Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, në një deklaratë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, pati treguar se si gjatë një bisede me presidentin e atëhershëm të Maqedonisë, Kiro Gligorov, ky i fundit i kishte thënë se “shqiptarët nuk janë si boshnjakët” dhe se “ata nuk durojnë, do të luftojnë”.
“Presidenti maqedonas, Kiro Gligorov, më thirri dhe më tha: ‘E dini, do të keni problem të madh në Kosovë. Atje do të bëhet luftë, sepse shqiptarët nuk janë si boshnjakët: ata nuk durojnë. Ata do të luftojnë’. Dhe, kështu ndodhi, luftimet nisën”, kishte thënë Clark në këtë bisedë përmes Skype-it.
Më tej, ai tregonte se si Ambasadori Richard Hoblrooke kishte shkuar në qershorin e vitit 1999 për takim me Slobodan Milosheviqin.
“Më lidhi me telefon me Millosheviqin, të cilin e njihja nga koha e Daytonit dhe i thashë: ‘Ju lutem, mos ia bëni këtë popullit shqiptar’. Ai më tha: ‘Gjeneral Clark, këta janë njerëzit e mi. Unë nuk do t’i lëndoj’. Natyrisht, kjo ishte gënjeshtër, sepse spastrimi etnik tashmë po ndodhte”, ka deklaruar Clark. / KultPlus.com
Haki Misini mbetet një nga zërat më të mirë të muzikës rok në vitet e 70’ta në Kosovë. Të gjithë e besuan që zëri i tij do të vazhdojë të dëgjohej edhe për shumë vite, për atë e ndalën forcat serbe ku tash e 22 vite më parë edhe e vranë, shkruan KultPlus.
Haki Misini u vra vetëm pak orë para se të nënshkruhej marrëveshja për bombardimet e NATOS-s dhe kjo ishte dhimbja më e madhe.
Misini atë kohë vepronte në grupin MAK, ku gjithashtu një tjetër anëtar i grupit, Mehmet Tupella u vra gjatë luftës duke bërë kështu që zëri i këtij grupi tashmë të dëgjohet vetëm përmes këngëve të tyre që kanë mbetur pjesë e historisë së muzikës kosovare.
Thuhet që gjëja e fundit që Haki Misini mori nga shtëpia e tij prej nga ku e nxorën forcat serbe, janë cigaret me të cilat do të largohet për të mos u kthyer më i gjallë pranë familjes.
Trupi i tij e i disa personave të tjerë u gjetën në vitin 2005 në Suhodoll të Mitrovicës, dhe pas kësaj eshtrat e tij prehen në varrezat e tokës së Kosovës.
“Moj e mira te pojata”, “Tri gota”, “Në syrin tënd pash një lot” , “Idila verore”, “Qenke rritë moj s’të zen këmisha”, janë këngët që edhe sot vazhdojnë të dëgjohen e interpretohen nga artistë të ndryshëm.
Rok grupi MAK u formua në vitin 1973 dhe si grup ka funksionuar deri në vitin 1978. Gjashtë anëtarët e këtij grupi ishin: Haki Misini, Mehmet Tupella, Rexhep Ismajli-Bulli, Halil Bajraktari, Sedat Isufi dhe Xhevdet Gashi. Grupi “MAK”, konsiderohet pionier i rok muzikës kosovare dhe ka merita të mëdha për popullarizimin e rok muzikës në vend. /KultPlus.com
Kandidatja për presidente e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar sot bombardimet e NATO-s në përvjetorin e 22-të, duke e cilësuar këtë ditë si Dita e Shpresës, shkruan KultPlus.
Përmes një postimi në facebook, Osmani këtë datë e vlerëson si një kthesë të madhe për fatin tonë sepse kur pushteti serb po synonte shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë, SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar, vendet anëtare të BE-së dhe Aleanca e NATO-s vendosën të parandalojnë një gjë të tillë duke i dhënë fund regjimit gjenocidal të Serbisë.
Krejt në fund, Osmani bën thirrje që të rikujtojmë për të mos harruar me shikimin e qartë kah e ardhmja!
Ky është postimi i plotë i Vjosa Osmanit:
Sot është Dita e Shpresës!
24 marsi 1999 shënoi kthesë të madhe për fatin tonë – kjo ditë shënoi rikthimin e shpresës për të gjithë ne. Në këtë ditë, 22 vite më parë, në ora 20:00 bombat e NATO-s u drejtuan mbi caqet e ushtrisë dhe policisë serbe duke shënuar kështu shpresën për liri.
Kur pushteti serb po synonte shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë, SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar, vendet anëtare të BE-së dhe Aleanca e NATO-s vendosën të parandalojnë një gjë të tillë duke i dhënë fund regjimit gjenocidal të Serbisë.
Sot e përherë, i jemi mirënjohës pafundësisht të gjithë grave e burrave të forcave paqeruajtëse të NATO-s. Sot e përherë, i jemi mirënjohës të gjithëve që u rreshtuan në anën e drejtë të historisë. Pa kontributin tuaj, liria për ne do të ishte e pamundur.
Ne rilindëm, për ta ndërtuar një shoqëri të bazuar mbi premisën e lirisë dhe një shtet të bazuar në premisën e barazisë qytetare!
Kemi bërë një rrugëtim të gjatë që nga ajo ditë. Përgjatë këtij rrugëtimi, mbrojtësit e lirisë sonë u shndërruan në mbështetësit më të fortë të procesit të shtetndërtimit të Republikës së re. Vendi ynë , Kosova jonë e dashur, po fuqizohet me mbështetjen e miqve tanë. Ka shumë punë për t`u bërë, por ne jemi të vendosur të punojmë fort e ta mbrojmë lirinë tonë me çdo kusht.
