‘Nostromo’ i Fisnik Maxville fiton çmimin kryesor në festivalin zviceran ‘Visions du Réel’

Era Berisha

Realizimi i filmave në kuadër të emocioneve që shpalosen tërësisht në një histori eksperimentale jashtëzakonisht të vrazhdë është gjithmonë një nisje e rrezikshme, e sidomos kur ato emocione rezonojnë fuqishëm me situatën pandemike e cila aktualisht po vë në pikëpyetje të gjitha mundësitë për të jetuar me të tjerët duke çuar në një përfundim të distancuar nga ‘turma e çmendur’, e pikërisht këtë histori e sjell edhe regjisori Fisnik Maxville në dokumentarin e tij ‘’Nostromo’’, shkruan KultPlus.

Regjisori i filmit i cili fitoi çmimin ‘Pack & Pitch’, të Talenteve të Sarajevës me filmin e tij “The Land Within Me”, kësaj radhe erdhi me një dokumentar për të shfaqur një histori të një njeriu i cili dëshiron të jetojë vetëm duke dhuruar kështu emocione unike të përplasura së bashku në një vetmi dëshiruese.

‘’Nostromo’’, ngërthen në vete tre histori të tre personazheve të dokumentarit, i cili për regjisorin radhitet si dokumentari i tij i tretë me metrazh të gjatë. Dokumentari është filmuar në vitin 2019 në territoret veriore të Kanadasë, ku ekipi ka kaluar rreth 6 javë nga procesi i xhirimit në një ishull shumë të vogël të titulluar ‘Great Slave Lake’, pak para fillimit të stinës së dimrit.

Ndërsa, se si erdhi ideja për realizimin e këtij dokumentari dhe nga ku lindi inspirimi, për KultPlus, ka folur edhe vetë regjisori.

“Historia e protagonistit tim kryesor, Oliver, më është sjellë nga një mik që personazhin e ka takuar dy vjet më parë. Miku im më tregoi për këtë personazh i cili vendosi të shkojë të jetojë vetë, në ‘egërsinë’ e Kanadasë, duke u përpjekur të ndërtojë një jetë të mirë, prandaj në ato momente unë menjëherë ndjeva që potenciali narrativ ishte absolutisht i pranishëm”, tregon Maxville.

Sipas tij, finalizimi i dokumentarit ishte mjaft i shpejtë, pasi që ai e ka shkruar historinë gjatë stinës së verës në vitin 2019 për rreth dy muaj kur edhe është arritur të financohet. Së pari, është kërkuar financimi i një filmi të shkurtër, i cili u mundësua në Zvicër. Pastaj, nga fundi i vitit 2019 deri në gjysmën e parë të vitit 2020 është përfunduar dhe redaktuar i tërë filmi duke kaluar në fazën e post-produksionit.

“Ishte vërtetë e vështirë të editoje një film artistik (tani 82 minuta) me buxhetin e një filmi të shkurtër, por e gjithë ekipi e kuptoi që ia vlente”, potencon ai.

Për Maxville, ishte një surprizë e madhe që dokumentari ishte zgjedhur në kategorinë ‘filmi më i mirë’ në konkursin kombëtar në festivalin ‘’Visions du Réel’’, sepse Zvicra është shumë e njohur për filmat dokumentarë, dhe për këtë arsye, të jesh pjesë e garës, ishte tashmë një sukses i madh për të.

‘Visions du Reel’ u cilësua nga regjisori si një nga festivalet më të mira të dokumentarëve në botë prandaj edhe rreziku për të paraqitur këtë lloj filmi që është shumë i vrazhdë, shumë i dhunshëm, dhe shumë eksperimental, është shumë i lartë por megjithatë ai shprehet i kënaqur dhe i lumtur që shumica e kritikave ishin shumë pozitivë dhe inkurajues.

Pjesëmarrjen në këtë festival me filmin ‘’Nostromo’’, regjisori e ka shoqëruar edhe me rrëmbimin e çmimit për filmin më të mirë. Këtë vlerësim dhe arritje të veçantë regjisori e ka pritur me një habi të vërtetë.

“Ishte një befasi e plotë, për arsye se konkursi i dokumentarëve zviceranë është shumë i vështirë dhe dalja nga festivali me çmime për filmin më të mirë nuk është vetëm një befasi por një nder masiv”, shprehet ai.

Tutje ai ka shprehur dëshirën dhe shpresën e madhe që filmi të shfaqet edhe në Kosovë.

“Unë gjithashtu shpresoj që ne do të jemi në gjendje ta sjellim filmin në Kosovë shumë shpejt. Atëherë, padyshim, një shfaqje në kinema do të ishte e shkëlqyeshme, por situata aktuale është aq e komplikuar për tu trajtuar”, përfundon Maxville.

Ndërsa, rrugëtimi i dokumentarit pas këtij çmimi të fituar është menduar të pritet një reagim mbështetës për potencialin e filmit nga disa kompani shpërndarëse. “Visions du Réel”, ishte një premierë botërore dhe tani filmi pritet që të ketë premierën ndërkombëtare të filmit në festivale të tjerë gjithashtu shumë të mëdha. / KultPlus.com

Simon Berger, artisti zviceran që bën art me çekiç (FOTO)

Artisti zviceran, Simon Berger tashmë është bërë i famshëm me artin e tij tejet të veçantë që manifestohet me goditjen e xhamit me çekiç, përmes të cilit rezultatet që dalin janë të jashtëzakonshme, shkruan KultPlus.

Ai përmes çekiçit godet xhamin dhe kështu realizon portrete të ndryshme.

Në një intervistë të realizuar për mediet zvicerane, Berger ka treguar se së pari ai e krijonte veprën të cilën më pas për ta kompletuar e thyente dhe e kthente në një tjetër vepër tashmë të finalizuar.

Ndërkaq, Berger kishte treguar poashtu se së pari kishte punuar me dru e më pas edhe në xham.

Më poshtë, KultPlus ju sjell disa nga realizimet e tij. / KultPlus.com

Orientimi i adoleshentëve në TIK, prijnë vajzat me 55%

Në kuadër të eventeve “Kallzona diçka…”, Shoqata e Informatikës e mbajti eventin e tretë. Tema ishte “Orientimi i adoleshentëve në karrierë”. Mysafire ishte Zana Tabaku nga projekti Junior Geeks, i cili është mbështetur edhe nga Ambasada e SHBA.

“Junior Geeks” është një set i ligjëratave që e ka për qëllim ta nxisë kurreshtjen e nxënësve të studiojnë në fushën e TIK. Filloi më 2018 me Zana Tabakun, Shpend Lilën dhe Elida Taranin si alumni të Ambasadës së SHBA. Është hera e parë në Evropën Juglindore që fitohet një projekt i tillë. Target i këtij projekti janë të rinjtë në grupmoshat 14-18 vjeç.
Junior Geeks i përmban 14 module, si: Game development (Zhvillimi i lojërave), Software Engineering (Inxhinierimi i Softuerit), Hardware Engineering (Inxhinierimi i harduerit), Cyber-security (Siguria kibernetike), Intro to Blockchain (Hyrje në teknologjinë Blockchain të valutave elektronike), Enterpreneurship (Ndërmarrësia), Body Language and Soft Skills (Gjuha e trupit dhe aftësitë “e buta” të ndërveprimit me njerëz), Artificial Inteligence and Machine Learning (Inteligjenca Artificiale dhe Mësimi i Makinave), Social Media (Mediat Sociale), Design, 2D & 3D Motion Graphics (Dizajni grafik dhe lëvizjet 2D dhe 3D), Basics of Algorithms and Coding (Bazat e algoritmeve dhe të kodimit), Robotics (Robotika) etj.
Projekti ka filluar më 2018 vetëm në 3 komuna: Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë. Ka pasuar Science Camp (Kampi shkencor) tre-ditor. Ideja ka qenë që nxënësit të ndahen në ekipe ta zhvilluar një ide në në temë të caktuar (p.sh. ndryshimet klimatike, muzika etj.). Viti i parë ka qenë kryesisht në baza vullnetare, me buxhet modest. Sfidat kanë qenë më shumë në aspektin administrativ e organizativ.

