Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se Komuna që ai drejton do të fillojë aksion për mbledhjen e mbeturinave të vëllimshme.
Sipas Ahmetit, aksioni do të zhvillohet nga data 28 qershor deri më 2 korrik në lagje të ndryshme të kryeqytetit.
‘’Përmes kompanisë rajonale “Pastrimi” do të bëjmë grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme si: orendi; shtretër druri ose metali; dollapë druri ose metali; tavolina druri ose metali; karrige druri ose metali; pajisje të kuzhinës; gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali. Ju lutemi që mbeturinat e vëllimshme të i vendosni para shtëpive apo vendet e caktuara për mbeturina sipas datave dhe orareve të caktuara’’, ka njoftuar Ahmeti. / KultPlus.com
Një total prej 175 romanesh kanë lidhur përgjithmonë emrin e shkrimtarit francez, Frédéric Dard me atë të personazhit të tij, policit San-Antonio. Dhe nuk është as gjysma e punës së madhe të këtij shkrimtari që do të festonte të martën 100-vjetorin e tij.
Ai lindi më 29 qershor 1921 në një familje modeste të Bourgoin-Jallieu. Dhe ai përfundoi, në vitet 1970, duke hequr dorë nga emri i tij në kopertinë, për të nënshkruar “San-Antonio”, duke përfshirë këtu për një libër prekës ku ai përmend rrëmbimin e vajzës së tij “Faut-il tuer les petits garçons qui ont les mains sur les hanches?” (1984).
Ky pseudonim i famshëm i garantoi sukses në libraritë në të njëjtën kohë. Edhe nëse do të thotë përmbytje e tregut, Dard vdiq në vitin 2000 me më shumë se 400 romane në katalog.
I pyetur në vitin 1978 ndërsa po afrohej në 100 milion kopje të shitura, ai u përgjigj në radion publike zvicerane”Është përrallore dhe falënderoj parajsën për këtë!”
“Unë pata një fillim shumë të vështirë, më zuri uria (…) Kam një lloj shqetësimi. Unë i them vetes se nuk është e mundur që një gjë e tillë t’i ndodhë një burri, dhe pastaj që të vazhdojë gjithmonë! Kjo do të pushojnë në mënyrë të pashmangshme”, rrëfeu ai. /atsh/ KultPlus.com
Shfaqja e shkruar në vitin 2015, e titulluar ‘Lela&Co’, e autores Cordelia Lynn, bazohet në një histori të vërtetë ku pasqyrohet këmbëngulja e gruas kundër trajtimit të vrazhdë të saj nga karakteret e meshkujve, të cilët përmes mohimit dhe arsyetimit për mbijetesë, mundohen ta trafikojnë atë në mënyrë tejet të ashpër, e që nesër vjen premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës nën regjinë e Eki Rrahmani dhe nën aktrimin e Gentë Retkoceri dhe Kushtrim Sheremeti, shkruan KultPlus.
Kjo dramë e shqipëruar nga Jeton Kulingja, është një histori tërheqëse që para publikut do të shpalos rrethana të tmerrshme përmes së cilave dallohet thirrja e gjithanshme për vetëdijesimin e publikut ndaj trafikimit të qenieve njerëzore. Ndërsa, skenografia nga Edi Agagjyshi, i ka dhënë shfaqjes një imazh të qartë ku koncepti i një ekrani televiziv të vendosur në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar, do të pasqyrojë botën e rolit të gruas e cila sa vjen e ngushtohet më shumë.
“Lela & Co”, vjen si një dokumentim i një ngjarje të vërtetë që supozohet se ka ndodhur në trojet shqiptare, për arsye se i vetmi mesazh i fshehur brenda shfaqjes është lokacioni se ku është vendosur ngjarja. Ndërsa, përmes monologut të gruas dhe monologut të një burri që luan të gjitha rolet e mashkullit në jetën e saj, si: babin, burrin, dhëndrin dhe ushtarin, do të vijnë pikërisht nga dy aktorët të cilët para publikut do të shfaqin momente mjaft të rënda duke vetëdijesuar publikun që të zgjohet nga gjumi, të mos hesht e të mos shikoj në anën tjetër.
Paramendimet e regjisorit Eki Rrahmani, për të cilin kjo është shfaqja e tij e parë si regjisor, do të shpalosen ndaj realitetit tonë kosovar duke komunikuar me të në një nivel të veçantë.
Në konferencën për media, regjisori Eki Rrahmani, ka folur rreth përzgjedhjes për këtë shfaqje dhe mesazhit të saj.
“Unë zakonisht punoj si producent i filmave dokumentarë që 15 vite rishtazi dhe para 4 viteve kam filluar të jetoj në Katar, aty ku fillimisht u takova me gruan dhe u martuam. Genta në Katar filloi të trajtonte njerëzit për aktrim dhe në fakt i kishte marrë malli për aktrim, andaj gjeta këtë shfaqje dhe më është dukur tejet interesant ku trajtohen tema kundër patriarkalizmit, kundër mënyrës se si meshkujt trajtojnë gratë, kundër trafikimit të grave dhe pak kundër sistemit kapitalist”, thotë Rrahmani.
Sipas tij, kjo shfaqje nuk e ka të definuar lokacionin e vet dhe në lexim e sipër regjisorit iu është krijuar ndjesia se kjo patjetër është realizuar në Ballkan dhe mënyra e përshkrimit në gjuhën angleze dukej se si një storje e Ballkanit.
“Duke e shikuar një intervistë të hershme të autores, ajo është shprehur se historia është e një shoqes së saj që vjen nga Shqipëria dhe autorja vetëm e ka dramatizuar tutje. Këtu u vërtetua fakti se me të vërtetë ngjarja rrjedh nga Ballkani dhe në fakt storja është e shkruar në mënyrë shumë të guximshme në aspektin tekstual sepse është pak më ndryshe se shfaqjet e tjera”, shpalos Rrahmani.
Për Rrahmanin, për sa i përket prostitucionit dhe trafikimit të qenies njerëzore, në realitetin tonë pas luftës shihet se edhe pse ushtarët kanë ardhur për të ndihmuar një shtet, ata kanë pasur kërkesa të ndryshme sepse janë ndjerë seksualisht të frustruar.
“Kryesorja për mua është se ne si shoqëri, se si i qasemi këtyre fenomeneve është shumë qasje mbyllur sepse në fakt të gjithë e dimë se çfarë po ndodh por gjithmonë shohim në anën tjetër. Shoqëria jonë si aktorë, si policë e si gazetarë, të gjithë e dimë se çfarë po ndodh dhe vetëm heshtin duke besuar se do të zhduket vetvetiu” përfundon Rrahmani.
Ndërsa, aktorja Gentë Retkoceri, ka folur rreth rolit të saj, se çfarë trajton ai rol dhe shfaqjes që e konsideron se është shumë më ndryshe se ato të zakonshmet.
“Mënyra e shkrimit të shfaqjes është më bashkëkohore dhe pak më ndryshe se shfaqjet klasike të shkruara. Por gjithashtu, fakti se roli i Lelës ka disa monologë, njëra pas tjetrës dhe ndërhyrje me karakteret që i luan aktori mashkull, është pikërisht kjo arsyeja që shfaqja është më ndryshe”, thotë Retkoceri.
Sipas saj, të mësuarit e tekstit për të nuk është aspak problem dhe shumicën e tekstit ajo e ka mësuar menjëherë në fillim, ndërsa edhe pse stresi e ankthi nuk ka munguar për shkak të përzierjes së mendimeve gjatë provave, aktorja është shprehur se gjithmonë ekziston improvizimi.
“Ka shumë momente të ndryshme në shfaqje, e para është kur babai e rrah fizikisht vajzën në ditëlindjen e saj, e që në fakt ndodh shumë shpesh në kulturën tonë dhe pse nuk flitet shumë tek ne por është dhunë dhe abuzim. Pastaj, humbja e virgjërisë dhe mënyra se si motra e saj e madhe e parapërgatit motrën e vogël duke e manipuluar atë”, thotë Retkoceri.
Po ashtu, aktori Kushtrim Sheremeti, ka folur rreth rolit të tij dhe personazheve që ai do të luajë përgjatë shfaqjes.
