(Pas rileximeve të poezisë, Në vend të përshëndetjes të A.Shkrelit) DIJE DEMIRI FRANGU
Është qelbur uji ku i lanim sytë e dashnisë i dashur Insektet shkundin krahët mbi të lirshëm Lajnë të vjellat e tyre helmuese dhe fëlliqësirat e tjera lajnë Si ushtarë të vegjël fashist shkelin syve As shkopi i Krishtit nuk e pastron më këtë ujë e Si cungun e djegur skaj rruge po të lë Të lirohem si nga të vjellat nga ti E tash mate gjoksin tënd me fjalën e dhënë burravec Ty që jeta të ngreh zhagas si një bubrrec të shkelur, Unë flokëshkurta iku vet
Dielli ende të nxeh se ai edhe mbi kufoma nxeh Por po iku Të gozhduar brenda mallkimit po të lë He të zëntë sëmundja e tokës të zëntë Ty ujkun që han minj fushash E dije asnjë vijë s’mund e bëre në zemrën time Po iku inatçi i i keq, Rrënjë të kalbura drurësh Fjalët tua të vjedhura nga faqe librash kanë vdekur Brejtës i keq i tyre Unë s’jam goca flokëgjatë e Shkrelit Që jeton end e fyer në poezinë Në vend të përshëndetjes Flokëshkurtat ikun vet E ti mate gjoksin tënd me fjalën e dhënë Burravec Mate mjekrën tënde me premtimet
Prej afro dy muajsh kori “Nexhmije Pagarusha” po zhvillon i dyzuar aktivitete paralele. Krejt kjo pasi anëtarët e Korit kanë vendosur me shumicë votash ta shkarkojnë drejtoreshën Nazlie Beadini-Sadiku.
Gjithçka kishte filluar në mars të këtij viti, kur disa prej anëtarëve të Korit kishin zbuluar, siç thonë, keqpërdorime financiare nga ana e ish-drejtoreshës.
Dyshimet e ngritura kanë përfunduar edhe me një deponim në Policinë e Kosovës, ku drejtoresha tashmë e shkarkuar, Nazlije Sadiku-Beadini dyshohet për keqpërdorim të mjeteve të dhëna në emër të korit “Nexhmije Pagarusha”. 12 anëtare aktive, nga gjithsej 20 sa ka Kori, në mbledhjen e mbajtur më 8 maj kanë vendosur ta shkarkojnë Sadiku-Beadinin nga pozita e drejtoreshës dhe dirigjentes Salih Mehmeti./Koha
Prizreni për Murrlanin! titullohet koncerti humanitar, i cili do të organizohet në Prizren më 4 korrik dhe në të cilon do të performojë reperja e njohur Tayna. Koncerti nuk ka karakter komercial, por për të ndihmuar shërimin e 15 vjeçarit nga Prizreni, Murrlan (Alban) Asllani, i cili pësoi lëndime serioze në boshtin kurrizor në qershor të këtij viti dhe pas operacionit po shërohet në Shqipëri.
Në kënaqësinë e fansave, në koncert do të performojë reperja Tayna. Koncerti do të mbahet më 4 korrik në ambientet e Kinemasë Lumbardhi në Prizren, me fillim prej orës 21.00. Çmimi i biletës është 10 euro dhe numri i biletave është i kufizuar. Të gjitha të hollat e grumbulluara do të përdoren për shërimin e mëtutjeshëm të Murrlan Asllanit me shpresë që do t’i mundësohet shansi për një jetë normale dhe të pavarur pas fatkeqësisë të cilën e pësoi.
Në Prizren dhe në koncert me reperen Tayna do të jenë çaste të bukura, por edhe manifestim humaniteti duke ndihmuar Murrlanin që të vazhdojë ëndrrat e rinisë… Biletat do të jenë në shitje më 4 korrik, në hyrjen e Kino Lumbardhit.
Durrësi, një ndër qytetet e vjetra shqiptare, mban në rrënoja gjenezën, mitet dhe historinë tonë. Thesaret që zbulohen aty, dita-ditës, janë dëshmia e ditëve të lavdishme të një populli të vjetër: ilirëve.
Janë arkeologët dhe restauruesit, që ndeshen në përditshmërinë e punës me këto fakte të vjetra dhe me punën e tyre i risjellin në kohë, si dëshmitë e gjalla të një epoke të lulëzuar të historisë së shqiptarëve.
Frederik Stamati, mjeshtri për restaurimin, pasi ka punuar gjatë me këto restaurime, na rrëfen historinë sesi u zbuluan ato dhe çfarë mesazhesh historike shfaqnin në çdo ndriçim të sipërfaqeve të tyre origjinale, si më poshtë:
Frederik Stamati: “Një thesar me monedha argjendi i zbuluar në Durrës. Përbëhet nga 137 copë, ndër të cilat dy janë të prera nga Aleksandri i Madh, për kujtim të babait të tij, Filipi II. Janë më shumë se 2300 vjet të vjetra. Mbas zbulimit u analizuan me disa metoda si radiografi të rrezeve X, SXRF (Spektroskopi e Fluoreshencës së Rrezeve X), mikroskopi optike, etj. Përbërja kimike e monedhave është argjend me pak bakër. Rezultoi se thesari ishte futur në një traste, e pastaj ne një arkë të vogël prej druri, e cila u fut në një gropë pranë një banese dhe u mbulua me një rrasë prej guri. U zbulua si një bllok i formuar nga produktet e korrozionit. Zbërthimi i bllokut u bë kimikisht dhe zgjati dy javë. Edhe pastrimi i tyre u bë me rruge kimike. Stabilizimi nga korrozioni u bë gjithashtu me koncepte kimie, duke u analizuar kimikisht për largimin e joneve që korrodojnë metalet dhe deri ne përcjellshmëri elektrike konstante ne kufijtë 7-8 mikrosiemens. Është zier e ftohur në ujë të distiluar 280 herë. E gjithë puna zgjati rreth 2 muaj.
Monedhat kanë nga një anë kokën e Herakliut, i cili mban mbi krye lëkurën e luanit të Nemeut. Herakliu është simbol i Dyrrahut, si pjesëtar i grupit që themeloi qytetin dhe në anën tjetër Pegasin. Ka edhe shumë kuriozitete të tjera, si monogramet e pritanit, nëpunësi që ishte përgjegjës për prerjen e monedhave, një germë të gërvishtur, ndoshta e poseduesit të thesarit, etj. Kanë kaluar disa vjet nga zbulimi dhe restaurimi dhe thesari vazhdon të ruhet shumë mirë, gjë që dëshmon për një pune të një niveli të lartë, të kryer në ish Laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrisë, që operonte në nivelet më të larta, të krahasueshme me ato që kanë laboratorët e tjerë të avancuar në botë.”
