Sot në mëngjes u zgjova me shi mbi qelq. Dhe kuptova se prej kohësh tashmë kam zgjedhur të kalburën kur mund të bëja tjetërsoj. A përndryshe, thjesht më të lehtën e mundshme. Përballë të virtytshmes. Apo të zorshmes. Mendime të këtilla më vijnë kur kaloj ditë me radhë në vetmi. Si tani. Orë që shpenzoj në shoqëri të vetes gojëkyçur. Orë e orë të tëra njësoj si një dhomë e vogël. Me veç një rrip tapeti ku mund të ecësh./ KultPlus.com
Ministrja e Kulturës Elva Margariti ndau sot lajmin e mirë të zbulimeve mbresëlënëse, që dolën në dritë pas gërmimeve më të fundit arkeologjike të shpëtimit pranë varrit monumental në varrezën antike të parkut arkeologjik të Amantias.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Margariti theksoi se “pas dy muajsh pune të imtësishme u arrit të zbulohej e gjithë struktura arkitektonike e monumentit antik”.
“Bëhet fjalë për një ekzemplar të rrallë të tipit të mbular me qemer, që i ruan pothuajse të gjithë elementët arkitektonikë. Specialistët vlerësojnë se përmasat e mëdha, veçoritë ndërtimore dhe elementet e mbulimit i japin monumentit vlera unikale”, tha Margariti.
“Nga rezultatet paraprake mendohet që monumenti daton rreth shek. III p. Kr.”, u shpreh ministrja.
“Këto zbulime vijojnë të hedhin dritë mbi rëndësinë e qytetit të dikurshëm të Amantias, duke shtuar po ashtu kuriozitetin te vizitorët”, theksoi Margariti./atsh/ KultPlus.com
Rachel Zegler, e cila do të bëjë debutimin e saj në filmin e metrazhit të gjatë i cili do të lançohet në dhjetor, “West Side Story”, të drejtuar nga Steven Spielberg, pritet të luajë princeshën e Disney-it, Borëbardhen, në një “live-action” të historisë së këtij filmi.
“Aftësitë e jashtëzakonshme vokale të Rachelit janë vetëm fillimi i dhuratave të saj. Forca, inteligjenca dhe optimizmi i saj do të bëhen një pjesë integrale e rizbulimit të gëzimit në këtë përrallë klasike të Disney,” tha drejtori Marc Webb në një deklaratë.
Webb, filmat e tjerë të të cilit përfshijnë “(500) Days of Summer” dhe “The Amazing Spider-Man”, ka nënshkruar për të drejtuar shfaqjen e re të Snow që nga maji i vitit 2019.
Prodhimi parashikohet të fillojë në vitin 2022./ KultPlus.com
Tenori shqiptar, Ramë Lahaj, do të luaj rolin kryesor në operën ‘La Bohème’, që do të shfaqet këtë muaj në ‘Royal Opera House’, në Londër, shkruan KultPlus.
Opera ku Lahaj luan rolin e Rodolfos do të shfaqet më 25 qershor.
Opera ‘La Bohème’ ka të bëjë me historinë tragjike të dashurisë së Mimí dhe Rodolfo, të vendosur në Paris e vitit 1830./ KultPlus.com
Instalacioni i vendosur në skenën e Ateliesë së Pallatit të Rinisë dhe Sportit nga artisti Zgjim Elshani, sot solli para publikut ritualin rrallë të praktikuar e të titulluar ‘Gjama’, përmes së cilës synohet të hapet një hapësirë e re për reflektim dhe ri-interpretim të përjetimeve emotive kolektive dhe njëkohësisht të rimendohet vajtimi kolektiv dhe ajo se çka do të thotë të shfaqësh publikisht emocione në një shoqëri patriarkale, shkruan KultPlus.
Fillimisht, para se ngjarja të gjente fillimin, teksa të pranishmit po vinin dalëngadalë, ajo se çka dëgjohej nga jashtë ishin tinguj dhe zëra që dalloheshin qartë se po vajtonin dhe në ndërkohë krijonin iluzionin se dikush prapa dyerve më të vërtetë ishte i pranishëm. Zërat e fuqishëm që burim kishin instalacionin e vendosur brenda sallës, tek publiku zgjuan kureshtjen por edhe padurimin që dyert të hapen sa më shpejtë.
Pas disa minutave, ngadalë po ngritej edhe intensiteti i tingujve duke shpalosur më në fund edhe instalacionin i cili ishte i vendosur në mes të sallës në një projektor që po shfaqte këtë ritual zie që praktikohet dhe performohet nga burrat shqiptar përgjatë shekujve. Ndërsa, para instalacionit, dheu ishte shoqëruesi i tij që po portretizonte diellin, element ky që gjendet në lutjet e tyre.
Instalacioni shpalosi një ritual që erdhi fuqishëm më një dramacitet që zgjoi rrëqethet e njeriut dhe u fut thellë brenda shpirtit të tij me notat e larta dhe specifike. Vdekja, sjell gjithmonë dhimbje tek një person i gjallë, e ky ritual që u shfaq me një orkestrim dhe koncept të jashtëzakonshëm, solli pikërisht atë ndjenjë, ‘një vdekje të gjallë’.
