‘Himara është Greqi dhe Epir’, mbishkrime në Kala

Faqja ‘Gjumë historike’ në Facebook sot ka postuar fotografi problematike.

Në mes të sezonit turistik, në Himarë – gjegjësisht në Kalanë e Himarës, në muret e saj janë të shkruara fjalitë ofenduese ‘Himara është Greqi dhe Epir” dhe fjali të tjera që janë raciste ndaj shqiptarëve dhe prekin në plagë historike.

Nuk është hera e parë që në Shqipëri gjejmë kësi mbishkrime me ofendime raciste ndaj shqiptarëve, të cilat lidhen gjithmonë me Greqinë.

Lloji i gruas

Poezi nga Sarah Kay

Përktheu Rrona Jaka

Nëse jeni rritur si një tip gruaje të cilën njerëzit duan ta shohin
Lini të shohin
Por mos e ngatërroni syrin me dorën, apo dritaren apo pasqyrën
Lini të shohin se si duket një grua e vërtetë.
Ka mundësi që s’kanë parë një të tillë më parë.

Nëse jeni rritur si një tip gruaje të cilën njerëzit duan ta prekin
Lini t’u prekin
Nganjëherë, nuk jeni ju ajo për të cilën po e zgjasin dorën
Po kërkojnë një shishe, një derë, një sanduiç, një Pulitzer, një grua tjetër. 
Por duart e tyre të gjetën ty të parën
Mos e mendoni vetën si një shpëtimtare, apo një muzë, apo premtim, apo një viktimë
Ju jeni një grua, me lëkurë e kocka, damar e nerva, flokë e djersë
Ti s’je bërë prej metaforash, s’ke nevojë të kërkosh falje, apo të justifikohesh.

Nëse jeni rritur si një tip gruaje të cilën njerëzit duan ta mbajnë
Lini t’ju mbajnë
Gjithë ditën praktikojnë se si duhet ta mbajnë trupin drejt
Edhe pas gjithë këtij zhvillimi, ende duket jo e natyrshme. 
Ende i shtrëngon muskujt, i mban drejt krahët dhe shpinën
Vetëm disa prej tyre do të duan të struken thellë Brenda teje
Ta pranojnë se nuk i dinë përgjigjet të cilat kishin menduar se do t’i mësonin deri tash.
Ndoshta mendojnë se ti i ke përgjigjet
Po ti s’di gjë, ti s’je përgjigja
Ti s’je problem
Ti s’je një poezi, një gjëegjëzë apo një shaka

Grua, nëse jeni rritur si ajo që njerëzit duan ta duan 
Lini t’ju duan
Të t’ju duan nuk është njësoj si t’ju dashurojnë
Kur bini në dashuri është sit ë zbulosh një oqean pas shumë zhytjeve në këneta
Është sit ë kuptoni që keni duar
Është sit ë ecësh në një shteg të vetmuar pasi e gjithë turma ka shkuar në shtëpi

Mos humbni kohë duke menduar se jeni tipi i gruas të cilën njerëzit duan ta lëndojnë
Nëse ju lë me një zemër të thyer që buçet si alarm makine, mëso të këndosh nën tingujt e saj.
Është e vështirë të ndalosh së dashuri oqeanin pasi ka mbaruar batica dhe ke mbetur gjithë krip
Prandaj fale vetën për gjithë këto vendime. 
Për ato që i quan “dështime” teksa fle e zhgënjyer për to
Dije që je tipi i gruas që po kërkon të gjesh veten 
Lëri të përmbysen statuset shoqërore, s’kanë pse të të definojnë
Ti je e gjitha që të duhet
Je një grua që e ka ndërtuar veten 
Ti je bërë për ta zbuluar veten

Studentja kosovare fiton bursë të plotë për studime në Turqi

Studentja Diellza Lushi nga Departamentit Shkenca Kompjuterike në Kolegjit Universum është studentja e radhës që ka përfituar bursë të plotë për shkëmbim semestral në “Middle East Technical University” në Ankara, Turqi.

Apliko edhe ti https://bit.ly/2HuMame

Diellza është një nga 108 studentët e Kolegjit Universum që kanë përfituar bursë ndërkombëtare për shkëmbim semestral në 22 shtete tē BE-së. Çdo student përfiton shkollim falas dhe bursë 6,066€. Vlera totale e bursave që Kolegji Universum ka ndarë për studentët është 287,856€.

Bëhuni pjesë e Kolegjit Universum dhe studio në universitetet më prestigjioze në botë.

Këtë vit Kolegji Universum ka shtuar bashkëpunimet me Universitete duke arritur në 395 numri i bursave për këtë vit, pra studentët e Kolegjit Universum këtë vit mund ti vazhdojnë studimet me bursë të plotë në 78 Universitete dhe në 22 shtete të BE-së. Kliko ketu https://bit.ly/2HuMame

Në kuadër të këtyre bashkëpunimeve kanë përfituar edhe stafi akademik si dhe ai administrativ i Kolegjit me vizita studimore, trajnime dhe ligjërata publike në këto universitete. Po ashtu, shumë profesorë nga këto Universitete kanë ardhur të ligjërojnë në Kolegjin Universum. E gjitha kjo bëhet me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në vend.

Për më shumë informata rreth mundësive të studimit jashtë vendit, ju lutem ndiqni faqet në facebook & instagram, kontaktoni në: +383 44 144 062 ose [email protected] apo apliko per studime https://bit.ly/2HuMame.

Disa ide të Noam Chomsky rreth qeverisjes, artit dhe arsimit

Kam frikë se Amerika është shitur e blerë vite më parë. Ndoshta këtë fat e kanë të gjitha vendet.

Nëse nuk besoni në lirinë e shprehjes së njerëzve do të thotë që nuk besojmë te njerëzimi

Propaganda është për një demokraci se çfarë është fyerja për një shtet totalitar.

Të gjithë janë të shqetësuar për ndalimin e terrorizmit. E pra, ekziston një mënyrë e lehtë: fillimisht mos merrni pjesë në të.

Arsimi është një sistem i injorancës së imponuar.

Bibla është një nga librat më gjenocidalë në histori.

Avram Noam Chomsky është filozof, linguist, kritik i normave sociale dhe aktivist politik amerikan.

Atë e kanë quajtur “babai i gjuhësisë moderne”.

Chomsky është gjithashtu një figurë e rëndësishme në filozofinë analitike dhe një nga themeluesit e fushës së shkencës njohëse./KultPlus.com

Mesazhe për të mos harruar “rrënjët” nga vijmë

Mbresa nga vëllimi me tregime “Rrënjët” i shkrimtarit shqiptaro-amerikan, Resmi Çorbaxhi.

Fuat Memelli

BOSTON: E kisha “takuar” krijuesin Resmi Çorbaxhiun në faqet e shtypit qysh para viteve ’90, pasi ai ishte një firmë e njohur. U desh të kalonin vite dhe ta takoja nga afër në ceremoninë e 110 vjetorit të gazetës “Dielli” në Neë York. E ka lënë Maliqin nga është me origjinë dhe prej vitesh jeton në qytetin Albany afër New Yorkut. “Mikrobi” i krijuesit nuk e le rehat dhe ai vazhdon të shkruajë në faqet e gazetave shqiptare që dalin në Amerikë. Atë ditë që u takuam, më dhuroi edhe vëllimin e tij me tregime “Rrënjët”.
I lexova tregimet, ndërsa disa prej tyre edhe i rilexova. Nga kënaqësia që përjetova, po shkruaj disa mbresa, thjesht si një lexuas, pasi nuk jam kritik letërsie. Vëllimi “Rrënjët” nuk ka të bëjë aspak me rrënjët e ndonjë peme, por me “rrënjët” ku je lindur e rritur e ku mjaft njerëz duan edhe të treten aty, siç ndodh me ndonjë nga personazhet e tregimeve. Është “magneti” i vendlindjes, është zëri i të parëve që i thërret aty, pasi këmbët shkojnë aty ku i urdhëron zemra. Në këto vite të tranzicionit, kur shumë familje u larguan nga fshati e shkuan në qytete e një pjesë në emigracion, autori na sjell edhe peronazhe që tranzicioni nuk i shkuli dot nga “rrënjët”.
Shumica e “brumit” të tregimeve, është marë nga atdheu ynë ku autori ka kaluar pjesën më të madhe të jetës, por edhe nga Amerika ku jeton prej disa vjetësh. Personazhet e tregimeve janë njerëz të kategorive të ndryshme: fshatarë, mësues, nxënës ( autori ka punuar shumë vjet si mësues dhe e njeh deri në themel arsimin) specialistë të fushave të ndryshme, emigrantë, etj. Janë njerëz që autori i ka njohur në rrugën e jetës . Mbresat që i kanë lënë , i ka “arkivuar” në kujtesë e më pas i ka “zbrazur” në faqet e tregimeve. Janë personazhe realë e autori vetëm sa i ka ndruar emrat dhe i ka veshur me “gëzofin” artistik. Janë njerëz tokësorë, me të mirat e të këqiat e tyre.
Tregimet e tij të thjeshtë e të bukur, mesazhet jetësore që ata përcjellin, më ngjajnë me poezitë e Dritëroit. Është kjo një vlerë e tregimeve të Resmi Çorbaxhiut. Plaku Baze, personazh kryesor i tregimit “Rrënjët”, nuk do të largohet nga fshati, nga “sarajet” e tij. “Këtu, vetëm këtu do të më dalë shpirti, qoftë edhe i vetëm” thotë ai. Tregimi ka një kolorit të pasur gjuhësor, veçanërisht të krahinës së Korçës, ka dialogje të bukur e retrospektiva, që të mbeten në kujtesë.
Një tregim jetësor, është edhe ai me titull “ Dëshira e fundit”, ku një çift fshatarësh, janë dashur e duhen deri në minutën e fundit. Siç thotë autori “ ata ishin bastun për njëri-tjetrin”. Krati, persoazhi kryesor i tregimit, nuk do të ligështojë pjesëtarët e familjes dhe do të japë shpirt në krahët e shokut të tij të vjetër. Dhe shkon më tej kur le amanetin: “dasma të bëhet sikur të isha gjallë”. Janë dëshira njerëzore këto që burojnë nga një shpirt i brishtë.

