Dafina Zeqiri e cila tash e disa kohë ëshë tejet aktive në skenën e muzikës sonë, ka bërë bujë edhe në Suedi, në vendin ku këngëtarja është rritur.
Ajo së fundmi është nominuar për një çmim në një kompeticion të organizuar nga Qeveria Suedeze, përkatësisht nga Ministrja e Tregtisë së Jashtme dhe e Çështjeve Nordike, Anna Hallberg, përcjell KultPlus.
Dafina është nominuar për Çmimin e Eksportit të Muzikës, që do t’i jepet artistit më të mirë që është shtetas suedez, por që karrierën dhe sukseset i ka arritur jashtë kufijve.
“Muzikantët suedezë kontribuojnë në drejtimin e vëmendjes në Suedi dhe unë jam shumë e lumtur dhe krenare që jam në gjendje të prezantoj sot kandidatët për çmimin qeveritar të eksportit muzikor 2020”, shkruhej në postimin e ministres suedeze.
“E nominuar së bashku me artistë të mahnitshëm, frymëzues si: Ludëig Goransson, Garmarna, Nea dhe Oscar Holter është një bekim i tillë! Dhe do të doja të falënderoja Musicexport suedez 2020 për njohjen e punës sime, pa ÇMIM”, ka shkruar Dafina Zeqiri në mbishkrimin e fotografisë. / KultPlus.com
Maria Kalas, fenomeni i jashtëzakonshëm i një shpërthimi të beftë, që mbushi me dritë skenat e errta të tragjedive operitike dhe lartësoi në famë kumbimin drithërues të një zëri. Shkëlqimi i fuqishëm i këtij ylli do të reflektonte në një qiell që nuk ishte gjithnjë i kthjellët. Megjithatë ajo u shua duke mbetur një vezullim në universin e lavdisë.
U tha se ishte një fëmijë i padëshiruar, sepse lindi vajzë. Prindërit e Maria Kalas, pas vdekjes së djalit të vetëm Vassilis, të dëshpëruar, shkuan aq larg me padurimin e tyre për të patur një djalë, sa të këshilloheshin me një astrolog. Kur Maria lindi, e ëma ishte aq e shqetësuar dhe e zhgënjyer sa refuzoi ta shihte vajzën e vogël për katër ditë më radhë. Ndoshta edhe për shkak të këtij fillimi të keq, marrëdhënia e Marias me të ëmën kaloi për një farë kohe nëpër një terren të thyer. Vetë ajo rreket ta dëshmojë, duke shtuar se: “Motra ime ishte elegante, e bukur dhe miqësore dhe nëna ime preferonte gjithmonë atë. Unë isha rosa e shëmtuar, e shëndoshë dhe e plogët dhe jopopullore. Është mizore të bësh një fëmijë të ndihet i shëmtuar dhe i padëshiruar… Nuk do ta fal kurrë që më largoi tutje fëmijërinë. Gjatë gjithë viteve mund të kisha luajtur dhe të isha rritur, unë isha duke kënduar ose duke bërë para”. E megjithatë nëna mbetet nënë, dhe nëna e Marias e dëshmoi këtë përmes një sakrifice ngadhënjyese për të ndjekur me insistim ëndrrën e madhe të së bijës. Me mundësitë kundër ajo u përpoq dhe arriti.
Maria Kalas ishte dhe mbeti legjendë e shekullit që lamë pas. Çdo përpjekje e saj për të arritur majat do të kalonte nga një dritë e fuqishme si një shkrepëtime. Ajo diti se si të hidhte hapat për tu ngjitur në skenën e operës dhe atë të lavdisë. Kishte gjithnjë diçka ndryshe, një vezullim të hirshëm dhe një vokal të fuqishëm, melankolik, të mallshëm, pikëllues dhe shpërthyes. Zotëroi skenat e mëdha dhe pushtoi zemrat e një admiruesi të rafinuar mbarëbotërorë.
I ra të hidhej hovshëm në krahët e dashurisë dhe t’i blatonte një shpirt të pastër dhe të dritshëm këtij vullneti. U desh edhe të rrëzohej me plagë të rënda, të ringrihej dhe të luftonte, të dashuronte dhe të rrezatonte. Jetoi tragjikisht në skenë, në personazhe, por edhe në jetë.
Vallë po e ndiqte mallkimi i fëmijës së padëshiruar? Ndoshta shpesh shumë gjëra janë të parathëna, sepse përvojat e kaluara i ushqejmë hera-herës, siç bëri Maria, e cila megjithëse arriti të ngjitej ndoshta më lart se asnjëra e kohës së saj, zemra e çoi në delir, sikurse e degdisi në zemërthyerje. Faji i saj, i fatit, apo çfarë?!
Megjithatë ajo ishte dhe mbeti Maria Kalas, legjenda e një shekulli që u shua më 16 shtator 1977, nga një atak në zemër, kur ishte vetëm 53 vjeçe, kur kishte bërë të pavdekshëm kreshtat operistike, Violetta, Tosca dhe Norma,
“Shpërndani hirin tim në detin Egje. Do të përqafoj Ariston tim, nëpërmjet ujërave të detit?”.
