The Rolling Stones publikojnë këngën që e kishin bërë me Jimmy Page në vitin 1974 (VIDEO)

Rok bendi britanik, The Rolling Stones, sapo e kanë publikuar një këngë të padëgjuar më parë, të titulluar “Scarlet”.

Ata e kishin incizuar këngën në tetor të vitit 1974, dhe në kompozimin dhe performimin e saj kanë marrë pjesë edhe kitaristi i “Led Zeppelin”, Jimmy Page, si dhe Rick Grech.

“Scarlet” kishte ardhur si projekt pas suksesit të madh të Stones me albumin e tyre “Living In A Ghost Town”, dhe do të jetë pjesë e albumit “Goats Head Soup” që do të ripublikohet sivjet.

“Më kujtohet hera e parë kur e kemi ushtruar me Jimmy-n dhe Keith-in (Richards) në studion në bodrumin e Ronnie-t. Ishte një sesion shumë i mirë”, ka thënë Jagger. / KultPlus.com

Vepra e kompozitorit Mendi Mengjiqi shfaqet në festivalin e Korës së Jugut në 250 vjetorin e lindjes së Bethovenit

Veprat e artistëve të përzgjedhur botërorë të muzikës klasike do të shfaqen në festivalin ndërkombëtar në Seul (Koreja e Jugut) nga tetori në nëntor të këtij viti për të shënuar 250 vjetorin e lindjes së kompozitorit Ludwig Van Bethoven, e në mesin e veprave që do të shfaqen në këtë festival është edhe një vepër e kompozitorit/profesorit nga Kosova, Mendi Menqjiqi.

Festivali vjetor në Seul mbahet nga 20 tetori deri më 1 nëntor, ndërsa vepra prej 13 minutash e Menqjiqit e titulluar ‘Forsaken’ (Të braktisurit) do të shfaqet me 30 tetor, transmeton KultPlus.

Sipas programit të ditës ( http://www.simf.kr/program.html ) me 30 tetor, pas veprës së kompozitorit nga Lupçi i Epërm, e profesorit në Universitetin e Prishtinës, do të ekzekutohet vepra ‘Misa Solemnis’ (Lutje Solemne) e Bethovenit.

Vepra e Menqjiqit i kushtohet masës së varfër, të vuajtur e të shkelur dhe ajo në një mënyrë është thirrje për shpëtimin e saj.

Për nder të kësaj përmbajtjeje të veprës së kompozitorit Mengjiqi, edhe dita e shfaqjes me 30 tetor është emëruar nga organizatorët koreanë “Salvage of the Forsaken” (Shpëtimi i të braktisurve).

Menqjiqi veprën e tij të porositur nga organizatorët e festivalit e punuar enkas për këtë festival në Seul, pasi e kishte marrë kërkesën për një vepër të re për nga vetë koreanët qysh vitin e kaluar.

Vepra në fjalë të Menqjiqit dhe ajo e Bethovenit do të ekzekutohet nga orkestra simfonike SIMF e Koresë së Jugut, dirigjuar nga Hogeun Yoon.

Është kjo hera e parë që një kompozitor i rajonit të Ballkanit Perëndimor ftohet në këtë festival tashmë 12 vjeçar, dhe është pikërisht kompozitori shqiptar nga Kosova, Menqjiqi, i ftuari i cili me punën e tij tashmë mbi 20 vjeçare në muzikë klasike e ka tërhequr vëmendjen e organizatorëve botëror, e tash edhe në Kore të Jugut.

Dtt-net.com mëson se kompozitori Menqjiqi do të jetë edhe personalisht pjesëmarrës në festivalin në fjalë në Seul i ftuar dhe i kontraktuar nga organizatorët.

Në po të njëjtin festival me 23 tetor do të ekzekutohet edhe vepra « Ciaccona » e ish-profesorit dhe mikut të ngushtë të Menqjiqit gjatë studimeve në Krakow të Polonisë në vitet 90-ta Krzysztof Penderecki, i cili ka ndërruar jetë në Mars të këtij viti. Menqjiqi ndërkohë është duke edhe punuar në një vepër tjetër kushtuar profesorit Penderecki. / KultPlus.com

Rozafa Çelaj dhe Art Lokaj nominohen në kategorinë aktori/ja më e mirë në “Pula Film Festival”

Rozafa Qelaj është një prej aktorëve që ka marrë vëmendje qysh me rolin e saj të parë serioz në filmin “Gardhi” të regjisores Lendita Zeqiraj. Nga ajo kohë për Rozafën nuk kanë munguar rolet, çmimet, e krahasimet me aktore të nivelit botërorë, shkruan KultPlus.

Para pak ditësh doli lajmi që Rozafa Çelaj është nominuar në Festivalin Internacional të Filmit në Spanjë në kategorinë për Aktoren më të mirë me rolin e saj në filmin “Shpia e Agës”. Ndërsa sot, producenti i filmit Bujar Kabashi ka bërë të ditur që aktorja Çelaj është nominuar në po të njëjtën kategori por kësaj radhe në “Pula Film Festival” në Kroaci. Përveç Rozafës, është edhe aktori Art Lokaj i cili është nominuar në kategorinë për Aktorin më të mirë në këtë film.

Mesa duket sukseset e filmit ‘Shpia e Agës’, nuk kanë të ndalur. Producenti i filmit, Bujar Kabashi, ka bërë të ditur për KultPlus se ‘Shpia e Agës’ është nominuar gjithashtu edhe për Filmin më të Mirë si dhe Lendita Zeqiraj për Regjinë Më Të Mirë.

Këto katër nominime janë për çmimin ‘Arena e Artë’, çmim ky që ndryshe konsiderohet edhe si Oskari i Kroacisë. Pula Film Festival ka qenë në plan që të mbahet në muajin Korrik të këtij viti, mirëpo situata pandemike ka pamundësuar mbajtjen e festivalit, duke e shtyrë kështu për në shtator.

Vlen të ceket se ‘Shpia e Agës’, deri tash ka marrë pjesë në mbi 30 festivale ndërkombëtare, me mbi 35 nominime dhe 18 çmime.

‘Shpia e Agës’ flet për pesë gra bashkëjetojnë, ndajnë mes vete gëzimet e hidhërimet. Secila e ka një tregim ndryshe prej tjetrës, por në fund të ditës secila bashkohet rreth vuajtjes, nga e kaluara, nga e tashmja. Pesë ngjarje që kanë të bëjnë me përplasjen e gjeneratave, mohimin e realitetit, kryesisht me të kaluarën e dhimbshme që vjen si pasojë e luftës së fundit në Kosovë. Shto këtu edhe mendësinë patriarkale, dhe tregimi veç sa vjen dhe merr formë.

 Në rolet kryesore në këtë film janë: Arti Lokaj, Rozafa Çelaj, Adriana Matoshi, Shengyl Ismaili, Melihate Qena, Basri Lushtaku, Rebeka Qena, Molikë Maxhuni, Egla Ceno etj.

Filmi është bashkë-prodhim në mes Kosovës, Kroacisë, Francës, dhe Shqipërisë me shtëpitë prodhuese N’ART FILMS mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, bashkëprodhuesit ËOOF FILMS nga Kroacia; Sacrebleu productions nga Franca; si dhe Ska-Ndal Productions dhe SY13 Films nga Shqipëria mbështetur Qendra Kombëtare e Kinematografisë. / KultPlus.com

CNN shkruan për postimin e Dua Lipës, përmend edhe ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë

Mediumi i famshëm britanik CNN i ka kushtuar një artikull ngjarjes së fundit në të cilën Dua Lipa ishte kryefjala.

Artistja me prejardhje shqiptare, e cila karrierën e filloj në Britani, bëri një postim në të cilin shihej flamuri i Shqipërisë Etnike, ndërsa në mbishkrim ajo shpjegoi kuptimin e fjalës autokton.

Ylli pop britanik Dua Lipa ka ngjallur një reagim të madh në internet me një postim të shoqëruar shpesh me mbështetës të nacionalizmit ekstrem shqiptar, shkruan CCN.

Lipa postoi një hartë që përfshin Shqipërinë, Kosovën dhe pjesë të vendeve fqinje të Ballkanit dhe një përkufizim të fjalës “autoktone” për të sugjeruar se shqiptarët janë nga atje.

Postimi ngjalli reagim të fortë edhe nga mbështetësit dhe kritikët, vazhdon tutje CNN.

Prindërit e Lipës janë nga Kosova. Ajo lindi pasi u transferuan në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një deklaratë tjetër, Lipa tha se ajo refuzoi separatizmin etnik dhe posti i saj “kurrë nuk ishte menduar të nxiste ndonjë urrejtje”.

Lipa u akuzua se favorizoi ekspansionizmin shqiptar pasi postoi hartën e cila përbën pjesë të ëndrrave të linjës së ashpër nacionaliste për krijimin e një Shqipërie të Madhe që do të përfshijë të gjithë shqiptarët etnikë, transmeton Indeksonline.

Ndërsa në këtë artikull CNN nuk ka lënë anash të përmend se nga ka rrjedhur flamuri që Dua publikoj.

“Polemikë më parë ka ngjallur edhe një lojë futbolli në vitin 2014 midis Shqipërisë dhe Serbisë pasi një dronë që mbante atë hartë u shfaq sipër stadiumit”.

Në qendër të mosmarrëveshjes aktuale është statusi i Kosovës që shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008, gati një dekadë pasi bombardimeve të Natos që i dha fund sundimit serb atje.

Kosova njihet nga SHBA dhe qeveritë më evropiane, por jo nga Serbia dhe aleatët e saj kryesorë, përfshirë Rusinë.

Artisti britanik postoi hartën pasi një peticion u shfaq në internet duke bërë thirrje që Apple Maps të tregonte Kosovën si një komb të pavarur.

Që nga e marta pasdite, peticioni ka më shumë se 130,000 nënshkrime .

Rita Ora – një tjetër yll i yllit pop britanik që lindi në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë në vitin 1990 – gjithashtu ka shkruar në mbështetje të vendit që të shfaqet në Apple Maps, dhe në mbështetje të Dua Lipas.

Në postimin e saj, Lipa përfshiu një përkufizim të fjalës autoktone – që do të thotë indigjene e një vendi.

“Ne të gjithë meritojmë të jemi krenarë për etninë tonë dhe nga jemi”, shtoi ajo në një deklaratë të mëvonshme. “Unë thjesht dua që vendi im të përfaqësohet në një hartë dhe të jetë në gjendje të flasë me krenari dhe gëzim për rrënjët e mia shqiptare”./Indeksonline/ KultPlus.com

Filmi ‘Shpia e Agës’ me katër nominime për çmimin ‘Arena e Artë’ që konsiderohet Oskari i Kroacisë

Mesa duket sukseset e filmit ‘Shpia e Agës’, nuk kanë të ndalur. Së fundi, filmi është nominuar edhe për katër cmime të tjera në ‘Pula Film Festival’ të Kroacisë, shkruan KultPlus.

Producenti i filmit, Bujar Kabashi, ka bërë të ditur për KultPlus se ‘Shpia e Agës’ është nominuar për Filmin më të Mirë, Lendita Zeqiraj për Regjinë Më Të Mirë, Rozafa Celaj për Aktoren më të Mirë si dhe Arti Lokaj për Aktorin më të Mirë.

Këto katër nominime janë për çmimin ‘Arena e Artë’, çmim ky që ndryshe konsiderohet edhe si Oskari i Kroacisë.

Pula Film Festival ka qenë në plan që të mbahet në muajin Korrik të këtij viti, mirëpo situata pandemike ka pamundësuar mbajtjen e festivalit, duke e shtyrë kështu për në shtator.

Vlen të ceket se ‘Shpia e Agës’, deri tash ka marrë pjesë në mbi 30 festivale ndërkombëtare, me mbi 35 nominime dhe 18 çmime.

‘Shpia e Agës’ flet për pesë gra bashkëjetojnë, ndajnë mes vete gëzimet e hidhërimet. Secila e ka një tregim ndryshe prej tjetrës, por në fund të ditës secila bashkohet rreth vuajtjes, nga e kaluara, nga e tashmja. Pesë ngjarje që kanë të bëjnë me përplasjen e gjeneratave, mohimin e realitetit, kryesisht me të kaluarën e dhimbshme që vjen si pasojë e luftës së fundit në Kosovë. Shto këtu edhe mendësinë patriarkale, dhe tregimi veç sa vjen dhe merr formë.

Në rolet kryesore në këtë film janë: Arti Lokaj, Rozafa Çelaj, Adriana Matoshi, Shengyl Ismaili, Melihate Qena, Basri Lushtaku, Rebeka Qena, Molikë Maxhuni, Egla Ceno etj.

Filmi është bashkë-prodhim në mes Kosovës, Kroacisë, Francës, dhe Shqipërisë me shtëpitë prodhuese N’ART FILMS mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, bashkëprodhuesit WOOF FILMS nga Kroacia; Sacrebleu productions nga Franca; si dhe Ska-Ndal Productions dhe SY13 Films nga Shqipëria mbështetur Qendra Kombëtare e Kinematografisë. / KultPlus.com

Fituesi i jackpotit 95 milionë dollarësh, e tërheq çmimin i maskuar si te filmi “Lufta e Yjeve”

Një burrë në Xhamajka e mori çmimin e tij të lotarisë, që shkonte në 95 milionë dollarë, i veshur si personazhi i famshëm i Luftës së Yjeve, Darth Vader.

Sipas Jamaica Gleaner, burri që u identifikua vetëm si “W. Brown,” kishte zgjedhur të shkonte i veshur në këtë mënyrë për të mbrojtur sigurinë e tij dhe atë të pasurisë së porsagjetur.

W. Brown bleu biletën fituese në fillim të këtij muaji në Di Endz Sport Bar në Maj Pen, Clarendon për të siguruar çmimin 95 milionë dollarë.

