Ekspozita fotografike “Rikthim në traditë, veshjet popullore të shqiptarëve” u paraqit sot në Krumë, si pjesë e një turi nisur nga Gjirokastra.
Ekspozita vjen në përgjigje të interesit të lartë të publikut nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA).
Ekspozita fotografike “Rikthim në traditë, veshjet popullore të shqiptarëve” u paraqit në bashkëpunim me Bashkinë e Hasit.
DPA bëri të ditur në rrjetet sociale se në ekspozitë shfaqi për qytetarët një sërë imazhesh që diktojnë veçoritë dhe shumëllojshmërinë e kostumografisë popullore të trojeve shqiptare.
Kjo ekspozitë e ka patur premierën në Gjirokastër, me rastin e edicionit të XI-të të Festivalit Folklorik Kombëtar. Ndërkaq, është shfaqur edhe në Tepelenë, në Shkodër, në Korçë, në Krujë, në Durrës, në Kallarat, në Tropojë dhe do të vijojë këtë tur shëtitës në qytete të tjera. /atsh/KultPlus.com
Harku u zbulua gjatë hetimeve arkeologjike dhe besohet se daton që nga koha kur Shekspiri dhe kompania e tij interpretonin atje.
Një portë e mrekullueshme 600-vjeçare, që mund të çojë në dhomën e veshjes së dramaturgut legjendar anglez Uilliam Shekspir, është zbuluar në teatrin më të vjetër në Mbretërinë e Bashkuar.
Harku u zbulua në “St George’s Guildhall” në “King’s Lynn” në Norfolk, gjatë hetimeve arkeologjike të nxitura nga kurioziteti për një “formë të çuditshme” në një mur.
Kur u hoqën dy tabela njoftimesh, u shfaq një mur i shekullit të 18-të. Dhe kur u hoqën edhe tullat nga ky mur, u shfaq një hark edhe më i vjetër akoma.
Tim FitzHigham, drejtori kreativ i “St George’s Guildhall” e përshkroi zbulimin e bërë pas gipsit si “magjepsës”.
“Ne kemi një derë që patjetër do të kishte qenë këtu në vitet kur mendojmë se Shekspiri luante këtu dhe, sipas të gjitha gjasave, ishte dera e një dhome ku lojtarët ndërroheshin dhe ruanin rekuizita,” tha FitzHigham për The Guardian.
Guildhall i Shën Gjergjit, ku u mbajtën shfaqjet e para të regjistruara në 1445, para lindjes së Shekspirit, luajti një rol jetësor në skenën teatrale të asaj kohe.
Guildhall ishte një vend i njohur për kompanitë turistike, duke përfshirë “Queen Elizabeth’s Men”, një trupë e krijuar nga komanda mbretërore në 1583, e cila interpretoi atje dhjetë herë në fund të viteve
Hulumtimet e fundit nga profesori Mattheë Ëoodcock nga Universiteti i Anglisë Lindore kanë mbështetur besimin vendas se Shekspiri luajti në Guildhall me “Earl of Pembroke’s Men” në 1593, gjatë mbylljes së teatrove në Londër për shkak të murtajës.
Sot, Guildhall, i renditur në klasin I, reparti më i madh i paprekur mesjetar në Angli, është i vetmi teatër në Angli ku Shekspiri dihet se ka interpretuar.
Pjesa e jashtme e St George’s Guildhall. Maja e harkut të shekullit të 15-të e zbuluar pas një muri në St George’s Guildhall, King’s Lynn./tema/KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, sot feston ditëlindjen e 29-të.
Babai i saj, Dukagjin Lipa, e ka uruar me fjalët më të ëmbla dhe më të bukura, duke u shprehur se e ka vështirë të gjej fjalët që t’ia shprehë se sa shumë e do.
“Ti më jep një miliard arsye për të buzëqeshur çdo ditë. Të jem në gjendje të jetoj këtë jetë me ty, është ajo që kam dashur gjithmonë”, ka shkruar ai./KultPlus.com
“Mrizi i Zanave”, një prej restoranteve më të bukura dhe mahnitëse shqiptare, tashmë ka arritur të bëhet i njohur edhe jashtë kufirit shqiptar.
Përmes rrjeteve sociale, ata kanë bërë të ditur se televizioni gjerman WDR, kanë realizuar një dokumentar kushtuar këtij restoranti.
“Pjesë nga dokumentari i televizionit gjerman WDR, të lumtur që kontribojmë në promovim të Shqipërisë autentike. Këto emisione na ndihmojnë të jemi të qëndrueshëm dhe garant për komunitetin”, është shkruar mbi videon e postuar nga “Mrizi i Zanave./KultPlus.com
Më mundon kjo ndjenjë e pathënë, fjalët ti m’i ktheve në harrim, në qiell është hëna, s’i them dot hënë s’të flas dot për mjegullën në agim.
Më mundon kjo ndjenjë e pathënë, në gjoks ti vër çdo fjalë në vend të saj. Pastaj do të përkund në një djep-këngë, me hënën flokëve si karficë e bardhë.
Dhe nëse rrugët për në zemër dot s’i gjen, më thuaj të t’i zgjas gishtërinjtë e mi. Mbi ta mbështete kokën, dhe për një çast ti pendë do të kthehesh, brenda meje do të vërtitesh, shpirt!
Më mundon kjo ndjenjë e pathënë, kur ti je kaq pranë dhe kaq e thjeshtë, u këput një gjethe nga një pemë, e verdhë si harresa … ishte vjeshtë. / KultPlus.com
Shkrimtari dhe historiani i njohur, Jusuf Buxhovi, gjatë ditës së sotme është pritur nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Buxhovi përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se gjatë takimit kanë zhvilluar një bisetë të dobishme rreth aktualitetit kulturor.
“Me këtë rast ia dhurova disa nga botimet hitoriografike: “Kosova” në tri vëllime në gjuhën angleze, “Dardania”, “Maqedonia” dhe “Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare 1878” si dhe romanet: “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, “Dosja B”, “Mona”, “Rrushja” dhe “Mendim Drini”, ka shkruar Buxhovi./KultPlus.com
Fondi i vyer i veprimtarisë letrare të shkrimtarit të madh Ismail Kadare do të ruhet në një pavijon të veçantë të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se familjarët e shkrimtarit të madh kanë dorëzuar për ruajtje, administrim, restaurim dhe digjitalizim të gjithë koleksionin e tij letrar përfshirë dorëshkrime, skicë idesh, dorëshkrime të veprave të pabotuara si dhe drafte fillestare të punimeve të tij.
Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido dhe vajza e shkrimtarit të madh Gresa Kadare folën sot mbi rëndësinë e ruajtjes së këtij arkivi pranë DPA-së.
Bido u shpreh se është “nder dhe kënaqësi për DPA që tashmë është pasuruar me një fond të veçantë të Ismail Kadaresë, dorëshkrime të rralla të cilat shkrimtari ynë i madh kombëtar i ruante në shtëpinë e tij dhe e kanë shoqëruar kudo që ka shkuar në Francë, në Durrës apo në Tiranë”.
“Dua të falëndeorj veçanërisht familjen e shkrimtarit të madh Gresën, Helenën dhe Besianën që vendosën t’ia besonin DPA-së ruajtjen e kësaj pasurie deri në çastin që do të vendosin se çfarë do të bëjnë”, u shpreh Bido.
Sipas tij, “të gjitha këto dorëshkrime tashmë janë pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave për ruajtje, restaurim dhe digjitalizim, si një hap i rëndësishëm për të mos pasur ansjë lloj problematike me humbjen e pasurive të mëdha kombëtare”.
Bido theksoi se në këto vite DPA ka pasur dhurime të personaliteteve të mëdha të historisë sonë që nga Lasgush Poradeci e me radhë.
“Dokumente të cilat përndryshe do të ishin të struktura në sëndukë që ruhen me më shumë dashuri sesa këtu, por që ruhen me më pak profesionalizëm sesa këtu. Dokumente që ruhen me nostalgji, por që mbesin deri diku të panjohura për publikun dhe studiuesin”, shtoi ai.
Bido falënderoi veçanërisht Gresa Kadarenë, e cila ishte nismëtare për dorëzimin e arkivës për procedurën e ruajtjes, restaurimit dhe digjitalizimit të këtyre dokumenteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.
“Me këtë rast i bëj thirrje të gjithë personaliteteve që kanë dokumente të paraardhësve të tyre se ne i ruajmë me profesionalizmin dhe garancinë që këto dokumente do të mbeten përjetë. Kjo ka një rëndësi madhore kur vjen fjala për figura që jetojnë përjetë, sa ekziston memoria kolektive kombëtare”, shtoi ai.
Nga ana e saj Gresa Kadare foli mbi arsyet që e shtynë drejt vendimit për të dorëzuar pranë DPA-së arkivën e Ismail Kadaresë, ndërsa shtoi se më herët interes për këtë arkiv ka pasur nga institucione të huaja.
“Desha t’ju falënderoj juve personalisht për mirëkuptimin që gjetëm dhe mirëbesimin recioprok, sepse nuk është gjë e lehtë të marrësh një iniciativë të tillë. Ismailit në Paris para disa viteve i janë ofruar plot institucione të huaja, qofshin franceze si Universiteti i Sorbonës, Akademia e Francës, Biblioteka “François Miteran”. Ata donin të merrnin plotësisht ose pjesërisht, një pjesë të arkivave, sigurisht me mendimin e Ismailit. Erdhi edhe një propozim shumë interesant nga Universiteti Princeton në Nju-Jork”, tha ajo.
Gresa kujton se Ismaili hezitonte, ishte në mëdyshje dhe diçka e pengonte.
“Nuk ka dhënë një përgjigje të qartë. I thashë në diskutim mes nesh: Po si e ke menduar, çfarë do tamam të bëhet me arkivën tënde, pse nuk shprehesh dhe pse nuk merr një vendim, se për arsye të ndryshme humbasin gjërat? ‘Nuk di se çfarë dua të bëj, sepse unë dua që arkivi të kthehet në Shqipëri, por nuk di cilit institucion t’ia besoj’, tha Ismaili. Dhe kjo ngeli kështu. Ai nuk dha përgjigje të prerë, por unë me iniciativën time vendosa t’ia plotësoj këtë amanet duke ju dhënë juve besimin total”, tha ajo.
Gresa theksoi se është shumë e vështirë t’i besohen, qoftë një institucioni serioz, gjëra kaq të vyera.
“Unë jam shumë e prekur personalisht kur pashë se Kodikët e Beratit prehen këtu gjithashtu. Më emocionon ideja që dorëshkrimet e Ismailit do të jenë në shoqëri të mirë pranë Kodikëve të Beratit e në njëfarë mënyre, ndoshta e ekzagjeroj, por më duket sikur janë këto kolonat e një tempulli tonë të përbashkët që është trashëgimia kulturore shqiptare, që duhet ruajtur. Dhe jo vetëm ruajtur si një qenie e balsamosur. Unë shpresoj që në një kohë të dytë, Arkivi do të lejojë aksesin e studiuesve, kritikëve letrarë, studentëve, të vijnë ta konsultojnë, ta studiojnë dhe ta mbajnë gjallë arkivin”, theksoi Gresa Kadare./atsh/KultPlus.com
Sot shënohet 22 vjetori i ndarjes nga jeta të shkrimtarit dhe publicistit, Teodor Keko, shkruan KultPlus.
Teodor Keko ka qenë shkrimtar dhe publicist shqiptar. U lind në Tiranë, i biri i regjisorëve të kinematografisë Endri dhe Xhanfize Keko.
Ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Në fillimet e tij punoi si gazetar në gazetën letrare “Drita”, dhe në gazetën e përditshme “Koha jonë”, më vonë ka punuar në gazetën “Aleanca” si redaktor.
Për një periudhë kohe ka qenë pjestar i Parlamentit shqiptar. Teodor Keko i filloi publikimet e tij në vitin 1980 dhe është autor i 15 volumeve në zhanre të ndryshme si, poezi, dramë, novelë si dhe tregimeve të shkrutra.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, sot feston 29-vjetorin e saj të lindjes.
Dua ka fituar çmime prestigjioze, ku përfshihen shtatë “Brit Awards” dhe tre “Grammy Awards”. Revista Time e përfshiu atë në listën e 100 njerëzve më me ndikim në botë në vitin 2024.
