Këpuca e dasmës së Princeshës Diana ka të fshehur një mesazh special për Princin Charles

Kur Princesha Diana u martua me Princin Charles në korrik të vitit 1981, dasma e tyre bëri bujë në gjithë botën.

Ndërsa martesa e tyre u zbulua më vonë, dasma mbretërore ishte ajo që u diskutua për vite me radhë dhe vazhdon të jetë një kujtim i rëndësishëm i ngulitur në mendjen e shumë njerëzve.

Trashëgimia e Dianës vazhdon të diskutohet edhe sot, shumë vite pas vdekjes së saj tragjike në një aksident automobilistik në Paris.

Së fundi është mësuar se këpucët që Diana mbante në ditën e dasmës, rreth 40 vjet më parë, kishin një mesazh të veçantë të fshehur, një mesazh të ëmbël që ishte një dëshmi e dashurisë që ajo kishte për Princin e Uellsit, transmeton KultPlus.

Sipas një raporti në revistën Toën & Country, nusja kishte lënë mesazhin special në pjesën e poshtme të takave të saj të bardha.

Sipas raportit, Princesha Diana kishte një “C D” të pikturuar në fund të këpucëve të saj të dasmës, inicialet për “Charles” dhe “Diana”.

Këpucët e saj të mëndafshta ishin të dizajnuara dhe të qëndisura me 542 xixa dhe 132 perla./Kultplus.com

Mësimi plotësues vazhdon edhe vitin e ardhshëm

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se për shkak të humbjeve të shkaktuara si pasojë e pandemisë, është e domosdoshme që vitin e ardhshëm shkollor të ketë një angazhim të shtuar në procesin arsimor.

Sipas saj, viti shkollor 2021-2022, do të vazhdojë të jetë me aktivitete e mundësi për ata nxënës që kanë ngecje në të nxënë.

“Bazuar në vlerësimin e përgjithshëm të raporteve komunale, del se mësimin plotësues e kanë vijuar gjithsej 181.630 nxënës nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën (I-XII), apo 61.64% e nxënësve në nivel vendi duke i realizuar gjithsej 100.365 orë mësimore”, ka shkruar Nagavci.

Ajo ka bërë të ditur se mësimi plotësues do të vazhdojë për shkak të humbjeve të shkaktuara për shkak të pandemisë.

“Për shkak të humbjeve të shkaktuara si pasojë e pandemisë, konsideroj se është mëse e domosdoshme që vitin e ardhshëm shkollor të kemi një angazhim të shtuar në procesin arsimor. Viti shkollor 2021-2022, do të vazhdojë të jetë me aktivitete e mundësi për ata nxënës që kanë ngecje në të nxënë”, ka shkruar Nagavci./ KultPlus.com

Une nuk jam nje gjysem kenge

Flutur Mustafa

Te plote e kam zerin me te plota fjalet
Por dridhem ne mendime kur pervidhem
Dhe nje ze me flet nga brenda e vetes i them me endje
Une nuk jam nje gjysem kenge.

Te kendoj mbase nuk di
Mbase as rima te rradhis me nota
Mbase rrokjet s’jane pika ime e forte
Mirepo une jam nje kenge e plote.

Jam refreni i vete jetes sime
E ti je strofa qe ma ploteson fuqine.
Bashke jemi melodia e jetes
Jemi kanga qe e ben boten te levize.

Mbase jo gjithe boten por vetem tonen
Sepse vetem bota jone ka rendesi
Une nuk jam nje gjysem kenge
Diezisi i kenges time, je ti.

Di te jem nje b’mol i frikshem
dhe mbase nje a-mol qe nuk vret
Andante si nje ecje kembezbathur reres,
Ku doren ma mban e embel ti me flet.

Pra une nuk jam nje gjysem kenge
Edhe pse gjysma ime je ti
E ne mijera pentagrame po te me shtypnin
Do kerkoja qe strofa ime te ishe ti./ KultPlus.com

Pesë librat që duhet t’i lexoni gjatë muajit gusht

Çdo muaj ABC arts do të paraqesë një listë të shkurtër të botimeve të reja të lexuara dhe të rekomanduara nga Kate Evans të The Bookshelf dhe Claire Nichols dhe Sarah L’Estrange nga The Book Show – së bashku me shkrimtarët dhe recensentët e librave të pavarur.

