Tradita kineze në parkun e Liqenit Artificial të Tiranës

Një objekt origjinal që sjell traditën kineze të ndërtimit në Shqipëri do t’i shtohet parkut të madh të Liqenit Artificial në Tiranë, që do të shërbejë si një vend relaksi, por edhe bisedash me miqtë.

Në bashkëpunim me ambasadën kineze në Tiranë, ka nisur ndërtimi i një objekti të veçantë në stilin kinez dhe që do të quhet “Bisedka kineze”.

Lajmin e bën të ditur Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, e cila informon gjithashtu se materialet për këtë objekt janë sjellë enkas nga Kina dhe po montohet në bashkëpunim me specialistët kinezë.

“Drejt përfundimit Bisedka më speciale në Parkun e Madh! Një bashkëpunim me Ambasadën Kineze, ndërtimi nën kujdesin e miqve kinezë dhe APR, materialet enkas nga Kina për Parkun e Madh! Pavioni Rekreativ i dedikohet miqësisë Kinë-Tiranë! Relaks e atmosferë ZEN në zemër të Parkut, në shëtitoren buzë liqenit!”, shprehet Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit./ KultPlus.com

Sulltani i fundit

(Fragment nga romani historik “Sulltani i fundit” i Mishel De Gres, Milosao)

Nuk kishim mbaruar ende së ngrëni, kur shoqëruesi, që kishte radhën e shërbimit, më njoftoi se lidhjet telefonike e telegrafike ishin vendosur.

Thirrja e parë vinte nga Ismail bej Qemali. Atij i ishte dashur të pushtonte Centralin Telefonik të Parlamentit, sepse ndërtesa ndodhej në duart e ushtrisë. Jashtë ndërtesës ndodheshin rreth njëzet e pesë mijë ushtarë, kurse holli dhe galeritë e Dhomës së deputetëve ishin plot me njerëz të armatosur e ku nuk bëhej asnjë oficer i gjallë.

Ministrat, përfaqësuesit e Komitetit “Bashkim e Përparim” dhe Ahmet Rizai, presidenti i Parlamentit, ia kishin mbathur të parët. Nuk kishte më qeveri, nuk kishte më Parlament, hierarkia ushtarake nuk ekzistonte. Ismail Qemali u kërkoi ushtarëve të dilnin nga salla, por ata nuk pranuan. Një ulemá, në moshë të re, hipi në tribunë dhe mbajti një fjalim të fortë kundër shoqërisë “Bashkim e Përparim”. Në atë konfuzion të jashtëzakonshëm, e pasuan shumë deputetë. Debati vazhdonte i zjarrtë dhe ushtarët ishin të nervozuar. Më në fund, u vendos që një përfaqësi të vinte në Ildiz, të më kërkonte të rrëzoja qeverinë e të amnistoja rebelët.

Përfaqësinë e kryesonte Ismail Qemali, por, kur mbërritën pranë Portës së Lartë, një kordon i ngjeshur ushtarësh e ndaloi. Urdhëri ishte të mos lejohej absolutisht askush të kalonte, prandaj tytat e pushkëve u drejtuan nga karrocat e dërgatës. Ismail Qemali zbriti nga karroca e tij dhe u përpoq të bisedonte, por pa rezultat. Përfaqësia u kthye në drejtim të Parlamentit, ndërkohë që, një breshëri e vazhdueshme të shtënash, krijoi një panik të përgjithshëm.

Duke mos patur mundësi të më takonte në Ildiz, Ismail Qemali m’u lut në telefon të emëroja një tjetër vezir të madh. Shkarkimi nga detyra i funksionarëve, i njerëzve, që deri atëherë kishin qenë në pushtet, imponohej nga nevoja e zgjidhjes urgjente të situatës, për të shmangur anarkinë dhe për të frenuar veprimet e ushtrisë, që ulërinte në sheshin At Meidan.

Megjithatë, emërimi i një tjetër veziri të madh do të më kompromentonte me kryengritjen, pikërisht në çastin, kur unë dyshoja në natyrshmërinë e saj. Më vinte neveri të dilja garant, duke mos patur të bëja fare me ata. Megjithatë, të gjithë më konsideronin autorin e atij reaksioni konservator të drejtuar kundër shoqërisë “Bashkim e Përparim”. Isha shtrirë, mbi shezlong, duke diskutuar me veten time, për vendimin që duhej të merrja kur, në orën katër të pasdites, Ismail Qemali, më mori në telefon nga Parlamenti, ku ndodhej ende. Ai më përshkoi pamjen e sheshit At Meidan, që e vërente nga dritarja.