Në vitin 2019, ajo fitoi çmimin Grammy për Artistin më të Mirë të Ri dhe për regjistrimin më të mirë të kërcimit për “Electricity”, këngën e saj bashkëpunuese me Silk City./KultPlus.com
Si sot, 85 vite më parë, në Shqipëri, u hodhën për të fundit herë në qarkullim, monedha prej argjendi.
Më 22 gusht 1939, Banka Kombëtare e Shqipnis (1925-1945), hodhi për të fundit herë në qarkullim, monedha prej argjendi. Ato ishin të prerjeve prej 5 dhe 10 lekë. Në bazë të Dekretit të Mëkëmbësit dhe Ligjit të ri për rregullimin monetar të vitit 1939, ato zëvendësuan monedhat e argjendit 1 dhe dy franga ar, emetime të viteve 1926, 1927, 1935 dhe 1937. Më pas, monedhat e qarkullimit u shtypën vetëm në metal të thjeshtë.
Faqja e këtyre monedhave, siç përshkruhet në ligj, mban bustin në profil të Mbretit Viktor Emanueli III me mbishkrimet “VITT•EM•III RE E IMP•MBRET E PER•”. Shpina mban shqiponjën dykrenare të Skënderbeut dhe dy fasha liktoriane anash saj, si dhe mbishkrimet: “SHQIPNI 1939 XVII 5 LEK/ 10 LEK ALBANIA” dhe emrin e gdhendësit G. Romagnoli. Buzët e monedhës kanë mbishkrimin “MBRETNIA SHQIPTARE”. Atsh / KultPlus.com
Më 22 gusht 1971, ndërroi jetë një nga themeluesit e arsimit profesional shqiptar, Gjergji Canco.
Canco, studenti i Liceut të Korçës, qytetit të tij të lindjes dhe profesor në shumë shkolla, do të spikaste më shumë për themelimin dhe drejtimin për shumë vite me radhë të institucionit arsimor “Politeknikumi 7 Nëntori”. Canco është pasues i denjtë i meritave të padiskutuara të shkollës së ndërtuar nga Harry Fultz, ku Canco punoi që prej vitit 1932.
Canco do të fitonte bursë studimi nga qeveria e Zogut dhe do të vazhdonte studimet në Fakultetin e Shkencave në degën e Matematikës në Montpelier. Për punën e shkëlqyer ndër vite, ai dekorohet me titullin “Mësues i Popullit”.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell foto të tij si dhe një kërkesë të Cancos drejtuar qeverisë së kohës për dekorimin e stafit pedagogjik të “Politeknikumi 7 Nëntori”./atsh/KultPlus.com
I cilësuar si një nga parqet Kombëtare më të vizituara për turizmin natyror dhe atë të vëzhgimit të shpendëve ujorë, Divjakë-Karavasta vitet e fundit është kthyer në destinacionin e mijëra turistëve vendas e të huaj.
Vetëm gjatë muajit korrik, Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta priti 67 mijë vizitorë.
Shifrat i bëri të ditura sot kryeministri Edi Rama, ndërsa publikoi pamje nga ky park, i cili shtrihet rreth 5 km larg Divjakës.
Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, shpallur zonë e natyrore e mbrojtur që nga vitit 1995 dhe zgjeruar si park nga 22 230.2 ha në 22 389.08 ha, përbëhet nga ekosisteme komplekse, shumë të pasura në biodiversitet dhe burime natyrore.
Si një ndër zonat më të rëndësishme komplekse të Shqipërisë për sa i përket biodiversitetit, Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta strehon përqendrimin më të lartë të shpendëve ujore.
Turistëve në këtë park iu ofrohet një guidë prej 5 km, ku ata njihen me gjallesat dhe bimësinë e parkut. Gjatë vizitës në park turistët mund të zhvillojnë disa lloje aktivitetesh si ecje në natyre (rreth 50 km shtigje), vëzhgimi i shpendëve, piknik, vozitje me varkë, kamping, xhiro me biçikleta, kajak dhe vizitë në site arkeologjike dhe ato fetare.
Kulla panoramike, varkat për të shëtitur vijën ujore përgjatë gjithë parkut, pylli i gjelbëruar dhe me larmishmëri shpendësh janë disa nga aventurat që nuk duhen humbur kur viziton këtë park të rijetësuar.
Vendet më të preferuara nga vizitorët janë “Ishulli i Pelikanit”, Këneta e Madhe ku jeton Pelikani, por edhe shpendë të tjerë dhe Këneta e Vogël, ku kryesisht strehohen flamingot dhe rosat e egra./atsh/KultPlus.com
1. Njeriu fillimisht i sheh gjërat ashtu siç janë, dhe më pas u jep pamjen e asaj çka ai do dëshironte të ishin (Albania 4, 1906).
2. Të verbrit do të mbeten të verbër in sœcula sœculorum (gjer në fund të botës); edhe sikur t’u shtini perona në sy, ata prapë nuk do shohin kurrgjë. (Albania 1, 1897).
3. Grekët kanë një armë të frikshme: pabesinë (Albania 2, 1897).
4. E vërteta nuk ka nevojë për stil gjarpërues e të yndyrshëm të shkrimeve akademike. (Albania 2, 1897).
5. Ka qenie tek të cilat ndjenja e humorit nuk e ka forcën e duhur (Albania 2, 1897).
6. Fisnikëria dhe thjeshtësia mund të jenë cilësi kudo gjetkë, kurse në poezi janë antipasta të dëmshme. Çka i kërkohet poetit, poetit të vërtetë, është të shkaktojë një dridhmë të re, të flasë një gjuhë që të tjerë nuk e kanë folur, të ngacmojë ndijime që të tjerë nuk i kanë. (Albania 2, 1897).
7. Bijtë e shqipes nuk merren vesh me bijtë e gjarprit (Albania 2, 1897).
8. Gazetarët janë njerëz spiritualë dhe të dashur (Albania 5, 1897).
9. Xhelat je se të pëlqen të jesh (Albania 8, 1897).
10. Një i mbushur me mllef e mëri, në mendjen e tij anemike, rrokullis mendime të tmerrshme (Albania 9, 1898).
11. Nga lartësia e piedestalit ku zuzarët kapardisen me poza gjysmë-perëndish, ne do t’i asgjësojmë me një të goditur. A bon entendeur, salut! (Kush të dojë, le ta kuptojë) (Albania 9, 1898).
