Njëra ndër fytyrat e prezantuesve në MTV Video Music Awards 2020 do të jetë edhe shqiptarja Bebe Rexha.
Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’, shkruan KultPlus.
Keke Palmer do t’i udhëheq çmimet e Video Muzikës MTV për këtë vit të Dielën më 30 Gusht, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt nëpër vende të ndryshme të Nju Jorkut në orën 20:00.
BTS do të shfaqin performancën e tyre të parë televizive të këngës së tyre në gjuhën angleze “Dynamite”, ndërsa Lady Gaga dhe Ariana Grande do të shfaqen me “Rain On Me” në skenë për herë të parë në TV që nga publikimi i No.1.hit.
Kujtojmë që Ava Max konkurron për çmimin “Artistja depërtuese e vitit”, ndërsa Dua Lipa është e nominuar gjithsej në katër kategori: “Regjia më e mirë”, “Koreografia më e mirë”, “Editimi më i mirë” dhe “Efektet vizuele më të mira”.
Dita e diele do të japë mundësinë t’i shohim vajzat shqiptare në një nga eventet më të mëdha të muzikës në botë. / KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka përkujtuar datën e nxjerrjes të albumit të saj të parë në treg, shkruan KultPlus.
Albumi i parë “Ora” u publikua në gusht të vitit 2010, domethënia e të cilit në gjuhën shqipe është “kohë”. Madje vetë Rita Ora pas publikimit kishte thënë se albumi kishte marrë këtë emër sepse shënonte kurorëzimin e një pune të madhe.
Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka dy albume të nxjerra në treg përgjatë gjithë karrierës.
Ora në Instagram ka publikuar disa pjesë të albumit të saj të parë, në të cilit janë këngët “Hot Right Now”, “Shine Ya Light”, por edhe shumë hite tjera.
“Urime përvjetorin për albumin që ndryshoi jetën time. Faleminderit për të gjithë ju që keni qenë pjesë e këtij udhëtimi me mua, ky nuk është fundi”, ka shkruar ajo në Instagram. / KultPlus.com
Marieke Lucas Rijneveld është bërë autorja më e re që ka fituar ndonjëherë çmimin ndërkombëtar të Librit “Booker Prize 2020”, nëpërmjet romanit debutues “Sikleti i mbrëmjes” (“The Discomfort of Evening”), përkthyer nga Michele Hutchison, shkruan Independent, përcjellë KultPlus.
Fituesi i çmimit pritej të shpallej më 19 maj, megjithatë, për shkak të gjendjes së krijuar me koronavirus, kjo u shty deri në 26 gusht.
Kryetari i gjyqtarëve për çmimin, Ted Hodgkinson tha: “Ky libër na befasoi të gjithëve kur ne u ndeshëm fillimisht në fillim të procesit të gjykimit, dhe magjepsja jonë është thelluar vetëm në një lexim të dytë dhe të tretë.”
Marieke Lucas Rijneveld mundi pesë finalistë të tjerë që përfshijnë Amerikën e Veriut dhe Jugut, Lindjen e Mesme, Azinë Jug-Lindore dhe Evropën. Secila prej këtyre romaneve të shkëlqyeshme të listave të shkurta ndajnë tema të zakonshme të traumës, humbjes dhe sëmundjes. Intensivisht lirik, i papërpunuar dhe i guximshëm, Sikleti i Mbrëmjes (“The Discomfort of Evening”) eksploron se si është jeta brenda një familje të devotshme të krishterë në Hollandë.
Libri shfaqet nga perspektiva e 10-vjeçares Jas, vëllai i së cilës vdes në një aksident të papritur pasi ajo i uron të vdekur në vend të lepurit të saj të përkëdhelur. Është një portret i errët i fëmijërisë dhe është i mërzitur me imazhe imponuese të një familje të shpërngulur dhe shkatërruar, jo vetëm nga pikëllimi, por nga dështimi për ta njohur dhe artikuluar atë.
Debutimi i Rijneveld mbart tema të rënda me vetëbesim përmes prozës jashtëzakonisht të përhapur. / KultPlus.com
Ishte një nga ideatorët e filmit të famshëm për fëmijë ‘Scooby-Doo’, Joe Ruby vdiq në moshën 87 vjeçare për shkaqe natyrore në Westlake Village, Kaliforni, sipas Variety.
