Qytetarë të shumtë të Republikës së Kosovës kanë zgjedhur që në ditën e festës së Fitër Bajramit të marrin rrugën për në bregdetin shqiptar
Në një video të publikuar nga IndeksOnline, shihet një numër i madh i veturave në radhë duke pritur për të kaluar kufirin, transmeton KultPlus.
Ndërkohë kujtojmë se një numër i madh i kosovarëve vikendet e fundit i kanë kaluar në Shqipëri dhe Mal të Zi, për shkak të shtrëngimit të masave në Kosovë. / KultPlus.com
Ismet Bogujevci, këngëtari i njohur i muzikës popullore shqipe, sot ka dhënë lamtumirën e fundit, por zëri i tij do të vazhdojë të kumbojë përherë në veshët e atyre që e deshën muzikën e tij, shkruan KultPlus.
Disa nga krijimet e tij si: ”Martesa”, “Një lulishte”, “Kënga e Jemenit”dhe “Sillma erën e malit”, ende vazhdojnë të dëgjohen nga adhuruesit e muzikës popullore dhe njëkohësisht edhe nga dashamirët e personalitetit të Bogujevcit, një solist i Ansamblit Kombëtar ‘Shota’ që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm jo vetëm në Kosovë por edhe në mbarë trojet shqiptare.
KultPlus ju sjell sot këngën e interpretuar nga i madhi Ismet Bogujevci dhe Bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha, të titulluar ”Njëri tjetrin e duam shumë”.
Andaj, në këtë ditë ne përkujtojmë këngëtarin me këto melodi që shoqërojnë një tekst mjaft të ëmbël e nostalgjike për secilin. / KultPlus.com
Madhështia dhe bukuria unike e mjeshtërisë së interpretimit pianistik ku dëgjuesi mbyllet brenda botës së melodive dhe tingujve që frymojnë nga një instrument bardh e zi e që gjallërohen në një eufori ngjyrimi që përfundojnë në një ekstazë magjepsjeje, kësaj radhe vjen në formën e 16 koncerteve nga 11 artistë të shquar, mbi 20 studentë dhe 50 nxënës të shkollës së muzikës që do të performojnë në edicionin e 11-të të Chopin Piano Fest që nis nga data 31 maj deri më 30 qershor, shkruan KultPlus.
Festivali Chopin Piano, një festival i muzikës klasike, këtë vit rikthehet fuqishëm me një risi në aspektin e repertorit ku do të zhvillohen koncerte recitale me 9 pianistë të shquar si: Tutu Aydinouglu nga Turqia, Stefan Moller nga Austria, Georgy Kovac nga Hungaria, Jerome Granjon nga Franca, Dino Imeri nga Maqedonia, Gabriele Carcano nga Italia si dhe Zoya Shuhatovic nga ShBA. Po ashtu, do të mbahet edhe një koncert kamertal me këndim dhe piano ku performojnë së bashku artistët nga Shqipëria si: Marjana Lekaj dhe Armaldo Kllogjer në bashkëpunim me pianisten Lejla Pula.
Gjithashtu, këtë herë mendohet të ketë më shumë hapësirë për pianistët e rinj, nxënësit dhe studentët ku është rezervuar një revy e talenteve të rinj nga 8 shkolla publike të muzikës në të gjithë Kosovën dhe 4 mbrëmje koncertale për studentët e Fakultetit të Arteve. Ndërsa, është bërë e ditur se do të mbahet edhe gara për çmimin Chopin Piano FEST në bashkëpunim me pianisten Ardita Statovci si dhe nuk do të mungojnë as masterklase me studentë.
Ndërsa, risitë programore mendohen të jenë: një mbrëmje e titulluar ”In Honour of Beethoven” me 8 pjesëmarrës vetëm me vepra të Beethoven, pastaj mbrëmja e muzikës romantike të studentëve me rreth 20 pjesëmarrës. Po ashtu, gjithsej 41-42 solistë të rinj që do të performojnë në ‘Skenën Juvenis’ dhe në ‘Mbrëmjen e Solistëve’, me ç’rast do të sjellin risi në program ku do të interpretohen komplet 24 preludet dhe fugat e Bach-ut ose 24 preludet e Chopin-it. Këtë vit, është menduar që para publikut të shfaqet edhe përmbledhja e veprave pianistike të krijuara nga kompozitorët e rinj kosovarë të cilët do të promovohen edhe në botë përmes marrëveshjes dhe bashkëpunimit me mysafirët e festivalit që do të kenë rast ta marrin si dhuratë botimin me veprat pianistike.
Përpos shpalosjes së programit të këtij festivali, në një intervistë për KultPlus, drejtoresha e festivalit, Besa Luzha ka folur edhe rreth ndikimit të pandemisë për shtyrjen e edicionit të 11-të të festivalit që ishte i planifikuar në prill të vitit 2020 si dhe përjetimit të këtyre ndryshimeve.
“Ne kishim bërë të gjitha përgatitjet dhe prej kohës kur edhe në Kosovë u vunë masat anti-Covid dhe u ndaluan lëvizjet gjithandej nëpër botë, ne e pamë se do të jetë e pamundur të zbatohet ky plan. Prandaj në prill, ne zhvilluam një prezantim virtual të artistëve sipas programit që kishim përgatitur dhe në datat e caktuara prezantonim biografinë e artistit pjesëmarrës dhe interpretimet e tyre nga video që ata na dërguan ose që mund të gjendeshin në YouTube”, thotë Luzha.
Sipas saj, pastaj është formuar plani tjetër për ta mbajtur festivalin në nëntor të vitit 2020 por që pak para fillimit të realizimit, përcaktimit të datave dhe aranzhimit të udhëtimeve së artistëve, gjendja në Kosovë u përkeqësua përsëri dhe masat u shtrënguan. Prandaj, është parë e arsyeshme që të shtyhet përsëri sepse nuk kanë dëshiruar që festivali të mbahet në mënyrë virtuale sepse ideja e koncertimit live para audiencës është kryesorja në këtë festival.
Ndërsa, se si erdhi përfundimi në zgjedhjen e datave për këtë edicion i cili fillon me 27 maj, Luzha për KultPlus tha se në muajin shkurt dhe mars kur gjendja ishte e rënduar, ata filluan përgatitjet për të realizuar programin në muajin prill-maj e deri në qershor.
“Në bisedë me artistët, të cilët në vende të ndryshme janë subjekt i vaksinimit, për të vazhduar karrierën e tyre koncertuese, ne arritëm të ri-organizojmë datat me të gjithë artistët. Pra, është dashur që të bisedojmë me secilin artist për datat e reja dhe pothuajse të gjithë preferonin qershorin si mundësi më reale”, thotë Luzha.
Për Luzhën, problemi më i madh është evituar me shtyrjen, sepse në pamundësi për të udhëtuar është dashur të anulohen të gjitha biletat, por për fat ka pasur mirëkuptim nga agjensionet për këtë pjesë.
“Riaranzhimi i datave me artistët ka qenë sfidë në vete, duke i shikuar masat në çdo shtet para dhe pas udhëtimit. Shumica e artistëve në vendet e tyre kanë marrë vaksinën dhe janë të lirë të udhëtojnë, por disa prej tyre brengosen nëse pas kthimit nga Kosova duhet të qëndrojnë në karantinë.”
Por, tani Luzha shpreson se gjithçka do të shkojë sipas planit dhe artistët do të jenë në Kosovë për të performuar live para audiencës tanimë të etur për ngjarje të tilla kulturore. Ndërkohë, sipas saj, barrën më të madhe të kësaj pjese të organizimit e ka bartur Presidentja dhe Drejtoresha artistike e festivalit Lejla Pula, e cila ka qenë vazhdimisht në kontakt me artistët për të aranzhuar dhe riaranzhuar datat dhe programin e koncerteve.
Krejt në fund, Luzha për KultPlus ka shpalosur edhe pritshmëritë e saj për këtë edicion.
“Ne jemi shumë të emocionuar që po i rikthehemi normalitetit dhe mundësisë së performimit live, por edhe të kujdesshëm për shkak të rrethanave të pandemisë. Presim që mungesa e koncerteve në vitin e kaluar do të arrihet të kompensohet me koncertet e organizuara tash dhe audienca do të shijojë kryeveprat e repertorit pianistik botëror të interpretuara nga pianistë të shquar të skenave botërore”, përfundon Luzha.
