Bajroni: Gratë shqiptare në rast rreziku shkojnë në luftë përkrah burrave dhe kurrë nuk dorëzohen për të mbrojtur nderin e tyre

Si mësuese letërsie prej më shumë se tri dekada,kam pasur fatin qe ta studioj dhe ta komentoj veprën e Bajronit me nxënësit e shkollës së mesme. E shoh me vend për situatën e tanishme të bëjmë një udhëtim imagjinar me Bajronin nepër trojet shqiptare, në ato vende,ku i ka lënë të shkruara në kujtimet e tij .

Nuk di deri më sot të jetë bërë një promovim kaqë i detajuar i Bukurive natyrore dhe njerëzore të Shqipërisë siç e ka bërë Bajroni për ne. Nuk ka dokument më autentik se letrat e Bajronit drejtuar nënës dhe miqëve të tij ,200 vjet më parë,që vertetojnë vendbanimet shqiptare deri në Prevezë,ku ai i përshkoi me këmbë.
Brezi i ri duhet ta njohi këte poet, si njeri me temperament të lirë,me aftësi dhe mprehtësi konceptimi,me pjekuri dhe prirje drejt virtytit.Edhe pse mbarte titullin Lord, dëshironte të ishte pranë njerëzive të thjeshtë dhe të eksploronte në vende të pashkelura, të cilat i gjeti, kur erdhi në Shqipëri.
Eshtë krenari për ne shqiptarët, që një i huaj,si Lordi Bajron t’i drejtohet Shqipërisë me këto vargje:”Shqipëri,lejomë të kthej sytë e mi // Mbi ty,o nënë e rreptë burrash t’egër.
Shqipëria për Bajronin qe një botë sa e fshehur aq dhe interesante ku shkruan “Me të vërtetë që unë e kam parë Shqipërinë më shumë se kushdo anglez tjetër, sepse është vend i vizituar rrallë,ndonëse i bollshëm në stoli natyrore .

“Në vendet e Ilirisë dhe të Epirit ka vende pa emër dhe lumenj të pahedhur në hartë,mundet që një ditë, kur të njihen më shumë, të jenë temat më të çmuara e të dorës së parë për penën”….
Ai nga leximet e veta dinte, se Shekspiri i kishte vendosur disa ngjarje në Iliri.Kjo e la me kuptue se këto vise nuk ishin të zbrazta,por kishin vlera historike, kulturore dhe pasuri shpirtërore. Qëndrimi i tij në Patra ,në Prevezë,në gjirin e Artës drejtë Tepelenës,….në majat e Papingjit ……. mrekullohesh duke thënë “Kudo që shohim : rrotull,sipër,poshtë,na lë pa mend magjia ngjyrë ylberi..të gjithë njerëzit që takuam me fustanellat e bardha përshëndetnin shqiptarçe,ushtarët nuk dallohen nga fshatarët nga veshja, të gjithë mbajnë armë të stolisura…..Kur arritëm në Epirin e qëmotshëm,afër malit të Tomorrit,u mirëpritëm nga i pari i vendit Ali Pasha.”

Duke qëndruar në ato vende,kishte mësuar se deri ku shtriheshin krahinat shqipfolëse,si provincë e Turqisë Evropiane ………”Në perëndim ka gjirin e Venecias,në lindje Maqedoninë,Thesalinë dhe Greqinë.Ndërsa në jug mbërrinë deri në gjiun e Lepantos ose , gjiri i Artës”
Tablonë e Shqipërisë së jugut,sidomos pjesën e Çamërisë,poeti anglez e paraqiti me admirim.Ashtu siç bëri më vonë anglezja Meri Edith Durham për Shqipërinë e veriut.
Të dy bashkë e plotësojnë tablonë e Shqipërisë dhe shqiptarët i përshkruajnë trima, të ndershëm dhe bujarë,edhe në varfërinë e tyre.
Kur Bajroni mbërriti në Qefaloni,suliotët të përqëndruar në lartësitë në lindje te Paramithisë, dëgjoheshin së tepërmi me kapedanin e tyre, Marko Boçari.Ata ishin thjeshtë shqiptarë. Ja disa vargje nga “Çajld Harold” ,-Kush ia shkon në trimëri suliotit brun//Me të bardhë fustanellë e me gunë”
Ishin suliotët ata që kërkonin ta kishin si prijës Bajronin në periudhën e Revolucionit Grek.Ishin ata që Bajroni i vlerësonte si luftëtarët më të mirë dhe më besnikë.Edhe pse për Bajronin ishte një detyrë përtej mundësive të poetit, Ai e mori përsipër sepse i printe Ideali i Lirisë,para të cilit nuk tërhiqej kurrë.

Historianët kanë faktuar se Gjon Boçari (paraardhësi i Marko Boçarit) ka qenë një nga luftëtarët më besnikë të Skenderbeut,prandaj Bajroni i drejtohet Shqipërisë:
“O Shqipëri,ku lindi Iskanderi,këngë e trimërisë,fanar i të urtëve.//Dhe Iskanderi tjetër që i tmerroi armiqtë me kordhen e tij kreshnike.(Thuhet se Aleksandri i Maqedonisë e kishte nënen epirote P.L.) Në letrat dërguar miqëve shkruante :
“I dua shumë shqiptarët….nuk janë të gjithë myslimanë,disa nga fiset janë të krishterë, porse feja nuk i bën të ndryshojnë zakonet dhe sjelljet e tyre dhe se janë kaq tolerantë dhe kaq të lirë në paragjykimet fetare..Me sa kam parë vetë….Ata shëmbëllejnë me malësorët e Skocisë,në veshje,në fytyrë dhe në mënyrën e jetesës,trupi i tyre i hollë dhe i gjatë,dialekti keltik dhe zakonet e tyre te rrepta më shpien në Morven .”
Duke u nisur nga këto vlerësime që Bajroni u bënte shqiptarëve,Marko Boçari i përgjigjet letrës së Bajronit “Ju falenderoj për mendimin e mirë që keni për bashkatdhetarët e mi.

Ju falenderoj akoma më shumë për kujdesin,që me kaq zemërgjerësi keni treguar për ta, Me besnikëri, Marko Boçari”
Bajroni duke qenë për një kohë në mes të shqiptarëve,kishte mësuar edhe shumë fjalë shqip ,që i duheshin për të komunikuar.
Interes kishte për këngët popullore siç janë vargjet
e këngës,Tamburxhi, në veprën e tij “Çajd Harold”
“Tamburxhi,Tamburxhi,//Kushtrimi yt u jep shpresë trimave në luftë i cyt //
Ngrihen bijt e maleve si ndonjë sqotë//Himariotë,Ilirë,ezmerët suliotë”
Polifoninë e kishte për zemër, Ai mundi të regjistronte fjalët e disa kengeve popullore:
Në sevda tënde u lavosa//Vetëm u përvëlofsha,//Ah,vajzë më përvëlofshe,//Zemërën më lavose,//Unë të thashë rroba s’dua//Po sytë e vetullat e tua.

Këte këngë Byron edhe e përktheu:”I am wounded thy love,and have loved,//but to scorch muself .// Thou hast consumed me! //Ah maid !Thou has struck me to the heart//
I have said I wish no downy,//But thine eyes and eyelashes//”
Keto këngë Byron i këndonte në shtëpi dhe në rrethe të ngushta.
Kishin kaluar 5 vjet që Bajroni ishte larguar nga Shqipëria,por kënga i zgjoi kujtimin e atij vendi të mrekullueshëm duke u thënë miqëve së bashku me poetin Shellin, me të cilët po bënte një shetitje në Liqenin e Gjenevës:”Tani bëhuni sentimentalë e dëgjomëni me tërë vëmendjen tuaj “Dhe melodia e këngës labe tingëlloi fuqishëm dhe mori udhë bashkë me valet e liqenit.
Shumë pëlqente meloditë baritore, i kishte mbetur në mendje,një djalë 15 vjeçar që kishte bërë një fyell prej krahut të shqiponjës nga ku nxirrte melodi rrenqethëse.

Bajroni kur ishte në Shqipëri, argëtohej duke parë vallet e bukura,sidomos ato me karakter luftarak,që shoqëroheshin me këngë trimërie dhe kërceheshin rreth zjarrit para ose pas përpjekjeve e luftimeve.Sidomos vallja Çame,vallja e vjetër e Konispolit me ate çastin kulminant kur valltari përkulet pas në “urë” me kokën mbështetur përdhe,të tjerët kalojnë mbi gjoksin e tij,duke shprehur kështu guximin e sakrificën sepse: armiqtë do ta shkelin këte truall ,vetëm kur të shkelin mbi gjokset e tyre.
Bajroni pëlqente akoma më shumë veshjen shqiptare,të cilën e quante,petkun më të bukur në botë.”Shih të egrin shqiptar me fustanellë // e rrobat të qëndisura me arë,//
Armët të lara me flori,sa bukur!”
I mahnitur nga kjo bukuri,Bajroni kishte marrë disa veshje popullore .Me kostumin shqiptar Ai pozoi për piktorin Tomas Filips. Ky portret ndodhet në Galerinë Kombëtare të Portreteve në Londër (National Portrait Gallery) dhe paraqitet në çdo botim të denjë për Bajronin.
Duke qenë Bajroni përhapës i tematikës shqiptare,me përmbledhjen e këngëve
popullore shqiptare u bë objekt studimi nga albanologët si Gustav Myer,apo baronesha Xhuzepina Knorr,albanologe e njohur austriake, cila për misionin e
Bajronit u shpreh: “T’i bësh mirë njerëzimit është dëshira më bujare” Ndërsa për letrën e Bajronit dërguar nënës së tij ajo thekson se Bajroni e ka marre frymëzimin për Liri nga shqiptarët.
Për burrat shqiptarë ,- shkruan Bajroni – kanë trupa shumë të mirë,nuk shquhen si
kalorës,por në këmbë janë të palodhur dhe shumë të duruar.Armën kur e hedhin supit të djathtë e mbajnë pa asnjë sforcim,ndërsa vrapojnë përpjetë maleve të tyre me lehtësi e zhdërvjelltësi.Ndoshta jane raca më e bukur në botë.

