Seriali ‘Rrushe’ vjen premierë sonte, një fërgëllimë unike e zhanrit dramë/krim

Era Berisha

Në një zhanër krejtësisht ndryshe nga e zakonshmja, nën zgavrën sfiduese e ambicioze të dramës dhe krimit, shpaloset një histori me plot të papritura që do i dhurojnë një kahje tjetër zhvillimit të ngjarjes duke e vendosur kështu kastën e aktorëve të jashtëzakonshëm në një rrugëtim sa argëtues po aq edhe drithërues, me rastin e nisjes së serialit më të ri vendor të titulluar ”Rrushe”, shkruan KultPlus.

Emri i serialit “Rrushe”, vjen nga vetë fakti që është shumë i kapshëm nga publiku ku edhe shumica e njerëzve të paktën një herë gjatë jetës së tyre e kanë thirrur një person të dashur në atë pseudonim. Ndërsa, emri i personazhit kryesor siç është Vesa, e që emrin e saj përkëdhelës ia ka vendosur gjyshi i saj, Faruk Pirulli, i cili njëkohësisht është personi i saj më i dashur, befas do të ndodhi një e papritur që do të ndërrojë kahjen e ngjarjes e për çka edhe do të zbulohet se jo rastësisht emri i serialit ka këtë titull.

Seriali “Rrushe”, është i vendosur në dy periudha kohore që ndërlidhen mes vete, të tashmen dhe fundin e viteve ’90 dhe përfshin familjen Pirulli si protagonistë kryesorë, një familje e zakonshme prishtinase, apo së paku kështu duken në sytë e të tjerëve. Vesa, vajza e familjes, punon si gazetare hulumtuese. Por, një e kaluar e errët, e mistershme dhe brutale, që gjenezën e kishte në bujari e mirësi, rikthehet që t’ua ndryshojë jetërat atyre që më së paku e meritojnë. E në udhëkryq të kësaj ngjarje gjendet Vesa, për të cilën koncepti i drejtësisë dhe dashurisë do të ndryshojë përgjithmonë.

Puna në serialin “Rrushe” kishte filluar para një viti, në kohën kur të gjithë ndodheshim në karantinë dhe ideja për realizimin ka lindur nga ekipi i ‘Gjirafa Studios’, ku pavarësisht situatës pandemike, produksioni ka ndikuar pozitivisht në mobilizimin, vullnetin dhe dëshirën që stafi të krijojë diçka. Kështu, ata çdo ditë kanë mbajtur mbledhje online duke diskutuar rreth historive së gjithë secilit që i kanë ndodhur përgjatë jetës së tyre.

Përmes këtyre historive të lexuara në njërën nga mbledhjet ku nuk ka munguar humori dhe emocionet që nuk njihnin fund, aktorët kanë njohur njëri-tjetrin më mirë dhe kështu ata kanë vendosur që të takoheshin me novelistin Jeton Kulinxha, të cilit i kishte pëlqyer energjia e ekipit dhe ka filluar të shkruante skenarin së bashku me Patrik Lekaj për realizimin e një projekti të tillë që besohet se do të lë gjurmë në vend. Pas shumë diskutimeve dhe takimeve që kanë ndodhur me Kulinxhin, skenari i episodit të parë ka gjetur vend në një periudhë kohore qysh nga muaji qershor e deri në tetor.

Seriali deri më tani përmban gjithsej dy sezone me nga 10 episode, ku deri më tani janë shkruar rreth 17 episode dhe ekipi gjendet në përfundim të xhirimeve për episodet 6-10. Ndërsa, për ekzistencën e sezoneve të radhës do të vendos publiku i cili mbetet të vulos jetëgjatësinë e këtij seriali.

Për herë të parë në vend ‘Gjirafa’, sjell një veçanti të bukur ku grumbullon një kast të mrekullueshëm, mbi 80 aktorë të cilët përmes serialit do të trajtojnë tema si: krimi, korrupsioni, ndikimi i familjes tek fëmijët, roli i gruas në shoqëri, zhvillimi i karrierës, bullizmi në shkolla dhe më gjerë, tradhtia, çrregullimet mendore e shumë tema tjera për të cilat besohet se do të kenë një ndikim tek audienca.

Ky serial përfshin aktorët si: Doresa Rexha, Shkumbin Istrefi, Aurita Agushi, Andi Bajgora, Lum Veseli, Ema Koxha, Xhevat Qorraj, Armend Smajli, Eshref Durmishi, Qëndresa Jashari, Bislim Muçaj, Arta Muçaj, Agron Shala, Labinot Raci, Enver Petrovci, Ernest Malazogu, Adriana Matoshi, Çun Lajçi, Ermal Sadiku, Adrian Morina, Basri Lushtaku, Semira Latifi, Afrim Muçaj, Bujar Ahmeti, Allmir Suhodolli, Adelina Halitjaha, Eden Kastrati, Lurni Krasniqi, Donikë Ahmeti, Berat Pllana, Xhelal Haliti, Artiola Hamdia, Erta Leci, Vjosa Abazi, Shkëlqim Islami, Nexhat Xhokli, Mikel Markaj, Kastriot Saqipi, Gojrat Kqiku dhe Dashuri Rexhepi.

Prodhimi nga Gjirafa Studios sjell këtë serial me regji nga Valter Lucaj, me skenar nga Jeton Kulinxha dhe Patrik Lekaj, producente Doresa Rexha, menaxhere e produksionit Adele Gjoka, skenografia nga Enes Sahiti, drejtor i fotografisë Burim Tufa, inxhiner i zërit Gëzim Berisha, muzika nga Samer Agolli, kostumografia nga Bahtije Krasniqi, montazhi dhe ngjyrat nga Kreshnik Shala.

Valter Lucaj, regjisori i këtij serali, ka treguar për KultPlus se para pranimit të skenarit të parë për serialin ”Rrushe”, për shkak të pandemisë ai ndodhej në një periudhë të vështirë me ‘GjirafaStudios’, ku ekipit i ka ndryshuar tërësisht mënyra e të menduarit dhe punuarit.

 “Gjatë gjithë procesit për projektet që ishim duke i zhvilluar në përputhje me rrethanat e reja, në të njëjtën kohë ishim duke u munduar që të vinim deri tek ideja për të sjell diçka më ndryshe, më sfiduese dhe ambicioze. Kur e kemi lexuar dhe diskutuar rrjedhën e historisë së Rrushe-s, së bashku me vizualizim në kokën time, më ka dhuruar emocione por edhe një ndjenjë që seriali do të jetë njëri ndër projektet më të veçanta për mua dhe ashtu po del të jetë”, tha Lucaj.

Regjisori po ashtu ka theksuar se që nga fillimi i prodhimit të serialit, ata kanë pasur qëllime të sakta që të tejkalohet kualiteti ku edhe Kosova si vend të radhitet për prodhime me kualitet të lartë duke u krahasuar jo vetëm me Ballkan por edhe tutje.

 “Mesazhin të cilin e përçojmë me temat e trajtuara në këtë projekt, është që t’i mbledhim aktorët e mirënjohur në një vend duke i dhuruar kështu vlerë audiencës”, thotë Lucaj.

Sipas tij, bashkëpunimi i jashtëm me Gjirafën dhe puna në këtë kompani e ka intriguar regjisorin mjaft shumë duke pasur parasysh risitë që kanë sjell në treg dhe përkushtimin e tyre në fusha të caktuara. Prandaj, duke u bazuar në atë eksperiencë, para dy vjetëve Lucaj i është bashkangjitur ekipit të Gjirafës si producent ekzekutiv dhe regjisor duke realizuar kështu qëllimin e tij për prodhimin e një seriali me këto përmasa.

Regjisori tutje ka theksuar se vështirësitë gjatë procesit kanë qenë të shumta për shkak të projektit sfidues. Ndërkaq, për procesin e punës në tërësi ka thënë se deri tani është shumë i kënaqur me komplet punën ekipore e sidomos për dashurinë dhe vullnetin e tyre, me ç’rast puna është duke shkuar për mrekulli dhe për regjisorin konsiderohet një privilegj që po punon me secilin nga ata.

“Vështirësi ka pasur duke pasur parasysh situatën pandemike, pastaj projekti është sfidues dhe si ekip na ka frikësuar dhe shpesh herë i kemi krijuar vështirësi vetes sepse projekti është ambicioz. Por, vështirësi ka qenë edhe besimi në një projekt të tillë, menaxhimi i një ekipi kaq të madh por gjithsesi ekipi, dashuria dhe vullneti për të krijuar këtë projekt i kanë lehtësuar të gjitha punët”, shpalos regjisori.

Për Lucaj, përzgjedhja e aktorëve nuk ka qenë proces i lehtë sepse seriali ka personazhe të shumta prandaj edhe për disa role të caktuara janë mbajtur audicionet dhe për disa të tjerë janë ftuar aktorët pasi që Kosova nuk është vend i madh dhe nga puna e tij disa vjeçare, ai ka punuar edhe më herët me shumicën prej tyre.

