Arratisur, syrgjynosur, rraskapitur dhe katosur po vajtonj pa funt, pa shpresë, anës elbë-s, anës spree-së. ku e lam’ e ku na mbeti, vaj-vatani e mjer mileti, anës detit i palarë, anës dritës i paparë, pranë sofrës i pangrënë, pranë dijes i panxënë, lakuriq dhe i dregosur, trup e shpirt i sakatosur.
se ç’e shempnë derbederët, mercenarët dhe bejlerët, se ç’e shtypnë jabanxhinjtë, se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë, se ç’e pren’ e se ç’e vranë, Ç’e shkretuan anembanë, nënë thundrën e përdhunës anës vjosës, anës bunës.
Çirem, digjem i vrerosur, sakatosur, çarmatosur, as i gjall’, as i varrosur, pres një shenj’ e pres një dritë, pres me vjet’ e pres me ditë, se ç’u tera, se ç’u mpaka, se ç’u çora, se ç’u mplaka, lark prej vatrës dhe prej punës, anës rinit, anës tunës. Çakërdisur, batërdisur, përpëlitur dhe zalisur, ËndËronj pa funt, pa shpresë, anës elbë-s, anës spree-së.
dhe një zë vengon nga lumi, më buçet, më zgjon nga gjumi, se mileti po gatitet, se tirani lebetitet, se pëlcet, kërcet furtuna, fryhet vjosa, derdhet buna, skuqet semani dhe drini, dridhet beu dhe zengjini, se pas vdekjes ndriti jeta dhe kudo gjëmon trumbeta. ngrehuni dhe bjeruni, korini dhe shtypini, katundar’ e punëtorë, që nga shkodra gjer në vlorë!
ky ilaç e ky kushtrim më bën djal’ e më bën trim, më jep forc’ e më jep shpresë, anës elbë-s, anës spree-së. se pas dimrit vjen një verë, që do kthehemi njëherë, pranë vatrës, pranë punës, anës vjosës, anës bunës.
arratisur, syrgjynosur, raskapitur e katosur, brohoras me bes’ e shpresë, anës elbë-s, anës spree-së. /KultPlus.com
Më 2 shkurt 1924 në Dibër lindi një nga artistët më të mëdhenj të skenës shqiptare, Sulejman Pitarka.
Kjo ditë shënon datëlindjen e artistit Sulejman Pitarka, i cili ka luajtur me sukses 50 role në Teatrin Kombëtar të Tiranës dhe 20 të tjerë në fushën e kinematografisë, shkruan KultPlus.
Ai ka hyrë në historinë e dramës shqipe si autor i dramës “Familja e peshkatarit”. Më 1927, ai i lindur në Dibër, kur ishte në moshën trevjeçare së bashku me familjen e tij u vendosën në Durrës, ku edhe e kaloi fëmijërinë e tij.
Disa përvoja skenike, pothuaj rastësore, gjatë shërbimit ushtarak (1945 – 1947) e shtynë të interesohej më shumë për teatrin dhe të përfshihej në lëvizjen amatore të Durrësit. Më 1951, u përzgjodh për t’iu bashkëngjitur trupës, ende në formim, të Teatrit Popullor (sot Kombëtar) në Tiranë, ku u bë menjëherë margaritari i kurorës. Luajti rreth 50 role, duke shkëlqyer njësoj, si në dramë, ashtu edhe në komedi./ KultPlus.com
Faton Kryeziu është artist nga Kosova, do të hap ekspozitë personale me 25 piktura në Antwerp të Belgjikës, ketë të premte, me datë 4 shkurt, në orën 19:00, shkruan KultPlus.
Faton Kryeziu është një artist profesionist që fokusohet në kombinimet e ngjyrave, subjektit dhe teksturave.
Ai përdor teknika dhe stile të ndryshme dhe është gjithmonë në kërkim të diçkaje të re dhe sfiduese.
Ajo që dominon në serinë “Play F” që do ta prezantojë ne ekspozitën në Belgjikë është mënyra se si artisti luan me ngjyrat dhe detajet që dalin nga boja, të cilat më vonë kthehen në forma koloristike që përjashtojnë format gjeometrike.
Ai mundëson marrëdhënien midis bojës me shtresë të trashë dhe shtresave të tejdukshme në përgjigje të pëlhurës së bardhë. Këto vepra arti janë produkt i tensionit organik të artistit në lidhje me praktikën e sotme artistike si dhe me vizionin e tij për të ardhmen.
Fatoni ka pasur një numër të madh ekspozitash të suksesshme kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka shitur mbi 400 vepra arti në koleksione private në: SHBA, Korenë e Jugut, Bahrein, Gjermani, Zvicër, Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut etj. /KultPlus.com
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim një ekip të Misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, të udhëhequr nga eurodeputeti, Lukas Mandl.
Ky mision ishte në Kosovë me ftesë të Presidentes Osmani me qëllim të monitorimit të mbarëvajtjes së zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën në Kosovë më 17 tetor 2021.
Në takim, u diskutua për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të cilat u vlerësuan si zgjedhjet më demokratike të organizuara ndonjëherë dhe u potencua besimi i lartë në integritetin e këtij procesi.
E para e shtetit theksoi se është krenare me nivelin e demokracisë që ka arritur Kosova duke u shndërruar kështu në model për rajonin e më gjerë. /KultPlus.com
Pa reduktime drastike në emetimet e gazrave serrë, ndryshimi i klimës kërcënon Lojërat Olimpike Dimërore të ardhshme, sepse vendet e tyre do të ishin shumë të ngrohta për të pritur ngjarjet, ka zbuluar një studim i ri.
Për herë të parë, në Lojrat Olimpike Dimërore të Pekinit do të përdoret pothuajse 100 për qind borë artificiale. Por sipas një raporti të ri, përdorimi i saj rrezikon sigurinë e sportistëve.
Nëse emetimet e larta në botë vazhdojnë në trajektoren e tyre, deri në vitet 2080 të gjithë, përveç njërit prej 21 qyteteve që më parë pritën Lojërat Dimërore – Sapporo, Japoni – nuk do të mund ta bënin më këtë.
Gjashtë qytete do të konsideroheshin “margjinale”, ndërsa 14 do të konsideroheshin “të pabesueshme” – që do të thotë se nuk mund të përmbushen kushtet e duhura për borën dhe sigurinë e atletëve.