Ky grup ka nisur me rreth 90 nxënës, prej të cilëve 70 kanë përfunduar në kampin shkencor. Janë të paktën 6 studentë të konfirmuar që janë regjistruar në Shkencë Kompjuterike në fakultet.
Pastaj Ambasada e SHBA ka ofruar mbështetje për zgjerim në 9 komuna në rajonet kryesore të Kosovës: pos në Prishtinë, Pejë, e Mitrovicë, edhe në Podujevë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj dhe Skënderaj. Grupi i Graçanicës është konvertuar në një grup të ri në Prishtinë.

Ky brez i dytë është ende në proces. Science Camp është planifikuar të mbahet në qershor ose shtator varësisht nga zhvillimet me pandeminë.
Kërkesa dhe interesimi i nxënësve është shumë më i madh në seanca të drejpërdrejta me prani fizike se sa online. Kurreshtja e nxënësve pjesëmarrës është mbresëlënëse.


Është interesante përbërja gjinore e nxënësve: ka më shumë vajza se djem, dhe vajzat kanë qenë më të interesuara. Ndoshta deri në 55% shkon pjesëmarrja e femrave në ekip.

Përkundër faktit se pjesëmarrja e femrave në fushën e TIK duket se është problem social e jo trend i interesimit të vërtetë, në Kosovë është rritur shumë pjesëmarrja e vajzave në sektorin e TIK.

Ideja e projektit ka qenë themelimi i klubeve të TIK nëpër shkolla – ku nxënësit mund të vazhdojnë të pavarur. Planet janë të vazhdohet me Junior Geeks 3. Qëllimi është të shkohet edhe në pjesët rurale të Kosovës. Interesimi dhe dija e nxënësve nëpër qyteza është mbresëlënës.
Aplikimi – kur të fillojë pjesa e tretë e projekt – është online në platformë (juniorgeeks.net): zakonisht janë rreth 10 pyetje me pikë, me të cilat filtrohen nxënësit. Pjesëmarrja është pa pagesë – përkrahet nga Ambasada e SHBA. Mbulohen ligjëratat, ushqimi etj.
Një impakt që arrihet me këtë projekt është se u ndihmon nxënësve ta kuptojnë a janë për TIK apo jo. Me këtë projekt fitojnë edhe fakultetet – studentë më të përkushtuar që e dinë se ku kanë ardhur.
U potencua se TIK nuk është STEM (Science, Technology, Engineering, Mathematics – Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë). STEM i përfshin edhe fushat tjera (Matematika, Fizika, Kimia, Biologjia etj.).
Ka pasë takime me Drejtoritë e Arsimit të komunave relevante. Në Gjakovë përdoret JCK, në Prishtinë ICK, e në komuna tjera janë përdorur shkollat publike. ICK është partneri kryesor
Në edicionin e ardhshëm ndoshta do të përfshihen bursa nga kolegjet e universitetet.

Bisedën e moderoi Astrit Desku, bashkëthemelues i Shoqatës së Informatikës dhe njëri nga ligjëruesit në projekt./ KultPlus.com

Rona Nishliu: Lus Shtetin Shqiptar që urgjentisht të pajisë me pasaporta të gjithë kosovarët

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Rona Nishliu ka kërkuar nga Qeveria shqiptare ë urgjentisht t’i pajis kosovarët me pasaporta shqiptare. Ky reagim vjen pas kritikave që u janë bërë kosovarëve të cilët votuan dje për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo i lutet qeverisë shqiptare që urgjentisht t’i pajisë me pasaporta të gjithë shqiptarët e Kosovës që kanë dëshirë dhe vullnet të pajisen me dokumentin që iu takon.

KultPlus ju sjell reagimin e plotë të Nishliut:

U kritikuan keq 5,000 kosovarë për votim në Shqipëri! Unë propozoj që shteti ynë amë, Shqipëria, të pajisë secilin shqiptar nga Kosova me pasaportën shqiptare, njejtë siç bën çdo shtet fqinjë për qytetarin e vet, nga Serbia tek Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, etj. Nuk jemi anëtarë në OKB dhe për 20 vjet derën ftyrës nga BE, jemi të izoluar, të pambrojtur dhe pa siguri. Ky do të duhej të ishte diskutimi, e jo pse votuan kosovarët apo KM në Shqipëri! Kur Vucici vjen e mbledh vota e organizon votime në Graçanicë, ju duket normale a po? Lus Shtetin Shqiptar që urgjentisht të pajisë me pasaporta të gjithë kosovarët që kanë dëshirë dhe vullnet të pajisen me dokumentin që iu takon. / KultPlus.com

13 veshjet më të mira nga tapeti i kuq në Oscars 2021 (FOTO)

Ky është i dyti vit radhazi për ndarjen e çmimeve në Oskar, ku mungojnë mikpritësit tradicional, me përjashtimin e emrave më të mëdhenj në film, të cilët ishin në Teatrin Dolby dhe Union Station në Los Angeles për të dhënë çmime.

Por, edhe pse shumica e ceremonive të ndarjes së çmimeve vitin e kaluar kanë kaluar pa tapeta të kuq, për shkak se nuk do të kishte mysafirë për të ecur poshtë tyre, të pranishmit kësaj radhe ishin: të nominuarit, të ftuarit dhe prezantuesit, të cilët morën pjesë fizikisht, me ç‘rast yjet ishin inkurajuar të paraqiten personalisht, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

KultPlus ju sjell 13 pamjet më të mira nga Çmimet e 93-të të Oscar.

1.Regina King, e cila ka veshur një fustan të zakonshëm me supe të palosura dhe të guximshme të stilit të viteve 1980, në një ngjyrë blu të zbehtë të markës Louis Vuitton.

2. Çifti Paul and Liz Raci – Ylli i ‘Sound of Metal’, Paul Raci ishte me humor të lartë së bashku me gruan e tij Liz Hanley Raci, e cila gjithashtu dyfishohet si agjentja e aktorit 73-vjeçar.

“Gruaja ime ka qenë agjentja ime për 20 vjet tani dhe ajo ka qenë atje duke luftuar për mua,” tha i nominuari i aktorit dytësor për revistën People. Raci është i rritur si djali dëgjues i dy prindërve të shurdhër, dhe ai flet rrjedhshëm gjuhën e shenjave duke folur dhe nënshkruar përgjigjet e tij, teksa po bisedonte me gazetarët në tapetin e kuq.

3. Fennell e ktheu Los Anxhelosin në Emerald City

Regjisorja britanike Emerald Fennell, erdhi në një mënyrë të veçantë sepse ajo është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë. Fustani i saj voluminoz me lule nga marka Gucci, me ngjyrë rozë dhe gjelbër, erdhi në një gërshetim të bukur së ngjyrave verore.

4. Nderime prekëse për basketbollistin, Kobe Bryant

Martin Desmond Roe dhe Travon Free, të cilët fituan veprimin më të mirë live për filmin e tyre ‘’Dy të Huajt e Largët’’, erdhën me një veshje që fokus kryesor kishe nderimin prekës dhe delikat për Kobe Bryant. Roe dhe Free kanë veshur kunjat sportive të markës Dolce & Gabbana, me bizhuteri të numrave 24 dhe 2, numra këta të fanellës së Bryant dhe vajzës së tij.

5. Maria Bakalova zbaton ‘distancimin shoqëror’ me fustanin e fryrë të bardhë

Ylli ka veshur një fustan të gjerë gjashtë metra nga marka Louis Vuitton, e cila përmban 100 metra tyl të lehtë, të shoqëruar me një dekolte të thellë V të zbukuruar me diamante e cila dukej tepër joshëse dhe mahnitëse. 

