time se mos duhej përmendur “Republikën” ose ndonjë formulim tjetër, qetas tha se “formula e avancimit në federatë i përfshinte që të gjitha, qoftë që të mbetej gjendja e tanishme e rregullimit federativ, qoftë të vijë te ndonjë lidhje konfederative. E rëndësishme që përjashtohet çfarëdo lidhjeje me Serbinë…”
Kur i thashë se edhe amerikanët përjashtojnë çfarëdo lidhjeje me Serbinë ma ktheu:
“Epo, mendojmë njëjtë. Kjo është inkurajuese, meqë pa amerikanët nuk bëhet gjë”. Me këtë rast më tha se Dr. Rugova duhet ta marrë posti e partisë, por pasi që të marrë garanci nga amerikanët.
”Kjo ka rëndësi të madhe”.
Profesor Fehmi Agani, nuk ishte i druajtur si akademik Gazmend Zajmi, që kërkonte të mbetje përherë i pavërejtur. Përkundrazi, “profesori” siç e thërrisnin të gjithë, gëzonte një autorit thuajse në të gjitha qarqet intelektuale dhe shkencore. Afërsia e tij me të gjithë, prirja që të dëgjojë me vëmendje dhe të këshillojë me mençuri, ia kishin krijuar oreolin e një autoriteti, që ishte i pakapërcyeshëm në ato rrethana që shfaqeshin me qenë ose mos me qenë. Andaj, ishte e natyrshme që edhe themelimi i partisë së re ta përfshinte. Profesori dëgjoi me vëmendje ato që ia thashë rreth partisë, që jo vetëm i miratoi, por tregoi gatishmëri që të kyçej në të nga nënshkrimi në listën e themeluesve e deri ku duhej. Madje, kur u njoftua për ndihmesën që kishte dhënë akademik Gazmend Zajmi rreth çështjeve juridike, u trimërua edhe më shumë, jo vetëm nga respekti i madh që kishte për Gazmendin, me të cilin kishin punuar bashkë prej vitesh në Universitetin e Prishtinës në programet arsimore dhe shkencore drejt forcimit të nivelit akademik të këtij institucioni dhe të tjerave, që do t’i shërbenin edhe emancipimit politik dhe shoqëror në të gjitha nivelet, por edhe për atë se Zajmi ishte ndër autorët e kushtetutës së vitit 1974, autoritet juridik me autoritet në gjithë vendin. Si Rektor i Universitetit të Prishtinës në vitin 1981, me arsyetimin se universiteti kudo shfaqej si bartës i ndryshimeve pozitive, që shoqëritë duhet t’i dëgjojnë me vëmendje, pra si forcë elitare, ishte tërhequr sapo ishte kërkuar gjykimi i tyre dhe diferencimi.
Tha se Gazmendi ishte i saktë dhe formulimet e tij duhej ndjekur. Në kërkesën time rreth një formulimi për sistemit politik, i cili duhej të mbështetej mbi pluralizmin politik, kërkoi që në qetësi të formulojë një tekst, të cilin do të ma sillte pas dy ditësh.
“Do të përpiqem të jam më koprrac se Gazmendi”, tha si me mahi.
Duket se edhe emri “Lidhja Demokratike e Kosovës”, i kishte tingëlluar paka i madh. Pyeti se a mund të rrudhej në “Parti Demokratike”.
Më vonë, kur ia bëra me dije se rreth emrit kisha biseduar me gjermanët dhe amerikanët (përfaqësuesit e ambasadave në Beograd që ato ditë përherë i kishim pranë) dhe se ata ishin pajtua, madje (amerikani) e kishte vlerësuar si tejet të qëlluar këtë meqë i asocionte me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, ku ishte kërkuar autonomia shqiptare përbrenda Perandorisë Osmane, kërkesë kjo që, si tha, kishte prodhuar “Shqipërinë osmane”, gjëqë nuk përjashtohej mundësia edhe e shfaqjes se një Kosove perëndimore, profesori u pajtua.
“Nëse kështu mendojnë amerikanët, atëherë pse jo”, tha si me shaka. “Koha po na ngarkon me një përgjegjësi të madhe që duhet marrë me përkushtim…”
Profesor Agani kishte marrë me përkushtim punën më themelimin e “Lidhjes Demokratike të Kosovës”, por edhe transformimin e saj nga një parti në Lëvizje Kombëtare, çfarë në të vërtetë do të bëhet pas dy-tre muajve kur në të do të anëtarësohen mbi 700 mijë anëtarë. Me mençurinë e tij që t’u qaset problemeve edhe më të rënda, me aftësinë e tij politike që t’i bashkojë të gjithë, madje edhe kundërshtarët e deridjeshëm, me durimin që të majtën ekstreme ta inkorporojë në lëvizje si dhe këshillat “rebeluesve” që kërkonin me çdo kusht luftë për t’iu kundërvënë represionit serb, profesor Agani jo vetëm që u bë dorë e djathtë e presidentit Rugova, por mund të thuhet se mori përsipër çështjet kyçe politike dhe diplomatike, nga shteti paralel e deri te misionet diplomatike çarë ishin bisedimet për arsimin me Beogradin dhe të tjerat që dolën në pah pas Dejtonit dhe daljes në skenë të UÇK-së në vitin 1987, kur rezistenca e armatosur duhej të kthehej në mjet të politikës , siç ndodhi në Rambuje.
Natyrisht se profesor Agani, nuk ia doli të përjetojë çlirimin e Kosovës. U vra nga forcat serbe gjatë kohës së fushatës së bombardimeve. Me siguri se me profesor Aganin rrjedha e shumë ngjarjeve politike gjatë protektoratit dhe veçmas procesi i shpalljes së shtetit të pavarur do të ishte edhe më i kompletuar. Por, puna dhe vepra e tij, mbesin në oltarin e historisë së LDK-së, po edhe të shtetformimit në përgjithësi si vlera të përhershme.