12. Drejtësia i takon fushës së ëndrrave; vetëm forca mbisundon (Albania 11, 1898).
13. Politika e vërtetë qëndron në kapjen e drejtimit të një evolucioni të caktuar dhe në përpjekjen për të ndihmuar në përshpejtimin e fundit të tij (Albania 11, 1898).
14. Një shkrimtar duhet gjykuar më shumë nga cilësia se sa nga sasia (Albania 11, 1898).
15. Popujt që ushqehen me perime e produkte qumështi kanë përgjithësisht zakone shumë të buta. (Albania 11, 1898).
Sa herë ëndërrova, një ëndërr për çudi, Një grua të panjohur që më do dhe e dua E që prorë më duket jo krejt si ajo grua Po jo dhe krejt si tjetër, e më do pa kufi.
Sepse më kupton e më njeh e më di, Misteri i zemrës sime veç prej saj u zbulua Veç ajo, duke derdhur çurkë lotësh mbi mua Ma freskon zjarr’ e ballit e më deh me magji.
S’e di është ezmere apo leshraartë Emri i saj? Më kujtohet, i ëmbël, tingull i qartë, Si i njerëzve tanë dikur të ikur në mërgim.
Sytë: vështrimin e ngulur të statujave i kanë Dhe zëri i vjen i largët, i qetë e gjithë trishtim Si një këngë prej zërash të dashur që më s’janë./ KultPlus.com
Edicioni i pestë i festivalit të filmit ‘Kino Kosova’ do të mbahet në Bernë nga 11 deri më 15 shtator. Sipas njoftimit të organizatorëve, festivali i këtij viti përqendrohet në temën “Contemplating” – “Përsiatje”, duke shfaqur filma nga Kosova dhe diaspora e saj në kinematë e Bernës.
Sivjet në ‘Kino Kosova’ do të shfaqen mbi 30 filma, duke ofruar një program të larmishëm dhe atraktiv.
Bosnja dhe Hercegovina është shteti mysafir këtë edicion në bashkëpunim me Sarajevo Film Festival dhe Shoqatën e kineastëve nga Bosnje dhe Hercegovina, dhe me një program të veçantë me filmat e shkurtër zviceranë në bashkëpunim me Festivalin e Filmit të Shkurtër nga Winterthur (Kurzfilmtage Winterthur).
“Përveç shfaqjeve të filmave, pjesëmarrja e artistëve do të jetë e lartë dhe do të ketë panel diskutime, ku audienca do të ketë mundësinë të thellohet në tema të ndryshme së bashku me kineastët dhe artistët. Midis tyre, një panel do të eksplorojë artin e filmave të shkurtër, ndërsa një tjetër do të shqyrtojë fuqinë transformuese të festivaleve të filmit në shoqëritë e pasluftës. Gjithashtu, festivali ka kënaqësinë të mirëpresë dy artiste nga Kosova, Blerta Hashani dhe Lumturie Krasniqi, të cilat po marrin pjesë në një rezidencë artistike në qendrën kulturore PROGR në Bernë përpara se të prezantojnë punën e tyre gjatë festivalit”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të festivalit.
Gjithashtu, festivalit do t’i shtojnë ngjyra muzikore edhe artistja shqiptare Linda Rukaj dhe kuarteti i saj.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se ka nisur faza e fundit e punimeve në kishën katolike “Engjëlli i Rojës”, në Ferizaj.
Ministri Çeku më tej ka treguar se për finalizimin e restaurimit të këtij aseti sipas tij me vlera të rralla MKRS pati ndarë 1.3 milion euro.
“Ndërhyrjet në monumente të trashëgimisë kulturore po vazhdojnë në gjithë vendin. Po kujdesemi që ato të kthehen në gjendjen origjinale dhe tu mbrohen vlerat historike”, ka shkruar Çeku në facebook./ KultPlus.com
Pol Valeri zë një pozicion në historinë e letrave franceze, që është njëherësh strategjik dhe tejet problematik. Kritikët i kanë ngjitur emërtime të ndryshme, të gjitha pjesërisht të sakta. U quajt simbolisti i fundit, i pari postsimbolist, një prosodist klasik mjeshtëror, avokat i pozitivizmit logjik dhe një intelektual narcist.
Duke refuzuar poezinë, Pol Valeri, i pritur nga të gjithë si poeti i brezit të tij, futi në shekullin XX një ndërprerje rrënjësore. I neveritur nga “letërsia letrare”, Valeri vendos që poezia nuk është një qëllim në vetvete, por një mjet për të arritur një formë të dijes. Pra, kushti i parë që duhet të përmbushë artisti është të kuptojë mekanizmat e tij mendorë. Egoizmi valerian është një metodë, në të cilën shpërthen egoja, e marrë si objekt, e shpërndarë dhe e përballur me vetveten.
“Në thellësi, poezia dhe letërsia është teknika për t’u drejtuar dhe orientuar, që të bëhesh ajër dhe erë duke kapërcyer caqet për balonin tënd. Ky balon duhet të fluturojë edhe atëherë, kur vetë qielli nuk ekziston, apo është zhdukur…Nuk luaj me fjalët. Flas për lëvizjen dhe zbulimin që bën dikush në çast, kur arrin t’i hapë krahët diçkaje dhe t’i japë jetëgjatësi më të madhe”, – shprehet ai. /Hejza/ KultPlus.com
Ekspozita fotografike “Rikthim në traditë, veshjet popullore të shqiptarëve” u paraqit sot në Krumë, si pjesë e një turi nisur nga Gjirokastra.
Ekspozita vjen në përgjigje të interesit të lartë të publikut nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA).
Ekspozita fotografike “Rikthim në traditë, veshjet popullore të shqiptarëve” u paraqit në bashkëpunim me Bashkinë e Hasit.
DPA bëri të ditur në rrjetet sociale se në ekspozitë shfaqi për qytetarët një sërë imazhesh që diktojnë veçoritë dhe shumëllojshmërinë e kostumografisë popullore të trojeve shqiptare.
