Një nga filmat e shumëpritur dhe më të mëdhenjë të vitit, Fast and Furious 9, arrin më 10 qershor në Cineplexx, ku në të dy kinematë do të organizohen shumë aktivitete dhe do të ketë super-shpërblime.
Për premierën e Fast and Fruious 9 më 10 qershor, Cineplexx organizon eventin “Action Night” në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren, me super-shpërblime! Përveç këtij eventi, për të gjithë adhuruesit e veturave, Cineplexx në bashkëpunim me grupin Marakli t’kerreve do të organizojmë nga ora 17:00 deri në ora 20:00 një Fast & Furious Meeting në parking të të dy qendrave tregtare, Albi Mall dhe Galeria Shopping Mall, ku do të ketë Car Show, Smoke dhe shumë pije FALAS nga Birra Peja, go+ e Ujë RUGOVE.
Në këtë event do të mund t’i shihni disa nga veturat më të mira sportive dhe më të shtrenjta në Kosovë.
Biletat për këtë event tashmë kanë dalë në shitje, dhe ato mund ti bleni çdo ditë në të dy kinematë ose online përmes aplikacionit Cineplexx KS.
Përveç premierës botërore të këtij filmi, Fast and Furious Meeting, gjatë eventit Action Night për këtë film, të gjithë ata që blejnë bileta, do të bëhen pjesë e lojës shpërblyese ku do të dhurohen:
Një pushim 7 netë në Turqi nga Fibula 2x pako polir & ceramic coating nga Advance Detailing 3x servise të rregullta nga Euro Delta
Në kuadër të Festivalit Festival Viva Cité i cili shënon edicionin e 32-të të tij në Francë, kompozitorja dhe drejtoresha e Festivalit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘ReMusica’, do të performojë tri koncerte autoriale duke interpretuar disa nga veprat e saj akusmatike më 24 dhe 25 qershor, shkruan KultPlus.
Festivali Viva Cite bashkë-organizohet nga Komuna e Sotteville-lès-Rouen nën udhëheqjen artistike të Atelier 231.
Donika Rudi (1982) është kompozitore e specializuar në muzikën elektroakustike dhe akusmatike. Ka studiuar kompozimin në Konservatorin e Muzikës në Gjenevë në muzikë instrumentale dhe drejtimin e muzikës elektroakustike. Studimet master i kreu në degën e kompozimit, akusmatik në Konzervatorin Mbretëror të Muzikës në Mons, në klasën e Annette Vande Gorne dhe Ingrid Drese.
Disa nga veprat e saja të rëndësishme janë: Baleti Kontemporan “Life in Slow Motion”,e cila u dha premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës; “9” për trombon të amplifikuar & shirit manjetik; “Aura I” për violinë, violë, mezosoprano, soprano, perkusione & shirit manjetik;“Emotion Machine” vepër akusmatike; Emotion MachineI dhe II” mbështetur nga Ministria e Kulturës në Belgjikë – Federation Wallonie Bruxelles etj
Ajo gjithashtu ka kompozuar për teatër, filma, dokumentarë si dhe është koautore librave shkollorë 1,2 dhe 6 .
Kompozimet e Rudit janë performuar në Portugali, Kolumbi, Australi, Itali, Kosovë, Shqipëri, Francë, Belgjikë, Zvicër, Serbi , Spanje dhe Kanada. Gjithashtu, ato janë transmetuar në Radio Spain – UNDÆ! Radio, France Musique (Christian Zanési radioshow), Dutch National Radio (Café Sonore), “Sonema Lab”, Portugese National Radio (Arte Eletroacústica), “Phonogène” RadioHDR Rouen France.
Që nga viti 2010 ajo është anëtare e shoqatës së kompozitorëve belg të muzikës elektroakustike FEBEME-BEFEM ; anëtare e shoqatës së kompozitorëve ne KANADA – CEC SONUS si dhe është drejtoreshë e Festivalit Ndërkombëtëar të Prishtinës- ReMusica Festival.
Po ashtu, ne kuadër të platformës IN SITU – European Platform for Artistic Creation in Public Space në mesin e 16 artistëve nga bota, ajo merr titullin e artistes së asociuar nga Kosova (In-Situ Artist), për periudhën 2020 – 2024 ku vazhdon punën e saj hulumtuese/krijuese. / KultPlus.com
Era Istrefi është ndër këngëtaret më të veçanta të skenës tonë muzikore e cila qysh në fillim mori vëmendjen botërore duke shpërthyer kështu gjithandej, fillimisht me këngën “Bon Bon”, shkruan KultPlus.
Ndërsa, në vitin 2014-të, Era Istrefi solli këngën “E dehun”, e videoklipi i kësaj këngë ishte xhiruar në objektin e Kishës Ortodokse në oborrin e Universitetit të Prishtinës, gjë që kishte nxitur reagime të shumta nga ana serbe.
Mediat serbe e quanin kontraverse këngëtaren nga Prishtina duke thënë se ajo ka kënduar gjysmë e zhveshur në objektin e Kishës Ortodokse të Serbisë.
Madje, pati reaguar edhe Ivica Daçiq, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë duke thënë se ky objekt fetar serb është shndërruar në tualet publik, ndërsa më tutje ka shtuar duke thënë se “po shfrytëzohet edhe për videoklipe të këngëtarëve”.
Kujtojmë që e ‘E dehun’, këngë kjo e konceptuar nga Astrit Ismaili, mbetet njëra ndër këngët më të njohura të artistes shqiptare që ka thyer rekorde të shumta shikueshmërie dhe sot numëron gjithsej 17 milionë shikime. / KultPlus.com
Për nder të 143 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, sot është hapur panairi i librit në këtë komunë. Prizreni është bërë nikoqir i shumë shtëpive botuese nga vendi e rajoni, të cilët po i’u ofrojnë qytetarëve një numër të madh të librave.
Për të bërë hapjen e këtij panairi ishte edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, i cili tha se përkrahja për librin duhet të rritet.
“Ne e kemi edhe komponentën e librit brenda ministrisë, përkrahja për librin duhet të rritet edhe në formë të mbështetjes së botimit, përkthimit edhe në promovimin e autorëve që shkruajnë shqip, po në të njëjtën kohë edhe në kuptim të nxitjes së lexueshmërisë së përgjithshme në shoqërinë tonë. Këto janë veprime të mira, janë veprime të domosdoshme, por duhet të kemi më shumë se kaq dhe do të bëjmë më shumë se kaq edhe si ministri edhe si komuna të Kosovës”, tha ai.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se një panair i tillë do të bëhet tradicional.
“Më vjen mirë që pas një periudhe bukur të gjatë të masave të pandemisë ku shumë aktivitete kanë qenë të ndaluara, sot po e fillojmë me një aktivitet shumë domethënës në 143 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pra me 10 qershor hapjen e panairit të Librit, i cili besoj duhet të jetë tradicional. Ne kemi edhe panaire të tjera të librit, por veçantia e këtij panairi është se po kemi botues nga të gjitha trojet shqiptare, faktikisht kemi nga Shqipëria, Mali i Zi, nga Maqedonia dhe normal nga Kosova e Prizreni”, tha ai.
Mbi 100 tituj në këtë panair po i ofron shtëpia botuese “Pena”, ku pronari i saj Mensur Bytyçi, tha se e kanë mirëpritur një organizim të tillë nga Komuna e Prizrenit.
“Kurrë nuk është mjaftë shitja e librit, leximi i librit, dija, kurrë nuk është mjaftë. Sa më shumë që organizohen kësi lloje panairesh ku mund të shiten vlera, figurativisht po e them mundësitë janë vlera, se vlerë më të madhe se dija nuk ka. Nëse dëshiron një komb me zhvillu duhet me lexu, duhet të ofrojmë botime për fëmijë, për familjet. Prandaj është shumë i mirëseardhur, uroj që mos ta harrojmë këtë traditë”, tha ai.
Për të shënuar 143 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, komuna ka organizuar aktivitete të shumta, ku gjatë ditës do të bëhet edhe hapja e ekspozitës “Si u vra Kodi etik i Hipokratit”. / rtv21.tv / KultPlus.com
Peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur liturgji në Kishën e braktisur në oborrin e UP-së për herë të parë prej vitit 1998.
Për festën që mbahet në ditën e 40 pas krishtlindjeve ortodokste që njihet si “Dita e Ngritjes së Krishtit”, Dioçeza e Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur liturgji së bashku me besimtarë dhe peshkopë të tjerë, shkruan KosovoOnline.
“Për herë të parë që nga viti 1998, një liturgji është mbajtur në Kishën e Krishtit Shpëtimtar në qendër të Prishtinës. Liturgjia e shenjtë është shërbyer nga Peshkopi Teodosije me priftërinj dhe besimtarë në kishën e pambaruar, për nder të ditës së ngritjes”, thuhet në deklaratën e Dioçezës.
Në këtë liturgji ka marrë pjesë edhe deputeti i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq. / KultPlus.com
Први пут после 1998. године у храму Христа Спаса у центру Приштине служена је литургија.
Свету архијерејску литургију служио је Епископ Теодосије са свештенством и верницима у недовршеном храму, поводом празника Вазнесења Господњег. pic.twitter.com/7gXteKl4Wo
Premiera e koncertit ‘Frymë dashurie’ nga grupi Wind Ensemble erdhi si një portretizim i vendtakimit në kohë dhe hapësirë ku njeriu bartet nga tingujt e muzikës që përmes frymës së dashurisë e përqafojnë shpirtin e qenies njerëzore. Tingujt dhe meloditë që buronin nga instrumentet frymore si: flauta, klarineta, saksofoni, fagoti si dhe instrumenti ritmik: perkusionet, sollën vepra nga kompozitorë botërorë, shqiptar dhe boshnjak, duke rrëmbyer kështu emocionet e publikut në një përqafim të vetëm, shkruan KultPlus.
