Në oborrin e Kompleksit muzeor të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sot u bë promovimi i lojës “Mos u Nxeh Prizren!”.
Loja e përgatitur nga organizata ‘EC Ma Ndryshe’ është prezantuar në format të hapësirës publike dhe atë të formës së lojës për tavolinë.
Në promovim morën pjesë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i shoqëruar nga këshilltarja Nora Arapi-Krasniqi, përfaqësuesit e organizatës “Ec Ma Ndryshe”, Drejtori i QRTK-Prizren, Samir Hoxha, mësimdhënësit e shkollës “Emin Duraku” dhe shkollave të tjera.
“Si ministri besojmë që edukimi për trashëgiminë kulturore duhet të fillojë qysh prej moshës më të re dhe mënyra më e mirë për të mësuar diçka është përmes lojës, përmes argëtimit dhe bashkëpunimit me njëri tjetrin”, ka thënë ministri Çeku.
“Kjo mund të duket diçka e vogël por është një metodologji shumë e avancuar për t’i edukuar fëmijët tanë me idenë që duhet mbrojtur kultivuar dhe promovuar vlerat tona të trashëgimisë”, u shpreh tutje ministri.
“Përmes këtij aktiviteti po bëhet prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore, edukimi joformal i gjeneratave të reja”, ka thënë mes tjerash, drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha.
Kjo lojë kreative e dizajnuar për qytete të ndryshme të Shqipërisë, si: Gjirokastra, Tirana, Shkodra, Korça, etj. tanimë në Kosovë për herë të parë është prezantuar në Prizren.
Loja, përveq që synon të ‘pushojë’ fëmijët nga ekspozimi i tepërt në pajisje elektronike, poashtu synon rikthimin e një nostalgjie të shumë familjeve kosovare, tanimë në një format ndryshe.
Fëmijët përmes lojës e argëtimit do të mund të (ri)zbulojnë elemente të ndryshme të trashëgimisë së qytetit të tyre përderisa të rriturit, evokojnë kujtimet që ofron loja dhe mund të diskutojnë hapur për temat e mbrojtjes së trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore.
Edicioni i lojës “Mos u Nxeh Prizren” është dizajnuar nga organizata ‘EC Ma Ndryshe’ në partneritet me GuideKS (Asociacionin e Guidave Turistike të Kosovës) dhe kontribut të çmuar nga stafi profesional i Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore – Prizren, përderisa është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. / KultPlus.com
Piansiti Agron Shujaku së fundmi ka prezantuar një pjesë të projektit që ka për synim realizimin e veprave të kompozitorëve kosovar për piano 4 duar, përcjell KultPlus.
Bëhet fjalë për veprën për piano 4 duar “Pranvera në Prishtinë” e kompozuar në origjinal nga Musa Piperku, që është transformuar në një vepër të bukur pianistike nga kompozitori Kreshnik Aliçkaj.
Piansiti Shujaku tutje bëri të ditur se realizimi i projektit të CD me vepra të kompozitorëve kosovar është subvencionuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Komuna e Prishtinës.
Më poshtë KultPlus ju sjell postimin e tij të plotë:
Te nderuar miq,
Po ju prezentoj një pjesë të projektit që ka synim realizimit të veprave të kompozitorëve Kosovar për piano 4 duar.
Është vepra për piano 4 duar “Pranvera në Prishtinë” e kompozuar në origjinal nga Musa Piperku, që është transformuar në një vepër të bukur pianistike nga kompozitori Kreshnik Aliçkaj.
Realizimi i projektit të CD me vepra të kompozitorëve kosovar është subvencionuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Komuna e Prishtinës.
Faleminderoj poashtu Teatrin Profesionist “Istref Begolli” për kontributin e tyre si partner i projektit. Një falemnderim i veçantë për Memli Kelmendi për kontributin e tij në si inxhinier zëri në realizimin e projektit. / KultPlus.com
Historia tregon se çfarë është një komb, si e ka nxjerrë në dritën e kohëve identitetin e tij, dhe a e ka ruajtur ai komb apo popull nderin, lirinë dhe të vërtetën e tij. Dhe, siç do të thoshte Schiller: “Kombi është i pavlerë, nëse nuk e jep gjithçka për nderin e tij!”. Por një gjë e tillë nuk mund t’i japë vetes nder më të madh sesa kur i mban dhe i respekton bijtë e bijat më fisnikë të gjakut dhe shpirtit iliro-arbëror, të cilët qëndrojnë përgjithmonë aty si dekor e stoli i atdheut para botës, si një këshillë sublime. Këta janë shembulli i madh dhe i përsosur i brezave të kombit.
Për të gjitha këto vlera të pashembullta të kombit tim, edhe në këtë libër i kam kushtuar vëmendje e rëndësi figurës së pavdekshme të mbretit tonë arbëror Gjergj Kastrioti, i cili e ka vulosur identitetin tonë si një komb europian, me bëmat e tij na ka lënë themelet e shtetit, si dhe na ka dhënë flamurin si simbol të fitores, sakrificës e lirisë.
Edhe në këtë libër studimor, unë e shikoj dhe e analizoj botën e brendshme të Gjergj Kastriotit në shumë dimensione, përqendruar më së shumti te vepra e tij e paçmuar ndaj atdheut, si dhe jetën dhe vizionin e strategjisë së tij. Këtu qëndron thellësia e hyrjes në botën e këtij personaliteti mbikohor dhe të papërsëritshëm të historisë së kombit tonë. Me shekuj është folur, rrëfyer e janë shkruar vepra të tëra për këtë figurë emblemë të kombit shqiptar, duke e trajtuar atë në tërësi nga këndvështrime të ndryshme. Ka ndodhur që gjatë trajtimit të kësaj figure monumentale nuk i është hyrë në thellësi epokës kur ai jetoi, aq më tepër botës së tij të brendshme, si një shembulli i pavdekshëm i një udhëheqësi, mbreti, komandanti, diplomati, heroi, strategu e, mbi të gjitha i të qenit njeri, në kuptimin e plotë të fjalës.
Ndërsa figura të fuqishme të nderit të kombit tonë, si Marin Barleti, Pal Engjëlli, Frang Bardhi, e më pas edhe rilindës si Naim Frashëri e shumë të tjerë deri në ditët e sotme, i kanë analizuar në detaje epokën dhe bëmat e tij, botën e brendshme morale, jetën dhe veprën, e mbi të gjitha vizionin e strategjisë së tij. Për të gjithë këta studiues legjendarë, Gjergj Kastrioti ishte mishërim i të mirës morale, asaj kombëtare të shtetit të Arbërit, por edhe si një shembull i edukimit të brezave në frymën e lirisë dhe të atdhedashurisë.
Një pjesë tjetër e këtij botimi iu është kushtuar shqiptarëve, si pasardhës të pellazgo-ilirëve, bazuar në dokumente historike edhe të autorëve europianë që janë marrë me historinë e prejardhjes së shqiptarëve dhe gjuhës së tyre. Gjithashtu, në fund të librit mund të gjenden edhe dokumente mbështetëse të nxjerra nga bibliotekat dhe arkivat e ndryshme e që shërbejnë për ta përforcuar më shumë gjithçka që është trajtuar në këtë libër. Nuk është lënë pa përmendur edhe Kongresi i Berlinit, por edhe ato të Konferencës së Londrës dhe Parisit. Nuk mund të lë pa nënvizuar gjithashtu edhe kontributin e Austro-Hungarisë dhe Italisë në formimin e shtetit shqiptar, si dhe mbrojtjen e Shqipërisë prej tyre në qarqet ndërkombëtare, aty ku rrezikohej integriteti territorial i shtetit shqiptar. Në vazhdim trajtohet rrugëtimi i kombit, pasojat e ndarjes apo të copëtimit të trojeve të vendit, haxhiqamilizmi, ballabanizmi dhe fati i kombit tonë. Njëherësh përmendet edhe udha e dritës së kombit tonë, rruga që ai duhet të ndjekë, si një komb i lashtë me Gjergj Kastriotin në ballë. Ndaj, kurdoherë që të rikthehet në familjen europiane, ky komb do ta zinte vendin e vet të merituar e që i takon me shumë të drejtë.
Libri botohet në kuadër të SHB“Lena Grafik”, Prishtinë.
Libri i ri nga e Hëna (javën tjetër) mund të gjendet në: Librarinë Artini-Toena dhe Librarinë Dukagjini. / KultPlus.com
Danimarka planifikon të heqë kufizimet e saj lidhur me COVID-19 më 1 shkurt megjithë infeksionet rekorde, pasi shkalla e lartë e saj e vaksinimit konsiderohet e mjaftueshme kundër variantit më të butë Omicron, tha të mërkurën Ministria e Shëndetësisë.
Nëse një komision parlamentar miraton propozimin e qeverisë më vonë të mërkurën(26 janar), Danimarka do të bëhet vendi i parë i Bashkimit Evropian që heq kufizimet pavarësisht nga vala e infeksioneve me Omicron që përfshiu kontinentin.
“Dëshiroj që COVID-19 të mos kategorizohet më si një sëmundje e rrezikshme për shoqërinë që nga 1 shkurti”, shkroi Ministri i Shëndetësisë Magnus Heunicke në një letër drejtuar ligjvënësve.
Kjo do të çonte në heqjen de fakto të të gjitha kufizimeve të brendshme, duke përfshirë përdorimin e një pasaporte të vaksinimit, mbajtjen e maskave dhe mbylljet e hershme për baret dhe restorantet.
Megjithatë, Danimarka do të mbajë disa masa kufitare për katër javë të tjera, duke përfshirë teste dhe/ose karantinë në varësi të vendit të origjinës së udhëtarëve.
Vendi skandinav hoqi më parë të gjitha kufizimet më 10 shtator, përpara se të rivendoste përdorimin e një pasaporte për COVID-19 në fillim të nëntorit dhe më vonë të vendoste kufizime të reja.
Në Suedinë fqinje, autoritetet njoftuan se kufizimet aktuale do të mbeten në fuqi për të paktën dy javë të tjera.
Sidoqoftë, Ministrja e Shëndetësisë, Lena Hallengren tha në një konferencë për shtyp se “shumica e kufizimeve” mund të hiqen më 9 shkurt nëse “situata është stabilizuar atëherë”.
Përballë një niveli më të ulët të shtrimeve në spital se në valët e mëparshme, disa vende evropiane, si Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë njoftuar heqjen ose uljen e konsiderueshme të kufizimeve të tyre ditët e fundit, pavarësisht rasteve rekord apo shumë të larta.