Ky do të ishte amaneti i fundit i divës, këngëtares lirike Maria Kalas. Shkoi me paqe në shpirt dhe me plagë në zemër. Vdekja e saj ishte shuarja e një ylli. Ishte mbyllja e një sipari që magjepsi botën, fikja e një zëri që ende përshkon kujtesën e sublimes së artit. Ishte kapitulli mbyllës i një legjende, i një jete mbushur me lavdi dhe humbje, përshkruar nga lumturia e pamasë dhe hidhërimi i thellë; nga duartrokitjet e pambarimta, shprehje e suksesit në skenat botërore si dhe vuajtjet e shpirtit; një karakter dëshmues i një force të madhe dhe i një brishtësie delikate; një gërshetim cilësish dhe dobësish njerëzore, si rrallë herë të ndeshura tek një njeri, të mbizotëruara nga fama dhe dështimi, që përcaktojnë dritëhijet e jetës së artistes, por dhe të femrës së jashtëzakonshme.
Kalvari i gjatë i jetës artistike dhe i asaj private do të gërshetohej në mënyrë të tillë sa duket e pabesueshme për të qenë e vërtetë. Bota e artit do të kishte të pamundur të pikaste mes yjeve të shkëlqimta të skenës së një shekulli një personalitet të përmasave të tilla si Maria Kalas. Ajo jetoi duke rrokur një interesim të pagjasë të publikut, një ngulm të medies, një lavdi që ishte shkruar në skenë për të reflektuar në qiell. Edhe vdekja e saj e parakohshme rroku një pikëllim të të njëjtave përmasa sa dhe të gjallët, gjithçka e saj, nga hapi fillues në sfidat e skenës deri në pragun e beftë të ndalimit të zemrës. /albertvataj/ KultPlus.com
Shtëpia e futbollit botëror, FIFA ka publikuar renditjen e fundit për ranglistën e ekipeve kombëtare, ku Përfaqësuesja e Kosovës ka pasur ngritje të madhe.
FIFA ka publikuar renditjen e re të ekipeve kombëtare, ku top 10 nuk është se ndryshon.
Belgjika vazhdon ta kryesoj renditjen, e pasuar nga Brazili, Anglia, Franca, Italia dhe Argjentina.
🇧🇪 Belgium’s reign continues 🔝 🏴 England leapfrog France 🥉 🇱🇾 Libya the biggest climbers 🧗♂️
Nuk është thënë kot se libri është shoku më i mirë i secilit. Tashmë, me zhvillimin e teknologjisë veçse është lehtësuar afërsia me librin, sidomos kur libri nuk është fizik.
Në vijim, KultPlus sjell një artikull të BBC-së, ku janë listuar librat më të mirë të këtij viti.
”Vajza tjetër me ngjyrë” nga Zakiya Dalila Harris
Kjo është novela e parë e Harris dhe flet për dy vajza me ngjyrë të cilat punojnë në një zyrë me njerëz të bardhë në një shtëpi publikuese në Amerikë. Libri menjëherë u bë bestseller në Neë York Times me publikimin që pati në Qershor. Vajza tjetër me ngjyrë është një libër me ritëm të shpejtë, dhe përzierje të veꞔantë të horrorit, satirës dhe sci – fi.
”Paqet” nga Helen Oyeyemi
Në këtë libër të zhanrit fiktiv, Helen Oyeyemi luan me lloje të ndryshme të zhanrit – ku shpesh bota e fantazisë ngjeshet me botën reale. Novela e saj e fundit, Paqet, ka pesë protagnoistë enigmatikë të cilët udhëtojnë me një tren të ꞔuditshëm. Ndërveprimi mes karaktereve është shumë interesant dhe me kohë shpalosen sekrete të secilit.
”Premtimi” nga Damon Galgut
Libri i fundit nga novelisti dhe shkrimtari Damon Galgut fokusohet në historinë e një familjeje të bardhë të cilët jetojnë në Afrikë të Jugut në 1980-at. Libri ndjek fatin e tre fëmijëve të familjes pas vdekjes së matriarkat Rachel. Të tre karakteret lidhen me premtimin që i kishin bërë shërbëtores së tyre me ngjyrë. Ky libër u vlerësua nga The Observer si një vepër që përqon emocione të thella me intensitet të lartë artistik.
”Rregullat e Shpalosjes” nga Lisa Mclnerney
Autorja irlandeze Lisa Mclerney fitoi çmimin e Grave për novelën e saj The Glorious Heresies, një triologji për botën e krimit në qytetin Cork. Libri i saj i fundit Rregullat e Shpalosjes fokushet në shprehitë dhe mendimet filozofike të një shitësi të drogës, i cili është i biri një gangsteri alkoholik. Rezultati është një libër sarkastik, i mençur dhe me humor të thellë.
”Rrethi i Madh” nga Maggie Shipstead
I listuar si një nga librat më të mirë nga Booker Prize, ky bestseller i Neë York Times sjell historinë e dy grave të cilat jetojnë në dekada dhe kontinente të ndryshme. Njëra prej grave ështe Marian Graves, një pilote e cila tenton të udhëtojë rreth botës me aeroplanin e saj dhe tjetra është një aktore e famshme e cila përfshihet në një skandal. Jetërat e të dy grave takohen në mënyra të çuditshme.
