Driton Kuka: Xhudo gjithmonë për vendin tonë dhe popullin shqiptar

Kosova ka arritur që të fitojë edhe një medalje tjetër në kuadër të Lojërave Mesdhetare, shkruan KultPlus.

Medalja e gjashtë për Kosovën erdhi nga xhudistja Loriana Kuka, e cila fitoi të artën me paraqitje të shkëlqyeshme.

Trajneri Driton Kuka, ka shkruar në “Facebook” se xhudo gjithmonë për vendin tonë dhe popullin shqiptar.

Postimi i plotë:

“Day 3 …
Medalja nr 5 🥇🥇🥇🥉🥉
Loriana e artë 78 kg
Lojërat Mesdhetare Algjeri
Xhudo gjithmonë për vendin tonë dhe popullin Shqiptar”, thuhet në postim. /KultPlus.com

Higjiena dhe estetika dentare, profesioni që po garon me programerët për paga më të larta, mund të studioni edhe në Kosovë

Sot, për dallim nga vitet e kaluara, dentistët nuk vizitohen vetëm kur dikush ka problem me dhëmbë apo dhimbje. Tek ata shkohet edhe për të fituar “Hollywood Smile”, për të pasur gjithë dhëmbët në vijë apo edhe për të pasur një diamant në dhëmbë.

Megjithatë, në grupin e profesionistëve dentarë ka një grup i madh që po zë vend për diçka krejt specifike. Higjienist dentar, që merret me higjienën dhe estetikën e dhëmbëve.

Profesioni i higjienistit dentar gjithmonë zë vend në “TOP 20” të profesioneve më të paguara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë, edhe paga prek një nga pikat më të larta ndër profesione. Paga mesatare në ShBA, sipas US News, është rreth 6,500 dollarë në muaj, kurse në Evropë, sipas Statistika dhe SalaryExplorer, paga mesatare është 4,500 euro në muaj.

Pra, përveç programerëve, bota është në kërkim të higjienistëve dentarë.

Kosova ka fatin dhe mundësinë të ketë kolegjin e vetëm në Ballkanin Perëndimor që ofron program të plotë bachelor për Higjienë dhe Estetikë Dentare. Ai është Kolegji UNVERSUM.

Nga studimet në Kolgjin Universum mund të vazhdoni karrierën si higjenist dentar, edukator të shëndetit oral, administrator të kujdesit shëndetësor apo edhe hulumtues të fushës dentare.

Për të aplikuar dhe për të marrë informacione rreth studimeve për Higjienë dhe Estetikë Dentare,

klikoni në linkun në vazhdim: https://www.universum-ks.org/sq/apliko/ /KultPlus.com

Artikull i sponsorizuar

Gottfried Wilhelm Leibniz, albanologu i parë që trajtoi problemet e origjinës së gjuhës shqipe

Më 1 korrik 1646, në Leipzig, Gjermani, lindi Gottfried Wilhelm Leibniz, shkruan KultPlus.

Filozofi dhe matematikani, i cili përveç shumë profesioneve tjera, ai ishte edhe albanologu i parë që trajtoi problemet e origjinës së gjuhës shqipe, lidhjen e saj me gjuhët tjera indo-evropiane, dhe individualitetin e saj si gjuhë në vete.

Portreti i Gottfried Wilhelm Leibniz nga Christoph Bernhard Francke, rreth vitit 1695. / KultPlus.com

Ermonela Jaho anulon shfaqet në Britani për shkak të gjendjes shëndetësore

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, sot ka ndarë një lajm me të gjithë ndjekësit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ermonela ka bërë me dije se është tërhequr nga interpretimi në operan “Pagliacci” produksion i Royeal Opera House në Londër pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar.

Ndonëse dëshira e sopranos ishte e madhe për të performuar, kanë qenë mjekët ata të cilët ja kanë ndaluar.

Të dashur miq, më vjen shumë keq t’ju them që duhet të tërhiqem nga prodhimi i “Pagliacci” nga ROH. Prej ditësh isha duke bërë prova ndërsa luftoja me disa sfida shëndetësore por fatkeqësisht situata u përkeqësua dhe pse doja të vazhdoja mjekët më këshilluan kundër saj.

Shpresoj të shërohem së shpejti për angazhimet e mia të ardhshme. Më vjen shumë keq për zhgënjimin…. Unë jam shumë mirënjohës ndaj ROH dhe miqve të mi të mrekullueshëm për mbështetjen e tyre gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të kthehem në Londër në të ardhmen…. shumë dashuri Ermonela”, shkruan Jaho. / KultPlus.com

Presidentja Osmani në CNN për Serbinë: Nuk mund të ecësh në rrugë të Moskës dhe të BE-së

Në një intervistë të shkurtër dhënë për “CNN International”, Presidentja Vjosa Osmani ka folur për aspiratat e Kosovës që të aplikojë për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ajo ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka shikuar të gjejë rrugë tjetër, pos asaj Euroatlantike.

Osmani ka folur edhe për pikëpamjet se Serbia po ecën në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke thënë se nuk beson në diçka të tillë.

“Serbia provon të ecën edhe rrugës së Moskës edhe rrugës së së Evropës. S’mund të ecësh në të dy rrugët, të të njëjtën kohë”.