Nga tiparet edhe gratë janë të hijëshme,vajzat arnaute janë shumë të bukura dhe kostumi i tyre është shumë piktoresk.Ata edhe hijeshine e trupit e ruajnë më gjatë pasi rrojnë përjashta në ajër të lirë.Ata bëjnë jetë patriarkale,por kjo ndrydhje e përkohshme e personalitetit të tyre u duket e natyrshme,madje u jep krahë për të gjetur kuptimin e jetës në dashurinë dhe detyrën amtare.Janë po ata gra që në raste rreziku e nevoje shkojnë në luftë përkrah burrave dhe kurrë nuk dorëzohen për të mbrojtur nderin e tyre…..Ishin gratë e fshatit Dhoksat që ndërtuan urën e prishur nga përroi i rrëmbyer,kur morën vesh se do të kalonim ne në udhën e bllokuar nga gurët”
Edhe një numër piktorësh u frymëzuan nga vepra e Bajronit si Eugene Delacroix(1798-1863).
Nuk është rastësi që Delakrua,i cili nuk erdhi kurrë në Shqipëri, por u frymëzua nga vepra e Bajronit duke dhënë kryevepra me temën Suliotët si “Burrë me veshje suliote”, “Etyd për Boçarin”.etj.
Apo kështu Arry Scheffer me pikturën “Gratë e Sulit” frymëzohet nga Bajron për aktin heroik të suliotëve.
Mbi të gjitha, vepra e Bajronit frymëzoi luftëtarët e Lirisë dhe pati jehonë në të gjithë botën,në Spanjë lufta kundër pushtuesit Francez e përjetësuar me vargjet “Vajza e Saragosës “në veprën “Çajld Harold”.Në Itali në luftën kundër pushtimit austriak, ku Bajroni mori pjesë në lëvizjen e Karbunarëve. Më vonë projektuesi i bashkimit të Italisë, Giuzeppe Mazzini.,i çoi më tutje idetë për liri,pavarësi dhe unitet për mbarë Evropën.Vlen për t’u përmendur ndikimi tek arbëreshët,të cilët e treguan veten si luftëtarë të Garibaldit.Pa përmendur,De Raden,Dora D’Istria,Kulluriotin ,Rilindësit tanë, të cilët e kishin në qendër të vëmendjes,Lirinë ,Pavarësinë dhe bashkimin e shqiptarëve .
Jehona e poetit të lirisë arriti deri në Amerikë:Ishte koha e ashpërsimit të kontradiktave ndërmjet pushtuesve anglezë dhe kolonive në Amerikën e Veriut që arriti në luftë të armatosur, deri në fitoren e pavarësise.Ai e gjeti veten të përshkruar në gazetat e kohës si poeti më i preferuar i amerikanëve “The favourite poet of the Americans”
Në Shqipëri,Bajroni njohu një popull kryengritës,të lirë e të pavarur në shpirt,trim, besnik,të paepur,krenar,të ndershëm e mikpritës,me të cilët luftoi në “Betejën e Mesolongjit “.
Jehona e tematikës shqiptare në botë në sajë të veprave të Bajronit ishte shumë e gjerë dhe me shtrirje të madhe në kohë.Të gjitha këto shtojnë nderimin dhe mirënjohjen e popullit shqiptar për Bajronin,të cilin askush s’e detyroi të pohonte kaq hapur në favor të shqiptarëve.Bajroni të gjitha këto i gjeti të mbjellura në tokën e Ilirëve, në Sul,Paramithi, në Çamëri.Edhe sot vepra e e Bajronit është nxitje për brezat,për të njohur trojet e shqiptarëve dhe trimëritë e tyre ,që luftuan me Bajronin,prijësin e tyre ,së bashku me luftëtarët grek kundër pushtuesve turq deri në pavarësi,për të cilin vend Bajroni dha edhe jetën.
Vdekja e Bajronit në Greqi është simboli më i bukur i misionit të artit. Bajroni kishte bërë një betim,pa kushte, me kauzën e popullit kur thotë: “Për ty Greqi dhashë gjithçka …..tani po jap edhe jetën.” I gjithë ky angazhim i mendimit dhe veprimit të Bajronit në luftën për liri të popujve kishte të vetmin ideal, emancipimin e shoqërisë njerëzore.Kështu poezia e tij e realizoi misionin e vet, për atëhere edhe për sot, për të zgjidhur kontradiktat mes popujve,si në rastin e shqiptarëve me fqinjët.Në rastin në fjalë,luftëtarët e Sulit dhanë jetën, kundër pushtuesit otoman për lirinë dhe pavarësinë e Greqisë dhe sot shtetet përkatëse duhet t’i venë në ballancë veprimet e tyre në aleanca të ndershme për t’i bërë ballë sfidave të kohës,me urtësi,paqë e drejtësi. Pertefe Leka / KultPlus.com

Dhjetë pikturat më të famshme të të gjitha kohëve

KultPlus sjell dhjetë pikturat më të famshme, nga piktorët e mëdhenj botëror.

10. Whistler’s Mother, nga James McNeill Whistler
Piktura tregon nënën e artistit të ulur në një karrige

9. The Persistence Of Memory, nga Salvador Dali
Është pikturuar nga Dali në vitin 1931. Është njëra prej pikturave të tij më të famshme. Piktura thuhet se është e inspiruar nga teoria e relativitetit, pasiqë tregon orët që shkrihen.

8. The Night Watch, nga Rembrant
Është e pikturuar në vitin 1642. Flet për largimin e një qyteti të udhëhequr nga kapiteni i vet.
7. The Birth Of Venus, nga Sandro Boticcelli
Kjo pikturë përshkruan shfaqjen e perëndeshës së Venusit prej detit. Piktura i përket viteve të 1480-a
6. Guernica, nga Picasso
Kjo është një pikturë që tregon bombardimin e qytetit të Spanjës, Guernicas, gjatë luftës civile në Spanjë. Piktura I përket vitit 1937
5. The Girl With A Pearl Earring, nga Johannes Vermeer
Është pikturuar në vitin 1665, portretizon një vajzë me vathë perle. Kjo pikturë shpesh është quajtur edhe Mona Lisa holandeze
4. The Scream, nga Edvard Munch
Është pikturuar në vitin 1893. Shfaq një person të frikësuar duke bërtitur.
3. The Starry Night, nga Van Gogh
E pikturuar në vitin 1889, piktura shfaqë qytetin e Saint-Remy, nën diellin e tkurrur. Piktura u kompletua pas incidentit të artistit, incident ky në të cilin Van Gogh-u e preu veshin
2. The Last Supper, nga Leonardo Da Vinci
Piktura më e famshme e Leonardo Da Vincit, ndoshta edhe më e famshme se Mona Lisa. Piktura paraqet darkën e fundit të Jezu Krishtit dhe dishepujve të tij. Darkën në të cilën Jezusi deklaroi se dikush nga ata do ta tradhëtojë.
1. Mona Lisa, nga Leonardo Da Vinci
Da Vinci, diku mes viteve 1503 dhe 1506, krijoi pikturën më të famshme ne botë- Mona Lisa. Mendohet se Mona Lisa Gherardini ishte Lisa Del Giocondo, gruaja e tregtarit fiorentin Francisco del Giocondo

Zyrtare: Vendoset data për fillimin e vitit të ri shkollor në Kosovë

Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka njoftuar se pas takimit që kanë pasur me drejtorët komunalë dhe me ministren e Arsimit, Arëbërie Nagavci janë dakorduar se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura që viti i ri shkollor të fillojë me 1 shtator.

Sipas njoftimit, mësimi do të zhvillohet me prezencë fizike në shkolla dhe me orar të plotë.

“Për të diskutuar për përgatitjet që janë bërë për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022, sot është mbajtur takimi i Kolegjiumit për Arsim të Asociacionit të Komunave të Kosovës me Drejtorët Komunal të Arsimit, e ku ka marrë pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. Në këtë takim, u konkludua se janë bërë të gjitha përgatitjet nga ana e Komunave të Kosovës dhe Ministrisë në mënyrë që viti i ri shkollor të fillojë më 1 shtator me prezencë fizike në shkollë dhe me orar të plotë. Ministrja Nagavci theksoi se rekomandimet e MSh dhe IKShPK, por edhe praktikat botërore, tregojnë se mësimi këtë vit shkollor po fillon me prezencë fizike në shkollë. Ajo i informoi Drejtorët Komunalë të Arsimit për përgatitjet që janë bërë nga ana e Ministrisë për fillimin e vitit shkollor”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

MËSIMI FILLON ME 1 SHTATOR ME PREZENCË FIZIKE NË SHKOLLA

Për të diskutuar për përgatitjet që janë bërë për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022, sot është mbajtur takimi i Kolegjiumit për Arsim të Asociacionit të Komunave të Kosovës me Drejtorët Komunal të Arsimit, e ku ka marrë pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Në këtë takim, u konkludua se janë bërë të gjitha përgatitjet nga ana e Komunave të Kosovës dhe Ministrisë në mënyrë që viti i ri shkollor të fillojë më 1 shtator me prezencë fizike në shkollë dhe me orar të plotë.

Ministrja Nagavci theksoi se rekomandimet e MSh dhe IKShPK, por edhe praktikat botërore, tregojnë se mësimi këtë vit shkollor po fillon me prezencë fizike në shkollë. Ajo i informoi Drejtorët Komunalë të Arsimit për përgatitjet që janë bërë nga ana e Ministrisë për fillimin e vitit shkollor.

Ndër të tjera, Ministrja theksoi se tashmë ka filluar shpërndarja e teksteve shkollore dhe shumë shpejt DKA-të do të kenë edhe protokolet dhe Udhëzuesin e rishikuar për organizimin e mësimit në kushte të pandemisë.

Ministrja falënderoi drejtorët komunalë, por edhe të gjithë akterët e tjerë që menaxhojnë me situatën pandemike, për punën që kanë bërë deri më tani. Por, ajo theksoi nevojën e bashkëpunimit edhe më të shtuar për fillim të këtij viti shkollor, duke pasur parasysh situatën pandemike në vend.

Ministrja Nagavci, po ashtu, iu bëri thirrje edhe mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve, që të kujdesen maksimalisht, duke zbatuar masat e rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK, në mënyrë që nxënësit të mos humbin edhe mëtutje në procesin mësimor.

Drejtoti Ekzekutiv i Asosiacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi dhe kryetari i Kolegjiumit për Arsim, Besim Avdimetaj theksuan se është lajm i mirë fillimi i vitit shkollor me prezencë në shkollë.

