‘Varka diellore’ e Faraonit të Egjiptit është zhvendosur në muzeun e Gizës.
Varka egjiptiane e lashtë nga koha e faraonëve është transportuar në shtëpinë e saj të re në Muzeun e Madh Egjiptian në Giza që do të hapet këtë vit pranë Piramidave, transmeton KultPlus.
Tenori i shquar Ramë Lahaj ka mbajtur më shkurt koncertin në Prishtinë, pasi njoftoi se i ka vdekur nëna.
Këtë e tha para publikut, duke thënë se nuk e interpretoi as 1/3 e programit.
“Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As 1/3 e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj”, ka deklaruar ai para të pranishmëve.
Si çdo gjeni tjetër i artit, edhe jeta e Ludwig van Beethoven është e mbushur me sekrete, të panjohura, të vërteta të aluduara dhe mite, të cilat nuk e komprometojnë krijimtarinë e tij, as nuk e zbehin shkëlqimin e yjësisë ku ata shndrisin përgjithmonshmërinë.
Por thjeshtë, na japin mundësi të kuptojmë se çdonjëri nga ne, veçanërisht, të zgjedhurit të lindin të “pavdekshëm”, janë tokësor aq sa janë edhe qiellor. Shpesh fama dhe gjenialiteti i tyre ka shërbyer si një koracë mbrojtëse e padepërtueshme dhe kjo i ka lënë ata të qetë në gjumin e përjetësisë. Por vjen koha kur njeriu i zakonshëm kërkon të ngjashmen e tyre edhe tek njerëzit e jashtëzakonshëm, qofshin këta artistë, borrështetas, ushtarakë, eksploratorë apo edhe pretendues të froneve hyjnore.
Por kur lindi ai, Ludwig van Beethoven?
Ludwig van Beethoven ka lindur në Bon më 15, 16 apo 17 Dhjetor? Burime të ndryshme nuk ofrojnë sigurinë e datës së saktë, kur u lind kompozitori i madh. Por bien dakord për 17 dhjetorin 1770, datën e pagëzimit. Fëmija çudibërës, i’u nënshtrua një disipline të rreptë, e cila, siç ndodh shpesh me mrekullitë e fëmijëve, i kushtëzoi moshën dhe tërë jetën.
Përbindësh i talentit … dhe jo vetëm .
Ludwig van Beethoven arriti të vendoste veten si një nga artistët më të mëdhenj të kohërave, pavarësisht të metave të tij të karakterit. Ai kurrë nuk kishte qenë një bukurosh. Në fëmijëri atë e quanin Der Spagnol (Spanjisht), për shkak të fytyrës së tij të ullinjtë. Ishte shtatshkurtër, jo më shumë se një e gjashtëdhjetë e pesë metra i gjatë, i gjerë në shpatulla, me kokë të madhe dhe flokë të rrëmujshëm, dhëmbë të dalë, një hundë të vogël të rrumbullakosur, gjithashtu pështynte kudo. I ngathët në lëvizjet e tij, ai vazhdimisht rrëzohej dhe thyente objektet që prekte. Kurrë nuk mësoi të kërcejë, dhe gjithmonë e priste veten gjatë rruajtjes.
Kalitja
Ai ishte i zymtë dhe i dyshimtë, i ndjeshëm, mizantrop dhe i fiksuar në atë se të gjithë donin ta mashtronin. Shquhej për një sjellje jo të mirë dhe ishte aspak tërheqës. Ai gjithmonë harronte gjithçka. Kishte zemërime të pakuptimta dhe nganjëherë kishte marrëdhënie korrektësie të dyshimtë me botuesit. Një beqar i përjetshëm. Jetoi në një konfuzion të papërshkrueshëm, veçanërisht pasi nuk kishte asnjë shërbëtor të gatshëm të toleronte nervozizmin e tij.
Muzika i dilte nga zemra
Gjithmonë është spekuluar për sëmundjet e shumta që kompozitori kishte vuajtur që në rini, nga astma në sindromën e zorrëve të irrituar, nga sëmundja e veshkave deri te ciroza e mëlçisë. Dhe historianët kanë pyetur gjithashtu se si sëmundjet fizike të muzikantit, mund të kishin ndikuar në artin e tij. Hipoteza e 3 studiuesve është se ritmet e disa prej kompozimeve të tij më të famshme dhe prekëse, do të ndikoheshin thellësisht nga aritmitë kardiake, nga të cilat ndoshta vuante kompozitori.
Ai ishte vërtet i shurdhër?
Tashmë në të tridhjetat, ai deklaroi se kishte vështirësi të kuptonte fjalët e një personi që fliste me zë të ulët. Për të dëgjuar aktorët në teatër, ai u detyrua të afrohej me orkestrën. Megjithatë, shurdhimi në rritje, e degdisi atë në një gjendje të thellë depresive, e cila në vitin 1802 e çoi në një tentativë për vetëvrasje. Për shkak të problemeve të dëgjimit, Beethoven u izolua në mënyrë progresive nga njerëzit përreth tij, duke kompromentuar shumë marrëdhënie shoqërore dhe emocionale. Në vitin 1819, tetë vjet para vdekjes së tij, ai ishte plotësisht i shurdhër. Pavarësisht kësaj, Beethoven vazhdoi të kompozonte: E famshja Simfonia e Nëntë me Odën e Gëzimit, u shkruan në vitin 1824, duke sjellë jo një muzikë dëgjimi se sa një shpërthim shpirti.
Gjeniu dhe rregullsia
Gazetari amerikan, Mason Midnight Currey mblodhi detaje biografike të 168 artistëve, duke treguar se të gjithë, madje edhe ata që konsideroheshin të pabindur dhe instiktivë, ndoqën një program specifik. Stili i jetës së Ludwig van Beethoven, veçanërisht vitet e fundit, ishte shumë i rregullt. Por në periudha të tjera, Beethoven kompozonte madje deri në dy të mëngjesit. Gjithmonë duke ndjekur një orar të rreptë.
Gjeni falë sifilizit?
Sipas studiuesit, Deborah Hayden, sifiliz, prej të cilit shumë personazhe në histori ishin prekur ndoshta, nga Abraham Lincoln te Friedrich Nietzsche dhe Oscar Wilde, mund të shpjegonte gjenialitetin ose çmendurinë e tyre. Euforia sifilitike mund të ketë amplifikuar gjenialitetin krijues të Ludwig van Beethoven dhe të shumë personazheve të tjerë të cilët, si ai, ishin prekur nga e ashtuquajtura sëmundje franceze. Teza, e përfshirë në një libër nga Hayden, nuk është konfirmuar kurrë. Sidoqoftë, studime të tjera tregojnë se Beethoven vuante nga çrregullimi bipolar .
Ai nuk është një romantik
Beethoven ishte mendimtari më i frikshëm muzikor. Shumë kanë dashur të shohin tek ai urën midis periudhave klasike dhe romantike, por është vetëm një etiketë e përshtatshme, dhe jo shumë e saktë. Në realitet, ka shumë pak romantik në muzikën e tij. “Beethoven nuk fliste gjuhën e romantikëve”, shkroi Harold C. Schonberg . “Ai filloi të kompozonte në traditën klasike dhe më pas shkoi përtej kohës dhe hapësirës, duke përdorur një gjuhë që ai vetë e kishte falsifikuar. Një gjuhë e ngjeshur, enigmatike dhe shpërthyese, e shprehur në forma të sajuara prej tij”.
Revolucionar
Karakteristikë që e dallonte Beethoven nga të gjithë muzikantët e tjerë që i paraprinë, përveç gjenialitetit dhe forcës së tij të pakonkurrueshme, ishte ajo që ai e konsideronte veten artist dhe mbronte të drejtat e tij si artist. Ai ishte një artist, një krijues, dhe për këtë arsye ishte superior ndaj mbretërve dhe fisnikëve. Ai kishte një konceptim revolucionar të shoqërisë dhe ide romantike rreth muzikës. “Ajo që kam në zemrën time duhet të dalë dhe kështu e shkruaj”, i tha ai dishepullit Carl Czerny. Mozart nuk do ta kishte ëndërruar kurrë të thoshte një gjë të tillë, as Haydn apo Bach.
Vdiq nga plumbi?
Në të vërtetë jo. Për disa ishte faji i një vaji të njomur, pas një operacioni kirurgjikal. Për të tjerët, nga një kupë prej së cilës piu kompozitori. Cilado qoftë, përqendrimi i lartë i plumbit që gjendet në trupin e Beethoven shpesh është përmendur si shkaku kryesor i vdekjes së tij në moshën 56-vjeçare. Për të ushqyer edhe më shumë teorinë e vdekjes nga plumbi në gjak, u aludua se përqindja e lartë e këtij vrasësi i shkaktoi atij nervozizëm. Për studiuesit nuk ishte as e re as e panjohur, nervozizmi dhe temperamenti shpërthyes i kompozitorit, bllokimi i veshkave dhe mëlçisë, simptoma që iu shfaqën gjithnjë e më agresive, duke i dëmtuar cilësinë e jetës muzikantit në fundin e jetës. Sidoqoftë, kërkimet nga shkolla e mjekësisë, Mount Sinai në New York, i kanë hedhur poshtë këto hipoteza. Analiza e niveleve të plumbit në kockat e kompozitorit, gjeti një përqendrim shumë të ulët, që të ishte shkaktari i helmimt me pasojë vdekjeje të gjeniut të muzikës. /focus/ KultPlus.com
“Nëse njerëzit nuk e kuptojnë sjelljen tonë – çka pastaj? Kërkesa e tyre se duhet të bëjmë vetëm atë që e kuptojnë ata është një tentim për të na diktuar ne. Nëse kjo do të thotë të bëhesh “asocial” ose “iracional”, bëhu. Në përgjithësi ata nuk e durojnë lirinë dhe guximin tonë për të qenë vetja.
Ne nuk i detyrohemi askujt për shpjegime ose llogari, për aq kohë sa veprimet tona nuk i lendojnë ose i nëpërkëmbin ata. Sa shumë jetë janë shkatërruar nga kjo nevojë për “shpjegim”, e cila zakonisht e përfshin edhe atë se shpjegimi është “kuptuar” që do të thotë është miratuar.