Një thesar raguzian në amfiteatrin e Durrësit
Frederik Stamati: “U zbulua në vitin 2006, gjatë gërmimeve arkeologjike. Thesari prej 549 copë monedha argjendi ishte futur ne një poçe qeramike të glazuruar. Pocja ishte e thyer, siç edhe shihet në foton e parë. Thyerja nuk është e tanishme. Rezulton që thesari të ketë pasur një histori interesante. Nga radiografitë me rreze X rezultoi se monedhat ishin hedhur në “dy duar”. Pastaj ishin fshehur poshtë dyshemesë së dhomës. I zoti i thesarit vdiq pa e treguar vendin. Me kohë shtëpia u shemb. Ata që ndërtuan më vonë, gërmuan themele të reja. I shkuan përbri poçes, por që nuk e vunë re nga hedhurinat e ndërtimit. Dhe ashtu e lanë, të groposur. Po të kishin gërmuar 2-3 gisht më anash, do ta kishin gjetur. Përsëri pati shembje dhe thesari nuk u gjet, deri sa u ra për hise arkeologëve. Monedhat janë shumë të brishtëzuara nga qëndrimi në tokë, thyhen edhe po të duash t’i pastrosh me penel të butë. Argjendi është i përzier me bakër.
Problemet e restaurimit ishin të shumta dhe të komplikuara. U “përzien” shumë shkenca, si kimia, fizika bërthamore, metalurgjia, etj. Puna ishte shumë-shumë delikate, si rikthimi i strukturës, pastrimi, konservimi, etj, etj. Por, u arrit. Thesari është me monedha të Raguzës, të qarkulluara gjatë viteve 1510-1530. Pra, në atë kohë Durrësi zhvillonte tregti me Raguzën. Në monedha, në njërën anë paraqitet shën Blazius, shenjti mbrojtës i Raguzës, që mban në dorë maketin e portit, njëlloj si ai që vizitojmë sot. Monedhat e thesarit tashmë ruhen shumë mirë në tabaka të posaçme, me folezësa të veshura me pelush, punë e bërë me shumë përkushtim nga numizmatja Shpresa Gjongecaj Vangjeli.”
Me 29 dhe 30 qershor në Cyrih të Zvicrrës u mbajt festivali madhështorë ‘Alba Festival’.
Aty morën pjesë shumë këngëtarë shqiptarë që u kujdesën për krijimin e një atmosfere të zjarrtë për publikun. Atmosfera e këtij festivali që mbretëroi në Cyrih të Zvicrrës, nuk mbeti pa u vënë re edhe nga mediat e huaja.
Gazeta e njohur zvicerane ’20 minutten’ i ka kushtuar një artikull koncertit madhështorë ‘Alba Festival’.
“Festivali më i madh i muzikës shqiptare ndonjëherë” : Ka qenë titulli i artikullit në ’20 minutten’.
Miley Cyrus, këngëtare e njohur sot në botë dhe dikur e njohur si personazhi Hannah Montana, do të performojë në Kosovë.
Kjo do të ndodhë gjatë festivalit Sunny Hill Festival. Dua
Lipa, vajza e Dukagjin Lipës i cili edhe e organizon festivalin, sot e ka dhënë
këtë lajm me anë të një videoje.
Në rrjete sociale, serbët nuk ia kanë humbur dakikin këtij lajmi. Në Tëitter ka pasur reagime të tilla si “Welcome to Serbia Miley”, diçka e pritshme prej serbëve.
Në llogarinë e Dua Lipës por edhe të artistes Miley Cyrus kanë reaguar njerëzit që e pëlqejnë këtë ardhje të këngëtares në Kosovë, por shumë llogari me flamurin e Serbisë kanë reaguar ndryshe, shkruan KultPlus.
Edhe në Facebook, njëjtë si në Twitter, ka pasur plot komente plot negativitet dhe gjuhë të urrejtjes nga serbët që nuk janë të lumtur pse Miley do të performojë në Prishtinë.
Miley ka luajtur në disa role në Disney Channel ndërsa ndër vite ka krijuar këngë të fuqishme që kanë depërtuar në industrinë muzikore.
Përmendim mes tyre “Wrecking ball”, “The Climb”, “Malibu”, “We cant stop” dhe hite të tjera, të cilat ajo do ti këndojë në kryeqytetin e Kosovës, për publikun nga mbarë Evropa. / KultPlus.com
Muzeu Historik Kombëtar ka çelur për publikun ekspozitën me titull “Trashëgimia shpirtërore përmes instrumenteve muzikore”.
Ekspozita është e përbërë me objekte origjinale nga fondi i Muzeut Historik Kombëtar. Midis tyre ndodhen objekte të personaliteteve shqiptare, si dorëshkrimi i Hilë Mosit, oboe e Fan Nolit, violina të Heronjve të Popullit, Qemal Stafa dhe Ylbere Bylykbashi etj.
Ndër të tjerash, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh për këtë ekspozitë se, “midis tipologjive kryesore të trashëgimisë shpirtërore shqiptare përfshihen këngët dhe vallet, meloditë dhe ritet e ndryshme, proza dhe poezia popullore, shfaqjet dhe lojërat popullore, si dhe intrumentet e nevojshme për shoqërimin e tyre. Lidhur me instrumentet popullore duhet thënë se ka lloje të ndryshme që përfshihen në instrumentet idiofone, membranofone dhe kordeofone. Pjesa më e madhe e objekteve të përfshira në ekspozitë janë veglat kordeofone, ku hyjnë ato vegla të cilat nxjerrin tinguj nga vibracionet e kordave. Ndër to mund të përmendim çiftelitë, lahutat etj. Në eskpozitën e çelur, publiku do të gjejë vegla frymore (membranofone) si fyelli, cylja, zymare etj. Nuk mund të mungojë gjinia e veglave idiofone, ku hyjnë mjetet kumbuese që nxjerin tinguj nga vibracionet e trupit të tyre të ngurtë nëpërmjet tundjes”.
Ndërsa akademiku dhe muzikologu i njohur Vasil Tole theksoi se: “Ndjej një kënaqësi të veçantë që marr pjesë në këtë ekspozitë të një rëndësie të veçantë. Ju ftoj të gjithëve që ta konsideroni këtë event si një pjesë të pasurisë humane të popullit tonë. Të huajt, gjithnjë e kanë pasqyruar shqiptarin tradicional të veshur me kostum popullor dhe me një armë në brez, por në të vërtëtë përveç armës, traditë për shqiptarin ka qenë edhe vegla muzikore. Instrumenti kishte një peshë të madhe në traditën popullore. Mjeshtëria e veglave tradicionale po shkon drejt zhdukjes, ndaj kjo ekspozitë duhet të na ndërgjegjësojë së tepërmi në mbajtjen gjallë të kësaj tradite popullore”.
Ekspozita u çel me qëllimin e ruajtjes dhe mbrojtjes së vlerave të trashëgimisë shpirtërore të krijuar nga shqiptarët ndër shekuj. Këto vlera, unike dhe të shumëllojshme për nga mënyra e krijimit, përçimit dhe realizimit të tyre, përbëjnë një nga shtyllat e identitetit kulturor të shqiptarëve.
Çmimi ARDHJE ka kënaqësinë të shpallë 4 artistët finalistë për vitin 2019.
Eljan Stefa, Blerta Hoçia, Matilda Odobashi dhe Endri Dani janë finalistët e çmimit të rëndësishëm të artit pamor në Shqipëri.
Secili nga 4 finalistët do të prezantojë një projekt të ri artistik në Zeta Gallery në muajin nëntor.
Fituesi i rezidencës 2 mujore në Residency Unlimited NY, do të shpallet në inagurimin e ekspozitës.