”Vendi i dytë” nga Rachel Cusk
Në Vendin e Dytë, narratorja e librit e fton një artist të famshëm në rezidencën e saj që gjindet në fshat, ku ajo jeton bashkë me familjen e saj. Por, derisa vera kalon, prezenca e artistit fillon të shqetësojë familjen dhe shkaktojë kaos në qetësinë e tyre. Novela është një trajtim humoristik i gjinisë dhe privilegjit, dhe po ashtu një eksplorim i artit, marrëdhenieve dhe moralit.
”Prona të Paura” nga Deborah Levy
Novela e saj e tretë në triologjinë autobiografike është një memoir mbresëlënës dhe i fuqishëm, me analiza kulturore dhe kritika feministe. Në Prona të Paura ne e gjejmë autoren duke udhëtuar rreth botës, deri sa ajo i afrohet moshës 60 vjecare duke e kujtuar të kaluarën e saj, shkrimtarët të cilët e kanë influencuar dhe statusi i grave në një shoqëri patriarkale.
”Klara dhe Dielli” nga Kazuo Ishiguro
Klara dhe Dielli është novela më e re e Kazuo Ishiguro që prej se autori fitoi çmimin Nobel Prize për literaturë ne vitin 2017. Narratorja është Klara, një robot me intelegjencë e cila e observon botën rreth saj. Ajo zgjedhet të jetojë me një familje, dhe kështu libri eksploron raportet e ndryshme sociale dhe dashurinë. / KultPlus.com
Në kudër të projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, i financuar nga Instrumenti i Bashkimit Europian për Stabiletet dhe Paqe (IcSP), implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara – UNDP, janë duke u zhvilluar hulumtimet arkeologjike në Katedralen “Zonja Ndihmëtare”.
Ato implementohen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, në bashkëpunim me Universitetin e Zarës (Kroaci) dhe në partneritet me CHWB Kosova.
Faza e dytë e hulumtimeve filloi me 1 shtator dhe do të zgjasë deri me 30 tetor 2021 ndërsa qëllimi është të definohen të gjitha shtresat arkeologjike që ndërlidhen me historikun e katedrales.
Gërmimi është i fokusuar në rrënojat e kishës të cilat janë zbuluar në oborrin e këtij objekti.
Pas përfundimit të hulumtimeve, të gjitha strukturat arkeologjike të zbuluara gjatë kësaj ekspedite do të konservohen, me qëllim të mbrojtjes dhe të ekspozimit të tyre për publikun. / KultPlus.com
Vdes ngadalë kush nuk udhëton, kush nuk lexon, kush nuk dëgjon muzikë, kush nuk gjen kënaqësi në vetvete. Vdes ngadalë kush rrënon dashurinë e vetë, kush nuk pranon dhe nuk jep ndihmë. Vdes ngadalë kush bëhet skllav i zakonit, duke ecur çdo ditë në të njëjtat shtigje, kush nuk del nga rutina, kush nuk rrezikon të vesh një ngjyrë të re, kush nuk bisedon me dikë që s’e njeh. Vdes ngadalë kush shmang një pasion apo vorbullën e emocioneve; ato që u rikthejnë shkëlqimin syve, që ringrenë zemrat e gremisura. Vdes ngadalë kush nuk ndryshon jetën kur është i pakënaqur me punën e vet, kush nuk rrezikon sigurinë me pasigurinë për të shkuar pas një ëndrre që ia ndalojnë; lëri këshillat e mençura, qoftë edhe një herë në jetë… Jeto sot! Rreziko sot! Bëje sot! Mos vdis ngadalë! MOS HARRO TË JESH I LUMTUR!
Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, të enjten pritet të largohen rreth 117 shtetas afganë, të cilët ditë më parë ishin strehuar në Kosovë, merr vesh Radio Evropa e Lirë nga burimet brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Destinacioni i grupit të parë që pritet të largohet thuhet të jetë Britania e Madhe.
Ky grup që po largohet, deri më tash ishte i strehuar në kampin Bechtel-Enka në Ferizaj. Në këtë kamp ishin të strehuar shtetas që kanë punuar me forcat e NATO-s në Afganistan.
Këta shtetas afganë erdhën në Kosovë pasi nuk ishin të sigurt më në Afganistan, kur vendi ra në duart e talibanëve.
Në Kosovë, deri të hënën në mesditë, kanë arritur 971 refugjatë afganë.
Në kampin Bechtel-Eenka në Ferizaj ishin të vendosur rreth 810 refugjatë, kurse 161 në kampin amerikan Bondsteel, po ashtu në Ferizaj.
Më herët, autoritetet kosovare kanë bërë të ditur se do të strehojnë rreth2,000 shtetas afganë të cilët kanë punuar me Shtetet e Bashkuara dhe me shtetet anëtare të NATO-s.
Sipas ligjeve në fuqi, Kosova u ka dhënë qëndrim të përkohshëm deri në një vit.