Këtë muaj, ne jemi të ngazëllyer të paraqesim rekomandimet nga Declan Fry dhe Khalid Warsame.

Më poshtë e gjeni listën me pesë librat që duhet t’i lexoni në gusht:

I Couldn’t Love You More – Esther Freud

Once There Were Wolves – Charlotte McConaghy

On Compromise: Art, Politics, and the Fate of an American Ideal – Rachel Greenwald Smith

Dark as Last Night – Tony Birch

The Liquid Land – Raphaela Edelbauer./KultPlus.com

Kuvendi dështon ta themelojë Operën e Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë provuar që ta themelojnë Operën e Kosovës gjatë tentativës së parë.

Kjo nuk ka kaluar, pasi që vetëm 53 nga 63 deputetët e pranishëm kanë marrë pjesë në votim, njofton Klankosova.tv.

Me këtë rast seanca është shtyrë për në orën 15:30, ku Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se do të hidhet në votim përsëri çështja e operës./ KultPlus.com

Filmi i Enrico Carusos rikthehet pas 100 vitesh me zë dhe fotografi

Për herë të parë, legjendari Enrico Caruso shfaqet në film me zë dhe imazhe.

Njëqind vjet pas vdekjes së tij, imazhet e tenorit të madh napolitan janë ribashkuar me zërin e tij nga Cineteca di Bologna në një restaurim të filmit të vitit 1918 “Kushëriri im” – filmi i cili fillimisht ishte pa zë, transmeton KultPlus.

Për adhuruesit e filmit dhe fansat e Carusos po shihet si një projekt i jashtëzakonshëm.

Giuliana Muscio, profesoreshë në Universitetin degli Studi di Padova beson se rikthimi i këtij filmi është një moment historik.

“Ne zbuluam se filmi ekzistonte dhe duket se shumë nga studiuesit dhe dashamirët e Carusos nuk ishin në dijeni të faktit se ai kishte qenë aktor në një film fiktiv, i cili quhet” Kushëriri im “.”

Në film ne mund të shohim dhe dëgjojmë Enrico Caruso të këndojë arien e famshme Vesti la giubba – e njohur më mirë si Ridi, pagliaccio, nga Pagliacci e Ruggero Leoncavallo.

Musccio thotë: “Ishte e mundur të sinkronizohej dhe është një përvojë e mrekullueshme sepse në të vërtetë mund ta shihni Caruson duke kënduar këtë vepër, e cila, siç e dini, ishte rekordi i parë që shiti 1 milion kopje ndonjëherë në botë.

“Caruso është ylli i parë i medias, ai ishte shumë i popullarizuar në atë kohë. Ai ishte në shtyp, në kronikat e lajmeve.”./KultPlus.com

10 filmat që duhet t’i shihni gjatë gushtit

Nga filmi i zhanrit muzikor  “Vivo” e Lin-Manuel Miranda deri tek shpartalluesi i mbinatyrshëm “Candyman” dhe biografia “Respect” e Aretha Franklin, këta janë filmat që nuk duhet humbur këtë muaj, transmeton KultPlus.

Candyman

Foto: Universal Pictures

Vivo

Foto:Netflix

Beckett

Foto:Netflix

Free Guy

Foto: Alamy

Handsome

Foto: Republic Film Distribution

Reminiscence

Foto:Ben Rothstein/ Warner Bros

The Suicide Squad

Foto:Warner Bros Pictures/ DC Comics

Respect

Foto:Quantrell D Colbert/ Metro-Goldwyn-Mayer Pictures

Wildland

Foto:Christian Geisnës/ Snowglobe

Coda

Foto: Apple TV+

Ramë Lahaj me koncert në Maqedoninë e Veriut

Tenori i njohur shqiptar Ramë Lahaj do të prezantohet me një koncert në Maqedoninë e Veriut, shkruan KultPlus.

Ky koncert do të jetë nën përcjellje të Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut dhe do të jetë në shenjë të 20-të vjetorit të marrëveshjes së Ohrit.

Rama ka njoftuar se për këtë paraqitje ka marr ftesë nga zv. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi.

KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e Lahaj.