Seriali origjinal i Ruby, ‘Scooby-Doo, Where are you?’ u krijua në vitin 1969 dhe flet për një qen të madh të quajtur Scooby-Doo dhe shoqëruesit e tij njerëzorë duke zgjidhur misteret që përfshin gjoja krijesa të mbinatyrshme.
Ruby lindi në Los Angeles në vitin 1933.
Sipas nekrologjisë së tij, ‘Pas mbarimit të shkollës së mesme Fairfax, Joe u regjistrua në Marinën e ShBA-së gjatë Luftës Koreane, ku ai shërbeu për një shkatërrues si një operator sonar’.
Në një intervistë për ScoobyAddict.com, dyshja u pyetën nëse ishin të befasuar nga suksesi i ‘Scooby-Doo’.
“Ne ishim të shqetësuar se nuk do të zgjaste më shumë se një sezon, por suksesi na befasoi”, tha Spears.
Përveç klasikëve për fëmijë të dashur, Ruby dhe partneri i tij Ken Spears krijuan edhe shfaqje të tilla si ‘Dynomutt’ dhe ‘Jabberjaw’. / KultPlus.com
Ali Podrimja u lind më 28 gusht, 1942 në Gjakovë, në kohë lufte e rrethanash aspak të volitshme dhe pati një fëmijëri mjaft të vështirë. Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë ndërkombëtare.
Botën e vet poetike poeti e artikulon përmes një sistemi figurativ të konsoliduar (veçanërisht me simbolin dhe metaforën) dhe me një shkallë mjaft të lartë ndjeshmërie. Poezia e tij është epitomë e hermetizmit ku metaforat përbëhen nga disa nivele dhe nën-nivele kuptimore. Manifestimi i kësaj forme poetike u bë i domosdoshëm për poetin, sepse i shërbeu si mburojë kundër sulmeve ndaj ish-pushtetit serb në Kosovë. Pas pavarësisë së Kosovës, poezia e tij rifitoi lirizmin dhe ndjenjën poetike, por pa mundur të dalë krejtësisht nga stili i ngjeshur tradicional shqiptar.
Poeti Ali Podrimja, më 21 korrik të vitit 2012, u gjet pa shenja jete në qytetit Lodve të Francës, ku kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë.
Ali Podrimja u denoncua i zhdukur nga familjarët dhe të afërmit e tij të cilët thanë se kishin humbur kontaktet më të që prej datës 18 korrik.
Denoncimi që alarmoi diplomacinë kosovare u bë më 20 korrik. Një ditë më vonë, policia franceze gjeti trupin e pajetë të poetit në afërsi të qytetit Lodve ku ai kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë.
Sipas raportit të hetuesve francezë, mbi trupin e të ndjerit nuk janë gjetur shenja dhune dhe përjashtohet mundësia e vetëvrasjes. Për autoritetet franceze, Podrimja ka humbur orientimin gjatë një shëtitjeje në pyll dhe pas orësh të tëra lëvizjeje është dehidruar.
Ndër veprat më të njohura të tij janë: “Thirrje” 1961 , “Dhimbë e bukur” 1967 , “Sampo” 1969 , “Torzo” 1971 , “Folja” 1973 , “Credo” 1976 , “Sampo 2” 1980 , “Drejtpeshimi” 1981 , “Lum Lumi” 1982 ,”Fundi i Gëzuar” 1988 , “Zari” 1990 , “Në bisht të sorrës” 1994 , “Buzëqeshje në kafaz” 1995 , “Ishulli Albania” , “Pikë e zezë në blu” 2005. / KultPlus.com
Kryetari i Akademisë së Shkencave së Shqipërisë, Skënder Gjinushi ka mbajtur takim dje me kryeshefin ekzekutiv të Arkivit të Kosovës, Bedri Zyberaj ku kanë folur mbi mundësinë e bashkëpunimit dhe zgjerimit të saj në mes të institucioneve që merren me kujtesën historiko-kulturore dhe identitetin kombëtar.
Sipas postimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në Facebook, bashkëpunimi i tyre përmendet të jetë mbi njohjet shkencore bazuar në burime të reja.