“Unë nuk blej rregullisht nga ai vend, zakonisht blej biletën time në Old Harbour ose në Spanjën e qytetit, por isha në rrugë, kështu që thjesht ndalova atje,” tha ai.

Brown gjithashtu tha që ai bleu të njëjtin numër numrash me disa zëvendësime gjatë 20 viteve të fundit duke thënë se ata ishin frymëzuar nga “numrat” dhe kuptimet që ai ka hasur.

Ai tha se e dinte gjithmonë se ai do të fitonte çmimin e parë dhe të ndryshonte jetën e tij për mirë.

“Jeta ka qenë gjithmonë shumë e ashpër. Unë vij nga një familje e varfër, ndonjëherë nuk mund të shkonte në shkollë, sepse prindërit e mi nuk e kishin atë, por një ditë e thashë vetes që Zoti do të më ndihmojë mua dhe familjen time, “tha ai.

Sipas Brown, ai mësoi për fitoren e tij të çmimit të parë, kur po e shikonte transementimin drejtpërdrejt në TV.

Fituesi i lotarisë, sipas Simone Clarke-Cooper, zëvendëskryetar i Grupit të Komunikimeve në Supreme Ventures Limited, nuk ka faj që ruhet kaq shumë.

Clarke-Cooper i tha Daily Star se nuk është e pazakontë që individët të fshehin identitetin e tyre në raste të tilla, sidomos në zona me kriminalitet të lartë.

“Fatkeqësisht, Xhamajka nuk është si tregjet e tjera ku nuk ke patjetër nevojë të fshehësh identitetin. Ne nuk kemi ndërmend t`I themi të ndryshojnë sjellje në këtë drejtim”, u shpreh zyrtari. Ai shtoi se fituesit zakonisht vijnë me maskat e tyre, e madje janë shumë krijues. Dy vjet më parë, një tjetër banor i Xhamajkës që fitoi çmimin e 180 milionë dollarëve në Super Lotto, erdhi i maskuar si një emoji i buzëqeshur, transmeton Shqip shkrimin e mediave të atjeshme./ KultPlus.com

Megi Cara, studentja shqiptare që nisi peticionin për vendosjen e Kosovës në hartën Apple

Një studente shqiptare në Londër nxiti një betejë virtuale mes ballkanasve për të njohur kufijtë e Kosovës, që arriti të tërheqë vëmendjen e disave nga mediat më të mëdha në botë.

Megi Cara, 20 vjeçe, nisi një peticion online, ku i kërkon kompanisë Apple ta paraqesë Kosovën si shtet më vete, pasi vërejti se ajo nuk ndahej nga Serbia me kufij ndërkombëtarë në aplikacionin Apple Maps. Peticioni u bë lajm në disa media lokale në shqip dhe në anglisht, derisa mbërriti edhe si një mesazh çasti nga Dua Lipa për ndjekësit e saj.

Dua Lipa mori komente raciste, kërcënuese dhe fyese, kryesisht nga serbë dhe simpatizantë të Serbisë. Reagimi i saj i mëpasmë ndezi përfundimisht betejën virtuale: ajo postoi në Twitter të njëjtën hartë të trojeve autoktone shqiptare, e cila u shpalos mbi stadiumin në Beograd nga Ismail Morina – Ballisti, në ndeshjen Serbia – Shqipëri gjashte vite më parë.

Exit News bisedoi me nismëtaren e peticionit, Megin Carën, për të kuptuar më mirë se si flamuri i autoktonisë na solli sërish në një gjendje të ndezur mes shqiptarëve dhe serbëve, për fat të mirë vetëm virtualisht, përcjellë KultPlus.

Megi është me origjinë nga Mamurrasi dhe prej afro 2 vitesh është në Londër.

Megi në intervistë tregoi se ajo nuk e ka hartuar dhe aq rastësisht peticionin.

Ajo ndër të tjera potencon se duke u rritur në Shqipëri, si fëmijë dhe adoleshente ka qenë më e hapur se bashkëmoshatarët e saj në perëndim ndaj ngjarjeve të potikës së përditshme. Përballja me realitetin e vështirë në Shqipëri dhe karakteri i saj e kanë shtyrë të mendojë për mënyra se si të përmirësojë gjendjen. Kjo e ka sjellë natyrshëm dhe gradualisht te vendimi për të studiuar polikën dhe ekonominë.

“Kjo ka qenë pikërisht ëndrra ime, të studioja ekonomi dhe politikë, dhe të studioja në Angli”, thotë Megi për Exit News.

Nuk të qëllon shpesh që një 20-vjeçare të të thotë se është konservatore dhe se ka pikë referimi Margaret Theçerin, si politikane dhe si grua.

“Unë besoj te barazia e mundësive në një demokraci, ndër parimet bazë të konservatorizmit. Kjo i dha mundësinë Margaret Theçerit të bëhej e para grua kryeministre në Mbretërinë e Bashkuar, ndërkohë që vinte nga një familje modeste. Megjithatë arriti të drejtonte vendin e saj dhe ta quanin “zonjë e hekurt.”

Duke mbetur te barazia e mundësive, Megi kujton se para pak ditësh kishin biseduar në një grup në internet rreth shpopullimit të shqiptarëve në trojet etnike në Serbi. Qeveria serbe në Luginën e Preshevës po heq nga regjistri civil shqiptarët që ata nuk i gjejnë në adresat e banimit.

Me patosit e rritur nga kjo bisedë, në grup ishte ngritur pyetja se “përse askush nuk flet për faktin se Kosova nuk është në hartë?”

Kjo pyetje e shtyu Megin të hartojë një peticion të shkurtër, me mendimin se ajo duhet të bënte atë që kishte në dorë, sado pak qoftë kjo.

Në këtë pikë ajo ndalet te bashkëpunimi i munguar midis qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës që pas pavarësisë së kësaj të fundit.

Megi u kërkoi miqve ta shpërndajnë peticionin në median sociale. Ajo i shkruaji direkt edhe disa faqeve që postojnë për çështje të Ballkanit.

Në pak orë e kuptoi se mbështetja po rritej në përmasa që ajo nuk i kishte pritur. Dhjetëra, qindra, mijëra firmosësit e parë të peticionit, pastaj një media e më vonë të tjera nisën të shrkuajnë për të.

Megi kujton ngazëllimin nga mesazhet mbështetëse nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëra e diaspora. “Larg atdheut të qan zemra më shumë”, thotë ajo.

Me rritjen e firmave, peticioni gjeti rrugën deri te disa persona të famshëm, të cilën e postuan atë në mediat sociale: Dua Lipa, Dafina Zeqiri, Era Istrefi, Rita Ora, Sidrit Bejleri, Kapital T, Don Phenom, Enisa, Selma Kasimovic, Elvana Gjata….

Ajo tregon edhe për mesazhe të tmerrshme kërcënuese por na siguron se nuk ka frikë.

Megi thotë se më e mira që ajo pret është që peticioni të detyrojë kompaninë Apple ta shtrojë për diskutim çështjen e kufijve të Kosovës dhe, idealisht, të vendosin ta paraqesin si shtet më vete.

Ajo e shtrin më tej ëndrrën e saj: që ky peticion t’u tregojë qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës se shqiptarët duan të bashkohen, se ata i duan qeveritë e të dyja vendeve të bashkëpunojnë për t’u afruar, deri në heqjen e kufirit mes dy vendeve.

“As vetë nuk e prisja këtë mbështetje dhe qava kur pashë dhjetëra mijëra firmat që kishte mbledhur peticioni” – thotë Megi a mallëngjyer.

Peticioni gjendet ende i hapur për mbështetje dhe tashmë i ka kaluar 130 mijë firmat. / KultPlus.com

Junikut i shtohet murali “Rinia ndërton ura”

Parkut ‘Moronica’ në Komunën e Junikut i është shtuar edhe murali “Rinia ndërton Ura”. Ky mural shpreh bashkëpunimin, paqen dhe zhvillimin në mes të rinisë.

Murali është realizuar nga anëtarët e organizatës YMCA në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Kosovë.

Komuna e Junikut nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook ka njoftuar se ky mural është vazhdimësi e muraleve paraprake në këtë park.

“Vizatimi i të rinjve, anëtar të organizatës, është realizuar në murin e muraleve në Parkun ‘Moronica’, vazhdimësi e muraleve paraprake të ideuara dhe realizuara nga të rinjtë”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

Emina Cunmulaj realizoi testin e Covid-19 dhe filmoi gjithçka: Ndihesh sikur do të dalin sytë vendit

Emina Cunmulaj ka kryer testin e koronavirusit për herë të dytë, dhe ka treguar hap pas hapi të gjithë procedurën për ndjekësit e saj në Instagram.

Modelja e njohur shqiptare, asistohet nga një profesioniste e cila i kryen tamponin në një ambient jashtë shtëpisë së saj.

Fatmirësisht Emina doli negative, por thotë se kjo është një ndër testet më të vështira që ka realizuar ndonjëherë në jetën e saj.

“A jeni testuar ndonjëherë për COVID? Dola negative. Kjo ishte hera e dytë dhe ndihesh sikur do të të dalin sytë nga vendi”, ka shkruar ajo.

Emina ndan shpesh herë eksperienca të tilla private nga familja e saj, por një gjë e tillë ishte e nevojshme për t’u parë nga të gjithë ata që mendojnë akoma se virusi është një shaka. / KultPlus.com

Emina Cunmulaj realizoi testin e Covid-19 dhe filmoi gjithçka: Ndihesh
Emina Cunmulaj realizoi testin e Covid-19 dhe filmoi gjithçka: Ndihesh
Emina Cunmulaj realizoi testin e Covid-19 dhe filmoi gjithçka: Ndihesh
Emina Cunmulaj realizoi testin e Covid-19 dhe filmoi gjithçka: Ndihesh

Reagon UNICEF në Serbi pas postimit të flamurit ‘Autochthonous’ nga Dua Lipa

UNICEF në Serbi ka reaguar pas postimit të bujshëm të Dua Lipës.

Dua Lipa ditë më parë iu bashkua nismës së shqiptarëve, të cilët kërkojnë vendosjen e Kosovës në hartë nga “Apple”

Menjëherë pas këtij postimi, këngëtarja u “bombardua” nga komentet e shumta të serbëve, të cilët ia mbushën positmin me frazën “Kosova është Serbi”.

Pas kësaj, Dua publikoi flamurin “Autochthonous”, me të cilin sërish nxiti reagime të serbëve, madje kësaj radhe me hov më të madh.

Në gjithë këtë ngjarje, ka reaguar dega e UNICEF në Serbi, e cila thotë se Dua Lipa nuk është ambasadore e tyre dhe qëndrimet e saj nuk janë të UNICEF.

Të dashur miq, faleminderit që treguat postimin nga këngëtarja Dua Lipa. Ne dëshirojmë t’ju informojmë se Dua Lipa nuk është një Ambasadore e UNICEF dhe nuk flet për UNICEF. Si shumë të tjerë, ajo ka mbështetur punën tonë për fëmijë, për të cilën jemi mirënjohës. Pikëpamjet që ajo shpreh janë të vetat dhe nuk ndahen ose miratohen nga UNICEF”, thuhet në postim. / KultPlus.com

‘La Casa de Papel’ rikthehet me sezon të ri

“Money Heist” ose i njohur më së shumti si “La Casa De Papel”, është seriali spanjoll i cili ka pasur një sukses të madh ndërkombëtar, përcjellë KultPlus.

Në rrjete sociale kanë vërshruar komentet e fansave, të cilët me padurim prisnin sezonin e ri të serialit.

“La Casa De Papel” po bëhet gati për një sezon të pestë, ndërsa bëhet e ditur se xhirimet kanë filluar.

Ka qenë aktori në rolin e “Profesorit”, Alvaro Morte, i cili ka konfirmuar lajmin e rikthimit në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka ndarë një foto nga prapaskenat e xhirimeve, ndërsa krahas saj shkruan:

“U riktheva! Profesori u rikthye!”, duke gëzuar fansat e këtij.

Përsa i përket këtij sezoni të ri, ende nuk ka një datë se kur do të lansohet për publikun, megjithatë pritet të mos vonojë shumë. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CC5uStco66J/?utm_source=ig_embed

“Nga Kosova, me dashuri”, Action Bronson publikon dokumentarin nga vizita në Prishtinë (VIDEO)

Action Bronson ka sjellë dokumentarin e realizuar gjatë vizitës në Kosovë.

Action Bronson në vitin 2018 mori pjesë në festivalin “Sunny Hill” bashkë me Dua Lipën e disa emra të njohur.

Këtë udhëtim, ai e shfrytëzoi edhe për të bërë një vizitë në Kosovë dhe Maqedoni, bashkë me disa miq të tij.

Madje, ai ka realizuar edhe një dokumentar, ku sjell pamje nga vendet që vizitoi, ushqimet që i provuan si dhe vizitat tek familjarët e tij.

Me këtë dokumentar, ai tregon nga afër për mikpritjen që shqiptarët u bëjnë të gjithëve, si dhe kulturën që ka Kosova dhe Maqedonia, ndërsa nuk munguan pamjet nga festivali “Sunny Hill”.

Si i dhënë pas kuzhinës, Bronson në pjesën më të madhe të dokumentarit tregon për ushqimet që i ka ngrënë ku ka shkuar si dhe ato që i përgatiti bashkë me hallën e tij.

Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme, ku gjendet dokumentari i plotë i reperit dhe kuzhinierit të njohur./ln/KultPlus.com

Dua Lipa së shpejti në bashkëpunim me J Balvin dhe Bad Bunny

Dua Lipa i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për ta paralajmëruar lansimin e një projekti të ri në bashkëpunim me yjet latinë të muzikës, J Balvin dhe Bad Bunny.

Pop ylli me prejardhje nga Kosova, përmes një mesazhi të postuar e ka zbuluar emrin e këngës së ardhshme, që do të jetë “Un Dia (One Day)”, si dhe ka bërë të ditur se projekti do të lansohet të premten më 24 korrik, transmeton Koha.