Resmi Çorbaxhi

Tronditës është tregimi “ Vetmia”, dramë e cila nuk ka fund në jetën e një gruaje, pas burgosjes së të shoqit, gjoja si agjent i të huajve. Ne që e kemi njohur atë sistem, dimë plot raste të ndarjes për së gjalli të njerëzve të afërt prej “njollave” në biografi. Njerzit u largoheshin atyre sikur të kishin zgjebe. Dhe ngriheshin mure mes shtëpive të tyre për mos komunikuar, por më të lartë se ata, ishin “muret” shpirtërore. Njerëzit përçmoheshin nga pushteti i kohës. Te tregimi “Vetmia” brigadieri e dërgon gruan të punojnë vetëm, e përzenë nga mbledhja e frontit, i kërkojnë të ndahet nga burri. Vetmia arin deri aty sa edhe i jati le amanet që “vajza mos vijë as në varrimin e tij”. I gjithë “mëkati” ishte se Besiani, i shoqi i Nëntores, kishte strehuar çifutë gjatë luftës.
Duke lexuar këtë tregim, m’u kujtua familja e të ndjerit Hamit Qyteza, që e kam njohur pas viteve ‘90 në fshatin Rov të Korçës e përgatita një kronikë dhe një shkrim . Hamiti, ish student i liceut të Korçës dhe mjeshtër i ritjes së luleve, kishte patur “njolla” në biografi, dhe krahas ndëshkimeve të tjera, brigadieri e veçonte tok me gruan, duke i dërguar edhe në punët më të rënda. Puna e Resmiut si mësues por edhe si gazetar te “Koha jonë”, e ka bërë që të njohë një mori ngjarjesh e karakteresh.
Një ngjarje me një ish nxënëse , e ndodhur në vitin e mbrapshtë ’97, është bërë shkas për tregimin e bukur “Telefonata e papritur”. Atëhere vajza e urrente mësuesin, pasi nuk i jepte lejë për t’u takuar me të dashurin. Më pas doli që ai kishte qënë mashtrues dhe kish dashur ta trafikonte vajzën. Pas vitesh vjen një telefonatë e papritur nga jashtë ku tashmë jetonte vajza dhe falenderon mësuesin (duket që është vetë mësues Resmiu) që e kishte shpëtuar nga prangat e trafikantit. Është një ngjarje bindëse, pasi të gjithë e dimë si lulëzoi ky fenomen në Shqipëri pas viteve ’90.
Të mbetet në kujtesë edhe tregimi “Lalai”, një fshatar i zgjuar e hokatar, që “të jepte ujë në bisht të lugës” e që godet me “armën “ e humorit kryetarin e kooperativës, “një djalurçinë nga qyteti, që rinte me kollare edhe në majë të malit”, por që i kishte shpatullat e ngrohta nga pushteti. Kryetari shpif ndaj tij dhe Lalai arrestohet , por mësohet e vërteta, ai del shpejt nga biruca dhe kryetari shkarkohet. Kjo ngjarje na kujton disa kuadro të atij sistemi, që “shinin lëmë” pasi i kishin shpatullat e ngrohta.
Me tregimet e bukur të këtij vëllimi, mund të vazhdonim por po i mbyll këto rradhë me urimin që Resmi Çorbaxhiu, i thjeshtë si vetë tregimet e tij, të na dhurojë vëlllime të tjera të bukur.

Këto vepra do të financohen nga Ministria e Kulturës

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka publikuar listën e librave që do të marrin financim nga kjo ministri, shkruan KultPlus.

Këtë vit Ministria ka ndarë 76,700 euro nga buxheti për botimin e librave të ndryshëm, letrarë dhe jo letrarë dhe nga dhjetëra shtëpi botuese.

Shumica e librave që do të botohen kanë marrë prej mbështetje prej 500 deri në 2000 euro.

Në bazë të konkursit të shpelluar nga Ministria me kulturës me 29 janar të këtej viti, këta janë librat që do të marrin financim nga Ministria/KultPlus.com

Këtë vit Ministria ka ndarë 76,700 euro nga buxheti për botimin e librave të ndryshëm, letrarë dhe jo letrarë dhe nga dhjetëra shtëpi botuese.

Dy filma të metrazhit të gjatë nga Kosova marrin mbështetje nga Agjensioni i Filmit në Maqedoninë Veriore

“The Stroke (Skype)” me regji dhe skenar nga Isa Qosja dhe “Heshtja e Sirenave” me regji dhe skenar nga Gazmend Nela janë dy filmat kosovarë që janë mbështetur edhe nga Agjensioni i Filmit i Maqedonisë si bashkëprodhime minore, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Filmi “The Stroke (Skype)” është ranguar në vendin e 5të në nga 23 projektet e përzgjedhura nga Euroimage këtë vit. Projekti filmik është bashkëprodhim në mes Kosovës, Francës, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Ky është bashkëpunimi i radhës me Agjensionin për Film i Maqedonisë i cili është bërë njëri ndër partnerët më të rëndësishëm të Kosovës në Fushën e Filmit.

Të dy filmat “The Stroke (Skype)” dhe “Heshtja e Sirenave” janë subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Vështrimi historik për muzikën shqiptare, flet etnomuzikologja amerikane

Jane Sugarman është etnomuzikologe nga Amerika.

Ajo ka studiuar në detaje muzikën shqiptare sidomos në kohën e ish-Jugosllavisë.

Etnomuzikologja që e flet shumë mirë gjuhën shqipe tregon se si i lindi dashuria për muzikën SHQIPE.

“Prindërit e mi kishin interes të madh për muzikën. Babi im më ka lëshuar muzikë nga e gjithë bota”, ka thënë Sugarman në Zonën B të Klan Kosovës.

“Por, si nxënëse në shkollën e mesme kam mësuar vallet nga Europa. Më shumë kisha interes për vallet e Ballkanit dhe pastaj u interesova edhe për muzikën e Ballkanit”.

“Pas një kohe, unë shkova në Shkup dhe atje isha për dy vjet e gjysmë. Aty ,për herë të parë e dëgjova muzikën shqipe nëpër festivale dhe koncerte”.

“Atë kohë e pashë që rinia shqiptare ishin shumë krenar për folklorin”.

Sugarman ka treguar se më shumë ka punuar me muzikën popullore dhe argëtuese, por pa e lënë anash as muzikën rock.

“Kosova ka qenë qendër e muzikës në ish-Jugosllavi. Kanë pasur kulturë shumë më të ngushtë me atë amerikane dhe ka qenë më mirë për mua ta shikoj si është zhvilluar muzika këtu”.

Për krejt punën e saj, Sugarman ka publikuar shumë shkrime dhe fakte, ndërsa tash do ta botojë edhe një libër.

“Ky do të jetë një libër jo për krejt zhanret, vetëm për muzikën që qarkulluar në media në kohën e ish-Jugosllavisë, shkrimet datojnë që nga 1984”.

…pastaj ka edhe një kapitull për Radio Prishtinën se si ka qenë”.

Etnomuzikologja ka treguar edhe për shumë intervista që ka zhvilluar më këngëtarët shqiptare, se e ka mike të ngushtë Merita Halilin, se e njeh mirë muzikën e të madhes Nexhmije Pagarusha.

Ylljet Aliçka sjell romanin e ri “Metamorfoza e një kryeqyteti”

Shkrimtari Ylljet Aliçka prezantoi për të gjithë dashamirësit e leximit, romanin “Metamorfoza e nje kryeqyteti”, botuar nga “Onufri”.