Hapjen e koncertit ‘’Frymë dashurie’’, e nisi drejtori i organizatës jo-qeveritare ‘’Aksioni kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes’’, Nexhat Ismajli, i cili fillimisht dhuroi disa informacione mbi këtë organizatë duke bërë të ditur realizmin e projekteve të ndryshme në një qasje artistike në fushat si: drejtimi i paqes, luftimi për paqen, ballafaqimi me të kaluarën dhe jo vetëm. Ai kryesisht është shprehur falënderues për pjesëmarrjen e të pranishmëve duke i uruar atyre një natë të këndshme.
Programi i koncertit përfaqësonte një repertor mjaft të larmishëm ku u performuan vepra nga më të njohurat e deri tek ato të cilat rrallë herë interpretohen. Muzika që përhapej në tërë ambientin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, dha dritë mbi temën e ballafaqimit me të kaluarën ku kombinimi i stileve të ndryshme muzikore u shpalosë në një koncert që dhuroi frymë dashurie por edhe në njëfarë mënyre morri frymën e të pranishmëve sa herë që instrumentet gjallëroheshin pas një pauze disa sekondash për të vazhduar performimin e veprave diversive.
Koncerti i realizuar në kuadër të projektit “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”, u interpretuar nga grupi ‘Wind Ensemble’ në një mënyrë të mahnitshme ku inkuadrimi i duarve, frymës dhe tërë gjendjes shpirtërore të instrumentistëve së bashku me shoqërimin e cicërimave të zogjve që dëgjoheshin nga larg dhe aromën e gjelbërimit që kishte kapluar vendin, mbizotëruan atmosferën me një klithmë dashurie që pamëshirë dhuronte melodi e tinguj të llojllojshëm.
Ndërsa, për të folur më shumë rreth idesë për të realizuar këtë koncert, për KultPlus foli vetë përfaqësuesja e ANP-së, Emine Ismajli.
‘’Ideja ka ardhur qysh herët kur Nitën e kemi pas në trajnim dhe gjatë bisedave tona kemi ardhur në një ide që të realizojmë një koncert dhe unë e titullova me emrin ‘frymë dashurie’. Tema jonë fokusohet në ballafaqimin mbi të kaluarën dhe që nga paslufta ka ndodhur shumëçka duke përfshirë edhe pandeminë, andaj ilaçi më i mirë është fryma e dashurisë”, thotë Ismajli.
Sipas saj, grupi ishte i mrekullueshëm ku janë përpunuar edhe dy këngë të reja të komuniteteve tjera që flasin për dashuri por në veçanti pozita e femrës në shoqëri nëpër kohë të ndryshme.
“Komplet koncerti ishte një bashkëbisedim mes kulturave, popujve dhe kohëve të ndryshme. Jam e mahnitur sepse ishin të shkëlqyer edhe individualisht por edhe si grup më lanë pa frymë”, përfundon Ismajli.
Gjithashtu, për të folur rreth bashkëpunimit me organizatën, procesin e provave dhe përshtypjeve të saj për këtë koncert, për KultPlus foli instrumentistja, Nita Krajku.
“Bashkëpunimi ka ardhur në atë mënyrë se ne njihemi sepse unë isha pjesë e trajnimit me ANP-në, ku i njoftova për grupin tonë duke shprehur dëshirë për të bashkëpunuar me neve dhe ftesa e tyre ishte mjaft e mirëseardhur”, thotë Krajku.
Sipas saj, pasi që kauza e ANP-së ka të bëjë me mirëqenien, mirëkuptimin dhe ndalesat e paragjykimeve dhe stereotipave në raport me komunitetet në Kosovë dhe instrumentet frymore, andaj ky koncert edhe u titullua ‘frymë dashurie’.
“Selektimi i veprave është përzgjedhur nga bashkëpunimi me ANP-në, ku kemi vendosur për kompozitorë botërorë për shkak se kemi studiuar mjaft shumë për ta dhe kompozitorët shqiptar janë të domosdoshëm për tu luajtur, kurse veprat boshnjake erdhën si pjesë e veçantë sepse kështu është krijuar një barazi për gjithsecilin”, thotë Krajku.
Për Krajkun, vepra e tretë me radhë e titulluar ‘Maskarada’, ishte një vepër që ajo e shijoi jashtëzakonisht shumë sepse është shumë intensive dhe nuk ka pushime për shkak të stilit atraktiv që e posedon. Me një stil popullor armenian dhe difuzion klasik, vepra është shumë tërheqëse dhe e veçantë për të.
“Procesi i provave ishte shumë i gjatë sepse arti muzikor dhe instrumentistët jetojnë nga provat sepse ato e arrijnë perfeksionin edhe pse gjithmonë ka vend për përmirësim për të bërë muzikën më të sofistikuar dhe më të pëlqyer. Por, ia vlejti sepse atmosfera e publikut ishte tejet e mirë dhe ata ishin shumë të lumtur”, përfundon Krajku për KultPlus.
Ky projekt është duke u implementuar në partneritet me KURVE Wustrow nga Gjermania dhe përkrahet financiarisht nga Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ). / KultPlus.com
Një kishë e vogël ngriste kambanaren mbi një luginë fshati me një përroskë që rrjedhte shpejt pa e humbur kurrë gjelbrimin brigjeve. Pisha e silvi brenda oborrit të rrethuar, duke e fshehur herë pas herë kryqin e vogël sipër, tundeshin vazhdimisht nga era që kurrë nuk dihej saktësisht nga cila anë e horizontit vinte.
Fëshferima e pishave dhe nanuritja e Zojës bënin një melodi përgjumjeje dhe ajo pushonte vetëm kur nga kambonarja tërhiqeshin litarë për të treguar vajtjen e orës ose për të lajmëruar fillimin e një meshe. Zoja, sapo dëgjonte rënien e kambanës, ikte me shpejtësi nga oborri i kishës dhe merrte vrapin teposhtë kodrinës. Askush nuk i shkonte prapa dhe ajo ndalej sapo ndaleshin kambanta dhe kthehej prapë dukur nanuritur tek humbiste brenda kthinave të kishës.
Zojën, të alivanosur, nuk dihej kur dhe nuk dihej kush, e kishin larguar nga oborri. Pastaj, me plagë në trup e me shpirt ndër dhëmbë, ajo shumë shpejt iku nga katundi. Askush nuk dinte si dhe me kë. Më vonë u tha se ishte strehuar diku në Perëndim. Në një shtet që kishte ndihmuar çlirimin e Kosovës dhe që kishte dërguar fill përfaqësuesit e vet në Prishtinë dhe në qytete tjera të Kosovës. Edhe në vendin ku i ishte bërë përdhunimi i Zojës.
Në atë vend të atij shteti , Zoja, natë e ditë rri në qelën e një kishe.
Bukë dhe ujë i sjell murgesha të cilës Zoja ende nuk ia ka mësuar emrin. Murgesha çdo ditë ia sjell edhe foshnjën, fëmijën, djalin, vajzën. Ajo nuk e di ende e ç’gjinie është pjella e saj, rri shumë indiferente ndaj saj dhe se si e shikon, gati me hidhërim pothuajse e shikon. Në të vërtet Zoja shikon anash për të mos e parë pjellën e saj. E di që e ka pjellë, e di si e ka lindur dhe ç’është më së keqi, e di me kë e ka ngjizur. Jo, në fakt ajo nuk e di se me kë e ka ngjizur, sepse kishin qenë aq shumë ushtarë e policë sipër saj…
-O Zot, më fal, nuk e di si ndodhi ashtu. Kuku, të mos më dëgjojë burri, medet për mua! Jo, nuk ka si të më dëgjojë, është vrarë, ku më kanë mbetur fëmijët, djemtë, vajzat , o Zot… pse u bë ashtu dhe si u bë ashtu?, përsërit disa herë në ditë Zoja duke shikuar qiellin dhe duke mbuluar fytyrën tek vazhdon të bëjë se nuk e sheh fëmijën e saj lidhur me shpërngenj.
Pastaj, pa folur fare, murgesha e merr fëmijën.
Kur murgesha largohet me fëmijën në parzmë, Zoja e shikon nga larg.
Murgesha pastaj ia sjell sërish beben.
Zoja e mëkon fëmijën, duke i dërguar sytë në qiell, e mëkon sikur të mos ishte fëmija i saj, shumë ftohtë, pa ia fërkuar kurrë kokën, pa ia shikuar kurrë sytë, pa ia parë kurrë fytyrën, pa ia prekur kurrë doçkat, pa ia gudulisur kurrë barkun. Një grusht mishi i gjallë e shumë i vogël që herë qan dhe herë nanurit pa
ditur gjë. Pa ditur kurrë a ka pasur apo jo luftë, dhe fundja, pse ka pasur luftë. Një fëmijë që madje nuk di gjë as për dhembjen dhe as për urrejtjen e nënës.
-Urrejtje?
Jo. nuk e urrej. Është gjak imi, është mish imi … nuk kam çfarë të bëj. Gjashtë muaj e kam shtrënguar barkun të mos më shihej i fryrë. Shokën e burrit e kam lidhur rreth e rreth brezit, e kam shtrënguar me tërë forcën që kam pasur, sipër vrimës ku zuri jetën ky fryt, për ta bërë të vogël barkun tim, për ta bërë të paparë frytin që megjithatë rritej. O Zot, sa vështirë që ishte, o Zot pse ma rrisje ashtu këtë foshnjë?, bërtiste me tërë zërin Zoja duke shikuar nga korridori i errët nga dëgjohet ecja ritmore e murgeshës tek zvogëlohej bashkë me hijen nëpër mure.
