At Zef Pllumi: E keqja neve na vjen prej vetvedit, prej njani-tjetrit (VIDEO)

At Zef Pllumi është nga nga figurat me të ndritura shqiptare, i cili njohu çdo të mirë dhe të keqe të kombit tonë, madje kjo shihet qartë në një intervistë të rrallë televizive të cilën e kishte dhenë në një moshë të shtyrë, por me mendje të kfjelltë, shkruan KultPlus.

Nga një eksert i intervistës, gazetarja e pyet se prej nga ju vjen e keqja shqiptarëve, At Zefi përgjigjet me një bindje të plotë dhe me një zhgënjim të thellë në ftytyrën e tij.

 “E keqja neve na vjen prej vetvedit, prej njani tjetrit, prej shqiptarëve. Na s`kemi dashuni njani me tjetrin, kemi inate, e mllef e kurgja tjetër…Kjo asht e keqja e madhe që na vjen…që na ka ardhë historikisht”, shprehet At Zef Pllumi.

Një burrë i urtë dhe një mendimtar, frati françeskan ka qenë publicist e shkrimtar dhe gjithmonë në kërkim të të vërtetës. Ai ndërroi jetë në vitin 2007 në Romë të Italisë.

“Kjo është e keqja e madhe që na vje e që na ka ardhë historikisht” tregon At Zef Pllumi në vazhdimësi të kësaj interviste. /KultPlus.com

Ministria e Arsimit e vlerëson si të suksesshëm Testin e Maturës

Komisioni Shtetëror i Maturës e ka vlerësuar të suksesshëm mbajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore 2020, i cili këtë vit është organizuar për mbi 26 mijë maturanë në rrethana të pandemisë COVID-19.

Sipas KShM, raportet e para nga komunat, respektivisht nga të 184 qendrat ku është organizuar Testi, tregojnë se gjithçka ka shkuar sipas planifikimit të mbajtjes së testit në rrethana pandemie.

KShM ka konstatuar se tentimet për kopjim dhe shpërndarje të testit nëpër rrjetet sociale, këtë vit kanë qenë dukshëm më të vogla se në vitet e kaluara, ndërsa nuk është paraqitur ndonjë vështirësi, e cila do ta dëmtonte procesin.

KShM falënderon në radhë të parë nxënësit, të cilët i kanë respektuar masat e rekomanduara nga institucionet kompetente të shëndetësisë, e po ashtu edhe të gjithë personelin e angazhuar për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Komisioni Shtetëror i Maturës falënderon po ashtu  mediat, të cilat i kanë kontribuar këtij procesi, duke i informuar saktë nxënësit, pjesëmarrësit në proces dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Edhe një herë” nga Armend Regjepagiqi

Armend Regjepagiqi është njëri nga artistët më eminent në vend, i cili është i njohur për këngët e tij të cilat janë të tejkohore. Ata dëgjohen sot siç janë dëgjuar vite më parë kur janë publikuar, shkruan KultPlus

“Edhe një herë”, është një nga baladat e tij të njohura me një tekst me gjuhë metaforike, me një shije të hollë artistike si dhe një interpretim të fuqishëm nga artisti Regjepagiqi.

KultPlus ju ofron këtu tekstin si dhe videon e kësaj kënge:

“Ka shume dite
qe pikellimi me mban
Si nje semundje e rende
Qe bar nuk ka e s’me le te jetoj
Ka shume dite
qe rruget perhere na jane ndare
E ditet e mija
nete e mija kot une i harxhoj

A ka ne bote
kudo arsye per kete vuajtje
O me beso
se faj nuk kam qe forca po me le

Se cdo dite e re me tregon
se ishte e kote tere kjo pritja ime
dhe mundi im dhe enderrat per dashuri

REF.:
Edhe nje here o vec edhe nje here
Kenget qe i kendoj
te kam o kujt te ja dhuroj
Edhe nje here o vec edhe nje here
Gjakun o prap ta ndez
Veq nje mengjes me ty ta pres
Edhe nje here o veç edhe nje here
Te te takoj e veç nje çast gezimi
ta jetoj me ty
Edhe perhere ti mbylli syte
ne kete rruge pa te vetmen dashuri
Edhe nje here o mos te vdes pa t’pa,
pa t’pa edhe nje here
Vetem edhe nje here

Dicka e rende sikur hyri ne mua
Me shtrengon e po dhemb
Ma mori sigurine
nuk jam i njejti ai njeri
Dhe çdo dite e re me tregon
se ishte e kote tere kjo pritja ime
dhe mundi im dhe enderrat per dashurin

REF.:
Edhe nje here o veç edhe nje here
Te te takoj e veç nje çast gezimi
ta jetoj me ty
Edhe perhere ti mbylli syte
ne kete rruge pa te vetmen dashuri
Edhe nje here o mos te vdes pa t’pa,
pa t’pa edhe nje here
Vetem edhe nje here”

Nesër zbulohet busti i senatorit amerikan Bob Dole në Prishtinë

Tani në Prishtinë do të jetë edhe busti i mikut të madh të Kosovës, senatorit Bob Dole.

Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës ka njoftuar se busti i Dole do të zbulohet nesër, me rastin e 30 vjetorit të vizitës së delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të udhëhequr nga Dole.

Ceremonia e zbulimit të bustit do të mbahet në ora 13:30 në rrugën Bob Dole në lagjen Dardania në Prishtinë, ndërsa të pranishmëve dhe medieve do t’u drejtohen Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, Ambasadori i SHBA në Kosovë Philip Kosnett dhe Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane Arian Zeka.

Po ashtu, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla do të bëjë zbulimin e pllakës përkujtimore për nder të këtij përvjetori në sheshin Nënë Tereza para Grand Hotel Prishtina, në ora 11:00.

Ndërsa, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të hapë ekspozitën e fotografit Hazir Reka, me fotografi unike nga vizita e delegacionit të Senatit amerikan më 29 gusht të vitit 1990. Hapja e ekspozitës do të bëhet në ora 11:10 para Grand Hotel Prishtina.