Por kjo nuk do të ndodhë domosdoshmërisht nëse bota ndërmerr veprime drastike dhe ndjek Marrëveshjen e Parisit për Klimën e vitit 2015, sipas Daniel Scott, studiuesi kryesor për raportin e Universitetit të Waterloo. Sipas kësaj marrëveshjeje, gati 200 vende ranë dakord të shkurtojnë në mënyrë drastike të ardhurat e tyre. /KultPlus.com
Ti po vjen që prej së largu magji-plotë e dal-ngadal. Ti po vjen që prej së largu dyke shkitur mbi lendina. Nënë thëmbërzat e tua përgëzohet trendelina, Shtrihet luleja mitare e zembakut qe t’ u fal.
E si shkon me hap te matur, më pushton një dhëmshuri: Do të tretem të kullohem në kalim të këmbes s’ ate, T’ i pushtoi i llaftaruar ato hapëza mëkate Ndaj kalon mbi tufë lulesh madhërisht si yll i ri.
Dhe të qaj me mall të rëndë poshtë teje pa pushim, Poshtë fillit të poleskës ku do shkeli kamba jote. Të të shtroj nga dhëmbja ime një cudi prej pikash lote, Një pluhurë të përvajshme vetëm dhëmbj’ e dëshirim.
Të m’ a shkelish hije- letë ! të m’ a shkelish mes për mes ! Të të shoh si më lekundesh me sy fjetur e fatuar, Brënda lotëve të mija të të shoh të pasqyruar, E pastaj le të venitem, le të hesht e le të vdes. /KultPlus.com
Më 1 shkurt, në ambientet e KultPlus Caffe Gallery, PEN Qendra e Kosovës zhvilloi me shumë sukses akitivitetet e saja kulturore e letrare paraparë për projektin “Debati për Kulturën dhe Letërsinë në kohë pandemie”, shkruan KultPlus.
Temperaturat e ftohta nuk ndikuan që të pranishmit të zënë vendet e tyre dhe rrjedhimisht të fillojë edhe debati rreth temës “krijimtaria letrare në periudhën e pandemisë”, ku të pranishëm në panel për të diskutuar më gjerë në një anë studimore, ishin: shkrimtarja Nerimane Kamberi, profesori dhe dramaturgu, Haqif Mulliqi, si dhe moderator i debatit, profesori universitar, Sali Bashota.
Me vëmendje të plotë nga numri i pranishmëve, debatin e filloi profesori Bashota, i cili bëri prezantimin e panelistëve dhe më pas ia dha fjalën shkrimtares Kamberi.
Kjo e fundit e hapi këtë debat me një thënië të shkrimtarit të njohur, Franz Kafka, për të dalur gradualisht edhe te letërsia franceze dhe gjithashtu edhe shkrimtarët shqiptarë.
“Shpesh kam menduar se mënyra më e mirë për të jetuar për mua do të ishte të ulem me një llambë dhe atë që më duhet për të shkruar në mes të një bodrumi të madh të izoluar. Do të më silleshin ushqimet dhe di t’i linin gjithmonë shumë larg vendit tim, pas derës më të jashtme të bodrumit”, Kafka në letrën Felices. “Këtë titull kumtese mund ta ndryshoja ) “Krijimtaria letrare në kohë lufte”, sepse ajo që përjetoi bota dhe po vazhdon ta përjetoj ishte një luftë speciale. (Presidenti francez Emanuel Macron deklaroi se jemi në gjendje lufte”, tha mes tjerash Kamberi.
Kamberi përmendi edhe krjimatrinë franceze, ku shtëpitë botuese atje parapanë se do të rritej fluksi i librave në botim gjatë pandemisë.
“Në Francë, ku kemi një traditë shkrimtarie, shtëpitë botuese parapanë së do të rritet fluksi i librave për botim, vepër e parë apo vepër e re e një autori të afirmuar. Por disa prej tyre nuk deshën të botojnë libra me tematikë pandemie, si lloj ditarë lufte, sepse deshën vepra që do të zgjasin në kohë, ndoshta edhe që do të mbesin në historinë e letërsisë, qoftë kombëtare qoftë ndërkombëtare, jo diçka të përkohshme, që lidhej me aktualitetin e atypëratyshëm”.
Tutje, shkrimtarja përmendi edhe faktin se në rastin e luftës së Kosovës, më shumë ka të krijuar filma sesa shkrime për këtë ngjarje kaq madhore për vendin.
“Edhe në rastin e luftës së Kosovës, pak është shkruar, kaluan njëzet vjet, ndoshta kaq e ndoshta edhe më shumë i duhet njeriut për të treguar, për t’a shndërruar një përjetim në një rrëfim…Do të shkruhet menjëhere, njëkohësisht, si një nevojë emergjente ( Bashota dhe poezia e tij, Kamberi dhe tregimet për dhe rreth pandemise në portale kulturore (Lejeune, Petit écran). Nëse krijimtaria letrare nuk qe e madhe me tematikën e pandemisë, u rilexua Murtaja e Kamysë e tash më shumë si një alegori e pushtimit gjerman u pa thjesht si një epidemi dhe si solidariteti I njërëzve, u rilexua « Njëqind vjet vetmi » të Markezit, u rilexuan « Memoaret e Hadrianit » ndoshta për të kërkuar një gjendje të ngjashme me atë që po e përjetonte njërëzimi në shekullin XXI , gjë që do t’a ndihmonte sadopak që të kuptoj e të di se si të sillej, kërkohej një refleksion I thellë, nga parardhësit e shkrimtarëve të sotëm”, tha ajo në fund.
Ndërkaq, profesori Mulliqi, në një formë të eseut e filloi fjalimin e tij për këtë natë të debatit.
“Që nga fillet e mija si shkrimtar, disi, e kam përjetuar veten time si një nxënës që ka prirje për tragjedinë, dhe i cili, përmes tragjedisë antike e vështroja atë thënien monumentale të S. Beket se: Nuk ka asgjë më qesharake se sa fatkeqësia e njerëzve”.
Mulliqi beson se në letërsi është shkruar për epidemi të ndryshme, ndërsa letërsia shqiptare popullore është e mbushur plot e përplot tregime të këtilla të rrezikshme ku rrëfehen legjenda mbi fatalitetin, individual dhe kolektiv.