Kjo datë është rikujtim historik për vuajtjet, vrasjet, të pagjeturit, dhunimet e dëmet që shkaktoi regjimi serb. Është rikujtim për breza të tërë që dhanë jetën për lirinë që e gëzojmë sot e për luftën e drejtë çlirimtare të popullit tonë. Në këtë datë, vlera e lirisë dhe e demokracisë kanë marrë një dimenzion të ri për ne por edhe për gjithë botën demokratike, e këto vlera mbeten përkushtim i yni i përhershëm.
Të rikujtojmë për të mos harruar me shikimin e qartë kah e ardhmja! E ardhmja është me Republikën e Kosovës anëtare të aleancës sonë shpëtimtare- anëtare të NATO-s. / KultPlus.com
Kreu i Qeverisë, Albin Kurti ka bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan bashkë me anëtarët tjerë të kabinetit qeveritar.
Shkurtimisht, Kurti ka folur para mediave, duke thënë se 23 vite më parë, në Gllogjan është dhënë kushtrimi i lirisë.
“23 vjet më parë në Gllogjan u dha kushtrimi i lirisë në Dukagjin, lufta çlirimtare u përhap gjithandej dhe një vit më vonë, pushkëve të lirisë iu bashkëngjiten avionët e NATO-s dhe nuk vonoi e u çlirua Kosova. 24 marsi i epopesë së Dukagjinit dhe ai i ndërhyrjes së NATO-s thuajse na tregojnë rendin e logjikshëm të gjërave, së pari pushka jonë pastaj avioni i NATO-s, ngjashëm edhe sot së pari puna jonë, e pastaj edhe ndihma prej jashtë për zhvillim e drejtësi”, ka thënë i njëjti.
“Në ditë të shënuara si kjo ne bëjmë nderim për dëshmorët e kombit, ata që dhanë gjithçka që ne sot të jetojmë të lirë. Ne që jemi të gjallë duhet të kujtojmë ata që nuk janë sepse vetëm duke ia përkujtuar vetës sonë çmimin e madh për liri e pavarësi ne ua dijmë e ua ruajmë vlerën lirisë dhe pavarësisë”, tha Kurti./GazetaExpress/ KultPlus.com
Hong Kongu ka vendosur që ta pezullojë përdorimin e vaksinave të kompanisë Pfizer për shkak se një dërgesë kishte gabime në paketim, raportuan mediet kineze.
Të mërkurën, disa qendrave të vaksinimit rreth qendrës financiare aziatike që ta ndërpresin përdorimin e vaksinës së kompanisë Pfizer, sipas njoftimeve që janë parë nga banorët.
Në deklaratën e distributorit dhe zhvilluesit të vaksinës thuhet se nuk është gjetur ndonjë arsye për të besuar se këto vaksina nuk janë të sigurta. Megjithatë, vaksinimi do të ndërpritet si masë parandaluese, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Qeveria e Hong Kongut njoftoi se të gjitha qendrat e vaksinimit e kanë pezulluar përkohësisht procesin, ndërsa qytetarët që kanë caktuar termin nuk duhet të shkojnë për ta marrë vaksinën.
Pezullimi i vaksinës së Pfizer-it nënkupton që zgjedhja e vetme që u ka mbetur banorëve të Hong Kongut është vaksina kineze, Sinovac.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kabinetin qeveritar ka nisur ditën e dytë të punës në krye të Qeverisë duke bërë homazhe në Prekaz.
Kurti nga Prekazi ka thënë se ka shkuar me kabinetin që ai udhëheq në vendin e flijimit dhe të bashkimit, ku është bërë edhe ngritja heroike e kombit shqiptar.
“Dje pranuam detyrën si Qeveri e re që u votua në Kuvendin e Kosovës të hënën mbrëma. Sot në ditën e parë të punës me zëvendëskryeministrat dhe ministrat erdhëm herët në mëngjes në Prekaz në këtë vend të flijimit dhe të bashkimit, ku tre breza të familjes Jashari u vranë nga forcat serbe, mirëpo, rënia e tyre heroike e ngriti në këmbë popullin shqiptar, i dha hov ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e zgjoi ndërgjegjen ndërkombëtare që me 24 mars dërgoi aleancën më të fuqishme në historinë e njerëzimit kundër një shteti gjeneciodal siç ishte Serbia e Millosheviqit”, ka thënë ai.
Ai ka deklaruar tutje se drejtësia ende nuk është vënë në vend për familjen Jashari e për shumë familje tjera.
“I kujtojmë me shumë dhëmbie e mall, Shaban, Hamëz e Adem Jasharin e të gjithë pjesëtarët e kësaj familje, gjysma e të cilëve ishin gra e fëmijëve, drejtësia nuk është vënë në vend ashtu si për shumë dëshmorë e martir të tjerë. Gjaku i tyre nuk humbet kurrë, emri i tyre nuk harrohet kurrë, ne kthehemi në Prekaz për të kuptuar nga vijmë e për të ditur se nga duhet të shkojmë”, ka thënë Kurti./GazetaExpress/ KultPlus.com
Nesër do bëhen 22 vite kur NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, duke shënuar kësisoj fillimin e fundit të luftës gati dyvjeçare në Kosovë.
Fushata pasoi refuzimin e Beogradit për të nënshkruar marrëveshjen e negociuar në Rambouillet të Francës, për t’i dhënë fund luftës në Kosovë dhe dështimin e përpjekjeve diplomatike për ta bindur atë.
I dërguari amerikan atëbotë Richard Holebrooke, kishte bërë përpjekje deri në çastet e fundit, para se t’i raportonte sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana, se misioni i tij kishte dështuar.
