Zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik në Holandë

Arkeologët në Holandë zbuluan mbetjet e tempujve ku dikur ushtarët romakë u blatonin dhurata hyjnive dhe hyjneshave të tyre.

Një grup arkeologësh zbuluan në Holandë një kompleks tempulli romak gati 2000-vjeçar. Zbulimi i ka habitur dhe emocionuar arkeologët, pasi është hera e parë që zbulohen tempuj në zonat veriore të Perandorisë së dikurshme Romake.

Kompleksi i tempullit u gjet në një zonë ku nxirret argjilë në fshatin Herwen-Hemeling, në provincën lindore të Gelderland pranë kufirit me Gjermaninë. Zona ndodhet pranë zonës Roman Limes e cila është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Gjetjet e para u bënë nga arkeologë amatorë, të cilët në vitin 2021 ndeshën në disa artefakte dhe njoftuan autoritetet. Pas analizës së këtyre zbulimeve Agjencia Kombëtare holandeze e Trashëgimisë Kulturore nisi gërmimet e mëdha në zonë.

2000 Jahre alte römische Tempelanlage in Niederlanden entdeckt

Ekipet e arkeologëve mendojnë se dy tempujt e epokës romake janë përdorur mes shekujve të parë dhe të katërt. Dhe bazuar në llojet e mbishkrimeve si dhe të objekteve të tilla si shtiza, mbetje pajisjesh ushtarake apo parzmore kuajsh, arkeologët besojnë se kompleksi i tempullit përdorej kryesisht nga ushtarët.

Më shumë detaje për jetën në periudhën romake

Objektet e gjetura ofrojnë për arkeologët më shumë detaje për jetën në periudhën romake. P.sh. altarët e vegjël prej guri dhe mbishkrimet e tyre të kujdesshme tregojnë mënyrën se si shprehnin falenderimin ushtarët romakë dhe për çfarë ishin mirënjohës. Sipas studiuesve blatimet për të falënderuar një perëndi ose perëndeshë dhe për të kërkuar prej tyre përmbushjen e dëshirave nuk lidheshin gjithmonë me fitimin e betejave, por edhe thjesht me mbijetesën në rajonet veriore larg nga shtëpia dhe familja./ DW / KultPlus.com

Të pathënat e rreth 3 mijë shqiptarëve në ishullin e Mykonos

Televizioni grek “Alpha” i ka kushtuar një emision mbi një orë komunitetit shqiptar në ishullin e famshëm Mykonos. Aty flasin emigrantë të ndryshëm shqiptarë që kanë mbërritur në ishull prej viteve të para ’90 dhe sot përbëjnë një komunitet me mbi 3 mijë persona.

Ata janë integruar në Mykono, kanë krijuar familje dhe janë bërë shtetas grekë. Kryesisht punësimi i tyre është në sektorin e ndërtimit dhe shërbimeve ndërsa shumë prej tyre kanë blerë prona e hapur biznese në industrinë e turizmit.

Shihni në videon më poshtë emisionin e plotë. / Diaspora shqiptare / KultPlus.com

Këshilli i Etikës i dënon Bujar Dugollin dhe Ardian Kastratin për plagjiaturë

Nesër bëhen 1 vit nga denoncimi i parë publik i ORCA-s për plagjiaturat e dy profesorëve të Fakultetit Filozofik, Bujar Dugollit dhe Ardian Kastratit. Të dy profesorët e kanë shfrytëzuar punimin me përmbajtje të plagjiaturës duke vjedhur nga burime të ndryshme dhe përmes kësaj vjedhjeje janë ngritur në pozita më të larta akademike, përcjellë KultPlus.

KultPlus ju sjell njoftimin e plotë nga ORCA:

Më 1 tetor 2021, ORCA kishte dorëzuar në Këshillin e Etikës të Universitetit të Prishtinës prova përfundimtare mbi plagjiaturën e dy profesorëve, pas 6 muajsh Këshilli i Etikës më 10 mars 2022 i ka kthyer ORCA-s një përgjigje zyrtare duke thënë se ata kanë vendosur që çështjen e referuar për pretendimet e plagjiaturës ta administrojnë përmes ekspertizës profesionale.

Pas kësaj përgjigje skandaloze të Këshillit të Etikës, ORCA kishte ndërmarr një hap tjetër duke vënë kontaktet e para me revistën botuese të punimit duke ia bashkangjitur të gjitha provat dhe dëshmitë e plagjiaturës, sikurse e kishte bërë në tetor të vitit 2021 me Këshillin e Etikës.

Më 25 mars 2022, revista i është përgjigjur ORCA-s duke konstatuar dhe verifikuar plagjiaturën e punimit të profesorëve Dugolli dhe Kastrati. Në përgjigjën zyrtare të pranuar nga ta thuhet se punimi do të hiqet menjëherë nga revista dhe se politikat e revistës nuk e lejojnë plagjiaturën në asnjë formë. Rrjedhimisht, pas disa ditësh punimi është hequr nga revista, duke faktuar përtej çdo dyshimi që punimi i profesorëve përmban plagjiaturë.

Me të marr këtë përgjigje nga revista, ORCA i është drejtuar edhe njëherë Këshilli të Etikës duke paraqitur prova shtesë për plagjiaturën, me ç’rast e ka plotësuar denoncimin fillesat të datës 1 tetor 2021.

Me 6 qershor 2022, Këshilli i Etikës i ka kthyer përgjigje ORCA-s duke konstatuar përfundimisht se punimi i paraqitur nga profesorët Dugolli dhe Kastrati ka përmbajtje të theksuar të plagjiaturës dhe si rrjedhojë i ka shkelur të gjitha standardet e ndershmërisë akademike dhe kredibilitetit në publikime shkencore. Por, pavarësisht konfirmimit të plagjiaturës, Këshilli i Etikës edhe pse i ka cilësuar si shkelje të rënda veprimet e profesorëve, ka marrë masa qesharake ndaj tyre.

Në vendim thuhet se profesorit Bujar Dugolli i ndalohet mentorimi i temave të diplomës së masterit dhe doktoratës për dy vite, ndërsa Ardian Kastratit i ndalohet mentorimi i temave të të gjitha niveleve për 3 vite. Dhe si masë ndëshkuese e përbashkët, të dy profesorëve nuk punimi plagjiat nuk konsiderohet si punim i botuar në revista shkencore dhe si rrjedhojë nuk mund të përdoret për avancime akademike.

Kjo masë ndëshkuese është skandaloze dhe e papranueshme dhe e palogjikshme, e para sepse Këshilli i Etikës përmes kësaj mase e ka legjitimuar plagjiaturën, kjo masë i bën thirrje indirekte profesorëve për të plagjiuar ngase pyetja shtrohet cilit prej profesorëve të universitetit i bëhet vonë nëse nuk mentoron tema të diplomës për dy a tre vite, kur ai/ajo tashmë është rahatuar në pozitën e profesorit/es edhe përmes shkeljeve që ka kryer.

Dhe e dyta, vendimi është i palogjikshëm sepse e kundërshton vetveten. Të dy profesorët janë avancuar në tituj më të lartë akademik përmes këtij punimi, por Këshilli i Etikës lëre që nuk e merr në konsideratë kërkesën paraprake të ORCA-s për heqjen e titujve të fituar nga profesorët, por u thotë atyre tash e tutje këtë punim nuk mund ta përdorni për avancime akademike. Ky është kulmi i absurditetit.

ORCA nuk do të ndalet. Ne do të vazhdojmë t’i përshkallëzojmë masat që do të marrim. Nëse konsiderojmë se rrugët institucionale janë shtjerrë, kjo që po shihni sot është thjesht dhe vetëm, një hyrje në vazhdën e aksioneve e protestave.

Për të mos shkuar tutje me masa më të rënda, ORCA kërkon me urgjencë që:

Këshilli i Fakultetit Filozofik ta heq nga roli i senatorit të këtij fakulteti Bujar Dugollin. Nuk bën dhe nuk mundet, nja plagjiator të jetë përfaqësues i Fakultetit në Senat, organin që merret me çështje akademike, madje edhe me integritetin akademik.

Së dyti, Senati i UP-së si organi më i lartë akademik i institucionit të mos e aprovojë vendimin e Këshillit të Etikës për masat e lehta që i ka propozuar ndaj Dugollit e Kastratit, por t’i përjashtojë të dy nga universiteti siç ndodh në çdo vend të botës kur dikujt i vërtetohet plagjiatura. E pakta që mund të bëjnë tash për tash është heqja e titujve akademikë të fituar përmes plagjiaturës. / KultPlus.com

Presidentja Osmani në Bruksel për takimin e liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor, kërkon liberalizimin e vizave

Me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Bruksel, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në takimin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Presidentja Osmani do ta përçojë mesazhin e qartë të popullit të Kosovës mbi nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit, duke filluar nga liberalizimi i stërvonuar i vizave, deri tek mbështetja për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës, pas aplikimit.

Liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel ndër të tjera do të diskutojnë për procesin e zgjerimit dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkërendimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe sfidat gjeostrategjike si rezultat i agresionit rus në Ukrainë.