Në Angli, i vetmi kufizim ligjor në fuqi nga e enjtja do të jetë për personat që rezultojnë pozitivë të izolohen.
Në Danimarkë, autoritetet shëndetësore “rekomandojnë” njerëzit që rezultojnë pozitivë të izolohen për katër ditë.
Vendi me 5.8 milionë banorë regjistroi 46,000 raste të reja të martën, një nivel shumë i lartë, “por vlerësimi ynë aktual është se epidemia së shpejti do të arrijë kulmin”, shkroi Heunicke në Twitter.
“Ne kemi kontroll të mirë mbi normat e shtrimit në spital, falë një kombinimi prej 3.5 milionë danezëve të vaksinuar dhe natyrës më pak të rëndë të Omicron”, tha ai.
Më shumë se 60 përqind e danezëve kanë marrë një dozë të tretë, një muaj përpara planit të autoriteteve shëndetësore.
Ndërsa numri i personave të shtruar në spital me COVID-19 vazhdon të rritet dhe tani ka kaluar 900, autoritetet shëndetësore thanë se situata ishte nën kontroll.
Në fillim të janarit, numri i shtrimeve në spital ishte rritur me 16 për qind, megjithëse rastet u rritën me 35 për qind.
Për më tepër, numri i personave në kujdesin intensiv ka rënë, nga 74 në fillim të janarit në 44 të mërkurën.
Autoriteti Shëndetësor danez tha se 35 për qind e atyre që ishin në spital me COVID-19 ishin në të vërtetë në spital për një diagnozë tjetër./ KultPlus.com
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur sot në komunë kreun e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Tomaš Szunyog, shkruan KultPlus.
Në këtë takim është bërë e ditur se u diskutuan tema rreth ndërtesave kulturore dhe fuqizimit të qytetarëve nëpërmjet ndërhyrjeve urbane.
Më poshtë KultPlus ju sjell postimin e plotë të tij:
“Mirëprita sot kreun e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Tomaš Szunyog, me të cilin folëm për avancimin e bashkëpunimit mes nesh, me përkrahje të fondeve IPA për lëvizshmërinë e blertë, ndërtesat kulturore dhe strategjinë komunale për fuqizimin e qytetarëve nëpërmjet ndërhyrjeve urbane. Pjesë e bisedës ishte edhe rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë me pushtetin qendror për jetësimin e projekteve, si dhe fuqizimi i administratës publike”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.
Projekti më i ri i titulluar titulluar “Debati për Kulturën dhe Letërsinë në kohë pandemie” i cili po zhvillohet për herë të parë nën organizimin e PEN Qendrës së Kosovës, tashmë ka shënuar natën e dytë me radhë, me ç’rast mbrëmë u zhvillua edhe një aktivitet tjetër kulturor e letrar në ambientin e KultPlus Caffe Gallery, shkruan KultPlus.
Me këtë projekt origjinal, nata e dytë solli pranë të pranishmëve debatin rreth temës ‘Botimi dhe vlerësimi i letërsisë sot’, ku për të diskutuar më thellësisht, në panel të ftuar ishin: shkrimtari dhe profesori në Universitetin e Prishtinës, Sali Bashota, prozatori, përkthyesi dhe publicisti, Binak Kelmendi si dhe moderatori Ibrahim Berisha.
Këto ngjarje të cilat gjithmonë nisin fiks në orën 17:00, kanë mbajtur pranë vetes edhe një numër të vogël të publikut i cili gjithmonë qëndron besnik ndaj këtyre aktiviteve. Andaj, për të diskutuar më gjerë për temën ‘Botimi dhe vlerësimi i letërsisë sot’, në bashkëbisedim janë bashkangjitur edhe të pranishmit.
‘Botimi dhe vlerësimi i letërsisë sot’, është një temë kjo që shpeshherë gjen rreth vetes argumente e analiza nga më të ndryshmet nga njerëz që i përkasin fushave diversive. Duke pasur parasysh se letërsia shqiptare, sidomos në Kosovë, është një letërsi që ka nevojë për një kujdes e përkushtim më të veçantë ndaj saj, janë pikërisht këto dy pika kryesore si botimi dhe vlerësimi që prekin thellë brenda problematikave në letërsi e që shpesh mbesin të pazgjidhura për arsye të ndryshme, kurse mbrëmë ishin pikërisht ato që janë shtjelluar në vazhdim nga të ftuarit në panel.
Ndërsa, kujtojmë se të gjitha punimet e pjesëmarrësve në panel do të botohen në një libër kur të përfundojë i gjithë projekti. Në këtë projekt të përfshirë janë gjithsej 22 intelektualë që do të flasin nga kontekste të ndryshme për tema të caktuara përgjatë muajit janar dhe shkurt.
Mbrëmjen e hapi moderatori Ibrahim Berisha, i cili fillimisht nisi këtë mbrëmje duke folur pak për temën dhe rëndësinë e saj.
“Sot tema është e përqendruar në botimet, sidomos në vitet e fundit. Natyrisht që botimet e fundit sot nënshtrohen ndaj shumë dimensione nga ajo që lidhet me vetë përgatitjet në shtyp pastaj me marketingun, shpërndarjen dhe formën më të re të publikimit të veprave, forma elektronike”, thotë Berisha.
Fillimisht në këtë ngjarje për të folur nga një anë studimore për sa i përket botimeve dhe vlerësimit të letërsisë sot, përkthyesi dhe publicisti, Binak Kelmendi ka prekur qasjen e lirisë jo vetëm brenda shkrimtarëve por edhe atë të mediumeve.
“E sotmja, të paktën sipas perceptimit tim, gjithmonë duhet të ketë qenë më e vështirë sesa e djeshmja. Nuk është këtu për liri e joliri, as për kushte pushtimi e çlirimi dhe as për luftë e paqe. Fjala është për letërsi dhe për letërsinë në kushtet dhe në rrethanat tona. Për botimin e saj në ditët e sotme dhe për vlerësimin që i bëhet kësaj letërsie jo vetëm në këtë kohë pandemie. Dhe nuk ka si të mos mendohet, natyrisht, edhe për brezat që do të vijnë. Sepse edhe ata do ta kenë, të sotmen dhe të djeshmen e tyre sikur dhe të ardhmen e tyre për veprimtari krijuese”, thotë Kelmendi.
Sipas tij, letërsia, në përgjithësi, nuk ka dje dhe sot, letërsia nuk ka kohë, ajo mund të ketë vetëm vazhdimësi kohore. Prandaj, në vend të kohës, letërsia ka vetëm letërsi. Për këtë dëshmojnë më së miri autorë botërorë të mesjetës, të hershëm e të vonshëm por edhe ata nga antikiteti i kahershëm pasi që vlera artistike e veprave të tyre edhe sot konsiderohet dhe është kulminante, e ndoshta edhe e paarritshme.
“Ofrimi shkrimeve autoriale letrare te lexuesi dhe tek opinioni bëhet përmes botimit dhe shpërndarjes së veprës së shkruar. Botimi, pra, është vetë dhe vetëm finalja e krijimit të një vepre letrare. Ndërsa shpërndarja, shkuarja ose arritja e saj te lexuesi është një rrugëtim tjetër që te ne, në periudhën e pas luftës, ka qenë relativisht vështirë, ndërsa tani, në këtë kohë pandemie, nuk do mend, është bërë edhe shumë më i vështirë. Këtu nuk pse të përmendet decenia e parë e para luftës, kur pushtuesi serb kishte zhbërë të gjitha institucionet tona kulturore dhe kur kultura ndoshta ishte, apo dhe konsiderohej luks, sado që edhe në këtë periudhë të pushtimit të egër, u botuan kryevepra letrare shqiptare filluar nga Fishta e të tjerë me të cilat synohej armatosja shpirtërore për rezistencë, por edhe vepra të reja të krijuesve që për patos kishin poashtu qëndresën”, shpalos ai.
Për të, sot është e vështirë të numërohen shtëpitë botuese që botojnë libra. E me këtë edhe shtypshkronjat që i prodhojnë ato. Ai thotë se prodhohen librat, dhe këtë ai nuk e përdor vetëm në kuptimin pezhorativ. Ky prodhim librash është bërë ose është shndërruar në një industri përfituese, para së gjithash për këta botues, por, ndoshta shumë më shumë, për pronarë, poashtu, të shumtë, shtypshkronjash. Me një fjalë, veprimtaria botuese e printuese sa nuk është shndërruar në veprimtari botore.
“Portalet që në Kosovë janë me shumicë, “harrojnë” ose nduk duan ta dinë se letërsia është ushqimi shpirtëror i njeriut dhe shumë pak merren me trendin letrar në vend. Përjashtim bën portali i specializuar për çështje kulturore “KultPlus” në të cilin pothuaj çdo ditë zënë vend krijimet letrare të autorëve të gjinive të ndryshme. Këtu shpesh botohen edhe kritika, recensione e vështrime dhe vlerësime letrare për botimet më të fundit. Në disa televizione tona nacionale, ka emisione javore përgjithësisht për letërsinë dhe ato shpesh prezantojnë botimet më të reja bashkë me autorët e atyre botimeve. Ndonjë lajm, herë pas here emetohet edhe për botimin e ndonjë libri”, përfundon Kelmendi.
Ndërsa, shkrimtari dhe profesori në Universitetin e Prishtinës, Sali Bashota, foli rreth mungesës së një strategjie efikase në fushën e kulturës si dhe mungesës së mendimit kritik për librin e ri.
U bënë më shumë se njëzet vite dhe Kosova ende nuk ka krijuar një strategji të qartë dhe efikase në fushën e kulturës, edhe sa i përket botimeve dhe vlerësimit të letërsisë së vet, pothuajse, në të gjitha nivelet, mbase duke filluar nga Abetarja e deri te librat me karakter enciklopedik. Nuk do të thotë se kanë munguar përpjekjet institucionale të disa niveleve udhëheqëse, por nuk është arritur diçka e vlefshme në këtë drejtim që do të duhej të mbahej në mendje, madje të jetë edhe si pikë referimi. Edhe pse në masë jo të mjaftueshme, ndoshta i vetmi përjashtim mund të jetë Ministria e Kulturës, e cila ka arritur në një mënyrë të ofrojë përkrahje në këtë drejtim”, thotë Bashota.
