‘’Muzikaki sikavni ani elementaruni skola, anglo e sah klasa phenla sine; ‘’Dahira ali kotar o majupya’’, akava kergyaman te shunape but qhelale. Vi ayekha pelakarava ma godyate kay phengyum olake kay na sito cacek akava, thay na isitut penjaripe ano akava aspekti. Akaleske, oy durygargama e klasatar vash te na akceptinel veke mande’’, ayekha shrdinga mothavipe e Gazmend Quqallasko, kova akana sito korkoro sikavno thay kamipe kay therla vash oleski profesiya na komperinla niso avereya.
Quqala, kova jivdinla thay kerla buti ani Fush Kosova isi shov bersha kay phiravela profesia e sikavneski, ano kuadro e Naraipna Organizaciako ‘’Balkan Sunflowers’’. Yekh kotar o sebepya kay ov decizingya te phiravel profili e Pedagogiako, sito phando e bare mangipeya kay ov therla vash te azhutinel e haricune komunitete direkt evolviripe thay edukipe.
Ov mothavla kay akala shov bersha vash oleske sine yekh eksperienca but shukarni, feri so lela buderi janipe ini kotar o qhavore kolen korkoro sikavgya olen andar o bersha.
‘’Qhavore kamnatut na leindoy dikhipe savo komuniteti siyan, on na jana te keren diskriminipe’’, potencinla Quqalla.
BSFK sitoy yekh NRO lokaluni themelimi ano bersh 2007 phiravdi viziya thay misiya kotar o Balkan Sunflowers International koya operinla ani Kosova sar e bershestar 1999. Sunflowers Ballkan Kosova ( BSFK) vazdla aktivistyenge jivdipya vash amalipaske averipya. Akaya NRO kerla buti thay kotorleingyola ano komuniteteske reagipya vash o hakaya thay manushesko diniteti, keriba buti ano edukipe sastipe, kulutra, civilizipe, butikeripe thay respekti vash diversiteti.
BSFK fokusiringya olaki buti buderipeya ani umala e edukipasko thay o puqipya kola qalavna e romen, ashkaliye thay egipqanya ani Kosova. Aktualipeya, BSFK operinla panj edukipaske centrya ano Kosovake shtar komune. Prekal akala centrya e sikipasko, BSFK servisinla pashe 500 qhavorenge ano dive. Avri e centrenge vash siklipe, BSFK therla vi programya kola therna resipe o kotorleipe e romengo, ashkaliengo thay e egipqanyengo ano edukipe thay ano dizunengo jivdipe ani Kosova.
Te ove kotor e haricune komunitetesko ani Kosova na sito ni hari lohke, sfide kolea arakhoveya sar ano anglune bajakya e qhavoripasko siton phare vash sakaske, may buderi vash o qhavore e angluna klasako kola o penjaripe e amalyencar thay e malinencar ajukerna e bara losha. Gazmendi mothavla kay ovinindoy angluni generaciya koya shrdinga skoluipe palo agorutno maribe, ekzisitnla yekh bari presia ano olengo direktipe. Ov mothavla kay sarvaht gelo dara ani skola, but ver qhelale tretirisale kotar o siklovne thay sikavne, beshlakerde olen sarvaht ani agorutni banka thay may qhelalo akalestar sito kay buderi olendar mekle o skoluipe.
Gazmendi, therla yekh zoralo karakteri thay decizimo karshi oleske resipya, na cidingya vast niyekh ver e sah presia thay e bari dar kay thergya ano vahti e elementaruna skoluipasko. Bahtake, sar mothavla vi ov korkoro, ano mashkarutni skola therga yekh sah aver traytipe kote therga shukarne raportya sarenencar.
‘’Aplikingyum ano buderi butyake thana thay vakerna sine mange kay phandilo o afati vash aplikipe ini soske o afati na phandilo’’, e akate o Quqala araklilo e direkt racizmoa, kole jivdingya but phare. .
Vash yekh harno periodi, Quqala mothavla kay kergya buti ini ano ‘’The Ideas Partnership’’, kote vi mothavgya kay ini odothe thergya direkt racizmo, kote ini soske thergya shukarne raportya e butyake kolegyencar, yekhuno akcesi na sine ini kotar o dadalarya, qhavore kola phiravna sine ververutne aktivitetya ani akaya organizaciya.
‘’Therava shukarne ledeipya e buderune komuniteteya. Akava azhutingyama ini ano profesionaluno avanciripe. Akava qhigode si but vasno ano realizipe o resipya direkt yekh kariera, feri so te sine kay lungyaripeya diskrimingyoveya shay ini sito na shayutno o avancipe ano profesionaluno aspekti. Yekh ver e 1 yunea thergem aktiviteti e qhavorencar kotar o buderuno komuniteti, isine dadalarya kola na mekle qhavoren kay te aven amende kola siyem koloreya, ini soske palo yekh vahti o qhavore siklile amencar, avna sine amende bizo nisavo hezitipe’’, mothavla Quqalla.
O drom karshi sukseseske thay vazdipe yekh kariera na sito niyekh ver lohko, maybuderi kana akava drom zorakergyola kotar bizo logikake indikatorya sar diskriminipe thay anglokrisipe. Ayekha sine vo o drom vash Gazmend Quqallake, kova may baro motivipe vash o namekhipe thay vastcidipe olesko sine baro motivi, yekh ver vash te azhutinel pere komunitetete thay vi odova personaluno motivi karshi vazdipe thay avanciripe. Quqalla potencinla kay janla but shukar kay o racizmo nashti telargyola 100% numay, odova so ov rodla sito kay te kergyol so may buderi ano relavantune instituciye karshi ‘’kovlibe’’ (sar anavla ov) akava fenomeni.
‘’Bibahtake o racizmo ekzistinla ini ano maymoderune thana Kosova’tar. Racizmo sito kana peste but uqhe azdeya thay telareya e avere, vash diso so o aver gndinla kay therla buderi desar o avera. Shay o racizmo amende na sito abokar but sar sine angleder, numay sito pandar prezenti’’, vakerla ov.
Ov vakerla e bare pasioneya vash oleski buti, vash qhavore kolen siklola, vash o aktiviteti kay evolvirinla ketane thay buderi qhigodya aver kola pherna yekh olesko sakovadivuno dive, vash oleske na si ni hari vasno kole komuniteteske perna o qhavore kolen ov siklolen. ‘’On siton may kamle jene so ekzistina’’, vakerla Qyqalla.
Pe agor e amara vakeripasko, Gazmendi therla numay yekh mesazhi vash sarinenge, ov na rodla niso buderi desar te dikha yekhe-avere sar manusha.
‘’Kana me hem tu arakhape thay vakera, tu dikheya kay amen siyem yekhune numay so kerlamen aver sito dikhipe thay poli. Amen saren siyem manusha thay te sine kay treterina yekhe-avere ayekha, si te evolvirina sar amalipe’’, deklarinla Quqalla.
(Akava teksti produktisalo sar kotor e proyektesko ‘’Phikodeipe e mediengo thay e jurnalistikako vash o manushikane hakaya ani Kosova’’, phikodeimo kotar o ofisi e Europaka Uniako ani Kosova thay realizimo kotar Kosovo 2.0, CEL thay QKSGJ. Andripe e akala botipasko sito godornipe e KultPlus/YIHR KS thay ano ni yekh drom nashti te konsideringyol sar pratsav e EU vay K2.0, CEL vay QKSGJ)
Benardina Qerraxhia është një kapitull i artë i sportit dhe kulturës shqiptare.
Ajo u lind në Shkodër, më 24 janar të vitit 1919.
Zysh Beni, siç u popullarizua emri i saj, ishte fëmija i tetë, i prindërve Gjergjush dhe Roza Qerraxhia.
Shpejt e la qytetin e lindjes, Shkodrën, për t’u vendosur në Kavajë.
Shkolla bujqësore shqiptaro-amerikane e Golemit, ishte shumë e njohur dhe Beni mësoi aty. Fare e njomë, përvetësoi njëherazi dy gjuhë të huaja: anglisht dhe italisht. E folura anglisht e zysh Benit, në versionin amerikan ishte e përsosur dhe shumë dalluese nga anglisht-folësit e tjerë. Nga shkolla shqiptaro-amerikane e Kavajës, në të mesmen e njohur “Nëna Mbretëreshë”, në Tiranë.
Disiplina, edukata, kultura e gjerë, komunikimi njerëzor në raport me shoqërinë, krijuan profilin e një intelektualeje ekselencë, gjë që do ta ndihmonte në krijimin e një profili të një gruaje të pakonkurrueshme.
Në mbarim të sudimeve, shqiptarja Benardina Qerraxhia do të klasifikohej me notën maksimale, 30, në metodën e mësimdhënies.
Dashuria për atdheun, tradita patriotike e familjes së saj, me një mbiemër shumë të njohur në Shkodër, Qerraxhia, e detyruan të rikthehej në Durrës. Dhe kjo gjë për kohën, duhej të konsiderohej si një fat i rënë nga qielli, pasi kuadër të këtij rangu nuk kishte Shqipëria, e jo më Durrësi. Punoi si mësuese në shkollën qytetëse dhe në të vetmin gjimnaz të Durrësit, “16 Shtatori”. Anglishtes së përsosur, iu shtua edhe një italishte po e tillë, një frëngjishte dhe spanjishte perfekte.