“Kur po e shkruaja këtë ese, mu kujtua, një ngjarje që nga koha kur vdiq Perikleu (në shekullin e V para epokës së re). Të dhënat thonë se ai vdiq nga një epidemi e rëndë e asaj kohë, dhe kur, mbi shtratin e tij të vdekjes, mjeku i ri, Hipokrati, e mbajti fjalimin mbresëlënës për të, e sipas të cilit fjalim, sot ekziston sintagma që e quhet, Betim i Hipokratit, me atë rast ai kishte thënë se: shumë epidemi nëpër botë, në të gjithë mijëvjeçarët që do të vijnë, dhe se, në fund, më e rëndësishmja për të gjithë që do të na mbetet, do jetë, Liria e shpirtit e cila, duhet të jetë mbrojtja më e fuqishme e krenarisë njerëzore”.
Ai thotë se puna e shkrimtarit nuk ndërlidhet në asnjë mënyrë me kushtet dhe rrethanat e jashtme nga të cilat do të varej procesi i të shkruarit që bëjnë shkrimtrarët.
“Puna e shkrimtarit nuk është diçka ekskluzive. Kjo punë, në asnjë mënyrë, nuk ndërlidhet me kushtet dhe rrethanat e jashtme nga të cilat do të varej procesi i të shkruarit që bëjmë ne. Për aq më shumë, të shkruarit nuk e nënkupton as pjesëmarrjen e publikut, gjë që s’është rasti me artet vizuale dhe skenike, të cilat, esencialisht kanë nevojë për galeritë, teatrot, sallat e koncerteve apo ato të kinemave. Ne, faktikisht, shkruajmë sipas një dinamizmi intim që kemi, duke luftuar me demonët tanë, ndërsa me ata, kjo pandemi nuk ka as edhe një lloj lidhje”.
Në fund, profesori shton se letërsia i posedon mekanizmat e vetë që të mbrohet nga banalizuat e këtillë dhe ta luaj rolin e saj në shoqëri.
Biseda u zgjerua edhe më shumë kur publiku u ftua për t’u inkuadruar në diskutim, derisa shkrimtari dhe profesori universitar, Avni Spahiu, së bashku me Ibrahim Berishën, bisedën e zgjeruan tutje me mendime dhe analiza të ndryshme personale për të krijuar kështu një atmosferë debati. E gjitha kjo u zhvillua nën prezencën e ngrohtësisë shpirtërore të bibliotekës së KultPlus Caffe Gallery dhe pikturave të artistit Sadri Morina, ekspozita e të cilit ende po vazhdon të qëndrojë e hapur për admiruesit.
Ndërkaq, projekti “Debati për Kulturën dhe Letërsinë në kohë pandemie” do të mbahet deri në fund të muajit shkurt, ku çdo të martë dhe të enjte në KultPlus Caffe Gallery, duke filluar nga ora 17:00, do të debatohet rreth temave si: Komunikimi ndërkulturor, Gjuha e shkrimit letrar sot, Letërsia dhe teknologjia, Letërsia e gruas, Roli i letërsisë në periudha krizash dhe Letërsia e përkthyer. /KultPlus.com
Filmi i shkurtër artistik “Sofra e Varrit” me skenar të Mentor Zymberaj dhe regji të Mirak Zymberaj ka arritur edhe një sukses tjetër ndërkombëtar, shkruan KultPlus.
Pas suksesit në Festivalin Ndërkombëtar të filmit “Artkino” në Moskë të Rusisë dhe selektimit në Festivalin “The Palace International Short Film Festival” në Sofje të Bullgarisë, tani filmi është ftuar për Festivalin “The 4th Meihodo International Youth Visual Media Festival” në New York.
Edhe një tjetër sukses për filmin nga Kosova i cili trajton temën e luftës 1999 në Kosovë dhe pasojat, fatet e njerëzve dhe luftën e heroizmat e pakompromise për të shpëtuar njëri tjetrin.
Këtë vit MIYVMF po fokusohet në tre kategori: Film me metrazh të gjatë, Dokumentar dhe Video muzikore./KultPlus.com
Aktorët shpesh herë mund të identifikohen edhe sikurse “interpretuesit”, të cilët argëtojnë një audiencë duke aktruar, kënduar ose kërcyer. Ata luajnë personazhe në skenë ose ekran dhe punojnë me drejtimin e ekipit krijues për të sjellë në jetë një pjesë të teatrit, shkruan KultPlus.
E njohur për shumë role të luajtura në teatër, por duke mos lënë anash as serialet e televizionin, Albulena Kryeziu në një intervistë për KultPlus rrëfen disa pjesë nga jeta e saj dhe gjithashtu edhe dy vitet e fundit pandemik, të cilat kanë qenë të ndryshme për shumë njerëz në të gjithë globin.
E pyetur mbi pjesën se sa e vështirë është të qenurit një aktorë në Kosovë, Kryeziu thotë se gjeneratat e mëparshme e kanë trazuar rrugën për të rinjtë.
“Profesioni i aktorit për nga natyra është i vështirë, duke mos qenë profesion i rëndomtë natyrisht që nuk është aspak e lehtë të jesh aktor/e kam përshtypjen në secilin vend të botës. Por fatmirsisht neve në Kosovë, rrugën na e kanë trasuar gjeneratat e mëparshme dhe tani konsideroj që këtu secili profesion përballet me vështirsitë e veta, sikurse edhe ky i imi”.
Pjesa e teatrit, filmit dhe televizionit dallon nga njëra tjetra në shumë sfera, por për Kryeziun të gjitha projektet kanë qenë një “kënaqësi shpirtërore”.
“Kudo që e kam ushtruar profesionin për mua ka qenë le ta themi një festë, një kënaqësi shpirtërore. Secilin projekt që pranoj të hy në të gjejë copëza dashurie të cilat kur bashkohen rezultojnë me finalizimin e një roli apo projekti”.
Përballja me pandeminë
“Shumë e rëndë, besoj që kam qenë prej njerëzve që shumë e kanë vuajtur izolimim për shkak se ishte viti që kisha shumë plane para vetës dhe për një moment ngjau sikur bota u rrotullua. Çkado që i shtoj mund të tinglloj shumë e zymtë, por meqë e përmenda këtë fjalë, po e them që ishte periudhë tepër e zymtë”, deklaron aktorja për KultPlus.