“Procesi tash u kthehet simbolikisht dhe formalisht juve. Tash është çështje e NATO-s. Dua të them se kanalet diplomatike do të mbeten të hapura. Por, misioni ynë, ai që e përmbyllëm disa orë më parë, nuk duket të prodhojë ndonjë lëvizje, prandaj presidenti Bill Clinton dhe sekretarja Albright na kërkuan të kthehemi”, theksonte Holebrooke.
Presidenti amerikan, Bill Clinton, tha atëbotë se misioni i NATO-s synon të parandalojë sulmet e përgjakshme ndaj civilëve në Kosovë.
“Forcat serbe po shkojnë nga fshati në fshat duke bombarduar civilët dhe duke djegur shtëpitë e tyre. Kemi parë njerëz të pafajshëm që janë nxjerrë nga shtëpitë, janë detyruar të ulen në gjunjë dhe janë qëlluar me breshëri plumbash. Burrat ne Kosovë janë ndarë nga familjet, etër dhe bij janë vënë në radhë dhe janë vrarë me gjakftohtësi. Kjo nuk është luftë në kuptimin tradicional. Ky është një sulm me tanke e artileri mbi njerëzit e pambrojtur udhëheqësit e të cilëve tashmë janë pajtuar për paqen”, tha presidenti Clinton.
Më 10 qershor të vitit 1999, NATO-ja nënshkroi marrëveshjen me ushtrinë jugosllave për tërheqjen e saj të plotë nga Kosova, ndërsa dy ditë më vonë, trupat paqeruajtëse të KFOR-it hynë në Kosovë, duke i dhënë fund luftës por edhe sundimit të Beogradit.
Paqeruajtësit e NATO-s dhe të Kombeve të Bashkuara u përballën me pasojat e rënda të luftës, varrezat masive dhe shkatërrimet në shkallë të gjerë.
Nëntë vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, Kosova shpalli pavarësinë e saj e cila deri tash është njohur nga mbi 100 vende të botës në mesin e të cilave Shtetet e Bashkuara dhe vendet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian.
Fushata e bombardimeve nga ajri që zgjati 78 ditë, në tokë u shfrytëzua nga forcat serbe për sulme hakmarrëse kundër shqiptarëve. Mbi 10 mijë veta u vranë, mbi 800 mijë u ndoqën nga Kosova, ndërsa rreth 5 mijë të tjerë në fund të luftës llogariteshin si të zhdukur./ KultPlus.com
Ylli i Hollywoodit, George Segal, ka vdekur në moshën 87-vjeçare.
Aktori i njohur më së miri për rolet në projekte të tilla si “Who’s Afraid of Virginia Woolf?”, “Look Who’s Talking” dhe “The Goldbergs”, vdiq në mëngjesin e së martës si pasojë e komplikimeve pas operacionit në zemër. Kështu ka bërë të ditur bashkëshortja e tij Sonia Segal.
“Familja është e pikëlluar të njoftojë se këtë mëngjes, George Segal ndërroi jetë për shkak të ndërlikimeve nga operacioni bypass”, thuhej në komunikatën për media.
Tetë vjetët e fundit, Segal i ka kaluar në ekran duke e portretizuar Albert “Pops” Solomonin në komedinë e kanalit ABC, “The Goldbergs”, dhe episodi i fundit të cilin e ka xhiruar pak para vdekjes, do të transmetohet më 7 prill. Në këtë ditë pritet që pjesëtarët e tjerë të serialit ta nderojnë kontributin e aktorit.
George Segal po ashtu shquhet për rolin e redaktorit Jack Gallo në serialin e kanalit NBC, “Just Shoot Me!”, për të cilin rol i fitoi dy nominimne për shpërblimin “Globi i Artë”, si dhe portretizimin e Daedalus Patrick Murphy në dramën me detektivë, “Murphy’s Law”.
Roli i tij si Nick në filmin e regjisorit Mike Nichols të vitit 1966, “Who’s Afraid of Virginia Woolf?”, ia fitoi aktorit një nominim për “Oscar”, si dhe gjatë karrierës së tij në ekran të madh, Segal ka luajtur në filma të shumtë, si “A Touch of Class”, “The Terminal Man”, “Fun with Dick and Jane” dhe “The Longest Day”.
Roli i tij i fundit filmik ishte në projektin e vitit 2014, “Elsa & Fred”.
Pas publikimit të lajmi për vdekjen e tij, yje të shumtë të showbizit i pushtuan rrjetet sociale për ta kujtuar dhe nderuar kontributin e tij në kinematografi dhe televizion. / KultPlus.com
Piktura më e madhe në botë, e cila u krijua nga artisti britanik Sacha Jafri, është shitur për 45 milion £ për të mbledhur fonde për organizatat bamirëse për fëmijë.
Jafri kaloi tetë muaj duke pikturuar në sallën e një hoteli të shkretë në Dubai.
Ai planifikoi ta shiste atë në 70 pjesë, por biznesmeni francez i kriptomonedhave Andre Abdoune e ka blerë tërë veprën.
Çmimi e bën atë një nga pikturat më të shtrenjta të shitura ndonjëherë në ankand nga një artist i gjallë.
Jafri tha se 62 milion dollarë të plotë (45 milion £) do të shkonin në Dubai Cares, Unicef, Unesco dhe Global Gift Foundation për të ndihmuar fëmijët në nevojë në vendet si Brazili, India, Indonezia dhe Afrika e Jugut.
Artisti 44-vjeçar nga Londra fillimisht shpresonte të mblidhte 30 milion dollarë.
“Isha vërtet i emocionuar nga ajo që ndodhi – të mbledh gjithe atë shumë parash nga një pikturë brenda një nate,” tha ai.
Jafri filloi duke u bëbë një thirrje fëmijëve që t’i dërgojnë atij fotografitë e tyre që paraqesin se si ndiheshin gjatë pandemisë. Ai mori përgjigje nga 140 vende, të cilat i përdori për frymëzimi.