Për kërkesën që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s, Presidentja Osmani ka thënë se pas sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, “çdokush” e ka kuptuar se të jesh në NATO, do të thotë të jesh i sigurt.

“Të jesh në NATO do të thotë të jesh i sigurt. Kështu që, praktikisht, arsyeja kryesore pse populli i Kosovës dhe vizioni ynë si krerë të institucioneve të Kosovës është që të bëhemi anëtar i NATO-s, është për shkak të sigurisë dhe mbrojtjes. Por, edhe se ne nuk e shohim NATO-n vetëm si një makineri ushtarake, por si një sistem bazë të vlerave”, ka thënë Osmani. /Express/ KultPlus.com

Loriana Kuka ia siguron medaljen e artë Kosovës nga Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Loriana Kuka ia ka siguruar Kosovës edhe një medalje në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, që po mbahen në Algjeri.

Xhudistja kosovare e fitoi medaljen e artë, pasi në finale e mposhti francezen, Chloe Buttigieg.

Loriana Kuka këtë medalje e fitoi në kategorinë deri në 78 kilogramë. Ajo fitoi në kohën shtesë me “Waza-ari”

Paraprakisht, Kosova i kishte fituar edhe katër medalje tjera në xhudo, dy të arta, me Distria Krasniqin e Laura Fazliun dhe dy të bronzta me Akil Gjakovën dhe me Flaka Loxhën. / KultPlus.com

Artisti që e pikturoi Shote Galicën (FOTO)

Me pushkën në dorë e vështrimin e humbur në fushën e betejës Shote Galica mbart imazhin e një gruaje të bukur dhe pse në luftë. Portreti i saj në pikturë realizuar nga Ismail Lulani është një nga tablotë më të bukura ku ajo shfaqet.

E realizuar në 1974, kjo është një nga pikturat që sot ruhet në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve. Lulani ishte artist që i pëlqente të merrej me karakteret. Kjo shihet dhe në tablonë ku tre ndërtues të hidrocentralit shfaqen pranë njëri tjetrit, realizuar më 1971-shin.

Ismail Lulani ishte një nga piktorët e shquar shqiptarë të shekullit XX-të, ai ishte një nga artistët që ndikuan fuqishëm në modernizimin e artit shqiptar të çerekut të fundit të shekullit XX. Piktori Ismail Lulani kreu studimet e mesme për mjekësi, por shumë shpejt do ti kushtohej plotësisht pasionit të tij të fëmijërisë – pikturës. Studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, gjatë viteve 1964 – 1968.

Krijimtaria artistike e piktorit Ismail Lulanit është e shumë e gjerë dhe e larmishme (mbi 30 vjet krijimtari). Ai ishte portretist, peizazhist dhe realizues i tablove kompozicionale me temë historike e sociale. Vepra e tij e parë e ekspozuar në publik ishte peizazhi nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës (1969).

Mund të kujtojmë disa nga tablotë e tij në vite: “Skënderbeu në betejë”, (1968); “Ded Gjo Luli me trimat”, (1969, GKA,Tiranë); “Në hidrocentralin Mao Ce Dun” (GKA, Tiranë), “Peizazh malor”, (GKA, Tiranë) si dhe tabloja “Ndërtuesit e hidrocentralit” (1974, GKA, Tiranë). Tabloja “Ndërtuesit e Hidrocentralit”, 1971, u realizua nga artisti për ekspozitën e 30 vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Në tablo janë pikturuar imazhet e tri punëtorëve , (portretet e tyre) janë paraqitur në plan të parë.

Në fondin e GKA, Tiranë ndodhen njëzetenëntë vepra të piktorit Ismail Lulani.

Vepra të Lulanit ndodhen dhe në fondin e GA, Shkodër dhe të mjaft koleksionistëve privatë në Shqipëri e jashtë saj. “MEZURAJ MUZE”, në Tiranë ka në fondin e saj një koleksion të rëndësishëm me vepra të piktorit Ismail Lulani. / KultPlus.com

‘Siparantum Choir’ mbyll edicionin e festivalit DAM

Të dielën përmbyllet programi kulturor i festivali DAM. Pas një edicioni me plotë aktivitete të muzikës serioze dhe një varg eventesh tjera kulturore, festivali DAM përmbyll edicionin e këtij viti nën interpretimin e Korit ‘Siparantum’ me Memli Kelmendin.

Të dielën me fillim nga ora 19:30, kori i njohur në kishën katolike ‘Shen Ndou’ do të përformoj para publiku në ditën mbyllëse të festivalit.

Festivali DAM filloi edicionin e sivjetmë më 24 korrik me një varg aktivitetesh, duke sjellë publikut kosovar tinguj të muzikës klasike dhe dokumentare e ngjarje të ndryshme kulturore.

Dokumentari mbi okarinën e Runikut, promovimi i librit nën fjalët e Shaqir Hotit, koncertet e nxënësve, çmimet për pianistin e ri, recitali i Gëzim Latifit dhe Elena Atanasovskas ishin disa prej aktiviteteve që e pasuruan edicionin e këtij viti të festivalit ndërkombëtar të muzikës në kryeqytet.

DAM festivali, ka një kohë të gjatë që sjellë në Kosovë risi në fushën e muzikës klasike duke qenë nikoqire e një numri të madh muzikantësh brenda e jashtë vendit.