Ndërsa, Drejtorët e DKA-ve thanë se shkollat janë përgatitur për fillim të vitit shkollor, ndërsa sipas statistikave që ata paraqitën, mesatarja e personelit arsimor të vaksinuar me njërën dhe me të dy dozat e vaksinës është rreth 70 përqind deri më tani. / KultPlus.com

‘Zgjoi’ hap ‘PriFest’, Basholli: Ne po qajmë sonte, Fahrija e familjet e personave të pagjetur qajnë çdo ditë

Era Berisha

Frymëzuar nga një histori e vërtetë, filmi “Zgjoi” mbrëmë para publikut kosovar në edicionin e 13 të PriFest, shpalosi të vërtetën e personazhit kryesor, Fahrije Hoti, tek e cila nën aktrimin mahnitës të aktores Yllka Gashi, qysh në minutat e parë të filmit, ambicia për tu përballuar me një realitet patriarkal ku puna e grave nuk mund të kalojë përtej dyerve të shtëpisë, vërehet në sytë e saj në të cilat po të përhumbeshe thellë, atëherë do të ndjeje dhimbjen e madhe për zhdukjen e burrit të saj në luftën në Kosovë, shkruan KultPlus.

Pak para se ora të shënonte 21:00, ishte pamja para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ajo që kapte vëmendjen e çdo kujt që kalonte pranë. Sytë e moshave nga më të ndryshmet po vëzhgonin tapetin e kuq të shtruar e në të cilën reflektoheshin dritat e kaltërta e vjollcë që njëkohësisht portretizonin ngjyrat e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, ‘PriFest’. E nën meloditë e këngëve të bendit ‘Sytë’, artdashës të shumtë po kaplonin vendin ngadalë për të mbushur komplet secilën hapësirë të shkallëve të Teatrit, një nga tre vendet në të cilat u shfaq premiera e filmit ‘Zgjoi’ i regjisores Blerta Basholli.

Tashmë kishte ardhur koha që filmi të jetësohej në Prishtinë, e nën dritën e hënës dhe errësirës që rrethonte të pranishmit, nisi filmi në ajër të hapur.

I vendosur në fshatin e vogël kosovar të Krushës së Madhe, personazhi i Fahrije Hotit i mbushur deri në pikën e fundit me shpresë të pakrahasueshme, po jeton vërtet në një gjendje të paqartë e të mbushur me përplot dilema, një nga to mbetet edhe supozimi se burri i saj i zhdukur është mbytur apo pushkatuar. Teksa, Fahrija jeton me vjehrrin e saj i cili po ashtu shpreson se djali i tij një ditë do të kthehet, ajo përballet çdo ditë me dhimbjen e luftës civile jugosllave por të cilën nuk e shfaq para askujt deri në një moment ku ajo shpërthen dhe qan duke pranuar tashmë se ëndrra e saj në fakt është një ëndërr e pamundur.

Ndonëse, ëndrra e saj që burri një ditë do të kthehet nuk ka një rezultat në realitet, ëndrrat e tjera të saj që të ndihmonte akoma më shumë familjen e saj vetëm sa vinin e fuqizoheshin nga momenti në moment. Derisa biznesi i vogël i mjaltit të familjes së saj mezi arrinte të mbulonte disa fatura, ajo papritmas mendon të filloj të shesë ajvar shtëpiak, një ushqim me të cilin të gjithë banorët e fshatit ishin të njohur.

Regjisorja Blerta Basholli, solli para publikut një vështrim të qartë të një shoqërie patriarkale ku puna, dëshira e pasioni për të arritur diçka në jetë, në një fshat të tillë konsiderohej shenjë e mosrespektimit të burrit. Por, regjisorja, frikën, brengën e shpresën i ngërthen në një fuqi të vetme, përmes së cilës personazhi i Fahrijes arrin të realizojë edhe marrëveshjen e shumëpritur me një blerës të një supermarketi për të shitur ajvarin e përgatitur nga duart e tyre të arta.

E se si ka filluar çdo nisje e një biznesi të vogël në Kosovë, filmi e tregon këtë më së miri. Heshtja e vazhdueshme e rolit kryesor të luajtur nga aktorja Yllka Gashi, ndaj jo vetëm epiteteve të ndyra që vinin nga burrat e atij fshati, problemeve që i shkaktonin asaj për arsyen se ajo ka arrirë të ngasë një makinë, thashethemeve, sulmeve fizike, por edhe mosbesimit të shfaqur nga dy fëmijët e saj, tregon se regjisorja pavarësisht pengesave të vazhdueshme, vazhdimisht nxjerr në pah rëndësinë e arritjeve të Fahrijes të cilat janë krejtësisht natyrale e të domosdoshme për të mbijetuar pa pasur frikë deri në palcë.

‘’Zgjoi’’, një xhevahir kinematografike, përqendrimin e ka në fuqizimin e personazheve të cilat kanë një synim apo mision, e për të cilën edhe pas dështimeve të shumta, biznesi i tyre vazhdon të jetësohet tutje. E teksa këto gra vajtonin zhdukjen e personave më të dashur, për të cilët nuk dihet se ku gjenden, ato vazhdojnë të ‘lundrojnë’ në jetë po njëlloj si lundrimi i shpresave e ëndrrave të tyre, pavarësisht habisë së madhe që ka kapluar fshatin nga arritjet e tyre këmbëngulëse e të njëpasnjëshme.

Fahrija, një rol me përmbajtje të guximshme, përfaqësoi një numër të madh grash në fshatin kosovar, burrat e të cilave u zhdukën gjatë luftës e trupat e tyre nuk janë gjetur kurrë. Kurse përpjekjet e autoriteteve për të gjetur të zhdukurit ishin tejet zhgënjyese. Zgjuarsia e Fahrijes, mbi kaloi sfidat që banorët e fshatit me një mendësi të palëkundur kishin shtruar para rrugëtimit të saj, duke fuqizuar kështu një komunitet të grave për të qenë të pavarura.

E gjithë kjo histori e ngërthyer brenda 1 ore e 24 minutave, paraqiti shfaqjen e jashtëzakonshme e shumë emocionuese të aktores Yllka Gashit dhe debutimin e rrallë të regjisores Blerta Basholli. E momentet kulminante që hynin thellë brenda shpirtit njerëzor të pranishëm, ato nga të cilat nuk ka nevojë për fjalë, ishin pikërisht shkrepjet e kamerës në një distancë të afërt ndaj gjelbërimit të pasur e ujit të kaltër, që portretizuan faktin se përmes dëshpërimit në heshtje, kjo histori intime arriti të tregojë detajet e vogla se si bletët paksa agresive qysh në fillim, rolit kryesor i kanë gumëzhuar në vesh për të ecur drejt pranimit të faktit që një ditë eshtrat e burrit të saj do të jenë në një nga ato qeset e bardha që mbërrijnë me kamionë të mbushur e ku më në fund paqja do të mbizotërojë në shpirtin e saj.

Pas shfaqjes së filmit që u shoqërua me qetësinë absolute të të pranishmëve por edhe me zhurmën e përditshme të qytetit, ishin duartrokitjet e brohoritjet e publikut që thyen heshtjen e gjatë duke mos u ndalur në asnjë sekondë të vetme. E në mesin e tyre ishin edhe ekipi i filmit ‘Zgjoi’ të cilët ngadalë dolën në skenën e Teatrit Kombëtar për një fjalë rasti.

“Fillimisht, jemi shumë të emocionuar për shkak të temës. Ne po qajmë sonte e Fahrija e familjet që i kanë personat e pagjetur, qajnë çdo ditë edhe i presin çdo ditë edhe ende nuk i kanë gjetur më të dashurit e tyre”, thotë Basholli.

Sipas saj, ajo shpreson se filmi ka arritur që sado pak të portretizojë dhimbjen e tyre për arsye se ka qenë shumë e vështirë, mirëpo në anën tjetër përkundër dhimbjes që këto gra e kanë edhe sot, ato e kanë gjetur forcën që të punojnë për fëmijët e tyre e për të mbijetuar përkundër paragjykimeve, pengesave, e vështirësive tjera që i kanë pasur si gra.

“Pa këto gra, pa Fahrijen, as Krusha e Madhe nuk do të ishte e njëjtë sot, e as Kosova nuk do të ishte e njëjtë sot, as për mua e as për vajzat tjera, e as për djemtë e burrat sepse puna e tyre na ka bërë që ti perceptojmë ndryshe gratë. Për mua, Fahrija ka qenë inspirim prej ditës së parë që e kam takuar, ashtu edhe gjithmonë do të jetë”, përfundon Basholli.

Po ashtu, Fahrije Hoti, jeta e së cilës është shndërruar në film artistik, tregoi rreth kësaj eksperience të veçantë.

“Ka qenë e vështirë në vitin 1999 por tash Krusha ka një format krejt tjetër ku tash edhe burrat kanë nisur të bëjnë ajvar. Pavarësisht nga gjithë ajo që e kam përjetuar unë, por edhe shumë gra të tjera, Krusha tani zhvillon një ekonomi shumë të mirë” ka thënë Hoti.

Kurse, sot në një konferencë për media për të treguar më shumë rreth rrugëtimit të filmit ‘Zgjoi’, të pranishëm ishin regjisorja dhe skenaristja Blerta Basholli, producenti Yll Uka dhe producenti Valon Bajgora.

“Për ne është kënaqësi me qenë në PriFest në Prishtinë për të shfaqur filmin. Ne kemi kaluar shumë mirë me publikun tonë. E për çmime është shumë mirë që i kemi por tani shohim se si do të na shkojë në PriFest”, thotë Basholli.

Sipas saj, kur filmi është bazuar në ngjarje të vërtetë, përgjegjësia ka qenë shumë e madhe, e aq më tepër kur bëhet fjalë për një temë kaq të ndjeshme siç është tema e personave të pagjetur në Kosovë.

“Për mua ka qenë sfidë shumë e madhe sepse Fahrija ka qenë shumë në televizion e në filma dokumentarë dhe normalisht është që të mendojmë se çka duhet të mbajmë në film e çka jo sepse duhet të përcjellësh vijën dramaturgjike. Ajo ka qenë pjesa më sfiduese sepse në kuptimin e artistikes dhe dokumentarit, ne e kemi zgjedhur një qasje dokumentareske për shkak të vërtetës, të realizmit sepse doja të kem një qasje më realiste në film edhe një qasje ku fokusohet aktrimi dhe karakteri kryesor”, thotë Basholli.