Këto ditë me kënaqësi pranova ftesën nga Zv. Kryeministri i Maqedonisë se Veriut Z. Artan Grubi, ku folëm për shumë zhvillime kulturore dhe u pajtuam për një koncert të madh së bashku me filarmoninë e Maqedonisë për te festuar 20 vjetorin e marrëveshjes kornize te Ohrit.

Njëkohësisht shkuam ta vizitojmë së bashku edhe objektin e ri të filarmonisë së Maqedonisë së Veriut ku vërtet mu bë shumë qejfi për koleget dhe rëndësinë që ka ndërtimi i një salle të tillë dhe se sa shumë e gjallëron kulturën e një vendit.

Të dashur artdashës kam kënaqësinë të jem në mesin tuaj me datë 13 gusht 2021, se bashku me filarmoninë e Maqedonisë së Veriut për të manifestuar marrëveshjen që krijoj paqe ne Maqedoninë e Veriut./ KultPlus.com

Humbja e Zojës dhe Norës

Ibrahim Berisha

U plandosa sapo kalova preka kufirin. Nuk e përballoja dobësinë e gëzimit kur me gruan dhe vajzën largoheshim nga vija, e cila në fushëtirë ndante një ferr nga parajsa e vërtetë. Një hap mbrapa ishte shtrati i shtrirë i pritjes dhe frikës i mbyllur në kafaz. Ndërsa tani që isha plandosur në barin e lagshtë, se pas dy ditë e net qëndrimi në zonën afër, ndjeva trupin e ngrirë, po mbase të dashur që nuk u dorëzua në baltën e prillit, i mbytur nga shiu që vijonte të shtypte deri në tokë me retë e zbritura sipër thikave të holla, mbajtur nga ushtarët tashti, vetëm njëzet hapa tutje.

Thashë, shpëtova, o botë, edhe një herë unë linda, o zot. Kështu vazhdova të thërras  me fytyrën në fëlliqësirën e baltës aq sa gruaja me lot faqeve, më mbante krahësh e përkulur mbi, thoshë: Çohu se shpëtuam, ecim, shkojmë, më kupton. Ikën të gjithë.

Po unë kisha harruar urrejtjen për pafuqishmërinë time përpara gjithë atyre mjekrave e maskave, të cilët më lehtë mund të të grinin se të thithnin një tufë ajër dhe tashti nuk më jepej të ngrihesha për të ecur zvarrë deri në njërën nga veturat përtej laurës, radhitur duke pritur shpresëhumburit me duart në fytyrë.

O zot, sot po të mbështetemi në çastet e pafuqisë, ngashëroja, dhe atëherë, edhe hapa sytë e nuk pashë gruan dhe vajzën dymbëdhjetë vjeçe Norën. Shikova gjithë çka mund të shihej përreth, por përsëri nuk pashë njeri.

Tash nuk shoh fare, i verbër të jem tërë jetën! Oh, kjo është më shumë se e tmerrshme, thashë e provova tundjen e kokës.

Thirra gruan: Zojë!, aq fort  sa u pendova se mund ta lëndoja në këtë ditë dëshprimi të papërfunduem jo vetëm ate, por edhe të tjerë, të cilët mbanin dhimbjen e humbjen e pakthyeshme, zvarritur nëpër tokë.

Unë vërtetë do të mund të isha i verbër  në këtë botë që dukej tamam e pështyrë, sipër me retë që zbrisnin edhe thellë thikave të ushtarëve, të cilët pak më parë  i shihja vetëm, vetëm njëzet metra tutje.

Ky është fund i së kaluarës sime me dritë, me shikim, mendova. Po filloj tashti gjithmonë të vazhdojë jetën me errësirën.

Zojë, thirra duke pritur patjetër përgjigjen.

Prisja të veçantën e përgjigjes së saj, ndërsa ajo më mohonte. Në një tollovi aq sa njerëzit japin shpirt në shpinën e njëri tjetrit. Ajo me vajzën mund të ishte ngatërruar me ndonjë tjetër që kishte ikur, i qe qasur mbas për të shpëtuar dhe tashti ndërmjet lirisë dhe meskufirit, do të zgjidhte të parën.

Përreth lagëshitra të rrudhte edhe më shumë shikimin. Isha i vetëm në meskufi. Zhurma e madhe u zëvendësua nga qetësia e madhe.

Çfarë zhvendosje e papritur, thashë.