Kjo vepër u promovua në mjediset e librarisë “Tirana time”, teksa projekti Agora drejtuar nga gazetarja Arta Marku organizoi edhe një debat mbi këtë roman të ri.

Romani i Aliëkes i cili ka për objekt evolucionin shpirtëror, politik e shoqëror të intelektualëve të Tiranës nga vitet 70 deri më sot, u shoqërua nga një debat nga të pranishmit.

Ndër të tjera shkrimtari Visar Zhiti e konsideroi veprën e fundit të Ylljet Alickës si një nga romanet më të mira në botimet e letërsisë së 3 dekadave të fundit.

“Një roman me humorin gri, me personazhe që na ngjajnë se i njohim, aq sa mëdyshemi se mos janë vetvetet tona të maskuara. Realizmi çehovian, ironia e pa mëshirshme ndaj alienimeve dhe shtirjeve, stili i veçantë e shpotitës etj, e çojnë këtë roman mes arritjeve më të mira të të gjithë botimeve në letërsinë e postdiktaturës”.

Shkrimtari dhe doktori i shkencave në Didaktikë, Ylljet Aliçka, është autor i disa botimeve në gjuhë shqipe dhe të huaj.

Manifestimi kulturor-letrar “Ditët e Donikës” vjen me shumë aktivitete

Galaktika poetike “Atunis” në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike organizon manifestimin kulturor-letrar “Ditët e Donikës”.

Në ditën e parë do të zhvillohen mjaft aktivitete; do të ketë vizitë në Muzeun e Kosovës, në Shtypshkronjën “Lena graphic”, si dhe do të ketë Program në Sallën e Kuqe, ku do të mbahen promovime librash nga autorët mërgimtar si dhe orë letrare e pika muzikore.

Edhe dita e dytë do të ketë mjaft aktivitete, mes së cilave udhëtimi për në Rakinicë të Podujevës, për ta vizituar objektin e kultit shpirtëror parakristian të Justinianit, pastaj do të vizitohet Kompleksi Memorial “Demë Ahmeti”, poashtu dreka dhe orë letrare.

Organizimi do të mbarojë me vizitën në Kompleksin memorial të Hys Rush Popovës në Kështjellën e Popovës prej nga do të bëhet kthimi në Prishtinë. /KultPlus.com

Sot kur fjalët janë harrue

Poezi nga Donjeta Elshani

Asht’ qetë n’kit natë vere,

n’dritare rri tuj pa hanën,

tuj folë me ta n’mënyrën tem,

tuj e knue n’veti

nji kangë t’moçme,

tuj t’lypë ty n’çdo kujtim,

sa n’heshtje e sa zashëm

tuj e vetë nji hanë që s’flet. 

Aman, m’thuej çka t’baj un’

n’zhurmën tane,

t’njëjtën natë,

e sheh hanën edhe Ti,

n’pije mshefesh o i ngratë,

dehesh, qeshesh si gjithnji.

Aman, m’thuej.

Sot kur fjalët janë harrue,

e shumë pije janë përbi,

kur të tanë t’janë largue

a kjanë e qirresh si gjithnji?

E n’tjera valle,

n’toka tjera,

përvajshëm…

E lypë shpinë. /KultPlus.com

Aktori kosovar Florist Bajgora, pjesë e serialit “Gangs of London”

Jeta Zymberi
Fotografitë: Jetmir Idrizi

Aktori tashmë i dëshmuar kosovar Florist Bajgora i cili numëron një numër të konsiderueshëm të roleve në filmat si: Kiem Holijand, The Remigrant, Far, Ajo, Babai, Kali, Shpata prej drurit, e po vazhdon fuqishëm rrugën drejt aktrimit, por gjithmonë me synimin që talenti i tij të shihet në ekrane të mëdha e të prezantohet në festivale të njohura botërore, shkruan KultPlus.

Ai tashmë ka marr vëmendjen e merituar dhe ofertat e reja nuk po mungojnë.

Florist Bajgora përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur që është bërë pjesë e serialit “Gangs of London”, një seri e ardhshme britaniko-amerikane e aksionit. Pas përfundimit të serialit më të famshëm në botë “Game of Thrones” është lëshuar teaseri i “Gangs of London”, i cili pritet të jetë një prej serialeve më të shikuara në të ardhmen e afërt.

Sipas burimeve të KultPlus, aktorit kosovar Florist Bajgora ka fituar një rol interesant në këtë serial ku pritet të marr vëmendje.

 ‘Gangs of London’, është vendosur në një nga qytetet më dinamike dhe multikulturore të botës, i cili është copëtuar nga betejat e trazuara kundër bandave që e kontrollojnë atë, vakumi i krijuar nga kreu i një organizate krimi kërcënon paqen.

Seria u krijua nga Gareth Evans dhe Matt Flannery, me Evansin në shumicën e episodeve përfshinë skena komplekse koreografike të luftës, për të cilat edhe është bërë i njohur.

Corin Hardy (The Monkey, The Halloë) do të marr rolin në tre nga dhjetë episodet, së bashku me regjisorin francez Xavier Gens (Hitman, The Divide), i cili do t’i xhirojë dy episode.

Ajo çka vlen të ceket është fakti se në këtë serial pjesë e kastës së aktorëve do të jenë edhe aktorë të ‘Peaky Blinders’ dhe prej serialit ‘Game of Thrones’ të cilët për momentin konsiderohen aktorët më të famshëm botërorë e përkrah të cilëve tashmë do të ketë rastin të luaj edhe aktori kosovar Florist Bajgora.

Seria është një bashkëprodhim i HBO / Sky me Pulse Films dhe Sister Pictures dhe është (për një marrëveshje prej 250 milionë dollarësh) të vendosur për Cinemax dhe Sky Atlantic të HBO-së, që u raportua së pari në nëntor 2017.

Kujtojmë që Bajgora në vitin 2017 ishte në mesin e talentëve në ‘Sarajevo Film Festival’. Ndërsa në muajin shkurt të vitit 2018, filmi “Kiem Holijand”, me regji të Sarah Veltmeyer nga Holanda, aty ku luan edhe Florist Bajgora, u shpërblye me “Ariun e Kristaltë” në Berlinale”. Po këtë vit, po i njëjti film u shfaq në Palm Springs International ShortFest, duke bërë që ekrani i këtij festivali prestigjioz të mbërthehet nga aktorët shqiptar, ku përkrah Floristin luan edhe vëllai i tij Andi Bajgora.

“Gangs of London” pritet të jetë një sukses i madh për Bajgorën e ndoshta edhe një fillim i ri drejt një suksesi të ëndërruar nga secili aktorë. / KultPlus.com

Jim Jarmusch: Jam për mbijetesën e të bukurës, jam për misterin e jetës

Regjisori i famshëm, teksa flet për filmin e tij të fundit, rrëfen detaje të jetës dhe të koncepteve të tij. Pjesë të intervistës të bërë nga gazetari Xan Brooks, për ditoren Guardian, Telegrafi ua sjell më poshtë.

Cuyahoga Falls është lagje e shtresës së mesme në Akronin industrial të Ohios. Kur Jim Jarmuschi ishte djalë i ri, e shmangte ujin. E dinte se nëse qyteti është i qetë, lumi Cuyahoga ishte toksik. Acidet nga fabrikat e kishin bërë me ngjyrë portokalli. Në qershor të vitit 1969, një shkëndijë nga një tren e ndezi lumin dhe flakët kërcyen lart sa një ndërtesë pesëkatëshe. Pesëdhjetë vjet më vonë, Jarmuschi e mban mend mirë këtë ngjarje: “Nuk ishte gjë e këndshme… Në fakt, nëse kërkon një metaforë të jetës moderne amerikane, nuk ka gjë ma shpjeguese se ta kesh lumin lokal në flakë”.

Si regjisor, Jarmuschit i pëlqen të bëjë filma rreth detajeve të vogla të botës. Por, është e vështirë të përqendrohesh në pamjet e vogla kur pamja e madhe është kaq e frikshme: kur një lumë po digjet ose tërë planeti është në flakë. Ai thotë: “Është e qartë se po jetojmë në një krizë ekologjike dhe se gjendja po bëhet gjithnjë e më e keqe. Jemi të kërcënuar nga mohimi i shkencës dhe nga lakmia e korporatave. Nëse kjo është rruga që po e ndjekim që të shkojmë poshtë, atëherë kjo do të na çojë deri në fundin e botës”.

Teksa shpjegon se e ka një strehë në Manhattan, këto ditë preferon të jetojë në malet Catskills. Shtëpinë e ndanë me partneren e tij, aktoren dhe regjisoren Sara Driver.

“Kjo është koha e familjes”, thotë 66-vjeçari. “Them se po mendoni se jam këtu për t’u shëruar”.