6. Të tre femrat e nominuara për aktoren më të mirë vendosën një standard ari

Aktorja Viola Davis është dukur e mrekullueshme me një fustan të markës Alexander McQueen të dizajnuar nga Sarah Burton, ndërsa bashkë-nominuesit e saj Andra Day dhe Carey Mulligan, zgjodhën fustane të artë me çarje të lartë, të dizajnuara përkatësisht nga Vera Wang dhe Valentino.

7. Alan Kim është konsideruar fituesi i vërtetë i sezonit të çmimeve

Nëntë vjeçari nuk është vetëm një nga yjet e Breakout të Minari, por edhe ylli ‘Breakout’, i të gjithë Çmimeve të Akademisë. Kim siguroi një nga momentet e hershme virale të natës, kur ai u filmua duke kërcyer në tapetin e kuq me një kostum elegant.

8. Celeste ka vjedhur zemrat tona

Celeste eci në tapetin e kuq duke mbajtur një çantë anatomike të zemrës së kuqe, të furnizuar nga Gucci.

9. Burrat kishin qëndrime të ndryshme ndaj veshjeve shumëngjyrëshe

Dy nga të nominuarit kryesorë të aktrimit britanik, Daniel Kaluuya dhe Riz Ahmed të cilët sollën një veshje ‘tuxedo’. Kurse Leslie Odom Jr, erdhi në një qasje pak më shumëngjyrëshe, me kostumin e artë të plotësuar me bizhuteritë Cartier.

10. Udhëtime me stil të shkëlqyeshëm përtej Atlantikut

Glenn Close dhe Olivia Colman në të vërtetë nuk ishin në të njëjtin kontinent. Close ishte fotografuar e veshur me një fustan blu Armani në Los Angeles, ndërsa Olivia Colman kishte veshur një fustan të kuqërremtë me mëngë të gjata në qendrën britanike të Akademisë në Londrën BFI.

11. Crip Camp zotëruan tapetin e kuq

Producentët e Crip Camp, të nominuar për filmin më të mirë dokumentar dhe të vlerësuar për përfaqësimin e tyre të aftësisë së kufizuar. Bashkë-drejtorët Nicole Newnham dhe Jim LeBrecht, kishin përkatësisht një fustan të bukur krem dhe një ansambël blu të marinës të bërë me porosi.

Skena e Oskarëve e këtij viti kishte një devijim, për t’u siguruar që përdoruesit e karrocave nuk kishin asnjë problem të dilnin për fjalimin e tyre të pranimit.

12. Chloé dhe Swankie ndanë vëmendjen e vëmendjes

Fituesi i regjisorit më të mirë Chloé Zhao eci në tapetin e kuq së bashku me Swankie, një nga yjet e filmit të saj, Nomadland.

13. Ne nuk jemi të denjë për Laura Dern

Si një nga fituesit e vitit të kaluar, Laura Dern u kthye këtë vit me një fustan të lezetshëm ‘Oscar de la Renta’, me ç’rast dhuroi tre mesazhe të njëkohshme: Laura Dern është një nga gratë më të veshura të Hollywood-it, Laura Dern nuk do të ftohet në festën pas dhe veshja e mjellmës së Bjork nga Oskaret e vitit 2001 ishte shumë më përpara nga koha e saj sesa është kuptuar.

Të pranishmit dolën me veshje interesante për 93-vjetorin e Oscar Awards, një natë kjo e madhe që rezultoi në elegancë, shkëlqim dhe një shpërthim ngjyrash. / KultPlus.com

Liria s’ka pas emër

Poezi nga Sibel Halimi

Emrat janë të marrë
Edhe rrugët qorre kanë emër
Në tokën ku dorë njeri s’mbjellë, një lule çelë
Natyra s’e harron
E ajo fillikat shijon vetminë
Bota ka një kufi
Aty ku ti s’mund të shkosh
Për çfarëdo arsye
Mit është heroi
Që kur ecën rrugëve të sheshit
Të del pa asnjë organ
Heroit dhe zotave s’i përcaktohet seksi
Barrë e jonja është
Të kontrollohemi nga ti
Të na tërheqë si gravitet
Si molla kur pikën mbi kokë
Forca ka një emër
Por liria ekziston
Emër s’dua t’i jap. / KultPlus.com

‘Le të flasin njerëzit për vetën e tyre’

Ese mbi filozofinë dhe mendimet e Jean-Jacques Rousseau

“Le të flasin njerëzit për vetën e tyre” nga Christopher Bertram*

Përktheu: Bardhi Bakija

Përmendjuni Jean-Jacques Rousseauin disa liberalve e libertarianve, universi mendor i së cilëve është i pajisur me tregje të lira, të drejta individuale dhe shkencë evolucionare, dhe shpesh do t’iu thuhet se ai qe një mashtrues, një hipokrit dhe i çmendur, zbrazëtia e mendimit të së cilit tejkalohet vetëm nga shthurja e karakterit të tij. Gjatë Luftës së Ftohtë, ky reagim me shumë gjasë do të shoqërohej nga një akuzë tjetër: se Rousseaui ishte stërgjyshi intelektual i totalitarizmit, se krimet e së Majtës, që nga Terrori i Madh e te Gulagu, rezultojnë nga idetë e tij. Intelektualisht, urryesit e Rousseauit shpesh e shohin atë si paraardhës të armiqësisë iracionale ndaj shkencës dhe “progresit”, sikur të ishte disi fajtor si për postmodernizmin ashtu edhe për kundërshtinë e mpiksur ndaj energjisë bërthamore dhe të korrave të GMsë. Kështu, Rousseau na bëhet personifikim jokoherent i të gjithë kundërshtarëve të shoqërisë shekullare liberale dhe komerciale.

Në anën tjetër, ka prej tyre të cilët e duan Rousseauin, që e shohin si një mendimtar me aftësinë e depërtimit në premtimet e rreme të modernitetit dhe si udhërrëfyes dhe shoqërues në lidhje me atë se si të jetohet mirë, apo të paktën si të mbijetohet, në një shoqëri të pllakosur nga koprracia, gara dhe statusi. Kjo, përkundër asaj që ai ishte një burrë jashtëzakonisht i vërshtirë për t’u marrë me të, një shok i paarsyeshëm dhe kopriçoz, dhe një mizogjin i cili tjetërsonte pothuajse çdokë që e donte dhe që kujdesej për të. Këto ekstreme duken edhe më të çuditshme kur kujtojmë se Rousseaui nuk mbajti ndonjë post politik, se ai veçse shkruante libra, letra dhe muzikë. Ai ishte totalisht i panjohur deri në moshë të mesme dhe, pas një periudhë të shkurtër të famës së madhe, ai vdiq në rrethana të errëta dhe i varfër. Gabimet e tij, çmenduria e tij dhe ndonjëherë veprimet e tij të rënda të mërisë dhe mosfalenderimit, të përmendura shpesh nga armiqë e tij, dhe në të shumtën e rasteve, të pranuara prej vet atij, nuk e veçojnë atë si një prej monstrave të historisë.

Kalimi i kohës e bën këtë poashtu të veçantë. Rousseau u lind para 300 vjetësh (më 28 qershor). Publiku vështirë se mban mend dikë për një kohë aq të gjatë, prapë se prapë Rousseaui vazhdon të inspirojë, të gjenerojë konferenca të pafundme akademike, biografi, dhe studime kritike në shumë disciplina. Ai ka inspiruar romane siç është Rrëfimet e Reja [The New Confessions] të William Boyd.

Falë shkrimeve të tij autobiografike, faktet e jetës së Rousseauit janë të njohura mirë. Pas vdekjes së të ëmës gjatë lindjes së tij në Zhenevë, Jean-Jacques u edukua nga i ati, qytetar si dhe një patriot zhenevas dhe rastësisht mësoi për historianët romakë.

Por kur ishte vetëm dhjetë vjeç, i ati u largua për t’iu shmangur një procesi gjyqësor, dhe në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, kur po kalonte një jetë të mjerueshme si shegert i një gdhendësi, ai hoqi dorë nga qyteti, për t’u kthyer vetëm për vizita të rralla.