U zvarrita pa forcë nuk di sa nëpër baltë që dukej më shumë e ngrirë dhe pas kalimit të një të humburi orientimi të gjatë, hapa sytë që më gjasonin si hije të natës. Unë u zgjova nga gjumi, paskam fjetur, mendova. Sytë e ftohtë i hapa me dhembje mbi mjekrrën e lagur.

Rojtari si një kalë të vdekur pas therrje thellë në bark, më shikonte, pa ditur çfarë të bënte me mua. Mbi kokë pezull mbante shkop druri. Sa e zakonshme të më godasë me shkop, mendova duke shikuar nga pushka që i zvarrjen në krah. 

Nuk ka njeri në meskufi, pyeta pastaj në një mënyrë të pasigurtë.

Je ti i vetëm, përgjigji rojtari.

Në cilën ditë jam? Më duket kam ardhur nga aq ditë të largëta.

Të kam shikuar gjatë, tha ai. Nuk ta nxora gjumin se koka më tregonte, po flije jo si një fëmijë, por si një plak para vdekjes. Kur ikën gjithë ata njerëz, ty të doli gjumi. Tani je i vetëm.

Zoja, po vajza, ku, thirra gjysmë i fjetur po hapësira përrreth bëhej ende më e mjegulluar.

Ndoshta nga mëshira, rojtari la shkopin, më mori me duart me dorëza dhe drejtoi trupin tim të ngrirë. Këmbët si dy dru’ më shumë, u ndalen në fund, vertikale të thyera.

 Të gjithë ikën, vetëm ty të zumë, tha. Të them unë, tashti nuk  mund të ikësh, as nuk mund  të kthesh në shtëpi. Je i dënuare gjithë jetën të rrish në këtë meskufi. Kur të mërzitesh e të humbasish durimin, të mos kesh dilemë më për këtë, më thirr.

Kanë humbu Zoja dhe Nora ime, i thashë.

Unë kam urdhër të të vras dhe ti do të zhdukesh njëherë e përgjithmonë e mirë nga kjo botë  kurthi pafundësisht. Sa më shpejt të kryejmë punën, të dy do ta kemi më mirë. Ti mbetesh në shtëpinë tënde të përhershme, ndërsa unë shkoj në shtëpinë time të përkohshme, përfundoi rojtari./ KultPlus.com

Kthehen në Irak 17,000 artefakte të lashta të plaçkitura

Një mbishkrim guri që mban pjesë të Eposit të Gilgameshit dhe mijëra objekte të tjera të çmuara, të lashta, u vodhën pas pushtimit amerikan të Irakut në 2003.

Historiani irakian Abdullah Khorsheed Qader ka punuar në fushën e arkeologjisë që nga viti 2000, kur filloi studimet master në Universitetin Salah-al-Din në Erbil, Irakun verior, ku pastaj u bë profesor në departamentin e arkeologjisë, transmeton KultPlus.

Si studiues dhe drejtor i Institutit irakian për Ruajtjen e Antikiteteve dhe Trashëgimisë, Qader është i lumtur që vendi i tij do të marrë përsëri thesaret e tij të lashta nga SHBA. “Ndihemi mirë dhe shpresëdhënës për shkak të përgjigjeve pozitive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” tha ai për DW.

Të mërkurën, SHBA njoftoi se po kthente 17,000 objekte arkeologjike në Irak. Objektet, të cilat janë rreth 4,000 vjet të vjetra dhe nga periudha sumeriane, u kthyen të enjten në fluturimin e kryeministrit irakian Mustafa al-Kadhimi, i cili ishte në Uashington DC për një takim me presidentin amerikan Joe Biden.

Duke e quajtur kthimin “të pashembullt”, ministri irakian i kulturës Hassan Nazim tha se ishte “kthimi më i madh i antikave në Irak” dhe “rezultat i përpjekjeve mujore të autoriteteve irakene në lidhje me ambasadën e tyre në Uashington,” tha ai në një shtyp deklarata. Në vitin 2018, qeveria britanike ktheu objektet e lashta që u plaçkitën në mënyrë të ngjashme pas pushtimit amerikan dhe që më pas u shfaqën në Angli./KultPlus.com

Atraksioni turistik Widely Mocked London mbyllet dy ditë pas hapjes

Foto: Getty Images

Zyrtarët e Londrës kishin vizione madhështore për Marble Arch Mound, një instalim i përkohshëm që u hap këtë javë pranë një prej monumenteve ikonike të qytetit anglez.

