Elon Musk, i cili konsiderohet të jetë njëri ndër njerëzit më të pasur në botë, është vlerësuar si personi me më së shumti ndikim për vitin 2021 nga revsita prestigjioze “The Times”, përcjell KultPlus.
“Personi i vitit përpos ndikimit të tij të jashtëzakonshëm që ka pasur në Tokë, ai gjithashtu shënoi edhe ndikim në jetën jashtë Tokës”, ka shkruar kryeredaktori i Times, Edward Felsenthal.
“Në vitin 2021, Musk u shfaq jo vetëm si personi më i pasur në botë, por edhe si ndoshta shembulli më i pasur i një ndryshimi masiv në shoqërinë tonë”. Ishte me të vërtetë një vit i madh për Musk, i cili tërhoqi vëmendjen për t’u bërë personi më i pasur në botë pjesërisht për shkak të rritjes së çmimit të aksioneve të Tesla.
Me SpaceX, Musk nisi misionin e parë ndonjëherë në orbitën e Tokës me një ekuipazh prej vetëm turistësh dhe pa astronautë profesionistë.
Kjo traditë nga revista “Times” filloi në vitin 1927, ku edhe filluan që të zgjidhnin “Njeriun e Vitit”, dhe që nga atëherë kjo gjë nuk ka ndryshuar.
Gjatë viti të kaluar, ndikimi i një grupi, lëvizjeje ose ideje që pati ndikim më të madh në vit konsiderohej të ishin Joe Biden dhe Kamala Harris.
Megjithatë, zgjedhja vjetore nuk konsiderohet domosdoshmërisht një nder, pasi përzgjedhja mund të ketë pasur ndikim negativ. Për shembull, Adolf Hitler u emërua Njeriu i Vitit në 1938. /KultPlus.com
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka ftuar të gjitha subjektet politike në Kosovë si dhe institucionet përgjegjëse të mos merren me deklaratat e Aleksandar Vulinit dhe të Aleksandar Vuçiqit por të forcojnë institucionet gjyqësore në mënyrë që të sigurojnë kushte për ngritje të aktakuzave në bazë të përgjegjësisë komanduese politike , ushtarake dhe policore.
Për KMDLNj –në është shqetësues fakti se subjektet politike në Kosovë kanë rënë në kurth të Vuçiqit dhe Vulinit duke e shndërruar deklaratat e dy kriminelëve të Serbisë në një luftë të pandershme midis opozitës dhe pozitës në vend që të bashkëpunojnë dhe t’i japin një përgjigje institucionale sikur edhe të ndërmarrin veprime konkrete .
Reagim i KMDLNj – së:
“Zyrtarët më të lartë të Serbisë , jo nga sot gjithmonë i kanë mohuar krimet që i kanë bërë në Kosovë , ose vet , si urdhërdhënës , zbatues apo në përpjekje për të arsyetuar liderët e tyre , që nga Millosheviqi , Mlladiqi, Arkani , Legija , Shesheli e deri te Aleksandar Vuçiq , president aktual i Serbisë dhe zëdhënës i krimeve nga lufta e fundit në Kosovës. Si pikë mohuese e të gjitha krimeve në Kosovës e që është përdorur si pretekst për intervenim ushtarak të NATO-së në Serbi dhe Kosovë , zyrtarët serbë të kriminalizuar me krime ndaj civilëve të pafajshëm dhe të paarmatosur shqiptarë e kanë dhe e stërpëdorin Masakrën e Reçakut ku , më 15 dhjetor 1999 forcat ushtarake , policore dhe paramilitare të Serbisë , të ndihmuar nga serbët lokalë masakruan në mënyrën më çnjerëzore të mundshme 45 shqiptarë të moshave të ndryshme pa kursyer të moshuarit dhe fëmijët.
Në atë kohë , menjëherë pas Masakrës së Reçakut , përgjegjësi i NKMDLNj –së në Shtime , Ruzhdi Jashari e që ishte në radhët e UÇK-së , si përgjegjës për informim , e informoi KMDLNj –në në Prishtinë përkatësisht Drejtorin Ekzekutiv për këtë krim , pa qenë i informuar për numrin dhe përmasat e të masakruarve. Pastaj , Misioni Verifikues i udhëhequr nga ambasadori Volker , pas disa përpjekjeve arriti në vendin ku ishin masakruar 45 shqiptarë duke regjistruar pamje të llahtarshme që nuk kishin ndodhur as në kohën e inkuizicionit . Të nesërmen , një ekip i KMDLNj –së shkoi në Shtime për të vazhduar për në Reçak por se të gjitha rrugët ishin bllokuar nga forcat serbe që nuk lejonin asnjë lëvizje drejt Reçakut. Në kodrinën ku ishte rruga për Reçak , gjatë ditës kishte të shtëna sporadike midis ushtarëve të UÇK-së dhe Policisë Serbe që kishte pushtuar pjesën më të madhe të kodrinës. Aty , monitorues të KMDLNj –së vërejtën ish – gjykatësen hetuese , Danica Marinkoviq , me një ekip prokurorësh dhe hetuesish që në përcjellje të Policisë serbe shkonin në drejtim të fshatit Reçak. Pas përfundimit të luftës , një numër i dëshmitarëve nga fshati Reçak , bashkë me gjeneralin Shukri Buja ishin në zyrën e KMDLNj –së në Prishtinë për materiale dëshmuese pasi ishin ftuar si dëshmitarë para ish – Gjykatës për Krime Lufte për ish – Jugosllavinë e që e kishte selinë në Hagë të Holandës.