Ndërsa, producenti Yll Uka foli rreth se sa me fat është industria e filmit që arrin ti tregojë temat interesante që posedon Kosova.

“Ne jemi shumë me fat që kemi shumë tema interesante. Kritikë të filmit gjithmonë na kanë thënë se kemi tema shumë të mira që Evropa nuk i ka e sidomos Kosova. E sukseset e viteve të fundit në kinematografinë e Kosovës, pikërisht kanë qenë këto tema. Unë besoj dhe do kisha dëshirë që edhe të tjerët të punojnë sa më shumë me këto tema”, thotë Uka.

Po ashtu, producenti tjetër Valon Bajgora, tregoi përshtypjet e tij ndaj çmimeve të fituara nga një vend i vogël sic është Kosova.

“Ne jemi një popull i vogël por kemi kujtime shumë të mëdha. Kur ballafaqohemi me filma të tjerë në festivale që kanë tema të tjera, e temat tona janë tema sociale të cilat trajtojnë etapat në të cilat ka kaluar populli ynë, dhe kur arrijmë që të fitojmë çmime atëherë kjo neve na bënë shumë krenarë dhe na inkujaron që ne të vazhdojmë tutje sepse tregimet tona kanë interes”, thotë Bajgora.

Fahrije Hoti, jeta e së cilës është shndërruar në film artistik të metrazhit të gjatë nga Kosova, “Zgjoi”, me regji nga Blerta Basholli, bëri historinë duke fituar tri çmimet kryesore të “Sundance Film Festival”: Filmi më i mirë, Regjisorja më e mirë, dhe Çmimi i publikut.

Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj; me producent Yll Ukën, drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë Valon Bajgorën, Agon Ukën, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n.

“Zgjoi“ është bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicërr), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi (Shqipëri), prodhuar nga Industria Film dhe Ikonë Studio me bashkëprodhim nga Alva Film Production, Black Cat Production, AlbaSky, Swiss National TV. / KultPlus.com

Shqipëria krijon pulla postare me portretet e akademikëve dhe intelektualëve shqiptarë

Filatelia shqiptare ka nderuar për veprën e tyre akademikët dhe intelektualët shqiptarë me emetimin në pullat e postës.

Pullat e postës me portretet dhe emrat e akademik Kristo Frashërit, akademik Shaban Demirajt, studiuesit Ramadan Sokoli, aktorit Sandër Prosi dhe shkrimtarit e përkthyesit Vexhi Buharaja janë tashmë në qarkullim me logon figurat e shquara kombëtare.

Akademik Kristo Frashëri ka punuar për vite me radhë si punonjës shkencor në shumë institute shkencore të vendit tonë, si në Institutin e Shkencave, në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë dhe Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Ai dha një ndihmesë të veçantë duke kontribuar me studime të shumta dhe prodhimtari të pasur shkencore që shtrihet në të gjitha periudhat historike, si antikiteti, mesjeta, rilindja kombëtare dhe koha e sotme. Akad.

Frashëri trajtoi tema shkencore jo vetëm nga historia, por edhe nga jeta politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore e vendit tonë. Ai ka marrë dy herë “Çmimin e Republikës” të klasit të parë, në vitet 1961 dhe 1984 dhe është dekoruar me urdhrat “Mjeshtër i Madh” dhe “Nderi i Kombit”.

Akademik Shaban Demiraj është gjuhëtar, profesor, akademik. Në vitet 1993–1997 ishte kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ka botuar veprat: “Çështje të sistemit emëror të gjuhës shqipe”, (1972); “Gramatikë historike e gjuhës shqipe”, 1986 (në një formë më të përmbledhur është botuar edhe gjermanisht nga Akademia e Shkencave e Austrisë, 1993); “Gjuha shqipe dhe historia e saj”, 1988 (botuar edhe italisht nga Universiteti i Kalabrisë, 1997); “Gjuhësi ballkanike”, Shkup, 1994 (shqip dhe maqedonisht), ribotuar në Tiranë, 2004; “Fonologjia historike e gjuhës shqipe” (1996); “Prejardhja e Shqiptarëve në dritën e dëshmive të gjuhës shqipe” (1999), dhe një version anglisht i saj “The Origin of the Albanians (linguistically investigated)” (2006); “Eqrem Çabej” (1990); “Epiri, pellazgët, etruskët dhe shqiptarët” (2008). Shaban Demiraj është redaktor dhe bashkautor në veprën “Gramatikë e gjuhës shqipe, vëll. I Morfologjia” (1976, ribotuar 1995, 2002) etj.

Ka transkriptuar e përshtatur në shqipen e sotme veprën e Gavril Darës “Kënga e sprasme e Balës” (1994), etj. Ka marrë titullin “Mësues i Popullit” dhe Çmimin e Republikës të shkallës së parë dhe të shkallës së dytë (dy herë); është dekoruar me urdhrin “Mjeshtër i Madh i Punës”.Prof. Ramadan Sokoli është muzikant, kompozitor, shkrimtar dhe etnomuzikologu i parë shqiptar. Qysh në moshë të re, bënte pjesë në Bandën Frymore të Qytetit të Shkodrës. Rreth moshës 16 – 17-vjeçare, filloi të kompozojë.

Pasi mbaroi gjimnazin me rezultate të larta, ai fitoi një të drejtë studimi për të ndjekur Konservatorin “Luigi Cherubini” në Firence për Flaut e Kompozicion. Për shkak të luftës në vitin 1944, Ramadan Sokoli i ndërpreu studimet në atë konservator. Ai ka punuar për organizimin e Ansamblit të Ushtrisë dhe të Korit të Filarmonisë. Ka qenë drejtor i muzikës në Shtëpinë e Kulturës në Tiranë dhe ndërkohë është marrë me organizimin e festivaleve të këngës e valles popullore dhe ka punuar si mësues në Liceun Artistik derisa doli në pension në vitin 1980.

Prof. Ramadan Sokoli ka botuar dhjetëra vepra studimore për traditën muzuikore dhe etnografike lidhur me vallet dhe muzikën e të parëve tanë. Ai ka botuar studime për veglat muzikore, traditat e tjera folklorike dhe veprat e trashëgimisë së popullit shqiptar.Sandër Prosi është një ndër figurat më të shquara të teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Ai lindi në qytetin e Shkodrës më 6 janar 1920 dhe ndërroi jetë më 24 mars 1985 në qytetin e Durrësit gjatë xhirimeve të filmit “Pranverë e hidhur”.

Ai luajti në më shumë se 30 produksione kinematografike ku krijoi role dhe figura artistike shumë të arrira.Sandër Prosi ka krijuar rreth 100 personazhe të tjera në skenën e teatrit të cilat edhe sot kujtohen me shumë dashuri dhe nostalgji. Për ndihmesën e tij të madhe në zhvillimin e artit tonë skenik e kinematografik Sandër Prosi është nderuar me çmime dhe vlerësime të shumta si: “Artist i Popullit”, “Nderi i Kombit”, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” pas vdekjes.Vexhi Buharaja është shkrimtar, orientalist, epigrafist dhe përkthyes shqiptar nga osmanishtja e persishtja.

Ai lindi në në qytetin e Beratit më 12 maj 1920 dhe ndërroi jetë më 5 korrik 1987. Jeta e tij ka kaluar përmes një kalvari të dhimbshëm gjatë regjimit komunist. Në vitin 1965 u pranua në sektorin e historisë së mesjetës, pranë Institutit të Historisë në Tiranë, ku mblodhi, përktheu në shqip e transkriptoi rreth treqind mbishkrime turko-osmano-arabe. Ai shkroi studimin “Mbishkrimet turko-arabe në vendin tonë si dëshmi historike”.

Ka përkthyer një varg materialesh të periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, siç janë aktet dhe memorandumet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, etj.Në vitin 1965 Buharaja u pranua në sektorin e historisë së mesjetës, pranë Institutit të Historisë në Tiranë, ku mblodhi, përktheu në shqip e transkriptoi rreth treqind mbishkrime turko-osmano-arabe.

Përveç dokumenteve historike, përktheu nga gjuha turke e perse edhe vepra të tjera shkencore dhe letrare, si veprat shkencore të Hoxhë Hasan Tahsinit, dramën “Besa” të Sami Frashërit, “Shahnamenë” e Firdeusit, përmbledhjen poetike “Tahajjulat/ Ëndërrimet” dhe “Katër stinët” e Naim Frashërit, “Gjylistani dhe Bostani” të Saadi Shirazit. Vexhi Buharaja ka marrë titujt: “Mësues i Popullit: (pas vdekjes), kurse biblioteka e qytetit të Beratit është pagëzuar me emrin “Vexhi Buharaja”. /atsh/ KultPlus.com

Përkujtohet Hasan Ceka, intelektuali që vuri themelet e arkeologjisë shqiptare

Si sot, më 25 gusht 1900, lindi Prof. Hasan Ceka, njeriu që vuri themelet e arkeologjisë shqiptare.

“Nëntoka jonë mban kushedi edhe sa e sa dëshmi të tjera për paraardhësit tanë, e ajo që është zbuluar deri më tani është falë punës së palodhur e plot përkushtim të arkeologëve tanë. Andaj në ditën e tij të lindjes, kujtojmë njeriun që për më shumë se gjysmë shekulli ju kushtua tërësisht kërkimeve e studimeve për arkeologjinë shqiptare”, ka theksuar sot Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, transmeton KultPlus.

Hasan Ceka studioi në Vjenë ku u dallua si student i shkëlqyer. Pas kthimit në Shqipëri, në vitin 1930, punoi në Bibliotekën Kombëtare, krijoi një koleksion arkeologjik, të cilin edhe sot e trashëgon Biblioteka e Institutit të Arkeologjisë, ndërsa ka përfaqësuar Shqipërinë pranë misioneve të huaja arkeologjike në Apolloni e Butrint.

Në vitin 1947 drejtoi ekspeditën e parë arkeologjike në Apolloni si dhe punën për krijimin e Muzeut Arkeologjik Etnografik në Tiranë. Në 1956-të kthehet në Apolloni për t’ia kushtuar qytetit antik tërë veprimtarinë e tij kërkimore e studimore. Cekës i takon merita e zbulimit të një kompleksi arkitektonik në afërsi të ndërtesës së Agonoteteve, e nimfeut të qytetit dhe e shumë veprave të tjera.