Ushtarët, vazhdimisht të shumtë në shesh ulërinin gjithmonë e më shumë. Vdekje Komitetit! Vdekje Bashkim Përparimit! Thirrjet dhe zhurmat ishin aq të forta sa, nëpërmjet telefonit, edhe unë dëgjoja një zallamahi shurdhuese shpërthimesh, trompetash e daullesh. Në atë përzierje të paformë, arrija të dalloja thirrje në përkrahje të Sheriatit, e sidomos atë, që ia kisha frikën: Rroftë Padishahu! Me zë të ndërprerë, Ismail bej Qemali m’u lut edhe njëherë të vendosja një tjetër vezir të madh. Nuk duhej humbur asnjë minutë. Ishim në prag të kaosit e të gjakderdhjes. Fantazma e luftës civile vinte rrotull.

Mendimi im u përqendrua mbi Tefik Pashën, i cili, për një periudhë të gjatë kishte qenë funksionar në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe i njohur për ndershmëri. I ofrova qeverinë, nëpërmjet telefonit. Ai pranoi. Po nëpërmjet telefonit, ia bëra të ditur vendimin tim dhe Ismail Qemalit.

Duke e dëgjuar, kapa një psherëtimë lehtësimi, që doli nga goja e tij. Ai më falenderoi për vendimin, që u mor në çastin e duhur, sepse ushtarët po ndizeshin gjithnjë e më shumë. I dërgova Parlamentit një telegram zyrtar, ku konfirmoja emërimin e vezirit të madh dhe një amnisti për rebelët. Për të qenë brenda rregullave, i dërgova menjëherë Xhevat Pashën me Hati Herifin, ku tregohej formimi i qeverinë së re.

Xhevati arriti t’i kapërcejë rreshtat. Sapo mbërriti ai, Dhoma u mblodh. Gjashtëdhjetë deputetëve të mëngjesit, iu shtuan edhe dhjetë të tjerë. Ata zgjodhën president, me vota të plota, Ismail Qemalin, i cili m’u lut që të emëroja sa më shpejt një ministër të Luftës. Aty për aty, mendova për Et’hem Pashën, njeriun e situatave të vështira, shumë popullor për trupat. Në kohën, kur do të njoftoja Ismail Qemalin për zgjedhjen, që kisha bëra, linjat u ndërprenë përsëri. Nisa një shambellan në shtëpinë e Et’hem Pashës për t’i thënë të shkonte sa më shpejt në Parlament, që të ndihmonte ligjshmërinë.

Me Ismail bej Qemalin kontaktova vetëm afër mesnatës. Ushtarët kishin nisur të lëviznin nga vendi, kur u përhap fjala se topa dhe mitraloza ishin drejtuar nga Ministria e Luftës, mbi ata. Gjatë këtyre zhvillimeve, ministrate vjetër të Marinës e Drejtësisë të qeverisë së dorëhequr, ishin sulmuar në sheshin At Meidan nga ushtarët, që ishin tërbuar sa kishin parë ata dy përfaqësues të regjimit të urryer. Kur pa se karroca e tyre ishte rrethuar, ministri i Marinës nxori revolverin dhe shtiu mbi ata, që i sulmuan. Një breshëri e gjatë, që i la të vrarë në vend, bashkë me kolegun, iu përgjigj. Kryengritësit, të përfshirë në një valë tërbimi, që ua kishte shtuar era e gjakut, ia sollën të dy kufomat, Ismail bej Qemalit. Ardhja, në kohën e duhur, e Et’hem Pashës u prit me entuziasëm të sinqertë. Ministri i ri, duke mposhtur shqetësimin dhe mërzinë, u bëri thirrje ushtarëve të ktheheshin në kazerma. Prania, forca e tij, por patjetër, edhe lodhja, që kishte filluar të rëndonte mbi njerëzit, bënë që t’i bindte. Të shtënat në ajër, që bëheshin për të shprehur pëlqimin e tyre, tronditën Konstandinopojën e vjetër e u dëgjuan deri në Ildiz.

