Revista “Women’s Wear Daily”: Stili i pazakontë i kryeministrit të Shqipërisë (FOTO)

Women’s Wear Daily është një revistë që i kushtohet modës dhe trendeve të fundit kryesisht për femrat, por në një editorial për Shqipërinë, revista e njohur bën një përjashtim.

Me autorësi të David Moin, revista i kushton një hapësirë të gjerë stilit të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe e nis me samitin e Triestes dhe atletet e famshme Adidas.

Në korrik, në Trieste u zhvillua samiti i radhës për të ashtuquajturin “Procesi i Berlinit”, që synon t’i japë një tjetër hov rrugës integruese të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, shkruan TCH.

Në samit merrnin pjesë udhëheqës të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe përfaqësues të lartë të vendeve të Bashkimit Europian.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u paraqit me një kostum dhe një palë atlete Adidas me vija të kuqe. E mes lajmeve të politikës, pikërisht këto të fundit nuk kaluan pa u vënë re. “Praktikisht isha lajmi më i madh i samitit”, deklaronte Rama me shaka.

“Presidenti francez më tha se i pëlqeu, kështu që i bleva edhe atij një palë atlete Adidas sapo u ktheva në shtëpi. Por, për të i zgjodha me shirita blu dhe të kuqe, për të pasur një kombinim perfekt me ngjyrat e flamurit francez”, vijon ai.

Revista thotë se 53-vjeçari Rama nuk është një shtetar i tradicional. Ai është një artist me një shije të veçantë kur flitet për veshjen. Ish-basketbollisti i kombëtares shqiptare, ku luajti deri në moshën 27-vjeçare rrëfen se shndërrimi në politikan “profesionist” nuk ka qenë prioriteti i tij dhe se ende vazhdon pasionin e tij të parë; pikturën…madje edhe në takime politike.

“Më ndihmon të përqendrohem. Kur isha ministër i Kulturës, detyra ime e parë publike, më duhej që të shkoja në mbledhjet e Këshillit të Ministrave dhe nuk arrija të përqendrohesha tek ato që fliteshin aty. Kishte mbledhje që zgjatnin për orë me radhë dhe unë isha gjithë kohës duke vizatuar tek dekretet që kisha në tryezë”, tregon Rama për WWD.

Revista përmend edhe zyrën “e pazakontë” të Kryeministrit dhe më pas lidh modën me ekonominë e vendit.

“Prodhimi i veshjeve dhe këpucëve përbëjnë 40 për qind të eksporteve të Shqipërisë, afërsisht 500 mln euro në vit që eksportohen kryesisht në Itali, Greqi dhe Gjermani”, thotë revista.

“Prodhojmë për shumë shtëpi të mëdha mode, përfshi Versace, Dolce & Gabbana, Gucci. Krahu u punës këtu është më i liri në të gjithë Europën dhe këtu mund të prodhohet me kosto më të lirë se në Kinë”, thotë Kryeministri Rama.

E duke lënë mënjanë modën, Kryeministri flet edhe për integrimin. Ai thotë se ky proces kërkon kohë.

“Varet nga gjendja psikologjike dhe financiare e Europës, por edhe nga reformat në vendin tonë”, shton ai. / KultPlus.com

Era Istrefi me pamje interesante për Halloween (FOTO)

Halloween vitet e fundit po festohet shumë edhe në Shqipëri e Kosovë, ndërsa në botë kjo festë kthehet në garë midis VIP-ave për kostumin më të bukur, shkruan KultPlus.

Halloween edhe sonte ka bërë që shumë të rinj e të reja të fokusohen në atë se si do të duken dhe cili do të arrijë të ketë dukje më interesante se tjetri.

Por, si gjithmonë fokusi bie te të famshmit. Kësaj radhe është këngëtarja Era Istrefi e cila ka arritur të jetë mjaft interesante në dukjen e saj.

Ajo ka vendosur të ketë pamje të kukullave ‘Bratz’, të cilat janë mjaft të njohura për fëmijët.

Më poshtë po ju sjellim disa fotografi nga pamja e Era Istrefit. / KultPlus.com


“Zbulohet” kënga fituese e Festivalit në RTSH?

Nga Kozeta Kurti

Hëëëë, u bëtë kuriozë e? E klikuat menjëherë! Madje para se të klikoni, thatë: ah, s’ka për t’u bërë ndonjëherë ky vend. Gjithmonë kështu ndodh. Shiten për pak gjë etj etj.

Ju kujtohem unë? Unë jam Kozeta Kurti, që dhjetë muaj më parë kritikova Festivalin e vitit të kaluar. Pak u morën me atë që kisha shkruar dhe pjesa tjetër u mor se si e gjeta unë kurajon në kritikoja produktin më të rëndësishëm të institucionit ku punoja e merrja rrogën. Por unë prita të ndodhte gjithçka e të bëja një analizë të argumentuar; nuk piva kafe turke e përmbysa filxhanët për të parashikuar të ardhmen, ndaj të dashur kolegë të mediave, mos ja prishni qejfin, dëshirën Arilena Arës dhe shoqeve e shokëve të saj, duke i përmendur si pjesëmarrës të mundshëm në Festival, e si lobues për të qenë fitues. Kjo nuk është as strategji menaxheriale, asgjë, përkundrazi. Të vjen Krasta e ta plas live në sallë e në transmetim direkt, nëse konstaton shkelje e hile dhe të pozicionohet kundër këngës që fiton pa të drejtë. (e ka deklaruar vetë në mjedise të brendshme të RTSH dhe unë mbaj përgjegjësi 100 % për këtë)

Thashetheme korridoresh e dëshira të shprehura, ndoshta unë kam dëgjuar më shumë se gjithësecili prej kolegëve të mi, për pjesëmarrjen e mundshme të Redon Makashit, Aleksandër Gjokës, Elton Dedës, Kamela Islamajt, Era Rusit etj, por nuk flas. Nuk flas ende, sepse nuk është koha.

Unë Festivalin e kam dashur që kur isha ende fëmijë dhe jam e lumtur që këtë vit jam pjesë e një grupi pune që po e bëjnë Festivalin për qejf e nuk i intereson aspak se kush fiton, ndaj dhe është bërë përpjekje nga gjithesesili për të afruar në këtë garë kënge emra të njohur krijuesish e interpetuesish; për të kthyer së pari besimin dhe pastaj edhe për të prodhuar disa këngë të mira. Një vend të parë ka e ai s’mund të ndahet në aq emra sa do të vijnë në Festival. Ajo që më pëlqen këtë vit, është se asgjë nuk lind e vdes në korridoret e RTSH-së. Këngët do të bëhen të njohura për publikun nëpërmjet një rrjeti radiosh, të cilat do t’i bashkohen festivalit këtë vit, si IN Radio, City Radio, Club FM, NRG Radio, gjithçka do të jetë e hapur dhe e njohur për publikun, në mënyrë që në tre netët e Pallatit të Kongreseve ai që do të vijë, ta dijë se çfarë e pret dhe ai që s’do jetë në sallë, s’do vijë se nuk i ka pëlqeyer ajo që mund ta priste, por jo sepse s’kishte dijeni se çfarë do të ndodhte.

Këtë vit jam lidhja midis festivalit e opinionit publik; jam përfaqësuesja për shtypin e marrëdhëniet publike, jo për të zbukuruar e për të ndriçuar atë që është e zbehtë dhe e errët, përkundrazi, për ta evidentuar atë edhe më shumë, me zë më të fortë, në mënyrë që të bëhet nesër më mirë. Ja pse këtë vit do të ketë një post festival, ku të gjithë do të munden të thonë në mënyrë të arguementuar atë që duan të thonë; të kritikojnë e të nxisin debat sepse debati sjell zhvillim. Boll më me qoka për njëri-tjetrin. Të paktën të na jepet mundësia të flasim…se çfarë flasim e cfarë kurajo kemi secili, kjo është punë tjetër pastaj…

Ngadale ngadalë, ppas datës dhjetë nëntor do të bëhen me dijë konkurruesit, pastaj të ftuarit, elementet skenografikë e gjithçka që publiku duhet të dijë…

Por prisni! Mos nxisni histeri kolektive me fitues të mundshëm sepse u bëni dëm artistëve, dhe mbi të gjitha, nëse vetë artistët e shohin këtë si strategji marketingu, bëjnë mirë ta ndryshojnë, sepse si përdorues të mirë të rrjeteve sociale që janë, ata e dinë pasojnë e efektit “boomerang”.