Për dallim nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ku afganët që po gjejnë strehim atje janë të lirë të lëvizin jashtë hapësirave ku ata janë të vendosur, për afganët që strehohen në Kosovë ka masa më të rrepta të sigurisë./KultPlus.com
Me fillim të muajit tetorit, saktësisht më 1 tetor do të fillojë “Java Kulturore Shqiptare”, ku e gjithë vëmendja është për kulturën dhe kombin shqiptar në Zvicër, transmeton KultPlus.
Gjatë javës së parë të tetorit do të zhvillohen debate, ekspozitë, aktivitete kulturore, artistike, do të prezantohen libra, histori tradicionale shqiptare, programe muzikore, ndërkohë që do të jepen edhe shfaqje kulturore nga grupe të ndryshme artistike shqiptare për libra të caktuar.
Vlen të theksohet se hyrja lejohet për personat që janë të vaksinuar, të shëruar apo edhe të testuar negativisht nga virusi Covid. Platforma albinfo.ch është sponzor medial e këtij eventi kulturor, transmeton tutje KultPlus.
Më poshtë mund të shihni programin javor se çfarë do të përmbajë “Java Kulturore Shqiptare”:
Programi – 01 tetor
19:00 – 22:00
– Hapja e Javës së Kulturës Shqiptare
– Hapja e ekspozitës
– Prezantimi i artistëve shqiptarë (Adem Dërmaku & Rromir Imami)
– Apéro
Programi – 02 tetor
19:00 – 20:30
– Debat me mysafir të fuar: (në gjuhën gjermane)
– Historia dhe aktualiteti i shqiptarëve në Zvicër.
20:30 – 22:00
– Programi muzikor
(Rafael Lishi-Akkordeon & Ahmet Ujkashi-Klarinete)
Programi – 03 tetor
16:00 – 16:30
– Info: shkolla shqipe (LAPSH)
16:30 – 18:00
– Prezantmi i librave të autorëve shqiptarë në Zvicër
– Poezi nga poetët:
(Shaip Beqiri, Shkumbin Gashi & Bujar Salihu)
Programi – 07 tetor
20:00 – 22:00
– Lexim nga libri “Bürde & Segen” (Shqipe Sylejmani)
– Debat me mysafir të ftuar: (në gjuhën gjermane) “Secondos”, çka pastaj?
Mbrëmja e djeshme shënoi çeljen e ambienteve të reja të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ngritja e siparit përcolli jo vetëm një pamje të re të objektit 60-vjeçar të artit, por edhe emocion për artistët e artdashësit.
Një mbrëmje gala ku ishin të ftuar personalitete të rëndësishëm të pritur nga zërat e mahnitshëm të sopranos Ermonela Jaho e legjendës së operës, Placido Domingo, ishte ngjarja e madhe pas rikonstruksionit total të strehës së artit. Në të, mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili ndau disa foto nga shfaqja. Kryeministri u shoqërua nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
“Mirmëngjes dhe me disa momente nga mbrëmja emocionuese e ngritjes së perdes së Teatrit të Rilindur Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku talentet e Shqipërisë lirike shkëlqyen mrekullisht përreth yllit të Ermonela Jahos e Placido Domingos, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi ai në Facebook./tv klan/ KultPlus.com
Anëtari i grupit ODA, njëherësh organizatori i festivalit “Sunny Hill” në Kosovë, Dukagjin Lipa, ditë më parë është takuar me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin, përcjell KultPlus.
Presidentja Osmani ndodhet në takim zyrtar në Berlin të Gjermanisë, por që para se të nisej për atje, ka mirëpritur në takim organizatorët e festivalit “Sunny Hill”.
Ka qenë Dukagjin Lipa ai i cili përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram ka falënderuar Osmanin për mikpritjen në këtë takim.
“Një vizitë e veçantë me zonjën shumë të veçantë. Faleminderit Zonja Presidente Vjosa Osmani për përfaqësimin tuaj të mahnitshëm të vendit tonë. Krenar që jam pjesë e ekipit tuaj të fushatës zgjedhore”, ka shkruar Lipa në Instagram. / KultPlus.com
Pas një mungese për shkak të rikonstruksionit total, dje erdhi mbrëmja gala e hapjes së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, përcjell KultPlus.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli me këtë rast të dhëna dhe dokumente interesante nga historiku i këtij institucioni unik në vend.TKOB është vendosur në ndërtesën e Pallatit të Kulturës në vitin 1966, ku vazhdon të jetë edhe sot.
Mbetet tempull i muzikës së kultivuar shqiptare dhe ndërkombëtare. Ka prodhuar breza artistësh, të cilët kanë bërë epokë në skenën tonë.Por historia e TKOB fillon në vitin 1950, vit në të cilin u krijua Filarmonia shqiptare.
Arkivat sjellin me rastin e inaugurimit të sotëm, vendimin e Këshillit të Ministrave, mbi ngritjen e filarmonisë së shtetit, ku mes rreshtave thuhet se “Filarmonija Shqiptare” do të përmbledhë: Korin e Shtetit, orkestrën nacionale, baletin e shtetit, artistët lirik, këngëtorët popullor, sazet popullore, të cilat deri tani janë të atashuara Theatrit Popullor”, si dhe disa fotografi të ruajtura në fototekën e AQSH-së të disa shfaqeve të ndryshme të luajtura në skenën e TKOB. / KultPlus.com
Gjatë muajit gusht, duke e shfrytëzuar Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në vendin tonë kanë ateruar 3,034 aeroplanë, në total me mbi 383,776 mërgimtarë.