Një sekuencë e shkurtër e këngës e shoqëronte videon e postuar nga Dua, ku u emëruan edhe disa bashkëpunëtorë të tjerë në realizimin e videoprojektit si 21-vjeçari nga Kolumbia, Stillz, i cili e ka bërë regjinë e klipit dhe “Neon16”, studioja incizuese e producentit dhe kantautorit nga Puerto Rico, Tainy.

Kënga “Un Dia (One Day)” do të jetë projekti më i ri muzikor i këngëtares Lipa, që vjen pas lansimit të albumit të saj të dytë muzikor, “Future Nostalgia”. Ndërsa, në fillim të këtij muaji, ajo e publikoi edhe videoklipin e ri të këngës “Hallucinate”, që është pjesë e këtij incizimi.

Në fillim të kësaj jave, Lipa u bë lajm në mediat dhe portalet botërore për postimin e një mesazhi, që bënte thirrje për të drejtat e popullit kosovarë dhe i cili zgjoi debate dhe reagime të ashpra nga Serbët.

Gjatë ditës së martë, këngëtarja me famë botërore e postoi një tjetër mesazh në rrjetet sociale përmes së cilit e shpjegoi qëllimin e mesazhit të saj paraprak, duke thënë se ajo kurrë nuk tenton të ndjellë urrejtje tek njerëzit.

“Thjeshtë më mërzit fakti që mesazhet e mia keqinterpretohen nga grupe njerëzish të cilët e promovojnë ndarjen etnike, diçka që unë e refuzoj kategorikisht dhe e urrej vërtetë. Sa herë që postoj diçka për Kosovën, llogaritë e mia në rrjetet sociale mbushen me mesazhe negative dhe rezistencë ndaj idesë së një kulture autentike kosovare. Madje edhe atëherë kur postoj diçka argëtuese si ushqimet apo muzika tradicionale e vendit tim. Ne të gjithë meritojmë të jemi krenarë për etninë dhe vendin prej nga e kemi prejardhjen. Unë, thjeshtë dua që vendi im të përfaqësohet në çdo hartë si dhe të kem mundësi të flas me krenari dhe gëzim për rrënjët e mia shqiptare. I inkurajoj të gjithë njerëzit që ta festojnë trashëgiminë dhe prejardhjen e tyre, dhe të dëgjojnë e mësojnë nga njëri-tjetri. Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë,” ka deklaruar tutje Dua Lipa. / KultPlus.com

Në Prishtinë protestohet sot kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe

Sot do të mbahet protestë kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe apo të ashtuquajturës “Xhamia e Erdoganit” në Prishtinë.

Protesta e cila pritet të nis në ora 11:00, është paralajmëruar në Facebook nga Binak Gashi, ish-Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë pjesë e OVL-së së UÇK-së.

Protesta do të mbahet në lokacionin ku ka filluar të ndërtohet xhamia, në afërsi të objektit qendror të Telekomit të Kosovës.

Gashi ka kritikuar faktin se xhamia është e financuar nga Turqia, derisa ka thënë se Kosova nuk është provincë e Turqisë por “histori e Ilirisë që nga koha pellazge”.

“Fillimi i punimeve për këtë xhami ka ndodhur me 16 korrik si koincidencë e përvjetorit të puçit ushtarak në Turqi, tregon atak direkt kundër Pavarësisë së Kosovës dhe institucioneve të saj të heshtura”, ka thënë Gashi. / KultPlus.com

17 vjet nga vdekja e Dhimitër Shuteriqit

Dhimitër Shuteriqi është një nga prozatorët, poetët dhe studiuesit më produktiv të letërsisë shqipe. Lindi në Elbasan më 1915 dhe ka vdekur më 22 korrik të vitit 2003.

Ishte nga një familje intelektuale, i biri i Simon Shuteriqit, pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit dhe atë të Elbasanit, si dhe një ndër themeluesit e Normales.

Mori pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe pas Çlirimit në jetën kulturore dhe letrare të vendit.

Dhimitri ndoqi mësimet në Liceun e Korçës dhe më pas shkollimin e lartë e ndoqi në Universitetin e Grenoblit dhe Lionit, në Francë. Më 1942-1943 jepte mësim në Elbasan, më 12 maj 1943 u zgjodh sekretar i këshillit krahinor nacionalçlirimtar për komitetin qarkor të Elbasanit.

Më 2 mars 1946 në Drejtorinë e Shtypit dhe Propagandës pranë Ministrisë së Shtypit, Propagandës e Kulturës Popullore, u krijua një komision që ngarkohej për t’u dhënë liri qarkullimi librave të botuar deri në atë kohë në Shqipëri, pjesë e të cilit ishte edhe Shuteriqi si punonjës i Lidhjes së Shkrimtarëve.

Në vitet 1950-1974 ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Ka filluar të shkruajë që në vitet ‘30.

Fusha kryesore e veprimtarisë së tij krijuese është proza, romani, por sidomos tregimi, ku shquhet si një nga lëvruesit më të mirë të tij.

Si studiues ka punuar sidomos në fushën e historiografisë letrare, si një ndër autorët krye­sore të teksteve e të veprave përgjithësuese për historinë e letërsisë shqiptare, i monografive të veçanta si dhe i punimeve për historinë e kulturës shqiptare, për folklorin e filologjinë. Veç kësaj Dhimitër Shuteriqi është marrë edhe me publicistikë.

Dhimitër Shuteriqi ka lënë në dorëshkrim një varg veprash të përfunduara. Është dekoruar me “Urdhrin e Flamurit”; ka marrë Çmimin e Republikës së Shkallës së Parë. / KultPlus.com

Freud: Qytetërimi zuri fill kur një person i zemëruar hodhi fjalën në vend të gurit

Sigmund Freud është themeluesi i psikanalizës. Idetë e tij radikale mbi mendjen e njeriut transformuan psikologjinë dhe mbeten kontradiktore edhe në ditët e sotme. Më poshtë mund të lexoni disa thënie të tij.

  • Qytetërimi zuri fill kur një person i zemëruar hodhi fjalën në vend të gurit!
  • Sa i guximshëm bëhet njeriu, kur është i sigurt se e duan!
  • Një qytetërim që lë një numër kaq të madh të pjesëtarëve të tij të pakënaqur dhe i çon ata në revoltë nuk e ka merituar dhe nuk e meriton të ekzistojë!
  • Njeriu nuk ia arrin t’i eliminojë komplekset e tij, por pajtohet me to: ato ligjërisht e drejtojnë veprimtarinë dhe sjelljen e tij në botë!
  • Të jesh tërësisht i ndershëm me veten është një ushtrim i mirë!
  • Fëmijët janë krejtësisht egoistë; ata i ndiejnë nevojat e tyre intensivisht dhe përpiqen mizorisht që t’i kënaqin!
  • Ëndrrat janë shpesh më të thella kur ato duken më të çmendura!
  • Nëse dikush ka qenë i përkëdheluri i padiskutueshëm i nënës së tij, ai ushqen gjatë jetës një ndjenjë triumfuese, besimin në sukses, i cili jo rrallë sjell me vete suksesin!
  • Iluzionet na mbisundojnë ne, sepse ato na kursejnë në dhimbje dhe na lejojnë të shijojmë kënaqësinë në vend të saj. Prandaj ato duhet t’i pranojmë pa ankime kur ato nganjëherë përplasen me realitetin përballë të cilit shndërrohen në thërrime!
  • Njerëzit janë më moralë se sa mendojnë dhe shumë më tepër imoralë se sa përfytyrojnë!
  • Njeriu është shumë i çmendur kur është i dashuruar!
  • Qëllimi i gjithë jetës është vdekja!
  • Pyetja më e madhe, së cilës nuk i është dhënë kurrë përgjigje dhe së cilës nuk kam mundur t’i jap përgjigje, pavarësisht tridhjetë viteve të kërkimeve në shpirtin e femrës është: “Çfarë do një femër?”!
  • Ne nuk jemi kurrë aq të pambrojtur ndaj vuajtjes sa kur dashurojmë!
  • Sa kemi përparuar. Në Mesjetë do të më kishin djegur në turrën e druve. Tani ata mjaftohen të djegin librat e mi!
  • Qëllimi i personalitetit të njeriut është i përcaktuar nga përmasat e problemit, që arrin ta shtyjë atë njeri të lajthisë!
  • Para se të diagnostikoni veten me depresion ose vetëbesim të ulët, sigurohuni që nuk jeni të rrethuar nga budallenjtë!
  • Detyra për të bërë njerëzit të lumtur nuk është pjesë e planit të Krijimit!
  • Mungesa e plotë e seksit është e vetmja gjë që mund të konsiderohet si devijim seksual. Çdo gjë tjetër është vetëm çështje shijeje!
  • Në atë moment kur njeriu fillon të mendojë kuptimin dhe vlerën e jetës, atëherë mund ta konsideroni atë të çmendur!
  • Dashuria e përjetshme, ideale, e spastruar nga të gjitha format e urrejtjes, ekziston vetëm mes të droguarit dhe drogës tij!
  • Sa më shumë i përsosur që është një person së jashtmi, aq më shumë demonë ka brenda vetes!
  • Kur njerëzit më kritikojnë, unë e di se si të mbroj veten. Por unë jam i pafuqishëm përballë lëvdatave!
  • Treguesi i parë i idiotësisë, është mungesa e plotë e turpit!
  • Një pjesë e madhe e asaj që është e vërtetë brenda nesh nuk kuptohet; dhe ajo që kuptohet, nuk është e vërtetë. /KultPlus.com

Si dhe përse të lexojmë?

Nga: Harold Bloom
Përktheu: Granit Zela

Leximi nuk duhet reshtur kurrë, sepse ai ka rëndësi të dorës së parë, për ta mbajtur sadopak gjallë aftësinë e formimit të gjykimit dhe mendimeve vetjake. Mënyra se si lexohet, mirë a keq, nuk mund varet vetëm prej nesh, porse arsyeja përse lexohet duhet me qenë vetëm e vetëm në shërbim të interesit tonë. Mund të lexohet thjesht për të vrarë kohën, sikurse mund te lexohet i yshtur prej një nevoje të thellë të brendshme, në një rast të këtillë, ka për të mbërritë më së mbrami ai çasti i pangishëm kur leximi do të ta bëj natën ditë. Lexonjësit e Biblës, ata që përpiqen me gjetë biblën e vetvetes, ndoshta e trupëzojnë këtë nevojë të brendshme shumë më mirë se lexuesit e Shekspirit, porse në të dyja rastet, prapëseprap, grishja është po ajo. Një nga shërbimet e të lexuarit, është të na përgatisë për ndryshimin tonë, dhe ndryshimi më i fundmë, ajme, është universal.

Mua leximi më shëmbëllen me një ritual vetmitar, më shumë se me një mision edukues. Mënyra se si lexojmë sot, kur jemi vetëm me veten tonë, përbën deri diku një vazhdimësi të leximit në të shkuarën, sidoqë sot leximi interpretohet nëpër akademi. Lexuesi im ideal (sikurse heroi im i përjetshëm) është Dr. Samuel Johnson-i, i cili ishte i vetëdijshëm për të dyja, fuqinë dhe pamundësinë e të lexuarit pareshtur. Sikurse çdo aktivitet tjetër i mendjes, ai duhet të përmbush parimin e parë të Johnson-it, leximin e asaj “çka na përshtatet më së miri, çka na sjell dobi.” Sër Francis Bacon, përhapësi i disa prej ideve që Johnson-i vuri në jetë, pat dhënë një këshillë shumë të vyer “Lexo duke ruajtur gjykimin, pa t’u bërë trutë dhallë, duke mos besuar gjithçka mendjen pa e vrarë, jo për të rrahur ujë në havan me fjalë që s’kanë mbarim, por duke i dhënë peshë mendimit, duke u thelluar në gjykim.” Unë do të vija përkrah Bacon-it dhe Johnsonit, një tjetër mendimtar të urtë, Emersonin, të ashprin armik të historisë dhe historicizmave të çdo lloji, i cili pat theksuar se librat më të mirë “na trondisin me bindjen e thellë, se ajo nevojë e brendshme që shkruan, po ajo lexon.”

Lejomëni atëherë të bëj njësh thëniet e Bacon-it, Johnson-it, edhe Emerson-it, për të përftuar një formulë të vetme se si të lexojmë: lexo çka më së miri të përshtatet, çka të sjell dobi, libra që i japin peshë mendimit duke të thelluar në gjykim, libra që të trondisin ngase keni të njëjtën natyrë, të pacënuar nga e tirani e kohës. Pikë për pikë, kjo do të thotë, në fillim gjejeni ju Shekspirin, mandej lëreni t’ju gjej. Nëse leximi i Mbreti Lir,ju rrëmben të tërin, atëherë mendoni e gjykoni për natyrën e njëjtë që personazhi ndan me ju; afrinë me veten tënde. Vetëmse këtë s’e shoh asfare si idealizëm por si pragmatizëm. Ta gjykosh këtë tragjedi si akuzë kundër sistemit patriarkal do të thotë të heqësh dorë nga interesat e tua më vetjake, sidomos kur kemi të bëjmë me lexuese, çka është më ironike se sa duket. Shakespeare, më shumë se sa Sophocles, përbën një autoritet të padiskutueshëm dhe të pashmangshëm për sa i përket konfliktit ndërmjet brezave, dhe më shumë se kushdo tjetër, në lidhje me ndryshimet ndërmjet grave dhe burrave. Jini të hapur kundrejt një leximi të shumëanshëm të Mbreti Lir, dhe kësisoj do të kuptoni shumë më mirë origjinën e asaj çka ju e quani patriarkat.