Hartimet për tërheqjen përshkruanin një kodër të zbukuruar, të mbuluar me gjethe, që ngrihej mbi zonën tregtare të zhurmshme të Oxford Street dhe gjelbërimin e Hyde Park.

Qëllimi ishte për të tërhequr vizitorët përsëri në zonë pasi u hoqën kufizimet e Covid-19 dhe theksoi rëndësinë e hapësirës së gjelbër urbane në luftën kundër ndryshimit të klimës, transmeton KultPlus.

Por ato plane, me sa duket, të gjitha kanë shkuar drejt greminës.

Siç raporton Kate Plummer për Independent, Marble Arch Mound është mbyllur pas vetëm dy ditësh pas ankesave të përhapura se nuk përmbushi pritjet. Në vend të një oazi të gjelbër, në mes të qytetit, vizitorët u pritën me skela të rralla, të mbuluara me dhe. Me një lartësi prej 82 metrash, ky objekt mezi ofroi një pamje mbi pemët në Hyde Park.

Foto:Courtesy of MVRDV

Kritika e publikut ishte e shpejtë dhe mjaft e pamëshirshme, me njerëzit që e krahasuan atë me ‘copa të vështira toke në” The Sims “’ dhe një ‘ shpellë të keqe të Babagjyshit ‘.

“Toka e harkut prej mermeri është gjëja më e keqe që kam bërë ndonjëherë në Londër,” deklaroi Emma Wright, e cila postoi një fotografi të saj para një muri të skelave./KultPlus.com

“Interpretations” në KultPlus Caffe Gallery, sjell 12 vepra të artistëve të rinj

12 punime do të prezantohen në ekspozitën “Interpretations” që do të hapet në KultPlus Caffe Gallery, punime këto që janë nga artistë të rinj, shkruan KultPlus.

“Interpretations” që vjen e kuruar nga Bora Kelmendi është është reflektim i një procesi pune krijues. Përbërje kryesore e këtij procesi është interpretimi dhe në një forme, narrative e njohurive të ditura tashmë apo të prezantuar së fundmi. Interpretimi, është produkt I narrativës personale, pasqyrim i lirë i momenteve, ndodhive, ideve jo materiale në tentativë për të kthyer në diçka materiale.

Ekspozita “Interpretations” vjen si rrjedhojë e projektit “Art dhe Artist te rinj”, projekt që është mbështetë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Ekspozita do të hapet më 4 gusht, në ora 19:00, dhe do të rri e hapur për disa ditë./ KultPlus.com

Vogue: A është kjo Dua Lipa, apo ndonjë mbretëreshë franceze?

Revista amerikane Vogue ka komentuar paraqitjen e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës.

Vogue ka komentuar veshjen e këngëtares në klipin e saj të fundit “Demeanor” me reperin e ndjerë Pop Smoke.

“Lipa edhe një herë shikoi në të kaluarën për frymëzim stili – megjithëse këtë herë pak më shumë se zakonisht. Duke punuar me stilistin e saj prej shumë kohësh, Lorenzo Posocco, veshja e Lipës i bëri homazh askujt tjetër përveç Marie Antoinette. E veshur në një fustan me mëngë të endura nga ari dhe dantella me harqe dhe detaje të ngjashme me panelet mbi skaj”, thuhet në shkrimin e Vogue.

Tutje revista shton se harku në flokët e Duas, vathët me shkëlqim dhe një gjerdan varëse smeraldi nuk duken të papërshtatshme për asnjë veshje mbretërore në ditët e sotme”./KultPlus.com

Tom Daley shfaqet duke thurur gjatë finales së kërcimit me trampolinë në Lojërat Olimpike

Foto: BBC

Fituesi e medaljes së artë olimpike, Tom Daley bëri zhurmë në mesin e shikuesve të Lojërave Olimpike të dielën në finale  të kërcimit me trampolinë 3 metra për gra, ku ai shfaqet në mesin e spektatorëve përderisa thurte duke e shikuar veprimin.

Rrjetet sociale u mbushën me imazhe të 27-vjeçarit, i veshur me bluzën e tij Team Great Britain dhe maskën e detyrueshme, me gjilpëra dhe lesh vjollce në Tokyo Aquatics Centre, transmeton KultPlus.