Gjatë gjithë kësaj kohe murgesha i rri pranë duke shikuar mimikat dhe gjestet e saj. Zoja prek vetëm shpërngenjtë e foshnjës, mbulesën e saj dhe sado që ndien erën e ëmbël të saj, gjakun dhe mishin e vet, përpiqet ta mbajë sa më larg që mundet, por gjithnjë në duar. Pastaj murgesha pothuaj ia rrëmben foshnjën. E shpie dikund tjetër.
Athua ku?
Zoja nuk e di. Madje as që do ta dijë.
Megjithëse një herë ishte përpjekur të merrte vesh ku i shpihej foshnja. E kishte shikuar murgeshën përmes plasave të qelës. Por errësira kishte qenë shumë e madhe në oborrin me kalldërm të kishës. Pastaj ajo kishte hyrë në korridorin e gjatë dhe të ngushtë. Dhe Zoja nuk kishte mundur të dallonte dot as siluetën e zezë të murgeshës me beben që e tundte në duar duke ndeshur pothuaj qiparisat ndanë kalldërmit.
Zoja nuk e di ende në është mashkull a femër pjella e saj. Ndosha nuk do ta marrë vesh kurrë. Nuk ka dëshirë as ta dijë. Edhe pse, thotë më vete, po të jetë femër, mund të më ngjajë mua. E po të jetë mashkull, a mund t’i ngjajë atij?! Mos o Zot!, bëri duke mbajtur kokën me dy duart. Nuk kam ç’të bëj, nuk e di si ndodhi… Nuk di si më ndodhi… ndërsa murgesha tretet krejtësisht në errësirë duke lënë prapa hapat e vet të beftë dhe krismën e dyerve të hekurta të kishës që mbylleshin me rrapëllimë njëra pas tjetrës.
Pjella ime? Bërrrrr, bëri Zoja. Ajo, ai, nuk është pjella ime. Ajo, ai, nuk mund të jetë pjella ime. Unë nuk di si është bërë. Nuk e di si është ngjizur. Në atë ditë të zezë.
Pastaj Zoja mbyll sytë.
Zoja pasataj pa qiellin. Ende ishte i zi nga tymi ose nga retë.
Ajo hapi sytë dhe shikoi tmerrin.
Zoja, pastaj, pasi mbylli sytë që po i nxjerrnin lot e gjak. Kot bënte përpjekje për ta larguar atë lukuni ushtarësh që i versuleshin sipër me komandën “Bëjani atë punën srpski, mos kurseni asgjë, le të shohin sa të fortë jemi edhe në seks”.
Me fal o Perëndi, për këtë mëkat që kam bërë pa dashje, me dhunë… nuk desha, nuk munda të shpëtoja. Ata ishin shumë, unë vetëm një. Nuk di as shoqet ku më mbetën dhe nuk e di a shpëtuan nga këta të pashpirt, nuk kisha ç’të bëja… Dhe Zoja nis sërish të qajë.
Murgesha kthehet me foshnjën në duar duke qeshur ose duke nanurisur fjalë që Zoja nuk i kupton dot. Zoja e mëkon sërish, ia prek shpërngenjtë dhe shikon larg, shumë larg shikon,” atje nga shkojnë sytë, atje, thotë, atje shumë larg përtej reve e qiellit, në tokë, në oborrin me shtëpinë djegur, ka ndodhur ngjizja”. Pastaj e merr foshnjën nga murgesha dhe menjëherë pendohet, i thotë:
-Ma heq sysh. Nuk është imi. S’e kam bërë me dëshirë. Ma kanë bërë me dhunë. O Zot, si nuk i pave ata ç’më kanë bërë, pse s’i ndale, unë nuk mund të bëja asgjë…
Murgesha e shikon me dhembshuri, ia prek flokët, ia ndreq në ballë.
Zoja mbulon fytyrën me flokë dhe me duar. I vjen turp edhe nga murgesha.
Murgesha, pasi e shikon sërish me dhembshuri, e merr foshnjën në parzmë, i këndon me zë të vogël një ninullë të gjatë dhe niset të ecë rrugës së njëjtë të kalldërmit.
Zoja, me shikim ndërmjet flokëve, e ndjek me shikim derisa murgesha hyn në kishë.
Pastaj bien kambanat dhe ajo merr vrapin përpjetë kodrinës.
Kambanat ndalen dhe ajo kthehet te qela.
Aty sërish është murgesha me foshnjën.
-Duhet të pagëzohet foshnja. Mjaft ka ndenjur pa emër. Nuk bën të rrijë njeriu pa emër. Te Zoti secili shkon me emër dhe me bëmen e vet. Vija a emrin më. Duhet të pagëzohet. Nesër ti me foshjnë duhet të vish tek altari. Aty bëhet pagëzimi i fëmijës. Nesër. Nuk ka më kohë. Është mëkat të mbash fëmijë pa emër. Edhe nëse është bërë e ngjizur pa dashje e me dhunë e përdhunim. Zotin e ke dëshmitar për të gjitha këto, thotë murgesha.
Zoja mbërthen kokën me duar dhe ia nis vajit të heshtur.
Foshnja lëshon një klithmë të madhe dhe ia nis edhe ajo një vaji idhnak.
Pse nuk ma vë emrin.
Ashtu dëgjon ose i bëjnë veshët Zojës.
Pse më ke bërë pra?
Kuku bën, Zoja.
Unë jam yti.
Kuku, bën Zoja.
Murgesha pastaj e merr foshnjën duke pyetur me lutje:
-Vendos më cilin emër do t’ia lësh? Apo mos do që unë t’ia vë emrin?
Zoja nuk flet ose flet diçka që nuk e kupton murgesha.
-Është hera e fundit që ia ndërron emrin. E di sa herë ia ke ndërruar deri më tash? Vendos më! U bë gjatë që fëmija nuk ka emër. Është mëkat të rrijë shumë kohë pa emër.
Zoja sërish qan.
Qan edhe foshnja.
Zoja kthehet në qelë.
Murgesha merr foshnjën e Zojës në parzmë dhe hyn në kishë. / KultPlus.com
Georg Wilhelm Friedrich Hegel ishte një filozof gjerman dhe konsiderohet si një nga filozofët më të rëndësishëm.
Ai konsiderohet gjithashtu një nga figurat themelore të filozofisë perëndimore, me ndikimin e tij që shtrihet në të gjithë gamën e çështjeve filozofike bashkëkohore, nga estetika te ontologjia te politika, si në traditën analitike ashtu edhe në atë kontinentale.
Po ju sjellim sot një koleksion të thënieve më të thella të tij.
Pasi të jetë themeluar shteti, nuk mund të ketë më asnjë trim. Ata vijnë në skenë vetëm në kushte të paqytetëruara.
Asgjë e madhe në botë nuk u arrit pa pasion.
Historia na mëson se ne nuk mësojmë nga historia.
Të jesh i pavarur nga opinioni publik është kushti i parë për të arritur ndonjë gjë të madhe.
Natyra njerëzore është që t’i shtyjë njerëzit në dakordësi me njëri tjetrin, dhe ekzistenca e njerëzimit varet nga përbashkimi i vetëdijes që e ka krijuar.
Tragjeditë e mirëfillta në botë nuk janë konflikte midis së drejtës dhe së gabuarës. Ato janë konflikte midis dy të drejtave.
Ajo që na mëson përvoja dhe historia është se njerëzit dhe qeveritë nuk kanë mësuar kurrë asgjë nga historia, ose kanë vepruar sipas parimeve të nxjerra prej saj.
E vërteta nuk gjendet as në tezë dhe as në antitezë, por në një sintezë emergjente e cila i pajton të dyja.
E keqja qëndron në vetë shikuesin që e percepton të Keqin rreth vetes.
Vetëm një burrë më ka kuptuar njëherë, kur ai tha se nuk më ka kuptuar.
Edukimi është arti për ta bërë njeriun etik.
Vetëm duke rrezikuar jetën fitohet liria; . . . individi që nuk ka dhënë jetën e tij ose të saj, pa dyshim, mund të njihet si Person; por ai ose ajo nuk e ka arritur të vërtetën e kësaj njohjeje si një vetëdije e pavarur.
Trimëria që lufton është më e mirë se dobësia që duron.
Kur përmendet liria, ne gjithmonë duhet të jemi të kujdesshëm për të vëzhguar nëse nuk është futja e interesave private që përcaktohet në këtë mënyrë.
Shumë e drejtë për t’u adhuruar, shumë hyjnore për t’u dashur.
Bufi i Minervës fillon fluturimin e saj vetëm me ardhjen e muzgut.
Njerëzit të cilët janë tepër të shpejtë në drejtim të fundit nuk e arrijnë kurrë realitetin, por zgjaten në abstraksion dhe drita e tyre vdes.
Një ide është gjithmonë një përgjithësim, dhe përgjithësimi është një veti e të menduarit. Të përgjithësosh do të thotë të mendosh.
Amerika është pra vendi i së ardhmes, ku, në epokat që shtrihen para nesh, barra e Historisë së Botës do të zbulojë vetveten.
Historia nuk është toka në të cilën rritet lumturia. Periudhat e lumturisë në të janë faqet bosh të historisë.
Arti nuk e zbulon thjesht Zotin: ai është një nga mënyrat me të cilat Zoti zbulon, dhe kështu aktualizon veten e tij.