Letra emocionuese që Abraham Lincoln i dërgoi mësuesit të djalit të tij

Kjo është letra që presidenti amerikan Abraham Lincoln i drejtoi mësuesit të djalit të tij në fillim të shkollës. Një letër që duhet lexuar për të kuptuar jetën dhe mësimet që janë të rëndësishme tek fëmijët.

Letra e plotë:

Mësues i nderuar.
Djali im sot e fillon shkollën.

Pas pak, gjithçka do të jetë për të e re dhe e çuditshme, prandaj do të doja ta trajtonit butësisht. Është një aventurë që ai do ta marrë me vete nëpër të gjitha kontinentet. Të tilla aventura që ndoshta mund të përfshijnë luftëra, tragjedi dhe fatkeqësi. Ta jetosh këtë jetë, të duhet besim, dashuri dhe kurajo.
Për këtë, i dashur mësues, do t’ju lutesha ta merrnit përdore e t’i mësoni gjëra që do t’i duhen t’i dijë, mësojeni atë, por butësisht, nëse mundeni.
Mësojeni se për çdo armik, ekziston një mik.

Atij do t’i duhet të mësojë se jo të gjithë njerëzit janë të drejtë, dhe jo të gjithë njerëzit janë të sinqertë.

Megjithatë mësojeni se për çdo faqezi ka një hero dhe se për çdo politikan egoist, jeton një lider i përkushtuar.

Mësojeni nëse mundeni se 10 centë të fituar kanë shumë më tepër vlerë se një dollar i gjetur. Në shkollë, mësues, është shumë më e ndershme të dështosh se të mashtrosh.

Mësojeni atë si të humbë hijshëm, dhe si t’i gëzohet fitores kur ai fiton.

Mësojeni të jetë i mirë, me njerëzit e mirë, dhe i ashpër me njerëzit e ashpër. Mundohuni t’i qëndrojë sa më larg zilisë, nëse do të mundeni dhe mësojani sekretin e një buzëqeshjeje të çiltër.

Mësojeni po të jetë e mundur, si të qeshë kur të jetë i trishtuar, dhe se të derdhësh lotë nuk është aspak turp.
Mësojeni ti përqeshë cinikët.

Mësojeni nëse mundeni të zbulojë mrekullinë e leximit të librave, por gjithashtu i jepni edhe kohën e mjaftueshme për të kundruar misterin e përjetshëm të fluturimit të zogjve në qiell, të bletëve në diell e të luleve mbi një kodër të gjelbëruar.

Mësojeni të ketë besim në idetë e tij edhe nëse të gjithë do ti thonë se janë të gabuara.

Mundohuni t’i mësoni birit tim forcën për mos e ndjekur turmën edhe kur të gjithë vrapojnë pas fitimtarit.

Mësojeni të dëgjojë me vëmendje çdo njeri, por gjithashtu të shoshisë të gjithë atë që dëgjonte në sitën e së vërtetës dhe të marrë veç të mirën.

Mësojani atij se si të shesë talentin dhe zgjuarsinë e tij tek ofertuesi më i lartë, por mos të pranojë kurrë asnjë lloj çmimi për shpirtin e zemrën.

Lejojeni të ketë kurajo për të qenë i padurueshëm. Lejojeni të ketë durimin për të qenë trim.

Mësojeni atë të ketë besim sublim te vetvetja, sepse atëherë ai do të ketë gjithmonë besim sublim në njerëzimin dhe në ZOTIN. Këto janë kërkesat, mësues, por ju bëni
më të mirën që mundeni. Ai është fëmijë i vogël dhe i mire DHE ËSHTË BIRI IM

Me respekt
Abraham Lincoln

Kush ishte Abraham Lincoln:

Abraham Lincoln lindi më 12 shkurt të vitit 1809 në Hodgenville, dhe u vra më 15 prill të vitit 1865 në Washington, Ai ishte presidenti i16-të i SHBA-ve.
Lincoln udhëhoqi Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës Civile, lufta e përgjakshme dhe e moralit të madh, si dhe në krizën e saj më të madhe politike. Në këtë mënyrë, ai e ruajti bashkim, hoqi skllavërinë, forcoi qeverinë federale, dhe modernizoi ekonominë.
I zgjedhur në Shtetet e Bashkuara në Dhomën e Përfaqësuesve të vitit 1846, Lincoln promovoi modernizimin e shpejtë të ekonomisë nëpërmjet bankave, tarifave, dhe hekurudhave.
Lincoln është renditur si një nga tre presidentën amerikanë më të mëdhenj.
Lincoln u vra nga John Wilkes Booth në një shfaqje teatri. / KultPlus.com

Gigi Hadid shpallet Femra e Vitit nga “Glamour” (FOTO)

Supermodelja botërore, Gigi Hadid është një prej femrave më atraktive të momentit. Përmes paraqitjeve të saj, ajo gjithmonë dëshmon veçantinë dhe bukurinë që e karakterizon.

Bukuroshja ka pozuar për revistën “Glamour”, duke treguar se është femra më “in” e momentit.

Me xhaketë lëkure, por me shkëlqim e ngjyrë hiri, ajo shfaqet e buzëqeshur me flokë të kuruara në gjendje perfekte.

Ajo shpallet nga revista ‘Glamour’ si Femra e Vitit, fakt për të cilin ajo ka shkruar një falënderim në rrjetin social Instagram.

Gigi Hadid me të drejtë e merr çmimin Femra e Vitit, pasi ajo po konsiderohet si femra më atraktive në botë, më seksi dhe më e bukur po ashtu. Ajo është modelja më e shtrenjtë në botë dhe konkurrohet vetëm nga emra si motra e saj, Bella Hadid dhe Emily Ratajkowski. / KultPlus.com

Afërsia e të dashurit…

Poezi e shkruar nga ohann Wolfgang von Goethe.

Përherë të kujtoj,
kur dielli mbi dete, ndriçon për mua
Përherë të kujtoj,
kur hëna mbi re, shkëlqen mbi krua.

Përherë të kujtoj,
kur pluhuri mbi shtigje, zë e ngrihet ne erë
Në natë e terr,
kur ecën nëpr brigje, shtegetari i mjerë.

Gjithë të ndëgjoj, kur ngrihet valë e thellë
Duke buçitur
Kur zë përgjoj mes pyjeve pa diell
Dhe të nemitur
Gjithë jam me ty: dhe ngado qofsh larguar…..

Të shoh matanë
Po ngryset: ndrisin yjet e pambaruar
Oh, të ishe pranë…

Vlora Nikçi zgjedhet kryetare e Fondacionit ‘Nermin Vlora Falaschi’ në Kosovë

Gili Hoxhaj

Fondacioni Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falasch” sot erdhi në Prishtinë për të përuruar edhe themelimin e degës më të re të këtij fondacioni në Institutin Albanologjik të Kosovës.

Me këtë rast, kryetarja e këtij fondacioni në Shqipëri – Zejnepe Luka, shënoi edhe promovimin e librit “Testamenti i grave për gratë”. Kjo ngjarje mblodhi shumë personalitete të shquara të kulturës shqiptare. Aktoret Tinkat Kurti e Margarita Xhepa, emrat si Kaqusha Jashari, Vlora Dumoshi e Diana Toska ishin të pranishme në këtë ngjarje.
Luka e quajti këtë ditë të shënuar për faktin se pas pesëmbëdhjetë viteve të rrugëtimit të këtij fondacioni, ato po e përcjellin misionin e tyre edhe tek një grup vajzash të reja në Prishtinë, duke e fuqizuar kështu zërin e gruas shqiptare.