Gjithashtu, ai ka folur edhe rreth provave për këtë serial që trajton tema dhe ngjarje të ndryshme prandaj edhe kasta e aktorëve janë të ndarë në bazë të ngjarjeve dhe provat mbahen në grupe të caktuara, gjithmonë duke pasur parasysh masat e shtruara.

 ”Veçantia më e madhe e ‘Rrushe’, është trajtimi, xhirimi dhe mënyra se si është duke u krijuar seriali me një ekip i cili mundohet të dhuroj gjithçka nga vetja, vetëm e vetëm që ky serial të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Performanca dhe përkushtimi i aktorëve janë një tjetër veçanti sepse është projekti i parë ku këta aktorë janë në një vend”, përfundon Lucaj për KultPlus.

Ndërsa, Doresa Rexha, producentja e këtij seriali dhe njëkohësisht edhe aktore, ka treguar për KultPlus se ‘Rrushe’ është projekti që e ka sfiduar atë më së shumti deri më tani e edhe nga i cili ka mësuar më së shumti.

“Sinqerisht, kur lexova titullin “Rrushe”, e paragjykova paksa, por pasi që e lexova u binda për të 500 herë që libri nuk gjykohet nga kopertina. Më ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë dhe frikësuar deri në palcë”, thotë Rexha.

Sipas saj, duke pasur parasysh përgjegjësinë e madhe brenda ekipit të Gjirafa Video, së bashku me themeluesin e kompanisë Gjirafa, Mërgim Cahani është vendosur kërkimi për profesionistë të duhur për pozita të caktuara ku kështu janë takuar edhe me regjisorin Lucaj.

“Duke e njohur punën e Valterit, përkushtimin dhe pasionin për profesion sigurisht që ai e kishte vendin në ‘Gjirafë’. Pa Valterin si regjisor dhe pa ekipin si Adele, Kiqa, Fisi, Giza, Trashegimi, Patriku, Bled, Edon, Frasher, Bahtie, Driton, Atdhe, Besnik, Leona dhe Jeton nuk do të mundësohej ky serial”, tregon ajo.

Për Rexhën, ka qenë e vështirë menxhaimi si producente dhe aktrimi në xhirime por që dashuria, pasioni, përkushtimi dhe ndihma e regjisorit dhe ekipit, e ka bërë të mundur këtë arritje. Por edhe pse e vështirë, ajo këtë proces e ka cilësuar si njëri ndër më të bukurit që ka përjetuar ndonjëherë.

“Ekipi i GjirafaStudios jo që nuk kanë kursyer asgjë nga vetja e tyre por i kanë tejkaluar edhe limitet e tyre. Prandaj, ndjehem e nderuar dhe e privilegjuar që po bashkëpunoj më të gjithë aktorët e sidomos me: Xhevat Qorraj, Çun Lajçi, Enver Petrovci dhe Bislim Muçaj”, tregon Rexha për KultPlus.

Krejt në fund, ajo është shprehur se dashuria për profesionin dhe profesionalizmi i tyre janë shkollë për aktorë dhe të gjithë këta aktorë janë vlerë e serialit prandaj ajo ndjehet me fat që i kanë besuar këtij projekti.

Sa i përket aktorëve, dy nga ata si: Afrim Muçaj dhe Aurita Agushi, tashmë janë pjesë e serialit dhe aktualisht ndodhen në përfundim të xhirimeve.

“Ishte ftesa e producentes Doresë Rexha, e cila me prezantimin e projektit “Rrushe” në formën më të mirë të mundshme, nuk më la zgjidhje tjetër pos ti bashkohem këtij produkti ambicioz dhe shumë interesant. Pastaj, pa dyshim që ishte nder për mua ti bashkohem regjisorit Valter Lucaj dhe gjithë kastës fantastike që ka përzgjedhur ai”, thotë Mucaj.

Sipas tij, tema e serialit është njëra ndër pikat më të forta. Trajtimi dhe guximi i një teme të tillë konsiderohet maja e arsyejës që mblodhi këta aktorë ku së bashku me skenarin e mirë, regjisorin dhe produksionin profesional është menduar se ”Rrushe” do të jetë shumë e bukur për publikun.

Roli i aktorit Muçaj është menduar të jetë mjaft interesant dhe atraktiv për publikun duke pasur parasysh që nuk është i lehtë për tu interpretuar.

“Bashkim Pirulli, vëllai i vogël i familjes së madhe Pirulli, të cilin e luaj, është një personazh atdhetari i cili bashkë me “Lëvizjen Qëndresa” në krye me Mixhen Zekë (të cilin e qëndisë aktori Çun Lajçi), mundohemi për disa episode ti ofrojmë publikut pamje të atdhedashurisë dhe kontributit të shumë brezave të viteve të 90-ta, që kontribuuan në mundësinë qe ne sot të xhirojmë të lirë ‘Rrushen”’, tregon ai për KultPlus.

Për Muçaj, si çdo punë serioze dhe profesionale siç është edhe ky produkt, do të haset në pengesa gjatë rrugës por që gjithsesi ata po punojnë me një qejf të madh duke arritur synimin që ky produksion ka.

“Jam shumë i lumtur që po punoj me regjisorin Lucaj sepse energjia e tij e madhe pozitive dhe profesionalizmi ekstre, të fut në përgjegjësi të mëdha”, përfundon Muçaj për KultPlus.

Kurse, për aktoren Aurita Agushi, ftesa për të qenë pjesë e serialit ka ardhur nga vetë regjisori i cili ka punuar edhe më herët me aktoren e për çka ajo nuk ka hezituar as edhe një sekondë që të bëhet pjesë e serialit.

“Që në bisedën e parë shihej qartë se bëhej fjalë për një projekt shumë premtues që do të na bëjë krenarë të gjithëve dhe jo vetëm neve por edhe ata që do e shikojnë serialin”, tregon Agushi.

Sipas saj, kur bëhet fjala për një projekt kaq të madh, vështirësitë nuk mungojnë. Pandemia konsiderohet si vështirësia më e madhe por që me një organizim dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm nga ‘Gjirafa’, çdo gjë ka qenë më e lehtë për të.

Agushi do të luaj rolin e Merita Pirullit, bashkëshorte dhe nëna e tre fëmijëve. Merita është një profesoreshë arti e cila përballet me shumë sfida si në jetën personale ashtu edhe ne atë profesionale.

“Seriali është përditshmëria jonë ku secili prej nesh do ta gjejë veten në personazhet dhe skenat e Rrushe-s.  Mesazhi është që secili prej nesh duhet të bëjë pjesën e tij që Kosova të jetë vendi për të cilin të gjithë ëndërrojmë dhe duam ta shohim ashtu siç e ëndërrojmë”, përfundon Agushi për KultPlus.

”Rrushe” është seriali më i ri vendor i cili vjen premierë sonte dhe mund të ndiçet çdo të diel nga ora 20:00 në T7 si dhe online në GjirafaVideo.

Ndërkaq, disa nga pritshmëritë e ekipit janë që ky projekt të mirëpritet nga publiku as më shumë e as më pak nga sa kanë punuar e munduar ata, fillimi dhe krijimi i një projekti ku çdo anëtar të jetë krenar për punën e tij si dhe është cilësuar se ”Rrushe”, është projekti më serioz dhe më i madhi ndonjëherë në të gjitha trevat ku flitet shqip. Prandaj, për “Rrushe“ do të flitet gjithandej./ KultPlus.com

Shtëpia filmike ‘Neopictures’ në nder të ditës së Evropës me thirrje për bashkëpunimi dhe paqe (VIDEO)

Shtëpia Filmike e animacionit ‘Neopictures’ në ditën e Evropës nëpërmjet një video të shkurtër kanë ndërtuar kontributin ndërshekullor të personaliteteve që dërguan drejt të sotmes dhe të ardhmes së përbashkët Evropiane, shkruan KultPlus.

Në një postim të bërë në faqen e tyre në Facebook shtëpia filmike e animacionit ‘Neopicutres’, kanë njoftuar se për shkak të hapësirës së kufizuar u detyruan të mos i përfshijnë të gjitha personalitetet kontribuuese.

Tutje ata kanë shtuar se pavarësisht rrethanave në të cilën ndodhemi Kosova po nderon Evropën me këtë video. Gjithashtu ata kanë vënë në pah se iniciativa e kësaj videoje është të përqojnë paqen dhe bashkëpunimin në kontekstin njerëzor.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e tyre të plotë:

Gëzuar Dita e Evropës

Shtëpi Filmike e animacionit neopictures (www.neo.pictures) ka ndërmarrë këtë vetëiniciativë për të ndëruar kontriboutin ndërshekullor të personalitetëve tona drejtë të sotmës dhe të ardhmës së përbashkët Evropiane.

Hapësira e kufizua na detyroi që mos t’i përfshijmë të gjitha personalitetet kontribouse, kontribouti i të cilëve, gjithësesi nuk është më pak i rëndësishem!

Pavarësisht rrethanave ku ndodhemi, Kosova nderon Evropën për këtë ditë të veçantë edhe më këtë video simbolike.