I gjithë formimi kulturor i Benardina Qerraxhisë ishte një vlerë e shtuar për qytetarinë dhe civilizimin e jetës kulturore, sociale dhe sportive në Durrës dhe veçanërisht i shërbente emancipimit në një nivel superior të gruas shqiptare.
Benardina Qerraxhia ishte:
Gazetarja e parë që bënte kronikat e ndeshjeve të futbollit, duke nisur nga viti 1945.
Trajnerja e parë e vajzave të volejbollit të Durrësit, duke i prezantuar me një veshje mahnitëse dhe befasuese për kohën. Bëhet fjalë për vitin 1947.
Pjesëmarrëse e garës së parë kombëtare çiklistike për vajza, me itenerar Durrës – Vorë.
E vetmja gjyqtare femër në sportet e boksit dhe të mundjes.
Notare dhe organizatore e notit. Pjesëmarrëse në ballkaniadën e njohur të Splitit në vitin 1947.
Gjyqtare e garave të notit, deri në moshën 70-vjeçare.
Qendistare e një niveli cilësor, duke qepur dhe stolisur pjesën më të madhe të kostumeve të manifestimeve sportive, sidomos ato në kuadrin e spartakiadës së parë kombëtare në vitin 1959.
Ka qenë trajnere edhe në sportet e basketbollit, notit dhe atletikës.
Ndër aktoret e para të teatrit profesionist të Durrësit, A. Moisiu, që në krijim, më 11 janar 1953.
Nga të parat që nisi kurset për anglisht në Durrës, duke pasur një preferencë superiore.
Një mësimdhënëse e lindur, që edhe sot e kësaj dite nxënësit e saj të moshuar, e kujtojnë me shumë mall. Formimi i tyre konkurrues, është edhe meritë e zysh Benit./ albfem/ KultPlus.com
Duka i Sussex, Harry u shfaq në një video nga WaterBear Network, një platformë transmetimi kushtuar çështjeve më urgjente për ruajtjen e planetit, shkruhet në faqen vanityfair.it.
“Ardhja e djalit tim Archie ka rritur vetëdijen time, ne nuk mund të vjedhim të ardhmen nga brezat e rinj”, shtoi ai.
”Atësia ndryshoi gjithçka duke rritur ndërgjegjësimin tim për ruajtjen e planetit. Gjithmonë kam menduar se duhet të lë në botë një vend më i mirë sesa e gjeta. Që kur lindi djali im Archie, ky perceptim është rritur”, shtoi Harry.
“Ne nuk mund ta vjedhim të ardhmen nga brezat e rinj. Duhet të bëjmë çmos që kjo të mos ndodhë”, shton Harry.
”Ne duam të informojmë njerëzit për çështjet më të ngutshme mjedisore”, theksoi Ellen Windemuth, CEO i platformës, duke folur për ”Vogue”.
”Ne do t’i strukturojmë përmbajtjet në katër tema kryesore: biodiversiteti, klima, qarkullimi dhe komuniteti. Ne do të fillojmë me marrëdhënien njeri-natyrë duke folur për atë që po ndodh me kafshët, me të cilat ndajmë Tokën. Për të shpëtuar të ardhmen tonë ne duhet të shpëtojmë kafshët”, shtoi ai./atsh/ KultPlus.com
Unë jam Kapitalizmi! I rrita vajzat tuaja të vogla me kukulla Barbi, pse çuditeni sot kur ju kërkojnë para për operacion estetik! Krijova një industri të pafund për interesat e mia! Dhe e arrita atë që doja, tashmë shumica e vajzave 17-vjeçare nuk janë të kënaquara me pamjen e tyre të jashtme.
Unë jam Kapitalizmi! Mjafton që një grua ta shfletojë vetëm 15 minuta një reviste mode që të mos e pëlqejë më trupin e saj. Unë jam Kapitalizmi dhe e kam ndryshuar aq shumë këndvështrimin tuaj sa që historia e jetës së një CEO-je hajdut, mund të duket për ju një “histori suksesi dhe vullneti”.
Unë jam Kapitalizmi dhe s’kam aspak frikë të mundem në një botë ku mesatarja e njerëzve sheh Televizor rreth 5.5 ore në ditë, nuk lexon libra, shkon shumë pak në teatër dhe kinema.
Unë jam Kapitalizmi dhe patjeter që Steve Jobsi ishte dikush shumë i rëndësishëm, në fakt ishte shumë i zoti për të bërë punëtorët me pagë të ulët në vendet e Botës së Tretë të prodhonin makineri që i nevojiten vetem 1%-shit. Patjeter qe te gjithë kapitalistet do te flasin si të ishin “shenjtore”, fiks si flantropi Bill Gatesi, nje shenjtor qe jeton ne një shtëpi 66.000 m2 150 milion dollareshe.
Unë jam Kapitalizmi dhe per shkakun tim anembane gëlojnë kushërinjtë që marrin gjak per sherre trashëgimie. Ndërkohe që çdo vit vdesin 20 milion fëmijë nga uria, ju derdhni djersë për të shkrirë dhjamërat mbi pistat e vrapit.
Unë jam Kapitalizmi dhe falë meje në botë ekzistojnë 600 milion obezë dhe 1.4 miliard njerëz të uritur!
Unë jam Kapitalizmi dhe një bujk që prodhon kafe për Starbucks për të blere nje gotë kafe aty duhet të punoje tri ditë!
Unë jam kapitalizmi dhe “ekonomia e tregut te lire” është gënjeshtra më e madhe nëbotë. Unë jam Kapitalizmi dhe 24% e amerikanëve thonë se janë gati të mohojne familjet e tyre nëse do te duhej të bëheshin miliardere.
Unë jam Kapitalizmi dhe u bej thirrje grave! Ju lutem vraponi për tek Victoria Secret pa e sjellë ndermend se jeni kthyer ne një objekt, ju garantoj se do te bëheni shumë të lumtura kur te blini 80 dollarë nje palë të brendshme sa një pëllëmbë!
Unë jam Kapitalizmi dhe kalova ne ekstaze nga kenaqesia kur degjova se nje femije 15 vjeç shiti veshken per te blere iPad.
Unë jam Kapitalizmi dhe Madonna vetem ne Londer ka 8 shtepi ne madhesine sa per te strehuar 600 te pastrehe.
Unë jam Kapitalizmi dhe ju vdisni per xhevaire, ne İndi 1 milion veta i prodhojne ato xhevaire duke marre 1.2 dollare ne ditë. E bëra botën të besojë se bjondet janë më të bukura, prandaj në kontinentin e Azise 300 milion gra perdorin rregullisht shampo zbardhuese.
Unë jam Kapitalizmi dhe 64% e atyre yjeve të Hollivudit të cilët i keni idhuj janë të varur nga kokaina.
Unë jam Kapitalizmi dhe nderkohe që 20 milion femijë vdesin nga uria ne vit, juve ju vjen turp te vishni te njëjtën kemishe dy herë ne javë.
Unë jam Kapitalizmi dhe për cilat festa e keni fjalën, kur gjithë bota “feston” thjesht duke bërë shoping dhe shpenzuar?
Une jam Kapitalizmi dhe perseri ia arrita! I bera grate të besojne se s’kanë asgjë per te veshur pavaresisht se i kanë dollapet deri ne grykë me rroba lloje soj. 50% e popullsise së botës zotëron vetëm 1% te burimeve dhe pasurive.1% e popullsise se botës zotëron 50% te burimeve dhe pasurive boterore.
Unë jam Kapitalizmi dhe bankieret jane bijte e mi. Edhe diçka të fundit, shtetet ku ju jetoni janë komiteti ekzekutiv i punëve të mia…!/ KultPlus.com
Ishujt Farore kanë vendosur të hapin një tunel nënujor, për t’iu ndihmuar banorëve që udhëtojnë të shkurtojnë kohën e udhëtimeve.
Tuneli, që duket mahnitës, e më të veçantë e bën pse është nënujor, pritet të hapet zyrtarisht më 19 dhjetor, raporton BBC.
Përreth tunelit është krejt det. Planifikohet që nga 1 orë e 14 minuta, t’u shkurtohet banorëve udhëtimi në vetëm 16 minuta.
Pika më e ulët e rrjetit të tunelit është 187 metra nën nivelin e detit.
Pjerrësia nuk është më shumë se një gradient 5%, në mënyrë që t’u krijohet siguria atyre që do ta frekuentojnë këtë tunel.
Rreth rrotullimi në mes të tunelit do të përmbajë gjithashtu vepra arti të artistit Faroese Trondur Patursson.
Ata që do ta shfrytëzojnë tunelit, do të paguajnë gjithashtu edhe një tarifë. Sipas mediave lokale, do të paguajnë 75 krona daneze, që i bie diku rreth 10 euro, në vetëm një drejtim.