Lëri veprimet tuaja të gjykohen dhe nga veprimet të gjykohen edhe qëllimet tuaja, por dije se një person i lirë i ka borxh një shpjegim vetëm vetes – arsyes dhe ndërgjegjes së vet – dhe tek disa të cilët mund të kenë një kërkesë të justifikueshme për shpjegim.” – Erich Fromm
“Pra ky është Ferri. Kurrë nuk do ta besoja. Ju kujtohet se të gjithëve na është treguar për dhomat e torturës, për zjarrin dhe squfurin, për “tokën e ndezur. Tregimet për shtrigat! Nuk ka nevojë për djaj të kuq dhe të zjarrtë. Ferri janë njerëzit e tjerë.” – Jean Paul Sartre
“Zoti ka vdekur. Zoti mbetet i vdekur. Ne e kemi mbytur atë. Si duhet ta ngushëllojmë veten, ne, vrasësit e të gjithë vrasësve? Çka ishte ajo më e madhja dhe më e shenjta e të gjithave që bota ende e posedon, e cila gjakoset për vdekje nën thikat tona: kush do ta fshij këtë gjakun tonë? Çfarë uji ekziston për të na pastruar neve nga vetja e jonë? Çfarë festivale të shlyerjes, çfarë lojë të shenjta duhet të shpikim ne? A nuk është madhështia e këtij veprimi shume e madhe per ne?” – Friedrich Nietzsche
‘Djalosh, nevojat e tua janë të pakëta dhe ato lehtë mund të arrihen dhe secila vuajtje e domosdoshme mund lehtësisht të tolerohet. Mos e kompliko jetën tënde me këso qëllime të ulëta si pasuria dhe fama: ato janë armiqt e lumturisë.
Fama, për shembull, ka të bëjë me opinionin e të tjerëve për ty dhe ajo kërkon që ne ta jetojmë jetën ashtu siç të tjerët duan. Për ta arritur dhe për ta mbajtur famën ne duhet të pëlqejmë atë që të tjerët e pëlqejnë. Prandaj, një jetë me famë ose një jetë me politikë? Ikni nga ato. Ndërsa pasuria? Shmanguni prej saj! Është një kurth, sepse sa më shumë që bëjmë aq më shumë e dëshirojmë dhe po aq i thellë do të jetë edhe pikëllimi atëherë kur dëshira jonë për të nuk do të përbushet.
Djalosh, më dëgjo mua: nëse e dëshironi lumturinë, mos e humbisni jetën tuaj duke luftuar për atë të cilën ju në të vërtetë nuk keni nevojë.”– Irvin D. Yalom/ KultPlus.com
Një shekull e gjysmë para fetishizmit ndaj dështimit tonë modern, një çështje thelbësore kjo dhe filozofike për vlerën që mbart.
Filozofi, poeti, kompozitori dhe shkrimtari Friedrich Nietzsche (15 tetor,1844-25 gusht,1900) është burri më i qëndrueshëm dhe me më shumë ndikim në shoqërinë njerëzore. Është mjaft e njohur konsiderata që ai ka për masën e filozofëve, ku ai ju referohet atyre si “kokë-lakra“ dhe një herë është qarë duke thënë:”Është fati im që të jem njeriu i parë i denjë. Kam një frikë të tmerrshme se ndoshta një ditë do të konsiderohem si i shenjtë.”
Në një letër, ai i konsideron brezat e ardhshëm të begatë, që i përkasin një niveli të lartë mirëqenieje meqë kanë mundësi të shijojnë punën e tij:“Mua më duket se të marësh një nga librat e mi në dorë, është nderi më i madh që mund t’i bësh vetes. „
Një shekull e gjysmë më vonë, egoja e shëndetshme e Nietzsche-s është vërtetuar bindshëm, me një arsyetim çuditërisht mjaft modern: siguria me të cilën ai pohon se shpërblimet më të mëdha të jetës vijnë nga dora e mjerimit.
Më shumë se një shekull para “dhuratës së dështimit” dhe fetishizmit ndaj dështimit si një kanal drejt paturpësisë, Nietzsche lavdëroi këto vlera në mënyrë të barabartë, si pjesë të madhështisë dhe të qartësisë.
Në një nga shumë aforizmat tij emblematike, të shkruara më 1887 dhe të botuar në përzgjedhjen pas vdekjes nga fletoret e tij ”The Will to Power”,Nietzsche shkruan nën titullin kryesor: «Llojet e dishepujve të mi»:
“Për ato qenie njerëzorë që përbëjnë sadopak shqetësim për mua, dëshiroj dhe ju uroj vuajtje, shkatërrim, sëmundje, keqtrajtim, fyerje dhe ofendim. Dëshiroj të mos mbeten të panjohur me vetëpërbuzjen dhe torturën e dyshimit të personit të vet apo mjerimin e pasmposhtjes. Nuk kam as grimcën më të vogël të mëshirës për ta, sepse ju uroj të vetmen gjë që mund të provojë sot nëse dikush ka sado pak vlera apo jo, në qoftë se reziston.” / KultPlus.com
Franz Kafka, shkrimtari i madh i shekullit të kaluar, i lindur në Pragë por një novelist më shumë i dashuruar në të shkruarit në gjuhën gjermane, në letrën kushtuar babait ka hapur zemrën e tij.
Kafka ka pasur një raport të tmerrshëm me babanë e tij, dhe kjo sipas kësaj letre për fajin e këtij të fundit, pasi ai nuk ka dashur asgjë dhe aski që Kafka ka pëlqyer a ka treguar interesim, gjatë jetës së tij.
Në letrën që është e përkthyer edhe në gjuhën shqipe, Kafka në një pjesë flet për krijimin e familjes. Kafka gjithmonë dëshironte të martohej më vonë ndërsa disa tentime i dolën të dështuara. “Të martohesh, të themelosh një familje, t’i pranosh fëmijët e tu që të lindin, t’i bësh të jetojnë në këtë botë të pasigurt dhe madje, nëse është e mundur, t’i udhëzosh ndopak, kjo është jam i sigurt për këtë, shkalla e fundit që mund të presë një burrë. Fakti që shumë njerëz ia arrijnë kësaj aq lehtë në dukje, nuk është një provë e së kundërtës, sepse së pari, nuk ka aq shumë që ia arrijnë vërtet, dhe së dyti, ky numër i vogël nuk ‘bën’ në përgjithësi asgjë, por ‘pëson’ diçka: vetëkuptohet se nuk është këtu kjo shkalla e fundit për të cilën po flas, por kjo mbetet shumë e madhe dhe e respektueshme (aq më tepër që nuk është e mundur të shquhet qartë ndërmjet të bësh dhe të pësosh). Dhe së fundmi nuk bëhet fjalë madje për këtë shkallë të fundit, bëhet fjalë vetëm për një përafrim të largët, por të ndershëm, nuk është vërtet e nevojshme të marrësh fluturimin për të arritur në mes të Diellit, por ka rëndësi të zvarritesh mbi tokë derisa të gjesh një vend të vogël ku Dielli të shndrisë nga njëherë dhe ku është e mundur të ngrohesh nga pak”. / KultPlus.com
Qyteti gurtë, Gjirokastra, vijon të mbetet ndër destinacionet më të vizituara nga turistët vendas e të huaj edhe gjatë muajit korrik.
Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, tha sot për ATSH-në se “numri i turistëve vendas dhe të huaj është i konsiderueshëm”.
Sipas Golemit, “vetëm kalaja e Gjirokastrës gjatë periudhës janar – korrik është vizituar nga 23 mijë turistë”.
“Vetëm gjatë muajit korrik, kalaja është vizituar nga 10 mijë turistë”, tha Golemi për ATSH-në.
Muzeumet janë ndër qendrat kryesore për zhvillimin e turizmit, ndërsa miradministrimi i tyre është në vëmendje të punës së bashkisë Gjirokastër.
Në këtë drejtim, Golemi tha se “muzemumet kanë pritur një numër të konsiderueshëm turistësh, dhe prej muajit janar deri në korrik janë vizituar nga rreth 3000 turistë”.
E njohur për shtëpitë e veta karakteristike, çatitë prej guri dhe muret e bardha, Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në vend.
Kalaja e gurtë dhe parku i Antigonesë vazhdojnë të ngelen më të preferuarat për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës. / ATSH / KultPlus.com
Gazeta “New York Times” ka kapërcyer tetë milionë abonentë në faqen e saj në internet dhe botimin e shtypur dhe shpreson të ketë më shumë se 8,5 milionë të tillë deri në fund të vitit, sipas një deklarate të lëshuar sot.
“Qëllimi është të tërheqim po aq abonentë të rinj sa në vitin 2019 ose rreth një milion”, tha drejtoresha ekzekutive, Meredith Kopit Levien.
Dhjetë vjet pas fillimit të ofertës së saj dixhitale me pagesë, rreth 89 për qind e pajtimtarëve janë vetëm për produktet online.
Abonimet e reja dixhitale të regjistruara në tremujorin e dytë u ndanë midis faqeve të lajmeve (77 000 abonime të reja) dhe aplikacioneve të gatimit, lojërave dhe produkteve audio (65 000).
Nga ana financiare, grupi dyfishoi fitimin e tij neto gjatë kësaj periudhe, në 54 milionë dollarë, ndërsa qarkullimi i tij u rrit me 23 për qind për të arritur në 498 milionë dollarë.
Të ardhurat nga abonimet u rritën 16 për qind në 339 milionë dollarë dhe të ardhurat nga reklamat u rritën 66 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, kur ekonomia u ngadalësua për shkak të kufizimeve kundër pandemisë, në 113 milionë dollarë. / KultPlus.com
Goran Bregoviç është bërë kryetemë e debateve në rrjete sociale pasi mori ftesë nga Festivali i Birrës Korça, në Korçë.
Dikur ai ka qenë pjesë e grupit të famshëm “Bijelo Dugme” që ka performuar edhe në Kosovë në kohën e ish-Jugosllavisë.
Goran Bregoviç do të performojë në natën më kulminante të festivalit të birrës së Korçës dhe kjo ka irrituar një pjesë të madhe të shqiptarëve të Kosovës që akuzojnë atë për këngë që kanë frymëzuar masakrat serbe në Kosovë me këngën “Kallashnikov”.
Bregoviç në vitin 1983 me grupin e tij kishte kënduar një këngë të titulluar “Kosovska” (Kosovarja) edhe në gjuhën shqipe.
Vargjet e këngës janë të qarta.
“Bjeri, bjeri çifteli-së,” – thotë Zhelko Bebek që ishte vokalist i grupit në atë kohë teksa këndon.
“Kënga le t’jehojë,” dhe “çdo gjë mund të jetë rock’n’roll” vazhdon ai në këtë këngë, teksti i të cilës mban si autor pikërisht artistin serbo-kroat, Goran Bregoviç.
Sonte, t’lutem bëhu gati, Se do t’vijë vonë pas teje, Hape moj dollapin, Zgjedhe ti fustanin më të mirë.
Regullo flokët, bukuri, Ashtu moj ti vetë si di, Vë n’bistek një lulë bozhure, Dua t’jesh ndër t’gjitha më e mirë.
