Serbët fyejnë Dua Lipën (FOTO)

Këngëtarja nga Prishtina, Dua Lipa e cila tash është e njohur edhe ndërkombëtarisht me zërin e saj, së fundit ka treguar sërish se ka prejardhje nga Kosova.

Ajo në llogarinë e saj në Twitter, ka postuar një libër të gjyshit të saj, i cili në vitet 1990-1995 ishte shef i Institutit të Historisë së Kosovës, shkruan Insajderi.
Dua Lipa ka shkruar se gjithmonë dëshiron të tregojë historinë e vendit të saj dhe nga rrjedh gjaku i popullit tonë.

“Gjyshi im Seit Lipa ishte Shefi i Institutit të Historisë së Kosovës, midis viteve 1990-1995. Dëshirojë t’i tregojë historinë tonë, ku jemi dhe nga është gjaku jonë dhe përpiqem t’u tregoj njerëzve kudo që të shkoj dhe në çdo intervistë që unë jam nga Kosova”, ka shkruar Dua Lipa.

Mirëpo kjo nuk ju ka pëlqyer fansave të saj serbë. Ajo ka marr një numër të madh të komenteve, duke i shkruar se Kosovës është Serbi.

Përveç komenteve, ata i kanë postuar Dua Lipës edhe foto me mbishkrime të tilla dhe me flamurin Serbë. Po ashtu në këtë postim ka pas edhe komete ku kanë pyetur se “Ku është Kosova”.

Dua Lipa së fundi ka shënuar mjaftë suksese në skenën ndërkombëtare të muzikës. Ajo në muajin që lam pas ka fituar çmimin “këngëtarja më e mirë” në Britani. /Insajderi.com/ KultPlus.com

Mehmet Aliu – shqiptari që mblodhi mamlukët në gosti, i ekzekutoi dhe u bë Mbret i Egjiptit

Në fundin e Shtatëqindtës, Egjipti i përkiste Perandorisë otomane. Por ligjin e bënin 24 bejlerë vendas, princër mamlukë me vasalët e tyre. Po cilët ishin? Mamluk në arabisht do të thotë “njeri i blerë”, por në rastin e tyre nuk kish fare të bënte me skllavërinë.

Kaukazianë
Mamlukët ishin pasardhës të 12 mijë të rinjve të rekrutuar në Kaukaz nga një sullnat, në 1250-ën e largët: misioni i tyre ishte të formonin një trupë ushtarake elite. Shkurt, këta luftëtarë shumë të fortë dhe me lëkurë të bardhë morën në duar vendin dhe e dominuan, edhe pas pushtimit otoman të vitit 1517.

Mamlukët i zgjidhnin gratë e tyre mes grave më të bukura të Egjiptit, por nuk bënin pothuaj kurrë fëmijë: për të mos prishur formën e tyre fizike me shtatzëninë. Kasta e mamlukëve nuk u zhduk sepse “importonte” djem të rinj nga Kaukazi. Kështu vazhdoi dominimi i tyre mbi 3 milion egjiptianë.

Mamlukët i dedikoheshin vetëm luftës dhe shfrytëzonin pasuritë e vendit për të kënaqur dëshirat e tyre, por nuk ishin të interesuar për asnjë lloj modernizimi.

Eliminimi
Humbjet kundër Napoleon Bonapartit i dobësuan tiranët e Kairos dhe i dhanë mundësinë sulltanit otoman që të organizonte një ekspeditë kundër tyre. Në krye të ushtrisë turke u vendos një gjeneral shqiptar, Mehmet Aliu, që sot konsiderohet themeluesi i Egjiptit modern.

Gjenerali, në vitin 1811, masakroi me pushkë e bajoneta gjithë mamlukët, pasi i kishte tërhequr me një pretekst në kalanë e Kairos. Nga mamlukët mbeti vetëm kujtimi i tyre./ KultPlus.com

Rita dhe Elena Ora si fëmijë (FOTO)

Rita Ora është këngëtarja shqiptare, që po pushton botën me muzikën dhe koncertet e saj, shkruan KultPlus.

Ajo së fundmi po shijon suksesin e dy këngëve hite “Anywhere” dhe këngës “For You”, bashkëpunim me këngëtarin Liam Payne. Ndërsa së fundmi po mahnit edhe me paraqitjet e saj nëpër evenimente prestigjioze.

Rita Ora është shpërngulur në moshën një vjeçare për në Angli, atje ku kaluar fëmijërinë e saj dhe është rritur profesionalisht, mirëpo Rita asnjëherë nuk e ka mohuar se vjen nga Kosova.
KultPlus sot ju sjellë një fotografi nga fëmijëria e Rita Orës, ku ajo shihet në krah të motrës së saj, Elena Ora.Fotografia është publikuar nga Micky Haxhiislami./ KultPlus.com

Agjencia britanike e Guidave të Turizmit zgjedh Shqipërinë destinacion për muajin mars

Arkeologët dhe artdashësit, udhëtarët dhe historianët, shijuesit e verës dhe vëzhguesit e zogjve: të gjithë do të marrin me vete kujtime të pashlyeshme nga një udhëtim në Shqipëri.

Kështu e ka hapur artikullin e saj për Shqipërinë, Agjencia Britanike e Guidave të Turizmit, e cila e shikon Shqipërinë si një destinacion të rëndësishëm për të bërë turizëm elitar, transmeton kp.