(Shkëputur nga libri “Kthesa historike 1 – Vitet e Gjermanisë dhe Epoka e LDK-së”, 2008, e përpunuar dhe e plotësuar me dokumente nga Kuvendi Themelues. Gjendet gratis në faqen: jusufbuxhovi.com). / KultPlus.com
Rindërtimin e shkollës së vetme shqipe në Mal të Zi, “Dacaj” në Rozhajë e ka marrë përsipër Republika e Shqipërisë, shkruan KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm, Gent Cakaj.
“Përderisa një pjesë të shpenzimeve për rindërtimin e kësaj shkolle i ka dhënë Republika e Kosovës, pjesën e mbetur për rindërtim, rregullim e mbështetje të nxënësëve do ta mbulojë plotësisht Republika e Shqipërisë”, ka shkruar Cakaj.
Ministri tutje ka thënë përtej rindërtimit të objektit, do të kujdesen edhe për materialet e nevojshme arsimore për nxënësit shqiptarë.
Kjo është shkolla fillore më e vjetër në Mal të Zi dhe shkolla e vetme fillore në Rozhajë. / KultPlus.com
Këngëtarja dhe aktorja 51-vjeçare, Jennifer Lopez, vjen në rolin e protagonistes dhe producentes së filmit të ri “The Cipher”, të realizuar nga platforma digjitale Netflix.
JLo e cila në të kaluarën e ka portretizuar detektiven Harlee Santos, në serinë e njohur televizive “Shades of Blue”, në këtë projekt të ardhshëm do të portretizojë agjenten e FBI-së, Nina Guerrera. Filmi është bazuar në romanin bestseller të Isabella Molondos.
Sipas portalit “Variety”, filmi e sjell historinë e Ninas e cila e ngatërrohet me rastin e një vrasësi serik, kjo pasi ai në mënyrë strategjike poston kode dhe enigma komplekse online. Këto kode përkojnë me vrasjet e tij të fundit, dhe janë dizajnuar enkas për ta tërhequr atë në lojë.
Aktualisht ende nuk është caktuar ndonjë skenarist dhe regjisor për ta krijuar projektin.
Ndërkaq ylli i filmit “Second Act”, Jennifer Lopez i ka disa projekte kinematografike që pritet të lansohen së shpejti, përfshirë këtu “Marry Me”, “The Godmother” dhe “Shotgun Wedding”. / KultPlus.com
E shatë Vjosa Osmanin pa pikë turpi, në të vërtetë më shumë e shatë se ju digjet goja të lëvdoni ndonjë grua shqiptare. Vetëm këtë zanat e bëni mirë. Ato që tha Vjosa pikë më pikë i ka numëruar edhe më herët Ramush Haradinaj, por nuk guxuat t’ia përmendni atij kokën e shogët, siç bëtë me ondulacionet e saj, as i kujtuat artikulimin që po bënte kinse skizmë mes shqiptarësh dhe as e akuzuat për majtist. Se nuk jeni burra që të ngrefoseni me një burrë.
Por Vjosa punon në një shtet, o të vrarë, e ju në një pseudoshtet që e vratë dje e hëngrët së brendshmi si tenja bashkë me shefat tuaj, kepucët e të cilëve lëpini përditë.
Jua dha përgjigjjen “Kushtetusja”, gjykata e një shteti, jo surrogatoja që në “hall” na mbeti!
Rrnoftë Kushtetuesja!
Sepse Vjosa do mbesi për të bërë Kosovë, pse jo dhe pak Shqipëri!/ KultPlus.com
Arilena Ara ishte shpallur fituese e edicionit të 58-të të Festivalit të Këngës, një festival që viteve të fundit ka pasur shumë polemika. Madje menjëherë pas fitores së këngëtares pati edhe komente të ndryshme në rrjetet sociale, ku ishin të shumtë ata që e përkrahnin por pati edhe të tjerë që ishin të pakënaqur me fitoren e këngëtares, shkruan KultPlus.
Muaji mars i këtij viti ndryshoi rrjedhën e jetës, mbylli teatro e anulimin shumë koncerteve e ngjarjeve të ndryshme kulturore. Një ndër ta ishte edhe Eurovisioni.
Me anulimin e kësaj gare organizatorët e kishin lënë në dorën e shteteve nëse dëshironin që të ndryshojnë përfaqësuesit e tyre apo ti dërgojnë të njëjtit me këngë të re. Derisa shumë vende kishin konfirmuar ridërgimin e emrave të njejtë, Shqipëria kishte vendosur se do të mbajë festivalin që dërgon artistin në skenën evropiane.
Gjersa sonte ka filluar nata e parë e Festivalit të 59-të të Këngës, KultPlus ju sjellë këngën fituese të edicionit të kaluar.
‘Shaj’ është një këngë që është performuar në mënyrë të jashtëzakonshme nga këngëtarja dhe përcjellë një emocion të fortë tek publiku.
Wilson Kokalari, inxhinieri shqiptar i Apollo-s do të festonte sot 85-vjetorin e lindjes.
Ai lindi në Gjirokastër më 21 dhjetor 1935 dhe ishte vetëm një vjeç kur familja emigroi në SHBA.
I ati, Hilmi Kokalari ishte biznesmen i shkathët. Qysh në fillim filloi biznes me ullinj dhe djathë me Shqipërinë. Kjo përpjekje për të mos u shkëputur tërësisht nga Shqipëria përpak i kushtoi rëndë Hilmiut që në vitin 1939 u kthye nga Shqipëria vetëm pak ditë përpara pushtimit italian. Me shkëputjen e lidhjeve, ai u përqëndrua në tregtinë e pronave të patundshme.