Historia në përgjithësi është pra zhvillimi i Shpirtit në Kohë, pasi Natyra është zhvillimi i Idesë është Hapësirë.
Gjatësia e udhëtimit duhet të përballohet, sepse çdo moment është i nevojshëm.
Leximi i gazetës së mëngjesit është lutja e mëngjesit të realistit. Dikush orienton qëndrimin e tij ndaj botës ose nga Zoti ose nga ajo që është bota. E para jep po aq siguri sa e dyta, në atë që di se si qëndron.
Ajo që është e arsyeshme është reale; ajo që është reale është e arsyeshme.
Anti-njeriu, thjesht kafsha, konsiston në qëndrimin brenda sferës së ndjenjës dhe të qenit në gjendje të komunikojë vetëm në atë nivel.
Shpallja e paqes dhe dashurisë pa angazhim praktik ose institucional është mashtrim, jo virtyt.
Të menduarit është, në të vërtetë, në thelb mohimi i asaj që është para nesh.
Njerëzit e pashkolluar kënaqen me argumentin dhe gjetjen e gabimeve, sepse është e lehtë të gjesh faj, por është e vështirë të njohësh të mirën dhe domosdoshmërinë e saj të brendshme.
Çdo vetëdije ndjek vdekjen e tjetrit.
Është më lehtë të zbulosh një mungesë tek individët, në shtetet dhe në Providencën, sesa të shohësh peshën dhe vlerën e tyre reale.
Ligësia qëndron gjithashtu edhe në vështrimin që e percepton veten të pafajshëm dhe të rrethuar nga ligësia. / KultPlus.com
Poezi nga William Carlos Williams Përktheu: Osman Gashi
E kam parë ëndrrën time – si edhe të tjerët – dhe nga kjo s’doli asgjë, kështu që tash jam i çliruar qëndroj me të dy këmbët në tokë dhe shikoj drejt qiellit – duke i ndjerë rrobat rreth vetes, peshën e trupit në këpucë, cepat e kapelës, ajrin që më hyn dhe më del në hundë – dhe marr vendim që të mos ëndërroj më. / KultPlus.com
Shkolla Finlandeze, është shkolla më prestigjioze ndërkombëtare në Kosovë, duke sjellur në Kosovë sistemin numër një në botë për edukim, atë Finlandez.
Për të bërë më të përballueshme pagesën e shkollimit për prindërit, ajo këtë vit po ofron një bursë prej 30% zbritje në cmimin e shkollimit, për gjitha regjistrimet deri me 15 Qershor. Sipas informatave të ofruara nga Shkolla, kjo ofrohet për herë të parë këtë vit për shkak të pandemisë dhe vetëm për vende të limituara në klasë të caktuara.
Për gjithë prindërit të cilët dëshirojnë të ofrojnë fëmijëve të tyre një shkollim me sistemin numër 1 në botë, mësim të personalizuar përmes lojrave, aktiviteteve dhe teknologjisë dhe që në fund të marrin diplomë të njohur ndërkombëtarisht nga Cambridge, kjo është një mundësi e jashtëzakonshme!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova është e vendosur që të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe të ketë bashkëpunim me të gjitha vendet fqinje. Ajo ka thënë se Kosova ka qëllime të qarta në dialog dhe se assesi nuk do të pranojë lëvizje të kufijve të Kosovës.
Këto deklarata presidentja i bëri në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Estonisë, Kersti Kaljulaid. Ajo më tutje deklaroi se kjo fazë e dialogut është një kapitull i ri për Kosovën.
“Kosova është e vendosur që të vazhdojë dialogun dhe ne kemi vazhduar të bashkëpunojmë me vendet fqinje, përfshirë Serbinë, e cila ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në rajon. Kjo fazë e dialogut është një kapitull i ri për Kosovën, por ne kemi linja të kuqë se çfarë nuk do të vihet në diskutim”, ka thënë ajo.
Ndër të tjera ajo deklaroi se Kosova ka disa linja të kuqe, se çka nuk do të vihet në diskutim në takimet e Brukselit.
“Ne nuk e diskutojmë assesi statusin tonë final. Kosova është vend i pavarur. Po ashtu, lëvizjën e kufijve nuk do ta pranojmë në asnjë mënyrë. Nuk do të pranojmë në Kosovë as modele si ajo e Republikës Serbe në Bosnjë, sepse ne duam ta mbrojmë Kosovën. Këto konsensione ne i kemi bërë me planin e Ahtisaarit. Një çështja e rëndësishme është edhe ajo e personave të zhdukur. Serbia duhet të tregojë se ku janë të zhdukurit”, ka deklaruar ajo.
Kujtojmë se Osmani po qëndron për një vizitë dy ditore në Estoni, ku do të pritet nga liderët shtetëror të këtij vendi, përfshirë presidentin e Parlamentit, Jüri Ratas dhe kryeministren Kaja Kallas./Express/ KultPlus.com
“Përkrahësit e Retko Mlladiqit të shpallen “persona non grata”, është kërkesa e Qendrës Gjenocidi në Kosovë Plagë e Hapur. Këtë kërkesë për përkrahësit e ish-shefit ushtarak serb, Ratko Mlladiq të cilit iu konfirmua dënimi me burg të përjetshëm për gjenocidin e kryer në Srebrenicë dhe mizoritë gjatë luftës së Bosnjës më 1992-1995, ata e kanë drejtuar tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimi Evropian (BE), përcjellë KultPlus.
“Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiq, Aleksandar Vulin, Millorad Dodik, Ana Bërnabiq dhe shumë përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe politike serbe dhe të atyre në Republikën Serbska në Bosnje, janë mentorët dhe pasuesit ideologjik të Ratko Mlladiqit”, thuhet në komunikatë.
Tutje, nga kjo qendër thuhet se dënimi me burg të përjetshëm i Mlladiqit është i vonuar por megjithatë simbolizon mesazh të qartë se gjenocidi është krim që nuk vjetërsohet.
“Megjithëse i vonuar, dënimi me burg të përjetshëm i Ratko Mlladiqit simbolizon mesazh të qartë se gjenocidi është krim që nuk vjetërsohet. Mirëpo dënimet e kësaj natyre kanë për funksion edhe parandalimin e përsëritjes së krimeve të tilla.
Fatkeqësisht reagimet e bartësve të institucioneve në Serbi dhe në Republikën Serbska, që ishte produkt i këtij gjenocidi, dëshmojnë të kundërtën. Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiq, Aleksandar Vulin, Millorad Dodik, Ana Bërnabiq dhe shumë përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe politike serbe vazhdojnë të mohojnë gjenocidin dhe të madhërojnë kriminelin Ratko Mlladiq.”
Krejt në fund, ata thonë se tashmë është moment tejet i rëndësishëm që SHBA dhe BE të shpall “persona non grata” të gjithë mohuesit e gjenocidit.
“Është moment tejet i rëndësishëm që SHBA-të dhe BE-ja të shpallë “persona non grata” të gjithë mentorët, pasuesit ideologjik dhe mohuesit e gjenocidit, sepse heshtja e vendeve demokratike përballë kësaj arrogance që del në përkrahje të krimeve të kryera mund t’i inkurajojë që të përsërisin krimet”, thuhet në komunikatë. / KultPlus.com
Historiani i njohur Jusuf Buxhovi në një intervistë për revistën “Milosao” të Tiranës sqaron fanatizmin antishkencor të shumë historianëve të Tiranës dhe Prishtinës që të ruhen kornizat ideologjike të së kaluarës si dhe sajesat e Beogradit rreth “shtetit mesjetar” serb në Kosovë, që asnjëherë nuk ka ekzistuar!
“Milosa”: Botimi i librit “Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare 1878” sjell dokumente, aktet dhe letra të ndryshme në formën komplete nga arkivi i Ministrisë së Jashtme Gjermane ku gjendet arkivi i Kongresit të Berlinit. Duhet të jetë kjo qasja juaj e parë, por serioze, në fushën e historiografisë?
J. Buxhovi: Libri “Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare 1878” i takon filleve të punës sime hulumtuese shkencore në historiografi nga fillimi i viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar. Studimi mbështetet mbi temën e magjistraturës “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet gjermane”, e mbrojtur në vitin 1979 në katedrën e Historisë së Universitetit të Kosovës. Botimi i vitit 2008, ishte një rast i mirë që tema e magjistraturës të plotësohet me një kundrim më të gjerë të problematikës, duke u parë në tërësinë e Kongresit të Berlinit, gjë që asaj i ka dhënë një dimension më të thellë. Ky thellim ka të bëjë edhe me plotësimin e dokumenteve paraprake me të tjera nga Arkivi i Ministrisë së Jashtme Gjermane, ku gjendet arkivi i Kongresit të Berlinit, të cilat, në formën autentike, nga origjinalet (frëngjisht dhe gjermanisht), për herë të parë paraqiten opinionit shqiptar të përkthyera edhe në gjuhën shqipe.
“Milosao”:Juve personalisht jeni i ndarë mes kërkimeve, publicistikës dhe sidomos krijimit letrar. Sa e ndihmojnë njëra-tjetrën përpjekjet individuale në disa fusha?
J. Buxhovi: Publicistikën e kam profesion të mirëfilltë jetësor. E kam filluar në vitin 1967 si gazetar i “Rilindjes” për ta vazhduar dhe përfunduar në vitin 2008 në Bon të Gjermanisë si korrespodent i përhershëm i kësaj të përditshme shqiptare në këtë vend. Pra, për dyzet vjet pune aktive, gazetaria më ka ndihmuar shumanshëm. Megjithatë, gazetaria mund të jetë e dëmshme në krijimtarinë letrare, po qe se nuk lirohesh nga sipërfaqësia e saj që ia imponon dinamika, dhe veçmas e papërshtatshme në fushën e hulumtimeve shkencore, po qe se faktografia mbetet në nivelin e trajtimit publicistik.