“Duke e formuar këtë degë në Prishtinë siç e kemi edhe në shumë shtete të botës do të thotë që aktiviteteve tona në Shqipëri dhe në shumë vende të tjera do t’i bashkëngjiten edhe zonjat e Kosovës. Misioni ynë është të mbështesim gruan dhe të bashkojmë zërin e saj nga të gjitha trevat, ne me këtë në fakt e kemi bërë bashkimin kombëtar, pavarësisht territoreve, ne e kemi bashkuar gruan shqiptare” tha Zejnepe Luka.

Ajo po ashtu tregoi për emocionet e saj derisa me anë të veshjes po barte porosinë e mbesës së Ismail Qemailit, e cila e kishte dhimbje Kosovën.

“Kam ardhur këtu e mbushur me shumë emocione, për shumë arsye. E para, sikur më shihni, unë kam veshur një bluzë – flamur që është kuq e zi, që ka edhe thekët e tij. Nuk është e imja. Në janar të vitit 2002 kur u formua shoqata jonë në akademinë “Iliria” në Romë, Nermin Vlora Falaschi, mbesa e Ismail Qemailit në Shqipëri, një patriote e madhe që është e vetmja pinjollë e familjes Vlora që ka përcjellë të gjitha virtytet që kishte gjyshi i saj, Ismail Qemaili. Ajo më tha “bija ime, unë po të dhuroj këtë bluzë, të lutem shumë duhet ta veshësh kur të shkosh në Kosovë”, sepse ajo për shkak të shëndetit të përkeqësuar nuk e dinte se a do të mund të vinte në ndonjë ditë kur Kosova të ishte e pavarur. Unë sot kam ardhur me këtë bluzë këtu për të ju thënë se këtu është Nermini, e cila e kishte dhimbje Kosovën”, tregoi Luka, shkruan KultPlus.

Kjo ngjarje u përcoll me mjaft emocione mes gërshetimit të fjalëve dhe poezive që buronin me plotë mjeshtëri artistike nga aktorja e mirënjohur Margarita Xhepa. Ajo duke e ngritur lart në piedestal gruan shqiptare solli me shumë pasion e interpretim artistik vargjet që i ishin kushtuar gruas nga Çajupi, Lasgush Poradeci e Dritëro Agolli. Ndërsa për vetë aktoren gruaja ishte “muzika e shtëpisë”.

“Këtu kemi ardhur në emër të gruas dhe nënës shqiptare e cila dallohet nga personalitetet e tjera sepse gruaja e Ballkanit, është më e sakrifikuara nga të gjitha gratë e botës. Gruaja jonë gjithmonë është shquar si një nikoqire e mirë, si një punëtore e dalluar. Figura e saj është ngritur gjithmonë sepse ajo është e mençur, durimmadhe, e në prehrin e saj rriten kombet, rriten popujt”, tha me plot emocion aktorja Xhepa.

Me rastin e themelimit të këtij fondacioni, u vendos që në krye të tij të jetë aktorja Vlora Nikçi, ndërsa zëvendëskryetare Sebi Kamberi, pasuar nga një numër i madh i grave të shquara të Kosovës.
Vlora Nikçi pas marrjes së titullit të Kryetares së Fondacionit “Nermin Vlora Falsch”, u shpreh tejet e emocionuar që të flasë pas këtyre personaliteteve të cilat i quan edhe udhërrëfyese të rrugëtimit të saj si aktore, shkruan KultPlus.

“Nuk di sa kam fjalë të shpreh nderin që më është bërë sot si kryetare e fondacionit këtu në Prishtinë. Me nder dhe privilegj pranoj të jem në mesin tuaj, ndërsa më shumë përgjegjësi pranoj të vazhdoj këtë rrugë fisnike krah juve për dëgjimin e zërit të gruas shqiptare, prej së cilës kanë lindur edhe shumë trima që e kanë çliruar edhe vendin tonë. Pra është meritë e nënave tona dhe e ninullave të tyre lindja e trimave tanë, të cilët sollën lirinë. Prishtina ndihet e nderuar që ju ka juve sot këtu , dhe ne ndihemi më të çliruara që nga sot do të mblidhemi kokë me kokë për të punuar për të gjitha preokupimet e gruas prishtinase dhe mbarë shqiptare”, përfundoi fjalën e saj Vlora Nikçi.

Ky grup i Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falasch, nesër do të pritet edhe nga zyra e Presidentit të Kosovës – Hashim Thaçi. / KultPlus.com

“Shumë shpejt, Andrra do të pushtojë edhe toplistat e Berlinit”

I HEART BERLIN, një prej bllogave më interesant të artit e kulturës në Berlin, ka krijuar një listë të artistëve që momentalisht jetojnë e punojnë në Berlin dhe të cilët duhet dëgjuar.

Trendi i fundit në Berlin është edhe këngëtarja shqiptare – Andrra. Fatime Kosumi, dikur këngëtare e njohur por e cila pauzoi dhe u kthye në skenë me emrin Andrra dhe me një stil më ndryshe muzikor është propozuar nga I HEART BERLIN në listën e “këngëtarëve në Berlin që nuk duhet humbur”.

Madje, Andrra është e para në këtë listë të rekomandimeve. Sic shkruan blogu “shumë shpejtë Andrra do të pushtojë edhe toplistat e Berlinit, pasi me këngën dhe videoklipin e fundit – Kalle Lamen – ajo ka pushtuar muzikën në Kosovë e në Shqipëri” shkruhet në bllog, përcjellë KultPlus.

“Artiste shqiptare e lindur në Gjermani, Andrra sjellë melodi folklorike të përkthyera në elektronikë moderne për Berlinin. Ajo ka udhëtuar në Gjermani për të dëgjuar tregimet e grave që jetojnë në zonat rurale” vazhdon blogu I HEART BERLIN.

Anna VR, Boiband, Free free dom dom, Simmone Jones janë disa prej emrave të tjerë që propozohen në këtë listë. KultPlus.com

Konkurrentet e Miss Globe 2017 vizitojnë Bunk’art 2 (FOTO)

56 konkurrente të spektaklit Miss Globe 2017 ishin vizitoret më të reja të Bunk Art 2 në Tiranë. Ky është viti i 14-të që zhvillohet Miss Globe. Duke folur për këtë vizitë në Bunkart 2 producenti Petri Bozo thotë se këto vajza që vinë nga 4 kontinente me kultura të ndryshme krahas bukurive turistike që ofron Shqipëria duhet të njohin edhe të shkuarën e vendit tonë.

“Bunk Art2 që tashmë është një prej vende më të vizituara është vendi perfekt që këto vajza të njiheshin me të shkuarën komuniste të Shqipërisë”, theksoi Bozo. Mes këtyre vajzave është edhe konkurrentja nga Filipinet. Ajo quhet Nelda Ibe dhe është me profesion pilote avioni e cila përpara nisjes për në Shqipëri ajo u prit nga presidenti i Filipineve i cili e uroi për pjesëmarrjen në këtë kompeticion bukurie. E ndërsa viziton dhomat e ish bunkerit anti-atomik të ministrisë së brendëshe ajo tregon impresionet e para.

“Një muze i tillë është shumë unik sepse është nëntokë dhe kjo e bën të veçantë. Nga Filipine nga vij unë muzeumet tipike janë në ndërtesa dhe jo nëntokë dhe kjo e bën këtë vend më të mrekullueshëm. Kur u futa fillimisht këtu dhe pashë të gjitha ato foto tek kupola në hyrja mu duk sikur po përjetoja me emocione ato momentet e vështira për shqiptarët. Kur je një pilote duhet të jesh shumë e fokusuar dhe e vendosur po ashtu edhe t’i bashkohesh një spektakli bukurie kërkon vendoshmëri, ne ngrihemi herët në mëngjes dhe përgatisim veten përpara edhe në aviacion e njëjta gjë është” – shprehet Nelda Ibe Miss Filipine Miss Italia, Denise Portone, flet për atë që përjetoi gjatë kësaj vizite në BunkArt 2.