Djemtë e tij Wilson Kokalari dhe i vëllai, u dashuruan pas inxhinierisë. Wilson shkoi në “Perdue University” ku shkojnë pothuajse të gjithë ata që bëhen astronautë.
Ai qe i përfshirë thellë në punën e jashtëzakonshme teknologjike dhe inxhinierike që përgatiti fluturimet historike të programit Apollo, vijon artikulli.
Kokalari kishte rol kyç aty pasi kishte qenë testuesi i fundit i sistemit si tërësi. Ai e kishte shkruar Raportin e Testit të Projektit Inxhinierik, që ishte shumë i rëndësishëm për procesin. Së pari ishte dashur të testohej i gjithë sistemi, më pas të testohej në mënyrë elektronike për ta simuluar se si do të funksiononte në Hapësirë, pa astronautët brenda anijes kozmike. Ndërkaq, në fund do të testohej i tërë sistemi si dhe anija kozmike me astronautët brenda.
Po të mos kishte pasur sukses në këto teste, nuk do të jepej licenca për të fluturuar. Programi testues ishte mijëra faqe i gjatë, dhe ishte draftuar nga inxhinieri shqiptar gjatë dy vjetëve të një pune të lodhshme.
Astronautët e parë që shkelën në hënë, si shenjë mirënjohjeje për punën e jashtëzakonshme të atyre që e kishin bërë të mundur këtë fluturim historik, morën me vete një pllakë me emrat dhe nënshkrimet e anëtarëve të stafit teknik, përfshirë edhe atë të Wilson Kokalarit.
U nda nga jeta më 24 mars 2014 në moshën 78 vjeçare. /diasporashqiptare/ KultPlus.com
Ali Sakalliogllu do t’i kalojë Krishtlindjet në shtëpinë e tij, pasi qëndroi në spital për 222 ditë, ndërsa u diagnostikua me koronavirus, një kohë rekord për Britaninë.
Fëmijët e 57-vjeçarit u thirrën tre herë nga mjekët për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tyre.
Sidoqoftë, ata nuk pranuan ta linin të vdiste dhe u kërkuan mjekëve që të vazhdonin të përpiqeshin ta mbanin gjallë. Pacienti më në fund arriti të mposhtë virusin pas një kohe të gjatë i intubuar.
” M’u dha shansi zero për të mbijetuar, kështu që është si një mrekulli për të festuar Krishtlindjen ,” tha Ali për Mirror përcjell KultPlus.
“Mezi pres Krishtlindjet, duhet të jem i kujdesshëm pasi dua të jem këtu Krishtlindjet e ardhshme.”, tha Ali, i cili doli nga spitali muajin e kaluar.
Ali ka pesë fëmijë, të moshës 31-38 vjeç. Djali 32-vjeçar, Jay kujton se në ditët e vështira, ata vetëm shpresonin dhe e dinin se ai nuk do të hiqte dorë. Ai madje tha që prania e tij me ta në Krishtlindje është dhurata më e mirë që mund të kërkojnë. / KultPlus.com
Sot (e hënë) është shënuar nata e parë e Festivalit të 59-të të Këngës në RTSH.
Në kompeticionin e njohur muzikor fillimisht ishin 26 pjesëmarrës, ndërsa pak orë më parë u përmendën vetëm 25 të tillë.
Kjo pasi këngëtarja e njohur Manjola Nallbani është tërhequr nga gara dhe kënga e saj “Ora e jetës” duket se është fshirë nga kanali i Radio Televizionit Shqiptar në YouTube.
Artistja arsyen e largimit nga ky festival e ka bërë duke dhënë një prononcim për mediat shqiptare.
“Unë jam tërhequr nga Festivali sepse gjatë kohës që bëheshin prova dhe përgatitje nga konkurrentë e tjerë, unë kam qenë me COVID-19”.
“Tani jam më mirë por kryesorja që Fest do të mbahet jashtë në shesh dhe unë nuk mund të rrezikoj shëndetin përsëri në një kohë që jam duke u rikuperuar dhe duhet të kem shumë kujdes”, ka thënë ajo.
Festivali i RTSH-së ndërkaq do të zhvillojë tri netët e tij nga sot (21 dhjetor), më pas 22 dhe 23 dhjetor 2020, në formën virtuale./ KultPlus.com
Ka nisur me surpriza nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSH, ku njëzet e pesë këngëtarë do të konkurojnë për ëndrrën drejt Roterdamit në edicionin e ardhshëm të Eurovizionit, transmeton KultPlus.
Moderatorët e edicionit të 59 janë zgjedhur Blendi Salaj dhe Jonida Vokshi.
Kjo e fundit i ka surprizuar të gjithë me hyrjen e pazakontë e hipur mbi kalë, e veshur me një pelerinë dhe me këpucët në dorë.
Ajo i ka surprizuar të gjithë, duke u komentuar edhe nga partneri i prezantimit. / KultPlus.com
Winston Leonard Spencer-Churchill, ishte politikan britanik i njohur, kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ai shërbeu si kryeministër i Britanisë së Madhe prej viteve 1940-1945 dhe përsëri prej viteve 1951-1955. Një burrë shteti dhe një orator i njohur, Churchill ishte edhe oficer në ushtrinë britanike, historian, fitues i Nobelit për Letërsi.
Në krye të skenës politike për rreth 50 vite, ai pati shumë pozita politike dhe në kabinet. Para Luftës së Parë Botërore, ai punoi si President i Bordit Për Tregti, si sekretar dhe Lordi i Parë i Forcave Detare si pjesë e qeverisë liberale. Gjatë luftës ai ende punoi si Lord i Parë deri në luftën shkatërruese në Gallipoli e cila shkaktoi ndarjen e tij prej qeverisë. U kthye si Ministër i Municioneve, Sekretar i Shtetit për Luftë dhe Ajër. Gjatë viteve të luftës shërbeu si Kancelar i Thesarit në qeverinë konservative.