Intenca e kësaj video është përçimi i paqes dhe bashkëpunimit në kontekstin njerëzore, prandaj mendojmë dhe besojmë se kufinjtë mes shtetësh janë thjesht orientime kufizuese, dhe/ose iluzione që do të zhdukën së shpejti!

Padyshim e ardhme e ndritshme na pret!

Gëzuar dita e Evropes!/ KultPlus.com

‘Gjama e burrave’, si lindi tradita e malësorëve të Shqipërisë (VIDEO)

Sipas kronikanëve të kohës, kur vdiq Skënderbeu në vitin 1468, Lekë Dukagjini rrihte gjoksin e shkulte flokët, siç bëri Akili kur u vra Patrokli në luftën e Trojës, tremijë e kusur vjet më parë.

Udhëtarë e misionarë të huaj të shekujve XV-XVII, që kanë studiuar dhe vërejtur këtë dukuri të malësorëve të Shqipërisë së veriut, sidomos ritet e vajtimit ndër burra, i vlerësojnë ato si të natyrës pagane e të çuditshme.

Etnologu Mark Tirta shkruan se në vitin 1637 misionari Rodini, në kujtimet e tij dëshmon se “burrat shqiptarë qajnë e bërtasin me të madhe më shumë se një gjysmë ore, bërtasin bashkarisht më fort nga ç’kanë bërtitur izraelitët në vendin e Hananit ku kanë varrosur Patriakun Jakov”.


Nisi me Skënderbeun e mbaroi me një  burrë nga Peraj

Në Shqipërinë e veriut, kryesisht në regjionet e Nikaj Merturit, Dukagjinit, disa krahinave të Pukës, Malësisë së Mbishkodrës, Kosovës, etj riti i gjëmës së burrave ka filluar pas vdekjes së Skënderbeut, pra rreth vitit 1468 janë kronikat e para që raportojnë këtë zakon. Tradita ka vazhduar deri në vitin 1960. Për herë të fundit në Nikaj Mërtur, gjëma e burrave është bërë në vdekjen e Malush Zeqirit nga fshati Peraj. Thuhet se oshëtima dhe britmat e gjëmatarëve kanë ushtuar deri në qafë të Kolçit. Ishte një ndër ngjarjet që shtyu sistemin komunist ta ndalojë këtë rit të veçantë duke e konsideruar “zakon prapanik”.

Sjellja e çuditshme e Lekës në varrimin e Skënderbeut

Pjetër Ndue Marticanaj, ish-mësues historie dhe njohës i mirë i traditave të zonës së Nikaj-Merturit konfirmon se zanafilla e këtij riti është pikërisht sjellja e Lekë Dukagjinit në vdekjen e Skënderbeut: “Princi Lekë Dukagjini nga mërzia e thellë për vdekjen e Skënderbeut, vajtoi me zë të lartë, rrahu gjoksin, shkuli flokët dhe filloi të gërvishet me thonj. Duket e habitshme, por e bërë prej Lekës, u kthye në zakon. Që andej e tutje, për çdo burrë të nderuar, duhej të kryhej i njëjti rit”, – thotë ai dhe shton: “Është një rit i organizuar. Prijësi ka detyrën që të merret me çdo detaj dhe përgjegjësinë që çdo gjë të shkojë në mënyrën e duhur”.

Dëshmitari 90-vjeçar: U ndërpre rreth viteve ‘60

Zef Prend Pepkolaj, jetuar mbi 90 vjet, tashmë i vdekur, ndjesë pastë,  ka marrë pjesë shpesh në këto rite fetare. Ai vetë e ka mësuar nga gjyshi i tij që në moshë të re. “Por nga vitet 50-60 riti u ndërpre nga regjimi komunist si zakon prapanik. “Ka rifilluar pas viteve ’90”, – tregon Zefi.“Mblidheshin burrat e fshatit dhe të fisit dhe nga larg e nisnin gjëmën duke rrahur gjoksin me grushta”,- thotë 90 vjeçari. Prijësi më pas i afron burrat tek personi që i bëhet gjëma dhe u thotë burrave që ta rrethojnë. Nëse gjëmën ia bënin nipit, thuhej :“o i mjeri nipi im”; nëse gjëma i bëhej mikut, thuhej: “o i mjeri mik”, – thotë ai. Teksti i kushtohej të vdekurit, virtyteve dhe cilësive të tij. Pra, një histori e shkurtër e atij burri që ikën.

Emrat e disa gjëmatarëve të fundit profesionistë

Në Nikaj Mertur dhe Dukagjin ka patur gjamatarë të njohur si Ndoc Gjoni, Zeqir Prela, Gjelosh Kola, Kukel Ndoci,Pjetër Bala, Sokol Delia, Nikollë Zefi, Pjetër Ndou (Peraj), Nosh Luci, (Brisë), Qerim Delia,Prelë Qerimi,Dodë Prela, (Salcë), Dosh Delia ( Curraj ),Kukel Ndou,Rrustem Alia (Curraj i Epër),e shumë e shumë të tjerë,nga 5-10 gjamatarë të njohur në çdo katund.  Ata e trashëguan prej të parëve këtë rit special të vajtimit. Studiuesi 80-vjecar Ibrahim Kadria, thotë se Nikollë Zefi ishte nga prijësit e fundit të gjëmës së burrave prej 50 vjetësh. Thotë Ibrahimi: “Gjama vijoi deri vonë si rit në malësinë e Nikaj Merturit, Dukagjinit, Gjakovës dhe në Iballë së Pukës. Vajtimi mund të fillojë vetëm nëse në të marrin pjesë të paktën mbi 10 burra. Sa më shumë meshkuj t’i bashkohen ritit, aq më i respektuar është personi për të cilin bëhet gjëma…”

Përshkrimi i detajeve: Gjama e burrave organizohet në grup në disa faza.

Në fazën e parë gjamatarët heqin rrobat e rënda (në kohë dimri e të ftohti ), vendosin duart mbi ijet e bërrylat dhe i mbajnë hapur anash. Prijësi i gjamës, (ai zgjidhet unanimisht nga pjesëmarrësit duke qënë më i vjetri,e më i përgatituri), jep shenjë dhe fillon lëvizja duke u përdredhur i gjithë grupi herë majtas e herë djathtas, duke u përkulur mbi shalë e duke u ngritur, duke rrahur për tokë herë njëren këmbë e herë tjetrën, duke shpërthyer në britma të gjithë përnjëherë. Pastaj të gjithë ngrejnë kokën lart, e një dorë e vënë te goja e tjetrën te veshi duke lëshuar ofshama dhe thërrasin emrin e të vdekurit me fuqi e duke e zgjatur zërin. Pastaj shpërthejnë me thirrje.

Në fazën e dytë ata lëshohen me hap të rëndë dhe epik drejt kufomës (përshkojnë distancë rreth 50-100 m) dhe ndalojnë të gjithë përnjëherësh. Pamja është interesante: kryet lart, kraharorzbuluar, duar në ije, me këmbë gjysmë të hapura. Pastaj gjëmatarët “ngrijnë” dhe presin shenjën e prijësit. Sapo ai bën shenjë ata lëshojnë pasthirrmën “hou! “ ose “ho!”, he-qin duart nga mesi, i bëjnë grusht dhe me forcë i ngrejnë lart. E kështu i mbajnë derisa përfundojnë thirrjen “i mjeri unë për ty!”. Pastaj menjëherë ulin grushtat dhe i përplasin mbi kraharorin e zbuluar. Kjo zgjat derisa gjëmatarët mbarojnë ofshamën “Ho! Ho! Ho!”.

Në fazën e tretë, nëse mund ta quajmë kështu, me shenjë të prijësit, sulmojnë me vrap edhe 50-100 hapa drejt të vdekurit. Kur lëshojnë thirrjen e përseritur “Ho! Ho! Ho!” heqin duart nga mesi dhe i çojnë anash te fytyra, ngulin thonjtë në tëmtha e në faqe e nisin e gërvishin fytyrën derisa të rrjedhë gjaku.

Së fundi, ulen në gjunjë me radhë duke vazhduar thirrjen e fundit, ulen krejt për tokë, mbështesin ballin përdhe e me duar përkëdhelin dheun. Qëndrojnë kështu deri sa një mashkull i shtëpisë apo vëllaznisë së të vdekurit, i ngarkuar për këtë punë, u shkon afër dhe i ngre, duke u thënë: “boll o burra!” dhe “Ua shpërblefshin në të mira!” ose “Paçi faqen e bardhë!”.