“Përtej eksperimentimit me regjisorin, teksti ka qenë jashtëzakonisht i mirë ku përçon mesazhe, të cilat duhet të trajtohen sepse është njëfarë provokimi artistik. Pastaj, koncepti i regjisorit që të mos largohet nga pjesa filmike e eksperiencës së tij, prandaj besoj që këtë shfaqje minimaliste, e bënë shumë më të veçantë, vizioni dhe qasja e regjisorit, ka momente shumë filmike brenda këtij teatri”, thotë Sheremeti.
Sipas tij, ka qenë një sfidë për ti formuar katër personazhe brenda një shfaqje ku disa ndërrohen brenda sekondave, disa brenda minutave e disa kthehen prej fillimit. Andaj, për të njëkohësisht ka qenë edhe një provokim që ta sfidojë veten në aspektin e aktrimit.
“Secili prej personazheve është më i pisët se tjetri duke filluar që nga babai deri tek bashkëshorti ose ushtaraku. Në anën tjetër, besoj që askush nuk bënë diçka keq duke qenë i vetëdijshëm dhe në momentin që vret dikë, personi mendon që është mirë sepse po ia shkatërron biznesin e caktuar por pastaj rezultati i veprimeve të njeriut mund të vlerësohet në aspektin moral”, shpalos Sheremeti.
Tutje ai ka folur rreth dokumentimit të shfaqjes në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, që në fakt për të konsiderohet nderi më i madh që i bëhet tekstit, teatrit dhe rezultatit të punës.
“Kur publiku të del nga shfaqja, ka për tu ndjerë i ngulfatur dhe do të detyrohet që të reflektoj dhe të mendoj për krejt atë se çka do të shohin”, thekson Sheremeti.
Kështu krejt në fund, regjisori dhe aktorët kanë shpalosur pritshmëritë e tyre rreth premierës së shfaqjes.
Eki Rrahmani: ”Në qoftë se mbërrijmë për të bërë diçka për këtë çështjen e shfaqjes, pra për trafikimin e grave, ku njerëzit mund të fillojnë, të flasin e të debatojnë, për mua do të ishte është arritja më e madhe”.
Kushtrim Sheremeti: ”Po pres që ka me qenë një shfaqje e pëlqyer për njerëzit që e duan teatrin për shkak se nuk ka super komercializëm por besoj që njerëzit që vijnë do të mund të reflektojnë mbi atë se çka ndodh rreth nesh, e për të cilën ata i mbyllin sytë herë me qëllim e herë pa qëllim”.
Gentë Retkoceri: ”Besoj se do të pëlqehet sepse ashtu kam një ndjenjë. Unë mezi po pres për të luajtur për arsye se jam shumë e entuziazmuar dhe natyrisht kam punuar goxha në këtë shfaqje dhe mezi po pres për të dëgjuar se çfarë do të thotë publiku”.
Premiera e shfaqjes “Lela & Co”, vjen nesër në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës duke filluar nga ora 20:00. Ndërsa, repriza e parë vjen me 29 qershor. / KultPlus.com
Festivali Kombëtar i Teatrit për fëmijë “1 mbi 1 dritaret”, që po zhvillohet në qytetin e Beratit çeli mbrëmjen e djeshme siparin me trupën teatrore të Durrësit.
Artdashësit e vegjël beratas, të shoqëruar nga prindërit e tyre duartrokitën në natën e parë artistët e teatrit të Durrësit, të cilët sollën një performancë të magjishme.
Mbrëmjen e sotme në këtë festival do të jenë fëmijët e qytetit të Vlorës, në 28 qershor fëmijët e Elbasanit, në 29 të Gjirokastrës, në 30 të Korçës dhe në 1 korrik fëmijët e Beratit.
Kjo risi që sjell qyteti i Beratit bën të mundur edukimin e fëmijëve nëpërmjet teatrit, duke shkëmbyer kështu kulturën dhe traditat. Kështu për herë të parë organizohet Festivali Kombëtar i Teatrit për fëmijë, “1 mbi 1 dritaret”, i cili do të zhvillohet në datat 26 qershor- 1 korrik.
Bashkia e Beratit, nën kujdesin e kryetarit Ervin Demo ka marrë iniciativën e zhvillimit të shfaqjes më të madhe teatrale me qëllim promovimin e qyteteve shqiptare, ka prezantuar “Berati, qyteti i fëmijëve”. /atsh/ KultPlus.com
unë si ju jam habitur ndërsa vidhja jetën, flakur jashtë nga dëshira ime e dashurisë. mua si ju s’më kanë dëgjuar dhe kam parë shufrat e qetësisë të më rriteshin përreth dhe të më shkulnin flokët. unë si ju kam qarë kam qeshur dhe kam shpresuar. unë si ju kam ndierë të më zhvishnin rrobat nga trupi dhe kur më kanë dhënë në dorë turpin tim kam ngrënë turp çdo ditë. unë si ju kam ndihmuar armikun kam pasur besim në rrobat e mia të varfra dhe kam pyetur ç’është zoti pastaj nga ideja e ekzistencës së tij kam marrë forcë që të ndiej martirin të më fluturojë rrotull si pëllumb i gjallë. unë si ju kam konsumuar vetë dashurinë larg edhe nga Krishti i ringjallur. por unë si ju u ktheva në shkencën e dhimbjes së njeriut që është shkenca ime. / KultPlus.com
Fotografitë të cilat kanë mbetur gjatë në kujtesë janë rezultat i të qenit në vendin e duhur, në kohën e duhur.
Kështu ka ndodhur me gruan nga Anglia, Hannah Huxford në vitin 2011, shkruan My Modern Met. Huxford kishte dalë për një shëtitje rreth bregdetit anglez, me bashkëshortin dhe derisa po ecnin kishin vendosur të blinin patate të skuqura. Siç ka shpjeguar ajo, derisa po hanin kanë vërejtur një pulëbardhë që po qëndronte afër, ndërkohë që bashkëshorti i kishte ofruar shpezës po ashtu patate të skuqura.
Në momentin që pulëbardha kishte filluar t’i kapte për t’i ngrënë, Huxford kishte nxjerrë telefonin e saj, një iPhone 3 dhe po fotografonte. Ajo kishte realizuar një sërë fotosh derisa kishte kapur momentin kur pulëbardha e ka pataten e skuqur në sqep, pak para se ta gëlltiste.
Kjo fotografi artistike ishte hedhur më pas në rrjetet sociale dhe ishte bërë virale, derisa tek dhjetë vjet më vonë, kur e kishte ripostuar në Instagram, e kishin kontaktuar nga Google, të cilët kishin kërkuar që t’ia blinin për një kampanjë reklamuese.
Gruaja angleze kishte pranuar ofertën e gjigantit amerikan të teknologjisë të bërë në vitin 2021, duke bërë që fotografia e saj të qarkullonte gjithandej nëpër posterë e billborda të vendosur nëpër rrugë.
Që nga atëherë, Hannah Huxford ka vazhduar pasionin e saj për fotografinë duke synuar edhe më tutje që të kapë momente interesante të ngjashme. /koha/ KultPlus.com
Projekti i radhës i Joseph Gordon-Levitt përfshin ndër të tjera edhe Shqipërinë.
“Përshëndetje, miq në Shqipëri!” Po kërkoj foto të bukura të Shqipërisë për një projekt të ri.” – shkruan ai në Facebook, transmeton KultPlus.
Aktori ka bashkëngjitur edhe një link të HitRecord, një platformë e themeluar nga ai, e cila ka si synim të prodhojë projekte të tilla si filma të shkurtër, video, libra etj.
HitRecord funksionon si platformë në internet për artistët dhe njerëzit e tjerë që të punojnë së bashku, duke përdorur kontributet e njëri-tjetrit për të krijuar gjëra.
Nëse një projekt fiton të ardhura, kontribuesit paguhen në bazë të punës që kanë në projektin përfundimtar.
Aktori ka dhënë pak detaje për projektin që përfshin edhe Shqipërinë, por sidoqoftë, njerëzit kanë nisur të postojnë foto. HitRecords mund të shkarkohet edhe si aplikacion. / KultPlus.com
Pavarësisht temperaturave të larta, muzetë e Krujës vazhdojnë të frekuentohen çdo ditë nga turistë vendas dhe të huaj.
Drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi, tha sot për ATSH-në se ”vetëm në muajin qershor muzetë e Krujës janë vizituar nga rreth 4 mijë vizitorë vendas e të huaj”.
Sipas tij, grupet me turistë nga vendi, por edhe vende të ndryshme të botës po shtohen dita ditës.
“Shumica e vizitorëve janë nga Ukraina, Izraeli, Serbia, ndërsa nuk mungojnë edhe vizitorët nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës”, – tha Hafizi.
Drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik bëri të ditur gjithashtu se “nga fillimi i vitit numri i vizitorëve ka patur një tendencë në rritje nga dita në ditë. Nga janari deri në qershor këta muze i kanë vizitua 13 mijë vizitorë”, 2.5 herë më shumë vizitorë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”.
“Turistët kanë shfaqur shumë interes për kulturën dhe historinë e popullit tonë gjatë vizitës në Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeun Etnografik Krujë”, – shtoi ai.
Kruja ka një turizëm gjithëvjetor, pasi është e favorizuar nga vlerat që mbart, por edhe nga vendndodhja.
Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu u përurua më 1 nëntor 1982 në kështjellën e Krujës. Ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve. Në këtë muze ndodhen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, por në disa pavijone trajtohet historia e Mesjetës së hershme, principatat shqiptare, pushtimi osman dhe betejat e shqiptarëve për të përballuar këtë pushtim.
Muzeu Etnografik i Krujës ndodhet brenda kalasë së Krujës. Ky muzeum është ngritur në shtëpinë e familjes së Toptanëve, e cila është një ndërtesë e tipit “çardak” e vitit 1764. Banesa është monument kulture i kategorisë së I. Në mjediset e brendshme, si edhe objektet e paraqitura në mjediset e jashtme, jepet një pamje e plotë i zejeve të ushtruara në Krujë dhe në të gjithë Shqipërinë, si edhe i mënyrës së jetesës duke filluar që 300 vjet përpara. Plot 90% e objekteve të këtij muzeu janë origjinale dhe 100% janë funksionale. Në të gjejmë objekte prej qeramike, druri, guri, hekuri, pambuku, mëndafshi, leshi, qëndisma të ndryshme të ekspozuara me finesë. Mosha e këtyre objekteve varion nga 60-70 deri në 500-vjeçare. Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës u përurua më 20 nëntor 1989. /atsh/ KultPlus.com
Nëse nuk e keni ditur, ekziston kopshti më i bukur i tulipanëve në botë që duhet ta vizitoni patjetër sa më shpejt kur plotësohen kushtet për një gjë të tillë
Ky vit është i veçantë, sepse kopshti legjendar i tulipanëve holandezë Keukenhof është i mbyllur, për herë të parë pas 70 vjetëve!
Mund të mos ketë asnjë vizitor, por lulet e mrekullueshme të kësaj “kuzhine kopshti” janë ende atje, dhe falë fotografive të bukura, ne gjithashtu kemi mundësinë t’ia hedhim një sy kësaj parajse në tokë, transmeton KultPlus.
Ka diçka të veçantë në këto shtigje “të zbrazëta” të Keukenhof-it që duket se ftojnë miliona turistë të kthehen në këtë larushi të ngjyrave të mrekullueshme dhe të shëtisin përsëri nëpër to.
Siç thotë vetë fotografi Albert Dross, kjo ishte një mundësi unike për të që të fotografonte një kopsht të magjishëm pa vizitorë.
Jo vetëm që kjo hapësirë, të paktën sipas tij, dukej më e mira (dhe më e çuditshmja!) deri më tani, por ky ishte edhe muaji me më së shumti diell që ka pasur ndonjëherë në Holandë, që sigurisht kontribuoi në faktin se çdo petal në fotografitë që po bashkëngjitim sot të duket hyjnor.
E vetmja gjë për të cilën na vjen keq është fakti që fotografitë nuk mund të na transmetojnë aromën e këtij kopshti mahnitës. / KultPlus.com
Politika nuk i përmbushi ambicjet e tij patriotike edhe pse ishte në hapat e parë të konstituimit të vlerave pluraliste demokratike në Kosovë.
Njëri nga themeluesit e parë të LDK-s.
Në hap me Rugovën, Aganin etj.Jusuf Buxhovi, njeriu emblematik, që po kthen identitetin e kombit, duke shpalosur e studiuar rresht për rresht historinë tonë ndër shekuj…
Tashmë përmes veprave dhe botimeve që ka sjellë në duar të lexuesve, z.Buxhovi faktet historike i ktheu në shkencë etnografike, arkeologjike dhe politike. Pra, fushëveprimtaria e tij është shumëdimenzionale dhe aktiviteti i tij është me përmasa botërore, sa edhe veprat plotë fakte dhe argumente historike dhe shkencore,tani më të përkthyera edhe në shumë gjuhë të rëndësishme botërore( Anglisht, Gjermanisht, Italisht etj.)
Qëndra Kulturore Shqiptare Stuttgart e uron z.Jusuf Buxhovi për aktivitetin e tij me shumë vlera kombëtare dhe fuqizimin e tyre në kohën e duhur, kur shumë kush është zhvendosur drejtë përfitimeve personale e grupore, përmes politikës ditore të seciles qeveri me rend. /qkshs/ KultPlus.com
Ceremonia e ndarjes së çmimeve muzikore “BET Awards” që do të zhvillohet sonte në orët e vona të mbrëmjes, do të përcillet me performancat e artistëve të famshëm si: Megan Thee Stallion, Lil Nas X dhe H.E.R., në nderim të reperit të ndjerë, DMX dhe po ashtu në nderim të karrierës së Queen Latifahs.
Taraji P. Henson,do të jetë nikoqir i mbrëmjes së madhe e cila do të zhvillohet në Teatrit Microsoft, në Los Anxhelos, ku në mesin e atyre që do të performojnë në skenë do të jenë edhe DaBaby, DJ Khaled, Jazmine Sullivan, Migos, Lil Baby, Andra Day, Roddy Ricch etj, transmeton KultPlus.
Reperi Swizz Beatz, njëherësh bashkëshorti i këngëtares Alicia Keys, ka përgatitur një performancë po ashtu në nderim të DMX i cili ka vdekur në prill të këtij viti, në moshën 50-vjeçare, si pasojë e mbi-dozës. Për nderim të DMX-it do të këndojnë edhe Busta Rhymes e Method Man.
Ndërkohë, aktorja e famshme, Queen Latifah do të nderohet këtë vit me çmimin për “Arritje Jetësore”.
Në krye të nominimeve këtë vit, qëndrojnë reperet Megan Thee Stallion dhe DaBaby, secila me nga shtatë nominime.
Drake dhe Cardi B janë artistët e dytë me më shumë nominime, secili me nga pesë sosh, ndërkaq Chris Brown e Bruno Marsi, sivjet janë nominuar në nga katër kategori secili.
Në mesin e të nominuarve është edhe The Weeknd i cili sivjet është nominuar në dy kategori.
Këtë vit, do të lejohen të marrin pjesë si audiencë, të gjithë ata që tashmë janë vaksinuar. Ndërkaq, derisa numri i gazetarëve që do ta përcjellin sivjet këtë ngjarje do të jetë i kufizuar, “BET” planifikon që të ketë tepihun e kuq para ngjarjes ku do të parakalojnë shumë fytyra të famshme. / KultPlus.com
Në shtatorin e vitit 1942, Prenka shkoi për studime në Itali, ku u regjistrua në Konservatorin e Muzikës “Santa Cecilia” të Romës, në degën e klarinetës, të cilin e përfundoi me rezultate të larta” dhe kur u kthye në Shqipëri, pak pas mbarimit të Luftës, ai u arrestua dhe u mbajt disa kohë në burg, pasi një vëlla i tij, ishte vrarë duke luftuar kundra forcave komuniste.
Suksesi i madh i Prenkës me vënien në skenë të operas së parë shqiptare, “Mrika” ku asistoi vetë Enver Hoxha në shfaqjen që u dha në Tiranë në Institutin e Lartë të Arteve, ku doli në skenë ministri i Punëve të Brendëshme, Kadri Hazbiu dhe kur Enveri e përgëzoi për atë punë kolosale që kishte bërë dhe i kërkoi të bënte dhe një opera tjetër për Skënderbeun, Prenka iu përgjigj: “Shoku Enver, operat nuk janë si bukët që i fut në furrë…”?!