Kjo ekspozitë e ka patur premierën në Gjirokastër, me rastin e edicionit të XI-të të Festivalit Folklorik Kombëtar. Ndërkaq, është shfaqur edhe në Tepelenë, në Shkodër, në Korçë, në Krujë, në Durrës, në Kallarat, në Tropojë dhe do të vijojë këtë tur shëtitës në qytete të tjera./atsh/ KultPlus.com
Në mesin e shekullit IV para Krishtit, kur filozofi Epikuri hapi sytë në këtë botë, Greqia po rrënohej nga grushtet e shtetit, luftërat civile dhe fushatat e pandërprera ushtarake të Aleksandrit të Madh dhe pasardhësve të tij, të cilat do ta fundosnin në kaos total. Banorët e saj nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të duronin fatkeqësinë me dorëzim, dhe shpresë se fati do t’i lejonte të mbeteshin gjallë pa u gëzuar shumë, për të mos ngjallur zilinë e perëndive.
Sidoqoftë, për Epikurin të gjithë mund të gjenin lumturinë brenda vetes: do t’u duhej vetëm të çliroheshin nga frika dhe dëshirat dhe të mësonin të ishin të vetë-plotësuar, duke u çliruar kështu nga fati i paqëndrueshëm. Mjetet për të arritur lumturinë përbëheshin nga disiplina e palëkundur dhe praktikimi i vazhdueshëm i filozofisë. Dhe për të mbështetur kërkimin e mjeteve të tilla Epikuri vendosi të themelojë Kopshtin pranë Athinës, i cili nuk ishte një shkollë e vërtetë filozofike, por një vend strehimi shpirtëror ku shkonte kushdo që aspironte këtë gjendje.
Një familje modeste
Epikuri lindi në Samos, një ishull shumë afër brigjeve të Azisë së Vogël dhe qyteteve joniane të Miletit dhe Efesit, që kishte qenë djepi i filozofisë greke në shekullin e 6 para Krishtit. Ai ishte djali i dytë i një çifti kolonësh nga Athina, që kishin marrë një ngastër toke në Samos pas pushtimit të ishullit nga Athina në vitin 365 para Krishtit, dhe dëbimit të mëvonshëm i popullsisë vendase.
Familja e tij ishte modeste dhe mjaft tradicionale. Krahas kultivimit të tokës, babai i tij, Neokli, ishte edhe mësues. Nëna, Chestrata, ishte një shëruese që praktikonte ritet e pastrimit. Epikuri qëndronte gjithmonë shumë pranë familjes së tij: kjo dëshmohet nga letrat e përzemërta drejtuar nënës, ose nga fakti se vëllezërit e tjerë të tij, Neokli, Cheredemosi dhe Aristobulusi, do të bëheshin më vonë dishepuj të tij. Interesi i Epikurit për filozofinë lindi që herët. Sipas një anekdote, ndodhi kur ai pyeti mësuesin e tij të parë të letërsisë, se çfarë do të thoshte vargu i parë i Teogonisë së Hesiodit: “Në fillim ishte Kaosi”. Në pamundësi për t’ia shpjeguar, profesori e dërgoi te filozofët për të sqaruar dyshimet e djalit.
Në Samos Epikuri ishte dishepulli i parë i një farë Pamfili, i cili e njohu me filozofinë idealiste të Platonit. Kur mbushi tetëmbëdhjetë vjeç shkoi në Athinë, në qytetin e prindërve të tij, për të përfunduar efebinë, ose dy vite shërbim të detyrueshëm ushtarak. Athina ishte selia e shkollave më të rëndësishme filozofike. Akademia e Platonit dhe Liceu i Aristotelit ndodheshin atje, megjithëse nuk ka gjasa që Epikuri t’i ketë ndjekur ato.
Ishin ditë të vështira për polisin. Pararendësi krenar i demokracisë ishte shembur përpara pushtetit të Filipit të Maqedonisë dhe më pas të djalit të tij, Aleksandrit të Madh. Një vit para ardhjes së Epikurit ai kishte kërkuar që t’i jepeshin nderime hyjnore nga Lindja e largët dhe athinasit e kishin shenjtëruar si perëndi. Oratori Demosteni, armiqësor ndaj sovranit maqedonas, thirri me sarkazëm se do t’i jepte të drejtën “të ishte bir i Zeusit dhe i Poseidonit, po të kishte dëshirë”. Disa muaj më vonë erdhi lajmi se Aleksandri kishte vdekur në Babiloni.
Shumë njerëz që kishin pasur marrëdhënie me pushtuesin maqedonas, si Aristoteli, mësuesi i tij, u larguan nga qyteti nga frika e raprezaljeve. Dhe ndërkohë Perdikasi, gjenerali i Aleksandrit, urdhëroi që kolonistët athinas që ishin vendosur dekada më parë në Samos të braktisnin ishullin në mënyrë që banorët e lashtë të rimerrnin tokat e tyre, një rrethanë që e shtyu familjen e Epikurit të emigronte në qytetin jonian të Kolofonit. Aty u shpërngul edhe i riu nga Athina. Gjatë dhjetë viteve të ardhshme Epikuri përfundoi edukimin e tij filozofik në shkollën e Nausiphanes të Theusit, një dishepull i filozofit Demokritus.
Nausiphanes i tregoi se si dija vjen nga informacioni që marrim falë shqisave, dhe në të njëjtën kohë i nguliti konceptin e një të urti që duhet ta sodisë botën me një shpirt të patrazuar. Nuk ka dyshim se kalimi i Epikurit nëpër shkollën e Nausifanesit ishte vendimtar për zhvillimin e mendimit të tij.
Filozof në të drejtën e tij
Rreth moshës tridhjetë vjeç, tashmë i formuar plotësisht si filozof, Epikuri vendosi të hidhte hapat e parë i vetëm dhe të hapte shkollën e tij në Mytilene, në ishullin e Lesbosit. Megjithatë, armiqësia e banorëve dhe e dishepujve të Aristotelit, të cilët ishin vendosur atje prej disa kohësh, bëri që akademia të mbyllej. Më pas Epikuri shkoi në Lampsacus, në rajonin e Trojës, ku u rrethua me grupin e tij të parë të ndjekësve, të cilët, përveç vëllezërve dhe skllevërve të tij, përfshinin Hermarkun, i cili i ishte bashkuar nga Mytileni.