A e di se t’gjithë do t’jenë atje? Për ne të dy do të ketë hare…
Shkojmë së bashku: një, dy, tre…
Rroke mandolinën, Bjeri, bjeri, bjeri çiftelisë, T’gjithë të këndojmë, Kënga le t’jehojë, Kënga le t’jehojë,
ÇDO GJË MUND TË JETË ROCK N’ROLL…
Nëse nëna nuk t’lejon. Atëherë, qysh del tek s’e di, Mos u ngut, mos u shpejto, Prit gjersa gjumi e kaplon.
Përvidhu nga kapixhiku, (Dhe) Fustanin mos e gris, Ke kujdes mos humb bozhurin, Dua t’jesh hej moj si hyjneshë.
A e di se t’gjithë do t’jenë atje? Për ne të dy do të ketë hare…
Shkojmë së bashku: një, dy, tre…
Rroke mandolinën, Bjeri, bjeri, bjeri çiftelisë, T’gjithë të këndojmë, Kënga le t’jehojë, Kënga le t’jehojë…
ÇDO GJË MUND TË JETË ROCK N’ROLL…
Sonte, t’lutem bëhu gati, Se do t’vijë vonë pas teje, Hape moj dollapin, Zgjedhe ti fustanin më të mirë.
Rregullo flokët, bukuri, Ashtu moj ti vetë si di, Vë n’bistek një lulë bozhure, Dua t’jesh ndër t’gjitha më e mirë.
A e di se t’gjithë do t’jenë atje? Për ne të dy do të ketë hare…
Shkojmë së bashku: një, dy, tre…
Rroke mandolinën, Bjeri, bjeri, bjeri çiftelisë, T’gjithë të këndojmë, Kënga le t’jehojë, Kënga le t’jehojë…
ÇDO GJË MUND TË JETË ROCK N’ROLL…
Eja, një, dy, tre…
Rroke mandolinën, Bjeri, bjeri, bjeri çiftelisë, T’gjithë të këndojmë, Kënga le t’jehojë, Kënga le t’jehojë, Kënga le t’jehojë, Kënga le t’jehojë, Kënga le t’jehojë, Kënga le t’jehojë, Kënga le t’jehojë, (Rroke mandolinën…) Kënga le t’jehojë, Kënga le t’jehojë. Kënga le t’jehojë, (Rroke mandolinën…) Kënga le t’jehojë, Kënga le t’jehojë, (Rroke mandolinën…) Kënga le t’jehojë, Kënga le t’jehojë, (Rroke mandolinën…)(hej, hej, hej…) Kënga le t’jehojë, Kënga le t’jehojë, (Rroke mandolinën…) Kënga le t’jehojë, (Rroke mandolinën…) Kënga le t’jehojë… (Rroke mandolinën…) Kënga le t’jehojë… / gazetamapo.al / KultPlus.com
Deti nuk është vetëm ekuilibrimi i raporteve të brendshme, që thotë shkrimtarja japoneze Banana Yoshimoto. Mund të të tjetërsojë të gjithë jetën. Rakip Shabanin e bëri piktor deti. Kanë kaluar kaq dekada, megjithatë Shabani tregon po njësoj, me po ata sy të njomë të fëmijës që dikur u shpëtonte dënimeve duke u zhytur në ujë, marrëdhënien e parë me detin.
Ngjajnë gjithnjë si rrëfime krenare dhe janë, në fakt, të privilegjuar të gjithë artistët që mundën të zhvillojnë veten prej marrëdhënies me natyrën, sidomos nëse dritarja e fëmijërisë sheh nga deti.
Mbase një film do ta përcillte më mirë përhumbjen e një djaloshi që për t’u ikur qortimeve të babait, kridhej në ujë, por jo si ikje drejt aventurave me moshatarët.
Shabani fëmijë ia tregonte veten vetëm ujit, vetëm ai e shpëtonte, dhe deti e ndihmoi, duke i dhënë ç’i duhej për t’u bërë artisti që është sot. Orët vetmitare Rakip Shabani i kalonte te tuneli në Vlorë, me ca lapsa e letra me vete. Shtëpia e tij ishte aty pranë, kështu që zgjidhjen ia kishte dhuruar fati.
Akuarelet e para i kujton që në klasë të pestë, pa menduar ndonjëherë që, një ditë, piktura nuk do të ishte vetëm shpëtimi i orëve të menduara të një adoleshenti, por i gjithë jetës së tij. Përpara një mesazhi që doja t’i shkruaja ca kohë më parë një njeriu të rëndësishëm të kulinarisë europiane, nuk dija ç’të shkruaja.
U konsultova dhe njeriu që e njihte më tha “Shkruaji fare thjesht, atë që mendon, sepse edhe ai është i thjeshtë, siç janë të gjithë njerëzit e mëdhenj!”. M’u kujtua prej bisedës me Shabanin, sepse ndoshta kur je bërë njeriu që je sot, prej ndikimeve kaq të mëdha, siç është natyra, ngelesh gjithnjë i përulur, si përpara gjërave që je falënderues përjetë.
Sepse urtësia, një lloj tërheqjeje e mençur dhe thjeshtësia, ngelen elementet që i mungojnë sot artit dhe artistëve.
Episodi që më tregoi se si në një muze në Vjenë i kishte kërkuar ssë bijës t’i bënte një fotografi përpara një telajoje të historisë botërore të pikturës, vetëm për të parë dhe kuptuar se sa “i vogël” ishte, duhet t’i tregojë kohës se sa shumë flluska po shpërndan. E njëjta përmasë me mendimin shprehet edhe në thjeshtësinë e akuarelit të tij.
PIKTORI QË U RRIT NGA NATYRA DHE EMRAT MË TË MIRË TË PIKTURËS
Fati i piktorit nuk mbaroi me dhuratën që i bëri natyra.
“Kur unë nuk isha ende në gjendje për ta vlerësuar a për ta njohur, në Vlorë erdhi piktori i madh Abadurrahim Buza për të kërkuar studentë të talentuar për në Liceun Artistik. As unë e as familja ime nuk e kishim menduar ndonjëherë këtë drejtim që mund të merrte jeta ime. Unë pikturoja për të ëndërruar, për t’u larguar, pa qenë i vetëdijshëm se çfarë bëja dhe se si isha duke e bërë.
Në një nga orët e gjata te tuneli, profesori më afrohet dhe më pyet se çfarë isha duke bërë dhe se përse nuk kisha shkuar në konkurs. Kjo ishte ngjarja vendimtare e jetës së Shabanit.
Buza iu drejtua Komitetit Ekzekutiv pa i dhënë shumë alternativa: “Nëse nuk më dërgoni Shabanin, mos më dërgoni student tjetër”.
Përfaqësuesit e Komitetit e gjetën shpejt gjuhën me babain e Shabanit dhe menjëherë pas kësaj nisi marrëdhënia e tij profesionale me artin.
“Së pari më regjistruan në Skulpturë ku studiova për 5 vjet, megjithëse nuk hoqa dorë asnjëherë nga akuareli për shkak se më dukej edhe më praktik. Ishte përsëri profesor Buza ai që më nxiti të vijoja më tej studimet për pikturë, por kjo nuk ndodhi menjëherë. Së pari u emërova mësues, megjithëse isha më i vogël se nxënësit e mi dhe nuk dija si të sillesha”.
Natyra ndihmoi sërish. Rakip Shabani u emërua mësues në fshatin Novoselë të Vlorës. Mjelëset e lopëve që hasi atje, e nxitën t’i kushtohej pikturës me aq përkushtim sa të bënte punë mjaftueshëm për një ekspozitë.
“Ekspozita ime e parë ka qenë në një stallë lopësh”.
Prej andej, nga “era” e jetës së vërtetë, nisi karriera e Shabanit. Megjithëse prezantimi i parë i punëve në Shtëpinë e Kulturës nuk rezultoi i suksesshëm, një mësim arriti ta marrë. Kur babai e pyeti se çfarë fitoi nga e gjithë kjo përpjekje, përgjigjen e kishte gati.
“Fitova të shara dhe prej tyre mësova”.
Mësoi aq sa kur Vilson Kilica shkoi në studion e tij, nuk ngurroi fare t’i merrte 35 punë, të cilat përfunduan në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe prej andej, në një ekspozitë në Teatrin Kombëtar.
Shkrimi i Xhevahir Spahiut në “Zërin e Popullit” ishte zëri që duhej për ta çuar piktorin në rrethin që duhej. Pas kësaj distance nga koha e liceut, erdhi Akademia e Arteve. Rakip Shabani nuk i shpëtoi asnjëherë detit, prej tij ishte bërë dhe vetëdija ia shprehte në të gjitha punët.
Edhe atëherë kur një portret në Akademi kishte një pëlhurë kafe për sfond, Rakipi student e pikturoi të kaltër. Sali Shijakut nuk i shpëtoi tjetërsimi i kompozimit. “Nga Vlora je ti”, e pyeti.
Prej këtej nisi rrugëtimi i gjatë i piktorit Rakip Shabanaj në të gjitha format, sepse ai nuk po rritej në pikturë vetëm prej studimeve apo përvojës. Punoi dhe punon siç e nisi: prej natyrës. “E kam shëtitur tri herë Shqipërinë në këmbë!. Kam marrë motive gjithfarësh prej saj. Gjithmonë kam menduar që artistin e bën natyra.
Mirëpo, gjatë njohjes sime me natyrën njoha edhe poezinë popullore, njoha legjendat, arkeologjinë, të gjitha këto e pasuruan pikturën”, një tjetër kënaqësi nga takimi me Shabanin janë pikërisht vargjet që i rrëshqasin nga vitet pa asnjë pengesë nga kujtesa.
NUDOT DHE BYROJA
Me asnjë piktor që ka studiuar e është rritur profesionalisht në regjimin e shkuar, nuk mund t’i shpëtosh temës së nudove, siç nuk u shpëton dot ngjarjeve të fshehta, sepse nudot ishin të tilla.
“Në Akademi kemi punuar me nudon, edhe me modele, por sigurisht ato ngeleshin të paekspozuara, ishte si një punë e fshehtë që megjithatë në shkollë nuk trajtohej si e ndaluar. Besoj që fondi i Akademisë duhet t’i ketë ende”.
Nga ana tjetër, ato që ekspozoheshin, por punoheshin nën mbikëqyrjen e partisë, ishin portretet e Byrosë Politike.
“Pas përfundimit të Akademisë së Arteve, punova me portretet e anëtarëve të Byrosë. Portretin e Enverit e kisha bërë me flokë më të gjatë nga ç’i kishte. Kështu më erdhi dhe të tillë e bëra. Kuptohet që më thirrën menjëherë nga Komiteti i Partisë për të më evidentuar si piktorin që e kishte bërë udhëheqësin të paqethur. U përpoqa të jepja argumentet e mia artistike, por të mbyllej goja. Megjithatë. nuk pata penalizime në punën time”.