Por edhe pse i dha atë përgjigjie, Enver Hoxhës, Prenka iu vu punës dhe e shkroi operan “Skënderbeu”, por kur e solli në Tiranë për t’ja miratuar, i sollën shumë pengesa duke i kërkuar të hiqte disa pjes prej saj, gjë të cilën ai nuk e pranoi, kjo i solli shumë shqetësime, saqë më datën 9 shtator 1969, ai i dha fund jetës në mënyrë tragjike…?!
Ka qenë data 9 shtator e vitit 1969, kur në të gjithë qytetin e Shkodrës, u hap lajmi i hidhur se kishte vdekur në mënyrë tragjike, Prenk Jakova, një nga mjeshtrat e muzikës shqiptare, i cili kishte shkruar dhe vënë në skenë operan e parë shqiptare “Mrika”. Kush ishte Prenk Jakova, nga ç’familje rridhte, ku kishte studjuar dhe si arriti ai që të bëhej një nga kollosët më të mëdhenj të muzikës në Shqipëri?
Familja dhe mësuesit e parë Prenk Jakova u lind në 27 qershor të vitit 1917 në qytetin e Shkodrës dhe origjina e familjes së tij është nga Gjakova. Gjyshi i Prenkës quhej Dedë Jakova dhe që në rininë e tij ai ishte i dhënë pas muzikës, duke luajtur me klarinetë në Kolegjin Saverian të qytetit të Shkodrës. Deda vdiq në moshë fare të re dhe ai la një djalë të quajtur Kolë, i cili nga kushtet e vështira ekonomike të familjes, u fut në punë si shegert në Pazarin e Shkodrës. Prenka ishte fëmija i parë i Kolë Jakovës, i cili në atë kohë punonte në një dyqan argjendarie dhe njëkohësisht njihte e këndonte mjaft mirë këngën popullore të ahengut shkodran, gjë e cila ndikoi shumë dhe në formimin e mëvonshëm të djalit të tij, Prenkës. Përveç Prenkës, Kola kishte dhe djemtë tjerë më të vegjël se ai në moshë, ku dy prej tyre: Deda e Çesku, punuan si fotografë e muzikantë. Që në moshën shtatë-vjeçare, i nxitur nga babai i tij, Prenka u aktivizua në role të ndryshme që viheshin në skenë nga Shoqëritë Teatrore të asaj kohe “Bogdani” dhe “Vllaznia”.
Arsimin fillor Prenka e mbaroi në vitet 1924-‘29 në shkollën “Skanderbeg” dhe më pas ai u regjistrua e vazhdoi mësimet në Liceun “Illyricum”, po në qytetin e Shkodrës. Nga dega klasike që Prenka studjoi në atë Lice, ai kaloi në degën e përgjithshme të gjimnazit të shtetit po në Shkodër, ku u diplomua në vitin 1935. Kur fillloi Liceun “Illyricum”, ai mori pjesë në bandën muzikore të shkollës, e cila më vonë u bë dhe banda e qytetit të Shkodrës, duke qenë klaniretist i saj. Në këtë periudhë Prenka u formua si muzikant dhe filloi të drejtojë disa grupe korale e formacione të vogla orkestrale, me anë të cilave nisi të stilizonte e përpunonte këngën e re popullore, si p.sh.: “Delja rudë”, “Hajredini”, “Besa e një trimi”, “Shkoj e vi flutrim si zogu”, etj. Dy nga mësuesit e parë të Prenkës prej të cilëve ai mori dhe mësimet e para në muzikë, ishin Martin Gjoka dhe Zef Kurti. Kur nuk ishte më shumë se 18-vjeç, Prenk Jakova u bë drejtuesi artistik i bandës muzikore të Liceut “Illyricum” dhe nxënësit e tij të parë ishin: Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Simon Gjoni, Tonin Rrota, Zef Gruda etj. Në atë kohë që Prenka mori drejtimin e bandës së qytetit të Shkodrës, shkroi partiturat e para duke kompozuar marshe për bandë dhe potpuri këngësh popullore shkodrane.
Mësues në Bërdicë e Orosh Në 2 janar të vitit 1936, Prenka u emërua mësues në fshatin Bërdicë të Prefekturës së Shkodrës. Lidhur me këtë, në kujtimet e vëllait të tij, Çeskut, midis të tjerash shkruhet: “Në atë fshat Prenka kreu jo vetëm detyrën e arsimtarit, por ai u kujdes dhe u mësoi këngën pothuaj të gjithë nxënësve të shkollës. Gjatë asaj kohe Prenka mësoi vetë pa pasur asnjë metodë dhe kitarrën, e kur i erdhën metodat nga jashtë, ai pa se aty nuk kishte asgjë të re nga ato që ai kishte mësuar nga nevoja. Në pushimet verore të vitit 1939, Prenka me kursimet e tij bleu një fizarmonikë të markës “Settimio Sopreni”, e cila kishte 80 base dhe metodën e saj. Brenda një kohe shumë të shkurtër Prenka e mësoi në mënyrë të përsosur atë instrument, në atë kohë njihej vetëm me veshë dhe jo me metoda. Pasi kishte mësuar të luante në mënyrë virtuoze me klarinetë, kitarrë dhe fizarmonikë, Prenka fitoi njohuri të mjaftueshme edhe në instrumentat e tunxhit e të drurit, mësimin e të cilave e kishte filluar që në gjimnazin e Shkodrës.
Në vitin 1939 Prenka u shkëput për herë të parë nga familja e tij, pasi u emërua mësues në fshatin Orosh të Mirditës. Në atë fshat, ai shkroi një pjesë për fizarmonikë të titulluar “Mall” dhe më pas edhe këngën “Fyelli i Bariut”, teksti i së cilës edhe sot ka ngelur i panjohur. Kjo shënoi provën e parë të Prenkës për të shkruar fjalët edhe melodinë së bashku, ashtu ishte koncepti i këngës popullore të ahengut shkodran. Pasi qëndroi për më shumë se një vit në Orosh, në 1940-ën, Prenka u transferua në qytetin e lindjes në Shkodër dhe në atë kohë ai shkroi një cikël këngësh për fëmijë dhe operetën me dy akte të titulluar “Kopshti i Xhuxhmaxhuxhëve”. Në vitin shkollor 1941-‘42, Prenka u transferua në Katër-kollë të Ulqinit dhe Oshos të Krajës, ku për të mos humbur aktivitetet artistike në qytetin e Shkodrës, ai e bënte çdo ditë me biçikletë vajtje-ardhje atë rrugë, duke përshkuar 50 km. Në Katër-kollë Prenka nuk qëndroi shumë, pasi në shtatorin e vitit 1942, ai shkoi për studime në Itali, ku u regjistrua në Konservatorin e Muzikës “Santa Cecilia” të Romës, në degën e klarinetës, të cilin e përfundoi me rezultate të larta”, thuhet në kujtimet e vëllait të tij Çeskut
Përgjegjës i Shtëpisë Kulturës Fundi i vitit 1944, e gjeti Prenk Jakovën si mësues në qytetin e Shkodrës, ku atë e morën për të ndihmuar në aktivitetet që zhvillonte në atë kohë kori i Brigadës së Parë partizane në Shtëpinë e Rinisë, ku ai u emërua përgjegjës i saj. Në atë kohë Prenka u arrestua nga komunistët dhe u mbajt për disa muaj në hetuesi, pasi vëlla i tij u vra duke luftuar kundra forcave partizane të ndjekjes, në një fshat të Shkodrës.
Ish nxënësit e tij Çesk Zadeja e Tonin Harapi, të cilët më pas u bënë kollosët e muzikës shqiptare, në kujtimet për mësuesin e tyre Prenk Jakova, dëshmojnë se gjatë asaj periudhe Prenka shkonte në punë në orën shtatë të mëgjesit dhe punonte pa pushim deri në orët e vona të natës, me korin, solistët dhe instrumentistët e shumtë që kishte në patronazh.