Ndërsa, shprehjet e fytyrës nga performuesit si: Geg Zefi, Gjon Kosteri, Kol Martini, Ndue Fusha, Gjon Fiku, Sokol Kodra, Ndue Deda, Kol Zefi, Gjelosh Fusha, Pale Zefi, Pjeter Shytani, Prel Toma, File Strugaci, Shkelzen Pali, Gezim Gilaj, Lindita Gilaj, Raimonda Sulaj, Gjon Gilaj, Kujtim Varfi, Nue Shytani, Fran Kodra dhe Deda Frani, ishin faktorët përbërës ku së bashku me veshjet e tyre tipike shqiptare, përçuan emocione dhe ndjenja ku dhembshuria tejkaloi vetveten plotësisht.
Gjama e burrave, një traditë e lashtë që ka lënë gjurmë në popullin shqiptar e që për momentin është në zhdukje e sipër, ku të vetmit që e realizojnë tani janë vetëm njerëzit e moshuar. Britmat e frazave specifike dhe koreografi precize e tyre ishin pikat kryesore, përmes së cilave respektohet dhe nderohet i vdekuri, duke tejkaluar kështu pikëllimin dhe dhimbjen për humbjen e një personi. Andaj, edhe artisti Zgjim Elshani, përmes dokumentimit të rikrijimit të ritualit, synon të shfaqë fragmente të kësaj praktike në komunitetet ku kjo formë e vajtimit kolektiv vazhdon të jetë mënyrë e tejkalimit të dhimbjes dhe humbjes.
Përmes simulimit audio-vizuel, instalacioni i ofron qasje publikut që ta shoh këtë ritual mortor, një traditë për burrat e vdekur. Ndërkohë, konsiderohet se rituali nuk mund të nis nëse nuk janë 10 burra, prandaj sa më shumë që i bashkohen ritualit, aq më i madh konsiderohet respekti për të vdekurin.
Ndërsa, për të folur më shumë rreth realizmit të këtij instalacioni dhe xhirimeve në Shkodër që kanë zgjatur rreth dy ditë, për KultPlus foli artisti Zgjim Elshani.
“Ideja ka nis qysh kur i kam parë disa fotografi online të viteve 40-ta, në Malësi të Shqipërisë ku shihen persona duke performuar dhe pastaj fillova të hulumtoj dhe gjeta disa video online të disa varrimeve që i kanë bërë, andaj edhe më ka tërhequr si performancë por edhe si tingull e zë”, thotë Elshani.
Sipas tij, videoja është realizuar përmes disa burrave nga Shkodra të cilët mundohen ta ruajnë këtë traditë dhe kontaktimi me ta solli sot këtë ritual para publikut.
“Si ritual faktikisht ka rrënjë pagane ku atëherë ilirët iu kanë lutur diellit dhe po në të njëjtën formë rrethore realizohet edhe gjama. Kurse, ishte një ngjarje shumë e mirë dhe po ndjehem mjaft i lumtur që kanë ardhur kaq shumë njerëz dhe shpresoj se ju ka pëlqyer”, përfundon Elshani për KultPlus.
Ekipi realizues përfshin: producentin Zgjim Elshani, kinematografia nga Rron Ismajli, opertori i dytë i kamerës Arber Maloku, ndihmës i kamerës Flamur Ahmeti, editimi nga Tal, zëri nga Alban Telaku, operatori i parë i kamerës Nok Selmani dhe udhëheqësja e projektit Ermirë Krasniqi.
Instalacioni do të qëndrojë i hapur për publikun edhe ditën e nesërme, më 24.06.2021. Ndërsa, ky projekt është realizuar në kuadër të platformës ‘HeritageSpace’, e cila implementohet nga ‘CHëBKosova’ dhe financohet nga Qeveria Suedeze. Prezantimi publik mundësohet nga Ilucidare dhe Komuna e Prishtinës. / KultPlus.com
Elton John, ylli britanik i popit do të interpretojë në 30 data të reja në Europë dhe në Amerikë në kuadër të turneut të tij të madh të lamtumirës, ndërprerë nga kriza shëndetësore botërore.
Interpretimi i “Your Song” dhe “Candle in the Wind” do të zhvillohet më 11 qershor 2022 në “Paris La Défense Arena”, për turin e tij të fundit të koncertit në Francë, theksoi sot shtëpia e tij diskografike në një komunikatë.
Këngëtari, 74-vjeçar, kishte filluar turneun e tij të lamtumirës, të quajtur “Farewell Yellow Brick Road” në 2018, duke parashikuar më shumë se 300 data në tre vjet në mbarë botën, para se anulohej në kuadër të krizës shëndetësore lidhur me pandeminë e koronavirusit.
Turneu do të fillojë në maj 2022 në Frankfurt dhe do të përfundojë pas gjashtë muajsh në Los Anxheles pasi të ketë kaluar Europën duke debutuar veçanërisht në Milano, Paris dhe Liverpul dhe më pas në Amerikën e Veriut.