Disa veçori që duhet të ketë “burri gjamatar”

Gjamatarët ose vajatorët  burra (sikurse edhe vajatoret femra), janë gjysmëprofesionistë dhe profesionistë. Vajatori bën gjamë për mashkullin e vdekur e jo për gruan. Ai duhet të ketë zë të lartë e të fortë. Në anën tjetër teksti duhet të jetë i atillë që t’ua lehtësojë dhe zvogëlojë dhimbjen dhe pikëllimin familjes dhe farefisit. Gjama e burrave në malësi nuk ka një formësim të vargut konstant, por i ngjanë një naracioni të lirë. Janë pjesërisht të improvizuara. Veçoritë fonetike dhe shprehjet frazeologjike janë interesante: Thuhet për shembull “Mjer-o sot për ty Dak Kola”, por edhe: I mje-e-ri, o Mark Ukshini!”, O-ooo, i mjeri Gjelosh Deda!”, “I mjeee-ri, o Nikë Caku!”. Ka edhe gjamë individuale (një burrë i vetëm), por kjo del si fenomen më i vonshëm, krahasim me gjamën kolektive. Gjamatari individual para se të thërras vaj, vë dy duart në brez duke nxjerrë njërën këmbë (në të shumtën e rasteve të majtën) përpara dhe ia fillon gjamës, duke theksuar ato virtyte e tipare që e kanë cilësuar për së gjalli të ndjerin, por edhe familjen e tij apo fisin. Gjamatari mund të thërrasë vajin te shtëpia vetëm në mëngjes. Natën nuk ka vajtore as gjamatarë te shtëpia e të vdekurit./bota/ KultPlus.com

Red Hot Chili Peppers shet katalogun e tij muzikor

Grupi amerikan i Alternative Rock, The Red Hot Chili Peppers i ka shitur katalogun e këngëve të tij njërit prej gjigantëve të menaxhimit të të drejtave muzikore, “British Hipgnosis”, për një shumë të vlerësuar midis 140 dhe 150 milionë dollarë, sipas revistës “Billboard”.

I themeluar në vitin 1983, Red Hot Chili Peppers ra në sy vetëm në 1992 me albumin e tyre “Blood Sugar Sex Magik”, nga i cili është marrë pjesa “Under The Bridge”, që mbetet suksesi i tyre më i madh deri më sot.

Në total, grupi i udhëhequr nga këngëtari Anthony Kiedis dhe basisti Flea vendosën shtatë albume në 10 shitjet më të mira në SHBA, përfshirë “Californication”, që ka shitur mbi 15 milionë kopje në botë.

Që nga fillimi dhe listimi i tij në Bursën e Londrës në 2018, Hipgnosis ka mbledhur më shumë se 1,1 miliardë stërlina (1,5 miliardë dollarë).

Për të financuar blerjen e katalogut Red Hot Chili Peppers, fondi investues kreu një rritje kapitali, që i mundësoi grumbullimin e rreth 15 milionë dollarë, sipas dokumenteve të lëshuara nga London Stock Exchange, LSE.

I krijuar nga ish-menaxheri i Elton John dhe Iron Maiden, Merck Mercuriadis, fondi ka investuar disa qindra miliona dollarë në të drejtat e muzikës me një ritëm të qëndrueshëm.

Ai tani kontrollon një seri klasike të muzikës Folk, si edhe të drejtat për dhjetra hite të fundit, duke përfshirë “Shape of You” nga Ed Sheeran dhe “Uptown Funk!” nga Bruno Mars./atsh/ KultPlus.com

Vazhdojnë gërmimet në varrezën masive në Kizhevak për mbetjet mortore të viktimave të luftës në Kosovë

Kanë vazhduar në Kizhevak të Rashkës, Serbi, gërmimet për mbetjet mortore të viktimave të luftës së viteve 1998-99 në Kosovë, të rifilluara më 5 maj.

Gjatë këtyre ditëve, me qëllim të krijimit të mundësive për të vazhduar me zhvarrosjen e eshtrave, mbetjeve mortore, të viktimave të luftës, është bërë dekonservimi i terrenit për të filluar me gërmimet vlerësuese, përfshirë edhe largimin e dheut dhe gurëve të hedhur në këtë lokacion të varrezës masive gjatë vitit 1999 dhe vitet e para të pasluftës.

Gërmimet do të vazhdojnë në këtë lokacion edhe javët në vijim, deri në vlerësimin e plotë të tërë lokacionit të shënjuar të varrezës masive dhe zhvarrosjes së të gjithë eshtrave të viktimave të luftës që mund të jenë në këtë lokacion. 

Pjesë e gërmimeve janë ekspertët mjekoligjorë të Republikës së Kosovës, në emër të Delegacionit të Kosovës në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, krahas ekspertëve të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur dhe institucioneve të Serbisë .

Derisa të shtunën, lokacioni i varrezës masive në Kizhevak, Serbi, është vizituar edhe nga një delegacion i lartë nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq nga Gjeneva të shoqëruar nga përfaqësuesit e dy delegacioneve në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur. 

Ekspertët mjekoligjorë të Republikës së Kosovës, do të vazhdojnë të jenë në lokacionin e varrezës masive deri në përfundim të këtij procesi, në veçanti pas konfirmimit edhe përmes analizës së ADN-së se mbetjet mortore të zhvarrosura në fund të vitit të kaluar iu përkasin viktimave të masakrës së Rrezallës

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të vazhduar punën duke i dhënë prioritet ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së të pagjeturve, trajtimit më të mirë ligjor dhe institucional  familjeve të​ tyre dhe vendosjen e drejtësisë./ KultPlus.com

Historia e një princi që tregon se dashuria dhe ndershmëria shpërblehen gjithmonë

Ishte një herë një princ që nuk kishte gjetur ende grua.

I ati i shqetësuar i thotë: ”Kur të vdes, do jesh ti Mbreti…por vetëm nëse je i martuar. Kështu thotë ligji, prandaj gjej grua biri im!”

Princi ndoqi këshillën e një burri të mençur dhe vendosi të mbledhë të gjitha vajzat e mbretërisë së tij. “Ajo më e denja do të më hyjë në zemër dhe do të jetë gruaja ime“, – përsëriste princi me vete.

Mbërritën në pallat vajzat më të bukura, veshur me fustane te shtrenjta.

Mes tyre ishte dhe vajza e një prej shërbëtorëve të mbretit. Quhej Kaori dhe nuk ishte as e bukur dhe as e pasur. E ëma ishte munduar ta mbante më kot në shtëpi:

”Mos shko! Princi as sytë nuk do të ti hedhë, nuk mund të krahasohesh me të tjerat”. Por Kaori ishte e vendosur. “Do të shkoj në pallat nënë! E di që nuk do më zgjedhë, por të paktën do të kem kenaqësinë ta shoh princin nga afër.”

Princi doli përpara vajzave të mbledhura dhe tha: “Ju uroj mirëseardhjen të gjithave. Secilës nga ju do t’i jap një farë luleje dhe ajo që pas 6 muajsh do më sjellë lulen më të bukur do të bëhet gruaja ime, mbretëresha e ardhshme“.

Kaori mori farën e saj dhe sapo u kthye në shtëpi e mbolli në një vazo të madhe balte. Çdo ditë e ujiste, e ruante nga të ftohtët, nga lagështia, nga rrezet e forta të diellit. E ëma kur e shihte tek kujdesej aq shumë mendonte:”Princi duhet të martohet me ty, vetëm për gjithë këtë dashuri dhe përkushtim që dhuron ”.

Kaloi një muaj dhe në vazo nuk kishte dalë as edhe një filiz. Asnjë! Kaori pyeti kopshtarë të vjetër, zbatoi keshillat e tyre por jo… asgjë nuk mbiu. Edhe pas 6 muajsh fara nuk kishte çelur. Asgjë! As edhe një gjethëz.

Kur mbërriti dita e takimit, Kaori gjithsesi vendosi t’ja çonte vazon Princit në shenjë të dashurisë dhe përkujdesjes. ”Bija ime, mos shko!”- i persëriste e ëma që pa gdhirë. Çfarë mendon se do të thotë princi kur ta shohë vazon bosh?”

Pasi mbërritën në pallat Kaori u vu në rradhë me qindra vajza të tjera që mbanin në duar lule të mrekullueshme me aromë dehëse. Princi shihte me admirim çdo lule që kalonte para tij. Kur ju shfaq përpara Kaori, princi, gërmoi me kujdes baltën në vazo. Pas saj kaluan vajza të tjera, të gjitha shumë krenare për lulet e tyre te bukura.

Në fund princi u ngrit nga froni dhe shpalli vendimin e tij: “Gruaja ime do të bëhet vajza që mban në dorë vazon prej balte ku nuk ka mbirë asnjë lule”. Vajzat reaguan të habitura: “Uaa, si kështu? Nuk është e drejtë! Çfarë vendimi është ky ?”

Princi me një levizje të dorës ju bëri shenjë të pushojnë dhe shpjegoi: “Kjo grua është e vetmja që ka ditur të rrisë lulen e ndershmerise. Është e denjë të bëhet mbretëreshë. Farat që ju dhashë ishin pa jetë, sterile dhe nuk do kishte çelur kurrë asgjë prej tyre”.

Kaori dhe Princi u martuan ditën e parë të pranverës… /shkollaesuksesit/ KultPlus.com

‘Më mirë një luan në krye të gomarëve, sesa një gomar në krye te luanëve’

Fjalë të urta shqipe

• Ai që di më së shumti, flet më së paku!