Lidhja e Historianëve i drejtohet Hotit me letër për Manastirin e Deçanit

“Më mirë është që të braktiset takimi dhe të mos shkohet në Bruksel më 7 shtator 2020, sesa të hapet dhe të negociohet çështja e Manastirit të Deçanit dhe ajo e rrugës Deçan-Plavë me shtetin serb”.

Lidhja e Historianëve – Dega në Deçan i është drejtuar me letër Kryeministrit Avdullah Hoti rreth Manastirit të Deçanit.

Sipas kësaj dege, më mirë është që të braktiset takimi dhe të mos shkohet në Bruksel më 7 shtator 2020, sesa të hapet dhe të negociohet çështja e Manastirit të Deçanit dhe ajo e rrugës Deçan-Plavë me shtetin serb, njofton Klan Kosova.

“Hapja e kësaj teme në Bruksel, është ndërhyrje e Serbisë në punët e brendshme të Kosovës. Andaj, edhe një here e përsërisim kërkesën tonë që të mos hapet kjo teme në bisedime me palën serbe”.

“Pala serbe, hapjen e temës së rrugës Deçan-Plavë dhe atë të Manastirit të Deçanit, e bene me qëllim të vetëm, që të fitoj në kohë dhe kjo teme të merr rrugë tjetër, pra rrugën që Manastirit i Deçanit dhe manastiret e tjera të uzurpuara nga serbët në Kosovë, të futën si zona të veçanta me extra territore në Marrëveshjen përfundimtare e cila është duke u përgatitur mes shtetit të Kosovës dhe atij Serbisë”.

“Pra, është rrezik tepër i madh që manastiret dhe kishat ortodokse të fitojnë një status special, i cili status do të ju mundësonte mos nënshtrim ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është tepër e dëmshme për shtetin e Kosovës, për organizimin e brendshëm të shteti tonë dhe për gjitha komunitete tjera në vend, sepse nuk duhet lejuar priviligjimi i një komuniteti fetare dhe diskriminim e të tjerave në Republikën e Kosovës”.

“Pra, Kryeministër mos prano që tema e Manastirit të Deçanit të hy në bisedime, dhe assesi mos pranoni që manastiret dhe kishat ortodokse të kenë status extra territore në Marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, sepse do të i behej dem shumë i madh dhe i pa riparueshëm Republikës së Kosovës. Ku gabim nuk do të ju falët e as juve, as kujt do qoftë që negocion në emër të Republikës së Kosovës”.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë:

Fillon shpërndarja e testit në rrjete sociale nga maturantët

As këtë vit nuk mungoi shpërndarja e testeve të maturës në rrjetet sociale nga maturantët, që është bërë praktikë thuajse për çdo vit.

Në grupet e formuara paraprakisht që shfrytëzuan ata për t’u përgatitur u shpërndanë fotografi duke pritur përgjigjet e pyetjeve, njofton Klan Kosova.

Këto keqpërdorime po bëhen kryesisht në grupe që kanë shumë anëtarë, një i tillë është përbëhet prej 10,9 mijë anëtarësh.

Ende nuk dihet nëse organet e rendi i kanë evidentuar këta nxënës. / Klan Kosova / KultPlus.com

Dokumente dhe memoria e Tiranës përgjatë një shekulli përmes ekspozitës se veçantë nga DPA

Në kuadër të 100 vjetorit të Tiranës si kryeqytet, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka ekspozuar në ambientet e jashtme të saj një ekspozitë e cila do të jetë e afërt për sytë e çdo qytetari.

“Tirana në 100-vjetorin e Pavarësisë” është ekspozita e parë e publikuar në këtë formë. Edhe pse në periudhë pandemie, DPA është në funksion të plotë për të  sjellë pranë publikut dokumentacionin dhe gjithë memoristikën e jetës së Tiranës përgjatë një shekulli.

Momente kyçe të jetës politike, zhvillimet e ekonomike, tendencave të stileve arkitekturore dhe zhvillimit urbanistik, fryma kulturore dhe artistike, evolucioni social, përballja me sfidat dhe perspektivën e kryeqytetit, shpalosen përmes  kësaj ekspozite që tashmë do të jetë e hapur 24 orë në 7 ditë të javës.

Kjo ekspozitë vjen me një qasje tjetër nga dhjetra aktivitete të ngjashme të mëparparshme të organizuara nga institucioni. Ekspozimi i këtyre materialeve është kryer me qëllim që të tërheqe vëmendjen e publikut i cili është ende i mbërthyer nga  ndjesitë e ankthit të pandemisë. Me këtë nismë të re synohet që të afrohet publiku si ai i dedikuar  i studiuesve dhe studentëve, ashtu edhe kalimtarët e thjeshtë.

Kështu në stendat e vendosura në muret e jashtme të institucionit,  çdokush ka mundësinë të shoh nga afër fotografi dhe aktet zyrtare që lidhen me ngjarje të rëndësishme në periudhën midis dy luftërave,  periudhën gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe periudha e pas çlirimit.

Një pjesë e ekspozitës që ka zgjedhur DPA ndër të tjera janë vendime të këshillit të përhershëm të Bashkisë së Tiranës, lista e anëtarëve të Këshillit Bashkiak,  foto të kryetarëve të Bashkisë së Tiranës, foto nga godina të institucioneve, hapësirave publike, ndërtimet e reja, manifestimet të cilat i përkasin periudhave të ndryshme kohore.  Kjo ekspozitë dhe të tjerat në vijim vijnë dhe si një alternativë e shtuar për edukimin dhe dijen e nxënësve, studentëve dhe të rinj në përgjithësi për të shtuar njohuritë mbi historinë. atsh / KultPlus.com

Nënat gjakovare kërkojnë dënimin e kriminelëve serbë, nesër takim me Albin Kurtin

Shoqata ‘Thirrjet e Nënave’ në Gjakovë , bën të ditur se më 30 gusht, në ditën ndërkombëtarë për persona të zhdukur, kërkon nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare që të shtojnë vëmendjen dhe të përfundojnë sa më parë procesin për zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur, para se të bëjnë marrëveshje në bisedimet me palën serbe.

“Kërkojmë që sa më parë kriminelët të dalin para gjyqit dhe të marrin dënimet për krimet e kryera kundër civilëve shqiptarë, në Kosovë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e kësaj shoqate.

Kurse, gjatë ditës së nesërme, kjo shoqatë do të vizitohet nga ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takim ky që do të mbahet në Pallatin e Kulturës ‘Asim Vokshi’ në Gjakovë, ku më pas do të pasohet me homazhe në Kompleksin Memorial të martirëve të kombit në Kodrën e Çabratit, ku do të bëhet edhe freskimi i pllakatit me fotografi të të ndjerëve.

Parku arkeologjik i Orikut, gërmime në fontanën monumentale dhe murin fortifikues

Për të dymbëdhjetin vit radhazi rifilluan gërmimet arkeologjike të projektit shqiptaro-zviceran në parkun arkeologjik të Orikut.

Këto gërmime po realizohen nga Instituti i Arkeologjisë në Tiranë, Universiteti i Gjenevës në Zvicër dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë bën të ditur se “këtë vit, gërmimet arkeologjjke janë fokusuar në pjesën veriore të fontanës monumentale si dhe anën jug-lindore të murit fortifikues”.

Qyteti antik i Orikut shtrihet pranë qytetit të sotëm të Orikumit, themeluar nga Eubeati në shekullin Vl para Krishtit, në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokastër. Përmendet nga autorët antikë të shekullit të V para Krishtit, si port i rëndësishëm i Adriatikut. U shfrytëzua nga romakët në luftërat kundër ilirëve dhe maqedonëve, luajti një rol të rëndësishëm në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut.

Në shekullin Vll, pranë tij u ndërtua kisha e Marmiroit dhe disa kisha të tjera që në themel të emrit të tyre kanë emrin Maria. Këtë gjë e shohim tek manastiret e Ardenicës (Lushnjë), Apolonisë (Fier), Manastirin rrënojë të Ballshit, Manastirin e Zvërnecit, Manastirin e Dhërmiut. atsh / KultPlus.com

Dënohet djegia e flamurit të Greqisë me të cilën Kosova përballet më 6 shtator në Prishtinë

Flamurin e Greqisë, të kthyer përmbys, e mbanin dy tifozë. Ata në njërën dorë mbanin nga një mjet ndezës, ndërsa pas tyre qëndronin afro 30 tifozë që kishin shpalosur një fotografi të madhe të heroit Agim Ramadani dhe një pano me shkrimin UÇK, ndër të tjera. Disa prej tifozëve mbanin shalle të tifo-grupit të tyre “Skifterat” e ndonjëri mbante veshur fanellën e Gjilanit.

Pasi grupi nisi thirrjet në formë kënge “Kosova është zemra e Shqipërisë”, dy tifozët që e mbanin flamurin e Greqisë ia futën zjarrin atij me mjetet ndezëse që kishin në duar. Për pak sekonda flamuri grek u djeg i tëri.

Tërë këtë skenë “Skifterat” e Gjilanit e kanë incizuar dhe e kanë publikuar në faqen zyrtare në Facebook “Ultras Skifterat”.

“Nuk u lejuam rreth stadiumit ‘Skifterat’ sonte, pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë”, ka shkruar tifo-grupi gjilanas.

Ky veprim, që ndodhi të enjten mbrëma, ka bërë bujë të premten në vend. Kanë reaguar institucione të politikës, të sigurisë dhe ato sportive. Është dënuar nga të gjithë, por “Skifterat” i kanë qëndruar prapa veprimit, ndonëse mund t’i kushtojë ndonjërit prej tyre.

“Ky akt i grupit tonë mbrëmë vjen si pasojë dhe si përgjigje ndaj veprimeve të tifozërisë qipriote, që vazhdimisht në ndeshje paraqet parulla kundër Kosovës dhe mesazhe prosllave në stadiume. Të gjithë ata që na gjykuan për këtë akt le të kursehen për flamurin e radhës”, kanë shkruar “Skifterat”.

Skuadra që ata e përkrahin, por ndaj së cilës kanë reaguar ashpër të premten, Gjilani ka luajtur ndaj APOEL-it qipriot të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë. Ndeshja Gjilani – APOEL ishte e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës. APOEL-i, që është klubi më i madh qipriot, fitoi 2:0 pas kohës shtesë, por paraqitja e Gjilanit u vlerësua lart, shkruan KOHA Ditore.

Për shkak të pandemisë COVID-19, ndeshja u luajt pa shikues në stadium. Tifozët e Gjilanit, një grup i tyre, megjithatë udhëtuan për në Prishtinë. Atë që e planifikuan e realizuan në shesh, pa u penguar. Dhe të premten kanë reaguar ashpër përmes komenteve pasi klubi dënoi veprimin e tyre.

Gjilani ka vlerësuar se bëhet fjalë për një veprim të disa individëve. Gjilani ka dënuar rëndë djegien e flamurit. E ka vlerësuar akt jo të hijshëm.

“Vepra të tilla nuk kanë vend në sportin më të popullarizuar në botë, e aq më pak neve si komb ku duhet të jemi shembull në mikpritjen e ekspeditave udhëtuese në vendin tonë”, ka shkruar Gjilani në reagimin e publikuar të premten.

Ka reaguar, ndër të tjera, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, që ka dënuar ashpër “aktin e shëmtuar të djegies së flamurit grek në Prishtinë”.

“Dënojmë fuqishëm çdo lloj akti fyes të simbolit kombëtar të cilitdo shtet, në rastin konkret të Greqisë. Kosova dhe Greqia kanë vendosur dialog praktik, kanë zyra ndërlidhëse në kryeqendrat e tyre dhe të dyja palët punojnë për të thelluar dialogun edhe më tej”, ka thënë e para kësaj ministrie, Meliza Haradinaj -Stublla.

Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë thirrje që organet e rendit të reagojnë shpejt dhe të vendosin para drejtësisë autorët.

Ka reaguar edhe Këshilli për Parandalimin dhe Luftimin e Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive. Edhe ky këshill ka bërë thirrje që të hetohen dhe zbulohen kryerësit e këtij akti sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që ata të marrin dënimin e merituar.

Nuk ka munguar edhe reagimi i Federatës së Futbollit të Kosovës, që i është bashkuar dënimit të djegies së flamurit grek.

“Pikërisht në fillim të muajit të ardhshëm Kosova do të ballafaqohet me Greqinë në kuadër të Ligës së Kombeve dhe si në çdo ndeshje tjetër, edhe këtë herë do të dëshmojmë se jemi vend i vlerave sublime dhe popull mikpritës”, thotë FFK-ja.

Ndeshja Kosovë – Greqi luhet më 6 shtator, po në Prishtinë, në kuadër të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Është ndeshja e parë mes dy shteteve.

Ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kontaktuar me prokurorin kujdestar dhe se janë duke u ndërmarrë veprime në drejtim të sqarimit të rrethanave të këtij incidenti. Policia ka thënë të premten pasdite se është në fazë të kompletimit të raporteve, deklaratave dhe grumbullimit të provave.

Ndeshja Gjilani – APOEL ka kaluar pa ndonjë problem. Nga kampi qipriot nuk ka pasur ndonjë qëndrim anti-Kosovë. Por tifozët e këtij klubi janë të njohur si proserbë dhe kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Po ashtu janë të afërt me Greqinë.

“Qipro është Greqi. Kosova është Serbi”, shkruan në një prej panove që kanë shpalosur tifozët e APOEL-it në të kaluarën.

Në mediat qipriote kanë raportuar për djegien e flamurit të Greqisë në Kosovë. Kanë paraqitur po ashtu reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të klubit Gjilani.

Fillon festivali “Meeting of Styles”, këtë vit zhvillohet në Fushë Kosovë

Sot ka filluar festivali “Meeting of Style” që po mbahet në hyrje të qytetit të Fushë Kosovës, shkruan KultPlus

“Falenderojmë OJQ Q’art për organizimin e festivalit që po sjell plot ngjyra në këto ditë plot sfida përtë gjithë”, ka shkruar ndër të tjera Shpend Ahmeti në Facebook.

Këtu keni statusin e tij të plotë:

“Mirëmëngjesi Prishtinë,

Për të treten herë rradhazi qyteti ynë është nikoqir i artistëve ndërkombëtar e vendor që janë pjesë e festivalit “Meeting of Styles” që po zhvillohet në hyrje të qytetit nga Fushë Kosova.

Falenderojmë OJQ Q’art për organizimin e festivalit që po sjell plot ngjyra në këto ditë plot sfida përtë gjithë”. / KultPlus.com

Ylli i “Black Panther” Chadwick Boseman vdes nga kanceri

Chadwick Boseman, i cili ka luajtur rolet e ikonave amerikane me ngjyrë, Jackie Robinson dhe James Brown dhe rolin inspirues të ‘Black Panther’, ka vdekur në moshën 43-vjeçare.

Boseman ka vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles pranë gruas dhe familjes së tij, raporton AP.

Sipas familjarëve, Boseman ishte diagnostifikuar me kancer para katër vitesh, megjithatë ai vetë nuk ka folur rreth kësaj sëmundje.

I lindur në South Carolina, Boseman ka diplomuar në Universitetin Howard dhe ka luajtur fillimisht role të vogla televizive para se të ngritej në vitin 2013, transmeton KOHA.

Ndër të shumtë të cilët e përkujtuan, kandidati demokrat për president, Joe Biden, është një nga ta.

Ai ka thënë se Boseman “ka inspiruar gjenerata dhe u ka treguar atyre se mund të bëhen çfarëdo që dëshirojnë, madje edhe superheronjë”, shkroi ai në twitter.

I panjohuri ua paguan në fshehtësi borxhet gjithë fshatit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tuzla të Turqisë.

Një person i panjohur po ua paguan borxhet të varfërve, por askush nuk e din se për kë bëhet fjalë. Burri misterioz u ka lënë disa familjeve me para poshtë derës, në një kohë kur varfëria dyshohet si shkaku kryesor i vetëvrasjeve që kanë “pushtuar” Turqinë aziatike së fundmi.

“Dikush erdhi dhe më kërkoi t’i tregojë fletoren ku unë regjistroja borxhet e klientëve”, i tha agjencisë së lajme Demirwren, pronari i njërit prej dyqaneve, transmeton TCH.

Më tej ai shtoi se me vete ky njeri misterioz kishte edhe katër persona të tjerë që mbanin shuma të mëdha parash.

“Unë i pyeta ku jetonin. Ai nuk ma tha, por pagoi të gjitha borxhet. Kam mësuar gjithashtu se ai u ka dhënë para shtesë familjeve të varfra”, u shpreh pronari i dyqanit.

“Kur unë e pyeta për emrin”, tregon Ylmaz, “ai mu përgjigj: ‘Më quaj thjesht Robin Hood”.

Elizabeth Gowing, a strong woman with a passion to help Roma, Ashkali and Egyptian communities in Kosovo

Xhemile Hysenaj and Arbër Selmani

She is a woman with a force to be reckoned with. To the people who are active human rights defenders in Kosovo, the name of Elizabeth Gowing is not an unheard one.

Beginning in 2006 when she came to Kosovo, Elizabeth Gowing has been passionate about different causes, up until today when she also speaks almost perfect Albanian language and this thanks to the fact that she constantly talks to people, speaks with them about their problems and concerns, thinking about solutions.

Elizabeth Gowing was educated at Magdalen College, Oxford, and subsequently trained to be a teacher and completed her MA at the Institute of Education, University of London,

She worked in primary education in Hackney, Lambeth and Islington as well as in education policy. Coming to Kosovo, she dedicated herself to working with Roma, Ashkali and Egyptian communities. She works with this community for a long time now, being one of the most prominent voices of advocacy for these neglected and marginalized and discriminated communities living in Kosovo.

In 2016 the President of Kosovo awarded her the Mother Teresa medal for her humanitarian work. In 2017 she was named by British Prime Minister Theresa May a ‘point of light’ for volunteering around the world. In 2018 the new Kosovan President gave her Kosovan citizenship by decree.

She co-founded charitable NGO The Ideas Partnership which empowers and supports people in need in Kosovo in the fields of education, health and social welfare, and works on cultural heritage and protection of the environment, promoting a culture of volunteerism and philanthropy. She is also the owner of the Sapune social enterprise, offering employment to village and minority community women and support to the education of their children, and promoting Kosovo’s traditional craft of filigree.

Elizabeth is an amazing story, just like the ones in the books she wrote and translated.

She is the author of five travel books, of which four are about Kosovo and the Balkans. She has also translated two books from Albanian – the biography of Yugoslavia’s longest-held political prisoner, Adem Demaçi, and the memoirs of Hasan Prishtina.

Before we enter her ‘fight’ for the Roma, Ashkali and Egyptian communities in Kosovo, let us get to know more about Elizabeth.

*

‘I came to Kosovo 14 years ago. My husband was given a job/position at the Government of Agim Çeku, at that time. We came here for six months. Until then, I had no contact whatsoever with Kosovo, except for some kids attending the school in London where I acted as deputy director, in 1999. After some time, the contract of my husband got extended and we decided to live here. We came up with the NGO and we realized that we actually like to live here” Elizabeth tells us.

She says that ‘in Kosovo, people always make a room for you’.

‘There can be wonderful monuments and everything but if people do not greet you and do not take care of each other, it’s not much of a place to live. Kosovo is different” she continues.

*

We cannot wait to dive into the life of Elizabeth and her continuing efforts to better the life of marginalized groups and communities living in Kosovo. Elizabeth, together with her team, will soon open a new community centre ‘Azure’ in Fushë Kosova, which will begin construction in the next months.

This centre will be built and operate ecologically and will replace the current TIP centre. The centre will provide learning and education activities for young people and children of Fushë Kosova as well as services to improve the health and well-being of the citizens of Fushë Kosova.

‘It will not be a classic school. It is a community centre where we will have a kindergarten, classes for children who are out of school or have dropped, activities for pregnant women and physiotherapy for kids with special needs”

“We had a centre at Lagjja 29 in Fushë Kosova. However, had we known that we would have so many projects in Kosovo, we would save and invest in another building by now. I thank the Municipality and also UEFA Children’s Fund and AECOM Foundation. The project will be ecological and it will create new jobs for the people who will dedicate during the building process” Elizabeth goes on to discover for us the soon to be an amazing educational space not so far from the capital city.

https://www.facebook.com/NGOtheideaspartnership/photos/a.1021629531221096/3408360382547987/?type=3&theater

Education, Elizabeth points out, is important for all of us, being also the only way people can surpass being poor, for themselves and their family.

Via the expertise of her and her NGO, Elizabeth Gowing so far has been working in Fushë Kosova, Janjevo and in other locations in Kosovo where these three communities are more frequent. A lot of activities in more than a decade have been organized with all age groups.

In Mitrovica, just recently, the NGO has helped 45 girls of communities to continue attending school, to embrace their professional orientation and develop skills to reflect over the importance of quality and decent education.

On the other hand, around 140 families – Albanian, Croatian, Roma, Ashkali and Egyptian – in Graçanica, Janjevo/a and Fushë Kosove – have now been supported by The Ideas Partnership with food and toiletries packages during the Coronavirus crisis.

‘As we all know, laws in Kosovo are perfectly done and regulated, so I do not believe we lack the ‘top-down’ approach. We need the ‘bottom-up’ approach, meaning every citizen is needed to contribute in fighting racism and inequality. Our NGO has a lot of volunteers and a lot of them are Albanians. When all of them come together they realise there are no differences and we are all people who can make a change. Yes, in every community there are bad and good people” Elizabeth goes on.

“The more we can get people to collaborate and share a space together, the more we are going to succeed against injustices and wrongdoings” Elizabeth tells us.

Beginning this week, Elizabeth and the rest of the team are asking from people to donate within a wonderful campaign – ‘Back to school with 300 bags”.

https://www.facebook.com/NGOtheideaspartnership/photos/a.1021629531221096/3473983002652391/?type=3&theater

Everyone who wants to donate can do so, in helping children of all communities to start freshly the school in September with bags and proper materials. Very often, Elizabeth has used art as a tool for reconciliation and it has proved a great method.

“The work that will be done in this community centre is connected directly with children abandoning school. We will have two mediators who will connect with children and teachers and make sure that everyone will have things needed to start the new semester in school. We will identify potential cases of dropping out of school and make sure that this doesn’t happen. Not to forget that the newly centre will also tackle the early marriages and girls education” says Elizabeth.

“It is understandable that it is against the law for children to do labour work, go out there in the streets. It is a risk for their health and security. In a lot of cases I also helped in prosecution processes of these cases, where parents would force children to work”.

“I have a favour to ask. I know that everyone out there giving 20 cents to children in the streets does it with a good heart and intention. Nevertheless, those 20 cents are the reason why these children most likely will not go to school, because it is worthy for them to send money home rather than attend school. I know this for a fact, I have spoken to parents and also children” Elizabeth tells us.

*

“In our experience with children of all communities in Kosovo, we have come to understand that the educational system has sometimes a weird approach towards kids, especially the ones who are different than the others. This is a problem for everyone, starting from the skilful ones and going towards the ones who find it harder. Imagine how much of a problem this is for kids who came here from diaspora or the ones who have relatives who don’t know how to read and write and cannot help with homework”.

Since 2013, ‘The Ideas Partnership’ is also active in Obiliq, with extra classes for kids and teenagers, and in the beginning a lot of parents and adults would also attend. More than 90 members of Roma, Ashkali and Egyptian communities have enrolled and successfully managed to strengthen their abilities.

Of course, this is not the entire story behind Elizabeth Gowing, but it’s just a piece of reflection over her fight for human rights in Kosovo, one that will definitely continue.

TEKSTI NË GJUHËN SHQIPE

TEKSTI NË GJUHËN ROME

This article is produced as part of the project “Supporting media and Independent Journalism with a Human Rights Perspective in Kosovo”, supported by the European Union in Kosovo and implemented by Kosovo 2.0, CEL and KCGS. Its contents are the sole responsibility of KULTPLUS/YIHR KS and do not reflect the views of the EU, K2.0, CEL or KCGS. ]

Mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot Testit të Maturës

Komisioni Shtetëror i Maturës bënë të ditur se 26.669 maturantë sot do t’i nënshtrohen Testit të Maturës, i cili do të fillojë në ora 10:00 dhe do të përfundojë në ora 12:30.

Testi i Maturës do të organizohet në 184 qendra të testimit, në 30 komuna të Kosovës dhe për mbarëvatjen e procesit janë angazhuar 2.568 administrues, 570 komisionerë, 570 mbikëqyrës dhe nga 3 mësimdhënës në secilën qendër.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Testi i Maturës do të organizohet duke respektuar masat mbrojtëse të rekomanduara nga institucionet e shëndetësisë, ku në secilën klasë numri maksimal do të jetë 12 nxënës.

Maturantët duhet të arrijnë në oborrin e qendrës se testimit nga ora 8:30 deri në orën 9:00. Nga ora 9:00 deri në 9:30 ata do të sistemohen në klasa, dhe pas vendosjes në klasa, deri në ora 10:00 do të bëhet ofrimi i udhëzimeve rreth testit dhe ofrimi i fletëpërgjigjeve nga ana e administruesve.

Ditën e testimit, u ndalohet hyrja nëpër qendra të testimit të gjithë personave që nuk janë pjesë e këtij procesi.

Mediat mund të kenë qasje nëpër qendra të testimit, në koordinim me komisionin e qendrës së testimit, deri në orën 09:30.

10-të këshilla për ata që kthehen në shkolla gjatë COVID-19: Ç’duhet të keni parasysh

Kthimi në shkolla, këtë vit është shumë më ndryshe se çdo vit tjetër, prandaj kujdesi duhet të jetë primar

Ndërkohë që shkollat po punojnë për të krijuar një ekuilibër mes nevojave arsimore, sociale dhe emocionale të nxënësve të tyre, ka disa gjëra që të gjithë nxënësit, gjimnazistët dhe studentët duhet të kenë parasysh vetë:

1 – Përpiquni ta konsumoni pushimin në ambient të hapur, në hyrjen jashtë shkollës apo në oborrin e saj, gjithnjë duke evituar edhe grumbullimet e mëdha pranë njëri-tjetrit.

2 – Evitoni radhën e gjatë për të dalë nga klasa në përfundim të mësimit, por dilni njëri-pas tjetrit deri sa klasa të boshatiset.

3 – Nëse vini re se mjeti i transportit me të cilin shkoni në shkollë, është i tejmbushur me nxënës, bëni diçka që kjo të ndryshojë dhe mos pranoni të lëvizni me atë automjet.

4 – Qëndroni me miqtë tuaj më të afërt dhe zvogëloni ndërveprimin midis grupeve të ndryshme.

5 – Nëse dikur ndërronit rrobat në dhomat e fizkulturës, komunikoni me mësuesen për të menduar diçka tjetër, ose për t’u ndërruar me radhë në dhomë, njëri pas tjetrit, për të evituar grumbullimin.

6 – Mbani maskë gjatë gjithë procesit mësimor, por edhe në autobusin e shkollës.

Për prindërit: Sigurojini fëmijës tuaj një maskë të pastër dhe një maskë rezervë çdo ditë, në një qese të pastër.

7 – Pajisuni me dezinfektantë dhe letra të lagura dhe përdorini ato herë pas here.

8 – Lani duart shpesh dhe mos harroni t’i lani ato direkt sapo mbërrini në shtëpi.

9 – Mos pranoni të hyni në klasë, nëse ambienti nuk duket i pastër dhe përreth ka mbeturina.

10 – Përpiquni të mos fiksoheni pas COVID-19 dhe të përqendroheni në mësim, gjithnjë duke u treguar të kujdesshëm. /mayoclinic/ KultPlus.com

Rri drejt!

Poezi nga Jevrem Bërkoviq

Përktheu Azem Shkreli

Edhe kur të të mundin
(Të mundurve vetëm kjo u mbetet),
Edhe kur zgjedhën ta venë në qafë
Edhe kur këmbanën në fyt ta varin,
Edhe kur të heqin në vargonj qeni,
Edhe kur thonjtë t’i çkulin me darë,
Edhe kur varrin ta gërmojnë,
Rri drejt!
Le të shohin se vetëm ashtu di.

Rri drejt!
Rri drejt edhe kur të çlirohesh
Çlirimtari është çlirimtar
Nëse rri krejtësisht drejt.
Ç’na duhet Çlirimtari i kërrusur!
Rri drejt!
Liria është barrë e madhe njerëzore
Ndoshta më e madhe se çdo barrë.
Kush ngrihet nën atë peshë,
Ai është i lirë dhe i drejtë,
Atij nuk i duhet shkollë tjetër.

Rri drejt!
Edhe kur asgjë nuk të pranohet,
Kur të lënë pa medale e pa grada
Kur parzmën ta ndukin e krahët t’i lakuriqojnë
Kur je i dyshimtë e nën sogjë,
Kur edhe emrin në varr ta rrafin
Rri drejt!
Edhe kur pushteti yt të shpie në burg
Para tij patjetër drejtohu
Le të shohin
Përse ke luftuar dhe ke fituar. / KultPlus.com

Hapet panairi i librit në Prizren

Është hapur panairi i librit në Prizren, të premten në mbrëmje.

Instituti për Kulturë dhe Kërkime Sociale ka njoftuar se panairi “Prizreni 2020” do të jetë i hapur deri më 31 gusht.

Ditë më parë, ky institut ka njoftuar se krahas gjendjes pandemike me COVID-19 dhe parandalimit të përhapjes së virusit, panairi do të mbahet në ambient të hapur tek “Sheshi i Lidhjes”.

“Për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19, panairi do të organizohet me një numër të vogël të shtëpive botuese si dhe në mbrëmje nuk do të ketë programe letrare”, njofton IKKS.

Të gjithë vizitorët do të obligohen të bartin maskat, të respektojnë distancën sociale dhe të dezinfektojnë duart. / KultPlus.com

Mark Krasniqi: Ata që i kisha armiq për së gjalli i kam edhe për së vdekuri, mos t’më vijnë tek varri

Sot bëhen 5 vjet nga vdekja e shkrimtarit Mark Krasniqi.

Mark Krasniqi lindi më 19 tetor të vitit 1920. Ai ishte profesor, shkrimtar e akademik, shkruan KultPlus.

Më 1945-1946 ka qenë gazetar-redaktor i gazetës Rilindja në Prizren, bashkë me Esad Mekulin e Omer Çerkezin, kurse prej vitit 1947-1949 ka punuar në Radio-Beograd (Redaksia e emisioneve në gjuhën shqipe) gazetar-redaktor. Prej 1950-1961 ka punuar në Akademinë Serbe të Shkencave në Beograd asistent, pastaj bashkëpunëtor shkencor.

Ka diplomuar më 1950 në Beograd, kurse më 1960 ka doktoruar në Universitetin e Lubjanës. Prej 1961-1981 ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, kur pushteti antishqiptar serbo-komunist e përjashtoi nga procesi mësimor. Ka qenë disa herë prodekan e dekan i Fakultetit Juridik-Ekonomik. Ka qenë nënkryetar e kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1970) dhe kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (1993).

Ishte anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ka botuar më se 20 libra shkencorë, letrarë, publicistikë e tekste shkollore dhe ka përkthyer disa romane e përmbledhje poezish nga serbishtja e sllovenishtja në gjuhën shqipe.

Mark Krasniqi ndër të tjera ishte edhe autor i përmbledhjes së poezive për fëmijë “Posta e porositur”.

Akademik Mark Krasniqi ndrroi jetë më 28.08.2015 në Prishtinë.

Sot në përvjetorin e vdekjes së tij, KultPlus ju sjell dy thëniet e tij më të njohura, të cilat për së gjalli i tha për vdekjen e tij.

-Ata të cilët i kisha armiq për së gjalli i kam edhe për së vdekuri, shpresoj që mos t’më vijnë tek varri.

-Kryqit as Hënës nuk ju kam bërë hyzmetin, po as nuk kam qenë kundër tyre. Në pllakën e varrit le të jenë vetëm emri e mbiemri, edhe shqipja dykrenore mbi atë emër. / KultPlus.com

Reagimi epik i Angela Merkel, qesh kur pyetet nëse Trumpi e ka magjepsur

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka qeshur kur është pyetur nëse presidenti amerikan Donald Trump e ka magjepsur ndonjëherë.

Richard Grenell, ish-ambasadori amerikan në Gjermani, të mërkurën deklaroi se kishte parë vetë teksa Trumpi kishte magjepsur Merkelin.

E pyetur për këtë koment, në konferencën e së premtes, Merkel u pa e befasuar nga pyetja duke kërkuar sërish sqarime nga gazetari, duke i thënë “Çfarë ka bërë ai (Trumpi)?”

Kur gazetari shtoi se Grenelli ka thënë se Trumpi “ka magjepsur” Merkelin, kancelarja gjermane u ndal pak dhe nisi të qeshte.

https://twitter.com/marceldirsus/status/1299293222993383424

Më pas refuzoi të komentonte duke thënë se nuk preferon të flasë për bisedat private. / KultPlus.com

Këngët majekrahu si formë unike e komunikimit ndër shqiptarë

Kënga majekrahu, njëra nga më të lashtat ndër shqiptarë, më shumë sesa produkt i shijes artistike, ka qenë një formë komunikimi në një komunitet të caktuar, kryesisht në zonat alpine të trojeve shqiptare.

Epiqendra e këngëve majekrahu ka qenë Malësia e Madhe, zona e Mbishkodrës, Malësia e Gjakovës me Tropojën në qendër Dukagjini dhe zona e Rugovës, përcjellë KultPlus.

Kënga majekrahu është një kumt, një informacion që jepet më anën e këngës, nga një këngëtar (ose edhe dy sish, që alternojnë zërat, për të fuqizuar informatën). Këngëtari vente dorën në vesh, si një ritual për ta përhapur më fort jehonën dhe këndonte dy ose disa vargje, që transmetonin thjesht një kumt, një informatë.

Informata kishte të bënte me një njoftim a kushtrim për luftë, për ndonjë rrezik nga armiqtë, me të cilët banorët e këtyre zonave ishin ballë për ballë me shekuj.

Interpretimi realizohej me anën e theksimeve të rrokjeve, që informata të transmetohej sa më e fortë dhe sa më e qartë, me theksimin e emrave të figurave që ishin subjekt i informacionit. Këngët majekrahu, pra, u kanë shërbyer brezave për komunikim, pra transmetimin e informacionit, pra ato kanë pasur brenda vetes edhe dimensionin estetik mjaft të fuqishëm. Recipientët e saj, të edukuar ndër breza me vlerat e këngës majekrahu, e kanë përjetuar si krijim estetik.

Prandaj, këto këngë janë kënduar edhe në festa familjare, fejesa e martesa, pothuajse si një ritual për mbarësi e trimëri të brezave, shkruhet në librin “Ekskomunikimi- si histori e fshehur”, i shkruar nga Milazim Krasniqi.

Një funksion tjetër i tyre ka qenë forcimi i atdhetarizmit, sepse duke qenë kushtrim, kanë forcuar ndjenjat atdhetare të dëgjuesve të vet. Pra, roli parësor ka qenë komunikimi, transmetimi i informatës, gjë që i bën unike në historinë tonë të komunikimit./ KultPlus.com

O na ka hasë keq “Sharra në Gozhdë”, e këtë herë fajin kujt me ia lanë? (VIDEO)

Rock-grupi Troja në vitin 2014 protestoi përmes këngës “Demokraci”, shkruan KultPlus.