Realisht, në mungesë të identifikimit të dëshmitarëve okularë , deri më tani Masakra e Reçakut nuk ka siguruar drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për ata që e bënë krimin. Masakra e Reçakut është një krim që nuk mund të mohohet nga askush sepse janë 45 viktima , me emër dhe mbiemër që janë të masakruar , ka fotografi të mjaftueshme sikur që janë edhe deklaratat e zyrtarëve serbë , ushtarakë dhe policorë që janë përpjekur ta arsyetojnë këtë krim , si luftë ndaj “ terroristëve “ të UÇK-së. Nga zyrtarët serbë , dy janë më të zëshmit në përpjekje për ta mohuar Masakrën e Reçakut ; Aleksandar Vuçiq , president aktual i Serbisë që ka përgjegjësi konkrete dhe faktike për këtë Masakër si dhe Aleksandar Vulin , paramilitar i SPS –it , minister aktual i Punëve të Brendshme që po përpiqet të mbrojë dhe arsyetojë krimin që e ka bërë Ministria që ai e drejton ku ende ka policë që kanë qenë pjesëmarrës në këtë masakër. Nga pozicioni e një krimineli , qëndrimi i Vuçiqit dhe Vulinit nuk mund të jetë ndryshe . Për KMDLNj –në është shqetësues fakti se subjektet politike në Kosovë kanë rënë në kurth të Vuçiqit dhe Vulinit duke e shndërruar deklaratat e dy kriminelëve të Serbisë në një luftë të pandershme midis opozites dhe pozites në vend që të bashkëpunojnë dhe t’i japin një përgjigje institucionale sikur edhe të ndërmarrin veprime konkrete . Serbia mund të gjirojë sa të duan filma dhe pallavra të tjera por emrat e të gjitha viktimave në Kosovë janë të regjistruara dhe nuk mund të mohohen nga askush , pavarësisht përkatësisë kombëtare të viktimave dhe kriminelëve të mundshëm.
KMDLNj –ë ka kontribuar thuaja në të gjitha gjykimet për krime lufte në Kosovë e që janë të pakta nëse kemi parasysh numrin e viktimave sikur që ka kontribuar edhe për Tribunalin e Hagës për ish – Jugosllavi , qoftë përmes materialeve dëshmuese ashtu edhe me dëshmitarë e që ishin më shumë se 10 –të. Policia për Hetimin e Krimeve të Luftës në Kosovë është shumë e angazhuar dhe shumë e përgjegjshme në hetimin e rasteve të krimeve të luftës në Kosovë dhe ka qëndruar në zyrat e KMDLNj –së ditë të tëra duke hulumtuar dosje dhe materiale mirëpo problemi paraqitet te niveli i përgjegjësisë . Policia shpenzon shumë kohë dhe shumë mund për të kapur ekzekutorët e krimeve të niveleve të ulëta e që shumica shpëtojnë për shkak të mungesës së dëshmitarëve okularë , shkaku se shumë dëshmitarë kanë vdekur , e kanë lëshuar vendin apo se shkaku i moshës nuk janë në gjanedje ta përshkruajnë rastin dhe të identifikojnë dëshmitarët ndonëse në deklaratat e dhëna në KMDLNj – ë apo te të tjerët kanë qenë shumë të saktë. Për këtë arsye KMDLNj –ë ka rekomanduar që të dyshuarit për krime lufte në Kosovë të ndiqen në bazë të përgjegjësisë komanduese politike, ushtarake dhe policore Gjykatat për Krime Lufte e kanë pikërisht këtë parim dhe kështu ishte vepruar edhe në Gjykatën e Nyrembergut, e Tokios, Gjykata në Ruandë, Sierra Leone dhe të ngjashme.
Kështu kishte vepruar edhe Gjykata për Krime Lufte për ish – Jugosllavi dhe kështu po vepron edhe Gjykata Speciale në Hagë. Pse Kosova nuk vepron në këtë mënyrë ?! KMDLNj –ë fton të gjitha subjektet politike në Kosovë si dhe institucionet përgjegjëse të mos merren me deklaratat e Vulinit dhe të Aleksandar Vuçiqit por të forcojnë institucionet gjyqësore në mënyrë që të sigurojnë kushte për ngritje të aktakuzave në bazë të përgjegjësisë komanduese politike, ushtarake dhe policore.
Vetëm në këtë mënyrë do të sigurohet drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për ata që e planifikuan , e udhëheqën, e bënë dhe nuk e penguan ndonëse kishin mundësi ta bënin këtë apo e glorifikojnë krimin.
Në këto aktakuza , pa asnjë dyshim do të ishin edhe Aleksandar Vuçiq si dhe Aleksandar Vulin . Në këtë mënyrë Masakra E reçakut dhe mbi 200 masakrat të tjera në kosovë do të kishin përgjigje e jo në debatet e kota midis pozites dhe opozites”, thuhet në njoftim. /KultPlus.com
Spiderman: No Way Home, nis shfaqjen e tij këtë javë edhe në Kosovë, dhe nga 16 dhjetori do të mund ta shikoni çdo ditë në Cineplexx.
Spiderman: No Way Home, filmi i fundit me superheronjë nga Marvel për këtë vit, dhe i treti nga trilogjia e filmave që përqendrohet në personazhin e Spiderman, arrin më 16 dhjetor në Cineplexx me eventin Spiderman Day në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren ku do të ketë edhe shpërblime.
Filmi ka thyer rekord të shitjeve paraprake të biletave, duke tejkaluar kështu edhe filmat e mëdhenjë si Avengers: Infinity War, Star Wars: The Rise of Skywalker, e të tjerë.
Përveç premierës botërore të këtij filmi, Cineplexx gjatë eventit Spiderman Day do të dhurojë shpërblime të ndryshme në të dy kinematë, ku në kinemanë në Prishtinë, dyqani onlineE-BAA do t’i dhurojë 5 kupona në vlerë nga 50 EUR ndërsa Marso Merch do t’i dhurojë 10 duksa të ndryshëm, ndërsa në kinemanë në Prizren, brendi i njohur si Aztech do të dhurojë 3 kupona në vlerë nga 50 EUR.
Filmi Spiderman: No Way Home gjatë këtij eventi në Cineplexx do të shfaqet në 9 orare të ndryshme.
Filmi vazhdon ngjarjen pas filmit të fundit të Spiderman ku me identitetin e tij tashmë të zbuluar, Peter i kërkon ndihmë Doctor Strange. Kur një magji shkon tmerrësisht keq, kundërshtarë të rrezikshëm nga botë të tjera fillojnë të dalin në skenë, duke e detyruar Peter të kuptojë se çka me të vërtetë nënkupton të jesh Spiderman.
Filmi vjen sërish nën regjinë e Jon Watts ndërsa në rolet kryesore luajnë aktorët e njohur si Tom Holland, Zendaya, Benedict Cumberbatch, Jon Favreau etj.
Biletat për filmin mund t’i blini çdo ditë prej orës 14:30 në Cineplexx, apo përmes aplikacionit CINEPLEXX KS. Për më shumë rreth eventit, klikoni këtu mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx. /KultPlus.com
Minsitria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar përfundimisht se periudha e parë e vitit shkollor përfundon me 30 dhjetor 2021, ndërsa e dyta fillon me 10 janar 2022, përcjell KultPlus.