Deri më 1749, ekzili, pas një jete të larmishme si dashnor i një aristokrate, si shërbëtor, muzikant shëtitës, tutor i fëmijëve të aristokracisë dhe, disi pakënaqshëm, si sekretar i ambasadorit francez në Venedik, ai qe një vizitor i padalluar në salonet e Iluminizmit që frekunetoheshin prej Denis Diderotsë dhe qarkut të tij. Atë vit, rrugës për të vizituar të burgosurin e përkohshëm Diderot, Rousseaui thotë të ketë pasur një lloj epifanie. Me të lexuar rreth një gare letrare të organizuar nga Akademia e Dizhonit, Rousseaui u ballafaqua me pyetjen se a kuntribuonin artet dhe shkencat moralit a jo? Ishte atëherë, thotë ai, që atij i erdh teza disi e errët qendrore e filozofisë së tij: se njeriu është i mirë për nga natyra, por i koruptuar nga shoqëria. Duke arnuar këtë mendim së bashku me disa pasazhe gjysëm të kopjuara nga Montesquieu, Rousseaui përmblodhi Diskursin mbi Shkencat dhe Artet [Discourse on the Sciences and the Arts], që i fitoi çmimin dhe i siguroi famën.

U nis një karierë që do ta shihte Rousseauin të zhvillonte ndjeshmërinë e tij të natyrshme muzikore, tekstet klasike që i kishte lexuar me të atin, shkencat e reja humane që i konsumoi si tutor, dhe krenarinë e tij republikane Zhenevase në një konceptim të dalluar të njerëzimit, shoqërisë, jetës së mirë dhe vetes. Së bashku me shkrimet e tij mbi politikën, ai do të jepte kontribut të çmuar në letërsi, në opera dhe muzikë, në edukim, fe dhe në studimin e gjuhës, antropologjisë dhe autobiografisë, dhe madje edhe në botanikë. (Natyra ndërdisciplinare e arritjeve të Rousseauit shpërfaqet shumë mirë në librin Rousseau dhe Liria [Rousseau and Freedom] të Christie McDonaldit dhe Stanley Hoffmannit, ku çështjet standard të politikës dhe filozofisë lidhen me interesat e Rousseauit për teatron, muzikën dhe historinë.)

Damari më i dalluar që e përshkon veprën e tij, është pyetja, se si të kënaqen nevojat tona më bazikë për liri dhe njohje në një botë të ndërvarësisë. Rousseaui qe i fiksuar pas idesë se përderisa nevojat tona shumëzohen përtej pikës ku ne do të mund t’i plotësonim ato duke përdorur forcat tona të natyrshme, ne jemi bërë të varur nga bashkëpunimi me të tjerët për të marrë atë që duam, një temë që eksplorohet në mënyrën më të spikatur te Diskursi mbi Pabarazinë [Discourse on Inequality].Varësia te të tjerët ndjell një deformim në vete përderisa njerëzit shndërrohen në personazhe të cilët ata besojnë se të tjerët do t’i shohin si joshës apo të dobishëm. Por ne të gjithë po e luajmë këtë lojë së bashku, dhe ndjenja se dashuria dhe respekti që na japin të tjerët mund të jetë e shtirur për arsye instrumentale, një ndjenjë që merr mbështetje nga ajo çfarë bëjmë vet ne për t’i nënshtruar të tjerët ndaj vullnetit tonë, shkakton një sens të thellë ankthi dhe ndjenja të krenarisë, kotësisë, tërbimit, përbuzjes, vetë-urrjetjes dhe xhelozisë. Ne përfshihemi me të tjerët jo ashtu siç “jemi në të vërtetë” por përmes një loje pambarimisht rekursive të besimeve rreth asaj se çfarë besojnë të tjerët, një lojë që përforcon hierarkitë e shtypjes dhe dominimit. Këto forca të fuqishme na socializojnë dhe izolojnë njëkohësisht, duke na shtyrë që të ndrydhim ndjeshmërinë tonë të natyrshme ndaj vuajtjes së të tjerëve dhe që të zhvillojmë racionalizime të elaboruara për të arsyetuar pushtetin dhe pozitën që marrin formën e ideologjive politike dhe kodeve morale.

Pa dyshim se pikëpamja e Rousseauit për modernitetin është tepër distopiane. Kritikët kanë qenë shumë të shpejtë të gjejnë burimin e fiksimit të tij me opinionin dhe varësinë ndaj sëmundjes së tij mendore. Megjithatë, Rousseaui gjithsesi ka të drejtë të ketë identifikuar këtë tension mes aspiratës për autonomi dhe varësisë ndaj zgjedhjeve dhe opinioneve të të tjerëve si njërin prej problemeve kyçe të jetës modern: manifestimi i tij i fundit është varësia e jetës së shumë njerëzve ndaj opinioneve të paqëndrueshme të tregtarëve të bonove dhe përpjekve të dëshpëruara të politikanëve për të inspiruar “besim” në ekonomitë e tyre. Në të këto çështje, Rousseaui është paraardhës edhe i Marksit edhe i ekzistencializmit.

Përgjigjja e Rousseauit ndaj këtyre çështjeve është shpesh dorëheqja dhe pesimizmi. Në një disponim më konstruktiv, ai u përpoq të mendonte për mënyrat e përballimit. Te Kontrata Shoqërore [The Social Contract] ai u mor me idenë se a mundet që liria dhe ndërvarësia të arrihen përmes politikës. Te Emile: ose, Mbi Edukimin, ai shikonte se si mund të edukohej një fëmijë për të rezistuar deformimet e modernitetit. Aty, ai shtyn përpara një ideal të cilin sot do ta quanim edukim të përqendruar te fëmija [child-centred education], në të cilin nxënësi inkurajohet që të mesojë përmes një program të strukturuar me kujdes të zbulimeve në dukje spontane, të cilat e lënë atë të sigurtë në kuptimin e fuqive dhe aftësive të tij dhe rjedhimisht mospërfillës ndaj korupsionit të opinionit. Komanda, mësimi i rutinës, e madje edhe librat janë të huaj për këtë metodë pedagogjike. Mësuesi e lë fëmijën të zbulojë gjërat për veten e tij: por është gjithmonë i vëmendshëm që të shtrojë rrugën e duhur përmes sugjerimeve të arsyeshme. Natyrisht se ka shumë më tepër se kaq te Emile; ai poashtu përmban reflektimet më të sofistikuara të Rousseauit mbi psikologjinë dhe emocionet, shpërfaq mizogjininë e tij më ekstreme dhe shndërrohet në një lloj romani. Për fat të vetë karierës së Rousseauit, libri përmban aq profanime fetare sa ta bëjnë të dënohet në Paris dhe Zhenevë dhe të ndiqet për në ekzil në Stafordshajër.

Por ky është një manual edukimi që ka ndjellë interesim më së shumti, dhe rezistencë. Brenda një viti pas botimit, Emile u ndesh me gjykime të rrepta nga kritikët – shumë prej tyre të përshpirtnuar nga mendimi se fëmijët të cilët mësojnë që të mendojnë për veten e tyre mund të gjenerojnë pikëpamje skeptike ndaj ortodoksisë fetare dhe politike. Më i rëndësishmi nga ta ishte H.S. Gerdil, Anti-Emile i së cilit u shfaq vitin që pasoi.