“Isha në një gjendje të thellë meditimi. Shikova gjithë punën e fëmijëve dhe fillova të pikturoj nga nënvetëdija. Asgjë nuk është planifikuar. Nuk ka skica. Nuk kishte vizatime”.
Në shtator, Rekordet Botërore Guinness e njohën atë si kanavacën më të madhe të artit ndonjëherë./Demokracia/ KultPlus.com
Në një dhomë të mbushur nga tavani në dysheme me kuti, dollapë dhe sirtarë me tulla Lego, Hoang Dang ndërton me dashuri një anije të ndritshme blu, të verdhë dhe të kuqe me një flamur vietnamez dhe sy në majë të saj.
Projektuesi industrial e ka dashur Lego, por filloi ta mbledhë atë seriozisht disa vjet më parë në një udhëtim studimi jashtë vendit, në Detroit, ku u mahnit nga diapazoni i kompleteve në dispozicion në Shtetet e Bashkuara.
ë një dhomë të mbushur nga tavani në dysheme me kuti, dollapë dhe sirtarë me tulla Lego, Hoang Dang ndërton me dashuri një anije të ndritshme blu, të verdhë dhe të kuqe me një flamur vietnamez dhe sy në majë të saj.
Projektuesi industrial e ka dashur Lego, por filloi ta mbledhë atë seriozisht disa vjet më parë në një udhëtim studimi jashtë vendit, në Detroit, ku u mahnit nga diapazoni i kompleteve në dispozicion në Shtetet e Bashkuara.
“Unë dua të sjell perspektivën time për miqtë në të gjithë botën, sepse komuniteti i ndërtimit me Lego në Vietnam është ende pak i njohur në nivel rajonal dhe global,” tha ai.
Hoang është në gjysmë të qëllimit të tij për të ndërtuar 10 krijime në shkallë të gjerë për një ekspozitë.
Duhen rreth pesë muaj për të përfunduar një fasadë prej 5000 copësh, tha ai, edhe pse shumë kohë ia merr gjetja e pjesëve të duhura. “Shpesh kaloj një mbrëmje të tërë për të kërkuar vetëm atë tullë”, shtoi ai.
Pavarësisht nga një koleksion prej mbi dy milionë tullash Lego, Hoang është gjithmonë në kërkim të pjesëve të reja. Kështu ai bëri atë që ai i quan “miqtë e tij Lego”, ku përfshiu Khang Huynh.
Të dy u takuan në një grup në Facebook për ndërtuesit dhe koleksionistët e Lego. Emri “Lego” është një akronim, ndërthurje e shkurtër e “leg god” që do të thotë “luaj mirë” në gjuhën daneze.
“Ndërtimi i Lego na ndihmon të mbushim energjinë tonë krijuese pasi kemi punuar në projekte të gjata dhe të lodhshme”, tha Hoang.
Ata pëlqejnë të fotografojnë atë që i frymëzon në rrugë, pastaj ta rikrijojnë me tulla. Për mikun e tij Khang, kjo përfshin skena rruge me ndërtime komplekse si një motor klasik Honda Cub. “Më tërheqin gjërat e përditshme përreth meje që janë shumë të njohura”, tha Khang. “Unë ndërtoj gjithçka që mendoj se është e lezetshme dhe e dashur për mua.”/ KultPlus.com
Festivali vjetor i rokut “Guitare en Scène” është anuluar përsëri.
Zakonisht mbahet në korrik të çdo viti në qytetin francez në kufi me Saint-Julien-en-Genevois, festivali nuk ndodhi vitin e kaluar dhe organizatorët thonë se është shumë e pasigurt për të planifikuar për këtë vit.
Bandat si Deep Purple dhe Uriah Heep dhe artistë si Ben Harper ishin në plan.
Por festivali thotë se kërkesat e distancës sociale dhe kufijtë në udhëtimet ndërkombëtare do të thotë që ata nuk mund të kenë festivalin që do të dëshironin dhe kështu që do të preferonin të prisnin deri në vitin 2022, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch, tranmseton KultPlus./alb/ KultPlus.com
Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot piktorin e madh Sali Shijaku një pikë referimi e padiskutueshme e arteve pamore dhe një figurë kyçe e historisë së pikturës.
Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) ka organizuar sot një ekspozitë me rastin e 88-vjetorit të piktorit shqiptar Sali Shijaku ku janë ekspozuar 112 vepra në vizatime, pikturë dhe skulpturë, që përmbledhin një hark kohor krijimtarie prej 50 vitesh.
Të pranishëm në ekspozitë ishin artisti Sali Shijaku dhe familjarë të tij, Kryeministri i vendit Edi Rama, drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Çano dhe artistë të tjerë.
Kryeministri Rama e falënderoi piktorin Shijaku për praninë dhe kontributin e tij në hapjen e kësaj ekspozite.
“Besoj është një nder i madh për qendrën tonë, për këtë godinë e mua personalisht që na u dha mundësia falë gatishmërisë së profesorit që ne ta ekspozojmë Sali Shijakun, është një pikë referimi e padikutueshme e arteve pamore, një figurë kyçe e historisë së pikturës sonë dhe një person me të cilin lidhet jeta artistike e shumë të tjerëve qofshin kolegë, breza të tërë studentësh që u inspiruan dhe motivuan nga ai”, – tha Rama.
Kryeministri Rama u shpreh se, “është një kontekst shumë i posaçëm që të hapet një ekspozitë që sidoqoftë është një moment festiv për veprat që ekspozohen dhe autorin e tyre dhe kjo të zhvillohet me kaq pak njerëz si rezultat i këtij konteksti shumë të posaçëm ku jemi”.