Përmes një njoftimi zyrtar, MAShTi ka njoftuar se pushimi dimëror, pra, do të fillojë më 31 dhjetor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.
Ndërkaq, periudha e dytë e këtij viti shkollor fillon më 10 janar 2022.
Siç njofton kjo ministri, aktualisht është duke u zbatuar vendimi për komepnzimin e 18 ditëve të humbura mësimore si pasojë e gjendjes me pandeminë, ku edhe datat 28, 29 dhe 30 dhjetor (ditë të pushimit dimëror sipas Kalendarit shkollor), do të jenë ditë mësimi.
Ky kompenzimi i ditëve të humbura të mësimit po bëhet sipas rekomandimeve nga Task-forca në nivel të MAShTI-t, ku përfaqësohen të gjitha institucionet relevante si: IKShPK, SBAShK, Këshilli i Prindërve dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit.
Vendimin për kompensimin e ditëve të humbura për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19 mund ta shikoni duke klikuar këtu. /KultPlus.com
Si rezultat i mungesës së energjisë elektrike, banorët e fshatit Brezene në rrugën Dragash-Prizren janë “detyruar” që të dalin në protestë, transmeton KultPlus.
Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, disa banorë shihen të kenë dalur në protestë si revolutë e mungesës së energjisë elektrike.
Problemet me rrymë janë duke u bërë një problem i madh në Kosovës, pasi po lajmërohen ankesa të shumta nga qyetetarët në disa vende.
KEDS në anën tjetër, ka bërë thirrje çdo herë e më shumë që të kursehet rryma, kjo pasi ata po paguajnë shuma të mëdha për të siguruar furnizim të mjaftueshëm.
Në seancën plenare që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të ofrojë një zgjidhje për energjinë elektrike sa më shpejt që është e mundur. /KultPlus.com
Xheriko, një qytet në Palestinë është qyteti më i vjetër në botë, dhe është gjithashtu qyteti më i ulët në botë.
Qyteti më i vjetër në botë ndodhet në Palestinë. Mediat e huaja shkruajnë se ndryshe Xheriko cilësohet si ‘i lashtë sa kodrat’. Një qytet i vogël si Xheriko në Palestinë mban dy nga rekordet botërore për qytetet.
shtë qyteti më i vjetër në botë, dhe është gjithashtu qyteti më i ulët në botë. Ndërsa popullsia e qytetit është vetëm 25 mijë njerëz. Në pikën e tij më të ulët, ndodhet në 260 metra nën nivelin e detit. Të dhënat arkeologjike, tregojnë se ky qytet është banuar që 11.000 vjet më parë. Rreth vitit 9.000 Para Krishtit, aty u vendosën gjuetarët-mbledhës, ndërsa duke nisur nga viti 8.000 Para Krishtit nëXheriko nisi zhvillimi i bujqësisë.
Gjatë epokës së bronzit të vonë, ai u plaçkit, u shkatërrua dhe u shpopullua. Xheriko urindërtua prapë gjatë epokës së hershme të hekurit (viti 1100 Para Krishtit), ndërsa u shkatërruar sërish, ketë herë nga babilonasit. Kur qyteti u pushtua nga persët, ata ia rikthyen lavdinë e dikurshme. Aleksandri i Madh kishte dikur një pallat në Xheriko. Qyteti i qëndroi sprovave të kohës, dhe banohet ende sot nga rreth 20.000 njerëz.
Sot, qyteti ka një popullsi prej 1.8 milion banorësh. Alepo është e njohur për industrinë e saj të endjes së mëndafshit dhe tekstilit. Biblos është një qytet në Liban me vendbanime që datojnë që nga viti 8800 Para Krishtit. Nga viti 3000 Para Krishtit, Biblos ishte një qendër metropolitane e lulëzuar, dhe një burim kryesor i tregtisë së papirusit në botën antike.
Alepo është një pretendent i fortë. Por bazuar në kriteret e të pasurit një kulturë të sofistikuar urbane, e cila mbijetoi dhe evoluoi me kalimin e kohës, atëherë fituesi është Biblos. Ai ishte një qytet i plotë që në vitin 3000 Para Krishtit./dosja.al/ /KultPlus.com
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadoren e Lituanisë, Jurate Raguckiene me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale, të cilën e uroi për detyrën, duke i dëshiruar sukses në angazhim.
Në këtë takim, Presidentja Osmani, siç bën të ditur presidenca, theksoi se Kosova pret mbështetjen e shtetit të Lituanisë në përpjekjet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
Ndërkaq në kontekst të situatës politike në rajon, Presidentja Osmani ka potencuar rrezikun e destabilizimit nga shtrirja e ndikimit rus dhe eksponentëve të tyre në Serbi. Sipas saj, nevojitet unitet dhe reagim kundrejt tendencave destabilizuese në rajon.
Të dy palët ranë dakord ta rrisin nivelin e angazhimit, me fokus të veçantë në sferën e mbrojtjes, arsimit, shkëmbimit ekonomik dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm.
Ambasadorja Raguckiene ka shprehur gatishmërinë e shtetit të saj ta mbështesë Kosovën edhe më tej dhe në të njëjtën kohë i ka bërë ftesë zyrtare Presidentes Osmani që në një kohë të përshtatshme për të dy palët, ta vizitojë Lituaninë. /KultPlus.com
I ftuar në emisionin italian “Verissimo”, Ermal Meta foli për jetën e tij deri tani, dëshirën për t’u bërë një ditë baba dhe sa i shenjtë është normaliteti. I pyetur si kanë qenë 40 vitet e tij të para, këngëtari shqiptar tregoi një udhëtim të bukur, por edhe shumë të vështirë.
“Sapo kam hyrë në të dyzetat. Ndihem mirë. Ishte një rrugëtim i bukur, por sigurisht edhe i vështirë. Në muzikë shikon vetëm atë që bën në skenë, por pas saj ka shumë gjëra që nuk sheh. Për të shkruar duhet të shkatërrohesh brenda dhe ndonjëherë e lëndon shumë veten. Këngët janë lule kur dalin, por shpeshherë rrënjët e tyre janë shumë të hidhura. Nuk mund t’i shohësh, por të dhembin. Ti jeton me to, të bëjnë më të fortë. Kur vendos të bëhesh muzikant, vendos të hapesh totalisht. Nuk e kuptova që duhej të ishte kështu deri para disa vitesh. Mendova se mjaftonte vetëm të notoja në sipërfaqe. Ndonjëherë mjafton, por diçka nuk shkonte. Nuk shkoja te njerëzit. Pyesja veten: ‘Pse askush nuk ma var? Ndoshta nuk vlej ose ndoshta nuk po jap diçka që vlen.’ Mendova se duhet t’u japësh njerëzve diçka të vërtetë. Kur ia heq vetes për t’ia dhënë dikujt tjetër, domosdoshmërisht dhemb. Është një pjesë e jotja. Kur e bëra, ndodhi një mrekulli. Fillova të gris copa nga vetja. Dhe njerëzit më donin, por gjithçka ka një kosto,” -është shprehur ai.