Po ashtu gjatë vizitës në Bruksel, Presidentja Osmani do ta takojë presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, si dhe krerë tjerë shtetesh partnere të BE-së për ta rritur mbështetjen për rrugëtimin evropian të Kosovës. / KultPlus.com

Rrjeti YEA hap aplikimin për t’u bërë një Ambasador i Ri Evropian

Platforma e Ambasadorëve të Rinj Evropianë (YEA) është një rrjet krijues i aktivistëve të rinj të ardhshëm nga i gjithë Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia).

Rrjeti YEA është në kërkim të aktivistëve të rinj që janë të gatshëm të frymëzojnë ndryshime në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në.

Ju nuk keni nevojë të dini shumë për BE-në përpara se të aplikoni, por duhet të jeni gati për të mësuar dhe për të investuar kohën dhe talentin tuaj.

Ju duhet të jeni të interesuar si për aktivizmin në internet ashtu edhe për atë jashtë linje – nga mediat sociale, podkastet, webinarwt, te ngjarjet e jetës reale, veprimet e komunitetit etj.

Lënia e gjurmës suaj në botë si ambasador i ri evropian do të jetë detyra juaj.

YEA-të vijnë nga prejardhje të ndryshme, megjithatë ata të gjithë ndajnë një vizion të përbashkët: Ballkani Perëndimor i bashkuar në diversitet, duke mësuar për njëri-tjetrin dhe BE-në së bashku, duke ndjekur projekte kreative, duke fituar aftësi të reja, duke u lidhur nëpërmjet mediave sociale, duke organizuar ngjarje frymëzuese – gjithmonë të nxitur nga ideja se aktivizmi në rini është forca më e fuqishme e ndryshimit shoqëror.

Nisma YEAs u krijua në vitin 2020 si pjesë e Programit Rajonal të Komunikimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor – ËeBalkans.eu. 120 YEA u zgjodhën në 2020 dhe 2021 dhe ju mund t’i takoni të gjitha këtu: Njihuni me YEA-të

Tashmë të njohur në mesin e të rinjve në të gjithë rajonin si ‘PO’, këta liderë të rinj janë gjithashtu këtu për t’u treguar bashkëmoshatarëve të tyre më shumë rreth mundësive që ofron BE – për arsimim, zhvillim aftësish, udhëtime, avokim dhe shumë më tepër.

Më e rëndësishmja, YEA-të janë të hapura për të shkëmbyer ide dhe për të zhvilluar talentet e tyre – drejt ndryshimit frymëzues brenda komuniteteve të tyre, Ballkanit Perëndimor, në të gjithë BE-në dhe më gjerë.

Si një PO – ju jeni këtu për të krijuar versionin më të mirë të vetes dhe për t’ia treguar atë botës.

Aplikoni në https://webalkans.eu/en/yea/become-a-yea/ / KultPlus.com

Shtëpia tiranase e lindjeve që u kthye në shtëpi të vdekjeve

Spiunimi nën fëshfërimin e gjetheve

“Shtëpia me gjethe”, dikujt mund t’i tingëllonte si  një emërtim i denjë për një roman, të autorëve latino-amerikan, për më shumë për ndonjë film horror, ku diku në skaj të një pylli kryhen vrasje misterioze. Në të vërtetë, këtë ndjenjë e pata kur dola pas dy ore vizite në këtë Muze , ku mu zu frymëmarrja nga kundërmimi i dosjeve të qindra, mijëra qytetarëve shqiptarë,  viktima të sistemit aq policor, të diktatorit Enver Hoxha

Nga Afrim Demiri

Shpesh biografia e shtëpive gjason me të njerëzve. Edhe ato në periudha të ndryshme kanë funksione të ndryshme, me një fjalë kanë identitete urbane dhe administrative, krejtësisht të ndryshme. Po rrallë  ndodhë që ajo shtëpi që ishte projektuar të jetë shtëpi e lindjeve, të kthehej në shtëpi të vdekjeve dhe njëkohësisht të ndërlidhte tri periudha kohore, të mos them tri epoka.

E ndërtuar më 1931 si shtëpi obstetrike, me nismën  e mjekut të  mirënjohur dr. Jani Basho, duke qenë ndër të parat shtëpi lindjeje në Shqipëri, ajo gjatë okupimit bëhet qendër e Gestapos fashiste, kurse gjatë kohës së komunizmit kthehet hiç më pak  në qendër të sigurimit të shtetit. 

E vendosur, jo larg objekteve të tjera qeveritare, kjo shtëpi me një dizajn urban me  plotë delikatesa zbukuruese fillon, të quhet në zhargonin qytetar “Shtëpia me gjethe”, një epitet ky mbase  i lakmueshëm për çdo shtëpi tiranase normale. Por ky cilësim sikur nxjerr në pah, në mënyrë ironike një paradoks të kohërave, sepse sipas një parafrazimi të lirë të  Nonda Bulkës,  kjo shtëpi më parë do të duhej të thirrej “Shtëpia me gjemba”, nisur nga fakti se brenda mureve të saja fillonin  përgjimet, persekutimet, ndjekjet, kurdisjet dhe paragjykimet deri në vrasje të qytetarëve të Shqipërisë komuniste.   Nuk dihet saktësisht prej  kur  dhe si ka  zënë fill ky epitet apo prej atëherë kur trupit të saj kanë filluar të ngjiteshin  bimët kacavjerrëse dhe fasadës së saj me ngjyra të murrme t’ia jepnin një tis të gjelbërt.

Kjo shtëpi edhe sot e ruanin këtë emërtim, që tingëllon sikur të  ishte një kod i komunikimit sekret  të sigurimcave të shtetit, tashmë e zyrtarizuar në institucionin e Muzeut më të ri të Tiranës po me këtë emër: “Shtëpia me gjethe”.

Dikujt mund t’i tingëllonte si një emërtim i denjë për një roman, të autorëve latino-amerikan, për më shumë për ndonjë film horror, ku diku në skaj të një pylli kryhen vrasje misterioze. Në të vërtetë, këtë ndjenjë e pata kur dola pas dy ore vizite në këtë Muze , ku mu zu frymëmarrja nga kundërmimi i dosjeve të qindra, mijëra qytetarëve shqiptarë  viktima të sistemit aq policor, të diktatorit Enver Hoxha.

Por në realitet unë nuk dilja nga filmi, as nga ndonjë pyll, por nga shtëpia aq afër qendrës së Tiranës, e cila me dekada ishte shndërruar në makth publik, duke prodhuar dhe inskenuar situata komplotiste për “armiqtë e popullit”.

Ky muze nuk kishte nevojë për ciceron! Çdo artefakt, çdo element fliste me gjuhën e vet. Edhe ashtu ciceronët shpesh e ndërpresin një përjetim autentik në mes të vizitorit dhe elementeve të ekspozuara. Tashmë kaq vjet pas diktaturës, pas aq leximesh për natyrën dhe karakterin e panjohur të saj në Shqipëri, sikur mjaftonte një parakalim në heshtje nëpër 9 seksionet e muzeut me mëse 31 kthina.

Qysh në fillim  një citat e Enver Hoxhës, sqaronte  karakterin monolit të shtetit partiak- policor : “ Punonjësit e Sigurimit të shtetit janë vetëm punëtorë partie, në rend të parë vetëm punëtorë politikë dhe asgjë tjetër”.

Dhe më pas hapeshin një nga dhomat e dëshmive të metodave më bizare të hetuesisë, ku elemente  autentike ta afronin ndjenjën e ankthit të fateve të njerëzve nën torturë. Mjatohej t’i lexoje dikund rreth 35 lloje të përdorimit të torturave ndaj të dyshuarëve për vepra kundër shtetit duke filluar që nga hedhja e krypës në mish, nga përdorimi i elektroshokut e deri tek shurdhimi nëpërmjet zhurmave të padurueshme, futjes në arkivol për së gjalli për të pranuar procesverbalin e hetuesisë  apo hedhja  e tyre nga lartësia.

Dosjet ishin aty! Duhej kohë për t’i lexuar, emrat ishin mbuluar me ngjyrë të zezë, sikur fatet e tyre të dikurshme , pastaj hapeshin dyert e dhomave muret e të cilave ishin të mbushura me emra të përndjekurish, me emra të të burgosurve dhe të pushkatuarëve.  Përkundër shkrimit të dendur dhomat nuk i kishin zënë të gjitha emrat e  18mijë  të burgosurve  të dënuar rreth 6 mijë të vdekurve si dhe mbi 20mijë të internuarve. Ishte e llahtarshme të shiheshin muret e veshura me emra të viktimave sikur të ishte një  dizajn i dhembshëm i tapetave murale.