Edhe pse ka shumëçka te Emile për të ngazëllyer urryesit e Rousseauit, është vërtet politika, siç deklarohet te Kontrata Shoqërore, që shpjegon pjesën tjetër të armiqësisë – veçanërisht kur ndërlidhet me ndikimin që Rousseau perceptohet të ketë pasur mbi Revolucionin Francez dhe ngritjen në pushtet të njerëzve të cilët deklaruan se qenë ndikuar drejptërdrejt prej Rousseauit. Kur, në vitin 1794, revolucionarët ri-internuar Rousseauin në Pantheon së bashku me armikun e tij të përbetuar Voltaire, si inspirues të përbashkët të republikës së virtytit, ata betonuan një asociacion mes tyre dhe zhenevasit, që i rezistoi kohës. Revolucioni dhe luftërat që pasuan sollën ankth te klasat sunduese në Evropë, ku shumë prej francezëve kishin pësuar shpronësim, zhvendosje dhe prerje kokash. Reagimi intelektual që pasoi qe i detyruar që të kërkonte zanafillat idelogjike të katastrofës dhe Rousseaui, i cili pat argumentuar për sovranitetin e patjetërsueshëm të popullit, qe një figurë e qartë për t’u fajësuar. Për më tepër, shumë prej formulimeve më të gjalla të Kontratës Shoqërore, siç është argument se qytetarët që sforcohen që t’i binden “vullnetit të përgjithshëm” janë prandaj “të detyruar që të jenë të lirë”, ofrojnë një lidhje sipërfaqësore mes lapsit të Jean-Jacquesut dhe aktualiteteve ekstatike të Jakobinizmit.

Vetë politika e Rousseauit, posaçërisht ndaj vendlindjes së tij, qe disi e moderuar dhe pajtuese të paktën deri atëherë kur edhe aty u dënua Kontrata Shoqërore. Zheneva, edhe pse e përqafonte vetëm nominalisht idealin e sovranitetit popullor, qe në fakt një oligarki fisnikësh, edhe pse qytetarët e saj provuan që të merrnin të drejtët të cilat mendonin se ishin të tyre përgjatë episodëve të ndryshëm në shekullin e 18-të. Baba Rousseaui kishte futur në mendjen e të birit një lidhje sentimentale me idealin e një Zheneve të bashkuar dhe ai mund të ketë mashtruar veten disi për sa i përket realitetit oligarkik. Kur do ta kujtonte më vonë një vizitë qytetit në vitet 1730, frymëzimi i supozuar për dhunën e mëvonshme revolucionare e bëri të qartë tmerrin e tij ndaj prospektit të gjakderdhjes për qëllime politike. Edhe kur doktrinat republikane të Kontratës Shoqëore e ktheu Rousseauin në një armik dhe viktimë të sunduesve të Zhenevës, ai vazhdoi të mbronte disa prej kompromiseve kushtetuese që ngjeshnin pushtetin e tyre, dhe ndërsa ai e simpatizonte disi partinë popullore në konfliktet e brendshme të qytetit, ai kurr nuk mbështeti dhënien e së drejtës së votimit për shumicën, a madje as për popullatën mashkullore të Zhenevës.

Në filozofinë politike, Rousseaui është dëshmuar si i pa-asimilueshëm për çfarëdo shkolle konvencionale. Ai është edhe pararendës i Kantit dhe një mendimtar me rrënjë të forta natyraliste, që shqyrton lidhjet mes natyrave tona morale dhe kafshërore. Totalitari Rousseau, i dënuar nga shkollarët liberalë e konzervativë të Luftës së Ftohtë, ko-ekziston me liberalin Rousseau, paraardhësin e largët të teorisë së drejtësisë të John Rawls-it, një Rousseau, qytetarët e së cilit komunikojnë me njëri tjetrin përmes identitetit të tyre të përbashkët politik në terma të cilat abstrahojnë prej dallimeve të tyre rrëfyese. Është edhe Rousseaui, kritiku i tjetërsimit, eksploatimit dhe pronës private, por gjithashtu teoricieni dialektik i historisë, i cili parashikon temat e tilla te Marksi. Është edhe Rousseaui habermasian i cili kërkon ringjalljen e frymës tonë demokratike. Komunitarët mund të frymëzohen nga vlerat e përbashkëta që ndërtojnë identetin e qytetarëve dhe të cilat ata i riafirmojnë në lojëra dhe festival. Dhe rigjallërimi i interesimit për republikanizmin klasik, i nisur nga Quentin Skinner dhe Philip Pettit, mund të gjejë jehonë në ngulmimin e Rousseauit se rendi politik duhet të çlirojë individët nga varësia ndaj vullneteve arbitrare të bashkëqytetarëve të tyre.

Ndryshe nga pikëpamja e përhapur që e sheh atë si primitivist, Rousseaui e dinte se s’ishte e mundur që thjesht të ktheheshe te natyra. Ndërvarësia njerëzore është një fakt dhe ne duhet të gjejmë mënyra për ta bërë këtë fakt të përputhshëm me nevojat tona bazike njerëzore. Te Kontrata Shoqërore, i ballafaquar me këtë, ai na thotë: se o duhet të ndryshojmë mënyrën e të qenit, o do të tretemi. Por zgjidhja që ofron vet Rousseaui, një qytet-shtet i vogël e i pavarur, dukej jopraktik edhe atëbotë. Kjo edhe më shumë kur problemet që tash kërcënojnë ekzistencën e njerëzimit janë në shkallë globale dhe kështu kërkojnë një lloj të qeverisjes globale. Që të adresohen këto probleme në mënyra që përputhen me lirinë dhe barazinë e qenieve njerëzore, mund të jetë një problem i pazgjidhshëm, por gjetja e mënyrës për të mbledhur së bashku në mënyrë të cilat respektojnë, në vend se të minojnë, natyrën tonë si qenie të lira dhe të barabarta, është një sfidë me të cilën përballemi. Prandaj edhe interesim për Rousseauin vazhdon edhe pas 300 vjetësh.

Përktheu: Bardhi Bakija

*Christopher Bertram është profesor i filozofisë sociale dhe politike në Universitetin e Bristolit. Përvec Rousseau-it, ai hulumton në temat si teoritë modern të kontratave sociale, teori të drejtësisë, dhe justifikimet publike. Libri i tij Rousseau-i dhe Kontrata Sociale u botuat më 2003 nga Routledge Philosophy Guidebooks.

Artikulli origjinal në The Times Literary Supplement:

https://www.the-tls.co.uk/articles/public/let-the-people-speak-for-themselves/ / KultPlus.com

Aktorja e famshme amerikane, Bella Thorne vishet nga disenjatori kosovar (FOTO)

Aktorja e famshme amerikane, Bella Thorne është fejuar me këngëtarin italian Benjamin Mascolo dhe për veshjen e saj është përkujdesur disenjatori nga Kosova, Valdrin Sahiti, shkruan KultPlus.

Bella Thorne ka shkëlqyer me fustanin e saj të kuq dhe komentet pozitive karshi saj nuk kanë munguar. Madje, edhe i fejuari i saj i bëri një dedikim.

“Jam shumë i lumtur që po ndaj këto momente speciale me ty. A mund të flasim sa çmendurisht e bukur dukesh me këtë fustan? Të dua”, shkroi Benjamin. / KultPlus.com

Ed Sheeran planifikon rikthimin në muzikë

Ed Sheran i cili për më shumë se një vit e gjysëm është shkëputur nga skena muzikore, është spikatur duke xhiruar një videoklip të ri në Londër, përcjell KultPlus.

“Ishte e qartë se diçka e madhe po ndodhte. Të pranishme kishte shumë kamera dhe njerëz që punonin përreth, si dhe vendi ishte rrethuar nga sigurimi. Nuk është zakonshme që ta shohësh një superyll të muzikë, më kulmin e një qendre tregtare. Ngase Sheeran është shumë i famshëm ishte fare e lehtë të identifikohej, dhe ai dukej i thjeshtë me kitarën e tij në dorë. Menjëherë u spekulua se këngëtari ishte duke xhiruar videoklip, por ai dukej shomë cool duke qeshur dhe duke i përshëndetur disa të rinj që ishin mbledhur përreth për ta takuar atë. Ishte një eksperiencë e pabesueshme”, citohet të ketë thënë një burim për gazetën “The Sun”. / KultPlus.com

Anthony Hopkins: Nuk kam pritur të fitoj ‘Oscar’, ndjehem i privilegjuar

Anthony Hokpinks, mbrëmë fitoi çmimin e Aktorit më të Mirë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Oscar’, përcjell KultPlus.