Sipas kontraktorëve, ky është investimi më i madh në infrastrukturë i bërë ndonjëherë në Ishujt Faroe./ KultPlus.com
Dje ishte datëlindja e nuses time, Mrikës. Ja letërurimin që ia pata shkruar në vitin 1989 nga burgu i Nishit:
Mrikë e dashur, ka diçka që njeriu e kujton me më shumë dëshirë dhe me më shumë mall. Thonë sa më larg syve aq më larg zemrës. Çudi! Nëse është ashtu atëherë te unë është diçka e veçantè, diçka e jashtëzakonshme. Mua ma merr mendja se nuk është bash ashtu si thonë. Nëse dikë e ke vërtetë në zemër nuk e harron kurrë; përkundrazi, nëse je larg, atëherë e do edhe më shumë e të mundon malli për të e nuk të len vend.Çdo shenjë që ta kujton atë person, të shtynë edhe më tepër të mendosh për të, të vuajsh për të. Mrikë, nuk kemi pasur jetë kutadi se çfarë, por kemi pasur pak e thjeshtë (thjeshtësinë e çmoj shumë), dhe mirë ka qenë për ne, në çerdhen tonë të varfër, por të bukur. Zemra e mirë ta bën jetën më të bukur. Zemra e mirë ta bën jetën më të lumtur, më të dashur dhe i harron të tjerat… Shumë gjëra që të rrethojnë, edhe se nuk janë të mira, nga sytë e lëbyrur disi nuk i sheh apo i tejkalon! Sytë t’ i lëbyr dashuria për të dashurit, për ata që t’ i zvoglojnë vuajtjet në jetë, për ata që të shikojnë me sy të mirë e me dashamirësi, që në ty nuk e shohin të keqen, frikën dhe urrejtjen, të cilat duhet të jenë të huaja për njeriun që është tamam njeri. E tamam njeri është ai që nuk urren nga smira dhe nga grykësia!
Mrikë kam parë shumë në jetë, apo mua ashtu më duket. Kam hasur shumë karaktere, së fundi më të llojllojshmet, disa prej të cilëve kanë rënë në skëterrën e errësirës dhe të së keqes për të mos dalur kurrë më. Shumë gjëra nuk do të kisha mundur as t’ i merrja me mend, po mos t’ i kisha dëgjuar dhe hasur vetë! Çfarë bëhet nga njeriu që lind pa të këqia dhe pa orientim të prapë, por që nga ata është bërë e keqja që vështirë mund ta marrësh me mend. Krejt kjo nga mungesa e edukatës së mirëfilltë dhe të drejtë, nga lënia pas dore e njeriut kah ta çojnë erërat, mu si gjethi që i frynë era, herë andej e herë këndej. Më duket për këto të kam shkruar edhe një herë, po e lë pra…
Në këtë errësirë nganjëherë e ndiej më shumë mungesën tuaj. Ndiej mungesë më së shumti atëherë kur mendoj se në disa raste do të duhej që bile t’ jua shtrëngoj duart e t’ jua them ndonjë fjalë urimi nga zemra e zhuritur për ju! Ja, nuk janë larg ditëlindjet tuaja e do të kisha dashur të jem pranë jush, bile për disa momente. Do të vijë ajo ditë kur do të jemi bashk. Them po, por është bukur larg. Si ta marrësh them larg se atë që e ke në zemër e ke larg edhe nëse të ndajnë vetëm disa minuta e lere më vitet që janë shekuj që kurr nuk mund të kthehen në jetë!
Mrikë e dashur, çfarë të të them për datëlindjen tënde nga larg? Nuk ka fjalë që mund t’ i shprehnin të gjitha urimet e mia dhe dëshirat e mia që të kam në jetë bashk me filizat e mi. Të kam ruajtur thellë në zemrën time si dikur kur isha në jetë, kur ishim në jetë të dy në botën tonë si e patëm ndërtuar të thjeshtë, por me pasurinë më të çmueshme të jetës, harmoninë. Nuk janë asgjë thesaret, gurtë e çmuar, pasuritë ku ta di se çfarë, po nuk pate jetë ashtu si e do vet, harmoninë në jetë me të dashurit tu që i ke pranë e me të cilët duhet të jetosh. Jeta me dhunë nuk është jetë. Jeta atë nuk e duron, dhe atëherë nuk mund ta quajmë jetë po skëterrë. E di atë kallximin popullor si e humbin qetësinë e gëzimin vëllezërit kur ua falin lirat!? E ndalin këngën dhe mbaron gëzimi! Sapo e hetojnë shkakun ata i kthejnë lirat dhe vazhdojnë jetën e lumtur në harmoni. Po, a ka jetë ideale? Jo, nuk ka sepse është smira. Ajo është armiku më i madh i harmonisë midis njerëzve, çdokund, edhe në familje, krahas me interesin.
Sa fjalë kam për të thënë. Mrikë, shumë…? Por të t’ i them do ta humbin vlerën… Thesari më i mirë është i sigurtë kur nuk e dijnë të tjerët! Po ta dinin do ta keqpërdornin për interesa të prapta kundër të mirës. … Ka thesar shpirtëror që duhet të ruhet më shumë se thesaret e tjerë sepse ai është vetëm për ata e jo për të tjerët. Është vlerë e vogël për të tjerët, ndërsa e madhe për vet ata. Andaj kujtimet tona do t’ i mbajmë të ndryra në vetvete si vuajtjet tona, si mallin tonë.Le të ziejnë përbrenda si dikur, sa t’ u vijë koha edhe një herë t’ i kujtojmë nën velin tonë të afrisë. Çdokush zemërmirë ka thesar të tillë të paprekshëm, pa smirë. Çdokush e ka yllin e vet të ndritshëm, në qiellin e dëshirave të realizuara apo të parealizuara në jetë. Më ka rrëfyer një shok për yllin e tij, se si ai yll i ishe shfaqur vetëm para vdekjes në lule të rinisë. Kurr nuk e kishte menduar përpara, por i kishte dalur aq afër për t’ u larguar në dy botra, njera realitet i hidhur tjetra abstrakte pa jetë, humbëtirë në dukje e në të vërtetë shndërrim materjeje, kthim në natyrë, si ëndërr e papërfunduar.
Mrikë, athua ishte ëndërr e përjetuar jeta jonë e shkurtër. Këtë unë për vete nuk e quaj jetë, por një skëterrë, a katarzë njerëzore të cilën njeriu ka ditur ta krijojë kundër vetvetes si bir i Kainit, sepse edhe ai i ka pasardhësit e vet. E gjer sa të mundet fara që e ka mbjellur ai, do të gjejnë truall të mirë smira dhe e keqja njerëzore. Është vështirë që të mbillet fara e të mirës njerëzore. Megjithatë jeta jonë ishte ëndërr e bukur sado që e shkurtër për t’ u vajtuar. Meqë vaji nuk bën punë, pra vetëm ta kujtojmë. E kujton edhe ti ndoshta, meqë s’ na ka mbetur tjetër vetëm të përkundim kujtimet si era gjethet në vjeshtë. E terë kohën kështu sillem e nuk mund të ta them atë që duhet thënë se do ta humbte vlerën që e ka për ne, dhe vetëm për ne…
Mrikë e di se një letër të bie në dorë e dy nuk të binë, por s’ ke ç’ t’ i bësh. Kështu, si të kam thënë, po më duket sikur bisedoj me ty. Bile me mendime iku nga realiteti që më rrethon sado që pak kohë, Një ditë e rëndësishme për ty, të kujtohet, të dhuroja lule. Ato i dua shumë se vërtetë janë diçka e bukur që krijon natyra. Si nuk bëhet garë edhe për të bukurën në jetë si bëjnë garë lulet për bukuri!? Secila me bukurinë e vet karakteristike të plotsuar edhe me aromë dehëse! Trendofilet më pëlqejnë shumë. Është interesant se ato për ta ruajtur bukurinë kanë bërë gjembat që të thumbojnë, poqese dikush don t’ i këpusë! Njeriu sikur punon kundër vetvetes, shpeshherë ashtu vepron edhe kundër luleve! Po dominon bukuria e vdekur nër qytetet tona, gurët e betonarmea janë bërë zbukuruese që shëmtojnë. Sa pak vend është lënë për lule, sa pak vend është lënë për jetën e filizave tona të reja, luleve të jetës!
Edhe tash për ditëlindjen tënde do të të dhuroja një tufë lule të freskëta, edhe ato jo të ndonjë kopshti në rrethojë, po nga ndonjë rogë në shpatmali që nuk është e kufizuar me asgjë që t’ i pengojë rrezet e Diellit, që të pengojnë drenushat për t’ u sjellur lirisht, dhe bletët e të lira që të mbledhin nektarin! Lulet do t’ i mblidhja një nga një dhe ngadalë që të mos i lendoj, megjithse është krim që të këputen, por meqë janë për ty ( e diç duhet të të dhuroj) do ta kisha bërë atë me dëshirë, Do të kishim shkuar atë ditë jashtë qytetit e do të endeshim në natyrë, në bjeshkën që kam qenë dikur si fëmijë. Do të shkonim te kroi i ahut me ujë të kulluar si loti i drenushës e të freskët si uji i borës në gryka. S’ dihet, ëndërrat ka ndodhur që janë realizuar; kjo meqë është ëndërr që lehtë mund të realizohet s’ është çudi që të bëhet realitet ndonjëherë në jetën që na ka mbtur borgj edhe pak! Kjo është dëshira ime e ti ndoshta ke dëshira të tjera e unë po bëj llogari pa hanxhinë si thonë!