Edicioni i sivjetmë ishte edicioni i 17-të me radhë./Express/ KultPlus.com

Imzot Luigj Bumçi drejtuar Konferencës së Paqes në Paris: Populli shqiptar, me vullnetin e tij, nuk do ta lëshojë kurrë Vlorën

Nga Aurenc Bebja, Francë – 1 Korrik 2022

“La Patrie” ka botuar, të enjten e 22 janarit 1920, në faqen n°4, shkresën e delegacionit shqiptar të firmosur nga Imzot Luigj Bumçi, dërguar asokohe Konferencës së Paqes në Paris me qëllim ndalimin e copëtimit dhe ndarjes së Shqipërisë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Ndarja e Shqipërisë

Protestë në Konferencën e Paqes

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Delegacioni shqiptar i drejtoi Konferencës së Paqes këtë protestë :

Delegacioni shqiptar do të dështonte në detyrën e tij nëse nuk do të ngrihej edhe një herë kundër copëtimit dhe ndarjes së Shqipërisë mes italianëve, serbëve dhe grekëve.

Vetë jugosllavët thonë se duan të ruhet integriteti dhe pavarësia e Shqipërisë: prandaj refuzojnë atribuimin e rrethit të Shkodrës deri në Drin që Këshilli i Lartë kërkon t’u japë atyre, si kompensim për humbjet që pësojnë gjetkë.

Dhënia e territorit tonë serbëve do të pasohet nga ai i krahinave jugore grekëve, ndërsa grekët, me gojën e zotit Venizelos, deklarojnë se “janë të prirur të mos pretendojnë popullsinë e Epirit të veriut nëse Shqipëria përbën një shtet të pavarur me ndihmën e një fuqie që nuk do të kishte asnjë interes në Gadishullin Ballkanik”.

Jugosllavët thonë: “Nëse shtetet e tjera pretendojnë një pjesë të Shqipërisë, edhe kufiri i Serbisë duhet të shtrihet mbi Drin.”

Prandaj është zotërimi i Vlorës nga Italia dhe kërkesa e saj për të pasur një mandat mbi Shqipërinë që çon në ndarjen tonë. Por si mundet Shqipëria, e cila e gjen veten pa asnjë mbështetje të jashtme, ta detyrojë Italinë të evakuojë Vlorën ?

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Populli shqiptar, me vullnetin e tij, nuk do ta lëshojë kurrë Vlorën. Me peticionet tona të shumta drejtuar Konferencës, ne nënvizuam këtë dëshirë dhe, me 22 dhjetor 1919, patëm nderin t’i dërgonim asaj një shkresë nga banorët e Vlorës dhe të rrethinës, me firmat e parisë dhe vulat e të gjithë komunave kundër pushtimit të Vlorës nga Italia.

Nuk mund të besojmë se Asambleja e Lartë, këtu në Paris, në vitin 1920, mund të vazhdojë me copëtimin e një vendi duke ia ofruar njërit apo tjetrit thjesht sepse nuk është në gjendje që ta evakuojnë atë nga italianët që u vendosën atje në mënyrë arbitrare.

Shpresojmë që z. Clemenceau, z. Lloyd George, si dhe z. Nitti nuk do të duan të marrin vendime që janë në kundërshtim me misionin e lartë historik të vendeve të tyre të mëdha dhe që do të dënoheshin nga ndërgjegjja universale. Për më tepër, Delegacioni Shqiptar mendon se këto kombinime, në kundërshtim me barazinë, nuk mund të shmangin pasojat katastrofike që vendimet e Asamblesë së Lartë duket se duan t’i shmangin.

Ju lutem pranoni, zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Presidenti i Delegacionit shqiptar,

(Nënshkruar) : Bumçi

https://www.darsiani.com/la-gazette/la-patrie-1920-imzot-luigj-bumci-populli-shqiptar-me-vullnetin-e-tij-nuk-do-ta-leshoje-kurre-vloren-shkresa-drejtuar-konferences-se-paqes-ne-paris/ / KultPlus.com

Imzot Luigj Bumçi (1872 – 1945)


Edicioni i 10-të i Festivalit të Arkitekturës në Kosovë fillon javën e ardhshme

Javën e ardhshme fillon edicioni i 10-të i Festivalit të Arkitekturës në Kosovë, ngjarjes më të madhe të arkitekturës në regjionin tonë. 

Këtë vit festivali do organizohet përgjatë javës së parë të Korrikut dhe gjatë muajit Shtator. 

Në programin e muajit Korrik janë paraparë 8 ligjërata publike dhe 3 punëtori, kurse gjatë muajit Shtator 10 ligjërata, 5 punëtori, shfaqje të filmave dokumentar, intervenime urbane dhe një ekspozitë. 

Ligjëruesit e muajit Korrik do jneë: Kristina Knauf dhe Leo Stuckardt nga MVRDV.next; Joni Baboci, Get.Layer; Perparim Rama, Kryetari i Prishtinës, Jan Liesegang, RaumlaborBerlin; Luca Molinari; Andres Lepik Muzeu Gjerman i Arkitekturës; Hussam Dakka AA School; Niko McGlashan, Leventhal Center for Advanced Architecture dhe Eric Robsky Huntley nga Department of Urban Studies and Planning, Massachusetts Institute of Technology. Të gjitha ligjëratat janë të hapura për publikun e gjerë dhe do mbahen në hapësirat e Kino Armatës me datat 7, 8 dhe 9 Korrik duke filluar nga ora 19:00. 