Prof. Ceka u nda nga jeta më 2 nëntor 1998.

DPA ka publikuar edhe një fotografi nga Prof. Hasan Ceka si dhe promemoria mbi ndërtimin dhe formimin e Muzeut Kombëtar nga arkeologu, Hasan Ceka, e cila ruhet në AQSH. / KultPlus.com

Bebja e kopertinës së albumit të ‘Nirvana’ padit grupin e famshëm

Një 30 vjeçar ka hedhur në gjyq grupin Nirvana dhe trashëgimtarët e Kurt Cobain në lidhje me foton e një të sapolinduri që është vendosur në kopertinin e albumit të parë Nevermind në vitin 1991.

Foshnja në foto është vetë 30-vjeçari Spencer Elder, i cili pretendon se anëtarët e bandës, kompania e regjistrimeve dhe personeli i Nirvana kanë “trafikuar” foton e tij për përfitime dhe i kanë shkaktuar atij vuajte dhe dëme dhe vazhdojnë prej vitesh, transmeton KultPlus.

Në dokumentet e depozituara në gjykatë, Elden shkruan se identiteti dhe emri i tij janë lidhur përgjithmonë me shfrytëzimin seksual komercial që ai e përjetoi si i mitur, i cili është shpërndarë dhe shitur në mbarë botën që nga koha kur ishte foshnjë e deri në ditët e sotme.

Grupi i famshëm reagoi menjëherë pas kësaj ngjarje dhe premtoi se një ngjitëse do të vendoset në organet gjenitale të foshnje, por nuk u angazhua për të ndërruar kopertinën e kthyer tashmë në ikonë.

Kështu që Elden kërkon nga 150 mijë dollarë nga 17 personat që ka paditur në lidhje me foton e albumit grunge që shiti 30 milionë kopje në mbarë botën. / KultPlus.com

Teatri i shqiptarëve të Kroacisë pjesëmarrës në festivalin e Bosnjes

Leonard Hamitaj, aktor dhe regjisor, themelues dhe drejtuesi i Teatrit Mërgimtari, njëkohësisht drejtuesi i Shoqatës Teatrore Shqiptare në Kroaci “Mërgimtari”, në një rrëfim për “Diellin” rrëfen pritshmëritë e Teatri Mergimtari që do të përfaqësohet në festivalin teatror “Skena pa kufi” në Tuzell të Bosnjes e Hercegovinës me datë 26.08.2021, nga ku do të marrin pjesë trupat teatrore të rajonit.

Regjisori Leonard Hamitaj shprehet se së afermi teatri i shqiptarëve të Kroacisë do të ketë premierën e komedisë “Pacienti i dr. Froidit” të autorit kroat Miro Gavran, bashkëpunim i Teatrit Mërgimtari të Kroacisë me disa aktorë e regjizorë nga Shqipëria. Një sukses për Tetarin Mërgimtari ishte pjesëmarrja në Festivalin e Monodramës Albamono që u zhvillua në Maliq të Korçës me monodramen “Lopata e Artë” në Korrik 2021, ku Leonard Hamitaj u vlerësua me çmimin për regjinë më të mirë të shfaqjes ndër pjesëmarrësve të teatrove të Rusisë, Bosnje e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut e Serbisë.

Regjisori Leonard Hamitaj shprehet se Teatri Mërgimtari, funksionon në Zagreb në kuadër të Shoqatës Teatrore Shqiptare të Kroacisë dhe ka filluar veprimtarinë e tij prej vitit 2013, ndërkohë ka përgatitur 8 premiera dramash, komedish, recitalesh dhe ka një sfond të pasur prej 35 shfaqjesh, të luajtura në skenat e teatrove të Kroacisë, të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, të Sllovenisë, të Austrisë e Gjermanisë. Ky teatër është shembulli më i mirë i artistëve shqiptarë në diasporë, pasi gërsheton dhe promovon dy kulturat shqiptare e kroate, duke i ofruar publikut kroat dramaturgjinë shqiptare në gjuhën kroate, ndërsa publikut shqiptar të diasporës dhe të trojeve shqiptare vepra të autorëve kroatë në gjuhën shqipe.

Regjisori Leonard Hamitaj shpjegon me detaje se Teatri Mërgimtari ndër vite ka zhvilluar aktivitete shumë të suksesshme si: në vitin 2013- Mbrëmje poetike “Shqiponjes dua t’i ngjaj” një spektakël multimedial me pjesëmarrjen e studentëve shqiptarë të Zagrebit, u vu në skenën e Teatrit të Kukullave të Zagrebit në bashkepunim me Këshillin e pakicës kombëtare shqiptare të Zagrebit. Po në këtë vit më 2013-Spektakël poetiko-muzikor “Rini thuaja kënges …” – një shfaqje me vepra të autorëve më të njohur të letërsisë shqiptare nga Rilindja deri në ditët e sotme, performuar nga studentë shqiptarë nga Zagrebi nën drejtimin e regjisorit Leonard Hamitaj. Në vitin 2014-Shfaqje e dramës “Dy të shtëna në Paris” nga autor Pellumb Kulla, me regji të Leonard Hamitaj, u vu në skenë në Teatrin e Kukullave-Zagreb dhe në Teatrin Capodistria në Koper-Slloveni, në bashkëpunim me Këshillin e pakicës kombëtare shqiptare të Zagrebit. Po në këtë vit më 2014-Shfaqje e komedisë “8 persona plus” nga autor Ferdinand Radi, u vu në skenë në Zagreb, në teatrin e Koperit-Slloveni, në Teatrin Kombetar në Prishtinë, në Teatrin e Tetovës, nën drejtimin e Leonard Hamitaj dhe në bashkëpunim me Këshillin e pakicës kombëtare shqiptare ë Zagrebit dhe Ministrinë e Diasporës së Kosovës. Po në këtë vit më 2014-Shfaqje e fëmijëve, komedia “Çimi dhe roboti budalla”, interpretuan nxënësit e mësimit shqip të shkollave të Prefektures së Zagrebit, skenariste Melita Orešković e regjizor Leonard Hamitaj.

Në vitin 2015-Recital “Kur fjalët i merr era”, mozaik poetiko-muzikor me vepra të autorëve shqiptarë dhe botërorë, interpretuan nxënësit dhe studentët shqiptarë të Zagrebit, ndërsa në kitarë interpretuan studentët kroatë të profesorit Xhevdet Sahatxhiju, regjizor Leonard Hamitaj. Recitali u financua nga Këshilli i pakicës kombëtare shqiptare të Zagrebit. Në vitin 2015-Pjesëmarrje në provimin e librit të autorit Aleksandar Stipčević “Kultura tradicionale e arbëneshëve të Zares”, botim në gjuhën shqipe, bashkëpunim i Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare të Zagrebit, Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe Shoqatës Teatrore Shqiptare në Kroaci ‟Mërgimtari”, ku aktorët interpretuan pjesë nga libri, poezi, tregime e anegtoda arbëneshe. Viti 2016-Pjesëmarrje në promovimin e botimit në kroatisht të romanit “Otelo, arapi i Vlores” të autorit Ben Blushi, interpretime të pjesëve nga libri nga Leonard Hamitaj, organizuar nga Shtëpia botuese Ljevak. Në vitin 2016-Koncert gala me rastin e 8 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, recital i studentëve të Zagrebit dhe ansamblit të Shoqatës Iliria të Koperit, drejtues koncerti dhe regjisor Leonard Hamitaj.

Koncerti u financua nga Këshilli shqiptar i Zagrebit dhe Bashkia e Zagrebit. Po në këtë vit më 2016-Koncert me rastin e 103 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ku morën pjesë: këngëtarja shqiptare Ludmilla Baballeku, muzikanti Arben Zhezha, aktorët e Teatrit Mërgimtari, Ansambli Sloge e KUD Ogranak Seljačke. Koncerti u financua nga këshillat shqiptarë të Zagrebit dhe Velika Gorices. Në vitin 2017-Shfaqja e komedisë “Burri i gruas sime” nga autori kroat Miro Gavran u vu në skenë në gjuhën shqipe, në teatrot e Zagrebit, Stuttgartit, Linzit dhe Prishtinës, në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës së Kosovës, u financua nga Bashkia e Zagrebit. Regjisor e aktor i shfaqjes është Leonard Hamitaj. Po në këtë vit më 2017-Premiera e tragjikomedisë “Ata hyjnë pa trokitur” nga Armada Bora e interpretuar në Zagreb dhe në Rijeka. Ajo u interpretua në Kroaci nga Teatri Shqiptar MËRGIMTARI, Autori: Armand Bora, përkthyer nga Giulian Hamitaj, Aktorët: Ana-Marija Burušić dhe Leonard Hamitaj, muzikë nga Vedran Kojić. Regjisorët: Leonard Hamitaj & Armand Bora. Në vitin 2017-Pjesëmarrje në hapjen solemne të seminarit të mësuesve shqiptarë të gjuhës shqipe të rajonit, me interpretimin e pjesës ”Plisi”, që u mbajt në qytetin e Velika Gorices. Në vitin 2018-Pjesëmarrje në takimin e teatrove të Zagrebit me tragjikomedinë “Ata hyjnë pa trokitur” ku i dhanë vlerësime pozitive nga juria: kritike e teatrit Mira Muhoberac, regjizorja Ivana Peroš dhe dramaturgu Zlatko Krilić.