Këtë letër, Mrikë e kam filluar paradite dhe tash po e vazhdoj në mbrëmje. Sa ndryshon njeriu nga mëngjesi deri në mbrëmje? Ndryshon varet… E sa thua ti ndryshon për shumë vite, s’ mund ta marrësh me mend! Sa herë kujtoj kohën e shkuar, them se këtu jam me shekuj. Jeta dikur më duket shumë larg. Dhe vërtetë ashtu është. As hyjësitë nuk janë aq larg nga njera tjetra. Ato ndoshta nuk do të takohen kurr, ndërsa ne nuk di sa kohë na ndan, meqë asgjë nuk është absolute pos materies. E po e zëmë se takohen hyjësitë, apo nuk takohen megjithatë ne do të takohemi doemos, herëdokurë në qiellin tonë të dëshirave të vogëla,
Mrikë, unë ditëlindjen nuk e kam festuar kurr. As të parët tanë nuk e kanë pasë zakon, qe besa edhe nuk kanë pasur kohë për atë punë. Ndërsa tash as që më bie ndërmend kur e kam datëlindjen.Çfarë ditëlindje, çfarë pallavrash. Herë më duket se jam i lindur shumë heret sa kam harruar, kur s’ e mbaj mend dot! Herë herë më duket shumë vonë, është dashur shumë më përpara që të mos e takoj këtë jetë. Herë them mirë është, mu ashtu është dashur, dhe vërtetë kjo e fundit është me vend, as parakohe as paskohe. Unë erdha në jetë një ditë maji, ndërsa ti në një ditë shtatori. Erenikun e kishim në mes, ndërsa Drini na bashkoi atëherë, nuk e di kur do të bashkohemi përseri!?
Sa ua kam lakmi poetëve që gjithçka e shprehin me vargje. Shkurt po shumë kuptimplote. Vërtetë aftësi e jashtzakonshme.Kuptohet të gjithë poetët nuk më kënaqin me artin e tyre. Disa më duken shumë më të afërt, më duken me zemër të butë se mendafshi, me fjalë mehlem për varrë që të galdojnë thell në shpirtë! Edhe po t’i lexosh me dhjetra herë nuk të bëhen tepër, po përkundrazi të bëhen edhe më të afërta edhe më të ngrohta, edhe më të dashura. Fjalët janë si fijet e mendafshit të thurura në pëlhurë në ndonjë pikturë të bukur që subjektin e bëjnë të gjallë me jetë të jashtëzakonshme dhe të fuqishme. E ashtu do të kisha dashur të jenë fjalët e mia që t’ i shprehu të gjitha urimet e përjetimet për datëlindjen tënde Mrikë. Të kam larg syve, por në zemër ngujuar të mbaj. Ja këto mendime i kam që në mëngjes me rreze të pakta të diellit që depërtojnë nëpër sitë e nëpër shoshë dhe arrijnë të zbehta si në Polin e veriut. Po të mos ishin rrezet tuaja të shpresës dhe të fjalës do të mërdhihesha edhe në pkë të gushtit si jam tash. Mirëpo unë zemrën e kam të ngrohtë nga zjarri i largët që buron nga ju dhe që ka fuqi të jashtëzakonshme njerëzore. Është si pishtar dhe fuqidhënës për mua.
Mrikë ju më patët rrëfyer se si një dimër, ftoit që e keni në oborr, acari i madh ia kishte tharë të gjitha degët e pastaj çka kishit hequr që ta rigjeneroni! Si më duket ashtu do ta keni edhe me mua! Për një kohë do të heqni derisa të përshtatem sadokudo me jetën që e kam harruar tashmë, dhe që më duket si e kaluar e largët me shekuj të perënduar, të cilët flejnë në krahët e historisë duke sharruar dalë ngadalë në harresë derisa të shuhen e të flejnë në qetësinë e tyre pa i trazuar dorë e askujt më. Sa e mirë është dora e harresës nganjëherë! Po mund të bëhej klasifikimi i harresës, dhe të harroheshin vetëm të këqiat në jetë e të mbaheshin në jetën e kujtesës vetëm përjetimet e mira dhe të gëzuara që bota të merrte ngjyrë më të bukur në jetën tonë të shkurtër sa çil e mbyll sytë, si thotë plaku shekullor: ” jetova sa hyra në këtë derë e dola në atë tjetrën, pra shumë pak! E kjo e jona edhe më pak edhe e biberosur me të gjitha të mirat eksik, kuptohet!
E dashur Mrikë, ndoshta nuk kam të drejtë, por ja që realiteti po na i prishë planet romantike. Edhe romantizmi ka dalur nga mjerimi, për ta bërë jetën më të zbukuruar! Apo për t’ i mbyllur sytë para realitetit të hidhur që rrethon.
Mrikë gjyshja ime këndonte në mënyrën e vet, që ne na dukej e çudtishme. Ajo i thurte vet vargjet e rimuara dhe përmbajtësore. Vargjet e saj ishin epike. Ato ishin vargje për jetën që e kishte kaluar, për ato që kishte përjetuar gjatë tetë dekadave të jetës së saj të vështirë.. Ajo kishte përjetuar shumë stihi luftërash në jetën e saj. Ajo ato nuk i quante këngë nga se ishin të dhembshme, ashtu si kishte qenë edhe jeta, shumë prekëse e tronditëse. Gjithë jetën e këndonte në to. Ajo thoshte këto nuk janë këngë po jeta i ka bërë të tilla. Edhe mua ato më preknin dhe më trondisnin shumë thellë. Asnjëherë nuk kam mundur t’ i dëgjoj i qetë!
E unë nuk di çfar këngësh të këndoj, dhe a duhet të këndoj? Fat i keq është që kurr nuk kam mësuar të këndoj. Po të kisha ditur do të këdoja edhe si gjyshja këngë epike. Ajo këndonte edhe nga ato që nuk i kishte krijuar vet. Më trgonte një herë edhe për fuqinë e atyre këngëve. Ja si: një plak i kishte lutur gratë që ta këngëvajtonin për së gjalli për jetën e tij. (Kishte qenë shtëpi e madhe.)Ato e kishin vajtuar aq mirë sa plaku nga përmallimi nuk i ndal dot lotët!. Gjyshet i kanë kujtimet e mira, andaj edhe unë i kam shumë!
Ja erdhi serish mbrëmja. Mbrëmja më duket shumë e gjatë, më e gjatë se tërë dita! Atëherë më ngërthehen mendimet, kujtimet, dëshirat dhe gjakimet, trazohen e bëhen rrokopujë. Gjithë këto që po t’ i them, nuk janë për t’ u venë në letër urimi e përgëzimi për datëlindje, por sillu e mbështillu e ku dhemb dhëmbi shkon gjuha, dashur e padashur. Drita e mbrëmjes është më misterioze dhe nxitëse për të menduar. Ndoshta kjo rrjedh nga lodhja se secili mendon në vetvete për telashet e veta dhe gjerat që e preokupojnë thellë në shpirtë!
Mrikë, çka të të dhuroj unë përpos fjalëve, përpos dëshirave nga zemra që të të qeshë edhe ty fati ndonjëherë ashtu si ke dëshirë, me siguri atëherë do të më qeshte fati edhe mua se ne fatin e kemi sëbashku të gërshetuar ( nos thuaj që e kam me interes!). Ta dijsh se jam me ty me mendime dhe me zemër. Sa herë e shikoj qiellin kah ju, mendoj athua i shoh retå që i shihni edhe ju? Athua e shohim ndonjë pikë në qiell sëbashku në të njejten kohë? Shpesh them me vete të kisha mundësi të dal në mbrëmje dhe të shikoj yjet, ndonjerin nga ata që e shikoni edhe ju; kështu shikimet do të na takoheshin bile në një yll! Mendimet do t’ i kishim sëbashku në një yll dhe ato e ato shikime do të takoheshin atje dhe do të reflektoheshin reciprokisht: të miat te ju e t’ uajat te unë. Oh të kishte një mundësi të tillë! Por unë yjet nuk mund t’ i shoh asnjëherë se nuk dal në mbrëmje. Shëtinë e kam vetëm paradite e kështu pak shpresë kam te retë sepse ato janë shumë poshtë dhe të errëta! Ndoshta retë në stratosferë do të mund të kishin një ndërmjetsim të tillë që na duhet ne, por megjithatë kam pakëz shpresë!
Më mirë le t’ i lëmë mendimet të lira që të gjejnë rrugën e vet, dhe mjetet për udhëtim si të munden e si të dijnë. Po njeriu nga natyra është i prirur që të gjejë rrugë ( e më së shumti më pëlqen rruga e poetëve se është më e bukura!). Dikur njerëzit çonin fjalë përmes zogut të malit, përmes pëllumbit e dallëndyshes e unë pse të mos ju përgëzoj , përshëndes dhe uroj përmes yjeve!? Po ja që nuk bëhet se yjet nuk i shoh dot që t’ i porosis në mbrëmje se ditën ata nuk shihen! T’ i përcjelli urimet përmes Diellit e humbin vlerën e vet se është ditë dhe dëshirat e mia do t’ i mësonte gjithë bota, pra çdokush qoftë qëllim mirë apo qëllimkeq! Më në fund më mirë po t’ i dërgoj kështu e ndoshta do të të bijnë në dorë heret a vonë e nuk do ta humbin vlerën, se dëshirat janë dëshira e urimet urime kurdo që të arrijnë.