Hopkins e fitoi këtë çmim për rolin e tij në filmin ”The Father”, një film ky që u komentua jashtë mase dhe mori kritika të mira që nga lansimi i parë i tij.

”The Father” flet për një plak i cili refuzon të pranojë realitetin mbi pleqërinë e tij, refuzon ndihmë edhe nga vajza e tij. Ai tenton t’i jap kuptim rrethanave të cilat ndryshojnë shumë shpesh, rrethana këto që e shpiejnë në dyshime mbi njerëzit e të afërmit e tij.

Në fjalimin e tij pasi u njoftua për marrjen e çmimit si Aktori më i Mirë, ai përmes një video falenderoi Akademinë ‘Oscars’, ku ndër të tjera theksoi se ndjehet i privilegjuar por nuk e kishte pritur këtë çmim.

Bashkangjitur gjeni videon e plotë në gjuhën angeleze.

Në fillim të këtij muaji, aktori Anthony Hopkins shkruajti historinë, ai në moshën 83-vjeçare u bë aktori më i vjetër që fiton çmim BAFTA si aktori më i mirë protagonist, falë interpretimit në filmin “The Father”. / KultPlus.com

Oscar 2021: Një shfaqje shumë më ndryshe, intime, e heshtur dhe serioze

Vënia e çmimeve në një vend ndryshe në skenë dhe numri i vogël i të pranishmëve dhe të nominuarve në një shfaqje virtuale, ishin këto ndryshime drastike të cilat bota i dëshmoi mbrëmë me rastin e ndarjeve të çmimeve ‘Oscars’, shkruan KultPlus.

Këto ndryshime fizike në ceremoni u dalluan edhe nga toni serioz i cili erdhi jo vetëm si pasojë e Covid-19 por edhe nga situata e fundit ku është dënuar fajtori për vrasjen e Geroge Floyd, ku edhe vetë aktorja dhe regjisorja fituese e Oskarit pothuajse menjëherë iu referua vendimit në Minneapolis, duke thënë se nëse do të kishte shkuar në anën tjetër, “Unë do të kisha këmbyer thembrat e mia për çizme marshimi”.

King ka folur për këtë vit, i cili për të ishte shumë i vështirë por ajo foli edhe se si filmat i kishin bërë njerëzit të ndiheshin më pak të izoluar. Ajo gjithashtu ka potencuar se duhej të bënte të qartë se njerëzit në vend ishin pa maska, ata ishin testuar dhe të distancuar nga shoqëria dhe nëse ata do të lëviznin atëherë do të vendosnin maskat e tyre, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Njëra ndër hyrjet më të famshme në historinë e kinemasë ishte momenti kur Ray Liotta bëri Copacabana në Goodfellas, kurse mbrëmë një jehonë e tillë pasoi edhe nga kur shfaqja filloi me Regina King, e cila po xhirohej nga kamera duke ecur në ‘Union Station’ nga një bulevard me diell LA dhe duke u nisur drejt skenës, edhe pse këtë vit shënohet viti i tretë radhazi ku asnjë mikpritës nuk ishte i pranishëm.

Pastaj ajo nisi çmimet ku papritmas nuk doli asnjë klip i shfaqjeve të nominuara por në vend të tyre u shfaqën disa fakte për secilin nga të nominuarit dhe klipi. Për këtë është përkujdesur edhe Drejtori Steven Soderbergh, për të cilin ritmi i shpejtë nuk është i panjohur pasi që në filmat e tij, ai është i njohur për prerje të shpejtë dhe për çka mendohet së është punësuar për të drejtuar ceremoninë e Oskarëve.

Kjo u dëshmua gjatë gjithë mbrëmjes sepse Soderbergh nuk kishte frikë të bënte ndryshime të mëdha në formatin e zakonshëm dhe ai nuk po përpiqej të pretendonte se gjërat ishin normale.

Ndërsa, në Institutin Britanik të Filmit në Londër, turma e rrallë, e ndriçuar me shkëlqimin e fituesve të mundshëm me qendër në Mbretërinë e Bashkuar dukeshin paksa sikur ishin 20 minuta më herët, por pavarësisht audiencës të zvogëluar masivisht që po qëndronin në një hapësirë të mirë, ata kishin disa fjalime pasiononte për historinë e racizmit.

Një ndryshim tjetër ishte se nuk kishte muzikë për të luajtur fituesit për shkak të koordinimit të vështirë më të gjithë fituesit e ndryshëm në të gjithë globin, duke pasuar kështu në një hamendësim se mund të vendosej një rekord botëror për numrin e njerëzve të falënderuar gjatë gjithë ceremonisë.

Ndërkohë, renditja e çmimeve u ndryshua gjithashtu në mënyrë të konsiderueshme, me regjisorin më të mirë, zakonisht çmimin e parafundit, të dhënë herët, ku vetë Chloe Zhao nga Nomadland e mori atë, duke u bërë vetëm gruaja e dytë që e ka bërë këtë, dhe e para me ngjyrë.

Po ashtu, moment i veçantë ishte edhe Glenn Close duke performuar ‘The Dance Butt’, për muzikën fituese të Oskarit.

Ndërsa moment tjetër është edhe kur aktorja më e mirë në rol dytësor Yuh-jung Youn, i kërkon Brad Pitt që të jetë në filmin e saj të ardhshëm.

Këto ishin vetëm disa nga ndryshimet që u vërejtën mbrëmë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar 2021. / KultPlus.com

“Biber” shpall rezultatet e konkursit të katërt për tregim të shkurtër

Rreth 750 tregime mbërritën në konkursin e katërt për tregim të shkurtër Biber. Juria që përbëhet nga Tatjana Gromaça, Anton Berishaj dhe Selvedin Avdiq mori vendimin për shpërblime dhe bëri përmbledhjen e tregimeve të cilat do të botohen në një përmbledhje shumëgjuhëshe, përcjellë KultPlus.

Tri tregimet e shpërblyera janë:

Çmimi i parë: “Ptičice” nga Bojan Krivokapiq nga Novi Sadi

Çmimi i dytë: “Kućica u šumi” nga Alma Tabak nga Sarajeva

Çmimi i tretë: “Trokut” nga Maja Halapir nga Samobori

Përmbledhja shumëgjuhëshe me tregime pritet të shohë dritën e botimit deri në vjeshtë dhe të jetë në dispozicion në faqen Biber.

Përveç tregimeve të shpërblyera, në përmbledhje do të përfshihen edhe 22 tregime të këtyre autorëve/eve: Aleksandra Jovanović nga Vranja, Aneta Vellkoska nga Shkupi, Besa Morina nga Prishtina, Bojan Krivokapiq nga Novi Sadi, Boshko Lomoviq nga Gornji Millanovac, Dinko Teleqan nga Zagrebi, Goran Paladin nga Zagrebi, Hoja Ogrizoviq nga Novi Sadi, Irena Skopljak Bariq nga Vërboveci, Jellena Kalajxhija nga Bijeljina, Jovana Matevska-Atanasova nga Manastiri, Marijana Çanak nga Novi Zhedniku, Mihovil Rismondo nga Zagrebi, Milan Vorkapiq nga Vërnjaçka Banja, Milena Babiq nga Krushevaci, Milica Rashiq nga Nishi, Nikolla Nikoliq nga Podgorica, Nikolla Petroviq nga Beogradi, Petra Rapaiq nga Novi Sadi, Sanja Tërpkovska nga Shkupi, Senad Jusiq nga Bugojno dhe Vesa Qena nga Prishtina.