Pamja alternative është fshehja në pyll. Nëse apokalipsi vjen, “The Dead Do not Die” (“Të vdekurit nuk vdesin”, filmi i tij i fundit – v.j.), e tregon mënyrën se si mund të ndodhë – me çrregullim të boshteve të tokës, me trupat raciste që mbështesin Trumpin nëpër lokale, dhe me një armatë të zombive nëpër rrugët kryesore. Jarmuschi i referohet filmit si një komedi goxha qesharake.

“Toni është i ndryshëm nga ajo që prisja. Është shumë më i errët nga ajo që imagjinoja, sidomos fundi. Mundohem të mos i analizoj shumë këto gjëra, por kjo e reflekton botën në të cilën ne gjendemi; te kriza mjedisore… Kam punuar në këtë film për dy vjet dhe gjatë gjithë kohës planeti ndryshonte pothuajse çdo ditë”, thotë ai.

Filmi u xhirua pranë shtëpisë së Jarmuschit, në qytetet e afërta Kingston dhe Fleischmanns. Kjo mendohej se do ta bënte produksionin më të lehtë, por ndodhi e kundërta. Orari ishte makth; aktori Adam Driver ishte i lirë për vetëm tri javë. Mbi të gjitha, binte vazhdimisht shi. Regjisori merr gripin dhe thyen gishtin.

“Dhe, pastaj, na u desh të nxitonim për ta përfunduar e ta çojmë në Festivalin e Kanës”, thotë ai. “Nuk do ta kisha ndryshuar filmin”.

Si fëmijë në Akron, Jarmuschi ëndërronte të ikte. Vendi ishte shumë i vogël, shumë konservator. Secili punonte për kompanitë e gomës: babai i tij për “BF Goodrich”, xhaxhai i tij për “Goodyear”, fqinji i tij për “Firestone”. Nëna e tij, Betty French, ishte gazetare e artit për “Akron Beacon Journal”. Ajo ka shkruar për të riun Marlon Brando në filmin “A Tramvaj Named Desire”, ndërsa mbuloi dasmën e Hollivudit të Humphrey Bogartit dhe Lauren Bacallit. Jarmuschi e kujton tingullin e makinës së shkrimit “Royal”, kur bënte artikuj për revistat lokale. Ai thotë se nëna është ajo që nxiti dashurinë e tij për artin – për muzikën dhe për filmin. Por, çuditërisht, frymëzohej edhe nga Ghoulardi – posteri i të cilit është te filmi i fundit.

“Kishte emision televiziv, çdo të premte nga ora 11:30, kur lëshonin filma horror, të fantashkencës, me përbindësha… Nëse je rritur në verilindje të Ohios në vitet 1960, do të ishe ndikuar nga ai… A e dini se kush është djali i tij? Unë po. Ghoulardi luhej nga prezantuesi televiziv i quajtur Ernie Anderson, që më vonë do të jetë babai i Paul Thomas Andersonit (një nga regjisorët më të mëdhenj sot – v.j.). E kam takuar veç një herë Paulin. I thash: ‘Ti je djali i Ghoulardit’! Ai i mërroli sytë pak por, hej, njeri, ai ishte ëndrra ime bohemiane – një baba i çuditshëm si Ghoulardi”.

Jarmusch është si sfungjer i pop-kulturës. Apo siç do të thoshte Joe Strummer: “Pa hyrje, pa dalje”.

“Stili është me rëndësi”, thotë ai. “Martin Scorsese thotë se kjo i dallon regjisorët”.

Jarmusch shprehet se filmat janë refleksioni i tij: “E di që kam një qasje lakonike. E di se flas qetë e ngadalë. Ndoshta edhe mendoj ngadalë. Më pëlqen muzika e ngadaltë. Më pëlqejnë filmat e ngadalshëm. Kjo është e natyrshme. Godardi ka thënë se çdo regjisor e bën të njëjtin film, pandërprerë. Kjo ndoshta është e vërtetë në rastin tim”.

Edhe stili i tij personal është konstant. Flokët e tij u zbardhën që i ri, në kohën kur u dogj Cuyahoga, e nuk kanë ndryshuar pothuajse për 50 vjet. Krahasojeni një foto nga vitet 1980 me një të sotit. Është e vështirë ta gjesh dallimin. Ai ka të njëjtat tipare. Edhe në fotografi ka poza të njëjta: e sheh veten si lider në foton që bën.

“Stilin tim personal, se si dukem dhe vishem, nuk e konsideroj si pjesë të artit tim. Mbaj mend kur dilja dhe njerëzit thoshin: ‘O Zot, vesh rroba të zeza, ngjyros flokët bardh, dhe bën filma bardhezi. Çfarë bajati’. Asnjë nga këto gjëra nuk lidheshin me mua. Flokët ishin zbardhur para kohe. Nisa të veshja të zezat si i adoleshent, sepse më pëlqente Zorro dhe Johnny Cash”, thotë ai.

Kur shkoi për herë të parë në Nju-Jork, donte të ishte poet ose muzikant (cilado që i vinte më lehtë). Mbi të gjitha, donte ta zbulonte veten dhe të bënte distancë nga ai që ishte në Akron. Atëherë Manhattani nuk ishte më i bukur se Cuyahoga Falls me lumin e ndotur. Ishte viti 1977, pa ndalje rryme, me Verën e Semit (“Summer of Sam”, që ndërlidhet me vrasësin serik David Berkowitz – v.j.), me grafitë kudo dhe pothuajse të gjithë pranë bankrotit. Por, ishte kohë kreative.

“Ishte i pistë, ishte i rrezikshëm. Ishte gjithçka që kisha ëndërruar. Dhe, po të dilje natën, e shihe Andy Warholin. E shihje Ornette Colemanin duke ecur. Kam takuar krijuesin eksperimental të filmave, Jack Smith. Ai ma dha një vizitkartë ku shkruante: ‘Jack Smith – gjeniu ekzotik teatral’. E takova Nicon në rrugë dhe ajo më ftoi të pija çaj me të. Ishte… ueh”, thotë ai.

Ai e di se filmat e tij kanë prirje për ta ndarë audiencën. Atë që disa e shohin si të bukur dhe të çuditshme, të tjerët e konsiderojnë si artificiale dhe të trilluar. Ai nuk lodhet për keqkuptimet. Për këtë thotë: “Bukuria e kinemasë është se jeni duke ecur në Shpellën e Platonit. Shkoni në një dhomë të errët dhe hyni në një botë për të cilën nuk dinit gjë. Shkoni në një udhëtim dhe nuk dini çka ju pret… Por, nëse e shkruani skenarin dhe i mblidhni paret për film, e pastaj uleni për ta edituar për gjashtë muaj, atëherë nuk je gjendje të ecësh në atë botë. Kjo përvojë është marrë nga ju. Rezultati është se ju nuk mund ta shihni filmin që e keni bërë. Interpretimet e të tjerëve janë më të vlefshme se tuajat”.

Kur është fjala te filmi, ai shprehet se nuk e di nëse është pjesë e problemit apo pjesë e zgjidhjes. Sidoqoftë, shprehet se nuk është për negativizëm e as për fatalizëm.

“Jam për mbijetesën e të bukurës, jam për misterin e jetës”, thotë ai. /Telegrafi/ KultPlus.com

TORONTO, ON – SEPTEMBER 06: Director Jim Jarmusch of ‘Only Lovers Left Alive’ poses at the Guess Portrait Studio during 2013 Toronto International Film Festival on September 6, 2013 in Toronto, Canada. (Photo by Larry Busacca/Getty Images)

Fëmijët sjellin veprat e Kolë Idromenos sipas perceptimit të tyre

Qendra për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë, COD ka mirëpritur sot fëmijë për nisjen e ciklit “Edukim Arti për Fëmijët” me studiuesen e apasionuar, Zana Kuka Varvarica.

Në serinë e parë të ciklit, fëmijët u njohën me jetën dhe veprën e Kolë Idromenos dhe patën mundësinë të punonin vepra të ndryshme të këtij artisti sipas perceptimit të tyre.

Kështu, takimi i parë i projektit “Edukim arti për fëmijët” nisi me artistin Kolë Idromeno, ku fëmijët u njohën me veprat e tij nëpërmjet prezantimeve dhe formave kreative e artistike, të përshtatura për ta.

Në fund të takimit fëmijët vizituan Galerinë Kombëtare të Arteve, ku prekën më nga afër artin e Kolë Idromenos.

Qendra për Hapje dhe Dialog (COD), në mjediset e Kryeministrisë tashmë është kthyer në një vendtakim mes artdashësve me artin dhe kulturën. /atsh / KultPlus.com

Portreti i fundit i Mandeles (FOTO)

Fotografi i njohur Adrian Steirn ishte i fundit që shkrepi mbi portretin e Nelson Mandelës. Kjo shkrepje mbrapa vetes bart një histori interesante.

Portreti u bë kur Mandela ishte 95 vjeç, pak para se të ndërronte jetë. Mandela për një kohë të gjatë nuk ka pranuar të bëjë fotografi dhe ishte Adrian Steirn ai që e realizoi shkrepjen më të mirë që si protagonist kishte Mandelen.