Artikulli flet për vende të cilat turistët e huaj mund të vizitojnë, duke filluar që nga malet e larta që sipas tyre janë streha e fundit për disa specie, vendndodhjen perfekte gjeografike të Shqipërisë për vëzhgimin e zogjve të ndryshëm, si dhe një sërë vendesh të tjera me rëndësi historike.

Në këtë artikull përmendet gjithashtu pasuria e lartë që ka Shqipëria në turizmin kulturor dhe historik, diçka e cila nuk duhet t’i shpëtojë syrit të një turisti, gjithashtu një vend të veçantë zinte dhe kuzhina vendase, ku shkruhet se, “ushqim shumë i mirë peshku dhe vera lokale i japin kënaqësi atyre të dhënë pas gastronomisë”./ KultPlus.com

Stacioni romak Ad Quintum, në Bradashesh të Elbasanit, kthehet në atraksion

Transformimi i pabesueshëm i Stacionit Romak Ad-Quintum (Nimfeu dhe Termat e Bradasheshit) pozicionuar në hyrje të qytetit të Elbasanit, do të kthehet në një atraksion të ri për vizitorët dhe turistët, fluksi i të cilëve pritet të shtohet tashmë me afrimin e sezonit veror.

Përmes një seti fotografish, të cilat janë publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës zbulohet i gjithë transformimi që ka pësuar ky vend, aq sa krijohet përshtypja se nuk bëhet fjalë për të njëjtën gjë.

Të gjitha punimet, nga pastrimi i bimësisë së ulët e të lartë tek vendosja e tendës së mbulimit e deri tek tabelat informuese kanë dhënë efektin e tyre në tërheqjen e turistëve drejt këtij monumenti, një numër që rritet ditë pas dite.

Lënë në harresë, në mëshirë të fatit, Ad-Quintum ( Stacioni i pestë) tashmë zbulon me dinjitet të gjitha vlerat që mbart prej shekujve.

Nimfeu dhe termat përbëjnë një kompleks të vetëm arkitektonik, i cili mendohet se është ndërtuar rreth shek II-III të erës sonë./ KultPlus.com

Institucionet e trashëgimisë pezullojnë punimet tek “Trekëndëshi” në Prishtinë

Institucionet e trashëgimisë kulturore e kanë përmbushur paralajmërimin se do t’i ndalojnë punimet në rimodelimin e ish-sheshit të “Vëllazërim-Bashkimi”, në qendër të Prishtinës.

Për shkak se projekti nuk kishte marrë pëlqim nga Instituti i Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve, të shtunën, kryeinspektori i Trashëgimisë Kulturore Berat Hadri, bashkë me inspektoren Gjejlane Hoxha kanë dalë në vend të ngjarjes dhe puna është pezulluar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Projekti ka qenë dashur të miratohej nga IKMM-ja, për shkak që hapësira ku kishin nisur punimet është udhëkryq midis tri monumenteve.

Punimet do të vazhdojnë të mbeten të pezulluara derisa komisioni i Institutit të Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve ta shqyrtojë projektin dhe të marrë një vendim. Ky komision sot (e hënë) do të mbajë mbledhje.

Rrënojat e Hamamit të vogël në oborrin e Kuvendit të Kosovës, Shtëpia gati njëshekullore, me pronar Gazmend Abrashin dhe Xhamia e Çarshisë bëjnë që sheshi “Adem Jashari” të jetë brenda perimetrit të mbrojtur shkaku i monumenteve. Ndërsa përmendorja që ka formë trekëndëshi nuk është nën mbrojtje si aset i trashëgimisë kulturore./ KultPlus.com

Dhurata

Poezi e shkruar nga Rumi.

Nuk mund ta dish sa shumë kam kërkuar
të gjej një dhuratë për ty.
Asgjë s’dukej e mirë.
Ç’kuptim ka të sjell ar
në një minierë ari apo ujë në oqean?
Çdo gjë që gjeja ishte
si të sillja erëza në Orient.
Nuk ka vlerë të të jap zemrën dhe shpirtin
pasi ti i ke ato.
Kështu të solla një pasqyrë.
Shiko veten dhe kujtomë mua.

Bebe Rexha shkëlqen me performancën e saj në Brazil (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha po vazhdon të mahnis publikun me performancat e saj,që po i mban në shumë vende të botës, shkruan KultPlus.

Një atmosferë të mahnitshme, e ka krijuar në Sao Paulo. Atje ajo ka kënduar para mijëra fansave, të cilët e kanë përcjellur më shumë fërshëllima, duartrokitje e vallëzim.

Turneu i saj quhet “Witness tour”, ndërsa ky turne do ta dërgoi këngëtaren edhe në shumë vende të tjera të botës.
“Një tjetër shfaqje e pabesueshme. Të falënderoj shumë Sao Paulo!”, ka Bebe Rexha në llogarinë personale në Instagram.

KultPlus ju sjellë të plotë videon e koncertit të saj atje./KultPlus.com

Miqtë e shkrimtarit Agolli mbjellin pemë në nderim të tij (FOTO)

Miqtë e shkrimtarit Agolli, kanë mbjellë pemë për të nderuar figurën e shkrimtarit të madh shqiptar, Dritëro Agolli, shkruan KultPlus.

Bashkëshorjta e tij, Sadije Agolli e cilësoi si një nga nismat më të bukura për të përjetësuar Dritëroin.