– Të të them Mrikë i bëfsh shumë pranvera, por më të mira se këto të fundit ( një dekadë është!) e mos të të bie t’ i harrosh!
Është pak cok!
– Uroj që të kesh shëndet të mirë dhe jetë sa malet!
– Uroj që të të plotsohen të gjitha dëshirat, edhe ato më të voglat!
– Uroj që të gëzosh e vetëm të gëzosh se mjaft me hidhërime!
– Uroj që t’ i kesh të gjitha të mirat e mos të dijsh çfarë të bëjsh me to! Për të mirë!
– Uroj që t’ i bësh njëqind e një pranvera!
– Ja më në fund po e përfundoj këtë letër ( të shkruar për dy ditë), duke jua përcjellur të falat e mia me shëndet të gjithve: ty Mrikë, babait, nënës, Agronit, Teutës, Martes me të sajt, të afërmve dhe kush të pyesë!
Nga larg ua shtrëgoj duart!
‘ Yti Martini E shtunë, e dielë: 12 e 13 gusht 1989, letra nr. 39. /radioevropaelirë/ KultPlus.com
Nga përpjekja me Covid-19, dje ka vdekur piktori Besim Tula, shkruan KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja për Kulturë e Shqipërisë, Elva Margariti.
“I japim lamtumirën sot piktorit Besim Tula, artistit të shqetësuar për problemet e ditës e që të përditshmen e ktheu në art. Të qoftë dheu i lehtë!”, ka shkruar Margariti.
Mësohet se piktori kishte disa ditë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por nuk arriti që ta mposhtte sëmundjen.
Ajo që do të mbetet pas nga piktori dhe kuratori i shumë ekspozitave është krijimtaria e pasur artistike. / KultPlus.com
Këtu e 79 vjet më parë, më 28 nëntor 1941, shqiptarët e Maqedonisë do të kishin për herë të parë bustin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu.
Në rrethanat që pasuan bashkimin e një pjese të madhe të Kosovës, si dhe disa qyteteve shqiptare të Maqedonisë Perëndimore me “Mbretninë e Shqipnisë”, disa prefektura, siç quheshin zyrtarisht pushtetet lokale të kohës, filluan përpjekjet për të spikatur elementin shqiptar në “tokat e lirueme”.
Sipas një dokumenti të kohës, të ruajtur në Arkivin Qendror të Shtetit, nënprefektura e Kërçovës, me rastin e Ditës së Flamurit, do të rrezonte bustin e mbretit serb Petar dhe do ta zëvendësonte atë me “Skënderbeun” e punuar nga Odhise Paskali.
Sipas një shkrese që mban datën 2 dhjetor 1941 drejtuar autoriteteve qendrore të “Mbretërisë shqiptare”, nënprefekti i Kërçovës, Eqerem Telhaj, njoftonte kremtimin solemn të përvjetorit të pavarësisë.
“Dita e njizet e tetë nanduerit, përvjetori i pa mvarsis kombëtare u kremtue në kët qendër dhe në krahinë me atë somemnitet dhe me atë thjeshtësie që e lypin çasti dhe rrethanat. Nuk u vërtetue as nji ngjarje që mund të prishte rregullin dhe kuptimin e ditës. Populli i Kërçovës me autoritetet Civile dhe usharake muern pjesë me enthuzjasmë të disiplinuar në manifestimet dhe ceremonitë që u zhvilluen në dy faltoret”, telegrafonte Telhaj, gjirokastriti të cilin autoritetet e Tiranës e kishin ngarkuar me organizimin e jetës administrative në tokat e çliruara shqiptare.
Sipas telegramit, popullata e gjithë krahinës dhe qytetit, për të nderuar ditën historike, “çfaqi një bust përmendore të Skënderbeut”.
“Ky bust i skalitur prej skulptorit kombëtar Odhise Paskalit u ngrit në vendin ku deri at ditë qëndronte busti përmendore i Pjetrit të parë të Serbies, i cili ish ngrehur në kohën e sundimit Serbë në kopshtin e kalas që ngrihet përmbi qytet. Shpenzimet u përballuan nga populli i qytetit e i krahinës, i cilli me nji spontanitet i denjë për admirim mblodhi me anën të nji nënshkrimi popullor shumën e nevojshme për blemjen e Monumentit të vogël. Busti në fjalë u suell nga Tirana nga nji Komisjon i zgjedhur nga parija e vendit në të cillën merrte pjesë nji antarë i këshillit Bashkijak”, thuhet në shkresën e nënshkruar nga Telhaj.
“Përmendorja në fjalë mbriti në këtë qytet bashkë me autorin Prof. Paskali, në mbrëmje të ditës 27 dhe para dreke të 28 Nanduerit u vendos në pjedistalin ku ngrihesh busti i Pjetrit të Serbies. Në zbulimin muernë pjesë gjith autoritetet civile e ushtarake, Nëpunësat e shtetit, organizat e djelmërisë, fëmiet e Shkollës dhe popullata e qytetit”.
Shkresa në vazhdim bën të ditur se nënprefekti i Kërçovës mbajti një fjalim të shkurtër, gjatë të cilit theksoi rëndësinë e ditës historike. Me këtë rast, sipas tij, në Kërçovë ishte parë “e arsyeshme dhe e domosdoshme” edhe zëvendësimi i një pllake të mermertë në qendër të qytetit, që përkujtonte hyrjen e trupave serbe në vitin 1912, me një pllakë tjetër që përkujtonte ditën e hyrjes së trupave italiane e shqiptare në Kërçovë.
“Mbas ksaj ceremonije të thjeshtë, në të cilin mbaji nji fjalim të shkurtën Kryetar’i i Bashkisë së vendit, u titullua nji rrugë e qytetit me emnin të Kolonel Barbarulit, i cili qe i pari komandant i fuqive Italjane që për të parën herë pat nderin të hyjë në kët qytet. Populli Kërçovës si sheje mirënjoftjeje desh të çfaqi me këtë gjeste kujtimplotë ndaj Komandantit të çquarë Italjan dashrinë dhe kujtimin e tije për nji oficjer që për veç ça u tha ma parë, ka zhvilluer gjatë tre muajve (kur pushtet civile ishin në dorë të autoriteteve ushtarake) një veprimtari të jashtëzanondëshme në dobi të popullatave Shqiptare dhe të qeverisë Mbretnore Shqiptare”.
Sipas Telhajt, vendosja e bustit të Gjergj Kastriotit afirmoi “vullnetin e popullit të mbrojë të drejtat e veta dhe veçanërisht autoritetin e Qeverisë shqiptare”, ndërkohë që vinte në dukje edhe qëndrimin e popullatës sllave ndaj këtyre veprimeve.
“At ditë nji grup prej elementash reprezentativ Serbe dhe Bullgarësh duke komentuare zhvillimin e ceremonive dhe ngritjen e bustit, u shprehën në këtë mënyrë: ‘Tani me të vërtetë këtu qenka Shqipërie! Qe kurse ngrihet Skënderbeu d.m.th. këtu mbeti përgjithnjë Shqipnia’”.
Nënprefekti Telhaj vinte në dukje se ngritja e bustit “enthuzajzmojë dhe ngriti jashtëzakonisht moralin dhe ndjenjën patriotike të elementit Shqiptarë dhe dobësoj pretezat dhe shpresat e atyne që shpresojnë rikëthimin e Serbeve ose ardhjen e Bullgraëvet”.
“Nji tjetër gjest që tregon enthuzjazmin dhe gëzimin e Shqiptarvet u shprehë prej nji katundrarit plak i cili kur doli në dritë figura madhështore e Kastriotit me sye të lotur thirri: ‘Sod edhe unë do t’a heq xhokën e zezë, nuk mbajë më zie pse u lirue Shqipërija dhe u ringjallë Skënderbeu!’”, përfundonte telegrami i datës 2 dhjetor 1941./zhurnal/ KultPlus.com
Kopertina e revistës “Time” mirëpret zakonisht njerëzit e suksesshëm, e që këtë vit Gitanjali Rao është fytyra e kësaj kopertine, shkruan KultPlus.
Kopertina e revistës “Time” ka evoluar, duke nisur në vitin 1927 ku fillimisht vendoseshin “meshkujtë e vitit”, më pas “personat e vitit” pa dallim gjinor dhe tashmë edhe të rinjtë e vitit.
Gitanjali Rao u bë e para e cila fitoi këtë kategori, si një vajzë 15 vjeçare me origjindë inidiane që jeton në Denver të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në mesin e 5000 konkurrentëve, Rao arriti këtë sukses duke u gjykuar nga paneli i kryesuar prej moderatorit Trevor Noah.
Vajza sipas stafit të ”Time” ka merituar kopertinën sepse është një studiuese shkencore e mirëfilltë, dhe ka shpikur një seri aplikacionesh si atë për identifikimin e nivelit të ndotjes në ujin e pijshëm dhe një tjetër për të ndihmuar kundër bullizmit online.