Shqiptaret në VMA Kickoff (FOTO)

Dy shqiptare Rita Ora dhe Bebe Rexha, mbrëmë ishin pjesë e koncertit VMA Kickoff, që u mbajt në Terminalin e 5 në New York, shkruan KultPlus.

Që të dy shqiptaret performuan në këtë koncert që është pjesë e ceremonisë VMAs, që mbahet sonte me fillim nga ora 21:00.

Këtë ceremoni do ta udhëheq Rita Ora, ndërsa të nomunuara janë përpos Rita Orës edhe Bebe Rexha e Dua Lipa.

Që të tria sonte pritet që të shkëlqejnë në këtë ngjarje.

Ndërkohë po sjellim fotografi se si janë dukur yjet shqiptare mbrëmë./ KultPlus.com

Renée Zellweger në serialin televiziv “What/If”

Edhe Renée Zellweger zgjedh të marrë pjesë në botën e serialeve televizive. Ylli i “The Diary of Bridget Jones” do të jetë protagonistja e “What / If”, një seri e krijuar nga autori i “Revenge”, Mike Kelley, prodhuar nga Rober Zemeckis dhe me regjisor Phillip Noyce.

E prezantuar si një “thriller shoqëror”, do të zbulojë lidhjen e asaj që ndodh kur njerëzit e mirë fillojnë të bëjnë gjëra të papranueshme.

Netflix ka urdhëruar një sezon të ri prej 10 episodesh dhe fillimi i xhirimeve është është parashikuar për shtator në Los Angeles. Sezoni do të përqendrohet tek një çift i sapomartuar, të cilët pranojnë propozimin e dyshimtë të një gruaje të fuqishme (Zellweger) për të shmangur shkatërrimin e tyre financiar.

Aktorja ka marrëveshje për vetëm një sezon. Në 1992 ajo ka qenë protagoniste e filmit televiziv të SHBA-së “A taste for killing”. Në kinema ajo fitoi Oscar dhe Globin e Artë si protagoniste për “Back to Cold Mountain” dhe në vitin 2016, pas një mungese prej gjashtë vjetësh, ajo u kthye në rolin e Bridget Jones, ndërsa së shpejti do të jetë Judy Garland në filmin “Judy”./ KultPlus.com

Filmi “Ajo” i More Raçës fiton të drejtën për aplikim në OSCAR

Filmi Ajo është një nga nëntë filmat finalist në festivalin Manhattan Short Fiilm Festival që do të mbahet nga 27 Shtator deri më 7 tetor 2018. Filmi do të shfaqet në 350 qytete të botës, në gjashtë kontinente, shkruan KultPlus.

Në këtë festival të rëndësishëm çdo vit konkurrojnë 2000 filma prej të cilëve nëntë përzgjidhen finalist të festivalit.

“Filmat finalist shfaqen për një javë në kinema në Los Angeles dhe fitojnë të drejtën e konkurrimit në Oscar”, tha regjisorja për KultPlus.

Filmi “Ajo” me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar vetën dhe nënën e saj.

Nw film luajnë: Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, etj.

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Në edicionet e mëparshme të Manhattan Short Film Festival finalist ishin dy filma të cilët u nominuan për çmimim Oscar, filmi Shok dhe Bear Story./ KultPlus.com

Sot nis Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare nis sot me fillim nga ora 11:00 në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Ky edicion mbledh rreth 150 studiues nga e mbarë bota. Për 11 ditë, krahas shpalosjes së studimeve për gjuhë, letërsi e kulturologji, rreth 120 studentë të huaj do të vijojnë kurset e gjuhës shqipe.

Në sesionin e gjuhësisë këtë vit do të shpalosen studime mbi temën “Shqipja në diasporë – diasporat e shqipes”, në atë të letërsisë në temën “Topika e letërsisë shqipe” e në atë të kulturologjisë, “Kultura në epokën digjitale”./ KultPlus.com

“Carlotta’s Face” triumfon në “Anibar”

Filmi i animuar, i cili eksploron një lloj të dëmtimit të trurit, që pamundëson njohjen e fytyrave njerëzore, triumfoi në edicionin e nëntë të “Anibarit”.