• Burri është koka, kurse gruaja është qafa!

• Fjalët janë gra, veprat burra!

• Gruaja e fut shejtanin në shishe!

• Gjuha vete ku dhemb dhëmbi!

• Kush s’ka koke, ka këmbë!

• Budallait hapi rrugë!

• Gjithë gishtat dhembin njësoj!

• Kali i botës të lë në udhë!

• Atje ku ka, derdhet!

• Bie një gur, e lëviz një mur!

• Bora është e bardhë, por e ndyjnë qentë!

• Burrë e grua si mish e thua!

• Çfarë bën i ati, e heq i biri!

• Dhe sikur deti kos të bëhet, për të varfrin nuk gjendet lugë!

• Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

• Mos u mbaj se je, mos u mbaj se ke; kur te vesh matanë, veç dy metra dhe!

• Gabimet që harrohen, përsëriten!

• Një krimb thanë një lis!

• Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë!

• Më mirë një luan në krye të gomarëve, sesa një gomar në krye te luanëve!

• Gratë i përkushtohen Zotit kur nuk i hyjnë më në punë djallit!

• Dashuria që ushqehet me dhurata ka gjithmonë uri!

• Kush lyp shumë, e humb dhe atë që ka!

• Me thuaj ç´shokë ke, të të them se cili je! / KultPlus.com

‘Taksa e Karantinës’ që u aplikua për 50 vjet në tokat shqiptare

Shqipëria është përballur disa herë më epidemi, kryesisht murtaje dhe kolere. E, në këtë kushte ka aplikuar edhe karantinën si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së pandemisë. Madje, për rreth 50 vjet në pikat kufitare të Shqipërisë paguhej edhe Taksa e Karantinës që u merrej udhëtarëve, anijeve dhe paguhej edhe për mallrat.

Bashkë me këtë taksë paguhej edhe taksa tjetër që njihej si Taksa Veterinare që merrej për kafshët dhe produktet e tyre.

Ekzistencën e kësaj takse e përmend Haxhi Shkoza te “Financat e Shqipnis’” ku evidenton se ajo erdhi si rrjedhojë e masave që u aplikuan në të gjithë Perandorinë Osmane.

“Taksa e karantinës është marrë në bazë të ligjit të datës 31 maj 1871 nga Administrata e Karantinës duke nxjerrë dhe shpenzuar vetë pa qenë paraparë në buxhetet e shtetit. Kjo taksë quhej dikur ‘Taksë Shëndetësije Personale’ dhe merrej prej udhëtarëve, anijeve e sendeve. Një taksë tjetër e ngjashme ishte taksa veterinare e emërtuar ‘Taksë Shëndetësije Shtazore’ dhe merrej përkundrejt shërbimit veterinar mbi kafshët dhe lëndët e tyre, kur ato kalonin në vende të caktuara tokësore ose detare”, shkruan Haxhi Shkoza.

Taksa që duhej paguar ishte e kategorizuar në madhësinë e anijeve duke nisur nga tr grosh për anijet që mbanin ngarkesa deri në një ton dhe 36 grosh në maksimum për anijet më të mëdha se shtatë ton. Tarifat për t’u paguar ishin aq të detajuara sa parashikonin edhe pagesën që duhej bërë për dezinfektimin e rrobave mbi bazën e shkallës së vështirësisë që duhej për dezinfektimin e tyre.

Sipas Shkozës, legjislacioni financiar i mësipërm u pranua edhe nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës dhe duhet të jetë mbajtur në fuqi edhe gjatë kohës së pushtimeve të huaja pas 1915 deri në 1919. Si argument për këtë, Haxhi Shkoza thotë se mund të paraqitet buxheti i Prefekturës së Vlorës bërë deri në vitin 1920 nga ish sundimi Italian në të cilin shihen këto shënime: “Taksë dhe e drejtë ankorazhi për barkat dhe velierat e akostuara në kapitenerinë e portit dhe gjirin e Vlorës. Të drejta për vizita shëndetësore të anijeve që akostohen në gjirin e Vlorës”.

Kjo taksë ka funksionuar në portet shqiptare deri në dhjetorin e vitit 1920 kur me një vendim të qeverisë së kohës u ndalua mbledhja e taksave veterinare duke u theksuar se nuk do të mblidhej më as Taksa e Karantinës.

Ndërkohë, pak më vonë taksat veterinare janë ridimensionuar, por nuk u diskutua më për Taksën e Karantinës, duke lënë në fuqi vendimin për mos mbledhjen më të saj. në ligjin për shërbimin veterinar fundit të viteve ’20 theksohej detyrimi për dezinfektimin e kafshëve që vinin nga jashtë dhe për ndërtimin e vendeve të karantinës e dhomave të dezinfektimit për to.

Në ligjin për Organizimin e Shëndetësisë Publike të 16 qershorit të vitit 1927 urdhërohej se në çdo port të vendit funksionojnë zyrat e Shëndetësisë Detare, stacione e roje shëndetësie.

Gjithashtu në vende të posaçme krijohen edhe lazareta d.m.th. stacione shëndetësore për karantina. Qëllimi i tyre ishte të mbronte pasurinë blegtorale të vendit nga sëmundjet ngjitëse. /scan/ KultPlus.com

Vallja e Osman Takës, një nga më të bukurat e botës shqiptare (VIDEO)

Vallja e Osman Takës është një nga më të bukurat jo vetëm të Çamërisë, por të gjithë botës shqiptare dhe e mbarë Ballkanit.

Osman Taka ishte një nga luftëtarët kryesorë të degës çame të Lidhjes së Prizrenit me qendër në Prevezë, i cili u kap rob në luftë me osmanllinjtë. Hijeshia, me të cilën e ka luajtur këtë valle përpara se të varej në litar ka bërë që t’i falej jeta e vallja të marrë emrin e tij.

Ne krenohemi me këtë margaritar të folklorit, prandaj shpërndajeni këtë interpretim mbresëlënës të shkëputur nga filmi “Gjeneral Gramafoni”, që sa më shumë të rinj ta njohin e vlerësojnë!

Kjo valle në origjinë ishte e Epirit, por u quajt vallja e Osman Takës, atëherë kur valltari patriot Osman Taka nga Konispoli, patriot i kohës, u kap dhe u burgos në Burgun e Janinës, ku dhe dënohet me varje.

E veçanta e kësaj valleje është se sa mjedis më të ngushtë të ketë, aq më bukur e më mirë kërcehet, qoftë edhe mbi një tavolinë.

Vallja ka disa pika kulminacioni. Pikën kulmore e ka, në momentin kur në mënyrë akrobatike, valltari kryesor kthehet në urë dhe mbi barkun tij luajnë dy-tre valltarët e tjerë, pra duhet që me muskujt e barkut të mbahen dy-tre valltarë të kërcejnë njëri mbas tjetrit për rreth një minutë e gjysëm.

Këtu theksoj anën historike të valles që nuk kemi të bëjmë me një urë të zakonshme trupore, por me atë që quhet ura e brezave, e historisë, e përpjekjeve, e sakrificave, e gjakut dhe mençurisë popullore. / KultPlus.com

‘O Margjela e malësisë, thuja kangve të çobanisë’ (VIDEO)

Kënga e vjetër shqipe ”Margjelo” tashmë njihet e këndohet nga të gjithë, duke u vazhduar t’i rezistojë kohës.

Në vijim, KultPlus ju sjell videon dhe tekstin e kësaj kënge.

Moj margjel mori malsore
ku po shkon me at kosore
ku po shkon moj tuj vrapue
a po me pret o vash dhe mue
bashkë të shkojmë me punue
bashkë të korrim tuj këndue

Margjelo mori Margjel
çilma synin që më ke mshel
O Margjela e malësisë
thuja kangve të çobanisë

Margjelo mori Margjel
çilma syrin që m`ke mshel
O Margjela e malësisë
thuja kangve të çobanisë

Moj margjel mori fisnike
bija e malësisë kreshnike
mos t`lshoj zemra ble sonjike
trim i mirë që shkon si erë
mendjen kthyer ka gjithherë
e tash kthen sot bëhet verë

Margjelo mori Margjel
çilma syrin që m`ke mshel
O Margjela e malësisë
thuja kangve që mban ise./ KultPlus.com

‘Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit, shko në shtëpi dhe duaje familjen’

Në këto kohë jo të lehta për mbarë botën, e rëndësishme është që të ndjekim rregullat e parapara nga institucionet e shëndetësisë, por edhe të mendojmë pozitivisht.

KultPlus ju sjell disa thënie të humanistes së madhe shqiptare, Nënë Tereza, që flasin për jetën, dashurinë e kujdesin ndaj njëri tjetrit.

-Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.

-Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.

-Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtetë pa fund.

-Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit.

-Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.

-Unë nuk lutem për sukses. Kërkoj plotësinë e fesë.

-Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.

-Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!

-Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.

-Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.

-Po prisja të isha e lirë, por Zoti ka planet e Tij.

-Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen.

-Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba që të sjellim paqe në botë. Kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri.

-Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.

-Nëse jeni të dekurajuar, kjo është një shenjë e krenarisë, sepse kjo tregon se keni besim në fuqitë tuaja.

-Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie.

-Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

-Në qoftë se ne të vërtetë duam të na duan, duhet të mësojmë se si të falim.

-Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit.

-Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit pa dashuri. / KultPlus.com

Qyteti francez në garë për të qenë Kryeqyteti Evropian i Kulturës

Qyteti francez i Nisës ka nisur garën për të qenë Kryeqyteti Europian i Kulturës në 2028, njoftoi kryebashkiaku i saj Christian Estrosi.

“Ne e kemi bërë kulturën një përparësi të mandatit”, siguroi Estrosi, që sapo ka filluar mandatin e tij të tretë, në një intervistë të botuar në një edicion lokal të së përjavshmes “Le Point”, duke lartësuar në veçanti “pasurinë” e trashëgimisë së qyteti i tij.

Rouen (në veriperëndim), Bourges (në qendër), Clermont-Ferrand (në qendër) dhe Saint-Denis (në rajonin e Parisit) janë tashmë në garë për të qenë, gjithashtu, Kryeqyteti Europian i Kulturës, si Marseja në 2013 ose Lille në 2004.

Nisa tashmë është një kandidate për t’u përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe Estrosi siguron se ka “të gjitha shanset për t’u pranuar”.

Për të mbështetur kandidaturën e Nisës për titullin e Kryeqytetit Europian të Kulturës, përfaqësuesi i zgjedhur citon një plan investimi prej më shumë se 100 milionë eurosh për pesë vjet.

“Ky plan përfshin rinovimin e muzeve tona, tri salla të reja të performancës në elemente të shquar të trashëgimisë, rinovimin e Operës, rihapjen e studiove Victorine, por edhe vendosjen e arsimit në arte të ndryshme në 160 shkollat ​​e qytetit” /atsh/ KultPlus.com

Scarlet Johansson akuzon ‘Golden Globe’ për seksizëm, kërkon të bojkotohet ngjarja

Aktorja e famshme amerikane, Scarlet Johansson ka akuzuar Shoqatën e Shtypit të Huaj të Hollywood-it (HFPA), organizatë kjo e cila qëndron pas ceremonisë së madhe të çmimeve filmike ”Golden Globe”, përcjell KultPlus.

Në një deklaratë, Johansson ka akuuar HFPA-në që po toleron seksizmin ndërkohë që ka kërkuar nga të tjerët në industrinë e filmit që ta bojkotojnë organizatën der sa të arrihet në ndryshme rrënjësore në këtë drejtim.

“Në të kaluarën, kjo shpesh ka nënkuptuar përballjen me pyetje dhe vërejtje seksiste nga disa anëtarë të HFPA që kufizohen me ngacmime seksuale. Kjo është arsyeja e saktë pse unë, për shumë vite, refuzova të merrja pjesë në konferencat e tyre”, ka thënë Johansson.

HFPA-ja është e përbërë nga rreth 90 gazetarë ndërkombëtarë. Ata çdo vit përzgjedhin fituesit e Golden Globe Awards e cila ndryshe njihet si ngjarja më e madhe e filmit në botë, pas “The Oscars”. / KultPlus.com

Ex Libris: Flutura Açka nuk e ka përmendur kurrë ‘Onufrin’, vendi ku ajo ka punuar e botuar tre libra

Ditën e djeshme Ex Libris botoi një artikull, ndërkaq në foton e bashkangjitur të këtij artikulli, shkrimtarja Flutura Açka ishte larguar nga fotoja, gjë që u dëshmua nga vetë ajo e cila publikoi edhe fotografinë origjinale, shkruan KultPlus.

Bëhet fjalë për fotografinë në artikullin ”Kadare-Onufri 25 vjet bashkëpunim- Bujar Hudhri: Ishte një terren i vështirë dhe vazhdimisht binin rrufe”.

”Sikur ta kishin në dorë stalinistët e mi të dashur, ma kishin retushuar edhe fjalën”, theksoi Açka në publikimin e fotografisë origjinale.

Ndërkaq, sot në faqen zyrtare të gazetës Ex Libris është publikuar edhe kundërpërgjigja ndaj Flutura Açkës, të cilën KultPlus e sjell më poshtë.

NJË SFIDË PUBLIKE FLUTURA AÇKËS DHE KOMENTUESVE TË SAJ TË NDERUAR!

“Flutura Açka: Pas studimeve universitare, punoi për disa vite si gazetare dhe më pas administratore dhe redaktore e botimeve në shtëpi botuese. Më 2001, bashkë me të shoqin e saj holandez, ngriti shtëpinë e saj botuese me qendër në Tiranë.”

Prej më shumë se 20 vjetësh, këto janë të dhënat biografike të Fluturës. Pra Onufri ku ajo ka punuar rreth pesë vjet, ku iu botuan tre libra, ku mësoi ç’është botimi i një libri, nuk përmendet askund. As tek librat që i ka botuar tek Toena, as te shtëpia e saj botuese. Në asnjë katalog, në asnjë shënim biografik, në asnjë intervistë në shtyp apo televizon. Deri para një muaj kur foli në televizionin e Elbasanit! Dhe nuk i kam thënë asnjë fjalë, asnjëherë, përkundrazi, e urova të zgjidhej deputete!
A është ky një censurim i Onufrit?

Por, do të bëja një thirrje publike ndërgjegjes tënde, Flutura:
A është e vërtetë që unë si gazetar i ri i gazetës “Shkumbini” në Elbasan të kam botuar ciklin e parë me poezi në vitin 1988, kur të tjerët në redaksi të bllokonin?

A është e vërtetë se unë si botues i Onufrit të kam botuar librin e parë “Tri vjeshta larg”? Po librin e dytë? Po librin e tretë? Po që të kam çuar përditë nga Elbasani në Tiranë dhe të futa në botën e letërsisë?
Shpresoj t’u japësh një përgjigje të sinqertë publikut, përderisa ke një muaj që ke hyrë në politikë dhe ndërgjegjen duhet ta kesh ende të pastër.
Ndërsa të gjithë komentuesit e nderuar në fb e Fluturës, kam rastin t’i sfidoj publikisht!

Më gjeni NJË HERË TË VETME, absolutisht, NJË HERË TË VETME kur zonja i ka përmendur këto fakte që janë të dokumentuara në katalogun e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë!

Kush është censori dhe mosmirënjohësi që ka fshirë kujtesën prej 20 e ca vite? Kjo foto familjare e një shtëpie botuese private është?

Sa për atë që unë qenkam stalinist apo komunist, mund të shihni kontributin tim me themelimin, financimin dhe botimin prej meje për një vit të gazetës së dytë opozitare në Shqipëri “Fjala e Lirë” (14 shtator 1991-7 shtator 1992).

Fluturën e kam punësuar si redaktore në Prill 1992 dhe për këtë arsye nuk ka asnjë kontribut për opozitën e atëhershme sepse, ndërkohë, zgjedhjet ishin fituar nga PD (22 mars 1992). / KultPlus.com

79 vjet nga vdekja e Norbert Jokl, albanologu austriak që ia kushtoi jetën gjuhës shqipe

Sot shënohet 79-vjetori i vdekjes së albanologut të shquar Nobert Jokli. 

Ai ishte një prej figurave më të ndritura që ka njohur albanologjia. Lindi me 25 shkurt 1877 në Bzenec, apo siç njihet ndryshe Bisenz, në jug të Moravisë dhe vdiq në rrethana tragjike, në maj të vitit 1942. Përveçse si albanolog, ai pati një kontribut të çmuar edhe si studiues i filologjisë balto-sllave dhe si bibliotekar i Universitetit të Vjenës.

Admirues i madh i Fishtës, Konicës, Skiroit, Naimit dhe traditës bektashiane, njohës i De Radës dhe i arbëreshëve, simpatizues i Shantojës dhe i Koliqit, Jokli pati një letërkëmbim të dendur me shumë personalitete kulturore dhe politike shqiptare.

Është meritë e tij që, qysh në vitin 1914, u kryen në Vjenë regjistrimet e para të zanoreve në gjuhën shqipe me subjekte shqipfolës. Ai njihet si autor i shumë studimeve që trajtojnë kryesisht probleme etimologjike dhe çështje letrare të gjuhës shqipe.

Jokli ia kushtoi jetën e tij gjuhës shqipe që, sipas Çabejt, është pasuria e vetme dhe më e çmuar që kemi si komb. / KultPlus.com

Gazeta spanjolle: Gjirokastra, qyteti i gurëve që flasin

Gazetari spanjoll Angelo Nero i ka kushtuar një reportazh Gjirokastrës, që ai e cilëson si qyteti i gurëve që flasin.

Ai ka rrëfyer për median spanjolle historinë e këtij qyteti që sot tërheq mjaft turistë.