Sipas Zyrës për Informim të ANP-së, brenda kësaj periudhe prijnë udhëtarët nga Zvicra.
“Gjatë muajit gusht janë realizuar 3,034 fluturime me 383,776 udhëtarë. Prinë Zvicra me numrin e udhëtarëve me 33.82 për qind, Gjermania me 31.53 për qind, Turqia me 15.08 për qind të totalit të udhëtarëve, më pas vjen Austria, Suedia dhe Anglia”, thuhet në përgjigjen e kësaj Zyre për Telegrafin, transmeton KultPlus.
Ndërsa, gjatë tërë muajit korrik ishin realizuar 1,327 fluturime me 221,728 udhëtarë në ardhje dhe 118,477 në shkuarje.
Po ashtu, mërgata vazhdon të jetë njëri nga burimet kryesore të financimit të shpenzimeve familjare në Kosovë.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë tregojnë se gjatë gjashtë mujorit të vitit 2021, diaspora ka dërguar 117.5 milionë euro më shumë sesa viti 2020. Për këtë periudhë, në vendin tonë u sollën 552 milionë euro, kurse një vit më herët kjo vlerë ishte 434.5 milionë euro, pra 113.3 milionë euro më shumë.
Ndërsa, Banka Botërore thotë se që nga shpallja e pavarësisë, në Kosovë janë dërguar 12.6 miliardë euro.
Sipas BB-së, pjesëmarrja e remitencave në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Kosovës është 18.5 për qind.
Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë. /telegrafi/ KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha nëpër intervistat e saj të shumta përmend gjithmonë rrënjët e saj shqiptare, duke mos harruar të potencoj se sa krenare është për origjinën e saj, shkruan KultPlus.
Së fundi ajo ka publikuar një fotografi me stërgjyshen e saj, kur Rexha ishte vetëm katër vjeçe. Fotografia zë vend në Gostivar të Maqedonisë.
”Unë dhe stërgjyshja ime në Gostivar, Maqedoni, kur isha 4 vjeçe”, ka shkruar Bebe Rexha në mbishkrimin e fotografisë.
Këngëtarja e famshme është me origjinë nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, qytet shqiptar në kufi me Bulqizën. / KultPlus.com
Gjatë qendrimit në Tiranë, shkrimtari dhe historiani i njohu Jusuf Buxhovi, i shoqëruar nga botuesi amerikan Ramiz Tafilaj dhe bashkëbotuesi Milaim Abdullahu, u prit në Presidencën e Shqipërisë nga këshilltari ambasadori Flamur Gashi dhe ambasadori Genci Muçaj.
Me këtë rast, historiani Buxhovi i dhuroi Presidentit të Shqipërisë dhe bibliotekës së Presidencës veprat “Kosova” në tri vëllime në anglisht, si dhe “Maqedoninë” në anglisht dhe veprën “Dardaninë” dhe “Kosova – histori e shkurtër”. Autori Buxhovi theksoi se këto vepra të përkthyera në anglisht në SHBA nga botuesi “Jalifat Publishing”, në universitetet amerikane të pranura si litetaturë alternative për historinë e Evropës Juglindore, paraqesin një hap të vetmuar për njohjen e historisë së shqiptatëve nga antikiteti e deri të koha jonë jashtë diskursit ideologjik dhe kornizave të historiografisë serbe, që edhe sot e gjithditën dominon historiografinë institucionale në Tiranë dhe Prishtinë.
Këshilltari Flamur Gashi falendëroi historianin Buxhovi për punën e palodhshme në fushën e historiogafisë. Theksoi se dy shtetet shqiptare duhet të bashkëpunojnë për hartimin e veprave kredibile historiografike që zbardhin të vërtetën për shqiptarët dhe historinë e tye, që do të përkthehen dhe do të gjejnë vend në bibliotekat botërore karshi të tjetave që shtrëmbërojnë apo mohojnë historinë shqiptare.
Që kjo e vërtetë historike të depërtojë sa më shpejt në botë, drejtori i shtëpisë botuese “Jalifat Publishing” nga Houstoni, Ramiz Tafilaj dhe bashkëbotuesi Milaim Abdullahu , u zotuan se do t’ia dhurojnë menjëherë shtetit dhe diplomacisë shqiptare 100 komplete të “Kosovës” në tre vëllime në anglisht, që të shpërndahen nëpërmes “Council of Albanirn Ambassadors”. / KultPlus.com
Roveri i dërguar nga NASA në Mars ka gërmuar mbi një shkëmb, i cili mund të vërtetojë se në këtë planet ka pasur forma të jetës.
Krateri i quajtur Jezero është identifikuar si vullkanik në origjinën e tij, ndërkohë që provëzat e kraterit përmbanin edhe sulfat kalicumi dhe kalcium fosfati, të cilat tregojnë për vija uji që kalonin mbi të, duke rritur kështu shanset se jeta në Mars dikur ekzistonte.