Sepse fokusi i punës së Shabanit nuk ishte asnjëherë politika. Depërtimi në dejet e historisë së vendit, duke i prekur vetë me dorë, dëgjuar me veshë e duke shkelur në të gjitha anët, nga jugu në veri, e pasuroi në të gjitha pikëpamjet dhe i dhuroi pikturës së tij madhështinë e shpirtit të njeriut.
Sot mundet që bota të ketë harruar atë që thoshte Van Gogh, se nuk ka asgjë më artistike se të duash njeriun, se dashurisë mund t’i ndryshojë pamja, por jo esenca, por ka ende piktorë si Rakip Shabani që të gjitha këtyre ndjesive u kanë dhënë formë me penela dhe ngjyra. Po, të kaltra!
“GALLERY 43”
“Gallery 43” është galeria personale e piktorit Rakip Shabani. Në të janë të ekspozuara rreth 100 vepra të autorit që i takojnë një periudhe kohore nga viti 1969 deri në 2020.
Përveç veprave të ekspozuara në këtë galeri, pikturat e Rakip Shabanit janë të ekspozuara edhe në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe në Vlorë. Gjithashtu, veprat e tij janë ekspozuar në disa vende si Angli, Amerikë, Argjentinë, Japoni, Greqi, Gjermani, Rumani, Bullgari, Itali, Francë, Brazil etj. “Gallery 43” ka marrë këtë emër, pasi edhe vetë piktori ka lindur në vitin 1943.
Në këtë mënyrë emërtimi i saj është i personalizuar dhe i lidhur drejtpërdrejt me krijimtarinë e tij. Shabani është nderuar disa herë më çmime kombëtare, një prej të cilave ka qenë për “Nënën Labe”.
Janë vlerësuar dhe evidentuar gjithnjë si pasuri peizazhet në sfondet e kompozimeve të ciklit mbi Ali Pashë Tepelenën, “Kush e solli Doruntinën”, “Zanat duke u larë”, ku autori jep jo vetëm me mjeshtëri fuqinë dhe madhështinë e Ali Pashait, por përcjell edhe të gjithë fuqinë e toneve lirike.
Duke shfrytëzuar legjendën “Kush e solli Doruntinën”. ku njerëzit ikin e ikin e fluturojnë në qiell, i merr jeta ose vdekja, autori ka ndërtuar me shije të hollë kompozimin “Konstantini e Doruntina”. Përveç detit, Vlorës dhe motiveve të rrethinave të saj, në krijimtarinë e piktorit nuk mungojnë pikturat e kryeqytetit. Në to vihen re detajet e shumta të Urës së Tabakave dhe lagjes së Tabakëve.
Piktura këto të shprehura në bardhezi, por duhet theksuar që në asnjë prej pikturave të autorit nuk ka hije, pasi autori ka një lidhje organike me dritën dhe e shpreh në çdo pikturë.
“Ka vetëm ngjyrë dhe dritë në pikturat e mia, hija është hequr krejtësisht”. Përveç pjesës historike, autori ka prezantuar dhe jetën urbane me ciklin e endacakëve të rrugëve. Në çdo portret të tyre shprehet dhe historia e “barbonëve” të Tiranës, siç i quan autori. / KultPlus.com
I cilësuar si një nga shkrimtarët më me ndikim të shekullit XIX, zëri letrar i prozës së Ernest Hemingway mahniti kritikët dhe lexuesit.
Personaliteti i tij i madh dhe stili “macho” e bënë atë një yll përtej faqeve të shtypura të artikujve të tij në gazeta, tregime të shkurtra dhe romane.
Prapa kësaj fasade, megjithatë, Hemingway u përball me një betejë të përjetshme kundër depresionit, alkoolizmit dhe çështjeve të shëndetit mendor, të cilat kontribuuan në vetëvrasjen e tij më 2 korrik 1961.
Hemingway kishte një marrëdhënie të trazuar me prindërit e tij
Hemingway u përpoq të lidhej me babanë e tij, i cili pavarësisht nga pamja e jashtme e qetë, mund të ishte një ngacmues i dhunshëm dhe dominues.
Ai gjithashtu kishte një marrëdhënie të ashpër me nënën e tij, e cila e veshte Ernestin si vajzë kur ai ishte fëmijë. Gruaja e tretë, gazetarja Martha Gellhorn, më vonë do t’i atribuonte vështirësitë e tij me gratë, përfshirë tradhtinë, mizorinë dhe braktisjen, në marrëdhënien e tij me të ëmën.
Vetëvrasja e babait i la një plagë të thellë
Pavarësisht jetës personale të Hemingway, ai gjeti sukses profesional, duke botuar romanin e tij të parë, The Sun Also Rises, më 1926.
Në dhjetor të vitit 1928, kur Hemingway ishte 29 vjeç, babai i tij kreu vetëvrasje, duke qëlluar veten me një revolver të familjes, pas një periudhe të gjatë të dështimeve fizike dhe financiare.
Hemingway u trondit thellë nga vdekja e babait të tij, për të cilën e fajësoi kryesisht nënën e tij.
Për shumë nga familja dhe miqtë e tij, zgjedhjet e rrezikshme të jetës së Hemingway, përfshirë fiksimet e tij me gjuetinë dhe gjakderdhjen, spektaklin e luftës me dema, si dhe nxitimin e tij për t’u bashkuar me aksionin gjatë Luftës Civile Spanjolle dhe Luftës së Dytë Botërore, pasqyruan një magjepsje ndoshta morbide mes errësirës dhe vdekjes.
Vitet e fundit të Hemingway ishin të trazuara
Më 1940, Hemingway bleu një shtëpi në Kubë, dhe megjithëse ai vazhdoi të udhëtonte nëpër botë, ajo shtëpi do të ishte vendbanimi i tij kryesor për 20 vitet e ardhshme.
Ai botoi veprën e tij të fundit, duke fituar një çmim Pulitzer më 1953, dhe Çmimin Nobel për Letërsi më 1954, duke i sjellë atij një nivel të ri të famës ndërkombëtare.
Po atë vit, Hemingway gati vdiq pas dy aksidenteve me aeroplan ndërsa udhëtonte në Afrikë, duke pësuar përplasje të kafkës, këputje të mëlçisë dhe shpretkës, dy disqe të plasur, si dhe lëndime të tjera.
Aksidentet çuan në një rënie të shpejtë të shëndetit të tij fizik dhe mendor, në një Hemingway të shtrirë në shtrat duke mos marrë parasysh urdhrat e mjekëve për të frenuar pirjen e tij.
Hulumtimet e reja kanë ndihmuar të hedhin dritë mbi shkaqet kontribuuese për luftimet e Hemingway
Më 2006, Dr. Christopher D. Martin, një psikiatër dhe lexues i Hemingway, botoi një studim novator të bazuar në të dhënat mjekësore, korrespondencën, biografitë dhe intervistat që synonin të ndriçonin historinë e shëndetit mendor të Ernest Hemingway.
Ai gjeti atë që ai besonte se ishte dëshmi domethënëse që Hemingway paraqiti simptoma të çrregullimit bipolar, si dhe tipare të mundshme kufitare dhe narciste të personalitetit, të cilat u përkeqësuan nga alkoolizmi afatgjatë i tij.
Në librin e tij të vitit 2017, Hemingway’s Brain, psikiatri Andrew Farah argumentoi se simptomat e Hemingway i ngjanin më shumë encefalopatisë traumatike kronike (CTE) sesa çrregullimit bipolar.
Sipas Farah, Hemingway pësoi të paktën nëntë tronditje ose trauma të rënda të trurit gjatë jetës së tij, të cilat mund të shpjegojnë rritjen e paqëndrueshmërisë së tij./ Biography / KultPlus.com
Dafina Zeqiri është një tjetër emër që ishte prenotuar për të kënduar në festivalin e ashtuquajtur Festa e Birrës në Korçë.
Por me të mësuar se mysafir nderi i festivalit për të kënduar në një nga netët e tij ishte artisti boshnjak me identitet serb, Goran Bregovic, Dafina e ka tërhequr pjesëmarrjen.
Këtë gjë e ka konfirmuar vet ajo së fundmi përmes një postimi të MTV Kosova të rishpërndarë në InstaStory.
Aty citohet se këngëtarja Zeqiri me të marrë vesh se Bregovic do të ngjitej në skenën e Festës së Birrës në Korç, e kishte anuluar pjesëmarrjen e saj.
Ajo ka vënë edhe një emoji pranë postimit, në të cilin shkruhet “E anuluar”.
Ndërkohë një gjest të tillë e ka bërë edhe kolegu i saj, reperi i njohur shqiptar Capital T, i cili ishte prenotuar për të bërë hapjen e festivalit në natën e parë. / KultPlus.com
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një komunikate për media ka deklaruar se qëndrojnë për respektim të Kodit Etik të Mediave, duke bërë thirrje që gazetarët ta respektojnë Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Kodin Etik për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Kosovë.
Ky reagim i AGK-së,vjen pasi një media online ka publikuar sot një audio-incizim, ku pretendohet se gazetari i portalit ‘Insajderi’ Visar Duriqi bisedon me një person të quajtur Halit Sahitaj i cili pyet gazetarin lidhur me shumën që duhet paguar në këmbim të publikimit të artikujve për persona të caktuar në këtë portal.
“Në dritë të zhvillimeve të fundit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dëshiron të ritheksojë se qëndron prapa thirrjes që gazetarët të respektojnë Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Kodin Etik për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës, gjatë zhvillimit të punës së tyre.AGK-ja e ka parasysh se kredibiliteti i mediave është ngushtë i lidhur me zbatimin e standardeve etike dhe ligjore nga ana e gazetarëve. AGK-ja inkurajon zhvillimin e gazetarisë profesioniste, e cila është shtyllë e rëndësishme në funksionimin e demokracisë të një vendi”, thuhet në reagimin e AGK-së. / KultPlus.com
Qytetarët e Korçës do të protestojnë për praninë gjatë Festës së Birrës të këngëtarit serb, Goran Bregoviç.
Kjo është bërë e ditur nga Faqja “Korça Report”, ku thuhet se kanë dorëzuar në polici njoftimin për protestë, që pritet të zhvillohet ditën e nesërme.
“Rezistencë në rritje kundër pranisë të këngëtarit serbo-kroat Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë, ndërsa bashkia si organizatore refuzon të tërhiqet nga ftesa për këngëtarin. Zhvillimi më i fundit në reaksionin e pakënaqësive është një protestë e lajmëruar nga qytetarët, dhe që pritet të zhvillohet nesër”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Rezistenca kundër Goran Bregoviç në Festën e Birrës, lajmërohet protestë nga qytetarët korçarë.