Ajo tutje ka potencuar se rikthimi në skenë shihet në një mënyrë simbolike edhe një rikthim në normalitet pas një periudhe të gjatë e të vështirë për të gjithë njerëzit në botë, e posaçërisht për performuesit të cilët jetojnë për muzikimin në skenë.
Chopin Piano Fest Prishtina do të mbahet fizikisht në sallën e Amfiteatrit të ri të Bibliotekës Universitare në ndërtesën e ish –Institutit të Historisë. Koncertet do të fillojnë në orën 19:00 përveç koncertit të nxënësve që do të mbahet paradite. Gjithashtu, do të vendoset një sistem rezervimi të vendeve me kohë, meqë ulëset janë të limituara.
Kurse, për të interesuarit që nuk do të arrijnë të jenë prezent në sallë, ata mund ta shohin koncertin përmes livestream, pasi që të merret edhe aprovimi nga secili performues. / KultPlus.com
Akreoma do të thotë perëndia e Diellit, e duket se shkëlqimi i saj është “vulosur” që në lindje. Balerina shqiptare Akreoma Saliu tashmë po shkëlqen në skenat botërore teksa prej pak vitesh është vendosur në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ka studiuar për balet klasik në Shqipëri, por e ka gjetur veten dhe të shprehurin e ndjenjave më së miri në dancin kontemporan. Pikërisht për shkak të pasionit për këtë të fundit dhe talentin të rrallë, për të cilin është ushtruar që në moshën 5-vjeçare, balerina e njohur vendosi të zhvendoset në qytetin e mundësive të mëdha.
Në këtë intervistë për “Diaspora Shqiptare“, Akreoma rrëfen edhe projektin e radhës i cili është një film, teksa rrëfen se në pasionin e saj për artin bën pjesë dhe fotomodelingu.
Të lësh vendlindjen, skenën dhe publikun tënd është një vendim i vështirë. Shqipëria është vendi ku ti u formove dhe u rrite artistikisht. Skena e parë që u ngjite, shfaqja e parë që vure vete në skenë. Përse vendose të rifillosh në Amerikë?
Vendosa të rifilloj në Amerikë për mundësi më të mira, sepse pashë që ky vend mund të më japë më shumë sesa vendi im. Dhe tashmë jam tepër e lumtur që e mora atë vendim.
Vështirësia e fillimit është në çdo profesion. Për ty cila ka qene sfida më e madhe (deri tani) në SHBA?
Vështirësia më e madhe ka qenë periudha e fillimit të pandemisë, mbylljet e shkollave e teatrove këtu.
Aty ky njerëzit kanë pasur pikën më të dobët dhe vështirësitë më të mëdha pra të komunikimi, për ty besoj do të ketë qenë më e lehtë. Pasi komunikimi me gjuhën e trupit është universal?
Unë nuk komunikoj vetëm me gjuhën e trupit këtu. Unë jam gjithashtu mësuese baleti, që do të thotë që çdo gjë që e komunikoj me trupin tim, ja shpjegoj me fjalë studentëve. Të jesh balerinë për mua nuk komunikon vetëm me gjuhën e trupit. Ti quhesh artist, ti edukon një publik të tërë që vjen e të mbështet, ti duhet patjetër të jesh i kompletuar.
Bota e artit është në një konkurrence të vështirë dhe të përhershme me kërkesa shumë të larta. Si ja doli një vajzë nga Shqipëria (me bazat e një shkolle lindore, pasi baleti në Shqipëri i përket shkollës lindore) të përshtatet dhe të shkëlqeje në botën perëndimore të artit. Ishte ndihmë apo pengesë shkolla lindore?
Patjetër që bazat që kam marrë në Shqipëri kanë qenë ndihmesë shumë e fortë për mua, sepse ne marrim baza të forta klasike nga shkolla ruse, e unë vërej që këtu kam bërë dallim nga të tjerët fatmirësisht.
Prej disa vitesh tashmë jeni larguar drejt SHBA-së. A ka të bëjë kjo zgjedhje me profesionin tuaj, duke qenë se baleti kontemporan nuk të ofron shumë mundësi në Shqipëri?
Po, kjo zgjedhje ka të bëjë me profesionin. Në New York më janë ofruar më shumë mundësi.
Krahas baletit kemi parë shumë foto tuajat që na lënë pa fjalë, ku keni bashkëpunuar me të madhin Fadil Berisha dhe fotografin e njohur Ilir Rizaj. Sa vend zë në pasionet e tua bota e fotografisë dhe modelingut?
Po mundohem ti bëj paralel baletin dhe fushën e modeling. Afrohem në gjithçka që ka lidhje me artin.1 nga 5
Cili është projekti i radhës i Akreomës dhe a përfshihet Shqipëria?
Projekti i radhës : do të marr pjesë së shpejti në një film këtu në New York. Në fakt, gjithmonë i mbaj lidhjet me Shqipërinë se është vendi im dhe gjithmone e them me krenari. Para 2 muajsh ne organizuam një koncert për pavarësinë e Kosovës, dhe ndonëse ishte kohë pandemie globale ne u mblodhem dhe servirem një koncert me vlera për vendin tonë.
Le të flasim pak për jetën tuaj. Na bën përshtypje emri i veçantë, Akreoma. Çfarë domethënie ka dhe kush ua ka vendosur këtë emër?
Akreoma vjen nga greqishtja e lashe dhe do të thotë perëndia e diellit. Personi më i rëndësishëm në jetën time, BABI, ka menduar të më vendosë këtë emër kaq të veçantë. Cila është e përditshmja juaj në një vend të madh e të zhurmshëm si New York? Unë e dua shumë New York. Jam mësuar tashmë këtu, jam mësuar me zhurmën, vështirësitë, kaosin, bukurinë e sakrificat që New York më ofron. Mundohem shumë të merrem me aktivitet fizik jashtë shtëpisë në ajër të pastër, punoj për planet e mia të ardhshme gjithashtu. Ditet e javës janë tepër të ngarkura në New York, ndonjëherë them që nuk më mjaftojnë 24 orë.1 nga 5
A keni krijuar kontakte me shqiptarë të tjerë dhe sa i mbani lidhjet me Shqipërinë. Patjetër që kam krijuar kontakte dhe me shqiptarë të tjerë, përfshirë këtu artistë shqiptarë.
Cili është mesazhi juaj për rininë shqiptare? Mesazhi për rininë shqiptare: Është shumë e rëndësishme të ndjekim pasionin, ëndrrat tona, edhe të punojmë fortë për to! Puna gjithmonë shpërblehet. Shqiptarët në fakt, gjjthmonë bëjnë diferencë në çdo vend të botës, sepse janë shumë punëtorë./ Diaspora Shqiptare / KultPlus.com
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, u ka bërë thirrje gjithë fëmijëve nga mosha 12-vjeçare e më lartë që të marrin vaksinën Pfizer kundër COVID-19, pas lajmit se këshilltarët federalë të shëndetësisë kanë dhënë leje për vaksinimin e fëmijëve të asaj moshe, raporton agjencia AP.
Më herët këtë javë, Agjencia e Ushqimit dhe e Barnave në SHBA ka hapur rrugën për të zgjeruar përdorimin e vaksinës së Pfizerit, duke cituar dëshmi se vaksina ka funksionuar mirë te ata të moshës 12 deri 15 vjet dhe ata 16 e më tepër.
Por, shumica në SHBA kanë pritur rekomandimin e Qendrës për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve.
Të mërkurën, komiteti i pavarur këshillues ka votuar për të rekomanduar përdorimin e kësaj vaksine te fëmijët nga mosha 12 vjet e më lartë.
CDC-ja pritet të pranojë rekomandimin e komitetit këshillues.
“Ne do të kemi për herë të parë një vaksinë të sigurt dhe efikase kundër COVID-19 për adoleshentët mbi 12 vjet. Ky është një hap tjetër i madh në luftën tonë kundër pandemisë”, ka thënë Biden.
Biden ka thënë se administrata e tij është e gatshme për të shtrirë vaksinimin në atë grupmoshë.
“Ky grup i popullsisë do të ketë vaksinimin të shpejtë dhe efikase”, ka thënë Biden, duke shtuar se nga disa e enjte (sot) më tepër se 15 mijë farmaci do të jenë të gatshme dhe në dispozicion për të vaksinuar të gjithë amerikanët të moshës nga 12 vjet e sipër.
Biden ka thënë se vaksinat do të jenë në dispozicion edhe nëpër zyra të pediatrëve dhe të mjekëve familjarë. / KultPlus.com
Qeveria shqiptare ka vendosur të shtojë një fond prej 100 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i turizmit”, për të promovuar vendin.