Sa i përket bashkëpunimit me producentin Blerim Gjoci, Kryeziu ndanë disa pjesë shumë interesante nga e kaluara e aktorëve kosovarë.
“Filmbërësit kosovarë kanë aq shumë pasion saqë mund të shkojnë deri në vetëmohim. Suksesi i tyre nuk është i rastësishëm, por është rrjedhojë e përkushtimit të tyre të pakusht. Ka qenë një periudhë kur me padurim e prisnim gushtin, sepse ateherë fillohej me xhirimet e filmave të shkurtër me producent Blerim Gjocin, e që bëheshin gati për festivalin e filmit “9/11 Dedication film festival”. Fatkeqsisht sot regjisorët e rinj, nuk e kan atë fat të kenë përkrahje një përkrahje të ngjashme që dikur e gjenin nga Prishtinafilm-i dhe Blerim Gjoci. Ka qenë shumë domethënëse kur prodhoheshin për çdo edicion të festivalit rreth 10 filma të shkurtër nëse nuk gaboj, mbase më shumë, mbase më pak por kjo s’kishte rëndësi. Rëndësi kishte që prodhoheshin filma dhe regjisorët, aktorët e gjeneratave të ndryshme na krijohej një ndenjë e përmbushjes artistike”.
E “ardhmja”
“Nuk di nëse pres diçka nga e ardhmja, e kam përshtypjen që të ardhem e krijoj vetë sot. Nuk jam person pa ambicie, por jam person që besoj në punën që e bëj sot, të nesërmes i vjen koha kur do t’i kushtosh rëndësi. Natyrshëm me vjen të mendoj që nuk duhet të presim të ardhmen, gjithçka duhet të ja besojmë të sotmes”.
Aftësia për t’u transformuar nga një personazh në tjetrin, talenti për të luajtur edhe në TV edhe në skenë e madje edhe në seriale të ndryshme kanë ndikuar që Kryeziu pas vetës të ketë jo vetëm një po disa “bagazhe” që dëshmojnë delikatesën dhe natyralitetin e saj përmes së cilave përmbushë në mënyrën më të mirë të mundshme detyrën parësore të një aktori, e cila ka të bëjë me sjelljën në jetë të një personazhit nga skenari. /KultPlus.com
Rrufeja gati 800 kilometra e gjatë që ndriçoi qiejt mbi tre shtete amerikane është më e madhja në histori, kanë konfirmuar shkencëtarët. Rrufeja në vitin 2020 u shtri mbi 477.2 milje (768 kilometra) dhe ndriçoi qiejt mbi Misisipin, Louisianan dhe Teksasin.
Rekordi i mëparshëm ishte 440.6 milje (709 km) dhe u regjistrua në Brazil në vitin 2018. Rrufeja rrallë zgjat mbi 10 milje dhe zakonisht zgjat më pak se një sekondë, shkruan BBC.
Një tjetër rrufe u regjistrua në vitin 2020 – në Uruguaj dhe Argjentinë – që vendosi një rekord të ri në 17.1 sekonda. Rekordi i mëparshëm ishte 16.7 sekonda.
“Këto janë ngjarje të jashtëzakonshme”, tha profesori Randall Cerveny, raportues i Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO) për motin dhe ekstremet klimatike. Sipas WMO-së, të dy regjistrimet ndodhën në zona të prirura ndaj stuhive intensive që prodhojnë “mega-rrufe”. / KultPlus.com
Marigo Pozio, mbiemrin e vajzërisë e kishte Poçi, lindi në Korçë, me 2 shkurt të vitit 1882. Marigoja shkruante dhe botonte në shtypin e kohës mjaft poezi, si psh poezi kushtuar Avni Rrustemit: “Ti vrapove porsi plumbi/ Ti u bëre erë e hije/ Shkele, shkove dhe e shove/ Shqipërinë e shpëtove…”, shkruan KultPlus.
Marigoja, vajza që tashmë ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e gjithë shqiptrëve, vuante nga turbekulozi, sëmundje e pashërueshme për kohën. Po ashtu ajo humbi edhe shikimin gjatë viteve të fundit të jetës.Familja vuajti nga një sërë fatkeqësish, së pari me fëmijët e tyre, dhe më vonë me shëndetin e Marigosë për shkak të tuberkulozit.
Sipas Zhaneta Poçit , mbesë e Marigo Pozios, Marigoja e qendisi flamurin kombëtar sipas një modeli të Dom Mark Vasës, për pajën e saj, qëkurse ishte çupë. Këtë flamur ajo ja dha Ismail Qemalit.
Marigoja e qëndisi flamurin në një copë që e kishte blerë nga një tregtar me mbiemrin Diamanti. Më pas në gjithë dritaret e asaj godine janë valëvitur flamujt e stamposur nga Marigoja me përmasa 70 – 40 cm, me shkabë në mes dhe anash me shkrimin: “Rroftë Shqipëria”.
Në vargun e madh të rilindësve shqiptarë një vend të rëndësishëm ndër ata që ju kushtua çështjes së atdheut në ato çaste që po kalonte vendi ka qenë dhe patriotja me zemër të madhe nëna e kombit siç e quanin bashkëkohësit Marigo Pozion. Marigoja.
Marigoja ka qenë një nga figurat më të ndritura të periudhës së Rilindjes dhe pavarësisë, por edhe një nga gratë më të shquara të Shqipërisë së kësaj periudhe që nëpërmjet këtij shkrimi nuk mund të shpaloset me kompleksitetin e vet gjithë madhështia e kësaj figure, sublimiteti i jetës dhe veprës së saj për identitetin kombëtar dhe shoqëror për vlerat dhe karakterin e gruas shqiptare dhe emancipimin e saj në të gjithë Shqipërinë.
Në të gjithë veprimtarinë e saj spikati akti sinjifikativ i qëndisjes së flamurit që u valëvit në ditën e shpalljes së pavarësisë dhe si i tillë mbeti simbol duke u dekoruar me dekoratën më të lartë Flamuri i Kombit (Dekreti 3292 i datës 15. 04. 2002).
Marigoja filloi një veprimtari të gjerë politike atdhetare dhe emancipuese duke e shndërruar shtëpinë e saj në një çerdhe të vërtetë atdhetarizmi ku zhvilloheshin biseda, qaheshin halle dhe hartoheshin thirrje e dërgoheshin letra për ta bërë Shqipërinë të lirë të pavarur dhe të përparuar. Dokumentet flasin se në shtëpinë e çiftit Pozio shumë veteranë të çështjes kombëtare si Murat Toptani, Dervish Hima Çerçiz Topulli, Mustafa Qulli, Mihal Grameno etj.