Poashtu në takim ishte i pranishëm edhe drejtori i përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bibo. / KultPlus.com
Grabitësit kanë vjedhur të enjten pikturën e mjeshtrit holandez të kohës së artë, Frans Hals, në një muze të vogël afër qytetit holandez të Utrechtit, ka bërë të ditur policia.
Me një vlerë që sipas ekspertëve shkon në 15 milionë euro, kryevepra, që daton nga 1626-a, është marrë nga “Hofje van Aerden Museum” mëngjesin e hershëm të së enjtes kur hajdutët kanë hyrë në ndërtesë prej derës së pasme.
Kjo është vjedhja e dytë e një pikture në një muze të mbyllur në Holandë për shkak të pandemisë me Covid-19, pasi në mars ishte vjedhur një pikturë e Van Goghut nga “Singer Laren Museum”.
“Rreth orës 3:30 të mëngjesit, alarmi ka rënë, dhe agjentët kanë hyrë drejt e në muze”, ka thënë policia përmes një kumtese teksa ka bërë thirrje për dëshmitarë.
“Pasi menaxheri i Muzeut mund të jepte qasje për hapësirën dhe ndërtesën, qëlloi që dera e pasme ishte e hapur dhe një pikturë qe vjedhur”.
RTL Nieuws ka cituar ekspertin e artit Arthur Brand i cili e ka vlerësuar pikturën rreth 15 milionë euro.
“Kriminelët e dinë se muzetë kryesorë kanë siguri të mjaftueshme”, ka thënë ai për transmetuesin holandez, por muzetë më të vogël regjionalë kanë më pak siguri.
“Ata mbase kanë menduar se kjo pikturë kishte vlerë goxha të madhe të parave, dhe ishte relativisht e lehtë të vidhej”.
Piktura “Two Laughing Boys” është vjedhur dy herë rresht në historinë e saj katërshekullore, përfshirë edhe një të fundit në maj të 2011-s kur qe vjedhur prej të njejtit muze. Policia e riktheu atë më vonë gjatë po të njejtit vit kur arrestoi katër burra që po përpiqeshin ta shisnin atë.
Piktura e Van Goghut është marrë në Laren, “Spring Garden” e 1884-s, nuk është gjetur.
Hals, një bashkëkohës i piktorit holandez Rembrandt van Rijn, ishte lindur në fillim të viteve 1580 në Antwerp dhe si fëmijë që vendosur në qytetin holandez të Haarlemit.
Ai nisi të punonte si restaurues arti para se të bëhej piktor portretesh. Njihet më së shumti prej pikturës së tij “The Laughing Cavalier” ashtu si dhe prej një grup portretesh të tjera. Ka vdekur në Haarlem më 1666.
Folegj: Me një vlerë që sipas ekspertëve shkon në 15 milionë euro, kryevepra, që daton nga 1626-a, është marrë nga “Hofje van Aerden Museum” mëngjesin e hershëm të së enjtes kur hajdutët kanë hyrë në ndërtesë prej derës së pasme. / Koha.net / KultPlus.com
Këtë herë nuk mund ta fsheh Tani ta them, ta dish Atë që kurrë nuk ta kam thënë S’bëj dot pa ty!
Ta fala shpirtin tim Ç’do puthje, përqafim Si bizhu mbi trupin tënd
I lashë t’i ruash ti…
Dhe shtrati mbeti bosh Dhe vetja ndjeu bosh Gjithçka e mbushur, bosh Fluturova me avionet nëpër botë të të harroj Tundimi më pushton Në joshje që s’mbaron E dhashë veten një si ty ta gjej…
E ftuar në një emision të Ora News, Flutura Açka, ka rrëfyer për një histori personale, ku ndër të tjerash ka treguar se ka ardhur deri në një pikë ku ndjehet e frikësuar të tregoj se është shqiptare.
Ajo poashtu është shprehur se imazhi që të tjerët kanë për Shqipërinë apo shqiptarët, kryesisht ka të bëjë me mafian.
”Ka arritur deri aty se ke frikë të thuash që jam shqiptar, besoj tek një shqipëri e nesërme”, ka deklaruar ajo.
Më poshtë mund të shikoni deklaratën e plotë të Açkës. / KultPlus.com
Edhe nëse i doni, mos i lejoni njerëzit t’ju trajtojnë keq!