“Nuk jam shkencëtari tipik”, pohon vajza në një intervistë me Angelina Jolie, “zakonisht ato përfytyrohen si meshkuj të bardhë të njëfarë moshe, unë jam ndryshe. Objektivi im nuk është vetëm të shpikë diçka të dobishme për njerëzimin, por edhe të jem shembull për të tjerët, në qoftë se ia arrita unë, mund t’ia arrijnë edhe të tjerët”, u shpreh studiuesja e re.
Në vitin e kaluar, Greta Thunbeg aktivistja suedeze për mjedis arriti të jetë fytytra e “Time” si “Personi i vitit. / KultPlus.com
Llogaria e këngëtares shqiptare Dua Lipa në Spotify është hakuar. Dua Lipa dhe disa nga këngëtarët më të njohur në botë kanë qenë pre e këtij sulmi kibernetik nga një haker i cili postoi mesazhe në lidhje me Donald Trumpin dhe Taylor Swift.
Problemi vjen në një kohë të ngarkuar për Spotify, të cilët sapo kanë njoftuar statistikat vjetore dhe artistë më të dëgjuar të vitit dhe kur përdoruesit po eksplorojnë listat e tyre vjetore.
Dua Lipa ka arritur që kënga e saj “Don’t start now” të renditet si kënga e pestë më e dëgjuar në të gjithë botën gjatë këtij viti në Spotify.
Aplikacioni është më i popullarizuar në llojin e tij korigjoi ndryshimet e bëra nga hakeri dhe faqet e artistëve duket se janë kthyer në normalitet shkruan BBC. /dp/ KultPlus.com
Ishte data 5 dhjetor e vitit 1916 kur Gjergj Fishta botoi gazetën “Posta e Shqypniës”.
Gazeta e cila do të publikohej deri në nëntor 1918. Ishte një botim i përbashkët i Kuvendit të Françeskanëve dhe Komandës së Trupave Austriake të vendosura në Shkodër gjatë Luftës së Parë Botërore.
Në numrin e parë të të kësaj gazete shënohej: “Fletorja del për gjith t’mërrkurrë e t’shtundë. Drejtimi, mbarështimi e shtypshkrimi: Shkodër, Kuvendi i Françiskajve”. Ky organ shtypi pati një rëndësi të madhe në formimin e ndërgjegjes kombëtare shqiptare, gjatë Luftës së Parë Botërore. Në të krahas trajtesave politike të lajmeve të kohës u trajtuan dhe mjaft probleme gjuhësore, folklorike, historike etj. Në këtë gazetë artikuj të trajtuar në dy gjuhë mbanin firmat e filologëve të shquar të kohës, austriakë dhe shqiptarë. /dp/ KultPlus.com
Performancave të magjishme të Dua Lipës iu shtua edhe ajo në Tiny Desk, shkruan KultPlus.
Këngëtarja shqiptare shkëlqeu me një version ndryshe të këngës “Love Again”, të cilën e interpretoi në mënyrë fantastike nëpërmjet zërit të saj të butë.
“Këngën të cilën do ta këndoj e dua shumë dhe është një ndër të preferuat e mia të incizuara. E shoh si një formë të manifestimit gjërave të mira në jetën tuaj kur gjërat nuk po shkojnë si duhet. Ky është versioni special i “Love Again”, u shpreh Lipa para se të fillonte të këndonte.
“Love Again” erdhi nën përcjelljen e bendit të Dua Lipës, të cilët edhe më shumë e hijeshuan interpretimin. / KultPlus.com
Koleksioneve artistike të Galerisë Kombëtare të Kosovës iu shtuan veprat e Šejla Kamerić, shkruan KultPlus.
Artistja nga Bosnja e cila tanimë është e dëshmuar në skenën artistike, ka dhuruar disa pjesë nga seria e punës së saj me emrin “Fragile Sense of Hope (XGLASS)”, të cilat në vitin 2015 ishin ndeshur me syrin e publikut kosovar në këtë Galeri në ekspozitën personale të quajtur “30 Vite më vonë”.
“Praktika e zakonshme në zonat e konfliktit dhe zonat e katastrofave natyrore është të përpiqesh të sigurosh dritaret me shirit. Kjo ishte pika e fillimit për një seri të pjesëve të instalimit të xhamit “Fragile Sense of Hope (XGLASS) që Šejla Kamerić filloi të bënte në 2013”, thuhet në njoftimin e GKK-së.
Këto punime artistike të Šejla Kamerić demonstrojnë çmimin dhe brishtësinë e shpresës dhe rëndësinë e të qenit aktiv për ata që jetojnë në kohë të dëshpëruara.
Ajo është shpërblyer me çmime të shumta dhe veprat e saj kanë shëtitur vende të ndryshme të botës duke përfshirë Londrën, Barcelonën, Parisin. / KultPlus.com
Doktori amerikan Joseph Varon ngushëllonte një pacient të moshuar, pa e ditur që fotografia e tij do të bëhej e njohur, shkruan KultPlus.
Fotografia ishte shkrepur në Ditën e Falenderimeve, teksa Varon po shfaqte një afërsi me pacientin e tij në spitalin United Memorial Medica Center në Hjuston.
Në një intervistë të dhënë për CNN, doktori tregoi historinë e këtij momenti që është kapur nga aparati fotografik.
“Ai është në të 70-tat. Po qante si një fëmijë. Unë e pyeta se çfarë kishte. Ai më tregoi se dëshironte të kishte pranë familjen. Po mendoja për këtë burrë dhe për qindrat herët që kjo ka ndodhur me pacientët e tjerë”, kishte treguar Varon.
Tutje ai përveç kësaj historie ka treguar se si po përballen me pacientët, duke tentuar çdo herë të jenë pranë tyre.
“Hyj në dhomat e tyre; ulem në shtratin e tyre dhe bisedoj me ta, sepse ata me të vërtetë kanë nevojë për dikë që t’u shtrijë një dorë. Dhe stafi im është shumë i mirë e bën shumë mirë këtë, por ne kemi kaq shumë pacientë sa që nuk mund t’i mbajmë dorën çdo pacienti. Mundohemi të jemi njerëzor. Disa prej tyre qajnë pa pushim. Kemi pasur raste kur kanë tentuar të hidhen nga dritarja, është e tmerrshme për ne”, ka shtuar doktori nga Hjuston.
Kujtojmë që këtë fotografi që tanimë ka pushtuar botën sociale, piktori Agim Sulaj e ka sjellur me magjinë e brushave, e që shumë shpejt artdashësit nga Tirana do të kenë rastin ta shohin për së afërmi në ekspozitën e tij personale. / KultPlus.com
Në prag të 70 vjetorit të lindjes dhe 50 vjetorit të krijimtarisë artistike të Luljeta Gorancit
Afrim Demiri
Nuk është lehtë të jesh prizrenas, aq më parë nuk është lehtë të jesh artist në Prizren. Estetika klasike e qytetit të lashtë të sfidon në çdo hap, ose si vlerë kulminante ose si preokupim, frymëzim i përhershëm që ta jep Prizreni. Këto ndjenja të mbizotërojnë, kur duhet të shkruash për Luljeta Kujtimi- Goranci, karikaturistën e parë në Kosovë dhe piktoren e dhjetra, qindra punimeve të shpërndara gjithandej nëpër botë.
Kur mendon se ke dalë nga një qytet muze dhe ke hyrë në një banesë prizrenase, mashtrohesh lehtë! Në të vërtetë nga muzeu i hapur, vizitori hyn në një galeri të hapur punimesh artistike, derisa mikëpritëse është vetë piktorja Lulja. Që në hyrje, në të dy anët e korridorit të pret portreti i të shenjtës Nanës Tereze, pastaj piktura e Hamamit të qytetit e zhytur në tone nostalgjike të kohës e deri tek ornamentet e ndryshme të enëve të qeramikës të cilat të ftojnë për një mëny të begat artistike.
Prizreni në vitet e 70-ta, artit shqiptar i dhuroi dy karikaturistë, të cilët në punimet tyre nënshkruheshin me dy pseudonime karakteristike: njëri si “Therrë Murrizi” e tjetri si “Lulja”. Ishin këta Ramadan Zaplluzha dhe Luljeta Kujtimi-Goranci, që trokitnin fuqishëm në botën e artit. Luljeta, duke folur me pietet për Ramadanin e ndjerë, tregon se si kishte filluar ta kultivoj artin e karikaturës.
“Në atë kohë isha e vetmja karikaturiste, fuqia shprehëse e karikaturës më mahniste, më dukej se vija fitonte fuqi vetëm në karikaturë, duke shpalosur karakteret e inidvidit”, pohon Lulja, derisa kujton që në ndërkohë edhe Lule Krasniqi kishte publikuar karikatura nëpër revistat tona të kohës dhe posaçërisht në revistën humoristike “Thumbi”.
Dy Lule sfidonin mentalitetin e kohës nëpërmjet artit të karikaturës. Karikaturat e saja, krahas edhe punimeve të tjera, në ekspozita kolektive ishin ekspozuar në Kosovë, Maqedoni, Vojvodinë , Shqipëri e gjetiu. Ndërkaq katër ekspozitat personale, Lulja në prag të 70 vjetorit të lindjes si dhe të 50 vjetorit të krijimtarisë së saj artistike, i kujton si katër ngjarje të veçanta të jetës artistike.