Për më tepër, aty ishin edhe Leonteo dhe gruaja e tij Themista, që i përkisnin një familjeje të rafinuar nga Lampsacusi; Polyenus dhe e dashura e tij, prostituta e famshme Edea, si dhe Colote dhe i riu Pitocles. Epikuri i respektoi të gjithë, pavarësisht nga gjinia, orientimi seksual dhe statusi social ose ekonomik. Pasi u largua nga Lampsacusi, la pas një kujtim të mirë dhe një “familje” të vërtetë që do t’i qëndronte besnike gjatë gjithë jetës së tij.
Kopshti i Athinës
Kur ishte tridhjetë e pesë vjeç, Epikuri vendosi të kthehej në Athinë. Ai bleu tokë në periferi të qytetit, pranë Akademisë së Platonit, dhe themeloi shkollën e tij atje, së cilës i dha emrin ndjellës “Kopshti”. Në hyrje ai kishte vendosur këtë mbishkrim: «Mysafir, do të ndihesh shumë rehat këtu; këtu e mira supreme është kënaqësia”.
Por Kopshti i Epikurit nuk ishte një Eden parajse në të cilin dishepujt jetoninmes kënaqësive të rafinuara. Në të vërtetë, gjatë vizitës në shkollë, dikush hasi në një kopsht të vogël përreth një shtëpie, në të cilin kultivoheshin lloje të ndryshme perimesh nën hijen e një ulliri ose fiku. Kopshti gjysëm urban ishte shprehja e natyrshme e llojit të lumturisë për të cilën aspironte Epikuri, domethënë se gjithçka ishte e këndshme për shqisat, por edhe e dobishme. Në këtë mënyrë çdokush do të përgatitej për kohë zie buke, të cilat nuk ishin shumë të rralla në Athinë.
Në Kopsht mbi të gjitha u kultivua miqësia e cila, siç thoshte filozofi, “me vallëzimin e saj rrethon botën e njerëzve, një lajmëtare që u shpall të gjithëve: zgjohuni, festoni lumturinë tuaj”. Prandaj, nuk bëhej fjalë për të shijuar shoqërinë e zgjedhur apo biseda të kulturuara, por për të jetuar të gëzuar si anëtarë të një komuniteti harmonik.
Në Kopsht, burrat, gratë, skllevërit, fëmijët dhe të moshuarit ishin të mirëpritur dhe trajtoheshin në mënyrë të barabartë, pasi filozofi nuk është ai ose ajo që e do mençurinë, por kushdo që aspiron lumturinë si të mirën supreme, të aftë për ta çuar drejt urtësisë. Epikuri pranoi se, në një kërkim të tillë, miqësia mund të lindte nga nevoja ose komoditeti. Por ai argumentonte se ne nuk kemi nevojë për ndihmën e miqve tanë, por besimin në atë ndihmë, sepse vetëm shkëmbimi i dashurisë dhe mendimeve na garanton paqen dhe sigurinë.
Për më tepër, të filozofosh me miqtë mund të ndihmojë të kuptojmë se një jetë e lumtur nuk drejtohet nga kënaqësitë e tepërta: sipas Epikurit, kënaqësia e vërtetë konsiston në mungesën e dhimbjes fizike dhe shqetësimit shpirtëror, dhe gjithçka që qetëson vuajtjen është një kënaqësi e natyrshme dhe e nevojshme.
Dihet që Epikuri ishte mjaft i kursyer dhe se i mjaftonin pak bukë e ujë për të plotësuar nevojat e tij dhe për ta kënaqur. Përkundër kësaj, ai ndonjëherë i lejonte vetes një trill: “Më dërgoni një pjatë djathë”, i kërkoi një shoku, “që të mund të shijoj një banket luksoz kur të dua”. Për Epikurin këto kënaqësi të vogla, si një pije e ftohtë ose një gotë verë gjatë vakteve, ishin të natyrshme, edhe pse nuk ishin të nevojshme, dhe për këtë arsye lejoheshin.
Përkundrazi, ai nuk i konsideronte të natyrshme apo të nevojshme teprime të tilla si banketet bujare, të cilat, në planin afatgjatë, ishin të dëmshme. Ai kishte një mendim të ngjashëm për ankthin e pushtetit, famës apo pasurisë. “Nëse doni ta bëni Pitokliun të pasur”, këshilloi ai një herë, “mos i shtoni diçka asaj që ai zotëron, por zbrisni diçka nga ajo që ai dëshiron”, sepse ata që nuk mund të ngopen me pak, nuk ngopen me asgjë dhe bien në humnerën e vuajtjes.
Prandaj, Kopshti ofronte një strehë larg “vajtje-ardhjeve të ndjesive” të qytetit, veçanërisht në atë periudhë lufte dhe fatkeqësie në të cilën Athina varfërohej gjithnjë e më shumë me çdo pushtim apo revoltë. Shkurt, ajo “jetë e fshehur” që mbështeti Epikuri ishte baza e kërkimit për një shoqëri më të drejtë: nuk ishin vetëm kënaqësitë që duheshin kufizuar, por mbi të gjitha dëshirat që, si tirane të shpirtit, i shkaktojnë dhimbje vetes dhe të tjerëve, sepse i imponohen gjithçkaje.
Të jetosh pa frikë
Nëse duhet t’i shmangim të këqijat që godasin trupin, duhet të shmangim edhe frikën që kaplon shpirtin: frikën nga dhembja, nga vdekja, nga perënditë dhe nga jeta e përtejme. Sipas Epikurit, nuk ka nevojë të kesh frikë nga dhimbja, sepse ajo që shkakton vuajtje intensive është jetëshkurtër dhe madje mund të zbehet. Ky është rasti i urisë apo etjes. Nga ana tjetër, dhimbja që zgjat me kalimin e kohës shkakton një ndëshkim të lehtë dhe të tolerueshëm (sidomos nëse një person ka mbështetjen e miqve).