Ai për The Guardian tha se: “Kemi pritur 10 ditë që ai të ishte në gjendje të ulej për të bërë fotografinë. Ai ishte 95 vjeç dhe aq i dobët sa që pasqyrën duhej ta mbante dikush tjetër.”

Fotografi poashtu tregon se Mandela për të kaluar kohë me nipin e tij, nuk i përgjigjej telefonatave të rëndësishme, as edhe kur personi që telefononte ishte Tony Blair. Ky portret u botuar në 60.000 gazeta nëpër të gjithë botën, duke e thyer kështu rekordin në shitjen e fotografive në Afrikën Jugore.

Mandela ishte president i Afrikës Jugore dhe luftëtar i lirisë, i cili luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej zezakëve në Afrikë, posaçërisht në Afrikën Jugore. / KultPlus.com

Lansohet Koalicioni i Kosovës për Pajtim

Bujar Meholli

Në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë, Qendra për Art dhe Komunitete – “Artpolis” lansoi Koalicionin e Kosovës për Pajtim që ishte aktiviteti i radhës i kësaj qendre.

Në fjalën hyrëse Stergios Tragoudas nga Zyra e Bashkimit Evropian, përgëzoi lansimin e këtij Koalicioni ndërsa u shpreh i lumtur për bashkëpunimin.

Në Panelin e parë që u paraqit para audiencës ishte Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i FDH Kosovë, Miodrag Milicevic, drejtor ekzekutiv i OJQ-së “Aktiv”, Zana Hoxha-Krasniqi, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e “Artpolisit” dhe Stergios Tragoudas nga Zyra e Bashkimit Evropian.

Në audiencë kishte edhe përfaqësues të ambasadave, të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, të shoqërive civile, artistë, e gazetarë.

Drejtori ekzekutiv i FDH Bekim Blakaj, në fjalën e tij bëri një rikapitulim të punës dhe arritjes deri te ky projekt.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që më në fund po e lansojmë Koalicionin Kosovar për Pajtim” u shpreh fillimisht ai.

“Organizatat që janë pjesë e Koalicionit, secila në fushëveprimin e vet kanë kontribuuar në promovimin e të drejtave të njeriut, të drejtat e viktimave, kanë kontribuar në promovimin e artit dhe çështjeve gjinore në Kosovë.

Ne qysh më herët kemi bashkëpunuar në projekte të ndryshme. Më shumë se një vit ka që jemi ulur dhe kemi folur seriozisht se si t’i fuqizojmë aktivitetet tona dhe të kemi impakt më të madh në shoqërinë kosovare edhe ndaj institucioneve”.

Blakaj më tej shpalosi punën e Fondit për të drejtën humanitare dhe fokusin e tij.

“Fondi për të drejtën humanitare, është i fokusuar në drejtësi tranzicionale dhe të gjitha projektet që i zbaton janë në Bujqësinë tranzicionale. Fokusi ynë ka qenë preciz. Ne bëjmë dokumentimin e humbjeve në njerëz gjatë periudhës së Luftës dhe pas Luftës në Kosovë.

Në të njëjtën kohë bëjmë monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe raportojmë për këto gjykime sepse shoqëria duhet të dijë më shumë për këto procese.

Pastaj, një kohë të gjatë jemi pjesë aktive e një Koalicioni tjetër që avokon për krijimin e një komisioni të së vërtetës të quajtur “Komra”, komisioni rajonal për përcaktimin e fakteve për krimet në të gjitha luftërat e ish-Jugosllavisë”, tha mes tjerash ai.

“Qysh nga viti 2011 e kemi shtri fokusin tonë edhe në edukimin e të rinjve, mbi të kaluarën, duke organizuar punëtori dhe ligjërata nëpër shkollat e mesme dhe Universitetet kosovare”. Blakaj tregoi edhe për bashkëpunimin me DokuFestin për mbajtjen e shkollës verore.

“Ne organizojmë shkollë verore në bashkëpunim me DokuFestin, vijuesit e saj janë nga Kosova, nga të gjitha etnitë; krejt vonë kemi filluar që të veprojmë edhe në fushën e memorioalizmmimt të së kaluarës, kemi themeluar Qendrën e Dokumentimit në Kosovë, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, dhe kemi hapur një ekspozitë në maj të këtij viti, e cila i dedikohet kategorisë më fragjile të Luftës në Kosovë, fëmijëve. Këtë ekspozitë ua kemi dedikuar atyre.

Këto aktivitete që përmenda, shumica prej tyre do të zbatohen edhe në kuadër të këtij projekti, të Koalicionit kosovar për Pajtim” përfundoi Blakaj, derisa Miodrag Milicevic tha se ndjehet mirë që pati rastin të bashkëpunojë në këtë projekt që ai e sheh si të madh.

Themeluesja dhe drejtoresha ekzekutive e “Artpolisit” Zana Hoxha-Krasniqi tha se ndjehet e lumtur që si themeluese e kësaj organizate, ka parë diversitetin kulturor dhe ndërtimin e paqes përmes aktivizimit të grave dhe të rinjve. Ajo tha se paqja e qëndrueshme arrihet vetëm duke përfshirë gratë dhe fëmijët.

“Ky projekt, i cili për neve nuk është vetëm projekt por një mision dhe punë që e kemi në kuadër të strategjive tona në të mirë të komuniteteve që jetojnë në Kosovë, për ta bërë një Kosovë më të mirë dhe jo të ndarë mes komuniteteve por një Kosovë që ofron gëzimin e të gjitha të drejtave për gratë, burrat e të rinjtë që jetojnë në të”.

Si “Artpolis” tashmë njihemi për disa projekte për adresimin e çështjeve gjinore, përmes artit dhe gjatë këtyre viteve ne do të organizojmë disa iniciativa që angazhojnë gratë dhe vajzat e reja, një prej tyre është Shkolla e Feminizmit ku përfshihen vajzat nga Kosova dhe Serbia, të cilat angazhohen për ndërtimin e paqes në vend.

Ne kemi organizuar edhe festivalin “Femart”, që është më i madhi në rajon, e tashmë është bërë njëri nga festivalet më të rëndësishme, duke bashkuar artistet dhe aktivistet nga e gjithë bota” tha Hoxha-Krasniqi në fjalën e saj.

Paneli i dytë ishte i fokusuar në procesin e pajtimit në Kosovë, si dhe në sfidat dhe mundësitë nga perspektiva e mediave dhe artit.

Panelistët e dytë, ishin: Adriatik Kelmendi, Alban Muja, Besa Luci, Darko Dimitrijevic dhe Edis Galushi.

Gazetari Adriatik Kelmendi në prezantimin e tij tha se ka pranuar të jetë avokues publik i Koalicionit “Komra” dhe ideja që një gazetar ta marr këtë rol është pikërisht në shfrytëzimin e hapësirës dhe ndikimit për ndërgjegjësimin e opinionit publik.

“Krimi duhet të adresohet. Nëse një krim është kryer nga njëra palë, dhjetë nga pala tjetër, edhe ai një edhe ata dhjetë duhet të evidentohen, nëse krimi është kryer pra ndaj atyre që parashihen edhe me Konventat Ndërkombëtare, natyrisht, ato të trajtohen edhe nga gjykata” tha Kelmendi, në hapje të panelit të dytë.

Qëllimi i këtij projekti është trajtimi dhe kontribuimi në përmirësimin e marrëdhënieve në Kosovë, duke ngritur mirëkuptimin dhe pjesëmarrjen e nismave në bazë të komunitetit që mëtojnë nxitjen e procesit të pajtimit në Kosovë. /KultPlus.com

Sot në 24 vjetorin e Srebrenicës, përkujtohet masakra më e rëndë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore

11 Korriku, tashmë datë që kujton gjenocidin serb në Srebrenicë, ku rënia e Srebrenicës, pasoi me rreth 8 mijë burra dhe djem, të moshës 12 deri 77 vjet, që u vranë nga serbët e Bosnjës dhe u varrosën në varre masive

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

Nën udhëheqjen e Radovan Karadziç, me 9 Korrik 1995 ushtarët serb të Bosjnës morën urdhër për të pushtuar Srebrenicën, ku si vend ruhej nga forcat paqeruajtëse holandeze. Pas pushtimit edhe morën peng 30 ushtarë holandez dhe pas sulmeve ajrore të NATO-s, edhe filluan të i vrisnin ushtarët holandez, gjë që shkaktoi ndaljen e sulmeve ajrore nga NATO.

Në mbrëmjen e 11 korrikut, Gjenerali i forcave serbe në Bosnjës Ratko Mlladiç, duke përfshirë formimin e “paraushtarakeve Skorpions”, nën kontrollin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, hyri në Srebrenicë, ku rreth 30 mijë refugjatë mysliman u grumbulluan rreth bazës së paqeruajtësve holandez në Potoçari, në veri të Srebrenicës.