“Eshtë një emocion i madh për mua të jem këtu edhe për arsyen sepse nuk kam parë kurrë një muze të tillë, jo vetëm për strukturën por dhe për simbolikën dhe domethënien e këtij muzeu. Mënyra si është prezantuar është vërtetë emocionuese dhe mahnitëse. Shumë e lumtur që ndodhem në Shqipëri dhe këtu në këtë muze” – shprehet Denise Portone, Miss Italia.

Përfaqësuesja e SHBA në Miss Globe 2017 është një sportiste profesioniste në futbollin amerikan. Sakaq, konkurrentja nga Franca është mësuese e fëmijëve me nevoja të veçanta. Ky konkurs bukurie do të mbahet me 2 nëntor. / KultPlus.com

Hapet thirrja për skenën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës

Programi “Skena e Vogël e Vogël 2018”

Teatri Kombëtar i Kosovës në kuadër të politikave të tij kulturore për zhvillimin e skenës teatrore në Kosovë ka vendosur që të zhvillojë një program të veçantë nëpërmes të së cilit do të ofrojë mundësi për artistët e lirë të realizojnë idetë dhe konceptet e tyre artistike. Me anë të programit “Skena e Vogël e Vogël” Teatri Kombëtar i Kosovës ka për qëllim që t’i mbështesë idetë kreative, inovative, origjinale të artistëve të ndryshëm të Kosovës, duke kontribuar kështu në prodhimtarinë teatrore në përgjithësi, por që mund të konsiderohen edhe si prurje të reja në skenën e këtij institucioni.

Në kuadër të këtij programi, Teatri Kombëtar i Kosovës fton të gjithë artistët e lirë, dramaturgë, regjisorë, aktorë, dhe artistët e tjerë të Teatrit, që të aplikojnë me idetë e tyre në Programin “Skena e Vogël e Vogël”.
Datat për aplikim: 1 – 30 Nëntor 2017.

Kriteret bazike të këtij programi janë:
– Idetë duhet të prezantohen në formën e një koncepti deri në katër faqe dhe duhet të përmbajnë informata për dramën/tekstin, autorët, ekipin e shfaqjes, konceptin artistik, buxhetin dhe CV e udhëheqësit të projektit.
– Teatri Kombëtar i Kosovës do të përzgjedhë deri në katër koncepte për vitin 2018, për t’u realizuar si shfaqje në skenën e vogël të këtij institucioni.
– Shfaqjet e realizuar në kuadër të këtij programi do të jenë pjesë e repertorit të rregullt të këtij institucioni.
– Teatri Kombëtar do të ndajë nga 10,000 deri në 15,000 Euro për një projekt (për të gjitha shpenzimet që mund të dalin nga ai projekt). Planifikimi financiar finalizohet në bashkëpunim me menagjmentin TKK.
– Konceptet duhet të dërgohen nëpërmes postës elektronike në këtë adresë [email protected], me subjektin Koncept për Programin “Skena e Vogël e Vogël”.
– Afati i fundit për aplikim është data 30 Nëntor 2017.
– Teatri Kombëtar i Kosovës mund t’i ftojë aplikantët e koncepteve për negociata të mëtutjeshme apo sqarime rreth koncepteve.
– Teatri Kombëtar i Kosovës në marrëveshje me udhëheqësit e koncepteve të përzgjedhura do t’i definojnë çështjet tjera organizative dhe administrative.

Për më shume informata na kontaktoni në: [email protected]

U mbajt manifestimi kulturor “Ditët e Augustin Ukaj”

Artdashës të folklorit dhe melosit shqip u mblodhën në fshatin Doblibare për të shënuar manifestimin kulturor “Ditët e Augustin Ukaj”, i cili u mbajt në nderë të personalitetit dhe veprës së rapsodit i cili për një jetë të tërë i këndoi artdashësve të tij shqiptar, përcjellë KultPlus.

Augustin Ukaj është vlerësuar si rapsod i shkëlqyer në Kosovë, Shqipëri, Trojet Shqiptare, e Mërgatë. Sipas këshillit organizativ qëllimi i këtij manifestimi ishte promovimi i vlerave dhe kulturës shqiptare.

Në këtë manifestim kulturor të pranishëm ishin edhe personalitete të larta nga jeta akademike, kulturore, artistike dhe politike e vendit. Përveç këngës folklorike dhe valles popullore, në këtë manifestim u interpretuan edhe poezi shqiptare nga aktori Çun Lajqi, pastaj pati edhe pika humori nga artistët Sevdai Radogoshi si dhe Rasim Thaqi.

Falënderues për gjithë këtë organizim u shpreh djali i Augustinit, Leonardi.

Augustin Ukaj ka lindur në vitin 1939 në fshatin Dol të Gjakovës. Gjatë tërë jetës si mblodhi me pasion dhe koleksionoi tregimet për luftën dhe vdekjen, bukën dhe kripën. Melodia e tij ishte zëri autentik, një zë që drodhi Dukagjinin dhe Kosovën, diasporën dhe viset shqiptare. Ndër të tjera në këtë manifestim u tha se Augustin Ukaj u bë me kohën zëri më i veçantë, artikulues i pashoq, ai e dinte dhembjen e gurit, iu foli trimave në zë, betejave dhe historive. Ai ishte këngëtar i dhembjes dhe vajit me zërin autentik që dridhej bashkë me telat e çiftelisë. Rapsodi Augustin Ukaj ka vdekur në gusht të vitit 2004 duke lënë pas vetes këngë të cilat kanë pasuruar folklorin dhe melosin shqiptar. / KultPlus.com

Rita Ora sjellë koleksionin e ri me Rimmel London (FOTO)

Këngëtarja Rita Ora ka sjellë kësisoj koleksionin e saj më të ri në bashkëpunim me Rimmel London.

“Shades of Black” vjen pikërisht në ditën e Halloween – Nata e shtrigave.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i Ritës me Rimmel London. Edhe në vitin 2015-të, Rita kishte bashkëpunuar me kompaninë e njohur, për buzëkuqin e saj, shkruan KultPlus.



Rita Ora pos si këngëtare çdo ditë e më shumë po aktivizohet edhe në botën e modës.

Rita sot ka zbuluar edhe datat e turneut të saj nëpër Angli, në qytetet Leeds, Glasgow e Birmingham, ndërsa do të performojë edhe në Paris, Munih, Hamburg e Kopenhagë. / KultPlus.com

Kur prishet paqja biblike

Poezi e shkruar nga Ndue Ukaj.

Ndodh ndonjëherë mos m’u kuptue
kufini mes natës e ditës,
as mes t’mirës e t’keqes
as mes t’ drejtës e t’padrejtës.
Ndodh ndonjëherë rrugët ngatërrohen
e në pështjellimin e madh nuk dallohen ngjyrat.
Krejt kjo ndodh kur shuhen dritat n’ horizont.

Papritun, si në një skenë teatri hapet një perde;
skena asht boshe, e thatë, e ftohtë, e errët…
sikur një jetë e fshehtë plot mistere
dhe një i pendum që rrëfen vetveten
pa fund e pa fillim.

I kredhun në kontekstin e rutinës
pa liri, as me robëni.
Ndodh ndonjëherë njeriu s’ ka horizont
dhe çdo gja përmbyset
sikur para një cunami që merr përpara gjithçka.

Ndodh ndonjëherë njeriu s’ka lartësi as thellësi
ndodh t’ kujtojë se s’ishte asgja,
s’ishte askund
s’ishte askush…
në botën që fundoset në sytë e tij pa horizont,
thotë: gjithçka ekzistoi si në një ulërimë t’ frikshme.

Po, ndodh ndonjëherë, njeriu dëshiron m’u ulë kambëkryq
në Pemën e Dijës
me pa si u prish paqja biblike, kur digjej Edeni./ KultPlus.com

Hapet ekspozita ‘Bukuritë përmes fotografisë’, një mrekulli e artit nga të rinjtë e veçantë (FOTO)

Emocionalisht, nuk është e lehtë të parakalosh para fotografive të cilat janë realizuar nga disa duar të lumtura, ndoshta të goditura nga jeta por asnjëherë të dorëzuara para saj, të fëmijëve me Sindromën Down. Që ata janë fëmijë të mbushur dashuri, kjo nuk ka asnjë dyshim, edhe në një shoqëri e cila në formatin e saj akademik ka zgjedhur ti konsiderojë ndryshe.