Ndërgjegjësimi mbi këta kufij na lejon të gjejmë ngushëllim në fatkeqësitë tona të tanishme, qoftë në kujtesën mirënjohëse të momenteve të këndshme të së kaluarës, ose në shpresën se në të ardhmen vuajtjet do të përfundojnë, qoftë edhe me vdekje. Por a nuk duhet të kemi atëherë frikë nga vdekja? Epikuri i përgjigjej kështu pyetjes: «Dhe mësohu të besosh se vdekja nuk është asgjë për; sepse çdo e mirë dhe e keqe është në ndjesi;nga ana tjetër, vdekja është një privim i ndjesive”.
Epikuri siguronte që, në botën tonë materiale, të vetmet gjëra të mundshme ishin vetëm zbrazëtia dhe atomet, të cilat grumbullohen për të formuar trupa dhe që ne i perceptojmë këto trupa falë atomeve që shkëputen prej tyre dhe përplasen me shqisat tona. Në momentin e fundit, të gjitha atomet tona, duke përfshirë ato më delikatet e shpirtit, shpërbëhen dhe ne nuk ndjejmë më asgjë.
Prandaj nuk duhet t’i frikësohemi vdekjes, sepse ajo nuk është një dhimbje e madhe, por më tepër kufiri përfundimtar i ekzistencës sonë.
Së fundi, në lidhje me hyjnitë, Epikuri nuk e mohonte ekzistencën e tyre, por besonte se ato nuk ishin ashtu siç i imagjinonin njerëzit. Ata nuk duheshin pasur frikë, sepse ata nuk na ruajnë, as nuk ndëshkojnë apo shpërblejnë veprimet tona në jetën e përtejme. Ata thjesht banojnë të lumtur në hapësira ndërkozmike, larg ekzistencës së të vdekshmëve. Në fund të fundit, Epikuri zhvilloi një filozofi materialiste “të përtejme”, në të cilën ata perëndi që jetonin në një bashkësi harmonike dhe të pavarur u bënë një model përsosmërie për të urtët e Kopshtit. Kjo nuk do të thotë që ne duhet të ndalojmë së luturi, ose të marrim pjesë në festa fetare, pasi të kremtosh jetën në gjithçka që është më sublime dhe që mund të mendohet në konceptin e “Zotit” është një kënaqësi sublime që lartëson çdo qenie njerëzore.
Idetë për jetën dhe vdekjen
Epikuri kaloi shumë vite duke zhvilluar ide të ngjashme për jetën dhe vdekjen. Dhe ai i shpërndau ato jo vetëm në biseda me anëtarët e Kopshtit, por edhe përmes korrespondencës dhe shkrimeve të shumta filozofike, të cilat, sipas burimeve të lashta, zinin më shumë se treqind rrotulla papirusi. Epikuri u bë aq i famshëm në botën greke, saqë shumë njerëz shkuan tek ai për ta takuar dhe, të prekur nga mirësia dhe butësia e tij, mbetën përgjithmonë pranë tij.
Ai vetë shkoi për të vizituar disa komunitete që ishin krijuar në bazë të Kopshtit. Shëndeti i tij, i cili kishte qenë gjithmonë i dobët, përfundoi në vuajtje, deri në atë pikë sa iu desh të pajisej me një karrige me tre rrota, sepse nuk mund të qëndronte më në këmbë. Në mjedisin intelektual të qetë dhe miqësor të Kopshtit, vitet e fundit të Epikurit ishin vërtet të lumtura.
Filozofi personifikoi modelin e një të urti të patrazuar, pothuajse një njeriu të shenjtë. Një pasqyrim i mënyrës së të qenurit të tij ishte mënyra se si i tha lamtumirë jetës dhe miqve përpara se të vdiste në moshën shtatëdhjetë e një vjeç. “Në një ditë të bekuar që është edhe e fundit e jetës sime, ju shkruaj këto rreshta. Dhimbjet e fshikëzës dhe zorrëve janë aq të forta sa asgjë nuk mund ta shtojë intensitetin e tyre. Por shpirti im i reziston të gjitha këtyre të këqijave, i lumtur në kujtesën e bisedave tona në të kaluarën”, shprehet ai në një letër.
Në testamentin e tij, Epikuri ia la Kopshtin dhe pasuritë pasuesit të shkollës, Hermarkut nga Mytilene, i cili ruajti kujtesën e tij dhe vazhdoi të përhapte doktrinën e Epikurit. Për shekuj me radhë, dishepujt e tij vazhduan të mblidheshin në Kopsht në ditën e njëzetë të çdo muaji për të kryer flijime, për të marrë pjesë në bankete dhe për të folur për filozofinë, siç ishte bërë kur mësuesi ishte gjallë. Në këtë mënyrë ata i demonstruan botës se sa pak u duhej për të qenë të lumtur: një pemë plot me degë për t’u mbrojtur nga dielli, bar i freskët për t’u shtrirë dhe pak ujë, pak bukë dhe herë pas here një prekje djathi. / bota.al/ KultPlus.com
Ish-Presidenti amerikan Barack Obama iu drejtua demokratëve në Kuvendin Kombëtar të martën, duke thënë se Nënpresidentja Kamala Harris është zgjidhja e duhur për të sfiduar ish-Presidentin Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.
Siç njofton Zëri i Amerikës, ish-Presidenti dhe bashkëshortja e tij Michelle ishin folësit kryesorë të natës së dytë të Kuvendit në Çikago, dhe pati një pritje entuziaste për ish-Presidentin Obama.
“Amerika është gati për një kapitull të ri. Amerika është gati për një histori më frymëzuese. Ne jemi gati për një Presidente Kamala Harris”, tha Obama.
Ai vuri në pah kontrastin mes Nënpresidentes Harris dhe rivalit të saj republikan, ish-Presidentit Donald Trump.
“Kamala Harris nuk do të mendojë vetëm për veten e saj. Ajo do të përqendrohet tek ju. Si presidente, ajo nuk do të kujdeset vetëm për mbështetësit e saj dhe të ndëshkojë ata që nuk janë dakord me të. Ajo do të punojë në emër të çdo amerikani – kjo është Kamala”.