Biber është konkurs për tregim të shkurtër, të angazhuar në gjuhën shqipe, maqedonase, boshnjake, kroate, serbe dhe malazeze. Tema e konkursit është pajtimi në kontekstin e trashëgimisë së luftërave dhe dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë, ndërsa parasysh merren edhe tregimet që mund të kontribuojnë për mirëkuptim më të madh mes njerëzve, që zbusin urrejtjen dhe thyejnë paragjykimet, tregime kundër luftës, tregime rreth ballafaqimit me të kaluarën, thyerje të imazheve për armikun, tregime të dhembshurisë për të tjerët, tregime të guximshme që guxojnë të ecin me këpucë “të armikut”, tregime që lëvizin kufijtë dhe hapin rrugën për të ndërtuar një të ardhme më të qartë, më të sigurt dhe më të lirë për të gjithë.

Konkursin e organizon ekipi Biber nga Qendra për Veprim të Padhunshëm Sarajevë-Beograd.

Në vazhdim po ju përcjellim kumtesën e jurisë.

Ekipi Biber

Ana Bitoljanu, Davorka Turk, Ivana Franoviq, Katarina Miliqeviq, Qerim Ondozi dhe Radomir Radeviq.

Kumtesa e jurisë

Juria e Biberit dëshiron t’i falënderojë të gjithë pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset që i janë përgjigjur këtij konkursi, me ç’rast, secili në mënyrën e vet unike, i ka dhënë mbështetjen idesë së krijimit të paqes, mirëkuptimit dhe lidhjes mes njerëzve. Përgëzime për secilin, sidomos fituesit e tregimeve të shpërblyera.

Duke u nisur nga gjykimi i vlerave letrare, për shpërblim kemi përzgjedhur tri tregimet në vijim:

Ptičice

Kućica u šumi

Trokut

Po ashtu, mirënjohje të posaçme dëshirojmë t’u shprehim tregimeve „Mačići u zidovima“, „Maline“ dhe „Brkovi na štapiću ili tko zna koja o ratu“.

Për përmbledhjen Biber kemi zgjedhur 22 tregime, të cilat sipas gjykimit tonë kanë lënë gjurmë më të mëdha. Këto tregime janë:

„Mysafiri“, „Shija e gjalpit të kikirikut“, „Antifada“, „Bitka izjutra“, „Igra: kraj“, „Razmjena“, „ Воен чистач“, „Не зборувај лошо за мртвите“, „Prsluk“, „Miris“, „Veliki žuti pas“, „Moj brat“, „Brkovi na štapiću ili ko zna koja o ratu“, „Maline“, „Mačići u zidovima“, „Пас апорт“, „Ikona Svetog Jovana“, „Kako je Dado postao drvo“, „Terase“ dhe „More“.

Me këtë rast, si juri e këtij viti, dëshirojmë të falënderojmë edhe një herë të gjithë ata që u përgjigjën sivjet. Njëherësh, ftojmë autorët e afirmuar dhe të paafirmuar t’u përgjigjen konkurseve të ardhshme Biber. Ne konsiderojmë se ky konkurs ofron një hapësirë tejet të mirë dhe shumë të nevojshme për komunikim letrar mes vendeve të Ballkanit, dhe këtë duam ta përshëndesim në veçanti si shembull pozitiv i komunikimit, njohjes dhe përafrimit.

Selvedin Avdiq, Anton Berishaj dhe Tatjana Gromaça. / KultPlus.com

Dua Lipa e mahnitshme në ngjarjen e përvitshme të ‘Oscars’ (VIDEO)

Për herë të parë në histori, ndeja e famshme e organizuar nga Elton John që zakonisht mbahet para ceremonisë së shpërblimeve ”Oscars”, është mbajtur pa audiencë, në mënyrë virtuale, përcjell KultPlus.

Kjo ndenjë u është dedikuar personave të prekur nga SIDA dhe paratë e mbledhura nga kjo ngjarje do të shkojnë pikërisht në ndihme të këtyre personave.

Kjo ngjarje e cila ishte e mbushr me intervista, muzikë e humor u mbajtë nën prezantimin e Elton John dhe aktori i famshëm amerikan Neil Patric Harris.

Ishte Dua Lipa ajo që mbrëmë ktheu vëmendjen e botës me performancën e saj të mahnitshme. Lipa për herë të parë ka performuar së bashku me këngëtarin e njohur botëror, Elton John.

Me plot sharm ajo ka intepretuar hitet “Don’t Start Noë”, “Levitating”, “Hallucinate” dhe “Pretty Please”, e shoqëruar në piano nga Elton John.

Në fund të performancës, Dua e cila vazhdimisht e ka shprehur admirimin për yllin britanik të muzikës, Elton John, tha: Çfarë nderi dhe një ëndërr e shndërruar në realitet për mua. Elton, falemindërit që më ke ftuar të performoj me ty sonte. / KultPlus.com

Google Earth publikon imazhet: Sa ka ndryshuar planeti ynë nga viti 1984 deri më 2020

Google Earth ka postuar në YouTube një seri videosh që tregojnë se sa kanë ndryshuar oqeanet, pyjet, akullnajat, plazhet dhe qytetet e botës nga 1984 në 2020.

Për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me ndryshimin e klimës, Google ka lëshuar së fundmi një aplikacion në shërbimin e tij Google Earth që tregon se sa kemi ndryshuar pamjen e Tokës në vetëm disa dekada.

Mjeti ‘Timelapse’ punon si një animacion i imazheve satelitore të planetit tonë në periudhën nga 1984 deri në 2020.

Kështu që mund të shihni një animacion që tregon sesi ka ndryshuar qyteti ose shteti juaj gjatë viteve. Sidoqoftë, Google Maps nuk mbulon pothuajse çdo pjesë të botës. / KultPlus.com

https://www.televizioni.tv/embed/sqE1S7JVeQBESrQ

Lista e plotë e fituesëve në ‘Oscars’ 2021

Mbrëmë u mbajtë edicioni i 93-të me radhë i ceremonisë më të madhe të filmit, ”Oscars”, përcjell KultPlus.

Ishte filmi ”Nomadland” i regjisores Chloe Zhaao që theu të gjitha barrierat e bëri kthesë të madhe në historinë e kinematografisë amerikane, duke u bërë e para grua me ngjyrë që fiton çmimin e regjisë më të mirë.

Më poshtë, KultPlus ju sjell listën e plotë të fituesëve të çmimeve në ”Oscars”.

Best Actor: Anthony Hopkins në filmin ”The Father”

Best Actress: Frances McDormand në filmin ”Nomadland”

Best Picture: Filmi ”Nomadland”

Best Original Song: ”Fight for you” në filmin ”Judas and the Black Messiah”

Best original score: ”Soul”

Best film editing: ”Sound of Metal”

Best cinematography: ”Mank”

Best production design: ”Mank”

Best actress in a supporting role: Yuh-Jung Young në filmin ”Minari”

Best visual effects: ”Tenet”

Best documentary feature: ”My Octopus Teacher”

Best documentary short subject: ”Colette”

Best animated feature: ”Soul”

Best animated short film: ”If Anything Happens I Love You”

Best live action short film: “Two Distant Strangers”

Best sound: ”Sound of Metal”

Best director: Chloe Zhao me filmin ”Nomadland”

Best costume design: “Ma Rainey’s Black Bottom”

Best hair and makeup: “Ma Rainey’s Black Bottom”

Best supporting actor: Daniel Kaluuya në filmin “Judas and the Black Messiah”

Best international feature: “Another Round”

Best adapted screenplay: “The Father”

Best original screenplay: “Promising Young Woman”. / KultPlus.com

‘Another Round’, Filmi më i Mirë i Huaj në ”Oscars”

Filmi ”Another Round” i regjisorit Thomas Vinterberg, mbrëmë në ceremoninë e çmimeve ”Oscars”, u shpall fitues i çmimit për Filmin më të Mirë të Huaj, përcjell KultPlus.