Në fund të fundit – ne lexojmë – sikurse Bacon-i, Johnson-i, dhe Emerson-i do të ishin të një mendjeje – për të forcuar unin tonë, për të mësuar interesat e tij të qenësishme. Leximi na trand së brendshmi duke na dhënë ndiesi të atilla kënaqësie të cilat shpjegojnë deri diku se përse vlerat estetike janë nënvlerësuar nga moralistët socialë, qysh prej Platonit deri tek kampi i sotshëm i puritanëve. Kënaqësitë leximore janë në të vërtetë egoiste më shumë se sociale. Nuk është se përmirësohet drejtpërdrejt jeta e ndokujt nëse leximi është më i mirë e më i thellë. Mbetem mosbesues ndaj shpresës tradicionale sociale se kujdesi ndaj të tjerëve mund të nxitet prej gjallërimit të imagjinatës vetjake, sikurse jam i tejnginjur me argumentat e gjertanishme që përqasin ëndjet e leximit vetmitar me të mirën publike.

Ajo çka është e trishtueshme sa i përket leximit në mënyrë profesionale është fakti se rrallë ndodh të ndiesh sërish atë mrekullim të dikurshëm që të ngjallte leximi në rini, atëkohë kur librat mbartnin “mrekullimin hazlitian”. Mënyra se si lexojmë sot, varet deri diku apo plotësisht nga largësia, qoftë kjo e brendshme apo e jashtme, që ne vendosim në lidhje me universitetet, vendet ku leximi rrallë mësohet si kënaqësi, në kuptimin më të thellë të estetikës së kënaqësisë. Hapja e vetvetes kundrejt një përballjeje të drejtpërdrejtë me Shekspirin në kulmin e fuqisë së tij krijuese, sikurse është Mbreti Lir, asnjëherë nuk është e lehtë, në të ri sikurse në pleqëri, dhe prapëseprapë të mos e lexosh në plotninë e vet Mbretit Lir (çka do të thotë pa kurrfarë manteli ideologjik) do të thotë të mashtrosh botërisht vetveten edhe në gjykim edhe estetikisht.

Një fëmijëri ku pjesën më të madhe të kohës e zë televizori domosdo shpie tek një adoleshencë ku kohën e gllabëron kompjuteri, dhe kësisoj në dyert e univesitetit kemi një student që s’ka gjasa ta mirëpresë idenë se nevojitet durim në këtë rrugëtim që s’njeh fund deri në cakun e mbramë: urtinë që është gjithçka. Shmangia e këtij rrugëtimi e bjerr aftësinë e leximit, sikurse vetë unin bashkë me të. Keqardhja në këso rastesh s’ka kurrfarë vlere ashtu si zotimet e programet e paskëtajshme të leximit. Gjithçka ende mund të ndryshohet, mund të bëhet prej një lloj elite, gjë në në fakt është e papranueshme, për shumë arsye, të mira e të këqija bashkë. Kjo ngase edhe sot ka akoma lexues vetmitarë, të rinj e të vjetër, kudo, madje edhe në universitete. Nëse kritika shërben për ndofarë gjëje ende në kohën tonë, shërben sepse i drejtohet këtij lexuesi, lexuesi që lexon për vetveten, dhe jo për interesa që me gjasë e tejkalojnë vetveten.

Vlera në letërsi sikurse në jetë, më së shumti ka të bëjë me të veçantën fshehatare, atë që kalon cakun e të zakonshmes, të tepërtën prej së cilës merr jetë kuptimi. Nuk është rastësi që historiografët – kritikët që besojnë se njerëzit janë produkt i historisë shoqërore – i shohin personazhet letrarë thjesht si gjurmë të lëna në letër, dhe kaq. Hamleti as që përbën një të vërtetë historike nëse mendimet që kemi nuk na përkasin ne. Kjo na sjell tek parimi i parë, që mund të përmirësojë mënyrën se si lexojmë sot, parim që ja detyroj Dr. Johnson-it: “Çliroje mendjen prej klisheve” Fjalori të dëften që klisheja është ligjërim i stërfyrë me banalitete të rëndomta, fjalor i stërçuditshëm si ai i një sekti a kulti shtriganësh.

Meqënese universitetet kanë fuqizuar kulte të tilla si “gjinia dhe seksualiteti” dhe “multikulutarizmi,” qortimi i Johnson-it kësisoj shndërrohet në “çliroje mendjen nga kilshetë akademike.” Një kulturë universitare që vlerëson më shumë të brendshmet e femrave të periudhës viktoriane se sa vlerëson Çarls Dikensin dhe Robert Browning-un i ngjan një dalldie si ato që përshkruan Nathaniel West-i, gjë që tashmë është kthyer në as më shumë dhe as më pak se në standart. Produkt anësor i një “kulture poetike” të këtillë është fakti se nuk arrin të nxjerrë as edhe një Nathaniel West, dhe as nuk e degdis qoftë edhe ky fakt një kulturë akdemikë të allasojtë në zgripin e parodisë? Poemat e një mjedisi të kësoshëm akademik janë zëvendësuar nga të brendshmet e kulturës sonë. Materialistët tanë riosh na dëftejnë se i kanë kthyer trupin historiografisë, dhe shpallin se punojnë në emër të Parimit të Realitetit. Jeta e mendjes duhet të mposhtë vdekjen e trupit, por prapësperapë kjo as që ka nevojë për bujën zulmëmadhe të një sekti akademik.

Parimi i çlirimit të mendjes prej klisheve na shpie tek parimi i dytë i ringjalljes së leximit: Mos u orvat të bësh më të mirë fqinjin apo lagjen me atë që lexon apo si e lexon. Vetëpërmirësimi është një projekt aq madhor sa të mjafton vetja, mendja dhe shpirti yt: për to s’ka kurrfarë etike leximi. Mendja duhet mbajtur e përqendruar në shtëpinë tënde derisa padituria e saj e mirëfilltë të jetë zbuar me gjithsej; angazhimi i parakohshëm është magjepsës në vetvete, por merr shumë kohë, kohë e cila për leximin nuk do të jetë e mjaftueshme kurrë. Shkrimi për historinë, qoftë ajo e tashme apo e shkuar, është një lloj idhujtarie, adhurim i vazhdueshëm për çka ndodh në kohë. Lexo atëherë i udhëhequr prej dritës së brendshme që kremtonte Xhon Miltoni dhe që Emersoni e kishte parim të leximit, parim që fare mire mund të jeti parimi ynë i tretë: Studiuesi është një qiri që ndizet gjithmonë prej dashurisë dhe gjakimeve të njerëzimit. Wallace Stevens-i, ndoshta duke e harruar autorin e tij, krijoi variante të mahnitshme të kësaj metafore, por fjalët burimore Emersoniane përbën një shprehje më të qartë të parimit të tretë të leximit. Nuk ka vend për drojen se liria e përmirësimit tënd si lexues përbën egoizëm, sepse nëse arrin të bëhesh lexues i mirëfilltë, atëherë fryti i mundimeve të tua do të shndërroj në një mendjendriçues për të tjerët.

U jam rikthyer shumë herë letrave që kam marrë prej njerëzish të panjohur tetë a nëntë vitet e fundit, dhe më ka ndodhur shpesh të prekem aq shumë prej tyre sa të mos mundem t’u kthej përgjigje. Pathosi që i përshkon, për mendimin tim, përbën më së shumti një nevojë të thellë për studimin letrar profesionist, detyrim që universitet nuk begenisin ta përmbushin. Emersoni ka shkruar se shoqëria nuk bën dot pa njerëz të kultivuar dhe shtoi në mënyrë profetike se: “vatra e shkrimtarit nuk është shkolla, por njerëzimi.” Ai e kishte fjalën për shkrimtarë të fuqishëm, burra dhe gra që merrnin përsipër të ishin përfaqësues, përfaqësues të vetvetes, dhe jo kushtetutave, me të vetmen politikë atë që buron prej shpirtit njerëzor.

Funksioni më i lënë pas dore i edukimit universitar është nyjëtuar përjetësisht në thirrjen e Emersonit drejtuar “Studiuesit amerikan”, ku ai shpall se detyrat e studiuesit: “Mund të përmblidhen të gjitha tek vetëbesimi.” Unë marr nga Emersoni edhe parimin e katërt të leximit: Që te lexosh mirë duhet të kesh shpirt krijues. “Leximin krijues” në kuptimin Emersonian e kam quajtur një herë “keqlexim,” fjalë që i bindi kundërshtarët e mi se vuaja nga disleksia kronike. Humbëtira apo zbrazëti që ata shohin pas leximit të një poeme është pasojë e mospasjes së një shpirti të tillë krijues. Vetëbesimi nuk është dhunti, por Rilindja e Dytë e mendjes, e cila nuk mund të ndodhë pa vite të tëra leximi të pareshtur. Estetika nuk ka standarte absolute. Nëse ndokush mëton se fuqia shekspiriane është produkt i kolonializmit ateherë kush po e vriska mendjen të argumentoj të kundërtën? Pas katër shekujsh Shekspiri është më i fuqishëm se kurrë; dramat e tij do të luhen në hapësira jashtëtokësore, në të tjera botë, nëse këto botë do të arrihen. Ai nuk përbën përbetim për kulturën Perëndimore; por mishëron të gjitha parimet e leximit dhe është pika ime e referimit në këtë libër.

Borgesi ia mvishte këtë universalizëm mungesës së mirëfilltë të egoizmit të tij, cilësi që përbën një metaforë të shumëfishtë për dallimin mes Shakespear-it dhe të tjerëve, metaforë e fuqisë së tij njohëse si e tillë. Ne lexojmë, më shpesh e më shumë se sa ne mendojmë se lexojmë, në kërkim të një mendjeje më origjinale se e jona.

Ideologjia, sidomos në variantet me të cekëta të saj, është rrënuese sa i përket aftësisë së të kuptuarit dhe vlerësimit të ironisë, ngase unë sugjeroj që ringjallja e ironisë të jetë parimi ynë i pestë i ripërtëritjes së leximit.

Mendoni ironinë e pafundme të Hamlet-it, i cili kur thotë diçka nënkupton kryekrejet diç tjetër, më së shumti krejt të kundërt me atë që thotë. Por, ky parim, sikur ma vret shpirtin, prejse s’ka gjasa t’i mësosh dikujt të jetë ironik sikurse të bëhet lexues vetmitar. Prapëseprapë, humbja e ironisë shënon vdekjen e leximit, të asaj çka përbën qytetërim në mendjet tona.

U qasa çap pas çapi fare lehtë
Ngadalë e mata udhën ca nga ca
Yjet mbi Krye flakëruan hatâ
Nën këmbë kisha Detin vetë
S’dija se ç’ndillte tjetri hap
Mos vallë i fundmi asisoj –
Cakun e preka prapëseprap
Disa e quajnë “Përvojë”

Të ecurit e burrave është e ndryshme nga e grave, me përjashtim të rastit kur janë në kuadrate të disiplinuara marshimi, pasi ne të gjithë përpiqemi të ecim ndryshe nga të tjerët. Dickinson-i, mjeshtrja e Sublimes në zgrip, zor se mund të kuptohet nëse nuk ndiejmë shqisën e ironisë së saj. Ajo ecën përgjatë të vetmes udhë të mundshme, “çap pas çapi” por çapitja e saj e dalëngadaltë pranëvihet në mënyre ironike me nje titanizëm ku ajo ndien “Yjet mbi Krye,” ndërkohë që ka detin nën këmbë. Duke mos e ditur nëse hapi tjetër i saj do të jetë “i fundmi asisoj” kjo i jep asaj atë mbërritje në atë cak të mbramë që ajo nuk do t’i vër emër, porse vetëm thotë që “disa” e quajnë Përvojë.

Ajo e kishte lexuar esenë e Emersonit “Përvoja”, një punë e shkëlqyer në gjurmët e esesë “Mbi përvojën” shkruar prej mjeshtrit të saj Montaigne, dhe ironia e saj është një përgjigje e përkorë ndaj fjalëve hyrëse të Emersonit “Ku ta gjejmë vetveten? Një përgjigje kundrejt një numri pyetjesh që nuk njohin cak, sepse besohet se ato nuk ekzistojnë.” Caku për Dickinson-in është të mosditurit nëse tjetri hap është i fundmi asisoj. “Nëse ndokush prej nesh do ta dinte se si do ta kishim të shkuarën dhe cili është fati ynë i ardhshëm, atëherë kjo do të ishte kulmi i dijes!” Rugëtimi i mëpasshëm i Emersonit ndryshon nga ritmi i shtruar i Dkinsonit, sikurse e thotë ajo, “çap pas çapi”. “Gjithçka rrjedh dhe shndrit,”në mbretërinë e përvojës së Emersonit, dhe ironija e tij gjeniale është krejt ndryshe nga ironia e saj e nëndheshme. E megjithatë, asnjëri sosh nuk është ideolog dhe të dy mbijetojnë në kohë sajë fuqisë që mbartin ironitë e tyre të kundërta.

Në fund të shtegut të ironisë së humbur është caku i mbramë, përtej të cilit vlera e letërsisë do të jetë e paripërtërishme. Ironia është thjesht një metaforë, dhe rrallë ndodh që ironia e një epoke letrare të jetë si ajo e një epoke tjetër, sidoqoftë, pa rilindjen e kuptimit të ironisë humbet shumë më shumë se ajo që ne e quajmë shkrim letrar. Tomas Mani, ndër më ironikët e shkrimtarëve të këtij shekulli, duket se është bër fir tashmë. Botohen biografi të reja të tij, dhe shkrimet për to mbështeten pothuajse gjithmonë vetëm në homoseksualitetin e tij, a thua se kësisoj do mbahet gjallë interesi ynë si lexues për to, vetëm nëse vërtetohet së ishte homoseksual, dhe kjo t’i sigurojë një vend në bibliotekat tona. Nuk ndodh ndryshe as kur bëhet fjalë për Shekspirin, më së shumti përmendet biseksualiteti i tij i dallueshëm, dhe kësisoj huqet e puritanëve të kohës sonë nuk kanë të sosur. Ironitë shekspiriane, sikurse dihet, jamë më të shumëkuptimshmet dhe dialektiket në tërë letërsinë perëndimore, dhe prapëseprap ato nuk ndërmjetësojnë gjithmonë pasionet e personazheve të tij për ne, kaq e gjerë dhe e fuqishme është furtuna e tyre emocionale. Kjo është arsyeja pse Shakespeare e tejkalon epokën tonë, edhe pse ironitë e tij shpërfillen për t’u marrë me vogëlsira.