“Carlotta’s Face” i Valentin Riedl dhe Frederic Schuld nga Gjermania në vetëm pesë minuta sjell rrëfimin e një vajze me emrin Carlotta, e cila mendon se njerëzit përreth saj nuk kanë fytyra.

Ajo madje nuk e njeh as fytyrën e vet. Por vite më vonë bëhet e vetëdijshme për këtë defekt të rrallë e të pashërueshëm në trurin e saj. Përmes artit ajo arrin ta njohë veten në një formë tjetër, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Carlotta’s Face” është fitues i garës ndërkombëtare në edicionin i cili përmes temës “50/50” këtë vit mëtoi të iniciojë diskutimin mbi barazinë gjinore, njëkohësisht duke u dhënë edhe hapësirë prezantimit dhe inkurajimit të vajzave dhe grave në botën e animacionit.

“Një film që prezanton një mesazh poetik, të fuqishëm dhe universal rreth mosgjykimit të njerëzve për dallimet e tyre. Filmi ka zë të fuqishëm personal me një stil minimal që rrit ndjenjën e tjetërsimit të protagonistes, duke inkurajuar mirëkuptim për ata rreth saj”, shkruhet në vlerësimin që i ka bërë juria këtij filmi fitues, e përbërë nga Anita Killi, Holger Lang, Kendra Haaland, Lana Tankosa Nikoliq dhe Joanna Rytel. E njëjta juri në këtë kategori ka ndarë edhe mirënjohjen e veçantë për filmin “Intimity”, të Elodie Dermange nga Zvicra.

Në njëfarë forme, në kërkim të vetes, është edhe personazhi i filmit fitues të garës ballkanike.

“Untravel” i Ana Nedelkoviqit dhe Nikola Majdak Jr nga Serbia sjell rrëfimin e një vajze e cila jeton në një shtet gri, të izoluar e të rrethuar nga një mur i madh. Ajo kurrë nuk ka udhëtuar më parë, por gjithë jetën e saj ëndërron të ikë përgjithmonë në një vend të quajtur “Jashtë vendit”.

Krahas “Untravel” në këtë garë juria ka ndarë edhe çmimin special, të cilin e ka marrë “The Monk”, nën regji të Zharko Ivanov nga Maqedonia.

Të dielën mbrëma në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, e mbajtur në kinemanë “Jusuf Gërvalla”, u nda edhe çmimi për filmin më të mirë në kategorinë e filmave të metrazhit të gjatë, që në edicionin e sivjetmë janë përfshirë për herë të parë. Juria ia ndau çmimin filmit “Chris the Swiss” nën regji të Anja Komfel, i cili sjell rrëfimin vërtet të saj. Ngjarja zë vend në Kroacinë e vitit 1992, ku në mes të luftës trupi i një gazetari të ri u gjet i veshur me uniformën e grupit të mercenarëve ndërkombëtarë. 19 vjet më vonë, Kamfel gjen historinë e tij, të cilën e shtjellon në filmin e saj.

Një tjetër çmim i rëndësishëm i festivalit është ai i publikut, i cili këtë vit iu nda filmit “Irony” nën regji të Radheya Jegathevas. Ndërsa në kategorinë e studentëve juria e përbërë nga Donart Selimi, Filiz Telaku, Lorik Berisha, Yll Bylukbashi dhe Kaltrina Berisha ia ndau çmimin kryesor filmit “Flower Found” nën regji të Jorn Leeuwerink. Ndërsa dy mirënjohjet speciale iu ndanë filmave “Finkel” të Sanni Lahtinen dhe “Engine of Progress” të Sasha Svriskyt.

Prej datës 13 deri më 19 të muajit gusht, aq sa zgjati ky festival, “Anibari” pos animacioneve solli edhe aktivitete të ndryshme që u lidhën me temën e sivjetme të kësaj ngjarjeje./ KultPlus.com

Rita Ora në VMA Kickoff, kjo është performanca e saj e zjarrtë (FOTO/VIDEO)

Ajo është nominuar për Best Dance dhe Efektet më të mira Vizuale në 2018 MTV VMAs për bashkëpunimin e saj me të ndjerin Avicii në këngën e tyre “Lonely Together”.