Sipas tij, ka vepra të shumta me poezi, disa në prozë, tepër pak vepra me ese dhe studime letrare, disa sosh me përkthime, ndërkaq përkthimi i letërsisë shqipe jashtë vendit, pra në gjuhë të ndryshme botërore, kryesisht bëhet me nisma individuale të autorëve dhe deri më tani nuk mund të evidentohet ndonjë projekt serioz që udhëhiqet nga institucionet vendore për të prezantuar vlerat e letërsisë shqipe në mënyrë dinjitoze, kur dihet se këto vlera ekzistojnë dhe janë brenda nesh.
“Letërsia shqipe në Kosovë, pothuajse, në të gjitha periudhat e zhvillimit të saj paraqet vlera të rëndësishme në kuadrin e letërsisë shqipe në përgjithësi, edhe pse sot e gjithë ditën mungon integrimi i saj në raport me letërsinë që krijohet në Shqipëri dhe për më tepër, botimi i librit në Kosovë dhe botimi i librit në Shqipëri, mbase edhe në kohë të pandemisë janë dy botë me vete. Ka disa vite me radhë që maksimumi i tirazhit të botimit të një libri në Kosovë është pesëqind ekzemplarë. Tirazhi i një libri me gjithsej pesëqind ekzemplarë që nuk arrin të shpërndahet nëpër bibliotekat e qyteteve të Kosovës apo që nuk e gjen lexuesin e vet përmes formës së shitjes, meqë interesimi për të është minimal apo për disa libra nuk ekziston fare, tregon për anomalitë që janë të pranishme në mjedisin tonë kulturor”, shpalos Bashota.
Për të, brezi i ri letrar, sidomos lexuesi i ri në Kosovë, do ta kenë vështirë të krijojnë përfytyrimin e qartë dhe të saktë për përcaktimin e e gjykimit të tyre: për vlerat që mbesin në heshtje dhe askush nuk merret me to dhe për pseudovlerat që përpiqen ta diktojnë ritmin e kësaj shoqërie, madje jo rrallë tentojnë ta marrin primatin e vlerës përfaqësuese.
“Mendimi kritik profesional për librin e ri, pothuajse, sot mungon. Pra, kritika e përditshme në formë të recensionit, ku bëhet vlerësimi i parë nga kritikët profesionalë për botimin e librit të ri, pa dyshim, se do ta afirmonte vlerën letrare, në njërën anë, por edhe do ta pengonte në masë të madhe vërshimin e pseudovlerave në mjedisin tonë kulturor, në anën tjetër. Misioni i shkrimtarit të mirë sot është përpara një sfide, sepse asnjë shkrimtar në Kosovë, madje asnjë nuk mund të jetojë nga puna e vet në fushën e botimit dhe të shitjes së librit. Ky është një fakt për cilën ka kohë që diskutohet dhe nuk ndërmerret ndonjë veprim që së paku të krijohet një fond institucional për mbështetje financiare të autorëve që kanë kontribuar dhe kontribuojnë në afirmimin e vlerave të letërsisë shqipe”, përfundon Bashota.
Kështu krejt në fund, biseda u zgjerua edhe më shumë me bashkëngjitjen e Avni Spahiut, shkrimtarit dhe prozatorit, Ibrahim Kadriu dhe poetit Lulzim Tafa, të cilët së bashku me të pranishmit bisedën e dërguan edhe në një nivel më të gjerë e më të afërt, duke krijuar kështu një atmosferë komode mes tyre nën ngrohtësinë shpirtërore të bibliotekës së KultPlus Caffe Gallery.
Ndërkaq, projekti “Debati për Kulturën dhe Letërsinë në kohë pandemie” do të mbahet deri në fund të muajit shkurt, ku çdo të martë dhe të enjte në KultPlus Caffe Gallery, duke filluar nga ora 17:00, do të debatohet rreth temave si: Leximi dhe biblioteka, Krijimtaria letrare në periudhën e pandemisë, Komunikimi ndërkulturor, Gjuha e shkrimit letrar sot, Letërsia dhe teknologjia, Letërsia e gruas, Roli i letërsisë në periudha krizash dhe Letërsia e përkthyer.
Kujtojmë se deri më tani janë trajtuar dy tema si: Liria dhe e drejta e autorit dhe Botimi dhe vlerësimi i letërsisë sot. / KultPlus.com
Akademia Olimpike e Komitetit Olimpik të Kosovës është bërë anëtare me të drejta të plota në Akademinë Olimpike Ndërkombëtare (IOA), përcjell KultPlus.
KOK kishte aplikuar për anëtarësim muajin e kaluar, ndërsa konfirmimi zyrtar ka ardhur sot, me përfshirjen e Kosovës në mesin e të gjitha Akademive tjera Olimpike Kombëtare.
Është ky një hap tjetër drejt zhvillimit të mëtutjeshëm të Akademisë Olimpike, e cila u themelua nga KOK-u vetëm muaj më parë.
Qëllimi i Akademisë Olimpike të Kosovës është të promovojë vlerat olimpike dhe shpirtin olimpik në Kosovë, me fokus të veçantë edukimin e stafit profesional në fushën e sportit.
Me këtë rast, javën e kaluar, u organizua kursi teknik për trajnerët dhe gjyqtarët e mundjes, ndërsa që nga kjo javë do të nis edicioni i tretë i Kursit të Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC)./ KultPlus.com
Filmi i Dea Gjinovcit bën fjalë për jetën e familjes Demiri, e cila për shkak të vështirësive në periudhën e pasluftës në Kosovë, me shpresën për një jetë më të mirë, kishte kërkuar azil në Suedi
Sot, juria e Festivalit kryesor të Filmit të Zvicrës, që mbahet për çdo vit në Solothurn, ka bërë të ditur titujt e filmave që janë nominuar për çmimet e festivalit prestigjioz. Në mesin e filmave të nominuar për 13 çmime nga të gjitha zhanret është edhe filmi “Zgjimi në Mars” i regjisores shqiptarozvicerane, Dea Gjinovci.
Bëhet fjalë për çmimet “zyrtare”që jepen për filmat më të mirë zviceranë, në përgjithësi, shkruan albinfo.ch.
Dea Gjinovci ka studiuar për Ekonomi dhe Politikë në SOAS në Londër si dhe për shkenca në Paris. Ka kryer master për Antropologji dhe Film Dokumentar. Ajo shtë prodhuese e regjisore filmash dhe është vlerësuar me disa çmime për punën e saj. Qendra e saj e jetesës është në Paris dhe në Gjenevë.
Filmi i Dea Gjinovcit bën fjalë për jetën e familjes 6 anëtarëshe Demiri, e cila për shkak të vështirësive që kishte kaluar në periudhën e pasluftës në Kosovë, me shpresën për një jetë më të mirë e të pabrenga, kishte kërkuar azil në Suedi.
Në këtë vend me kritere të ashpra të azilit, është i njohur “Sindromi i Refuzimit”, që është një gjendje kome e cila prek zakonisht të rinjtë azilkërkues të cilët integrohen mirë, e më pas papritmas ju vjen vendimi që të kthehen në vendet e prejardhjes. Ibadetja dhe Djeneta, dy vajza të familjes Demiri, preken nga kjo sëmundje misterioze e cila zgjati gati 5 vjet në rastin e njërës nga vajzat.
Krahas lëngatës në familje, filmi ndjek edhe linjën me kryeprotagonistin, Furkanin, i cili me pasion bashkëbisedon me vëllain e tij më të madh, rreth planeteve tjera dhe jetës në Mars, ku ai pretendon të shkojë në një të ardhme. Atje, sipas tij, nuk do të ketë më probleme me të cilat ballafaqohet në jetën e përditshme, shkruan albinfo.ch. Për ta realizuar këtë qëllim, ai mbledh gjëra nga një “varrezë veturash” dhe fillon të ndërtojë “anijen kozmike”, e cila do ta dërgojë në Mars…
Ndonëse “Çmimi Zviceran i Filmit” do të jepet në Cyrih në muajin mars, duket se Zvicra perëndimore (frankofone) ka “karta më të forta” këtë vit. Shumë nga kineastët e nominuar kanë mbaruar studimet në ECAL (École Cantonale d’art de Lausanne) ose HEAD – Genève (Haute École d’art et de design Genève). Ose ata punojnë në Zvicrën frëngjisht-folëse ndonëse kanë sfond të ndryshëm, shkruajnë sot mediat zvicerane.
Është interesante shumësia e gjuhëve të folura në këta dhjetë filma, pavarësisht faktit se të gjithë janë prodhuar në Zvicër. Kështu në filmi “Réveil sur Mars” (Zgjimi në Mars) flitet gjuha shqipe, në atë “Rërë e lagur”, gjuha japoneze, në “Soul of a Beast” (Shpirti i një bishe) flitet ukrainisht, në “Azor”, spanjisht, në “Dida”, serbisht, etj.
Gjithsej 96 filma janë nominuar në 13 kategori. Në kategorinë kryesore “Filmi më i mirë” janë, përveç “Soul of a Beast” edhe “Azor”, i regjisorit Andreas Fontana, “La Mif” i Frédéric Baillif, “Rërë e lagur” e Elene Naveriani dhe “Olga” nga Elie Grappe. Ky i fundit ishte në garë për nominim të filmit nga Zvicra për Oscar-in, në kategorinë e filmave jo amerikanë por nuk kishte hyrë në listën e ngushtë. Të theksojmë: në zgjedhje të ngushtë pati hyrë filmi “Zgjoi”, bashkëprodhim Kosovë-Zvicër, Shqipëri, Maqedoni, shkruan albinfo.ch.
Kategoria “Filmi më i mirë” tërheq me vete 25,000 CHF./ KultPlus.com
“Jam unë në këto tregime,” – na thotë shkrimtari i “Tregimeve të tranzicionit”. Në pamje të parë duket sikur tekstit i është dhënë më shumë rëndësi se kontekstit. Bashkëthurja me gjendjen politiko-shoqërore në këto tregime të shkurtra, ka nevojë për shumë plotësime nga ana jonë si lexues. Jemi ne që i mbushim me kuptim këto tregime, kur jemi të lexuar. Shumë prej këtyre copëzave janë lehtësisht të mbushëshme, pasi shumë njerëz dhe ngjarje i kanë njohur dhe përjetuar. Çështja që shtrohet më shumë më duket se është tranzicioni dhe stanjacioni (ndalesa). Në leximin tim “jemi ndalur” këtë përpiqet të na e thotë libri, na është ndalur ora, nuk ecim dot në hapin e kohës dhe të punës, nuk ndjekim dot askënd. Ne të gjithë hyjmë brenda këtij teksti duke e njohur mirë kontekstin. I pari që nuk i shpëton dot kësaj gjendjeje është vetë autori, zëri kryesor, të cilit i është besuar rrëfimi.