Pas shpalljes të pavarësisë, ajo lufton për krijimin e shoqërive patriotike dhe mirëbërëse dhe ia arrin qëllimit në muajin mars të vitit 1914 duke themeluar shoqërinë Shpresa Kombëtare, në të cilën ajo, siç shkruan gazeta “Populli”, se më e ditura grua e qytetit zgjidhet sekretare.
Lufta e Parë Botrore paralizoi veprimtarinë e shoqatës Shpresa Kombëtare dhe, për këtë arsye, më 23 janar të vitit 1921, rifilloi aktivitetin e kësaj shoqate duke pasur në krye Marigo Pozion, e cila kreu detyrën e drejtoreshës të përgjithshme të gazetës Shpresa e Kombit, gazeta e parë e gruas shqiptare, e cila si stemë kishte shqiponjën e flamurit tonë kombëtar, dhe ku qëllimi kryesor ishte të grumbullonte rreth vetes të gjitha gratë dhe vajzat të cilat me bindje e tyre të vinin mbi çdo gjë interesat e atdheut dhe të luftonin për çështjen kombëtare të edukimit të tyre me veprimtarinë patriotike kulturore dhe artistike shkollimin dhe lartësimin e femrës shqiptare.
Në motivacionin e dekorimit të parë më 7 Mars 1960 pohohet pikërisht fakti se ka punuar pa u lodhur për mësimin e gjuhës dhe për çlirimin dhe emancipimin e gruas shqiptare, duke përjetësuar kështu traditat e lavdishme të grave shqiptare. Dekorata është me urdhrin e klasit të dytë dhe është vendosur në stendat e muzeut të pavarësisë në Vlorë.
Kjo grua e vyer e zhvilloi aktivitetin e saj patriotik e kombëtar si një nga anëtaret e Klubit politiko –patriotik dhe kulturor Labëria si dhe përkrahëse aktive e luftës së Vlorës të vitit 1920.
Fryma e lartë atdhetare e kishte pushtuar të gjithë familjen e saj e cila shërbente si shembull për çështjen kombëtare. Ajo gëzonte jo vetëm respektin e përkrahjen për burrin e saj Jovan, por edhe të fëmijëve të saj, të cilët dalloheshin për veprimtari shoqërore dhe atdhetare.
Sëmundja e pashërueshme tuberkulozit ia merr të tre fëmijët dhe vetë ajo sëmuret po nga e njëjta sëmundje dhe me gjithë mjekimet dhe me gjithë dhimbjet që provonte në trup gjeti forca për të biseduar me aktorin e madh Aleksandër Moisiu për të kujtuar Shqipërinë e shqiptarët.
Në gusht të vitit 1932 mbylli sytë shqiptarja e shquar Marigo Pozio. Atë do ta varroste me nderim populli fisnik i Vlorës që kurrë nuk e ka harruar por i ka dhënë vendin që i takonte si përfaqësuesja më e denjë e femrës shqiptare.
Shtëpia e rikonstruruar ku ka banuar Marigoja falë mbështetjes së kryetarit të komunës Oçisht dhe donacionit të mbesës së saj Violeta Posio me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë u kthye në një shtëpi muze dhe mirëpriti e mirëpret vizitorë shqiptarë nga e gjithë bota. / KultPlus.com
Rreth 200 afganë janë duke qëndruar në kampin Lyia brenda kampit ushtarak amerikan Bondsteel, që gjendet në afërsi të qytetit të Ferizajt në Kosovë.
Shumica prej tyre janë gra dhe fëmijë të personave, të cilët janë duke kaluar nëpër procese shtesë të verifikimit, para se t’iu mundësohet zhvendosja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këto informacione i konfirmoi për Radion Evropa e Lirë një burim i Qeverisë amerikane, që ka dijeni për situatën.
Sipas tij, afganët që janë të strehuar në Kosovë, para se të udhëtojnë drejt SHBA-së, duhet të kalojnë disa procedura, si verifikimet e sigurisë, dhe t’i plotësojnë disa kritere shëndetësore, përfshirë imunizimin.
“Deri më sot, afro 400 individë që u strehuan në Kampin Liya për procedura shtesë, kanë vazhduar për në Shtetet e Bashkuara”, tha ky burim.
Mbi 1,300 shtetas afganë kanë gjetur strehim në Kosovë qysh në muajin gusht, kur militantët talibanë kanë marrë pushtetin në Afganistan.
Strehimi në Kosovë është i përkohshëm, derisa ata të kalojnë procesin e verifikimit për riatdhesim në vendet e treta.
Një numër i konsiderueshëm i tyre tashmë e kanë lëshuar Kosovën dhe shumica janë vendosur në SHBA.
Afganët e vendosur në Kosovë raportohet se kanë qenë kryesisht bashkëpunëtorë të SHBA-së dhe NATO-s, gjatë pranisë së tyre në Afganistan, nga viti 2001 deri më 2021.
Por, disa prej tyre përballen me rrezikun që të mos u lejohet udhëtimi drejt SHBA-së, për shkak të shqetësimeve për të kaluarën e tyre.
Megjithëse nuk ofrohet ndonjë shifër e saktë e personave që janë duke kaluar në verifikime shtesë, një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Kosovë tha për REL-in se SHBA-ja është e përkushtuar t’i kompletojë brenda një viti verifikimet shtesë për këta qytetarë.
“Ne jemi të përkushtuar që t’i përfundojmë të gjitha përpjekjet e shqyrtimit dhe verifikimit dhe – nëse kërkohet – [edhe] zhvendosjen e afganëve individualë, që aktualisht po u nënshtrohen procedurave shtesë në Kosovë brenda kornizës kohore 365-ditore, të cilën Qeveria e Kosovës e ka vendosur bujarisht”, thuhet në përgjigjën e njërit prej zëdhënësve të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.
“Për ata individë që nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara, ne do të punojmë me partnerët ndërkombëtarë për t’i identifikuar vendet që do t’i pranojnë këta afganë”, shtoi ai.
Zëdhënësi nuk dha detaje se cilat mund të jenë ato vende.