Në përfundim të këtij turneu, katër koncerte të tjera do të zhvillohen në Australi dhe në Zelandën e re në fillim të vitit 2023. /atsh/ KultPlus.com
Festivali i Resë solli mbrëmjen e djeshme performancën e vëllezërve Zena, aq të njohur të muzikës popullore qytetare të Shqipërisë së Mesme.
Publiku e ka shijuar shumë këtë mbrëmje të veçantë që erdhi në ambientet e hapura të “Resë”. Ata u shoqëruan në këtë koncert edhe nga ansambli “Isuf Myzyri” i qytetit të Elbasanit.
Vëllezërit Zena janë një duo artistësh të njohur, të cilët konsiderohet edhe si bilbilat e këngës popullore elbasanase. Medi dhe Demir Zena të cilët kanë një karrierë prej shumë dekadash dallohen për cilësitë melodioze, të sinkronizuar dhe të ëmbël me njëri-tjetrin. Muzikën dhe këngën qytetare elbasanase ata jo vetëm që e ngritën në nivele shumë të larta, por e bënë të identifikohet në të gjithë zonën e Ballkanit, si një vlerë dhe pasuri kulturore dhe shpirtërore.
Repertori i vëllezërve Zena është shumë i gjerë, për shkak të pëlqyeshmërisë që ata kanë në të gjithë vendin. Ata përveç muzikës së trevave të Shqipërisë së Mesme, këndojnë me shumë hijeshi edhe këngë të trevave të tjera që nga veriu dhe deri në jug. Gjithashtu edhe këngë të trevave të Prishtinës, Ulqinit, Tetovës e Gostivarit, deri tek ato të Ohrit. /atsh/ KultPlus.com
Kur më sheh se jam vjetëruar dhe nuk jam në rregull, ke durim dhe provo të më kuptosh… Nese ndyhem kur ushqehem, nëse nuk mund të vishem, të lutem ke durim. Kujtoj orët e tëra që i kam kaluar duke të mësuar. Kur flasë me ty, nëse i përsërisë fjalët disa herë, mos më ndërprit të lutem, më ndëgjo. Kujtohu kur ishe i vogël, mua më është dashur ta lexojë ty 1001 herë të njëjtin tregim derisa nuk të ka zënë gjumi.
Kur nuk dua të pastrohem e të bëjë dush, as mos më qorto e as mos ma ngre veshin. Kujtohu kur mua më është dashur të ndjek ty me mijëra lutje, me qëllim që ti të bëje një dush!
Kur ta vësh re injorancen time ndaj teknologjive të reja, të lutem më jep kohën e mjaftuar që t’i kuptoj ato dhe mos më shiko me përbuzje. Unë të kam mësuar ty aq shumë gjëra, të ushqehesh mirë, të vishesh mirë, të ballafaqohesh me jetën…
Nëse për ndonjë çast nuk më kujtohen gjërat apo më humb filli i bisedës sonë, më lejo një kohë të mjaftuar për tu kujtuar ku isha me bisedën dhe nëse nuk më kujtohet ku isha duke biseduar, mos u nervozo të lutem sepse gjëja më e rëndësishme në ato moment nuk është biseda që kisha me ty, por sigurisht është dëshira që të jem pranë teje dhe që të kem ty pranë të më dëgjosh
Nëse ndonjëherë nuk dua të ushqehem, mos më shtyej të ushqehem. Unë e di fare mirë kur kam nevojë të ushqehem e kur jo. Kur këmbët e mia të lodhura nuk më lejojnë më të ec, ma shtrij dorën në të njejtën mënyrë siq ta kam shtrirë unë ty kur i bëje hapat e parë.
Dhe kur ndonjë ditë të të them se nuk dua të jetoj më, se dua të vdes, mos u hidhëro edhe ti një ditë do ta kuptosh përse! Provo ta kuptosh se mosha ime nuk është jetuar por mbijetuar!
Një ditë do ta kuptosh se pavarësisht nga gabimet e mia, përherë kam dëshiruar më të mirën për ty dhe se kam provuar të hap rrugë për ty! Nuk duhet të ndjehesh i mërzitur, i zemëruar dhe i pafuqishëm kur më ke pranë. Duhet të jesh afër meje, provo të më kuptosh dhe të më ndihmosh ashtu siq kam bërë unë kur ti fillove të jetosh.
Më ndihmo të ec, më ndihmo me dashuri dhe durim ta përfundojë rrugën time. Këtë do ta paguaj me një buzëqeshje dhe me dashuri të pafund që përherë kam pasur për ty, …BIRI IM!
Edhe atëherë kur duart e mia nuk mund të arrijnë edhe atëherë kur unë një ditë nuk do të jem, lejo qe lutjet e mia të përqafojnë për jetë të mbarë me gjithë dashurin dhe bekimet e të madhëruarit me shëndet të mirë dhe mbarësi, jo vetëm një ditë, javë apo vit por përherë!