“O toka ime që të lërova e të thura këngë,
Që të kam dashur plisin dhe barin,
Që të kam fshirë me duar, me mëngë,
Në ç’vend ma le varrin?”
Këto vargje janë shkruar nga poeti i madh Dritëro Agolli i cili para se të vdiste hodhi në letër një poezi me titullin “Testament” për lexuesit. Por duket se fjalët e sjella në formë epitafi, nuk janë vetëm ndjerë dhe lexuar, por edhe përjetësuar.

Dashamirësit e tij nga Devolli dhe gjithë Shqipëria, nxitur nga dëshira për të përkujtuar gjithmonë gjeniun e letrave shqipe, vendosën ti bashkohen nismës së Bashkisë Tiranë për të mbjellë pemë dhe për të krijuar në Parkun e Liqenit atë që do të njihet me emrin “Pylli i Dritëroit”.

Vetë gruaja e poetit Sadije Agolli, zgjodhi të vizitojë këtë hapësirë të gjelbër pranë Liqenit Artificial ku adresoj edhe një mesazh për kontributorët.
“Mbjellja e pemëve të llojeve të ndryshme dhe pyllëzimi i kësaj toke është një nga nismat më të bukura dhe më fisnike që dashamirësit po i dhurojnë Dritëroit për ta përjetësuar me frymëmarrjen e tyre. Dritëroi e ka dashur tokën dhe i ka kënduar gjithmonë asaj. Sa herë që ju të shëtisni në këtë pjesë të pyllëzuar do të ndjeni edhe zërin e Dritëroit me vargjet dhe prozën e tij. Unë ju falënderoj të gjithëve dhe uroj që të kaloni ditë të gëzuara sa herë që të shëtisni në këtë pyll të ri që po merr formë dhe që në të ardhmen do të shumohet nga shumë bimë të tjera pasi aty do të jetë edhe fryma e Dritëroit”, u shpreh zonja Agolli duke vlerësuar punën e bërë deri më tani.

Ndërkohë edhe kreu i shoqatës “Devolli” dega Tiranë, Gëzim Begolli, falenderoi kontribuesit për krijimin e kësaj hapësire të gjelbër. Ai shprehet se pavarësisht që poeti ishte nga Menkulasi i Devollit dhe i kushtoi gati gjysmën e krijimtarisë vendlindjes, vepra e tij i takon të gjithë shqiptarëve ndaj edhe ky pyll do të jetë i të gjithë shqiptarëve që duan ta kujtojnë atë.

“Pylli i Dritëroit” simbolikisht ka 47 pemë për 47 fshatra të Devollit në respekt të kontributit që ai dha veçanërisht për zonën nga vinte. Pas indicieve të para shumë shpejt mori përmasa edhe më kombëtare. Ky pyll do te na shërbejë si simbol i bashkëpunimit dhe mirëkuptimit”, shprehet Begolli.
Në këtë hapësirë krahas pemëve, është menduar që të ngrihet dhe një bust i shkrimtarit./KohaJone/ KultPlus.com

Premiera e “Pasioni”-t të Sabri Hamitit, i dedikohet iniciativës për Bekim Lumin

Teatri Kombëtar i Kosovës ka kënaqësinë të ju njoftojë lidhur me shfaqjen “PASIONI” nga Sabri Hamiti dhe me regji nga Martin Kočovcki e cila vjen si Premierë përpara publikut me datën 19.03.2018 (E hënë) ora 20:00, dhe do të përcillet me dy reprizat e para në ditët në vijim me datë 20 dhe 21.03.2018.

Në vazhdën e aktiviteteve kulturore që po organizohen nga Komuniteti i Artistëve të Kosovës për ta ndihmuar financiarisht shërimin e njërit prej artistëve më eminent të kulturës sonë dhe të skenës teatrore në veçanti, regjisorit dhe profesorit Bekim Lumi, Këshilli Drejtues në bashkëpunim të ngushtë me Menaxhmentin e TKK-së kanë marrë vendim që të hollat e mbledhura nga shitja e biletave për Premierën “Pasioni” t’i dedikohen kësaj iniciative. Bileta për premierë do të kushtojnë 5€. Teatri Kombëtar i Kosovës i ka vënë biletat në shitje në dispozicion të publikut të gjerë andaj ju fton që të jeni pjesë e kësaj ngjarjeje kulturore duke e ndihmuar dhe duke i uruar bashkërisht Bekim Lumi rikthimin e tij të plotë në jetën normale dhe profesionale.

“Shfaqja “Pasioni” zhvillohet si një strukturë e ndërthurur dramaturgjike mes dy vëllezërve bijakë dhe një nëne, Hana, që mbledhin gjithë fuqinë jetësore duke u përpjekur për ta rikonstruktuar botën e dashurisë, botën e emocioneve të thella, raporteve të vlerave, refuzimin karshi vdekjes së paevitueshme nga njëra anë, dhe botës së dehumanizuar të shtrirë si shoqëri e uniformuar, masë amorfe në të cilën individët nuk kanë emra e as individualitet, një botë ku njerëzit janë shndërruar në numra përbrenda një jete virtuale, pa emocion, pa rrespekt, pa dashuri. Një bote në të cilën shitet gjithçka, një botë e kriminalizuar dhe e materializuar deri në çmenduri.”

Luajnë: Shkelzen Veseli, Gresa Pallaska, Ard Islami, Arta Selimi, Shpejtim Kastrati, Ismet Azemi, Lumnie Sopi, Semira Latifi, Shengyl Ismaili.