Asnjë afgan i interesuar të qëndrojë në Kosovë
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës thonë se, bazuar në marrëveshjen e saj me SHBA-në dhe NATO-n, çdo afgan që është në Kosovë mund të qëndrojë vetëm një vit.
“Deri më tani, asnjëri nga qytetarët afganë nuk ka aplikuar për qëndrim në Kosovë”, tha MPB-ja në një deklaratë të shkruar për Radion Evropa e Lirë.
Duke cituar burime brenda administratës amerikane, gazeta amerikane The Wall Street Journal raportoi javën e kaluar se “më pak se dhjetë afganë kanë dështuar t’i kalojnë verifikimet shtesë”, duke e pasur të pamundur zhvendosjen në SHBA.
Po sipas këtij mediumi, në kampin Bondsteel rreth 90 persona të tjerë janë duke kaluar nëpër procedura të njëjta të verifikimit.
Sirrs: Të përshpejtohet verifikimi
Njëri nga afganët që po kalon nëpër procese shtesë të verifikimit, ka asistuar në vitet ‘90 ish-analisten për Lindjen e Mesme, Julia Sirrs, derisa ajo punonte për Agjencinë amerikane të Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA) në Afganistan.
Duke folur për REL Sirrs nuk komenton sa i takon personit në fjalë, por thotë se administrata amerikane duhet të përshpejtojë procesin e verifikimit të afganëve, të evakuuar vitin e kaluar.
“Unë e kuptoj që administrata e [presidentit Joe] Biden po merret me një numër të madh individësh, për të cilët duhet proceduar, dhe se Departamentit të Shtetit iu lejua të kishte mungesë të madhe të stafit gjatë administratës së mëparshme. Unë besoj se zyrtarët aktualë të Departamentit po punojnë për përmirësimin e kësaj situate dhe përfshirja e personelit shtesë duhet të ndihmojë në përshpejtimin e përpjekjeve të verifikimit dhe zhvendosjes [së afganëve]”, thotë Sirrs.
Pas marrjes së pushtetit nga talibanët, nga Afganistani u larguan rreth 135 mijë afganë.
Ata janë vendosur përkohësisht në disa vende të treta derisa t’iu përfundojnë procedurat ligjore për shpërngulje të përhershme në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të Perëndimit./REL/ KultPlus.com
Monica Vitti, ylli i gjithanshëm i filmit të Michelangelo Antonionit “L’Avventura” dhe filmave të tjerë italianë të tjetërsimit të viteve 1960, dhe më vonë një aktore kryesore komike, ka vdekur në moshën 90-vjeçare.
Vdekja e saj u njoftua të mërkurën në Twitter nga një ish-ministër i kulturës, Walter Veltroni, i cili tha se i ishte kërkuar të komunikonte vdekjen e saj nga bashkëshorti i saj, fotografi Roberto Russo.
Vitti kishte vite që ishte jashtë vëmendjes së publikut, duke jetuar e qetë në Romë me bashkëshortin e saj. Raportohet se ajo vuante nga demenca.
Në ditët e saj magjepsëse në vitet 1960, ajo ishte më e njohur për rolet e saj kryesore në “L’Avventura”, “La Notte”, “Eclisse” (“Eclipse”) dhe “Shkretëtira e Kuqe”, të gjithë filma të drejtuar nga Antonioni, i dashuri i saj, në atë kohë. Të dy ishin shënjestra të vazhdueshme të paparacëve.
L’Avventura” fitoi vëmendjen dhe lavdërimet e saj ndërkombëtare për rolin e saj si një grua e ftohtë. / KultPlus.com
Ideolog, poliglot e mbi të gjitha, një atdhetar i shquar i mendimit të thellë, Sejfulla Malëshova (Lame Kodra) ishte poet i patriotizmit dhe i luftës për liri. Por, më shumë, ai shkëlqente në përkthimet e shumë prej poetëve të mëdhenj.
Sejfulla Malëshova zotëronte 14 gjuhë, dy më pak se Fan Noli, teksa shkruante me shumë merak dhe kritikonte cilindo që mund të deformonte fjalët dhe ligjëratat e gjuhës së bukur shqipe.
Organizata Botërore e Shëndetësisë këtë të mërkurë ka paralajmëruar për rreziqet e punës së largët për shëndetin fizik.
Në raportin e fundit të OBSH theksohet se puna e largët fizike ndikonë në shëndetin mendor, dhimbjen e shpinës, izolim social dhe stresin e vazhduashëm nga vetmia.
“Kur organizohet dhe mbështetet siç duhet, puna në distancë mund të ketë një efekt pozitiv në shëndetin fizik dhe mendor të punonjësit dhe jetën sociale. Megjithatë, kur rreziqet për shëndetin dhe sigurinë e punës në distancë nuk shmangen dhe punëtorët nuk mund të bëjnë zgjedhje të shëndetshme gjatë punës së largët, kjo lloj pune mund të ketë efekte negative të rëndësishme shëndetësore”, thuhet në deklaratën e OBSH.
OBSH ndër të tjera thekson se puna e zgjatur në kompjuter me një lidhje në distancë mund të rezultojë në dëmtime muskuloskeletore dhe tendosje të syve, duke ndikuar në shëndetin mendor të punëtorëve pasi kontribuon në stres.
Ndër rreziqet e tjera për shëndetin fizik, OBSH thekson intolerancën ndaj nxehtësisë, ndriçimin, sigurinë e pajisjeve elektronike dhe cilësinë e ajrit në shtëpitë e punonjësve.
Ndërsa OBSH thekson se rreziqet e shëndetit mendor bazohen kryesisht në preferencat e punës së punonjësve, ajo paralajmëron mundësinë e izolimit social, vetmisë, ankthit dhe fajit.
Gjithashtu studimi zbuloi se puna në distancë rezultoi në një rritje të numrit të konflikteve të brendshme dhe të bashkëmoshatarëve. OBSH dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) po bëjnë thirrje për ndryshime kritike për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve, pasi ata ka të ngjarë të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia pas pandemisë pasi punëtorët dhe punëdhënësit kanë parë disa përfitime nga ky regjim i ri punësimi./abcnews.al/ KultPlus.com
Ekspozita e titulluar “Portrete të Skenderbeut gjatë shekujve” e profesorit Luan Tashi, së shpejti vjen në Galerinë Kombëtare të Kosovës, përcjell KultPlus.