Nga ana tjetër, në çdo emocion që ngjall Tomas Mani, rrëfimor apo dramatik, ai ndërmjetësohet prej një estetike të ironisë; dhe ajo nuk mund t’u mësohet si e tillë e shembullzuar tek librat Vdekje në Venecie ose Pështjellim dhe pikëllim i kahershëm pasi për shumë prej studentëve, qoftë edhe për më të talentuarit, është pothuajse e pamundur. Kur autorët rrënohen prej historisë, ne me të drejtë i shohim veprat e tyre si trakate periudhash historike, por kur ato nuk mbijetojnë për shkak të idelogjisë historike që i përshkon, mendoj se kemi të bëjmë me një dukuri tjetër.

Ironia kërkon një vëmendje të caktuar, sikurse aftësinë për të ngjallur ide kundërthënëse, edhe kur ato ndeshen me njëra-tjetrën. Po ti heqim ironinë leximit, i kemi hequr të befasishmen, gjithë të papriturën që na grish. Rrokni çfarëdo lloj libri që t’u zërë dora, një nga ata me vlera që gjykohen e peshohen, dhe keni për të parë se ka shumë gjasa që ironia do të jetë ajo që i jep vlerë e peshë, paçka se shumë prej mësuesve tuaj nuk e dinë se çfarë është apo se ku duhet kërkuar ajo. Ironia ta qëron mendjen prej klisheve ideologjike dhe të ndih të bësh dritë si qiriri i studiuesit.

Tani po kaptoj të shtatëdhjetat, dhe në këtë moshë njeriu nuk para ka qejf të lexojë letërsi të dobët sikurse të shohë ditë të zeza, përderisa ditët i kemi të numëruara. Nuk e di nëse vdekjen ia kemi borxh Zotit a natyrës, por natyra do të bëjë të vetën, dhe ne pa më të voglin dyshim mediokritetit nuk i kemi kurrfarë borxhi, pavarësisht se çfarë turme nënkupton apo përfaqëson ai. Ngase lexuesi im ideal, për një gjysmë shekullia, ka qenë Dr. Samuel Johnson-i, po sjell fragmentin tim të parapëlqyer shkëputur nga parathënia e tij për Shakespeare-in:

Kjo pra është fuqia e Shakespeare-it, drama e tij është pasqyrë e jetës; kushdo që kuturis në mbretërinë e imagjinatës për të rendur pas shajnive që të tjerë shkrimtarë para tij krijuan, mund të gjej tek ai ilaçin shërues për dallditë e tij delirante ngase lexon aty ndenjat njerëzore në gjuhë njerëzore, prej skenash me anë të cilave një eremit mund të shkoqisë punët e botës dhe një pendestar shtigjet e pasioneve të saj.”

Që të lexosh ndjenjat njerëzore në gjuhën me të cilën shprehen, duhet të dish të kuptosh gjuhën njerëzore, në plotninë e saj. Kështu ti i tejkalon ideologjitë, pavarësisht nga bindjet vetjake që mund të kesh, dhe Shakespeare shfaqet para teje, sipas aftësisë që zotëron për ta zbuluar atë. Kjo do të thotë se Shakespeare të lexon më katërcipërisht se sa mund ta lexosh ti atë, edhe kur ta kesh qëruar mendjen nga klishetë. Asnjë shkrimtar para tij apo prej Shakespeare-it e më pas ka arritur të zotëroj si ai aftësinë e krijimit të thellësisë dhe larmisë së dritëhijeve të personazheve, pikëvështrime që tejkalojnë çdo lloj kontekstualizmi që u paracaktohet dramave. Johnson-i, duke e pikasur fort mirë këtë, na nxit ta lexojmë Shakespear-in që të na çlirojë nga “dalldisjet delirante. “Lejomëni ta shtjelloj më tej këshillën e Johnson-it i cili na nxit gjithashtu që të pranojmë djajtë që dëbon leximi i thellë i Shekspirit. Njëri sosh është Vdekja e Autorit; një tjetër është pohimi që vetvetja është trillim; dhe tjetri në radhë është ai sipas të cilit personazhet letrarë e dramatikë janë thjesht shenja të shumta të lëna në letër. Djalli i katërt dhe më I kobshmi është mendimi se gjuha është ajo që përcakton mendimin tonë.

Sërish, dashuria ime për Johnson-in, dhe për leximin, më shtyn të shmang polemikat, e në vend të tyre të lartësoj shumë prej lexuesve vetmitarë që takoj vazhdimisht, qoftë në auditore apo në letrat që më dërgojnë. Ne lexojmë Shekspirin, Danten, Chaucer-in, Servantesin, Dikensin, Prustin, dhe të gjithë të ngjashmit e tyre sepse ata i zgjerojnë përmasat e kuptimit të jetës. Praktikisht, ata përbëjnë Bekim, në kuptimin e vet më hyjnor me “më shumë jetë në një kohë që s’ka kufij.” Ne lexojmë pafundësisht për shumë arsye, disa prej tyre të ditura: ngase s’mund ti njohim plotësisht njerëzit, t’i njohim aq sa të mos ketë më nevojë: ngase kemi nevojë të njohim më mirë veten; ngase kemi nevojë për dijen jo vetëm në lidhje me veten dhe të tjerët, por edhe se si janë punët e kësaj bote.

Prapseprapë, motivi më i fuqishëm dhe themelor për një lexim të thellë të veprave tradicionale klasike jo pak të nëpërkëmbura, është gjurmimi i ëndjes së mundimshme. Afërmendsh që nuk jam nxitës i leximeve erotike, por ëndja e mundishme mua më duket përkufizimi më i mirë i Madhështores në letërsi, edhe pse kjo ëndje e epërme mbetet kërkimi i pareshtur i lexuesit. Eziston pra, Madhështimi i lexuesit, dhe duket të jetë i vetmi tejkalim i kufijve normal të ekzistencës që mund të arrijmë ndonjëherë, me përjashtim të rastit më skajshëm që ne e quajmë “të rënit në dashuri.” Ju bëj thirrje të lexoni çka i përshtatet shpirtit tuaj, çka i jep peshë mendimit dhe gjykimit. Lexoni thellësisht, jo për të besuar, as për të pranuar, as për të kundërshtuar, porse për të mësuar të njësoheni me atë natyrë si e juaja që edhe shkruan edhe lexon. /Gazeta “ExLibris” /KultPlus.com

“Evropa Mbretëreshë” shpjegimi i mistereve të botës: krijimi, vullneti hyjnor, pjelloria, vdekja dhe dashuritë

“Europa Regina” i referohet historisë së pasur dhe botës mitologjike të Evropës. Fillimisht u tha për të shpjeguar misteret e botës – ashtu si krijimi, vullneti hyjnor, pjelloria, vdekja dhe dashuritë – mitet janë një pjesë kryesore e shumë kulturave në të gjithë botën, dhe secila zonë ka mitet e veta.

Europa Regina (Latinisht) dhe shqip “Evropa Mbretëreshë”, është përshkrimi i ngjashëm me hartën e kontinentit Evropian si një mbretëreshë. Prezantuar dhe bërë popullaritet gjatë periudhës së modalitetit. Evropa tregohet duke qëndruar në këmbë me Gadishullin Iberik duke formuar kokën e saj të kurorëzuar, dhe Bohemia zemrën e saj.

Gjatë Mesjetës Evropiane, hartat i përmbaheshin zakonisht skemës së qendrës së Jeruzalemit TO, që përshkruan Evropën, Azinë dhe Afrikën. Hartat e ndara të Evropës ishin jashtëzakonisht të rralla; shembujt e vetëm të njohur janë një hartë nga Lambert e Saint-Omer’s Liber Floridus, e botuar në vitin 1112, dhe një hartë bizantine e shekullit të 14-të. Harta tjetër e përqendruar në Evropë u botua nga hartograf Johannes Putsch në 1537, në fillim të epokës së hershme moderne.

Harta e Putsch ishte e para që përshkruan Evropën si n “Evropa Mbretëreshë”, me rajonet evropiane që formuan një formë femërore njerëzore me kurorë, skeptër dhe kryqëzues të globit. Harta u shtyp për herë të parë nga kalvinisti Christian Wechel. Megjithëse shumë për origjinën dhe perceptimin fillestar të kësaj harte janë të pasigurt, dihet që Putsch (emri i të cilit u Latinizua si Johannes Bucius Aenicola, 1516-1542) mbajti marrëdhënie të ngushta me Perandorin e Shenjtë Romak Ferdinand I të Habsburgut, dhe se popullariteti i hartës u rrit ndjeshëm gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 16-të. Termi modern Europa regina nuk ishte përdorur akoma nga bashkëkohësit e Putsch, të cilët në vend të kësaj përdorën frazën latine Europa në forma virginis (“Evropa në formën e një vajze”).

Më 1587, Jan Bußemaker botoi një gdhendje bakri nga Matthias Quad, duke treguar një adaptim të regina të Putsch’s Europa, si “Europae descriptio”. Që nga viti 1588, një përshtatje tjetër u përfshi në të gjitha botimet e mëvonshme të “Cosmographia” të Sebastian Münster, botimet e mëparshme i përfshinte vetëm ndonjëherë. “Itenerarium sacrae scripturae” të Heinrich Bünting, e cila kishte një hartë të Evropës me tipare femërore të përfshira në botimin e saj 1582, kaloi në regina Europa në botimin e saj 1589. Bazuar në këto dhe shembuj të tjerë, viti 1587 shënon pikën kur shumë botime filluan të përvetësojnë imazhet e Europa regina. /AlbertVataj /KultPlus.com

Letra që Ernest Hemingway i dërgoi Petro Markos

Një ndër autorët shqiptarë, i cili për fat të keq nuk vlerësohet aq sa duhet, është Petro Marko i cili një herë e një kohë, takohej me laureatin e çmimit Nobel për Letërsi, shkrimtarin e madh Ernest Hemingway.

Në artikullin “Shkrimtari, që do njeriun dhe vdes për të, shkruan mirë…”, marrë nga parathënia e librit “Për kë bie këmbana”, botim i shtëpisë botuese “Ombra GVG”, Petro Marko shkruan:

“…U njoha me Heminguejin në Valencia, në Kongresin e Shkrimtarëve më të shquar të botës, si: Pablo Neruda, Nikolas Giljen, Andre Marlo, Nekse, Ana Serges, Luvdig Ren, Aleksej Tolstoj, Rafael Alberti, Atonia Maçado e të tjerë. Ky dukej më i gjalli. Unë për herë të parë i shikoja dhe u dëgjoja emrin këtyre kolosëve të letërsisë bashkëkohore, të cilët, me mendimet dhe shkrimet e tyre, i dhanë një hapësirë më humane, më internacionale dhe socialiste letërsisë dhe artit botëror.

Isha kureshtar për këtë njeri, trupmadh dhe të ngarkuar me kamera (se xhironte filma për zhurnalet e kinemave të botës dhe i shiste për t’i ardhur në ndihmë Republikës), të ngarkuar me bomba, me dylbi, me pistoleta, aq sa një shkrimtar tjetër i njohur i tha:

– Si shumë t’i rëndojnë supet hekurat që mban!

– Më shumë mi rëndojnë mendimet se hekurat, – iu përgjigj Ernest Heminguej.

Kur lexova romanin e tij u mahnita, prandaj nisa dhe unë të shkruaja romanin ‘Hasta la vista’. Kur u botua, i dërgova edhe atij një kopje, ku i shkruajta: ‘I frymëzuar thellë dhe i nxitur nga romani juaj ‘Për kë bie këmbana’, kushtuar vullnetarëve amerikanë, që ranë në Spanjë, unë shkrova këtë roman modest, kushtuar shqiptarëve që ranë në Spanjë’.

Pas dy a tre muajsh, mora një kartë postale. E hapa dhe lexova këto fjalë të Heminguejit, shkruar në gjuhën spanjolle: ‘I dashur Pedro, mora romanin tuaj dhe ju falenderoj. Mjerisht, unë nuk e lexoj dot, se nuk e di gjuhën tuaj. Vetëm për një gjë jam i sigurt: shkrimtari, që e do njeriun dhe vdes për të, shkruan mirë…’”. /KultPlus.com

Zëri i shiut

Poezi nga Ernest Hemingway

Po ti cili je? pyeta shiun që zbriste ëmbël,
Dhe, çudi të thuhet, m’u përgjigj, e përkthej si vijon:
jam Poema e Tokës, tha zëri i shiut,
përjetë ngrihem e pakuptueshme nga vendi e deti i
padepërtueshëm,
lart drejt qiellit, nga ku, në formë  fluturake
ndryshuar tërësisht, por ende e njëjta,
zbres për të lag toka të thara skeletike,
shpërfaqjet e pafundme të pluhurit të botës,
dhe atë në to, që pa mua do të ish vetëm farë, latente,e palindur;
dhe përherë, ditë e natë, i kthej jetë, vetë origjinës sime,
e bëj të pastër, e qendis;
(Sepse kënga, e dalë nga vendi i saj i lindjes,
pas plotësimit, bredharake,
i intereson asaj ose jo,
kthehet në kohë me dashuri.)

Përktheu: Faslli Haliti

Koleksioni i 140 veglave të lashta muzikore

Koleksionisti dhe kompozitori Mark Luli, ka arritur të mbledh 140 veglave të lashta muzikore.

Dëshira e tij është që këto vlera unike, që vijnë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, të dalin përtej studios së tij dhe të jenë të vizitueshme në një hapësire publike .