Bëni që që kufijtë tuaj të jenë të qarta, është e nevojshme për shëndetin tuaj, për emocionet tuaja.
Ata që nuk do t’i pranojnë do të dalin nga jeta juaj, por do të jetë vetëm një favor i madh që do t’ju bëjnë për qetësinë tuaj.
Pak miq dhe ndër më të sinqertët, janë shumë më mirë se sa shumë njerëz rreth nesh.
Ata që duan janë të kujdesshëm për të mos lënduar, për të mos prekur ndjeshmërinë e të tjerëve, për të mos shkaktuar shqetësime. Madje pikëllohen kur pa dashje shkaktojnë dhimbje për diçka që kanë thënë ose bërë.
Dhe nuk mund ta gëlltisim gjithmonë hidhërimin që na provokojnë kaq shumë njerëz me qëndrimet e tyre.
Nuk mund ta gëlltisim prej frikës, se njerëzit do të zemërohen me ne, përndryshe do të bëhemi keq.
Çdo marrëdhënie, qoftë miqësi, punë apo dashuri, duhet të pësojë një turbullirë, në mënyrë që kufijtë e secilës prej palëve të përfshira të jenë të qarta.
Njerëzit e njohin njëri-tjetrin me kalimin e kohës, me krahasime dhe argumente që tejkalohen përmes një dialogu që nuk është gjithmonë paqësor.
E vërteta e të gjithëve duhet të jetë transparente, ose marrëdhënia zvogëlohet ngadalë.
Të tolerosh gjithmonë, të justifikosh, të bësh sikur injoron, nuk është gjë e mirë. Veç kësaj, në këtë mënyrë disa njerëz, duke e vërejtur këtë gjë, do të përfitojnë prej pasigurive tona. Do të thithin gjithçka që munden, duke përfituar prej nesh dhe të vetëdijshëm se nuk do të jemi në gjendje t’u mohojmë asgjë.
Nuk mund të lejojmë të trajtohemi siç nuk e meritojmë, vetëm sepse i duam apo sepse nuk duam që të tjerët të zemërohen, a të mbeten të lënduar prej nesh.
Të duash nuk do të thotë t’i nënshtrohesh urdhërave dhe nevojave të tjetërkujt. Të duash do të thotë edhe të thuash jo kur është e nevojshme.
Do të thotë të vësh në dukje qëndrimet jokorrekte, për të sinjalizuar dyshimet dhe nevojat.
Do të thotë të jesh në gjendje të shprehësh idetë e tua, të kultivosh ëndrrat e tua, të marrësh mbështetje, jo të qortohesh dhe të mashtrohesh. Do të thotë të kesh respekt dhe të marrësh respekt.
Ndonjëherë për hir të dashurisë nevojitet të heqësh dorë nga diçka, të biesh në kompromis, por kurrë nuk duhet të heqësh dorë prej dinjitetit tënd.
Të heqësh dorë prej tij është si të heqësh dorë nga vetja, nga jeta jote, nga esenca jote.
Një marrëdhënie pa respekt dhe dinjitet, është absolutisht e privuar nga çdo lloj forme dashurie dhe na largon gjithnjë e më shumë nga ajo që jemi dhe nga lumturia./bota.al/ KultPlus.com
Shumica e njerëzve mendojnë sesa më i lartë të jetë niveli i arsimit, aq më shumë gjasa ka të bëhesh i suksesshëm. Përgjithësisht personat që lënë shkollën ose marrin një arsimim minimal, pritet të përfundojnë në pozicione të ulëta pune me paga qesharake.
Kjo është ideja që na përcillet që në fëmijëri dhe kultivohet në mendjen tonë për të gjithë jetën. Mësohemi të shohim përpara shumë larg dhe harrojmë se mjetet për sukses mund të jenë para syve tanë në çdo moment.
Njihuni me persona të famshëm, edukimi i të cilëve bën përjashtim nga rregulli:
Xhon D. Rrokfeler, miliarder
Përpara se të bëhej njeriu më i pasur në histori, Xhon Rrokfeler ishte djali më i vogël i një artisti të panjohur dhe një gruaje me shkollë të mesme në provincën e Cleveland, Ohaio. Megjithëse kishte një farë edukimi, në moshën 16-vjeçare Rrokfeler vendosi se ishte koha për ta lënë shkollën dhe për të filluar një karrierë, me qëllimin e vetëm për të siguruar 100 000 dollarët e jetës së tij. Është e sigurt se ai e përmbushi qëllimin dhe shumë shpejt e kaloi atë. Rrokfeler themeloi firmën e tij në industrinë e naftës, “Standart Oil”, duke krijuar kështu një monopol në këtë fushë. Në vitin 1902, Rrokfeler kapi shifrën prej 200 milionë dollarësh dhe para se të vdiste pasuria e tij u vlerësua miliarda dollarë.
Horac Grilei, gazetar dhe kongresmen
Horac Grilei ka lindur në Hampshire në fillim të shekullit XIX, për t’u bërë më pas një prej gazetarëve më të dëgjuar në historinë e Amerikës. Ishte gjithashtu një kongresmen dhe anëtar i Partisë Republikane të SHBA-së. Ai arriti deri këtu pa pasur asnjë arsim të veçantë. Në moshën 15-vjeçare Horac Grili u largua nga shtëpia për të praktikuar një zanat, së bashku me një tipograf në Vermont. Në moshën 20-vjeçare u zhvendos në Nju Jork dhe filloi punë në gazetat “The New Yorker” dhe “The New York Tribune”. Kjo e fundit ishte gazeta që e bëri të njohur. Horac Grili dha ndihmesë në gjetjen e një qyteti në Kolorado, qytet i cili në ditët e sotme mban emrin e tij. Karriera e shkëlqyer e Horac Grilit përbën një kontrast të dukshëm me nivelin e tij të arsimit, por është padyshim në të njëjtin nivel me përpjekjet e tij. Historia e gazetarisë amerikane e ka vlerësuar maksimalisht këtë njeri.
Xhon Glen, astronaut
Gjatë garës së tensionuar të hapësirës, zhvilluar në vitet 1950 dhe 1960, një burrë u shfaq si fytyra e përpjekjeve të Amerikës, për të mundur sovjetikët në betejën e hapësirës dhe uljes në Hënë. Ky burrë quhej Xhon Glen. Ai ishte heroi i luftës dhe një prej astronautëve më të njohur në histori, pavarësisht se e kishte lënë universitetin përgjysmë. Glen frekuentonte Universitetin “Muskingum”, ku studionte shkencë. Bombardimet japoneze në Pearl Harbor e detyruan që ta linte kolegjin dhe të hynte në ushtri për të marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore. Amerika e nderon këtë njeri duke e quajtur si një prej astronautëve që ndihmoi jashtëzakonisht shtetin në një situatë të vështirë.
Stiv Xhobs, bashkëthemelues i kompanisë “Apple”
Ka nxjerrë shumë mendimtarë të mëdhenj fundi i shekullit XX dhe fillimi i shekullit XXI dhe disa prej tyre kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme, pa përfunduar universitetin apo ndonjë arsim tjetër më të lartë, për shembull Bill Gejts dhe Mark Zuckerberg. Megjithatë vlerësohet se mendja më e madhe e teknologjisë së shekullit të kaluar ishte Stiv Xhobs, bashkëthemeluesi i kompanisë “Apple”. Xhobs dhe kolegu i tij krijuan kompjuterët e parë personalë, ose siç njihen ndryshe laptop, dhe ndihmuan për shpikjen e produkteve të tjera revolucionare si “iPod”, “iPhone” dhe “iPad”. Të gjitha këto me një frekuentim vetëm 6-mujor të universitetit nga Stiv Xhobs. Stiv ishte dhënë për adoptim me kushtin e vetëm nga nëna biologjike, se prindërit adoptues duhet t’i jepnin atij një nivel të lartë arsimimi. Pol dhe Klara, prindërit birësues, duket se nuk e kanë përmbushur plotësisht këtë porosi. Stive Xhobs kishte një pasuri, e cila pas vdekjes së tij u vlerësua se arrinte deri në 8 miliardë dollarë.