Studiuesit holandezë kanë gjetur gjurmët e atij që dikur ishte liqeni më i madh në planet dhe shtrihej nga zemra e Evropës deri në portat e Azisë.
Rreth 10 milionë vjet më parë, një masë uji nga Deti Paratethys, që ishte i pranishëm në zemër të Europës së sotme rreth 155 milionë vjet më parë, u shkëput nga pjesa tjetër dhe kështu u krijua liqeni më i madh në historinë e Tokës.
NGA AUSTRIA NË KAZAKISTAN – Mbulonte një zonë më të madhe se madhësia e Detit Mesdhe të sotëm. Në një hartë moderne ai shtrihej nga Austria në Kazakistan në Azinë Qendrore. Deri më tani, dihej pak për historinë e këtij liqeni, por një studim i ri ka arritur të identifikojë katër cikle klimatike gjatë të cilave madhësia e tij është zvogëluar me kalimin e kohës, me zhdukjen e mundshme pasuese të një numri të madh të specieve që jetonin në zonë.
Jeta ujore në Detin e Paratethys ishte unike dhe shumë e larmishme, ku u gjetën nga molusqet te karkalecat, te balenat e vogla dhe delfinët që kanë evoluar për t’u përshtatur me atë mjedis të kufizuar. Ndërsa nivelet e ujit ranë, dhe përqendrimet e kripës u rritën, shumë pak prej atyre krijesave arritën të mbijetonin.
Wout Krijsman nga Universiteti Utrecht në Holandë, i cili mori pjesë në kërkimin e botuar në Scientific Reports: shpjegon se në fund të cikleve të klimës duhet të ketë qenë një botë parahistorike post-apokaliptike, në thelb një version ujor i djerrinave të Mad Max.
4 FAZA TË RËNIES SË NIVELIT TË UJIT- Krijgsman dhe kolegët e tij studiuan të dhënat fosile, depozitat sedimentare dhe gjeologjinë e zonës përreth Detit të Zi, e cila sot shtrihet pak a shumë në vendndodhjen origjinale të Detit të Paratethys, dhe kjo ka bërë të mundur të identifikohen katër rëniet e nivelit të ujit që kanë zgjatur disa qindra mijëra vjet. Ulja drastike ishte e fundit nga ato të regjistruara, e cila ndodhi midis 7.65 milionë dhe 7.9 milionë vjet më parë. Kjo fazë ishte evidentuar në 2018 dhe u quajt “Great Kherson Drying”. Gjatë këtij episodi, nivelet e ujit të Detit Paratethys ranë me 250 metra, duke e ndarë liqenin gjigant në shumë mini liqene. Disa prej tyre, për shkak të sasisë së madhe të kripërave të pranishme, u bënë toksike për pjesën më të madhe të jetës ujore./a2/ KultPlus.com
Kolegji Universum ka lansuar kuizin online me pyetje të Testit të Maturës. Pas lansimit të kuizit maturantët treguan interesim të jashtëzakonshëm,duke ushtruar në të gjitha lëndët online dhe pa pagesë.
Përmes këtij kuizi online përveq që maturantët kanë mundësi ti testojnë njohuritë, Kolegji Universum po ju mundëson edhe të përfitojne BURSË STUDIMI deri në 50% për disa programe të caktuara si Biznes Menaxhment, Shkenca Politike, Shkenca Kompjuterike, Juridik, Dizajn Grafik dhe Gazetari Digjitale.
Kolegji Universum është kolegji më inovativ në Kosovë, i renditur në Top 1000 shkollat më të mira të biznesit në botë nga Agjencia Eduniversal. Institucion lider i ndërkombëtarizimit, i vetmi institucion nga Kosova që ka arritur numrin më të madh të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian. Mëso më shumë www.universum-ks.org
Aktivitet i ri intensiv shpërthyes u regjistrua natën e kaluar në vullkanin Etna, në Siçili, me një burim spektakolar zjarri nga juglindja e kraterit, i shoqëruar nga emetime të reja shpërthyese që tejkaluan lartësinë prej nëntë kilometrash mbi nivelin e detit të shtyrë nga era në një drejtim të lindjes.
Në Etna u regjistruan dy vërshime lavash.
Njëra, pjesa e përparme e së cilës duket se është në një lartësi prej 2 900 metra mbi nivelin e detit, dhe tjetra nga skaji lindor, por pa tejkaluar bazën e kraterit.
Faza e re shpërthyese e vullkanit më të lartë aktiv në Europë, për momentin, nuk ka asnjë ndikim në operacionet e aeroportit ndërkombëtar ”Vincenzo Bellini” në Catania./atsh/ KultPlus.com
E’ passata a fontana di lava la nuova fase eruttiva del cratere di Sud-Est dell’Etna, con un forte aumento del tremore interno dei condotti magmatici dell’edificio vulcanico. Emerge anche una colata lavica che si riversa nella Valle del Bove ed ha raggiunto quota 2.800 metri, Catania, 12 Marzo 2021. ANSA/ORIETTA SCARDINO
Pas restaurimit të çatisë së kishës së Shën Mërisë në ishullin e Maligradit në Prespë, vijon puna për ruajtjen e vlerave të këtij monumenti.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Administrata e Zonave të Mbrojtura Korçë e mbështetur nga organizata për mbrojtjen e mjedisit “Transboundary Biosphere Prespa” në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë dhe European Heritage Volunteers po punojnë për ruajtjen e këtij guri të çmuar të Prespës.