Qeramika, qelqi, letra, pëlhura janë materialet që piktorja Lulja, flet për strukturën, për vetitë dhe përshtashmërinë e tyre, derisa tregon se si i ngjyrosë me plot emocione. Mozaiqet, ornamentet dhe motivet janë të vjelura nga Prizreni, me kujdesin estetik.
Prizreni është motivi im i përjetshëm dhe nuk ka vepër art që e përfshinë të tërin, sa mendon që e ke krijuar një hark përfshirës tipik për të, sa të hapen edhe dhjetra të tjerë me plot motive”, shprehet ajo duke u ndjerë krenare që Prizrenit historik, ka arritur t’i dhurojë shumë punime të saj, të cilat ia shtojnë bukurinë atij.
“Me vite punimet e mia kanë qenë të ekspozuara në Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, ndjehem mirë që punimin tim të Mic Sokolit, ua kam dhuruar trashëgimtarëve të familjes së tij, me rastin e 125 vjetorit të Lidhjes”, pohon Lulja.
Artit të saj ia shton një përmasë të veçantë, ndjenja e saj mirënjohëse.
“Nuk ka personalitet që ka mbështet çështjen tonë kombëtare, që nuk i kam punuar ndonjë vepër artistike, që nga çifti Klinton, Clarkut, kryetarit Bajden, e deri tek piloti i parë i NATO-s që bombardoi Serbinë, etj”, thekson ajo.
Mirënjohja si art, apo arti si mirënjohje vijnë të bashkëdyzuara në krijimtarinë e zj.Lulja. Si kundërshpërblim, ajo na tregon dhjetra medalonësh falënderues, që kishte pranuar nga ata për punimet e saja. Shën Tereza, ishte motivi i saj i përhershëm.
“Nuk e di as vet, sa portrete të saja i kam punuar”, pohon ajo më zë të ultë, që kumbon si një lutje e qetë!
Portreti saj qëndron edhe në Selinë e Vatikanit.
“Është frymëzimi im, e ndjejë frymën e saj dhe dua ta zbatoj saherë që punojë më fëmijë me aftësi të kufizueme dhe të prekur nga Sindromi Down”, thekson ajo me modesti për punën e çmueshme që e bën falas, për bartjen e ndjenjës estetike të së bukurës tek fëmijët.
Arti i Godancit, shpesh ka komunikuar me lexuesit, nëpërmjet ilustrimeve të aq shumë revistave dhe librave, qofshin shkollor apo artistik. Një poezi e poetit të vrarë nga serbët Ymer Elshani, ishte përcjellë me një ilustrim të saj, sikundër që poezitë e poetit të ndjerë rom Kujtim Paçakut, ishin ilustruar gjithashtu me punimet e saja.
“Ilustrimet e tilla janë një provokim i veçantë për piktorin, sikur hyn në një botë të huaj artistike, por pastaj e sheh se je identifikuar aq shumë me të sa prodhon vepra të fuqishme sa fuqia shprehëse letrare”, shpjegon ajo punën e saj si ilustratore veprash.
Shija për estetizmin e saj, thotë se i buron nga nana e saj, kurse përkushtimi për punën, nga babai.
“Nana më njoftonte me veshjet tona popullore, me shoqen time të fëmijërisë, Edi Shukriun, në ditët e tregut në Prizren, shkonim nga një shitëse në tjetrën dhe i shikonim punimet e moçme, të qëndisurat në rrobet tona popullore”, kthehet në kohën e shkuar ajo, aty ku kishte filluar dashuria e saj edhe për modelimin dhe dizajnin.
Vajzat e saja Sivona dhe Albana kishin vazhduar punën e saj në modelim dhe dizajn, kurse Vlora iu kishte përkushtuar ekonomisë.
Ajo sot e asaj dite vuan pse nuk është bërë filigraniste, por motivet e filigranizmit i kishte transformuar në ornamentet e pasura të pasqyruara nëpër enë të rralla të qeramikës. Prizreni për të nuk ishte vetëm qytet historik, as vetëm kryeqyetet shpirtëror i shqiptarëve.
“Prizreni për mua është qytet art, artistikja në të pikon”, thekson ajo derisa ndjehet mirë që e ka bagatuar estetikën e tij, nëpërmjet shumë veprave.
Për Lulen, motivi i luleve mbizotëron nëpër punime. “Nuk është çudi shprehet ajo, janë të gjitha lule prizrenase, janë lule të fëmijërisë sime që janë kultivuar nëpër shtëpitë tona”, sqaron ajo kodin e fshehur krijues.
Laureatja e shpërblimit vjetor për kulturë në Prizren, dhe i shumë çmimeve dhe mirënjohjeve, kërkon që arti ta përçon ndjenjën e tolerances, përtej kufizimeve dhe urrejtjes.
“Arti duhet të provokon artistikisht, por nuk duhet të ngjallë urrejtje”, pohon ajo duke folur për kartikaturat e gazetës “Charlie Hebdo”. Ajo ndjente keqardhje që karikatura të ketë ngallë aq mllef. Sipas saj asnjë formë e artit nuk është krejtësisht realist, në çdo realizëm ka një tis magjik që e fuqizon veprën artistike.
Shumëçka ka mbetë peng në punën e saj 50 vjeçare. “Ende besoj që kam kohë që pesë motive të parealizueshme deri më sot, t’i realizoj”, pohon ajo.
Njërin prej tyre nuk e fsheh, synonte që portretin e nuses prizrenase, gjatë ceremonisë së zbukurimit me pika, ta përjetësoj në një pikturë. Pastaj heshtë pë një kohë! Mbase mendonte për Vrapuesen e Prizrenit, apo tek portreti i Bekim Fehmiut, ku ta dimë duhet ta presim ekspozitën e saj të pestë.
Akuarel, akuarel është fjala që e shqipton më së shpeshti gjatë bisedës, disi flet si për një gjuhë të saj ngjyrash dhe ka frikë se mos nuk po e kuptojmë që tonaliteti i ngjyrave për të është kryesori. “Jo të gjitha materialet janë të përshtatshme për akuarel, shpesh shkollat tona nuk i kushtojnë rëndësi punës praktike, por përvoja ime ka qenë mësuesja më e mirë për mua”, pohon ajo.
Degradimi i vlerave artistike në kohën tonë e zemëronte pa masë. “Artit i duhet promovimi i përhershëm, nuk kultivohen vlerat estetike ad hoc, tash u bë mirë që po kthehen disa Festivale, sikur ai i Karikatures në Ferizaj nga Shoqata “Hithi”’, komenton ajo.
Zbukurimi i vazove të ndjek në çdo kënd të banesës së saj, aty nuk kishte lule, por të punuara nga dora e zj.Lule ato vërtetë kundërmonin plot aromë artistike. / KultPlus.com
Themelimi i një kompanie të produksionit filmik është ajo që do të bashkoj Hillary Rodham Clinton dhe të bijën e saj Chelsea në një projekt, shkruan KultPlus.
Dy zonjat Clinton kanë thënë se do ta bëjnë këtë për të treguar histori të njerëzve, zërat e të cilëve nuk dëgjohen sa duhet.
Emri i kompanisë së tyre do të jetë “Hidden Light”, teksa ato do të fillojnë me një seri dokumentarësh që ia ka vënë emrin “Gutsy Women”. Këtë projekt të parë “Apple TV+” ka njoftuar se do ta transmetoj në një datë të papërcaktuar.
Mirëpo, frymëzim i këtij rrugëtimi që do ta nisin Hillary dhe Chelsea Clinton ka qenë libri “The Book of Gutsy Women: Favorite Stories of Courage and Resilience” i vitit 2019..
“Për shumë kohë, u është kushtuar vëmendje zërave më të lartë në dhomë. Ka pasur gjenerata të njerëzve që mund t’i ndryshojnë gjërat në botë dhe do të vazhdojnë ta formësojnë botën tonë – zakonisht pa shumë zhurmë, duke mos u vërejtur fare”, ka thënë Hillary Clinton.
Këta ndryshues të botës sipas Clinton zakonisht nuk vërehen, e që historitë e tyre do të transmetohet nëpërmjet produksionit filmik në ardhje.
“Historitë që i tregojmë dhe përvojat që i shpërndajmë e formësojnë mënyrën se si e shohim njëri-tjetrin dhe na ndihmojnë ta kuptojmë vendin tonë unik në botë”, ka thënë Chelsea Clinton, lidhur me projektin.
Një nismë të produksionit filmit e ka marrë më parë edhe çifti Obama, nëpërmjet hapjes së kompanisë familjare “Higher Ground Productions”, e cila rezultoi me sukses edhe nga Oscar. / KultPlus.com
Televizioni gjerman Deutsche Welle (Dw), i ka kushtuar një reportazh të gjatë viktimave të luftës së Kosovës dhe fatit të të zhdukurve për shkak të varrezës në Kizhevak të Serbisë. Ky televizion ka raportuar edhe në edicionin në gjuhën serbe, ku ka përshkruar problematikën e 1638 të zhdukurve, siç raporton DW.
Pjesë e këtij reportazhi ka qenë edhe drejtori i Institutit të Mjeksësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu.