Çmimi ‘Ardhje’, është një çmim ndërkombëtar për artistët vizualë bashkëkohorë shqiptarë, deri në moshën 35 vjeç.
Iniciuar në vitin 2005 nga TICA – Instituti i Artit Bashkëkohor Tiranë, u bë pjesë në 2007-ën, e rrjetit rajonal YVVA – “The Young Visual Artists Awards”, në Evropën Qendrore dhe Juglindore (Republika çeke, Sllovakia, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria), mbështetur nga “The Trust for Mutual Understanding” – fondacion privat në Nju Jork. N
ga viti 2018, çmimi “Ardhje” organizohet nga ZETA, qendër për artin bashkëkohorë në Tiranë përmes një thirrjeje të hapur për konkursin dyvjeçar dhe ekspozitën e artistëve finalistë.
Çmimi “Ardhje 2018” është mbështetur nga Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, “The Trust for Mutual Understanding” – Nju Jork dhe “Residency Unlimited” – Nju Jork. / KultPlus.com
Heronjtë do ta kenë luftën e tyre varret e tyre jetimët e tyre të vejat e tyre të cilat në Ditën Ndërkombëtare të Vejushave do të çojnë lule të freskëta në varret e tyre
Udhëheqësit e tyre do t’i kenë zyrat e veta për heronjtë e rënë ku do t’i përtypin ngadalë ditët deri në fund të jetës së tyre
Kur t’u bien ndër mend heronjtë e rënë në shenjë respekti për ta do të marrin një dhomë në një hotel luksoz një shishe verë të kuqe të vitit të rënies së tyre dhe do të bëjnë seks me njërën nga dashnoret e shumta të tyre/ KultPlus.com
Mbrëmjen e kaluar, Seven Saraqi, ka publikuar projektin e tij më të fundit me titull “Nothing Changed”, e që menjëherë zgjoi kuriozitetin e të gjithëve.
Kësaj radhe, reperi i njohur kosovar ka vendosur që të vijë pranë publikut me një këngë ku tregon të gjithë kalvarin e vuajtjeve të njerëzve në Kosovë. E pikërisht vëmendjen në këtë projekt ai e ka përqendruar te lufta e Kosovës.
Në videoklip reperi ka futur edhe disa sekuenca mjaft prekëse që e pasqyrojnë atë periudhë të errët të vendit të tij.
Në një postim në “Instastory”, Seven shkruan se në Kosovë ka parë shtëpi teksa shkrumboheshin dhe shumë familje që largoheshin nga aty, si pasojë e politikave që po e shkatërronin shtetin.
Gjithashtu ai e quan bekim rritjen në Nju Jork, edhe pse asnjëherë nuk ngurron që të thotë se është shqiptar.
“Unë kam lindur në Kosovë dhe jam rritur në Nju Jork. Në 1996-ën familja ime u detyrua që të largohej nga shtëpia si pasojë e politikave që po shkatërronin shtetin. Kam parë shtëpinë të shkrumbohej. Kemi humbur gjithçka, miqtë, komshinjtë dhe familjen. Erdhëm në Amerikë pa asgjë tjetër përveç disa rrobave të futura në një çantë shpine dhe disa gjërave të tjera që arritëm t’i shpëtonim nga shtëpia. Fakti që u rrita në Nju Jork ka qenë një bekim. Në një qytet kaq ndryshe, me kaq shumë kultura, nuk mund të mos përfshihesha me rrymën. Unë kam lindur shqiptar, por Nju Jorku më ka bërë njeriun që jam sot. Dua të falënderoj të gjithë fansat që kanë qenë me mua në këtë rrugëtim muzikor, prindërit e mi, historia muzikore e pasur e të cilëve ka rrethuar gjithë jetën time dhe më ka lejuar të kem zërin tim. Faleminderit. Çdo gjë që bëj e bëj për ju dhe uroj që një ditë t’jua shpërblej për çdo mundësi që më keni dhënë. Ndërsa për vendlindjen time, do ju tregoj të gjithëve, çfarë mund të bëjë një i ri refugjat nga Kosova në këtë vorbull të madhe jete. Faleminderit të gjithëve ju që më keni shoqëruar në këtë udhëtim”, shkruan Seven Saraqi.
Ndërkohë kënga “Nothing Changed” ka marrë komente mjaft pozitive nga fansat e këngëtarit. Ata përgëzojnë për këtë projekt dhe shohin si një mundësi shumë të mirë që ai të ecë para në tregun botëror/Panorama. / KultPlus.com
Gjermania ka thënë se do ta kthejë një pikturë të vjedhur nga trupat naziste nga galeria “Uffizi” në qytetin e Italisë, Firence në vitin 1943.
“Vazoja me lulev”, që vlerësohet që vlen miliona euro, ka qenë në duart e një familjeje gjermane. Në janar drejtori i galerisë “Uffizi”, Eike Schmidt, ka thënë se Gjermania e ka “detyrë morale” që të ndihmojë rikthimin e saj në muze, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo natyrë e qetë është pikturuar nga mjeshtri gjerman, Jan van Huysum, për herë të parë është shfaqur në Firence në vitin 1824. Trupat gjermane më vonë e kishin vjedhur këtë vepër arti gjersa po tërhiqeshin në veri gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Përse është dashur kaq shumë kohë për ta rikthyer? Piktura kishte dalë në pah në vitin 1991 gjatë ribashkimit gjerman, mirëpo përpjekjet për ta rikthyer dështuan. Sipas raportimeve, familja e paidentifikuar kishte kërkuar deri në 2 milionë euro për pikturën, ndërsa autoritetet gjermane kanë cituar një vendim që i kufizon të ndërhyjnë në gjëra të tilla. Ishin thirrur në këtë vendim të vjetër më shumë se 30 vjet, duke thënë se ai i ndalon që të reagojnë. Mirëpo, pasi që Schmidt kishte kërkuar që piktura të kthehet, Qeveria gjermane ka kontaktuar pasardhësit e ushtarit nazist që e kishte vjedhur pikturën.
Autoritetet kanë thënë se piktura nuk është plaçkitur si pjesë e veprimeve të organizuara nga nazistët, por thjesht ishte vjedhur. Kjo sipas avokatëve, nënkupton që ushtari që e kishe marrë atë nuk mund të shihej si pronar i saj dhe nuk ka pasur të drejtën që të ia lërë trashëgimi dikujt, ka raportuar gazeta “Die Zeit”. Në anën tjetër, avokatët e familjes kanë argumentuar se ushtari vetëm e kishte blerë atë në një market në mënyrë që t’i dërgonte diçka të bukur gruas së tij, shtëpia e së cilës ishte bombarduar.
Asnjë detaj në lidhje me marrëveshjen e arritur në mes të Qeverisë gjermane dhe familjes nuk është publikuar. Çfarë ndodhi me vazon me lule? Sipas Galerisë, Duka Leopold II i Toskanës kishte blerë veprën në fillimi të shekullit XIX. Ajo ishte ekspozuar për rreth një shekull së bashku me veprat e mjeshtërve të tjerë, mirëpo ishte evakuuar në një fshat të afërt kur Italia i ishte bashkuar luftës në vitin 1940.