Këshilli i Ministrave, të mërkurën në mbrëmje, me propozim të të Ministrisë së Turizmit ka vendosur të shtojë një fond prej 100 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i turizmit”, program i cili ka si synim promovimin e Shqipërisë si një vend “COVID FREE”.
Në vendimin e publikuar në faqen e Këshillit të Ministrave bëhet me dije se ky fond do të përballohet nga nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2021.
Vendimi vjen në prag të sezonit turistik dhe është do të shpenzohet nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, dhe synimi është promovimi në tregjet ndërkombëtare post COVID-19 dhe prezantimin e Shqipërisë si një destinacion mikpritës COVID-free.
Më poshtë vendimi i plotë:
NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2021, MIRATUAR PËR MINISTRINË E TURIZMIT DHE MJEDISIT, PËR MBËSHTETJEN E TURIZMIT SHQIPTAR PËR PROMOVIMIN NË TREGJET NDËRKOMBËTARE POST COVID-19
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në buxhetin e miratuar për vitin 2021, në programin “Zhvillimi i turizmit”, në artikullin 602 (shpenzime operative), për Agjencinë Kombëtare të Turizmit, i shtohet fondi prej 100 000 000 (njëqind milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve për mbështetjen e turizmit shqiptar për promovimin në tregjet ndërkombëtare post COVID-19 dhe prezantimin e Shqipërisë si një destinacion mikpritës COVID-free.
Efekti financiar, prej 100 000 000 (njëqind milionë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2021.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. / atsh / KultPlus.com
Thurja e veçantë dhe ndërlidhja e domosdoshme mes terapisë dhe artit në jetën e përditshme të njeriut, ndikon pozitivisht në thyerjen e stigmës në shoqërinë tonë e cila shkakton frikë dhe pasiguri për të shpalosur tregimet dhe përjetimet e secilit nga ne. E pikërisht për këtë temë mbrëmë u zhvillua një tryezë diskutimi nga perspektivat e ndryshme të panelistëve, shkruan KultPlus.
Kjo ngjarje erdhi me rastin e fillimit të edicionit të katërt të Javës së Artit, ku u zhvillua eventi i parë i titulluar “Shëndeti fundaMental”. Kjo tryezë diskutimi që kishte zënë vend në Sallën e Kuqe, mblodhi rreth vetes panelistët si: Lirie Lokaj, Psikologe; Vigan Behluli, Psikolog; Teuta Krasniqi, Aktore; Leonora Aliu, Gazetare; Nesim Maxhuni, Artist, me ç’rast ata diskutuan rreth rëndësisë së artit dhe shëndetit mendor dhe ndikimi në mirëqenien tonë nga ndërlidhja e dy aspekteve me njëra-tjetrën.
Pasi një numër i konsiderueshëm i të pranishmëve kishin zënë vendet e tyre dhe pjesëmarrësit po bëheshin gati për tryezën e diskutimit, muzika ishte ajo që po shoqëronte atmosferën brenda sallës ku melodia e këngës ”Money is the name of the game” nga Buster Benton po pikonte po njëlloj si gjelbërimi në dy anët e sallës. Këto inkuadrime veçse dëshmojnë se muzika dhe natyra janë elemente të veçanta që ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor.
Kështu, eventi i parë nisi me një fjalë rasti nga zv.Drejtoresha e Qendrës për Informim dhe Përmirësim Social, Dorentina Podrimqaku.
“Është ndjenjë shumë e mirë që sot jemi fizikisht edhe pse në numër të vogël. Viti që kemi lënë pas na ka mësuar se sa i rëndësishëm është shëndeti mendor dhe kujdesi për veten dhe të tjerët. Secili prej jush që sot jeni këtu po e tregoni se keni filluar të kujdeseni për shëndetin mendor dhe se publikisht po shpreheni se sa është e rëndësishme të flitet për shëndetin mendor”, thotë Podrimqaku.
Kurse, përfaqësuesja nga ambasada gjermane u shpreh e lumtur që ishte prezente në këtë evnt. Ajo tha që ne ndodhemi në një moment, në një kohë shumë të rëndësishme tranzicioni edhe për korporatën e tyre të zhvillimit.
“Unë mendoj se të gjithë mund të rrisin vetëdijesimin dhe donatorët sepse detyra jonë është të flasim për rëndësinë e shëndetit mendor. Pra, ky vit është një hap shumë i rëndësishëm për Ambasadën Gjermane sepse për herë të parë ne kemi mbështetur me fondet tona të vogla buxhetore me shumën prej 50,000 euro. Është një fillim i vogël por tregon se Ambasada dhe Qeveria janë të gatshme për të investuar në këtë fushë”, thotë ajo.
Sipas saj, kur ajo ka mbërritur në Ministri, 11 vjet më parë, është dashur që ajo të kaloj në disa trajnime, trajnime këto jo teknike. Ajo duhej të mësonte për komunikimin paqësor, trajtimin e stresit dhe organizimin e punës. E gjitha kjo ka ndodhur sepse institucionet e kanë kuptuar se atmosfera e mirë dhe puna e mirë arrihet kur ndodh normalizimi për të folur rreth shëndetit mendor që konsiderohet një nevojë sepse secili individ ka një dobësi dhe ka nevojë për mbështetje.
Drejtori për Kulturë, Adrian Berisha ka falënderuar punën e madhe të këtyre organizatave ku edhe po realizohen projekte të tilla.
“Imagjinojeni jetën pa muzikë, pa film, pa libër dhe pa teatër. Jeta do të ishte shumë më e mërzitshme. Prandaj, për neve si Drejtori e Kulturës është e rëndësishme që të kemi sa më shumë bashkëpunim me organizatën ‘Qips’ dhe organizatat e tjera që punojnë për shëndetin mendor që të organizojmë sa më shumë aktivitete socio-kulturore e sportive në mënyrë që të kalojmë këtë diskursin e shoqërisë duke u fokusuar në problemet e shumta”, thotë Berisha.
Gjithashtu, ai ka shpresuar dhe dëshiruar që të arrihet një marrëveshje me Ambasadën Gjermane.
Pas kësaj hapje, nisi edhe eventi i parë në kuadër të edicionit të katërt të Javës së Artit, një tryezë diskutimi që shpalosi mendime dhe përjetime të ndryshme qoftë ato personale apo profesionale.
Ky diskutim filloi nga psikologu Vigan Behluli i cili ka prekur disa tema si: studimet sistematike që tregojnë për numrin e lartë të trysnive që kanë njerëzit sot, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e interpretimeve sociale, qëndrimi i Kosovës në lidhje me shëndetin mendor në raport me vendet në rajon, sistemin shëndetësor, stigmën prezente e të vazhdueshme, shërbimet e ofruara, sfidat e shumta, mirëmbajtja e shëndetit mendor në kuadër të nivelit së komunitetit, mungesa e institucionalizimit, trajtimi i personave me probleme mendore, parandalimet dhe masat e ndërmarra, kapacitetin dhe ballafaqimet si dhe trajtimet sistematike.
Ndërsa, psikologja Lirije Lokaj ka folur rreth çështjeve si: trajtimi i shëndetit mendor i cili fshehët nga familja, ndikimi i pandemisë në shoqërinë tonë, simptomat e rrezikshme si: ankthi, depresioni dhe abuzimi me substanca, familjet e idealizuara dhe roli i tyre, rezultatet negative në mungesë të dashurisë, mungesa e komunikimit, tendencat dhe solidariteti në mesin tonë, stresi dhe natyra e njeriut ne raport me adaptimin, pasojat psikologjike, rritjet emocionale dhe sociale, personat e hospitalizuar, traumat kolektive dhe zhvillimet pas luftës.
Gazetarja Leonora Aliu, shpalosi më shumë rreth idesë për të përdorur artin si mjet terapeutik, një projekt ky i titulluar ”Dritat e depresionit”, që ka nisur para pandemisë por lansuar përgjatë asaj periudhe e që ka lindur si kërkesë nga nëna e saj për një tentativë nisje të dialogut publik për shëndetin mendor.
Ajo foli rreth vetëdijesimit dhe përjetimeve personale ku tregoi për problemet e saj dhe vështirësive të hasura, për mungesën e informacioneve në gjuhën shqipe, realizimin e ekspozitave dhe fotografive të njerëzve para dhe pas depresionit, buxhetin e vogël të shtetit për shëndetin mendor si dhe për komunikimin e nevojshëm mes njerëzve.