Ermal Meta nuk e ka fshehur asnjëherë se ka pasur një baba të dhunshëm, me të cilin i shkëputi të gjitha marrëdhëniet në vitin 1990. Artisti shpjegoi se për një kohë të gjatë ishte i bindur se nuk donte të bënte fëmijë, pikërisht sepse ishte i ndikuar nga marrëdhënia konfliktuale me babain e tij:
“Kam menduar për një kohë të gjatë që nuk doja të bëhesha baba. Nuk doja kurrë të rrezikoja që një fëmijë të mendojë për mua, atë që kam menduar gjithmonë për babain tim. Kisha shumë frikë nga kjo gjë. Por prej disa kohësh, diçka brenda meje ka ndryshuar. Ndoshta! Megjithatë, nuk e di. Do t’ju thoja që po, do ta bëja, por kur, nuk e di.”
Ermal Meta foli edhe për periudhën e vështirë të pandemisë dhe mënyrën sesi i ktheu vlerat normalitetit, që në të kaluarën shoqërohej me mediokritetin:
“Po pres të rifilloj të jetoj plotësisht, si të gjithë ne. Po flas për koncerte, takime me fansat, e kam fjalën për të bërë aktivitetin më të dashur për mua, koncertet. Por flas edhe për përditshmërinë, atë që nuk e kishim kuptuar dikur: normalitetin. Kur e humbëm, të gjithë e kuptuam se normaliteti është një gjë vërtet e çmuar. Fillimisht përdorëm termin normal për të përcaktuar një gjë mediokre. Në fakt, atëherë kuptuam që normaliteti është një gjë e shenjtë, sepse ju lejon të riorganizoni veten çdo ditë, për të zgjedhur atë që është e duhura për ju çdo ditë. Me shumë përpjekje dhe shpresë, ne presim vitin e ardhshëm dhe shpresojmë të pushtojmë këtë normalitet të shumëdëshiruar.”
Në mbrëmjen e 13 dhjetorit me fillim nga ora 19:00 në Kino Armata do të bëhet promovimi i librit “OH!” nga Arif Muharremi , shkruan KultPlus.
“OH!” është krijesë letrare që ka lindë natën nga zbavitjet e kllapisë, krejtësisht e paplanifikume, në hijeshinë që mundet me e zje vetëm një spontanitet i lodhun i një hapsine pa puls, që përpiqet me ngre kryet përpjetë brenda një vorbulle oh! sa përmbytëse paradoksesh, aty ku njerëzit pshtojnë veç tuj u mahitë me fatin në sytë e të cilit vizatohet jeta e tyne.
Ky libër është kanga e përpjekjeve me ikë nga ky sallon ondulimi.
Botimi i “OH!” u botua nga kolektivi alternativ Defy Them dhe u mbështet nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës. /KultPlus.com
Ka kohë që në mesin tonë si komb, dalin teza si nga disa renegatë e mbetje brenda trojeve arbërore ,por vijnë gjithashtu edhe nga jashtë, pra nga politika turke se gjoja Perandoria otomane e ka mbrojtë kombin tonë nga copëtimet dhe nga ruajtja e identitetit dhe gjuhës.
Por ,faktet dhe e vërteta është ndryshe dhe ja se pse perandoria otomane ishte një nga pushtuesit më barbar në trojet tona e cila jo vetëm bëri gjenocid, ndalojë gjuhën,por edhe u mundua ta zhdukë emrin Arberor nga harta gjeografike dhe natyrore e saj brenda kontinentit europian.
Sikur që dihet qëllimi demoniak i turqisë është ringjallja e otomanizmit, dhe fatkeqësisht ka gjetë mbetjet e tyre e renegatët si më parë ,hamzat ,ballabanat e haxhiqamilat edhe sot me tendencën për ta ringjallur të sëmurën e bosforit.
Turqia nuk ishte në gjendje me i mbrojtë trojet arbërore nga copëtimi, sepse po te ishte ashtu do ta mbronte në Kongresin e Berlinit dhe Konferencën e Londrës e atë të Parisit, por ajo kur e pa se po shembet bashkëprojektoi me të tjerët planin e copetimeve dhe peshqesheve të trojeve arbërore. Jo rastësisht poeti ynë Sami Frashëri e krahason Perandorinë otomane me “një të sëmurë e cila i ka ditët e numëruara”. Poashtu, po ta kishte mbrojtë perandoria otomane kombin tonë, atëherë pse u krijua Lidhja e Prizrenit, pse pati kryengritje të vazhdueshme kundër kësaj perandorie, poashtu po ta kishte mbrojtë kombin tonë pse nuk e miratojë vullnetin dhe vendimin e popullit shqiptar më 28 nëntor 1912 për liri, pavarësi dhe shtet sovran, por e kundërshtojë dhe pengojë vazhdimisht ngritjen e sapolindur të Shqipërisë sovrane. /KultPlus.com
Në Eilat të Izraelit u zhvillua gara e 70-të e bukurisë “Miss World 2021” dhe vendin e parë e fitoi bukuroshja indiane Harnaaz Sadhu. Aktorja dhe modelja 21-vjeçare nga Punjab, triumfoi mbi konkurrentet e saj në raundin e fundit pasi u dha këshilla të rejave se “si të merren me presionet me të cilat përballen sot”.
“Presioni më i madh me të cilin po përballet të rinjtë e sotëm, është të besojnë në vetvete”, tha ajo. “Të dish që je unik të bën të bukur. Mos e krahasoni veten me të tjerët dhe le të flasim për gjëra më të rëndësishme që po ndodhin në mbarë botën. Dilni, flisni për veten tuaj, sepse ju jeni udhëheqësi i jetës tuaj. Ju jeni zëri juaj”.