Arbër Selmani

Mbrëmë në Muzeun e Kosovës, u hap një ekspozitë me fotografitë e disa fëmijëve të cilët kanë zgjedhur ti shesin ato fotografi. Pamje të qytetit, të luleve, të ndërtesave e arkitekturës, pamje të peizazhit të qytetit nga perspektiva të ndryshme, e rrumbullakuan ekspozitën “Bukuritë përmes fotografisë” e cila solli freski e buzëqeshje në fytyrat e këtyre fëmijëve.

Shoqëruar me fotografin Ridvan Slivova, fëmijët kanë krijuar diçka magjike me fotografitë e tyre, duke i futur ato në gurë dhe në dru, duke i kthyer në kopertina librash, duke luajtur me formë e drurit dhe përzierjes së fotografisë. Mbrëmë, ekspozita shitëse erdhi me qëllimin që paratë e mbledhura nga shitja e fotografive të futen në fondin e Down Syndrome Kosova.

Slivova tregoi sa i rëndësishëm ishte për të personalisht një mision i tillë, një bashkëpunim me këta fëmijë.

“Kemi punuar për gjashtë muaj, me këta të rinj të cilët janë të sjellshëm por edhe kanë prodhuar fotografi shumë kreative. Ju do ta shihni vetë ekspozitën, ndërsa unë jam tejet i kënaqur me veprat dhe produktin që ka dalë si përfundim. Jam i nderuar për këtë mundësi” tha Slivova në fjalën e hapjes së ekspozitës.


Ekspozita erdhi mbrëmë në kuadër të muajit tetor, muajit ndërgjegjësues për Sindromën Down.

“Për mua çdo muaj duhet të jetë një muaj ndërgjegjësues, prandaj më mirë po e konsideroj si fillimin e ndërgjegjësimit dhe jo fundin e tij, fundin e tetorit. Kjo ekspozitë le të shërbejë si nisje për ndërgjegjësim për më shumë dashuri për këta fëmijë” vazhdon Slivova.

Dorontina Luma, Eloida Alija e Donik Berisha, dhe të gjithë fëmijët e të rinjtë e tjerë të përfshirë në këtë projekt, morën edhe mirënjohje për pjesëmarrjen e tyre.

Ivo Silhavy – Ambasador i Çekisë në Kosovë, foli para të pranishmëve duke çmuar guximin dhe entuziazmin e këtyre të rinjve për të krijuar art dhe për ta paraqitur atë para publikut, shkruan KultPlus.

“E falënderoj secilin prej këtyre pjesëmarrësve, sepse kanë treguar guxim e po na japin dashuri me fotografitë e tyre. Askush nuk duhet të jetë i përjashtuar, dhe ne nuk do të lejojmë që ata të përjashtohen. Kjo ekspozitë sonte është një projekt për të ndihmuar këta fëmijë dhe për ta rritur kreativitetin e tyre” tregoi mes tjerash Silhavy.
Sebahate Hajdini-Beqiri – drejtoreshë e Down Syndrome Kosova, tregoi se është punuar me zell të madh për një ekspozitë të tillë, ndërsa ka shfrytëzuar rastin të përmend edhe njëherë skandalin e librave mësimorë të cilët përdorin edhe sot, në shekullin 21 në Kosovë, terminologji pezhorative kur flasin për këtë komunitet.

Së fundmi, në tekste shkollore në Kosovë, personat me këtë sindromë janë quajtur “Idiot mongoloid”, saktësisht në lëndën e biologjisë.

Në anën tjetër, nuk justifikohet një shkrim akademik katastrofal apo një ndjellje e urrejtjes nga ana e atyre që i shkruajnë këta libra.

Sindroma Down është kusht gjenetik. Trupi i njeriut është i përbërë nga qelizat. Çdo qelizë në trupin e njeriut ka 46 kromozome, 23 kromozome të trashëguar nga njëri prind dhe 23 të tjera të trashëguar nga tjetri prind. Në rastin e sindromës Down, në çiftin e 21-të bashkëngjitet një kromozom shtesë si pasojë e një ndarjeje anormale qelizore, dhe si rezultat individi ka 47 kromozome në çdo qelizë ose në një pjesë të qelizave të trupit të tij.

Sindroma Down është sindroma më e hasur në botë, 1 në 691 lindje. Në bazë të të dhënave të Shoqatës Down Syndrome Kosova, në Kosovë brenda vitit lindin rreth 35-40 foshnja me sindromë Down, ndërsa numri i përgjithshëm i individëve me sindromë Down në Kosovë është mbi 920. / KultPlus.com

Shkëlqimi i Ritës bashkë me Kosovën në 5 vjetorin e ‘Shine ya light’ (VIDEO)

Pas ‘Hot Right Now’, ‘R.I.P’ dhe ‘How we do’ zëri i mrekullueshëm i kosovares e cila për pak kohë u bë yll botëror erdhi në vendlindje.

Vendlindja e këngëtares Rita Ora i dha pamjet ideale videoklipit të këngës ‘Shine ya light’. Ishin plotë 4 vite, pasi që, Kosova u shpall shtet i pavarur kur Rita, u kthye në Prishtinë për të bërë hitin e saj të radhës. Fëmijë, të rinj, të reja e të moshuar u bënë pjesë e këtij videoklipi që më vonë u bë edhe videoja që promovoi shtetin më të ri asokohe në botë Kosovën.

‘We gold, we gold we shine’, ishte refreni i këngës së Rita Orës, këngë kjo që pas katër ditëve mbush plotë pesë vite jetë. Më 4 nëntor të 2012-së, doli ky videoklip me bashkëvendësit e Ritës. Ditën kur u xhirua videoklipi, shumë qytetarë zbarkuan në kryeqytetin kosovar. Skena kur Rita u drejtohet mijëra adhuruesve të saj ishte pikërisht ajo mbi mbishkrimin ‘Lindje e Re’ apo ‘New Born’ që ndodhet pikërisht përpara Pallatit të Rinisë. “Nuk më besohet që jam në Kosovë”, kishte thënë Rita, ku brohorimat dhe fjalët e saj u bënë pjesë e këtij klipi të klikuar miliona herë nga njerëz nga mbarë bota.

KultPlus, po e sjellë këtë këngë pak ditë para se t’i mbush pesë vite nga realizimi i saj./ KultPlus.com

Serbia nuk po gjen qetësi nga “goditja” pro NATO e nobelistes Müller

E gjithë kjo pasi Müller ka marrë guximin të thotë në Beograd atë që tashmë e kanë thënë ose mbështetur shumë intelektualë e shkrimtarë të rangut botëror: bombardimet e Nato-s kanë ardhur si rezultat logjik i luftërave që ka ndezur Millosheviçi.
Fituesja e çmimit Nobel për letërsi, Herta Müller, që është pjesëtare e pakicës gjermane të Rumanisë, me deklaratën e saj në favor të bombardimit të Serbisë nga ana e Natos ka shkaktuar “dridhje tektonike” të llojit të vet në Serbi. Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga kjo deklaratë, mediet në gjuhën gjermane vazhdojnë t`i japin hapësirë kësaj “stuhie” në miniaturë që ka shkaktuar në Beograd shkrimtarja e shquar.

Porosia e gjithë deklaratës së shkrimtares Müller me pak fjalë është kjo: “Serbia ende nuk është ballafaquar asnjëherë me historinë e saj” dhe këtë duhet ta bëjë sa më parë, transmeton albinfo.ch meddiet gjermane, zvicerane e austriake. Prezantimi i saj në panairin e librit në Beograd përfundoi me reagime nervoze dhe me klithma proteste, duke e bërë brenda pak çastesh shkrimtaren rumuno-gjermane “armikun numër një” të Serbisë. E gjithë kjo pasi Müller ka marrë guximin të thotë në Beograd atë që tashmë e kanë thënë ose mbështetur shumë intelektualë e shkrimtarë të rangut botëror: bombardimet e Nato-s kanë ardhur si rezultat logjik i luftërave që ka ndezur Millosheviçi. Për krtë arsye, ajo i ka rekomanduar shoqërisë serbe që të bëjë një përpunim kritik të përgjegjësisë së vet historike.