Përkundër udhëzimeve lehtë humbëshe nëpër kthina, dhoma të torturës. Dëgjoje rrëfimet e të mbijetuarëve, marshet e paradave socialiste dhe pjesë nga seancat e gjykimeve. Përnjeherë kohërat gërshetoheshin dhe dukej se gjithçka mbulohej nga fëshfërima e gjetheve që depërtonte nga ndonje dritare gjysmë e hapur. Pa një pa dy të dilte përballë zbulimi i përgjuesit shqiptar, i njohur me emrin “Çimka”,  i mbajtur në heshtje të propagandës, karshi zbulimit të traktorit shqiptar. Një grumbull gjësendesh nga përditshmëria ta përkujtonin si ke mundur të jesh i përgjuar nga ai regjistrues minimalist elektronik. Një pallto e varur ruante siluetën e trisht të sigurimcit, i cili xhironte me kamerën më objektiv të nxjerrur në gjoks, si  dekoratë për çlirimin e atdheut.  Diktafonët, magnetofonët me shirit, kamerat e hershme ishin aty, të firmave të ndryshme gjermano-lindore, japoneze dhe kineze. Në laboratorin e larjes së fotografive bardh e zi sikur ishte ndalur koha dhe i priste vizitorët. Po ato tretje kimike, po ata filma që dikur i përdornim për të fiksuar kohën tonë rinore, kurse aty ishin varur fotot e të pandehurve, të cilëve një foto rasti ia kishte marrë jetën.

Një ndjenjë   aty për aty më ndau në dysh. Kujtimet nga vizita që i kisha bërë më 2013 –të, Muzeut të  pafajsisë së Orhan Pamukut në Stamboll, ma sillnin ndjenjën se isha  në  Muzeun e fajësisë , derisa e vizitoja tash,  në Tiranë “Shtëpinë me gjethe”. Atje çdo element lidhej me dashurinë, kurse këtu çdo element me dyshimin, krimin dhe vrasjen.

Si gazetar hyra në siklet kur u fundosa në dhomën e përdorimit të gazetave dhe artit si mjet i propagandës nga shteti për ideologjinë, ku madhërohej veçmas puna e sigurimit shtetëror. Aty shihej fuqia e keqpërdorimit të mediave dhe artit. Shumë pamje nga  filmat e kohës mund t’i shikoje nga  kabinat e errëta, kur dikur na dukeshin filma me moral socialist, e sot  shiheshin si  ana e errët e propagandës. Por gjithçka ka ndryshuar,  edhe  unë kam ndryshuar edhe ne kemi ndryshuar, po sikur “Shtëpia me gjethe”.

Shtrirja e rrjeteve kabllore të përgjimeve sikur tentatulet e marimangës së kuqe ngjallnin habi . Mini centralet postare të prodhuara  nga inxhinierët shqiptarë me emrin “Valbona” dhe “Shkëndija”,  kishin mundësi të përpunonin rreth 40 përgjues “Çimka”  njëkohësisht, të shpërndara nëpër ambasada të huaja dhe hotele ku kishin qasje të huajt, etj.

Pak pa përfunduar vizita, shfaqej një dhomë tipike familjare e banimit të qytetarëve të zakonshëm , për të sjellë imazhin e kohës, ku në ballë ishte TV-ja e markës “Iliria” si dhe radioja “Mimoza”, kurse mbi to qëndronte fotoja e xhaxhit Lenin, kurse në një dollap radhiteshin domosdoshmërisht librat e Enver Hoxhës. Shpesh sigurimi kishte zgjatur fijet e tij edhe brenda familjes shqiptare duke e shkatërruar moralin e saj dhe duke e instrumentalizuar individin deri në tjetërsim.

 Muzeu është  hapur më  2017, nga një ndërtesë militante, ishte kthyer në objekt kulture. Në oborr  nga pjesa e pasme të presin qindra foto të punëtorëve të sigurimit, të atyre që e kanë ndërgjegjjen e ngarkuar drejtpërdrejt për tmerrin që kanë instaluar dhe zbatuar mbi qytetarët. Gjithë jetë kishin punuar brenda tash fytyrat e tyre ekspozohehsin jashtë dhe merrnin gjykimin publik të çdo vizitori në heshtje. Në mes  tabllove të  tyre i ishte vendsour  citati i shkrimtarit dhe përkthyesit Amir Kasaruho, ai dhe familja e të cilit kishin  përjetuar përndjekjen:  “…atëherë ndoshta nuk  e kuptoja, por më vonë e kam menduar se paskan pasur një kurajo të pacipë këta njerëz që nuk kanë kërkuar falje”.

Pak para daljes nga oborri na shfaqet edhe tuneli nëntokësor sa për të na mbajtur ankthin e kësaj shtëpie edhe jashta saj. I tërë Muzeu dukej si një kërkim falje publike për të gjitha viktimat.

Dal nga Muzeu më i ri në Shqipëri dhe një nga më të veçantët, që  bënë rinkosntruktimin e një kohe e cila nuk guxon të harrohet.

Përballë Muzeut “Shtëpia me gjethe”, ngritej Kisha Ortodokse “Ringjallja e Krishtit”, si shenja më e afërt simbolike e rrënimit të shtetit ateist. Në mes tyre kalonte rruga “Ibrahim Rugova”, një tjetër simbolikë e demokracisë. Të dy objektet vizavi njëra tjetrës sikur shënonin periudhën e katër, epokën e  tranzicionit plural.

 Derisa me vonesë mësoj se Muzeu “Shtëpia me gjethe”  është  zgjedhur  nga Komiteti i Kulturës i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) në dhjetor të vitit të kaluar si  “Muzeu më i mirë 2020”, më shkon ndër mend se sa pak kemi bërë ne në Kosovë për ruajtur kujtesën kolektive. Gjithë ai fat tragjik i  shqiptarëve të Kosovës  ndër vite prej kohës së Muhaxherisë, kolonizimit serb, masakrës së Tivarit, Aksionit të armëve, shpërnguljeve për Turqi e deri tek diferencimet dhe burgosjet masive dhe dëbimi biblik gjatë luftës  dhe  asnjë objekt i denjë muzeal. 

Në anën tjetër, pikërisht në hapësirat e Muzeut “Shtëpia me gjethe”, ditë më parë ishte dhënë shfaqja  “Çimka”, një  krijim unik,  bashkëproduksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, të  Tiranës dhe Qendrës për Art dhe komunitet- Artpolis, Prishtinë, me autor Shpëtim Selmani dhe në regjinë e Zana Hoxha,  e cila synon t’i gjejë pikat e fateve të përbashkëta të qytetarit shqiptar nën regjimet totalitare, andej dhe këndej kufirit. Kësi lloj  projektesh të përbashkëta duhet të zgjerohen edhe në fusha të tjera.

Shënimet flasin se Muzeu “Shtëpia  me gjethe”, po vizitohej nga shumë grupe shkollarësh, qytetarësh si dhe nga vizitorë ndërkombëtarë.  Nuk e di nga politikanët shqiptarë sa është vizituar, por çdonjeri prej tyre duhet të shkon dhe të shoh si mund të deformohet shërbimi i shtetit i cili është i thirrur me emrin inteligjent, “shërbimi i inteligjencës”, kur ai i shërben interesave ideologjike dhe partiake..

Nuk kam dëgjuar dhe as lexuar shumë rrëfime se si e kanë pritur  dhe përjetuar të mbijetuarit  këtë Muze, por mbase shumëçka  nuk është ndriçuar në këtë fazë, por besoj se Muzeu mund të pasurohet me dëshmi të reja, por edhe me shkëmbime dokumentacionesh nga institucione tjera që mbulojnë  fushën e sigurisë, sepse ndriçimi dhe  ndëshkimi i krimeve, jo vetëm komuniste është obligim për gjeneratat. / KultPlus.com

“Fëmijët tuaj nuk janë fëmijët tuaj”

Nga Khalil Gibran

Fëmijët tuaj nuk janë fëmijët tuaj.

Ata janë bijtë dhe bijat e mallit për jetën për veten e tyre.

Ata vijnë nga ju, por jo nga ju,

Dhe megjithëse janë me ju, nuk ju përkasin.

Ju mund t’u jepni atyre dashurinë tuaj, por jo mendimet tuaja,

Sepse, ata kanë mendimet e tyre.

Ju mund të mbërtheni trupat e tyre, por jo shpirtrat e tyre,

Sepse, shpirti i tyre nga nesër po qëndron në shtëpi, të cilën nuk mund ta vizitoni, as në kujtesat tuaja.

Ju mund të ngjiteni për të qenë si ata, por mos kërkoni që ata të jenë si ju.

Sepse jeta nuk shkon prapa dhe as mbetet pardje.

Ju jeni harqet nga të cilat fëmijët tuaj shkëputen si shigjeta të gjalla. / KultPlus.com

Rizbulohet “Qyteti i humbur”, rënia e nivelit të ujit nxjerr në dritë vendbanimin 3400-vjeçar

Rrënojat e një qyteti 3400 vjeçar, u zbuluan pas rënies së nivelit të ujit në rezervuarin e Mosulit në Irak, për shkak të thatësirës ekstreme.

Vendi arkeologjik, besohet të jetë qyteti i epokës së bronzit Zakhiku, një qendër kryesore e Perandorisë Mittani që mbretëroi nga 1550 deri në 1350 para Krishtit.

Territori i mbretërisë shtrihej nga Deti Mesdhe në Irakun verior, sipas Ivana Puljiz, profesoreshë në departamentin e arkeologjisë në Universitetin e Freiburgut në Gjermanii.

Zakhiku u zhyt nën ujë pasi qeveria irakiane ndërtoi digën e Mosulit në vitet 1980 dhe rrallë herë ka parë dritën e diellit që atëherë. Pasi Puljiz dëgjoi se qyteti ishte rishfaqur, ekipi i saj nxitoi të gërmonte vendin sepse nuk dihej se kur do të rritej përsëri niveli i ujit.