SHKRIMI I GAZETARIT ANGELO NERO

Gjirokastër, një nga qytetet më të bukura në zemër të Shqipërisë, është një vend që të nxit të harrosh orët, dhe të ecësh rrugëve të tij në këmbë, ta arrish me ritmin e një pelegrini antik, madje edhe ata që, si unë, na mungon besimi.

Në atë shtator të nxehtë 2019 ne gjithashtu hymë në qytet në këmbë dhe së shpejti mund të shihnim muret e Kalasë, i njohur më parë si Argjirokastër, origjina e të cilit daton në shekullin e 12-të, dhe i cili ndodhet në majë të një kodre, duke mbizotëruar qytetin.

Megjithëse sot qyteti do të njihet si vendlindja e dy prej shqiptarëve më të famshëm në historinë e tij bashkëkohore: udhëheqësit komunist Enver Hoxha dhe shkrimtarit më universal, Ismail Kadaré, Gjirokastër tashmë kishte rëndësi tregtare nën sundimin bizantin, kur ishte e njohur si Argyropolis (qyteti i argjendit), duke u bërë më vonë pjesë e Despotatit të Epirit.

Despotati i Epirit, i cili u shfaq në 1204 pas rënies së Konstandinopojës në duart e Kryqtarëve, zgjati deri në 1479, me vdekjen e despotit të fundit të dinastisë Toco, me humbjen e bastioneve të fundit të mbretërisë që, tridhjetë vite më parë, humbi kryeqytetin e saj, Arta dhe fortesën e saj të fundit, Angelokastro, përpara ushtrive osmane.

Megjithëse edhe këtë e mësuam më vonë, që atëherë interesi ynë ishte një tjetër, më pak epik: për të gjetur një vend për të ngrënë. Në shpatin e kodrës ku është vendosur kalaja, gjetëm rreth gjysmë duzinë tavernash, ndoshta sepse ishte koha të uleshim në tryezë, dhe njëra prej tyre, me një tarracë të vogël nën një hardhi, kapi vëmendjen time. Unë me kënaqësi do të isha ulur të pija një birrë Korça dhe mbase ca dollma, po të mos ishte për faktin se kishim ende të gjithë Gjirokastrën për të zbuluar. Në Rrugën e Kalasë, e cila u ngjit drejt kalasë, pamë gjithashtu shumë aktivitete, këtë herë tregtare, pasi në muret e rrugës kishte një mostër të tërë qilimash, mbulesa tavoline me grep dhe të gjitha llojet e zanateve, pa munguar mjalti dhe livandoja, gjithashtu produkte tipike të zonës, si dhe gdhendje në dru, për të cilat kujdeseshin zonjat që dukej se ishin atje që nga ditët e Mbretit Zogu, duke kërkuar një hije që nuk ishte e përshtatshme për të gjithë. Siç e kemi parë tashmë në Sarandë, shqiptarët janë një racë krenare dhe ofrojnë mallin e tyre pa insistim, në mënyrë që klientët të binden nga produkti dhe jo nga buza e tregtarit, në shumë raste ata ju buzëqeshin në përshëndetje, por në shumë më tepër ata ju injorojnë, vazhdojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin, duke gërvishtur faqet e një libri ose duke iu përgjigjur telefonit.

Do vizitojmë kalanë, pasi ishim disa metra larg hyrjes, por më në fund vendosëm të zbresim në qendrën historike për të gjetur një vend për të qetësuar ulërimat e stomakut tonë, duke kaluar një pyll të vogël që përfundonte në një park me statuja të luftëtarëve të pavarësisë. Rruga e parë që hasëm ishte plot veprimtari tregtare, me kafene, dyqane suveniresh dhe restorante.

“Ishte një qytet i prirur, mbase më i priruri në botë, i cili kishte sfiduar të gjitha ligjet e arkitekturës dhe urbanizmit. Kulmi i një shtëpie ndonjëherë prekte themelet e një shtëpie tjetër dhe ishte padyshim i vetmi vend në botë ku, nëse rrëshqisje buzë një rruge, rrezikoje të gjesh veten mbi ndonjë çati. Duke ecur në rrugë, ka vende ku ju mund të zgjasni krahun tuaj pak, ju mund të varni kapelën tuaj në majë të një minareje. Shumë gjëra ishin të çuditshme dhe shumë dukeshin se i përkisnin mbretërisë së ëndrrave “, shkruajti Ismail Kadare, në “Kronikë në gur”.

Është padyshim një qytet i pjerrët, i vendosur në një korridor të gjatë të rrethuar nga male të thepisura, i cili ishte vendi i detyrueshëm i kalimit për fiset e mëdha të Epirit (Kaonët, Molosët …), Ilirët, Grekët dhe Romakët, Bizantinët dhe Osmanët. Këtu janë kishat më të vjetra në Evropë, me veçorinë që ka pothuajse po aq teqe sa ka xhami, pasi vëllazëritë Sufi (halvetis dhe bektashis) lulëzuan këtu nën ndikimin e Ali Pashës, në fillim të shekullit të 18-të.

Pasi kemi zbritur disa shkallë të pjerrëta, hyjmë në Pazarin e Vjetër, të përshtatur në pjesën e vjetër të qytetit, me shtëpi tipike të bukura me çati prej pllake, një nga pasuritë që arriti të shpallej një qytet-muze nga qeveria Shqiptare, meqenëse është një nga modelet më të ruajtura të qytetit osman, dhe është rruga me kalldrëm e mbajtur mirë, ku deri në mes të shekullit 20, kishte një treg të rëndësishëm për bujqësinë, artikujt prej lëkure dhe zdrukthtari, megjithëse struktura e tij daton nga shekulli i 17-të, kur sundimtari Memi Pasaha vendosi që rrugët që mirëpresin zonën tregtare do të bashkoheshin drejt të njëjtit vend, të njohur si Qafa e Pazarit. Përkundër faktit që në vitin 1912 lagjja pësoi një zjarr të tmerrshëm, ajo u ngrit përsëri nga hiri i saj për të na ofruar një nga vendet më të vizituara – dhe këtë e themi me bindje- në jug të vendit të shqiponjave.

Ne ecëm midis qilimave më të bukur, midis qeramikës më të gjallë, midis artikujve prej lëkure delikate, gjithashtu shumë relike të së kaluarës socialiste, helmeta ushtarake dhe kapele, çizme … me siguri në një dhomë të pasme do të kishte edhe municione dhe armë autentike, ndoshta disa nga 650,000 që u zhdukën gjatë trazirave të vitit 1997, i cili nisi pas shembjes së sistemeve financiare piramidale, dhe që çoi në rënien e qeverisë Sali Berisha, vdekjen e dy mijë njerëzve dhe ndërhyrjen e forcave të Kombeve të Bashkuara, duke rrezikuar që konflikti të rezultojë në një luftë të hapur civile.

Ishte pikërisht në Gjirokastër ku anëtarët e Komitetit të Shpëtimit Kombëtar negociuan me socialistin Bashkim Fino, i emëruar kryeministër në mes të asaj krize dhe ish-kryebashkiak i qytetit, një zgjidhje politike për të ndaluar konfrontimin e armatosur, i cili kishte filluar në Vlorë. Por ne nuk gjetëm asnjë gjurmë të atij konflikti, apo të së kaluarës së tij komuniste, në vendlindjen e Enver Hoxhës, i cili ende dukej se gëzonte një farë simpatie midis bashkatdhetarëve të tij, pasi fytyra e tij zbukuronte gota dhe pjata në shumë dyqane, midis flamujve dhe kartolinave shqiptare. Megjithëse pazari nuk vonoi shumë për të na mbytur, kishte shumë oferta dhe pak lekë, pasi na u kërkua të ndryshonim eurot që mbanim në xhepa për të bërë blerje në monedhën vendase, kështu që zbritëm në Rruga “Ismail Kadaré”, ngecëm në xhaminë e shekullit të 18-të, të cilën nuk mund ta vizitonim, pasi, si shumica e atyre që do të gjenim në Shqipëri, ato po rehabilitoheshin me patronazhin e qeverisë turke! /diasporashqiptare/ KultPlus.com

Rrobat e Amy Winehouse vihen në ankand për bamirësi

Prindërit e këngëtares së ndjerë, Amy Winehouse, kanë bërë të ditur se do t’i hedhin në ankand disa prej rrobave të fundit të saj, në prag të dhjetë vjetorit të vdekjes.

Paratë që do të mblidhen nga shitja e tyre do të dhurohen për bamirësi, kanë bërë të ditur ata.

Në muajin qershor bëhen plot 10 vjet nga vdekja tragjike e njërës prej këngëtarëve me të kërkuara në botë.

Babai i saj 70-vjeçar, Mitch, duke folur për dhimbjen që ndjenë sa herë i sheh rrobat e të bijës e cila nuk jeton më ka thënë se “sa herë afrohen përvjetorët e vdekjes së Amyt, me dhimbje të madhe i shikojmë rrobat e saj të vendosura në dollap, prandaj kemi vendosur t’i hedhim në ankand”, transmeton KultPlus.