“Tregimet e tranzicionit” përpiqet të na thotë se njëmendësia ku mbështetet dhe nga ku rikrijohet vepra është një fushëbetejë e jetës, që bëhet fushëlojë e veprës. Në pjedestalin e ironisë autori nuk ka asnjë lëkundje. Kjo është poetika që ka shpalosur prej vitesh me poezinë, prozat dhe dramat e tij. Personazhe si Leopoldi, Shpendi, Selamiu lehtësisht të identifikueshëm radhiten përkrah të trilluarve në të trija ndarjet në libra të këtij teksti. Këto ndarje dëshmojnë lakoren e jetës të unit që jeton dhe unit që shkruan, e cila ironikisht koincidon me fazat e pjekurisë intelektuale: ëndërrimi, dyshimi dhe dështimi.
Larg modestisë mund të them se për motive studimore kam qenë një ndër ndjekësit dhe nyjëtuesit më të vazhdueshëm në shtyp të veprës së autorit Stefan Çapaliku. Mund t’ju them se ai befason vazhdimisht me larmishmërinë e gjetjeve tematike në të trija gjinitë klasike që ka letërsia. Befason edhe me përkthyeshmërinë dhe impaktin që ka pasur në gjuhë të mëdha e të vogla të botës. Befason kur provokon. Ky libër lë sythe temash tabu të paprekshme të provincialitetit qytetas dhe kryeqytetas. Kjo poetikë operon me fjali e mendime të paplotësuara. Ka shkelje syri për lexuesin, për gjëra që i dimë e nuk i themi, si dhe për gjëra që i themi, por nuk i dimë.
Diku në një tregim “Leopoldi” ka batuta që censurohen apo vetëcensurohen. Në shumë tregime ka emra “arkaikë” që stereotipizohen. Tekste dhe kontekste në pikëvështrimin grotesk të tranzicionit përkrah rrjedhës së njëmendtë të stanjacionit. Më pak anësi dhe më shumë guxim kërkon vepra për ta shembur stereotipin dhe paracaktimin e kuptimit të veprës. Më shumë guxim për të bluar idetë në të mirë të figurshmërisë artistike. Me pëlqen fjala “ngutí” që përdor ndonjëherë Rugova në kritikat e tij. Çapaliku ka ngutínë për ta përshkuar tranzicioni më frikën se po i rrëshqet nga duart. Për medimin tim fjalia më domethënsëse e librit është: “Që prej vitit 1992, pra që në kohën kur edhe këtu tek ne theu qafën komunizmi, fituam edhe ne lirinë e fjalës e të protestës”. Unë pyes: Të jetë e vërtetë vallë që e theu qafën dhe fituam lirinë?!
Së fundi, një sugjerim do të kisha. Lëreni kuptimin e veprës të marrë udhë vetë! Hiqini parathëniet dhe pastheniet e shkruara prej vete autorëve!/ KultPlus.com
Aktorja që portretizoi rolin kryesor në filmin ‘Zgjoi’, Yllka Gashi u ka bërë thirrje të gjithëve të shpërndajnë sa më shumë fotografinë e filmit në rrjete sociale meqë nesër fillon votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për Oscars 2022, shkruan KultPlus.
KultPlus ua sjell postimin e plotë të saj:
Të dashur miq,
Nesër fillon votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për Oscars 2022.
Kosova për herë parë është në listën e ngushtë me gjasa reale për të siguruar një nominim.
Duke ju falenderuar për përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni bërë gjatë krejt kësaj kohe, ju lus që ta shpërndani sa më shumë fotografinë e filmit tonë në rrjete sociale.
Bashkë për Kosovën drejtë Oscars 2022!!!
Kosova’s Official Entry for Oscars
Based on an inspiring true story, Hive tells the story of empowerment, resilience and triumph of Fahrije Hoti and the women of Krusha in a situation when giving up is knocking on your door.
Please support us by sharing and thank you a million times!./ KultPlus.com
Papa Françesku tha të mërkurën se prindërit e fëmijëve homoseksualë nuk duhet t’i dënojnë ata, por t’u ofrojnë mbështetje, transmeton KultPlus.
Ai foli para audiencës së tij javore në lidhje me vështirësitë me të cilat prindërit mund të përballen në rritjen e pasardhësve.
Këto çështje përfshinin “prindërit që shohin orientime të ndryshme seksuale tek fëmijët e tyre dhe si ta trajtojnë këtë, si t’i shoqërojnë fëmijët e tyre dhe të mos fshihen pas një qëndrimi dënimi,” tha Françesku.
Ai ka thënë më parë se homoseksualët kanë të drejtë të pranohen nga familjet e tyre si fëmijë dhe vëllezër e motra.
Ai ka thënë gjithashtu se ndërsa Kisha nuk mund të pranojë martesat e të njëjtit seks, ajo mund të mbështesë ligjet e bashkimit civil që synojnë t’u japin partnerëve homoseksualë të drejta të përbashkëta në fushat e pensioneve dhe kujdesit shëndetësor dhe çështjeve të trashëgimisë.
Vitin e kaluar, zyra doktrinore e Vatikanit lëshoi një dokument që thoshte se priftërinjtë katolikë nuk mund të bekojnë sindikatat e të njëjtit seks, një vendim që zhgënjeu shumë katolikët homoseksualë./ KultPlus.com
Mediumi kinez ‘China Daily’ ka bërë një shkrim për skitaren Kiana Kryeziu, e cila do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore ‘Pekini 2022’.
Në shkrimin për Kryeziun, ‘China Daily’ e ka paraqitur Kosovën si shtet.
E përditshmja që është e shkruar në gjuhën angleze, është pronë e Departamentit të Publicitetit në Partinë Komuniste të Kines, ndërsa burim i këtij shkrimi ka qenë “Associated Press”./ KultPlus.com
Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë është mbyllur për shkak të ndërprerjes së vazhdueshme të rrymës, përcjell KultPlus.
Përmes një postimi në Facebook është njoftuar se muzeu do të jetë i mbyllur deri në marrjen e masave të nevojshme për funksionimin adekuat.
“Duke marrë parasysh ndërprerjet e vazhdueshme të rrymës, Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë do të qëndrojë i mbyllur deri në marrjen e masave të nevojshme për funksionimin adekuat të muzeut. Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që të vizitojnë Muzeun e Artit Amerikan në Prishtinë, të ndjekin platformat tona të mediave sociale për çdo përditësim në lidhje me hapjen e muzeut.” – thuhet në njoftim./ KultPlus.com
Për shkak se njëri nga aktorët ka rezultuar pozitiv me korovavirus, është anuluar shfaqja “Marksistë-Leninistët e Zvicrës”, prodhim i Teatrit Adriana – Ferizaj që ishte planifikuar të shfaqej sonte në kuadër të Festivalit të Drames Shqipe, përcjell KultPlus.
Më poshtë KultPlus ua sjell njoftimin e Teatrit të Gjilanit:
njoftojmë që shfaqja “Marksistë-Leninistët e Zvicrës”, prodhim i Teatrit Adriana – Ferizaj, e cila ka qenë e planifkuar për tu dhënë sonte, e mërkurë, 26 janar, në kuadër të Festivalit të Drames Shqipe, ANULOHET për shkak se njëri nga aktorët e kësaj shfaqjeje ka rezultuar pozitiv me Covid 19.
Në vend të saj, për të gjithë ata që nuk kanë pasur ftesa dhe nuk kanë mundur të shohin premierën shfaqjes “Viganët”, prodhim i Teatrit të Gjilanit, ne do të japim sonte, pa pagesë, reprizën
e saj! Pra, sonte, e mërkurë, 26 janar repriza e shfaqjes “Viganët” | ora 18:00
‘Pa Vend’ është shpallur filmi më i mirë i shkurtë në Edicionin e 33- të Festivalit të filmit në Trieste Film Festival – Alpe Adria Cinema, përcjell KultPlus.
Juria e garës së filmit të shkurtër, e përbërë nga Špela Čadež (regjisore, producente dhe animatore nga Slovenia), Ëim Vanacker (anëtar i Komisionit Përzgjedhës të Konkursit të Filmit të Shkurtër në Festivalin e Filmit në Kanë) dhe Gerald Ëeber (zëvendës drejtor menaxhues i sixpackfilm – Vjenë) thanë që filmin e zgjodhën për këndvështrimin e tij origjinal.
Për më tepër juria u shpreh “Në një film që kalon kufirin mes dokumentarit dhe fiksionit, një tavolinë Ping Pongu bëhet një alegori për realitetin politik, por edhe një metaforë për kërkimin e një vendi në kohë ndryshimi të shtëpisë dhe migrimit. Pa Vend na bindi me vendimet e tij formalisht të sakta, kuadrin e tij të pazakontë, këndvështrimin e tij të përqendruar dhe ritmin e tij të saktë.”/ KultPlus.com
Dua të shkoj me atë që dua S’dua ta di sa më kushton. s’dua të pyes bëj a s’bëj mirë. s’dua ta di më do a jo. Dua të shkoj me atë që dua./ KultPlus.com
Bertolt Brecht in 1937. (Fred Stein/picture-alliance/dpa/Associated Press)
Koncertet e Elton John në American Airlines Center në Dallas janë shtyrë pasi këngëtari rezultoi pozitiv me Covid-19, sipas një deklarate nga arena.
Vendi njoftoi se turneu tashmë i vonuar prej kohësh “Farewell Yellow Brick Road” nuk do të zhvillohet këtë të martë dhe të mërkurë.
“Me keqardhje të madhe datat e turneut “Lamtumirë Yellow Brick Road” në Dallas të përcaktuara për të martën, 25 janar dhe të mërkurën, 26 janar duhet të shtyhen për shkak se Eltoni së fundmi doli pozitiv për Covid-19. Për fat të mirë, Eltoni është plotësisht i vaksinuar dhe i përmirësuar. dhe po përjeton vetëm simptoma të lehta. Tifozët duhet të mbajnë biletat e tyre pasi ata do të nderohen në datat e riplanifikuara që do të shpallen së shpejti. Turneu i Elton dhe Farewell Yellow Brick Road presin me padurim të kthehen në skenë së shpejti,” shkroi vendi në nje deklarate.
Këngëtarja sapo ishte kthyer në performancë pas një pauze gati dy vjeçare për shkak të pandemisë. Turneu u vonua gjithashtu vitin e kaluar pasi ai iu nënshtrua një operacioni në kofshë.
John kishte shpallur datat e turneut në qershor 2021, duke thënë në atë kohë: “Shfaqjet që unë shpall sot do të jenë datat e fundit të turneut tim ndonjëherë në Amerikën e Veriut dhe Evropë. Unë do të dal në mënyrën më të madhe të mundshme, duke performuar në mua shumë më e mira, me produksionin më spektakolar që kam pasur ndonjëherë, duke luajtur në vende që kanë qenë aq shumë për mua gjatë gjithë karrierës sime.”
Nuk është ende e qartë nëse turneu, i planifikuar të ndalet në Little Rock, Arkansas dhe Oklahoma City të shtunën dhe të dielën, do të vazhdojë apo do të shtyhet./ KultPlus.com
Yjet në listën e aktorëve më me ndikim kanë vërtetuar se, përveç llambave të paparacëve dhe pagave të majme, fama “ushqen fuqi”.
Denzel Washington
Aktori fitues i çmimit “Oscar” u ka dhënë aftësi, besueshmëri dhe gravitacion roleve në të cilat ai ka luajtur, qofshin ato portretizime historike si Malcolm X dhe Uragani Carter ose personazhe konfliktuale si polici i korruptuar i “Training Day” dhe detektivi depresiv i “The Bone Collector”.
Jashtë kamerës, ai ka shpërndarë disa nga fama dhe pasuria e tij në kauza dhe fondacione bamirësie, duke përfshirë Klubin e Djemve dhe Vajzave të Amerikës, Fondin e Fëmijëve ‘Nelson Mandela’ dhe Save Africa’s Children.
Tom Hanks
Gjatë karrierës së tij të gjatë, Hanks ka dëshmuar fuqinë e tij para dhe pas kamerës. Pavarësisht nëse ai luan një viktimë homoseksuale të AIDS-it në filmin “Philadelphia” të përlotur të vitit 1993, një jugor që flet ngadalë në filmin “Forrest Gump” të vitit 1994 apo një kapiten heroik në “Save Private Ryan”, aktori fitues i Akademisë ka pushtuar prej kohësh zemrat.
Ndër fokuset e tij të tjera: mbrojtja e mjedisit, një shkak që ylli i Hollivudit e ka lënë pas punën e tij vitet e fundit.
George Clooney
Vitet e fundit, përpjekjet e Clooney janë përqendruar kryesisht në krizën në rajonin e Darfurit të Sudanit.
Në vitin 2006, ai udhëtoi në Darfur me babanë e tij, një gazetar për të dokumentuar fshehurazi gjenocidin.
Lajmëtari tashmë i OKB-së i paqes u shfaq gjithashtu përkrah fituesit të çmimit Nobel Elie Wiesel në një apel drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ndërhyrje në zonën e shkatërruar.
Will Smith
Smith nuk është asgjë nëse jo i fuqishëm. Në fakt, ai është i vetmi aktor në histori që ka tetë filma radhazi me bruto mbi 100 milionë dollarë në arkat e brendshme.
Jashtë ekranit, ai dhe gruaja e tij Jada i kanë kushtuar shumë para dhe kohë Fondacionit Familjar ‘Will dhe Jada Smith’, një organizatë e fokusuar në zhvillimin e komunitetit brenda qytetit, projektet arsimore për të rinjtë, fëmijët e paprivilegjuar dhe familjet e tyre.
Morgan Freeman
Aktori fitues i çmimit “Oscar” midis shumë titujve të tij në ekranin e argjendtë, duke përfshirë paraqitjen në filmin e Jim Carrey të vitit 2003, janë rolet prekëse në ‘The Shawshank Redemption’ dhe ‘Million Dollar Baby’. Jashtë setit, Freeman ka ofruar të njëjtin lloj pasioni për shkaqe si ndihma mjedisore dhe fatkeqësitë.
Angelina Jolie
Gjatë një dekade, Jolie është bërë e njohur për përpjekjet e saj globale humanitare sa edhe për statusin e saj të yllit të filmit.
Përveç të qenit nënë e gjashtë fëmijëve dhe një aktore fituese e çmimeve “Oscar”, magneti i tabloidit është gjithashtu ambasadore e vullnetit të mirë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.
Në atë rol, ajo vazhdimisht ka ofruar kohën, paratë dhe ndikimin e saj për kauza që variojnë nga varfëria globale deri te adoptimi.
Robert De Niro
I konsideruar si një nga aktorët më të mëdhenj të gjeneratës së tij, fituesi i dyfishtë i çmimit “Oscar” është më i njohur për portretizimin e personazheve të konfliktuar dhe shpesh të trazuar.
Midis tyre: Kumbari: Vito Corleone i Pjesës II, mafioz i Goodfellas , Jimmy Conway dhe boksieri i Raging Bull, Jake LaMotta.
Ndër kontributet e tij të tjera: investimi masiv në lagjen TriBeCa të Manhatanit të Ulët. Ndër të tjera, përpjekjet e tij kanë prodhuar studion e filmit TriBeCa Productions dhe Festivalin e Filmit TriBeCa.
James Earl Jones
Aktori i skenës, fitues i çmimit “Tony” dhe tetë herë i nominuari për “Emmy”, është ndër aktorët më me ndikim në historinë e Hollivudit.
Gjatë karrierës së tij të gjatë, baritoni i tij i pagabueshëm madhështor ka luajtur në filma si ‘Mbreti i Luanëve’ dhe ‘Star Wars’.
Prapa skenave, ai është përkushtuar prej kohësh në heshtje për të avancuar shkrim-leximin, artet dhe shkencat humane në një shkallë lokale dhe kombëtare.
Julia Roberts
Fituese e çmimit “Oscar”, ylli i Pretty Woman është ndër aktoret më të njohura të Hollivudit.
Dhe kur ajo nuk po mahnit audiencën në ekran, ajo ka qenë e njohur për ofrimin e kohës dhe burimeve të saj për UNICEF-in dhe fondacionet e tjera bamirëse. Ajo është gjithashtu e zënë me promovimin e përdorimit të karburanteve të rinovueshme si zëdhënëse dhe kryetare e bordit këshillues të Earth Biofuels./ KultPlus.com
Pesëdhjetë e dy vite më parë vdiq ish-kryeministri britanik, Winston Churchill, i cili konsiderohet ende sot një nga liderët më karizmatikë dhe më të diskutuar të shekullit XX, shkruan focus.it.
Me energjinë dhe popullaritetin e paepur që pushtoi masat, ai personifikoi vullnetin e Britanisë së Madhe dhe popujve aleatë për t’i rezistuar kërcënimit nazist, kur bota ishte në buzë të humnerës përgjatë viteve 1940-41.
Cila ishte forca e Wilson Curchill-it?
Ai e kuptoi shumë shpejt, falë një udhëtimi në Gjermani në vitin 1934, rrezikun e jashtëzakonshëm që përfaqësonte Hitleri, i cili synonte dominimin kontinental. Churchill ishte i vetmi, edhe në qeverinë e tij, që i shpalli një luftë totale, absolute dhe dramatike. Duke përsëritur gjithmonë, edhe kur gjithçka dukej e humbur, se nazistët nuk mund të mbështeteshin kurrë në një paqe të fshehtë apo të veçantë.
Prandaj, forca e tij ishte një guxim moral dhe fizik shumë i madh, i palëkundshëm (ai lëvizi në fronte, shkoi mes popullatave të bombarduara), i kombinuar me një vizion politik afatgjatë që e lejonte të kuptonte se nëse Hitleri do të pushtonte Anglinë, atëherë ajo do të mbetej e izoluar dhe në atë pikë sa mund të humbiste gjithë perandorinë e saj.
Britania e Madhe doli fitimtare nga Lufta e Dytë Botërore, por e rraskapitur.
Çfarë ka mbetur nga trashëgimia e Churchill?
Në imagjinatën kolektive angleze, Churchill është ende një mit, një baba i vendit. Sidomos mes atyre mbi 40 vjeç ai është një personazh i klasit të parë. Sigurisht, së fundmi dikush i ka njollosur disa statuja duke e quajtur racist. Por, Churchill nuk mund të kufizohet me kaq, pasi përbën një nënvlerësim.
Sot historiografia, pas momentit të mitit, kërkon hije, bën pyetje, sheh disfata dhe jo vetëm fitore te ky personazh. Por, ajo nuk vë në dyshim madhështinë e tij. Churchill në fakt ka treguar se në orën më të errët mund të luftosh dhe të humbasësh, por gjëja e rëndësishme është të kesh guximin të vazhdosh dhe të mos dorëzohesh.
Me cilin lider mund të krahasohet Churchill?
Vetëm me presidentin e SHBA, Franklin Delano Roosevelt, i cili në fakt lëvizi si ai në një strategji planetare të konfliktit dhe kishte skrupolozitet në aleancat ndërkombëtare. /KultPlus.com.
Frida Kahlo ishte një grua e mrekullueshme, jeta e saj ka qenë e gjitha mes artit dhe vuajtjes, por sot flasim për poezitë, frazat, aforizmat.
Jeta e saj u shënua nga sëmundje dhe një aksident i tmerrshëm, por forca e saj dhe dëshira e saj për dashuri e bënë atë një ikonë, arti i saj surreal i pikturës plot dhimbje njihet në mes të mijëra pikturave, fjalët e saj të forta, të vendosura dhe të pasionuara mund të jenë një pikë mbështetjeje për ata që kanë nevojë për forcë dhe vullnet.
Më poshtë është një përmbledhje e thënieve të saj më të rëndësishme dhe më të fuqishme.
“Këmbë, pse më duhen ato, kur kam krahë për të fluturuar?”
Frida kaloi shumë muaj në shtrat pas poliomelitit dhe më pas për shkak të aksidentit të saj, por asgjë nuk mund ta pengonte atë të fluturonte me krahët e imagjinatës së saj.
“Të mbjellësh një vuajtje është të rrezikosh ta lejosh atë që të gëlltisë, nga brenda”
Izolimi në dhimbjen tënde nuk të çon drejt asgjëje të mirë, dhe ajo e dinte, për këtë arsye ajo shfaqi dhimbjen e saj duke pikturuar dhe shkruar, një mënyrë për të lënë vuajtjet dhe për të mos lejuar që ato ta vinin përfund.
“Ankthi dhe dhimbja, kënaqësia dhe vdekja nuk janë asgjë tjetër veçse një proces që ekziston. Lufta revolucionare në këtë proces është një derë e hapur për inteligjencën “
Ajo e dinte mirë, nuk ka jetë pa vdekje, pasi nuk ka gëzim pa vuajtje … të gjitha janë procese të tranzicionit për të qenë në gjendje të jetosh plotësisht, të hapësh mendjen dhe të zhvillosh inteligjencën.