Sonte KultPlus ju sjell ndër thëniet më të fuqishme të Churchill-it, që flet për politikanin ideal.
–Politikani bëhet burrë shteti kur nis të mendojë për brezat e ardhshëm e jo për zgjedhjet e ardhshme. / KultPlus.com
Hekurudha e Semeringut, sfida e inxhinierisë së fundshekullit XIX ka në vetveten e qenësishme një ndër më të kurajshmit të inxhinierisë, gjeniun me prindër shqiptar, Karl Gega
Karl Gega, figurë e shquar shqiptare e teknikës hekurudhore në shek. XIX, ndërtuesi gjenial i hekurudhës së famshme të Semmeringut. Karl Gega lindi në Venedik me 10 janar 1802 dhe vdiq në Vjenë, më 14 mars 1860, duke vrarë veten nga dëshpërimi. Të parët e Karlit kishin mërguar në Venedik së bashku me shumë bashkatdhetarë të ikur nga Shqipëria Veriore, pas pushtimit osman.
Si individ, Karl Gega u zhvillua para kohe. Mbasi kreu një kolegj për filizofi e matematikë me rezultate të shkëlqyera, në moshën 15 vjeçare u regjistrua në Universitetin e Padovës. Vetëm mbas një viti u diplomua në degën e inxhinierisë. Më 1819, kur sapo kishte mbushur 17 vjeç merr titullin “Doktor në matematikë”.
Iu kushtua ushtrimit praktik të inxhinierisë në shërbim të hekurudhave të Mbretërisë Lombardo-Venete (krahinë e Perandorisë Austriake), duke u marrë edhe me trasimin e rrugëve, kanaleve dhe ndërtimin e godinave të mëdha. Ai punoi në hapjen e rrugës së madhe malore në provincën e Belunos. Gjatë periudhës 1824-30 në provincën e Trevisos, në një pjesë rruge drejtoi punimet edhe nga ana hidraulike.
Nga 1830-33 ishte inxhinier në Rovigo dhe pastaj deri në vitit 1836, u caktua në departamentin e ujërave pranë drejtorisë së bujqësisë në Venedik. Në vitin 1840 u gradua dhe u bë zëvendës në Drejtorinë e ndërtimeve për mbarë Tirolin. Aty projektoi rrugën malore që kalon nëpër Val Sugana, pastaj atë që kalon nëpër Oberinnthal, tek Qafa e Finstermünsenit dhe bëri projektin e urës së varur mbi Etsh pranë Mores. Në vitin 1848, si inspektor i Drejtorisë së Përgjithshme të Ndërtimeve, drejton ndërtimin e hekurudhave të Jugut deri në Laihah.
Në këtë kohë bëri një udhëtim të gjatë studimi në Gjermani, Belgjikë, Francë e Angli dhe, me t’u kthyer, hyri përsëri në shërbimin e hekurudhave shtetërore dhe u mor me trasimin e linjës hekurudhore të Semmeringut, tunel i gjatë 1430 metra. Asokohe diskutohej lidhur me mundësinë e trasimit të një hekurudhe me aderencë të thjeshtë. Kësaj zgjidhjeje ai iu kushtua mbas një udhëtimi të ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Angli. Më 1849 u bë drejtor i Seksionit të Ndërtimit të Hekurudhave dhe më 1850 drejtor i drejtorisë së përgjithshme për ndërtimin e hekurudhave shtetërore në Vjenë.
Zgjidhja e problemit të hekurudhës së Semmeringut nga Karl Gega u kundërshtua nga shumë specialistë, mbasi asohohe diskutohej shumë rreth vështirësive që lokomotiva të ngjitej në atë lartësi me kaderencë të thjeshtë, por eksperienca provoi se ishte një gjë e mundshme, siç e kishte parashikuar ai, që lokomotiva me tren të përshkonte një pjerrësi 25‰ dhe rreze 180 metra.
Enkas për hekurudhën malore të Semmeringut u shpall një konkurs midis konstruktorëve të lokomotivave për të ndërtuar një lokomotivë më të fuqishme, sepse zgjidhja e problemit kushtëzohej edhe prej forcës tërheqëse të lokomotivës. Në vitin 1860 përfundoi kjo linjë që është shëmbulli parë i hekurudhave malore.
Të dhëna për urën e Semmeringut
Për të pasur një ide rreth kësaj pune vigane, po japim disa shifra: gjatë linjës së kësaj hekurudhe u ndërtuan 16 ujësjellësa, me gjatësi të përgjithshme prej 1502 metra, dhe 15 tunele, me gjatësi të përgjithshme prej 4520 metra. Përveç këtyre u ndërtuan disa qindra ura të vogla dhe një mori muresh mbrojtëse për sigurimin e trenave nga shëmbjet e dheut. Për të gjitha këto u hodhën në erë 1500000 m3 shkëmbinj, u zhvendosën 3500000m3 dhé , u stivuan 65000000 tulla dhe u ngritën 80000 blloqe guri. Duhet pasur parasysh se asokohe, për shpimin e formacioneve shkëmbore, s’kishte mjete të tjera veç turjelave me dorë. Edhe në ndërtimin e ujësjellësave dilnin shumë vështirësi, meqë në atë kohë nuk njiheshin vinçat e mëdhenj; ndërtimi i atyre shtyllave madhështore që arrinin deri 45 metra lartësi dhe një gjërësi deri 20 metra, bëhej nëpërmjet skelave të luhatshme.
Por vështirësitë e shumta i nxori sidomos shpimi i tunelit kryesor, që është si të thuash pika kulminante e kësaj hekurudhe malore, tuneli i Semmeringut, në lartësi 818 metra mbi nivelin e detit. Ky tunel, për arsye të gjatësisë së tij, nuk u shpua vetëm horizontalisht e nga të dy anët, por edhe vertikalisht në gjashtë vende, për të hapur galeri porsi puse, nga të cilat nxirrej dheu e gurët.