Festivali nuk do ishte i mundur pa mbështetjen e LINA platform dhe Creative Europe; Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, Komunës së Prishtinës, Ambasadës së Amerikës dhe KUSA-s, Leventhal Center for Advanced Urbanism pran MIT dhe Kino Armatës. / KultPlus.com

Plagët tona si popull dalin në pah nga brendësia e artistit Mentor Zymberaj, monodrama “Arka” i sjell në një dimension tjetër

Era Berisha

Një sakrificë e personazhit i cili për vëllaun e tij të vogël bënë pothuajse çdo gjë të mundur vetëm që ai të shërohet ose të paktën që të jetë pranë tij në momentet më të dhimbshme, shumë shpejtë merr një kahje krejt tjetër. Kjo sakrificë del të jetë asgjë tjetër pos një “rebelim i kotë”, me ç’rast është krijuar edhe thelbi kryesor mbi të cilin mbrëmë premiera e monodramës “Arka” nga Mentor Zymberaj ka gjetur shtëpinë pikërisht në skenën e Teatrit Dodona, shkruan KultPlus.

Në momentin kur ora shënoi fiks 19:42, dritat e ngrohta të vendosura anash në hapësirë po zbeheshin dalëngadalë derisa terri kaploi gjithë të pranishmit. Salla e mbushur me prezencën e audiencës fillimisht u përplas me një imazh që lehtazi ka zgjuar kujtime të shumta. Një arkë e mbuluar me një çarçaf të bardhë mu në mes të skenës, përcolli një ndjenjë të familjaritetit. Pa asnjë zhurmë të vetme, qetësia absolute ishte elementi që ka rrethuar daljen në skenë të aktorit Mentor Zymberaj, shprehjet e së cilit vinin këndshëm në pah nga drita verbuese që i binte mbi fytyrë.

Një emocion i dhimbshëm në sytë e tij paralajmëroi për një histori të vështirë por mjaft të njohur për popullin tonë. Fjalët: ‘E di nanë, që t’ka marrë malli‘, ishin ato që thyen heshtjen në skenë. Nën dritën e llambës të vendosur lartë mu mbi pozitën e arkës, personazhi që erdhi nën aktrimin e veçantë të Mentor Zymberaj, ka rrëfyer brengat e shumta, pra ato të cilat kanë rënduar fort shpirtin, zemrën dhe mendjen e tij deri në një pikë të papërballueshme.

Qysh në fillim, kujtime nga më të ndryshmet të këtij personazhi zunë vendin e tyre preciz. “Ora e shtëpisë“,“Fotografitë“,“biçikleta“,“Hajmalia“,“këmisha e babës“, “Kravata e maturës“, janë vetëm disa nga faktorët që luajtën rolin e rëndësishëm dhe tejet të saktë në rrjedhën e shfaqjes. Ndërsa, përpos elementeve të lartpërmendura, atëherë kur ‘fyelli i gjyshit‘ nxirret nga arka dhe aktori Zymberaj nis interpretimin mbresëlënës, shumë shpejt na shfaqet një dimension befasues që në fakt kjo monodramë përmban.

Nëse dhimbja, vuajtja dhe dëshpërimi do të shndërroheshin në formën e njeriut, atëherë roli i Zymberajt, do të kishte marrë lehtësisht vendin e tyre. Personazhi të cilin ai e portretizon dhe e mban gjallë për gjatë gjithë kohës, shpalos pamundësinë për të mbajtur në jetë të vëllain gjashtë vjeçar që i ka vdekur nga një sëmundje e rëndë. Ai si një student i shkëlqyer i arteve, e kaloi gjithë rininë në dheun e huaj, duke kaluar Evropën ilegalisht por që për të kjo mbetet thjesht një “rebelim i kotë“.

Dalëngadalë, ai ulet mbi arkë, vendos duart dhe kokën mbi të, teksa një dritë e kuqe rrethon gjithë skenën, duke sinjalizuar për një tjetër rrëfim, por kësaj radhe të nënës së tij, e cila po ashtu nuk ishte më gjallë. Nga një copë letre, ai merr vesh për gjithë situatat që ka humbur derisa ai ishte larg shtëpisë. Babai i tij kishte vdekur menjëherë pas të vëllait, duke mos mundur të përballonte vdekjen e të birit, motra e tij ishte zhdukur diku larg për të sjellë në jetë veprat e pabotuara të babait të saj në mënyrë që vepra gjeniale e tij të respektohej, ndërkohë që nëna e tij e sëmurë nuk mundi t’i bëjë ballë sëmundjes që e kishte gjymtuar pa prezencën e asnjërit nga familja e saj.

Kështu krejt në fund, një vijë melodike muzikore fut rrënjët në mbylljen e kësaj shfaqjeje. Personazhi ka qenë shumë specifik e po ashtu ka pasur shumë ndryshime nga pësimet e njëpasnjëshme. Duke marrë parasysh kontaktin me arkën dhe gjithë çka ka përjetuar familja e tij, krejt në fund ai shndërrohet në palaçon e vëllaut të vet. Andaj, kjo është ajo simbioza që e ndërlidh fillimin, zhvillimin dhe fundin e kësaj shfaqje.