Kjo kishë është një atraksion turistik i rëndësishëm jo vetëm për parkun Kombëtar të Prespës, por për mbarë rajonin dhe Shqipërinë.
Kisha e Shën Mërisë ndodhet në liqenin e Prespës në ishullin e Maligradit. Kisha e Shën Mërisë e shekullit XIV është një nga monumentet më me vlerë të trashëgimisë kulturore.
Në këtë ishull janë gjetur edhe objekte si tjegulla, kolona e kapitele që i përkasin sipas arkeologëve një kishe paleokristiane që mendohet të ketë qënë në pjesën e sipërme të liqenit.
Sipër këtij ishulli ndodhen edhe rrënojat e vilës verore të car Simeonit të shekullit XI. Kisha e Shën Mërisë është një themelim i vjetër dhe ka shërbyer si qendër shpirtërore për prijësat shqiptarë.
Mbishkrimet që gjenden në këtë kishë i përkasin periudhave të ndryshme të lidhura me historinë e këtij monumenti. Një mbishkrim në faqen jugore, më i hershmi në këtë kishë i përket vitit 1345 dhe fazës së parë të zbukurimit të kësaj kishe me afreske./atsh/ KultPlus.com
Në Muzeun Kombëtar të Kosovës do të promovohet Katalogu i Ekspozitës Arkeologjike të Muzeut Kombëtar të Kosovës i punuar nga arkeologët Milot Berisha dhe Arben Hajdari, shkruan KultPlus.
Në këtë katalog janë paraqitur artefaktet dhe eko faktet që datojnë nga epoka e gurit të ri (neolitit) e deri te mesjeta e vonë, kohë kjo rreth tetë mijë vjeçare.
Promovimi i këtij katalogu do të bëhet këtë të premte me fillim nga ora 15:00
Në vijim gjeni agjendën e promovimit:
15.00 – 16.00 Promovimi i Katalogut të Ekspozitës Arkeologjike të Kosovës
Hapja e aktivitetet – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit;
Fjalë hyrëse – Z. Ajet Leci, Drejtor i Muzeut Kombëtar të Kosovës;
Fjalë rasti – Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës;
Prezantimi i Katalogut – Z. Arsim Canolli, profesor-Departamenti i Antropologjisë
Falënderim dhe mbyllje – Z. Milot Berisha dhe Z. Arben Hajdari – autorët e katalogut./ KultPlus.com
Komuna e Prishtinës ka nënshkruar marrëveshje me Filharmoninë e Kosovës për bashkëpunim në promovimin dhe mbështetjen institucionale për realizimin e aktivitetit koncertal të Filharmonisë, përfshirë edhe aktivitete hapësirat në publike, shkruan KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori në drejtorinë për kulturë në Prishtinë, Adrian Berisha, i cili ka treguar se koncerti i parë do të mbahet më 27 qershor në Amfiteatrin e qytetit.
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:
Po e ndaj sot me ju edhe nje super lajm
Kemi arrit marreveshje bashkepunimi me Filharmonine e Kosoves ku do te bashkepunojme ne promovim dhe mbeshtetje institucionale ne realizimin e aktivitetit koncertal te Filharmonise ne qytetin tone – perfshire organizimin e nje pjese te aktiviteteve ne hapesirat publike.
Koncerti i pare ne kuader te ketij bashkepunimi vjen nga Orkestra e Filharmonise se Kosoves me date 27 qershor ne Amfiteatrin e Qytetit ne Sheshin “Zahir Pajaziti”.
Një qytet i mbushur me libra, me fjalë, me takime mes autorëve dhe lexuesve të të gjitha moshave. I tillë do të jetë festivali, i cili është rikthyer që prej datës 18 dhe do të vazhdojë deri më 25 qershor.
“Passaggi Festival” po mbahet në Fano, Itali, një festival me pjesëmarrjen e dhjetëra prezantimeve, një edicion më i gjati në kohë midis eseve, trillimeve, poezive dhe komedisë.
Pjesë e “Passaggi Festival” është edhe shkrimtarja shqiptare në Itali, Deneta Ndreca së bashku me Marco Ferri në mbrëmjen kushtuar Dantes.
Prej disa vitesh ky festival ka qenë i hapur për të bërë pjesë të programacionit edhe poezinë.