“Për shkak të presionit të madh të kohës, ne gërmuam në temperatura të ulta, borë, breshër, shi, madje edhe stuhi, duke mos ditur se kur do të ngrihej përsëri uji dhe sa kohë do të kishim”, tha Puljiz, e cila drejtoi gërmimet në muajt janar dhe shkurt.

Irak/ Rizbulohet “Qyteti i humbur”. Rënia e nivelit të

Qyteti antik tani është rizhytur në ujë, por studiuesit ishin në gjendje të katalogonin pjesën më të madhe të vendit në 2018. Shumica e strukturave ishin bërë me tulla balte të thara në diell, të cilat zakonisht nuk ruheshin mirë nën ujë, thanë studiuesit.  Zakhiku u godit edhe nga një tërmet rreth vitit 1350 para Krishtit, dhe një pjesë të mureve të sipërme u shembën dhe mbuluan ndërtesat.

“Jam kurioze më pas të shoh se çfarë do të zbulojë studimi i teksteve kuneiforme për fatin e qytetit dhe banorëve të tij pas tërmetit shkatërrues”, tha Puljiz.

Irak/ Rizbulohet “Qyteti i humbur”. Rënia e nivelit të

Arkeologët gjetën pesë enë qeramike që mbanin mbi 100 pllaka argjile kuneiforme, që datojnë afër pas ngjarjes së tërmetit. Pllakat nuk janë deshifruar ende, por Puljiz supozoi se ato i përkisnin një arkivi privat. Të gjitha artefaktet që u gërmuan, duke përfshirë pllakat, janë të vendosura në Muzeun Kombëtar të Duhokit.

Përpara se qyteti të zhdukej edhe një herë nën ujë, studiuesit i mbuluan rrënojat me fletë plastike të shtrënguara të mbajtura poshtë me gurë dhe zhavorr.

Puljiz shpreson se këto masa do të mbrojnë vendin antik nga erozioni i ujit dhe do ta parandalojnë zhdukjen e plotë. / Oranews / KultPlus.com

Osmani për liberalizimin e vizave: Shkoj me shpresë në Bruksel, por pa shumë pritshmëri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se niset me shpresë drejt Brukselit për Samitin e Bashkimit Evropian, ku pritet që të futet në rend të ditës çështja e liberalizimit të vizave.

Në një intervistë për mediumin holandez, NRC.nl, ajo ka thënë megjithatë se nuk pret shumë për këtë pikë.

“Unë çdo herë shkoj me shpresë, por pa shumë pritje. Le të shpresojmë se nuk do të ketë një zhgënjim të radhës”.

“Njerëzit nga Ukraina, Gjeorgjia dhe shtete të ndryshme të Amerikës Latine lejohet që të udhëtojnë lirshëm. Por unë – e vetmja – kam nevojë për vizë për ta përcjell samitin në Bruksel”, është shprehur Osmani.

“Është padrejtësi e madhe, diskriminim për një popull”.

Më tej ajo ka folur edhe për procesin e anëtarësimit në BE.

“Ne jemi gati dhe e meritojmë” ka thënë ajo. “Ne kemi kryer detyrat”, shprehet ajo duke iu referuar raporteve ndërkombëtare në të cilat shënohet përparimi mbi demokracinë, lirinë e medias dhe të të drejtave të njeriut./KultPlus.com

Nagavci ndryshon mënyrën e vijimit të vitit shkollor: Me kërkesë të mësimdhënësve, nxënësve e prindërve

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se viti shkollor do të ndahet në dy periudha kohore (gjysmëvjetori i parë dhe gjysmëvjetori i dytë), për, siç tha ajo, vlerësim sa më objektiv, të drejtë, transparent, valid e më praktik, të nxënësve.

Sipas Nagavcit, ky ndryshim është iniciuar me kërkesë të mësimdhënësve, nxënësve e prindërve.

“Ndryshimi i këtij dokumenti të rëndësishëm, është inicuar me kërkesë të mësimdhënësve, nxënësve e prindërve, pasi që është vlerësuar se ndarja e vitit shkollor në tri periudha, siç ka qenë deri më tani, paraqet sfida dhe vështirësi të shumta, ngarkesë të panevojshme formale e administrative dhe rrezikon përmbajtjen e materies vlerësuese”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Nagavci tha se udhëzimi i ri administrativ reflekton në përmbajtje cilësore të vlerësimit të nxënësve, shkarkimin e ngarkesës administrative për mësimdhënësit, informimin me kohë të nxënësve dhe prindërve për suksesin dhe rezultatin e nxënësve në lëndët e caktuara.

“Ky Udhëzim Administrativ për vlerësimin e nxënësve sipas Kornizës së Kurrikulës është në diskutim publik deri më 23 qershor 2022, prandaj ftoj të gjithë të interesuarit që të kontribuojnë edhe gjatë këtyre ditëve me komente profesionale, në mënyrë që këtë dokument të rëndësishëm ta kemi sa më cilësor”, ka shtuar ajo. / KultPlus.com

Pak para ditës kritike, austriakja ia nisë Macronit rreth 16 mijë nënshkrime që kërkojnë liberalizim për Kosovën

Kati Schneeberge, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian në Vjenë i ka shkruar letër presidentit të Francës, Emmanuel Macron që t’i liberalizojë vizat për Kosovën, duke ia treguar edhe një peticion me 16 mijë nënshkrime që e kërkojnë një gjë të tillë.

Schneeberge ka treguar në letër se tri javë më parë ka qenë në Kosovë ku ka pasur përshtypje të mira – duke thënë se nuk është e drejtë që një popull brenda Evropës të jetë i izoluar.

“Njerëzit nuk mund të lëvizin lirshëm, nuk mund të shkojnë në festa familjare dhe bizneset përballen me vështirësi”, ka thënë ndër tjerash ajo.

Në letër tregohet se vizat kanë edhe shpenzime dhe kjo ia vështirëson jetën popullit të Kosovës.

Letra e saj vjen një ditë para se Këshilli Evropian potencialisht mund të diskutojë rreth vizave për Kosovën.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që përballet me regjim vizash, përkundër premtimeve të vazhdueshme të Bashkimit Evropian që ato do të liberalizohen. /Express / KultPlus.com

Kati Schneeberge, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian në Vjenë i ka shkruar letër presidentit të Francës, Emmanuel Macron që t’i liberalizojë vizat për Kosovën, duke ia treguar edhe një peticion me 16 mijë nënshkrime që e kërkojnë një gjë të tillë.

Videoklipi i veçantë i këngës “Akoma po të pres” nga grupi 403 (VIDEO)

Grupi 403, të cilët me këngët e tyre janë kthyer në vulë të muzikës shqiptare bashkë me shumë grupe të tjera muzikore, kanë gëzuar tashmë frutet e rikthimit, shkruan KultPlus.

Hektor Gjurgjiali, tekstshkruesi dhe solisti i këtij grupi na shfaqet në forma të ndryshme në këtë këngë.

Varësisht sipas tingullit që del nga një instrument i caktuar, edhe pamja e videoklipit ndërron. Sinti, kitara klasike e ajo elektronike, fizharmonika si dhe bateritë, janë ato të cilat sjellin magjishëm këngën “Akoma po të pres”, teksa zërin e dytë e performon Arta Selimi.

Kjo këngë është komponuar nga Hektor Gjurgjiali dhe është incizuar në vitin 1995 në Tiranë. / KultPlus.com

‘Dua dy gra dhe dy gra më duan mua’

Poezi nga Josip Osti

[gjithnjë, ruajmë sekretin më të madh në botë]

Dy gra dua,
e dy gra më duan
mua.
Ndajmë me njëri-tjetrin,
bukën e ngroht’ të dashurisë

Në mjerimin e skajshëm, n’a
shumohen dhimbjet,
por, si thesar i paçmuar edhe gëzimet

dua dy gra
dhe dy gra
më duan mua.

Përktheu: Herman Çuka / KultPlus.com

“Mendimet lindin pas meje si ndonjë marramendje, unë i ndjej tek lindin pas kokës sime…”

“Mendimi im, jam unë: ja përse nuk mund ta ndal veten. Ekzistoj, sepse mendoj… Dhe nuk mund ta pengoj veten të mendoj. Por në këtë çast – gjë e tmerrshme – nëqoftëse ekzistoj, ekzistoj, sepse lemerisem të ekzistoj. Është vetja ime, është vetja ime, e cila më tërheq nga hiçi, të cilin e aspiroj: urrejtja; neveria se ekzistoj janë më tepër mënyra që më bëjnë të ekzistoj, që më fundosin në ekzistencë. Mendimet lindin pas meje si ndonjë marramendje, unë i ndjej tek lindin pas kokës sime… Dhe, nëse unë i lejoj, ato do të vijnë përpara, midis syve të mi. Dhe unë i lejoj përherë, mendimet trashen, trashen dhe ja ku janë të stërzmadhuara, ato më mbushin të tërin dhe e përtërijnë ekzistencën time.”