Ceremonisë së çmimeve të cilat ndahen sonte, ku po ashtu prezantuese do të kenë shqiptaren Ora, mbrëmë u parapriu një koncert ku performuan yjet botërorë, shkruan KultPlus.

VMA Kickoff në natën e së dielës në Terminalin 5 në New York, përveç të tjerëve solli edhe dy shqiptaret Rita Orën dhe Bebe Rexhën.

Rita Ora, me një veshje shumë interesante e tëra leopard pati një performancë magjike me Liam Payne ku sollën duetin e tyre “For You”.

Po sjellim fotografi dhe video nga performanca e Rita Orës në New York./ KultPlus.com

Përmeti, perla e turizmit historik, kulturor dhe e kulinarisë

Përmeti ka qenë gjithnjë një qytet i këndshëm për t’u vizituar, por së fundmi me investimet e reja të qeverisë shqiptare, gjithnjë e më shumë turistë po kthejnë sytë nga kjo zonë e vendit, e pasur në tradita historike, kulturore dhe kulinarie.

Fotot flasin vetë për bukurinë e zonës dhe atraksionet që presin vizitorët.

Programi i investimeve për zhvillimin e integruar urban të Beratit dhe Përmetit, dy qytete në juglindje të Shqipërisë, që karakterizohen nga vlera të veçanta të trashëgimisë kombëtare, bukurisë natyrore dhe turistike ka nisur të detajohet.

Qeveria synon që në periudhën afatgjatë të fuqizojë ekonomitë lokale drejt orientimit të zhvillimit të turizmit kulturor dhe natyror, vlera specifike që karakterizojnë këtë dy qytete.

Mbi 80,000 banorë të Beratit dhe Përmetit do të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga këto investime, të cilat do t’u shërbejnë gjithashtu edhe turistëve.

Vetëm gjatë 2017-ës rreth 100,000 turistë vizituan këto dy qytete dhe pritet që numri të rritet gjatë viteve që vijnë.

Investimet planifikohen në kuadër të projektit “Për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin” që financohet nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore. /ata

“Hollivudi është vendi ku do të paguajnë ty një mijë dollarë për një puthje dhe…”

Marylin Monroe, mbetet ylli më i famshëm i botës. Ajo vdiq më 5 gusht 1962, pasi kishte marrë overdozë ilaçesh qetësuese, në moshën 36-vjeçare, shkruan KultPlus.

Sot e kujtojmë njërën nga thëniet epike të saj.

“Hollivudi është një vend ku ata do të paguajnë ty një mijë dollarë për një puthje dhe pesëdhjetë cent për shpirtin tënd”./ KultPlus.com

Rita kujton mes lotësh Aviciin: Ai do duhej të ishte pranë meje

Këngëtarja shqiptare Rita Ora mbrëmë e ka mbajtur një koncert në Chigwell të Londrës.

Një numër i madh i fansave kishin shkuar për ta dëgjuar Ritën ndërsa para turmës nuk kanë munguar as emocionet e për shokun e saj Dj i cili ka ndërruar jetë, transmeton lajmi.net

28 vjeçari i cili bëri vetëvrasje kishte një duet me këngëtaren kosovare dhe sipas mediave angleze gjatë performancës së pikërisht ‘Lonely Together’ Rita e përlotur u tha adhuruesëve të saj se ajo është dashur të performonte me shokun e saj DJ.

Katër palë këpucë

Poezi e shkruar nga Gazmend Bytyçi.
(Gruas gjakovare, që humbi burrin dhe tre djemtë në luftë)

Të lustruara
Rrinë pa bëzajtur
Në kohë
Katër palë këpucë
Këmbë nuk provuan kaherë
Me shkëlqimin e ngjyrës së zezë
Të thekshme
Mallkojnë historinë
Këpucë të ngjashme ecin çdo ditë
Rrugëve të çarshisë
E Ato presin qetësisht
Kujtojnë trokëllimën e takave të tyre
Kur kalldrëmeve të çarshisë
U mëshonin burrnisht
Dhjetëra herë erdhi pranvera
Që kur këmbët e tyre u morën
Nga çizmet me bojë të zezë
Katran si vdekja
Për karrem peshku
Në ujërat që fshehin historinë
E këpucët muze
Ende lyhen me lotët valë

Një dasmë shqiptare në Tokyo të Japonisë (FOTO)

Arbër Demo nga Shqipëria dhe Mana Aoki nga Japonia këto ditë kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, në një ceremoni mjaft të veçantë në kryeqytetin e Japonisë, në Tokyo, shkruan KultPlus.com

Në hotelin ku është mbajtur ceremonia e dasmës është vendosur flamuri i Shqipërisë dhe ai i Japonisë dhe me ceremoni tradicionale të të dyja vendeve është zhvilluar atmosfera e dasmës.