E premtja datë 25 qershor, do t’i kushtohet një prej emrave më të njohur në skenën poetike italiane: Mariangela Gualtieri, e cila do të bisedojë me Roberto Galaverni në mbrëmjen “La Lettura”./ KultPlus.com
Si të gjithë ne edhe më të vegjelit tanë, kemi kaluar një periudhe të vështirë qysh nga shfaqja e pandemisë. Fëmijët gjatë kësaj kohe kanë kaluar kohën më të madhe të mbyllur në shtëpi, dhe pa aktivitete fizike shumicën e kohës. Kjo periudhë ka ndryshuar rutinën e fëmijëve dhe ka pasur ndikim shumë të madh në psikologjinë e tyre, duke shkaktuar stres, duke i bere ata më të mbyllur në vetëvete dhe shumë pasiv. Në mungesë të aktivitete ata kanë kaluar tërë ditën para televizorit ose me smarphone në dorë.
Karantina nuk ka ofruar shumë zgjidhje… por cfarë duhet të bëjmë tani pas karantinës, pasi masat vecse janë lehtësuar paksa.? Ku ti angazhojme fëmijët këtë verë?
Një shkollë e mirë verore është pikërisht relaksi më i nevojshem pas një periudhe shumë stresuese.
Në mënyrë që të ndihmojë femijet t’I kthehen aktiviteteve fizike dhe sociale këtë verë Anglia Summer School në bashkëpunim me Shkollën Finlandeze të Kosovës, po sjellin një program shumë të vecantë dhe atraktiv për fëmijë të moshave 4-17 vjec.
Programi veror këtë vit përfshin mësim të gjuhës angleze përmes aktiviteteve, sporteve te ndryshme si kayaking, climbing, kamping, mbijetesa në natyrë, arte dhe t ë tjera aktivitete shum ë atraktive. I gjithë programi synon të ndihmojë fëmijët t’i kthehen normalitetit të munguar për një kohë kaq të gjatë dhe të largojë stresin e mbledhur duke parandaluar efektet negative qe pandemia mund të kete patur.
15 vite përvojë, me mbi 6500 fëmijë të lumtur pjesë e programit tonë veror dhe mbi 12000 prindër të kënaqur me programin tonë, dëshmojnë më së miri suksesin e shkollës tonë verore!
Kantautori shqiptar, Vlashent Sata, i cili jeton dhe vepron në Paris, i ka dhënë çdo herë publikut këngë të cilat përçojnë emocione e përshkruajnë një ndjenjë. Muzika e tij është mjaft e veçantë, si për nga teksti ashtu edhe nga zëri i tij karakteristik, shkruan KultPlus.
Një muzikë e tillë përplot me ndjeshmëri është edhe kënga ‘Frymë’, në të cilën kantautori përshkruan dhimbjen dhe dashurinë e pakusht për babain dhe humbjen e tij.
KultPlus më poshtë ju sjellë tekstin dhe videon e këngës:
Me pas ditë se ish’ kènë
i fundit përqafim
t’kisha rrok pak ma shumë,
pak ma shumë,
pambarim.
Me pas ditë se ish kènë
e fundit puthja jote n’ ballë
S’kisha lujtë,
skisha bza,
i vogël isha ba…
Thu s’ kisha ni kaq shumë mall, sot…
Me t’ pasë pranë t’ tana i kisha dhanë!
Me t’ shikju’ tuj fol’ tuj lujt’ me mu!
Sa zgjat edhe nji frymë ma shumë me t’ pas
Ti t’m’kishe këndue njat kang’ t’vogël…
Nuk kam ditë me tkuptu’
Mbylli syte me të pa ty
e sa mke dasht’
Dorën n’zemër me t’ni ty
Sa gjithmonë je privu për gjithshka
Asnji kang
në qofte se mujshe me m’gzu’ mu’
smundet me mjaftu’
Thojnë nji ditë
Dashninë tande
dhe une kam me e provu
kam me ja kallxu’
kur t bahem ne jete me fmi,
kam me u ba edhe une
nje bab si ti…
Veç sot,
Me t’ pasë pranë t’ tana i kisha dhanë!
Me t’ shikju’ tuj fol’ tuj lujt’ me mu!
Sa zgjat edhe nji frymë ma shumë me t’ pas
Ty t’kisha këndue njat kang’ t’vogël…/ KultPlus.com
Pjesëmarrjen në konkursin prestigjioz të fotografisë për gazetari “Andrei Stenin”, Aggelos e kishte shpallur me shumë krenari. Në fund të fundit, Aggelo nuk është fotografi i klikeve artistike, të bukurisë së natyrës, por është fotoreporteri i të vërtetës njerëzore. Pamjet e tij nuk janë thjesht fotografi, janë çaste jete të mirëstudiuara për të mbartur të gjithë të vërtetën. Këtë e ka deklaruar edhe në intervistën ekskluzive të pak kohëve më parë për diasporashqiptare.al, ku u rrëfye gjatë, për çdo detaj të jetës së tij.