Aq i prerë, strikt dhe konsekuent ishte Prenka në punën e tij me amatorët, saqë për të justifikuar mungesat e tyre në prova, ai u kërkonte vërtetim nga drejtoria e ndërrmarjes ose e shkollës, apo nga Komiteti Profesional. Në atë kohë me grupet që përgatiste, Prenka dha shfaqje të ndryshme, jo vetëm në qytetin e Shkodrës, por edhe në Ulqin, Cetinjë, Titograd etj.
Në vitin 1947, Prenka përgatiti dhe përpunoi një cikël këngësh të titulluar “Dasma Shkodrane”, me të cilat përveç shfaqjeve të suksesëshme që dha në Shkodër, u paraqit dhe në Festivalin Kombëtar që u zhvillua në Tiranë. Përveç asaj pune raskapitëse, Prenka gjente kohë dhe punonte përsëri edhe në shtëpinë e tij, duke u marë me përpunime këngësh popullore. Ajo periudhë shënon dhe formimin e plotë të Prenkës si muzikant në mënyrë autodidakte.
Në vitet 1948-1951, Prenka punoi si mësues i muzikës pranë shkollave “11 janari” dhe “Vasil Shanto” të qytetit të Shkodrës dhe nuk u shkëput për asnjë ditë nga provat e korit dhe orkestrës të Shtëpisë së Kulturës. Në atë kohë ai kompozoi këngën “Gruri i ri” me tekst të Dhimitër Shuteriqit, e cila u inskenua nga aktori Pjetër Gjoka bashkë me disa këngë të tjera që u paraqitën në Festivalin e vitit 1950 në Tiranë.
Shkruan operën e parë Një nga kulmet e krijimtarisë së kompozitorit të famshëm Prenk Jakova, është konsideruar opera e parë shqiptare “Mrika”, e cila u shfaq për herë të parë në vitin 1958. Po si e ka zanafillën kjo opera dhe si arriti Prenka ta shkruante atë? Për këtë ngjarje të madhe të kulturës shqiptare, i vëllai i tij, Çesku, në kujtimet e tij midis të tjerash ka shkruar: “Në prag të çeljes së Festivalit të vitit 1952, ishin formuar kushtet që në muzikën shqiptare të hidheshin hapa të mëtejshëm, të cilat duhet ta kalonin pragun e këngës.
Kjo gjë vinte pasi ishin krijuar rrethanat me solistë të aftë dhe të përgatitur dhe me orkestër me formacion simfonik. Kështu në qershorin e vitit 1952, u thirr poeti Llazar Siliqi që të shkruante diçka mbi Hidrocentralin që po ndërtohej mbi lumin Mat. Në fillim ajo nisi si këngë dhe më pas mori formën e një veprimi me dy tablo të titulluar “Dritë mbi Shqipëri”, e cila u shfaq në korrikun e vitit 1952 në Tiranë.
Kjo ishte dhe embrioni i operës së parë shqiptare “Mrika”, që i filloi përgatitjet që nga data 2 maj e vitit 1958, ndërsa vënia në skenë filloi 12 nëntor të vitit 1958. Provat për atë shfaqje bëheshin paralelisht në Shtëpinë e Kulturës, në Teatrin e vjetër dhe në Teatrin e ri “Migjeni”, pas orës 15.00, të cilat vazhduan deri në datën 27 nëntor që u dha prova e përgjithshme. Pas kësaj pune të lodhshme, më 1 dhjetor 1958 u shfaq premiera e saj në Teatrin “Migjeni” dhe pas disa shfaqjesh në atë qytet, më 27 e 28 dhjetor ajo u dha në sallën e Institutit të Lartë të Arteve në Tiranë. Në atë shfaqje asistoi dhe Enver Hoxha së bashku me pjesën më të madhe të udhëheqjes e trupin diplomatik të akredituar në Tiranë.
Në fund të shfaqjes doli në skenë Kadri Hazbiu, i cili pasi falenderoi të gjithë artistët e saj, ngriti një dolli të veçantë për Prenk Jakovën. Vënia në skenë e operas “Mrika”, pati një jehonë të madhe edhe jashtë Shqipërisë, si në Itali, Suedi, Çekosllavaki etj, gjë e cila u mësua prej letrave e telegrameve të shumta që i erdhën Prenkës nga këto shtete. Një personalitet i artit nga Praga që merrej me historinë e operas botërore, me anë të një letre e përgëzoi Prenkën për suksesin e arritur me amatorët shkodranë dhe i kërkoi atij t’i dërgonte pamfletin, afishet, fotografitë e reklamat e shfaqjes”, ka shkruar në kujtimet e tij për suksesin e operas “Mrika”, i vëllai i Prenkës, Çesku.
Shokët e pasionet e Prenkës Ish-nxënësit e Prenkës, Zadeja, Harapi, Gruda, Rrota, Daija etj., që më vonë u bënë mjeshtrit më të mëdhej të muzikës shqiptare, në kujtimet për mësuesin e tyre, kanë treguar se Prenka ka qenë një njeri shumë i thjeshtë dhe në vitet 1945-‘49 ai pati disa oferta për të shkuar në Tiranë, por i refuzoi ato sepse nuk ndahej dot nga Shkodra dhe Shtëpia Kulturës e atij qyteti. Po kështu ai e refuzoi edhe ofertën që iu bë në vitin 1953 për të ardhur si dirigjent në Tiranë. Disa vite më vonë Prenka refuzoi edhe disa oferta për të vazhduar studimet e larta në Pragë apo në Moskë. Sa herë që ai kthehej nga ndonjë turne i zhvilluar jashtë shtetit, në valixhen e tij gjeje vetëm albume muzikore dhe partitura, si dhe grepa peshku për shokët e tij amatorë të gjuetisë me të cilët ai shkonte shpesh në Bunë dhe Liqenin e Shkodrës.
Prenk Jakova gjithashti ishte i pasionuar pas futbollit shkodran dhe kur u ndërtua stadiumi “Vojo Kushi”, ai shkroi marshin e Sport-Klub “Vllaznisë”, të cilin e këndonin shpesh tifozeria e zjarrtë shkodrane. Ndonëse në mosha të ndryshme, shokët e miqtë më të ngushtë të muzikës për Prenkën, ishin: Kolë Jakova, (klarinetist e mësues), Loro Kovaçi, (ish-klarinetist) Gjon Karma, (ish-flautist) Pjetër Gjoka, (tenor dhe aktor) Ndoc Shllaku, (violinist) dhe Pjetër Gjergji, kitarrist e këngëtar. Më pas shokë dhe bashkëpuntorë të ngushtë të Prenkës u bënë dhe dirigjenti Mustafa Krantja, kompozitori Tonin Harapi dhe sidomos poeti Llazar Siliqi.
Kërkesa e Enver Hoxhës ndaj Prenkës Pas suksesit të madh që u arrit me vënien në skenë të operas së parë shqiptare “Mrika”, gjatë një vizite që bëri në qytetin e Shkodrës Enver Hoxha, u takua me Prenkën dhe i tha atij se i kishte premtuar për të bërë dhe një opera tjetër për Skënderbeun. Një nga funksionarët e lartë të qytetit të Shkodrës, i cili ka qenë prezentë në atë bisedë të Prenkës me Enver Hoxhën, dëshmon: “Pas atyre fjalëve të Enver Hoxhës, Prenka iu përgjigj: ‘mor shoku Enver, puna e operas nuk është si bukët që i fut kur të duash në furrë’. Pas përgjigjies së Prenkës, Enver Hoxha filloi të qeshte dhe dha porosi që t’i plotësoheshin të gjitha kushtet Prenkës, me qëllim që ai të vinte në skenë operën “Skënderbeu”, kujton ish funksionari i lartë lidhur me bisedën e Enver Hoxhës me Prenkë Jakovën.