Roveri gërmoi dy herë mbi këtë krater, në 6 shtator dhe përsëri tre ditë më vonë. Imazhet satelitore sugjerojnë se zona rreth kraterit ka qenë e banuar, sepse shkencëtarët mendojnë se ngjitur me të ka kaluar më tej edhe një lum 45 km i gjerë
“Kripërat janë minerale të rëndësishme për ruajtjen e shenjave të jetës së lashtë këtu në Tokë dhe ne presim që e njëjta gjë të jetë e vërtetë për shkëmbinjtë në Mars,” shpjegoi zëvendës shkencëtarja e projektit “Perseverance” Dr Katie Stack Morgan.
Rezultatet e investigimeve pritet të dalin të sakta, në momentin që mostrat e marra do arrijnë në planetin tonë./tch/ KultPlus.com
Jo shumë njerëz e dinë se këngëtarja kosovare më famë botërore Rita Ora e ka nisur karrierën e saj si aktore para se të bëhej këngëtare.
Në vitin 2004, ajo ka marrë pjesë si një prej aktoreve kryesore në filmin krim/komedi të titulluar “Spivs” (një zhargon britanik për tregun e zi)”.
Rita Ora shfaqet në film në moshë të vogël, me flokë të zeza dhe me një rol që të impresionon jo vetëm për aftësinë e aktrimit të saj por edhe për faktin se gjatë gjithë kohës ajo flet në gjuhën shqipe, me dialektin e vendlindjes së saj.
“A jemi larg? Ku po na çon? Kemi uri, ka ditë që nuk kemi hëngër” thotë këngëtarja në këtë film. / KultPlus.com
Vepra letrare e shkrimtarit Jusuf Buxhovi do të promovohet në Tiranë, më 12 tetor nga Qendra Kombëtare e Librit.
Gjatë vizitës së djeshme QKLL-së, me ç’rast shkrimtari Buxhovi i shoqëruar nga botuesi Ramiz Tafilaj dhe bashkëbotuesi Milaim Abdullahu, u prit nga drejtoresha Alda Bardhyli e ku ishte i pranishëm edhe shkrimtari i njohur Besnik Mustafaj, u arrit marrëveshja që promovimi të jetë pjesë e aktiviteteve të librit që organizohen në Tiranë nga Qendra.
Me këtë rast Alda Bardhyli tha se promovimi i veprës letrate të shkrimtarit të mirënjohur Buxhovi, i ofrohet për herë tën parë në mënyrë komplete dashamirëve të letërsisë në Tiranë po edhe në Shqipëri, gjë që ndihmon pamjen e gjithmbarshme të mozaikut të letërsisë shqiptare që krijohet në hapësirën e saj gjuhësore. / KultPlus.com
Mbrëmja e tretë e edicionit të 20-të të festivalit ‘ReMusica’ ishte e rezervuar për pianisten nga Shqipëria, Merita Rexha-Tërshana. Me titullin ‘Frymë Shqiptare’, Rexha-Tërshana, interpretoi magjishëm në piano, këngë nga autorë të rinj e të vjetër shqiptarë duke filluar nga Tonin Harapi, Cesk Zadeja, Rafet Rudi, Aleksandër Peçi, Fahri Beqiri dhe Ersan Januzi, shkruan KultPlus.
Për t’iu përshtatur edhe më shumë natyrës së këngëve që u interpretuan, pianistja Rexha-Tërshana kishte veshur xhubletën shqiptare, që ia shtoi edhe më shumë veçantinë kësaj mbrëmjeje duke i realizuar në perfeksion veprat e kompozitorëve të njohur shqiptarë.
“Kam zgjedhur kompozitorë që kanë ndikuar shumë në formimin tim pianistik dhe janë ndër veprat më të bukura duke filluar nga kryemjeshtri shqiptar, Cesk Zadeja duke vashduar më pas, Tonin Harapi, Kozma Lara, Feim Ibrahimi, Aleksandër Peçi, Rafet Rudi dhe për të nderuar kujtimin e Fahri Beqirit që humbi jetën këtë vit” – u shpreh pianistja pak para fillimit të koncertit.
E veçanta e kësaj mbrëmje ishte interpretimi i këngës premierë “Motive Shqiptare’ të kompozitorit të ri, Ersan Januzi, e që përmbylli mbrëmjen e koncertit ‘Frymë Shqiptare’.
Ndonëse edhe në këtë koncert mungoi ngrohtësia që sjell vetëm prania e publikut në sallë, pianistja arriti që përmes këngëve shqiptare të sjellë atë ngrohtësi tek të gjithë ata që e përcollën virtualisht.
Ndërkaq, në natën e parë të edicionit të 20-të të festivait ‘ReMusica’, publiku pati rastin të dëgjojë koncertin recital të sopranos shqiptare, Elbenita Kajtazi kurse në ditët në vazhdim do të performojnë edhe disa nga artistët tjerë të shquar vendorë dhe ndërkombëtarë si Asasello String Quartet nga Gjermania, Pierre dhe Theo Fouchenneret nga Franca, si dhe soprano Kaltrina Miftari dhe Tringa Sadiku në kitarë./KultPlus.com
Sot, në Galerinë Kombëtare të Kosovës është hapur ekspozita ‘Whatever happens, we will be prepared’ e artistit, Alban Muja dhe kuratores, Maria Isserlis.