“Portrete të Skenderbeut gjatë shekujve” vjen e kuruar nga Remzi Hasani. Ndërkaq, ekspozita do të hapet më 8 shkurt, duke filluar nga ora 19:00.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 8 mars.
“Lusim mysafirët që të respektojnë masat e rekomanduara nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë për parandalimin e Covid-19”, ka shkruar Galeria. / KultPlus.com
Një portret i Princeshës Diana është shitur për më shumë se 200 mijë Dollarë.
Kjo pikturë ishte një studim i fytyrës së Dianës, e cila ishte përdorur për një portret të plotë dhe është vepra e rrallë e Nelson Shanks.
Ndërsa tregon princeshën me një “shprehje të menduar” të përfshirë në portretin e saj të plotë, fustani i i gjelbër më vonë u ndryshua në një bluzë të bardhë për projektin e fundit, më të madh, sipas shtëpisë së ankandeve “Sotheby”.
Diana, Shanks dhe gruaja e tij Leona u bënë miq të ngushtë. Në një letër të vitit 1994 drejtuar çiftit, Diana shkruante: “Më mungoni ti dhe Leona në Londër, pasi ardhja në studio ishte një strehë e sigurt, kaq plot mbështetje dhe dashuri”. Tre vjet pas dërgimit të asaj letre, Diana vdiq në një aksident automobilistik në Paris në moshën 36-vjeçare.
Shanks u ngarkua të krijonte një portret të plotë të Princeshës së ndjerë të Uellsit në fund të viteve ’90, e cila kërkonte disa seanca personalisht ku princesha u ul për më shumë se 35 orë. / KultPlus.com
Pajtimi i Gjaqeve në Kosovë konsiderohet si një prej periudhave më të bardha të historisë shqiptare.
Hasmëritë disavjeçare morën fund me një procedurë të tillë ku u desh të përzihej dashuria, dhembshuria, solidariteti dhe mbijetesa.
Dikush fali gjakun e babait, dikush të të birit e dikush të vëllait. Shumë nga ata që falën, thonë se vepruan mirë që e ndërprenë hasmërinë, shkruan KultPlus.
Më 2 shkurt 1990 me nismën e Anton Çetës nisi në Kosovë aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit.
Ky konsiderohet edhe si viti më i organizuar dhe më frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë. / KultPlus.com
Studentët e Kolegji Universum të Programit Master në kuadër të vizitave studimore vizituan Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.
Studentët bashkë me Prof. Lulzim Peci u takuam me Ministrin e Mbrojtjes Z. Armend Mehaj ku diskutuan rreth situatës gjeopolitike dhe rrethanave të sigurisë në vend e në rajon.
Programi Master në Kolegjin Universum është i vetmi program i cili është ranguar si i 16’ti në Evropën Lindore dhe në Top 200 programet më të mira të kësaj fushe në botë nga agjencia prestigjioze franceze Eduniversal.
Poashtu i vetmi institucion në Kosovë që ofron diplomë të dyfishtë gjermane, duke ju mundësuar studentëve kosovar ti fillojnë studimet në Kosovë dhe ta vazhdojnë vitin e dytë në Gjermani, ku përveq studimeve studentët do të kryejnë punë praktike me pagese në kompani gjermane.
Kolegji Universum ka hap konkurs per transferim të studimeve, transfero të gjitha provimet nga institucioni paraprak, përfito 30% zbritje & shkëmbim semestral në njërin nga 26 shtete të BE-së me BURSË të plotë. Apliko për informata https://www.universum-ks.org/sq/apliko/
Për më shumë informata rreth aktiviteteve studentore në Kolegjin Universum na ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.
Aktorja amerikane, Whoopi Goldberg është pezulluar nga emisioni “The View” për dy javë, përcjell KultPlus.
Goldberg, e cila bashkë-prezanton emisionin amerikan të ABC-së “The View”, tha të hënën se Holokausti kishte të bënte me çnjerëzimin e njeriut ndaj njeriut dhe përfshinte “dy grupe të bardhë njerëzish”.
Aktorja fituese e Oskarit më vonë kërkoi falje duke thënë: “Në shfaqjen e sotme, thashë se Holokausti ‘nuk ka të bëjë me racën, por me çnjerëzimin e njeriut ndaj njeriut’. Duhet të kisha thënë se ka të bëjë me të dyja”.
Pezullimi i saj nga “The View” u njoftua në një deklaratë të publikuar nga rrjeti amerikan ABC News të martën mbrëma.
“Duke hyrë në fuqi menjëherë, unë do të pezulloj Whoopi Goldberg për dy javë për komentet e saj të gabuara dhe lënduese,” shkroi në deklaratë Kim Godwin, presidente e ABC News. /KultPlus.com
Është një prej objekteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë.
Gjatë ditës së djeshme filluan punimet restauruese në Shtëpinë e Xhafer Devës, shtëpi e ndërtuar në vitin 1930 në qendër të vjetër të qytetit nga arkitektë dhe punëtorë austriakë.
Shtëpia e Xhafer Devës ka vlerë të jashtëzakonshme shoqërore, kulturore, historike dhe arkitektonike për tërë rajonin.
Për nga stili i ndërtimit, kjo shtëpi i përket arkitekturës moderne euro-perëndimore dhe shquhet me elemente të shumta dekoruese në pjesën e jashtme. Si e tillë kjo është një ndër shtëpitë e para të këtij stili në Mitrovicë dhe Kosovë. Stili i ndërtimit të kësaj shtëpie, paraqet kthesë radikale të kalimit nga ndërtimi i objekteve me ndikim të arkitekturës të stilit oriental, në ndërtim të objekteve me stil të arkitekturës moderne europiane.
Procesi i restaurimit do të përfshijë ndërhyrjet në pjesën e jashtme dhe të brendshme të ndërtesës. Fokusi kryesor jashtë është në restaurimin e dekorimeve në fasada, punimet e zdrukthëtarisë dhe ndërrimin e dritareve dhe dyerve. Brendësia do të revitalizohet dhe përdoret si hapësirë komunitare për aktivitete kulturore në katin përdhes, ndërsa kati i parë dhe i dytë janë planifikuar të shërbejnë për zyrën e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Mitrovicë.
Projekti pritet të përfundojë në fund të këtij viti.