Pas atij takimi, Prenka filloi duke punuar nga mëngjezi deri në orët e vona të natës, për të realizuar atë që i kishte vënë si detyrë Enver Hoxha. Ai e shkroi të gjithë muzikën e operas “Skënderbeu” dhe për disa muaj me rradhë u mor vetëm me ndarjen e muzikës turke nga ajo arabe, gjë e cila deri në atë kohë konfondohej nga shumë kompozitorë. Kur e përfundoi muzikën e saj dhe e solli për miratim në Tiranë, Prenkës i nxorrën shumë pengesa dhe ata që ishin ngarkuar për vlersimin e saj, i kërkonin të shkurtonte disa pjesë që sipas tyre stononin. Prenka refuzonte në mënyrë kategorike për ta bërë atë dhe i vetmi që i doli në mbrojtje ishte Fadil Paçrami, i cili në atë kohë kishte dalë hapur kundër metodave të vjetra e konservatorizmit. Ndonëse opera “Skënderbeu” u shaq dhe pati sukses të madh, e Prenka pati përgëzime edhe nga Enver Hoxha, peripecitë për realizimin e saj lanë gjurmë të thella në gjëndjen shpirtrore të tij. Kjo gjë ndodhte në një kohë, kur Prenka kishte nënën e tij të paralizuar në shtëpi, e cila ia rëndoi së tepërmi gjëndjen e tij shpirtërore.
Vdekja tragjike e Prenk Jakovës Nga këto strese që iu krijuan, më 9 shtator të vitit 1969, kompozitori i famshëm Prenk Jakova i dha fund jetës së tij në mënyrë tragjike, duke u hedhur nga kati i dytë i Shtëpisë së Kulturës. Në ceremoninë e varrimit të tij mori pjesë i gjithë populli i Shkodrës, kurse nga Tirana u dërgua vetëm Sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. I vetmi favor që iu bë atij nga shteti komunist ditën e varrimit, ishte dhënia e lejes që ai të varrosej nën tingujt e bandës muzikore të qytetit, të cilën ai e kishte krijuar vetë katër dekada më parë. Krijimtaria muzikore që la Prenk Jakova, është shumë e pasur e konsiston në dhjetra vepra vokale, këngë korale të përpunuara, pjesë orkestrale e korale, pjesë për bandë, muzkë filmash e deri tek operetat e operat. Nisur nga viuortiziteti i tij dhe krijimtaria e larmishme muzikore, Prenk Jakova konsiderohet si një nga ko KultPlus.com
Kompozitori i njohur shkodran lindi më 27 qershor të viti 1917 në një familje jo vendase por me prejardhje nga Gjakova.
Prenka ishte i biri i Kolë Jakovës, dhe një burim artistësh që në prejardhjen e tij, nga vendburimi.
Në tërësi Prenk Jakova është njohur si arsimtar, muzikant dhe kompozitor.
Në familjen e tij gjyshi i tij Deda ishte një adhurues i mad hi muzikës, ai i binte klarinetës në Kolegjin Saverian, dhe në të njëjtën mënyrë edhe i ati Kola ishte një ndër pjesëmarrësit dhe organizatorët në frontin e Luftës së Koplikut.
Për më tepër dhe dy vëllezërit e Prenkës, Deda dhe Çesku do të bëheshin fotograf dhe muzikant. Prenk Jakova, i nisi hapat e tij në rrugën e arsimit pas shkollës fillore në liceun Illyricum në Shkodër.
Që në shkollë u bë anëtar i bandave muzikore të shkollës dhe madje nisi të aktronte në shoqëritë teatrore Bogdani dhe Vllaznia.
Jakova më pas kaloi si klarinetist i bandës së qytetit prej ku filloi dhe të shkruante motive muzikore që mbështeteshin në ato të këngëve popullore.
Në moshën 18-vjeçare Prenga u caktua drejtor artistik i bandës së shkollës, ku luanin asokohe të vegjlit Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Simon Gjoni dhe kompozitorë të tjerë të ardhshëm shqiptarë.
Jakova nisi të kompozojë marshe dhe kantata. Më 2 janar 1936 u dërgua që të jepte mësim në Bërdicë, ku dha mësime muzike dhe për vete nxuri kitarrën. Përgjatë verës së 1939 bleu një fizarmonikë dhe mësoi t’i binte edhe asaj; vjeshtën e po atij viti u caktua që të jepte mësim në internatin e Oroshit, ku shkroi një pjesë muzikore për fizarmonikë të titulluar Malli dhe më pas Fyellin e bariut, shkruan Konica.al
Më 1940 Jakova u transferua në Shkodër, ku shkroi pjesë muzikore për fëmijë dhe operetën me dy hapje Kopshti i Xhuxhmaxhuxhëve.
Vitin shkollor 1941-42 Jakova u caktua që të jepte mësim në Katërkollë të krahinës së Krajës, sot në Mal të Zi. Më vonë kompozitori Jakova u zhvendos në Romë ku edhe nisi mësimin për klarinetën.
Por fundi i vitit 1944 e gjeti Jakovën mësues po prapë në Shkodër, e më vonë u caktua përgjegjës në korin e Brigadës Sulmuesenë Shtëpinë e Rinisë.
Në atë periudhë Prenka u arrestua dhe u mbajt në hetuesi për shkak të vrasjes së vëllait të tij duke luftuar kundër partizanëve komunistë.
Me grupet e amatorëve, instrumentistëve, solistëve dhe korit që kishte në patronazh, Prenka dha shfaqe jo vetëm në Shkodër, por edhe në Ulqin, Cetinjë e Titograd.
Vepra “Mrika” ishte opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar, të cilën Prenk Jakova e shkroi në bashkëpunim me libretistin Llazar Siliqi dhe regjisorin e njohur shkodran Andrea Skanjeti, e që u vu në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës.
Opera e dytë e Prenk Jakovës, “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, u prit shumë mirë nga kolegët e dashamirësit e artit, që në shfaqjen e tij të parë në Tiranë, por kritika zyrtare mediokre me qëllime keqdashëse e tundoi mjaft i cili u detyrua të ripunojë disa pjesë.
Gjithsesi vepra “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” ishte shumë më solide se “Mrika” e cila vuante fatkeqësinë e subjektit dhe tematikës së artit skematik, ku duhet të frynte patjetër era revolucionare e kohës së absurditetit.
Prenk Jakova ishte një kompozitor që shkroi me sukses romanca, kantata dhe këngë.
Që në moshë të re, Prenka mori pjesë në jetën artistike muzikore të qytetit. Këtu ai bëri shkollën e parë të artit. Doli mësues dhe shkoi të japë mësim në shkollat e fshatrave të Shkodrës dhe të Mirditës por nga të shkruarit e veprave muzikore nuk u nda asnjëherë.
Ndërkohë i vëllai i Prenkës që ishte në moshë të re, gjatë Luftës së Dytë Botërore, mori pjesë në lëvizjen shqiptare nacionaliste, dhe me ardhjen në pushtet të komunistëve u detyrua të merrte malet. Për shkak të vëllait, i cili kërkohej, komunistët arrestojnë Prenk Jakovën dhe e mbajnë disa kohë burgjeve.
Ndërsa Prenka, që nuk kishte ushtruar kurrfarë veprimtarie veç detyrës së tij si mësues, lirohet shpejt nga burgu, fati i të vëllait do të ishte tepër tragjik. Kapet nga komunistët dhe pushkatohet pa mëshirë.
Prenk Jakova ishte një artist i madh, që megjithë tragjedinë, dhe dhembjen që kishte, arriti të mbijetonte dhe të shkruante duke iu imponuar regjimit monist me forcën e gjenisë së tij.
Megjithë karrierën e tij të suksesshme artistike, për të cilën fitoi respekt e admirim nga artdashësit shkodranë, fundi i Prenkës do të ishte disi i ngjashëm me atë të vëllait të ekzekutuar, sepse duke mos e duruar dot mjedisin përreth tij, duke e parë vehten në një gjendje pesimizmi të pashpresë, ai zgjodhi rrugën e vetvrasjes, pikërisht në Shtëpinë e Kulturës në Shkodër, pikërisht në atë institucion ku ai kishte punuar e shkruar një jetë të tërë.
Pas suksesit të madh që u arrit me vënien në skenë të operas së parë shqiptare “Mrika”, gjatë një vizite që bëri në qytetin e Shkodrës Enver Hoxha, u takua me Prenkën dhe i tha atij se i kishte premtuar për të bërë dhe një opera tjetër për Skënderbeun.
Një nga funksionarët e lartë të qytetit të Shkodrës, i cili ka qenë prezent në atë bisedë të Prenkës me Enver Hoxhën, dëshmon: Pas atyre fjalëve të Enver Hoxhës, Prenka iu përgjigj: “Po mor shoku Enver, por puna e operas nuk është si bukët që i fut kur të duash në furrë”.