Produksion i Teatrit Kombëtar të Kosovës
Autor: Sabri Hamiti
Regjisor: Martin Kočovski
Skenografe dhe Kostumografe: Youliana Voykova – Najman
Kompozitor: Oliver Josifovski
Dizajni i ndriçimit:
Kori i SH.M.M “Prenkë Jakova” – Prishtinë

Nënë Tereza në veshje kombëtare (FOTO)

Gonxhe Bojaxhiu, e njohur botërisht si Nënë Tereza ose Shën Tereza e Kalkutës është nobelistja shqiptare që pjesën më të madhe të jetës së saj ia kushtoi bamirësisë, shkruan KultPlus.

Ajo lindi në Shkup (sot Republika e Maqedonisë), atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj. Nënë Tereza themeloi Misionaret e Bamirësisë, një kongregacion fetar katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 vende.

KultPlus sot ju sjellë një fotografi të rrallë të Nënë Terezës me motrën e saj, Age Bojaxhiu. Fotografia është shkrepur në vitin 1923, në Konsullatën Kombëtare të Vajzave Prizrenase./ KultPlus.com

Avni Pantina vjen për herë të parë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, me ekspozitën “Një jetë bardhë e zi”

Galeria e Ministrisë së Kulturës, më 22 mars me fillim nga ora 19:00 hapë ekspozitën “Një jetë bardhë e zi” të autorit Avni Pantina, shkruan KultPlus.

Kjo ekspozitë përmban një set të fotografive bardh e zi që autori i ka realizuar në Somali të Afrikës. Karakteret e kapura nga syri i aparatit të Avni Pantinës paraqesin një popull të vuajtur dhe në varfëri të skajshme, mirëpo me një kulturë shumë fisnike dhe dinjitoze.

Avni Pantina u lind më 1987 në Klinë. Studimet e larta i ka mbaruar në Kosovë, në Fakultetin e Arteve, drejtimi i Dizajnit Grafik, ndërkaq është kandidat për PhD në Universitetin “Hacettepe” të Turqisë. Deri më tani, z. Avni Pantina ka realizuar pesëmbëdhjetë ekspozita, prej të cilave shtatë në Turqi, një në Somali dhe të tjerat në Kosovë.

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës është ekspozita e tij e parë personale.

Gjithashtu Pantina është edhe fitues i disa shpërblimeve brenda dhe jashtë vendit si “Salloni i Nëntorit” në Prishtinë në vitin 2010, pastaj çmimin për grafikën më të mirë në vitin 2015 në Fakultetin e Arteve-Universiteti i Hacettepes në Turqi, etj.

Ky projekt drejtohet nga Dhurata Ramosaj-Shala – koordinatore e Galerisë së Ministrisë së Kulturës, ndërkaq kurator i ekspozitës është Burim Myftiu./ KultPlus.com

Dorëshkrimi i veprës “Lufta dhe Paqja”, Tolstoit iu deshën gjashtë vite për ta përfunduar (FOTO)

Leon Tolstoi konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj botëror kurse vepra e tij “Lufta dhe Paqja” konsiderohet si një nga kryeveprat e tij dhe një nga veprat më të përkthyera, shkruan KultPlus.

Lufta dhe Paqja, është një novelë historike, në përkthimin shqip e ndarë në katër libra, flet për ngjarjet e trazuara në Rusi gjatë luftërave të Napoloeonit në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Mbështetur mbi një stil jete aristokratike që tashmë kish filluar të zhdukej gjatë kohës që Leon Tolstoi shkroi librin e tij në vitet 1860, libri përmbledh një periudhë relativisht të shkurtër – pesëmbëdhjete vjet – por paraqet jetët e karaktereve të ndryshëm nga të gjitha segmentet e shoqërisë me detaje të gjalla dhe të mirë realizuara.

Tregimi pasqyron përballjen e një gjenerate me ndryshimin, i cili i bën disa që të luftojnë për të mbrojtur strukturën ekzistuese edhe me jetën e tyre, ndërsa të tjerët e kuptojnë se mënyrat e vjetra po zhduken.

KultPlus ju sjellë një pjesë nga dorëshkrimi i kësaj vepre që shkrimtarit të madh i kishte marrë hiq më pak se gjashtë vite punë. /KultPlus.com

Reportazhi i “The Independent”: Pse duhet ta vizitoni Shqipërinë e “pa lumtur”

Vendet e Ballkanit kanë performuar keq në Raportin Botëror të Lumturisë të OKB-së këtë vit, duke nxitur një titull mjaft të paharrueshëm në shtypin rajonal: “Ballkani jo shumë i lumtur”- thotë OKB.

Dy më pak të lumturit e Ballkanit ishin Bosnja dhe Hercegovina në pozicionin e 93-të, duke u renditur më poshtë Libisë dhe diktaturave të tilla si Turkmenistani dhe Bjellorusia, dhe Shqipëria, e cila në pozitën e 112-të ngadalë ‘mundi’ Irakun për palumturi.

Por, shkruan editorja e prestigjiozes The Independent, kur u pyetën se cilat janë dy vendet e mia të preferuara në botë, unë do ta vë Bosnjën dhe Shqipërinë në krye të listës. “Dhe unë nuk jam apo nuk mendoj se jam një turiste e palumtur”.

Për shumë njerëz në Britani, fjala Ballkan ngjall brutalizëm, bllokime, histori tragjike dhe luftëra të vështira. Në një udhëtim të kohëve të fundit në Londër nga Sarajeva, ku unë jam aktualisht banoj, thotë Sophie Buchan, më kanë pyetur më shumë se një herë nëse kisha “isha korrespondente lufte”.