Trupat gjermane atëherë e kanë konfiskuar së bashku me piktura të tjera gjersa shkonin në veri në vitin 1943.
Një fotografi bardhezi e “Vazos së luleve” ka qëndruar e varur në Galeri me mbishkrimin “e vjedhur” në anglisht, gjermanisht dhe italisht gjatë pritjes që vepra origjinale të rikthehet.
Schmidt – që është gjerman edhe vetë – ka kërkuar që Gjermania ta shfuqizojë vendimin që kufizon ndërhyrjen në lidhje me veprat e vjedhura nga nazistët, në mënyrë që të gjitha veprat e plaçkitura të rikthehen te “pronarët legjitimë”/BBC.
Një artikull nga studiuesi anglez Dr.David Harrison Përkthyer nga Mevi Rafuna
Kur Lord Byron vizitoi Shqipërinë me 1809, në kuadër të Grand Tour ( ishte një udhëtim rreth botës, që e bënin të rinjët e aristokracisë angleze, në shek. XVIII dhe shek.XIX,) ishte nën shoqërimin e mikut të tij John Hobhouse, ai u inspirua për të shkruar poemën e tij epike, Peligrinazhi i Childe Harold’s , poema përmbledhte eksperiencën e tij në Shqipëri; pasi që Lord Byron e kishte gjetur veten të mirëpritur në një vend të panjohur në periferi të Europës. Lordit Byron i ishte dhuruar një kostum tradicional, të cilin ai e kishte veshur në portretin e tij tashmë të famshëm, e që ky kostum shfaqte esencën e bukurisë s’ë traditës shqiptare duke i falur shkëlqimin poetit romantik. Në Shqipëri Lordi Byron takoi Ali Pashën (1740-1822), Prijësin shqiptar, fama e të cilit kishte pushtuar Ballkanin, në luftën e tij ndaj osmanëve. Mikpritja që Ali Pasha bëri ndaj poetit romantik, bëri që ky i fundit t’i jap përjetësinë Ali Pashës në vargjet e tij poetike. “Nuk flas nga mëshira, nuk flas nga frika, Ai s’do t’ja dinte që t’i shërbente Vezirit, Që nga ditët e profetit tonë, osmanët nuk panë, Një prijës kaq madhështor si Ali Pasha”.1 Kush ishte ky shqiptar i madh, që kishte kaq ndikim në Byron-in? Ali Pasha nga Tepelena, me të bëmat e tij tërhoqi vëmendjen e osmanëve si një bandit, e që më vonë me titullin e tij prej Pashai do zgjeronte pushtetin në territoret e jugut të Shqipërisë dhe veriun e Greqisë, duke u vendosur në Janinë, që tani gjendet në veriperëndim të Greqisë. Ali Pasha e adhuronte Byron-in dhe sigurisht Aliu krijoi një impresion të përhershëm në poetin, i cili i referohet atij si Childe Harold dhe Don Juan. Kështu në një letër që Byron ia dërgon nënës, e përshkruan takimin me Ali Pashën kështu: ‘Ai më tha mua ta konsideroja atë si baba, ndërsa isha në Shqipëri dhe më thoshte se më shikonte mua si të birin e tij. Me të vërtetë ai më trajtonte si një fëmijë, më dërgonte arra dhe sherbet me fruta, ëmbëlsira, 20 herë në ditë. Ai më lutej ta vizitoja më shpesh, kryesisht gjatë mbrëmjeve kur ai ishte më i lirë. Pinim bashkë kafe dhe tymosnim duhan, e që për mua ishte hera e parë që provova duhanin.”2 Kohë më vonë, kur Byron arrin në Janinë, Ali Pasha ishte në një betejë kundër osmanëve, ndërsa Byron-i shkon direkt në shtëpinë e Ali Pashës në Tepelenë dhe e pret për ta takuar. ‘Ekziston një teori nga një studiues i Byron-it, Peter Chochron, i cili thekson se takimi i Lordit Byron me Ali Pashën është zhvilluar për të inkurajuar Ali Pashën që të mbështeste interesat britanike në Ishujt Jonian.’3 ‘Në të vërtetë ky nuk ishte rasti i fundit që Byron filtronte me intriga politike.’4 Vizita në Shqipëri la gjurmë të përjetshme në krijimtarinë letrare të Lord-it Byron. Kujtimet e tij ai do i shkruaj përsëri në poemën epike me titullin Don Juan, ku ai i referohet imazhit të një shatërvani në dhomë; ‘Një shatërvan mermeri pikon në errësirë me trishtimin…’5 ‘Ky shatërvan ishte edhe në sallonin e Ali Pashës, kjo vjershë rrëfen një përrallë në stilin e joshjes otomane ku një ‘eunuk i zi’ blente të pafetë dhe një Don Juan i cili hyn në dhomën që ngjallë trishtim, e që duhet e pajetë.’6 Kur Lordi Byron la pallatin dhe mikpritjen e Ali Pashës për t’u larguar në territoret greke, ai ka mundësi të këtë takuar Andreas Londros një person jo shumë i njohur i cili më vonë u bë lider në luftën greke për pavarësi. Byron u kthye përsëri me 1823 në Shqipëri, por një vit më herët me 1822, miku i tij Ali Pasha pa fundin në luftën me osmanët. Koka e tij e prerë iu dorëzua si trofe Sultan Mehmet II. Ndërsa trupi i tij prehet në mauzole pranë xhamisë Fetije në Janinë. / KultPlus.com
Kjo është historia në veprën “Zogu i zi” shkruar nga David Harrower, e cila do të ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli më datat 10-11 korrik nën regjinë e Kiço Londos. Në role kryesore interpretojnë aktorët Laura Nezha, Aflred Trebicka dhe vajza e vogël Rexhina Ibro.
Drama “Zogu i Zi” bazohet në historinë midis një vajze 12 vjeçare, e cila takohet me një burrë rreth të tridhjetave në një barbekju, dhe aty nis historia e marrëdhënies midis tyre. Këto personazhe takohen pas 15 vitesh, për ti dhënë mundësi njëri- tjetrit të rindërtojnë historinë e tyre, e riekzaminojnë sëbashku, diçka që secili e ka bërë brenda vetes. Pjesa ka të bëjë me natyrën e të vërtetës dhe sesi pas 15 vitesh ne mund ta ri imagjinojmë të vërtetën, ta rishpikim apo riemërojmë. Una kërkon të restaurojë vetveten, por përpara se ta bëjë këtë ajo ka nevojë ta copëtojë historinë. Këtu hyn në rol multimedia, e cila zbërthen vizualisht këtë copëzim historie, si dhe heq distancën midis subjekteve të cilët janë të ndarë nga njëri/tjetri fizikisht, duke përdorur teleprezencën dhe internetin. Vizualisht shfaqja bazohet në teoritë e Lev Manovich, Soft Cinema. Është një tentativë për të lidhur personazhet, imazhin dhe internetin brenda një hapësire siç është ekrani i projeksionit, në marrëdhënie me hapësirën teatrale.