Gjithashtu, e pranishme ishte edhe aktorja Teuta Krasniqi, e cila foli nga perspektiva e një gruaje, nëne dhe artisteje.
Teuta foli nga aspekti personal i saj duke u nisur qysh nga harresa për prioritetin e shëndetit mendor, ndikimin e pandemisë dhe pasojat e humbjet e pasuara, rutinën e çrregulluar, frikën nga e panjohura, konsumimi i ushqimit, idealizimin e figurave të njohura në rrjetet sociale, nevoja për ngjarjet kulturore dhe koncertet e bukura e deri tek inkurajimi i artistëve për të folur rreth përjetimeve personale, pasiguritë dhe dobësitë e njeriut.
“Shtëpia jonë e përhershme është shëndeti mendor”, potencon Krasniqi.
Ndërkohë, artisti Nesim Maxhuni ka folur rreth periudhës së pandemisë dhe ndikimit në profesionin e tij.
Ai ka treguar për dhimbjen e madhe që ka pasur kur i ka vdekur babai dhe sinjaleve depresive që kanë ardhur nga nëna e tij e cila kishte luhatje emocionale. Po ashtu, ai kishte vërejtur edhe mungesën e kënaqësisë me fëmijët e tij dhe sipas tij pandemia ka ndikuar pozitivisht në pasurimin e lidhjes familjarë të tij në një periudhë kaq të vështirë. Kurse, në fund ai foli edhe rreth kampanjës së tij të realizuar gjatë pandemisë.
Kështu, krejt në fund të pranishmit patën rastin të shtrojnë pyetje në lidhje me artin, shëndetin mendor dhe gjithçka çka është diskutuar mbrëmë.
Java e Terapisë është mbështetur nga Ambasada Gjermane dhe Komuna e Prishtinës dhe deri më datë 16 maj do të mbajë edhe një sërë aktivitetesh. / KultPlus.com
Nanën e laj me shumë kujdes. Të shumtën e herave, ajo, e vetme ka fuqi ta vendosë një shtrojerë që të mos bëhet qull tepihu jashtë vaskës dhe futet brenda, si një vazo me këmbë që kujdeset të mos thyhet, ta rregullojë ujin. I ka lëvizjet pothuajse motorike, të llogaritura mirë sekonda më herët në miqësi me neuronet e saj. Uji më tmerron, sepse nana zakonisht luan me ujin nën trupin e saj, eksperimenton derisa trupi i zhveshur e konfirmon se është i gatshëm për tu shplarë dhe se uji, herë i nxehtë e herë më i flladitur, me temperaturë të denjë, duhet të përputhet me secilën pjesë.
E zhveshur, aq kuantike në thellësinë e saj, nana e normalizon ujin dhe ngadalë hyn në një guacë mendimesh e dëshirash që unë pretendoj t`ia largoj me një shampon në lëkurën sipër trurit të saj: të mirat, shëndetin, harmoninë, mendimet që sjellin mirësi, shpresën për largim të depresionit, të stresit, ankthit, sikletit; disa mendime zënë vend në trurin e vogël, të tjerat në trurin e mesëm dhe atë të përparmë, dhe unë me fërkimet e mia mbi flokët e zeza të saj kam një ndjenjë se do të bëhet më mirë, kjo grua shumë probleme e shumë tmerre i ka mu në këtë kokë të sajën. Ndoshta unë jam ai që do ta shpëtoj, ndoshta bashkohem me ujin dhe të dytë largojmë diçka prej cipës trurore dhe nana çlirohet. Rinohet. Përtërihet. Mjaltësohet. Bash në kokë, te flokët, e mbajmë më gjatë edhe ujin edhe koncentrimin.
Nanën e laj siç e lan Universi ardhjen në jetë të një fëmije apo algën e tmerruar mbetur jashtë valëve të detit. Përulshmërisht.
Nanën e laj siç lahet një fëmijë me autizëm nga babai i tij i vetmuar së cilit gruaja i vdiq para pak javësh. Me përvuajtje. / KultPlus.com
Numri i infeksioneve Covid-19 të regjistruara në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë ka tejkaluar 160 milionë.
Sipas të dhënave nga Universiteti Amerikan Johns Hopkins, numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë është mbi 3.32 milionë.
Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i prekur në botë në terma absolutë nga koronavirusi, me 32.8 milionë raste dhe 583 650 vdekje, ndjekur nga India dhe Brazili.
Në një fshat afër Tiranës, tregohet kjo legjendë: Ishte një djalë i ri që punonte si hyzmetqar te një njeri bujar. Mirëpo, njeriu bujar, diktoi që djali dashuronte vajzën e tij dhe vendosi ta fejojë të bijën e tij me një djalë tjetër. Në momentin kur hyzmetqari e mori vesh që vajza që dashuronte, martohej me një njeri tjetër, shkoi tek i zoti i shtëpisë dhe kërkoi dorën e vajzës së tij. Mirëpo, njeriu bujar refuzoi dhe e dëboi hyzmetqarin nga puna. Megjithatë, hyzmetqari e paralajmëroi se ata nuk do të ndaheshin nga njëri tjetri. Deri në vdekje. Kur erdhi dita e dasmës, krushqit erdhën për ta marrë nusen. Për gjatë rrugës, u shfaq djali i dashuruar në vajzën dhe bërtet me zë të lartë: O krushqi të mirë. Nusja që keni në kalë, është e dashura ime.
Ne ia kemi dhënë besën njëri tjetrit që nuk do të ndahemi kurrë. Ndërsa nusja, heqë duvakun dhe thotë: O burra trima. Nuk jam nusja juaj, mirëpo jam e këtij burri trim. Krushqit mbetën të habitur, po nuk u tërhoqën nga zakoni. Dëshironin ta dërgonin nusen medoemos në shtëpinë e dhëndrit, ku kishte filluar dasma. Asgjë nuk u mor parasysh. U nisën me nusen për në vendin e caktuar. Mirëpo, djaloshi nxori armën dhe qëlloi nusen, ku nusja ra për tokë dhe vdiq. Djaloshi tha pastaj: Na martoni të dy këtu, dhe e qëlloi pastaj veten. Ndërsa krushqit varrosën të dy bashkë në një varr të vetëm. E gjithë kjo situatë ndodhi në një fshat afër Kavajës. Sot, ky varr njihet me emrin VORRI I ASHIKU – I DASHNORIT. Pranë këtij varri, gjendet edhe një rrap shumë shekullor.
Prejardhja e emrit “Mirdita”
Rreth emrit të Mirditës, ekzistojnë gojëdhëna të ndryshme. Një gojëdhënë tregohet kështu: Një baba kishte 5 djem. Erdhi koha që të ndahet pasuria. Në pamundësi që të ndahet në mënyrë të barabartë, i ati vendosi kështu: djalit të parë ia dha shoshën, djalit të dytë ia dha shalën, djalit të tretë ia shpatë. Ndërsa djalit të katërt ia dha hinkën, kurse të voglit ia la në sundim Oroshin. Këtu shihet se vëllezërit Shala, Shoshi, Kuzhneni, Spaçi dhe Oroshi morën pasuritë e tyre nga i ati. Dy vëllezërit e parë u vendosën që të jetonin në Dukagjin, ndërsa tre të tjerët në Mirditën e sotme. Po ashtu, legjenda tregon se emri Mirditë rrodhi kështu: Qysh moti një mbret bënte luftë me armiqtë e tij. Në ushtrinë e tij kishte edhe burra nga Mirdita. Kur erdhi koha që të sulmohej armiku, qëlloi ditë e premte. Mirëpo, mbreti dëshiroi që të gjente një ditë tjetër për sulme ndaj armikut. Një kapedan mirditas shkoi dhe bisedoi me mbretin duke i thënë kështu: Të sulmojmë armikun në ditën e premte, sepse armiku do të jetë i papërgatitur. Atëherë mbreti e dëgjoi kapedanin. E sulmuan armikun. Ky i fundit aq shumë u dërrmua, saqë u dorëzua nga sulmet e mbretit. Pas fitores nga këto luftime, kjo u quajt “DITË E MIRË”. Që nga ajo ditë, qyteti mori emrin MIRDITA.