Rezistencë në rritje kundër pranisë të këngëtarit serbo-kroat Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë, ndërsa bashkia si organizatore refuzon të tërhiqet nga ftesa për këngëtarin. Zhvillimi më i fundit në reaksionin e pakënaqësive është një protestë e lajmëruar nga qytetarët, dhe që pritet të zhvillohet nesër.
‘Sapo dorëzuam dokumentin ne komisariatin e Policisë Korçë që njofton për protestë, për të ndaluar këngëtarin serb Goran Bregoviç ne Festen e Birra Korca.
Ju ftojmë te gjithe Intelektualet, qytetaret nga te gjitha trojet etnike te jenë prezent, per te ndaluar kengetarin serb, anti-shqiptarin Goran Bregoviç.
Protesta eshte PAQESORE, edhe e HESHTUR. Vendndodhja katedralia ortodokse Korçë. Diten e diel datë 08-08-2021. Ora 11:00’ bëri të ditur një prej qytetarëve organizatorë të protestës. / KultPlus.com
Prodhimi i verës franceze pritet të bjerë nga 24 për qind në 30 për qind në 2021 dhe të jetë në një nivel “historikisht të ulët” për shkak të episodit të rëndë të ngricës së pranverës, njoftoi sot Ministria franceze e Bujqësisë.
“Prodhimi i verës në 2021 parashikohet të jetë historikisht i ulët, më i ulët se ai i 1991 dhe 2017, i prekur gjithashtu nga një acar i fortë në pranverë”, vëren ministria.
“Rënia e prodhimit midis 1977 dhe 2021 është pasojë e një reduktimi të rregullt në zonat e verës midis këtyre dy datave”, shpjegoi ajo.
Ngrica e prillit preku rëndë, gjithashtu, pemët frutore franceze, në veçanti kajsitë, vjelja e të cilave në vitin 2021 pritet të përgjysmohet, në krahasim me mesataren 2016-2020 dhe, sipas vlerësimeve nga shërbimi statistikor i ministrisë, Agreste, kjo do të jetë vjelja më e keqe në 42 vjet. / ATSH / KultPlus.com
Në fund të korrikut 1914 do shpërthejë Lufta e Parë Botërore. Turqia në atë kohë ndodhej në një gjendje të rëndë ekonomike ende nuk ishte shkëputur nga sundimi perandor i sulltanit dhe kalifatit të tij. Më 28 korrik, Austro-Hungaria i shpalli luftë Serbisë.
Në ditët e para të gushtit 1914 konflikti austro-serb u shndërrua në një luftë botërore midis Gjermanisë e Austro-Hungarisë nga njëra anë dhe Anglisë, Francës e Rusisë nga ana tjetër Turqia atëbotë ishte rreshtuar në anën e Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë.
Shkaqet e Luftës së Parë Botërore qëndronin në zhvillimin jo të barabartë të kapitalizmit në disa vende të Evropës dhe se shtetet e fuqishme kapitaliste posedonin koloni dhe kishin një rol që dominonte nëpër botë. Pronat më të mëdha kolonialiste i kishte Britania e Madhe, kështu që ajo i kishte 140 herë territor ma të madh se territori i saj shtetëror. Deri në fillim të shekullit XX, u formuan dy aleanca ushtarako-politike a) blloku i Fuqive qendrore (Pakti trepalësh) dhe b) fuqitë e Antantës. Me kohë, marrëdhëniet mes blloqeve ishin ashpërsuar dhe se lufta ka mundur të fillonte edhe para vitit 1914, sepse atëbotë ekzistonin shumë vatra, krize politike dhe luftëra lokale.
Më 25 prill 1915, do të zhvillohej njëra ndër betejat më të përgjakshme deri atëherë e quajtur Beteja e Çanakalasë.
Babai i Turqisë moderne Mustafë Kemajl Ataturku, e komandonte Divizionin e 19 të redifëve shqiptarë që ishin me shumicë nga trojet shqiptare si nga: Presheva, Kumanova, Shkupi, Manastiri, Ohri, Peja, Gjakova, Vlora, Elbasani etj. Ku e kalonte numrin prej 25.000 ushtarëve vullnetarë.
Beteja e përgjakshme e Çanakalasë do të përfundonte më 9 janar 1916, kur anglezët dhe francezët e kuptuan se këtë betejë të madhe kolonialiste nuk mund ta ngadhënjenin dhe me turp dhe humbje të mëdha tërhiqen nga Çanakalaja dhe ngushtica e Dardaneleve.
Sipas disa statistikave në Betejën e Çanakalasë morën pjesë mase 500.000 ushtarë nga të cilët jetën e humbën 200 mijë prej tyre.
Roli i shqiptarëve në betejen e Çanakalesë
Beteja e Çanakalasë ishte një fitore e madhe për Kemal Ataturkun dhe Turqinë , por një humbje historike në njerëz (shqiptarë ) të vrarë dhe në humbje të përkrahjes europiane për ne , dhe një mbamendje e keqe që do të na përcjellë historikisht.
Dr. Ibrahim Krosi, në “Qemal Ataturku dhe Shqiptarët “, shkruan se “ Divizioni i 19 i Armatës së Turqisë në Betejën e Ç anakales komanduar nga Mustfa Qemali sipas dëshmive të studjuesve dhe historianëve përbëhej kryesisht nga shqiptarët”.
Sipas të dhënave në luftën e Çanakalasë kanë marrë pjesë mijëra shqiptarë pothuajse nga të gjitha viset etnike, sepse në vitin 1915, edhe pse ishte shpallur Shteti i pavarur shqiptar, nuk ishte vendosur kufiri, ndërsa forcat ushtarake të Perandorisë Osmane ishin kudo në katër vilajetet shqiptare, në luftë për të përballura aleancën e krishterë sllave dhe evropiane, e cila nuk bënte dallim mes shqiptarëve, turqve, boshnjakëve myslimanë, hebrenjve dhe të gjithë jo-krishterëve.
Është e vërtetë e pamohueshme se shumë shqiptarë ishin mobilizuar për të shkuar dhe për ta mbrojtur Turqinë, të cilën ende e konsideronin shtet të tyre, por kishte më shumë të tjerë të cilët ishin dyndur për në Turqi, që në fillim të Luftërave Ballkanike kur kishte filluar rrebeshi i ushtrive sllave, ruse, bullgare, serbe, në luftë për ta zhbërë Turqinë dhe gjithçka që konsideronin turke, në radhë të parë duke u mbështetur mbi baza fetare. Gjatë ikjes ishin vrarë dhjetëra mijëra, turq, shqiptarë, boshnjakë, hebrenj e të tjerë.
Fushata ushtarake e Galipolit, e njohur edhe si fushata e Dardaneleve, Beteja e Galipolit ose Beteja e Çanakkales (turqisht: Çanakkale Savaşı), ishte një fushatë e Luftës së Parë Botërore që u zhvillua në gadishullin, Gelibolu në Turqi, nga 17 Shkurt i vitit 1915 – deri më 9 Janar 1916. Fuqitë e Antantës, Britania, Franca dhe Rusia, u përpoqën të dobësojnë Perandorinë Osmane, një prej Fuqive Qendrore, duke marrë nën kontroll ngushticat që siguruan një rrugë furnizimi për në Rusi. Sulmi i aleatëve në kalatë osmane në hyrjen e Dardaneleve në shkurt 1915 dështoi dhe u pasua nga një ulje amfibe në gadishullin Gallipoli në prill 1915 për të kapur kryeqytetin osman të Stambollit, ish-Kostandinopojës. Në Janar 1916, pas luftimeve tetë muajsh, me afro 250,000 viktima nga secila anë, fushata tokësore u braktis dhe u tërhoq forca e pushtimit. Ishte një humbje e kushtueshme për Aleatët dhe sponsorët, veçanërisht Lordi i Parë i Admiralit (1911-1915), Winston Churchill. Fushata u vlerësua si një fitore e madhe Osmane. Në Turqi, vlerësohet si një moment përcaktues në historinë e shtetit, një ngritje përfundimtare në mbrojtjen e atdheut ndërsa Perandoria Osmane kishte rënë. Lufta formoi bazën për Luftën Turke të Pavarësisë dhe shpalljen e Republikës së Turqisë tetë vjet më vonë, me Mustafë Kemal Atatürkun, i cili u ngrit si komandanti më i spikatur në Gallipoli, dhe si themelues dhe Kryetari i parë i Turqisë pas perandorake.
Kënga e Çanakales, kënga e vajit e dëshpërimit dhe për luftëtarët shqiptarë
Njëra ndër krijimet më të fuqishme rapsodike të folklorit popullor shqiptar është edhe Kënga e Çanakalasë, e cila është kënduar në shumë variante po thuajse në të gjitha trevat e Shqipërisë.
Kjo këngë, e cila i përket luftës së përgjakshme të forcave aleate evropiane e Aziatike kundër Turqisë, që ishte sulmuar nga të gjitha anët me qëllim të zhdukjes së shtetit turk, por edhe të banorëve të Turqisë, përshkruan fatin e luftëtarëve shqiptarë, të cilët kishin mbetur në ushtrinë turke edhe pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Shumica tyre vazhdonin të mbaheshin nizamë e redifë, disa syrsh i kishin familjet në Turqi, shumë prej luftonin si vullnetarë me qëllim për ta ruajtur ekzistencën e shtetit turk, shumë prej tyre me gjithë familjet ishin shpërngulur në Turqi nga represioni fashist që ushtronin popujt sllavë gjatë luftërave ballkanike, që kishin për qëllim ta zhduknin edhe qenien shqiptare, atë turke por edhe shtetin e sapoformuar shqiptar. Lufta, që këndohet në këtë këngë, ka të bëjë me betejën e Çanakalasë, e cila u zhvillua në Luftën Parë Botërore gjatë viteve 1915-1916, në mes forcave detare angleze të përkrahura edhe nga anijet franceze me gjithë ushtrinë dhe makinerinë luftarake të fuqive aleate të Antantës, të cilëve me potencial njerëzor u arritën ndihma me vullnetarë edhe nga vende shumë të largëta si Australia dhe Zelanda e Re.
Kënga e Çanakalasë këndohet edhe sot në Kosovë dhe kudo në trojet shqiptare. Në esencë është një këngë turke, po ashtu me melodi turke, por që është përkthyer në disa gjuhë të popujve të Ballkanit. Këndohet edhe greqisht, madje është kënduar nga këngëtarja më e njohur greke e të gjitha kohëve, Roza Eshkenazi, pastaj është kënduar dhe këndohet edhe në Bullgari e Maqedoni.