Në pamje të parë, duket sikur Una vjen për hakmarrje, për larje hesapesh, por motivet e ardhjes janë më komplekse, sepse marrëdhënia e tyre ka qenë më e komplikuar se marrëdhënia e abuzuesit me viktimën. Ajo, e siguron se e do. 15 vite pas historisë së dashurisë tragjike në kohë të gabuar, të 12 vjeçares Una me 41 vjeçarin Rei, histori e cila ka shkatërruar jetët, Una shfaqet përpara tij. Ajo ka ngrirë në kohë, pa shpresë.
Ai, i shtrënguar dhe në ankth, e siguron se nuk ka pasur ndjenja për ndonjë vajzë tjetër aq të re, duke u përpjekur për t’i shpëtuar përmbytjes së një dashurie të çmendur, që te Una ka mbetur e njëjtë. Kujtimet erotike përzihen.
Intensiteti arrin kulmin ndërkohë që personazhet zbulojnë ndjenjat dhe të vërtetat e fshehura mirë ndër vite, në lidhje më atë që realisht ka ndodhur para 15 vitesh. Dy fantazma të së tashmes, të pafajshëm sa dhe fajtorë, dy njerëz që jetuan diçka të mrekullueshme dhe të frikshme njëherësh, që shoqëria dhe ligji i etiketoi abuzuesi dhe viktima.
Vepra është përkthyer nga Daniela Nika dhe do të vijë nën skenografinë e Beqo Nanaj dhe kostumografinë e Sofi Kara, ndërsa koreograf është Graciano Tafani, ndërsa as/regjisor: Marsel Greva. Zogu i Zi është një pjesë e tmerrshme teatrore, thellësisht shqetësuese, emocionalisht e brishtë që të lë pa frymë dhe të prekur.
Pjesa ka poezi të brendshme dhe shoqërohet me tërbim, frikë dhe të panjohura. Në thelb Zogu i Zi, fton që shoqëria të dialogojë për sa i përket çështjeve të nxehta duke përfshirë kufijtë ligjor si dhe pozicionin human në botën moderne/Koha.net/KultPlus.com
Në komisionin hetimor për PTK dhe Vala, ish kryeshefi i PTK Agron Mustafa duke folur për procesin e arbitrazhit që ka ndodhur në vitin 2016 dhe i humbur si rast ndaj Z -Mobile, thekson se përpjekjet për mbrojtje kanë qenë maksimale, derisa është pyetur nga deputeti Armend Zemaj përse është zgjedhur një studio ligjore e afërt me kryeshefin e atëhershëm Agron Mustafa për mbrojtjen e PTK-së në Arbitrazh.
Mustafa theksoi se pronari i kësaj studio ka qenë bashkëpunëtor në Aeroport në atë kohë.
Edhe deputeti Liburn Aliu ngriti çështjen e një kompanie pa asnjë përvojë duke u eliminuar 16 kompani të tjerë që kanë marrë pjesë në tenderin për mbrojtje ligjore në Arbitrazh.
Deputeti Armend Zemaj tha se dyshimet e Kuvendit janë se degradimi i PTK-së janë kontratat dhe shpenzimet operacionale për paga dhe qera.
“Ekziston një dyshim i bazuar që përveç neglizhencës në PTK për arbitrazh ka pasur edhe interesim për përfitime të disa njerëzve me anë të kontratave të ndryshme, media dhe OJQ fiktive. Pse keni lidh kontratë pesë vjeçare për 23 mijë euro në vit për objektin në shesh të Prishtinës, i cili ka qenë i uzurpuar. Pse është lidhur dhe është vazhduar kontrata për objektin në Breg të Diellit pronë e ish një komandanti. Kjo qira në Breg të Diellit është paguar 10 mijë euro në muaj”, ka pyetur Zemaj.
Mustafa tha se objekti në shesh është pika më strategjike që ka pasur PTK me 1 mijë metra katrorë. Ndërsa, tha se nuk ka nënshkruar kontratë me uzurpatorë në shesh, por sipas tij, pronar është një slloven dhe për PTK-në është e ligjshme.
Po ashtu edhe kryesuesi i këtij Komisioni Visar Ymeri është shprehur i habitur pse nuk është zgjedhur një kompani serioze për mbrojtjen e PTK-së në Telekom.
Ndërsa, deputeti Milaim Zeka ka pyetur përse ju janë ndarë mjete nga PTK për disa këngëtarë që janë milionerë.
“Një këngëtari është milioner i keni ndarë 6 mijë euro. Blerim Gjoci aktor ka përfituar mbi 120 mijë euro. Po ashtu Klani ka përfituar 1 milion e 200 mijë euro. Portali Insajderi porsa është themeluar ka përfituar para. Keni sponzorizuar televizionin publik, i cili merr para prej publikut”, tha Zeka, duke shtuar se edhe ambasadat e huaja kanë përfituar para, si ajo e Gjermanisë dhe të tjera.
Mustafa duke i thënë Zekës se është shumë simpatik, ka pranuar se ka sponzorizuar videoklipin për një këngëtare me 14 mijë euro.
Ai ka arsyetuar se këto sponzorime kanë ndodhur për promovimin e PTK.
Zemaj ka përmendur emra të këngëtarëve që kanë përfituar nga PTK, sic janë Sabri Fejzulllahu, Ermal Fejzullahu, Tuna, Roberti, Nora Istrefi, etj.
Po ashtu sipas tij, ka përfituar para nga Telekomi edhe shkrimtari Rexhep Qosja. Komisioni hetimor parlamentar ndërpreu punimet për të shkuar në pauzë deri në orën 14:00 me intervistimin e Mustafës.
Deri në mesin e viteve ‘60-të të shekullit të kaluar, në Gjilan organizohej karnavali i qytetit. Ky karnaval ka qenë i vetmi në Kosovë. Njerëzit më të moshuar se unë e mbajnë mend më mirë këtë ndodhi interesante, që sillte gjallëri festive në qytet.
Panagjyrat (panairet) janë organizuar dy herë brenda vitit. Një në fillim të pranverës kurse tjetri në përfundim të verës. Panagjyri ka qenë një lloj pazari (tregu) i madh ku vinin mallra të llojllojshme dhe njerëz apo shitës dhe blerës nga të katër anët. Qyteti bëhej edhe qendër e argëtimit, pasi që vinin hulaçkat (ringishpillat) dhe lojërat e ndryshme, përfshirë Murin e Vdekjes ku ekzibicionistët me motoçikleta krijonin spektakël. Edhe panairi u ndalua në fillim të viteve të ‘80-ta të shekullit të kaluar.
Sot askush nuk di të flas gjerësisht apo të tregoj si filluan dhe pse u ndaluan këto dy organizime që në fakt nuk ishin vetëm ndodhi pazari dhe argëtimi, por edhe ngjarje kulturore. Për këtë temë nuk ka asgjë në internet, pos kësaj fotografie e cila paraqet pamje të karnavalit. Kjo edhe për shkak se neve nuk na intereson asgjë nga e kaluara jonë.
Megjithatë, Gjilani (atëherë Gilani) ka qenë më shumë qytet seç është sot./ Telegrafi/ KulPlus.com
Në Zvicër për herë të parë është mbajtur festivali i muzikës shqiptare, “Alba Festival”. Ky festival për dy ditë rresht mblodhi afro 25 mijë vizitorë në Hardturm të Cyrihut, derisa dhuruan spektakël artistët shqiptarë.