Në këtë ceremoni nuk ka munguar as vallja dhe veshjet tradicionale shqiptare të çiftit ndërsa të gjithë dasmorët kanë vallëzuar në valle nën ritmin e këngëve shqipe.

Miku i çiftit, Micky Haxhislami ka shpërndarë disa fotografi mjaft të veçanta të cilat përcjellin atmosferën që ka mbizotëruar gjatë kësaj dasme.

Fotografia më e veçantë e dasmës është kur të gjithë dasmorët që qëndrojnë prapa çiftit bashkojnë duart për të krijuar simbolin shqiptarë, shqiponjën./ KultPlus.com

Rita Ora dhe Bebe Rexha sonte së bashku në ngjarjen e parë të VMA 2018

Yjet shqiptare po vazhdojnë të jenë të pranishme në ngjarjet më të mëdha botërore dhe në eventet me prestigjioze, shkruan KultPlus.

Rita Ora tashmë ka arritur në New York ku pritet të prezantojë ngjarjen e madhe Video Music Aëards, ku është edhe e nominuar, ndërsa sonte pritet që të performoj atje në një skenë me këngëtaren tjetër shqiptare, Bebe Rexhën.

Rita Ora është shprehur tejet e entuziazmuar këtë mbrëmje ndërsa ka shkruar “Më në fund do ta shoh Bebe Rexhën sonte dhe do të performojnë në MTV VMA Kickoff Concert”, ka shkruar Rita Ora në Instagram. / KultPlus.com

Ja cila është aktorja më e paguar në Hollywood

Ka spostuar në renditje Emma Stone, e cila e zotëronte bindshëm postin e vendit të parë, si aktorja më e paguar për vitin 2017-të.

Këtë herë, është Scarlett Johansson që sipas revistës prestigjioze Forbes, renditet e para në top listën e aktoreve më të paguara për 12 muajt e fundit.Ylli i “The Avengers”, i rrëmbeu vendin e parë Emës, e cila e fitoi postin për shkak të performancës së saj si aktore protagoniste në filmin “La La Land”, me të cilin fitoi edhe një çmim Oscar.

Revista Forbes, llogarit fitimet e aktores për periudhën 1 qershor 2017-të deri më 1 qershor të këtij viti. Johansson doli në krye të listës, me fitime që kapin shifrën e afro 40.5 milionë dollarë në 12 muajt e fundit.Angelina Jolie e ndjek Johansson-in në vendin e dytë në listën e Forbes, duke arritur fitime që kapin shifrën e 28 milionë dollarëve , kjo referuar rolit të fundit të aktores së famshme në “Maleficent 2”, ndërsa e treta është Jennifer Aniston me 19.5 milionë dollarë.

Përfundon edicioni i dytë i festivalit “Mobikino”

Ditë më parë përfundoi edicioni i dytë i Festivalit për të Drejtat e Njeriut “Mobikino”, shkruan KultPlus.

Ky festival nuk është statik, por lëviz me një kombibus nga njëra komunë në tjetrën, brenda dhe jashtë vendit për t’u dhënë mundësinë publikut edhe nga vende të vogla që të shijojnë ngjarje të shfaqjes së filmit dokumentar tematik.

Në edicionin e sivjemë ishin në total 4 filma dokumentar, koproduksion vendor-ndërkombëtarë ku u shqua filmi “Zoti i Shpisë” i regjisorës hollandeze Daniëlle Bremer dhe producentit Edon Rizvanolli. Ky film solli në mënyrë brilante tek publiku historinë e një gruaje kosovare e portretizuar në karakterin e Gjejranës dhe me një narracion interesant për pjesë të Kanunit që ka të bëjë kryesisht për gruan dhe burrin.

Festivali Mobikino u organizua në komuna brenda Kosovës, në Luginë të Preshevës dhe për herë të parë ishte prezent edhe në Maqedoni, më saktësisht në Komunën e Likovës.