Obama u prezantua nga gruaja e tij Michelle, e cila në fjalimin e saj tha se në kohën e shkurtër deri në zgjedhje, demokratët duhet të bëjnë fushatë intensive për Harrisin.
“Nuk mundet thjesht të vrasim mendjen nëse ky vend do të zgjedhë dikë si Kamala. Duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet për të zgjedhur dikë si Kamala”, tha Michelle Obama.
Megjithëse procesi i emërimit të Harrisit si kandidate u bë në fillim të këtij muaji, një apel ceremonial i votave të shteteve, tregoi entuziazmin e demokratëve për të.
Nënpresidentja Harris falënderoi delegatët nga distanca nga një tubim zgjedhor në Miluoki të Viskonsinit.
Një nga folësit e mbrëmjes ishte edhe bashkëshorti i saj, Doug Emhoff i cili e quajti gruan e tij një luftëtare optimiste.
“Ajo do të udhëheqë me bindjen se pavarësisht nga origjina jonë apo cilit grup i përkasim, ne jemi më të fortë kur luftojmë për atë që besojmë, jo vetëm kundër asaj që i druhemi”, tha ai.
Në natën e dytë të Kuvendit Demokrat folën edhe disa ish-anëtarë të administratës së Trumpit dhe zyrtarë republikanë që mbështesin Harrisin.
“Trump bëri premtime të mëdha: për rritje ekonomike të pakufizuar, për një rilindje të prodhimit amerikan, një kufi të sigurt. Por rezultoi që i kishte vetëm fjalë”, tha John Giles, kryebashkiak republikan i qytetin Mesa të Arizonës.
Të mërkurën, do t’u drejtohet delegatëve në Çikago Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, i cili do të pranojë zyrtarisht emërimin e partisë si kandidat për nënpresident. /VOA/ KultPlus.com
Former President Barack Obama hugs former first lady Michelle Obama as he is introduced during the Democratic National Convention Tuesday, Aug. 20, 2024, in Chicago. (AP Photo/Brynn Anderson)
Sot, në Rezidencën 17, në kryeqytet është zhvilluar MasterClass-i i radhës me artistë të rinj,në të cilën ligjëroi drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi.
Kjo punëtori, e cila u zhvillua nën udhëheqjen e profesoreshës së artit, Majlinda Kelmendi, është konsideruar si një platformë thelbësore ku artistët e rinj mund t’i ndajnë idetë dhe përvojat e tyre, duke u përqendruar në zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të tyre artistike.
Drejtoresha Sibel Halimi, zhvillimin e kësaj punëtorie e ka quajtur një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet artistëve dhe komuniteteve të ndryshme.
“Duke nxitur dialogun ndërkulturor dhe zhvillimin e artit bashkëkohor në Kosovë, ne po kontribuojmë në ndërtimin e një shoqërie të lirë dhe të hapur.
Jam veçanërisht e lumtur që Drejtoria për Kulturë mbështet iniciativa të tilla që shfrytëzojnë artin si një mjet për të arritur komunikimin ndërkulturor. Kjo mbështetje është jetike për të siguruar që artistët tanë të rinj të kenë mundësitë e duhura për të zhvilluar talentin e tyre dhe për të kontribuar në skenën kulturore të kryeqytetit tonë”, ka shkruar drejtoresha Halimi në Facebook./ KultPlus.com
Ky program ju ofron studentëve aftësi teorike dhe teknike për të gjetur dhe shfrytëzuar peisazhin mediatik në të cilin përfshihet transmetimi, mediat sociale, audiot online dhe të vizualizuara në video.
Në bazë të kësaj, Televizioni T7 do t’i financoj maturantët që do të zgjedhin UNI-Universum International College për studime. Studentët do të angazhohen në punë praktike gjatë studimeve dhe do të punësohen pas diplomimit .
Të gjithë maturantët e Republikës së Kosovës kanë mundësi të aplikojnë të marrin pjesë në garë për studimin dhe punën e garantuar nga UNI Universum International College dhe T7.
Studentët e Programit Gazetari Digjitale pas studimeve dhe praktikës profesionale në T7 mund të angazhohen në rolin e gazetarëve, si gazetarë në media, gazetarë digjitalë, në multimedia, reporterë, reporterë investigues, moderator, redaktorë, fotoreporterë, kritikë, blogerë të mediave sociale dhe vlogger – influencues social e shumë profesione të tjera që lidhen me gazetarinë digjitale e që pritet të shtohen krahas ritmit të zhvillimit teknologjik. Për më shumë informata rreth bursave dhe studimeve duale kontakto në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebookdhe Instagram./ KultPlus.com
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore përcolli mbrëmjen e djeshme në qytetin e gurtë të Gjirokastrës vlerat e traditës shqiptare.
Me shumë ovacione qytetarë e turistë që ndodheshin në qytetin e gurtë kërcyen e kënduan bashkë me artistët në sokakët e Gjirokastrës.
Artistët interpretuan një program të larmishëm me këngë, valle dhe kostumografi, duke pasqyruar përpara publikut dhe turistëve folklorin shqiptar dhe trashëgiminë kulturore.
Së bashku me orkestrinën, solistët dhe grupi i valleve të Ansamblit Popullor sollën këngët dhe vallet më të bukura shqiptare në skenën e madhe të Gjirokastrës në sheshin “Çerçiz Topulli”.
Ky koncert u organizua në kuadër të turit “Folk on Tour” të trupës artistike të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.
Mbrëmjen e sotme ky ansambël do të japë shfaqje në qytetin e Sarandës, ku pushues të shumtë vendas e të huaj do të ndjekin interpretimet e artistëve të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore./atsh/ KultPlus.com
Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit Ismail Kadare, ka ndarë një foto të babait të saj me poetin Dritëro Agolli.
Në këtë fotografi bardhë e zi të shpërndarë në rrjetin social “Facebook”, shihen shkrimtarët Kadare dhe Agolli në rininë e tyre.
“Duke sistemuar arkivat e familjes, gjeta këtë foto të bukur të babit dhe Dritëroit të rinjë”, ka shkuar Besniana Kadare.
Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare konsiderohen ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë shqipe, të cilët përveç kolegë kanë qenë edhe shokë gjimnazi në shkollën “Asim Zeneli”, të Gjirokastrës./ KultPlus.com