Vepra të realizuara në sërë mediumesh duke filluar nga filmi, fotografia, piktura, vizatimi dhe skulptura kanë gjetur vend në katër kategoritë, Family Album, Personalja, Socialja dhe Kombëtarja, që autori Muja ka vendosur t’i ekspozojë në ‘Whatever happens, we will be prepared’, shkruan KultPlus.
Autori, Alban Muja në një deklaratë për KultPlus thotë se është i kënaqur që po e prezanton këtë ekspozitë para publikut kosovar pas dy shtyerje për shkak të përhapjes së pandemisë.
“Whatever happens, we will be prepared” është një segment të cilën ne e kemi marrë në njërën prej videove të Family Album. Në këtë ekspozië kemi punuar përreth dy viteve dhe jemi të kënaqur që pas dy shtyerjeve po e hapim” – thotë Muja duke folur për realizimin e ekspozitës.
Ai tutje shton se “Whatever happens, we will be prepared” është e ndarë në katër kategori: Family Album, Personalja, Kombëtarja dhe Socialja.
Kati i parë i galerisë është i dedikuar vetëm për veprën ‘Family Album’ me të cilën artisti Muja përfaqësoi Kosovën në Bienalen e Venedikut në vitin 2019. Në këtë vepër shpalosen rrëfime të të mbiejtuarve nga periudha e luftës në Kosovë. Vepra përmban video-incizime që artisti ka sjellë në mënyrë shumë të veçantë në tre kanale.
“Kati i parë është i dedikuar për ‘Family Album’ me përjashtim të veprës së parë nga e cila ka nisë gjithçka, është fotografia si refugjat i kryeministrit Jose Maria Aznar, i cili është edhe si referencë politike për ata që e shohin të kaluarën apo marrëdhëniet që i kemi pasë dhe që i kemi sot me Spanjën, por ato janë lënë anash edhe pse ka qenë një lloj motivimi” – shton më tutje Muja.
Në katin e dytë janë paraqitur kategoritë Kombëtarja, Personalja dhe Socialja në të cilat artisti thotë se shfaqen kryesisht projektet e reja që ai ka realizuar, dhe ato që kuratorja e ekspozitës, Maria Isserlis, ka vendosur t’i ekspozojë.
Krejt në fund, Alban Muja thekson rëndësinë që ka kjo ekspozitë për të. “Çdo vepër këtu është e rëndësishme, e sidomos për mua dhe secila komunikon në një formë apo tjetër me publikun kosovar, për të cilin po prezantohet.”-shton ai
I pranishëm në hapjen e kësaj ekspozite ishte edhe drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha, i cili e cilëson këtë ekspozitë si një ekperiencë të jashtëzakonshme dhe të veçantë për të.
“Sot jam ndjerë si çdonjëri apo çdonjëra që e ka vizituar këtë ekspozitë, në mënyrë të veçantë duke marrë parasysh edhe titullin ‘Çfarëdo që ndodhë, ne jemi të përgatitur’ pikërisht në këtë periudhë të pandemisë. Tri sferat që janë brenda ekspozitës tregojnë në një mënyrë që ne jemi të gatshëm të jetojmë në kohëra të ndryshme si tash në pandemi, apo në aspektin kombëtar ashtu edhe në aspektin personal e social , që të trija këto kanë një ndërlidhje me njëra-tjetrën. Prandaj ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe shumë e veçantë të jem i pranishëm dhe ta përjetoj krejt këtë përurim të mrekullueshëm që po ndodhë sot.”- ka deklaruar Berisha për KultPlus.
Një numër i madh i vizitorëve kishin zënë vend në hapsirat e galerisë dhe prisnin në radhë për të hyrë brenda për t’i parë veprat. E entuziazmi i tyre shihej edhe pasi ata kishin shijuar pamjet brenda ekspozitës.
“ Albani ka kaluar nivelin e yllit lokal, tashmë është i njohur edhe ndërkombëtarisht me vlerat e veta artistike të të gjitha mediumeve si në foto, video, në pikturë, vizatimet e tij janë të shkëlqyeshme poashtu”- thotë piktori, Bashkim Kabashi i cili më tuje e përgëzon artistin Muja për këtë realizim.
Ekspozita ‘Whatever happens, we will be prepared’ do të jetë e hapur deri më 2 nëntor./KultPlus.com
Fotot e Princeshës Diana dhe Princit Charles vazhdojnë edhe sot të qarkullojnë në të gjitha mediat dhe po ashtu akoma diskutohen detaje rreth marrëdhënies së tyre. Por shumica prej nesh nuk e kanë vënë re kurrë gjënë më të dukshme tek ish-çifti mbretëror.
Në fotot zyrtare të Princit dhe Princeshës vihet re se ai është më i gjatë, por vetëm shumë vite më vonë gazetarët kureshtarë kanë zbuluar se fotot nuk pasqyrojnë realitetin.
Pas fotove që tregojnë Princin Charles si më të gjatë se Princesha Diana fshihet një “gënjeshtër” e madhe.