“A kupton më ai se çfarë lexon në libra? Sepse ai është kaq larg prej librave, tani. A mund të bëjë më dashuri? Por ai ka bërë dashuri përpara. Të keshë bërë dashuri është shumë më mirë se të bësh ende: me këtë largim njeriu gjykon, krahason dhe mediton. E që të mund ta durojë nëpër pasqyra pamjen e kësaj fytyre të tmerrshme si kufomë, ai e detyron veten të besojë se mësimet e përvojës janë gdhendur në të.”

“Jeni i gëzuar, zotëri”, më thotë matur Autodidakti.

“Sepse po mendoj, i them duke qeshur, që të gjithë sa jemi, po hamë dhe po pimë për të ruajtur ekzistencën tonë të çmueshme, ndërkohë që nuk ka asnjë arsye dhe asgjë, asgjë për të ekzistuar.” 

Jean Paul Sartre – Neveria / KultPlus.com

‘Shoka’ e nusërisë së vajzave arbëreshe (FOTO)

Në fotografinë e mëposhtme shihet një vajzë arbëreshe, e veshur me kostumin e nusërisë, në komunën e Horës së Arbëreshëve (Piana degli Albanesi).

Kjo veshje, nga banorët njihet si “shoka”. Në vetvete, shoka paraqet një element të rëndësishëm dhe të pandarë të veshjes tradicionale shqiptare. Kjo veshje për femrat paraqet një fustan të qëndisur me dorë, me fije ari dhe plot ngjyra.

Gjithashtu me emrin “shoka” njihet edhe brezi që përdorin burrat, në veshjet tradicionale arbëreshe.

Shoka, ndryshe brezi, punohet prej leshi në vegje, e kombinuar me pet, e ngjyrosur afërsisht me ngjyrat e ylberit, e gjatë sa sillet disa herë rreth mesit dhe e ka origjinën nga rripi ilir.

Këndohet edhe një këngë me këtë emër, e zakonshme për trekëndëshin magjik arbëresh të përfaqësuar nga bashkësitë Carfizzi-Hora, Pallagorio-Puheriu dhe San Nicola dell’Alto-San Koghi në provincën e Crotone, që shoqëron ritualin martesor arbëresh: Shoka.

Sipas shpjegimeve të Gianni Belluscios, teksti është një variant i punuar i rapsodisë së “turkut që rrëmbeu vajzën shqiptare”. E njëjta këngë, por me një tekst më të plotë e më të kuptueshëm, u regjistrua nga Giuseppe Gangale, gjithashtu në Carfizzi (Diskografia Gangale, 1998).

Në materialin e publikuar nga Mario Bellizzi shkruhet:

“Kërce, kërce vajzë vallen-loj loj vasha valle”, që e shohim këtu është marrë nga hulumtimet etnografike dhe regjistrimet e vitit 1954, nga Diego Carpitella dhe Ernesto de Martino, që Antonello Ricci dhe Roberta Tucci, kanë publikuar për shtëpinë botuese “Squilibri” në 2006-ën. / KultPlus.com

Këtë tetor, ‘Manifesta 14 Prishtina’ do të bashkëorganizojë Asemblenë e Përgjithshme të nëntë për Rrjetin Ndërkombëtar të Bienaleve

Këtë tetor, Manifesta 14 Prishtina do të bashkëorganizojë Asemblenë e Përgjithshme të nëntë për Rrjetin Ndërkombëtar të Bienaleve!

Këtë vit Asambleja e Përgjithshme e Rrjetit Ndërkombëtar të Bienaleve do të jetë asembleja e parë që zhvillohet fizikisht prej vitit 2019 dhe kjo ngjarje do të ndodhë në Prishtinë.

“Urojmë të na bashkoheni prej datës 18 deri më 22 tetor, përgjatë javëve të fundit të Manifesta 14 Prishtina”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

Shqiptarët e Amerikës që influencuan diplomacinë amerikane (FOTO)

Me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA për herë të parë Biblioteka Noliane e Bostonit ka publikuar disa foto të rralla të komunitetit shqiptarë në SHBA në fillimet e shekullit të XX.

Në foton e bëra publike në rrjetet sociale nga shoqata “Skënderbej” paraqiten degë të ndryshme të shoqatës Vatra në SHBA, si në Philadelphia, Atlantic City, Rochester, Albany NY, etj.

Publikohen për herë të parë në SHBA, fotografitë 100 vjeçare të burrave mendjendritur që me atdheun në mendje dhe zemër influencuan në diplomacinë amerikane që Shqipëria, mëmëdheu jone të ngelej shtet.

Faleminderit biblioteka Noliane e Bostonit për këtë dhurate speciale shoqatës “Skënderbej” Inc. enkas për festën e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve Shqiptaro – Amerikane”, shkruhet në postimin e shoqatës në facebook. / KultPlus.com

‘Solstici’, sot është dita më e gjatë e vitit

Më shumë se 6,000 njerëz u mblodhën për të parë lindjen e diellit në Stonehenge për solsticin e verës.

Është hera e parë që kur nisi pandemia që rrathët e gurit në Salisbury dhe Avebury janë hapur për publikun për këtë ngjarje.

Ky është solstici im i parë. Është përrallore. Vërtet energji e bukur të jesh këtu dhe të qëndrosh mes gurëve është shumë emocionuese, do ta bëja përsëri.”

“Pas këtyre viteve pandemie ishte vërtet mirë të ktheheshim këtu, është një festë e vërtet për të gjithë.

“Kjo është hera e parë që kam qenë në Stonehenge dhe jam vërtet i mahnitur nga e gjithë, e gjithë atmosfera, është vërtet e bukur”.

Stonehenge është ndërtuar në shtrirjen e lindjes së diellit në mes të verës dhe perëndimit të diellit në mes të dimrit.

Në solsticin e verës, dielli lind pas gurit të thembra, hyrja e lashtë në rrethin e gurit dhe rrezet e dritës së diellit kanalizohen në qendër të monumentit. Urët e Sarsenit u vendosën në qendër të vendit rreth vitit 2500 para Krishtit. Ata u rreshtuan me kujdes për t’u rreshtuar me lëvizjet e diellit. /Tch/ KultPlus.com

Kompozitori Mendi Mengjiqi me sukses të dyfishtë në ndarjen e çmimeve në fushën e muzikës

Uranik Emini – Era Berisha

Theksimi i bukurisë, elegancës dhe ekuilibrit është pjesa kyçe e cila përjetohet përbrenda një vepre klasike që në thelb ka shumë larmi dhe kontrast. Me dinamikë të ndryshme, ton, tempo dhe timbër të veçantë janë krijuar edhe shumë vepra të mrekullueshme nga kompozitorët kosovarë që përgjatë viteve kanë sjell melodi me fraza të qarta e kadenca të theksuara mirë. Andaj, dhe për vitin 2021 është veçuar dhe vlerësuar suksesi tejet i lartë që ka arritur fusha e muzikës, shkruan KultPlus.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot ka organizuar ceremoninë për ndarjen e çmimeve vjetore në fushën e muzikës, e cila është mbajtur në Kino Armatë.

Ishte vetë Orkestra Simfonike e Gjakovës që nën dirigjimin e bukur të Pëllumb Vulës nisi gjithë këtë ngjarje me një vijë melodike që rrëmbeu gjithë vëmendjen e të pranishmëve. Nën ndriçimin e errët të sallës, instrumentet u gjallëruan për të sjellë tinguj e melodi që në secilin moment thumbuan me timbrin e pastër që posedonin. Prezenca e secilit instrumentistë në skenë bëri që të vihej në pah akoma më shumë talenti i tyre në këtë fushë dhe sidomos dashuria për atë se çfarë ata mbanin në duart e tyre.

Pas duartrokitjeve të shumta, ishte aktori Basri Lushtaku ai i cili e moderoi këtë mbrëmje dhe fillimisht i uroi mirëseardhjen gjithë audiencës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të muzikës, çmime këto që sipas tij, u jepen personaliteteve të shquara për arritje profesionale, për ngritjen e vlerave dhe për kontributin e veçantë në avancimin e muzikës artistike në vend.

Pikërisht në këtë datë që përkon me Ditën Botërore të Muzikës, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ishte ai i cili doli për një fjalë rasti për të folur rreth rëndësisë dhe rolit të këtyre çmimeve.

“E nisëm Ditën e Muzikës me muzikë me Orkestrën Simfonike të Gjakovës. Natyrisht një ditë e rëndësishme ku shpërblehet mundi i përditshëm i atyre që bëjnë shumë dhe i japin shumë muzikës. Ne jemi një popull i muzikës dhe kjo nuk është vetëm një deklaratë por një lloj e dhëne pas disa vlerësimeve dhe kjo dëshmohet me përqindjen e popullsisë e cila në mënyrë aktive merret me muzikën, dhe kjo përqindje në Kosovë duhet të jetë goxha e lartë. Ne besojmë shumë se kemi cilësi të lartë në muzikë dhe jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon e këtë e kemi dëshmuar shumë herë”, thotë ai.

Sipas tij, është e obligueshme që si institucione shtetërore, më të mirët të shpërblehen në formë të mirënjohjeve dhe në formë të një falënderimi.