21-vjeçarja Harnaaz Sadhu është 1.76 m e gjatë dhe është indiania e tretë që fiton kurorën e “Miss Universe” në historinë e kompeticionit. Vendin e dytë në konkurs e fitoi Nadia Ferreira nga Paraguaj dhe të tretin Lalena Mëane nga Afrika e Jugut. Ina Dajçi dhe Tuti Sejdiu përfaqësuan Shqipërinë dhe Kosovën në “Miss Universe 2021”.
Shumica e 80 garueseve kishin mbërritur tashmë në Izrael në kohën kur vendi mbylli kufijtë e tij për të huajt, ndërsa të tjerët duhej të kërkonin leje dhe t’i nënshtroheshin karantinës së detyrueshme. /KultPlus.com
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur edhe një herë tjetër konkursin për drejtor të Teatrit Kombëtar të Kosovës, shkruan KultPlus.
Rishpallja e konkursit për pozitën Drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar është publikuar të premtën nga MKRS-ja, derisa është bërë e ditur se ai konkurs do të jetë i hapur nga data 8 janar deri më 22 janar të vitit 2022.
Personat që aplikojnë për këtë konkurs duhet që të kenë së paku shtatë vite përvojë pune profesionale dhe gjithashtu katër prej tyre në ndonjë pozitë udhëheqëse apo drejtuese.
Problemet në TKK kanë vazhduar ndër vite, derisa drejtori i kaluar Agim Sopi fillimisht ishte shkarkuar jashtëligjshëm, për t’u rikthyer përsëri në pozitën e tij.
Më pas, më 18 janar të vitit 2020, Sopit i kishte skaduar përfundimisht kontrata e tij.
Regjisori Naser Shatrolli ishte zgjedhur si drejtor i përkohshëm në nëntorin e vitit të kaluar, derisa më pas ishte konkluduar se zgjedhja e tij si drejtor ishte në shpërputhje me ligjin.
Përkundër kësaj dhe ankesave të vazhdueshme, zyrtari i Ministrisë së Kulturës, vazhdon të jetë në krye të TKK-së. /KultPlus.com
“Anibar” dhe kinemaja “Jusuf Gërvalla” këtë dhjetor po e vazhdojnë organizimin e “Peja Jazz” – serisë së koncerteve që lindi si shpresë në kohën kur pandemia COVID-19 goditi skenën e kulturës gjithandej globit.
Një vit më vonë “Peja Jazz” rikthehet për ta vazhduar qëllimin e promovimit të muzikës jazz dhe shndërrimin e qytetit të Pejës në stacion për adhurues të këtij zhanri.
Programi i sivjetmë është shtrirë përtej rajonit duke sjellë para publikut bandeonistin italian, Daniele di Bonaventura, një muzikant i jashtëzakonshëm, shoqëruar nga miku i tij prej 30 vjetësh, kitaristi Roberto Zechini.
Publiku do ta prekë nga afër edhe performancën e “AJS Quartet” nga Tirana, me Gent Rushi, Ermal Rodi, Emilijan Dhimo dhe Roni Gjura. “AJS Quartet” tash dhjetë vjet, përveçse njihet si grupi më i suksesshëm i xhaz-skenës shqiptare, është edhe avokues i xhazit bashkëkohor ballkanik.
Rrugëtimi i sivjetmë do të përmbyllet me kitaristin shkodran Kejdi Barbullushi, student në Vjenë dhe një nga muzikantët e dalluar të gjeneratës së re të muzikantëve shqiptarë. Në “Peja Jazz” vjen me formacionin e tij të themeluar së voni, bashkë me dy multiinstrumentistë të xhaz-skenës kosovare: Visar Kuçi dhe Enes Beu.
Programi “Matinée” sivjet zëvendësohet me “MirëmënJAZZ”, si thirrje për t’i kaluar mëngjeset së bashku duke risjellë fonotekën e “Peja Jazz” dhe jo vetëm.
Ju mirëpresim nga 15 deri më 17 dhjetor në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”.
Ky edicion i “Peja Jazz” është kuruar nga Dardan Selimaj. /KultPlus.com
Muzeu Diplomatik Ndërkombëtar Amerikan krenarë të prezantojë ekspozitën e tyre të re online me koleksionin Madeleine Albright, transmeton KultPlus.
“ReadMyPins: Koleksioni Madeleine Albright” – ekspozita paraqet më shumë se 200 karfica që Albright përdorte për të përcjellë mesazhe rreth politikës së jashtme dhe për të komunikuar mesazhe diplomatike.
Ish-sekretarja e shtetit të Amerikës luajti një rol kyç në çlirimin e Kosovës dhe shënimin e Pavarësisë së vendit më të ri në Evropë.
Kjo ekspozitë do të jepet në formën online, dhe mund të shikohet duke klikuar këtu. /KultPlus.com
Komandanti i FSK-së, gjeneral major Bashkim Jashari, me dekret të Presidentes avancohet në gradën Gjenerallejtënant.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, njëherësh komandantja supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një ceremoni të veçantë shtetërore, gradoi sot Komandantin e FSK-së, gjeneral major Bashkim Jasharin, në gradën Gjenerallejtënant.
Me këtë rast, Presidentja Osmani-Sadriu tha se tashmë gjeneral Jashari është graduar në gradën më të lartë dhe u shpreh e bindur se Forca e Sigurisë së Kosovës do të udhëhiqet nga ai me profesionalizëm dhe nder.
“Kjo gradë bartë një detyrim të madh dhe jam e bindur si Presidente e vendit së bashku me qeverinë që e ka bërë këtë rekomandim se me aftësinë tuaj do të udhëhiqni me nder, krenari dhe integritet një Forcë e cila është ndërtuar mbi një sakrificë të madhe të popullit tonë”, theksoi Presidentja Osmani-Sadriu në këtë ceremoni.
Në këtë ceremoni gjithashtu morën pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, si dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe stafi i lartë ushtarak i FSK-së./ KultPlus.com
Grupi i pavarur i artisëve fitues përmes një letre drejtuar Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka reaguar mbi anulimin e konkurist për blerjen e veprave të artit, shkruan KultPlus.
MKRS të enjtën e kaluar bëri të ditur anulimin e procedurës për blerjen e veprave të artistëve vendor, me ç ‘rast ka pasur reagime të shumta.
Kjo është letra e plotë e Grupit të pavarur të artistëve fitues, që kërkojnë revokimin e menjëhershëm të anulimit të blerjes:
“Anulimi i “procedurës” së thirrjes për blerjen e veprave të artit, pas publikimt të listës së ujdisë, aty ku figurojnë çmimet e dakorduara, nuk është anulim i procedurës, por anulim i blerjes. Ky mund të jetë tentim për të qenë fer, edhe pse çuditërisht vetë-mposhtës, por aspak angazhim për mbështetje e fuqizim, siç ironikisht thuhet në dokumentin zyrtar.