Në videon e mëposhtme, mund ta dëgjoni rrëfimin e Lulit për odisenë 40-vjeçare të krijimit të këtij koleksioni. /ABC News /KultPlus.com

Vlerat kulturore shqiptare në tehun e ish-sigurimit të shtetit

Nga: Eugjen Merlika

Në këto ditë të trazuara të jetës shqiptare, kur dy vëndet shqipfolëse gjënden në një udhëkryq, përsa I përket s’ardhmes së kombit, I cili është para belegësh vendimtarë për ecurinë e tij, kur bëhet e domosdoshme bashkësia e shllimeve në projektimin e strategjisë kombëtare, studjuesi Auron Tare hodhi papritmas një shashkë në opininin publik, kryesisht kulturor në një portal të Shteteve të Bashkuara. Në synimin e tij ajo duhej t’ishte një “bombë” që duhej të trondiste opinionin panshqiptar, mbasi, si pasojë e “hulumtimeve” të gjata në mjediset e arkivave shqiptare dhe amerikane, do të duhej të rrëzonte “mitet e rreme”, të cilët, simbas autorit, kishin dhjetëvjeçarë që qëndronin në lartësitë e letrave shqipe me të padrejtë, sepse veprimtaria e tyre në dobi të kulturës shqiptare errësohej nga motivi moral, mbasi në disa shkresurina të ish oficerëve të Sigurimit përmëndeshin emrat e Ernest Koliqit e të Martin Camajt.

I gjithë operacioni, i projektuar në kulisa të caktuara e i sendërtuar nga Tareja, nuk është gjë tjetër veçse një rikthim në metodat më të errëta e më të fëlliqura të një mendimi politik, të përcaktuar nga kasta e  kuadrove të ish Sigurimit të shtetit e ka për qëllim të vazhdojë të hedhë vrerin e nepërkës mbi Shqipërinë kundër komuniste, t’asaj që u përpoq me të gjitha mënyrat të shmangëte fatkeqësinë e saj më të madhe historike e mbi dy nga figurat më të spikatura të jetës kulturore të saj, Martin Camajt dhe Ernest Koliqit.

“Dritëhije në histori” (Martin Camaj & Ernest Koliqi të pazbuluar) është titulli i studimit që autori përdor për të paraqitur një sërë dokumentash të ish Sigurimit e të CIA-s, në të cilët përmënden emrat e dy personaliteteve shtatlartë të letërsisë shqiptare, të rritur e të formuar kulturalisht e moralisht në kryeqendrën veriore të Shqipërisë. Jo rastësisht po përdor foljen “përmënden”, sepse në gjithë ato materiale arkivash që janë renditur në “studimin” e Tares, nuk gjëndet asnjë fakt i vërtetuar bashkëpunimi me shërbimet e fshehta të Shqipërisë apo të Vendeve të tjera. Gjindemi përballë një përpjekjeje për mashtrim të neveritshëm të atyre që nuk e njohin sa duhet të shkuarën tonë historike, nga ana e atyre që vazhdojnë t’i besojnë verbërisht “Miteve të vërteta”, një urdie xhelatësh të diktaturës që kanë mbi ndërgjegjen e tyre mijëra e dhjetra mijëra jetë të kositura shqiptarësh të pafajshëm, jetë të gjymtuara e të kaluara nëpër kampet e çfarosjes, të internimeve të përjetëshme e të punëve të detyruara që, simbas ndonjë historiani apo studjuesi ishin “kampe pushimi” ku vdisnin çdo ditë njerëz të uritur e ku gratë e burrat ishin kthyer në kafshë ngarkese, të paracaktuar për të transportuar metro kubë drush mbi shpinë, sepse kështu kishte lëçitur në arkivat e CIA-s ndonjë historian apo koleg mendimesh i z. Tare…..

Filozofia mjerane e atij synimi mashtrues e poshtërues kundrejt vlerave të vërteta të kombit shqiptar, nuk është diçka e re. Është një praktikë e vjetëruar e regjimit, por tingëllon paradoksale të ushtrohet edhe sot, mbas tridhjetë vitesh të dështimit të plotë të tij në të gjithë drejtimet. Sot, e shitur si “liri fjale e studimi”, ringjallet në të gjithë shëmtimin e tij patologjik, duke vërtetuar më së miri thënien e një burri shteti e shkrimtari anglez, Chesterfield (1694 – 1773), kur shprehej: “Thënia e gënjeshtrave është arti i vetëm i aftësisë së ulët, është streha e vetme e poshtërsisë.”

Studimi i Tares mund të quhet një kryevepër në dëshirën për t’i a arritur synimit për të përbaltur jo vetëm Ernest Koliqin e Martin Camajn, për t’i “zbritur” ata nga Panteoni ku Shqipëria i kishte vendosur, por edhe për të marrë përsipër rolin e kritizerit të “pagabueshëm” të ministrive shqiptare e kosovare të kulturës, që paskëshin kryer një “krim kulturor” në një veprimtari të përbashkët që kishte si qëllim “promovimin e lartësimin” e figurave të tyreKjo kryevepër donkishoteske nuk gjen tek puna e lëvruesit të “shquar” të arkivave mjetet e duhura për të bindur qoftë edhe fëmijët e fillores në synimin e tij, duke u kthyer kështu në një operacion të dështuar të një studjuesi të dështuar.

Më poshtë do të shqyrtojmë më hollësisht se cili është ky operacion, cilat janë bazat dokumentare e logjike të shtjellimit të përftimeve që autori ka dashur t’i paraqesë si të pagabueshme, duke shpërdoruar fjalën “dokument” e duke fuqizuar shpërdorimin me termin CIA. Përimtimi i z. Tare fillon me një fakt të vërtetë, me të vetmin të tillë në të gjithë punimin e tij:

Sipas burimeve të dosjes së tij shqiptare, Camaj dyshohet për lidhje me një bandë t’arratisurish projugosllavë. Për këtë arsye arrestohet në mënyrë të fshehtë më 5 – 5 – 1948 dhe sillet në Shkodër. Më 10 – 5 – 1948 merret në pyetje në zyrën e Sigurimit të shtetit nga kapterri II, Fadil Kapisyzi.

            Dosja e deklasifikuar e Camajt ka ndër dokumenta të tjera edhe një deklaratë prej disa faqesh, mbi përfshirjen e tij në ndihmesën për t’arratisurit antikomunistë, por në rrëfimin e tij për oficerët e Sigurimit të bie në sy se Camaj ka dëshmuar gjithshtu kundër disa prej mësuesve të tij fretër jezuitë në veçanti Pader Fausti dhe Pader Daniel Dejani, Pader Roza. Duhet thënë se Fausti e Dejani ishin dënuar me pushkatim në gjyqin e famshëm kundër klerit katolik.

            Megjithëse Camaj tregoi mbi përfshirjen e tij në një rrjet t’arratisurish politikë që kishin lidhje me Jugosllavinë, ai doli nga zyrat e Sigurimit të Shkodrës më 10 – 5 – 1948, pasi pranoi të rekrutohej si informator me pseudonimin “Bregu i kuq””.

Ky është episodi nga nis rrëfimi i autorit dhe rrugëtimi i tij nëpër botën e fantazmave të dosjeve të ish Sigurimit të shtetit. Një studjues i paanshëm do të duhej të ndalej në ligjëshmërinë e veprimit të cilin ai e merr në shqyrtim. E n’atë rast do t’i duhej të kthehej me mendim mbrapa në kohë, në majin e vitit 1948. Ishte viti i katërt i pushtetit komunist në Shqipërinë e Veriut. Kanë qënë katër vite të trazuara jo vetëm për Shtetin shqiptar në tërnimin ndërmjet varësisë së Beogradit e Moskës, por edhe për Malsitë shqiptare të Dukagjinit nga vinte mësuesi djalosh Martin Camaj, që kishte studjuar në liceun e jezuitëve në Shkodër. Dukagjini, si të gjitha Malësitë e Veriut, u vunë para një prove tepër të vështirë, n’atë të bashkëjetesës me regjimin që kishte ardhur në krye të Shqipërisë, në sajë të nënështrimit të plotë kundrejt jugosllavëve në vitet e para e të sovjetikëve më vonë, të dy palët armiqtë tradicionalë të malsorëve shqiptarë. Ato qëndruan edhe me armë në dorë vite me rradhë nëpër shpellat e maleve të tyre, duke ëndërruar Shqipërinë e lirë. Qëndruan duke shkruajtur një faqe vetmitore në gjithë Lindjen komuniste, atë të qëndresës kundër një bote që vinte të përdhoste zakonet e doket e tyre qindravjeçare e së cilës ata nuk donin t’i nënështroheshin. Kjo ishte vazhdimësi e historisë së tyre, por këtë rradhë ishte më e ndërlikuar, sepse u duhej të luftonin jo kundër turkut, sërbit apo malazezit, por kundër vëllait të gjuhës e të gjakut. Qëndruan nën drejtimin e princërve të Mirditës, Mark e Llesh Gjomarkaj, të Pashuk Bibës e të Ndoc Mirakajt, të Muharrem Bajraktarit e dhjetra e qindra herojve të vërtetë të kësaj toke, të cilëve Shqipëria fisnike u ka borxh nderimin në kujtesën e saj historike.

N’atë kataklizëm, që u krye në trojet e tyre, malsorët shqiptarë u munduan të shpëtojnë çfarë mund të shpëtohej nga brumi mijëvjeçar me të cilin ishin gatuar, nderi dhe besa, shartet e trashëguara të karakterit. Por n’ato vite ishin përballur me tragjedinë e terrorit komunist, me mijra të vrarë me e pa gjyq në trojet e tyre, mijra djelmosha kosovarë të masakruar në Tivar e gjatë rrugës për të arritur atje, meshtarë të arrestuar e të dënuar me vdekje me padi të rreme (shëmbulli më i qartë është ai i futjes së armëve fshehurazi në kishën e fretërve në Shkodër), njerëz të nxjerrë nga shtëpijat vetëm me rroba veshur e të mbyllur në morinë e burgjeve të Shkodrës, për të marrë pastaj udhët e internimeve në krahinat e Jugut.

N’atë atmosferë terrori, Martin Camaj, një mësues i ri njëzetetre vjeç, arrestohet një ditë maji e çohet fshehtas në zyrat e Sigurimit të Shkodrës. Atje i vihet para syve një padi për lidhje me njerëzit e malit, ndoshta edhe me ndonjë emër të vërtetë të rrethit të tij familjar apo shoqëror. Është një skenar i përdorur shumë mijra herë në Shqipërinë e Enver Hoxhës. Oficeri që e merr në pyetje është një katil i lindur. Studjuesi e anashkalon emrin e tij, por nëse do të ishte ndalur në të do të kishte zbuluar një kriminel gjaksor, që kishte dërguar në botën tjetër me tortura vdekjeprurëse Frano Mirakajn, njërin ndër martirët e Kishës katolike, të lumturuar nga Papa Françesku më 2016. Por kjo nuk ka rëndësi për shkrivanin vlonjat që krimin e kërkon tek viktima e tij, madje në fund të studimit ai flet për karierën e natyrshme të Kapisyzit.

Ndoshta mësuesi djalosh nuk e dinte se kush ishte ai që e merrte në pyetje, por në mëndjen e tij thurej plani i s’ardhmes, që vinte si synesë të tij të parë daljen nga ai burg e mundësinë për të kërkuar rrugëdalje të tjera, mundësisht pa përmëndur emra të tjerë. Këtu fillon loja e djaloshit në çerdhen e gjarpërijvet. Ai shtiret sikur i beson premtimeve që i jepen duke bërë levë në atdhetarizmin e tij të lindur, pranon padinë duke përmendur emra etërish, mësues të tij, që tashmë preheshin në lumturinë e Zotit, pranon të nënëshkruajë një deklaratë që i kanë përgatitur “ustallarët”, në të cilën bëhet fjalë për “bashkëpunim”, si gjithmonë, n’emër të interesave të larta të atdheut. Ky ishte stili.

Gjenerali i ardhshëm e kolegët e tij e besojnë e vendosin lirimin me kushtet e caktuara. Ata shihnin tek ai mësues i Prekalit një prè të shkëlqyer për qëllimet e tyre, që n’ato kohë të turbullta mund t’u sillte në shteg atyre shumë kundërshtarë të vërtetë të komunizmit. Ai pranon marrëveshjen me djallin, duke qënë i ndërgjegjshëm dhe i vendosur se nuk do t’i bënte keq kurrë askujt në jetën e tij, del dhe kthehet në Prekalin e tij. Provën e qëndrueshmërisë morale të vetëvetes e jep n’ata pak muaj para arratisjes, kur nuk le asnjë raport në organet e Sigurimit, por edhe me aktin e arratisjes së bashku me 37 vetë të tjerë. Nuk i padit ata por fillon shtegtimin e tij nëpër botë, një rrugëtim që do t’a çojë në bashkëpunimin me personalitete të gjuhësisë botërore, në katedra universitetesh, në drejtimin e organit më të vyer të shtypit periodik shqiptar si “Shêjzat” së bashku me bamirësin e mikun e tij të madh, Ernest Koliqin, në një veprimtari të pasur e të thellë shkencore si gjuhëtar e si letrar, si poet, novelist, dramaturg ndër më të spikaturit e botës shqiptare të kulturës. E gjithë kjo ishte fruti i studimeve të gjata e të thella, i mëndjes së tij të rrallë e i vullnetit të tij të hekurt, por edhe i lirisë vetiake që mundi t’i krijojë vetes nëpërmjet atij veprimi të zgjuar që kreu n’ato ditë maji të vitit 1948. Po të mos kishte vepruar kështu Shqipëria do të kishte patur një të dënuar me punë të detyruar më shumë, por një nga njerëzit më të vyer të kulturës më pak.