Tutje është bërë e ditur se nominimet dhe aplikimet janë vlerësuar nga juria profesionale në përbërje të kompozitorit Rafet Rudi (kryesues), kompozitorit Vasil S.Tole si dhe kompozitorit Ermir Bejo.

Në mungesë të prezencës së jurisë, për të lexuar raportin e jurisë, në skenë doli vlerësuesja Jehona Shyti.

Juria vlerësuese ka mundur të konstatojë se niveli profesional i veprave të paraqitura është i konsiderueshëm. Në bazë të kësaj, komisioni ka marrë këtë vendim:

Çmimi për Vepër Orkestrale, Simfonike dhe Koncertale i ndahet në mënyrë të barabartë veprave të dy autorëve: Drinor Zymberit për veprën “Constellation” dhe Kreshnik Aliçkajt për veprën “Viola Concerto”.

Veprat e autorëve Drinor Zymberi dhe Kreshnik Aliçkaj dallojnë për nga fizionomia stilistike por njëkohësisht që të dy veprat karakterizohen me nivel profesional të konsiderueshëm në të gjitha aspektet. Veprën e Drinor Zymberit e shquan një lëvizje e vazhdueshme pa synime dramatike zhvilluese, ka një orkestracion të një karakteri lundrues të detajuar dhe kalkuluar mirë. Edhe kjo vepër sikurse të gjitha veprat tjera të këtij autori, karakterizohet me një gjuhë shtrese të sofistikuar dhe bashkëkohore. Vepra e Kreshnik Aliçkaj, ndërkaq shënon edhe një hap në rrugën e këtij kompozitori që ndërmerret me sukses në forma standarde që aq shumë i mungojnë krijimtarisë sonë. Vepra ruan sigurinë stilistike të dalë nga një kornizë neoklasike, e ngjyrosur me elemente të tingëllimës autoktone.

Çmimi për Vepër Kamertale i ndahet në mënyrë të barabartë dy veprave të dy autorëve; Fjolla Gashit për veprën “Mystral” për kuartet flautesh dhe Ersan Januzit për veprën “Chaos” të shkruar për orkestër frymore.

Vepra e autores Fjolla Gashi “Mystral” shton përpjekjet e autores që me ngulm dhe me sens poetik të bëjë përshkrimin e një situate specifike nga natyre që ajo e përjeton, pavarësisht se probabiliteti i përfitimit të tingujve adekuat është relativ. Gjithsesi, duhet veçuar temperamenti interesant krijues i autores në vepër dhe shprehjen e freskët dhe moderne që ajo tregon. Vepra e autorit Ersan Januzi “Chaos” e vë në sprovë autorin pa na dhënë informacion komplet dhe jo të lehtë për t’u menaxhuar. Ai përkundër kësaj, mban një kontroll intonativ të sigurt. Gjatë tërë veprës operon me situata orkestrale, kontraktuese, mirë të diferencuara, gjë që komisioni e ka çmuar.

Çmimi për Vepër Solistike dhe për Duo i ndahet dy veprave të dy autorëve; Mendi Mengjiqit për veprën “Fantasy” për flaut dhe piano si dhe autorit Bardh Dubovci për veprën “TAH” për flaut solo.

Vepra e autorit Mendi Mengjiqi është një krijim ku autori i respekton me mençuri karakterin suptil të instrumenteve. Vepra ka shkrirje poetike që ngërthen në vete elemente të këngës sonë popullore me një diskrecion të rafinuar. Vija dramaturgjike e veprës është e kalkuluar mirë dhe ajo buron nga një zhvillim racional i mirë i materialit muzikor. Ndërkaq, vepra “TAH” e kompozitorit Bardh Dubovci hyn në vazhdën e veprave të fundit të këtij autori të ri shumë origjinal, i cili synim krijues ka eksplorimin e mundësive të instrumentit për të cilin shkruan. Ai në këtë vepër e bënë në mënyrë pa kufizime dhe pa ekzagjerime. Ideja fundamentale e veprës mbetet e çartë, konsekuente dhe nga ajo determinohen të gjitha parametrat e tjera të veprës.  

Çmimi për Vepër Korale ‘A cappella’ dhe Vepër Korale me shoqërim instrumental i ndahet Mendi Mengjiqit për veprën “Mars” kompozuar për kor ‘A cappella’ dhe Hajrullah Sylës për veprën “The Matamorphosis” kompozuar për kor me shoqërim instrumental.

Vepra e autorit Mendi Mengjiqi edhe një herë dëshmon posedimin e teknikës së mirëfilltë kompozicionale tashmë në fazën e pjekurisë së plotë krijuese. Autori që në vendosjen e materialit fillestar e ka kalkuluar çdo rezultat tingëllues që do të fitohet gjatë rrjedhës së veprës. Vepra bazohet në përvojën barokiene të kontrapunktit rrotullues, në të cilin zërat mund të ndërrojnë pozicione ‘lart-poshtë’ apo ‘poshtë-lartë’, duke mos thyer rregullat e udhëheqjes së zërave të vlefshme. Kompozitori këtë metodë me shumë sukses e ka dëshmuar edhe në veprat e mëparshme. I gjithë materiali muzikor është i kalkuluar me përpikëri. Vepra e autorit Hajrullah Sylës ndërtohet nga një eksperiencë mirë e formuar e autorit për muzikën korale. Është e qartë se autori i përcjell tendencat e reja popullarizuese të muzikës korale të sotme në botë, nga të cilat dhe lind frymëzimi i veprës.

Ndërkaq, ministri Çeku ishte ai i cili ka ndarë çmimet në fushën e muzikës për vitin 2021.

Kompozitori Mendi Mengjiqi ka vlerësuar lartë këtë konkurs që sipas tij është një stimulues për kompozitorët kosovarë.

“Ky konkurs është i vetmi stimulim që e kanë kompozitorët kosovarë si dhe njëkohësisht e ka kultivuar veprimtarinë tonë kombëtare. Kam një numër të konsideruar të veprave që kanë qenë me siguri të stimuluara nga ky konkurs. Falë këtij konkursi, për çdo vit tashmë po krijohet një vepër në mënyrë që të merret pjesë në të. Andaj, a fiton apo jo, nuk është me rëndësi fare. Duhet shumë mund dhe shumë shkollë për të krijuar një vepër të këtij zhanri”, thotë Mengjiqi.

Po ashtu, kompozitorët Hajrullah Syla, Ersan Januzi, Fjolla Gashi, Drinor Zymberi si dhe Kreshnik Aliçkaj pasi morën dhe çmimet e tyre, falënderuan Ministrinë e Kulturës si dhe mbështetësit e tyre më të afërt që kanë qenë me ta përgjatë gjithë krijimtarisë së tyre artistike.

Krejt në fund, ceremonia u përmbyll përsëri me një tjetër vepër magjike që erdhi pikërisht nga Orkestra Simfonike e Gjakovës. Dirigjenti Pëllumb Vula ka futur kontrollin e tij përbrenda lëvizjeve intensive të instrumentistëve të cilët interpretuan melodi të pakrahasueshme. Me një fuqi të lartë të notave diversive, kjo mbrëmje gjeti fundin nëpër tinguj të mahnitshëm e tejet të nevojshëm për dëshminë se muzika klasike vazhdon të mbetet mbretëresha e gjithë zhanreve muzikore që ekzistojnë nëpër botë. / KultPlus.com

Filmi spanjoll “O Que Arde” shfaqet në instalacionin ‘Reja’

Java Kulturore e Spanjës ka nisur në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit me aktivitete të shumta që nga kultura e deri tek kulinaria.

Në kuadër të kësaj jave mbrëmjen e sotme qytetarë të shumtë dhe të apasionuar pas kinematografisë spanjolle kanë shijuar filmin “O Que Arde” (Fire will come).

Në instalacionin Reja në kryeqytet të pranishmit shijuan dramën spanjolle ku në thelb është një alegori për faljen, e ku mesazhi që ky film përcjell është “nëse diçka do ndodhë, do ndodhë pavarësisht qëllimeve, planifikime dhe sjelljeve tona të mira”.

Nga 18 deri më 28 qershor, zhvillohet Java Kulturore e Spanjës e cila do të sjellë në kryeqytet dhe në qytete të tjera të vendit aktivitete të larmishme si pasqyrim i traditave, kulturës, kulinarisë spanjolle.

Kjo javë zhvillohet në kuadër të “Javëve Ndërkombëtare të Kulturës”, nismë e qeverisë shqiptare me moton “Shqipëria mikpret botën”, ku marrin pjesë 17 vende të ndryshme të botës, si dhe vende të Bashkimit Evropian.

Java Kulturore e Spanjës vjen pas javëve kulturore të Francës, SHBA dhe Greqisë, Italisë dhe Izraelit të organizuara në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit./atsh/ KultPlus.com

Sartre: “Ferri janë njerëzit e tjerë”

30 shprehje të Satrit për krizën tuaj ekzistenciale të radhës.

1- “Dua të largohem, të shkoj diku ku me të vërtetë është vendi im, ku përshtatem…por vendi im është askund, jam i padëshiruar”.

2- “Jeta nuk ka kuptim në momentin që ju humbisni iluzionin e të qënit të përjetshëm”.