“Milosao”:Çfarë pasojash ka sjellë Kongresi i Berlinit prej vitit 1878, në ditët tona? A mendoni se ky ishte shkaku kryesor që mori trajtë Lidhja shqiptare e Prizrenit dhe u përmirësua përpjekja për pavarësinë e vendit?
J. Buxhovi: Kongresi i Berlinit i vitit 1878 duhet parë në frymën e zhvillimeve të njohura që solli Kriza Lindore, me çka u bë e ditur se fundi i Perandorisë Osmane në pjesën evropiane do të përcillej me lëvizje të mëdha gjeostrategjike, të cilat, duhej të mbaheshin nën mbikëqyrje nga Fuqitë e Mëdha të kohës, veçmas pas bashkimit të Gjermanisë në vitin 1871 dhe shfaqjes së saj në skenën politike si faktor i rëndësishëm. Meqë pansllavizmi rus në këtë hapësirë ishte shumë aktiv dhe po përdorte lëvizjet nacionale të botës ortodokse (grekëve, serbëve, malaziasve, rumunëve dhe bullgarëve) për interesa të veta, atëherë ishte e natyrshme që edhe oponentët e saj, Austro-Hungaria dhe Italia të përdornin lëvizjet tjera nacionale, veçmas atë të shqiptarëve për qëllime të veta, pra që të mbrojnë interesat e tyre në hapësirën evropiane te Perandorisë Osmane.
Në këto rrethana, pas luftës serbo-turke të vitit 1877 dhe asaj ruse-turke të vitit 1878, pra pas Paqes së Shën Stefanit, e cila Serbisë i lejoi zgjerim në pjesët shqiptare (nga Nishi deri në Kurshumli) si dhe krijoi Bullgarinë e Madhe (ku u prekën edhe disa pjesë të etnisë shqiptare), ishte i pashmangshëm edhe reagimi shqiptar, që pasoi me thirrjen e Lidhjes Shqiptare në Prizren disa ditë para se Kongresi i Berlinit të fillonte punimet.
Natyrisht se për një reagim të tillë të shqiptarëve, që filloi me moton e “mbrojtjes së vatanit nga copëtimet sllave dhe greke” dhe përfundoi me një lëvizje politike ndër më të fuqishmet që i hapën rrugë zhvillimeve që, tridhjetë e katër vite më vonë do të çojnë te shpallja e shtetit të pavarur shqiptare, ishin të interesuar edhe fuqitë qendrore (Austro-Hungaria, Gjermani dhe Itali), siç ishte e interesuar edhe vetë Perandoria Osmane, e cila te reagimi i shqiptarëve për të mbrojtur tokat e tyre, shihte mundësinë për t’i shpëtuar trysnisë ruse, por pa dividentë politike (autonominë brenda Perandorisë), siç kërkonin shqiptare. Ka shumë dokumente mbi të cilat mbështeten këto qëndrime, vlerësimi analitik i të cilave, nxjerr në pah rezonin politik të elitës politike shqiptare të kohës që procesi i pashmangshëm i rënies së Perandorisë Osmane të shfrytëzohet në përputhje edhe me interesat e atyre fuqive të mëdha të cilat pansllavizmit mund t’i kundërvihen me futjen në lojë të kartës së faktorit shqiptar, që nuk mund të ishte tjetër pos me lindjen e një shteti shqiptar, pa marrë parasysh përmasat e tij etnike. Në këtë kombinatorikë politike, kërkesa për një vilajet të bashkuar shqiptar (nga katër sosh e ku ai i Kosovës ishte më i madhi dhe më sfiduari nga fqinjët e shqiptarëve që synonin ta copëtonin), ishte kërkesë e arsyeshme, meqë ruante tërësinë e etnisë shqiptare dhe njëherësh atë e faktorizonte në raport me Perandorinë Osmane, po edhe me Fuqitë e Mëdha të kohës, për t’u parë edhe si interes i tyre.
Shikuar nga këndvështrimi historik, Lidhja Shqiptarëve e Prizrenit e vitit 1878, në përmasat perandorake dhe veçmas në ato ndërkombëtare, e promovoi politikisht nacionalizmin shqiptar të mbështetur mbi faktorin gjuhë siç e vuri në binarët e pashmangshëm dhe të pandalshëm pavarësinë e Shqipërisë.
“Milosao”:Kush ju ka ndihmuar në këtë përpjekje të stërmadhe dhe a mendoni se keni pasur pengesa në punën tuaj?
J. Buxhovi: Puna ime hulumtuese dhe shkencore duhet parë në kuadër të zhvillimeve shoqërore dhe politike të kohës. Pra, ato të viteve të gjashtëdhjeta, shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta nëpër të cilat kaloi Kosova, që lidhen me emancipimin politik, kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve, të cilat , pas ndryshimeve kushtetuese të viteve 1968-1974, u hapën rrugë edhe krijimit të institucioneve kombëtare, siç ishte Universitetit i Prishtinës, Akademisë së Shkencave dhe Arteve si dhe instituteve të tjera hulumtuese shkencore, ku një rol të madh pati edhe veprimtaria botuese në gjuhën shqipe që drejtonte “Rilindja” e të tjera. Këtyre zhvillimeve duhet shtuar edhe bashkëpunimi kulturor dhe arsimor me Shqipërinë, i vendosur zyrtarisht në vitin 1968 në marrëveshjen e parë midis Tiranës dhe Prishtinës, me ç’rast, midis Tiranës dhe Prishtinës filloi këmbimi i teksteve shkollore, librave si dhe profesorëve në të dy universitetet, shkëmbim ky që i solli dobi të mëdha Kosovës. Tirana dhe Prishtina asokohe harmonizonin qëndrime edhe rreth disa projekteve të përbashkëta hulumtuese dhe shkencore aty ku kishte mundësi. Meqë si gazetar isha i akredituar në Bon dhe po merresha me hulumtimin e dokumenteve të Kongresit të Berlinit, çarqet shkencore në Prishtinë dhe Tiranë (Dr. Ali Hadri, Aleks Buda dhe Arben Puto) kërkuan që këtë angazhim ta ktheja në vokacion të përhershëm hulumtues shkencor, gjë që edhe kështu ndodhi. Pra, në punën time hulumtuese, si mentor të parë, kam pasur akademik Ali Hadrin dhe profesor Aleks Budën, me të cilët kam bashkëpunuar deri në vitin 1981, kur do të ndërpritet dhunshëm nga ana jugosllave pas ngjarjeve të vitit 1981. Megjithatë, ndryshimin e njohur të rrethanave politike dhe shoqërore të atyre viteve, jam munduar që ta përballoj me punë individuale në Gjermani, duke iu përkushtuar hulumtimit nëpër arkivat gjermane, në mënyrë që të rrumbullakoj sa më shumë që të jetë e mundur punën e nisur në vitet e shtatëdhjeta.
“Milosao”:Në kërkimet tuaja të vazhdueshme, ju jeni përballur me dokumente autentike. A mund të na thoni, ka pasur përpjekje për manipulime nga fqinjët apo nga kancelaritë ndërkombëtare?
J. Buxhovi: Mund të thuhet pa hezitim se e gjithë problematika e studimit të dokumenteve të Kongresit të Berlinit dhe atyre që solli kjo ngjarje, për çdo studiues të mirëfilltë shqiptar, përcillet me anatemën e manipulimit dhe falsifikimit të tyre të qëllimshëm në njërën anë si dhe të stereotipeve ideologjike në tjetrën anë. Manipulimi dhe falsifikimi i këtyre dokumenteve gjithsesi se lidhet me historiografinë serbomadhe të Beogradit, po edhe të Moskës dhe Athinës për qëllime të njohura hegjemoniste që u shërbyen projekteve antishqiptare ( “Naçërtanja” e Garashaninit e vitit 1844 dhe ajo e “Megaloidhesë” greke e po të njëjtës kohë si dhe ato të historiografisë ruse). Kongresi i Berlinit si dhe vendimet e njohura të tij, kanë paraqitur referencën emblematike të manipulimit të këtyre qendrave në mënyrë permanente nga falsifikimi i tyre e deri te keqinterpretimet e qëllimshme, që për moto kishin fabrikimin e gënjeshtrës rreth “shqiptarëve ardhacakë dhe pa histori”, “shqiptarëve mbetje e mjegulluar osmane dhe fundamentalistë të rrezikshëm islamikë” e të ngjashme, me çka atyre duhej jo vetëm t’u mohohej shteti, por, për hir “të interesave të mëdha evropiane”, Beogradit, Athinës e të tjerëve, t’u lejohej qërimi i hesapeve me ta, deri te etnogjenocidi!
Kur shikohen mirë e mirë nga të gjitha këndet të gjitha dokumentet e Kongresit të Berlinit, një pjesë të të cilave kam sjellë në librin tim, veçmas letrat e dërguara nga të gjitha viset shqiptare (124 sosh), del se një pjesë të tyre mund të thuhet se janë shkruar edhe nga konsuj rusë e grekë, nga klerikë ortodoksë dhe agjentë të tjerë të Beogradit, Athinës dhe Moskës, po edhe nga ndonjë konsull austriak. Këtë të fundi, madje e pranon edhe Andrashi, ministër i jashtë i Austro-Hungarisë në memoaret e tij, me ç’rast zbulon se “Vjena ka punuar që nga disa qendra shqiptare të vinë letra dhe telegrame që na duheshin”. Këto “ndërhyrje” nuk ua humbin vlerën kërkesave autentike të shqiptarëve, veçse bëjnë të ditur se midis tyre ka pasur edhe të dirigjuara në përputhje me interesat tjera, gjë që historiografisë sonë i mbetet që ato t’i deshifrojë dhe t’i interpretojë mirë e mirë.
“Milosao”:A mendoni se Lidhja e Prizrenit ka trajtime të ndryshme në Shqipëri e Kosovë? Sikur duket se një pjesë e studiuesve nuk kanë parë dokumentet origjinale?
J. Buxhovi: Arsyet e njohura ideologjike dhe ato që shqiptarët nga 1912 i ndanë dhunshëm në realitetet shoqërore dhe politike të ndryshme kanë sjellë edhe qëndrime të ndryshme, ku në njërën anë, nga Tirana zyrtare është imponuar qëndrimi se nga Europa dhe Perëndimi shqiptarëve u kanë ardhur të gjitha të këqijat, se perëndimi nuk i ka dashtë shqiptarët e të ngjashme, gjë që kjo ka justifikuar izolimin dhe mbylljen komuniste, ndërsa në tjetrën anë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit është dashtë të shihet vetëm si përpjekje për autonomi, që si e tillë të “justifikojë” statusin politik të shqiptarëve në Jugosllavi e të ngjashme, sado që pjesa më e madhe e historianëve të Kosovës, konceptin e autonomisë e kanë parë si proces, që shkon tutje, e jo si gjendje statike, kundrim ky që ka qenë i ngjashëm edhe me qëndrimin politik të intelektualëve shqiptarë dhe të një pjese të klasës politike…
Krahas këtyre stereotipeve, që për fat të keq, ende gjithnjë mbahen te një pjesë e historianëve tanë (sidomos atyre në Tiranë) nga shkaku se kanë doktoruar dhe shkruar libra, siç kanë fituar edhe tituj “akademikë” e të tjera gjatë kohës së diktaturës komuniste, sot e gjithëditën mungon edhe vullneti i qëllimshëm për ballafaqimin me dokumentet origjinale! Them kështu, ngaqë ka dhjetë vite që kam sjellë dokumentet origjinale të Kongresit të Berlinit në frëngjisht dhe gjermanisht, të nxjerra nga Arkivi Politik i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë në Bon (të autorizuara nga botuesi gjerman“Gisen”) e të përcjella edhe me përkthimin në gjuhën shqipe, ndërsa që historianë nga Tirana dhe Prishtina edhe në tutje citojnë versionin e cunguar dhe të filtruar të dokumenteve që sjell Haxhivasilevi, Gjorgjeviqi, Gopqeviqi dhe historianë të tjerë serbë! Ç’është më keq, disa pedagogë të kësaj mendësie, pengojnë studentët që marrin guximin të citojnë librin tim, meqë kjo ua rrënon “kredibilitetin” veprave të tyre!
“Milosao”: Historianët e Shqipërisë dhe Kosovës kanë pasur një lloj tutele të diktuar nga regjimet represive. A mendoni se ka ardhur koha që duhet të ketë një trajtim kombëtar shqiptaro-kosovar sa i përket rëndësisë së Kongresit të Berlinit?
J. Buxhovi: Tutela e regjimit represiv komunist është dashtë të marrë fund me rënien e komunizmit, siç ka ndodhur edhe në vendet tjera. Por, për fat të keq, ajo po vazhdon për arsyet që i ceka më sipër. Kujtoj se historiografia jonë duhet të ketë qëndrim shkencor jo vetëm sa i përket Kongresit të Berlinit, por të gjitha çështjeve të tjera, veçmas asaj që ka të bëjë me lidhjen pellazge dhe të tjera nga antikiteti, ku pjesëmarrja jonë në djepin e qytetërimit të lashtë dhe të vlerave të tij universale është thuajse vendimtare. Historiografia institucionale shqiptare duhet të rishqyrtojë pikëpamjet e veta rreth Bizantit, Mesjetës dhe veçmas ato që kana të bëjë me të ashtuquajturin shtet mesjetar serb me Rashën dhe Dinastinë Nemanjane – “themel i tij”, ndonëse nga autorët ndryshëm bizantinë dhe dokumentet tjera të kohës Nemanjajt shihen me origjinë tribale (fis ilir), siç duhet të rishqyrtojë edhe pikëpamjet rreth kishës ortodokse serbe, që del me autoqefali gjoja nga shekulli XIII, ndërkohë që ajo autoqefalin e ka tetë shekuj më vonë, në vitin 1923 pas krijimit të shtetit Serb-kroat-slloven. Në përputhje me këto fakte, historiografia shqiptare duhet të rivlerësojë rolin e feudeve arbërore në Bizant si dhe përpjekjet e tyre për autonomi dhe aleancave të ndryshme në përputhje me faktorët e kohës në përvijimet midis Bizantit dhe Perëndimit, siç kanë ndodhur mbas kryqëzatës së katër më 1204 e deri te shfaqja e osmanëve, ku Rasha Nemanjane, si pjesë e feudeve të kohës në hapësirën e Dardanisë dhe të Maqedonisë, që luftonin për të trashëguar fronin e Bizantit, del nga arbitri i përvetësimeve serbe.
“Milosao”:Sa i vështirë ka qenë për Ju hulumtimi në arkivat gjermane dhe sa kohë ju është dashur t’i grumbulloni këto materiale?
J. Buxhovi: Të qenit gazetar (korrespodent i përhershëm i “Rilindjes” në Gjermani, i akredituar pranë qeverisë gjermane) më ka krijuar mundësi të mëdha edhe formale që t’u qasem dokumenteve pa ndonjë vështirësi. Meqë fokusimi im hulumtues ka qenë Kongresi i Berlinit, ishte e natyrshme përqendrimi te shqyrtimi dhe vjelja e dokumenteve të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Bon. Aty kam punuar nga mesi i viteve të shtatëdhjeta e deri në vitin 2008, ku kam klasifikuar mbi pesë mijë dokumente që kanë të bëjnë me Krizën Lindore, Kongresin e Berlinit dhe çështjen shqiptare nga viti 1865 e deri në vitin 1912. Pjesa më e madhe e këtyre dokumenteve ruhet në arkivin tim personal, ngaqë nuk ia kam dalë t’u siguroj vend në Arkivin e Kosovës dhe atë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Sepse, këto institucione, për arsye “të pakuptueshme”, që u cekën, nuk kanë qenë në gjendje të ofrojnë as siguri e as trajtim shkencor!
“Milosao”: E mendoni se ishte e arsyeshme ajo që përcaktoi në konkluzionet e veta Lidhja e Prizrenit, sa i përket mbrojtjes nga copëtimi i trojeve shqiptare dhe autonomi nën Perandorinë Osmane?
J. Buxhovi: Qëndrimet dhe vendimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit janë në përputhje me rrethanat si dhe zhvillimet historike të kohës, në të cilat u gjenden shqiptarët, kur ata në njërën anë rrezikoheshin nga hegjemonizmi i fqinjëve sllavë dhe grekë dhe në tjetrën anë rrezikoheshin nga shembja e shpejtë e Perandorisë Osmane. Mbrojtja e interesave kombëtare asokohe mund të sigurohej nëpërmes kërkesës për bashkimin e katër vilajeteve shqiptare (krijimi i një Shqipërie osmane, që në të vërtetë doli nga kërkesat e katërmbëdhjetë pikëshit të Hasan Prishtinës në Shkup, në gusht të vitit 1912), që nënkuptonte lirimin nga koncepti i “miletit osman” ku gjendeshin dhe një formule kompromisi që do ta arrinte Perandoria Osmane me fuqitë evropiane të boshtit (Austro-Hungarinë dhe Italinë). Pa marrë parasysh si rrodhën ngjarjet deri në nëntor të vitit 1912 dhe nëpër ç’katrahurë kaluan shqiptarët, megjithatë epilogu i këtij zhvillimi ishte i përcaktuar nga programi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si dhe platformës kombëtare që doli prej saj. Pa këtë ngjarje, nuk do të kishte as Shqipëri e as komb shqiptar.
“Milosao”:Keni mbaruar dhe një kolanë historike të Kosovës, cilat janë planet tuaja më të afërta?
J. Buxhovi: “Kosova” në pesë vëllime, e botuar midis viteve 2012-2015, këtë vit plotësohet edhe me tri vëllime të tjera (VI,VII dhe VIII), me çka përmbyllet koncepti im që ky libër në tetë vëllime të paraqesë një kontribut shkencor për historinë e Shqipërisë së natyrshme dhe të Shqiptarëve nga antikiteti e deri te koha jonë, ku Dardania është në qendër të vëmendjes, si një mbretëri ndër më të vjetrat e antikitetit, e lidhur me Trojën dhe zhvillimet tjera që ndodhën pas rënies së saj. Përqendrimi te Dardania si qendër e antikitetit ka rëndësi të dyfishtë: ngaqë në njërën anë lashtësisë sonë ia shton komponentin kryesor që atë e lidh me qytetërimin trojan dhe atë pellazg në përgjithësi (qëllimisht të harruar dhe të anashkaluar), dhe në tjetrën anë e zhvlerëson në tërësi gënjeshtrën serbe për gjoja “shtetin mesjetar serb” në Kosovë, që nuk ka ekzistuar kurrë, që për fat të keq, edhe sot e gjithditën mbrohet nga disa historianë të mendësisë ideologjike në Tiranë dhe Prishtinë, me të cilën Serbisë, siç e pasqyron edhe pakoja e Ahtisarit në Kushtetutën e Kosovës, vazhdon t’i njihet edhe “e drejta historike”, paçka se ajo frymëzoi gjenocidet serbe ndaj shqiptarëve ( të viteve 1878, 1912, 1944 dhe 1999)!