Në këtë koncert madhështor performuan më tepër se 16 artistë, në mesin e të cilëve ishte edhe ylli Rita Ora, Ledri Vula, Ermal Fejzullahu, Kida, Dafina Zeqiri, Dhurata Dora, Rina Balaj, Fero e shumë të tjerë.
Para performancës, reperi Ledri Vula në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi me Ritën, teksa ka marrë një numër të madh të komenteve nga fansat e tij.
“Alba Festival”, është përmbyllur me këngëtaren Ora, e cila nuk ka dyshim se mahniti publikun me performancën e saj të veçantë.
Krahas Ritës, njëra nga artistet që tërhoqi vëmendje ishte edhe Dhurata Dora me veshjen që zgjodhi “Kuq e Zi”. Ajo performoi hitin e fundit “Zemër” në bashkëpunim me Soolking, dhe në videot e mëposhtme mund të shikoni atmosferën që krijoi.
Synimi i këtij festivali ishte pikëtakimi për një miks të muzikës moderne nga trojet shqiptare si dhe shkëmbimi ndërkulturor.
Ndryshe, përpos muzikës në këtë festival kishte stenda me ushqime nga Ballkani si dhe ishin të vendosura disa “Shisha – bare”. /Telegrafi/KultPlus.com
Super artistja e famshme botërore Miley Crys do të performojë në Sunny Hill Festival në Prishtinë, shkruan KultPlus.
Dua Lipa e ka dhënë lajmin e madh përmes një video në
Instagram teksa flet me artisten Miley duke u shprehur shumë e entuziazmuar për
ardhjen e saj në Kosovë.
Festivali më i madh ndërkombëtar i muzikës pritet të mbahet
më 2, 3 dhe 4 gusht në parkun e kryeqytetit të Kosovës, Gërmi.
Ky i fundit organizohet nga babai i këngëtares së famshme shqiptare, Dua Lipës, Dukagjini, i cili edhe vetë dikur ka qenë këngëtar i grupit “ODA”. / KultPlus.com
Xhamia e Gurit, Hamami i qytetit, biblioteka “Hivzi Sulejmani” e muzeu etnologjik “Emin Gjiku” janë disa prej monumenteve që tash e një kohë janë në rinovim. Rrjedhimisht, turistët që vijnë në Prishtinë e kanë të pamundur t`i vizitojnë ato, shkaku i punimeve që po zgjasin prej kohësh.
Kompleksi i banimit “Emin Gjiku”, që ndodhet në pjesën e vjetër të qytetit, është ndër objektet më të vizituara nga të huajt në Prishtinë.
I ndërtuar në shekullin e nëntëmbëdhjetë, ai ofron për vizitorë dy oborre të mëdha, shtëpinë e familjes dhe atë të mysafirëve, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo e fundit ka dy vjet që ka nisur të restaurohet, por përveç vendosjes së rrethojave për punë, asnjë punëtor nuk shihet duke punuar në restaurim të objektit.
Në Ministrinë e Kulturës thonë se punimet nisën pa projekt dhe se fillimisht nga objekti janë larguar orenditë e rënda, në mënyrë që të evitohej shembja.
Vjollca Aliu nga Ministria e Kulturës ka thënë se ndërtesa kryesore ka nisur të restaurohet 2 vjet më parë.
Ansambli “Emin Gjiku” është ndërtuar në fillim të shek. XIX dhe ishte pronë e familjes së njohur Gjinolli. Nofka e Emin Gjinollit ishte “burrë i vogël”, ose në turqisht Eminçik, që më vonë u shndërrua në Emin Gjik, prej nga edhe e merr emrin kompleksi.
Kompleksi përbëhet nga dy oborre të mëdha: oborri në hyrje me stallë dhe me një ndërtesë guri dhe oborri i brendshëm në të cilin gjendet shtëpia e familjes dhe shtëpia e mysafirëve, që aktualisht i shërbejnë Muzeut Etnologjik.
Ndërtesa e gurit, e rivendosur aty në vitin 1960, është e vetmja ndërtesë e mbetur nga Çarshia e Vjetër. Është ndërtesë njëkatëshe e mbuluar me kulm guri, dikur dyqan farkëtari, aktualisht qendër e artit kontemporan e quajtur “Stacion”.
Gjatë periudhave të ndryshme kohore (gati dy shekullore), kompleksi ka pësuar ndryshime të shumta si pasojë e ndërrimit të funksionit. Por si tërësi, Kompleksi “Emin Gjiku” mbetet një ndër shembujt më të mirë të shtëpive qytetare të fillimit të shek. XIX. Ky Kompleks është pronë e Muzeut të Kosovës./KultPlus.com
Rrëfime me copëza jete nga jeta e Sami Frashërit të treguara nga vajza e tij, e të përmbledhura në librin e gazetarit turk Hikmet Feridun Es, “Njerëzit e famshëm që nuk i njohim”. Zakonet e njeriut të letrave që rrethohej nga librat.
Në librin “Njerëzit e famshëm që nuk i njohim”, me autor gazetarin turk Hikmet Feridun Es, mes personaliteteve spikat edhe enciklopedisti, dramaturgu, gjuhëtari, romancieri, përkthyesi, njeriu i rrallë për të gjitha kohërat, Sami Frashëri – apo Shemseddin Samiu, siç njihet ne historiografinë turke. Mes tyre, ai ka përcjellë për lexuesin kujtimet shumë të veçanta, treguar me shumë dashuri dhe besnikëri, nga vajza e madhe e Sami Frashërit, Samija. Gazetari thekson, se e bija ia kishte rrëfyer kujtimet për të atin, kur ishte 60-vjeçe, por ruante kujtesën e një 20-vjeçareje. Mes të tjerash, ai thekson se Sami Frashëri kishte shumë shokë të ditur të kulturës islame, por nga pikëpamja e besimit fetar ai ishte ndarë nga ata përfundimisht, edhe pse fjala e fundit që ai ka thënë kur ndërroi jetë ishte fjala “Allah”(Perëndi). Në shkrimet e tij, gazetari Hikmet Feridun Es, sjell nga kujtimet e Samijes: “Sami Frashërin nuk e ka shqetësuar asnjëri. Nëse hapni ngadalë derën e dhomës në katin e dytë, në fillim nuk keni për të mundur të shihni asgjë, vetëm grumbuj-grumbuj librash. Hidhni sytë dhe do t’iu dalë një koke madhështore, tërheqëse, me një mjekër të gjatë dhe krejt të bardhë… Nën dritën e qiririt ai krijoi botën e shkencës…