“Nga ana tjetër çka unë po mendoja kur e pashë për herë të parë këtë ekspozim të këtyre punëve të vogla në përmasa, por domethënëse në bashkësinë e tyre është pikërisht ideja e një muzike dhome. Profesori ka pasur shumë momente festive me turma të mëdha që viziton ekspozita të mëdha për veprat shpeshherë monumentale të tij, ndërsa një koncert me muzikë dhomë duket se është hera e parë nëse unë nuk gaboj. Kam shpresë që në ditët në vijim dhe javët në vijim kur ekspozita të jetë e hapur për publikun pavarësisht numrit të kufizuar kjo ndjesi e muzikës së dhomës dhe privilegji i të shijuarit të gjithë këtyre punëve me pak njerëz, pa zhurmë, pa të presionin e një mase të madhe njerëzish në një farë mënyre di të sjellë një kënaqësi të madhe për ata që do e vizitojnë”, – nënvizoi Rama.
Më tej Rama tha se, “e kujtoj profesorin si një prani hijerëndë në jetën tonë artistike dhe për të gjithë ne që ishim më të rinj ishte një ëndërr të takonim Sali Shijakun të na fliste apo të na jepte këshillat e tij dhe ka qenë privilegj për mua që kam marrë disa mësime që sot e kësaj dite i mbaj mend nga profesori në studion e tij. Ashtu si ka qenë privilegj nga të gjithë ata që kanë pasur mundësi të kenë më shumë afërsi me të e të ndihmohen prej tij”.
“Profesori tha se koha tanimë pas 30 vjetësh e ka zgjidhur lidhur me artin e krijuar në periudhën e totalitarizmit nën diellin e realizmit socialist që ishte në njëfarë mënyre një diell verbues për të gjithë ato rrugët e tjetra të shikimit dhe që përcaktonte një rrugë të vetme shikimi dhe është e qartë se pavarësisht kohës kur u krijuan pavarësisht kontekstit dhe instrumentave të kufizuar në dispozicion të artistëve ka padiskutim sot dhe do ketë gjithmonë më shumë vend për të vlerësuar ato vepra të cilat nga pikëpamja artistike kanë qenë dhe mbeten me peshë dhe me autoritet në sallat ku ekspozohen”, – tha Rama.
Kryeministri Rama tha se “pavarësisht kontekstit dhe mënyrës së shikimit të asaj kohe mbi p.sh., tabloja e Vojo Kushit, Mic Sokolin tablo momentale të Sali Shijakut sot i qëndrojnë kohës më së miri dhe i flasin shikuesit që është i zhveshur nga pesha e ideologjisë së dikurshme apo komplet i distancuar me çfarë ka ndodhur rreth e rrotull veprës. Janë jo pak vepra të asaj kohe që sot në kontestin e një kohe tjetër ku liria për të ekzistuar dhe për të shikuar është shumë më e madhe se atëherë ato përfitojnë nga kjo liri dhe qëndrojnë aty padiskutim si gur kilometrik i historisë së artit tonë”, – tha Rama.
Kryeministri gjithashtu ftoi studentët e artit për të vizituar ekspozitën në ditët e hapjes për publikun, për të hyrë në kuzhinën e një mjeshtri të madh siç e quajti ai, dhe për ta lexuar krijimtarinë e tij në një këndvështrim shumë më informal dhe konfidencial.
Ekspozita “Sali Shijaku – 88 Dritëhije dhe ngjyra” është ekspozita e parë vetjake e piktorit në ambientet e COD, ndërsa është fokusuar kryesisht në punimet e tij në letër.
Veprat e artit të ndara nëpër disa kategori artistike paraqiten nën Ciklin e nudove, ku për herë të parë ekspozohen 12 vepra në vizatim të realizuara në harkun kohor 2000-2010, Ciklin e abstrakteve, ku bëjnë pjesë 16 vizatime e piktura abstrakte të autorit, dhe Ciklin e legjendave, ku janë prezente figurat homerike të trajtuara shpesh nga autori përgjatë jetës së tij artistike.
Një tjetër element i veçantë i ekspozitës është ekspozimi i skicave dhe bocetit të monumentit të “Lirisë”, me një detaj të rëndësishëm, sepse piktori e ka ripunuar bocetin e statujës monumentale pak ditë përpara ekspozimit, duke krijuar një cikël pune që nga viti 1976 e deri më 2021.
Në ekspozitë nuk mungojnë as autoportretet e piktorit, i fundit nga të cilët është realizuar në vitin 2010./atsh/ KultPlus.com
Një vepër e artistit britanik të artit të rrrugës Banksy, që vë në qendër të vëmendjes punonjësit e shëndetësisë, u shit në ankand me një çmim rekord prej gati 20 milionë eurosh, që do t’i dhurohen shërbimit shëndetësor britanik (NHS), i testuar rëndë nga pandemia e koronavirusit të ri.
Fillimisht, e vlerësuar në mes të 2,5 dhe 3,5 milionë stërlina, kjo vepër bardhezi me titull “Game Changer”, u shit më në fund në shtëpinë e ankandeve “Christie’s” më shumë se katër herë më shtrenjtë, për 16,75 milionë stërlina (19,45 milionë euro).
Kjo vlerë e tejkalon me shumë rekordin e mëparshëm të Banksy-t, i mbajtur nga “Parlamenti i Majmunëve”, që u shit në vitin 2019, gjatë një periudhe debati të nxehtë për Brexit-in, për 9,9 milionë stërlina (11,5 milionë euro).
E shitur në ditën kur BM përkujton përvjetorin e bllokimit të saj të parë (nga tre deri më sot), “Game Changer” paraqet një djalë të vogël, i cili, pasi hedh lodrat Batman dhe Superman në plehra, luan me një kukull infermiere të veshur me maskë dhe pelerinë.
Banksy e dhuroi fillimisht këtë punë në spitalin Southampton, në maj të vitit 2020, gjatë valës së parë të pandemisë COVID-19.