Por kaq shumë kohë ka kaluar që nga konfliktet e fillim të nëntëdhjetave dhe Ballkani ka ndër destinacionet më të bukura, si Dubrovniku dhe Spliti – me potencial për të sjellë më shumë gëzim për turistët.

“ Peizazhi që e bëri Sarajevën aq të prekshëm për rrethim, sot e bën atë një nga qytetet më të bukura në tokë. Është një qytet me kodra, minare mahnitëse dhe me arkitekturë austro-hungareze. Dhe po, ka trishtim prapa klisheve të një mini Stambolli por ndërsa xhamitë dhe kishat ende qëndrojnë krah për krah, vendi po bëhet më i ndarë. Po, ka edhe gëzim këtu. Ndryshe nga destinacionet më të dukshme turistike, banorët e Bosnjës duan të tregojnë historitë e tyre dhe t’i dëgjojnë ato. “- vijon tregimi.

Më tej, për vendin tonë editorja thotë: “Shqipëria mund të jetë më pak e lumtur se Palestina e okupuar në Indeksin e Lumturisë Botërore, por ju nuk e merrni këtë përshtypje në terren. Disa nga kujtimet më të bukura të udhëtimit vijnë nga ky vend misterioz – i izoluar pothuajse tërësisht nga bota nën diktaturën e Enver Hoxhës. Më kujtohet të qëndroja për një javë në një kështjellë (Kalaja e Krujës) duke ngrënë ushqim të gatuar në shtëpi çdo mbrëmje brenda mureve të shekullit të 5-të. Më në veri, në malet e Thethit (që është një nga destinacionet më të mira të pazbuluara në Europë), isha e lumtur në përpjekjet e mia për të ecur në këmbë nga një familje lokale që më ftoi për të pirë rakinë e bërë vetë, teksa më tregonte historinë e maleve të mallkuar.

Ka diçka për fshatrat e Ballkanit që më shtyn të them se as kodrat e Toskanës apo pamjet e famshme në jug të Francë, kurrë nuk munden ta përccojnë. Gëzimi këtu nuk duhet të gjendet në shenja të dukshme. Por këto vende e çlirojnë mendjen tuaj dhe ju lejon të përjetoni gëzim në një mënyrë që thjesht destinacionet e njohura nuk e bëjnë. Vini pa paragjykime dhe takoni disa nga njerëzit më pak të ashpër në planet”- përfundon reportazhi./ KultPlus.com

“Kur do ta shijosh ti botën, cigarxhiu im i vogël” (VIDEO)

Adelina Ismaili, e njohur më së miri si këngëtare, brenda karrierës së saj është parë shpeshherë edhe si aktore e ikonë e bukurisë, shkruan KultPlus.

Koha në të cilën ka kënduar, e shpirti i saj revoltues, nuk mund të mos i preknin edhe çështjet me të cilat përballej shoqëria e asaj kohe. Që nga temat politike, deri tek ato sociale, kënga e saj u bë jehonë e realitetit kosovar. Por Adelina Ismaili me këngën, sharmin e stilin e saj të veçantë artistik, arriti të depërtoj në të gjitha trojet shqiptare e më gjerë.

Adelina Ismaili është rritur duke e kënduar, e shumë fëmijë të tjerë janë rritur me muzikën e saj. Kënga e saj “Cigarxhiu im i vogël”, është një këngë e cila arrin të prek në çdo sekondë të interpretimit, është si një melodi që vije në kokë sa herë një lypsar vjen e të ofron një kuti cigare. Nëse shikohet teksti i kësaj kënge në retrospektivë, del të jetë edhe sot më aktual se gjithmonë. Kënga si e tillë, u bë jehonë e mjerimit të shoqërisë, e fëmijëve lypsar e sofrave të zbrazura. Përveç interpretimit, këngëtarja Adelina Ismaili shpërfaq edhe një ndjeshmëri artistike e shpirtërore, gjatë këndimit të çdo fjale të tekstit.

Përveç këngëve ritmike, Adelina Ismaili e kishte kënduar këtë këngë edhe në Suedi, në vitin 2002. Që në titullin “Cigarxhiu im i vogël”, shihet lidhje personale që shpërfaq këngëtarja ndaj lypsarit e ndjeshmërinë që ka ajo ndaj këtij fenomeni, kërkon që të luftohet në mënyrë kolektive.

https://www.youtube.com/watch?v=pbnMvQCuC64

“Është një fenomen që është i pranishëm në trojet tona, fenomen që mua më prek shumë dhe që duhet që të gjithë së bashku ta luftojmë atë”, kishte thënë këngëtarja, para interpretimit të këngës në Suedi.

KultPlus sot ju sjellë edhe tekstin e kësaj kënge.

Është ftohte ne këtë qytet
e ai prape shëtitet vet
dora e vogël prape është ngrirë
a do ta shes edhe një kuti?
Hyn ngadalë me turp shikon
dorën e vogël e afron ,
donë një cigare?- lehtas pyet
shpresa dhe dhembja ja prekin sytë.
A do te shkosh sonte në shtëpi ,
edhe sa goje te presin ne voter
a do te kesh buke në sofër?
Kur do te ngrohen ato duar,
kur do ta shijosh ti boten
cigarxhiu im i vogël
Gjithë kalojnë e nuk e vërejnë
ai shikon se a do te blejnë,
mendon me vete e nuk e di.
A kane buke ata në shtëpi?
Atëherë, një vrull e rrëmben
krenarinë anash e lenë,
dhe prape dëgjon atë zë femiju
a do cigare zotëriu?
A do te shkosh sonte ne shtëpi ,
edhe sa gojë të presin në voter
a do te kesh buke ne sofër?
Kur do te ngrohen ato duar,
kur do ta shijosh ti boten
cigarxhiu im i vogël

Mos u zhduk

Poezi e shkruar nga Yevgeny Yevtushenko.
Përktheu: Visar Zhiti.