Në vitin 2018-Shfaqje e dramës satirike “Tre mendje në ankand” të autorit Ferdinand Hysi, përkthyer nga Bashkim Fazlliu, me regji të Leonard Hamitaj, interpretim në gjuhën kroate nga aktorë multinacionalë: Leonard Hamitaj, Enisa Majer, Arjana Bali, Vedran Kojić, Miroslav Medaković. Premiera u dha në teatrin e Zagrebit dhe u mbajt një turne shfaqjesh në të gjithë Kroacinë si në qytetet e Zares, Osijekut, Rijekes etj. Në vitin 2019- Pjesëmarrje në takimin teatror të Zagrebit SKAZ me “Tri mendje në ankand”. Po ashtu në vitin 2019-Premiera dhe shfaqjet e monodramës “Lopata e Artë” nga Ferdinand Hysi, me regji të Leonard Hamitaj, u interpretuan në teatrot e Vlorës, Durrësit, Fierit, Tiranës në Shtator 2019, dhe në Zagreb më 8 Nëntor 2019 në Teatrin Mala Scena. Po ashtu në vitin 2020- Pjesëmarrje me monodramën “Lopata e Artë” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Shkup Skupfest më 23 Shtator 2020. Financimi i shfaqjeve bëhet nga Këshilli Për Pakicat Kombëtare e Ministria e Kulturës së Kroacisë, si dhe nga Bashkia e Zagrebit. Teatri Mërgimtari, teksa përmbyll rrëfimin e tij për Diellin, regjizori Leonard Hamitaj, shprehet se është oazi kulturor dhe shpirtëror i shqiptarëve të Kroacisë dhe jo vetëm./dielli/ KultPlus.com

Flaka Xërxa, pjesë e tavolinës shkencore në Konferencën Ndërkombëtare ‘Docomomo International’ në Tokio

Pas disa ditësh në Tokio të Japonisë mbahet konferenca e 16 -të Ndërkombëtare e ”Docomomo International”

Konferenca e parë kjo virtuale e Docomomo-s ka si temë “Qëndrueshmëria trashëgimore: Ndarja e vlerave të moderniteteve globale” dhe pjesë e prezentimeve të punimeve shkencore është edhe Flaka Xërxa Beqiri nga Docomomo_Kosova me punimin e saj të titulluar “Arkitektura Moderne e Kosovës, një Epiqendër e Arkitekturës Regjionale”.

Flaka ka përfunduar studimet e doktoraturës me temë “Konstruimi i Ariktekturës Moderne në Kosovë 1970-80” pranë Universitetit të Ljubljanës, ka të publikuara disa punime shkencore mbi arkitekturën moderne dhe është pjesë e Univesitetit të Prishtinës, Fakulteti i Arkitekturës.

Këtë vit Konferenca Ndërkombëtare Dokomomo 2020+1 mbahet në Tokio, ku edhe zhvillohen Lojërat Olimpike dhe Paralimpike 2021, nën temën “Qëndrueshmëria e trashëgueshme: Ndarja e vlerave të moderniteteve globale”. Rreth 300 studiues dhe ekspertë nga 55 vende dhe rajone përreth botës do të mbajnë prezantime mbi arkitekturën dhe historinë moderne dhe bashkëkohore, si dhe ruajtjen, restaurimin dhe rinovimin e mjedisit, duke u përfshirë në një sërë diskutimesh në sesionet online (nëpërmjet Zoom).

Ligjerata kryesore do të mbahen nga Kengo Kuma, i cili ishte i përfshirë thellë në hartimin e Stadiumit Kombëtar, vendi i Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike, dhe nga Fumihiko Maki, një nga figurë kryesore në arkitekturën moderne japoneze. Të gjitha ligjeratat mund të ndiqen nëpërmjet internetit (29 Gusht – 2 Shtator 2021). / KultPlus.com

Nga 26 gushti në Cineplexx fillon të shfaqet horrori i shumëpritur ‘Candyman’

Nga 26 gushti, në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 2 super-filma të rinj.

Nga data 26 gusht, në Cineplexx do të keni mundësi t’i shihni disa nga premierat më të fundit botërore. Filmi më i pritur i kësaj jave është super-horrori Candyman, i bashkë me premierën botërore, do fillojë shfaqjen edhe në kinemanë Cineplexx. Candyman është ribërje e filmit të famshëm ikonik të viteve 90ta.

Dy filmat që do të fillojnë të shfaqen këtë javë janë:

1) Candyman

Një “vazhdim shpirtëror” i filmit horror Candyman (1992) që kthehet në lagjen e tani të butë të Çikagos ku filloi legjenda. Në rolet kryesore, Yahya Abdul-Mateen II, Tony Todd ndërsa në rolin e regjisë vjen Nia Da Costa.

2) The Protege

E shpëtuar si fëmijë nga vrasësi legjendar Moody (Samuel L. Jackson) dhe e stërvitur në biznesin e familjes, Anna (Maggie Q) është vrasësja më e aftë në botë. Por kur Moody – burri që ishte si një baba për të dhe i mësoi asaj gjithçka që ajo duhet të dinte për besimin dhe mbijetesën – vritet brutalisht, Anna zotohet të hakmerret. Ndërsa ajo ngatërrohet me një vrasës enigmatik (Michael Keaton), përballja e tyre bëhet vdekjeprurëse dhe skajet e lirshme të një jete të kaluar duke vrarë do të shkunden edhe më fortë.

Biletat për këta filma mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx, ose përmes aplikacionit Cineplexx KS. Më shumë informata rreth filmave mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.

Ditëlindja e Shën Nënës Terezë kremtohet me akademi solemne

Ipeshkvia Prizren-Prishtinë ka bërë të ditur se do të mbajë një akadami solemne në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës, me rasin e pesë vjetorit të shpalles shenjtëreshë, përcjell KultPlus.

Hapja e akademisë solemne do të bëhet ditën e nesërme, më 26 gusht, duke filluar nga ora 19:00. Ndërkaq, kjo akademi solemne do të zë vend në hapësirën e Qendrës BogdaniPolis në Prishtinë.

Më poshtë gjeni programin e plotë të kësaj akademie solemne. / KultPlus.com

Rita Ora përpiqet t’ua shpjegojë publikut ndërkombëtar nocionet ‘kosovar’ dhe ‘shqiptar’ (VIDEO)

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora tash e sa ditë është bërë ndër artistet më të përfolura, me pjesëmarrjen e saj në jurinë e ”The Voice of Australia”, përcjell KultPlus.

Së fundmi, Rita ka qenë pjesë e një vlogu interesant të “Wired”, duke iu përgjigjur pyetjeve më të shpeshta që fansat i kanë bërë në platformën e kërkimit në Google për të.

Mes të tjerash ajo i është përgjigjur një nga pyetjeve më të shpeshta që njerëzit bëjnë në Google, e cila është: “A është Rita Ora shqiptare?”.

Sigurisht që përgjigja e saj ishte “Po”, por teksa e ka pranuar origjinën e saj etnike, Rita nuk ka hezituar që të japë edhe një shpjegim të shkurtër për fansat e saj rreth nocionit “kosovar”, duke treguar se i është referuar vetes si shqiptare, ngase Kosova deri në vitin 2008 ishte e pavarur, por thotë se teknikisht këto dy terme janë e njëjta gjë.

“Po, por më lini t’jua shpjegoj pak, është pak e komplikuar në rregull? Kosova është tani e pavarur, e cila nuk ka qenë më parë. Kështu që teknikisht, po, për disa vite unë do të thoja: Jam shqiptare, jam shqiptare, shqiptare, por unë aktualisht jam kosovare, por është vërtet shumë e përafërt”, ka thënë Rita.

30-vjeçarja i është përgjigjur gjithashtu pyetjes “Çfarë i lidh Rita Orën dhe Jim Belushin?”, duke theksuar: “Epo mirë, ne jemi të dy nga i njëjti shtet, nga Kosova. Ka aktualisht plot artistë të mrekullueshëm tani që po vijnë nga vendi im. Jam shumë krenare për këtë, por po. Ai është një ikonë prej nga jam unë”. / KultPlus.com

Eminem bojkoton çmimet ‘Grammy’

Është një ndër artistët që ka bërë histori në Grammy por Eminem nuk do të marrë pjesë në eventin e famshëm të ndarjes së çmimeve. Reperi e ka bërë të qartë qëndrimin e tij gjatë viteve, dhe tashmë, në vazhdën e polemikave mbi procesin e nominimeve, fansat i janë rikthyer një interviste në të cilën reperi shpjegon se përse beson se organizatorët përdorin artistët e hop hop-it.

Ai thotë se i përdorin artistët si një “pikë shitjeje”, por kurrë nuk iu japin çmime. “Jam lodhur duke e parë. Për çfarëdo arsye, ata gjithmonë se mund të fitoni albumin e vitit. Unë u ula në shtëpi këtë vit për Grammy dhe pashë që Jay dhe Kendrick nuk e morën atë çmim, dhe ndjeva se njëri prej tyre duhej ta merrte”, duke iu referuar eventit të 2017-ës ku Bruno Mars mundi dy ikonat e hip hopit duke marrë çmimin për albumin e vitit, transmeton KultPlus.

The Funniest Reactions to Eminem's Performance at the Oscars

“Mos na sillni më këtu që të na përdorni si shitje për shfaqjen tuaj dhe t’i mbani njerëzit në ankth çdo herë. Mos më kërkoni më të vij. Përgjigja ime është “Jo” për njëqind milionë vjet, nuk do të marr më kurrë pjesë në Grammy”, është shprehur i revoltuar reperi i famshëm. / KultPlus.com

Timo Flloko: U kërkoj falje për filmat ku kemi promovuar krimet e komunizmit

Periudha komuniste në Shqipëri, la pas shumë pla gë për popullin shqiptar. Në kohën kur akoma nuk është kërkuar falje për kri met komuniste të kryera ndaj popullit, aktori Timo Flloko, ka kërkuar falje publike për ato role që ka luajtur gjatë viteve të dikt aturës dhe kanë cenuar sensibilitetin e shtresave të ndryshme të shoqërisë.

“Publiku duhet ta dijë se për atë faj apo kr im në aspektin krijues që ne kemi bërë, kërkojmë falje”,- u shpreh Timo Flloko në “News 24”. Flloko ka folur për rolin e tij të fundit në Teatrin Kombëtar, atë të Martin Dysartit në dramën “Equus”, me regji të Dino Mustafiç, për kritikën, por edhe për debatin në lidhje me ndalimin e disa prej filmave të realizuar përpara viteve ’90, transmeton KultPlus.

Flloko e pranon se në disa syresh, sidomos në filmat me partizanë, ka elemente qesharake dhe se Balli Kombëtar dhe kleri është trajtuar në mënyrë tendencioze e tall ëse, por, sipas tij, ka edhe filma që nuk përbëjnë asnjë problem. “Po ç’të keqe ka filmi me Ismail Qemalin, po qoftë edhe ata filma me partizanë, si te “Malet me blerim mbuluar”, me atë dasmën, që për mua është një film i mirë? A ka pasur tendencë skematike, keqtr ajtuese? Në disa drejtime, sigurisht që po. Jemi tal lur e stërtal lur me ballistët.