Qasjet për njohjen e Karl Gegës
Mjerisht, të dhënat e jetës dhe të veprimtarisë së Karl Gegës na kanë arritur mjaft të gjymtuara, aq sa nuk e kënaqin kurreshtjen e ligjshme për ta njohur tërësisht. Vitet e fundit të Karl Gegës qenë të mbushura plot me brenga e hidhërime. Pak kohë përpara se të përfundonte ndërtimin e hekurudhës së Semmeringut, qeveria austriake e dërgoi atë në Sibenburg që të ndërtonte një rrjet hekurudhor të ri. Në të vërtetë, kjo ishte një manovër e bërë me paramendim për ta larguar së andejmi, pikërisht në një kohë kur po përfundonte vepra e tij kryesore.
Ai u mërzit e u shqetësua shumë për këtë luftë që po i bëhej prapa krahëve. Mjaftonte një lajthitje banale e teknikëve, që dy anët e tunelit të mos takoheshin në pikën e dëshiruar, por t’i shmangeshin njëra-tjetrës, në drejtime të kundërta. Gjithçka mund të ndodhte në mungesë të tij. Ndodhej në Vjenë kur dikush i tha se dy anët e kundërta të tunelit të Semmeringut paskeshin devijuar gjatë shpimit pa u takuar. Ky lajm e tronditi tej mase Karl Gegën. Me dështimin e kësaj vepre, në të cilën ai kishte derdhur të gjithë përvojën e njohuritë, sikur po i gremisej sedra dhe krenaria e tij. Ndoshta vdekja iu duk më e lehtë se sa poshtërimi, përqeshja dhe përbuzja e kundërshtarëve, prandaj përfundoi në vetëvrasje, në një banesë të Vjenës, në rrugën “Kulla e kuqe”, nr. 6.
Lavdia pas vdekjes e mjeshtrit
Ndërkohë tuneli i Semmeringut kishte përfunduar me sukses, por Karl Gega nuk arriti të gëzonte përurimin e veprës së tij madhore.
Karl Gega u vendos në panteonin e njerëzve të mëdhenj. Shtatë vjet më vonë, d.m.th. në 1867 eshtrat e tij u vendosën përfundimisht në një varr përmendore. Edhe në stacionin e Semmeringut. Ppas dy vjetësh, iu ngrit një përmendore në kujtim të këtij nismëtari të hekurudhave malore. Vite më vonë u emetuan pulla poste dhe kartmonedha me fytyren e Karl Gegës. Ndërkohë filluan shtrembërime tendencioze lidhur me kombësinë, gjoja italiane apo gjermane të këtij personaliteti. Por në vetë qarqet e kulturës austriake nuk munguan autorë objektivë, që e kanë vënë në dukje origjinen e tij shqiptare, siç është p.sh. rasti i Friedrich Uallisch, i cili, në librin me titull “Neuland Albanien”, botuar në Stuttgart 1931, thotë në faqen 113: “Karl Gega, ndërtuesi gjenial i hekurudhës së Semmeringut, ka qenë me prejardhje shqiptare, siç dëshmon vetë mbiemri i tij “Gega”, që do thotë nga Shqipëria Veriore”.
Karl Gega ka lënë shkrime për teknikën hekurudhore si “Pamje e përgjithshme e përparimeve në hekurudha, 1840-1850” (botim 3, Vjenë 1853), “Mbi ndërtimin e urave në Ameriken Veriore dhe kalkulimi i aftësive bartëse të urave Houe” (botin 2, ebd 1855). Gjithashtu ai shpiku një zhalon të përmirësuar si edhe një oktantë me nonius për trasimin e kurbave. I tij është koncepti i gjatësisë virtuale të një hekurudhe.
Faktimi i origjinës së Karl Gegës
Dr. Alvin Saraçi gjatë një simpoziumi, zhvilluar në Vjenë më 2005, ai argumenton gjenezën e Gegëve mbi bazën e dokumenteve origjinale të gjetura në bibliotekën e Muzeut Correr të Venecias, të pabotuara më parë, hartuar në vitin 1835 nga Giovanni Battista Ghega, prift në Kishën e San-Markos dhe kushëri i parë (djalë i xhaxhait) i Karl Ghegës. Katragjyshërit e Karl Gega dhe Giovanni Battista Gheges ishin vendosur në Perast, pranë Kotorrit, në Mal të Zi, pasi u larguan nga Shqipëria, e cila ra plotësisht nën sundimin turk me mposhtjen edhe të Shkodrës më 1479. Prej më shumë se tre shekujsh, ata kishin shërbyer si oficerë marine dhe zyrtarë të lartë të Republikës se Venedikut.
Një dokument i 3 tetorit 1739 mund të konsiderohet si dokumenti i parë, e gjetur deri tani, që fakton linjën e Gegëve, që fillon me Giorgio (Gjergj) Ghegen dhe vazhdon me të birin e tij, Cristoforo (Kristofor), që del si oficer marine në Venedik, por edhe si pjesëmarrës në luftën Veneciane të Thesalisë, kundër turqve, ku mbetet i plagosur dhe humbë një krah. Kristofor pati një djalë me emrin Gasparo (Gaspër), i cili në vazhdën e traditës familjare u bë oficer marine, duke arritur gradën e kolonelit. Gaspari pati tre fëmijë: Antonion (Anton), Giovanniantonion dhe Angelan. Antonio Ghega është babai i Karl Gegës, kurse Giovanniantonio është i ati i Giovanni Battista Gheges, prift në Kishën e San-Markos.