Legjenda e Pupëzës
Kjo legjendë, na tregon më së miri për shndërrimin e motrës në qyqe. Mirëpo, kësaj here shndërrimi i nuses në qyqe është e vërteta, mbase nuk është motra. Ndërsa personi i vrarë nuk është vëllau. Mirëpo, janë dy dhëndurët, dy mëtues, që dëshirojë të bëjnë kurorë me të njëjtën vajzë. Dy dhëndrit, takohen në udhëkryqe, në krye të dy karvanëve me krushqi. Në ato momente shkrepin dhe armët. Nusja duke parë situatën, e tmerruar dhe e çuditur filloi të bërtiste: Mos – Jo – Prisni! Jo! Pu – pu – pu! Pavarësisht thirrjeve të nuses, përleshja vazhdoi, dhe nusja nuk arriti të bënte asgjë, filloi të bënte vetëm Pu Pu Pu! E gjithë kjo, nuk zgjati shumë, sepse në tërbim e sipër krushqit vrasin njëri tjetrin. Përderisa askush nuk mbetet i gjallë. Nusja e tmerruar nga kjo situatë, merr vrapin dhe ikë nga sytë këmbët. Duke bërë gjithmonë: Pu Pu Pu. E gjithë kjo situatë, kthehet në zogën e bukur që sot quhet PUPËZ. E tërë kjo histori më së miri tregohet në Pogradec.
Plakat e Prillit
Shkurt o im vëlla, më je 3 ditë hua të ngrijë plakën me gjithëçka – është kjo thënia që nis kjo legjendë. Ishin 3 plaka: Zana, Migena dhe Zamira. Njihen edhe si plakat e legjendës. Kjo gojëdhënë ka një histori prej 2000 vjeçare. Kujtohet çdo vit, çdo herë në muajin Mars, pikërisht kur moti në këtë kohë pëson ndryshime të dukshme. Gojëdhëna tregon se në fillim dhe në fund të muajit Prill, atëherë kur moti ndryshon. Atëherë kjo periudhë njihet si Plakat e Prillit. Shpesh-herë e dëgjojmë kur thuhet se bën të ftohtë – sepse janë plakat. Kjo përdoret edhe në ditët e sotme. Legjenda na tregon që njëherë në një kohë, disa plaka u ngjitën në një mal dhe thirrën me të madhe – Lamtumirë Dimër, vafsh në djallë. Ishte muaji prill. Mirëpo, dimri vendosi të vijë përsëri. Muaji Prill kërkoi nga muaji Shkurt që të ia huazonte disa ditë nga ai, në mënyrë që të ngrinte plakat. Kjo ndodhi për shkak që të ua kujtonte plakave që dimri nuk ka ikur ende, dhe si stinë është e fuqishme. Plakat vdiqën nga të ftohtit, ku më pas erdhi dhe pranvera. Madje, legjenda tregon që në atë vend gjendet një guvë në formën e plakës. Sot e asaj dite, aty buron ujë, dhe mendohet që janë lotët e plakës.
Legjenda e qytetit të Beratit
Disa mijëra vite më parë, jetonte një Zanë shumë e bukur. Një ditë prej ditësh, Zana u takua me dy vëllezër vigan. Vëllezërit viganë, ranë në dashuri me Zanën e Bukur. Aq shumë ua trazoi zemrën, brenda vëllezërve filloi një grindje. Shpërtheu dhe një luftë vëllavrasëse. Tomorri – vëllau i madh pasi që kishte një shpatë të shkëlqyer, qëlloi vëllaun e vogël tek brinjët. Kurse vëllau i vogël ishte i armatosur me një topuz shumë të rëndë , e ndjeki me furi, e goditi aq sa mundi vëllaun e madh. Ndërsa, Zoti që shihte këtë dhe nuk e pëlqeu aspak situatën, u trishtua shumë dhe u zemërua prej stiuatës së tillë. Në këtë situatë, vëllezërit duhet ndëshkoheshin për këtë situatë që u shkaktua. Andaj Zoti i ktheu fajtorët në gurq, i ndënoi aq fortë sa që ndër shekuj mbajnë në trup gjurmet e këtij luftimi të tmerrshëm. Që nga ajo kohë, vëllau i madh Tomorri i tregon diellit hapësirat truporë të tijat gropa gropa, vëllait të tij Shpiragut. Kjo tregon që kushdo që kalon në këto treva, sheh brinjët e copëtuara dhe të thelluara vija vija. Ndërsa edhe Zana hirëplotë, nuk do ti shpëtonte zemërimit të Zotit. Ai (Zoti), e kthehu në një kodrinëzë shkëmbore. Kurse nga dita në ditë, aty u vendosën gurë mbi gurë – ku u ndërtua një kështjellë e madhe dhe e bukur në qytetin e Beratit. Zana e bukur hirëplotë që i adhuronte vëllezërit, por jo në dredhitë dhe në zemërimin e tyre mbi njëri tjetrin – ajo qau pa masë. Lumi Osum – është Lumi që sipas legjendës nuk është gjë tjetër përveç rrjedhjes së lotëve që lagu shkëmbinjtë dhe u derdh në mes të dy vëllezërve prej Zanës Hyjneshë. Kjo vlen për ti treguar që dhimbja për këtë fatkeqësi, asnjëherë nuk do ti ndalë lotët.
Vendi i shqiponjave
Na ishte njëherë një djalë. Kishte dalë për të gjuajtur në male. Mbi qiell fluturoi një shqiponjë duke rrahur krahët fort, ku ndaloi në një shkëmb. Shqiponja ishte aq e madhe, saqë në sqepin e saj mbante një gjarpër. Më pas shqiponja fluturoi deri tek foleja e saj. Djaloshi i ri kërceu mbi shkëmb, ku vuri re se në atë fole ishte një shqiponjëzë e vogël, ku luante me gjarpërin e vdekur, në realitet gjarpër nuk ishte fare i ngordhur. Në ato momente, gjarpëri ngriti kokën, dhe u pozicionua që të pickoi shqiponjëzën e vogël, me dhëmbët e tij helmues. Për një moment, djali e mori harkun dhe e qëlloi gjarpërin për vdekje. E mori shqiponjëzën në rrugën e kthimit ngordhur. Me të parë shqiponja e madhe që e vogla ishte rrëmbyer nga djali i tha: Pse po ma rrëmben foshnjë time? Djali i tha: Shqiponjëza është e imja sepse e shpëtova duke vrarë gjarpërin që donte ta pickonte. Sapo bëri disa hapa, djali mbi kokën e tij dëgjon një zhurmë të fortë dhe përplasje krahësh. Ishte shqiponja mëmë. Përse e rrëmbeve foshnjën time, e pyet shqiponja? Ma kthe zogthin tim. Dhe unë do të të jap si këmbim mprehtësinë e syve të mi, dhe forcën e krahëve të mi. Djaloshi u bind dhe e kthehu zogëzën e vogël te e ëma e vet. Kur zogëza u rrit, nisi të fluturonte. Shihej që fluturonte në qiell, mbi kokën e djaloshit, ku do që e shikonte ai. Djaloshi ishte bërë burrë, ishte rritur, ishte bërë gjuetar dhe luftëtarë i madh. Sa herë kalonte afër ndonjë vendi të banuar me njerëz, dridhej toka nga frika e njerëzve kundrejt njeriut me shqiponjë. Djaloshi u bë një prijës i mençur, i urtë. Çdo vend kërkonte urtësinë e tij. Me harkun, shigjetat e tij, djaloshi vrau shumë grabitqar nëpër pyje dhe me shpatën e tij preu kokat e shumë kundërshtarëve dashakeqës. Të gjithë ishin të mrekulluar me të bëmat e djalit gjuetar dhe luftëtar. Banorët e atyre anëve, zgjodhën prijësin e tyre që e quajtën Shqiptar – Bir i Shqipes. Trojet ku banonin i quajtën Shqipëri – Vend i Shqiponjave.
Vrima e nuses
Në Kanionin e Osumit, 800m në afërsi të fshatit Bigazi është një shpellë karstike. Kjo shpellë është në formën e një galerie. Ka një diametër 2m dhe një gjatësi prej 8m. Ky vend ka një rëndësi të veçantë dhe të rrallë. Njëherë një nuse martohej pa dëshirën e saj. Ishte e detyruar të zbatonte zakonet e vjetra. Krushqit ktheheshin me nusen që kishin marrë në një fshat tjetër, mirëpo, kur arritën në vendin që zhvillohej dasma, nusja thotë: Po më qoni tek burri pa dëshirën time. Krushqit nuk i dhanë përgjigje. Ndërsa nusja e mendoi planin e ikjes. Duke lutur Zotin, i drejtohet shkëmbit të Kanionit: “Hapu o shkëmb që të shpëtoi nga sikleti që më ka zënë”. Shkëmbi e dëgjoi dhe menjëherë u hap një vrimë – zgavër. Nusja u hodh nga kali dhe u fshehë në këtë vrimë. Ndërsa krushqit u kthyen në fshat pa nusen. Më vonë ky vend u quajt “VRIMA E NUSES”. Nisi të vizitohej nga nuset e reja, të cilat kërkonin që të bënin fëmijë. Nuset që vinin aty, hynin në galeri shkëmbore me rroba të veshura mbrapsht. Brenda i zhvshnin këto rroba dhe i vishnin mbarë. Të qetësuara ktheheshin në shtëpi, me qëllim që dëshirat dhe ëndrrat e tyre të realizohen.