“Kemi dikur 300 mbetje mortore që ende nuk lidhen me familjet pasi ato refuzojnë të japin gjak pasi besojnë se familjarët e tyre mund të jenë të gjallë nëpër burgjet private në Serbi”, thotë Arsim Gërxhaliu.
Gazetari i këtij televizioni, Idro Seferi, ka vizituar edhe Ferdonije Qerkezin.
“Kjo grua nuk ka më fëmijë, por atë tërë Kosova e thërrasin nënë”, thuhet në raportin e DW në gjuhen serbe ku përshkruhet gjërë e gjatë vrasja e katër djemëve dhe burrit të Ferdonijes dhe fakti që tre prej tyre ende nuk janë gjetur.
Në Qabrat, kjo media pershkruan mungesën e trupave në varrezat ekzistuese pasi shumë ende vazhdojnë të jenë të zhdukur.
“Zbardhja e fatit të të gjithë të zhdukurve është edhe një zotim ndërkombëtare që e kanë marrë Serbia dhe Kosova në procesin e normalizimit të marrëdhënieve”, shkruan DW duke theksuar se megjithatë ky proces është tepër i ngadashëm për të mbyllur plagët e luftës. /gazetaexpress/ KultPlus.com
4 dhjetori 1912 pas shpalljes së Pavarësisë është një tjetër moment i rëndësishëm për shtetin shqiptar pasi shënon krijimin e shërbimit diplomatik dhe Forcave të Armatosura shqiptare.
Ndër vendimet e para të qeverisë së përkohshme të Ismail Qemalit ishte pikërisht dhe ajo që ngarkonte Ministrin e Punëve të Jashtme me përgatitjen e misionit diplomatik për në Londër ku kishte filluar punën Konferenca e Ambasadorëve.
Me vendimin e 8 dhjetorit u miratuan edhe tezat politike për misionin që do të nisej në Londër e do të punonte për njohjen e shtetit të pavarur shqiptar nga pjesëmarrësit e Konferencës, dhe me 9 dhjetor u miratuan edhe anëtarët e këtij misioni.
Në të gjitha përçapjet e saj diplomatike pranë Fuqive të Mëdha dhe shteteve fqinje, Qeveria e Përkohshme e Vlorës doli si qeveri përfaqësuese e gjithë shqiptarëve në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Në një prej letrave dërguar shqiptarëve jashtë, shihen përpjekjet e Ismail Qemalit që Shqipëria të përfaqësohet denjësisht në Londër.
“Mbledhja e sotme e këshillit të ministrave vendosi që tu hiqen tejshkrime Mehmed Bej Konnicës, Filip Nogës në Vier, dhe z. Sotir Koleas në Brindisi që të shkojnë në Paris, të takohen me Rasik bej Dinon dhe të gjithë bashkë të venë në Londër ku do të përpiqen për të mbrojtur të drejtat e Shqipërisë. Mehmet Bej Konicës dhe z. Filip Nogës ju dërguam 100 napoleon me anën e z. Pierron në Vienë“, thuhet në letrën e tij. /dp/ KultPlus.com
Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) u hap sot ekspozita “40 Vjet Histori në Vendin e Shqiponjave”.
Kjo ekspozitë përmban katër dekada rrugëtim përmes imazhesh nga fotoreporteri i njohur francez, Michel Setboun.
Eridana Çano, Drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, duke çelur këtë ekspozitë tha se, “në fundvitin ’90 Tirana kryeqyteti i një vendi të varfër si Shqipëria po jetonte mes dy epokave komunizmit në shpërbërje dhe hapave të parë të vendosjes së demokracisë. Falë pamjeve dhe fotografive të kohës sot e kemi kujtesën e atyre viteve ku Shqipëria po ndryshonte rrjedhën e historisë”.
“Sot i shtojmë këtij arkivi dhe kujtesën e fotoreporterit të mirënjohur Michel Setboun, një nga dokumentuesit më të vëmendshëm dhe më këmbëngulës të historisë së Shqipërisë, i cili ishte aty për të na dëshmuar këtë pjesë të historisë, kalvarin e gjatë të vuajtjeve, deri në eksodin e madh, zgjedhjet pluraliste të vitit 1991 dhe përballjen e popullit shqiptar me kapitalizmin”, tha Çano.
Ndërsa fotoreporteri Setboun duke falënderuar kryeministrin Edi Rama që besoi tek ky projekt, u shpreh se, “ky nuk ishte një udhëtim vetëm në një vend, ishte udhëtim në humanitet, sepse mora dëshminë e gjithë këtyre njerëzve dhe historia e tyre është kaq emocionale, sa nuk e imagjinoni dot”.
“Të gjithë kishin diçka për t’u thënë pjesës tjetër të popullit shqiptar. Shqipëria mbetet një vend interesant edhe sot, tërheqës, pasi edhe gjatë asaj kohe njerëzit kanë qenë kaq të mirë me mua”, tha ai.
Me anë të kësaj ekspozite fotografi francez Michel Setboun rikthehet në vendin e shqiponjave, përmes çasteve mbërthyer në kohë si gjurmë që rrëfejnë.
Kjo është një ekspozitë e realizuar përmes shenjave fotografike, si një tjetër dëshmi të multidimensionalitetit të jetës në Shqipëri.
Ekspozita do të vijojë të qëndrojë e hapur për publikun deri më 31 janar 2021 në ambientet e COD. /a.a/r.e/ KultPlus.com
Rok grupi muzikor, me këngët e të cilëve janë rritur shumë gjenerata, janë duke vazhduar suksessëm karrierën e tyre pas një pauze në skenën muzikore, shkruan KultPlus.
Pas këngës “Përralla e fundit”, grupi 403 sonte kanë gëzuar artdashësit e tyre nëpërmjet lansimit të këngës “As vet s’e di”.
Kënga premiera e së cilës u dha sonte në ora 22:00, solli tekstin e shkruar dhe të interpretuar nga zëri i mrekullueshëm i solistit të grupit, Hektor Gjurgjiali.
“As vet s’e di” vie nën kombinimin e tingujve të dala nga kitara, filharmonika, saz, mandolina, saksofoni, teksa zëri përcjellës është Arta Selimi.
Muhamet Vesei, Fahri Ibrahini, Isan Galimuna, Menan Kiseri janë emrat tjerë, nëpërmjet kontributit të të cilëve 403 erdhi edhe me një projekt muzikor.
Grupi 403 është pjesë e gjeneratës së rokut kosovar të viteve të 80’ta, e që njihet si periudha e lulëzimit të këtij zhanri muzikor. / KultPlus.com
Piktori dhe karikaturisti shqiptar Agim Sulaj jeton në Itali dhe numëron dhjetëra çmime ndërkombëtare. Në vijim të traditës së krijuar katër vitet e fundit edhe këtë vit do të realizojë një ekspozitë personale në ambientet e Hotel Plaza në Tiranë.
Ekspozita do të çelet në fund të javës që vjen.
“Është një ekspozite personale në vijim të tradites qe kam krijuar këto katër vitet e fundit në ambientet e Hotel Plaza në Tiranë. Një takim i përvitshëm me artëdashësit shqiptarë, miq dhe kolegë”, tregon piktori Agim Sulaj.
Ai tregon gjithashtu se situata nuk është e lehtë për shkak të pandemisë, por gjithsesi vendosi të mos e ndërpresë këtë traditë të nisur prej katër vitesh.
“Këtë vit situata është vështirësuar për shkak të pandemisë, por pasi e mendova gjatë vendosa ta bëj, pasi mendoj se jeta artistike duhet të vazhdojë. Një dhuratë për publikun e artdashësit shqiptarë. Tani ka nevojë për art i cili ju zbukuron jetën njerëzve.”
Në këtë ekspozitë do të jenë rreth 24 punime me tematika të ndryshme në pikturë. Tablo historike dhe peisazhe nga Italia dhe Shqipëria.
“Mbresa nga fëmijëria dhe bregdetin e bukur të qytetit të Vlorës ku u rrita. Gjithashtu do të kenë një tablo dedikuar COVID, një homazh mjekëve e infermierëve për ditët e vështira që po jetojmë.
“Në fakt titullin kjo ekspozitë e merr nga një tablo e një infermieri që shtrëngon në gjoks një të moshuar me COVID. Më frymëzoi një foto e publikuar këto ditë në “Washington Post” dhe e bëra tablo”, shprehet piktori Agim Sulaj. /dp/ KultPlus.com
Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha ka shpërndarë në rrjete sociale performancën e saj të drejtpërdrejtë, shkruan KultPlus.
Bebe ishte e pranishme në mëngjesin e sotëm në Serinë e koncerteve të ”Good Morning America”, e që performanca e saj u transmetua edhe në sheshin e famshëm të Nju Jorkut, Time Square.
Ajo interpretoi drejtpërdrejtë këngën e saj të njohur, “Baby I’m Jealous”, një sekuencë prej së cilës e ka shpërndarë në instagram.
“E dua këtë version shumë 😭😭 Faleminderit @goodmorningamerica që më kishit sot në mëngjes për ta kënduar versionin e parë natyral për “Bab I’m Jealous. A duhet ta vendos në transmetim?”, ka shkruar Rexha.
KultPlus ua sjell videon ku ylli shqiptar performon mrekullueshëm: