Pas pesë muajsh dhe 19 tamponësh një grua në Itali rezulton ende pozitive më COVID-19. Nada Cava, një 49-vjeçare nga Marche ka qëndruar për 170 ditë në karantinë që prej 13 marsit, ditë kur zbuloi se ishte prekur me koronavirus.
Të gjitha ditët ku ka qëndruar e sëmurë në shtëpi i kushtuan vendin e punës si kasiere në një supermarket. Por fatmirësisht Nada nuk pati probleme për shkak të koronavirusi, ajo pati vetëm disa simptoma të lehta por asgjë të rrezikshme dhe shqetësuese për jetën.
“Unë nuk ndihem mirë dhe tani jam vërtet e zemëruar. Shpresoj që ky makth të përfundojë një herë e përgjithmonë”, deklaron gruaja për mediat italiane, transmeton KultPlus.
“Tani ata do të më çojnë në spitalin Covid në Pescara dhe do të më thonë nëse jam e përshtatshme për trajtimin e plazmës hiperimune. Unë tashmë kam qenë atje javën e kaluar. Shpresoja të filloja menjëherë terapinë por më bënë vetëm analiza, shpresoj të fillojnë së shpejti. Mendoj shpesh që kjo është vetëm një ëndërr e shëmtuar dhe kur të zgjohem do të mbaroj, por fatkeqësisht nuk është kështu”, shtoi më tej 49-vjecarja.
Përveç stresit të sëmundjes së saj të gjatë, Nada gjithashtu u përball me pushimin nga puna. Për fat të mirë, gruaja gjeti menjëherë një punë tjetër falë solidaritetit të pronarit të një supermarketi tjetër. Problemi mbetet pozitiviteti: “Unë duhet të nis punën e re më 2 shtator, isha optimiste dhe e lumtur kur pranova propozimin. Por tani jam ende pozitive dhe as një mrekulli nuk mund të më bëjë negative deri atëditë. Tani shpresoj të mos e humbas edhe këtë mundësi”– përfundoi Nada.
49-vjeçarja për shkakt të koronavirusit nuk mundi të merrte pjesë në funeralin e nënës së saj dhe dasmës së vajzës. / KultPlus.com
Gjëra të mrekullueshme ndodhin edhe në kohë të pazakonta, por për t’i përmbyllur ato nevojitet vullnet i hekurt dhe punë e palodhur, që të mposhtësh çdo pengesë. E tillë ka qenë sipërmarrja e tre artistëve të rinj e të talentuar shqiptarë, që po zhvillojnë karrierën e tyre në Amerikë: Margin, Joana dhe Akreoma, kanë arritur të performojnë një koncert të mrekullueshëm në New York, Manhattan, në një situatë aspak premtuese për artin si pasojë e Covid-19.
“Një histori e lashtë!” titullohet koncerti, i cili bëri bashkë tre artistët shqiptarë, të cilët veç kulturës së vendit të tyre, ushqejnë edhe dashurinë për artin. Koncerti ishte një debutim i treshes të përbërë nga dy instrumentistë, piano dhe violinë dhe një balerinë bashkëkohore.
E gjithë pjesa ishte një kompozim ekskluziv nga Margin Alexander, i cili është edhe pianisti i treshes. Muzika e performuar me mjeshtri ishte e stilit neo-klasik/romantik, me nuanca të rënda kinematike. Gjatë shfaqjes, instrumentistët ndaluan të bashkëveprojnë me audiencën duke rrëfyer shkurtimisht historinë e secilës pjesë, duke bërë në këtë mënyrë, që audienca ta shoqëroj muzikën me imazhe të gjalla. Publiku ishte shumë mirënjohës që mbas gjithë këtyre muajve të trishtueshëm, morën një ndjesi të bukur duke shijuar koncertin e tre artistëve shqiptarë.
Margin, Joana dhe Akreoma u takuan në New York rastësisht. Ata ndjenin një tërheqje të ndërsjelltë me muzikalitetin e njëri-tjetrit dhe nuk nguruan të shprehnin dëshirën për një bashkëpunim. Pas disa takimesh, ata vendosën të angazhohen për të bërë turne së bashku duke kryer një repertor të plotë bashkëkohor të përbërë ekskluzivisht nga Margin Alexander. Kështu lindi ideja e një koncerti me muzikën e kompozuar nga Margin, me violinën e Joanës, edhe me kërcimin e Akreomes, që mori një dinamik tjetër në New York.
RRETH MARGIN ALEXANDER
Margin Alexander është një pianist bashkëkohor dhe kompozitor, i cili performon kryesisht në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, në evente dhe vende të ndryshme si SHBA – Carnegie Hall, Itali – IBLA Grand Prize Festival, Francë – MAMAC e Nice, Valdeblore, The Zodiac Festival, Shqipëri, Maqedoni, Ukrainë, etj. Ai vazhdon të interpretojë dhe kompozojë për film, evente bashkëkohore dhe performanca të ndryshme.
RRETH JOANA KAIMI
Joana Kaimi është një virtuoze me violinë, e cila kohët e fundit u transferua në Shtetet e Bashkuara nga vendlindja e saj Shqipëria, pasi pati një karrierë të gjerë me Orkestrën Kombëtare të Radio Televizionit. Ajo vlerësohet për ndjeshmërinë e saj të lartë artistike dhe teknikën e saj mjeshtërore, të cilat kanë siguruar shfaqjet e saj të shumta dhe e kanë bërë atë fituesen e disa çmimeve të para, në disa nga eventet dhe festivalet prestigjioze si: Shqipëri – shfaqje të shumta të performancës solo dhe orkestrale me Orkestra Kombëtare e Radio Televizionit Kombëtar të Shqipërisë, Itali – me Orkestrën Simfonike të Arteve nën drejtimin e Leonardo Quadrini, Austri – “Trilli del Diavolo” nën batutën e Claudio Buchler, Poloni – me Filharmonia Kameralna im, Witolda Lutoslawskiego w Łomży, Finlandë – soliste në konkursin e këngëve në Eurovision që përfaqëson ekipin shqiptar, SHBA, Gjermani, etj.
RRETH AKREOMA SALIU
Akreoma Saliu është diplomuar në Universitetin Kombëtar të Arteve në Koreografi dhe Valle Bashkëkohore. Ajo është e njohur për krijimtarinë e saj dhe bashkëpunimet e gjera solo dhe ndërdisiplinore me artistë dhe ambiente të shquara. Akreoma është një artiste që nuk gjen asnjë vështirësi të bashkëpunoj në skenë me ndonjë zhanër tjetër arti apo artistë, pavarësisht stilit, teknikës apo përputhshmërisë. Ajo është koreografja dhe performuesja e vallëzimeve të saj, e cila i përshtatet mjeshtërisht përmbajtjes së artit që paraqet bashkëpunimi. Disa nga shfaqjet më të njohura të Akreomës janë zhvilluar në Shqipëri, Kosovë, Zvicër, Maqedoni, SHBA, etj. / ekskluzive.al/ KultPlus.com
Sapo ka përfunduar mandatin e drejtoreshës në Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe këtë periudhë katërvjeçare, Arta Agani e vlerëson një rrugëtim shumë cilësor, duke numëruar 50 projekte që janë realizuar brenda këtij institucioni përgjatë periudhës sa ka udhëheqë me Galerinë. Duke specifikuar edhe vështirësitë që shpesh kanë reflektuar që të stopojnë prezantimin e artistëve të mëdhenj, Arta Agani numëron edhe shumë projekte të tjera poashtu shumë të kushtueshme, por që është ndihmuar nga Organizata dhe Ambasada të ndryshme që shërbejnë në Kosovë, e që kanë mundësuar realizimin e ekspozitave në nivel shumë të lartë. Arta Agani ka thënë për KultPlus se ajo synon përsëri këtë post, nëse konkursi shpallet se shpejti, në mënyrë që të vazhdojë punën e këtij institucioni, që ka frymuar bashkë me të për katër vite me radhë.
Ardianë Pajaziti
KultPlus: Një mandat në krye të Galerisë Kombëtare të Kosovës, ku përgjatë këtij mandati u prezantuan shume projekte kombëtare dhe ndërkombëtare, çfarë ndjesie të solli udhëheqja e këtij institucioni kulturor?
Arta Agani: Ende nuk më besohet se kaluan katër vite, kaluan aq shpejtë, i gjasuan një fluturimi të shpejtë. Them fluturim, meqë ishte ndjesi e mirë, jam ndier lart, e inspiruar nga arti që hyri nëpër galeri gjatë kësaj kohe dhe nga mundësia të jem pjesë e këtyre ngjarjeve. Por njëkohësisht isha aq shumë e preokupuar me punën që kisha marrë përsipër, e kjo është në natyrën time, të marr çdo gjë shumë për zemër, natyrisht që ky preokupim la pasoja në fusha tjera të jetës sime.
Mbi të gjitha ishte përvojë fenomenale për mua. Unë pa masë e dua Galerinë si institucion, e dua ekspozitën si formë komunikimi, dhe për këtë arsye e kam adhuruar çdo moment që e kam kaluar në GKK, të lehtë apo të vështirë. Jam edhe e nderuar dhe mirënjohëse për njerëzit që ma besuan këtë detyrë e që në fund besoj se e kam dëshmuar shumëfish me punë meritore. Tani, në retrospektivë kur erdh momenti për t’u ndalur, mburrem dhe më vjen mirë për të gjitha ato punë, shpesh edhe sakrifica të mëdha, që i kam bërë gjatë mandatit.
KultPlus: Si e sheh tashti këtë rrugëtim, ishte më shumë sfidues se sa e kishe menduar në fillim, apo thënë më ndryshe, GKK është më e bukur nga jashtë apo nga brenda?
Arta Agani: Gjatë këtyre viteve ka pasur shumë ndryshime në administrim publik, të cilat fatkeqësisht kanë limituar pavarësinë e institucioneve publike, ndërsa burokracia është bërë pjesë obstruktive e proceseve kreative, jo vetëm në GKK por në përgjithësi. Falë ekipit të GKK-së, të cilëve u jam pafundësisht mirënjohëse, por edhe bashkëpunëtorëve brenda MKRS-së, ne mbijetuam probleme të shumta që na dolën përpara, përgjatë kësaj aventure katërvjeçare. Pastaj, secila ekspozitë, secili event, është sfidë në vete, ndërsa puna më e madhe në Galeri bëhet para hapjes së ekspozitës, për të cilën askush që është jashtë nuk mund t’a dijë se sa e rëndësishme është, por të gjitha sfidat harrohen në momentin kur dyert e sallës ekspozuese hapen për vizitorë dhe çdo gjë është në rregull, ai moment ia vlen, ndërsa të nesërmen fillojnë përgatitjet për ekspozitën tjetër, vjen sfida e radhës, probleme të vogla teknike, zgjidhje problemesh, katalogu, promocioni, transporti, kornizimi, hapja, dhe kështu vazhdon. Definitivisht s’është punë e mërzitshme. Është punë tepër interesante e që të tillë e bën më së shumti mundësia të takosh dhe të bashkëpunosh me njerëz të talentuar, me karrierë ndërkombëtare por edhe modestë, njerëz skajshmërisht intelektualë dhe kreativë të cilët të bëjnë ta shohësh botën në një perspektivë më të gjerë.
Kurse sa i përket pyetjes se nëse është më bukur nga brenda apo nga jashtë këtij institucioni, definitivisht për mua është më bukur nga brenda, por atë çka jemi munduar ne gjatë këtyre katër viteve të bëjmë, e besoj se e kemi arritur, ishte që së pari artistët e sidomos publiku, të ndjehen pjesë e Galerisë, që të mos ekzistojë muri ndarës, dhe që GKK të mos jetë një tempull i izoluar për të privilegjuarit. Projekte që kemi realizuar e që kanë pasur theks te bashkëpunimi dhe inklusioni, kanë pasur mu atë qëllim.
KultPlus: Cili projekt të solli më shume lodhje, por në fund që e shijove shumë?
Arta Agani: Si ta them këtë e të mos tingëllojë klishe: në asnjë moment nuk kam ndier aspak lodhje, sepse e kam shijuar çdo moment. Një lodhje egzaltuese, kam ndier në dy rastet kur kam qenë pjesë e ekipit të Pavijonit të Kosovës në Bienalet e Venedikut: në vitin 2017 si kuratore dhe në vitin 2019 si komisionere. Është mjaft e lodhshme të marrësh pjesë në një ekspozitë përmasash kaq të mëdha dhe të bartësh një përgjegjësi aq të madhe, njëkohësisht duhet të sigurohesh që përfaqësimi dhe realizimi të jenë në nivelin e duhur artistik, por edhe në anën tjetër duhet të kesh parasysh në çdo moment se je duke e bartur një përgjegjësi enorme që njëkohësisht është privilegj, duke e përfaqësuar shtetin tënd në një ekspozitë botërore. Poashtu duhet të bësh shumë punë angazhimi, ndërmjetësimi, të cilat nuk janë të pakta në numër. Por, prapë, secila prej pjesëmarrjeve ka qenë përjetim unik i cili më le vetëm përshtypje të mira, kontakte të reja dhe mundësi të pakufishme bashkëpunimi në vazhdim.
KultPlus: Po projektin që do të mburresh gjithmonë, që është realizuar përgjatë mandatit tuaj?
Arta Agani: Mburrem me të gjitha projektet, së fundi mburrem me ekspozitën e fundit që u hap në GKK , të artistit Jakup Ferri të cilin e ftova qysh para dy vitesh dhe arritëm ta hapim përkundër vështirësive me pandeminë.
Por më së shumti mburrem me projektin Perceptime: Burrneshat, meqë vetë ekspozitën e kurova vetë. Kurimin gjatë mandatit nuk e kam praktikuar asnjëherë tjetër, për arsye etike. Por meqë Perceptions ishte projekt i British Council, ku ata patën një qasje të re ndaj ekspozimit duke rekrutuar kuratorë nga disa vende të Evropës Juglindore dhe unë isha përzgjedhur, andaj bashkë vendosëm që këtë projekt ta sjellim në GKK. Ishte projekt me shumë benefite, sidomos për gjithëpërfshirjen e madhe të publikut. Ishte projekt shumëdimensional me shumë aktivitete. Ajo që ishte më e rëndësishme për mendimin tim ishte që ekspozita, edhe pse me koncept mjaft sfidues, doli për mrekulli. Me sukses u përfaqësuan së bashku artistet me renome botërore nga Britania e Madhe bashkë me artistet e Kosovës, poashtu të suksesshme, dhe së bashku komunikuan një mesazh shumë të rëndësishëm, që ka të bëjë me përfaqësimin e grave artiste në botën e artit e që është diskriminues jo vetëm në Kosovë, por çdo kund në botë. Këtu u hapën shumë debate të reja të cilat do të shtjellohen më tutje. Në këtë kontekst, tani jam duke punuar në konceptin kuratorial të ekspozitës që do të bëhet në kuadër të Festivalit FEMART të cilën më ftoi për ta kuruar drejtoresha Zana Hoxha. Pra do të vazhdoj me shtjellimin e çështjeve që u hapën në debatet rreth Burrneshave.
Patjetër duhet përmendur projekti Strehimorja të cilin si ide e kam inicuar para dy vitesh dhe ai ka hasur në mirëkuptim tek Drejtoria për Kulturë në Komunën e Prishtinës, ku me një bashkëpunim të mirëfilltë dhe besim të ndërsjellë, me Yll Rugovën, dhe pastaj me Blerta Bashollin kemi zhvilluar projektin, e që tani është në fazën e parë që përbëhet nga renovimi i objektit dhe konceptimi i ekspozitës. Ideja është që në strehimoren e Kodrës së Diellit do të ekspozohen diku rreth 30-40 vepra të koleksionit të GKK. Pos këtyre veprave aty do të ekspozohen edhe pjesë të arkivit të GKK-së, sipas konceptit të kuratores së angazhuar nga GKK, Era Krasniqi. Ideja është që të krijohet një hapësirë shumëfunksionale, që do të jetë fillimisht ekspozitë e vlerave më të larta kombëtare të artit Kosovar, pastaj do të jetë edhe pikë interesi për qytetin e Prishtinës, në një lagje që po rritet çdo ditë e më shumë, por do të jetë edhe një hapësirë për organizimin e debateve dhe ligjëratave të ndryshme. Është një projekt që e kam shumë për zemër, meqë paraqet një decentralizim të artit, një qasje të hapur dhe shpërndarje të kulturës në lokacione jashtë mureve të galerive, përafrim me publikun.
E sa i përket publikut, më duhet të përmend edhe se gjatë mandatit tim kam insistuar që programi i edukimit të intensifikohet dhe ajo u arrit duke zhvilluar edukimin e publikut të ardhshëm të cilët do ta kenë Galerinë pjesë të jetës dhe ngritjes individuale, e që besoj se është njëra nga pikat më të ndjeshme për një galeri. Me programin e edukimit kemi zhvilluar edhe punëtori të ndryshme në kuadër të Laboratirit Kreativ ArtTeen, e që rezultuan me dy ekspozita të mahnitshme të tinejxherëve artistë të ardhshëm.
KultPlus: Ka ndonjë peng përgjatë këtij mandati, që ke synuar të prezantosh ndonjë artist po që nuk është realizuar?
Arta Agani: Synimet gjithmonë janë të mëdha, por duhet t’u përshtaten fillimisht rrethanave buxhetore pastaj edhe realitetit tonë si dhe potencialit kulturor dhe infrastrukturor. Prandaj natyrisht ka pasur pengesa, për shembull objekti i GKK-së e ka pamundësuar që të sjellim ekspozitën e artistit kontradiktor Damien Hirst, që vizitoi disa vende në rajon, meqë njëra nga veprat e Hirst (Kryqi) kërkonte lartësi prej 5 metrash në sallë ekspozuese, të cilën GKK nuk e ka as përafërt.
Pastaj, të sjellësh një artist të madh të nivelit të Thomas Hirschhorn kërkon buxhet shumë të madh, e që e arritëm falë ndihmës së Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim. Realisht honoraret që kërkohen nga kuratorët dhe artistët me famë botërore janë përtej mundësive tona. Duke e konsideruar edhe se megalomania në këtë fushë do të ishte një lloj hipokrizie, jam munduar që të mbaj një balans dhe që projektet të jenë të arsyeshme, por edhe gjithmonë të sjellin diçka të re për audiencën tonë. Besoj se kemi bërë projekte të mrekullueshme pa buxhete marramendëse, thjeshtë e kemi bërë të pamundurën.
Sfida e madhe për njerëzimin, pandemia nëpër të cilën po kalojmë, poashtu ishte dhe ende është vështirësi e madhe për kulturën në përgjithësi. Ne u munduam që edhe nga kjo të përfitojë publiku sadopak, dhe dolëm me platformat online të cilat publiku i pranoi shumë mirë.
Projekti për të cilin më vjen keq që nuk kam arritur ta realizoj gjatë këtij mandati është ekspozita e Anri Salës, të cilën e kemi diskutuar si mundësi dhe ai ka shprehur vullnetin, por meqenëse ai është një artist i kategorisë botërore dhe gjatë kësaj periudhe ka pasur angazhime të shumta, nuk kemi arrit ta realizojmë. Besoj se në një të ardhme të afërt, ai patjetër duhet të vijë në GKK.
KultPlus: Zhurma më e madhe gjatë mandatit tuaj si udhëheqëse e Galerisë Kombëtare të Kosovës, ishte ekspozita e Sislej Xhafes, sa do ta dëshiroje një zhurmë të dytë të atij niveli?
Arta Agani: Sislej Xhafa ka qenë i ftuar nga unë, që të prezantojë punën e tij në Galeri, dhe së bashku kemi punuar drejt përfaqësimit sa më dinjitoz të disa veprave më të njohura të tij, plus një projekti të ri, e që ishte projekti i zhurmshëm “Dheu i thurrur”, ku ne praktikisht mbajtëm 8 lopë në një ahur të ndërtuar në oborr të Galerisë.
Mendoj se funksioni i artit sot ka ndryshuar, në sensin se arti duhet të provokojë reagime të shoqërisë, të cilat eventualisht çojnë tek një ndryshim pozitiv. “Zhurma” që u shkaktua është reagim i provokuar nga Sislej, i cili nuk është hera e parë që provokon çështjet më të ndjeshme të një shoqërie. Në këtë projekt ai ka provokuar debat në shoqërinë tonë rreth të drejtave të kafshëve dhe rreth qëndrimeve tejet diskutabile të shoqërisë kosovare ndaj krijesave tjera. Dhe me këtë e ka arritur qëllimin, por që diskutimet e tilla nuk vazhduan të jenë aq të zëshme për shumë kohë pas ekspozitës, përkundër faktit që kafshët vazhdojnë të keqtrajtohen në Kosovë. Ka pasur reagime, që sinqerisht më befasuan, sidomos nga disa pjesëtarë të elitës intelektuale dhe artistike të cilët, për mendimin tim nuk arritën që ta kuptojnë thellësisht poetikën e momentit të kësaj ekspozite, duke tentuar ta bastardojnë kontekstin e saj. Por kushdo që e njeh sadopak punën e Sislejt si dhe metodologjinë e artit bashkëkohor, konsideron se kjo ekspozitë ka qenë shume e suksesshme dhe ka vendosur një prag të ri të arritjeve në skenën e artit në Kosovë. Mburrem shumë dhe konsideroj se unë, Këshilli Drejtues si dhe stafi i GKK kemi dëshmuar pjekuri dhe guxim profesional, vizion dhe qëndrueshmëri institucionale me të realizuar këtë projekt.
KultPlus: Flasim për problemet e brendshme, sa është e vështirë të menaxhohet një institucion kulturor në Kosovë, duke pas parasysh edhe buxhetin e vogël që ndahet nëpër institucione?
Arta Agani: Krahasuar me galeritë simotra në regjion, ne kemi pasur fatin që kemi pasur një liri të konsiderueshme dhe një pavarësi profesionale, por edhe buxhet deri diku të arsyeshëm. Po e përsëris, se qasja ime si drejtoreshë në këtë institucion nuk ka qenë megalomane e as për të shërbyer interesave të mia por gjithmonë atyre të Galerisë. Nuk kam pasur aspirata për projekte shumë të kushtueshme, gjithmonë duke pasur parasysh se kultura në Kosovë ende nuk gjendet në listën e prioriteteve qeveritare, gjë që është edhe e kuptueshme në rrethanat që jemi si shtet i ri me shumë punë para vetes. Besoj se gradualisht kjo do të ndryshojë dhe po ndryshon, me vetë faktin që Kosova po përfaqësohet ndërkombëtarisht nëpër bienale dhe ngjarje të tjera. Do të vijë koha kur, me njerëz që punojnë palodhshëm në pozita të duhura, diplomacia intensive kulturore dhe qasja pragmatike ndaj zhvillimit të publikut të ri, do të sjellin një realitet me qarqe të zhvilluara dhe të pavarura kulturore.
Sa i përket udhëheqjes me kufizime buxhetore, konsideroj se kam pasur shume fat me bashkëpunëtorët, e sidomos me organizatat ndërkombëtare dhe ambasadat në Prishtinë të cilët na kanë ndihmuar që të realizojmë projekte të cilat përndryshe do të tejkalonin mundësitë tona buxhetore. Ato projekte ishin ekspozitat e artistëve të “kalibrit të rëndë”, superstarët si: Rosemarie Trockel, Grayson Perry, Thomas Hirschhorn, Bauhaus Imaginista, “Burrneshat” si Tracey Emin, Sarah Lucas, Rachel Whiteread, etj.
Poashtu duke vlerësuar sot se gjatë mandatit katërvjeçar janë realizuar hiç më pak se 50 projekte të nivelit të lartë artistik, gjithmonë duke pasur parasysh se niveli është i rëndësishëm dhe kualiteti është më i rëndësishëm se kuantiteti. Prapë se prapë, duhet thënë se ky numër është mjaft impresiv e sidomos kur e konsiderojmë se ka pasur projekte të formave shumë të ndryshme e që kanë ofruar përjetime të ndryshme për publikun tonë.
Është për t’u vlerësuar bashkëpunimi shembullor me Këshillin Drejtues me të cilët kemi pasur gjuhë të përbashkët dhe kemi arritur ta pasurojmë programin në mënyrë perfekte.
U jam tejet falënderuese artistëve, pa të cilët nuk do të ishte programi aq i pasur. Suksesin tim dhe të Galerisë pwr katwr vite, e kurorëzon edhe fakti që gjatë kësaj periudhe patëm 10 vepra të dhuruara për koleksionin tonë që e pasuruan atë efektivisht. Artistët që donuan veprat janë: Rexhep Ferri (2 vizatime), Shyqri Gjurkaj (2 vizatime); Maksut Vezgishi (1 pjesë instalacioni); Driant Zeneli (një fotografi); Sislej Xhafa ( një vepër); Mina Krasniqi (një pikturë); ndërsa New Collectivism, grupi i asocuar me IRWIN, gjatë pandemisë i dhuroi Galerisë posterin New World Order i cili qëndron i ekspozuar në eksterierin e ndërtesës.
KultPlus: Po në aspektin artistik, ke pas një përvojë me artistë të shumtë të huaj, çfarë përshtypje ke, si e kanë vlerësuar artin tonë?
Arta Agani: Gjatë kësaj periudhe kemi pasur mysafirë artistë dhe kuratorë, e prej tyre pos tjerash edhe udhëheqës të muzeve të suksesshëm si: Dirk Snauwaert nga qendra Wiels në Bruksel, Alfredo Cramerroti nga Mostyn; Jerome Sans- njëri nga themeluesit e Palais de Tokyo në Paris, pastaj Joao Ribas, tash drejtor i muzeut REDCAT në Los Angeles, SHBA dhe të tjerë.
Të gjithë ata janë ndarë të impresionuar nga Kosova, nga fenomeni i mikpritjes dhe dashamirësisë sonë tradicionale e cila ndikon edhe botën e artit. Në bashkëpunim me GKK-në ata kanë mbetur të fascinuar më së shumti me efikasitetin e stafit tonë si dhe me realizimin e projekteve të “vështira” në kohë shumë të shkurtër dhe me buxhet të limituar. Për ta ka qenë e pabesueshme se si një ekip aq i vogël arrin të realizojë një ekspozitë me instalacione, transport dhe katalog të botuar me një agjilitet të tillë. Sa i përket perceptimit të artistëve dhe kuratorëve të huaj për artin në Kosovë, konsiderohet se edhe në Kosovë, si kudo në botë, ka art tradicional dhe bashkëkohor, ka art dekorativ dhe art konceptual. Është me rëndësi se e kemi kaluar një periudhë kur artisti nga Kosova ka qenë “egzotik” në kuptimin e prejardhjes nga një regjion pak i njohur për tregun botëror të artit. Periudha nëpër të cilën po kalon arti kosovar është më e vështirë, por më e drejtë, ai po promovohet krah për krah me artin e krijuar kudo në botë, ku gjithpërfshirja është mundësuar falë internetit, mediave sociale. Mundësitë janë të mëdha, dhe shpresat janë te artistët e rinj të cilët vërtet kanë shumë potencial.
KultPlus: Në fund të një mandati gjithmonë është edhe një reflektim, sa humbe nga kreativiteti i juaj dhe sa fitove nga kjo përvojë?
Arta Agani: Të gjitha përvojat e mia në punë, si në Galeri ashtu edhe gjetiu, më kanë sjellë satisfakcion dhe për atë e konsideroj pozitive secilën nga to. Natyrisht kreativiteti në pozita të tilla si kjo e udhëheqjes, ndryshon formë dhe ndoshta nuk është kreativitet i drejtpërdrejtë, por gjithmonë ka qenë aty. Lënë anash detyrat administrative që janë pjesë e paevitueshme e punës, pjesa tjetër kërkon kreativitet, duke filluar nga ideimi i konceptit të programit dhe koordinimi i tij me çështjet shoqërore që duhen trajtuar, e deri te vetë realizimi i ekspozitës që është vepër arti në vete, secila nga to. Kam pasur mundësi që të përdor kreativitetin sidomos në ekspozitat që i kam kuruar, si dhe në tekstet që i kam shkruar për disa katalogje e që më ofrojnë kënaqësi të veçantë. Mund të them se kam fituar shumë me këtë përvojë, poashtu duke marrë pjesë për së afërmi në procesin kreativ të artistëve dhe kuratorëve.
KultPlus: Do të dëshiroje që ta udhëhiqje edhe për një mandat Galerinë Kombëtare të Arteve të Kosovës, apo ke ndonjë synim tjetër?
Arta Agani: Momentalisht jam e angazhuar në dy projekte, një kurim dhe një projekt me dizajn, të cilat janë afatshkurtëra por që po më ndihmojnë për t’i shqyrtuar opsionet që më janë vënë në dispozicion. Padyshim varet prej kohës së shpalljes së konkursit, sepse nëse konkursi shpallet së shpejti për pozitën e drejtorit të GKK-së, besoj se do të konkurroj që të mund të ketë kontinuitet në program. Përndryshe, nëse kjo merr kohë të gjatë, atëhere mendoj se nuk ka sens të konkurroj, meqë me kalimin e kohës shkëputen rrjetet e bashkëpunimit e që janë të vlefshme për institucionin. Sidoqoftë, jam e hapur për mundësitë që më ofrohen dhe e gatshme që përvojën time që e kam fituar gjatë mandatit të parë, ta përdor për të mirën e artit dhe kulturës.
KultPlus: Dhe për fund, arti, sidomos ai pamor ende konsiderohet një luks i madh për shoqërinë kosovare, a do të duhej një strategji institucionale që qytetarët të jenë më afër këtij arti?
Arta Agani: Po, konsiderohet luks dhe varet plotësisht nga punëtorët kulturorë brenda institucioneve, se a do të ndryshojë ky perceptim në të ardhmen, duhet të gjithë ne të punojmë në këtë drejtim, duke zhvilluar projekte sa më gjithëpërfshirëse, me theks te edukimi në shumë nivele të publikut të tashëm dhe atij të ardhshëm- fëmijëve. Vetë Galeria Kombëtare por edhe institucionet tjera, mendoj se duhen të jenë më të pavarur institucionalisht dhe të punojnë në kuadër të kornizave të përshtatura ndaj specifikave të punës së institucioneve kulturore. Deri tani, GKK nuk ka ligj të vetin, që është i domosdoshëm për funksionimin e mirëfillte, meqë ajo, si dhe institucionet tjera kulturore, ka aspekte shume specifike të punës e të cilat kane nevojë të konsiderohen dhe të parashihen në kornizat ligjore.
Strategjia institucionale të cilën kemi filluar ta praktikojmë, e që po praktikohet në botë- është ajo e ndryshimit të perceptimit të muzeut/galerisë dhe identifikimit të tij me ndërtesë dhe mure ndarëse. Kjo u diskutua edhe në konferencën ndërkombëtare të ICOM (International Council of Museums) në Kyoto, ku morëm pjesë në shtator të vitit 2019, ku u shpalos ideja se vetë definicioni i muzeut duhet ndryshuar, sepse muzetë (dhe galeritë) sot nuk janë thjesht ndërtesa. Janë institucione të gjalla, që lëvizin drejt publikut, që involvojnë forma të ndryshme të artit me metodologji inovative dhe që i zhdukin kufijtë mes arteve dhe mes njerëzve. / KultPlus.com
‘Qysh si fëmijë kam qenë e angazhume në disa fusha. Kam qenë një fëmijë aktiv dhe nuk kom pasë asnjëherë qejf me u marrë veç me një send, e pastaj me stopu. Kom qenë edhe në shkollë të muzikës, e në shkollë fillore edhe në kor të shkollës. E kemi pasë me dy shokë një trio, dhe kemi këndu në secilën festë e mbledhi të shkollës. Më pas e vazhdova shkollën e mesme, dhe kam qenë edhe pjesë e korit të Shoqërisë Kulturore Artistike ‘Agimi’ në Prizren. Sidomos pas luftës, me këtë grup kemi udhëtu shumë, kemi shku gati në çdo vend të Kosovës, kjo për mu ka qenë një përvojë e mrekullueshme dhe më ka ndihmu sidomos në këndim, me mësimet që i kom marrë aty, me ushtrimet e zërit që kanë qenë shumë ndihmuese”.
Për fillim, që ta kuptoni më mirë secilën fjalë të këtij rrëfimi, lejojani vetes një zhytje në muzikën e Malda Susurit. Malda, saktësisht në të 20-tat e saj, u fut në skenën muzikore moderne shqipe me një stil që u vërejt e ra në sy pa një pa dy. Jo një stil vetëm në pamje, ku ajo edhe sot dallon në çdo paraqitje si artiste, por edhe në llojin e muzikës që e kultivoi për disa vite. Asgjë nuk ka mbaruar, megjithatë. Ndoshta nuk ishin shumë këngë e shumë paraqitje të saja, ajo këtë e di shumë mirë, por edhe është e qartë se Malda e ka lënë shenjën e saj aspak të njollshme në librin e historisë së muzikës së mirë e asaj që bart mesazh.
Unë e intervistoj Maldën duke dashur të kuptoj më shumë se ku është ajo sot, si hyri në muzikë dikur, si arriti që qysh me këngën e parë të merrte zemrat e publikut shqiptar, dhe prej kah rrjedh energjia që Malda të mos jetë vetëm një shpirt që i takon muzikës, por edhe artit pamor, fushë ku ajo thotë se po e gjen veten mrekullueshëm dhe ku do të punojë më aktivisht viteve të ardhshme të jetës së saj. Është e rëndësishme që Malda dhe muzika e saj nuk skadojnë, dhe njëjtë as tregimi pas.
*
Malda Susuri, para se t’i futej muzikës me projektet e saja – servimin më të mirë që i ka bërë publikut deri sot, e provoi veten në një spektakël që dikur në Shqipëri synonte të nxirrte zëra të mirë dhe po këtyre zërave t’u mundësonte të futeshin në skenën muzikore, e cila atëherë ishte më ndryshe se sot. Më pak e frikshme dhe arrogante, tunel më i lehtë për zërat e mirë dhe personalitetet e veçanta.
“Nisa me këndu më pas vet, si soliste, nëpër neja të ndryshme me shoqëri. Ka qenë koha kur edhe e provova veten në ‘Ethet e së premtes mbrëma’, ishte spektakël që ishte shumë i përcjellur nga shqiptarët kudo. Kujdestarja e klasës sime në shkollë të mesme, në Gjimnazin ‘Gjon Buzuku’ në Prizren, insistoi atëherë që unë me konkuru në këtë emision televiziv ku zbuloheshin talente dhe zhvillohej garë. Aty nuk më kanë pranu, më thanë që nuk kam zë. Sidoqoftë, unë vazhdova me u marrë me muzikë që me iu tregu atyre që unë kam zë dhe muj me këndu. Aplikova pastaj në një tjetër spektakël, ‘Pop Idol’ dhe aty fitova vendin e dytë” tregon Malda.
Dhe si gjithmonë, të fortit nuk lejojnë neglizhimin dhe apatinë e të tjerëve, e ndoshta as vlerësimin e pamenduar e shpejtuar, të ndikojë në vazhdimin e karrierës së tyre. Malda këtu edhe do të niste depërtimin në skenën shqiptarë të muzikës asokohe, dhe me këngën e parë të cilën e solli në skenë si 22 vjeçare, ajo krijoi një hit që sot është nostalgji por për kohën ishte melodi.
‘Dashuri e Hidhur’ e çoi Maldën në finalen e festivalit ‘Top Fest’ në vitin 2006, gjegjësisht në edicionin e tretë të këtij festivali që sot mungon por nga viti 2004 e deri në vitin 2016 ishte një pikë reference për muzikë dhe për këngëtarët e dalluar. Në këtë festival, në debutimin e saj, Malda Susuri, sot 36 vjeçare, e fiton çmimin për artisten e re më të mirë në këtë festival, paraqitje kjo e cila edhe e shënon fillimin serioz të Maldës në muzikë.
“Unë gjithmonë jam mundu me e mbajtë një stil timin, mos me u komercializu sikur plot sot, gjest ky që e kanë bërë shumica. Kangët e mia, gjithmonë kam pasë qef me qenë të thjeshta por të cilat mbesin në vesh, që nesër e pasnesër publiku mundet me i dëgju e me i këndu bashkë me mu. Tekstet, kam dashtë me qenë përherë edukative, mos me pasë gjuhë të ndryshme e cila përdoret sot. Kohëve të fundit, kam shumë probleme me tekste. Për momentin, e kam një këngë që shumë moti du me e realizu, dhe po del si problem teksti, përshtatja e tij. Kohëve të fundit edhe tekstet janë orientu kah muzika komerciale dhe shpesh janë pa kurfarë koncepti, plus me fjalë të gjuhëve të huaja” tregon Malda.
Kënga ‘Dashuri e Hidhur’ doli fort e ëmbël për Maldën, duke ia hapur asaj rrugën drejt skenave tjera. Malda do t’i shfrytëzonte disa mundësi të mira për tu rritur në karrierë, shpesh me performanca nëpër festivale por edhe me realizimin e videoklipeve të ndryshme të cilat i japin jetë e jehonë këngëve.
Në muzikalitetin e zërit të saj, shumë karakteristik, kanë ndikuar patjetër edhe netët muzikore të cilat ajo përgjatë viteve i ka pasur të shpeshta. Që prej debutimit në vitin 2006, deri në vitin 2012 Malda do të ishte aktive në muzikë, më pas për të pauzuar, sepse braktisja e muzikës nuk ishte e nuk është në planet e saj.
“Jam distancu, nuk kam stopu, veç pak distancë prej skenës dhe intervistave. Gjithmonë kam preferu me punu diçka, dhe për atë punë më pas me qenë në skenë e me diskutu. Pak kohë më merr edhe profesioni dhe arti konceptual ku tashmë jam e angazhume. Po më pëlqen shumë në fakt, aty e kom gjetë veten shumë ma shumë. Jom shumë e re në aspektin e artit konceptual por kam projekte që kanë me ardhë në atë drejtim” vazhdon tutje Malda.
*
Jo, nuk largohemi prej këngëve të Maldës. Në vitin 2007, Malda i rikthehet festivalit Top Fest me këngën ‘Jeta pa ty’. Një tjetër këngë që nuk është e re për veshin e dëgjuesit shqiptar është ‘Heronjtë’, e cila pasoi në vitin 2008.
Në vitin 2009, Malda i qëndroi besnike festivaleve me pjesëmarrjen e saj prapë në Top Fest, edicionin e gjashtë, me këngën ‘Vetëm shko’. Tekstin e këngës e shkroi motra e Maldës, Aurora Susuri Gunga, muzikën e krijoi Faton Dolaku, ndërsa Malda nuk u mjaftua pa ia realizuar këngës edhe një videklip të këndshëm.
Maldën e kemi në mesin tonë, si këngëtare, si artiste të artit pamor, si autokritike e kritike të të tjerëve, si një reflektuese e menduese e skenës. Malda bën hapin e saj në muzikë atëherë kur ajo e sheh se ka fjetur muzika e përçudnuar dhe pa shije, por ka dalë në pah një muzikë e mirë që meriton të godasë shpirtin e dëgjuesit.
“Muzikën nuk e kom lonë anash, sivjet e planifikoj një koncert timin ku do të ketë këngë të mia të vjetra, të cilat kuptohet që do të përpunohen në një stil më ndryshe, dhe dy këngë të reja, njëra prej tyre po shpresoj me videoklip. Më pas, do të jem më e shpeshtë dhe më e pranishme në skenë, por dua që këtë koncert ta mbaj ashtu siç e kam planifiku, në mënyrë normale, e së fundmi kemi qenë në një situatë të çuditshme për të gjithë neve” thotë Malda.
“Sidomos e dua këngën time të parë, ka domethënie sepse mbetet e para. Ne këngëtarët e quajmë ‘fëmijën e parë’ – artin ose veprën ose muzikën që e bëjmë. Me atë këngë e kom pa qysh osht një publik i tërë me këndu me ty kangën tënde dhe me e pëlqy, dhe kurrë nuk i harroj ato emocione. Te ajo këngë bazohesh kur don me vazhdu përpara, i sheh gabimet, e merr kohën si shembull që me përparu” tregon Malda.
Pikërisht këngës së parë, ‘Dashuri e Hidhur’, Malda në vitin 2014 ia realizoi një videoklip, në versionin remix të këngës, dhe veç sa e konfirmoi edhe një herë se kënga e ka përmbushur veten dhe Maldën, misionin që të mbetet e fuqishme dhe e këndshme, si e tillë, një ‘old school’ dhe gati një ‘classics’.
*
“Muzika, arti në përgjithësi, ka qenë gjithmonë pjesë e familjes time. Nana osht marrë me muzikë, i ka pasë disa kangë të veta, daja merret ende me muzikë, motra e madhe Aurora osht marrë me muzikë për një kohë, Enxhi poashtu – motra tjetër, Arti – djali i dajës. Të gjithë të përkrahin dhe është ndjenjë e mirë” më tregon Malda.
Gjyshi i Malda Susurit ishte aktori dhe piktori Sulejman Lokaj, një burrë me goxha ndikim te Malda.
“Gjyshi im ka qenë inspirimi më i madh, në shumë aspekte. Është interesante kur rritesh në një familje artistësh, kur mëson si bëhen kombinimet e ngjyrave ose çka janë kompozicionet. Unë e pata fatin të rritesha në një kombinim ngjyrash, pata fatin me e përjetu secilën ngjyrë që gjyshi e ka përdorë, por edhe me e dëgju shpirtin e asaj piktureje që gjyshi e bënte. Gjatë studimeve, fillova më shumë me u angazhu rreth dizajnit e artit në përgjithësi. Më lindi një ide që ta bëj një ekspozitë për hatër të gjyshit, si befasi për krijimtarinë e tij, në ditëlindjen e tij të 77-të. Problemin kryesor e kisha te fakti se qysh me ia marrë veprat për në ekspozitë, por e manovrova situatën dhe i morra rreth 400 piktura dhe plot skica tjera, e plot fotografi edhe nga jeta e tij në teatër. Ia realizova një ekspozitë duke u mundu me i ftu të gjithë miqtë e kolegët e tij. Kjo ka qenë dhurata më e bukur që gjyshi e ka marrë ndonjëherë, gjithashtu ndër kujtimet më të bukura për mua dhe familjen time. Kam qenë tepër e lidhur me të, gjithçka e kemi ndarë bashkë, çdo projekt, çdo ide, ka qenë përkrahës i madh në çdo drejtim” tregon Malda.
Sulejman Lokaj, gjyshi i Maldës, njeriu që do të shkonte në shumicën e koncerteve dhe mbrëmjeve ku Malda performonte në Gjakovë dhe ai prej të cilit Malda morri shumë ngjyrim artistik e piktoresk, punoi në arsim, punoi si aktor në Teatrin e Kombësive në Shkup e më pas edhe në Teatrin Popullor të Gjakovës. Pos ekspozitave individuale, ai ka marrë pjesë edhe në shumë ekspozita kolektive. Pos roleve të shumta teatrore, ka luajtur edhe shumë role filmike e televizive, mes tyre edhe te ‘Era e Lisi’ dhe ‘Kur pranvera vonohet’.
Nuk kishte si të ishte ndryshe.
Malda, në shtator të vitit 2019-të, bashkë me Rudina Vocën e hapën një ekspozitë, ky si një shpërthim i Maldës në një dashuri tjetër të sajën përpos muzikës.
Ekspozita ‘Molla’, në Prizren, me 12 fotografi synonte t’i thyente bindjet negative dhe t’i jepte kuptim mollës, duke i portretizuar femrat që mbajnë mollat si femra fuqizuese, të forta e të bukura. Duke qenë se Malda është feministe, ka shumë kuptim që ajo të angazhohet që edhe në artin e saj, edhe në artin e saj të çfarë-do-formësh, të mos gjejnë vend bastardimet e ndryshme ndaj femrave, grave, gjinisë femërore në përgjithësi.
*
Në vitin 2011-të, Malda u bë pjesë e festivalit ‘Kënga Magjike’ me këngën ‘Jam e huaj’ ndërsa një vit më pas ajo do të sillte këngën ‘Larg vetes’ të cilën poashtu e realizoi me videoklip. Maldës kësisoj do t’i krijohej një diskografi dhe një numër këngësh të cilat e gjejnë lehtazi vendin e vet në ata që e pëlqejnë Maldën.
“Kom shumë artista të cilët më kanë inspiru me vazhdu me u marrë me muzikë dhe janë krejt kohën pjesë e listës sime muzikore. Tina Turner, Michael Jackson, Phil Collins, Queen, U2, Sinéad O’Connor, këngët e vjetra e të dikurshme më pëlqejnë shumë dhe kanë luajt një rol të madh sa i përket muzikës, tek unë. Nuk kam tentu me i kopju sepse kom provu me e kriju një stil timin në muzikë dhe me vazhdu me atë stil. E kam këtë stil, jom mundu, dhe e kam” thotë Malda.
E përfundojmë ngadalë bisedën me Maldën duke e pyetur pak për muzikën shqiptare sot. Malda i takon një tjetër plejade artistësh, një tjetër rryme dhe ambienti muzikor prej atij që sot mbizotëron në vend, një tjetër klase artistësh, një tjetër edukimi artistik, por edhe një tjetër doze tekstesh e partiturash në studio.
“Ka këngëtarë të mirë në muzikën shqipe, por të cilët dita ditës po shuhen. E përmendi këtu Armendin dhe Aidën, të cilët kanë bo muzikë tepër të mirë. Ardit Stafaj, pastaj Grupi Marigona, Enis Potoku tash po më kujtohet, e ka një këngë të cilën e du shumë. Ka pasë edhe këngëtarë të tjerë si puna ime që kanë bo muzikë të mirëfilltë dhe moderne, por dita ditës janë shu, disa edhe kanë ndërru stil shkaku i të ardhurave. Unë kom fat që me profesion jam dizajnere dhe nuk fitoj prej muzikës, pra nuk jetoj prej saj. Kur boj muzikë, harxhoj, e shumica prej shokëve e shoqeve të mia këngëtarë nuk e kanë pasë këtë fat dhe fatkeqësisht është dashtë me e ndrru stilin e muzikës dhe me u komercializu, për me qenë prezent në treg”
“Shumë prej tyre e shoh që po këndojnë edhe nëpër dasma. Unë nuk e kam problem muzikën popullore dhe këndimin në dasma, sepse edhe vet shpesh dëgjoj muzikë popullore, është pjesë e kulturës tonë. Por, mos të harrojmë, për me qenë artist i mirëfilltë dhe me u njoftë në art duhesh me kriju stilin dhe identitetin tënd si artist” shpalosë mendimet e saj kësisoj Malda.
Disa herë gjatë intervistës ajo e potencon faktin se këngëtari dhe artisti duhet luftuar për veçanti në krijimin e personalitetit të tij, dhe sikur me këtë diskurs Malda dëshiron të thotë se fakti që dallohesh dhe provon të mbetesh unike dhe kreative shpesh edhe mund të të dëmtojë e penalizojë në fushën ku ti shkëlqen e provon të prodhosh.
“Momentalisht nuk dëgjoj muzikë shqipe, këto frymat e reja nuk më përshtaten, ndonjëherë i dëgjoj pak, tekstet janë tepër banale, në videoklipe befasohesh se çka sheh, si feministe çuditem me prezantimin që i bëhet grave në videoklipe. Përderisa nuk kemi ligje, nuk kemi censura, le të ecë secili deri në pikën që mendon se mundet me shku. Mua më mungon koha e festivaleve të mirëfillta, më mungon koha kur një artist e servonte një kangë e tekst të mirë, më mungojnë edhe videoklipet me skenar e me koncept” tregon Malda.
Për fund, prapë, ky tekst do të ketë shije më të mirë nëse fundoseni në këngët e Maldës nëpër vite dhe e kuptoni mirë valsin e krijimeve ku është vulosur zëri i saj.
(Ky tekst është botuar me ndihmën e Komunës së Prishtinës dhe subvencioneve kulturore vjetore nga kjo Komunë)
Shumë ngjarje të dhimbshme ndodhnin dyerve të burgjeve me familjarët e të dënuarve qe rendnin nga çdo cep i Shqipërisë për t’ju gjendur pranë të afërmve të burgosur.
Kjo është historia e një nëne të burgosuri, nga Puka në vitet ’70-të e cila bënte kilometra të tërë në këmbë , maleve për të mbërritur tek i biri, derisa një ditë kishte mbetur e ngrirë në dëborë.
Historia e saj është përjetësuar në këtë poezi të Shkëlqim Abazit, i cili e njohu këtë nënë heroinë kur ishte vetë i burgosur në Spaç.
Ja shënimi i i tij dhe poezia:
“Gjithë të dënuarit e viteve …70 – …73 e kujtojnë nanën e Franit, atë grua kreshnike, tepër të vobektë, që nisej në këmbë nga thellësitë e Pukës për të mbërritur në Spaç pas tri ditë-netësh.
Si mbushte torbën me fruta pylli, si arra, lajthi, mollçinka, gështenja apo ç’t’i ofronte natyra, mësynte derën e burgut me rregullsi ciklike dy mujore dhe nuk largohej pa u takuar me të birin.
Ne ishim mësuar me rregullsinë e asaj nëne fisnike, sa kur mbushej dy muajshi, dilnin mbi tarracë dhe vrojtonim drejt portës. Dhe ajo s’na zhgënjeu ndonjëherë, do vinte në ditën fikse, sillte frutat e pyllit me porosi që i biri të na i ndante secilit nga një kokërr.
Por kaluan disa dymujor dhe nana s’po dukej, u merakosëm. Ç’t’i kish ndodhur vallë?
Kur nëpërmjet ca të lirëve vendas mësuam se plakën e gjorë e kishin gjetur të ngrirë mes maleve të Pukës dhe Spaçit, me strajcën e pandashme në dorë, na pllakosi zia. Humbjen e saj e përjetuam me dhimbje, si ta kishim njeriun tonë të afërm.
Lavdi nanës së Franit, që e mbiquajtëm njëzëri Ajkunë!
Nana e burgut.
(Ajkuna)
Nuk lindi bijë mbreti, kamjen nuk e njohu kurrë. Gjithë jetën bjeshkëve mbeti, fjeti nën borë e mbi gurë.
E vobektë ish nan’e mirë, përshtatej me ç’të gjente. Pak bukë, pak gjizë e shëllirë, lëpjeta, lakra dhe mente.
Supeve një zhgun të dhirtë, mbledhur flokët nën shami… Në dorë një strajcë të hirtë, endej pa plang, pa shtëpi.
Çlodhej ku ta zinte ora. Rropatur nga udha e gjatë, shpesh e kish mbuluar bora staneve me barkun thatë.
II
Me torbën majë kurrizi, në terren e gjente ylli. Gështenja dhe lënde lisi, mblidhte ç’t’i ofronte pylli.
Dhe fanitej çdo dy muaj si Feniks që lind prej hirit… Si Ajkunja e tërbuar ndehte krahët drejt të birit.
Telat ish gati t’i shqyente, shpirtin zhurritur nga malli. Në zemër një duf i zjente gjer ballas t’i shfaqej djali.
Zinte portën me durim, priste e priste tërë natën, sa të gdhihej, në agim birit t’i jepte uratën.
Për gjithkënd nana fisnike blatonte paksa dashuri. Bashkë me vizitat ciklike na sillte një grimë liri.
Kësisoj e mira nanë na mëkoi tërë ato vite. Çdo lajthi, një kokërr thanë shkërbente një rreze drite.
III
Por kaluan dy tremujor për nanën s’mësuam gjë… nga një thikë në kraharror na u ngul dhe s’u shkul më.
Spaçin e pllakosi zia, nana e burgut mungonte… Secili si mëmën e tija Ajkunën do ta kujtonte. / kujto.al/ KultPlus.com
Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) bënë të ditur se, 26.669 maturantë nesër (29 gusht 2020), do ti nënshtrohen Testit të Maturës, i cili do të fillojë në ora 10 dhe do të përfundojë në ora 12:30.
Testi i Maturës do të organizohet në 184 qendra të testimit, në 30 komuna të Kosovës dhe për mbarëvatjen e procesit janë angazhuar 2.568 administrues, 570 komisionerë, 570 mbikëqyrës dhe nga 3 mësimdhënës në secilën qendër.
”Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Testi i Maturës do të organizohet duke respektuar masat mbrojtëse të rekomanduara nga institucionet e shëndetësisë, ku në secilën klasë numri maksimal do të jetë 12 nxënës.
Maturantët duhet të arrijnë në oborrin e qendrës se testimit nga ora 8:30 deri në orën 9:00. Nga ora 9:00 deri në 9:30 ata do të sistemohen në klasa, dhe pas vendosjes në klasa, deri në ora 10:00 do të bëhet ofrimi i udhëzimeve rreth testit dhe ofrimi i fletëpërgjigjeve nga ana e administruesve.”. thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. / KultPlus.com
Pas shumë paralajmërimeve, Dua Lipa më në fund ka publikuar versionin RMX të albumit të saj të dytë, ‘Future Nostalgia’, shkruan KultPlus.
Albumi do të përmbajë versione rmx-e të këngëve të saj, tashmë të njohura për publikun, përfshirë këtë edhe bashkëpunimin e saj me Madonnan, Missy Elliot e Gwen Stefani.
Lajmin për publikimin e këtij versioni e ka bërë të ditur vetë Dua, përmes postimeve në rrjetet e saj sociale, ku ka falenderuar ata që e bënë këtë projekt të mundur. / KultPlus.com
Të flitet për sukseset e vajzave shqiptare është bërë mëse e zakonshme. Rita Ora, Ava Max, Dua Lipa e Bebe Rexha, tashmë kanë vendosur një vulë të madhe në muzikën ndërkombëtare, ku secila prej tyre numëron me miliona fansa, shkruan KultPlus.
Vajzat shqiptare, kësaj radhe do të pushtojnë skenën e MTV Video Music Awards, njëra si prezantuese dhe dy të tjera të nominuara në këtë event që konsiderohet tejet i rëndësishëm në botën e muzikës.
Ava Max konkurron për çmimin “Artistja depërtuese e vitit”, ndërsa Dua Lipa është e nominuar gjithsej në katër kategori: “Regjia më e mirë”, “Koreografia më e mirë”, “Editimi më i mirë” dhe “Efektet vizuele më të mira”.
Por këtë vit shfaqjes i bashkohet edhe një tjetër shqiptare, Bebe Rexha. Artistja 30-vjeçare ka bërë së fundmi të ditur përmes rrjeteve sociale se do të jetë një nga të ftuarat speciale të mbrëmjes, për të prezantuar një çmim ose një performancë.
Vitin e kaluar Bebe Rexha fitoi një çmim VMA për kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën “Call you mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers.
Ajo është shqiptarja e dytë që e fiton këtë çmim pas Rita Orës, e cila fitoi një çmim MTV VMA në vitin 2018. / KultPlus.com
Sot shënohet 78 vjetori i lindjes së shkrimtarit të madh Ali Podrimja.
Shumë fytyra publike përmes postimeve të ndryshme kanë thënë fjalët e lavdatat më të mëdha për figurën e shkrimtarit tonë, tashmë të ndjerë.
Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e ka kujtuar Podrimen përmes një postimi në Facebook, duke e quajtur veprën e tij një epitaf të pavdekshëm.
”Sot e kujtojmë në ditëlindjen e tij poetin e madh dhe atdhetarin Ali Podrimja, autorin e mbi 10 vëllimeve me poezi, përfaqësuesin e papërsëritshëm të poezisë së sotme shqiptare.
Vargu i tij do të qëndrojë piadestal i letërsisë dhe i mishërimit të tokës me shpirtin.
Unë biri yt Kosovë – epitaf i pavdekshëm!”, ka shkruar Dumoshi në Facebook. / KultPlus.com
Lejla Krasniqi, e cila është infermiere në Kirurgjinë Vaskulare, ka dhënë kontributin e saj për një muaj rresh në klinikën infektive dhe në pulmologji, duke u bërë kështu edhe kjo nga punonjësit shëndetësor që kontribuan e po vazhdojnë të kontribuojnë në luftën e Kosovës kundër pandemisë Covid19.
Lejla Krasniqi tashmë është është pjesë e rubrikës ‘Falem’nerës’ së KultPlus-it për promovimin publik të punëtorëve shëndetësor në Kosovë në shenjë vlerësimi dhe solidariteti për punën e tyre tash e sa muaj.
Për të gjithë njerëzit, Lejla ka edhe një mesazh: Shëndeti juaj është në dorën tuaj, duke vendosur maskën dhe duke respektuar rregullat Anticovid ne shpëtojmë veten dhe të tjerët. Virusi ekziston dhe ju vret!
KultPlus, edhe më tutje fton të gjithë punëtorët shëndetësor pa dallime dhe nga të gjitha vendbanimet të na i dërgojnë të dhënat e mëposhtme dhe ne do i publikojmë ato në faqen tonë në Facebook.
1.Emri dhe mbiemri: 2.Qyteti: 3.Një fotografi me uniformë mjekësore dhe të jetë fotografi profili 4.Një mesazh për qytetarët (E preferuar por jo e domsodoshme)
Sitoy romni koya reflektinla shukarni energiya thay nuri. Vash aktivistya kola garavna manushikane hakaya, odola kola lenape aktivizmoa ani Kosova thay rayoni, anav Elizabet Gowing sito penjardo.
Sar kotar o bersh 2006 kana resla ani Kosova, Elizabeth Gowing sine angazhimi palo buderi kauze, ji avdive kana ini vastinla but shukar albanikani qhib, akava vash o fakti kay yekh kotor e vahtesko phiravla e manushencar, diskutinindoy, keriba muhabeti, shunindoy olenge problemya thay gndinindoy vash o alosaripe o albanyenge problemya ani Kosova.
May pashe iloske, Gowing – skoluimi ano Oksford thay palo odova vi ani Londra, therla sakoya ver o romano, ashkaliengo thay egipqanyengo komuniteti ani Kosova. Akale komuniteteya oy kerla buti buderi bersha, buderi desar yekh pherdi dekada, transferinindoy ayekha ano yekh kotar o may artikulime avazya thay racionalune vash garavipe e akale komunitetyengo neglizhime but ver kotar kosovaryengo amalipe.
Ano bersh 2016, oy akceptingya medala ‘’Day Tereza’’ vash olaki humanitaruni buti, koya finalizingyola ani naraipni organizaciya ‘’The ideas Partnership’’, odothe kote kergyola buti vash polyengo yekhipe, socialuno shukaripe, ambienti, filantropiya, vash kulturako barvalipe…, kay te oven so may zorale.
Elizabeth sitoy pustik but shukarni thay putardi abokar kobar o pustika kolen oy hramingya thay irangya, sasavipea qhivinindoy avazo vash e Kosova. Anglo so te parnakera o Gowing’yako aktivizmo vash o komunitetya roma, ashkaliye thay egipqanya, musay te penjara may shukar e Elizabetha ano sah frekuencie e olaka jivdipasko. Oy akana ini e lilyencar sitoy yekh amendar, yekh shukarni kosovarka.
*
‘’Alum ani Kosova e romeska butya anglo 14 bersha. Oleske dendili poziciya e Godideutneski ano Agim Cekosko Raipe thay vash 6 qhona alem akate. Ji odoya ver na thergyum niyekh kontakti e Kosova, numay e nesave qhavorencar ano skole kote sinum talodirektorka ani Londra ano bersh 1999. Palo odova, kontrata oleski lungyardili thay palo agoripe decizingyam te jivdina akate thay kreiringyam amalipe thay NRO akate, ayekha kay kamlem o jivdipe akate’’, mothavla vash KultPlus, Elizabeth Gowing.
Elizabeth vakerla kay ‘’ani Kosova o manusha sarvaht kerna tuke yekh than’’.
‘’Shay te thera laqe monumentya numay o manusha na denatu salami, na dikha yekhe-avereste, odoya ver na sitoy yekh shukarni eksperienciya te jivdine ano yekh thana ayekhaverutno’’, mothavla oy.
*
Khuva may shukar ani sheruni tema. Elizabeth, ketane e olaka ekipa thay leindoy dikhipe olaki eksperienciya thay may buderi ani buti e trin marjinalizime komunitetyengi, but sig si te putarel yekh centro e komunitetesko. Centro ‘’Azure’’ si te vazdingyol thay funksioninel ano ekolojikuno aspekti thay si te yaverinel aktualuno entro e TIP-esko. Akava centro si te pashavel aktivitetya e siklipasko thay e edukipasko vash o terne thay qhavore ani Fush Kosova, vi ayekha ini servisipya vash laqharipe o sastipe thay dizunengo socialuno shukaripe.
‘’Na sitoy klasikuni skola. Sito yekh komunitetyengo centro kote adikergyola ini angloskoluipe, ini o ore vash qhavorenge kola siton avri skolatar, ini siklipe pheruno vash o qhavore kola nakna ani skola, numay ini aktivitetya vash o khamne juvla vay fizioterapiye vash qhavore e specialune mangipyencar’’.
‘’Vash pashe 10 bershenge thergyem yekh centro kiraya ano yekh privat kher ani mahala 29 e Fush Kosovaki. Jangyola, te sine kay jana sine kay thera sine aktivitetya vash abokar bersha, garava sine odola love thay kina sine than. Akana alo vahti vash akava decizipe thay thergyem baht te thera phikodeipe kotar e Komuna vash thanesko kinipe, vi ayekha donaciya kotar yekh britanezi, donaciya kotar UEFA Children’s Fund thay AECOM Foundation vash vazdipe. Proyekti si vash te vazda diso ekolojikuno kay si te ovel misal vash e Kosova, numay te ovel ini may shukar vash amare triunfutne, thay kay si pashavel butyaripe vash o manusha e mahalako ano vazdipasko procesi’’, mothavla Elizabeth.
Edukipe, Elizabeth vakerla, sito but vasno vash sarenenge – thay ano individualuno aspekti feri so sito yekhuno drom koleya shay yekh personi shay te phiravel o aqhavipya e qorolipasko vash peske thay piri familiya. Edukipe e qhavorengo kotar o komunitetya sito ano interesi olengo numay ini e sah Kosovake dizunengo, lungyarla Elizabeth.
Olaka Organizaciya, Elizabeth kergya buti ani Fush Kosova thay Yanyeva, ano akal trin thana kote o romano, ashkaliengo thay egipqanyengo komuniteti siton may lokalizime. But proyektya organizingyona e ververutne bershenge qhavenca.
Ani Mitrovica, paluno vahti, organizaciya azhutingya 45 juvla e akale trin komunitetyengo kay te phiraven skoluipe, kay te len angali poro jivdipasko orientipe thay te evolvirinen ambiciye vash te reflektinen pedral o vasnipe e edukipasko thay skoluipasko.
Ano vahti e pandemiako, pashe 140 familiye kotar akala komunitetya, ani Graqanica, Yanyeva thay Fush Kosova azhutisale kotar o ‘’The Ideas Partnership’’ e habaske paketyencar thay azhutipya vash akala manusha vash kolenge e pandemia ali sar avutno khuvipe.
‘’Sar jana saren, kirsya ani Kosova siton but shukarne, na pakyava kay na ekzistinla akcesi ‘top-down’ – uprestar ji po tele. So rodingyola, ano buderi sfere, sitoy sfera ‘’bottom-up’ – telestar ji upre, ano sistemi. Akava mangla te phenel kay sakova dizuno sito personi kova shay te kontribuinel ano maripe o racizmo thay na yekhipe. Amari organizaciya, ‘’The Ideas Partnership’’, therla yekh baza e vulnetaryengi thay but olendar siton albanya (aver avna kotar o komunitetya, thay yekh kotor vi avrune). Jangyola, kana o vullnetarya lena kotor ano ketane iniciative, kana penjargyona yekhe-avereya thay vi e realitetea e yekhe-averesko, odoya ver lelola kan kay siyem manusha, kay thera laqe thay bilaqe manusha ano sakova komuniteti thay naciya, thay shay te lelpe kan sar sito impakti direkt kotar o marjinalizipe e nesave komunitetyengo – roma, ashkaliye, egipqanya, vay albanya ani Yugoslaviya e Milosheviqeski’’, lungayrla Elizabeth.
Na isi aver sar te gndinel yekh juvli koya pandar adive adikerla vollani, ketane e averencar, odova e aktivizmesko, vash te oven ani rig e komunitetyengi vash kolenge akava malipe na dengya buderi, thay na dela vi avdive.
‘’So may but thera shaipe kay o manusha te ledeinen e aktiviteteyncar, so may sig angazhingyona o manusha vash yekhipe thay mamuy nahakaipya ano olengo them, abokar may shukar sit e mara o purane akcesya kay numay aqhavna ano Kosovako evolviripe’’, vakerla Elizabeth Gowing.
Elizabeth, na aqhili niyekh ver kerinindoy buti e komuniteteyncar, ani yekh vay ave forma. But ver prekal o arti, Elizabeth thay olaki ekipa mangle te qhiven ani funkciiya komuniteta ano aspekti kay o dizune e akale komunitetyengo te shunenpe may vasne, kamlpe, manglarne ano kreiripe diso kreativuno.
‘’Buti ano akava centro kova si te putargyol phangyola konkretipeya vash o puqipe e skolaka mekhipasko kotar o qhavore e komunitetyengo. Thera duy mediatorya (yekh juvli terni koya lelape e rano prandipyencar thay e qhayenge edukipeya) kola phangyona e qhavorencar, e siklavnencar thay pashavna siguripe kay o qhavore te theren o qante vash o avutno skolako bersh thay manglarne hramipaske lila. On identifikina ovipya kana isi reziko e mekhipasko thay vakerna e dadalaryencar vash te azhutina e kapsulyencar vay e idyencar odote kote si mangipe’’, vakerla Elizabeth.
Te shrde te rodlare sakole komunitete ani Kosova, ani palomaribaski Kosova, sitoy phari thay qhindi buti. Kana vakera vash o komunitetya roma, ashkaliye thay egipqanya, akava rodlaripe ovla ini may pharo, e faktestar kay o problemi phiravela probleme thay sasavo qhigode nakla lanco palo lanco, thay na janeya kole problemeya te letu vay te angazhingyove may angleder. Shukaripe e Elizabethako thay olaka ekipasko sito kay o katalizatorya thablile ano nesave direktipya, thay nesave dudya sarvaht beshena tharde ani kali soba e garavipaski thay avancipaski e akale komunitetyengi ano sakovadivuno jivdipe e Kosovako.
‘’Jangyola, sito mamuy krisi kay o qhavore te obligingyon te keren buti. Sito baro reziko vash sastipe thay olengo siguripe. Me azhutingyum ano nesave ovipya vash penalune mothavipya vash dadalarya vay averen kola obliginena e qhavoren te keren buti’’.
‘’Rodava sine e sakole dizuenestar kay mangna te azhutinen e qorole qhavoren, ma te inkurayinen olen ano akala avrikrisyune bukya. Janava kay sakova personi kova pashavla 20 centi yekh qhavoreske, kerla kotar o shukarno ilo. Numay, janava kotar o vakeripya kay thergum e dadalaryencar e akale qhavorengo, khargyum olen te registrinav olenge qhavoren ano skole. Odola 20 centrya siton sebepi soske o qhavore na meklona te nakhen ani skola. Olengo lovesko mangipe sito but vasno kay te mekhe olen te phiraven o vahti ani skola, ayekha kay sakova personi kova dela 20 centi vash qhavore, aqhavla olen kotar o skoluipe’’, mothavla Elizabeth.
*
‘’Kotar e eksperienciya kay thergem e qhavorencar e komunitetyengo vi ayekha e odole, albanikanencar, lelem kan kay, edukipasko sistemi therla aver akcesi e qhavorencar kola siton aver-averendar. Akava sito yekh problem vash qhavoren kola siton may gojale, numay vi vash qhavorenge kolenge manglape vahti may buderi vash te siklon diso. Sito problemi vash qhavoren kola ale avrial (diasporatar vay irande) ini vash odolenge kola na therna familyake pashutne jene kola janena hramipe-drabaripe thay shay azhutina olen ano keribe o skolake puqipya’’.
Elizabeth therla but qhigodya te mothavel, thay sito but shukarno te dikhen e organizaciya kote oy kerla buti thay themelingyaola, rodla manusha kay te keren ververutne proyektya. Pe agor rodingyona asistentya ano siklovipe, pedagogya, logopedya thay psikologya kay te angazhingyon ano kuadro e proyektesko ‘’Edukipe vash sarenenge – Pheripe o Hakaya e Qhavorengo thay e Adoloshentyengo e specialune mangipyencar thay telarde kotar o komuniteti’’, kova financingyola kotar e EU/Instrumenti Evropako vash Demokraciya thay Manushikane Hakaya (EU EIDHR) thay implementingyola kotar 3
organizaciye; Mashkarnacionaluni Organizaciya ‘’People in Need Kosovo’’ thay 2 NRO lokalune; ‘’The Ideas Partnership’’ thay ‘’Autizmi Flet Kosov’’
Vi ayekha, ini ano vahti e pandemiako, butikerutne e organizaciyako kerde buti biqhindo. Butikerutno socialuno, Ramic Shaip, lungyargya oleski buti ani Graqanica diz, iklovinindoy ano azhutipe e dizunenge vash te loklaren akcesi olengo ano komunalune instituciye, pashavipe o regularuno azhutipe e dokumentyengo e civiluna situaciako, asistipe ano pheripe e dokumentyengo vash te aplikinen vash socialuno azhutipe, vi ayekha kerdilo ini ulavipe e maskyengo e dizunenge ano mangipe.
Sar kotar o bersh 2013, ‘The Ideas Partnership’ sitoy aktivi ano Obiliqi e klasyencar kola therna pheruno siklipe vash qhavore thay adoloshentya, numay ano olake shrdipya, kotorleutne sine ini may bare thay dadalarya kola siklile hramipe-drabaripe.
Ano akala bersha ano sah klase e pheruna siklipasko sine vi pashe 90 pe shel e siklovnengo e elementarune skolyengo thay mashkarutne kotar o romano, ashkaliengo thay egipqanyengo komuniteti.
Akala pherune siklipya adikergyona 3 ver ano kurko, e specialune fokuseya ano subyektya e albanikana qhibyako thay matematika, numay diskutinguona ini aver sakovadivune teme vay leindoy dikhipe kotar o siklovnengo mangipe. Avri e pherune oryendar pashavde ano Obiliqi, amare butikerutne e organizaciyako organizina ververtune kedipya e komunalune direktoryencar thay e NRO aver kola siton ano interesi e qhavorenge socialune shukaripeya. Vi ayekha, ini ano vahti e pandemiako COVID19, aktivitetya phiravdile kay te adikergyon ano regularuno drom prekal o virtualune forme.
Bahtkerinindoy e Elizabetha vash akava mothavipe, aqhova pakyavipeya kay oy thay olaki ekipa si te theren mangipe, phikodeipe thay motivipe kay te keren buti e sakola neglizhima grupa ani Kosova, thay may buderi e romane, ashkalienge thay egipqanyenge komuniteteya.
(Akava teksti produktisalo sar kotor e proyektesko ‘’Phikodeipe e mediengo thay e jurnalistikako vash o manushikane hakaya ani Kosova’’, phikodeimo kotar o ofisi e Europaka Uniako ani Kosova thay realizimo kotar Kosovo 2.0, CEL thay QKSGJ. Andripe e akala botipasko sito godornipe e KultPlus/YIHR KS thay ano ni yekh drom nashti te konsideringyol sar pratsav e EU vay K2.0, CEL vay QKSGJ)
Ukshin Hoti ka qenë filozof dhe aktivist shqiptar. Profesor i të drejtës ndërkombëtare dhe më pas i filozofisë në Universitetin e Prishtinës dhe themelues i UNIKOMB, një partie politike në Kosovë.
Për shkak se përkrahu demostratat e 1981 në Prishtinë, u arrestua për të parën herë nga autoritetet jugosllave më 21 nëntor tok me Halil Alidemaj, Ekrem Kryeziu, etj. Më 1994 u dënua me 5 vite në burgun e Dubravës.
Më 16 maj 1999, kur dënimi i tij mbaronte dhe duhej të lirohej; u mor peng nga rojet e burgut dhe nuk është parë më.
Më poshtë mund të shihni disa fotografi të Hotit, të papublikuara më parë nga koleksioni privat i familjes. / KultPlus.com
Filmi i cili trajton jetesën e së tashmes, ndikuar nga e kaluara, respektivisht ndikimin e luftës kolektive te individi, “Zana” do ta ketë premierën në festivalin Mostra de Valencia në Spanjë, shkruan KultPlus.
Këtë e bëri të ditur regjisorja e filmit, Antoneta Kastrati përmes një statusi në Facebook:
“Shumë e lumtur që Zana do ta ketë premierën në Spanjë në festivalin “Mostra de Valencia”, ka shkruar regjisorja.
Për filmin, është shkruar edhe një artikull nga organizatorët e Festivalit:
“Nga Kosova vjen “Zana”, shfaqja debutuese e Antoneta Kastrati. Një perspektivë e re për konfliktin në Ballkan. Filmi herë pas here përdor elemente fantazie për të reflektuar në tmerrin e luftës. Me protagonistin e luajtur nga Adriana Matoshi, ky debutim i jashtëzakonshëm nga kineasti kosovar me seli në SHBA u zgjodh të përfaqësonte vendin e tij në Oskarë dhe fitoi Grandmimin Grand Juria në Los Angeles”, shkruan artikulli i Mostra de Valencia. / KultPlus.com
Sopranoja kosovare, Elbenita Kajtazi e cila tash e disa kohë ka filluar që të pushtoj skenat më të njohura operistike me zërin e saj të jashtëzakonshëm, tashmë do të debutoj edhe në teatrin francez Bordeaux. Shtatori i këtij viti do të bëjë bashkë Violetën e operës së Verdit, La Traviata, me madhështinë e të kënduarit të sopranos kosovare, shkruan KultPlus.
Vera e këtij viti ishte planifikuar të fillonte ndryshe, por pandemia që dal nga dal po kaplonte botën, nuk la pa prekur edhe botën e artit e të kulturës, duke sjellë kështu në anulimin e shumë shfaqjeve, koncerteve e festivaleve. Madje dy nga festivalet që u anuluan për këtë vit ishin edhe Glyndebourne dhe Salzburger Festspiele, në të cilat do të interpretonte edhe sopranoja kosovare.
Në një intervistë për KultPlus, Elbenita Kajtazi ka rrëfyer se ndonëse fillimin e pandemisë e kishte menduar si pushim për vete, me rëndimin e gjendjes dhe anulimin e koncerteve kjo periudhë për të nuk ishte lehtë e përballueshme.
“Gjendja pandemike sa shkonte dhe rëndohej dhe filluan edhe anulimet e shfaqjeve që përfshinte gjithë verën e 2020, atëherë fillova me të vërtetë të mërzitem shumë dhe duhej shumë angazhim në gjëra tjera që mos të mendoja gjithë kohës për anulimet e Glyndebourne dhe Salzburger Festspiele, dy festivale që i kam pritur me padurim”, ka deklaruar ajo.
Megjithatë sopranoja e konsideron veten me fat që përgjatë kësaj kohe ka qenë pjesë e trupës shtetërore të teatrit në Hamburg. Sipas saj përgjatë periudhës pandemike vendi ka pasur një kujdes të shtuar kundrejt artistëve.
Ndonëse një pjesë e madhe e koncerteve dhe shfaqjeve ku do të merrte pjesë Kajtazi ishin anuluar, në qershor të këtij viti ajo kishte njoftuar se tashmë një derë e re ishte hapur në karrierën e saj. Elbenita Kajtazi tashmë kishte filluar përgatitjet për të interpretuar Violetën nën madhështinë e teatrit të Bordeaux.
Ajo e konsideron veten me fat që kjo shfaqje është e vetmja që nuk është anuluar deri më sot edhe pse do të zhvillohet në rrethana krejtësisht të ndryshme e të pazakontë.
“Ndjehem me fat patjetër që është e vetmja që nuk është anuluar deri tani, edhe pse do mbahet në rrethana komplet të ndryshme nga përpara, me shumë distancë mes këngëtarëve në skenë dhe me audiencë të reduktuar”, ka pohuar sopranoja.
Kajtazi ka thënë se roli i Violetës është mjaft sfidues e në të njëjtën kohë i bukur për ta kënduar. Ajo ka shtuar se interpretimin e parë të Violetës e kishte bërë në prill të vitit 2018, e për të gjatë këtij interpretimi ka qenë e vështirë t’i bëjë ballë emocionit, thyerjes shpirtërore dhe vuajtjes që Violeta kalon gjatë tri orëve në skenë.
“Roli i Violetës është me të vërtetë një rol shumë sfidues, por aq i bukur sa kur e këndon harron gjitha sidat që ke kaluar deri sa e ke studiuar si duhet. Unë Violetën e kam kënduar për herë të parë në Aalto Muziktheater në Essen të Gjermanisë në muajin prill të vitit 2018. Atëherë ka qenë shumë e vështirë për mua ti bëj ballë emocionit, thyerjes shpirtërore dhe vuajtjes që Violeta kalon gjatë tri orëve në skenë duke kënduar muzikën e mrekullueshme të kompozuar aq bukur nga Verdi”, ka deklaruar Elbenita.
Sopranoja ka shtuar se që nga 2018 e deri më tani nuk ka pranuar që ta këndoj diku tjetër këtë rol, sepse sipas saj interpretimi i Violetës kërkon një pjekuri të madhe. Kajtazi ka thënë se për interpretimin e saj në Bordeaux ka kërkuar ndihmën e menaxherit të saj Alan Green, Ermonela Jahos dhe të profesoreshës së saj Caroline Merz.
Elbenita Kajtazi përgatitjen për këtë rol e ka konsideruar periudhë provash që nuk kanë mbaruar që nga koha e nënshkrimit të kontratës para dy vitesh. Ajo ka vënë në pah faktin se ka studiuar së bashku me Ermela Jahon edhe para pandemisë, por dhe pas saj.
“Përgatitja e këtij roli ka qenë periudhë provash që nuk ka mbaruar që nga momenti që kam nënshkruar kontratën pra që para dy vitesh. Kam studiuar shumë me Ermonela Jahon para pandemisë kur isha në New York, si dhe gjatë karantinimit përmes mësimit në Zoom, pastaj me Caroline Merz gjatë gjithë kohës në Gjermani, si dhe me pianistë trajnerët e mi që janë në Staatsoper Hamburg”, ka pohuar ajo.
Sopranoja kosovare e konsideruar veten me fat që ka pasur krah vetes sopranon Ermonela Jaho. Sipas saj askush më mirë se Ermonela nuk mund të të mësoj të interpretosh Violetën e Verdit, të cilin ajo e ka kënduar shumë herë në skenat më të mëdha botërore.
Krejt në fund ajo ka thënë se mezi pret të këndoj një nga rolet më të mrekullueshme për një soprano. Gjithashtu Kajtazi ka shtuar se do të vazhdoj me përgatitjen e debutimeve të tjera që e presin. Manon, Mimi, Donna Anna janë vetëm disa nga rolet që tashmë ajo është kontraktuar ti këndoj në tre vitet e ardhshme. / KultPlus.com
Biseda e fundit e filozofit Giordano Bruno me nxënësin e tij Sagredo, pak para se ta digjnin për së gjalli në furrën e druve.
Giordano Bruno
Në korridorin e ngushtë, të errët dhe të gjatë të burgjeve të Kastel Sant’Angjelo dëgjohen hapa që shënojnë afrimin e mysafirëve ndaj burrave të dënuar dhe ekzekutimin e radhës.
Me një zhurmë të madhe të çelësave hapet dera e rëndë e qelisë aty ku rri mbyllur i dënuari me djegie në zjarr në furrën e druve: Giordano Bruno. Ai është aty, i shtrirë në kashtë të egër, ndërsa sytë e tij të ndritshëm, të mbajtur dhe të qetë, shkëlqejnë me gëzim dhe butësi në sytë e të ftuarit.
“Sagredo, shoku im i ri!” thërret filozofi i madh.
Të dy përqafohen, kujdestari del i heshtur, pas tij mbyll derën e qelisë së zhveshur dhe të lagur.
“Ti ke rrezikuar, bir. Inkuizicioni nuk ka simpati për ata që kanë simpati për heretikët”.
“Maestro, nuk mund të mos ju përshëndesja”.
I riu mezi fsheh emocionin e ballafaqimit me mjeshtrin e madh, tani afër ekzekutimit me një dënim të egër.
“Je bërë burrë tashmë dhe guximi yt do të të shpërblejë”.
“E kërkova nga Kardinal Bellarmino një leje të veçantë. Ai u tregua i mirë. Ndoshta diçka po ndryshon!”
“Po, po ndryshon”, konfirmon Bruno “edhe falë vdekjes sime: historia e kësaj bote është e shkruar më shumë me vdekje sesa me jetë. Vdekja ngjall frikë, shqetësim, pyetje, për më tepër, nëse është ilustruese. Kjo më bën të qetë, shoku im. E di se jam duke përmbushur fatin tim”.
“Maestro, s’ke frikë nga zjarri që do të ta djegë mishin?”
“Po, Sagredo, kam frikë. Trupi im ka frikë”… (reflekton mbi ‘trupi im’), por unë e di që nuk do të vdes… kur trupi im fizik të vdes, unë do të jem atje; do ta shoh trupin tim të bjerë, do t’i shoh fytyrat triumfuese, të habitura dhe të mërzitshme të persekutuesve të mi…”
(Pavarësisht prej fjalëve të maestros, fytyra e të riut është e trishtuar).
“Nëse nuk të kisha lajmëruar… për arrestimin e vajzës dhe të dashurës tuaj, ju nuk do të ktheheshit në Venecia…”, thotë ai, pothuajse për ta qortuar veten.
“Do të kthehesha gjithsesi, herët a vonë. Po vdekja e tyre ishte një sinjal për mua…” vazhdon Bruno me shikimin kthyer drejt pafundësisë.
“Me sa butësi e vullnet e kam dashur atë grua… Dashuria, Sagredo, është forca më e madhe e natyrës… është jeta, shkrirja e trupave të të dashuruarve… Afër saj ishte ndjenja e ëmbël e pafundme e shtëpisë, e botës reale, butësia e ëmbël që vetëm një grua inteligjente dhe e thellë mund të japë dhe marrë… Sa iluzion, sa injorancë…
Njeriu s’është i keq, Sagredo. Ai është vetëm i pakënaqur. Mendja e tij e vogël është shkaku i pakënaqësisë së tij. Po, e dija që ato ishin marrë, gjithashtu, për dënimin e tyre. Lajmërimi yt ishte vetëm një konfirmim i trishtuar. Kur trupi im të digjet, unë do të jem i lirë, Sagredo, i lirë të bashkohem me ato, t’i përqafoj. Mos u shqetëso, shoku im… Ky ishte fati ynë i zakonshëm për të gjithë ata që kërkojnë të vërtetën, të dëbuar nga një botë që mbahet me gënjeshtra.
Do të vijë një ditë, Sagredo, kur njeriu do të zgjohet nga harresa dhe, më në fund, do ta kuptojë kush është me të vërtetë dhe kujt i ka dhënë frenat e ekzistencës së tij, për një mendje të gabuar dhe gënjeshtare që e bën dhe e mban të skllavëruar. Njeriu nuk ka kufij dhe kur një ditë do ta kuptojë këtë, ai do të jetë i lirë edhe këtu në këtë botë”.
Kthehet dhe shikon nxënësin e vet gati të ndritshëm.
“E ka parashikuar që nga kohët e lashta jeta…”
“Maestro, po pse ky fat i pamëshirshëm? Kush mund ta këtë dashur gjithë këtë?”
“Unë vetë, Sagredo, shumë kohë para se të lindja në këtë dimension.
Vdekja në zjarr e trupit fizik është një pastrim i thellë. Është pagëzim i zjarrit. Shumëkush e ka zgjedhur këtë vdekje jo vetëm si shembull për një humanizëm të mpirë, domethënës dhe mizor, por edhe për ta përmbushur detyrën që jeta na ka caktuar dhe të cilën e kemi pranuar me dëshirë për dashurinë.
Tekefundit, edhe pa vetëdije Kisha po përmbush vullnetin tonë”.
“Por atëherë… Kardinal Bellarmino bën vullnetin tonë?”
“Bellarmino tani kryen vullnetin e Kishës, që synon ruajtjen e pushtetit. Sidoqoftë, ai, gjithashtu, kryen vullnetin e vërtetë, atë të një vdekjeje ilustruese që lë gjurmë në histori.
Edhe njerëzit e kishave janë pjesë e Një-jes: vdekja ime do të shërbejë për ta treguar fuqinë e vërtetë, fuqinë okulte e cila lëviz prapa të gjitha kishave dhe të gjitha fuqive të botës.
Në këtë botë ilustruese, ku mbizotërojnë gënjeshtra, mirësia dhe frika hipokrite, një vdekje shembull është më e efektshme sesa një jetë e tërë.
Njerëzit humanë e mbajnë mend. Njeriu që shkakton vdekje është ai që i frikësohet më së shumti vdekjes. Është paradokssale, por kush sjell vdekje në mënyrë të dëshpëruar, përpiqet ta kuptojë atë, të depërtojë në mendjen e Zotit”.
“Pra, Bellarmino… edhe ai është në kërkim të Zotit?”
“Sigurisht, edhe Bellarmino është një vëlla”.
“Maestro, po pse e gjithë kjo?!
Pse gjithë kjo vuajtje, këto mizori, padrejtësi, dhimbje: vëllezër që vrasin vëllezërit e tyre?! Si mund ta firmosë me aq shpirtlehtësi Bellarmino dënimin e vdekjes tuaj?”
“Ai nuk bëri me aq shpirtlehtësi, Sagredo. Ishte një vendim i dhimbshëm dhe i vuajtur për të, por ai nuk mund të bënte ndryshe. Ai duhej të hiqte dorë nga veshja që vesh dhe nga besimet që predikon. Ai s’ka vetëdije. Nuk e ndien unitetin e universit të pafund. Nuk e di se veprimi i tij sot do të ketë një reagim për të në jetën e tij të ardhshme, në të ardhmen. Kjo vlen edhe për mua dhe të gjithë ata që janë përpjekur kot ta zgjojnë njerëzimin nga mashtrimi.
Toka është një shkollë e vështirë: çdo veprim lë gjurmë, sepse ekziston drejtësia e vërtetë, bir, edhe pse nuk shfaqet në këtë botë”.
“Drejtësia e vërtetë dëshiron vdekjen tuaj?”
“E dëshirojmë vetë, Sagredo, jo trupat tanë kalimtarë, por qeniet e vërteta të pavdekshme që jemi.
Na pëlqeu apo jo, ne jemi shkaku i vetvetes. Qenia nuk i frikësohet vdekjes, sepse e di mirë se nuk ekziston. Duke lindur në këtë botë, ne biem në iluzionin e shqisave; besojmë në atë që shfaqet. Injorojmë se jemi të verbër dhe të shurdhër.
Atëherë frika na sulmon dhe harrojmë se jemi hyjnorë, që mund ta ndryshojmë rrjedhën e ngjarjeve, edhe Zodiakun…
Ne jemi fëmijë të diellit të vetëm të vërtetë që ndriçon botët.
Dhimbja dhe vuajtja nuk ishin aty në fillim të historisë, në kohën e Egjiptit të lashtë i cili akoma ruan kujtesën e origjinës së saj të lavdishme dhe të pavdekshme.
Një ditë, jo shumë larg, një epokë e re më në fund do të vijë në Tokë. Vdekja nuk ekziston. Mjerimi, dhimbja dhe tragjeditë e saj të shumta janë rezultat i frikës dhe mosdijes për atë që është realiteti i vërtetë”.
“Ma, edhe sa kohë duhet?”
“Koha varet edhe nga ne, Sagredo. Koha është intervali mes konceptimit të një ideje dhe manifestimit të saj…
Njerëzimi konceptoi mikrobin e utopisë dhe gestacioni vazhdon drejt përmbushjes së tij të pashmangshme: shekulli i kaluar është një fazë e rëndësishme e cila i paraprin lindjes. Qeniet hyjnore vëzhgojnë gestacionin e Tokës dhe disa kanë lindur këtu për t’i ndihmuar njerëzit të kuptojnë se transformimi, gjithashtu, varet nga zgjimi i tyre”.
“Edhe ju, maestro, zbritët këtu për këtë qëllim?”
“Edhe unë, Sagredo, por nuk jam vetëm. Ekziston një grup i madh i qenieve që kanë zbritur disa herë përgjatë historisë dhe e njohin veten në të madhin Ermete, Sokrat, Pitagora, Platone, Empedokle…
Në këtë shekull, Leonardo, Mikelangjelo, Shekspiri, Kampanella, emra të njohur, por edhe njerëz të përulur, shërues të thjeshtë, shumë prej të cilëve përfunduan të djegur në kunja”.
(Giordano mallëngjehet nga kujtimi i shumë personave që i paraprijnë atij në rrugën e tëmthit).
Giordano vazhdon: “Është pagëzimi i zjarrit që shërben për ta përvetësuar trupin fizik dhe për të manifestuar qenie të vërteta. Zbulesa e tyre tani është e pashmangshme. Nuk e di kur, por e di se shumë prej nesh kanë ardhur në këtë shekull për të zhvilluar arte dhe shkenca, për t’i hedhur farat e kulturës së re që do të lulëzojë papritur, pikërisht kur pushteti do të jetë nën iluzionin që ka fituar”.
Zhurmat në prapavijë sugjerojnë që vizita duhet të përfundojë. Frymëmarrja e Sagredos sa s’ndalet…
“Maestro, si mund të të gjej?”
“Shiko brenda vetes, Sagredo, dëgjoje zërin tënd të brendshëm dhe mbaje mend se maestro i vetëm i vërtetë është qenia që pëshpërit brenda teje. Dëgjoje: është e vërteta dhe është brenda teje. Ti je hyjnor. Kurrë mos e harro”.
Hapet dera e qelisë dhe paraqitet kujdestari. Duket një fytyrë e një burri të vështirë, por që ka edhe frikë nga ai njeri, burgosësi i të cilit e sheh veten. Ai nuk thotë asnjë fjalë dhe pret me respekt që vizitori të largohet.
Giordano dhe Sagredo ngrihen dhe përshëndesin njëri-tjetrin, të dy të mallëngjyer.
“Ne nuk po ndahemi Sagredo. Ndarja nuk ekziston. Jemi të gjithë një, në kontakt të përjetshëm me shpirtin unik…”
(Publikuar në numrin e tetë të revistës “Akademia” që sapo ka dalë nga shtypi. Përktheu nga italishtja:Leonora Buçinca)
Grupi 403 rikthehet pas shumë vitesh në skenën muzikore përmes këngës “Përralla e fundit”, e cila në të njëjtën kohë është kënga e parë me videoklip e rock grupit, shkruan KultPlus.
Muzika, teksti dhe orkestrimi i kësaj kënge është bërë nga Hektor Gjurgjiali, solisti i grupit.
KultPlus ju sjell edhe tekstin e plotë të këngës:
Përralla e fundit
Askush nuk foli e as nuk këndoj për te,
Nuk e përmendin, pak kohë që është nën dhe,
Unë do t’ju flas se më duket pak vetja si ai.
Ështe një këngë, flet vetëm për një gjeth,
Që tërë kohën e kaloi në lartësi.
I vetmuar , i pathyer, kishte një qëllim.
Ishte pjesë e vogël e një trungu shumë të madhë
I vendosur në një degë diku në fund
Ishte ky që këtij trungu i jepte gjallëri
Kishte detyrë të rinte aty si mburojë
Deri sa jeta e tij mos mari fund
Të kujdesej dhe të mbronte një lule dhe një frut
Kalonin ditët, kalonte borë dhe shi
Kalonte dielli, kaluan shumë stuhi
Kjo ishte lufta që natyra e bënte me kte gjeth
Kaluan stinët, kaluan vite shumë
Gjethi detyrën e kishte kryer deri në fund
Dhe erdhi koha që ai të largohej nga kjo degë
Ishte Shtatori kur gjethi fluturoi
E ktheu kokën, për herë të fundit i shikoi
Lulën dhe frutin e rritur që për te ishin gjithcka
E dinte se kur të vijë Janari
Nuk do t’i dihet as varri
Por thellë në zemër e dinte se shpesh do t’a kujtojnë.
Çekani dhe dalta më të cilën ishte gdhendur prej muajsh guri gjigand, kishin pushuar së punuari. Skulptura prej gurit e cila në mënyrë figurative është me plis në kokë dhe me gojë të hapur, nga e cila nxjerr zjarr dhe tym heroi ynë kombëtarë, Adem Jashari është përfunduar. Ajo tashme gjendet në oborrin e shtëpisë së skulptorit shqiptar në Vjenë, Destan Gashit. Kjo skulpturë për artistin tonë, është kryevepra e punimeve të tij të deritashme.
Të punon një skulpturë prej gurit figurën e Adem Jasharit, për Destan Gashin ishte ëndërr e kamotshme. Por, gjithmonë dëshironte diçka të re, diçka që nuk është realizuar deri më tash. Dëshironte që ai punim të kishte një mesazh, të bëhej me shpirt dhe zemër. Tonelatat dhe përmasat e gurit tregonin më së miri peshën që heroi Adem Jashari e ka në zemrën e skulptorit Gashi. Dhe, kjo u realizua. Ajo tash e disa ditë gjendet në kopshtin e tij.
Albinfo Austria vizitoi shtëpinë e skulptorit Destan Gashi në Vjenë dhe shikoi për së afërmi madhështinë e punës së realizuar.
E gjitha vepra e punuar nuk është bazuar në asnjë fotografi. Gjithçka është e lindur nga imagjinata e artistit, Destan Gashit. „Në imagjinatën time ishin ngulitur momentet e fundit të Adem Jasharit, kur ai në mënyrë figurative kishte plisin e bardh në kokë dhe kur në përballje me armikun, nxirrte tym e flakë nga goja“, thotë Destan Gashi për Albinfo Austria.
Në kohën e pandemisë, në banesën tij, Destan Gashi kishte marr pak argjilë dhe ia kishte filluar të bëj një skicë. Skica e punuar nga argjila i kishte dal shumë e bukur dhe origjinale. Në bazë të asaj skice pastaj kishte porositur gurin dhe kishte filluar punimin. „Për afro 4 muaj punë e përditshme dhe e pa ndërprerë derisa e jetësova kështu siç është. Është kënaqësia më e madhe që më ka dhënë ndonjë punim gjatë karrierës sime. Nuk kam përjetuar asnjë lodhje, kisha vullnet të punoja ditë e natë. Ndoshta, sepse para vetës kisha një figurë madhështore, një legjendë të historisë dhe kombit tonë, e kisha një emër të madh: ADEM JASHARI“, thotë Destan Gashi duke treguar dashurinë që ai ka për heroin dhe sakrificën e Adem Jasharit për atdheun.
Skulptura e Adem Jasharit, kryevepra e Destan Gashit
Skultori Destan Gashi ka punuar edhe punime të tjera të cilat janë poashtu të përzemërta për të, si p.sh: Djaloshin e sapolindur të Rozafës, por kjo sipas tij është letërnjoftimi dhe kryevepra e tij.
„Gjithçka që kam pasur në brendësi e kam derdhur në këtë skulpturë. Është e punuar me shumë dashuri, me zemër, me shpirt…“.
Guri në të cilën është gdhendur figura e Adem Jasharit është prej shtufi (Sandstein) është gurë i ardhur nga Burgenland. Skulptura peshon 1.2. Tonelatë i rëndë, me gjerësi prej 1 metër me 1.2 metra dhe lartësi prej 1.1 metra.
Megjithatë, dëshira e Destan Gashi është që kjo skulpturë të jetësohet në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Zeqisht në komunën e Rahovecit. Por, ëndrra e tij nuk ka përfunduar këtu. “Në kokën dhe mendjen time tashmë është që e njëjta figurë e Adem Jasharit të punohet nga guri i kuq i Therandës në një peshë prej 6 tonësh”, thotë ai.
Të interesuarit të cilët kanë dëshirë ta shohin për se afërmi skulpturën e Adem Jasharit por edhe skulptura dhe punime të tjera, Destani së bashku me bashkëshorten, piktoren, Barbara Gashin do të hapin ekspozitë nga data 5-18 shtator. Gjatë javës, ekspozita është e hapur nga ora 16.00 – 19.00, të shtunën prej 12.00 – 18.00 dhe të dielën prej orës 10.00 -18.00. Në këtë ekspozitë do të prezantohen edhe disa piktura nga Barbara Gashi. / Albinfo / KultPlus.com
Frederik Ndoci është këngëtar, kompozitor, poet, shkrimtar dhe aktor. Ai përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2007 me këngën “Hear my plea” (Dëgjo lutjen time), e cila ishte një këngë e kombinuar në gjuhën angleze dhe shqipe, duke u ranguar në vendin e 17-të. Ai këndon në gjashtë gjuhë të ndryshme në tre vargje të veçanta vokale. U emërua “Njeriu i Mijëra Zërave” sepse këndon bariton, tenor, bas dhe countertenor.
KultPlus ju sjell sot këngën “Sytë e tu” me të cilën Federik Ndoci mori pjesë në vitin 1989 në festivalin “Kur vjen Pranvera”, tekstin e secilës e gjeni më poshtë:
Për shumë prej nesh, një nga herët e fundit kur aktorja Carice van Houten ishte në ekranet tona, ishte kur karakteri i saj Melisandre, u shëndrrua në pluhur në sezonën finale të Game of Thrones.
Prapë ne e shohim atë në kostume, mirëpo kësaj radhe në rolin e një muze të modës, për dizajneren Iris van Herpen, e cila është e famshme për kombinimet e modës me teknologjinë, raporton Papermag, shkruan Insajderi.
Kësaj radhe aktorja dhe dizajnerja janë bërë bashkë për krijimin e filmit të shkurtër të quajtur Transmotion.
Në vend se të krijonte një koleksion të tërë, Harpen dizajnoi vetëm një pamje dhe e bëri epiqendrën e filmit. Ngjajshëm me rolin e saj në GoT, Houten portretizon një karakter të fortë eteral në këtë film; një tyl i bardhë i fryrë në ngjyrë të bardhë, me tribalë të zi prej gurëve të vegjël të kristaltë që vijnë duke u zgjatur prej mesit.
Videoja dhe fustani u inspiruan nga stili ilustrues i artistit grafik Maurits Cornelis Escher.
“Ka të bëj me lindjen, rritjen dhe formësimin”, tha Herpen për New York Times. “Dua të shpreh përvojën e këtyre muajve të fundit, pa qenë shumë e drejtëpërdrejtë dhe të simbolizoj fillimet e reja të gjërave”./Insajderi.com / KultPlus.com
Aktivistët e shoqërisë civile përmes një komunikate për media kanë njoftuar se kanë paditur Policinë për moslejimin e tubimit me distancë fizike për dorëzimin e peticionit “Drejtësi për Kujtimin”.
“Avokatja e aktivistit Gazmend Qyqalla, Rina Kika, ka përgatitur dhe ka dorëzuar sot në mëngjes një padi kundër Policisë së Kosovës për shkeljen e lirisë së tubimit dhe të drejtës në trajtim të barabartë”, thuhet në komunikatë.
Sipas Kikës vendimi i Policisë është i paligjshëm meqë është diskriminues, nuk përmban arsyetim për shkaqet dhe rrethanat që kanë qenë vendimtare gjatë vlerësimit të lajmërimit të tubimit dhe nuk thirret në asnjë bazë ligjore për ta mbështetur kufizimin e lirisë së tubimit.
Vendimi është diskriminues sipas saj, pasi që një ditë para lajmërimit të tubimit Drejtësi për Kujtimin, në Sheshin Nënë Tereza ishte mbajtur tubimi për promovimin e librit “Nga Gonxhe Bojaxhiu deri te Nënë Tereza…” ku kishin qenë të pranishëm më shumë se 40 persona.
“Madje në këtë tubim kishte qenë i pranishëm edhe zëvendëkryeministri Besnik Tahiri”, thuhet në komunikatë.
“Lejimi i mbajtjes së këtij tubimi dhe ndalimi i mbajtjes së tubimit Drejtësi për Kujtimin paraqet trajtim të ndryshëm të dy situatave të njëjta prandaj kemi të bëjmë me diskriminim”, ka thënë ajo.
Dje, më 27 gusht 2020, aktivisti i shoqërisë civile Gazmend Qyqalla e ka dorëzuar lajmërimin për mbajtjen e tubimit paqësor të hënën më 31 gusht 2020 para objektit te Prokurorisë së Shtetit në Prishtinë, për të kërkuar ‘Drejtësi për Kujtimin’.
Tutje thuhet se aksioni simbolik me konferencë për media është planifikuar të mbahet për ta dorëzuar peticionin më shumë se 1,300 nënshkrime nga qytetarë prej anë e mbanë Kosovës të cilët po kërkojnë (1) nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit të kërkojnë falje për neglizhimin e rastit të Kujtim Veselit, (2) nga Kryeprokurori i Shtetit që të zhvillojë hetim për zyrtarët përgjegjës për neglizhimin e rastit dhe (3) nga Qeveria e Kosovës që ta kompensojë familjen e Kujtimit për dëmin e shkaktuar nga neglizhenca e shtetit.
“Policia e ka ndaluar mbajtjen e tubimit me vendim ku thuhet se ‘nuk ekzistojnë kushtet në aspektin e sigurisë për lejimin e tubimit sepse tanimë ekzistojnë shkaqet e epidemisë COVID-19’, pa dhënë arsyetim të mëtutjeshëm. Në lajmërimin e aktivistit Gazmend Qyqalla për Policinë është theksuar se pjesëmarrës do të jenë 10 deri 20 persona. Dy nga organizatorët do ta mbajnë një pankartë dhe dy të tjerë do të flasin para mediave”, thuhet në komunikatë. “Ndërkaq, sa i përket masave për mbrojtjen nga COVID-19, në lajmërim thuhet: Në këtë aktivitet do të sigurohen masat për mbrojtjen nga Covid 19, secili do të ketë maskë dhe do të mbahet distanca fizike 2 metra”.
Aktivistët e fushatës Drejtësi për Kujtimin dyshojnë se arsyeja e këtij trajtimi diskriminues është dekurajimi dhe frenimi i kritikës së hapur dhe të ashpër ndaj neglizhencës së Policisë që rezultoi me dhunimin e përsëritur seksual dhe vrasjen e Kujtim Veselit.
Ata janë shprehur të zhgënjyer me institucionet e shtetit të Kosovës që vazhdojnë ta përçmojnë rastin e Kujtimit deri në atë masë sa që 1 vjet pas neglizhimit institucional që çoi në vrasjen e tij nuk lejohet tubimi për të kërkuar drejtësi për Kujtimin dhe familjen e tij, ndërkohë që jemi dëshmitar të mbajtjes së tubimeve të ndryshme gjatë pandemisë COVID-19 për çdo ditë. / KultPlus.com
Gjenden gjurmët më të lashta fëmijërore mbi planetin tonë. Janë rreth 1.2 milion vjet të lashta, të zbuluara përgjatë një lumi prehistorik në Etiopi. Siç transmeton Dita, gjurmët e gjetura janë si një foto e momenteve të fëmijërisë dhe lojërave në ujë të specieve njerëzore parahistorike si Homos Erectus/Ergaster ose ndoshta Homo Heidelbergensis.
Sipas autorëve të grupit kërkimor, kjo është një provë direkte shkencore që konfirmojnë një moment teksa fëmijë të njerëzve të lashtë laheshin në ujërat e lumit, gjë që vërteton se kjo lloj loje, që ende sot aplikohet, tregon se i ka rrënjët në sjellje njerëzore arkaike.
Sipas studiuesve vendi ku kanë mbetur të shënuara këto gjurmë ka qenë zonë me ujë, apo moçalishte, që shpesh herë gjatë historisë është mbuluar nga hiri vullkanik.
Pranë gjurmëve njerëzore, janë gjetur edhe gjurmë kafshësh dhe guacash, çka tregon se njeriu prehistorik hynte në ujëra të ulëta ashtu sikurse bënin edhe kafshët. / KultPlus.com
Përkujtojmë sot intelektualin, fratin françeskan, teologun, shkrimtarin, filozofin At Zef Pllumi.
At Zef Pllumi lindi më 28 gusht1924, në Malin e Rencit në Shëngjin të Lezhë . Studioi në disa fusha si në teologji, letërsi, filozofi dhe përvetësoi mjaft mirë gjuhët e huaja: italisht, frëngjisht, gjermanisht, latinisht dhe greqishte e vjetër.
Më 14 dhejtor 1946 u arrestua dhe dënohet me tre vjet burg, në moshën 22 vjeç. Nga viti 1949-1951 merret me numizmatikë në Muzeun e Shkodrës. Më vonë do të shërbej si meshtar i Dukagjinit për rreth 12 vjet. Në vitin 1967 arrestohet dhe për 23 vjet vuan dënimin në burgje dhe kampe të ndryshme si në Spaç, Reps, Ballsh, Skrofotinë të Vlorës, Zejmen-Shën Koll, Shën Vasil dhe Tiranë.
Në vitin 1990 u kthye në Tiranë si klerik ku përveç aktivitetit, përpiqet të kontribuojë në lëmin e kulturës dhe edukimit shqiptar aq të dëmtuar gjatë pesëdhjetë vjetëve.
Nga viti 1993 deri 1997 rinxjerr revistën “Hylli i Dritës”.
Ai shkruan dhe boton triologjinë “Rrno vetëm për me tregue”, vëllimet “Françeskanët e mëdhenj”,“Erazmo Balneo”, “Saga e Fëmijnisë”,“Frati i pashallarëve Bushatlli”.
Një ndër nismat e tij me vlerë të pamasë ishte dhe ribotimi i kolanës së plotë të veprave të etërve françeskanë, të zhdukura barbarisht nga qarkullimi përgjatë viteve të komunizmit, si edhe përpjekja për gjetjen e eshtrave të At Gjergj Fishtës.
Në vitin 2006, u dekorua me çmimin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës.
Po në atë vit mori çmimin letrar “Penda e Artë” për trilogjinë e tij me kujtime “Rrno vetëm për me tregue” të akorduar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.
Vdiq më 25 shtator të vitit 2007 në, Romë, Itali dhe u varros më 30 shtator 2007 në Shkodër./KultPlus.com
Presidenti Ilir Meta është përulur me respekt pranë bustit të poetit të shuar Ali Asllani.
Presidenti Meta sjell vargjet e poeti duke i konsideruar të ndritura dhe frymëzim për lirinë e popullit dhe aktuale.
“Jam vlonjat dhe trim me besë, Rreth flamurit di të vdesë, A me hir a me pahirë, Doemos do rroj i lirë!” Në Vajzë, vendlindjen e poetit të shquar të Lirisë, Ali Asllani, vargjet e ndritura të të cilit kanë frymëzuar përpjekjet e popullit tonë për liri dhe progres demokratik”, shprehet ai.
Meta shton se “nuk mund të ikja nga Lumi Vlorës pa u përulur me respekt e nderim para jetës dhe veprës së këtij atdhetari të spikatur, përherë i gjallë mes nesh me poezitë e tij aktuale në çdo kohë”. /atsh/ KultPlus.com