Kjo ka bërë që shtypi i afërm me pushtetin të shpërthejë në akuza ndaj shkrimtares, ndërsa një gazetë bulevardeske madje e ka quajtur shkrimtaren “mbeturinë”. Dhe, shqetësimi në Serbi po vazhdon, në vendin që e identifkon veten si viktimë të konspiracionit botëror nën udhëheqjen e SHBA-së, me pjesëmarjen e Gjermanisë, Austrisë dhe Vatikanit.

Mediat në gjuhën gjermane paraqesin reagimet e shkrimtarëve dhe artsitëve të shumtë serbë ndaj deklaratës bombë të shkrimtares Müller. Ndër ta nuk bën të mungojë regjisori kontrovers, boshnjaku i konvertuar në serb dhe adhuruesi i dëshmuar i Millosheviçit, Emir Kusturica. Ai citohet të ketë thënë se “do të ishte më mirë që Müller të ishte ftuar në ndonjë paradë ushtarake ose panair automobilësh dhe jo në një panair libri”. Kusturica madje ka thënë se po të ishte e drejtë juria e Nobelit, ajo në vitin 2009 këtë çmim do t`ia ndante “shkrimtarit më të madh të gjallë austriak, Peter Handke-s e jo Herta Müllerit”, transmeton albinfo.ch. Të kujtojmë: Handke është një shkrimtar jo vetëm proserb por edhe pro Millosheviçian, ashtu sikurse edhe Kusturica.

Shkrimtarë tjerë madje ia mohojnë edhe talentin, duke thënë se Müller është një shkrimtare fare e rëndomtë dhe më shumë se shkrimtare është aktiviste politike që ndjell frikë e urrejtje.

Shfryrja e qarshisë serbe kundër shkrimtares me rrënjë gjermane po vazhdon ndërkohë që zëra të arsyeshëm të shoqërisë së atjeshme përpiqen të argumentojnë drejtësinë e deklaratës së saj.

Urdhër arrest për aktoren që zbuloi skandalin e abuzimeve seksuale në Hollywood

Një urdhër arrest është lëshuar për aktoren që ishte ndër të parat që zbuloi skandalin e abuzimeve seksuale në Hollywood.

Rose McGowan akuzohet për posedim të lëndëve narkotike.

Urdhri i arrestimit erdhi pasi policia kontrolloi gjërat e saj personale në një fluturim në Aeroportin Ndërkombëtar të Washingtonit.

Policia thotë se gjeti lëndë narkotikë.

Zyrtarët thonë se janë përpjekur të kontaktojnë me McGowan në mënyrë që ajo të mund të paraqitet në një gjykatë në Virginia.

McGowan ka qenë një nga zërat kryesorë kundër ngacmimeve seksuale në Hollywood, pas skandalit të producentit Harvey Weinstein.

Aktorja amerikane ishte e para që deklaroi zyrtarisht se ajo u përdhunua barbarisht nga Weinstein./ KultPlus.com

Florent Abrashi sonte në Rockuzinë

Sonte në Rockuzinë do të performojë këngëtari i njohur i rock skenës kosovare, Florent Abrashi, shkruan KultPlus.

Abrashi, një emër jo pak i njohur në lokalet e natës kudo në Kosovë, tash e disa vite bën muzikë live dhe karakterizohet me zërin e tij prej një rokeri me një të ardhme të ndritur. Ai ka qenë pjesëmarrës dhe fitues në The Voice of Albania 2014.

Së fundmi, Abrashi ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Kush niset me bo sevda”. Kënga është një ripërpunim i këngës së vjetër qytetare.

Florenti dhe bendi i tij Funky Guru kanë një repertoar të gjerë të këngëve rock, dhe janë mjaft aktiv me projekte të reja në muzikë, përpos angazhimeve të shpeshta me performanca live.

Florent Abrashi dhe grupi i tij Funky Guru do të performojnë sonte live në Rockuzinë duke filluar nga ora 21:00./ KultPlus.com

Artistet femra nënshkruajnë peticion kundër ngacmimit seksual

Laurie Anderson, Cindy Sherman, Lynn Nottage dhe qindra artiste, shkrimtare, kuratore kanë nënshkruar një letër të hapur duke dënuar botuesin e Artforum, Knight Landesman dhe duke u zotuar për të luftuar kundër seksizmit dhe ngacmimeve seksuale në botën e artit, shkruan The New York Times, përcjellë KultPlus.

“Ne jemi prekur, ngacmuar, infantilizuar, përbuzur, kërcënuar dhe frikësuar nga ata që janë në pozita të pushtetit që kontrollojnë qasjen në burime dhe mundësi”, shkruan në letër. “Ne nuk do të heshtim më” Jenny Holzer, e cili gjithashtu ka nënshkruar letrën, lejoi që ky grup të përdorte tekstin nga puna e saj, “Abuzimi i pushtetit vjen si jo i papritur”.

Landesman ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij i vjetër si botues i revistës të mërkurën pasi u ngrit një padi duke e akuzuar atë për ngacmimin seksual të së paku nëntë grave. Michelle Kuo, kryeredaktori i revistës, gjithashtu dha dorëheqjen dhe stafi i revistës publikoi një shënim që kritikon botuesin e tij. Një zëdhënës i revistës tha se të gjitha kontaktet me zotin Landesman janë pezulluar dhe se ndërsa tre reklamuesit janë tërhequr nga çështjet që do të ndodhin në të ardhmen, shumë të tjerë kanë premtuar mbështetjen e tyre të vazhdueshme për revistën.

Letra e hapur u bën thirrje institucioneve të artit të heqin abuzuesit dhe të kundërshtojnë pabarazinë dhe abuzimin. “Veprimet tuaja nuk do të jenë më sekrete dhe nuk do të mbesim vetëm në pëshpëritjet tona për shkak të frikës nga shthurja, shmangia profesionale dhe rekrutimi. Kudo që e shohim abuzimin e pushtetit, ne do të flasim”./ KultPlus.com

Citate të zgjedhura për trimërinë dhe aftësitë luftarake të shqiptarëve

Shtatë citate të zgjedhura për trimërinë dhe aftësitë luftarake të shqiptarëve.

Konstandin Satha
Ata janë luftëtarë të disiplinuar, ndjekin rregullat e luftës, janë të zotët në det dhe marinarë të shkëlqyer.

Napoleon Bonaparti
Nuk dimë nëse këta kavalierë shqiptarë të shpejtë dhe me mjekra janë njerëz apo demonë.

Fred Xhorxh Uilliams
Ky është një komb luftëtarësh, të cilët, ndoshta, për nga trimëria, krenaria dhe shpërfillja e frikës mund të maten me çdo tjetër në botë.

Evlija Çelebiu
Ilirët ishin të pathyeshëm në sajë të pozitës të vendeve dhe të maleve të natyrës së tyre të egër dhe të zotësisë së çuditshme që kishin për të luftuar.

Valer Paterkuli
Himariotët i kanë përballuar gjithmonë me sukses turqit e harbuar.

Aravantinoi Panajot
Shqiptarët, të rinj e të moshuar janë trima luftëtarë.

Ibn Kemal
Çdo kryengritës prej tyre ishte si një sundimtar me vete në çdo mal. Ata si tigrat me kthetra të mprehta luftonin edhe me retë që kalonin sipër tyre. Edhe luftëtari më i dobët ishte shumë trim në fushën e luftës.(Marrë nga Konica.al)./ KultPlus.com

10 filmat që thyen tabutë në kinematografi

BBC ka renditur dhjetë filmat që thyen tabutë në kinematografi.