“Arka“ solli përjetimet që flenë nëpër qoshet e kujtimeve të shumicës nga ne. Kjo monodramë përpos frymës origjinale që mban dhe një skenari brilant që zhvillohet nëpër tri segmente, me pjesëmarrjen e qëlluar të Igballe Qenës në vokal dhe solistes Yllka Kuqi si dhe precizitetin e udhëheqësve teknik si Bedri Maloku dhe Fadil Bekteshi, ka përthekuar një publik të tërë, duke i dërguar ata nëpër vazhdën e emocioneve të ndryshme që ndonjëherë edhe binin ndesh me njëra-tjetrën.

Autor, regjisor dhe aktor i monodramës “Arka“ është vetë Mentor Zymberaj. Asistent regjie është Mirak Zymberaj, kostumografia vjen e punuar nga Mrikë Zymberaj si dhe realizimi i muzikës nga kompozitori Astrit Pallaska. Po ashtu, regjistrimi i vokalit është bërë nga dirigjenti Memli Kelmendi.

Kjo monodramë është shkruar që disa vite. Ideja për ta realizuar ka qenë shumë më herët. Është botuar në mesin e katër monodramave më të suksesshme të Mentor Zymberajt, që s’ka qenë e inskenuar. Tash është inskenuar dhe është barazuar me të tjerat. Koncepti i regjisë ka zgjatur rreth katër apo pesë muaj, në bashkëpunim me idenë se si të plasohet dhe që dy muaj janë mbajtur ditët e provave derisa është realizuar.

Për të treguar më shumë rreth shfaqjes si dhe procesit të realizmit, për KultPlus foli aktori Mentor Zymberaj.

“Pasi që jam edhe autor, gjithmonë ideja si artist është se çfarë duhet të thuhet dhe se cila temë është më aktuale. Besoj që këto shkrimet tona nganjëherë kanë qenë të imponuara për shkak të nevojave që i kemi në familjet tona, në mënyrë që të ndihmojmë njëri-tjetrin, andaj më është dukur që kjo temë është mjaft e afërt, e ndjeshme por edhe e nevojshme për popullin tonë, duke marrë parasysh dhe pasojat që na ndodhin neve si familje. Mendoj që kjo temë është mjaft e nevojshme që të konsumohet, të shihet prej popullit tonë së pari e pastaj në vende të tjera të botës“, thotë ai.

Sipas tij, si autor ai beson se në njëfarë forme ia ka arritur qëllimit, pastaj koncepti regjisorial si regjisor, për të ka qenë shumë më i lehtë për shkak të idesë autoriale.

“Kur je në treshen autoriale, nuk është e lehtë sepse lufta është në tri segmente. Plasohet ideja si autor, pastaj gjetja e një koncept të bukur dhe atraktiv regjisorial dhe në anën tjetër ndërtohet karakteri për të cilin dhe jam i thirrur. Kështu që, forma ime e punës është pak më specifike sepse punoj kryesisht vetëm. Tema është krejtësisht origjinale dhe idetë më kanë rrjedh gjithmonë nga brendësia, pra prej plagëve tona, prej temave tona që ka nevojë populli ynë. Kështu që jam shumë i kënaqur sepse ekziston një origjinalitet në realizim“, shpalos Zymberaj.

“Është gjetë një ritëm i bukur i shfaqjes që të dëgjohet, të thuhet por edhe të luhet”, përfundon Zymberaj.

/ KultPlus.com

Ndërhyrjet në Muzeun Etnografik në Gjakovë drejt fundit, Ceku: Çdo ditë punë të mira në mbrojtje të trashëgimisë kulturore

Po bëhen prekjet e fundit para përmbylljes së ndërhyrjeve të Ministrisë së Kulturës në ndërtesën e Muzeut Etnografik në Gjakovë.

Ky aset i trashëgimisë kulturore me vlera të jashtëzakonshme dhe pikë reference e turizmit në Gjakovë po merr vëmendjen e merituar nga institucionet.

Muzeu Etnografik kishte nevojë urgjente për ndërhyrje, të cilat tani po i afrohen përmbylljes.

Ky muze po ashtu është përfshirë në analizën që ka ndërmarrë Ministria e Kulturës në kuadër të Programit Kombëtar për zhvillimin e muzeve në Kosovë.

Duke i ruajtur origjinalitetin dhe mbrojtur nga të gjitha dëmtimet që i janë shkaktuar ndër vite, muzeu do të shërbej dhe bart kujtesën kolektive tek brezat e ardhshëm.

“Çdo ditë punë të mira në mbrojtje të trashëgimisë kulturore”, ka shkruar ministri i kulturës, Hajrulla Çeku. / KultPlus.com

Xhudistja Loriana Kuka i siguron Kosovës medaljen e gjashtë në Lojërat Mesdhetare

Është siguruar edhe medalja e gjashtë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Xhudistja jonë, Loriana Kuka, bëhet garuesja e pestë nga ky sport që do të ngritet në podium.

Ajo mundi në gjysmëfinale kroaten, Petrunjela Paviq, kategoria -78 kg. Urojmë që Lori ta fitojë të artën.

Shpat Zekaj, u ndal në repasazh nga kroati, Marko Kumriq, kategoria -100 kg. Ai përfundoi në vendin e shtatë. / KultPlus.com

“Rrjedh në këngë e ligjërime” vjen edhe në versionin për piano nga Durim Rrahmani (VIDEO)

“Rrjedh në këngë e ligjërime” është një nga dy këngët që fitoi çmimin e dytë në Festivalin e 19-të të Këngës në RTSH në dhjetor të vitit 1980.

E kënduar në versionin origjinal nga Vaçe Zela e me pas nga Gaqo Çako, kjo këngë me muzikë të Feim Ibrahimit, orkestrim të Gjon Simonit dhe tekst të Gjok Becit, vazhdon të emocionojë edhe sot.

Ishte tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, i cili e riktheu këtë këngë për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës të ripërpunuar dhe me disa ndërhyrje në tekst.

Por kënga tashmë na vjen edhe me një version të ri. Është pianisti nga Podujeva, Durim Rrahmani i cili e sjell këngën në version për piano.

Edhe në këtë version kënga vjen për mrekulli dhe interpretimi i Rrahmanit vjen i shoqëruar me një videoklip të cilin mund ta ndiqni më poshtë. / KultPlus.com

Rama: Kanabisin do e legalizojmë, ndoshta edhe për përdorim personal

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka thënë se legalizimi i kanabisit mjekësor do të bëhet, pasi kështu kanë dashur shqiptarët që janë pyetur në këshillimin kombëtar.

Në përgjigje të pyetjes së gazetares së Abc News, Erneta Shevroja, Rama nuk kurseu ironinë me opozitën, për të cilën tha se nuk ekziston.

Rama u pyet se kush do të mbaje përgjegjësi nëse vendi kanabizohet me legalizimin e kanabisit, siç kanë qenë edhe akuzat e fundit të opozitës, dhe tha se do të pyesin sërish nëse do të bëhet edhe legalizimi për përdorim personal

“Ka opozitë akoma këtu? Sa mirë do ishte të kishte opoiztë por, nuk ka. Opozita e vetme e kualifikueshme si e tillë e jona jemi ne vetë. Sikur opozita e tërë, që quhet opozitë, të kishte gjysmën e energjisë dhe çerekun e vullnetit mund të merrte një licencë kualifikimi si opozitë. Shikoje se ça thonë. Ajo që unë po them, që për legalizimin e kanabisit mjekësor ne jemi konsultuar me shqiptarët në këshillimin kombëtar. Legalizimi i kanabisit do bëhet. Do pyesim dhe a doni të legalizohet përdorimi personal i kanabisit apo duhet të vazhdojë të jetë krim që dënohet. Do t’i pyesim, nëse do thonë po do e bëjmë sepse kemi një dilemë për këtë gjë. Po t’ju hap mendjen dhe zemrën jam i dyjëzuar në këtë pikë. Prandaj është këshillimi kombëtar. Amnistinë fiskale e njëjta gjë, shqiptarët kanë thënë masivisht po. Nuk kemi pse hyjmë në këto spirale helmi, çdo gjë që bën njeriu ka të mirat dhe të metat, s’mund të rrimë pa bërë asgjë që mos të marrim baltë dhe akuza. Siç thioshte edhe Loro Boriçi: “Shiu ka punën e vet, ne kemi punën tonë”, tha Rama.

Kryeministri u pyet gjithashtu nëse BE është më e shëndetshme pas një jave, me sinjale që tregojnë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pyetje e cila sipas tij ishte joserioze.

“Pyetja tjetër m’u duk humor nga ana juaj, s’mu duk serioze. Mbas një jave ti që bën pyetjen je më e vetëdijshme që kryeministri yt e mbron siç duhet interesin e vendit tënd në BE”, tha Rama. / KultPlus.com

Vrasja e Marigona Osmanit, caktohet seanca gjyqësore ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut

Gjykimi ndaj Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmanin, pritet të nis më 14 korrik të këtij viti.

Lajmin e kanë konfirmuar nga zyra për informim e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Ndryshe, kjo lëndë i është caktuar gjyqtarit Sahit Krasniqi.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, më 22 gusht 2021, të pandehurit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, me dashje dhe në bashkëkryerje e privojnë nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmanin.

Me çka në bashkëkryerje, akuzohet se kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1,3, 1,4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, për të pandehurin Krivaqa, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, paragrafi 4, nënparagrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Ndërsa, thuhet se i pandehuri Arbër Sejdiu, me dashje i ka ndihmuar të pandehurit Dardan Krivaqa, në kryerjen e veprës penale të dhunimit.

Me çka, akuzohet se kreu veprën penale “Ndihmë në kryerjen e dhunimit” nga neni 227, paragrafi 4, nënparagrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 33 të KPRK-së.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet në njoftim. /Betimi për Drejtësi / KultPlus.com

Abazoviq i jep përgjigje epike pyetjes provokative të gazetarit serb

Gjatë një paraqitje në televizionin publik serb RTS, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është përballur me një pyetje provokative nga gazetari serb i këtij televizioni.

Gjatë intervistës, gazetari ka ironizuar me Abazoviqin duke e pyetur se a vazhdojnë ende malazezët të thonë: “Ne dhe rusët 200 milionë?”

“Që kur di për veten, malazezët thonë: “Ne dhe rusët 200 milionë”. Si është situata numerike këto ditë?”, e ka pyetur gazetari serb Abazoviqin.

Kryeministri Abazoviq është përgjigjur në mënyrë epike duke thënë se tani në Mal të Zi ka ndryshuar situata dhe populli thotë: “Ne dhe Bashkimi Evropian 501 milionë”.

“Situata numerike këto ditë është se malazezët tani thonë: “Ne dhe Bashkimi Evropian 501 milionë”

“Nuk e di si dëshironi të deklarohem, por malazezët kohë e fundit tani thonë: “Ne dhe Bashkimin Evropian 501 milionë. Nuk është keq, nuk është aspak”, ka thënë  tutje Abazoviq.

Abazoviq së fundmi ka qëndruar për vizitë zyrtare dyditore në Beograd. /Reporteri/ KultPlus.com

https://video.gjirafa.com/gjirafavideo-prime-teaser
https://video.gjirafa.com/gjirafavideo-prime-teaser

95 vite nga vdekja e Shotë Galicës

Sot është 95-vjetori i vdekjes së Qerime Galica (e njohur me emrin Shote, vitet 1895-1927). Luftëtare për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serbë, austro-hungarezë, bullgarë e jugosllavë dhe për bashkimin e saj me shtetin shqiptar, Heroine e Popullit.

Lindi në katundin Radishevë të Drenicës. Mori pjesë në Kryengritjet kundër osmanë në v. 1909-1912 dhe në qëndresën e armatosur kundër Serbëve në vitin 1912-1915. Në vjeshtën e vitit 1915, u rreshtua në çetën e kryengritësve të Drenicës përkrah bashkëshortit A. Galica. Gjate vitit 1916- 1918 mori pjesë në disa aksione kundër forcave pushtuese bullgare e austro-hungareze (në Obrije, mars 1917 dhe në Bajë, korrik 1917). Mori pjesë në luftimet e vjeshtës 1918 për çlirimin e Drenicës, Podgorit dhe Pejës.

Pas Luftës I Botërore e vazhdoi qëndresën kundër politikës serbomadhe të dhunës e shkombëtarizimit në Kosovë. Në prill-qershor 1919 mori pjesë, përkrah Azemit, në Kryengritjen e Rrafshit te Dukagjinit e te Drenicës. Në vitet 1921 – 1923 luftoi për mbrojtjen e Zonës Neutrale të Junikut dhe në vitin 1923-1924 të zonës së lirë të Drenicës, në Arbaninë e Vogël.

Pas vrasjes se A. Galicës mori drejtimin e çetës së bashku me M. Deline dhe F. Beranin. Në ballafaqimet politike në Shqipërinë e vitit 1921-1924, ishte përkrahëse e opozitës demokratike dhe mbështetje e qeverise se F. Nolit. Në dhjetor 1924 mori pjesë në radhët e luftëtarëve të B. Currit, që priten me arme në kufi forcat e Ceno bej Kryeziut dhe të intervencionistëve serbe e ruse (bjellogardiste të gjeneralit Vrangel).

U rikthye në Kosovë, ku mbajti gjallë në popull frymën e qëndresës antiserbe. Më 1926, pas 12 vjetësh luftë, pjesëmarrëse në mbi 40 aksione të rëndësishme, në të cilat humbi 22 anëtare të familjes, e plagosur dhe e sëmure, u kthye ne Shqipëri.

U vendos në Shullaz, pranë Milotit dhe me pas në Derven të Fushë-Krujës. Ndonëse në gjendje të vështire dhe pa burime ekonomike, u kujdes për tre fëmije jetimë të bashkëluftëtareve të vrarë./ KultPlus.com

Sot është 95-vjetori i vdekjes së Qerime Galica (e njohur me emrin Shote, vitet 1895-1927). Luftëtare për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serbë, austro-hungarezë, bullgarë e jugosllavë dhe për bashkimin e saj me shtetin shqiptar, Heroine e Popullit.

Reperi i njohur 50 Cent bën simbolin e shqiponjës dykrenare në koncertin e tij (VIDEO)

Reperi i njohur amerikan është duke zhvilluar një tur koncertesh ne Europë. Gjatë koncertit të fundit të mbajtur në Frankfurt, Gjermani ai ka tërhequr vëmendjen me gjestin që ka bërë.

Në një video që është bërë virale në TikTok, ai shihet duke performuar dhe në një moment bën simbolin e shqiponjës dykrenare.

Kjo nuk është hera e parë që reperi i famshëm bën një gjest të tillë. Edhe para disa vitesh, reperi u fotografua duke bërë shqiponjën dykrenare me një person tjetër në skenë. / KultPlus.com

Shfaqja “Muslimanët” e Enver Petrovcit, fituese e festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoninë e Veriut”

Me ndarjen e çmimeve për më të mirët, mbrëmë vonë u ulën perdet e edicionit  të 21-të të festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, i cili tradicionalisht mbahet në Qendrën e Kulturës në Dibër.

Në këtë edicion triumfoi Teatri Kombëtar i Prishtinës, i cili fitoi tre çmime të mëdha. Shfaqja “Muslimanët” me regji të Enver Petrovcit u shpall më e mira. Petrovci dhe aktorja Vlora Nikçi, nga i njëjti teatër fituan çmimin “Qemal Ajdini” për aktorin dhe aktoren më të mirë.