Betejës së Çanakalesë iu janë kushtuar shumë këngë, ku jehona e tyre ka kaluar kufijtë e Turqisë dhe këto këngë kanë depërtuar në vendet e Ballkanit. Shqiptarët, si pjesëmarrës në këtë luftë, nuk kishin si edhe të mos këndonin dhe trashëgonin këngët për Çanakalenë. Sot një ndër qytetet në Shqipëri që e ka bërë pjesë të tij këtë këngë dhe e ka trashëguar ndër breza të ndryshëm këngëtarësh është Elbasani, ndërsa njëri prej këtyre këngëtarëve të muzikës popullore shqiptare që ka kënduar këngën e Çankalesë është Medi Zena, i cili ka lindur në këtë qytet. ( Medi Zena, këngëtari nga Elbasani që i këndon Çanakalasë në shqip)
Pse shqiptarët ndihmuan turqit në Çanakale
Kjo ndodhi me faktin se qindra mijëra shqiptarë jetonin në Turqi dhe qindra mijëra të tjerë u shpërngulën nga trojet e Shqipërisë, qysh në fillim të vitit 1912, për shkak se llava shtazarake sllave po derdhej si lubi shumëkrerëshe kundër shqiptarëve, turqve dhe hebrenjve. Për të përkujtuar mizoritë që bënin bishat sllave, mjafton të kujtojmë vetëm raportet e intelektualit rus, Leon Trocki, i cili duke qenë reporter lufte në frontet serbe në Kosovë, Kumanovë e Shkup ka përshkruar shumë nga mizoritë, që ushtarët serbë, rusë e bullgarë ushtronin kundër popullatës së pambrojtur shqiptare. Në një katrahurë të tillë, kur qenia shqiptare ishte sulmuar nga të gjitha anët, qindra mijëra shqiptarë ikën për në Turqi. (RKL: Leon Trocki, një personalitet jo sa duhet i njohur për shqiptarët, 5. 1. 2016).
Ata, kishin humbur Vatanin, por luftonin për ta mbrojtur vendin, që i kishte mirëpritur dhe shtetin në të cilin kishin bashkëjetuar afër 500 vjet. Këtu qëndron esenca e rezistencës heroike të shqiptarëve në Çanakale, këtu qëndron edhe motivi i kësaj kënge homerike, e cila përshkruan detale të tmerrshme të një lufte shumë të pabarabartë, por një luftë për jetë a vdekje, sikur kanë luftuar shqiptarët gjithnjë gjatë historisë së tyre. / diasporashqiptare.al / KultPlus.com
At Giacomo Gardin (24 shtator 1908 – 3 gusht 1996), që shqiptarët e njohin me emrin Patër Jaku, lindi në Prodolone të San Vito Taliamento, në krahinën Pordenone-s, më 24 shtator 1905. Më 12 nëntor 1923, në moshën 18 vjeçare, hyri në Shoqërinë e Jezusit. Më 1930 u nis për herë të parë në Shqipëri, ku për disa vite me radhë dha mësim në Kolegjin Saverian. Gjatë këtyre viteve mësoi mirë gjuhën shqipe e njohu thellësisht zakonet e vendit. U kthye në Kieri për të vazhduar studimet filozofike dhe këtu u shugurua Meshtar më 15 korrik 1936 nga Kardinali Maurilio Fossati.
Më 2 shkurt 1941 At Gardin bëri kushtet e përjetshme. Me këtë rast, në revistën “Lajmëtari i Zemrës së Krishtit” (Korrik 1941, fq. 202-205) u botua vjersha e nënshkruar me inicialet P. Gj., titulluar “Pagjë e dashtëní”, në të cilën shkruhet. “Ty jetën t’kunorojnë / Pagja, dashtënia e gëzimi/ Ty shpirtin ta naltojnë/ N’virtyte i shêjtë defrimi,/ E janë për ty dafina/ vuejtjet për qiellë hyjrina//
Për 20 vjet me radhë, At Gardini, vazhdoi veprimtarinë e vet misionare në Shqipëri: dhjetë vjet si meshtar e pedagog, mik i dashur dhe tepër i nderuar i shqiptarëve në Shkodër e në Tiranë; dhjetë vjet të tjera ndër burgjet komuniste, i akuzuar nga diktatura si armik i përbetuar i popullit shqiptar. Më 1955, si rezultat i marrëveshjes ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, mundi të rifitonte lirinë dhe të kthehej në atdhe.
Këtu shkroi librin “Dieci anni di prigionia in Albania” – “Dhetë vjet burg në Shqipni” që u botua më parë italisht më 1988 në SHBA, e më pas u përkthye në gjuhën shqipe nga Zef Nekaj e Petro Vuçani dhe u botua në Romë më 1992, taman atëherë kur Jezuiti besnik ndaj misionit të tij, kthehej përsëri në Shqipëri për t’i shërbyer si Atë shpirtëror rinisë katolike shqiptare e sidomos asaj rinie që, duke shprehur dëshirën të ndjekë rrugën e meshtarisë, përgatitet në bankat e seminarit papnor të rilindur, për të vijuar misionin e shenjtë e martirëve që derdhën gjakun për Krishtin në periudhën e komunizmit.
At Gardini në veprën e tij “10 vjet burg në Shqipni” më 1988 rrëfen thjeshtë e sinqerisht, pa kurrfarë ndjenje urrejtjeje apo dëshire hakmarrjeje salvimin e padrejtë të të krishterëve e të popullit shqiptar në kohën e komunizmit.
At Jak Gardini ndërroi jetë më 3 gusht 1996, në Gallarate të Italisë, në atdheun e vet, ndonëse dëshira e tij e zjarrtë ishte t’i mbyllte sytë për dritën e kësaj toke, në atdheun e dytë, në Shqipëri.
Shumë gjëra u kujton shqiptarëve emri i tij. I kujton Meshtarin e devotshëm, me cilësi të jashtzakonshme për ta predikuar e për ta jetuar Ungjillin e Krishtit. I kujton misionarin që u bë një me popullin, të cilit kishte shkuar t’i shërbente, që ndau me këtë popull të mirën e të keqen, që vuajti për të, që e deshi aq, sa as sëmundja e as mosha e shtyrë nuk e penguan të ishte ndër të parët që u kthyen, kur u duk se po vinte pranvera e lirisë.
Emri i At Gardin-it i kujton shqiptarëve mësuesin e shquar, që për dhjetë vet rresht dha mësim në Kolegjin e famshëm të Jezuitëve. I kujton njeriun e ekumenizmit, që edukoi vëllazërimin e dashurinë ndërmjet njerëzve, pa dallim besimi. E i kujton edhe autorin e veprës “Dhetë vjet burgim në Shqipní”, një ndër dëshmitë më të njohura mbi martirizimin e klerit e të popullit shqiptar, që u shkrua e u botua kur Atdheu i dytë i jezuitit misionar rënkonte ende pas perdes së hekurt. Përmes kësaj vepre Meshtari katolik tregonte me gisht para botës krimet e diktaturës komuniste. Vepra në gjuhën italiane u botua më 1986 në Romë nga “Civiltà Cattolica”, në gjuhën angleze, më 1988 në SHBA dhe në gjuhën shqipe, më 1992, po në Romë.
Është një rrëfim i thjeshtë e i sinqertë, i shkruar me ton të butë, pa kurrfarë ndjenje urrejtjeje apo dëshire hakmarrjeje për salvimin e padrejtë. Jezuiti nuk mëton të shkruajë historinë e këtyre viteve të zymta e të përgjakshme, të gjykojë fakte e persona, e as të analizojë gjendjen e të krahasojë ideologjitë; ai ka për qëllim vetëm të shprehë përvojën e vet, përshtypjet e veta. E di mirë se nuk është duke treguar ngjarje të bujshme historike, por beson se tregimi i përvojës së vuajtjeve të tij njerëzore, do ta ndihmojë lexuesin të kuptojë se ç’ngjet gjithnjë në botën e sotme. Nga ana tjetër i kujton detyrën që të përpiqet për të shëruar sëmundjet e rënda nga të cilat vuan bota e sotme. Gjatë tregimit, autori përshkruan shumë klerikë e laikë të tjerë katolikë që vuajtën bashkë me te, sidomos ata që flijuan jetën në elterin e fesë, të lirisë e të atdheut.
Përfundimi logjik në të cilin arrin At Gardin-i pasi rrëfen dhjetë vjetët e burgimit, tingëllon si ftesë për reflektim, për të mos harruar se “Zoti nuk e turbullon kurrë gëzimin e bijve të vet, pa pasur si qëllim t’u përgatisë një gëzim tjetër, edhe më të madh!”
At Gardini në veprën e tij “10 vjet burg në Shqipni” më 1988 rrëfen thjeshtë e sinqerisht, pa kurrfarë ndjenje urrejtjeje apo dëshire hakmarrjeje salvimin e padrejtë të të krishterëve e të popullit shqiptar në kohën e komunizmit./ KultPlus.com
Për situatën e krijuar me zjarre, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe përmes raportit 24 orësh.
Në raport thuhet se në 24 orët e fundit ka arrestuar një person, i cili i kishte vënë zjarr arës së tij, e që më pas zjarri është përhapur.
Rastet e ndara sipas raportit:
Fsh.Leshkoshiq, Obiliq, 06.08.2021-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i kishte vënë zjarrin arës së tij e me pas zjarri është përhapë edhe në arën e ankuesit mashkull kosovar të cilit i janë djegur 15 trupa pemë dhe një pjesë e murit të gjelbër. Zjarri është lokalizuar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh.Llashticë, Gjilan. 08.2021-18:10. Raportohet se në rrethana të panjohura janë përfshi nga zjarri mbeturinat. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
Fsh. Cececo, Zubin Potok 05.08.2021 – 14:15. Ankuesi kosovar ka njoftua policinë se nga persona të panjohur i është vënë zjarri pemishtes së tij ku janë djegur 50 trupa të pemëve dhe një shtylle elektrike. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. / KultPlus.com
Komiteti Olimpik Shqiptar është krijuar në vitin 1958 dhe Shqipëria ende nuk e ka një medalje olimpike.
Shumë shqiptarë kanë fituar medalje nën flamujtë e Jugosllavisë, Greqisë, Italisë, Gjermanisë e së fundmi të Kosovës. Mirëpo, a e dinit se, në vitin 1896 kur Lojrat Olimpike moderne nisën, ishte maratonomaku Spiros Louis, arbëror i Greqisë, që nën flamurin e të fundit u konsiderua fituesi i parë i Lojrave Olimpike?
Pas 2 orë, 58 minuta e 50 sekonda nga nisja në Maratonë, ai mbërriti në Athinë duke përshkuar 42 kilometra e 125 metra. Medaljen e mori i veshur me fustanellën tradicionale të Toskërisë, variacion i së cilës ishte edhe veshja e arbërorëve të Atikës, duke respektuar rrënjët tradicionale të tij.