Historia e ujit të kuq
Në vendin e quajtur Vërmosh, gjendet një burim uji që quhet “UJI I KUQ”. Kur është vendosur që të viheshin kufijtë në Kelmend, Mali i Zi kërkonte që edhe ky burim të jetë pjesë e këtij shteti. Duke marrë kështu edhe Vërmoshin. Mirëpo, gjatë bisedimeve të palës Malazeze dhe asaj Shqiptare kishte keqkuptime. Shteti fqinjë mendonte që kjo pjesë i takonte atyre, ku me çdo kusht donin ta merrnin. Por, Prekë Cali (përfaqësues shqiptar) ia tregoi historinë e kësaj treve. Sqaron që kjo treve quhet edhe Bjeshkët e Kuqe, dhe si e tillë është pjesë e Shqipërisë. Por malazezët e shihnin si të papranueshme këtë histori të treguar nga Preka, ku çdo herë donin ta merrnin atë pjesë. As Prekë Cali nuk lëshon pe lehtë. Ua përsërit dhe ripërsërit që kjo është tokë e jona, Bjeshkët tona të kuqe, sepse këtu rrjedhë Ujë i Kuq. Ndërsa malazezët duke ndëgjuar këtë histori i thanë Prekës, nëse është e vërtetë kjo që thuhet e shihet, atëherë kufijtë do të vendosen ashtu si thua ti. Pas kësaj, të gjithë shkuan te burimi i Ujit të Kuq. E vërtetuan që aty buronte çdo gjë e mrekullueshme. Dhe kufijtë u vendosën ashtu si desh Prekë Cali.
Hija e Korbit
“Hija e Korbit” është vendi ku u gjetën një thesar monedhash antike në viton 1982. Ndërsa kodra ku është gjetur thesari është Maliqi. Gjegjësisht mbi bregun e majtë të lumit Devoll. Për nga pozicioni gjeo – strategjik dhe sipërfaqja e saj Hija e Korbit mendohet që ruan rrënjët e historisë sonë shumë shekullore. Ruan rrënojat e qytetit të lashtë ilir Desaret, identifikimi i të cilit nuk është përfunduar me saktësi. Ky thesar përmban 618 monedha argjendi të prera në një periudhë kohore që daton nga shek. IV p.e.s. Të gjitha këto përfaqësohen nga Tetradrahmet e Athinës. Duke u bazuar gjithmonë edhe në kërkimet dhe përfundimet me Tetradrahmet e fundit të shek. III p.e.r. të prera nga Antioh Hieraks nga perandoria selekuide. Përbërja e thesarit përfshin dy vlera monetare: Tetradrahme dhe Drahme. Këto monedha janë të prera në qytete dhe nga mbretër si: Athina, Aleksandri i madh dhe Filipi III. Monedhat janë të prera pas mbretërimit të tyre. Sidomos pas Lysmahut të Thrakisë, të Eumenit I, mbretit të Pergamit dhe mbretërve të tjerë Selekuidë si dhe në kohën e mbretit të Maqedonisë Antigon Gonata. Sot këto monedha janë ekspozuar nga Banka Kombëtare Shqiptare në Tiranë.
Legjenda e Motit dhe Lumenjve
Na ishte njëherë një lumë, që gjatë vërshimeve dilte nga shtrati dhe shkaktonte problem. Një legjendë thotë kështu: mos ndërtoni kurrë shtëpi në shtratin e lumit, sepse ai mund të kthehet dhe të krijojë problem. Po ashtu, legjenda tregon që të parët tanë as mullirin nuk e kanë ndërtuar asnjëherë afër lumit, e lëre më lumen. Edhe sot e asaj dite, mund të shihet se si është zgjedhur vendi se ku do të ndërtohen shtëpitë. Kjo ndodhë për shkak të problemeve që vijnë nga vërshimet. Vlen të përmendet që degradimi i lumenjve nga dora e njeriut, i ka kushtuar shumë herë trazira dhe problem vendit. Ruajtja dhe mbrojtja e shtretërve të lumenjve tanë, duhet të ruhen nga shkatërrimet e përditshme që bëhen. Edhe mediat e luajnë një rol të rëndësishëm për ruajtjen dhe mbrojtjen e tokës në përgjithësi dhe të lumenjve në veçanti. Përmes emisioneve të ndryshme, sesioneve informuese mund të arrihet deri tek një ambient të pastër dhe ruajtjen e shëndetit.
Titulli origjinal: Legjendat dhe ndikimi i tyre në jetën socio-ekonomike, religjioze dhe gjeografike në trojet shqiptare./ Diaspora Shqiptare. / KultPlus.com
Në këtë ditë pesë vjet më parë, Kosova u pranua në FIFA, organin qeverisës të futbollit botëror, përkundër kundërshtim dhe lobim të ashpër nga Serbia.
Në kongresin e 66-të të FIFA-së në Meksikë më 13 maj 2016, delegatët e këtij kongresi kishin votuar për anëtarësimin ose jo të Kosovës. Nga 205 delegatë që ishin pjesëmarrës në këtë kongres, Kosova kishte marrë 141 vota për, duke u bërë kështu anëtarja më e re e saj, raporton Gazeta Express.
Pranimit në FIFA i kishte paraprirë pranimi në UEFA, shtëpinë e futbollit evropian, vetëm 10 ditë me herët.
Pas pranimit në FIFA, Kombëtarja e Kosovës nisi të zhvillojë ndeshje zyrtare me karakter garues, siç ishin ato për kualifikim në Kupën e Botës Rusia 2018.
Rol kyç dhe kryesor për ta bindur Kongresin e UEFA-s ta pranojë Kosovën si anëtare të veten luajti ish-presidenti i FFK-së dhe legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili vdiq dy vjet më vonë, më 9 qershor 2018.
Tani, Kosova është duke e zhvilluar fushatën e dytë kualifikuese në historinë e kombëtares për Kupën e Botës.
Megjithatë, verdhekaltrit nuk e nisën mirë fushatën e dytë kualifikuese për Botërorin e Katarit 2022, pasi i humbën të dy ndeshjet e para në grup kundër Suedisë dhe Spanjës. /KultPlus.com
Departamenti amerikan i Shtetit ka akuzuar Kinën për kryerje të “gjenocidit” kundër myslimanëve ujgurë dhe minoriteteve tjera fetare në raportin e tij vjetor, në të cilin Irani dhe Rusia janë renditur të mesin e shkelësve më të mëdhënj të lirive fetare në botë.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Bliken ka shfrytëzuar raportin vjetor të DASH-it për lirinë fetare në botë, për të përmendur ata që konsiderohen shkelësit më të mëdhenj të lirive fetare.
“Liria fetare nuk mund të realizohet plotësisht nëse nuk respektohen të drejtat tjera të njeriut, dhe kur qeveritë shkelin të drejtën e njeriut për të besuar dhe për t’u falur lirshëm, kjo gjë rrezikon gjithçka tjetër”, ka thënë ai.
Blinken ka kritikuar abuzimet me lirinë fetare në Kinë, Iran dhe Mianar, të njohur edhe si Burma, më pas në Rusi, Nigeri dhe Arabi Saudite.
Administrata e ish-presidentit amerikan Donald Trump ka thënë se politikat e Kinës në Ksinjiang janë të barabarta me krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, pozicion që Blinken e ka përkrahur.
Gjatë rishikimit të përmbajtjes së raportit, Blinken ka theksuar që anti-semitizmi dhe urrejtja ndaj myslimanëve është rritur në botë, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, dhe se kjo gjë përbën problem serioz.
Sa i përket Kosovës, në raport është thënë se Policia e Kosovës, gjatë vitit 2020, ka pranuar raporte për 57 incidente kundër vendeve fetare ose varrezave, krahasuar me 61 incidente të ngjashme në vitin 2019. Në raport është thënë se shumica e incidenteve të lartpërmendura janë klasifikuar si vjedhje, ndonëse disa kanë përfshirë edhe dëmtime në varreza ose prona të tjera./REL / KultPlus.com
Ismet Bogujevci, këngëtari i njohur i muzikës popullore shqipe, sot dha lamtumirën e fundit, shkruan KultPlus.