Në mesin e rrobave që do të dalin në aksion përfshihen edhe një fustan të cilin Amy e kishte veshur në Brit Awards të vitit 2017 dhe po ashtu një çantë Moschino e cila kap vlerën e 14,000 funtave.

Amy ishte gjetur e vdekur në krevatin e saj, më 23 qershor 2011, në moshën 27-vjeçare. / KultPlus.com

9 maji, Dita e Evropës

Deklarata e 9 majit të vitit 1950 ishte koha kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian.

Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për t`i bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut, që do të ishte themeli i parë konkret për një federatë të ardhshme evropiane.

Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra tjetrën. Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbi kombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake.

Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si Dita e Evropës./ KultPlus.com

T’kam e jam nânë!

Ernestina Gjergji Halili.

T’kam e jam nânë !
( Për nânën teme sojnike e nânat si ajo!)

Kam rrokë qillin, tuj prekë tokën,
tuj thânë: T’dù !
Kam ul’ zanin, tuj brrit’ n’ajri,
tuj t’thanë: M’fal !
M’ke fshi lodin, tuj m’njeh fajin,
tuj m’thânë: Mo(s) !
Je keshë n’mu, tuj kjâ n’mushkni,
tuj m’thânë: Ani !
Idhnù n’mù, nderù n’mù,
tuj m’thânë: Çikë !
Knâqë n’mù, g’zu n’mù,
tuj m’thânë: Nânë !
Je çikë e grue, je nânë e zot,
Tuj t’thânë:
Nânë, je tanë ç’ka kam !
Jam çikë e grue, nânë e zot,
tuj m’thânë: Bijë, t’kam nânë !
/ KultPlus.com

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes: Krenar të jemi bashkë me Ushtrinë e Kosovës në Kuvajt

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes është shprehur krenar që t’i kenë afër vetës Forcat e Sigurisë së Kosovës në misionin e parë në Kuvajt.

Një gjë e tillë është thënë nga vetë ky departament, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në ‘Twitter’.

“Departamenti i Mbrojtjes (DOD) është krenar të bashkohet me Forcat e Sigurisë së Kosovës në misionin e parë në Kuvajt. Gjatë këtij misioni, partnerët tanë nga Kosova do të fitojnë përvojën e mekanikës dhe logjistikës duke punuar me njësitë e Ushtrisë Amerikane #BashkëMëTëFortë”, shkruan Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ky është misioni i parë ndërkombëtar i FSK’së, i cili ndodh në vitin e tretë tranzicional të trupave të sigurisë në ushtri. /KultPlus.com

https://twitter.com/DeptofDefense/status/1391120720516632579?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1391120720516632579%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fdepartamenti-amerikan-i-mbrojtjes-krenar-te-jemi-bashke-me-ushtrine-e-kosoves-ne-kuvajt%2F

‘Prof i ed. fizike s’dmth me ma prekë trupin’, grafitet e aktivisteve në muret e Lipjanit

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist sonte ka zhvilluar një aksion simbolik me grafite në muret e qytetit të Lipjanit, me mbishkrime në shenjë kundërshtimi ndaj dhunës ekonomike, fizike dhe psikologjike që ushtrohet mbi gratë dhe vajzat, shkruan KultPlus.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Kolektivi për Mendim Veprim Feminist ka shkruar se mesazhet në mure bëjnë të ditur atë që veç se e përjetojnë gratë në shtëpi, shkolla, rrugë, kafe e institucione tjera publike.

“Mesazhet e lëna, bëjnë të ditur atë që veç se e përjetojnë gratë në shtëpi, shkolla, rrugë, kafe e institucione tjera publike dhe kumtojnë që gratë janë të revoltuara dhe të vendosura që ta luftojnë sistemin dhe shtypjen e tyre të vazhdueshme”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.

Disa nga mesazhet e shkruara në mure janë: ‘Prof i ed. fizike s’dmth me ma prekë trupin’, ‘Gruaja s’o rob i burrit!’, ‘Ngacmimet seksuale kanë emra (Ju njohim…)’, ‘Viva Fresh, Interex, ETC…: Milionera n’kurriz t’punëtorëve’, ‘Këtu ka ngacmues seksual’, ‘Virgjëria është shpikje e burrave’, ‘Gruaja s’i nënshtrohet burrit!’ dhe ‘Përdhunuesit n’burg, jo n’institucione’.

Kujtojmë se aksione të tilla javë më parë janë ndërmarrë edhe në komunën e Deçanit dhe Mitorvicës.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë:

Sonte, aktivistet feministe nga Lipjani dhe Kolektivi mbushën muret dhe rrugët e qytetit me mbishkrime në shenjë kundërshtimi ndaj dhunës ekonomike, fizike dhe psikologjike që ushtrohet mbi gratë dhe vajzat.

Mesazhet e lëna, bëjnë të ditur atë që veç se e përjetojnë gratë në shtëpi, shkolla, rrugë, kafe e institucione tjera publike dhe kumtojnë që gratë janë të revoltuara dhe të vendosura që ta luftojnë sistemin dhe shtypjen e tyre të vazhdueshme./ KultPlus.com

Sonte, aktivistet feministe nga Lipjani dhe Kolektivi mbushën muret dhe rrugët e qytetit me mbishkrime në shenjë…

Posted by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist on Saturday, May 8, 2021

Grupi ABBA drejt rikthimit

Björn Ulvaeus ka zbuluar se grupi i famshëm ABBA do të sjellë këngë të reja për fansat gjatë këtij viti.

Kantautori 76-vjeçar tha për “The Herald Sun” se anëtarët e bandës suedeze janë takuar disa herë në Stokholm për të diskutuar rikthimin e madh.

“Do të nxjerrim këngë të reja këtë vit, kjo është e sigurt. Jemi miq të mirë me njëri-tjetrin dhe u kthyem në studio pas 40 vitesh”, tha Ulvaeus.

Björn Ulvaeus, Benny Andersson, Agnetha Faltskog dhe Anni-Frida Lyndstad janë katërshja që u bë e famshme gjatë viteve ’70-’80 në botën e muzikës. Grupi, që përbëhej nga dy çifte të martuarish, u shpërbë në vitin 1982, në kulmin e tij. Gjithashtu, Bjorn u nda nga Agnetha dhe Benny nga Frida.

Albumi i tyre i fundit doli në treg në vitin 1981, ndërsa këtë vit priten 5 këngë të reja./ KultPlus.com

Një vizatim i rrallë i Leonardo da Vinçit pritet të shitet për $16 milionë

Një vizatim i një ariu nga Leonardo da Vinçit pritet të arrijë më shumë se 16 milionë dollarë në ankand.

Vizatimi, i titulluar “Head of a Bear” (Koka e një ariu) do të shitet në Londër nga shtëpia e ankandeve Christie’s. Vizatimi do të shfaqet në New York dhe Hong Kong përpara se të dalë në ankad dhe pritet të arrijë shifrën 11 dhe 16 milionë dollarë, sipas shtëpisë së ankandit.

Ben Hall, kryetari i vjetër i pikturave në Christie’s New York, e përshkroi vizatimin si “një nga veprat më të rëndësishme nga Rilindja”. Ai tha: “Vepra është zotëruar nga disa prej koleksionistëve më të dalluar në fushën e mjeshtrave të vjetër përgjatë shumë shekujve, jo vetëm nga pronari aktual i cili e ka në pronësi që nga viti 2008.”

“Koka e një ariu” ka përmasa 7 cm me 7 cm dhe është vizatuar në një letër të zbehtë rozë në bezhë. Më parë është shfaqur në muze duke përfshirë Galerinë Kombëtare në Londër, ku u shfaq në vitin 2011 dhe vitin 2012 si pjesë e një ekspozite për Da Vinçin.

Vizatimi do të shfaqet në Londër nga 1 deri më 6 qershor para se të shitet në 8 korrik./ KultPlus.com

Muzetë në Turqi kanë pasur gati 9 milionë vizitorë pavarësisht pandemisë

Muzetë turke dhe vendet arkeologjike u vizituan nga më shumë se 8.91 milionë njerëz në vitin 2020, edhe pse shpërthimi i koronavirusit po krijonte kaos në industrinë e turizmit në të gjithë botën.

Një total prej 204 muzeshë, 142 vende arkeologjike dhe 296 muze private prisnin të apasionuarit e historisë nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, e cila siguroi të dhënat.

Më shumë se 3.25 milion objekte historike janë të ekspozuara në 204 muze.

Mesatarisht 40 mijë objekte janë shtuar në koleksionet e muzeve çdo vit dhe 11 mijë e 632 pasuri të luajtshme kulturore janë vendosur në konservim.

Si pjesë e përpjekjeve për të rritur numrin e muzeve në Turqi, 161 muze u rinovuan midis viteve 2002-2020 dhe 43 u hapën me njohje ndërkombëtare.

Përveç kësaj, 16 muze të sapondërtuar – përfshirë në Adana, Uşak, Kayseri, Mersin dhe Van – janë duke mirëpritur vizitorët./ KultPlus.com