Kush është artist meritor e kush duhet të punojë edhe pak, e ka vendosur vetë juria e caktuar nga ministri Hajrulla Çeku. Nëse minstri nuk din ta përzgjedhë jurinë, kjo nuk do të thotë që juria nuk din t’i vlerësojë veprat që u caktoi çmime për ta pasuruar koleksionin e Kosovës. I cili rrjedhimisht është koleksion publik dhe paratë janë publike.
Vendimi për anulim në emër të pakënaqësisë është i padrejtë sepse e vendosë raportin me publikun para mbështetjes së publikut.Sa i përket argumentit kundër blerjes në emër të termit të rimëkëmbjes ekonomike, duhet theksuar menjëherë që rimëkëmbja ekonomike nuk është sociale, por siç edhe e thotë vetë termi, ekonomike. Një nga shumë pyetjet që duhet shtruar është, pse ky vendim kaq pasiv-agresiv krye në veti? Pastaj, pse ky anashkalim i papritur dhe përçmues i 68 artistëve të përzgjedhur për pasurimin e koleksionit që në njëfarë mënyre e përbën historinë e artit kosovar për brezat e ardhshëm? Dhe në fund, a nuk e dëshmon ky vendim i marrë dhe anti-ekonomik, që ministri Hajrulla Çeku nuk është duke e bërë atë që ai po pretendon dhe që nuk është duke e menduar atë që po e thotë.
Të indinjuar nga ky veprim i papërgjegjshëm dhe abuziv, kërkojmë revokimin e menjëhershëm të anulimit të blerjes, bashkë me pranim të përgjegjësisë dhe premtim që kjo nuk do të ndodhë përsëri. Përndryshe, nuk do të na mbetet tjetër opsion përveç kërkimit të largimit të menjëhershëm të ministrit, bashkë me thirrjen për veprimin e drejtë që ai do të duhet ta bëjë”, thuhet në letrën e hapur të grupit të artistëve drejtuar Qeverisë dhe MKRS-së.
Për blerjen dhe anulimin e kësaj marrëveshje kishte pasur edhe një protestë nga komuniteti artistik para disa ditësh. /KultPlus.com
Fotografia nga nata finale e edicionit të tretë “KultStrofa”.
“KultStrofa”, konkursi mbarëkombëtar i poezisë, që këtë vit shënon edicionin e katërt, fton të gjithë poetët që të konkurrojnë me poezi, shkruan KultPlus.
Konkursi mbarëkombëtar që konsiderohet si një ndër konkurset me prurjet më serioze të poezisë, do të jetë i hapur deri më 15 dhjetor, dhe të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj gare të madhe poetike, mund ta dërgojnë nga një poezi, dhe që nuk duhet të jetë e botuar në asnjë botim më të hershëm. Poezitë duhet të dërgohen me emër dhe mbiemër në [email protected].
Ardianë Pajaziti, drejtoreshë e KultPlus, që është edhe organizatore e këtij konkursi ka thënë se kjo garë poetike tashmë ka marrë përmasa të mëdha, pasi që nga viti në vit, aplikimet për këtë konkurs kanë shënuar një rritje të madhe.
“Që nga edicioni i parë kemi pas një interesim të madh të poetëve që kanë aplikuar në konkursin “KultStrofa”, duke përfshirë poetët nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe diaspora. Në edicionin e fundit kemi pas mbi 200 aplikantë”, ka thënë Pajaziti, e cila ka thënë se përpos prurjeve të mëdha poetike, ky konkurs ka shumë kujdes edhe në përzgjedhjen e jurisë profesionale, ku në vitin e fundit, juria ishte në përbërje të Mirela Kumbaros, Bardh Rugovës dhe Anton Berishës.
“Edhe këtë vit, KultPlus do të kujdeset që të ketë emra të rëndësishëm në juri, të cilët edhe do të vlerësojnë poezitë e këtij edicioni”, ka thënë Pajaziti.
Si çdo vit, juria profesionale do të zgjedhë dhjetë poezitë më të mira të edicionit, ku edhe do të ftohen të dhjetë poetët që të lexojnë poezitë e tyre, kurse nga dhjetë poezitë finaliste, do të shpërblehen tre poezitë më të mira, me vendin e parë, të dytë dhe të tretë. Cermonia e këtij edicioni do të mbahet në KultPlus Caffe Gallery. Në edicionin e parë, me vendin e parë është shpërblyer Ragip Sylaj, në edicionin e dytë Arjola Zadrima, kurse në edicionin e tretë është shpërblyer Merita Bërdica. / KultPlus.com
Heinrich Heine u lind më 13 dhjetor 1797 në Dusseldorf nga një familje e respektuar e tregtarëve hebrenj dhe bankierëve. Babai është një tregtar stofrash shumë afër fabrikave angleze, ndërsa nëna i takon një familjeje të shquar holandeze. Bazat e para të kulturës i ka nga nëna e vet Betty, e cila më 1807 e regjistron në shkollën e mesme katolike në Dusseldorf drejtuar nga Jezuitët, ku ai qëndroi deri më 1815. Shkolla është një përvojë e hidhur për të. Për më tepër, lëndët mësohen jo vetëm në gjermanisht, por edhe në frëngjisht, çka i krijon atij edhe më shumë ankth, duke pasur parasysh mungesën e familjaritetit me gjuhët dhe të mësuarit e tyre (por peripecitë e sundimit francez në qytetet e tij zgjuan te ai prirjet e hershme frankofile dhe një antipati e thellë për Prusinë).
Në vitin 1816 vjen dashuria e parë: vajza bjonde e presidentit të gjykatës së apelit të Dusseldorfit që e njeh në akademinë letrare në fund të vitit.
Pas përfundimit të shkollës së mesme, Heinrich mbetet për një kohë të gjatë i pavendosur rreth zgjedhjes së fakultetit të universitetit. Babai pastaj e dërgon atë në Frankfurt, në mënyrë që të bëjë praktikë pranë bankierit Rindskopf, para se të lëvizin në Hamburg pranë vëllait të tij Salomon (kjo ndodh më ’17).