Por Martin Camaj nuk gjeti një fushë me lule para tij. Kaloi nëpër shumë vështirësi ekonomike e familjare dhe gjithë kohën ndjeu mbi vete trysninë e atyre të cilët i braktisi në të keqen e tyre. Sigurimi bëri çmos t’a mbikqyrë, t’a diskreditojë, t’a njollosë, siç ishte misioni i tij famëkeq, nuk i fali kurrë tradhëtinë. Afër tridhjetë vite mbas vdekjes një gjurmues arkivash merr përsipër të hakmerret për “tradhëtinë” ndaj Sigurimit e të plotësojë amanetin e hershëm për poshtërimin e figurës së tij. Me këtë synim qëmton dosjet shqiptare, nuk kuptohet me çfarë cilësie, mbasi ato duhet të jenë të mbrojtura.

Në shtator 1948 Martin Camaj arratiset drejt Jugosllavisë…. Megjithëse n’atë kohë nuk kishte shumë informacion mbi këtë arratisje, në dosjen e zbulimit politik shqiptar në vitin 1959  (besoj se do të jetë 1949) (shënim i të nënëshkruarit), ka një detaj interesant për daljen e Camajt drejt Jugosllavisë.” Në dokumentin që sillet si “interesant”, paraqitet me rrjeshta të fshira me vizë përmbi rrjesht pohimi: “u arratis në Jugosllavi, duke i u dhënë kështu jugosllavëve informata me karakter të ndryshëm mbi vendin tonë”. Është i habitshëm fakti që oficerët e dikurshëm, që kishin marrë raportimin, i kishin vënë vizë atij pohimi, ndërsa studjuesi Tare e ringjall atë, madje e ka në bazë të akt – padisë që ngre. Sa mund të jetë i besueshëm një veprim i tillë i a le lexuesit t’a vlerësojë….

Kanë kaluar dy vjet nga arratisja e Camajt dhe autori na paraqet dokumentin e parë të deklasifikuar të CIA-s. Ja çfarë shkruhet në të :

Lënda: Konditat në Universitetet jugosllave.

            Pika C. Studentët e huaj janë nga Shqipëria, Bullgaria, Rumania dhe Hungaria. Këta studentë janë strehuar në “Studentski Dom”, konvikti i studentëve me një kosto prej 1500 dinarë në muaj. Studentët jo komunistë shqiptarë përfshijnë Danish Daca, Enver Metani, Çesk Dajçi, Halil Topalli dhe Martin Camaj. Janë gjithashtu rreth 30 shqiptarë nga Kosova n’universitete”.

Dokumenti i CIA-s, 11 gusht 1951:  

Subjekti: Shqiptarët në Jugosllavi, aktivitete të rezistencës në Shqipëri, kampet e përqëndrimit në Shqipëri.

Pika 2: Dalish Daci, Martin Camaj dhe Skënder Kopisati, tre studentë shqiptarë, të cilët janë arratisur nga vendi i tyre, tashmë janë duke ndjekur universitetin e Beogradit. Shpenzimet e tyre paguhen nga Qeveria jugosllave”.

Dokumenti i CIA-s Tetor – Nëndor 1952

Tema: takimi i Emigrantëve shqiptarë në Jugosllavi.

Takimi i mbajtur në Shkup më 25 – 26 tetor 1952, në prani të një numri zyrtarësh jugosllavë dhe gjeneralit të UDB-së Mugosha. Fjalimi i Tajar Hatibit, autor i Komitetit Drejtues të Komitetit të Prizrenit: “Sot janë 171 studentë refugjatë shqiptarë në shkollën elementare, 61  në shkollën e mesme, 4 në normalen e Gjakovës dhe 25 në Universitet.”

Përse shërbimi sekret amerikan e ka vendosur atë në vëzhgim, duke theksuar emrin e tij në dy dokumenta raporti nga terreni? Mos vallë për një arsye shumë të thellë, të cilën e shpjegon dokumenti i mëposhtëm?

Dokumenti i CIA-s 26 shkurt 1954

Subjekti: Refugjatët shqiptarë në Jugosllavi dhe Lega e refugjatëve shqiptarë (Komiteti i Prizrenit)

Data e shpërndarjes: 26 shkurt 1954

Data e informacionit (fshirë)

Vendi i marrjes (fshirë)

Numuri i faqeve 5

Pika 11. Studentët shqiptarë në Universitetin e Beogradit gjithashtu janë të financuar e të drejtuar prej UDB-së. Një oficer i UDB-së kontrollon notat e tyre mbas provimeve dhe atyre që tregohen më të zellshëm u jepen shpërblime në pare si dhe mundësi për të udhëtuar në Dalmaci e në Zagreb.”

Në këta katër dokumenta të CIA-s, të raportuara nga ndonjë agjent shqiptar i saj në Beograd (me gjasë ndonjë spiun i dyfishtë i Sigurimit dhe i CIA-s) nuk vërehet absolutisht asnjë e dhënë mbi Martin Camajn, student në Beograd, aq më pak mbi një veprimtari të mundëshme të tij në dobi të UDB-së. Atëherë lind pyetja: cili është qëllimi i sjelljes së këtyre dokumentave në akt-padinë e Tares, ku ato nuk kanë asnjë farë vlere për gjykimin e Martin Camajt? Nga viti 1948 deri më 1954, autori i “hulumtimit”nuk është në gjëndje të paraqesë për lexuesin asnjë argument të vlefshëm në mbështetje të tezës së tij, se shkrimtari e studjuesi i mirënjohur Camaj që shpërthen në Beograd si intelektual i shkallës së parë, sa që të merret si docent me mbarimin e Universitetit, ka lidhje çfarëdo me UDB-në. Aq më tepër të sjellë një raport të tij dërguar atij organi. Edhe ato pak të dhëna që dalin në përgjithësi për studentët nuk pasqyrojnë asgjë të veçantë. Madje është e çuditëshme që studjuesi i paraqet këta dokumentë të cunguar, me ndonjë frazë të shkurtër ku përmëndet emri i poetit. Kjo vërteton faktin se të gjithë përpjekjet e tij për të fluturuar mbi Atllantik për të gjetur “vezën e artë” në arkivin e deklasifikuar të CIA-s kanë përfunduar në asgjë, e megjithatë ai vazhdon të ngulë këmbë në pohimet e tij me zellin e një inatçori kryeneç dhe tepër larg seriozitetit të një sudjuesi dukurish kulturore e politike.

Ai e përmënd emrin e institucionit amerikan të shërbimit të fshehtë si një hajmali që që do të bëjë efektin çudibërës të bindjes së opinionit publik shqiptar nga dokrrat e tij. Mbi at’ emër ai të ndërtojë një kështjellë padish mbi rërë, që përbëhet jo nga fakte të gjalla e të pakundështueshme, por nga hamëndjet dhe “arsyet e mosarsyes” së trurit të çoroditur nga urrejtja. Është e qartë si drita e diellit se z. Tare nuk niset aspak nga pozita e studjuesit, por nga ajo e kolegut të vonë të autorëve të dosjeve, që ka paracaktuar objektivin dhe rezultatin e qëllimit të tij. Sa do t’i a arrijë synimit besoj se mundësitë janë zero, megjithë shtysat e përgëzimet që merr nga anë të ndryshme, kryesisht nga veteranë të Sigurimit shqiptar. Janë zero sepse nga arkivat e ish armiqve të betuar të socializmit enverist nuk i vjen në ndihmë asgjë, sepse nuk ka asgjë të vërtetë nga ato që mëton të gjejë ai në jetën e “shkrimtarit të lartësive”, siç e ka përkufizuar një tjetër koleg madhor i tij, Ismail Kadareja, sepse nga asgjëja nuk lind asgjë.

“Bota e hiçit, prej hiçit, për hiçin rrotullohet rreth qëllimit të hiçit” shkruante një filozof i njohur gjerman i shekujve të shkuar. Megjithatë z. Tare vazhdon të besojë se do të shkaktojë një “përmbysje të vlerave”, se “studimi” i tij do të hapë një autostradë të gjërë në fushën e mendimit kulturor e shoqëror të sotëm, në të cilën do të sulen ngadhnjimtarë të gjithë fitimtarët e epokës së turpëshme të ish Sigurimit shqiptar, që do të na zbulojnë “kutërbimin” e “botës së vjetër” të përfaqësuar nga Koliqi, Camaj, Fishta e të tjerë të ngjajshëm të tyre. Madje ndonjeri prej tyre, i shqetësuar se kolegu mund të “helmohet” nga ajo duhmë, e porosit atë të pajiset me një kundragaz, sepse sa më shumë të zhytet në dosjet e Sigurimit, aq më shumë rrezikohet të asfiksohet.

Por studjuesi i ynë e humbet aq shumë torruan, i pushtuar nga afshi i tij i poshtërimit të kundërshtarit, sa që mbasi ka paraqitur një dokument të vitit 1954, në të cilin bëhet fjalë për shpërblime studentësh të dalluar në nota të larta në provimet e universitetit, kthehet mbrapa dhe hamendëson:

Në vitin 1951 Camaj njihet dhe martohet me Nina Bogdanoviç, vajza e ish nën- kryetarit të dikurshëm të Bashkisë së Beogradit. Nuk ka asnjë të dhënë nëse takimi i dy të rinjve ishte i orkestruar nga UDB-ja, por duket e pamundur që kjo lidhje të mos ishte kryer të paktën me miratimin e UDB-së. Një dyshim mbi këtë fakt del edhe nga vëzhgimi i mëposhtëm……. Me të drejtë lind pyetja: me çfarë të ardhurash pushonte në këtë resort malor ky i ri refugjat? A mos vallë këto pushime ishin shpërblimet për të cilin flet dokumenti i mësipërm i CIA-s për stdentët shqiptarë?”

Duke u përpjekur të gjejë qimen në përpeq, fantazia e autorit bën lidhjen e paarsyeshme ndërmjet shpërblimeve të supozuara të  UDB-së më 1954 me pushimet e poetit me gruan më 1951. Mbasi logjika e tij është kaq shumë e pushtuar nga ankthi i zbulimit të “fajësisë” së shkrimtarit, ai i vesh pushimeve të vitit 1951 një mundësi të hamendësuar më 1954! Ajo logjikë e turbulluar nuk mund të përftojë mundësinë e një historie dashurie të lirë e të pakushtëzuar mes dy të rinjsh, studentë në një universitet, por don t’a lidhë atë domosdoshmërisht me “ndërhyrjen” e djallit, e në një rrezatim “gjenialiteti” zbulon se gjithshka ka shkuar ashtu, e në vetminë e tij krijuese thërret “Eureka”. Ashtu ka ndodhur, sepse ashtu duhej të ndodhte, sepse ashtu dëshironte ai të kishte ndodhur në delirin maniakal të mëndjes së tij të harlisur. Sepse përjashtohej mundësia që nëna shqiptare e Ninës Bogdanoviç t’i kishte dhënë së bijës një shumë të hollash për të kaluar disa ditë në Zlatibor me të fejuarin, apo që ky i fundit të kishte fituar e kursyer aq para nga botimi i shkrimeve të tij, apo ndonjë tjetër mundësi.

M’u kujtua zonja Knorr (1827 – 1908), një shkrimtare austriake që shkruante në frëngjisht, që ka botuar mes të tjerëve, një vëllim eseistik “Mendime mbrëmjeje”, që në një çast përsiatjeje shprehej: “Çfarë makalushësh janë gënjeshtarët! Arrijnë të besojnë se janë të besueshëm!”

Gënjeshtra, edhe kur nuk shfaqet e qartë e pa mëdyshje në dokumentat, gjen në përfytyresën e autorit strehën e vet të shumëzimit, nga e cila dalin pa prerë hamëndje e pyetje pa fund, deri sa arrijnë të bindin dhe vetë autorin se përgjigjet e tij janë të vërteta. Krijimi në përfytyresë i një mjedisi ireal, të cilin autori orvatet t’a shesë për ar të kulluar të së vërtetës, ndoshta si dukuri kalon nga normaliteti e hyn në një tjetër fushë. Por është e papranueshme që, mbi këto dukuri, të përbaltet një njeri, cilido qoftë, aq më tepër një nga shtyllat më të fuqishme të përparimit të Shqipërisë e të trashëgimisë së saj kulturore.

  1. Tare shpreson të gjejë në arkivat sërbe vërtetimin e hamëndjeve të tij. Sinqerisht jam i bindur se nuk do të gjejë asgjë, por sido që të jetë, normat më parake të etikës fletorare e të moralit njerëzor nuk duhej t’a linin të sajonte atë farë paçavure që i servir botës së internetit pa ato prova, duke shpërdoruar paturpësisht lirinë e shprehjes.

Auron Tare ka një vëlla të suksesëshëm në Itali, që ka bërë karierë si futbollist e më vonë si drejtues klubi i Lazios. Si i a ka arritur këtij pozicioni vëllai i tij, nëpërmjet zotësisë së tij apo bashkëpunimit me shërbimin e fshehtë italian? Jam i bindur se në sajë të aftësive të tij. Por si nuk mund të pranojë vëllai i tij se në një tjetër kohë, një tjetër shqiptar i talentuar ka mundur, në sajë të aftësive të tij e jo të shërbimeve të fshehta, të ndërtonte një karierë studjuesi, qoftë edhe në nivele shumë të larta akademike. Një koncept i kundërt me këtë, pasqyron ideologjinë e Sigurimit të shtetit dhe është një fyerje për të gjithë ata shqiptarë të ndershëm që kanë hapur rrugët e tyre të jetës e të suksesit profesional e shoqëror, në sajë të punës e aftësive të tyre, kudo në Shqipëri apo në botë.

Ja edhe një tjetër shtjellim i përftimit të Tares mbi argumentin: “Biografët e tij, deri më sot, nuk kanë dhënë ndonjë sqarim se si mund të largohej nga Jugosllavia. Largimi i tij ka disa dritë hije që sjellin një sërë pikëpyetjesh. Si mundi Martin Camaj të merrte lehtësisht miratimin e autoriteteve jugosllave për t’u larguar nga Beogradi? A ka aplikuar Camaj si shumë të tjerë?…. Ndërkohë Camaj papritur gjëndet në Romë….”