Në këtë foto të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ai shfaqet me fustanellë. / KultPlus.com
Sapo ka filluar edicioni i 20-të i DokuFest, me c’rast Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dalur me një reagim, përcjellë KultPlus.
“Të zgjedhur nga një numër rekord i mbi 3.000 aplikimeve, festivali do të prezantoj 106 filma nga 60 vende të ndryshme të botës të cilët do të konkurrojnë në 8 kategori garuese, duke shfaqur disa nga dokumentarët më të mirë si dhe një koleksion të shkëlqyeshëm të filmave të shkurtë dhe atyre eksperimentale, të prodhuar kohëve të fundit”, ka thënë MKRS-ja.
KultPlus ju sjell njoftimin e plotë të tyre:
Filloi edicioni i 20-të i “DokuFest” Qytetit të Prizrenit këto ditë do ti shtohet edhe më tepër gjallëria dhe atmosfera e mirë. Mbrëmë filloi Dokufest, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, ish-Presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, Kryetari i qytetit të Prizrenit, z. Mytaher Haskuka, Ministri i Shëndetësisë z. Arben Vitia, Ministri i Mbrojtjes z. Armend Mehaj, zëvdendësministri i MKRS z. Sejnur Veshall dhe shumë zyrtarë të tjerë. “DokuFest” nisi me transmetimin e filmit dokumentar “Witches of the Orient” në Kinemanë Lumbardhi. Të zgjedhur nga një numër rekord i mbi 3.000 aplikimeve, festivali do të prezantoj 106 filma nga 60 vende të ndryshme të botës të cilët do të konkurrojnë në 8 kategori garuese, duke shfaqur disa nga dokumentarët më të mirë si dhe një koleksion të shkëlqyeshëm të filmave të shkurtë dhe atyre eksperimentale, të prodhuar kohëve të fundit. Pothuajse të gjithë filmat që do të shfaqen në festival do të kenë premierat e tyre Kosovare, duke e bërë atë platformën më të madhe të shfaqjes së filmave në vend. Këtë vit filmat do të shfaqen në tetë kinema.Gjashtë prej tyre do të jenë në ambient të hapur, ndërsa dy të tjera në ambient të mbyllur. DokuFest do të zgjasë deri më 14 Gusht. / KultPlus.com
Një autor që arrin të ndërtojë një opus sistematik, çfarë është vepra letrare, publicistike dhe historiografike e Jusuf Buxhovit, kulmi i rezultatit për të është kur vepra e tij i nënshtrohet një procesi të valorizimit, domethënë të një stadi të receptivitetit, akt që veprën autoriale e fut shkallë-shkallë nga klasika, në grupin e veprave ekzempël, që janë paradigmatike për kohën kur u krijuan si vlera të verifikuara për periudhat e tjera.
Vepra letrare e Jusuf Buxhovit fillin e ka në librin me tregime “Cirku” (1972), për të plotësuar pastaj si një opus impozant si vëllim, ku përfshihen tregimtaria, novela, romani e drama.
Pjesën komplementare të Jusuf Buxhovit përben edhe publicistika e tij e përmbledhur në librin “Fletëza gjermane” (2008).
Një kapitull i veçantë i veprimtarisë se tij shkencore e intelektuale përfaqëson vepra e tij historiografike, që si kulm i të arriturave në këtë fushën e historiografisë është vepra voluminoze:”Kosova”I,II dhe III, më vonë e plotësuar edhe me pesë vëllime të tjera,. domethënë historia e Kosovës si pjesë e historisë shqiptare e shikuar nga një këndvështrim i ri ku përjashtohen stereotipet e deritanishme të dihomisë shtetërore midis “periferisë si qendër dhe qendrës si periferi”, që u përkthye dhe u botua ne SHBA në gjuhën angleze.
Me veprën historiografike, e cila kërkon një qasje të specializuar ekspertësh, dhe me vëllimet nga proza artistike , tregime, novela,drama, kritikë letrare, romanet e njëpasnjëshme të karakterit historik, me publicistikën dhe veprat historiografike, ka ndërtuar një mozaik të plotë nga i cili del profili i një krijuesi dhe mendimtari të angazhuar në mënyrë permanente. Rezultat i angazhimit të tij si mendimtar është edhe veprimtaria e tij politike, ku si majë e piramidës qëndron intelektualizmi, ai që kërkon idealitetin në të gjitha sferat e jetës. E gjithë kjo nxjerr në pah koherencën botëkuptimore të autorit, pra veprimin e një mendjeje paradigmatike intelektuale që është jetësisht i lidhur me proceset historike të etnisë.
Jusuf Buxhovi në radhë të parë është shkrimtar, krijues në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, autor, që siç thamë, i më shumë se 30 veprave në zhanrin e tregimit, novelës, dramës,romanit, por që pjesa qendrore i takon romanit. Që në tregimet e para autori arrin të ndërtojë bërthamën tematike, amzën e rrëfimit, tematikën që arrin të bëhet obsesion autorial, së pari lojën si kuptim i thellë i ekzistencës njerëzore me të gjitha modulacionet e saj, dhe, së dyti, që është më kryesorja, historinë si ekzistencë kolektive në kontuum kohor. Tema e historisë nga vepra në vepër vjen duke u zgjeruar, duke pësuar modulacione dhe duke u bërë një refleksion permanent, e cila do të përfundojë si një botëkuptim, si një filozofi e historisë, e cila doemos se autorin do ta detyrojë, them kushtimisht, të kalojë edhe në domenin e shkencës, duke sjellë jo vetëm interpretime interesante, por edhe një pikëvështrim të ri të historisë së etnisë, që në periudhat më të hershme dhe riinterpretimin ndryshe të fatit kombetar, në periudhat më të vonshme. Kështu seria e romaneve “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, (1982), “Nata e shekujve”, (1985), “Galeria e te vdekurve”,(1987), “Libri i të mallkuarve”,(1989), “Prapë vdekja”,,I-II-III, (1991,1993,1995), “Qyteti i dënuar me vdekje”,(2000), “Letrat për Kryeprincin”,(2000), “Vera e fundit e Gjin Bardhit” (2003), “Vdekja e kolonelit”, “Kujtimet e zonjës Von Braun “Kodi i Dashurisë” (të botuara në vitet 2004-2006), dhe “Udhëtimi i Mendim Drinit”, (2006), imponon një klasematikë historike, e cila mbështetet në dokumentin historik, përkatësisht empirinë historike dhe përpunimit të tyre, me ç’ rast faktografia historike merr dimensionin subjektiv, domethënë atë artistik, atë që i falet fiksionit, përkatësisht imagjinatës autoriale dhe sistematikës që kërkon filozofia autoriale e historisë. Duhet thënë se në narracionin romanor të këtyre veprave mbizotëron parimi i kronologjisë, domethënë preokupimi dhe trajtimi i historisë nacionale, që zë fill në antikitet, për të kaluar pastaj nëpër të gjitha stadet që e shpijnë nga e sotmja. Në planin e trajtimit artistik nisma me dokumentin shënon anën “fizike” të botës, trajtim i reales, i asaj që ka ndodhur dhe që në forma të ndryshme është ruajtur si një lloj empirie historike, për të kaluar pastaj në anën metafizike të botës dhe të vetë procesit historik, që mbruan atë komponentën artistike. Brenda këtyre dy skajeve shtrihet fusha e gjerë e refleksionit, e cila tangjenton me filozofinë e historisë, domethënë pikëvështrimin autorial dhe interpretimin e faktografisë nga prizmi vetiak, duke vjelë më këtë rast përvojat hegeliane e sidmos niçeane e shopenhaueriane në “përpunimin” e procesit historik.
Si fushë e markuar dhe më e preferuar del mesjeta, koha e prerjeve në ndërgjegje, periudhë e mbizotërimit të konflikteve religjioze, kohë e gërshetimit të mosmarrveshjeve grandioze civilizuese dhe përleshjeve mes tyre, e ballafaqimeve vendimtare të koncepteve civilizuese të burimeve të ndryshme dhe të kundërta, por gjithherë duke e shquar diagonalen nacionale në të.
Në kontinuitetin narrativ buxhovian ndeshet një proces permanent i evoluimit të formave të trajtimit të historisë. Evoluimi ka të bëjë me modifikimin e brendshëm të percepcionit historik por edhe të procedimeve artistike dhe të teknikave të trajtimit të fabulës historike. Nga procedimi klasik, që e ndeshim te romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, ku e gjithë historia apo ngjarja, në kuptimin narratologjik, ndërtohet duke rrëfyer një “gjendje epidemie” (I.Rugova), procedim që ndeshet edhe te romanet vijuese, “Galeria e të vdekurve” dhe “Libri i të mallkuarve”, kalohet në rrëfim-meditim, në një refleksion mbi ngjarjen, domethënë se shkojnë paralelisht, drama historike, zakonisht presupozohet si një tragjedi etnike, me dramën në ndërdijen e personazhit. Ky procedim, po qe se duam t’i japim një status teorik, mund të trajtohet si një “psikohistori”, në pajtim me pikëpamjen e njohësit të kësaj problematike, Frank Fernar, që është një formë e individualizuar e perceptimit të historisë përmes mekanizmave subjektivë. Pikërisht ky lloj trajtimi , i cili arrin ta rrudhë fabulimin në refleksion, i mundëson autorit ta projektojë një lloj filozofie të historisë, e cila herë është një koncept i ciklizmit historik, siç e percepton filozofi mesjetar italian, Xhanbatista Viko, që pastaj të evoluojë në një “frymë absolute”, si formë iniciale e historisë që e afirmoi botëkuptimi niçean për zhvillimin e historisë njerëzore, për tu shfaqur pastaj si një botë e vullnetit dhe e përfytyrimit, që të përmbyllet me idenë autoriale mbi ngadhënjimin e perandorisë të së mirës. Autori nga rrëfimi i ngjarjes, i historisë , i fabulimit kalon në refleksion, në psikohistori, në të rrëfyerit e përjetimit të frymës historike. Duke u marrë më këtë lloj të mbindërtimit artistik, duke u lëshuar në krahët e refleksionit, autori i jep vetes mundësinë që të merret me rivlerësimin e historisë, veçanërisht historisë nacionale, për të nxjerrë konsekuenca për të sotmen dhe për të anticipuar të ardhmen. Po qe se opusin e tij romanor e vështrojmë nga kjo pikëpamje do të ndeshemi më fenomenin e projektimit të të sotmes në planin historik, por edhe hipostazim të një filozofie politike në praktiken aktuale. Kështu, duke lexuar, madje tani duhet rilexuar, romanin “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, do të ndeshim profilin e intelektualit dhe rolin e tij në histori. Pikërisht zhvillimet politike të mëvonshme kanë vërtetuar këtë supozim të autorit mbi rolin dhe përgjegjësinë e intelektualit në raport me historinë. Vështrimi i historisë, duke ndjekur kronologjinë strikte, prek segmentet më të ndjeshme të ekzistencës kolektive të etnisë që nga antikiteti deri në ditët e sotme.