Një nga arsyet që shtyn Heinrichun e ri për të lëvizur dhe për të pranuar propozimin e ungjit të tij, është se në këtë mënyrë ai do të shohë Amalie, një kushërirë, e cila do të jetë Laura tij, frymëzimi hyjnor i poezive të tij më të mira. Për fat të keq, megjithatë, vajza e ëmbël nuk dëshiron të dijë për ndjenjat e tij, dhe po kështu edhe kushërira tjetër, Therese. Më 1817 Heine botoi poezitë e tij të para për revistën “Hamburgs Watcher”.
Salomon hap për të një dyqan pëlhure dhe një agjenci bankare për t’i dhënë atij një strehim të mirë. Por Heine ka vetëm Amalien në mendje, dhe falimentimi vjen shpejt. Kështu, pas pak kthehet në Dusseldorf. Më 11 dhjetor 1819 ai u regjistrua në Fakultetin Juridik në Universitetin e Bonit. Atje ai është në gjendje të krijojë miqësi që kanë zgjatur gjatë gjithë jetës së tij dhe gjithashtu ka mundësi të ndjekë mësimet e letërsisë së A. W. Schlegel. Është nga sugjerimi i këtij mësuesi të madh që shkroi esenë e tij të parë me titull “Die Romantik”.
Një vit më pas ai u largua nga Universiteti i Bonit dhe u regjistrua në Göttingen. Një vit më pas ai largohet nga andej dhe regjistrohet në Berlin. Këtu ai ndjek kurset filozofike të Hegelit dhe bëhet “poeti i preferuar” i inteligjencës gjermane. 1821 është një vit me të dyja anët për Heinen: nga njëra anë vdes e dashura e Napoleon Bonapartit, të cilën ai do ta lartësojë në “Buch Legrand”, por nga ana tjetër më në fund arrin të martohet me Amelien. Ndërkohë, në nivelin letrar, leximi i Shekspirit e shtyn atë drejt teatrit. Ai shkroi dy tragjedi dhe në të njëjtën periudhë ai gjithashtu lëshoi një përmbledhje me 66 lirika.
Më 1824 ai largohet nga Berlini për në Gottingen, ku përfundon provimet dhe përgatit tezën në drejtësi (ai u diplomua më ’25 me rezultate të shkëlqyera). Ky është gjithashtu viti i konvertimit të tij nga judaizmi në protestantizëm. I sponsorizuar nga xhaxhai, ai kalon një festë në Norderney, që do t’ia diktojë ciklin e poezive “NORDSEE”, të cilin do ta publikojë vitin e ardhshëm. Në tetor 1827 ai fitoi suksesin e tij më të madh letrar me botimin e “Buch der Lieder” (i njohur si “Libri i Këngëve”). Më 1828 është në Itali.
Shkrimet e tij satirike dhe sidomos aderimi në sensimonizëm e nervozon “kazermën e madhe prusiane” deri në pikën që Heine, në vitin 1831, zgjodhi mërgimin vullnetar në Francë. Në Paris ai është përshëndetur me admirim dhe shpejt u bë një vizitor i shpeshtë i salloneve letrare të kryeqytetit, ku ai ndoqi bashkësinë gjermane të emigrantëve këtu, si Humboldt, Lasalle dhe Wagner; por edhe intelektualët francezë si Balzac, Hugo dhe George Sand.
Më 1834 udhëtoi për në Normandi, në tetor njeh nusen e tij Mathilde Mirat dhe ata martohen më 1841. Ndërkohë boton disa ese kritike dhe disa përmbledhje poezish. Në vitet e ardhshme ai udhëton shumë, por frymëzimi është shumë i munguar. Ai gjithashtu nganjëherë viziton xhaxhain e sëmurë Salomon në Gjermani.
Më 22 shkurt 1848, revolucioni shpërtheu në Paris dhe poeti përfshihet personalisht në luftimet e shumta që ndodhën në rrugë. Për fat të keq, pak pas këtyre ngjarjeve, fillojnë dhimbjet therëse në shpinë, çka do ta çojë brenda tetë viteve të ardhshme në paralizë dhe vdekje. Ajo ishte në fakt një atrofi muskulare progresive, e cila e detyronte atë në mënyrë të pashmangshme të rrinte shtrirë shtrat. Kjo nuk e pengon atë për të publikuar, më ’51, “Romancero” (e cila e përshkruan agoninë e sëmundjes), dhe për të sjellë së bashku në ’54 nga volumi (më vonë e quajtur “Lutetia”), artikuj mbi politikën, artin dhe jetën , shkruar në Paris.
Il 22 febbraio 1848 scoppia a Parigi la rivoluzione e il poeta si trova coinvolto in prima persona nei numerosi combattimenti che si svolgevano nelle strade. Purtroppo, poco dopo questi fatti, iniziano le acutissime fitte che alla spina dorsale che segnano l’inizio del calvario che lo porterà nel giro di otto anni alla paralisi e alla morte. Si trattava in realtà di un’atrofia muscolare progressiva, che lo costringeva inesorabilmente a stare seduto su di un letto. Ciò non gli impedisce di pubblicare, nel ’51, “Romancero” (in cui sono descritte le atroci sofferenze della malattia), e di riunire nel ’54 in volume (poi intitolato “Lutetia”), gli articoli di politica, arte e vita, scritti a Parigi.
Poeti i lodhur është afër fundit. Në verën e 1855 shpirti i tij dhe fiziku i tij të marrë një ngushëllim të vlefshëm nga e reja gjermane Elise Krienitz (e quajtur me përkëdheli Mouche) së cilës do t’ia kushtojë poezitë e tij të fundit. Më 17 shkurt 1856 zemra e tij pushoi së rrahuri.
Padyshim një poet i madh dhe intensiv, kritika me të cilën u ndesh vepra e Heines pas vdekjes së tij është me luhatje. Ndërsa për disa ai ishte poeti më i madh gjerman i periudhës së tranzicionit midis romantizmit dhe realizmit, për të tjerët (dhe shikoni kritikat e mëdha të moderuar-borgjeze si Karl Kraus ose Benedetto Croce) gjykimi është negativ. Nietzsche në vend e njeh atë si një pararendës, ndërsa Brecht vlerësoi idetë e tij progresive. Megjithatë, “Libri i Këngëve” i tij posedon lehtësi të jashtëzakonshme dhe zbutje formale, është një nga veprat më të përhapura dhe të përkthyera të prodhimit gjerman. Por shenja më origjinale e vargut të Heines është përdorimi ironik i materialit romantik, në makinë drejt poezisë dhe, së bashku, në lëvizje të kundërt, duke u përpjekur për të mohuar të gjitha sentimentalizmat, duke e ditur se kohët e reja kërkojnë para së gjithash një racionaliteti të qartë dhe realist./VOAL /KultPlus.com
Ikona e popit amerikan dhe këngëtarja dhe kompozitorja e shumëfishtë Grammy, Taylor Swift, feston sot ditëlindjen e saj të 32-të, transmeton KultPlus.