Një riprodhim i saj do të vendoset së shpejti atje./atsh/ KultPlus.com
Të martën më 30 mars vjen premiera e shfaqjes “Stirkoff” me regji të Shpëtim Selmanit, shkruan KultPlus.
‘Stirkoff’ që shfaqet në Teatrin Kombëtar të Kosovës bazohet tek ‘Shënimet e një plaku të ndyrë’, e cila përmbanë artikuj që Charles Bukoëski, njëri ndër shkrimtarët më me influencë në letërsinë underground kudo në botë, i kishte shkruar në gazetën e atëhershme Open City.
Dy shokë të dikurshëm fëmijërie pas shumë vitesh ballafaqohen me njëri-tjetrin. Jeta i ka dhënë secilit diçka ndryshe. Një idealist i pashoq, përfaqësues i rezistencës intelektuale përballë një detektivi të egër që ka pushtetin në duar, përfaqësues i rezistencës fizike. Një situatë e re që shpërfaqë anën e egër të pushtetit dhe mjerimin e romantikëve të fundit që dashurojnë poezinë, të vërtetën dhe muzikën. Impulsi do të jetë fatal dhe kujtesa e padobishme.
Shfaqja vjen nën lojën e aktorëve: Blend Sadiku dhe Gentrit Shala.
‘Stirkoff’ shfaqet të martën me fillim nga ora 19:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës./ KultPlus.com
Libri zanor “Komedia Hyjnore” i Dante Aligerit do të vij në 33 gjuhë të ndryshme. Ky është një prodhim nga Ministria e Punëve të Jashtme Itali me bashkëpunëtorë ndërkombëtarë për të shënuar 700 vjetorin e vdekjes së Dante. Kjo nismë u mundëson njerëzve të dëgjojnë një përzgjedhje të gjerë të poezisë së tij në 33 gjuhë.
Ndër gjuhët e përzgjedhura është edhe gjuha shqipe. Gjithashtu libri audio është i disponueshëm në: italisht, arabisht, bullgarisht, katalanisht, kinezisht, kroatisht, çekisht, anglisht, finlandisht, frëngjisht, galisht, gjermanisht, greqisht, hebraisht, hungarez, indonezisht, japonez, koreane, lituaneze, malteze, norvegjeze, Polake, Portugeze, Rumune, Ruse, Serbe, Sllovake, Sllovene, Spanjolle, Suahili, Turke dhe Ukrainase.
Libri audio është në dispozicion falas në tridhjetë e tre gjuhë në platformat Spreaker, Spotify, Deezer, Applepodcast dhe Googlepodcast në adresën “Dalla selva oscura al Paradiso”.
Udhëzimi i dëgjuesve përmes tre pjesëve të Komedisë Hyjnore – Inferno, Purgatorio dhe Paradiso -, është një mënyrë unike për të ndihmuar njerëzit të zbulojnë ose rizbulojnë një poezi të shquar, e cila vazhdon jo vetëm të stimulojë interesin e lexuesve në të gjithë botën, por edhe të frymëzojë artistë, shkrimtarë, muzikantë dhe regjisorë të filmit dhe teatrit.
Libri audio u prodhua përmes bashkëpunimit të tridhjetë e dy Instituteve Kulturore Italiane, secili prej të cilëve dërgoi një regjistrim, në gjuhën e tyre përkatëse, të leximeve të fragmenteve të zgjedhura nga Komedia Hyjnore e interpretuar nga aktorë vendas.
Sponsorizuar nga komiteti kombëtar për festimet e Dantes dhe grupi Dante i ADI (Shoqata e Studimeve Italiane), projekti u zhvillua së bashku me Komunën e Ravenës, mbështetur nga dy studiues kryesorë të Dantes, Alberto Casadei (Universiteti i Pizës) dhe Sebastiana Nobili (Universiteti i Bolonjës-Ravenës)./ KultPlus.com
Albumi ‘Future Nostalgia’ i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës është renditur në vendin e tretë në tabelën e “Billboard 200”, shkruan KultPlus.
Lajmin e bëri të ditur vetë 25-vjeçarja nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram ku ndër të tjera shkroi se është mirënjohëse për përvojë që ka sjellë ky album.
“Future Nostalgia është renditur i treti në tabelën e Billboard 200. Është mirë të dihet se gjithmonë ka vend për rritje. Mirënjohëse për çdo përvojë që ky album më ka sjell këtë vit, mirënjohëse që po ju bën akoma të kërceni. Unë do të qajë. Java e pestë radhazi në numrin një në Spotify. Çfarë po ndodhë?”, ka shkruar Lipa në njoftimin e bërë në Instagram.
Ky album i cili radhitet i dytë në karrierë e Dua-s u publiku me 27 mars të vitit të kaluar dhe paraqet artisten me fame ndërkombëtare në stil të viteve të ’80 dhe cilësohet si një koleksion i këngëve të zhanrit pop-funk të sofistikuar, të frymëzuara nga Kylie Minogue./ KultPlus.com
Afro 200 imazhe nga një prej fotografëve të parë të historisë, William Henry Fox Talbot, do të dalin në shitje në Nju-Jork muajin e ardhshëm, duke iu ofruar koleksionistëve një vështrim të rrallë në Britaninë e hershme Viktoriane.
Sipas shtëpisë së ankandeve Sotheby, e cila po merret me shitjen, koleksioni është padyshim pjesa më e rëndësishme e fotografive të shekullit të 19-të që kanë dalë në treg.
Imazhet përshkruajnë skena të brendshme dhe të jashtme, që mbulojnë arkitekturën dhe jetën e përditshme në vitet 1840.
Talbot, një shkencëtar dhe shpikës anglez, gjithashtu shkrepi portrete të ndryshme të anëtarëve të familjes dhe miqve, ndërsa eksperimentoi me teknologjinë e tij pioniere të kamerës.