Një ndër ta është edhe filmi me personazhin e parë gei. Homoseksualiteti ishte një fenomen jo i përdorur në filmat evropianë dhe hollivudianë që nga vitet 20’, 30’, 40’ por sugjerohej që ato të jepeshin të koduar. Filmat eksperimentalë nuk kishin ndërmend të ekspozoheshin, por megjithatë, 20-vjeçari Kenneth Anger, një nga producentët më të mirë amerikanë, u dënua për prodhimin e filmit Fireworks në vitin 1947, një film për jetën e një të riu homoseksual.

Çështja shkoi deri në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë. Në fund ata e liruan Kenneth Anger, duke i thënë se filmi ishte art dhe jo pornografi. Ndërsa skena e parë e seksit në një film i përket vitit të largët 1933. Një aktore austriake 18-vjeçare, Hedy Lamarr, e theu këtë tabu në filmin çek “Ecstasy” në vitin 1933. Dy skena në veçanti shkaktuan polemika. Në rastin e parë, kur Lamarr noton nudo në liqen.
Dhe rasti i dytë, ajo kryen marrëdhënie seksuale me një mashkull, që besohet të jetë hera e parë e raportit seksual në një film jo-pornografik. Kamera merr plane detaj të fytyrës së saj gjatë skenës kur ajo është e pushtuar nga pasioni. Skena e parë seksuale shfaq për herë të parë orgazmën femërore në ekran. /Përgatiti: Endri Farka/Tirana Observer

1. Fjala e parë fyese
Shumë vetë besojnë gabimisht se thënia e fundit e Rhett Butler në ‘Gone with the Wind’ – I dashur Frankly, mua nuk më plas fare – është fjala e parë fyese e përdorur në një film të Hollivudit. Por ajo nuk është hera e parë sepse 14 vjet përpara këtij filmi, në vitin 1925, Mbreti Vidor në filmin e tij me luftë “Parada e Madhe” shfryhet kundra armiqve duke thënë – Mallkuar qofshin shpirtrat e tyre.

2. Skena e parë e seksit
Një aktore austriake 18-vjeçare, Hedy Lamarr, e theu këtë tabu në filmin çek “Ecstasy” në vitin 1933. Dy skena në veçanti shkaktuan polemika. Në rastin e parë, kur Lamarr noton nudo në liqen. Dhe rasti i dytë, ajo kryen marrëdhënie seksuale me një mashkull, që besohet të jetë hera e parë e raportit seksual në një film jo-pornografik. Kamera merr plane detaj të fytyrës së saj gjatë skenës kur ajo është e pushtuar nga pasioni. Skena e parë seksuale shfaq për herë të parë orgazmën femërore në ekran.

3. Personazhi i parë gei
Homoseksualiteti ishte një fenomen jo i përdorur në filmat europianë dhe hollivudianë që nga vitet 20’,30’,40’ por sugjerohej që ato të jepeshin të koduar. Filmat eksperimentalë nuk kishin ndërmend të ekspozoheshin, por megjithatë, 20-vjeçari Kenneth Anger, një nga producentët më të mirë amerikanë, u dënua për prodhimin e filmit Fireworks në vitin 1947, një film për jetën e një të riu homoseksual. Çështja shkoi deri në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë. Në fund ata e liruan Kenneth Anger, duke i thënë se filmi ishte art dhe jo pornografi.

4. Puthja e parë ndër-rracore
Kodi i Hollivudit në vitin 1934 ndalonte marrëdhëniet ndër-rracore. Por shumë filma filluan ta sfidonin Kodin gjatë viteve ‘50. Filmi “Killer’s Kiss” i Stanley Kubrick shfaqi puthjen e parë midis një femre të bardhë (Irene Kane) dhe mashkullit me ngjyrë (xhamajkanit Frank Silvera). Silvera kishte lëkurë të zbehtë, dhe nuk po luante rolin e një personazhi me ngjyrë në film, prandaj dyshohet nëse audienca ka qenë në dijeni të prejardhjes së tij afrikane. Më pas në 1957, erdhi filmi ‘Island in the sun’. Ai shfaqte romancën mes një vajze të Karaibeve (Dorothy Dandridge) dhe zyrtarit britanik (John Justin). Pas këtij vjen filmi “The Crimson Kimono” filmi i parë hollivudian që shfaq një puthje të vërtetë ndër-rracore.

5. Shpëlarja e parë e VC-së
Filmi ‘Psycho’ i Alfred Hitchcock nuk kishte asnjë shfaqje nudo gjatë skenës së dushit – por një tjetër dukuri në banjon e Motelit Bates tërhoqi vëmendje të madhe: zhurma e shpëlarjes së vc-së në një film Hollivudi. VC-ja është shfaqur edhe në filma të tjerë më parë, si në filmin e vitit 1928 ‘The Crowd’, por jo me zhurmën e shpëlarjes. Audiencës iu desh të priste 10 vjet pas filmit Psycho që ta shihte këtë skenë.

6. Femra e parë nudo
Filmi “Inspiration” (1915), rreth një artisti që kërkonte modelen perfekte që të ishte muza e tij, mund të ketë qenë shfaqja e pare e një femre nudo në ekran në një film jo-pornografik. Deri në vitet 30’ kjo gjë nuk lejohej, pasi censuroheshin. Filmi ‘Peeping Tom’ i Michael Powell e theu këtë tabu kur, personazhi i Pamela Green shkurtimisht ekspozoi gjoksin e saj. Karriera e Powell u mbyll pak kohë pas polemikave që u krijuan rreth filmit Peeping Tom. Pas ndryshimit të Kodit për moslejimin e personazheve topless, prodhimi i parë që u shfaq ishte “The Pawnbroker” i Sidney Lumet.

7. Vrasja e parë për vdekje
Kodi i Hollivudit në vitin 1934 thoshte se një vdekje nga të shtënat duhet të filmohet në dy pjesë: e shtëna e qitësit, dhe më pas viktima që bie. Filmi i Sergio Leones “A fistful of dollars” theu këtë rregull në skenat e mëparshme. Kamera është e pozicionuar pas personazhit të Cleant Eastwood, kur ai i qëllon një grupi kundërshtarësh të cilët rrëzohen njëri pas tjetrit. Ky ishte efekti i qitësit, i cili rrit identifikimin e dhunës tek audienca.

8. Plaga e parë me gjak
Shumë pak vdekje të shkaktuara nga të shtënat shoqëroheshin me plagë tek viktima. Kjo skenë u realizua nga regjisorët në filmat bardh-e-zi, veçanërisht nga Alfred Hitchcock, në skenat e tmerrshme të vdekjes në filmin ‘Foreign Correspondent’ (1940). Këto skena ishin më të rralla në filmat me ngjyra. ‘Bonnie and Clyde’ (1967) ndryshoi gjithçka kur tregoi viktimën e qëlluar në fytyrë nga dyshja vrasëse. Filmi përfundon me Bonnie-n dhe Clyde-n të mbytur nga plumbat, dhe me rrobat e tyre plot gjak.

9. Mashkulli i parë nudo
Producentët e filmave kanë qenë ngurrues për shfaqjen e lakuriqësisë së meshkujve se sa të femrave. Biles edhe kur regjisorët përfshinë plane të meshkujve pa rroba në vitet 60’ – si në filmin ‘This Sporting Life’ të Lindsay Anderson dhe ‘Seconds’ të John Frankenheimer. Shumë prej këtyre filmave janë censuruar përpara lançimit të tyre. Filmi ‘Women in Love’ i Ken Russell mund të jetë filmi i parë që paraqiti meshkuj nudo, një ndeshje mundjeje ku Oliver Reed dhe Alan Bates ishin nudo.