Brenda këtij korpusi romanor është me interes të veçohet trilogjia e ashtuquajtur “gjermane”, ku përfshihen romanet “Vdekja e kolonelit”, “Kujtimet e zonjës Von Braun” dhe “Kodi i dashurisë”, ku preken raportet gjermano – shqiptare, duke filluar nga sfera e kulturologjisë e deri te raportet historike e aktuale të natyrës politike. Këtë relacion të këtij binomi autori e arsyeton me argumentin historik mbi gjenealogjinë e lashtë dhe të një burimësie të njëjtë, por që ka dimensione të ndryshme: madhështinë tragjike të historisë gjermane dhe historinë tragjike të një civilizimi të rënë pellazgo-ilir.
Derisa trilogjia gjermane trajton raportet gjermano-shqiptare në diakroni dhe sinkroni, ajo pasohet nga romani “Udhëtimi i Mendim Drinit”, që është vazhdim, kësaj radhe në planin refleksiv, i trashëgimisë mendore gjermane dhe projektim i një filozofie të historisë, që është në një farë mënyre eksplikim i tezave niçeane mbi procesin historik të një kombi. Në këtë roman kemi një fabulim të minimalizuar, të rrudhur deri në maksimum, që jepet trajtën e refleksionit të thellë mbi rolin e individit, mbi konceptin e zhvillimit të historisë, mbi vullnetin për fuqi, por edhe mbi botën si vullnet dhe përfytyrim e që është thelbi i historisë shopenhaueriane. Në qendër të kësaj filozofie është individi, forca e vullnetit të tij, pra të një individualiteti të jetërsuar fizikisht, por mendërisht superior, çfarë është Mendim Drini. Kësisoj bëhet një prerje e trungut historik të etnisë, për të nxjerrë ata rrathët koncentrikë të epokave të shënuar njëri pas tjetrit me gjithë empirinë e vet tragjike. Edhe ky roman, si edhe romanet e tjera, bëjnë apel për vetëdijesimin historik dhe për shquarjen e forcës së brendshme të etnisë që ka akumuluar gjithë atë përvojë, e cila mund të shndërrohet në një energji që do të gjenerojë perspektiven e etnisë. Dimensioni nacional edhe këtu është ajo lepeza gjithëpërfshirëse tematike që derivon nga amza historike. Kësaj duhet shtuar edhe faktin se autori nga romani në roman ndjek një vijë të vazhdueshme të përdorimit të procedimeve të reja dhe teknikave të nduarnduarta , duke filluar nga ditari, rrëfimi linear, rrëfimi i tipit epistolar e deri te hulumtimi i teknikave të ashtuquajtura të pasqyrimit të historisë përmes prizmit të dokumentaritetit dhe fakticitetit. Avancimi në përdorim të teknikave shihet veçanërisht te romanet më të fundit, “Dosja e hapur” (2014) dhe “Dosja B”, (2016), që janë romane-kronikë, të mbështetura në dokumentaritet dhe pluralitet procedimesh, ku elementi më shques i rrëfimit romanor del të folurit për tabutë politike, domethënë ligjërim pa eufemizëm, rrëfim i drejtpërdrejtë, konkret deri në gjuhën e dokumentit.
Të gjitha këto na bëjnë me dije se kemi të bëjmë me një korpus romanor që lidhen mes veti në mënyrë ciklike, që domethënë se janë shfaqje e një vizioni autorial me një spektër të gjerë të vështrimit të problematikave. Prandaj, në fund, mund të nxjerrim si konstatim, madje edhe kategorik, se i gjithë ky opus ndërtohet nga një autor i një profili origjinal, i një intelektuali aktiv, një sfiduesi i të së kaluarës dhe të tashmes dhe anticipuesi i të ardhmes dhe perspektivës historike të etnisë, që janë të rrallë sot edhe në letërsitë e mëdha.
Mësohet se në orët e para të mëngjesit në pikën kufitare të Morinës ka radhë të gjatë kilometrik.
Thuhet se se mijëra qytetarë nga Kosova, me automjetet e tyre, po i drejtohej bregdetit shqiptar, duke krijuar kështu edhe radhë në kufi.
Pala shqiptare po punon me procedurë të thjesht e shpejtë, duke punuar 8 sportele në të njëjtën kohë, por fluksi është jashtëzakonisht i madh, ndaj janë krijuar radhë kilometrike.
Radhë e gjatë është krijuar edhe të Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh. / KultPlus.com
Fansat që morën pjesë në shfaqjen e hershme të filmit biografik mbi jetën e ikonës Aretha Franklinit – “Respect in Chicago” – u befasuan me shfaqjen e aktores Jennifer Hudson.
Aktorja 39-vjeçare u shfaq pa paralajmërim për ta paraqitur filmin e saj të ri në kinemanë AMC River East në Chicago.
Filmi, i cili e shtjellon historinë e jetës së mbretëreshës legjendare të muzikës, është planifikuar që të publikohej në kinematë e mbarë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke nisur nga 13 gushti. Në paraqitjen e saj në ceremoni, Hudson kishte të veshur një fustan shumëngjyrësh. Asaj iu bashkua edhe Chaz Ebert, e veja e kritikut të filmit në “Chicago Sun-Times”, Roger Ebert, i cili ka vdekur në vitin 2013.
Aktorja ka udhëtuar në të gjithë vendin për ta promovuar filmin. Vetëm dy ditë para paraqitjes së saj në Chicago, Hudson u pa në një paraqitje speciale edhe në Atlanta.
Filmi paraqet historinë e jetës së Franklinit, teksa ajo u ngrit në karrierë, duke kënduar në “karvanin e ungjillit” të babait të saj predikues deri kur u bë yll ndërkombëtar.
Në filmin biografik luan edhe Forest Whitaker, i cili ka portretizuar rolin e babait të saj C.L., si dhe Audra McDonald, që e luajti nëna e Fraklinit, Barbara. Aktori Marlon Wayans e luajti rolin e bashkëshortit të parë të Franklinit.
Liesl Tommy do të debutojë si regjisore e filmit artistik, pas punës në serialet “Insecure”, “The Walking Dead”, “Mrs. Fletcher” e shumë të tjerë.
Hudson aktualisht ka nisur xhirimet për një projekt të ri antologjik – “Women’s Stories”, duke i bashkuar forcat me Taraji P. Hensonin, e cila do të drejtojë segmentin e saj.
Segmenti quhet “Pepcy & Kim”, duke treguar historinë e vërtetë të Kim Carterit, një ish-e varur nga droga që e krijon Fondacionin Koha për Ndryshim për t’u ndihmuar grave të pastreha që ta rimarrin në dorë jetët e tyre.
Hudson do ta huazojë gjithashtu zërin për karakterin e Ophelias në filmin e ardhshëm të animuar “Pierre the Pigeon-Hawk”. / KultPlus.com
“Continuum” është emri i revistës shkencore të Qendrës së Studimieve dhe Publikimeve për Arbëreshët.
Tashmë është botuar numri i parë i kësaj reviste vjetore që është konceptuar në përputhje me misionin e QSPA, si pjesë e botimit të studimeve të specializuara për historinë, gjuhën, letërsinë dhe kulturën e komunitetit arbëresh.
Në këtë kuadër, revista synon të nxisë bashkëpunimin mes studiuesve vendas dhe atyre në Diasporë e më gjerë, me qëllim mbështetjen dhe zhvillimin e strukturës së studimeve mbi komunitetin arbëresh, dhe shërben si një forum për shkëmbimin e ideve dhe debateve shkencore. Realizimi i saj bëhet i mundur nga Drejtoria e Studimeve dhe Publikimeve pranë QSPA, në bashkëpunim dhe me studiues të tjerë brenda dhe jashtë vendit.
Zgjedhja e titullit nga latinishtja “Continuum” (“Vijimësia”), mëton të ngërthejë një simbolikë të dyfishtë: nga njëra anë, lidhjen e pashkëputur ndonjëherë të arbëreshëve nga trungu amë, pavarësisht aspektit fizik territorial dhe, nga ana tjetër, vijimësinë që kjo Qendër Studimesh dhe Publikimesh synon të realizojë. Revista është strukturuar në këto rubrika:
– Artikuj studimorë të studiuesve të QSPA, por edhe të figurave të tjera të arealit akademik shqiptar, mbi çështje të ndryshme që ngërthejnë retrospektivën, aktualen apo edhe të ardhshmen e problematikave me natyrë historike, gjuhësore, letrare etj., të arbëreshëve;
– Forum: “Arbërishtja – gjuhë në rrezik”. Kjo rubrikë, e menduar si një fillim agora-je për studiuesit e çështjes arbërore, është konceptuar mbi bazën e parashtrimit të të njëjtave pyetje që kërkojnë përgjigjen e disa studiuesve albanologë në disa vende (Shqipëri, Kosovë, Itali, Gjermani) mbi debatin më të ndjeshëm të sotëm, atë të gjuhës arbërisht në rrezik.
Ky format risi mëton të vjelë mendimin e studiuesve të disiplinave të ndryshme e me një përhapje gjeografike të larmishme, në mënyrë që kjo çështje që është përzgjedhur edhe si moto e vitit të punës së QSPA, të konvergjojë në një ide të qartë e të artikuluar mbi mendimin akademik aktual të albanologëve kudo që ndodhen;
– Almanak: siç edhe vetë fjala e tregon, kjo rubrikë paraqet kontributet e disa figurave të rëndësishme të universit arbëresh që kanë pasur përvjetorë lindjesh apo vdekjesh në këtë vit kalendarik, nëpërmjet shkrimeve mbi ta;
– Dokumente dhe materiale, të pabotuara më parë;
– In memoriam: shkrime përkujtimore të studiuesve arbëreshë apo të atyre që kanë studiuar arbëreshët, të cilët janë ndarë nga jeta gjatë këtij viti kalendarik;
– Kritikë dhe bibliografi: recensione kritike mbi botimet e fundit të QSPA si dhe të botimeve të tjera mbi arbëreshët;
– Veprimtaria e QSPA gjatë vitit 2020–2021: një përmbledhje e historisë së themelimit të këtij institucioni, e platformës, vizionit, objektivave, qëllimeve e synimeve, po aq sa e veprimtarive të Qendrës në vitin e parë të krijimit, në tri drejtimet kryesore të saj: studime, botime, përhapje dhe sensibilizim i kulturës arbëreshe në mjedisin shqiptar.