Mos u zhduk… Duke u zhdukur nga mua,
e ç’mishëruar vetvetes ju zhduke.

Vetja jote kështu u tradhëtua
me pandershmëri prostitute.

Mos u zhduk… Të zhdukesh është lehtë,
të ringjallesh për tjetrin s’ka se si.

Vdekja të tërheq shumë thellë,
të vdesësh nuk është mënçuri.

Mos u zhduk. Harro hijen e tretë.
S’ka të tretë. Dy janë dashurive.

Bashkë do shkojmë në gjyqin e shenjtë,
kur gjaku t’na thërrasë për përgjigje.

Mos u zhduk… e kemi shlyer mëkatin,
fajtorë s’jemi ne, as damkosur.

Të denjë jemi unë dhe ti për të falur
në-mos-dashje ç’kemi plagosur.

Mos u zhduk. Të zhdukesh është çast,
por si do takohemi nëpër shekuj?

Ç’sozi kemi në botë, ti fantazmë
dhe unë? – Fëmijët tanë të qeshur.

Mos u zhduk. Jepma dorën tënde,
në të jam shkruar unë – i besoj sekretit.

Dashuria e fundit është e tmerrshme,
S’është dashuri, por frikë e humbjes së tjetrit.

New York Times 1911: Shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë

“Fizikisht Shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë”, thuhet në një shkrim të New York Times, të shkruar po thuajse një shekull më herët, shkruan KultPlus.

Në këtë shkrim të publikuar më 21 maj 1911, gazeta prestigjioze “New York Times”, vëmendje të veçantë i kushton bukurisë së grave shqiptare, dukjes, ecjes, vallëzimit dhe elegancës së tyre. Krahas bukurisë, NY Times, shqiptaret i përshkruan edhe si shumë të talentuara. Po ashtu ky shkrim nxjerrë në pah edhe intelektin shqiptarë, ku thuhet se në Kostandinopojë krahas burrave, e ushtarëve të mirë, atje mund të takosh edhe zyrtarë shqiptarë.

“Gratë Shqiptare janë shumë të bukura, me flokë ngjyrë të errët, dhe nganjëherë sytë e tyre janë ngjyrë gri. Ecja e tyre është një kënaqësi për tu parë, si dhe vallet e tyre kur konkurronin në Serbi. Herën e parë kur pashë të kërcenin, më dhanë një kënaqësi të veçantë. Lëvizjet e tyre janë elegancë dhe forcë së bashku. Po, ato janë shumë të bukura dhe shumë të talentuara. Janë si Skocezët në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Dhe dua të them që janë nga racat më të mira intelektualisht dhe fizikisht në Ballkan. Nëse ju shkoni në Kostandinopoje, do të gjeni se burrat më të mirë, jo vetëm ushtarë, por edhe zyrtarët janë Shqiptarë”, thuhet në shkrimin e NY Times./ KultPlus.com

Hoti merr premtime për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të kulturës

Në vazhdën e takimeve që ka zhvilluar Zëvendësministri Rexhep Hoti në vizitën e tij që po realizon në Republikën Federale të Gjermanisë, me ftesë të Ministrisë së Jashtme, në margjinat e Panairit të Librit në Lajpcig, ai është takuar me Ministren e Kulturës të Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro-Furxhi, pastaj Aleksandar Bogdanoviç, Ministër i Kulturës i Republikës së Malit të Zi si dhe një takim me Gerhard Kowar, drejtor i Austria KulturKontakt, qendër që merret me edukimin kulturor për shkollat e Austrisë dhe bashkëpunim edukativ me vendet e Evropës Lindore dhe asaj Juglindore.

Temë bosht diskutimeve në këto takime ishte politika e librit që institucionet hartojnë dhe zbatojnë, në përkrahjen e botimit e librit, të blerjes dhe shpërndarjes së tij si dhe të përkthimit të tij në gjuhë tjera duke sjellë kulturat më pranë njëra-tjetrës nëpërmjet artit të shkruar letrar.

Po ashtu, në kuadër të bisedave, Zëvendësministri Hoti ka kërkuar përkrahjen e të gjitha palëve që Kosova të anëtarësohet në rrjetin Traduki, ku Shqipëria, Mali i Zi e Austria janë anëtare. Hoti ka marrë përkrahjen për anëtarësim, me përjashtim të Serbisë.

Hoti ka informuar angazhimin e Kosovës dhe përgatitjet që po bëjnë institucionet e saj për t’u anëtarësuar në UNESCO, me ç’rast ai ka kërkuar që partnerët dhe aleatët e Kosovës të lobojnë në çdo sferë ndikimi që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë jashtëzakonisht të rëndësishme të Kombeve të Bashkuara. Zëvendësministri mori premtimin se palët do të angazhohen për ta ndihmuar Kosovën në këtë rrugë.