E lindur në Wyomissing, Pennsylvania, Taylor e filloi karrierën e saj si një këngëtare adoleshente e kantri, këngët e së cilës rezonuan me një brez të tërë fansash që e quajnë veten “Swifties”.
Me kalimin e viteve, Taylor është marrë me zhanre të ndryshme të muzikës dhe ka përdorur aftësitë e saj në shkrimin e këngëve për të përcaktuar pikëllimet e një brezi.
Disa prej këngëve që cilësohen sikurse të paharrueshme të publikuara nga Swift janë këto: “The lakes, All Too Well, Fifteen, Blank Space, Willow”. /KultPlus.com
109 vjet më parë fillojë punimet Konferenca e Londrës, në të cilën pas disa muajve u vendos përgjysmimi i trojeve shqiptare dhe fati i saj.
Konferenca e Ambasadorëve i filloi punimet në dhjetor të 1912-s, duke vazhduar deri më 29 korrik 1913.
Ajo mund të ketë qenë përcaktuese e të ardhmes së Shqipërisë mbi pavarësinë e vendit, por siç dihet nga ajo konferencë Shqipëria doli e përgjysmuar në kufijtë e saj. Konferencë u diktua prej shpërthimit të luftës së parë ballkanike.
Morën pjesë fuqitë e mëdha të Evropës, përfaqësuesi i perandorisë osmane dhe përfaqësues të fuqive ballkanike, me përjashtim të Shqipërisë (që nuk njihej) dhe të Greqisë (që nuk e kishte nënshkruar armëpushimin).
Nga kjo konferencë doli Traktati i Londrës, mbi ndarjen e territoreve që dolën jashtë perandorisë osmane prej fuqive të mëdha dhe aleatëve të tyre.
Ky Traktat mbeti i fshehtë deri në Konferencën e Versajës (1918). Të gjitha fuqitë e mëdha paraqitën versionin e tyre të hartës së Shqipërisë.
Harta më e favorshme për shqiptarët ishte ajo e propozuar nga Austro-Hungaria. Në këtë konferencë Shqipëria u njoh si principatë, që do të thoshte se forma e qeverisjes do të ishte monarkike, pushteti i trashëgueshëm, ndërsa pavarësia e kushtëzuar, sepse principata nuk arrin deri tek e drejta e shtetësisë. /KultPlus.com
Përmes një njoftimi, Zyra e Presidencës bën të ditur se ceremonia do të fillojë nga ora 10:00, shkruan KultPlus.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani duke u mbështetur në kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore, në një ceremoni të veçantë gradon gjeneralmajor Bashkim Jasharin në gradën gjenerallejtënant”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Jashari kishte pranuar detyrën e komandatit të përgjithshëm të Forcave të Sigurisë së Kosovës më 1 dhjetor.
Ndërkaq, para disa ditëve, Gjeneralmajori ishte takuar edhe me të parin e shtetit, Albin Kurti. /KultPlus.com
Një shtëpi e pazakontë që duket sikur ka ardhur nga një galaktikë e largët është shitur për 300.000 dollarë.
Shtëpia në formë bunkeri, ndodhet në malet e Tonasket, Uashington dhe ka një ngjashmëri të çuditshme me një prej ndërtesave në filmin legjendar “Star Wars”.
Bëhet fjalë për shtëpinë e personazhit Luke Skywalker, i cili ndodhet në planetin Tatooine në serialin e njohur.
Shtëpia-bunker është njëkatëshe, ka tre dhoma dhe rrethohet nga 38 hektarë tokë. Pronari i ri i cili ka bërë këtë blerje të guximshme, mund të shijojë një ambient të ngrohtë dhe një dekor të veçantë ku bie në sy përdorimi i gurit dhe drurit. /KultPlus.com
Në mesditën e 12 dhjetorit është zhvilluar eventi i përvjetshëm “Vrapo Babadimër”, me ç ‘rast përmes bamirësisë dhe gjithëpërfshirjes synohet që të ndihmohen familjet në nevojë në prag të festave të fundvitit, shkruan KultPlus.
Në këtë event ishte i pranishëm edhe kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, i cili u deklarua shumë i lumtur që takoi qytetarët në këtë organizim.
“I emocionuar e i mbushur plot energji prej gjithë fëmijëve e qytetarëve që kam takuar sot në shesh. E përgëzoj iniciativën organizative të maratonës “Vrapo Babadimër”, që na e solli edicionin e gjashtë të këtij aktiviteti që po bëhet tradicional me moton: “Bëhu babadimër, jepi buzëqeshje një familjeje”. E këtë vit ky aktivitet pritet ti gëzojë rreth 700 familje. Komuna e Prishtinës do të jetë gjithmonë përkrahëse e këtyre iniciativave që kanë për qëllim ngritjen e donacioneve për të ndihmuar familjet me kushte të rënda ekonomike në Kosovë jo vetëm gjatë festave të fundvitit, por gjatë krejt vitit. Ju faleminderit për pozitivitetin e shpirtin bujar të gjithëve”, ka shkruar ai në “Instagram”.
Ndërsa kujtojmë se organizatori i maratonës “Vrapo Babadimer” të Organizatës Jo-Qeveritare “Projekti 5 cent”, Jusuf Islami, ka thënë në një prononcim për KultPlus se gjithëpërfshirja dhe ndihma për njerëzit në nevojë është pikërisht synimi i tyre.
“Evente të tilla dhe maratona të ngjashme ka nëpër vende të ndryshme të botës. Qëllimi kryesor i tyre është bamirësia për njerëzit në nevojë. Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq do të ndihmojmë më shumë se 700 familje, përzgjedhjen të cilëve e kanë bërë ata”, pati thënë Islami.
Ata kanë dhuruar edhe për shoqatën “Down Syndrome Kosova”, pasi që synim kryesor e kanë gjithëpërfshirjen.
Programi i kësaj maratone filloi në ora 11:00 me ç ‘rast pati edhe një program muzikor derisa me fillim nga ora 13:00 u zhvillua starti dhe finishi në sheshin “Nëna Terezë”. / KultPlus.com