“Ata kanë qenë kundërshtarë politikë, ne i kemi bërë qesharakë. Kjo është për mua një gabim, sepse nuk i kemi evidentuar si kundërshtarë të denjë politikë, sepse ashtu kanë qenë, madje në krye të tyre kanë qenë edhe personalitete të kulturës shqiptare. Por edhe qëndrimet ndaj kulteve fetare, priftit, hoxhës, kanë qenë ekstremisht tendencioze dhe të gabuara. Po të kujtoj rolet e mia si partizan, te Meço, për shembull, mbaj mend që hidhja një bombë dhe i vrisja të gjithë gjermanët. Kjo është qesharake”, tha Flloko. / KultPlus.com

Niçe: Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa, në vegla dhe në armiq

Më 25 gusht të vitit 1900, vdiq njëri nga filozofët më të shquar gjerman, Friedrich Wilhem Nietzsche.

Nietzsche ka qenë një kritik i ashpër i Krishtërimit (dhe i fesë në përgjithësi), i idealizmit gjerman, i Feminizmit dhe i modernizmit në përgjithësi. Ai konsiderohet si një mjeshtër i vërtetë i aforizmave filozofike të krijuara në formë eksperimentale.

Për këtë arsye, ai është urryer, adhuruar, keq-interpretuar dhe ndoshta mbetet edhe sot e kësaj dite filozofi më i vështirë për t’u kuptuar.

Sot, KultPlus ju sjell disa nga thëniet më të njohura të këtij filozofi i cili konsiderohet i pavdekshëm me veprën e madhe që la pas.

“Nuk jam i hidhëruar me ju sepse më keni gënjyer, jam i mërzitur sepse nga tani e tutje nuk mund të ju besojë më.”

“Ata shiheshin duke vallëzuar, mendoheshin si të çmendur prej atyre që s’mund ta dëgjonin muzikën.”

“Ti ke rrugën tënde, unë rrugën time. Sa për rrugën e drejt, rrugën e duhur, ajo nuk ekziston.”

“Duhet të kesh kaos përbrenda për t’i dhën jetë një ylli vallëzues.”

“Ndonjëherë njerëzit nuk duan ta dëgjojnë të vërtetën sepse nuk duan që iluzionet e tyre të shkatërrohen.”

“Njeriu i dijes jo vetëm që duhet të jetë në gjendje t’i dojë armiqt e vetë, por gjithashtu edhe ti urrejë miqt e vetë.”

“Nuk mund të besoj në një Zot i cili përgjatë gjithë kohës dëshiron të jetë i lavdëruar.”

“Kur jemi të lodhur, ne sulmohemi nga idetë të cilat i kemi pushtuar shumë kohë më parë.”

“Gjarpëri që nuk mund ta flak tutje lëkurën e tij, vdes. Njësoj është edhe me mendjet të cilat pushojnë së ndryshuari mendimet e tyre; ato pushojnë së qenuri mendje.”

“Tek individët, marrëzia është e rrallë; mirëpo tek grupet, partitë, kombet dhe epokat, ajo është rregull.”

“Përparësia e një kujtese të dobët është se njeriu, i shijon disa herë gjërat e njejta sikur për herë të parë.”

“Njeriu është kafsha më mizore.”

“Besimi: të mos duash ta dish cila është e vërteta.”

“Një shëtitje e zakonshme nëpër çmendinë tregon se besimi nuk vërteton asgjë.”

“Keni kujdes kur i luftoni bishat, që edhe ju vetë të mos bëheni bishë pastaj…. Sepse kur e vështron me ngulm për kohë të gjatë humnerë, edhe humnera ju vështron juve.”

“Nuk ekzistojnë sipërfaqe të bukura pa thellësitë e tmerrshme.”

“Në botë ekzistojnë dy lloje njerëzish: ata që duan të dijn dhe ata që duan të besojnë.”

“Ajo që është bërë nga dashuria, është gjithmonë përtej së mirës dhe së keqe.”

“Heshtja është më e keqja; të gjitha të vërtetat që mbahen të heshtura bëhen helmuese.”

“Fijet e padukshme janë lidhëset më të forta.”

“I vetmuari i’a zgjat dorën shumë shpejt kujtdo që e ndesh.”

“Ndoshta unë e di se përse vetëm njeriu qesh; vetëm ai vuan aq thellë sa që i është dashur ta shpik qeshjen.”

“Në fund të fundit është dëshira, dhe jo e dëshiruara ajo që e dashurojmë.”

“Edhe sot si gjithmonë, njerëzit ndahen në dy grupe: skllevërit dhe të lirët. Kushdo që nuk i ka 2/3 e ditës për veten e vetë, është skllav, pavarësisht nëse është burrështetas, biznesmen, zyrtarë ose profesor.”

“Ata e turbullojnë ujin për t’u dukur më i thellë.”

“Ekziston më shumë mençuri në trupin tuaj se sa në filozofinë tuaj më të thellë.”

“Në të vërtetë, shpresa është më e keqja sepse ajo i zgjat vuajtjet e njeriut./ KultPlus.com

Lufta 20-të vjeçare në Afganistan përmes fotografive

Ofensiva e shpejtë talebane dhe tërheqja kaotike e trupave amerikane shënuan fundin e një lufte 20 vjeçare.

Disa muaj pas zgjedhjes së tij, Joe Biden njoftoi tërheqjen e të gjitha forcave të armatosura deri më 11 shtator, 20 vjetori i sulmit terrorist në Kullat Binjake. Kostoja për amerikanët ishte e lartë, pasi më shumë se 2400 ushtarë humbën jetën, ndërsa shpenzimet tejkaluan 2.26 trilionë dollarë, transmeton KultPlus.

Marrëveshja e kushtëzuar e paqes e nënshkruar në shkurt 2020 kishte për qëllim të hapte rrugën për përfundimin e konfliktit. Sidoqoftë, bisedimet pasuese midis qeverisë afgane dhe talebanëve për ndarjen e pushtetit dështuan pasi angazhimi i Joe Biden për një tërheqje të plotë nga Afganistani i bëri talebanët më pak tolerantë.

Talebanët pushtuan Kabulin më 15 gusht. Luftimet nga militantët ekstremistë islamikë kanë çuar në evakuimin e pothuajse të gjithë diplomatëve amerikanë me ndihmën e mijëra trupave të dërguara përsëri në Afganistan për të ndihmuar evakuimin.

Në sfondin e skenave të afganëve të dëshpëruar që përpiqen të bëjnë çmos për të arritur në aeroportin e Kabulit, Presidenti Biden mbrojti vendimin e tij për të tërhequr trupat. “Unë jam presidenti i katërt që drejtoj praninë ushtarake amerikane në Afganistan – dy republikanë, dy demokratë. Unë nuk do ta trashëgoj këtë luftë te i pesti” tha ai.

Më poshtë është një përmbledhje fotografike në luftën që zgjati më shumë se Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore dhe Lufta e Koresë së bashku. / KultPlus.com

Hapi llogari në Instagram për ndërgjegjësimin e situatës në Afganistan, Jolie thyen rekord

Angelina Jolie është bërë përdoruesja më e shpejtë në Instagram që ka fituar një milion ndjekës.

Aktorja 46-vjeçare iu bashkua rrjetit të famshëm social gjatë fundjavës dhe ajo shpejt ka grumbulluar më shumë se shtatë milionë ndjekës në Instagram, shkruan Daily Mail, transmeton KultPlus.

Aktorja e “Eternals” tejkaloi Rupert Grint dhe Sir David Attenborough për këtë rekord, pasi ajo grumbulloi 2.1 milionë ndjekës të rinj në më pak se tri orë.

Ajo ndiqet nga: Drew Barrymore, Bella Hadid, Bella Thorne, Gretchen Rossi, Chrishell Stause, Jamie Lee Curtis dhe Helena Christiansen, për të përmendur disa.

Ylli i Hollywoodit iu bashkua rrjetit social për të ndarë një fotografi të një letre që kishte marrë nga një vajzë adoleshente në Afganistan, ku talebanët kohët e fundit morën kontrollin e vendit.

Postimi i Angelinës citonte: “Kjo është një letër që më është dërguar nga një vajzë adoleshente në Afganistan. Tani për tani, njerëzit e Afganistanit po humbasin aftësinë e tyre për të komunikuar në rrjetet sociale dhe për t’u shprehur lirshëm. Kështu që unë kam ardhur në Instagram për të ndarë historitë e tyre dhe zërat e atyre në të gjithë globin që po luftojnë për të drejtat e tyre themelore të njeriut”.

Ajo shtoi: “Unë isha në kufirin e Afganistanit dy javë para 11 shtatorit, ku takova refugjatë afganë që kishin ikur nga talebanët. Kjo ishte njëzet vjet më parë.

“Është e dhimbshme të shikosh afganët të zhvendosen përsëri nga frika dhe pasiguria që ka kapluar vendin e tyre”.

“Të shpenzosh kaq shumë kohë dhe para, të kesh derdhur gjak dhe jetë të humbura vetëm për të arritur në këtë, është një dështim pothuajse i pamundur për t’u kuptuar”.

Angelina u zotua të vazhdojë mbështetjen për popullin afgan. / KultPlus.com

Goditi topat e basketbollit 729 herë për një minutë, hyn në librin e Guinness-it

Një djalë nga Irlanda, i cili është fans i flaktë i basketbollit, ka fituar rekordin e tij të dytë në Guinness, duke goditur dy topa 729 herë në një minutë.

Sean Daly nga Skibbereen, shkoi në Qendrën Sportive të Skibbereen dhe goditi dy topa basketbolli, gjithsej 729 herë në 60 sekonda, transmeton KultPlus.

Kjo arritje e Daly ka hyrë në rekordin botëror të Guinness-it, për më së shumti goditje të topit të regjistruara ndonjëherë për kohën e përcaktuar prej një minute. / KultPlus.com

E mbijetuara e dhunës në familje: 16 vjet e durova ish-burrin që më rrihte mua dhe fëmijët

Një e mbijetuar e dhunës në familje ka rrëfyer përjetimet e saj të dhunës për 16 vjet me radhë që tha se i kishte shkaktuar ish bashkëshorti.

Ajo u shpreh se gjithë këtë kohë e kishte duruar për shkak të kushteve ekonomike dhe se nuk kishte përkrahje nga familja e saj.