Arti fotografik u bë pjesë e pandarë e Angjelos që fëmijë, kur kërkonte një rrugëdalje e një mënyrë shprehjeje të shqetësimeve adoleshente. Me maturinë e një fëmije të rritur në vështirësinë e viteve të para të emigracionit, me gjithë stereotipet e atëhershme të shoqërisë greke, si dhe mungesën e prindërve nga orët e gjata në punë, Angjelos veçon duke nxjerrë në pah elemente të shoqërisë që ose nuk i shohim dot se e vërteta e tyre është verbuese, ose u shmangemi me justifikimin e instiktit të vetëmbrojtjes.Në çdo ngjarje madhore ku përgatit fotoreportazhin e radhës bëhet një me bashkëvuajtësit, pavarësisht se është korrespodenti i “Associated Press”. Sidomos në çështjen e refugjatëve ishte ndër të rrallët, ndoshta dhe i vetmi, që kaloi muaj të tërë në të njëjtat kushte, nëpër kampet ku ishin vendosur sa në ishujt Lesbos, Kos, Samos aq edhe në veri të Greqisë. I pranishëm në rutinën e përditshme, një me ta, mësoi dhe fiksoi çastet më evidente të realitetit refugjat. Ndodhej aty kur të tjerë fotoreporterë transmetonin foto nga incidentet, për pak minuta apo orë dhe largoheshin me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Një nga fotot më prekëse nga një çast unik në një ditë tepër të tensionuar në kampin e ishullit Lesbos, në Morian famëkeqe edhe tanimë të djegur, gjatë një proteste për vdekjen e një refugjati është përzgjedhur duke i dhënë kandidaturën për çmimin më prestigjioz në fushën përkatëse.
Në kategorinë “Top News” i riu shqiptar Angjelos Baraj është përfaqësuesi i vetëm i Greqisë dhe një nga 5 kandidatët e kualifikuar mes 4.500 pjesëmarrësve nga 70 vende të ndryshme. Statistikat e deritanishme e vendosin në vendin e parë apo të dytë. Fotografia me titull “Chaos on the Greek island of Lesbos over the killing of a 20 year-old refugee” me të cilën Baraj mori pjesë në konkurs në datën 22 dhjetor 2020 (dita e lindjes së fotografit me famë botërore Andrei Stenin), duket se do të jetë bileta për një fitore të madhe e të shumëpritur.
Në të njëjtën kategori, 4 finalistët e tjerë janë Joshua Irwandi nga Indonesia, Omid Vahabzadeh nga Kanada, Rahul Sadhukhan nga India dhe Rajat Gupta, po nga India. / Diaspora shqiptare/ KultPlus.com
Ylli i YouTube dhe rrjeteve tjera sociale, Vitaly Zdorovetskiy, ka paralajmëruar vizitën në kryeqytetin e Kosovës, pak ditë para se bashkë me “OneLife Rally” të përfshijnë Kosovën në hartën e vendeve që “do t’i pushtojnë”.
Në rrjete sociale, Vitaly ka ndarë një fotografi nga vizita e fundit që kishte bërë në Kosovë. Në të ka shkruar: “Prishtinë, shihemi së shpejti”.
Më 28 qershor, organizimi i njohur botëror “OneLife Rally”, do të vijë në Kosovë për të qëndruar deri më 29 qershor.
Lajmi qe konfirmuar nga grupi i njohur i entuziastëve të veturave në Kosovë, “Marakli t’Kerreve!”
“Dallimi është që herën e parë e kanë pasur vetëm një ‘checkpoint’, ndërsa kësaj radhe do të kalojnë një natë në Prishtinë. Është një arritje shumë e madhe dhe një mund i stafit të grupit ‘Marakli t’kerreve!’ që t’i bindim me futë Kosovën në listën e shteteve ku do të qëndrohet për një natë”, ka thënë Behar Cakiqi, një nga administratorët e grupit ‘Marakli t’kerreve!’
“OneLife Rally” është grupi i njohur që për shtatë ditë bën turne nëpër qytete të ndryshme të Ballkanit e Evropës. Në Kosovë ishte edhe më 2019.
Vitaly kishte qenë në Kosovë edhe herën e shkuar kur “OneLife Rally” vizitoi Kosovën. / KultPlus.com
Ngrohja globale mbi nivelin e përcaktuar nga marrëveshja e Parisit për klimën do të ketë “pasoja të pakthyeshme mbi njerëzimin”.
Me 2 gradë më shumë në vend të 1,5, gati 420 milionë persona do të përballeshin me “valë të nxehtit ekstrem”, dhe 80 milionë të tjerë do të kërcënoheshin nga uria. Draft-raporti i grupit ndërqeveritar për ndryshimet klimatike pranë Kombeve të Bashkuara është alarmues.
Ai flet për mungesa uji, eksode të mëdha, kequshqyerje e deri dhe zhdukje të specieve: jeta në Tokë siç e njohim ne do të transformohet në mënyrë të pashmangshme nga ndryshimi i klimës kur fëmijët e lindur në 2021-shin të kenë mbushur 30 vjeç, e ndoshta edhe më përpara, paralajmërojnë ekspertët.
Cilido qoftë niveli i reduktimit të gazeve shkaktare të efektit serë, ndikimi shkatërrues i ngrohjes globale mbi natyrën dhe njerëzimin do të shpejtohet, thuhet në raport, dhe do të bëhet i prekshëm që përpara 2050-tës.