”Another Round” trajton një temë që ndërlidhë katër shokë, të katërt profesorë në një shkollë të cilët testojnë një teori se nëse mbajnë një sasi të ccaktuar të alkoolit në gjak, jetët e tyre do të përmirësohen. / KultPlus.com

Another Round (2020) Mads Mikkelsen Credit: Henrik Ohsten/Samuel Goldwyn Films

Anthony Hopkins, fitues i çmimit për Aktorin më të Mirë në ”Oscars”

Anthony Hopkins, me rolin e tij të mrekullueshëm në filmin ”The Father” është shpallur fitues i çmimit për Aktorin më të Mirë mbrëmë në ceremoninë e çmimeve ”Oscars”, përcjell KultPlus.

”The Father” flet për një plak i cili refuzon të pranojë realitetin mbi pleqërinë e tij, refuzon ndihmë edhe nga vajza e tij. Ai tenton t’i jap kuptim rrethanave të cilat ndryshojnë shumë shpesh, rrethana këto që e shpiejnë në dyshime mbi njerëzit e të afërmit e tij.

Në fillim të këtij muaji, aktori Anthony Hopkins shkruajti historinë, ai në moshën 83-vjeçare u bë aktori më i vjetër që fiton çmim BAFTA si aktori më i mirë protagonist, falë interpretimit në filmin “The Father”. / KultPlus.com

“Quo Vadis, Aida?” ku luan Alban Ukaj, nuk arrin të triumfojë në “Oscar”

Është mbajtur edicioni i 93-të i “Academy Awars” ku fituesit ishin të shumtë, por çmimin për filmin më të mirë e ka marr “Nomadland” i regjisores kineze Chloe Zhao, shkruan KultPlus.

Pjesë e kësaj gare ishte edhe filmi “Quo Vadis, Aida?” i regjisores nga Bosnje e Hercegovina, Jasmilla Zhbaniq, i nominuar për Çmimin Oscar në kategorinë për filmin më të mirë. Në këtë film luan edhe aktori shqiptar Alban Ukaj, por filmi nuk ka arritur të dalë fitues në garën për filmin me të mirë ndërkombëtar në “Oscar”, përkundër që pritshmëritë ishin të mëdha. Këtë çmim prestigjioz e ka fituar filmi “Another Round” nën regji të Thomas Vinterberg.

Regjisorja e këtij filmi Jasmila Zhbaniq, në një intervistë të mëhershme ka folur më shumë rreth filmit të saj, ku është shprehur se nominimi për Oscar është vetë fitorja.

”Pas filmit Aida, bota kurrë nuk do ta harrojë Srebrenicën”, ka potencuar regjisorja e filmit.

Filmi “Quo Vadis, Aida”, është i bazuar në një ngjarje të vërtetë, të një përkthyeseje ndërkombëtare e cila ka shërbyer në atë periudhë në Bosnje dhe Hercegovinë. Në këtë film, aktori shqiptar, Alban Ukaj luan në rolin e përkthyesit Tarik. / KultPlus.com

Frances McDormand, aktorja më e mirë në ‘Oscars’ 2021

Për rolin e saj në filmin ‘Nomadland’, i cili poashtu fitoi çmimin kryesor si filmi më i mirë mbrëmë në ceremoninë ‘Oscars’, Frances McDormand, protagonistja kryesore në këtë film, u shpall fituese edhe e çmimit për aktoren më të mirë femër, përcjell KultPlus.

“Nomadland” flet për një grua që jeton në një furgon në Amerikën Perëndimore pas telasheve financiare, një udhëtim në tentativë për të gjetur vetveten.

Ky film ka prirë me çmime në ceremoninë e sivjetme të “Bafta Film Awards”. / KultPlus.com

‘Nomadland’, fitues i çmimit kryesor në ceremoninë e Oscars 2021

Mrbrëmë në ceremoninë e përvjetme të ‘Oscars’, filmi ”Nomadland” nga Chloe Zhao fitoi çmimin krysor për filmin më të mirë, përcjell KultPlus.

Ajo çfarë e bërë më të veçantë këtë çmim, është fakti se Zhao njëherit i ka bërë edhe një kthesë historisë kinematografike, duke u bërë gruaja e parë me ngjyrë që e merr këtë çmim.

“Nomadland” flet për një grua që jeton në një furgon në Amerikën Perëndimore pas telasheve financiare, një udhëtim në tentativë për të gjetur vetveten.

Ky film ka prirë me çmime në ceremoninë e sivjetme të “Bafta Film Aëards”. / KultPlus.com

Bill Gates: Në fund të vitit 2022 kthehemi në normalitet

Sipas miliarderit Bill Gates normaliteti në botë do të kthehet në fund të vitit 2022, pasi deri atëherë do të ketë më shumë vaksina për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Duke folur për rrjetin britanik SkyNews, bashkëthemeluesi i Microsoft vuri në dukje se me përshpejtimin e fushatës së vaksinimit në vendet më të pasura, të tilla si SHBA, dozat e vaksinave do të shpërndahen në vendet e tjera.

Ai nuk pret që makthi Covid-19 të përfundojë deri vitin e ardhshëm, por tha se ishte optimist se numri i rasteve Covid-19 do të kufizohej në ” numër shumë të vogël ” deri në fund të vitit të ardhshëm.

Miliarderi amerikan 65-vjeçar paralajmëroi, se përgatitja për pandemitë në të ardhmen është një “përparësi kryesore” dhe shprehu shqetësimin se makthi që po përjetojmë sot duhet të harrohet, ashtu siç ndodhi pas shpërthimit të Ebolas. / KultPlus.com

Vdes dizajneri Alber Elbaz

Stilisti Alber Elbaz, i cili ka punuar në disa nga shtëpitë më të njohura të modës në Francë, ka vdekur në Paris në moshën 59 vjeç.

Nga viti 2001, Elbaz ishte drejtor artistik në Lanvin, ku ai ishte kredituar për rinovimin e markës, derisa u shkarkua në 2015.

Kohët e fundit ai kishte lansuar etiketën e tij, AZ Factory.

Partneri i tij i biznesit Johann Rupert tha se Elbaz kishte vdekur nga Covid. Z. Rupert vlerësoi “vizionin gjithëpërfshirës të modës” të Elbazit.

Ai tha se Elbaz kishte “punuar për të realizuar ëndrrat e tij për” modën e zgjuar dhe etike “./ demokracia/ KultPlus.com

‘Levitating’ nga Dua Lipa arrin në 1 milion video në TikTok

Dua Lipa fitoi famë të madhe këtë vit me albumin e njohur tashmë “Future Nostalgia”.

Këtë e tregon edhe vetë profili i Spotify në Instagram, të cilët kanë publikuar me postime me statistika të albumeve më të mira dhe Dua ishte po qëndron në top 3 të listës me “Future Nostalgia”.

Me anë të postimit të fundit, Dua lajmëroi fansat se ajo u rendit artistja me këngën “Levitating” ka arritur të mbledhë 1 milion video në TikTok./ KultPlus.com

“Virgjiniteti është shpikje e burrave”, grafitet e aktivisteve në muret e Mitrovicës

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist sonte ka zhvilluar një aksion simbolik me grafite në muret e qytetit e Mitrovicës, me mbishkrime që denoncojnë dhunën sistemike ndaj grave në Mitrovicë, shkruan KultPlus.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka shkruar se përmes grafiteve që kundërshtojnë kontrollin e burrave mbi trupin e grave, dhunimin e tyre në shtëpi, hapësirat publike u ngjyrosën me revoltë dhe refuzim të çfarëdo shtypje ndaj secilës grua dhe vajzë.

“Përmes grafiteve që kundërshtojnë kontrollin e burrave mbi trupin e grave, dhunimin e tyre në shtëpi, rrugë e institucione, ngacmimin seksual në shkolla, e robërimi e tyre nga burrat, hapësirat publike u ngjyrosën me revoltë dhe refuzim të çfarëdo shtypje ndaj secilës grua dhe vajzë”, thuhet ndër të tjera në postimin e tyre./ KultPlus.com

Sonte në Mitrovicë, aktiviste e aktivistë përshkuan qytetin me mbishkrime që denoncojnë dhunën sistemike ndaj…

Posted by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist on Sunday, April 25, 2021