Dr. Saraçi nënvizon se duhen vazhduar kërkimet e mëtejshme në arkivat e Perastit në Mal të Zi. Në këtë simpozium iu dha fund edhe hipotezës mbi vetëvrasjen e Karl Geges. Dr. Artan Canaj mbi bazën e dokumenteve origjinale të gjetura në arkivin e Shtetit të Austrisë dhe Muzeut Teknik të Vjenës, dëshmoi lindjen e Karl Ghegës më 10 janar 1802 (dhe jo më 13 qershor 1802), si dhe provoi se Karl Ghega ka vdekur më 14 mars 1860 në Lugeck në Vjenë (hipoteza e vetëvrasjes hidhet plotësisht poshtë) dhe se ceremonia fetare është zhvilluar ne Katedralen kryesore të Vjenës, Shën-Stefan, kurse trupi është varrosur në varrezat e Vahringer-it në Vjenë.
Më 1887, kur këto varreza u shpërngulën, sarkofagu me eshtrat e Gegës u vendos në panteonin e njerëzve më të shquar të Austrisë, pranë Mozartit, Beethovenit, Shubertit, Shtrausit, Brahmsit dhe Alois Negrellit (projektuesit të kanalit të Suezit).
Gega dhe sfidat e tij inxhinierike
Në vitin 1836 Banka Rotschild merr me konçension nga Perandoria Austro-Hungareze, ndërtimin e Kaiser Ferdinand Nordbahn, një hekurudhë që duhet të lidhte Vjenën me Triesten, në drejtim të Karpateve me Galicinë
Karl Gega dhe e Luixhi Negrelli
Gega merr si detyrë të parë një udhëtim përmes Evropës për të hetuar dhe për të parë problemet e hekurudhave, shikon ato franceze, belge, gjermane dhe arrin deri në Angli, ku takon Stivensonin që furnizon hekurudhat perandorake me lokomotiva. Stivenson kishte parë ndërkohë Amerikën në fillim të viteve ’30 dhe në kthim kishte publikuar një vëllim, ndoshta ndër të parat me të dhëna nga hekurudhat amerikane në të cilin ilustronte zhvillimet në ndërtimin e urave, hekurudhave dhe porteve.
Me t’u kthyer në Vjenë, Gega u emëruar kryeinxhiner të hekurudhës që përmendëm më lart. Një detyrë tepër e rëndësishme e marrë edhe pas mbështetjes së këshilltarit të oborrit Ermenegildo Francesconi, me origjinë nga Veneto.
Loti i parë Vjenë-Bernë, u realizua në 1837, por ishte segmenti i radhës që do të vinte në provë Karl Gegën. Në një kohë rekord për epokën, rreth një vit u përfunduan rreth 150 km hekurudhë, duke realizuar volumet masive, vendosur binarët, dhe duke hapur rreth 600 metra rrugë anësore.
Ndërtimi ishte një sukses për Karl Gegën, i cili ndërkohë duhej të rikthehej në detyrën e tij të mëparshme në Venecia dhe u zëvendësua nga Negrelli. Por pas katër viteve të kaluara duke drejtuar punimet e ndërtimit të një hekurudhe, Gega nuk gjeti më stimul për të ndërtuar rrugë fushore. Për këtë arsye pranoi detyrën e zëvëndësdrejtuesit të punimeve për rajonet e Tirolit e të Voralbergut, rajone që në atë kohë kishin kufijtë të ndryshëm nga ato që kanë sot. Në fakt ndër detyrat që mori Gega ishte edhe të risistemonte rrugën e Valsugas sot Treintino që ishte në këtë kohë nën juridksionon e Tirolit.
Ishte vetëm një devijim sepse në 1842 Gega u kthye në administratën perandorake të hekurudhave për të studiuar mundësinë e shtrirjes së hekurudhave drejt detit Adriatik.
Gega direkt dhe në mënyrë indirekte ndoqi momentet e projektimeve të Brunel në ndërtimin e hekurudhave dhe të anijeve dhe u interesua për makineritë me avull, perceptoi dhe kishte intuitën që disa nga këto shpikje të reja mund të përdoren edhe në ndërtimet e hekurudhave dhe sidomos të urave me harqe.
Në Amerikën e Veriut Gega dhe Lohr udhëtuan shumë, studiuan vijat hekurudhore, vagonat, urat dhe në mënyrë të veçantë ato të inxhinier Squire Uhipple që ishte i pari që projektoi ura me strukturë harkore.
Uhipple ishtë marrë më realizimin e hekurudhës Baltimorë-Ohajo, ku urat ishin ndërtuar me sistemin Houe, në të cilin Gega ishte një admirues. Me t’u kthyer në Vjenë, Gega e përmbledh eksperiencën e tij amerikane në dy libra në të cilat njërin kushtuar urave hekurudhore. Në këtë kohë filloi ndërtimi i segmentit nga Vjena në drejtim të jugut qe përfundon nën drejtimin e Gegës dhe Lohr në tetor 1884.
Katër vite më pas përfundoi segmenti Celje-Laibach, por ai ishte edhe viti i revolucionit. Gega mori detyrën për të realizuar veprën e tij më të rëndësishme, hekurudhën e Semeringut që prej të gjithëvë quhej e pamundur për t’u realizuar. Semering ishte një terren i vështirë megjithëse jo shumë i lartë ( rreth 1000 metra) i rrethuar nga male dhe lugina që arriheshin me shumë vështirësi, ai përfaqësonte kufirin në mes të Austrisë së ulët dhe Stiria dhe ishte një vend antik tranziti drejt Vjenës që vinte nga Adriatiku.
Ky terren ishte zgjedhur sepse dukej më i sigurit për të arritur adriatikun në krahasim me të tjerët, shumë afër më Hungarinë dhe Sloveninë të konsideruara si territoret më të paqarta të perandorisë.