3- “Çdo gjë, çdo gjë do të ishte më mirë se agonia e mendjes, kjo dhimbje që të gërryen, por që nuk dhemb kurrë mjaftueshëm”.

4- “Ferri janë njerëzit e tjerë”.

5- “Ne nuk dimë çfarë duam dhe përsëri jemi përgjegjës për atë që jemi”.

6- “Çdo gjë është zbuluar përveç faktit se si jetojmë”.

7- “Çdo gjë që ekziston është lindur pa arsye, përzgjatet në gjendje të dobët dhe vdes rastësisht”.

8- “Ne duhet të zbulojmë pasionin tonë përpara se ta ndjejmë atë”.

9- “Njeriu nuk është shumatorja e gjërave që ka, por shumatore e atyre që nuk kanë dhe atyre që mund të kishin”.

10- “Ora tre e natës është gjithnjë shumë herët ose shumë vonë për të bërë atë që ti do”.

11- “Dikush është çfarë ai do të kërkojë të jetë dhe çfarë do të bëhet”.

12- “Zoti është mungesa. Zoti është vetmia e njeriut”.

13- “Njeriu është një pasion i kotë”.

14- “Njeriu është i dënuar për të qenë i lirë, sepse sapo hidhet në botë, ai është përgjegjës për çdo gjë bën”.

/ KultPlus.com

Sot është përvjetori i lindjes së shkrimtarit dhe filozofit, Jean-Paul Sartre

Jean-Paul Charles Aymard Sartre (21 qershor 1905 – 15 prill 1980), i njohur si Jean-Paul Sartre (lexo: Zhan-Pol Sartri), ishte filozof francez ekzistencialist, dramaturg, romancier, skenarist, aktivist politik, biograf, dhe kritik letrar. Ai ishte ndër figurat më të rëndësishme të Filozofisë franceze të shekullit XX, shkruan KultPlus.

Biografia

Jeta e hershme dhe mendimi

Jean-Paul Sartre u lind dhe u rrit në Paris nga Jean-Baptiste Sartre, një oficer i Marinës Franceze, dhe Anne-Marie Schweitzer. Nëna e tij ishte me origjinë Alsasiane, dhe kushërirja e parë e laureatit të Çmimit Nobel Albert Schweitzer. (Babai i saj, Charles Schweitzer, 1844-1935, ishte vëllai i madh i babait të Albert Schweitzerit, Louis Théophile, 1846-1925).

Kur Sartri mbushi 15 muaj, babai i tij vdiq nga një sëmundje. Anne-Marie e rriti atë me ndihmën e babait të saj, Charles Schweitzer, një profesor gjimanzi i Gjermanishtës, i cili ia mësoi Sartrit metematikën dhe ia prezantoi atij literaturën klasike në një moshë shumë të re.

Si adoleshent në vitet 1920ta, Sartri u interesua për filozofi pasi lexoi Essay on the Immediate Data of Consciousness nga Henri Bergson. Ai studio dhe doktoroi në filozofi në Paris në elitën École Normale Supérieure, një institucion i edukimit të lartë që ishte alma mater për disa mendimtarë dhe intelektualë të rëndësishëm Francezë. Sartri i ndikua nga shumë aspekte të Filozofisë perëndimore, duke marrë ide nga Kanti, Hegeli, Husserli dhe Heideggeri, ndër të tjerë. Më 1929 tek École Normale, ai takoi Simone de Beauvoir, e cila studionte Sorbonne-nën dhe më vonë u bë filozofe, shkrimtare, dhe feministe e njohur. Të dy u bënë të pandashëm dhe partnerë jete, duke filluar një marrëdhënie romantike,[5] megjithëse nuk ishin monogamikë. Sartri krey shërbimin ushtarak në Ushtrinë Franceze nga viti 1929 deri më 1931 dhe më vonë më 1959 tha se secili person francez ishte përgjegjës për krimet kolektive gjatë Luftës algjeriane për pavarësi.

Sartri dhe Lufta e Dytë Botërore

Më 1939 Sartri ishte në ushtrinë franceze, ku shërbente si meteorolog. Ai u kap nga forcat gjermane më 1940 në Padoux, dhe kaloi nëntë muaj si i burgosur lufte— në Nancy dhe më vonë në Stalag 12D, Trier, ku shkroi pjesën e parë teatrale, Barionà, fils du tonnerre, një dramë lidhur me Krishtlindjet. Gjatë kësaj periudhe ngujimi Sartri lexoi Sein und Zeit nga Heidegger, që më vonë bëhet ndikim kryesor në esenë e tij mbi Ontologjinë fenomenologjike. Për shkak të shëndetit të dobët (ai pretendonte se shikimi i dobët ia ndikonte ekuilibrin) Sartri u lirua në prill 1941. Pasi iu dha statusi i civilit, ai rifilloi punën si mësues në Lycée Pasteur afër Parisit, i vendosur në Hotel Mistral afër Montparnasse tek Paris dhe iu dha një pozicion i ri tek Lycée Condorcet, duke zëvendësuar një mësues hebre të cilit i ishte ndaluar mësimdhënia nga i ashtuquajturi Vichy law apo Statuti mbi Hebrenjtë.

Pasi u kthye në Paris në maj 1941, mori pjesë në themelimin e grupit nëntokësor Socialisme et Liberté me shkrimtarët e tjerë Simone de Beauvoir, Merleau-Ponty, Jean-Toussaint, Dominique Desanti, Jean Kanapa, dhe studentët e École Normale. Në gusht, Sartri dhe Beauvoir shkuan në Rivierën franceze për të kërkuar përkrahjen e André Gide dhe André Malraux. Sidoqoftë, si Gide ashtu edhe Malraux ishin të pavendosur, dhe ky mund të kishte qenë shkaku i zhgënjimit dhe humbjës së kurajës së Sartrit. Socialisme et liberté më vonë u shpërbë dhe Sartri vendosi të shkruajë, në vend që të përfshihej në rezistencën aktive. Ai shkruajti Qenia dhe Hiçi, Mizat dhe S’ka Dalje, asnjë nga të cilat nuk u cenzuruan nga gjermantë, dhe kontribuoi gjithashtu në revistat letrare legale dhe ilegale.

Pas gushtit 1944 dhe Çlirimit të Parisit, ai shkroi Anti-Semite and Jew (Anti-Semit dhe Hebre). Në këtë libër përpiqet të shpjegojë etiologjinë e urrejtjes duke analizuar urrejtjen ani-semite. Sartri ishte kontribues aktiv te Combat, një gazetë e krijuar gjatë periudhës klandestine nga Albert Camus, një filozof dhe autor i cili kishte besime të ngjajshme. Sartri dhe Beauvoir mbajtën shoqërinë me Camusin derisa ai u largua nga komunizmi, një “schism” që eventualisht i ndau më 1951, pas publikimit të Rebelit. Më vonë, ndërsa Sartri konsiderohej nga disa autorë si pjesë e rezistencëz, filozofi francez, gjithashtu pjesë e rezistencës, Vladimir Jankelevitch kritikoi mospërfshirjen e Sartrit në politikë gjatë okupimit gjerman, dhe interpretoi mundimet e tij të mëvonshme për liri si një përpjekje për ta shfajësuar vetveten. Sipas Camusit, Sartri ishte shkrimtar që rezistonte, jo rezistant që shkruante.

Kur lufta përfundoi Sartri themeloi Les Temps Modernes (Kohët Moderne), një analizë mujore letrare dhe politike, dhe filloi të shkruajë vazhdimisht si dhe të vazhdojë aktivizmin e tij politik. Ai përdori përvojat e tija nga lufta për novelat e tij të famshme, Les Chemins de la Liberté (Rrugët e Lirisë) (1945–1949).

Politika

Periudha e parë e karierës së Sartrit, e përshkruar kryesisht nga Being and Nothingness (1943), i hapi rrugë një periudhe të dytë si aktivist i angazhuar politik dhe intelektual. Punimi i tij i vitit 1948 Les Mains Sales (Duar të Pista) veçanërisht eksploroi problemin e të qenit intelektual dhe “i angazhuar” politikisht në të njëjtën kohë. Ai përkrahu komunizmin, mohoi spastrimet e Stalinit, pati marrëdhënie me një agjent të KGB-së[10] dhe mbrojti ekzistencialicmin, megjithëse asnjëherë nuk iu bashkua Partisë Komuniste, dhe mori një rol publik në lëvizjen kundër Sundimit Francez në Algjeri. Ai ishte ndoshta përkrahësi më i dalluar i Frontit Nacional Çlirimtar Algjerian në Luftën Algjeriane dhe ishte një nga nënshkruesit e Manifeste des 121. Përveç kësaj, ai kishte një dashnore algjeriane, Arlette Elkaïm, e cila u bë vajza e tij e adoptuar më 1965. Ai kundërshtonte Luftën e Vietnamit dhe, së bashku me Bertrand Russell dhe të tjerë, organizoi një gjyq, me qëllim të zbulonte krimet e luftës të SHBAve, i cili u bë i njohur si Tribunali Russell më 1967. Efekti i të cilit ishte i limituar.