“Në fund të ditës, mund të durojmë shumë më tepër sesa mendojmë se mund të mbajmë”
Kjo është e drejtë, në mbrëmje në ngrohtësinë e shtratit mund të reflektojmë dhe gjithmonë e gjejmë veten pak më të fortë se sa kishim menduar që të ishte e mundur. Ne jetojmë një ditë të tërë me mendimin se nuk jemi në gjendje ta bëjmë, por në fund e kuptojmë se edhe kësaj here ia kemi dalë.
“Asgjë nuk vlen më shumë se qeshura”
Asgjë për të shtuar, nëse një grua që ka vuajtur kaq shumë thotë se qeshja është e vetmja gjë që ka vlerë, ashtu duhet të jetë.
“Ajo që nuk më vret, më bën më të fortë”
Ajo e përjetoi këtë mbi veten e saj, rrezikoi jetën dhe doli fitimtare, ajo kishte defekte fizike të tmerrshme dhe megjithatë kishte aq shumë adhurues dhe shumë njerëz që e ndoqën … ajo ishte pa dyshim një grua shumë e fortë, ndoshta ishte falënderuese për ato prova që kishte kaluar në rini.
“Bukuria dhe shëmtia janë një mirazh, sepse të tjerët përfundojnë duke parë brendshmërinë tonë”
Frida sigurisht nuk mund të thuhet se ishte një grua e bukur sipas standardeve të tanishme, ajo kishte vetullat e mëdha, një këmbë më të vogël se tjetra, plagë në trupin e saj, por kushdo që e takoi ra në dashuri me të, sepse ajo ishte e bukur brenda, e aftë ta pohonte bukurinë e saj të brendshme më shumë se atë të jashtme … një shembull që duhet ndjekur.
“Dua t’ju jap gjithçka që nuk keni pasur kurrë, as nuk do ta dini se sa e mrekullueshme është të të duan”
Ajo ishte një grua shumë e pasionuar, gruaja e Diego Rivera gjithashtu kishte shumë adhurues, por ndër më të famshmit mund të kujtojmë revolucionarin rus Leon Trocki, poetin André Breton dhe fotografin Tina Modotti. Letrat më të apasionuara, megjithatë, ishin për dashnorin José Bartoli, një refugjat i artit spanjoll në Nju Jork, të cilin Frida e donte me pasion, rreth 100 faqe të shkruara me dorë nga Kahlo midis viteve 1946 dhe 1949.
Më poshtë është një ekstrakt i atyre letrave:
“Natën e kaluar u ndjeva sikur kaq shumë krahë më përshkuan të gjithën, sikur këshilla e gishtërinjve të tu kishte gojë që më puthnin lëkurën time. Atomet e trupit tim janë tuajat dhe dridhen së bashku në mënyrë që ta duam njëri-tjetrin. Unë dua të jetoj dhe të jem e fortë për të të dashur me gjithë butësinë që meriton, për të të dhënë gjithçka që është e mirë në mua, kështu që nuk do të ndjehesh vetëm. Ndihem që gjithmonë të kam dashur, që para se të lindje. Ndonjëherë ndjej që unë kam të lindur për veten time”
“Unë besoj se në dashuri nuk ka as inteligjencë, as marrëzi, dashuria është si një aromë, si një rrymë, si shiu. Ti e njeh, qiellin tim, ju bini si shi mbi mua dhe unë, si toka, ju pranoj”.
Fjalët e dashurisë së pasionuar dhe të butë në të njëjtën kohë, vetëm një grua si Frida Kahlo mund t’i shprehte në këtë mënyrë të fortë.
“Shpresoj se çlirimi është i lumtur dhe shpresoj se kurrë nuk do të kthehem”
Këto janë fjalët e saj të fundit të shkruara në ditarin e saj pak para vdekjes. Jeta e saj ishte një jetë e vështirë, por e plotë dhe madje në pikën e vdekjes donte të ishte e fortë dhe e vendosur./bota.al/KultPlus.com
Azem Shkreli ishte nga shkrimtarët e parë të Kosovës që njoha nga afër. Nga ai kisha lexuar poezi dhe kisha dëgjuar të më tregonte ndonjëri, se jeton në Prishtinë një poet me emrin Azem Shkreli , se ka një pamje të tillë dhe se flet kështu apo ashtu dhe kaq. Por kur shkova për herën e parë në Kosovë në vjeshtën e 1972-së për Ditët e Poezisë që organizoheshin në Gjakovë e takova edhe Azemin mes grupit të shquar të poetëve të asaj ane të Shqipërisë.
Në fillim më bënë përshtypje lëvizjet e tij të përhershme si veriu. Ai ulej pak në tryezë dhe papritur ngrihej, shkonte të takonte ndonjërin, kthehej për të qëndruar pakëz në tryezë dhe ikte përsëri ,se dikush e priste në ndonjë anë. Por edhe kur rrinte në tryezë , shpesh heshtëte me sy të përhumbur diku dhe dukej sikur nuk dëgjonte asgjë nga ç’flitej. Vetëm kur fjala vinte tek poezia dhe tek arti në përgjithësi dhe kur ndizej ndonjë polemikë, sytë e tij dilnin nga përhumbja duke shkrepëtirë, shikonte me kokën mënjanë dhe pastaj hidhej për të pohuar apo mohuar ndonjë mendim . Atëherë harronte të lëvizte nga tryeza dhe bëhej një bashkëbisefues i mirë. Megjithatë ai nuk fliste shumë.
Kjo ishte përshtypja ime e parë në takimet e fillimit me Azem Shkrelin. Në ato takimet poetike të Gjakovës , ku lexonim nga një vjershë poetët pjesëmarrës , unë lexova disa vargje kushtuar nënës sime, që fillonin: Nëna ime , e bukura Hatixhé, Më e bukura nga gjithë fshatarkat, Atje në minder mbi një dyshemé, Më polli mua kur u kthye nga arat.
Azem Shkreli gjithë ato ditë që qëndrova në Prishtinë, sa më takonte , e bënte zërin si timin, më imitonte dhe përsëriste: -Dritëro! -Hë, Azem?-përgjegjesha unë. Dhe ai qëndronte para meje, duke më imituar në recitim dhe duke përsëritur vargjet: Nëna ime , e bukura Hatixhé, Më e bukura nga gjithë fshatarkat… Pastaj qeshte dhe tundte kokën: -E, Dritëro, nëna ime e bukura Hatixhé? Edhe ti boll i bukur ke dalë!… Kaluan vitet dhe ne u bëmë miq. Sa herë që vinte në Tiranë , kur ishte drejtor i Teatrit të Prishtinës dhe më vonë drejtor i Kosova Filmit, ne takoheshim herë në Hotel Dajti dhe herë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, takoheshim edhe me Beharen, të shoqen e tij , një grua e dashur, e këndshme në kuvendime , e pashme dhe atdhetare.
Por më vonë , pas lëvizjeve për liri dhe pavarësi në Kosovë, në fillimin e viteve 80-të, dhe pas mbylljes së kufinjve , rrallë takoheshim. Vetëm në vitet 90-të , filluan përsëri të vinin në Tiranë poetët e Kosovës, si zogj shtegtarë, të vinin nga vendet e tjera të Evropës, nga Gjermania, Zvicra apo Austria. Ne këtej po nuk mund të lëviznim për në Kosovë për ato arsye që përmenda . Megjithatë , në vitin 1992, pas Mbrëmjeve Poetike të Strugës, unë dhe gruaja ime Sadija, morëm guximin dhe shkuam në Prishtinë , duke e kaluar kufirin me Maqedoninë së fshehurazi.
Në Prishtinë ne fjetëm atë natë gushti në shtëpinë e mikut tonë të dashur, Ali Aliut , që bashkë me të shoqen e tij Merza, grua fisnike dhe e palodhur për mysafirët, na pritën ngrohtë dhe mirë. Të nesërmen dolëm nëpër Prishtinë, e cila nuk e kishte atë gëzimin e njëzet vjetëve të shkuar , por dukej sikur ishte mbuluar nga një hije e rëndë si teneqe, hije e pushtimit të egër sërb. Nën këtë hije si teneqe ne u takuam me Rexhep Qosen, me Ibrahim Rugovën, Adem Demaçin e të tjerë. Mes tyre takuam edhe Azem Shkrelin. Ai na tha se gruan e kishte të sëmurë rëndë nga veshkat dhe ne vumë re një trishtim në sytë e tij . Por Azemi ishte i çuditshëm! Na ftoi për drekë në shtëpi , edhe se Beharen e kishte të sëmurë. Në shtëpi ne e gjetëm Beharen duke punuar për tryezën e mysafirëve. Kishte një fytyrë gati gri, fytyrë prej të sëmuri të vërtetë, por sëmundjen mundohej ta vinte poshtë me punën. U përqafuam dhe u ulëm bashkë me Ali Aliun , që ishte me ne. Pastaj erdhi edhe Ibrahim Rugova dhe një tjetër që nuk më kujtohet. U ul edhe Beharja në tryezë dhe ne shijuam gjellët e saj të mira. Azemi, në fillim i heshtur, u gjallërua. Duke pirë ne filluam të flisnim për politikën , dhe vetëm për atë, për gjendjen në Tiranë , për rrugën e demokracisë në Shqipëri, për genocidin sërb në Kosovë, për problemet e Lidhjes Demokratike e me radhë. Azemi, i menduar, donte t’ia ndryshonte drejtimin bisedës: -E po, si nuk folëm për letërsinë!- tha ai dhe psherëtiu. -Kur gjëmojnë topat, hesht muza!- përsërita unë një shprehje latine. Vërtet , Azemin e shqetësonte letërsia : si do ecte ajo në kushtet e reja të ndryshimeve demokratike pas rënies së sistemit të socializmit totalitar, cilat do të ishin raportet mes shkrimtarëve dhe çfarë lidhje do të kishin shkrimtarët e Shqipërive këtej dhe andej Drinit.
Këto shqetësime ai i kishte të sinqerta, pasi ishte një shkrimtar i vërtetë, një poet i shquar me një origjinalitet të papërsëritshëm. Ai është njê poet modern i një natyre të veçantë. Në poezinë e ti shkrihet fryma kombëtare me frymën evropiane me një harmoni të natyrshme, duke krijuar një variacion të lakmueshëm në artin poetik. Vargjet e tij janë metrikë dhe ametrikë , të matur e të lirë , po gjithmonë të shoqëruar me muzikalitetin poetik. Në to ndjehet shqetësimi për kohën dhe njeriun, kombin dhe lirinë. Në gjithë poezinë e Azem Shkrelit mbizotërojnë zogjtë dhe guri. Këto janë dy simbole apo metafora të qëndresës dhe ëndrrës , që përbëjnë jetën. Edhe vëllimi i fundit poetik , i botuar pas vdekjes, në qendër ka këto dy metafora. Këtë e tregon edhe titulli”Zogj dhe gurë”. Unë këtë libër e kam lexuar në dorëshkrim para nja dy muajve se të vdiste Azemi .Ai erdhi në shtëpi tek unë , si gjithmonë kur ndodhej në Tiranë , dhe ma dha dorëshkrimin në gjysma letrash . -Ky është libri im i fundit-tha ai. -Jo i fundit , por i gjashtëmbëdhjeti !- thashë unë duke qeshur. -Fjala që vjen !- tha ai i skuqur pakëz. Unë pastaj e pyeta për Ali Podrimjen se çfarë po bënte, biseduam për Fahredin Gungën dhe e kujtuam me dhimbje për vdekjen e tij të papritur.
Folēm për Din Mehmetin dhe për poezinë e tij , që unë e çmoj shumë, e me radhē. Pastaj kujtuam ato shtatë-tetë ditë të vitit 1992, kur ai bashkë me Ali Podrimjen banuan në shtëpinë time . Në ato ditë mbrëmjeve polemizonim për partitë e majta dhe të djathta në Shqipëri. Unë mbroja të majtën , ata anonin nga e djathta. Kur polemika ndizej. Azemi ngrihej në këmbë me kokën mënjanë dhe me duart në xhepa, ndërsa Aliu shtrihej në kanape me krahun nën qafë. Heshtnim për një çast dhe pastaj fillonim e lexonim vjetsha. Ata kishin qenë në Vlorē dhe kishin shkruar vargje me motive nga ai qytet dhe nga deti . -E , Azem? Poezia nuk na zemëron si politika!-thosha unë. -Po të mos ishte poezia , do të kishim ngrënë njëri-tjetrin , siç ke thënë ti njëherë!- kujtonte Azemi një thënien time të vjetër diku në ndonjë tryezë. Pas disa ditëve nga çasti që ma la dorëshkrimin “Zogj dhe gurë”, erdhi dhe e mori, doemos të përcjellë me lavdërimet e mia të përzemërta. Kur hyri në shtëpi ai ishte skuqur dhe merrte frymë me zor. – Janë të larta këto shkallët tuaja!- i tha ai Sadijes. Dhe këto ishin fjalët e fundit që dëgjova prej tij.
(Letra e çekes Milada Horakova për të bijën 16-vjeçare, një natë para ekzekutimit)
Në vitin 1950 politikania Çeke Milada Horakova arrestohet nga policia sekrete për “tradhëti të lartë”, sepse dyshohej se ajo kishte organizuar komplotin për përmbysjen e regjimit komunist në vend. Në 27 qershor të atij viti ajo ekzekutohet, pavarësisht kërkesave për lirimin e saj nga Albert Einstein dhe Winston Churchill. Një natë përpara ekzekutimit, ajo i shkroi vajzës së saj 16 vjeçare këtë letër:
“E vogla vajza ime, Jana, Zoti ma bekoi jetën time si grua me Ty. Siç shkruante edhe yt atë në poezinë nga burgu gjerman: “Zoti të fali ty, sepse Ai na desh ne…” Përpos dashurisë magjike e mahnitëse të babait tënd, ti ishe dhurata më e madhe që fati më dhuroi. Mirëpo, Perëndia e ndërtoi jetën time në atë mënyrë që unë të mos mundja të të jepja gjithçka mendja dhe zemra ime kishte përgatitur për ty. Dhe jo sepse unë të doja pak; unë të dua njësoj me dëlirësinë dhe zjarrin e shpirtit si gjithë nënat i duan fëmijët e tyre. Por kuptova se detyra ime në këtë botë ishte të bëja ty të mirë duke u kujdesur që edhe jeta të bëhej më e mirë, dhe të gjithë fëmijët të jetonin në gjendje më të mirë. Prandaj, shpesh na u desh të rrinim larg për kohë të gjatë. Kjo është e dyta herë që Fati po na ndan. Po ti mos u tremb, as mos u ligështo pse unë s’po kthehem më. Mëso bija ime, ta shohësh jetën qysh herët si një çështje me rëndësi. Se jeta është e vështirë dhe s’përkëdhel askënd. Për çdo ledhatim që mund të të dhurojë do të të japë dhjetëra fshikullime. Mësohu sa më shpejt me të dhe mos e lejo që ajo të të verë përfund. Vendos të luftosh. Ki kurajë dhe synime të kthjellëta dhe shpejt do ta shohësh që do të fitosh mbi jetën. Shumë gjëra janë ende të paqarta për mendjen tënde të re, dhe mua s’më mbetet më kohë të të shpjegoj ato për të cilat ti ende dëshiron të më pyesësh. Një ditë kur të rritesh, do të vrasësh mendjen pse nëna jote që të desh aq shumë dhe të kishte dhuratën e saj më të çmuar, e drejtoi jetën e vet kaq çuditshëm. Mbase atëherë do t’i gjesh një përgjigje të drejtë kësaj pyetjeje, një përgjigje ndoshta më të mirë se kjo që të jap unë sot. Natyrisht, ti do të jesh në gjendje ta zgjidhësh korrektësisht dhe me vërtetësi, duke mësuar gjithnjë e më shumë. Jo vetëm prej librave, por edhe prej njerëzve. Mëso prej çdokujt, s’prish punë nëse ata janë të rëndësishëm apo jo! Çaj përmes botës me sytë hapur, dhe mos u merr vetëm me brengat dhe problemet e tua, por edhe me shqetësimet, interesat dhe përgjërimet e të tjerëve. Kurrë mos mendo që diçka s’të përket ty gjithashtu! Jo, gjithçka duhet të të interesojë dhe ti duhet të reflektosh rreth çdo gjëje, duke i krahasuar fenomenet individualisht. Njeriu nuk jeton veçmas botës; ekziston një lumturi e madhe, por edhe një përgjegjësi e pakufi. Në radhë të parë, detyra jote duhet të jetë që të mos qëndrosh dhe të mos veprosh ndarë nga të tjerët, por t’ju bashkohesh nevojave dhe qëllimeve të tyre.
Kjo s’do të thotë të humbasësh në turmë, por ta dish që edhe ti je pjesë e gjithësisë dhe ta mbartësh më të mirën tënde në atë bashkësi. Nëse e bën këtë gjë, ti do të arrish të kontribuosh në qëllimet e përbashkëta të shoqërisë njerëzore. Mbaje parasysh mirë këtë parim, më shumë seç e bëra unë dhe gjithnjë afroju jetës pozitivisht. Ruaju prej kontradiktave boshe por jo prej çdo lloj kontradikte, sepse unë besoj që njeriu duhet t’i rezistojë së ligës. Por që të jesh me të vërtetë person me vlera, duhet që në çdo rrethanë të mësosh të dallosh floririn safi nga xhinglat. Sigurisht është vështirë, se xhinglat shpesh herë shkëlqejnë e të magjepsin. Po të rrëfej fëmija im, se shpesh në jetë jam magjepsur nga xhinglat. Ndonjëherë madje shkëlqenin aq shumë, saqë unë e lëshoja floririn e vërtetë nga dora dhe marrosesha pas xhinglave kallpe.
E di që të organizosh mirë shkallën e vlerave të tua duhet jo vetëm ta njohësh veten mirë e të jesh e prerë në gjykimin e karakterit tënd, por të njohësh në veçanti të tjerët, të njohësh sa më shumë historinë e botës: të kaluarën, të tashmen, dhe zhvillimet e së ardhmes. Pra, me pak fjalë: të zbulosh, të kuptosh. Mos i mbyll veshët në asnjë mënyrë para asgjëje; dhe as mos i përjashto mendimet dhe opinionet e cilitdo që të ka prekur a ndoshta të ka lënduar thellë. Vëzhgo, mendo, kritiko, po, po, kritiko sidomos veten, dhe mos ki turp të pranosh një të vërtetë që ti ke arritur ta kuptosh, edhe nëse kohë më parë ti vetë ke deklaruar të kundërtën; mos u bëj kokëfortë në opinionet e tua, por kur ke arritur ta konsiderosh diçka si të drejtë, atëherë ji aq e vendosur sa të mund të luftosh e të vdesësh për të. Siç ka thënë Ëolker : “Vdekja nuk është e frikshme! Vetëm mundohu të shmangësh vdekjen e ngadaltë, e cila ndodh kur dikush e gjen veten të shkëputur nga jeta e përditshme e të tjerëve…” Ti do t’i hedhësh rrënjët e tua aty ku fati ka vendosur për ty të jetosh. Ti duhet ta gjesh rrugën tënde. Kërkoje atë e pavarur dhe mos lejo asgjë të të kthejë mbrapsht, as kujtimi i nënës apo babait tënd. Nëse i do ata me të vërtetë, nuk i lëndon aspak kur i vështron me sy kritik – thjesht mos shko në një rrugë të gabuar, të pandershme e që nuk harmonizohet me jetën. Unë kam ndërruar mendje disa herë dhe i kam rishikuar shumë vlera, por ajo që më mbeti si vlerë thelbësore, pa të cilën unë s’mund ta përfytyroja jetën time, ishte liria e ndërgjegjes sime. Do dëshiroja që edhe ti e vogla bija ime, të mendohesh nëse unë e kisha drejt.
Një vlerë tjetër është puna. Nuk di kë të rendis të parën dhe kë të dytën. Mëso ta duash punën! Cilëndo punë, por njërën duhet ta njohësh shumë mirë dhe tërësisht. Kështu s’do të kesh frikë për asgjë dhe gjërat do të të ecin mbarë. Dhe kurrë mos harro dashurinë në jetën tënde. Nuk e kam fjalën vetëm për boçet e kuqe që një ditë do të çelin në zemrën tënde, dhe nëse fati ta mban anën, do të gjesh një të ngjashëm në zemrën e një personi tjetër me të cilin do ta shkrish jetën. Po të flas për atë lloj dashurie pa të cilën njeriu s’mund të rrojë i lumtur. Dhe mos e thërrmo dashurinë; mëso ta dhurosh të plotë dhe të vërtetë. Mëso të duash pikërisht ata që inkurajojnë pak dashurinë, e kështu s’do të gabosh. E vogla bija ime Jana, kur ti ta zgjedhësh atë për cilin zemra jote do të digjet, atë që do t’i falësh vërtet veten – kujto babanë tënd! Unë nuk e di nëse do të kesh fatin tim, nuk e di nëse do të kesh fatin të takosh një krijesë aq njerëzore e të mrekullueshme, por zgjidhe idealin tënd sa më afër atij. Mbase ti e vogla ime ke filluar tashmë të kuptosh, mbase tani e kupton deri në dhimbje se çfarë kemi humbur me Atë. Unë ndihem fajtore për atë humbje dhe kjo është më e vështira për t’u përballuar.