Një ushtri punëtorësh rreth 20 mijë persona, me familjet e tyre, filluan të punonin në një perimetër prej rreth 40 kilometrash në fund të vitit 1848, rreth 1 mijë nga ato nuk u kthyen nga ky kantier duke humbur jetën në aksidente apo sëmundje të ndryshme. Gega u mbyll në një lokal fshati dhe e transformoi në shtabin e tij të përgjithshëm, ishte i mbështetur nga Lohr që merrej me ndërtimin e ndërtesave dhe anekseve të tjera të hekurudhës dhe kishte rreth 50 inxhinierë dhe arkitektë në drejtimin e punimeve të ndarë në lote.
Ekoja e këtij revolucioni u ndje edhe në mes luginave të egra të Semeringut ku ishin luftra të brendëshme, sabotime e sulme, por në pranverën e 1849 punimet rifilluan pa ndërprejrje duke mbetur e paqartë akoma ndërtimi i një lokomotive që do të mund të ngjitej në ato shkrepa. Vija e parazgjedhur, i gjatë dhe torturues ishte përfunduar në vija të përgjithshme dhe ishte modifikuar në përputhje me punimet që kryheshin.
U realizuan galeri të panumërta me gjërësi të tillë që të mund të përballonin dy trase më e gjata e të cilave është ajo e Semeringut në një lartësi prej rreth 900 metra mbi nivelin e detit dhe gjatësi gati 1.5 km. Madhështore është kalimi Kalte Rinne, përfunduar në tetor të 1853, një lloj ure gjigante i tipit roman, realizuar me harqe me nje fuqi të tillë ndërtuese që megjithëse pësoi ndërhyrje për të vënë në punë trenat elektrike dhe i përballoi me sukses. Por në vitin 1851 mungonte akoma lokomotiva që të mund të bënte të mundur kalimin vagonat në pjerrësinë e Semeringut.
U organizua një konkurs për të realizuar një lokomotivë e aftë të tërhiqte të paktën 125 tonelata dhe me një shpejtësi prej rreth 11 km/h në një pendencë 25 për mijë. Mbi të gjitha lokomotiva duhet të ishte në gjëndje duhej të ishte në gjëndje të ndalonte në distanca të shkurtëra dhe në atë kohë nuk ekzistonin frenat e tipit Uestinghouse, të cilat do projektoheshin pas rreth 20 vitesh. Në konkursin për ndërtimin e lokomotivës pas shumë provash fitoi Bavaria e shoqërisë Maffei e Monakos së Bavarisë, lokomotivë që ishte në gjëndje të tërhiqte 150 tonelata me 16 km/h.
Hapi i mëtejshëm ishin linjat hekurudhore drejt Bavarisë, pra Pragës, Pest, ( më vonë Budapest), etj. Por mbetej edhe një segment tjetër shumë i rëndësishëm për t’u përfunduar lidhja e Triestes me Lubjanën. E filluar në vitin 1850, kjo linjë hekurudhore e gjatë rreth 150 km që duhej të kalonte lartësinë e Karsos, që kërkonte të paktën dyfishin e kohës dhe kostos.
Ura më e madhe para Triestes, ajo e Aurisina, me pjesë të harkura dhe e gjatë rreth 650 metra, e cila mbajti për shumë vite primatin europian në terma dimensionesh. I kthyer në një zyrtar të lartë austriak, Gega pa të pakësohej reputacioni i tij me lënien në duar të privatëve të menaxhimit të hekurudhave.
Ai u ngarkua edhe me drejtimin e punimeve të hekurudhës Lombardo-Veneto, pastaj me studimin e hekurudhës së Apenineve dhe me atë të Rumanisë, ishte një mënyrë për ta larguar nga Vjena dhe nga administrata publike ku ndihej si “peshku pa ujë”. I hidhëruar nga situata dhe i sëmurë Karl Gega vdiq në mars 1860, vetëm 58 vjeç megjithësë ka disa variante të tjera që mendojnë se ai vrau veten për shkak të mos bashkimit të tunelit të Semeringut. /albertvataj/ KultPlus.com
Të veshur të dy me pallto, kapele në kokë, dhe një bastun në dorë Eqrem Çabej dhe Lasgush Poradeci duken kaq elegantë ndërsa shëtisin në një park në Graz. Fotografia është publikuar më herët, nga e bija Lasgushit, Maria.
Është e njohur miqësia që dy njerëzit e njohur të letrave kanë pasur me njëri-tjetrin. Ata kanë qenë të dy studentë në Graz. Janë dhjetëra letërkëmbime që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin mbi magjinë e poezisë, apo Shqipërinë. Herë pas here, Maria rrëmon detaje interesante nga jeta e poetit. Ne kemi parë dhe një portret të gjuhëtarit të madh, vizatuar nga Lasgushi.
Kështu, ajo tregoi dhe një episod teksa dy personazhet e njohur të letrave shqipe ndodheshin në një lokal.
“Ishim me Eqrem Çabeun në Graz (Austri), ishim të dy studentë (vitet 1925-1926). Kishim gjetur për të ngrënë darkë një restorant të vogël, por shumë të mirë familjar. Në kuzhinë ishte gruaja, në banak ishte burri dhe vajza e tyre ishte kamarjere. Na pëlqente shumë ushqimi aty.
Një natë, po hanim si zakonisht dhe po bisedonim. Lokali ishte plot dhe të gjithë hanin dhe flisnin me njeri tjetrin dhe nuk ndiheshin. Ne, na kishte tërhequr aq shumë biseda sa nuk e kishim vënë re që po flisnim me zë të lartë. Po flisnim shqip. Dhe herë pas here aprovonim njeri-tjetrin duke thënë po po (ata që dinë gjermanisht do ta kuptojnë). E vumë re që klientët na shikonin si të habitur. Po ne, vazhdonim të flisnim me zë të lartë.