Deri sa të kishte lindur dielli, ai shkruante shkrimet e tij, i redaktonte ato dhe pasi i dërgonte në shtypshkronjë, shtrihej përsëri”. “Samiu ulej në një minder, i cili kishte madhësinë që mund të ulej vetëm një person, duke të kujtuar një divan të vogël. Kolltuku i tij i punës kishte disa gjëra specifike. Ai ishte i harkuar dhe ishte i mbuluar me një copë ngjyrë vishnje. Ulej mbi kolltuk dhe shpinën, kurrizin nuk e mbështeste në asnjë vend. Punonte vazhdimisht në një pozicion të përkulur. Letrën e kthente nga njëra anë dhe e mbështeste mbi gjunjë. Ai, gjithashtu, në të njëjtën kohë u drejtohej librave. Për këtë kishte bërë një tavoline me një plan të vetin, në një mënyrë të veçantë. Kjo është një tavolinë mjaft e gjatë, sirtarët e së cilës zgjateshin kur hapeshin me tërheqje të ndryshme. Mbi të qëndronin hapur libra në gjuhë të veçanta, ndonjëherë në 6-7 gjuhë të ndryshme, të cilat do t’iu duhej t’i shikonte dhe t’iu drejtohej. Kjo tavolinë gjendet tek vajza e madhe që e ruan atë ashtu siç ka qenë. Zonja Samije Erer, e cila ndodhet përballë tavolinës, thotë: ‘Për librat që ai do të lexonte, kjo tavolinë nuk ishte e mjaftueshme’”. “Në mes të grumbujve të librave, të cilët lartësoheshin në çdo cep të dhomës, ai vetes së tij i kishte caktuar një vend, një folé.Sponsored by Revcontent
Në këtë ambient, duke kaluar përmes cepave të këtyre grumbujve librash qëndronte duke punuar trupi i tij mjaft i lehtë. Në kohën që ju hyni në dhomë, ju nuk mund të shikoni atë nga poshtë qafës. Dhe, akoma më tepër, në hapin e parë ju do të ndjeni një aromë të veçantë. Kjo aromë do të ishte ‘era e librit’, e cila do të godiste menjëherë hundën tuaj. Zonja Samije Erer, me sytë e saj të kredhur në mendime dhe të vërejtur, duke parë tavolinën në të cilën Samiu ka kaluar përballë saj gjithë jetën e tij, shton: ‘Tani, me të hapur një libër të vjetër, me të ndjerë aromën e një libri, është njësoj sikur unë ndjej erën e babait tim’”. “Ne të dy anët e tavolinës, ndodheshin dy mbështetëse. Dhe në këto qëndronin letrat e dijetarit, dorëshkrimet, boja, pena. Drita vazhdimisht vinte nga mbrapa. Për këtë ai kishte bërë rafte të posaçëm për të vendosur qiririn. Në raftin i cili ndodhej mbrapa, qëndronte një shandan trekëndor. Kurse në mbështetëset, ne secilën prej tyre, ishte vendosur një qiri. Dijetari, sipas nevojës, i tërhiqte nga atje-këtu, djathtas-majtas. Sipas nevojës, shkonte në tavolinë për të hapur librat voluminozë me trashësi të madhe. Vendosjen e qirinjve e kishte bërë në atë mënyrë që të kryqëzoheshin në të njëjtën kohë me syrin e tij”.
“Vazhdimisht shkruante në letër me madhësi të gjatë dhe ngjyre të kaltër të errët, jo të hapur. Pjesët anësore të letrës gjithmonë i përthyente dhe i linte bosh për të bërë korrigjimet dhe shtesat e tjera të mëvonshme. Rregullisht në shkrimet e tij përdorte vetëm bojën e zezë. Mirëpo, në veprat me tre tekste, për të mos i ngatërruar ato me njëri-tjetrin, përdorte tre lloj ngjyrash – të kuqe, të kaltër dhe të gjelbër. Mirëpo, ngjyrën e kaltër nuk e ndryshoi. Penën e tij do ta përgatiste me kujdes të veçantë, përpara se të fillonte të shkruante. E përthyente, i jepte asaj një formë të hollë dhe të trashë. Ndiente kënaqësi nga përthyerja e penës. Shishja e bojës përbehej nga qelqi dhe ishte në atë formë që po të përmbysej, boja nuk derdhej dhe ishte nga lloji më i lirë”. “Në kohën që punonte, nuk do të futej asnjëri në dhomën e tij. Mirëpo, me të mbaruar punën, ai bënte diçka të veçantë. Kur mbaronte korrigjimet, përplaste tri herë duart me njëra-tjetrën. Kjo përplasje e duarve ishte e vetmja shenjë që thërriste vajzën e madhe, Samijen Ererin. Ajo ndodhej në dhomën ngjitur me atë të Samiut. Me të dëgjuar zhurmën e duarve, vajza e re fluturonte nga krevati dhe do të vraponte pranë babait të saj. Në këtë kohë do të ishin orët më të mira të babait me vajzën, e cila kishte ngelur pa nënë që në moshën gjashtëvjeçare”. “Samiu kishte një zakon në orët e mëngjesit: të përgatiste një ponç me konjak, limon dhe çaj. Çajin e ziente me dorën e tij. ‘Babai e pinte këtë çaj, filxhan mbas filxhani’. Samiu tregonte mjaft tregime të bukura. Pastaj, vajza e re Samije, duke thënë ‘Babaxhem, Perëndia të dhëntë qetësi’, do të dilte nga dhoma, sepse dijetari i madh mbasi dërgonte dorëshkrimet në shtypshkronjë, shtrihej për të fjetur”.
Në platon e Pallatit të Rinisë, sot ka filluar Panairi i tretë tregtar për gratë ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme, që organizohet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, që do të mbahet me datë 1 dhe 2 korrik, shkruan KultPlus.
Në vitin e tretë me radhë që organizohet panairi për gratë ndërmarrëse nga komunitet e ndryshme në Kosovë, ku ideja kryesore është që të sillen produktet e grave ndërmarrëse nga Kosova, që të stimulohet një bashkëpunim në mes komuniteteve, si dhe të ju jepet një mundësi që në tregun e Prishtinës të i sjellin dhe prezantojnë produktet e tyre. Në pamundësi që punimet artizanale të punuara në shtëpitë e tyre, të ekspozohen para blerësve të tjerë, ideja e panairit, me bashkëpunimin e misionit OSBE, ofrojnë këtë mundësi për zonjat, që të prezantohen sa më mirë me produktet e tyre.
Edona
Bajrami-Shala, zyrtare nacionale e programit për misionin OSBE për KultPlus ka
treguar edhe numrin e grave ndwrmmarrwse nw kwtw panair.
“Kemi rreth 100 gra ndërmarrëse, ku vijnë nga, kryesisht komuniteti shqiptar, serb, turk, boshnjak, ku në panair kanë sjellë punime dore artizanale, ushqime, dhe do të qëndrojnë nga ora 10:00 deri në ora 20:00, me datë 1 dhe 2 korrik”, ka thwnw ajo.
Shala tregon edhe për sfidën që kanë
organizatorët në temperaturat e larta, ku ata po përpiqen që me klimatizimin e
ambientit të panairit, të krijojnë sado pak kushte të mira për prezantimin e
produkteve, e sidomos atyre ushqimore.
Mihrije Canolli nga Prishtina, në tendën e saj sot në panair prezantohet me punime artizanale të bizhuterive, ku Canolli falënderon misionin e OSBE-së për mundësinë që i ka dhuruar për prezantimin e punimeve, ndërsa Ganimete Byqmeti nga qyteti i Gjilanit, në pjesëmarrjen e saj të tretë më radhë në panair, ku prezantohet me ushqime tradicionale, si bakllavaja, kifle, mantia dhe reçel.