“Afro 16 vjet me radhë e kam përjetuar dhunën fizike dhe psikike. Pas lindjes së fëmijës së dytë, ish burri ka filluar me e përdorë alkoolin. Kemi tentuar edhe që ta mjekojmë, por me kohën u bë kronik dhe ardhjet e vona pas mesnatës në shtëpi dhe filloi të bëhet agresiv ndaj meje dhe fëmijëve. Ushtronte dhunë deri sa më përgjakte”.

“Më janë dhimbsur fëmijët, por nga ndarja më ndalte edhe primitivizmi dhe familja, kisha frikë t’i tregoja që kam dhunë të madhe. Shpesh kam shkuar edhe me shenja në familje, aty e para me ka vërejtur nëna”.

“Një kohë jam ndarë me të, por mbas tre vjetëve vajza më ra në depresion dhe më është lutur që të bëhemi bashkë familja, dhe për hatër të saj jemi pajtuar. Por pas dy muajsh ai filloi ta përsëriste dhunën”.

“E la punën dhe filloi të bënte kërkesa, për shkak të alkoolit më kërkonte para. Filloi të ushtronte dhunë edhe në fëmijë. Fëmijëve ua kontrollonte çantat dhe i merrte paratë e bukës”.

“Familja nuk më ka pranuar, më kanë thënë ‘bëj zgjidhje se nuk mund t’i durojmë fëmijët e alkooliqarit’. Nuk më kanë përkrahur as moralisht e as me financa’”.

“Kur e kam paraqitur rastin në polici, ish burrin e kanë mbajtur në paraburgim për 48 orë dhe më pas e kanë liruar. Tani është i liruar me kusht për një vit”, deklaroi e mbijetuara e dhunës familjare./klankosova/ KultPlus.com

Simbolet që përdori principata e Kastriotëve

Nga Gjon Keka

Në kuadër të simboleve të kombit tonë arbëror europian më i rëndësishëm është konsideruar simbili i Principatës së Kastriotit.

Kështu në mesin e simboleve të kësaj familje fisnike arbërore gjejmë se principata e Kastriotëve kishte përdorur disa nga këto tri simbolet sikur që shihen bashkëngjitur.

Simboli i flamurit tonë që kemi edhe ne sot me Shqiponjën me të cilën identifkohemi si komb ishte pikërisht Shqiponja dhe ylli ky simbol i përgjithshëm i fisit apo principatës së Kastriotëve e cila në fakt u bë themeli i identitetit tonë arbëror europian.

Poashtu këtu përmblidhen edhe simbolet tjera domethënëse si kjo e simbolit të mbrojtjes, pastaj simbolit të kuvendarëve ,apo kuvendeve sikur ai i Kuvendit të Lezhës së 2 Marsit 1444, dhe i Mbretërisë së Arbërit.

Disa nga këto simbole janë botuar me referencat përaktëse edhe në librat e mi mbi jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. / KultPlus.com

‘Marigonen e vramë ne…’

Shkruan: Nezir Kraki

Ne, shoqëria klienteliste që mbajtem në pushtet për 20 vite dhunues të dinjitetit kolektiv dhe shkatërrues të çdo ëndrre për jetë normale.
Për 20 vite rresht ne ishim karburanti i asaj makinerie çnjerëzuese që s’la hallkë morale pa thyer duke i lenë 2 milionë njerëz « n’dorë t’Zotit ».

Ne e vramë Marigonen sikur kemi vrarë deri sot Marigona tjera skutave të dështimit tonë kolektiv. 20 vite lejuam që shteti të jenë ata e populli ne, në jetesë paralele, duke shikuar e numëruar milionat e tyre nga dritarja jonë e mizerjes dhe e dëshpërimit.

Si do sillej Marigona në një sistem të tillë? Si do mbrohej ajo? Kush do ta mbronte atë nga brutaliteti i jetës pa shpresë i cili e çoi tek një bishë pa ndjesi njerezore?! Gjithë ato vajza e gra që s’kanë as kujt t’i flasin per tmerret e tyre sot ndihen edhe më të liga, edhe më të pambrojtura sepse sistemi që ne e lejuam për 20 vite e tradhëtoi secilen nga to, sa herë ato paten nevojë për të.

Ne e vramë Marigonen sepse kemi 20 vite që glorifikojmë banditë e injorantë duke i ngrite në modele suksesi dhe duke i mediatizuar çdo natë në mediat bashkautore të ketij krimi. / KultPlus.com

‘Gruaja shqiptare sa është e re ka frikë nga babai, kur martohet nga burri dhe kur plaket ka frikë nga djali’

Petro Marko, njëri nga shkrimtarët që pati ndikim të madh në letërsinë shqipe, ishte publicist, arsimtar e gazetar, shkruan KultPlus.

Ai ka lindur në Dhërmi më 25 nëntor 1913. Me të kryer filloren në fshatin e lindjes më 1924, shkoi nxënës në Shkollën Tregtare në Vlorë të cilën e mbaroi më 1932.

Sonte, KultPlus ju sjell një nga thëniet e njohura të këtij autori që la gjurmë të pashlyeshme në letërsinë shqipe.

“Gruaja shqiptare sa eshte e re ka frikë nga babai; kur martohet ka frikë nga burri; e kur plaket ka frikë nga djali” / KultPlus.com

Në librin e ri të Paul McCartney gjenden tekste të padëgjuara më parë të ‘The Beatles’

Paul McCartney do të përfshijë në librin e tij të ardhshëm tekstin e padëgjuar më parë të një kënge të paregjistruar të “The Beatles”.

I titulluar “The Lyrics”, koleksioni do të përmbajë 154 këngë nga e gjithë karriera e tij 6-dekadëshe me Beatles, Wings dhe si një artist solo.

Gjithashtu, në të do të përfshihen edhe fjalët e “Tell Me Who He Is”, pas  zbulimit në një nga fletoret e McCartney-t të teksteve të shkruara me dorë që datojnë në fillim të viteve 1960, transmeton KultPlus.

“Fab Four” lëshoi ​​një varg albumesh gjatë asaj periudhe, përfshirë debutimin e tyre “Please Please Me” (1963), “A Hard Day’s Night” (1964) dhe këngën eksperiment “Rubber Soul” në 1965.

“The Lyrics” gjithashtu do të shfaqë fotografi personale të papara, skica dhe vizatime nga arkivi personal i McCartney-t, me secilën këngë të shoqëruar nga një koment që pasqyron procesin e tij krijues.

Libri është redaktuar dhe prezantuar nga poeti irlandez fitues i Çmimit Pulitzer, Paul Muldoon.

Në parathënien e librit, McCartney thotë: “Më shpesh sesa mund të numëroj, më kanë pyetur nëse do të shkruaja një autobiografi, por koha nuk ka qenë kurrë e duhura. E vetmja gjë që kam arritur gjithmonë të bëj, qoftë në shtëpi apo në rrugë, është të shkruaj këngë të reja”.

“Unë e di se disa njerëzve, kur arrijnë një moshë të caktuar, u pëlqen t’u kthehen ditarëve për të kujtuar ngjarjet e përditshme nga e kaluara, por unë nuk kam fletore të tilla. Ajo që kam janë këngët e mia, qindra prej tyre, të cilat kam mësuar se i shërbejnë të njëjtit qëllim. Dhe këto këngë përfshijnë tërë jetën time”, shton ai. / KultPlus.com

Këngët e shenjta të kolonive shqiptare në Sicili nga Giuseppe Schirò

Vëllimi i Këngëve të Shenjta Giuseppe Schirò të kolonive shqiptare të Sicilisë, u botua në vitin 1907 dhe u shtyp në Napoli në La Tipografia Editrice Bideri.

Ky vëllim përfaqësoi që në fillim një nga rezultatet më domethënëse editoriale dhe shkencore në lidhje me trashëgiminë e madhe të përbërë nga letërsia siciliano-shqiptare e lidhur ngushtë me fenë.

Qëllimi i dijetarit ishte të parandalonte humbjen e kësaj trashëgimie shumë të pasur të përbërë nga këngë të shenjta, të cilat përfaqësonin traditën dhe identitetin kulturor të kolonive shqiptare në Sicili. Puna e tij u vlerësua menjëherë nga komuniteti shkencor dhe nga institucionet fetare lokale.

Mbledhja në një vëllim e traditës gojore të këtyre këngëve të shenjta, të cilat ishin dhënë për disa që nga themelimi i kolonive shqiptare, nënkuptonte shmangien e humbjes së frikshme të identitetit kulturor të kolonive shqiptare të Sicilisë dhe lejimin që kjo traditë të vazhdonte në të ardhmen.

Falë kësaj intuite të thjeshtë, por themelore, ky vëllim është akoma sot një mjet themelor për ruajtjen dhe përhapjen e gjuhës shqipe dhe mbi të gjitha për të mbajtur gjallë kujtimin e Këngëve të Shenjta të kolonive shqiptare të Sicilisë, të cilat besimtarët i kanë me breza të tërë. këndohet për të festuar besimin dhe për të nderuar Madonna Odigitria.

Ky vëllim ishte subjekt i një interesi të madh nga ana e Komitetit Organizativ për 250 vjetorin e Fondacionit të “Collegio di Maria di Piana degli Albanesi” i cili u festua në 1991.

“Collegio di Maria”, krijuar midis 1731 dhe 1733, megjithëse themelimi i saj ishte vendosur tashmë në 1718, ishte së bashku me Oratorinë për priftërinjtë beqarë të ritit grek të Piana degli Albanesi (1716) dhe Seminarit Greko-Shqiptar të Palermos (1734) ), Instituti që luajti një rol të madh dhe domethënës në luftën e vështirë dhe të mundimshme të ndërmarrë nga Apostulli i Shqiptarëve të Sicilisë, Fr. Giorgio Guzzetta, dhe nga Fr. Antonino Brancato për ruajtjen dhe promovimin e traditave, ritualeve, gjuhës dhe kulturës së shqiptarëve të Sicilisë.

Për të festuar këtë institucion të rëndësishëm lokal, Komiteti, me propozimin e profesorit Antonino Guzzetta dhe një shumë të ri Matteo Mandalà, vendosi të ketë një ribotim anastatik, tani shumë të rrallë, të vëllimit Këngët e Shenjta të kolonive shqiptare të Sicilisë të botuar në vitin 1907. /diasporashqiptare/ KultPlus.com