Vdekja e tij ka pikëlluar pa masë familjarët, kolegët e gjitha ata që për vite u rriten me muzikën e tij origjinale.
Solist ndër dekada i Ansamblit Kombëtar ‘Shota’ dhe i shumë shoqërive që kanë lënë nam në Kosovë dhe trojet shqiptare, Bogujevci ka interpretuar një mori këngësh të famshme e ka pasur edhe shumë bashkëpunime.
“Martesa”, “Një lulishte”, “Kënga e Jemenit”, “Sillma erën e malit” – janë vetëm disa prej projekteve të tij të njohura që do të vazhdojnë t’i shoqërojnë adhuruesit e muzikës së tij.
KultPlus ju sjell disa interpretime të Bogujevcit, që në këtë ditë ta kujtojmë atë vetëm me muzikë sepse atë e deshi më së shumti. / KultPlus.com
Zona të mëdha ndërtimi, materiale të hedhura kudo dhe makineri të rënda të braktisura. Kjo është ajo që mbetet përgjatë kufirit mes SHBA dhe Meksikës gati katër muaj pasi Presidenti Biden urdhëroi të ndalohej e gjithë puna për ndërtimin e murit.
Më shumë se 500 km të murit kufitar u ngritën nën administratën Trump, e cila përfshinte dhe zëvendësimin e qindra kilometrave të rrethimit ekzistues dhe ndërtimin e 100 km të barrierave të reja prej çeliku.
Por Biden, i cili ishte zotuar të mos ndërtonte ‘asnjë centimetër’ nga premtimi kryesor i Trump dhe nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ndaloi menjëherë të gjitha ndërtimet kur ai mori detyrën në 20 Janar.
Gati katër muaj më vonë dhe ndërsa Biden përballet me një krizë në rritje të migrantëve, DailyMail.com ka kapur pamje si duken tani pjesë të Arizonës dhe Teksasit pasi vendet e ndërtimit janë mbyllur. / KultPlus.com
Dua Lipa ka shkëlqyer mbrëmjen e së martës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore “Brit Awards”.
Këngëtarja nga Kosova e cila ka dalë fituese e dyfishtë në këtë ngjarje, duke rrëmbyer dy trofe, është pëlqyer shumë edhe për performancën e një kolazhi me këngë nga albumi i fundit “Future Nostalgia”.
Televizioni prestigjioz CNN e ka krahasuar paraqitjen e Duas 25-vjeçare, me këngëtaren e ndjerë, Amy Winehouse, për shkak të stilit të flokëve dhe veshjes së ngjashme me të.
Këngëtarja e cila një kohë ka jetuar në Kosovë, është shfaqur në tepihun e kuq të “Brit Awards” me një fustan ngjyrë të verdhë të markës Moschino, dhe me flokë të zeza të lidhura lart në kokë, një pamje kjo pothuajse e ngjashme me atë të Amyt në tepihun e kuq të “Brit Awards” të vitit 2007.
Sipas CNN—it, paraqitja e tillë e Duas është bërë në prag të 10-vjetorit të vdekjes së Amy Winehouse, dhe vetëm pak ditë pasi babai i saj kishte deklaruar se do të hidhte në ankand rrobat e bijës së ndjerë, duke përfshirë këtu edhe një fustan të verdhë me të cilin ishte paraqitur në “Brit Awards”, para këto të cilat, do të dhuroheshin më pas për bamirësi.
Dua Lipa ka fituar sivjet dy çmime, atë për “Këngëtaren më të mirë britanike”, dhe çmimin për “Albumin më të mirë” për albumin “Future Nostalgia”.
Sot ka vdekur këngëtari i njohur i muzikës popullore Ismet Bogujevci.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur i biri nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Ju njoftojmë gjithë familjen e miqësinë se sot më 13 maj ndërroi jetë më i shtrenjti ynë. Kaluam shumë sfida bashkë babë, pusho në paqe me tingujt e muzikës tënde që kur s’kanë me u shu”, ka shkruar Rigon Bogujevci. / KultPlus.com
Lista të personalizuara të programeve televizive? Faqe të kujtesës së serialeve specifike? Këto janë të gjitha idetë që po shqyrton platforma “Netflix”për “N- Plus”, një projekt të cilin ajo e përshkruan si një “hapësirë të ardhshme në internet, ku ju mund të mësoni më shumë rreth shfaqjeve të Netflix dhe gjërave që lidhen me to”.
Në një sondazh dërguar përdoruesve, “Netflix” kërkoi reagimin e tyre për një gamë të gjerë tiparesh të platformës dhe përmbajtjes së saj, përfshirë podcast-et, lista programesh të krijuara nga vetë përdoruesit etj.
“N-Plus është një hapësirë e ardhshme në internet, ku ju mund të mësoni më shumë rreth programeve të Netflix që ju i doni si dhe gjithçka rreth tyre”- mund t`i lexoni në sondazh. Një tipar i përmendur është aftësia për të krijuar dhe ndarë listat e personalizuara të programeve, në mënyrë që përdoruesit e N-Plus të ndërtojnë teorikisht listat e shfaqjeve të tyre të preferuara televizive dhe t’i postojnë ato në internet, apo t’i ndajnë ato me miqtë.
“Nëse shikuesit nuk janë anëtarë të platformës, ata mund të shohin vetëm një trailer të vetë shfaqjes”-thuhet në sondazhin e kryer. Ndërkohë,Netflix po merr në konsideratëpërdorimin e N-Plus për të ndikuar në zhvillimin e shfaqjeve të tij televizive.
Në fakt, një nga pyetjet e bëra përdoruesve, është se si do ta vlerësonin ata mundësinë e përdorimit të N-Plus për “t’u njohur me një shfaqje të planifikuar (para realizimit të saj) dhe për të ndikuar në zhvillimin e saj me reagime përpara se të përfundojnë xhirimet”.
Megjithatë, për momentin nuk dihet nëse e gjithë kjo do ta realizohet ndonjëherë, dhe nëse po në formën aktuale. Në fakt, kompania është e njohur për testimin e vazhdueshëm të opsioneve dhe produkteve të reja, disa prej të cilave nuk kanë qenë kurrë pjesë e tregut të gjerë. /bota.al/ KultPlus.com
Aktori i njohur, Norman Lloyd është ndarë nga jeta në moshën 106-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë djali i Lloyd, Michael Lloyd, i cili tha se i ati vdiq të martën në shtëpinë e tij në lagjen Brentwood të Los Angeles.
Karriera e Lloyd daton që në dramat më të hershme amerikane, si ajo e vitit 1939, “On the Streets of New York”, deri tek projektet e shekullit të 21, si “Modern Family” dhe “The Practice”.
Roli i tij më i famshëm është ai në filmin e vitit 1942, “Saboteur”, drejtuar nga Hitchcock, i cili gjithashtu e përfshiu Lloyd edhe në thrillerin klasik të vitit 1945, “Spellbound”.
Role të tjera të tij përfshijnë filma si: “The Southerner” të Jean Renoir, “Limelight” të Charlie Chaplin, “Society Poets Dead” me Robin Williams, “In Her Shoes” me Cameron Diaz dhe “Gangs of New York” me Daniel Day-Lewis. / KultPlus.com
E shkruar në vitin 1946 nga poeti shkodran Zef Pali dhe e kompozuar nga Simon Gjoni, kënga “Eja, eja lule borë” mbetet ndër këngët më të bukura shqiptare, shkruan KultPlus.
Një këngë që i ka rezistuar kohës, shtatë dekadave jetë, edhe sot këndohet e dëgjohet me ëndje.
Po e sjellim sonte një performancë të këngës e cila nuk është vetëm shkodrane, por një vlerë e të gjithë shqiptarëve.
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit (QKLL) si çdo vit organizon aktivitetin e “Fondit te Krijimtarisë Letrare për të Rinj 2021”. Ky është një projekte që është hapur së fundmi për pjesëmarrësit. Thirrja së fundmi u bë më datën 6 prill dhe që do të qëndrojë hapur për të aplikuar deri më datë 31 maj të këtij viti. Kjo thirrje u drejtohet të gjithë lëvruesve të zhanreve si poezia, proza dhe dramës shqipe për konkurrentët nga mosha 18 deri në 35 vjeç.