Në tendën e Afërdita Murati nga qyteti i
Podujevës, prezantohet me lëngun e aronisë, një lëng shërues, lëngun e
boronicës, mjaltin dhe shurupin e boronicës, ku si biznes, kryesisht merret me
biznesin e mbledhjes së frutave të egra. Murati për lëngun e aronisë, tregon
vlerat ushqyese dhe shëruese, pa aditiv, ku preferohet për personat me anemi,
mungesë imuniteti, antikancerogjen, ku si produkt ja vlen që ta ketë çdo
familje në shtëpinë e tyre.
Gratë ndërmarrëse, për produktet e tyre shprehen se
çmimet e produkteve janë më të lira sesa ato të importuara në Kosovë, ku në mbështetjen
e OSBE-së, po përpiqen që ti fusin në treg produktet e tyre. Visar Shabani/ KultPlus.com
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën “Të gjithë së bashku me një zë”, e cila po mbahet në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka thënë se të mbijetuarat e dhunës seksuale duhet ta lënë të kaluarën mbrapa.
“E gjithë shoqëria jonë ka pasur nevojë për një zë tonin të përbashkët, në përkrahje të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Të gjithë ne me një zë duhet të kërkojmë më shumë përkrahje prej tërë shoqërisë që së bashku me viktimat e dhunës seksuale ta lëmë pas të kaluarën dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Të mbijetuarat e dhunës seksuale kanë nevojë për përkrahje institucionale, për përkrahjen e familjes, komunitetit dhe shoqërisë”, ka thënë ai.
Sipas tij shoqëria kosovare duhet të bëjë më shumë për të
mbijetuarat e dhunës seksuale.
“Fajësia edhe pas 20 vjetësh vazhdon të peshoj mbi vetë këto
viktima. Shoqëria jonë duhet të ndërgjegjësohet dhe të bëjë më shumë për këto
të mbijetuara. Lufta për ne ka mbaruar në vitin 1999, por për të mbijetuarat e
dhunës seksuale nuk ka mbaruar asnjëherë. Për shkak të frikës nga stigmatizimi
të mbijetuarat ende vazhdojnë të mbijetojnë në heshtje”, është shprehur ai.
Thaçi ka thënë se nuk duhet të gjykohen viktimat e dhunës
seksuale, por duhet të bëhemi zëri i tyre.
“Së bashku kështu siç jemi edhe sot duhet të inkurajojmë të
gjitha këto viktima që të ballafaqohen me të kaluarën e hidhur. Ne nuk duhet
t’i gjykojmë por t’i duam, jo ti stigmatizojmë por t’i mbështesim dhe të bëhemi
zëri i tyre. Këto ishin krime makabre nga kriminelët e Serbisë, për të na
poshtëruar, fyer, e shkatërruar nderin e dinjitetin. Ata u munduan të na
përkëmbin, të na përjashtojnë. Por, të mbijetuarat e dhunës seksuale nuk janë
fajtore për të kaluarën e tyre. Ato janë viktima që më shumë se të gjithë kanë
nevojë për përkrahjen ton, të shtetit, dhe të institucioneve të Kosovës.
Të mbijetuarat e dhunës duhet të flasin, të kërkojnë drejtësi sikurse Vasfije
Krasniqi-Goodman:, ka theksuar ai.
Ndër të tjera ai ka thënë se karshi këtij krimi po heshtë
bashkësia ndërkombëtare.
“Po ashtu duhet të kërkojmë qartësi pse po ndodhë kjo heshtje nga faktori ndërkombëtarë. Për dhjetë vite ishte ambasada e UNMIK-ut këtu, asnjë i dënuar për dhunë seksuale. Tribunali i Hagës as që është marrë me këtë gjë. Eulex-i është munduar, por nuk ka pasur sukses. Viktimat përveç që duhet t’i mbrojmë, ato kërkojnë edhe drejtësi. Adresa është e qartë, është Beogradi. Ata njerëz që kanë kryer këto krime janë në Qeverinë e Serbisë, në Parlamentin e Serbisë, në Institucione. Kjo po heshtet nga bashkësia ndërkombëtare, është heshtje amnistuese, pajtuese e faktorit ndërkombëtar. Është shqetësim i madh për neve”, ka thënë Thaçi./Telegrafi/ KultPlus.com
Rita Ora dhe Ledri Vula u bënë bashkë në AlbaFestival në Zvicër.
Me këtë rast, dy artistët nuk e kaluan mundësinë pa shkrepur një foto të përbashkët krah njëri-tjetrit, të cilën e ndanë me ndjekësit në rrjete sociale.Gati 100.000 pëlqime ka arritur Ledri t’i mbledhë për vetëm dy orë në foton me Ritën e cila është pasuar më shumë komente.
Megjithatë, janë dy që kanë marrë më së shumti vëmendje.
Vetë Rita i ka dërguar zemra Ledrit teksa nëna e artistes me origjinë shqiptare ka pasur një pyetje.
‘Ani zemra? Awwww’ – shkruan Vera Ora teksa nuk dihet saktë se çfarë konfirmimi ka dashur të marrë nga dyshja që pozonte bashkë përpara aparatit. / Insajderi/ KultPlus.com
Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Katolike, Kisha Protestante Ungjillore dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës do të nënshkruajnë nesër një deklaratë në mbështetje të të dhunuarve gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Këtë deklaratë prijësit fetarë të këtyre bashkësive fetare do ta bëjnë pas seancës së parë të konferencës “Të gjithë së bashku me një zë”, që mbahet nesër e që është organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës. Sipas një njoftimi nga BIK, në konferencë do të flasin Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish- presidentja, Atifete Jahjaga, prijësit e bashkësive fetare (Kishës Katolike, Kishës Protestante Ungjillore dhe Bashkësisë Hebarike), përfaqësuesit e pranisë ndërkombëtare në Kosovë, Shefja e BE-së, Nataliya Apasatolova, shefi i misionit të OSBE-së, Jan Braathu, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairi O’Connell, ambasadorja jonë në Uashington, Vlora Çitaku, si dhe referues e njohës të çështje nga institucionet vendore e ndërkombëtare. “Pas seancës së parë të konferencës, prijësit e bashkësive fetare të Kosovës (Bashkësisë Islame të Kosovës, Kishës Katolike, Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës dhe bashkësisë Hebraike të Kosovës do të nënshkruhet një deklaratë në mbështetje të të dhunuarve gjatë luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në njoftim./21Media/KultPlus.com
Qytetarët e Tiranës mbrëmjen e djeshme kanë shijuar një natë vere ndryshe. Në mbylljen e Muajit të Muzikës u ngritën tri skena në Lanë ku artistët performuan këngë dhe qytetarët shijuan ritmet muzikore në një skenë të veçantë.
Artistë, nxënës të Liceut Artistik dhe DJ, performuan mbi tre ura të kryeqytetit, ku ritmeve muzikore dhe performacës së tyre iu bashkuan qindra qytetarë dhe të rinj të kryeqytetit.
Kryeministri Edi Rama uron mirëmëngjes me pamjet e këtij eventi përmbyllës të Muajit të Muzikës.
Ministrja e Kulturës ka organizuar një sërë eventesh për Muajin e Muzikës duke nisur nga sheshi ”Skënderbej” e deri tek urbanët e kryeqytetit muzika ka qenë kryefjala e këtij muaji për jetën kulturore në Tiranë. /atsh KultPlus.com