Si simpatizant, Sartri kaloi pjesën më të madhe të jetë së mbetur duke provuar të lidhte idetë e tij ekzistencialiste rreth vullnetit të lirë me principet komuniste, që thoshnin se forcat social-ekonomike përtej kontrrollit tonë individual të menjëhershëm luajnë një rol kritikt në jetën tonë. Punimi kryesor i tij në këtë periudhë, Critique de la raison dialectique (Kritikë ndaj Arsyes Dialektike) u shfaq më 1960. Në Critique, Sartri donte ti jepte Marksizmit një mbrojte më vigoroze intelektuale se që kishte pasur deri atëherë; ai përfundoi duke thënë se nocioni i Marksit i “klasave” si një entitet objektiv ishte i rremë. Theksimi i vlerave humaniste në punimet e hershme të Marksit nga ana e Sartrit çuan te një mosmarrëveshje me intelektualin komunist kryesor në Francë në vitet 1960, Louis Althusser, i cili pretendonte se idetë e Marksit të ri ishin tejkaluar vendosmërisht nga sistemi “shkencor” i Marksit të moshuar.

Sartri shkoi në Kubë në vitet e 60ta për të takuar Fidel Castron dhe foli me Ernesto “Che” Guevaran. Pas vdekjes së Guevarës, Sartri e shpalli atë “jo vetëm intelektual por edhe personin më të plotë të kohës sonë” dhe “njeriun më të përkryer të epokës.” Sartri gjithashtu komplimentoi Che Guevarën duke thënë se “ai jetoi fjalët e tij, foli veprimet e veta dhe historia e tij dhe historia e botës ecën pararelisht.”

Duke pasuar masakrën e Mynihut në të cilë humbë jetën njëmbëdhjetë izraelitë të Olimpiadës për shkak të organizatës palestine shtatori i Zi në Mynih më 1972, Sartri tha se terrorizmi “është një armë e tmershme por të varfërit e shtypur nuk kanë tjetër.” Sartri gjithashtu e konsideronte “skandaloz faktin që sulmi i Mynihut duhet të vlerësohej nga shtypi dhe një pjesë e opinionit publik si një skandal i patolerueshëm.”Sidoqoftë, Sartri ishte në përgjithësi përkrahës i Izraelit dhe Zionizmit.

Gjatë një greve urie kolektive më 1974, Sartri vizitoi udhëheqësin e grupimit të Ushtrisë së Kuqe Andreas Baaderin në Burgun Stammheim dhe kritikoi kushtet e rënda të burgimit.[16]
Jeta e vonshme dhe vdekja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 1964, Sartri hoqi dorë nga literatura me një përmbledhje të mençur të dhjetë viteve të para të jetës së tij, Les mots (Fjalë). Libri në fjalë është një kundërvënie ironike ndaj Marcel Proust, reputacioni i të cilit kishte mbuluar papritur atë të André Gide (i cili kishte ofruar modelin e littérature engagée për gjeneratën e Sartrit). Literatura, përfundon Sartri, funksiononte ultimatikisht si zëvendësim borgjez për përkushtimin e vërtetë në botë. Ai ishte Laureati i parë që refuzoi Çmimin Nobel, dhe më parë kishte refuzuar çmimin Légion d’honneur, më 1945. Çmimi u shpall më 1964 22 tetor; më 14 tetor, Sartri i kishte shkruar një letër Institutit Nobel, duke kërkuar që të hiqej nga lista e të nominuarve, dhe duke shtuar se nuk do ta pranonte çmimin edhe po ta fitonte, por kjo letër nuk u lexua; më 23 tetor, Le Figaro publikoi një deklaratë nga Sartri ku shpjegohej refuzimi i tij.

Sidoqoftë, Lars Gyllensten, anëtar i hershëm i Komitetit Nobel ka pretenduar në autobiografinë e tij se Sartri kishte provuar më vonë të merrte paratë e çmimit, por kjo nuk i ishte lejuar. Gjoja se filozofi francez i kishte shkruar një letër Komitetit Nobel më 1975 duke i thënë se kishte ndrruar mendje për çmimin, të paktën sa i përket parave. Thuhet se në këtë pikë komiteti e kishte refuzuar kërkesën, duke deklaruar se paratë ishin ri-investuar në Institutin Nobel.

Megjithëse emri i tij u bë i famshëm (si “ekzistencializmi” gjatë viteve 1960), Sartri mbeti njeri i thjeshtë me pasuri të vogël, i përkushtuar aktivisht në çështje globale deri në fundin e jetës së tij, siç ishin grevat revolucionare studentore në Paris gjatë verës së vitit 1968, gjatë të cilave ai u arrestua për mosbindje civile. Presidenti Charles de Gaulle intervenoi dhe e liroi atë, duke thënë se “nuk mund ta arrestosh Volterin.”

Më 1975, kur u pyet se në ç’mënyrë do të dëshironte të mbahej mend, Sartri u përgjigj:

“Do të doja që [populli] të kujtonte Nausea, S’ka Dalje dhe Djalli dhe Zoti i Mirë, dhe pastaj dy punimet e mija filozofike, veçanërisht të dytën, Kritikë ndaj Arsyes Dialektike. Pastaj esenë time mbi Genetin, Shën Geneti…Nëse këto kujtohen, do të ishte një arritje e lartë, dhe nuk kërkoj më tepër. Si njeri, nëse një Jean-Paul Sartre kujtohet, do të doja që njerëzit të kujtonin edhe rrethanat e situatës historike në të cilën jetova,…si jetova në të, nga aspekti i të gjitha aspiratave që u përpoqa t’i mbledh brenda vetes.”

Gjendja fizike e Sartrit u përkeqësua, pjesërisht për shkak të ritmit të pamëshirshëm me të cilin punonte (dhe përdorimit të drogës për këtë arsye, p.sh, amfetamina) gjatë shkrimit të Critique dhe një biografie analitike masive të Gustave Flaubert (Idioti Familjar). Asnjëra nuk u përfundua.

Ai vdiq më 15 prill 1980 në Paris nga një sëmundje në mushkëri.

Sartri prehet në Cimetière de Montparnasse në Paris. Shumë njerëz morën pjesë në varrimin e tij, numri i tyre gjatë Marshit dy-orësh vlerësohet të ketë qenë nga 15 000 deri te 50 000. /KultPlus.com

libri

Disa prej fotografive që ndryshuan botën

Më poshtë janë të renditura disa prej fotografive që në një formë e ndryshuan botën dhe pikëpamjet e shoqërisë mbi situata të caktuara. Nga sulmet tek luftërat, disa prej ngjarjeve të cilat në momentin e duhur u memorizuan përmes fotove.

Foto 1:

Familja refugjate nga Kosova teksa kalon njërin prej fëmijëve (Agim Shala) 2 vjeçar nën telat e kufirit, fëmija është në duart e gjyshërve dhe po kalon në pjesën e kampeve për strehim në Shqipëri, mars 1999.

Foto 2:

Turma e njerëzve në ditën e rënies së murit të Berlinit, nëntor 1989.

Foto 3:

Presidenti Bush teksa e pranon lajmin për sulmin e 11 shtatorit e që ishte i pranishëm si i ftuar në një orë mësimi në një shkollë të Floridas.

Foto 4:

Fituesi i medaljes së artë Tommie Smith dhe fituesi i medaljes së bronztë John Carlos duke ngritur duart në shenjë revolte për njerëzit me ngjyrë, Lojërat Olimpike 1968.

Foto 5:

Qeveria Boliviane duke pozuar me kufomën e revolucionarit Che Guevara në vitin 1967

Foto 6:

Katolikët dhe myslimanët duke i mbajtur duart në shenjë solidariteti gjatë kryengritjes në Janar 2011

Foto 7:

Astronauti William Anders me pamjen “Earthrise” gjatë misionit Apollo 8, 1968

Foto 8:

Një njeri duke rënë nga ndërtesa e qendrës tregtare në sulmin e 11 shtatorit 2001

/Express/ KultPlus.com

Tri ngjarje shumë të rëndësishme sportive do të organizohen në Kosovë gjatë këtij viti

Ministria e Sportit mbështet organizimin e “Ligës UNIKE”, “Junior NBA Liga në Kosovë” dhe “FIBA U16 Kampionati Evropian, Divizioni C”, për organizimin e të cilave është nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Federatën e Basketbollit të Kosovës.

“Liga UNIKE” është kampionat i përbashkët ku garojnë klubet e basketbollit nga Kosova dhe Shqipëria, organizim që bashkon dy shtetet tona në fushën e sportit.

Projekti “Junior NBA Liga në Kosovë që funksionon në kuadër të Qendrës Nacionale për Zhvillimin e Basketbollit në Kosovë” është pjesë e programit të FBK-së për zhvillimin e basketbollit tek gjeneratat e reja dhe masovizimin e tij në vendin tonë.

Projekti i tretë “FIBA U16 Kampionati Evropian, Divizioni C” është kampionat për të rinj nën moshën 16 vjeç që do të organizohet në Prizren nga 12 deri më 17 korrik të këtij viti dhe është pjesë e kalendarit zyrtar të garave të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit, FIBA.

Ministria e Sportit për realizimin e këtyre projekteve ka ndarë vlerën financiare prej 178 mijë euro, ndërsa memorandumin e kanë nënshkruar ministri Hajrulla Çeku dhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu. / KultPlus.com

lajme