Reagimi i Bill Clinton-it kur pa statujën e tij në Prishtinë (FOTO)

Ish- Presidenti i Amerikës, Bill Clinton sot feston datëlindjen e 72-të ndërsa datëlindja e tij u shënuar edhe në Kosovë në një ceremoni të organizuar nga shoqata “Miqtë e Amerikës”, shkruan KultPlus.

Pjesëmarrës në ceremoni ishte edhe ish-Presidenti i vendit Fatmir Sejdiu, ndërsa gjatë ceremonisë u realizua edhe një video falënderimi për Bill Clinton, e cila iu dërgua personalisht ish presidentit, ku edhe iu dërguan urimet për rastin e ditëlindjes.

Si shenjë e miqësisë dhe falënderimi për Presidentin Clinton në vitin 2009 në Kosovë u zbulua statuja e Bill Clinton dhe qe atëherë një nga rrugët më të rëndësishme të Prishtinës mban emrin e tij. Në ceremoninë e zbulimit të statujës kishin marrë pjesë një numër i madh i njerëzve të cilët mbanin në duar flamujt e Kosovës dhe Amerikës ndërsa ishin pozicionuar në të gjitha këndet e kësaj hapësirë për të qenë pjesë e atij momenti.

KultPlus sot ju përcjellë disa fotografi nga ajo ditë dhe pamje nga momentet e para kur Bill Clinton vrojtoi statujën e tij. / KultPlus.com

Former US President Bill Clinton (C) greets Kosovo citizens during his visit in Pristina on November 1, 2009. Kosovo Albanians, who admire Clinton because of his role in the 1999 NATO bombings of then Yugoslavian President Slobodan Milosevic, honoured him by erecting a three-metre (10-feet) tall monument on a Pristina boulevard already named after him. AFP PHOTO/ARMEND NIMANI (Photo credit should read Armend Nimani/AFP/Getty Images)

Former US President Bill Clinton, centre greets ethnic Albanians during his visit in Pristina, Kosovo, Sunday, Nov. 1, 2009. Thousands of ethnic Albanians gathered in Kosovo’s capital Pristina to welcome former President Bill Clinton on Sunday as he attended the unveiling of an 3.5 meter statue of himself on a key boulevard that also bears his name. Following the 1998-99 war authorities in Pristina changed the name of the capital city’s thoroughfare from Vladimir Lenin Street to Bill Clinton Boulevard. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Burrat nën hije, lozin, kuvendojnë…

Fshati im

Poezi e shkruar nga Andon Z. Çajupi.

Maletë me gurë,
fushat me bar shumë,
aratë me grurë,
më tutje një lumë.

Fshati për karshi
me kish’ e me varre,
rrotull ca shtëpi
të vogëla fare.

Ujëtë të ftohtë,
era pun’ e madhe,
bilbili ia thotë,
gratë si sorkadhe.

Burrat nën hije,
lozin, kuvendojnë,
pika që s’u bie,
se nga gratë rrojnë!

Gratë venë nd’arë,
dhe në vreshta gratë,
gruaja korr barë,
punon dit’ e natë.

Gratë në të shirë,
në të vjela gratë,
ikinë pa gdhirë,
kthenenë me natë.

Gruaja për burrë
digjetë në diell,
punon e s’rri kurrë
as ditën e diel.

O moj shqipëtarkë,
që vet’ e nget qetë,
edhe drek’ e darkë
kthehesh e bën vetë;

Moj e mjera grua,
Ç’e do burrë zinë
që ftohet në krua
dhe ti mban shtëpinë!

“Ain’t no sunshine” përmes zërit të Mjellma Istrefit (VIDEO)

Mjellma Istrefi që shquhet për zërin e saj të veçantë rëndom ka sjellë interpretime të këngëve më të mira të kohës, shkruan KultPlus.

Ajo arriti të depërtoj me muzikën e saj pasi që i solli publikut një version të ri të këngëve të tyre të preferuara ndërsa veçantia e saj vokale dëshmohet edhe në “cover”-in e saj më të ri të këngës shumë të njohur “Ain’t no sunshine” të Bill Withers që u realizua në vitin 1971.