10. Vdekja e parë reale
Imazhe të vdekjeve aktuale kanë qarkulluar nëpër kronikat e lajmeve përgjatë viteve por një nga dokumentarët kryesorë që tregoi një vrasje ishte dokumentari i vitit 1970 nga Gimme Shelter, një tregim i koncertit të Rolling Stones në Kaliforni. Kulmi i filmit ishte vdekja e Meredith Hunter, afrikano-amerikanit që u përpoq të sulmonte skenën me një pistoletë në dorë. Alan Passarom një anëtar i Hells Angels, me përgjegjësinë e sigurisë, e goditi disa herë me thikë Meredith Hunter në kurriz. Video u përdor në gjyq, dhe e liroi truprojën për shkak të vetë-mbrojtjes. ‘The passenger’ i Michelangelo Antoninit konsideroi si filmi i parë që shfaqi pamjet e një vdekjeje: një burrë i dënuar që ekzekutohet nga skuadra e pushkatimit.(Bota.al). /KultPlus.com

“Dashuria e thjeshtë” me koreografi të Roberta Ferrara sonte në teatrin AAB “Faruk Begolli”

Sonte teatri AAB “Faruk Begolli” në kuadër të festivalit “Albania Dance” do të sjellë shfaqjen “Dashuria e thjeshtë”. Kjo shfaqje vjen me koreografi dhe koncept të Roberta Ferrara, me këshilltar muzikor Vito CAusarano, ndërsa në skenë shfaqja do të vije përmes Silvia Sisto & Nicola de Pascale, shkruan KultPlus.

“Dashuri e Thjeshtë” është një rrëfim i thjeshtë ku strukturat e fjalës dhe strukturat joverbale nuk janë te nevojshme. Gjesti i treguar në formë të shenjtë e të deshifruar do ta zërë vendin e foljes, përmes trupave të cilët lëshohen dhe ngërthehen me njëri tjetrin dhe heshtazi vështrojnë se si Dashuria dhe Arti të ngërthyera janë të brishta e delikate. Është një pasqyrim i pastër i ndjenjave: një vorbull, një nxitje e balancit dhe kompromisit që duhet gjetur vizualisht bashkë me trupin, kurse konceptualisht me zemrën dhe mendjen

Sinqeriteti është prapaskena e kësaj vepre që nxit momente të qetësisë, kujtimeve, aromave; një nevojë për të gjetur paqen e brendshme, një moment kur koha dhe hapësira nuk ekzistojnë dhe japin një dashuri të thjeshtë e të çiltër.
“Dashuri e thjeshtë”, shfaqet sonte me fillim nga ora 19:00./ KultPlus.com

Harkorët sollën një magji tingujsh në koncerti e nëntë të KamerFest Kosova

Festivali i muzikës kamertale Kamerfest erdhi me koncertin e nëntë me radhë “Vetëm harkorët”, duke vënë në skenë Frank S.Dodge, violonçello nga SHBA/Gjermania, violinistin Blerim Grubi nga Maqedonia, Mariades Cassaras nga Greqia dhe në interpretim të çelisteve kosovarë Antonio Gashi, Vjosa Berisha- Abdullahu, Arian Zherka dhe Fjolla Asllanaj, shkruan KultPlus.

Tingujt e parë të këtij koncerti nisën kur në skenën e Amfiteatrit të Bibliotekës Universitare erdhën Blerim Grubi me violinë dhe Frank S.Dodge me violonçello të cilët më një koordinim muzikor dhe me një përkulje me buzëqeshje ndaj njëri-tjetrit sollën veprat e Bethovenit.

Pas interpretimit të parë mbrëmja vazhdoi me tingujt të violonçellos, ku Frank S.Dodge vazhdoi në interpretim të përbashkët me violonçelistin kosovar Antonio Gashi, ku lëvizjet e tyre artistike mbi çello sillnin një përsosmëri tingujsh.

Frank S.Dodge i vënë prapa çellos së tij, e i rrethuar me çelistë të tjerë, sikur niste vargun e tingujve që lëviznin në sallë. Veprat e Schumanit, Rossinit, Regerit, Wagnerit e Popperit erdhën përmes një numri më të madh violonçelistësh por që në mes të tyre ndodhej Frank S.Dodge që së bashku me Antonio Gashin ishin epiqendra e tingujve që shpërndaheshin, e përcilleshin më shumë përkushtim nga çelisti grek Miltiades Cassaras, duke vënë pastaj në skenë edhe një gjeneratë më të re çelistesh si Arian Zherka, Vjosa Berisha, e Fjolla Asllanaj.

Frank S.Dodge lëvizte kokën me shpejtësi herë në njërën anë e herë në tjetrën ku ndodhej i rrethuar me çelistë të tjerë derisa mirëpriste secilin që i bashkohej. Ai për KultPlus tha se veçantia e këtij festivali është pikërisht puna e përbashkët me artistët e tjerë.

“E mira e muzikës, që po vije edhe në këtë festival është se neve si artistë na mbledh së bashku kur kohën më të madhe e kalojmë duke menduar se si të dalim në skenë dhe si të arrijmë t’i bëjmë gjërat sa më mirë së bashku. Për mua ishte kënaqësi të luaj së bashku më të gjithë këta instrumentist dhe mendoj që ishte një shans e mirë edhe për çelistët e rinj që të luajnë më këtë program të këtyre veprave”, tha Dodge për KultPlus.

Po ashtu dhe çelisti kosovar, Antonio Gashi thotë se përkundër interpretimit në një sallë të ftohtë, kënaqësia më e madhe mbrëmë i erdhi nga atmosfera dhe emocionet që morën nga pubiku.

“Edhe pse në këto kushte të ftohta prapë arritëm ta bëjmë një atmosferë të këndshme për adhuruesit e muzikës klasike në Prishtinë. Megjithëse provat dhe festivali kanë një kohë shumë të shkurtër për përgatitje, përkundër kësaj u munduam që ta sjellim një program shumë të mirë. Sonte e arritëm një punë shumë të mirë së bashku me instrumentistin prej Greqisë dhe Gjermanisë dhe gjithashtu edhe studentët dhe kolegët e mi nga Prishtina, kjo duke qenë se publiku ishte shumë i kënaqur. Koncepti i programit ishte nga Sihana Badivuku në konsultim edhe me neve, kjo ishte një kohë relativisht të shkurtër duke qenë se duhej kombinuar edhe ansamblet e ndryshme. Megjithatë ngrohtësia e publikut që nuk e braktisi sallën ishte emocionuese për neve”, tregoi Gashi për KultPlus.

Vjosa Berisha – Abdullahu, e cila i prin gjeneratës së parë të studenteve të diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në degën e violençelos, duke qenë studentja e parë e diplomuar në këtë degë. Bashkëpunimin e kësaj mbrëmje me instrumentistë të njohur ajo e quan si një privilegj dhe bashkëpunim të suksesshëm.

“KamerFesti gjithmonë sjellë risi dhe është një festival që na bënë të ndihemi mirë edhe kur luajmë edhe kur dëgjojmë në të por sidomos me qenë e rrethuar më këta violençelist të mëdhenj siç kemi pasur rastin sonte të interpretojmë së bashku me Frankun dhe Miltiades është një kënaqësi dhe privilegj i madh. Përkundër që ishte shumë ftohtë ne së bashku përmes këtij bashkëpunimi jemi munduar që ta sjellim më të mirën e mundshme për publikun”, tha Abdullahu.

Nesër ky festival do të vazhdoj me koncertin e dhjetë në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë ku do të sjellë pianistin Yesim Gokalp nga Turqia së bashku me Filharmoninë e Kosovës e që do të interpretojnë veprat e Mozartit, Bordinit dhe të Tchaikovskit. G.H/ KultPlus.com

‘Flokët e tu kanë fuqi’ për fëmijët me kancer sonte në ODA

Sonte nga ora 21:00 me rastin e Halloween, KOMS do të organizoi një ndejë për të mbështetur projektin për fëmijët me kancer “Wigs for Kids Kosovo”, shkruan KultPlus.

Ky projekt ka bërë që qindra qytetarë të Kosovës të dhurojnë flokët e tyre për fëmijët që trajtohen nga kanceri, alopecia dhe djegiet në kokë. Kjo ngjarje do të zhvillohet në Teatrin ODA ku do të ketë performancë muzikore nga Art Lokaj me Funk/OFF Band dhe DJ.

Motot e kësaj ngjarje janë “Kontribuo edhe Ti” dhe “Your hair has power”./ KultPlus.com