Pas përgjigjes së Prenkës, Enver Hoxha filloi të qeshte dhe dha porosi që t’i plotësoheshin të gjitha kushtet Prenkës, me qëllim që ai të vinte në skenë operën “Skënderbeu”, kujton ish-funksionari i lartë lidhur me bisedën e Enver Hoxhës me Prenkë Jakovën.
Pas atij takimi, Prenka iu vu punës duke punuar nga mëngjesi deri në orët e vona të natës, për të realizuar atë që i kishte vënë si detyrë Enver Hoxha.
Ai e shkroi të gjithë muzikën e operas “Skënderbeu” dhe për disa muaj me radhë u muar vetëm me ndarjen e muzikës turke nga ajo arabe, gjë e cila deri në atë kohë konfondohej nga shumë kompozitorë. Kur e përfundoi muzikën e saj dhe e solli për miratim në Tiranë, Prenkës i nxorën shumë pengesa dhe ata që ishin ngarkuar për shikimin e saj, i kërkonin të shkurtonte disa pjesë që sipas tyre stononin.
Prenka refuzonte në mënyrë kategorike për ta bërë atë gjë dhe i vetmi që i doli në mbrojtje ishte Fadil Paçrami, i cili në atë kohë kishte dalë hapur kundër metodave të vjetra e konservatorizmit.
Ndonëse opera “Skënderbeu” u shfaq dhe pati sukses të madh, e Prenka pati përgëzime edhe nga Enver Hoxha, peripecitë për realizimin e saj lanë gjurmë të thella në gjendjen shpirtërore të Prenkës.
Veprimtaria muzikore që la Prenk Jakova është shumë e pasur e konsiston në dhjetëra vepra vokale, këngë korale të përpunuara, pjesë orkestrale e korale, pjesë për bandë, muzikë filmash e deri tek operetat e operat.
Nisur nga virtuoziteti i tij dhe veprat e larmishme muzikore, Prenk Jakova konsiderohet si një nga kolosët më të mëdhenj të muzikës shqiptare për të gjitha kohërat. / KultPlus.com
Në Uster të Shteteve të Bashkuara të Amerikës jeton një ndër komunitetet më të vjetra të diasporës shqiptare në SHBA.
Gjatë një vizite në Worcester, që njihet ndryshe Uster, në Massachusetts, ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Faber zhvilloi takime me përfaqësuesit e diasporës, drejtuesit e Muzeut Historik të Uster, Presidenten e Institutit Politeknik te Usterit WPI, si dhe vizitoi një numër biznesesh shqiptare.
Që në fillim të shekullit të kaluar, shqiptarët e ardhur kryesisht nga Korça dhe Shqipëria juglindore, por jo vetëm, të vendosur në Worcester, kanë ruajtur me shumë përkushtim gjuhën, dashurinë për atdheun, si dhe shumë nga traditat dhe kulturën shqiptare. Ndërkohë, këta qytetarë shqiptaro-amerikanë kanë dhënë një kontribut të çmuar në jetën ekonomike, politike si edhe kulturore në SHBA.
Në kuadër të veprimtarisë së tyre, komuniteti shqiptar, me mbështetjen e Muzeut Historik të qytetit dhe të Institutit Politeknik WPI po zhvillojnë një projekt shumë dimensional i cili do përqëndrohet në historinë e komunitetit shqiptaro-amerikan të Worcester dhe njohjes së publikut me të.
Ambasadorja zhvilloi takime me të dy institucionet me qëllim mbështetjen e këtij projekti, rëndësinë e tij në evidentimin e punës dhe jetës së këtij komuniteti në 100+ vitet e fundit. Ambasadorja kërkoi bashkëpunimin e këtyre institucioneve për të vijuar projektin dhe falenderoi për punën e filluar dhe vijuar edhe gjatë periudhës së pandemisë.
Ambasadorja dakordësoi me përfaqësuesit në organizimin e një aktiviteti madhor në Uster, gjatë vitit 2022, që përkon me 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. /diasporashqiptare/ KultPlus.com
Grupi 403, është një grup muzikor i njohur i cili identifikohet me kultivimin e muzikës pop-rock. Grupi 403 është pjese e gjeneratës se rokut kosovar të viteve 80’, e cila njihet edhe si koha me e ndritur ne krijimtarinë rok-ut në Kosovë, shkruan KultPlus.
Grupi 403 u formua në vitin 1981 nga Mentor Gjurgjiali (bas), Fatmir Zajmi (bateri) dhe Naim Osmani (kitarë). Bendit më vonë, pas kryerjes së shërbimit ushtarak, i bashkohet Hektor Gjurgjiali (vokal dhe kitarë), Arben Godanca (kitarë) dhe Veton Orana (sint).
Grupi 403 ka një album te incizuar me 15 këngë në të, i cili për herë të parë është incizuar në vitin 2002. Edhe pse ky grup nuk është aktiv për aq shumë vite, këngët e tyre i kanë rezistuar kohës dhe dëgjohen ende me shumë nostalgji nga publiku shqiptar.
Këngët “Bohemi”, “Kujtimi”, “A do të kthehet”, “Indeksi”, “Paraja”, “Në derë të kujt tani po troket”, e shumë të tjera, janë cilësuar si përqafim i kulturës urbane, e që padyshim ndikuan në urbanizimin e të rinjve të asaj periudhe. /KultPlus.com
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga zbulimi në Parkun Arkeologjik të Amantias të një tjetër monumenti të rrallë.
“Për turistët që dashurojnë të udhëtojnë edhe në kohë e histori mund të ndalojnë të shohin një ekzemplar që daton nga Shek III p.Kr”, u shpreh Rama.
Pamjet tregojnë zbulimin e rrallë në Parkun Arkeologjik të Amantias. Pas 2 muajsh gërmime të arkeologjisë së shpëtimit del në dritë varri monumental. Një ekzemplar i rrallë për nga përmasat dhe mënyra e ndërtimit. Studime paraprake e datojnë në shekullin e 3 para Krishtit.
Varri, i cili i përket tipit të mbuluar me qemer është një ndër ekzemplarët e rrallë të këtij tipi, që i ruan pothuajse të gjithë elementët arkitektonik. Përmasat e mëdha, veçoritë në elementët e ndërtimit, si dhe veçoritë në elementët e mbulimit i japin monumentit vlera unikale
Rezultatet e procesit të gërmimit dhe dokumentimit janë ende në fazë studimi nga specialistët përkatës, kështu që për kronologjinë e ndërtimit të varrit monumental mund të propozohet vetëm një datim paraprak, i cili mendohet që daton rreth shek. III p.Kr.
Amantia u themelua në fund të shekullit V para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure. Në shekullin III para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para. Në vitin 268 para Krishtit, qyteti preu monedhën e vet. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit./atsh/ KultPlus.com
Një myshteri zemërgjerë pasi mbaroi ushqimin e porositur në vlerë prej 37,93 dollarë, i la restorantit bakshish të majmë në vlerë prej 16 mijë dollarëve.
Fatura për dy hotdog, patate të skuqura, turshi dhe disa pije shkoi në 37,93 dollarë amerikanë, por gjatë pagesës së faturës, një myshteri që mbeti anonim la bakshish 16 mijë dollarë.
“Ai është një lloj njeriu misterioz”, tha banakieri i restorantit. Tutje, ai tha se “Ka kohë që e bëj këtë punë, por kurrë nuk kam menduar se diçka e tillë do të më ndodhte mua”.
Ndërsa pronari i restorantit fillimisht kishte menduar se ka lexuar faturën gabimisht, pasi bakshishi në këtë vlerë është jashtëzakonisht i rrallë. / KultPlus.com
Romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” vepër emblematike e letërsisë shqipe
Sot në Shkodër, në bibliotekën “Marlin Barleti” u bë promovimii veprave “Sënimet e Gjon Nikollë Kazazi” dhe “Kosova – histori e shkurtër.
Rreth romanit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazi” folën Gjovalin Çuni dhe Zija Vukaj”. Referruesit në fjalët e tyte kishin si emërues të përbashkët vletësimin se ky roman është ndër më të rëndësishmit e letërsisë shqipe.