Kënga e fundit e realizuar nga Mjellma Istrefi titullohet “Sight to see” dhe është punuar me tekst dhe muzikë të vetë Mjellmës./ KultPlus.com

Kofi Annan pranë dhimbjes së refugjatëve të Kosovës në Kukës dhe Stenkovec (FOTO)

Kofi Annan, ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, i cili ndërroi jetë sot nga një sëmundje e rëndë, ka qenë padyshim një person kyç gjatë viteve 1999 ku në Kosovë kishte plasur genocidi serb, shkruan KultPlus.

Kofi Annan ka vizituar Kosovën por edhe kampet e refugjatëve gjatë luftë së fundit, në ato vite ai u takua me autoritetet lokale dhe pa nga afër lagjet e shkatërruara nga forcat serbe.

KultPlus sot ju përcjellë dy fotografi të shkrepura në majin e vitit 1999-të kur Kofi Annan kishte vizituar kampin e refugjatëve në Stenkovec të Maqedonisë dhe kampin e refugjatëve në Kukës të Shqipërisë.

Gjatë kohës kur ai ishte pjesë e OKB-së, ndoqi me kujdes dhe përkushtim situatën e krijuar mes dy vendeve, ku akuzonte Serbinë për shkatërrimin e Kosovës dhe dënonte krimet e saj ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës. Ai insistoi dhe realizoi me sukses dy qëllimet që e favorizuan Kosovën, kthimi i refugjatëve të Kosovës dhe që Kosova të vihet nën administrimin e OKB-së, përpara se të nënshkruhej më vonë dhe paqja mes dy vendeve./ KultPlus.com

United Nations Secretary General Kofi Annan (L) shakes hands with Ibrahim Rugova, Kosovo’s independence leader, 01 June 1998 at UN headquarters in New York. Kosovo’s population is 90 per cent ethnic Albanian, many of whom are demanding independence from Serbia. AFP PHOTO Stan HONDA / AFP / STAN HONDA (Photo credit should read STAN HONDA/AFP/Getty Images)

14 të lënduar në koncertin e Backstreet Boys

Të paktën 14 fansa të Backstreet Boys duke pritur që koncerti i grupit të fillonte, u plagosën nga shembja e një pjesë të skenës nga moti i keq.

Të lënduarit u trajtuan nga personeli i urgjencës dhe u dërguan në spitalet lokale, transmeton Indeksonline.

Raportet thonë se ata ishin duke pritur në një zonë të madhe të çadrës kur moti i keq shkaktoi mbylljen e tendës në kokat e tyre.

Anëtarët e BB Kevin Richardson dhe Nick Carter shkëmbyen tweet rreth përplasjes, duke thënë se ekipet e emergjencës po ndihmonin adhuruesit e tyre … dhe Kevin sapo informoi të gjithë se shfaqja është anuluar.

Bebe Rexha shijon qëndrimin në Dibër (FOTO)

Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare ka arritur të prek skenat ndërkombëtare pasi që u bë e njohur me hitin e saj “Meant to be”, me të cilin fitoi edhe një çmim javën e kaluar, shkruan KultPlus.

Bebe Rexha e lindur në New York, vjen nga një familje shqiptare që ka jetuar në Dibër të Maqedonisë. Bebe Rexha këto ditë ka udhëtuar pikërisht në vendin e rrënjëve të saj ndërsa duket se po i shijon ditët e qëndrimit atje pasi qdë sot ka publikuar mjaft pamje nga qëndrimi i saj me familjarët në Dibër.

Ajo madje ka publikuar një video nga shëtitja në qytetin e Dibrës derisa po dëgjon hitin e saj “I’m A Mess”.
“I’m A Mess në Dibër”, ka shkruar këngëtarja shqiptare.

Bebe Rexha kohë më parë ka publikuar albumin e saj më të ri “Expectations”./ KultPlus.com

Adem Demaçi përkujtohet në Amerikë

Shoqata ‘Atlantiku’, sot organizoi tubim përkujtimor për jetën dhe veprën e veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Sipas njoftimit të organizatorëve, tubimi mbahet në njërin nga hotelet në New York, duke filluar nga ora 13:00.

Veprimtari i shquar shqiptar, Adem Demaçi, ka ndërruar jetë më 26 korrik, në moshën 82 vjeçare. / KultPlus.com