Kjo këngë e cila është e shoqëruar bashkë me videoklip e sjellë gjendjen aktuale në të cilën gjendet shoqëria kosovare. Ndonëse kanë kaluar gjashtë vite nga lansimi i këngës, shoqëria jonë vazhdon me të njëjtat probleme dhe pa ndryshime.

Më poshtë po ju sjellim tekstin dhe videon e kësaj këngë që mbetet aktuale edhe sot:

-Demokraci! Demokraci! Demokraci! Demokraci! …

Qysh thirret sistemi ku njerzt s’guxojnë me thanë atë që po menojnë?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku gazetartë s’guxojnë me kallxu ç’ka po ndodhë?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku ligji vlen veç për ty?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku nuk ka hiq Demokraci?

Qysh thirret sistemi ku kriminelet e udhëheqin një shoqni?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku n’modë janë xhipat me xhama t’zi?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku ta vjedhin votën e s’tlanë me kajtë?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku Demokracinë e kanë qu “te dajtë”?

REF.
O na shkoj jeta tu u ankue.
E shumë larg janë andrrat që jem tu i pa.
O na ka hase keq “Sharra ne Gozhde”.
E ketë here fajin kujt me ia lanë?

-Demokraci thirret sistemi ku njerëzit guxojnë me fole.
-Demokraci thirret sistemi ku ligji vlen për krejt njësoj.
-Demokraci thirret sistemi ku votën kërkush s’ ta vjedh.
-Demokraci thirret sistemi ku njerëzit ma k’si kangë nuk knojnë.

REF.
O na shkoj jeta tu u ankue.
E shumë larg janë andrrat që jem tu i pa.
O na ka hasë keq “Sharra në Gozhdë”.
E këtë herë fajin kujt me ia lanë? / KultPlus.com

Artisti Basnky financon një anije për të shpëtuar refugjatët që po tentojnë të ikin në Evropë

Artisti Banksy ka ndihmuar për financimin e një misioni sekret për të shpëtuar refugjatët që po tentojnë të hyjnë në Evropë përmes Afrikës Veriore.

Një raport nga Guardian ka treguar se artisti enigmatik nga Bristol ka financuar një jaht gjigand me ngjyrë pink të ndezur, i cili tashmë ka shpëtuar 89 njerëz.

Anija është nisur në mënyrë sekrete në mision më 18 gusht nga Burriana, në Spanjë, ku ka vazhduar për detin Mediterranean, një grup refugjatësh kanë kërkuar azil. Shumica e tyre që ishin në rrezik për jetë u shpëtuan, përfshirë këtu katër fëmijë, raporton Guardian, transmeton KultPlus.

Anija është emëruar sipas feministes franceze Louise Michel, ka një ekipë me aktivistë që vijnë nga Evropa, të cilët edhe më parë kanë marrë pjesë në operacione të ngjajshme.

Pia Klemp, një aktiviste gjermane e drejtave të njeriut dhe kapitene e anijes, ka qenë e involvuar në disa misione të tilla dhe e cila ka shpëtuar shumë jetëra në det përgjatë vitesh, ka treguar për Guardian, për marrëveshjen e Banksy-t për projektin.

Në mes të viteve 2016 dhe 2018 ajo ka komanduar dy anije shpëtuese në Mediterranean, të cilat shpëtuan 14.000 emigrant nga mbytja dhe puna e saj ka marrë vëmendjen e artistit.

Ajo kishte marrë një email, të cilin në fillim e kishte menduar si shaka, në të cilën asaj i shkruante Banksy.

“Përshëndetje Pia, kam lexuar për ty nëpër gazeta. Ti tingëllon shumë ‘cool’. Unë jam një artist nga Anglia dhe kam bërë disa punime për krizën e migrimit. Natyrisht, nuk mund të mbajë paratë nga këto punime. A mund të i përdorësh për të blerë ndonjë anije? Të lutem më njofto, Banksy”.

Klemp tregoi që Banksy e mbështeti financiarisht këtë projekt, pa u përzier në operacione. Ajo tha se planët për kërkim të mëtutjeshëm dhe operacione të shpëtimit, do të vazhdojnë në bredetine lebanez, prej ku janë dërguar emigrantët dhe refugjatët e kampeve të Libya.

Anija është duke tentuar të gjejë një vend në të cilin pasagjerët mund të zbarkojnë. / KultPlus.com

22 vjeçari shqiptar kandidat për këshillin e qytetit të Gelsenkierchen në Gjermani

22-vjeçari shqiptar Berat Arifi është kandidati më i ri në moshë në zgjedhjet komunale në qytetin Gelsenkierchen të Gjermanisë.

I riu aktualisht studion për shkenca politike në Universitetin e Dusiburg Essen.

Arifi karrierën e tij politike e ka filluar që në moshën 16-vjeçare, ndërsa në moshën 19-vjeçare ka qenë pjesë e bordit të ‘”socialdemokratëve të rinj” në North Rhine-Westphalia (NRW), transmeton KultPlus.

Berati në zgjedhjet e ardhshme lokale në Gelsenkirchen është kandidati më i ri dhe shpreson që në mënyrën më të mirë të përfaqësojë interesat e qytetarëve atje, pse jo edhe të bëhet model për të rinjtë shqiptar.

Shqiptarët që garojnë në këshillat komunal në Gjermani janë të shumtë dhe Berati është vetëm një ndër to.

Në qytetin e Munster është gazetarja Fatime Menalla kandidate, teksa në qytetin e Essen është kandidat shqiptari Besnik Kelmendi.

Votimet në Gjermani kanë filluar në disa zona që prej datës 24 Gusht. Personat mund të paraqiten personalisht në Rathaus dhe votimi bëhet me letërnjoftim (Ausweis). / KultPlus.con