Juria profesionale, e udhëhequr nga Bujar Kapexhiu, vendosi që çmimin “Sulejman Pitarka” për regji më të mirë t’ia ndajë Kushtrim Bekteshit për shfaqjen “Qytetari fisnik” në interpretim të Teatrit të Tetovës, e cila u shfaq mbrëmë para ndarjes së çmimit. Bekteshi mori edhe çmimin për regjinë më të mirë për shfaqjen “Zgjimi i Pranverës” në edicionin e kaluar jubilar.

Gjatë shtatë ditëve të festivalit para publikut dibran performuan teatro nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria.

Mbajtja e festivalit u përkrah nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë me 1,4 milionë denarë dhe me mbështetjen e pushtetit lokal të Dibrës, si dhe nga disa kompani dhe individë./ Press Online / KultPlus.com

“Të vrarë nga Serbia e të izoluar nga Evropa”, aksion simbolik para zyrës së BE-së në Prishtinë

Mos liberalizimi i vizave nga Bashkimi Evropian ka krijuar pakënaqësi të mëdha te populli.

Në shenjë proteste, Organizata ‘Lëvizja për Demokraci’ ka mbajtur sot një aksion simbolik para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Një burg i improvizuar në formë të hartës së Kosovës është vendosur para zyrës së BE-së ku brenda tij qëndronin disa aktivistë të kësaj organizate duke shprehur kështu padrejtësinë që po ju bëhet qytetarëve të Kosovës me mosliberalizimin e vizave.

“Të vrarë nga Serbia e të izoluar nga Evropa”, ishte një nga thirrjet e këtij aksioni simboli. / KultPlus.com

Foto: Arben Hoti/REL

Foto; Arben Hoti/REL

Hapet aplikimi për shtesat për fëmijët e lindur në vitin 2014

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se që nga sot hapet aplikimi edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2014 që të përfitojnë nga Shtesat për Fëmijë.

“Duke filluar nga ky muaj skema për Shtesat për Fëmijë do të zgjerohet gradualisht, duke shtuar nga një gjeneratë për çdo muaj. Pra, në muajin gusht do të shtohet gjenerata e fëmijëve të lindur në vitin 2013, në muajin shtator gjenerata e fëmijëve të lindur në vitin 2012, e kështu me radhë”, njoftojnë nga kjo ministri.

Rikujtojmë qytetarët se aplikimi i rregullt për Shtesa për Fëmijë bëhet nga nëna dhe se llogaria bankare do të jetë në emër të aplikueses, kurse aplikimi nga babai apo kujdestari ligjor i fëmijës bëhet vetëm në raste specifike.

Gjithashtu, vlen të theksohet se aplikimi për Shtesa për Fëmijë tashmë do të jetë vazhdimisht i hapur në platformën eKosova, kurse pagesa do të bëhet me datë 25, apo ditën vijuese të punës, të çdo muaji.

Në vijim mund të gjeni vegezën për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=312 / KultPlus.com

379 vjet nga vdekja e Frang Bardhit, leksikografi i parë i gjuhës shqipe dhe folkloristi e etnografi i parë shqiptar

Sot, përkujtojmë 379-vjetorin e ndarjes nga jeta të ipeshkvit, shkrimtarit, leksikografit, folkloristit dhe etnografit shqiptar, Frang Bardhi.

Frang Bardhi u lind në vitin 1606 në Kallmet, në krahinën e Nënshatit të Zadrimës. Vinte nga një familje e klerike e Zadrimës. Studioi në Seminarin e Loretos në Itali. Frank Bardhi ishte ipeshkvit i Sapës. Ishte shkruesi i parë i një fjalori për gjuhën shqipe, i cili ka rreth 5000 fjalë të përkthyera nga latinishtja në shqip, si dhe numërorë, emra vendesh dhe një sasi fjalësh të urta e shprehjesh të mbledhura në krahina të ndryshme të Shqipërisë. Kjo bën që Bardhi të jetë leksikografi i parë i gjuhës shqipe dhe folkloristi e etnografi i parë shqiptar i njohur deri më tani.

Vepra më e njohur e Bardhit është “Apologjia e Skënderbeut”, botuar në latinisht më 1636 në Venedik. Titulli i saj i plotë është: “Gjergj Kastrioti epirotas, i quajtur zakonisht Skënderbe, princ trim mbi trima dhe i pathyeshëm i shqiptareve, u kthehet bashkatdhetarëve dhe atdheut të tij”. Vepra në të vërtetë është një apologji (mbrojtje) që i bën autori Skënderbeut, si bir dhe hero i popullit shqiptar, prandaj edhe është quajtur Apologjia e Skënderbeut. / KultPlus.com

Sunny Hill Festival me njoftim të ri për biletat

Sunny Hill Festival ka njoftuar se biletat kanë dalur tashmë në shitje.

Në njoftimin e organizatorëve thuhet se biletat e rregullta janë online tani dhe mund të filloni që tani për ti blerë.

Festivali do të mbahet me 4,5,6 dhe 7 gusht në Prishtinë.

Shumë artistë të huaj dhe vendor pritet të jenë pjesë e kësaj ngjarje të madhe artistike./ KultPlus.com