Ky moment erdhi para raundit të tretë të zhytjeve, menjëherë pasi Shi Tingmao e Kinës përfundoi zhytjen e saj të dytë dhe asnjë zhytës britanik nuk po konkurronte.

“Aty është Tom Daley – ai ka nxjerrë gjilpërat e tij të thurjes,” tha komentatorja e BBC, Katherine Doënes, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të dielën në mëngjes.

Çfarë mendoni se po krijon ai atje? Pyes veten se për kë po e bën atë kombinim ngjyrë vjollce?”

Thurja duket se ishte një lloj kapeleje, me një zbukurim krem ​​- dhe mund të jetë e destinuar për djalin e tij të vogël, Robbie – megjithëse vetë Tom ende nuk ka komentuar për krijimin e tij të fundit.

Zhytësi britanik, i cili fitoi medaljen e parë olimpike së bashku me Matty Lee në ngjarjen e sinkronizuar të platformës 10 metra të hënën e kaluar, e ka quajtur thurjen “arma e tij sekrete”.

Në fillim të javës, ai  tha se e ka krijuar për medaljen e tij, për të ndaluar gërvishjen. Çanta është e stolisur me Union Jack në njërën anë dhe flamurin japonez në anën tjetër./KultPlus.com

Puthja qi m’bani me faj

Albert Vataj

U gjindëm nji ditë të dy njaq ngat,
njaq sa fryma m’frymonte në frymën e saj,
njaq sa syt, shkreptinin n’detin e dhanun tallaz,
ishim njaq ngat, sa me mujt me e ndigjue shkulmin e kurmit
mishit qi epshëm i kridhej në zjarm.

N’kyt tërbim e trazim gjimueshëm n’zemër e gjak,
hutimi, ngurimi e cytje me ngulm,
u epëm pa ja da t’anshmeve dëshirime,
syt, syt prekën tue u dridh tulin e hepuem t’buzëve,
buzëve qi epshi i kuqlonte, me adh, tue i kall.

U epëm n’kyt çast pror, si pend sfinksi, nderej mbi prush,
dhe… ngulmueshëm e rrëmbeva kryet e saj,
qafën qi i’u kput, mbi mua u prarua si nji han,
gishtat i’a ngërtheva rrëmbyeshëm mbi floknajë,
t’mijat buzë i’a ngjesha ngulmueshëm mbi buzët e saj.

I’a nduka me zjarm e afsh t’lumet buzë, shpuzë,
t’amlat buzë, qi njaq fort andës po mi hidhnin prush,
dhe t’mija buzë kafshonte ajo me huj,
u puthëm, u puthëm hujshëm e mujshëm… s’di se sa.

Pambarim i’u dhamë atij ngazëllimi epshi, n’hy blatue
njaq, sa edhe tash…
n’buzt e mia e ndjej zjarmin e buzëve t’saj,
përskuqjes s’hepueme qi struket e djeg,
nën hinin e atij çasti që e kallën ato puthje, ai purtek.

Ndalëm s’di se kur njat turr me huj e újë,
tue lan, sa shumë eshkë e etje në buzë,
e harruem me u pa në sy t’përshkënditur Vezuv,
heshtëm, ndonji fjal s’xumë mes vedi me than,
me buzët e shkrumuna, n’zjarmin e epjes s’mbram.

Ndërmendem se munda me than vetëm një fjalë,
kurrnji ma shumë jo, vetëm nji… m’fal!
Atëditë e sot
tue kafshu n’buzt e mija puthjen e saj
hala ndihem i xanun n’faj./KultPlus.com

2 gushti, Dita e Holokaustit ndaj romëve

Në shumë vende europianë përkujtohet Holokausti i nazistëve ndaj më shumë se 500.000 sintive e romëve në Europën e pushtuar. Parlamenti Europian e ka shpallur 2 gushtin Ditën Përkujtimore të Romëve e Sinti.