I zoti i lokalit (burri, që rrinte në banak), na u afrua dhe me zë të ulët dhe me shumë sjellje na tha që duhet ta ulnim zërin sepse po shqetësonim të tjerët që ishin duke ngrënë. Ne, nuk e konsideruam vërejtjen e tij dhe vazhduam duke folur me zë të lartë. Ata, klientët, dalëngadalë filluan të paguajë dhe e boshatisën lokalin duke na lënë vetëm. U turpëruam shumë dhe nuk shkelëm më kurrë në atë lokal”, tregonte Lasgushi./ KultPlus.com
E para gazetë kombëtare në gjuhën shqipe, gazeta “Drita” e botuar nga Veli Hashorva mes vitit 1920-1924 ka përkujtuar 100 vjetorin e saj.
100 vjet më parë në faqet e organit që ndryshoi qasjen emancipuese dhe patriotike të vendit, u botuan thirrjet e para për edukim në gjuhën shqipe, thirrje publike për mbrojtjen e territorit të Shqipërisë ndërsa gazeta u bë zëri i intelektualëve të shquar kohës, përfshi këtu Urani Rumbon, Petro Pogën, anëtarët e klubit patriotik “Drita”. Gazeta ja doli të lobojë për faljen e Avni Rustemit dhe u bë frymëzim i lëvizjes patriotike kombëtare.
Ceremonia e mbajtur në oborrin e ish klubit e më pas ish shkollës “Drita” nderoi me tituj mirënjohjeje edhe 7 gazetarë që vendosën themele të rëndësishme në shtypin e shkruar dhe në radio përgjatë dekadave të fundit.
100 vjet më parë Veli Hashorva shkruante për të parin titull nderi dhënë nga bashkia e Gjirokastrës kryekomandantit fitues të luftës së Vlorës. Në mënyrë simbolike botimi “100 vjet gazeta Drita” u çel me artikullin ku titulli “qytetar nderi” shkoi për Veli Hashorvën./tch/ KultPlus.com
Mbrëmja e sotme në ekranin e RTSH-së, sjellë për të gjithë artdashësit, edicionin e 59-të të Festivalit të këngës, i cili këtë vit për shikuesit vie në rrethana tejet të ndryshme, pasi do të shfaqet në një skenë të pazakontë, të vendosur në mjedis të hapur, ku organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë sfiduar vitin që gjunjëzoi ekonominë dhe shëndetin e globit prej Covid-19.
Ky festival, sa artistik, është po aq edhe social, nëpërmjet mesazheve të mjekëve, personave me nevoja të veçanta, vullnetarëve të Kryqit të Kuq, si edhe një nevojë shpirtërore për të na bashkuar, në Shqipëri, Kosovë apo kudo ku ka shqiptarë.
Ndërkaq, nesër nata e dytë do t’i prezantojë këngët në një formë tjetër, akustike, për të mbërritur në finalen e mbrëmjes së 23 dhjetorit.
Në linkun më poshtë do të mund të ndiçni LIVE, këtë festival, dhe këngët që do të prezantohen në natën e parë. / KultPlus.com
Këtë vit festivali do të jetë shumë më ndryshe nga tjerat vite për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.
Moderimi i është besuar Jonida Vokshit dhe Blendi Salajt, kurse Jonida tashmë ka zbuluar paraqitjen e saj për natën e parë dhe duket fantastike.
Juria e përbërë nga Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Klodian Qafoku dhe Eugent Bushpepa, kanë vendosur cilat këngë do të konkurrojnë këtë vit, të cilat janë renditur më poshtë.
Janë gjithsej 26 konkurrentë që do të bëhen këtë vit pjesë e garës.
Lista e plotë e pjesëmarrësve
Peng- Devis Xherahu
Valixhja e kujtimeve- Orgesa Zaimi
Kush je ti dashuri- Festina Mejzini
E morën botën- Franc Koruni
Pendesë- Inis Neziri
Kam me t’ba me kajt- Sardi Strugaj
Më jep jetë- Gjergj Kaçinari
Nëse vdes- Durim Morina (Mirudi)
Tjerr- Evi Reçi
Vashëzo- Rosela Gjylbegu
Vallja e jetës- Klevis Bega (Kastro Ziso)
Do t’ja dal- Klinti Çollaku
Karma- Anxhela Peristeri
Si ajo- Ëendi Mancaku
Ty- Fatos Shabani
Vajzë- Florent Abrashi
Njësoj- Enxhi Nasufi
Ajo vajza- Kamela Islamaj
Zjarri im- Era Rusi
Jo- Erikson Lloshi
Më mbron- Xhesika Polo
Ora e jetës- Manjola Nallbani
E lirë- Giliola Haveriku
Nënë- Viktor Tahiraj
Vendi im- Agim Poshka
Meteor- Stefan Marena
Nata e dytë, nesër mbrëma do t’i prezantojë këngët në një formë tjetër, akustike, për të mbërritur në finalen e mbrëmjes së 23 dhjetorit./ KultPlus.com
Plot momente të vështira për shqiptarët në Kosovë, në fundin e viteve 90-të, janë dokumentuar falë fotografëve e gazetarëve të kohës.
Një prej tyre është Michele Pero, i cili në vitet 1997 dhe 1998 ka dokumentuar protestat e ndryshme dhe arrestimet që kanë ndodhur atëbotë në Kosovë. Këto janë edhe vitet kur dhuna e forcave policore serbe ndaj shqiptarëve kulmoi dhe degradoi deri në luftën që do të pasonte, plot gjak dhe viktima.
Pero ka realizuar edhe ekspozitë me fotografitë e tij nga lufta në Kosovë, të cilat i janë prezantuar shikuesve në disa vende të Evropës si dëshmi e pastër e një lufte të tmerrshme që Serbia e ushtroi në Kosovë deri në momentin kur u dorëzua. / KultPlus.com