Ji e ndërgjegjshme për dashurinë dhe sakrificën e madhe që Pepiku dhe Veruska po të dhurojnë. Jo vetëm që duhet t’u jesh mirënjohëse… por duhet t’i ndihmosh, që ta ngrini lumturinë tuaj të përbashkët pozitivisht e në mënyrë konstruktive. Gjithmonë duhet t’u dhurosh atyre më shumë, për të mirën që po bëjnë për ty. Vetëm kështu do jesh në gjendje t’ua shpërblesh mirësinë.
Mësova nga avokati se po shkon mirë me mësime dhe se dëshiron të vazhdosh më lart… U gëzova shumë. Edhe sikur një ditë të të duhet ta lësh shkollën dhe të punosh për të mbajtur veten, mos ndal së mësuari dhe së studiuari, nëse vërtet do që t’ia arrish qëllimit tënd. Do të kisha dashur që të bëheshe doktoreshë – të kujtohet kur kemi folur për këtë gjë? Natyrisht ti do të vendosësh vetë drejtimin në jetë, edhe rrethanat gjithashtu. Por, nëse një ditë qëndron në traditën e “alma mater”, dhe sjell në shtëpi jo vetëm diplomën e mjekësisë, por edhe aftësinë e vërtetë për t’u dhuruar njerëzve ndihmesën si mjeke, atëherë o e vogla ime nëna jote do të jetë e lumtur pa masë. Megjithatë nëna jote do të jetë… vërtet e lumtur, s’ka rëndësi ku qëndron ti, nëse je tek salla e operacionit, apo tek… një torno; tek djepi i fëmijës, apo tek tavolina e shtëpisë, mjaft që ta bësh punën me shkathtësi, ndershmëri e përkushtimin e gjithë qenies tënde. Atëherë do të jesh e suksesshme. Mos u bëj kërkuese ndaj jetës, por ki gjithnjë qëllime të larta. Ato nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën, sepse ajo që unë e quaj kërkuese janë ato nevojat dhe nocionet egoiste. Mos u jep rrugë atyre! Kuptoje që në saje të fatkeqësisë dhe brengës që të ka ndodhur ty, Vera, Pepicek, gjyshja dhe gjyshi… e shumë të tjerë do të përpiqen të të japin gjithçka kanë, ndoshta edhe atë që s’janë në gjendje ta përballojnë. Ti jo vetëm që s’duhet të pretendosh prej tyre, por duhet të mësosh të jesh sa më modeste. Nëse mësohesh me këto gjëra, s’do të jesh e pakënaqur pse të mungojnë sendet materiale. Ti s’e merr dot me mend sa i lirë ndihet njeriu kur e mëson veten me thjeshtësi… e jo si ai që fiton epërsi ndaj të dobëtit, sa më i sigurt dhe i fortë që ndihet. Unë vërtet u përpoqa ta bëj vetë këtë gjë, por nëse ti mund t’i dyfishosh fuqitë e tua, përgatit veten me guxim për qëllime të larta… Lexo shumë dhe mëso gjuhë të huaja. Në këtë mënyrë do të zgjerosh horizontin e jetës dhe do ta pasurosh përmbajtjen e saj. Ka qenë një periudhë në jetën time kur lexoja me etje gjithçka; dhe më pas kohë të tjera kur puna s’më lejonte as të merrja në duar libër tjetër, veç literaturës profesionale. Oh ç’mëkat! Këtu, këto muajt e fundit kam lexuar plot, edhe libra që me gjasë s’do të më interesonin po të isha jashtë, por është detyrë me rëndësi të madhe të lexosh çdo gjë me vlerë, ose së paku sa të jetë e mundur. Në fund të kësaj letre do t’i shkruaj titujt e librave që kam lexuar muajt e fundit, e bindur se do të më mendosh mua kur t’i lexosh ato…
E tani diçka rreth trupit tënd. Jam e gëzuar që merresh me sport. Vetëm bëje në mënyrë sistematike. Unë mendoj se duhet të kryesh ushtrime ritmike, dhe po të kesh kohë, gjithashtu pak gjimnastikë të mirë sistematike. Dhe këto pesëmbëdhjetë minuta çdo mëngjes! Më beso, po të merresh seriozisht, do t’i kursesh shumë bezdi dhe përmasa të pakëndshme shtatit tënd. Kjo është e mirë, sepse të përgatit vullnetin dhe këmbënguljen. Gjithashtu kujdesu rregullisht për pamjen e fytyrës – nuk e kam fjalën për make-up, mos o Zot, por për kujdesin e përditshëm sanitar. Dhe duaji qafën dhe këmbët, siç do fytyrën dhe buzët e tua. Një furçë duhet të jetë shoqja jote e mirë, çdo ditë, dhe jo vetëm për duart dhe këmbët; përdore në çdo cep të lëkurës. Alkooli Salicyl dhe Fennydin, aq mjafton për bukurinë, e pastaj ajër dhe diell. Por për këtë do të gjesh këshilltare më të mira sesa unë…
Fotografia jote më tregoi stilin e ri të flokëve! Duken bukur, por a s’ndihesh keq kur e fsheh ballin tënd të bukur? Gjithë kjo zonjushë në fustan balloje! Vërtet dukeshe mrekulli, por sytë e nënës tënde vunë re një gabim, që mund të jetë pasojë e mënyrës së fotografuarit. A nuk ishte dekolteja pak si shumë e ekspozuar për një gjashtëmbëdhjetëvjeçare? Më vjen keq që unë s’e kam parë foton e palltos tënde të re. Mos ke përdorur manshetat e tezes si jakë të pellushit? Mos u pispillos, por kur të jetë e mundur, vishu me kujdes dhe me thjeshtësi. Dhe mos vish këpucë derisa harku të të drejtohet poshtë në thembër. A je duke i veshur me shollë nga brenda? Po me gjëndrën tiroide si je? Këto pyetje natyrisht s’kanë nevojë për përgjigje, janë thjesht sa për kujtesë nga ana ime.
Në burgun e Leipzig-ut lexova një libër; letrat e Maria Theresa-s drejtuar vajzës së saj Marie Antoinette-s. Më bëri shumë përshtypje mënyra se si kjo sunduese e tregoi veten e saj në të qenit praktike dhe femërore në porositë e saj për të bijën. Ky ishte një libër origjinal gjerman dhe s’e mbaj mend emrin e autorit. Nëse të bie ndonjëherë ta shohësh atë libër, kujtohu që atë kohë më qe mbushur mendja top të të shkruaja edhe ty letra të atilla rreth përvojave dhe porosive të mia. Fatkeqësisht gjithçka mbeti një dëshirë.
Janinkë, të lutem kujdesu shumë për gjysh Kralin dhe gjyshe Horakovan. Tani më shumë se kurrë zemrat e tyre të mplakura kanë nevojë për pak ngushëllim. Shko shpesh tek ata dhe lëri të flasin për rininë e babait dhe nënës tënde, kështu mund t’i ruash në kujtesë për fëmijët e tu. Vetëm kështu një individ bëhet i pavdekshëm; dhe ne do vazhdojmë në ty dhe të tjerë në gjakut tënd.
Edhe diçka tjetër – muzikën. Unë besoj se duhet t’i shfaqësh mirënjohjen gjyshit Horak për pianon që të dhuroi duke e praktikuar seriozisht dhe se do t’ia dalësh me sukses në atë që Pepiku dëshiron aq shumë: ta shoqërosh kur ai luan me violinë o violë. Të lutem, bëja këtë nder. Unë e di që atij do t’i bëhet shumë qejfi dhe do të jetë vërtet diçka e bukur. Dhe kur të luani bashkë, luaj arien nga Martha: “Trëndafili im, ti lulëzon atje në kodër…”, dhe pastaj: “Fli princi im i vogël” nga Mozart; edhe të preferuarën e tët eti “Nën dritaren tënde…” të Chopin-it. Ti do t’i luash për mua, apo jo? Unë do të jem përherë duke të të dëgjuar…
Vetëm diçka ta theksoj. Zgjidhi miqtë me kujdes. Ndër të tjera, mos harro se çdonjëri prej nesh kushtëzohet edhe nga njerëzit me të cilët shoqërohet. Prandaj përzgjidhi me shumë kujdes ata. Ji e vëmendshme në çdo gjë dhe dëgjo opinionet e të tjerëve për shoqet e tua pa thënë asgjë. Nuk do ta harroj kurrë letrën tënde të dashur (sot mund të ta them) dikur një mbrëmje që e kishe ngjitur në jastëkun tim, tek e cila më kërkoje ndjesë kur të zura për herë të parë te porta, në shoqërinë e një vajze dhe një djali. Ti më shpjegove atë kohë sa e domosdoshme ishte që të kishe një rreth shoqëror. Mbaje rrethin tënd vajzë e vogël, por me njerëz të mirë e të ndershëm. Dhe konkurroni mes njëri-tjetrit në çdo gjë të mirë. Vetëm të lutem mos ngatërro pasionin e të rinjve në pranverë me dashurinë e vërtetë. Më kupton, apo jo? Nëse jo, teze Vera do të të shpjegojë çfarë dua të them. Kështu pra, o vajza ime e vetme, o e vogla ime Jana, o jetë e re, o shpresa ime, o falja ime e ardhshme, jeto! Kape jetën me të dyja duart! Deri në frymëmarrjen time të fundit, unë do të lutem për lumturinë tënde, fëmija im i shtrenjtë!
T’i puth flokët, sytë dhe buzët, të përkëdhel dhe të mbaj në krahët e mi (vërtet të mbajta në krahë kaq pak). Unë do të jem përherë me ty. Po e mbyll këtë letër, duke e nxjerrë nga kujtesa poemën që yt atë e shkroi për ty, në burg, në vitin 1940…/ KultPlus.com