Ofruar në ankand si një pjesë e vetme, koleksioni përfshin mbi 70 fotografi dhe tri albume me imazhe të shtypura. Ai gjithashtu përfshin versione të rralla të botimit të Talbot “Sun Pictures in Scotland” i cili dokumenton udhëtimet e tij nëpër Skoci, si dhe disa pjesë të veprës së tij të famshme “Lapsi i Natyrës”.
Një shkrimtar i njohur polak është duke u përballur me dënim me burg, potencialisht deri në tri vjet, për shkak se e ka quajtur presidentin e vendin “i krisur”, në rrjete sociale.
Jakub Zulczyk pati kritikuar mënyrën se si presidenti polak Andrzej Duda – një aleat i afërt i ish-presidentit Donald Trump – reagoi për fitoren elektorale të presidentit Joe Biden.
Zulczyk ka shkruar në Facebook të hënën se një prokuror i një distrikti në Varshavë ka ngritur aktakuzë ndaj tij bazuar në një artikull në kodin penal i cili e quan krim fyerjen e kreut të shtetit.
Edhe në të kaluarën, njerëzit janë akuzuar për fyerje të presidentëve polak të kaluar në periudhën e post-komunizmit nën ligjet kundër fyerjes. Gjobat ose shërbimi në komunitet janë dënimet më të shpeshta që janë dhënë për to, por jo edhe dënimet me burgim, shkruan AP.
Duda i pati dhënë urime Bidenit “për fushatë të suksesshme presidenciale. Derisa presim nominimin nga Kolegji Elektoral, Polonia është e vendosur të mbajë nivelin dhe kualitetin e lartë dhe strategjinë e partneritetit për një aleancë edhe më të fortë”.
Duda u kritikua nga shumë njerëz se po sugjeronte se fitorja e Bidenit nuk ishte definitive dhe se Kolegji Elektoral ende mund ta ndryshonte rezultatin./ KultPlus.com
Artistja Alije Vokshi ka hapur ekspozitën e saj personale ‘I Decided to Draw Bigger Hands’, jashtë kufijve të Kosovës në galerinë ‘ChertLüdde’ të Berlinit, përcjellë KultPlus.
Ekspozita është hapur që nga 6 marsi dhe do pikturat e Vokshit do të jenë të qasshme pë publikun deri më 17 prill.
Ekspozita do të përfshijë punimet e saj më të njohura – një seri portrete ekspresioniste që përshkruajnë emocionet dhe tiparet e dallueshme të personave të saj, të cilët shpesh ishin anëtarë të familjes ose të huaj, pamja e të cilëve e rrëmbeu. Portretet e Vokshit dominohen nga nuancat e ngjyrës kafe, të zezë, të bardhë dhe të kuqe të zbehtë – ngjyra të nxjerra nga veshjet tradicionale shqiptare në rajonin e Dukagjinit nga lindi familja e saj. Punimet e tjera përfshijnë një seri vizatimesh dhe pikturash abstrakte, të cilat u prodhuan pjesërisht gjatë shpalosjes së konfliktit Kosovë-Serbi. Tranzicioni stilistik i demonstruar në ekspozitë, nga ekspresionizmi figurativ në abstraksion, përkoi me ndodhjen e luftës së tmerrshme që shkatërroi Kosovën. Gjatë asaj periudhe, ajo krijoi një grup veprash të karakterizuara nga ngjyra më të errëta, duke bërë homazhe për ata që humbën jetën në masakrën e Reçakut në vitin 1999. Në të kundërt, punimet e prodhuara në kontekstin e pasluftës përfshijnë ngjyra më të ndritshme dhe figura abstrakte në lëvizje.
Titulli është një citim nga artistja për një portret që ajo i bëri nënës së saj, përfshirë edhe në këtë ekspozitë, në të cilën duart në mënyrë disproporcionale të mëdha theksojnë punën dhe zellin e saj. Ekspozita njeh figurën progresive të Alije Vokshit duke nxjerrë në pah aspektet e vërtetë avangardë të punës dhe jetës së saj. Ekspozita është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me familjen e Alije Vokshi dhe kuratorin me qendër në Prishtinë.
Alije Vokshi lindi në Prishtinë më 1945. Ajo studioi pikturë në Akademinë e Arteve Figurative në Beograd, Serbi, duke u bërë gruaja e parë piktore e trajnuar akademikisht në Kosovë në 1968. Në një kontekst sociopolitik ku pak gra kishin mundësinë të ndiqnin më lart arsimit, posaçërisht në art, Vokshi u bë një rrugë brenda skenës së artit të Kosovës. Pavarësisht presioneve për t’iu përshtatur pritjeve tradicionale të vendit të një gruaje në shoqëri, ajo kurrë nuk lejoi që praktika e saj e artit të luante një rol dytësor. E vendosur për t’u bërë një piktore e njohur në një skenë të dominuar nga meshkujt, ajo u zhvendos në Paris, Francë në 1977 për të ndjekur një program të specializuar në Académie de la Grande Chaumière para se të kthehej në Beograd për të fituar gradën master. Megjithëse ishte e zhytur në një sistem arti patriarkal që margjinalizonte gratë, Vokshi ngulmoi dhe sot qëndron si një nga artistet më pjellore të kohës së saj./ Kuratorja Hana Halilaj/ KultPlus.com
Alije Vokshi, Portret i Visares (vajza e artistes) / Portrait of Visare (daughter of the artist), 1986-1988, Oil on canvas 90 × 70 cm Alije Vokshi, Nëna e artistes / The artist’s mother, 1995, Oil on canvas, 130 × 110 cm Foto: Atdhe Mulla.