Në fakt, Princi Charles dhe Princesha Diana kishin të njëjtën gjatësi. Diana u detyrua të qëndronte më poshtë ose i kërkohej të vendoste njërën këmbë përpara, dhe një takë më e lartë se 2 cm do të “prishte” menjëherë pamjen harmonike të çiftit. Në këtë mënyrë, diferenca mes tyre u minimizua – të paktën në foto.
Shumë njerëz thonë se kjo është bërë posaçërisht për të treguar statusin dhe rolin drejtues të Charlesit në familje./KultPlus.com
Muret e hapësirave publike të Drenasit u mbuluan sonte me mbishkrime të cilat targetojnë dhunën e shumëfishtë e të vazhdueshme ndaj grave.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist thotë përmes njoftimi se shtypja sistemike e cila vazhdon t’i lërë vajzat e gratë, punëtoret/ët e personat LGBTI+ në gjendje të mjerueshme, nuk do të durohet.
Andaj sipas tyre edhe këto mesazhe, përmes përplasjes së të vërtetave të heshtura, thërrasin në revoltë e rezistencë kolektive.
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor rihapi sot dyert pas rikonstruksionit, në një mbrëmje gala, me pjesëmarrjen e legjendës së operas botërore, Placido Domingo dhe sopranos së mirënjohur shqiptare, Ermonela Jaho.
Në ceremoninë zyrtare të inaugurimit të rikonstruksionit të TKOB ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe përfaqësues të lartë të shtetit, trupit diplomatik, miqve të TKOBAP, etj.
Pas 5 vite mbyllje për shkak të rikonstruksionit, duke filluar nga sot, TKOBAP do të hapet për publikun nëpërmjet shtatë shfaqjeve premierë.
Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor është tempulli i artit skenik, muzikor dhe baletit, i vetmi institucion kombëtar i këtij lloji në vendin tonë. TKOBAP është institucioni i krijimit, prodhimit dhe interpretimit të repertorit më të mirë skenik gjithëpërfshirës, kombëtar e ndërkombëtar.
TKOBAP ka si mision ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave më të mira të teatrit muzikor dhe koreografik, folklorit shqiptar dhe botëror, krijimtarinë e re skenike, ngritjen teknike dhe profesionale, larminë e stileve dhe individualiteteve interpretuese dhe krijuese, edukimin e brezave me veprat më të mira të teatrit muzikor, koreografik dhe folklorik.
Teatri Kombëtar të Operas dhe Baletit është transformuar si nga akomodimi ashtu dhe garancia e parametrave teknikë e profesionalë të akustikës cilësisë së zërit dhe me një skenë moderne në qendër, falë investimit të qeverisë shqiptare.
Salla e Teatrit të Operas dhe Baletit ka filluar të shfrytëzohet që nga shtatori i vitit 1966 dhe që në fillim janë hasur problemet që lidheshin me akustikën si: intensiteti i ndryshëm i përhapjes së valëve zanore në mënyrë jo të njëtrajtshme në pika të ndryshme (dhe veçanërisht në lozhën qeveritare) dhe dëgjimi i dobët dhe pa kolorit. Për këtë u bënë ndërhyrjet e para në akustikë në vitin 1975.
Gjendja e përgjithshme e ndërtesës shfaqej e rënduar dhe e amortizuar në kohë. Gjatë viteve, në objekt është ndërhyrë pjesërisht në rifiniturë dhe në mirëmbajtje. Ndërhyrje rrënjësore në strukturë nuk ka patur asnjëherë që prej kohës së ndërtimit të tij.
Në godinën e ristrukturuar të TKOB ka më tepër hapësira për shfaqje, për personelin dhe publikun./atsh/KultPlus.com
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka kujtuar artistin e njohur Adem Mikullovcin me rastin e përvjetorit të tij të parë të vdekjes.
“Sot u bënë një vit që shoqërisë sonë i mungon një prej figurave më të veçanta të artit dhe kulturës. Adem Mikullovci ishte një person me plot pozitivitet dhe këtë energji e përcolli te të gjithë deri në fund të jetës së tij”, ka shkruar MKRS-ja në Facebook.
Sipas kësaj ministrie kontributi që ka dhënë Mikullovci për artin dhe popullin e Kosovës do të mbetet gjithmonë në kujtesë, shkruan Klankosova.tv
“Në karrierën e tij luajti në shumë shfaqje dhe ishte regjisor i shumë filmave. Ndër filmat më të fuqishëm për nga përmbajtja dhe tema që trajtonte, është filmi ‘Një pallto për babain tim në burg’, i realizuar nën regjinë e Mikullovcit. Ky film, më mirë se çdo gjë tjetër, shpalos tmerrin që shqiptarët përjetuan nga regjimi serb. Filmi është realizuar në vitet e 90′ në mënyrë të fshehur”, ka shkruar tutje MKRS-ja.
“Përmes filmave, dramave, serialeve ai ka hedhur dritë dhe ka treguar revoltën e kundërshtimin për ngjarje të shumta në shoqërinë kosovare dhe këtë e bëri edhe më vonë me angazhimin e tij politik”, ka thënë kjo ministri.
“Veprimtaria e Adem Mikullovcit do të mbetet e pavdekshme, ndërsa do ta kujtojmë gjithmonë me shumë mall”, është shprehur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./KultPlus.com