Me pretendimin që “nuk kishte arsye për frikë” Mlladiç u përpoq t’i qetësonte myslimanët boshnjak të grumbulluar në zonën e sigurt të Potoçarit, duke i futur në autobusë, kinse për largimin e tyre, por Kombet e Bashkuara vunë re se shumica e refugjatëve që mbërrinin nga Srebrenica ishin fëmijë, gra dhe të moshuar, gjë që krijoj shqetësim për fatin e burrave.

Reth 15 mijë ushtarë dhe civil myslimanë të Bosnjës u larguan natën nga Srebrenica duke u përpjekur të arrinin në territor të kontrolluar nga myslimanët. Shumë vdiqën nga bombardimet dhe goditjet e snajperëve.

Gjatë javës pasoi rënia e Srebrenicës, rreth 8 mijë burra dhe djem, të moshës 12 deri 77 vjet, u vranë nga serbët e Bosnjës dhe u varrosën në varre masive.

Edhe pas më shumë se dy dekada pas vrasjeve, ende vazhdojnë të gjenden varre masive. Identifikimi i viktimave është i vështirë, pasi trupat ishin copëtuar nga ekskavatorët që i hidhnin në varr.KultPlus.com

Trajnime falas për Gaming, C# dhe WEB -Development



Kolegji Universum si lider në fushën e Shkencave Kompjuterike, organizon edicionin e 5-të të Code Summer Fest, plotësisht PA PAGESË për të gjithë maturantët e shkollave të mesme të Kosovës. Gjatë Code Summer Fest pjesëmarrësit do të mësojnë Gaming, C# dhe WEB-Development, poashtu gjatë trajnimit do të ketë ligjërata për ndërmarrësi dhe orientim në karrierë. Apliko tani  https://bit.ly/30noVBc

Trajnimi do të mbahet në 3 kampuset e Kolegjit Universum në Prishtinë, Gjakovë dhe Ferizaj. Apliko këtu https://bit.ly/30noVBc

Bëhu pjesë e zhvillimeve teknologjike botërore! Mëso me metodologjinë Learning-By-Doing.  Përcjell State-Of-The-Art në teknologji!

Në fund të trajnimit të gjithë maturantët do të certifikohen dhe maturantët e dalluar do të kenë mundësi të jenë përfitues të bursave për studime në Kolegjin Universum, si dhe të 390 Bursa Nderkombetare për studime jashtë vendit në 22 shtete të BE-së nga Kolegji Universum. Apliko tani https://bit.ly/30noVBc

Për më shumë info rreth trajnimit dhe aktiviteteve te radhës në Kolegjin Universum kontakto +383 44 144 062 ose [email protected] ose ndiqni faqen në në facebook & instagram. / KultPlus.com

“Rruga” i Besim Ugzmajlit seleksionohet në festivalin e akredituar nga Akademia Oscars

Filmi “Rruga” i regjisorit Besim Ugzmajlit është seleksionuar edhe në “2019 Flickers’ Rhode Island International Film Festival”, festival ky i akredituar nga Akademia Oscars. Filmi poashtu paraprakisht është përzgjedhur edhe për Edmonton Film Festival edhe ky i akredituar nga Akademia Oscars, shkruan KultPlus.

Filmi “Rruga” trajton temën e trafikimit me qenie njerëzore.

Në film luajnë Gresa Pallaska, Mal Noah Safqiu, Mevlan Saraçi, Milot Salihu dhe Sherif Bega. Lena dhe Genti janë personazhet kryesore të këtij filmi, këta të dy takohen në një situatë të pazakontë, por tregimi i tyre është më i ndryshëm sesa që duket në fillim, të dy këta, kanë përjetuar dhimbje të shkaktuar nga njerëzit e tjerë. 

“Rruga” është prodhim i Figurina Film’s me producent, skenarist dhe regjisor Besim Ugzmajlin. /KultPlus.com

Sot nis festivali ‘Hapu’, ju fton për të eksploruar dhe zbuluar vetveten dhe shoqërinë

Festivali i cili hulumton hapësirat publike këtë vit do t’i kthejë ato në një fushë-lojë. Me temën “Hapu dhe luaj!” edicioni i pestë fton për të eksploruar dhe zbuluar “HAPU” për tetë ditë do të mbushë rrugët e kryeqytetit me performanca e aktivitete kulturore. Shtatë lokacione të ndryshme do të shndërrohen në hapësira për krijime artistike.

Mirëpo këtë vit përveç në kryeqytet, “HAPU” po e zgjeron fushë-lojën edhe në Fushë-Kosovë. Rruga “Dardania” dhe Stacioni i trenave në Fushë-Kosovë do të jenë dy lokacionet e reja të Festivalit.

Në anën tjetër, teatri “Oda”, “Shtatëmbëdhjetë”, dhe hapësirat si “NEWBORN” sheshet “Nënë Tereza”, “Skënderbeu”, “Zahir Pajaziti” e “Adem Jashari” do te jenë vendet të cilat do të shfrytëzohen këtë vit nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë. “Hapu” fillon në ditën e 11-të të këtij muaji.

“HAPU dhe luaj me ne, me artistët, me bashkëqytetarët”, është thirrja e sivjetshme e Festivalit. Kjo thirrje, sipas drejtorit artistik të Festivalit, Florent Mehmeti, nuk është vetëm për t’u argëtuar, mirëpo për të treguar se të luash nuk është luks. / KultPlus.com

Lady Gaga sjell koleksionin kozmetik të Haus Laboratories bashkë me “Amazonin”

Lady Gaga zyrtarisht ka zbuluar planet për të publikuar brendin e saj të bukurisë me një ortakëri ekskluzive me kompaninë më të madhe të blerjeve online, “Amazon”. Krijuesja e hiteve si “Born This Way”, që njihet për paraqitjet glamuroze, së pari kishte shkaktuar thashetheme se do t’i hynte kësaj industrie vitin e kaluar (2018), ndërsa tani të martën ajo promovoi videon e parë për Haus Laboratories.

Në pamjet e kampanjës, që titullohet “Our Haus, Your Rules”, pop artistja thotë: “Gjëja e fundit që i nevojitet botës është një brend bukurie. Shumë keq pra. Kanë thënë se bukuria është në sytë e mbajtësit, por në Haus Laboratories themi se bukuria është ashtu si e sheh veten.”

Duke shpjeguar vendimin që të futet në ortakëri me Amazon ajo tha: “Ka shumë kompani të tjera që më thonë a mund ta ndryshosh gjysmën e ekuacionit, që për mua është i gjithë ekuacioni, që të kemi një marrëveshje”.

Image

“Përgjigjja është jo. S’ka marrveshje. Kjo (marrëveshja me Amazon) ishte shumë e mirë, sepse ishte ‘ le të ndryshojmë botën me bukurinë e tyre.’”

Produktet do të vijnë në treg në shtator duke përfshirë artikuj për faqe, sy dhe buzë në 6 ngjyra të ndryshme, shkruan KOHA Ditore.

“Ngjyra është komplet transformuese… është e fortë, e bukur, dhe është si unë e gjeta zërin me makijazh,” thotë ajo. “Unë zbulova veten, por edhe njerëzit e tjerë më zbuluan mua, për mua, për mënyrën se si e kam shprehur veten”.

Adhuruesit do të mundë të paraporosisin koleksionin nga e hëna, 15 korrik, me një kit që ka 3 produkte me çmim prej 49 dollarësh. / KultPlus.com

Fjalimi i fundit madhështor i Gjergj Kastriotit

Shkruan Aurenc Bebja, Francë.

Fjalimi i më poshtëm është marrë nga libri i autorit Stephan Zannowich, me titullin « Le Grand Castriotto d’Albanie, Histoire ». Teksti prej 131 faqesh është botuar në vitin 1779 nga shtëpia botuese J.J.Kesler, Frankfurt. Gjergj Kastrioti, i sëmurë, nuk mund ti shmangej vdekjes dhe për këtë arsye fton në vatrën e tij princat, ambasadorët, gjeneralët, dhe drejtuesit kryesorë të vendit që tu lë amanetet e fundit ashtu siç i ka hije një luftëtari të madh. Para se heroi ynë të fillonte fjalimin, urdhëron që djali i tij i vetëm, Gjoni, asokohe dhjetë vjeç, të ndodhej mes të ftuarve. Fjalimin e Princit të Matit dhe mbretit të shqiptarëve e gjejmë në faqet 70 – 89 të librit, i shkruar në gjuhën frënge. Sipas autorit të veprës, ja si është shprehur Gjergj Kastrioti:

« Jam në prag të varrit. Po ju lë një mbretëri me forca të afta për ta mbrojtur, por me një pasardhës të paaftë nga mosha për ta drejtuar. Megjithatë, në qoftë se në të ardhmen ju bëheni trima dhe të virtytshëm, ju mund të përballoni të gjitha sulmet e armiqve tuaj. Nuk është sipërfaqja e vendit ajo që bën një fron të respektueshëm, por aftësia e atij që ulet mbi të. Në qoftë se ju jeni i djallëzuar, shërbëtor i ministrave tuaj, dhe naiv i lajkave të oborrtarëve tuaj, atëherë asgjë nuk do të jetë më e lehtë sesa përmbysja nga maja më e lartë ku ju ndodheni. Duhet të jetë virtyti themel i fronit. Virtyti nuk është fantazi. Ndoshta do ju a thonë një ditë, por mos harroni se ai që do ju a thotë, është një tradhtar, një dinak, që për të mbretëruar në vendin tuaj, do ju sugjerojë maksima të rreme, të cilat herët a vonë do të shkaktojnë përmbysjen tuaj. Duke pasur virtytin si udhërrëfyes, lajkatarët dhe të pabesët do të largohen prej jush…Të virtytshëm, ju mund të mbani lehtë perandorinë që po ju lë të tronditur nga lufta e vazhdueshme ; ta përforconi, ta rimëkëmbni nëpërmjet pushimit dhe qetësisë…

Krijoni vendshkrime të paçensuruara në të gjithë sipërfaqen e mbretërisë ku mund të publikohen të gjitha padrejtësitë dhe dhuna që mund të ushtrohen nga drejtuesit e krahinave tuaja. Bëni këtë edhe për miqtë apo familjarët e tyre që jetojnë në oborrin tuaj, të cilët i fshehin këto shkelje apo i përdorin nën pretekstin e drejtësisë dhe të domosdoshmërisë. Shqyrtoni gjithçka nga ju vetë, dhe nëse magjistrati, ushtari apo kleriku janë mashtruesë dhe të padrejtë, atëherë pa mëshirë varini në shtyllë në vendin e krimit : ju do të vini re se pasardhësi i tij do të bëhet i drejtë dhe i njerëzishëm…Kur sapo të keni marrë drejtimin e pushtetit, ju do të kujdeseni për Drejtësinë, e cila është themeli i të gjitha virtytëve. Ju do të mbroni artizanët, si njerëzit më të dobishëm të zonave të pushtetit tuaj, dhe do të parandaloni shtypjen e tyre nga pasanikët. Krenaria dhe lluksi i bën pasanikët të pandjeshëm ndaj fatkeqësive të varfërve, të cilët nuk kanë as tituj (grada) e as mbështetje. Duhet të jeni të butë dhe të dashur me njerëzit tuaj ; dukuni shpesh mes tyre, bisedoni me ta, pyesni ata nëse dëshirat tuaja për drejtësi janë ekzekutuar nga minisitrat tuaj. Princi që qëndron i mbyllur me oborrtarët e tij shikohet nga populli i tij si armik dhe tiran…Dëgjoni ankesat dhe kërkesat e popullit tuaj me qetësi sa që ti frymëzoni besim atij për t’ju ndihmuar të korrigjoni abuzimet dhe fatkeqësitë e shtetit.

Kujdesuni që Kombi juaj të rritet nëpërmjet fesë katolike, por mos persekutoni asnjeri që ta ndjekë atë me detyrim. Dielli, që është shëmbëllimi i Perëndisë, shkëlqen pa dallim për turkun ashtu si për të krishterin. Kushdo që këshillon për të luftuar për hir të Perëndisë është një mashtrues i cili dëshiron të sakrifikojë të vërtetën për interesat e tij. Zoti është i fuqishëm, ai mund të bëjë gjithçka vetë, pa ndihmën e askujt…Në qoftë se fati ju bën endacak, të varfër apo nevojtar kurrë mos e ndryshoni fenë për interes…Mbyllini që në origjinë mosmarrveshjet e teologëve dhe hipokritëve, të cilat janë më të rrezikshmet për lumturinë e një shteti. Kemi parë perandoritë më të lulëzuara të përçahen dhe të tronditen nga këta fanatikë…Shihni Perandorinë e Konstandinit të rrënuar nga Muhamedi, dhe princin Jean Paléologue (Gjon Paleologu) i shkelur nga kuajt e Arabëve. Ai ishte supersticioz, priftërinjtë e tij ambiciozë dhe injorantë, oborrtarët e tij të rremë dhe të shthurur nga luksi, dhe tani princi, priftërinjtë dhe oborrtarët kanë vdekur dhe po vdesin në skllavëri.

Nëse keni fat të mjaftueshëm për të pasur filozofë në vendqeverisjet tuaja, të cilët janë të ndriçuar nga drita e arsyes dhe jo nga sistemet e rreme, le të shkruajnë në paqe dhe të reagojnë ndaj paragjykimeve dhe makinacioneve të kujtdo që flet në emër të Zotit me qëllim për të heshtur mbretin dhe drejtësinë. Ju do t’i mbroni ata kundra zellit të tepruar të drejtuesve hipokritë duke i shpërblyer me vende pune në gjykatat dhe oborret tuaja.

Kur të ju flasin keq për dikë, ju do ta dëgjoni me gjysëm veshi… Ju do të jeni të sjellshëm me të gjithë shtresat popullore. Si arsye e dallimit të gradës që do të keni së shpejti në shoqëri, ju duhet të dalloheni nga të tjerët nëpërmjet bujarisë, i cili është karakteri dallues i princave. Një monark, edhe i varfër, duhet të jetë bujar…

Mbroni meritën dhe shpërblejeni atë kudo që ajo ndodhet. Mirësia duhet të shoqërohet me një zemër bujare. Njeriu ndërton tempuj, ngre altarë për Zotin falë mirësisë së tij. Evitoni për gjithmonë shekullit, rrethit dhe rracës tuaj turpin për të pasur njerëz të dëshpëruar nga mizoria, krenaria apo injoranca juaj. Mos harroni se njeriu lind për lumturinë e njëri-tjetrit…

Armatosuni nga guximi dhe vendosmëria në mjerim, me maturi në mirëqenie. Mos u zhytuni në përtaci, ajo është nëna e të gjitha veseve…Mos mbyllni sytë ndaj fqinjëve dhe traktateve të tyre : ata do të presin momentin kur ju do të jeni të brishtë për t’ju akuzuar dhe do të pohojnë pretendime të rreme mbi trashgiminë që po ju lë. Mos përdorni spiunë për të ditur se çfarë thonë njerëzit në lidhje me administrimin tuaj. Bëni punën tuaj ashtu si duhet, njerëzia le të flasin dhe të shkruajë çfarë të dëshirojë…

Ti jepet mundësia gjithsecilit prej rrethit tuaj që të ju shkruajë ; Ju do të punësoni sekretarët tuaj që të pergjigjen për çështje të ndryshme ose publike, por sekretet e shtetit duhen të mbeten mes jush…

Mos përbuzni askënd ; më i vogli dhe më i varfëri mund të ju rrëzojë, ashtu si dhe mund të ju ndihmojë me këshillat dhe kurajon e tij.

Jeni të durueshëm në çështjet e luftës, të patrembur në rreziqe, të butë dhe humanë, kurrë mizorë dhe gjaknxehtë. Fshihni dhimbjen që fatkeqësitë tuaja mund të ju shkaktojnë. Armiqtë tuaj do të jenë gjithmonë të gatshëm të ju fyejnë për fatkeqësitë, dhe ministrat të ju tradhëtojnë. Ftoni mes jush të huaj të arsimuar duke u dhënë një rol këshilltari edhe në rast kur ata nuk janë fisnikë e të pasur. Kompetencat që i akordohen fisnikërisë janë prodhim i politikës. Ju mund të përdorni fisnikët si të dëshironi. Pasanikët injorantë do t’i ledhatoni, kështu do të kurseni pasurinë tuaj për mirëmbajtjen e ushtrisë, dhe do të keni një oborr të shkëlqyeshëm falë krenarëve por dhe budallenjve, që nuk kanë asnjë lloj virtyti përveçse floririt.

Mos jeni të ndrojtur ndaj ndjenjave tuaja. Deklaroni haptazi oborrtarëve tuaj, se ai që do të ju gënjejë dhe do të ju dërgojë në rrugën e gabuar në administrim, pa asnjë falje do të varet në shtyllë. Poetëve që do të ju thurin vargje, për të ju bindur se jeni më i madhi, më bujari, më i mrekullueshmi, luftëtari më i madh ndër të gjithë mbretërit, u dërgoni në këmbim një copë letër, bojë dhe një pendë nga një oborrtar i panjohur, me urdhërin për të dëshmuar të vërtetën e asaj që shkruajnë, dhe në qoftë se nuk mund të bëjnë një gjë të tillë, të kufizojnë veten në dhënjen e këshillave, duke u lënë të kuptohet së nëse vazhdojnë të shkruajnë marrëzira të tilla të rrezikshme, ata do të mbyten nga vetë ju si person i shenjtë i të vërtetës.