“Jeta në Tokë mund ta marrë veten nga ndryshimet drastike të klimës duke evoluar përmes specieve të reja e duke krijuar të tjera ekosisteme, por njerëzimi jo”, vazhdon drafti.
Raporti prej 4000 faqesh, është shumë më shqetësues se ai i mëparshmi i 2014-tës dhe synon të ndikojë mbi vendimet e ardhshme politike me shpresën të ketë hapa konkretë. / Gazeta Express / KultPlus.com
Projekti, tashmë i përfunduar dhe gati për të nisur nga zbatimi, ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vetë publikun.
Miratohet fondi për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, gjë që i hap rrugën nisjes së punimeve për shtëpinë e re të aktrimit.
Mësohet se me miratimin e fondit, ana procedurale konsiderohet pothuajse e përfunduar, teksa shumë shpejt pritet të nisë puna edhe në terren për ndërtimin e teatrit të ri, ne te njejtin vend ku më parë ka qenë teatri i vjetër.
Sipas asaj që raporton shqiptarja.com, projekti, tashmë i përfunduar dhe gati për të nisur nga zbatimi, ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vetë publikun.
Teatri i ri do të jetë disa herë më i madh se i vjetri dhe do të ofrojë kushte sipas të gjithë standardeve. Ai do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Gjithashtu, do të ketë një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla Black Box prej 200 metra katror secila. Për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metra katror që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katror, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër. Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj. Gjithashtu, do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha facilitetet për publikun.
Po kështu, Teatri i ri Kombëtar, përvec ambienteve të tjera ndihmëse, do të ketë edhe një parkim nëntokësor që do i shërbejë kësaj godine moderne. / dosja.al / KultPlus.com
Jemi rritur duke besuar se planeti ynë ka shtatë kontinente dhe katër oqeane.
Por National Geographic ka dekretuar zyrtarisht ekzistencën e një oqeani të pestë. I quajtur Oqeani Jugor, është uji që rrethon Antarktidën.
I njohur më parë si ngushtica e Gerlache, ky bashkim i pjesës jugore të Paqësorit, Atlantikut ka qenë gjithmonë një vend i diskutueshëm për oqeanografët.
Pas vitesh diskutime, Nat Geo më në fund vendosi ta njohë Oqeanin Jugor si oqeanin e pestë të botës.
Oqeani Jugor ishte një pikë polemikash, pasi disa gjeografë menduan nëse ai kishte mjaft karakteristika unike për të garantuar një emër të vetin.
Nat Geo ka vendosur që shumica e ujërave që rrethojnë Antarktidën deri në 60 gradë gjerësi gjeografike në jug do të përbëjnë Oqeanin Jugor. / KultPlus.com
Filmi dokumentar ”Mbijetesa dhe shkolla” është vlerësuar me Çmimin e Kritikës në Festivalin e Filmit: “World Film Carnival” të Singaporit.
Deri me tani filmi ka marr pjesë në 11 festivale në vende të ndryshme dhe ka fituar 6 çmime.
5 herë është vlerësuar si-Dokumentari më I Mirë dhe këtë herë me çmimin e kritikës në Singapore.
‘Mbijetesa dhe shkolla’ është një tregim i bukur për një kohë të keqe. Një oazë paqeje në kohë lufte. Një shkollë najloni e ndërtuar në malet e Berishës që kishte tubuar rreth 200 nxënës të fshatrave përreth.
Fate njerëzish që shihen në harkun 20 vjeçar në xhirime autentike të kohës dhe të tashmes në rrethana krejtësisht të ndryshme, na shpalosin më së miri fatin gri të njeriut.
Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Producent dhe skenari: Nuhi Bytyçi, Regjisor: Ilir Kabashi, DOP: Bekim Qyqalla, Muzika: Shkodran Tolaj. / KultPlus.com
Nënkryetari i Stambollit Mustafa Yeneroglu ka reaguar pasi Posta Turke ka printuar në njërën nga pullat postare portretin e Millorad Dodikut mohuesit të Masakres së Srebrenicës.
Yeneroglu ka kërkuar nga Posta Turke që të kërkojë falje për këtë gabim dhe ta përmirësojë atë.
“Ftoj zyrtarët e Postës Turke që të kërkojnë falje ndaj vëllezërve tanë boshnjakë të cilët kanë bërë gabim duke printuar portretin e Milorad Dodikut presidentin e Këshillit Presidencial të Bosnjë e Hercegovinës i cili mohon Masakrën e Srebrenicës, në një pullë postare përkujtimore dhe ta përmirësojnë këtë gabim”, ka shkruar ai. / Gazeta Express / KultPlus.com
Srebrenitsa Katliamı’nı inkar eden Bosna Hersek Cumhurbaşkanlığı Konseyi Başkanı Milorad Dodik’in resmini hatıra puluna bastırmak gafletine düşen PTT yetkililerini derhal Bosnalı kardeşlerimizden özür dilemeye ve bu yanlışı gidermeye davet ediyorum. pic.twitter.com/JxgSsqH9Oc