Zv/ministri Hoti, në emër të MKRS-së dhe Qeverisë, ka falënderuar përfaqësuesit e shteteve me të cilët është takuar për përkrahjen dhe bashkëpunimin që kanë treguar në raport me Republikën e Kosovës jo vetëm në fushën e kulturës por edhe në prizmat tjerë duke ndikuar kësisoj drejtpërdrejt në forcimin e shtetit të Kosovës./ KultPlus.com

NANA dhe lufta e saj Titanike për BEBEN e saj

– Në vend ngushëllimi për Xheraldina Maria-n, poezi nga Halil Matoshi.

E njoh nji grue – Nosit lasgushian – qe heq nga vetja copa mushknishe e melqie me e ushqye zogun e saj n’flat’rim…
Shkul veten – jep asaj – me e mbajte te gjalle, ne jete!
Qe s’fle me dite e nete te tana me i sjell pak gjume BEBES se saj!
Qe grith qiellin per me i sjell fresk BEBES kur ka zjarmi!
Hap flatrat dhe merr za nga tan zogjt e rruzullimit me ia kendu NINULLAT ma t’bukura e me ia ndjell gjumin…
E njoh nji NANE qe e bante dyfish ma vigane luften e BEBES se saj!
Me jetue!
E njoh nji NJERI qe asht shkri per NJERIUN: Xheraldina Maria, Xheraldina Rexhepi!
Dhe BEBA iku ne qiell dhe NOSITI ende heq e jep: FRYMEN E SAJ – qe kujtimi i BEBES me rrnue si sinonim i luftes titanike per jete!!!
Lamtumire REBEKA!
FORCE per NANEN!
Ajo tash te buzqeshe nga nalte Xheraldine, ajo tash – jam i bindun – ka me u kujdes per ty;
Ajo asht ENGJELLI Yt qe te rri prane; te jep buke e uje kur ke uri; te mbulon kur nerth; te ngushellon kur vuen; te shoqnon kur vetmon…
Ti nuk je vetem Xheraldina Maria.
E sheh nji qytet i tane jane me Ty – sepse BEBA ishte luftetarja e ketij qyteti – sinonim shembullor i luftes per jete!
BEBA asht perzie me ajrin dhe aromat e luleve ne Kosove!
BEBA po flen, mos e zgjoni!
Edhe ashtu tre te katertat e njerzimit ne cdo kohe jane ne gjumin final!
Dhembjen ndajme me Ty!
U prehte ne paqe REBEKA – Juve u mbulofte Hyu me hirin e bekimeve!
Sot duhet me ba gajret!

“Martesa”, filmi i Blerta Zeqirit me premierë edhe në Turqi

Filmi i metrazhit të gjatë “Martesa” me regjisore Blerta Zeqirin do të ketë premierën turke gjatë muajit prill në Instambul Film Festival, në Turqi, shkruan KultPlus.

Filmi “Martesa”, që u përkrah financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese. Treshen e personazheve kryesore të filmit me skenar të Blerta Zeqirit dhe Keka Kreshnik Berishës e interpretojnë Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu. E gjithë ngjarja shtjellohet, para dhe gjatë martesës së Bekimit me Anitën, e cila nuk është në dijeni se Bekimi është ende në dashuri me shokun e tij më të mirë, Nolin.

Ngjarja prekë kohën e luftës në Kosovë, atëherë kur dy të rinj, Bekimi dhe Noli jetojnë brenda një ndërtese, ku edhe fillojnë të ndjejnë shenjat e para të dashurisë për njëri-tjetrin. Shumë vite më pas, luftën më të madhe do ta kenë me barrierat e kësaj dashurie.

Anita, është vajzë e një familjeje të të zhdukurve gjatë luftës. Martesën e çiftit, me mjaft emocion e pret familja e Bekimit, por jo dhe ai vet. Madje rrjedha e ndjenjave të tij, vjen e komplikohet me kthimin e Nolit, i cili është muzikant. Ai në Prishtinë vjen pas disa vitesh jetë në Francë.

Ata të cilët dëshirojnë që të shohin filmin në kuadër të këtij festivali duhet që të blejnë biletat në faqen e festivalit. Ky film do të shfaqet gjatë muajit prill, më 14, 15 dhe 17 Prill. / KultPlus.com

Përfaqësuesja e Qipros në Eurovision: Më tallin dhe sulmojnë se jam shqiptare

Përfaqësuesja e Qipros në Eurovision duket se po përballet me sulme të ashpra nga publiku mbi origjinën e saj.

Bukuroshja nga Fieri krijoi një karrierë të suksesshme në Greqi, por po ndeshet me reagime dhe komente raciste të një pjese të opinionit, që është kundër përfaqësimit të Qipros me një këngëtare shqiptare.

Megjithatë, pas një sërë debatesh, Eleni Foureira duket se ka vendosur të flasë publikisht për origjinën shqiptare.

Në një intervistë për emisionin ‘Tet a tet’ në televizionin Publik të Qipros, Eleni Fureira i quajti të turpshme reagimet që vënë në dukje origjinën e saj.

Bukuroshja u shpreh se:

Është e turpshme të dëgjosh nga një i ri të thotë ‘a je nga Shqipëria, atëherë me Shqipërinë të shkosh në Eurovizion’.
Shkon në një shtëpi diskografike dhe nuk të pranojnë sepse je nga Shqipëria. Thua me veten, a është e mundur? Nuk e bëj dot ëndrrën time realitet sepse jam nga Shqipëria”?
Kënga me të cilën Eleni Foureira do të prezantojë Qipron në Festivalin Europian të Këngës mban titullin “Fuego” dhe parashikohet të jetë një sukses i vërtetë./ KultPlus.com

750 vite nga ndërtimi i Manastirit të Apollonisë (FOTO)

Më 18 mars 1268, afër Fierit të sotëm u ndërtua Manastiri i Apollonisë, që së bashku me kishën e tij, përbën një ansambël madhështor të arkitekturës mesjetare shqiptare, shkruan KultPlus.