Kujdesuni që të keni gjithmonë ushtarë të mirë dhe të disiplinuar ; që ushtarët tuaj të mos bëhen përtacë, ti stërvitni dhe ti trajtoni jo si skllevër por si shokët tuaj. Kur të jeni në luftë, ju do të udhëheqni ushtrinë si gjeneral dhe në betejë do të luftoni si ushtar. Emri i mbretit është një titull shumë i nderuar, por ky titull ka peshë të madhe dhe detyra të vështira për të realizuar. Kryesorja është të pranohesh dhe të respektohesh në rrethin tënd. Zoti nuk ka dhënë fuqinë supreme për të na zhytur në qullësi, për që të jemi mbrojtës të çështjes publike. Për një zemër të butë dhe një shpirt të virtytshëm, mirëqenia e përgjithshme e popullit tënd është kënaqësia më e madhe që mund të përjetohet. Neglizhenca dhe një lloj mirësie që e thërrasim « mendjelehtësia e një princi », u shkaktojnë dëme njerëzve ; dhe ju e dini se roli i mbretit është t’i mbrojë.

Dëboni larg jush astrologët gjykatës dhe kimistët prodhuesë ari dhe diamantesh. Një princ është gjithmonë i pasur, kur ai është i mençur dhe i lartësuar shpirtërisht. Emri juaj do të jetë i shkruar në një pllakë prej mermeri të bardhë me shkronja të zeza mbi dyert e kështjellave tuaja të destinuara për të burgosurit. Mjerim për guvernatorin që i feshu mbretit pafajsinë, që përkeqësoi nga koprracia dhe zelli i tij dënimin e fajtorëve…Mbroni njerëzit e dashur dhe të mirë, ndëshkoni shpirtrat e këqinj. Jeni të ndjeshëm ndaj lëndimit, por akoma dhe më shumë ndaj shërbimit të popullit tuaj dhe miqësisë të njerëzve të ngjashëm me ju.

Pika kulmore e një lufte është çorientuese, duhet ndjerë pasiguria (rreziku). Atëherë kujdesi dhe guximi do të ju shërbejnë më mirë se sa pasuria. Duhet të dish të fitosh, por mos harroni se edhe mund të mposhtesh. Sfidoni veten tuaj : mos e humbisni toruan nga zemërimi, sepse atëherë i thjeshti bëhet i keq dhe mbreti një përbindësh…

Mos harroni se politika turke është për të mbjellë përçarje mes princave të krishterë ; e gjithë madhështia e tyre gjendet në këtë politikë të shkëlqyeshme, e cila bën me shumë pushtime sesa armët e tyre. Së fundi, në qoftë se jeni xheloz se po ju lë një trashgimtar që ju pengon për të marrë fronin, mos harroni se kam qenë babai juaj, dhe shpatën do e përdorni vetëm për të rrëzuar armikun.

Ju do të keni lidhje të shumta me oborrin e Romës, që unë kam qenë deri tani mbështetës dhe mbrojtës. Interesat e mia më kanë detyruar të përshtas politikën time me të sajën. Rrethanat në të cilat jam gjetur veten nuk më kanë lejuar të luftoj uzurpimet turke dhe pretendimet e papës. Për të mirën e krahinave të mia kam qenë gjithmonë i lumtur me veprimet që kam ndërmarrë. Roma është fodulle vetëm me princat e dështuar. Roma, duke më pasur frikë, më ka bërë gjithmonë lajka. Ajo ndryshon maksimat dhe pozicionet sipas rasteve, por frika se humb tokat e saj ndaj sulmeve të Muhamedit, e ka detyruar atë të qëndrojë modeste ndaj meje, duke më njohur të gjitha të drejtat, titujt, dhe zotërimet e realizuara gjatë betejave të mia. Papët nuk kanë arritur kurrë të manipulojnë një ushtar të vjetër si unë, por nuk do të hezitojnë të bëjnë një gjë të tillë ndaj jush si arsye e moshës së re dhe mungesës së eksperiencës për të qeverisur, për të shërbyer. Mos harroni, se me praktikat e shumta që ata përdorin për të arritur qëllimet e tyre, më e forta, është rrëfimi. Por është e lehtë ta kuptoni : kur prifti do të dojë të dijë më shumë sesa mëkatet tuaja, kthejeni si një mashtrues në vendin e tij, dhe dënojeni si të tillë, që të shërbejë si shembull për pasardhësin e tij.

…Megjithatë, është shumë e rrezikshme të kundërshtosh hapur Papën, këtë idhull të madh të fesë sonë. Ai është një njeri si të tjerët, me pasionet dhe dobësitë e tij… Nëse Papa ju dërgon faljet, reliket, bekimet, merrni ato me respekt, dhe i nderoni me njerëzit tuaj duke e dhënë ju shembullin kryesor… Por në qoftë se Papa përpiqet të rrisë numrin e priftërinjve dhe murgjve për të nxjerrë para nga krahinat tuaja…ose ju nxit që të hapni luftëra në emër të Zotit, rrufeja hakmarrëse qëlloftë mbi ju dhe pasardhësit tuaj në rast pranimi. Zoti hakmerret ndaj fyersve të tij, pra nuk ka nevojë për ndihmën e njeriut. Mos kërcënoni Romën, kur ajo nuk ju kërcënon. Por shpallni lulftë ndaj kujtdo që mundohet të prishë harenë e popullit, dhe legjitimitetin e fronit.

Ju do të ndaloni çdo banor i cili ndodhet nën qeverisjen tuaj, që të mos bëhet as prift e as murg pa arritur moshën dyzet vjeçare. Për tu ushqyer nga puna e të tjerëve, duhet më parë që njeriu (mashkulli) të ketë kontribuar në mbështetjen e komunitetit, prej të cilit dëshiron të ndahet për të shijuar jetën e tij… Këta priftërinj dhe murgj duhet të ju ndihmojnë të mbroni kombin në kohë lufte, sepse në kohë paqeje po ky komb i ushqen pa i përdorur. Nëse Papa kundërshton, bindeni atë me butësi, dhe vetëm në qoftë se është e nevojshme përdorni shpatën… Një politikë e tillë do të ju pajtojë me dashurinë atërore të pasardhësve të tij, dhe do të bëheni shembull dhe lider për të gjithë mbretërit, të cilët frikacakë, të dobët, injorantë, budallenj, u uzurpohet nga Papa dhe ministrat e tyre, fuqia që Zoti u ka dhënë për të përhapur lumturinë e Kombeve, ku ata duhet të jenë zotërit dhe etërit »./ KultPlus.com

Vajza që i futi në luftë Lekë Dukagjinin dhe Lekë Zaharian

Jerina (Irena) Dushmani ishte princeshë shqiptare, e bija e Lekë Dushmanit. Në fakt, bukuria e saj shkaktoi më 1444 konfliktin në mes princave më të fuqishëm shqiptarë: Princit Lekë Dukagjini dhe atij Lekë Zaharia.

Ajo preferoi Zaharinë, por kjo zgjedhje e saj nuk u pranua nga Princi Lekë Dukagjini, i cili më vonë e vrau Zaharinë (në dyluftimin mes dy princave shqiptarë më 1445, mbetën të vrarë 105 vetë dhe shumë të plagosur.)

Zaharia mbet i vrarë më vonë në një gjueti afër Lezhës, që thuhet se ishte një kurth i organizuar nga Lek Dukagjini. Pas vdekjes së princit Zaharia, Jerina nuk pranoi të martohet me Dukagjinin.

Ajo jetoi e mbyllur si murgeshë në ishullin e Sardenjës në Itali, duke dhënë amanetin e fundit që eshtrat e saj të sillen në Danjë, pranë varrit të dashurisë së sajë të përjetshme, princit Lekë Zaharia./gazetametro.net / KultPlus.com

RTSH nuk e ka paguar Jonida Maliqin e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision

Këngëtarja Jonida Maliqi, ishte përfaqësuesja e Shqipërisë sivjet në Eurovizion. Por, edhe pse tashmë ka përfunduar festivali, e ajo ishte zgjedhur në dhjetor të vitit të kaluar për ta përfaqësuar shtetin në këtë festival, thotë se ende nuk është paguar.

Në një intervistë në emisionin  “Treshat”, Maliqi u shpreh se RTSH nuk i ka dhënë asnjë para edhe pse ajo ka dalë fituese në festivalin e fundvitit me këngën “”Ktheju tokës”.

“Me sa kam informacion po, kënga fituese paguhet, por ende nuk ma kanë konfirmuar. E kam marrë vesh nga kolegët e mi dhe nga ata që kanë qenë më parë pjesëmarrës. Nuk i kam marrë ato para. Do t’i jap kohë dhe nëse do të jenë, patjetër që do t’i marr”, pohoi Jonida.

Jonia Maliqi, nuk arriti të futet në 10-she të Eurovizionit. Deri më tash pozitën më të mirë në këtë festival e mbanë këngëtarja nga Kosova Rona Nishliu, e cila zuri vendin e pestë me këngën “SUUS”./ Insajderi.com/ KultPlus.com