Restaurimi po bëhet në kuadër të programit “Trashëgimia kulturore si nxitës për dialogun ndër-komunitar dhe kohezionin social”, i cili bashkëfinancohet nga Zyra e Instrumenti për Stabilitet dhe Paqe i BE-së dhe, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe zbatohet nga UNDP.
Pothuajse gjysmë shekulli pasi u vodh, një statujë romake e perëndisë Bacchus i është dorëzuar muzeut francez ku dhe është ekspozuar për herë të parë, përcjell KultPlus.
Statuja ishte vjedhur në dhjetor 1973, së bashku me 5000 monedha romake.
“Pesëdhjetë vjet pas një vjedhjeje, është e padëgjuar që diçka të kthehet – normalisht ajo është shkatërruar,” tha detektivi i artit Arthur Brand për BBC.
Statuja 40 cm e lartë (15,7 in) është gjetur në fshatin galo-romak të Vertillum në Francën lindore në 1894 dhe vite më vonë u shfaq në një ekspozitë në Paris, tek veprat më të mira të artit të Francës.
Kur zoti Brand ia dorëzoi statujën Musée du Pays Châtillonnais këtë javë, drejtoresha Catherine Monnet tha se e kuptoi se sa më e bukur ishte, shumë më e bukur se kopja që ishte vendosur.
Studiuesi holandez i artit, i cili ka krijuar një reputacion për gjurmimin e kryeveprave të vjedhura në mbarë botën, tha se muzeu ishte “i mahnitur” kur ai u tha atyre se kishte gjurmuar statujën e tyre të humbur.
Ai përshkroi se si ishte kontaktuar nga një klient që donte të dinte më shumë për statujën pasi iu ofrua nga një koleksionist austriak, i cili e kishte blerë ligjërisht dhe me mirëbesim.
Nuk kishte asnjë bazë të dhënash në vitin 1973, por zoti Brand përfundimisht gjeti një referencë për të në një revistë arkeologjike që daton që nga viti 1927, dhe policia franceze më pas gjeti raportin e saj nga koha e vjedhjes.
“Kam kontaktuar me koleksionistin. Ai nuk donte të kishte një copë të vjedhur në koleksionin e tij, kështu që donte ta kthente atë, por ligji francez dikton që një shumë e vogël duhet paguar për ruajtje.”
Kjo shumë e vogël në raport me vlerën e statujës është ende një shumë e konsiderueshme parash.
Ndërsa gjysma u pagua nga autoriteti lokal në Chatillon, pjesa tjetër u dha nga një shtëpi ankandi e specializuar në artin antik në qytetin portual anglez të Harwich. “Pjesa i përket muzeut, kështu që është e drejtë që vetëm njerëzit mund të mblidhen dhe ta bëjnë këtë të ndodhë,” tha Aaron Hammond nga Timeline Auctions.
Sipas Brand, drejtoresha e muzeut qau me lot gëzimi kur pa statujën: “Mendova se ajo do ta hiqte atë sa ishte shumë nervoze”. /KultPlus.com
Gerard Depardieu, Maria Grazia Cucinotta e Jeroen Krabbe janë yjet e kinematografisë botërore që tashmë kanë përfunduar një pjesë të konsiderueshme të xhirimeve të filmit “Faleminderit Hagë”, që për titull pune kishte emërtimin “Unë dhe Millosheviqi”, film ky me skenar dhe regji të Arben Kastratit, shkruan KultPlus.
Skenari i filmit i cili i përket zhanrit dramë-komedi e që ngjarjen e ka të vendosur mes Kosovës, Serbisë, Francës dhe Holandës, xhirimet e deritanishme i ka realizuar në Shqipëri dhe Austri, dhe pjesa e mbetur do të realizohet në Austri, Rumani dhe Shqipëri.
Arben Kastrati, regjisori i filmit i cili është shprehur të jetë shumë i kënaqur për kastën e mrekullueshme, por edhe mënyrën se si është nxjerrë deri më tash ky film, ka thënë për KultPlus se filmi është është bashkëprodhim mes Austrisë, Francës, Italisë dhe Amerikës.
“Për shkak të pandemisë, xhirimet e disa skenave të pakta të mbetura, kemi qenë të detyruar që ti shtyjmë deri më tani. Skenat e pakta të mbetura të filmit, do të xhirohen në Austri, Rumani dhe Shqipëri, sapo të na mundësohet të xhirojmë në eksterier”, ka thënë Kastrati.
Ndërkohë, përpos aktorëve të lartpërmendur, në këtë film me rolet e tyre janë përfshirë edhe John Rhys-Davies, Sir Tony Robinson, Claudia Gerini, Patsy Kensit, Xhevdet Doda, Blerta Syla Surroi etj…
Arben Kastrati poashtu ka njoftuar se filmi “Faleminderit Hagë” ka pas kujdes edhe në përzgjedhjen e producentëve, duke përfshirë ata shqiptarë e ndërkombëtarë, dhe ky projekt filmik tashmë ka tre producentë: Shqipe Kamberi, Thomas Bogner dhe Marius Hanganutiu.
Ndërkohë, përderisa është duke u punuar intensivisht për përfundimin e këtij filmi, që montazhin do ta realizojë në Austri, kurse postproduksionin në Los Angeles, Arben Kastrati ka njoftuar se tashmë producentët e filmit kanë filluar të ndajnë me ndjekësit edhe skena të filmit, e që po shpërndahen nëpërmjet faqes zyrtare të filmit, e që sipas tij, premierën do ta ketë në një ndër festivalet më prestigjioze në botë. Filmi “Faleminderit Hagë”, është film i bazuar në ngjarje të vërtetë. / KultPlus.com
Filmi kosovar ‘Vera Andrron Detin’ me regji të Kaltrina Krasniqit dhe skenar të Doruntina Bashës do të shfaqë sonte premierën në Suedi, në ‘Ingmar Bergmab Competition’, shkruan KultPlus.
Ky film ka si personazh kryesor Verën, përditshmëria e qetë e e së cilës, çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj që hap rrugë për një paradë të padëshiruar kërcënimesh nga kushërinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat. Kur tendencat e një skeme të nëntokës fillojnë të dalin në pah, bota e Verës përballet me rreziqe të cilat duket se do ta fundosin atë. Frika dhe mosbesimi, shtyjnë Verën të marrë fatin e familjes në duart e saj.
Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Drejtoreshë e fotografisë: Sevdije Kastrati; Producent: Shkumbin Istrefi./KultPlus.com