“Kosova” në tetë vëllime, po ashtu, ka për qëllim të pasqyrojë edhe vazhdimësinë arbërore-shqiptare nga mesjeta e deri te shfaqja e parë e shtetit shqiptar (atij londinez më 1913), me ç’rast pranimi i shtetit të përgjysmuar shqiptar zhvendosi raportet e brendshme shoqërore, kulturore dhe politike të botës shqiptare, ku shteti mori rolin e qendrës, ndërsa pjesët e mbetura jashtë nën pushtimin serb,malazias dhe grek, ndonëse dikur trung historik u kthyen në periferi me fatin tragjik të asimilimit deri në zhdukje! Shteti i Kosovës i pranuar ndërkombëtarisht më 2008, korrigjoi këtë padrejtësi (kthimin e qendrës në periferi dhe të periferisë në qendër) dhe, me dy shtete shqiptare, vendosi balanset historike dhe shoqërore-politike të botës shqiptare. NË këtë aspekt “Kosova” shfaqet si histori e shtetit të Kosovës, po edhe histori e Shqipërisë së natyrshme. Si e tillë, kjo vepër, paradigmës që ka funksionuar nga viti 1913 e këndej se “Kosova është Shqipëri” ia shton atë se edhe “Shqipëria është Kosovë”. / KultPlus.com
Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Havijer Sollana, më 10 qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit, kurse, Këshilli i Sigurisë së OKB-së, po në të njëjtën ditë, kishte miratuar rezolutën 1244, ku u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.
Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.
Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it Amerikan, Anglez, Francez, Gjerman dhe Italian.
Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.
Në të njëjtën kohë, është shpërbërë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’u shndërruar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. /KultPlus.com
Në datën 4 qershor, Parlamenti i Danimarkës miratoi ndërtimin e ishullit artificial Lynetteholm.
Sipas llogarive, projekti do të finalizohet në vitin 2070 dhe do të kushtojë rreth 3 miliardë euro. Ky ishull do të ndërtohet në zonën e vjetër industriale të Portit të Kopenhagenit dhe do të ketë një sipërfaqe prej 2,8 km katrorë.
Qëllimi i tij kryesor do të jetë mbrojtja e kryeqytetit danez nga përmbytjet e mundshme, duke parë që niveli i detit po pëson rritje.
Ishulli do të ketë rreth 20 000 banesa, ku do të jetojnë rreth 35 000 persona. Punimet mund të nisin që këtë vjeshtë.
Por, ky projekt ka shkaktuar shumë polemika mes qytetarëve të Kopenhagenit dhe nga ambientalistët, të cilët thonë se ishulli do të rrisë tej mase ndotjen në zonë. Për këtë, ata kanë vendosur që ishullin ta dërgojnë si çështje në Gjykatën e së Drejtës Ndërkombëtare në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu, punimet për ishullin do të pengohen nëse Suedia do të ketë ankesa pasi të sqarohen kushtet në të cilat do të zhvillohen ato. Këtë gjë e konfirmoi edhe ministri i Transporteve të Danimarkës, Benny Engelbrecht. / Gazeta Express / KultPlus.com
Sot mbushen 143 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princave shqiptarë në shekullin e 15.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, historikisht është tubimi më i rëndësishëm kombëtarë shqiptar.
Komiteti i Stambollit i themeluar nga ajka kombëtare e kohës, më 1877, me qëllim të çlirimit dhe të ruajtjes së territoreve shqiptare nga hegjemonizmi sllave dhe ai grek, pasi që Perandoria turke pas Tanzimatit (1848) dhe luftërave ruso-turke më 1875/76, me shpejtësi po goditej dhe tronditej nga e ashtuquajtura “Kriza Lindore”, shqiptarët të cilët vepronin dhe punonin në kuadër të Perandorisë në fjalë, me kohë kishin nuhat rrezikun e copëtimit të trojeve të tyre, andaj, ata me shpejtësi themeluan “Komitetin e Shpëtimit” të trojeve etnike.
Komitetin e Stambollit e përbënin një plejadë intelektualësh më të shquar të kombit në kohën aktuale të krizës lindore. Pashko Vasa, Jani vreto, Ymer Prizreni, Zia Prishtina, Sami Frashëri, Ahmet Korenica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mon Tahiri etj. Këtyre intelektualëve do t`u bashkohet ideologu dhe patrioti i shquar i familjes së njohur Frashëri, Abdyl bej Frashëri.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pati karakter gjithëkombëtar, kurse Prizreni nuk u zgjodh rastësisht kryeqytet dhe seli, në të cilin u mbajt Kuvendi mbarëkombëtar shqiptar më 10 qershor 1878.
Delegatët që morën pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm kishin për çështjen kryesore të ditës një unitet të plotë mendimi; të gjithë qenë të vendosur për të kundërshtuar me çdo kusht copëtimin e trojeve shqiptare, për të mbrojtur tërësinë tokësore të Shqipërisë.
Mendim të njëjtë shprehën delegatët që u takonin qarqeve atdhetare edhe për karakterin dhe programin politik të organizatës, që do të themelonte Kuvendi. Ata kërkuan me këmbëngulje që Kuvendi, ashtu siç ishte parashikuar prej tyre, të formonte një Lidhje Shqiptare me karakter kombëtar.
Në ditën e parë të punimeve në Kuvend folën delegatë të të gjitha grupimeve politike. Nga fjalimet që u mbajtën në këtë ditë ruhet vetëm një fragment i fjalës së Abdyl Frashërit, kryetar i Komitetit të Stambollit dhe delegat i Toskërisë, i vilajetit të Janinës.
Duke mbrojtur platformën atdhetare të lëvizjes kombëtare, ai i ftoi të gjitha krahinat shqiptare që të bashkoheshin si një trup i vetëm për të mbrojtur mbarë atdheun nga rreziku i asgjësimit. Abdyli ndër të tjera tha: “Qëllimi i Kuvendit është që t’ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”.
Delegatëve të grupimit atdhetar, iu desh të përballeshin në Kuvend si me qëndrimet e dëmshme të qarqeve pro Turqisë ashtu autoriteteve qeveritare osmane, të përfaqësuara nga mytesarifi turk i Prizrenit, Qamil Beu, që ishte i pranishëm në këtë tubim. Ata u përpoqën të pengonin bashkimin e shqiptarëve në një lidhje kombëtare.
Megjithatë, Kuvendi i Prizrenit e përmbushi misionin e tij historik kombëtar. Akti më i rëndësishëm i tij ishte vendimi për themelimin e një organizate me karakter politik e ushtarak, të një Lidhjeje. me një qendër të vetme drejtuese dhe me degë të saj në të gjitha krahinat e vendit, e cila do të merrte përsipër detyrën që të mbronte me çdo mjet interesat e vendit.
Po atë ditë Kuvendi Kombëtar miratoi tekstin e një proteste, drejtuar Kongresit të Berlinit, me anën e së cilës ngrihej zëri kundër shkëputjes së krahinave shqiptare në favor të shteteve fqinje. Sipas traditës, së bashku me formimin e Lidhjes, u shpall edhe një besë e përgjithshme, në bazë të së cilës duhej të pushonin menjëherë të gjitha veprimet e gjakmarrjes ndërmjet banorëve të krahinave që ishin përfaqësuar në Kuvendin e Prizrenit.
Vendimi i Kuvendit të Prizrenit për themelimin e Lidhjes ishte një fitore e madhe e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, pasi me anën e tij iu dha goditja e parë dhe e fuqishme përpjekjeve të Stambollit për ta veshur Lidhjen me karakter islamik dhe u hodhën themelet e një organizate kombëtare shqiptare, e cila, qysh në ditën e parë të saj, pati një karakter atdhetar.
Menjëherë pas themelimit të Lidhjes u formuan organet e saj të larta. Në krye të Lidhjes qëndronte Këshilli i Përgjithshëm me funksione legjislative dhe me seli në Prizren, nga i cili do të vareshin degët krahinore, ndërsa kryetar u zgjodh Iljaz pashë Dibra. / KultPlus.com
Arbëreshët e San Demtrio Corone nuk do të heqin dorë nga tradita e Festivalit të Këngës Arbëreshe.
“Një histori nuk ndërpritet, identiteti i njerëzve tanë nuk ndërpritet, ndaj më 21 gusht në San Demetrio Corone do të kthehemi të këndojmë dhe të kërcejmë në Arbërisht”, shkruajnë organizatorët e festivalit.
Festivali i parë i këngës së arbëreshëve është mbajtur në San Demetrio në vitin 1980 në muajin gusht, për tú kthyer më pas në një nga organizimet më të rëndësishme dedikuar këngës arbëreshe.
Pas një periudhe të vështirë për shkak të pandemisë, tashmë arti po rikthehet pranë publikut për të mbushur hapësirën e munguar.
“Ne do të këndojmë të sigurt, do të këndojmë me çdo vëmendje por me krenarinë tonë. Qëndruam pa lëvizur për një vit, bëmë një luftë së bashku, paguam një çmim shumë të lartë, por duhet të provojmë se kemi fituar ne dhe jo virusi”.