Nesër do bëhen 22 vite kur NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, duke shënuar kësisoj fillimin e fundit të luftës gati dyvjeçare në Kosovë.
Fushata pasoi refuzimin e Beogradit për të nënshkruar marrëveshjen e negociuar në Rambouillet të Francës, për t’i dhënë fund luftës në Kosovë dhe dështimin e përpjekjeve diplomatike për ta bindur atë.
I dërguari amerikan atëbotë Richard Holebrooke, kishte bërë përpjekje deri në çastet e fundit, para se t’i raportonte sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana, se misioni i tij kishte dështuar.
“Procesi tash u kthehet simbolikisht dhe formalisht juve. Tash është çështje e NATO-s. Dua të them se kanalet diplomatike do të mbeten të hapura. Por, misioni ynë, ai që e përmbyllëm disa orë më parë, nuk duket të prodhojë ndonjë lëvizje, prandaj presidenti Bill Clinton dhe sekretarja Albright na kërkuan të kthehemi”, theksonte Holebrooke.
Presidenti amerikan, Bill Clinton, tha atëbotë se misioni i NATO-s synon të parandalojë sulmet e përgjakshme ndaj civilëve në Kosovë.
“Forcat serbe po shkojnë nga fshati në fshat duke bombarduar civilët dhe duke djegur shtëpitë e tyre. Kemi parë njerëz të pafajshëm që janë nxjerrë nga shtëpitë, janë detyruar të ulen në gjunjë dhe janë qëlluar me breshëri plumbash. Burrat ne Kosovë janë ndarë nga familjet, etër dhe bij janë vënë në radhë dhe janë vrarë me gjakftohtësi. Kjo nuk është luftë në kuptimin tradicional. Ky është një sulm me tanke e artileri mbi njerëzit e pambrojtur udhëheqësit e të cilëve tashmë janë pajtuar për paqen”, tha presidenti Clinton.
Më 10 qershor të vitit 1999, NATO-ja nënshkroi marrëveshjen me ushtrinë jugosllave për tërheqjen e saj të plotë nga Kosova, ndërsa dy ditë më vonë, trupat paqeruajtëse të KFOR-it hynë në Kosovë, duke i dhënë fund luftës por edhe sundimit të Beogradit.
Paqeruajtësit e NATO-s dhe të Kombeve të Bashkuara u përballën me pasojat e rënda të luftës, varrezat masive dhe shkatërrimet në shkallë të gjerë.
Nëntë vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, Kosova shpalli pavarësinë e saj e cila deri tash është njohur nga mbi 100 vende të botës në mesin e të cilave Shtetet e Bashkuara dhe vendet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian.
Fushata e bombardimeve nga ajri që zgjati 78 ditë, në tokë u shfrytëzua nga forcat serbe për sulme hakmarrëse kundër shqiptarëve. Mbi 10 mijë veta u vranë, mbi 800 mijë u ndoqën nga Kosova, ndërsa rreth 5 mijë të tjerë në fund të luftës llogariteshin si të zhdukur./ KultPlus.com
Gazeta ndër më të njohurat “La Libre” në Belgjikë e ka përshkruar deputeten njëkohësisht kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin si një politikane dhe feministe me duar të pastra.
Sipas kësaj gazete, Osmani mishëron vullnetin për ndryshim të një gjenerate të re të kosovarëve.
Ndryshe, në zgjedhjet e 14 shkurtit, Osmani ka bërë historinë duke qenë personi me i votuar në këto zgjedhje.
Osmani ka marrë plot 300 mijë e 788 vota, duke lënë mbrapa kundër kandidatin tjetër për president Ramush Haradinaj, si dhe kandidatët e tjerë që ishin për kryeministër.
Edhe në zgjedhjet e vitit 2019, Osmani ishte gruaja më e votuar duke marrë 176 mijë e 016 vota./ KultPlus.com
Rita Ora publikoi pak javë më parë albumin “Bang” në bashkëpunim me Imanbek dhe deri më tani ka rezultuar mjaft i suksesshëm. Albumi i artistes është lançuar në platformat muzikore dhe së fundmi Rita ka treguar me shifra se sa mirë është pritur nga publiku.
Në postimin e fundit në Instagram, Rita ka treguar se ka dy arsye shumë të rëndësishme për të festuar këtë javë. Përveçse albumi i saj ka arritur mbi 20 milionë dëgjime në Spotify, ajo feston edhe 9-vjetorin e këngës “Hoë ëe do (Party)”. Publikimin e kësaj të fundit ajo e ka cilësuar si një moment epik në jetën e saj, që i ndryshoi gjithçka përgjithmonë.
“2 gjëra për të festuar këtë javë! Kënga ime e dytë “Hoë ëe do (party) bën 9 vite sot! Ëoë ky ishte një moment epik për mua në jetën time, më ndryshoi gjithçka përgjithmonë! Jam gjithmonë mirënjohëse për fansat e mi të bukur gjatë këtyre viteve! Dhe… #BANG mbi 20 milionë dëgjime në Spotify! Nuk mund ta kisha bërë këtë gjë pa të gjithë ju! Cila këngë ju ka pëlqyer më shumë”, ka shkruar Rita Ora në një postim.
Kujtojmë se së fundmi Rita ka rënë edhe pre e kritikave për shkak të videoklipit të “Bang”. Një qen pitbull është shfaqur me vesh të prerë gjatë videos dhe organizata në mbrojtje të kafshëve u shprehën shumë të shqetësuara për këto pamje.
Një koalicion i organeve drejtuese veterinare dhe organizatave bamirëse të mirëqenies së kafshëve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ka nisur një peticion nëpërmjet të cilit i bën thirrja Qeverisë të mbyllë të gjitha boshllëqet ligjore që lejojnë vazhdimin e praktikës mizore të prerjes së veshëve./ KultPlus.com