Në këtë projekt do të ketë edhe një mbështetja financiare që do të ofrohet për botimin e veprave letrare nga autorë të rinj shqiptarë në prozë, poezi, dramë dhe do të jetë në shumën 150 000 lekë.
Edhe këtë herë aplikimi duhet të bëhet nga shtëpi botuese të licencuara dhe vepra e propozuar nuk duhet të jetë botuar asnjëherë më parë. QKLL bën me dije se projektet e dorëzuara, të financuara pjesërisht ose tërësisht nga institucione të tjera brenda territorit të “Republikën e Shqipërisë”, dhe mund të përzgjidhen për mbështetje financiare nga “Fondi i Krijimtarisë Letrare për të Rinj 2021”. Ekspertë të fushës së letërsisë, do të përbëjnë jurinë e përzgjedhur, dhe vlerësimi i projektit bëhet duke u bazuar te vlerat artistike të veprës.
Pas shqyrtimeve që do të bëhen rast pas rasti rezultatet do të do të njoftohen dhe bëhen publike pasi juria të vlerësojë propozimet dhe të marrë vendimin përfundimtar në lidhje edhe me fondin e mbështetjes financiare.
“Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit” në rast miratimi, do të nënshkruajnë një kontratë me Periudha së bashku me botuesit dhe autorët për botimin e titujve të mbështetur për periudhën brenda vitit 2021.
Sipas “Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit”, botuesi i sponsorizuar duhet të përmendë mbështetjen e dhënë në faqen e dytë të librit, ku duhet të shfaqet logoja e QKLL, dhe kjo do të kryhet sipas modelit: “Ky libër u botua me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Shqipëri”.
Për sa i përket aplikimit përkatës dhe dokumentacionit, ato duhet të jenë kryer dhe përfunduar dhe më pas të dorëzohen pranë “Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, brenda datës 31.5.2021, ora 14:00. /atsh/ KultPlus.com
Derisa shumë qytetarë po marrin rrugën drejt Serbisë për t’u vaksinuar kundër COVID-19, për shkak që një gjë të tillë nuk po mund ta bëjnë në vend, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ata nuk janë përgjegjës për vaksinimin e qytetarëve në vendet tjera. Po kjo ministri kritikohet për mossigurimin e vaksinave të mjaftueshme, në mënyrë që të gjithë qytetarët të vaksinohen në vend, përcjell KultPlus.
“Në mungesë të vaksinave kundër koronavirusit, qytetarët e Kosovës po detyrohen t’i drejtohen institucioneve shëndetësore të shtetit serb për tu vaksinuar. Sot, mora dozën e dytë të vaksinës Pfizer në Preshevë”, kështu është shprehur sot Arta Neziri-Nuhiu, asambliste në Kuvendin Komunal të Gjilanit nga radhët e AAK’së.
Ajo ka deklaruar se përveç se atje është vaksinuar thuajse e tërë popullsia, ata po mund të përzgjedhin edhe cilën vaksinë dëshiron ta marrësh.
Si Neziri-Nuhiu, Express ka mësuar se edhe shumë qytetarë tjerë po marrin rrugën për në Serbi, konkretisht në Rashkë e Novi Pazar, për t’u vaksinuar kundër COVID-19.
Për shkak që Qeveria e Kosovës e as Ministria e Shëndetësisë nuk kanë siguruar mjaftueshëm vaksina që edhe ata të vaksinohen, ata po vaksinohen në Serbi.
E kjo duket se nuk po e shqetëson Ministrinë e Shëndetësisë.
Nga kjo ministri kanë thënë se nuk janë përgjegjës për vaksinimin e qytetarëve në vendet tjera.
“MSh është përgjegjëse për vaksinimin e qytetarëve të saj në territorin e Republikës së Kosovës. MSh nuk është përgjegjëse për vaksinimin në vendet e tjera”, kanë thënë zëdhënës për media në këtë ministri për Express.
Nga MSH kanë deklaruar se fluksi i madh i të interesuarve sot për vaksinim në Prishtinë dhe vaksinimi i të moshuarve mbi 65 vjeç është lajm i mirë për qytetarët.
Sipas kësaj ministri, ky proces do të intensifikohet ditëve në vijim deri në arritjen e vaksinimit të 60 për qind të popullsisë.
“Fluksi i madh i të interesuarve sot për vaksinim në rajonin e Prishtinës dhe fillimi i vaksinimit me moshën 65 vjeç e lart është lajm i mirë për popullatën kosovare dhe në ditët në vijim ky proces do të intensifikohet deri në arritjen e objektivit për vaksinimin e 60% të popullatës”, është thënë nga MSH.
Ndërsa, Gazeta Express ka marrë vesh nga burime të veta se qytetarët po përdorin dokumente të vjetra, ato të Jugosllavisë për t’u vaksinuar kundër COVID-19 në Serbi. E këtë po e bëjnë pa asnjë problem.
Derisa Ministria e Shëndetësisë nuk po siguron vaksina për të gjithë qytetarët, deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë fajësuar atë për vaksinimin e qytetarëve në Serbi.
Kujtojmë që qytetarë të shumtë nga Kosova, që nga fillimi i këtij viti kanë marrë rrugën për në Serbi për t’u vaksinuar kundër virusit COVID-19.
Disa prej tyre tashmë kanë filluar ta marrin edhe dozën e dytë atje./gazetaexpress/ KultPlus.com
Kohë më parë, është zbuluar një libër tejet i rrallë në formë rrethore, për të cilin nuk dihet saktë nga kush është realizuar, përcjell KultPlus.
Thuhet se libri është publikuar në vitin 1590 në Gjermani dhe iu dhurua Ipeshkëvit Julius Echter von Mespelbrunn, themelues në 1582-in i Universitetit të ëürzburgut. / KultPlus.com
Fotografia e Mohammed Shajahan nga Bangladeshi me titull “Dashuria e nënës” fitoi çmimin Fotografia e Vitit në Istanbul Photo Awards 2021, edicionin e shtatë të konkursit vjetor ndërkombëtar të fotografisë të organizuar nga agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).
Pandemia COVID-19, që ka tronditur botën, ka treguar edhe një herë se si fotoreporterët dhe stafi i informimit vazhdojnë të bëjnë punën e tyre me përkushtim në kushte sfiduese.
Në këtë periudhë sfiduese, konkursi Istanbul Photo Awards vazhdon të mbështesë sektorin në kushtet më të mira.
Fituesit e Istanbul Photo Awards, duke zbuluar cilësinë e një platforme globale ku 12 000 fotografë janë regjistruar në vitin e saj të shtatë, janë zgjedhur nga juria ndërkombëtare e përbërë nga emra prestigjiozë të botës së fotografisë.
Fotografia e fotografit nga Bangladeshi Mohammed Shajahan e titulluar “Dashuria e nënës”, e zgjedhur nga mesi i gati 15 000 fotografive të paraqitura nga pjesë të ndryshme të botës, fitoi çmimin fotografisë më të mirë të vitit 2021.
Në kategorinë “lajme tek”, fotoreporteri i AFP-së Yuri Cortez mori çmimin e dytë me punën e tij në të cilën paraqiste të burgosurit në burgun Quezaltepeque në El Salvador.
Fotoreporteri i AP-së Petros Giannakouris fitoi çmimin në vendit të tretë me fotografinë e tij që pasqyron vështirësitë me të cilat përballen refugjatët që u larguan nga kampi në Greqi.
Fotografitë e Cortez dhe Giannakouris në një mënyrë tregojnë se si në botë zhvillohen agjenda të ndryshme.
Informacionet në lidhje me jurinë e vitit 2021 dhe fotografitë fituese të çmimeve të viteve të mëparshme mund të ndiqen nëpërmjet faqes së internetit (http://istanbulphotoawards.com).
Fotoreporteri i Reuters Goran Tomasevic, fotoreporteri i Agjencisë NOOR Yuri Kozyrev, prezantuesja vizuale Marion Mertens, ish-drejtori i AFP-së për Zhvillimin e Fotografive Michel Scotto, autorja dhe fotoreporterja Deborah Copaken, fotoreporteri kryesor i Getty Images, Cameron Spencer, fotoreporteri Ahmet Sel, Kryeredaktori i Lajmeve Vizuale të AA-së, Hasan Öymez, dhe Redaktori i Fotografive në AA Fırat Yurdakul ishin pjesë e jurisë.
Anëtarët e jurisë përzgjodhën fituesit përmes një platforme që u krijua ekskluzivisht për konkursin nga ekipi i teknologjisë informatike i AA-së për shkak të pandemisë. /atsh/ KultPlus.com