Tare bën sikur nuk e din se Jugosllavia e Titos nuk ishte si Shqipëria e Enver Hoxhës, edhe se të dyja Vëndet ishin komuniste, por kishin qasje të ndryshme përsa i përkiste emigrimit të qytetarëve të tyre. Gjatë viteve të mbasluftës nga Jugosllavia u larguan miliona vetë në drejtim të Perëndimit, pa i kërkuar kush llogari për atë lëvizje, ndërmjet të cilëve edhe dhjetra e qindra mijra shqiptarë të Kosovës, të Maqedonisë e të Malit të Zi. Nga Shqipëria ai që largohej rrezikonte plumbin në kufi e ai që vetëm e shprehte dëshirën rrezikonte deri në njëzet vite burg për “bisedë arratisjeje”, duke marrë nofkën “tradhëtar i atdheut”. Të ndërpretosh realitetin jugosllav, në të cilin jetoi për tetë vite Martin Camaj, me mendësinë e sytë e realitetit shqiptar të Enver Hoxhës, do të thotë të mohosh të gjitha ligjet e logjikës, e të jesh plotësisht jashtë një terreni arsyetimi të mirëfilltë.

Por autori i studimit është i djemnuar nga ideja e shërbimeve të fshehta dhe bën një tjetër pyetje: “A mos vallë “Brezi i kuq” dërgohej me mision të ri?

Me të vërtetë duhet të kesh një durim prej Jobi të lexosh deri në fund këtë manual mashtrimi e mungese logjike të pashëmbullt në llojin e vet. Nga tetë vjet qëndrimi në Jugosllavi Sigurimi nuk arriti të gjejë qoftë edhe një dokument të vetëm që të provojë bashkëpunimin e Martin Camajt me UDB-në e tani nga mëndja e harlisur prej manisë së kompleksit sigurimas, autori lëshon një hamëndje tjetër, njërën nga të zakonshmet e tij, për të kërkuar një miratim mbas 64 vitesh të zhvillimit të ngjarjeve. Duket se studjuesin në fjalë e ka munduar ky djemnim që në embrion, ndërsa përgjigjet e gjithë hamëndësimeve e pyetjeve mund t’i kishte gjetur duke lexuar letërkëmbimet e botuara të poetit.

Në një letër të tij, drejtuar një miku të tij në Romë, Lazër Sheldisë, një letër të ruajtur nga arkivi i CIA-s e të sjellur në punimin e autorit, gjënden përgjigjet e të gjithë pyetjeve që mundojnë këtë të fundit. Aty përshkruhet gjëndja e pasigurtë në të cilën ndodhej kohët e fundit shkrimtari, vetmia cfilitëse në të cilën ishte zhytur, keqardhja që veprat e tij nuk gjenin dritën e botimit, trysnia e tërthortë e UDB-së nëpërmjet fjalëve të Mugoshës, njërit ndër udhëheqësit më të rëndësishëm të shtabit partizan të lëvizjes N. Çl. Shqiptare e mikut më të vyer të udhëheqësve shqiptarë, ankthi i një kthimi të dhunshëm në Shqipëri si gjuhëtari Selman Riza, etj, etj. Madje në letër ka edhe një thënie lapidare të shkrimtarit e gjuhëtarit, drejtuar mikut: “Nuk kam frikë nga vuejtjet, por deri sa të jetoj dua të jetoj në mënyrë të ndershme! “

Këto fjalë zemre, të drejtuara mikut, por edhe të gjithë shqiptarëve të kohës së tij e të brezave të ardhshëm, janë dëshmia më e plotë e pastërtisë morale e intelektuale të Martin Camajt, këtij biri fisnik të tokës shqiptare, së cilës ai i lartësoi emrin në mes të Evropës së qytetëruar.

Por truri i studjuesit, i mbyllur hermetikisht në arkivat dhjetravjeçare të Sigurimit, nuk mund të ketë një hapje njerëzore kundrejt të paditurit. Ai është i “paracaktuar” të pësojë baltosjen, edhe se nuk ka në jetën e tij asnjë dëshmi fajësie, edhe se është i sinqertë në rrëfimin e tij. “Hakmarrja” e Sigurimit të shtetit, nëpërmjet pendës së Tares, duhet të shkojë deri në fund, vendimi është dhënë dhe është i pakthyeshëm si dikur, edhe se është kundër fakteve, konsideratave, meritave, gjykimit të shëndoshë, pjellë e një kohe të shkuar e të largët, kur në historinë tonë “u ngritën këmbët t’i bien kokës”.

Një formë e tillë arbitrariteti mendor mund të mbajë vetëm vulën e komunizmit, mund të gjindet sot vetëm në Korenë e Veriut, në Kinë, në Rusinë e Putinit, në Venezuelë, në Nikaragua apo në Kubë, por nuk duhet të gjejë të drejtë qytetarie në Shqipërinë e shekullit 21, sado të fuqishme të jenë shtysat e asaj pjese të popullsisë apo të politikës që ende shohin me mall të shkuarën e afërt.

Nuk e quajta me vënd të ngulnja këmbë këtu edhe për ato që shkruhen për Ernest Koliqin. Kjo jo se shpifjet për të janë më të argumentuara, por për faktin se personaliteti i tij është tepër i madh për t’i u nënështruar cikërrimave të Tares. Ai ka qënë një person që nuk ka jetuar vetëm me politikën, ka patur një katedër në universitetin e Romës. Por me politikë është marrë gjithmonë në dobi të interesave të vërteta të atdheut të tij, e në këtë kuadër ka folur jo me agjentë të shërbimeve të fshehta, por me autoritete të larta të dikastereve evropiane e më gjërë. Po sjell këtu një fragment nga një letër të datës 23 –9 – 1948 që ai i shkruan Mustafa Krujës në Egjypt nga Rapallo (Itali):

Pa nji koalicjon të forcave t’emigracjonit nuk e besoj se i a arrijmë (asnjani grup) m’e vu n’udhë problemin shqiptar për zgjidhje. Deri tash ky ishte nji opinjon i emi, tashti âsht bâ aksiomë. E ja pse.

            Gjatë qindrimit t’im në Romë prej 14 deri në 24 gusht, Ministria e Jashtme më kishte kërkue gjithkah. Më gjetën e shkova tash (më 14 shtatuer).

            Nji funksjonar shum i naltë më tha:

            1 – Simbas fjalës qi ju dhamë në fund të majit, kjo Ministri âsht interesue pranë Departamentit të Shtetit për çâshtjen e juej. Departamenti i Shtetit na ka përgjegjë se pak gjâ din mbi problemin shqiptar, se ajo shka din asht krejt negative: n’Amerikë i vetmi komb qi me mish e me shpirt mpron komunizmin janë Shqiptarët, këta në kët mënyrë kanë marrë nji rrymë antiamerikane dmth. veprojnë kundra interesavet të vendit qi i hospiton;  – asnji zâ kundërshtar s’ka dalë me thye kompaktecën e shumicës. Departamenti i Shtetit tregohet shkeptik dhe mbi seriozitetin e nji lëvizjeje refugjatësh antikomunista mbasi qi këta paraqiten krejt të dámë. Me gjithë këtê do të pëlqehej nga Departamenti i Shtetit nji interesim i itljanvet, tue qenë se këta kanë eksperiencë në çâshtje shqiptare, i cili interesim të kishte për qëllim nji koalicjon të grupeve politike shqiptare n’emigracjon. Funkcionari më siguroi se ai ishte i autorizuem të më thonte për t’i a  tregue eksponentave shqiptarë të ndryshëm, natyrisht atyne qi s’e përhapin ndër kafehane por dijnë se ç’âsht diskrecjoni në të tilla punë delikate.

            2 – Po u realizue nji koalicjon ndërmjet shumicës së grupevet, pasaportat për Amerikë janë gati për delegatë dhe ndoshta shpenzimet e udhëtimit. Në rasë t’arrijtjes shtypi do të flitte – me shtytje të Departamentit të Shtetit – mbi çâshtje shqiptare dhe nji antar i delegacjonit t’onë do t’u pranonte në Komitet formue nga eksponentat e vendeve danubiane – ballkanike robnue nga Sovjetët, komitet qi ka për kryetar Mikolajcik (burrë shteti polak). Si e shef puna ka baza të shëndosha. Kam folë edhe për bursa e shefi i sekcjonit përkatës më ka premtue 10 (dhjetë) për vjetin e ardhëshëm akademik. Për Koço Mukën dhe Ali Këlcyrën i kërkova visa-t dhe më premtuenë me i dërgue sa mâ parë.

            Si e shef un këtu, n’at t’emen, jam përpjekë. Mos rrini pa punue ju atje. Koalicjoni i partive nuk duhet të trembi askênd, i vjen dobí çâshtjes së kundrueme në dritë  të realizimit dhe qet jashtë e derrmon utopit qesharake të parvenu-vet në politikë……”[1]

Kalibri i personalitetit të Ernest Koliqit, ish sekretar i Luigj Gurakuqit në kabinetin Noli mw 1924, ish ministri i parë i hapjes së shkollave shqiptare në “Tokat e lirueme” mw 1941, siç del edhe nga ky fragment letre, i kalon shumë personazhet mjerane të dokumentave mjerane të arkivave të Sigurimit. Për atë është aktual epitafi i vendosur mbi varrin e Molierit:

“Lavdia e tij nuk ka për gjë nevojë

Por e jona ka nevojë për të.”

Marrëzitë e këtij shkrimi ndoshta, në mënyrë paradoksale, do të gjejnë idhtarë të diktaturës që t’a vazhdojnë me zell metodën e mashtrimeve të filluar në të largëtin vit 1945. Sigurisht nuk do t’i vlejnë Shqipërisë, që duhet të njohë të vërtetën e gjithë këtyre viteve për të shkuar përpara. E nuk mund t’i arrihet kësaj të fundit pa njohur vlerat tona të vërteta intelektuale e morale, pa i vënë ato në vendin e nderit të altarit të kombit, pa i studjuar, pa i vlerësuar pa frymë partiake a politike, sepse vlera e tyre i tejkalon kohët dhe hapësirat politike, sepse ajo i përket strukturës së qëndrueshme, palcës kurrizore të kombit, sepse është pasuria më e madhe e tij. /KultPlus.com

[1]Mustafa Merlika – Kruja : “Kuvend letrash me miqtë” Vëllimi II, faqe 21 – 22

Dua Lipa në Instagram: Thjesht dua të flas me krenari për rrënjët e mia shqiptare (FOTO)

Pas shumë reagimeve në lidhje me qëndrimet e këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa, ajo së fundmi ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku sqaron se nuk ka dashur të krijojë urrjetje, por thjesht ta përkrah vendin e saj dhe të jetë krenare me prejardhjen, shkruan KultPlus.

Më poshtë postimi i plotë i saj:

Postimi im i mëparshëm është keqkuptuar. S’kam menduar të nxis urrejtje, dhe ky keqinterpretim më ka trishtuar dhe zemëruar, pasi që me dashje disa grupe dhe individë po promovojnë separatizëm etnik, të cilin unë e kundërshtoj.

Kurdoherë që postoj për Kosovën, qoftë për muzikë apo ushqim, kam parë një rezistencë të ashpër ndaj idesë së kulturës autentike kosovare.

Ne meritojmë të jemi krenarë për etninë tonë. Unë thjesht dua që vendi im të përfaqësohet në një hartë, gjithashtu dua të flas me krenari për rrënjët e mia shqiptare. I injkurajoj të gjithë që ta dëgjojmë dhe të mësojmë nga njëri-tjetri.

Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë, Dua”. /KultPlus.com

Ministrja Dumoshi në Viti: Presim që projektet në sport të kryhen sa më shpejt

Në kuadër të vizitës së sotme në Komunën e Vitisë, ministrja Vlora Dumoshi, pa nga afër punimet që po zhvillohen në palestrën e sportit në Viti dhe në stadiumin e qytetit.

“Palestra e sportit është një projekt që i është dashur shumë qytetit të Vitisë për të krijuar hapësirën e nevojshme për sportistët që ka kjo komunë. Është një investim i ministrisë në vlerë prej 1 milion e 500 mijë euro. U njoftova nga kryetari për mbarëvajtjen e projektit dhe zhvillimin e punimeve. Presim që të intensifikohet dinamika dhe projekti të përfundojë sa më shpejt”, veçoi ministrja në vizitën që iu bë palestrës.

Ndërsa, në inspektimin që i është për punëve në stadiumin e qytetit të Vitisë, ministrja tha se me vizitat që po bëjmë në komunat e Kosovës pa dallim, po përcjellim për së afërmi zhvillimin dhe cilësinë e punimeve që po kryhen në investimet që ministria po realizon.

“Për këtë vit, për stadium, ministria ka ndarë 400 mijë euro. Kemi kërkuar që tribunat të ndryshohen dhe punëkryesi do ta ketë parasysh këtë kërkesë. Zhveshtoret veçse janë përfunduar së ndërtuari. Stadiumi tani është në fazën e drenazhimit. Vitia ka ekipin e saj të futbollit i cili po zhvillon garat në Ligën e Parë të Kosovës dhe i dëshirojmë suksese ekipit dhe urojmë që ky stadium të kryhet sa më shpejt”, sqaroi ministrja Dumoshi.

Ndërkaq, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, e falënderoi ministren dhe MKRS-në për tërë mbështetjen që po japin për komunën që ai udhëheq. Ai konfirmoi se projektet janë më së të nevojshme në plotësimin e kërkesave që qytetarët e kësaj komune kanë. Haliti tha se MKRS-ja dhe Komuna e Vitisë kanë një bashkëpunim shumë të frytshëm i cili përkthehet në dobi dhe në interes të qytetarëve të Komunës. /KultPlus.com