Festivali do të organizohet më 21 gusht në orën 20:30 në San Demetrio Corone./ KultPlus.com
Mbi gjashtëdhjetë pjesëatër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të shoqëruar edhe nga Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes Armend Mehaj, kishin zënë vendet në Skenën e Vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës, dhe me emocion prisnin të shihnin nga afër lojën e aktorëve në shfaqjen “Pa mua”, me tekst të Samuel Becket, e që për publikun e Kosovës ka ardhë shfaqje e ndarë në dy pjesë, pjesa e parë me regji të Shkurtë Aliut, kurse pjesa e dytë me regji të Alban Beqiraj.
Ishte një ndërlidhje jo e zakonshme në ambientin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ku një audiencë e tërë ishte me uniformë, përderisa mjeshtërisht, në dërrasat e skenës, rolit të saj i jipte shpirt aktorja Donika Ahmeti, e në pjesën e dytë me rolet e tyre luajtën; Rajmonda Ahmetaj, Afrim Muçaj dhe Labinot Rraci.
Shkurtë Aliu në lidhje me këtë paraqitje para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës u shpreh të jetë entuziaste, pasi që sipas saj, edhe më herët kanë pas audiencë nga ushtarët, por që kanë ardhë në mënyrë individuale, por që një shfaqje të prezantohet enkas për një audiencë të tillë, sipas saj është hera e parë.
“Ideja ishte e imja, dhe përgjigja ishte e menjëhershme edhe nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, ishte një emocion i veçantë”, ka thënë Aliu për KultPlus.
Kurse ministri Armend Mehaj është shprehë se iniciativa të tilla do të mirëpresin edhe në të ardhmen.
Shfaqja “Pa mua”, kishte premierën në muajin shkurt, kurse tashti vazhdon reprizat në kuadër të repertorit të TKK-së./ KultPlus.com
Merr. Kostandina Lasgush Poradeci Lagja e Mburimave, rruga Çeta e Mokrës nr 56
Pogradec.
Kostandinë bijë e dashur edhe trimëreshë e babajt, dola të Hënën më 15 Tetor prej spitalit, Pavjoni XIV ku më suall pas operacionit të kataraktit të syrit t’im të djathtë prej Doktor Ylli Shtyllës.
Nata e parë pas operacionit ishte e tmerëshme për mua 24 orë pa gjumë sepse me dhembje të mëdha të syrit, ndjenja pështirosje për të vjellë nga 4 injekcionet rreth syrit dhe medikamentet në sy, e të tjerat, e të tjerat. Si nuk vdiqa natën e parë përveç netëve të tjera, 10 net me rradhë të tjera, që më s’thosha në vehten time do vdes, jo nga frika e vdekjes, meqë gjithë gjëja e gjallë ka frikë prej vdekjes, po nga torturat në trup.
Nuk thesha më nga torturat do vdes, po edhe në natën e parë kur nga torturimi thesha me vete do vdes, nuk më vinte frikë të vdes, siç ka gjithë njerëzimi frikë, s’e ndjenja frikën si gjithë njerëzimi atë natë – sepse, bijë e babait, atë natë të kisha ty pranë, vdisja në duart e tua.
Kur vdes njeriu edhe kafsha kur vdes, do që të ketë një qënie pranë, ose një njeri të dashur pranë, ose një njeri pranë, edhe kur s’ka as të dashur njeri pranë, as një njeri sidokodo pranë, prek me dorë, me dorën që vdes, atë qënien, atë sendin që ka pranë, atë gurin, atë bluashkën edhe atë fijen bar që ka pranë, kaq keq isha, Kostandinë e babajt, atë natë kur si e dërguar nga engjëlli ti më ardhe bijkë e babait papritur pa kujtuar prej aq larg, prej Poradeci, më ardhe pa të thënë njeri, me inisiativën tënde të guximshme, aq vendimtare aq guximtare.
Dhe si më rrinje ti ashtu pranë e lodhur e kapitur ditë e natë, unë të falem nderit tashi babkë dhe t’i puth ëmbël, ëmbël fort syçkat e bukura edhe të mënçme.
Kaq po të shkruaj, dua të vi në Poradec çdo ditë, po s’ka kush më gjen maqinë se unë vetë jam pa fuqira prej spitalit.
Të kisha lekë, mirja një takximetër angazhé, isha për tre orë aty, po ku të gjesh lekët. Të përqafon dhe të puth me shumë mall babaj tënd.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka udhëtuar për në Estoni me ftesë të autoriteteve shtetërore të Estonisë dhe të enjten nisë vizitën dy ditore në këtë shtet, përcjell KultPlus.
Gjatë qëndrimit dyditor, Presidentja Osmani do ta ketë takim me Presidenten e Estonisë, Kersti Kaljulaid, Presidentin e Parlamentit, Jüri Ratas. Kryeministren Kaja Kallas, si dhe kryesuesin e Komitetit për çështje evropiane, Siim Kallas.
Presidentja Osmani, vizitën në Estoni e ka cilësuar mundësi të mirë për vendosjen e bashkëpunimit me shtetin i cili bart primatin në nivel global për E-qeverisje. Dita e dytë e vizitës, do t`i kushtohet agjendës transformuese digjitale me ç`rast do të bëhen vizita në e-Estonia Briefing Center dhe Telliskivi Creative City.
Me ftesë të Presidentes Osmani në delegacion do të jenë edhe përfaqësues të tri kompanive të fushës së inovacionit nga Kosova: Mërgim Cahani (Gjirafa), Jeta Zagraxha (UCK) dhe Uranik Begu (ICK).
Presidentja Osmani ka theksuar se vizita në Estoni do t`i hapë rrugë vendosjes së bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve, por edhe ndërmjet bizneseve. Sipas zonjës Osmani, Kosova mund të përfitojë nga përvoja e Estonisë nga fusha e teknologjisë informative, ekonomia mbrojtja, siguria, arsimi, shëndetësia, turizmi dhe shkëmbimi kulturor.
Republika e Estonisë e ka njohur Republikën e Kosovës më 21 shkurt të vitit 2008, ndërkaq marrëdhëniet diplomatike janë vendosur nga prilli i të njëjtit vit./ KultPlus.com
Kryeministri Edi Rama publikoi sot kronikën e Euronews, e cila i bën jehonë suksesit që pati festivali UNUM në Shëngjin.
“Jehonë e bukur në Europë e Festivalit UNUM në Ranën e Hedhun në Shëngjin, me pjesëmarrje të 75 artistëve ndërkombëtarë dhe mbi 10 mijë të rinjve nga e gjithë Europa”, theksoi Rama.
“5 netë nën ritmin e muzikës dhe argëtimit në breg të detit, njësoj si përpara pandemisë. Në Shqipëri Festivali UNUM, festivali tradicional i muzikës house dhe techno, gjallëroi mbrëmjet e të rinjve, ndërsa vendi lehtëson kufizimet falë rënies së infektimeve”, thekson Euronews në kronikë.
“Është fantastike të jesh këtu, ndihem e lirë, një person normal. Asnjë event nuk mund të më bëjë të ndihem më mirë se një festival, veçanërisht nëse është buzë detit”, shprehet një turiste e huaj pjesëmarrëse në festival.
“Vende të ndryshme, të gjitha spektakolare për festivalin UNUM, i cili u anulua vitin e kaluar. Edhe pse me masa paraprake për shkak të COVID sektori përpiqet të rifillojë pas muajsh bllokimi”, thekson Euronews.
“Evente si ky janë të domosdoshme për shëndetin tonë mendor. Shumë persona humbën mendjen gjatë pandemisë”, na tregoi DJ. “Ka shumë njerëz që nuk i kushtojnë vëmendjen se si janë psikologjikisht, por kjo është thelbësore për mirëqenien e të gjithë trupit”, vijon kronika e Euronews.
“Organizatorët kanë shitur të gjithë 10.000 bileta. Të gjitha të planifikuara në përpikëri. Mund të futeshe vetëm me një test negativ COVID. Byzylykët e dorës si biletë hyrëse dhe pagesat vetëm me kartë krediti. Një hap i rëndësishëm për një kthim në jetë”, thuhet në kronikën e Euronews.
I shtyrë një vit më parë për shkak të pandemisë COVID-19 Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Elektronike UNUM u rikthye në Shqipëri si i pari festival europian që organizohet në periudhën pas pandemisë./atsh/KultPlus.com
Franca do të dërgojë një tjetër Statujë të Lirisë në Nju Jork për Ditën e Pavarësisë më 4 korrik.
Kjo statujë e re prej bronzi është një e gjashtëmbëdhjeta e madhësisë së asaj me famë botërore që qëndron në Ishullin e Lirisë.
Të hënën, gjatë një ceremonie të veçantë, statuja u ngarkua nga Muzeu Kombëtar të Arteve dhe Mjeshtërive (CNAM) në Parisin qendror, ku është instaluar që nga viti 2011. Statuja do të ngrihet në Ellis Island.
Statuja, mbi 450 kilogramë dhe 10 metra e gjatë, u realizua në vitin 2009 dhe është një kopje e modelit origjinal të statujës të vitit 1878 të ruajtur nga CNAM.
“Statuja simbolizon lirinë dhe dritën në të gjithë botën,” tha Olivier Faron, administratori i përgjithshëm i CNAM. “Ne duam të dërgojmë një mesazh shumë të thjeshtë: miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara është shumë e rëndësishme, veçanërisht në këtë moment. Ne duhet të ruajmë dhe të mbrojmë miqësinë tonë.”
Në vitin 1886 një statuje gjigante me pamje femërore, e quajtur Statuja e Lirisë, do t’i dhurohej SHBA-së nga Franca dhe do të shndërrohej më pas në një nga simbolet e Shteteve të Bashkuara dhe gjithë Perëndimit./a2/KultPlus.com