Për Zija Vukajn romani “Shënime te Gjon Nikollë Kazazit” si i tillë është emblematik, meqë ia del që errësirën historike ta kthejë në një dramë ezistenciale të veçantë në letrat tona.
Në këtë adpekt Vukaj theksoi se autori ia ka dalë që disa koncepte filozofike t’i implenentojë në diskursin letrar duke i dhënë veprës një dimension të historisë shpirtërore ndër më të thellat, ku edhe fenomeni i laramanisë, nuk paraqet siç thuhet përpjekjen për mbijetim një si pakt zotot dhe pushtuesin, por paraqet filozofinë e kozmogonisë të ruajtur te shqiptarët si një fuqi civilizuese.
Autori Buxhovi duke fomë për “Kosovën historinë e shkurtër” tha se kjo vepër është sintezë e tetë vëllimeve, por edhe me disa pasazhe të rishkruara. Autori foli në mënyrë kritike për mungesën e vullnetit që historiografia institucionale të lirohet nga diskursi ideologjik dhe ai i ktheyrave të histpripgrafisë dë Beogradit./ KultPlus.com
Ekspozita ‘Rrugëtimi Artistik II’ do të hapet këtë qershor, si dedikim i punës së studentëve të cilët përmes rrugëtimit të tyre arritën të kombinojnë talentin dhe idetë e tyre kreative, shkruan KultPlus.
Ekspozita shfaq vepra të fëmijëve dhe të të rriturve me imazhe artistike mbi tema të ndryshme të cilat kanë vënë në pah aftësitë e tyre unike.
Ekspozita do të mbahet më Qershor 2021, në ora 19:00 në HB-Atelier – Galeri./KultPlus.com
Elina Duni është një nga zërat më unik që ka i gjithë spektri artistik shqiptar, me të cilin po i mban gjallë këngët e vjetra qytetare, shkruan KultPlus.
“Kur e përcolla Ylberin”, është vetëm njëra nga këngët që ka kënduar Duni me interpretimet tashmë të njohura të saj.
Intepretimet skenike të Elia Dunit janë krejtësisht të thjeshta, por një thjeshtësi artistike në të gjitha dimensionet. Këmbëzbathur e plotë emocione, mund të përshkruhet shkurt performanca e saj.
KultPlus, këtu ka sjellur tekstin si dhe videon e kësaj kënge.
Kur e përcolla Ylberin ktheva hyna n’odë. Kur ja pashë mamzerin vjehrro ja lava me lot.
Mos e laj me lot oj zano mos e laj me lot. Se shkon viti parë oj zano porsi dita sot.
Kaluen ditët, kaluen vitet zemra m’u dogj flakë. S’na lanë hallet, s’na lanë dertet me jetue bashkë.
Vitet e kurbetit Ylber qofshin të mallkuem. Ndahu nanë e bir o Ylber ndahu burrë e grue.
Mora harxhet dola në bahçe çorapin me e shkru. Prej marakut o mbi çorape plasa tuj lotu.
O Ylber i dadës o a thu m’ke harru ? Vitet e kurbetit Ylber qofshin të mallkum !/ KultPlus.com
Po këtë ditë u dha premiera e Baletit të njohur “Halili dhe Hajria, baleti i parë shqiptar që hapi siparin e baleteve tjera kombëtare që do të pasonin më vonë.
Baleti u vu në skenë nga kompozitori Tish Daija dhe baletmaestër Panajot Kanaçi. Dirigjent Mustafa Krantja. Solistët e baletit ishin Ganimet Vendresha, Xhemil Simixhiu, Miltiadh Papa, Petrit Vorpsi, Zoica Haxho, Estref Shaqiri, Albert Janku dhe Engjell Tershana.
Halili dhe Hajria është një vepër baleti tërësisht shqiptare, e para në skenën e baletit shqiptar.
Në vitin 1983, kjo vepër rivihet në skenë. Krahas emrit të Llaqi Nakos, në rolin e Halilit, radhitet edhe ai i Ilir Kernit, ndërsa në rolet e tjera Albana Sulejmani, Pëllumb Agalliu, Hajdar Shtuni, Ludmill Çakalli, etj. Më 12 dhjetor 1973 u luajt për të njëqind e pesëdhjetën herë, ndërsa në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit dhe jashtë saj u luajt mbi 250 herë. Në turnetë në Greqi, Itali, Turqi, Francë ka pasur sukses të padiskutueshëm. Në Francë është vënë në skenë nga një trupë franceze, më pas edhe në Prishtinë. Në të dy rastet baletmaestër ka qenë i madhi Panajot Kanaçi.
Drama “Halili dhe Hajria” është shkruar në vitin 1949 nga Kolë Jakova. Ajo pasqyron trimërinë e luftëtarëve të Malësisë së Madhe në ndeshje me pushtuesit turq, në shekullin XVIII. / KultPlus.com
Pas katër viteve restaurim, kapela e Akhethetep, vepër e rrallë e antikiteteve egjiptiane në muzeun e Luvrit, rifiton shkëlqimin dhe përmasat e saj. E rikthyer në madhësinë e saj origjinale, mund të admirojmë më mirë muret që rrëfejnë jetën e fushave në Egjipt të 4 000 viteve më parë.
Ky është fillimi i departamentit të gjerë të antikiteteve egjiptiane të muzeut parizian, i cili po ndryshon. Për këtë departament, bëhet fjalë për të theksuar më mirë aktualitetin e koleksioneve të tij dhe restaurimet e tij duke paraqitur mbetje të konsiderueshme në një mënyrë tërheqëse, ndonjëherë në një mënyrë kthese.
Kështu, Qeni i Assiut, një statujë në gur gëlqeror, që daton ndoshta nga fundi i epokës Ptolemaike (shekulli I para Krishtit), i cili ishte subjekt i një restaurimi të gjatë për të hequr lulëzimin e kripërave, ulet në dhomën e pritjes.
Në të dytën, një dritare e madhe, “Fjalori i perëndive” korrespondon me shkronjat e ndryshme të alfabetit (A si Amon, etj) të koleksionit të statujave, të shoqëruara me shpjegime mbi artin dhe fenë e Egjiptit Antik.
Ngjarja kryesore e itinerarit të ri është salla vijuese. Kjo në sajë të fushatës “Tous Mécènes!”, e filluar në fund të vitit 2016, 500 000 eurot e mbledhura mundën të rikthenin pamjen e saktë të kishës së mastabës së Akhethetep, siç mund të shihet në vendin e varrosjes së Saqqaras, një qemer i ngritur me 70 centimetra krahasuar me atë që paraqitej para syve të vizitorëve.
Mastabja është dashur të çmontohet bllok për bllok, secili pastrohej, restaurohej, fotografohej dhe më pas digjitalizohej./atsh/ KultPlus.com
Rikthehet në gusht në skenë vepra “Shqipëri-Itali vetëm vajtje”. Në gusht monologu i Marbjena Imeraj, aktores shqiptarë në Itali, do të jepet në festivalin “I solisti del Teatro”.
Kushdo që ka humbur monologun e saj biografik mund ta ndjekë në Romë më 7 gusht. Imeraj tregon historinë e jetës së saj, një grua e re që hipi në anije për t’u larguar nga Shqipëria në Itali, në kërkim të lumturisë.
Një monolog tragjik-komik biografik që trego historinë e vërtetë të saj, një grua e re që hipi në anije për tu larguar nga Shqipëria në Itali në kërkim të lumturisë së saj.
Një udhëtim i vështirë dhe me një seri ngjarjesh që Marbjena nuk e ka lënë kurrë veten të dëshpërohet, duke kapërcyer dhunën, abuzimin, gjë që tregon guximin e saj edhe më shumë.
Marbjena përjeton dhunë, duke e kapërcyer atë. Ajo përjeton rënien e regjimit komunist dhe luftën civile pasuese, duke parë përpara dhe duke ushqyer ëndrrën për të guxuar. Sot jeton humbjen e një shoqeje, të detyruar të prostituojë dhe më pas atë të një motre, e cila bëri vetëvrasje. Ajo jeton një udhëtim shprese, nga Shqipëria në Itali, duke nxitur dëshirën për të zbuluar një vend, i cili më pas rezulton se është armiqësor dhe shpesh racist. Të gjitha për dashurinë e jetës dhe atë ëndërr të quajtur teatër./ KultPlus.com