75 vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Holokaustit dhe çlirimit të kampeve të përqëndrimit dhe shfarosjes përkujtohen 500.000 viktimat sinti dhe romët që u vranë në Europën e pushtuar nga nazistët, në ditën përkujtimore të sinti dhe romëve, të shpallur nga Parlamenti Europian, 2 Gusht. Kjo datë kujton 4.300 sintit dhe romët e fundit që u vranë këtë natë në dhomat e gazit në Aushvitc-Birkenau. / KultPlus.com

Vdes Jay Pickett, aktori i njohur amerikan

Jay Pickett, aktori veteran i telenovelave i njohur më së shumti për rolet e tij në “General Hospital”, “Days of Our Lives” dhe “Port Charles”, ka vdekur në moshën 60 vjeç.

Gruaja e tij, Elena Pickett ka konfirmuar vdekjen e tij, transmeton KultPlus.

Pickett ndodhej në Idaho, duke xhiruar një skenë për filmin e tij të radhës “Treasure Valley” kur vdiq, tha regjisori i filmit, Travis Mills.

“Jay Pickett, njeriu ynë kryesor, shkrimtari, producenti dhe krijuesi i këtij filmi vdiq papritur përderisa ne ishim gati duke filmuar një skenë,” postoi Mills në faqen zyrtare të filmit në Facebook.

“Zemrat tona janë thyer dhe ne jemi të pikëlluar për familjen e tij, të cilët janë aq të shkatërruar nga kjo tragjedi tronditëse.”

“Ai ishte duke bërë atë që i pëlqente: duke luajtur, duke hipur mbi kuaj, duke bërë filma. Ai ishte i mrekullueshëm,” vazhdoi Mills.

Ndërsa shkaku ende nuk është zbuluar, vdekja e Pickett “duket të ketë qenë një sulm në zemër,” tha Mills, duke shtuar se të gjithë ata që ishin atje bënë çmos “për ta mbajtur atë gjallë”./KultPlus.com

Nga 15 shtatori, Netflix do të transmetojë dokumentarin për Schumacher

Netflix do të transmetojë një seri dokumentare mbi Michael Schumacher nga 15 Shtatori, tha të Premten platforma e transmetimit në internet.

Miratuar nga familja e tij, dokumentari “Schumacher” përmban intervista me gruan dhe fëmijët e tij, përfshirë djalin e vrapuesit F1 Mick, dhe shoferë të tjerë të së kaluarës dhe të tashmes, tha Netflix, transmeton KultPlus.

Schumacher, 52 vjeç, i cili fitoi një rekord prej shtatë titujsh me Formula 1 që nga barazimi nga britaniku Leëis Hamilton, nuk është parë në publik që kur pësoi lëndime të rënda në kokë në një aksident me ski në 2013./KultPlus.com

Ekspozitë me 120 karikatura në Korçë

120 karikatura të artistit Arben Meksi u ekspozuan në zonën këmbësore të qytetit të Korçës.

Ekspozita solli për artdashësit larmi tematikash dhe këndvështrimesh stigmatizuese dhe humoristike për fenomenet e shoqërisë sonë dhe asaj globale.

Arben Meksi është ndër të paktët emra që e lëvron ende këtë zhaner të veçantë. Këtë vit u është dhënë më shumë hapësirë ekspozitave të tilla.

Ekspozita me karikatura do të jetë e hapur për dy ditë dhe do të zhvendoset edhe te Pazari i Vjetër në Korçë./ KultPlus.com

​Ekipi olimpik pritet sot me ceremoni shtetërore

Ekipi i xhudos që i solli vendit tonë dy medalje të arta olimpike do të zbarkojë sonte në orën 19:50 në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, ku do të pritet me ceremoni shtetërore.

Me këtë rast do të mbahet edhe një konferencë për media, ku marrin pjesë trajneri Driton Kuka, trajneri Agron Kuka, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani.

Ekipi i xhudos më pas do të vijë në sheshin “Zahir Pajaziti” rreth orës 21:00, ku qytetarëve do t’u drejtohen kryeministri Albin Kurti, trajneri Driton Kuka, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi hyn në historinë e sportit të Kosovës, pasi në lojërat olimpike në Tokio fituan dy medalje të arta./ KultPlus.com

‘Vdekja e një gruaje të bukur është pa diskutim tema më poetike në botë’

Edgar Allan Poe ishte një nga shkrimtarët më të rëndësishëm dhe më me ndikim në shekullin e 19-të.