Në maje të së përpjetës së vogël që ndodhet mbi fshatin Pojan, ngrihet manastiri i Shën Mërisë së Apollonisë. I ndërtuar qindra vjet më parë në një maje kodre, ai mban nën vete si në “një djep të përmbysur”, qytetin antik të Apollonisë, nga i cili ato pak rrënoja të mbetura duken sikur tretin vështrim tej në detin Adriatik.

Micky Haxhiislami ka postuar këtë fotografi ndërkohë ka treguar se Manastiri i Apollonisë është vazhdimi i zhvillimit të kulturës së lashtë të Apollonisë.

“Një dëshmi e frymës krijuese të popullit shqiptar dhe të të parëve të tij të lashtë, që ndër shekuj e mijëvjeçarë, kanë banuar në këto troje, duke lënë gjurmë të pashlyeshme dhe duke pasuruar thesarin e kulturës së tyre dhe asaj botërore”, ka shkruar Haxhiislami.

Gjatë mesjetës feudale çdo manastir ishte njëkohësisht vatër kulturë dhe arsimi. Në ambientet e tij kishte biblioteka dhe shkolla te ulëta. Në to murgjit merreshin me studimin, kopjimin dhe sistemimin e dorëshkrimeve te vjetra. Murgjit shërbenin si mësues në shkolla fillore të cilat përgatitnin klerikë të thjeshtë për nevojat e klerit./ KultPlus.com

“Hylli i Dritës”, revista e themeluar nga At Gjergj Fishta dhe e ringjallur nga At Zef Pllumi (FOTO)

“Hylli i Dritës”, revistë kulturore – letrare, u themelua nga Át Gjergj Fishta, në vitin 1913, pikërisht në kohën e pavarësisë kombëtare, kur shtetit të ri, duhej t’ i jepej shpirt dhe orientim, përcjell KultPlus.

“Dijetarët dhe patriotët e bashkuar rreth idesë së kësaj reviste, punonin me shumë dashuri e përkushtim për një përlindje shpirtërore e kulturore. Punonin që shtetit t’i jepej shpirt dhe orientim të qartë perëndimor. Prej asaj kohe, revista luajti rol të jashtëzakonshëm në formimin kulturor të Shqipërisë, duke u bërë një lloj institucioni, që arriti t’ i bashkoi mendjet më të ndritura të kohës, rreth idesë së emancipimit kulturor dhe lartësimit kombëtar”, shkruan Ndue Ukaj në një postim të tij në Facebook, pasi ka marrë në dorë numrin e fundit të kësaj reviste.

Át Zef Pllumi, i cili e ringjalli “Hyllin e Dritës” pas disa dekadave, e quajti atë “busulla në të cilën shënohet vetëm një drejtim: Europë.”

Kjo revistë, lindi “nëper ag të qytetnisë së Shqypnisë”, dhe u bë shenja më domethënëse e qytetnisë dhe kulturës kombëtare.
“Revista vazhdon edhe sot të botohet nga Provinca Françeskane e Shqipërisë. Ky është numri i fundit”, përfundon Ukaj./ KultPlus.com

“As rrufetë s’më vrasin dot, se ka një Zot” (VIDEO)

Ka plotë 15-të vite që nga krijimi dhe ende vazhdon të dëgjohet me shumë kënaqësi nga adhuruesit e saj dhe të këngëtarit që ka sjellë “Kuturu” Aleksandër Gjoka.

“Kuturu” është kënga me të cilën Aleksandër Gjoka mori pjesë në Kënga Magjike 2003, në nëntor të atij viti.

Krijuesi i hitit “Kuturu”, vazhdon të sjellë emocion me këngët e tij të pavdekshme, ndërsa sot ne po e sjellim “Kuturu” bashkë me tekst për lexuesit e KultPlus./ KultPlus.com

KUTURU

Eci rrugëve kot, kuturù,
dhe s’di ku shkoj…
Xurxull jam prapë unë… se ajo,
një bohem nuk e do.
Sa të desha, shpirt,
s’mund ta dish.
Të vodhën ty pabesisht,
me pije mbys dhimbjen pa fund.
Sa e lumtur je, unë s’e di,
me atë që jeton.
Mund ta blejë ai për ty dhe botën,
vetëm zemrën, jo!
Mbeti shkretë tani streha jonë,
në luks je ngrirë… në kyç, trishton,
si në muze… si një Xhokondë.
Ref.
Unë në jetë i pasur s’jam vërtet,
por në ëndërr e shoh veten mbret (!)
Nëpër pub-e tok me miqtë harxhoj,
unë Hënën si monedhë.
Ti po fle tani, Xhokonda ime,
shiu si det mbi mua zbrazet,
as rrufetë s’më vrasin dot,
se ka një Zot…!
Eci rrugëve kot, mori fund,
ky fati im – kuturù.
Ty s’të kam tani dhe në shi,
pija po më shkund.
Se në dashuri, kur të dhemb,
jo dehja s’del dhe aq lehtë.
Të desha, Xhokondë, ty… një bohemë….!