Pjesa më e madhe e punës së tij u frymëzua nga ngjarjet që ndodhën rreth tij. Ato që e bënë botën të kthej sytë nga shkrimet e Poes nisin me kryeveprën e hershme “Për Helenën” deri te “Ulalume” e errët dhe misterioze. Nga “Korbi”, i cili e bëri atë me famë botërore pas botimit në 1845, te “Annabel Lee”, i cili është një lavdërim i botuar pas vdekjes për një vajzë “në një mbretëri pranë detit”. Pikërisht do të ishte vdekja e vajzës që ai dashuronte që e bëri atë të veçantë në shkrimet dhe thëniet e tij.

KultPlus ua sjell disa nga thëniet e tij:

Vdekja e një gruaje të bukur, është pa diskutim tema më poetike në botë.

Njeriu tani është vetëm më aktiv – jo më i lumtur – as më i mençur, sesa ishte 6000 vjet më parë.

E gjithë ajo që shohim ose duket është vetëm një ëndërr brenda një ëndrre.

E gjithë feja, miku im, thjesht është evoluar nga mashtrimi, frika, lakmia, imagjinata dhe poezia.

Me mua poezia nuk ka qenë një qëllim, por një pasion.

Shkenca ende nuk na ka mësuar nëse çmenduria është apo nuk është sublimiteti i inteligjencës. / KultPlus.com

Qyteza britanike që frymëzoi Lojërat Olimpike

Një qytet në dukje i vogël britanik ngërthen në vete një histori të artë sportive. Lojërat Olimpike të Wenlockut, të mbajtura për herë të parë më 1850, kanë ndihmuar që t’u vihen themelet Lojërave të sotme Olimpike.

I frymëzuar nga grekët antikë, mjeku i qytetit William Penny Brookes e kishte nisur punën në shekullin e 19-të, me qëllim që t’i trimëronte njerëzit të merren me aktivitete fizike.

Mac Bardsley, kryetar i Shoqatës Olimpike të Wenlockut, ka folur për nismën që e kishte marrë mjeku.

“E dinte se shëndeti i popullsisë nuk ishte siç duhej të ishte. Andaj, duke u hamendur se çfarë mund të bënte, kishte vendosur se do të ishte mirë që qytetarët të mbaheshin në formë të mirë fizikisht. Kishte punuar me fëmijët, por donte të bënte diçka edhe për të rriturit, kështu që i lindi ideja që të organizoheshin gara sportive dhe nisi t’i nxiste njerëzit që të jenë në formë të mirë, ashtu që të mund të garonin”.

Sipas Shoqatës Olimpike të Wenlockut, Brooksi ka krijuar shumë tradita që mund të shihen sot në Lojërat Olimpike, përfshirë edhe ceremonitë e ndarjes së medaljeve.

Pas organizimit të Lojërave Olimpike në Wenlock gjatë tetorit të 1850-s, ky organ\izim u zgjerua përditë e më shumë.

Kësisoj, Brooksi e rroku vëmendjen e historianit francez, Baron Pierre de Coubertin, që vendosi ta formonte Komitetin Ndërkombëtar Olimpik.

Coubertini e vizitoi Wenlockun në tetorin e 1890-s dhe për nder të tij u organizua me ngut takimi i Lojërave Olimpike të Wenlock.

Arkivisti Chris Cannin nga Shoqata Olimpike e Wenlockut ka folur për ditën e arritjes së Coubertinit në qytet.

“Të gjithë banorët e qytetit dolën në rrugë. Vendosën pankarte e lule çdokund për t’i uruar mirëseardhje Coubertinit. Ai ishte frymëzuar jashtë mase kur pa se sa shumë njerëz merrnin pjesë në aktivitetet atletike dhe artistike, si dhe i pëlqente që ky organizim po bashkonte shumë njerëz. Dhe nga ai çast, e filloi fushatën për ta ringjallur lëvizjen moderne olimpike”.

Kontributi i qytetit në historinë e Lojërave Olimpike ishte nderuar në Lojërat Verore “Londra 2012”, kur një nga maskotat ishte emëruar “Wenlock”.

Brookesi kurrë nuk e përjetoi realizimin e ëndrrës së tij – ai vdiq më 1895, vetëm një vit para se Lojërat Olimpike Verore, të parat në histori, të zhvilloheshin në Athinë më 1896. Ai u varros bashkë me gruan e tij në varrezat e Kishës në Much Wenlock. / KultPlus.com