Mark Tuejn, autor dhe mendimtar
Padyshim shkrimtari dhe komiku amerikan, më i njohur në histori, Mark Tuejn, e fitoi famën e tij pasi krijoi personazhet e Tom Sojerit dhe Hakërbej Fin. Në fakt thuhet se libri i tij “Aventurat e Hakërbej Fin” konsiderohet prej shumë njerëzve si novela më e mirë amerikane. Aspak keq për një djalë, me një edukim të dobët dhe me një zanat që në moshën 11-vjeçare. Kur mbushi 18 vjeç Tuejn punonte si tipograf në qytete të tilla si Nju Jork, Filadelfia, St. Luis, ndërsa netët i kalonte duke lexuar në bibliotekën kombëtare. Librat ishin lidhja e tij më e madhe me dijen, ai lexonte gjithçka, përpara se të bëhej ndër të tjera një kapiten anijesh me avuj. Ai vazhdoi të punonte derisa shpërtheu Lufta Civile e Amerikës. Pas një shërbimi të shkurtër në ushtrinë e Konfederatës ai filloi udhëtimet rreth vendit duke shkruar gjithë kohës. Tuejn është një shembull i qartë sesi zgjuarsia nuk mund të mësohet, ajo lind.
Henri Ford, industrialist dhe sipërmarrës
Në historinë e Amerikës, pak njerëz e kanë përcjellë kaq mirë idenë e një burri të formuar në mënyrë autodidakte, sa Henri Ford. Ai është një nga personat që kujtohet për krijimin e industrisë së automobilave në Amerikë. Ford kishte një shkollim shumë të kufizuar, duke qenë se kishte lindur në një fermë në periferi të Detroit, rritur me një baba që besonte se një ditë djali i tij do të drejtonte fermën e familjes. Por përkundrazi Ford la shtëpinë në moshën 17-vjeçare dhe u largua në qendër të Detroit, ku u bë nxënës i një mekaniku. Një karrierë kjo, të cilën ai e çoi në nivele të larta dhe që i shërbeu për t’u bërë më pas një industrialist i pasur. Ford, pavarësisht arsimit të tij, krijoi linjën e automjeteve për Asamblenë Amerikane. Nuk kaloi shumë kohë dhe Detroiti u quajt qyteti i motorëve, për shkak të punës së palodhshme të Henri Ford. Ai vdiq në vitin 1947, duke lënë një pasuri që vlente 60 milionë dollarë.
Uilliam Shekspir, poet dhe dramaturg
Një nga emrat më të njohur në histori, Uilliam Shekspir, krijoi disa nga punët më të njohura dhe të dashura të botës, që nga Romeo dhe Zhulieta deri te Makbethi. Jeta e tij është shumë pak e njohur dhe e mbushur me errësirë në lidhje me të dhënat e arsimit të tij. Studiuesit janë të lëkundur në lidhje me faktin nëse ai studioi në shkollën “King’s New Scool”, apo nëse sipas shkrimeve të tij ai nuk ishte pjesë e asnjë shkolle pas moshës 13-vjeçare. Është shumë e habitshme që një njeri, i cili ka meritën për shpikjen e më shumë se 1700 fjalëve, sipas të gjitha llogarive nuk kishte as arsim të mesëm. Puna e tij është përkthyer në të gjitha gjuhët e botës, dramat e Shekspirit janë luajtur në teatrot botërorë dhe shumë filma vazhdojnë të krijohen frymëzuar nga veprat e tij.
Uillson Çërçill, burrë shteti dhe udhëheqës lufte
Një prej figurave më të forta politike të shekullit XX, një mendje e njohur dhe një autor shprehjesh të famshme. Çërçilli lindi në një familje aristokrate. Nuk është aspak çudi të mendosh se ai u rrit për të qenë në radhët e atyre të cilët do ta çonin Mbretërinë e Bashkuar drejt fitores në Luftën e Dytë Botërore. Çudia është se nëse ai nuk do të përfshihej në listat e personave të rëndësishëm, shkaku do të ishte arsimimi i tij i ulët. Çërcilli, duke qenë se vinte nga një familje e ngritur, kishte mundësinë për të marrë edukimin më të lartë të mundshëm. Ai, nga ana tjetër, e pa shkollën si të vështirë dhe për këtë arsye e ndoqi shumë pak. Për të kaluarën e tij akademike ai është përfolur shumë herë. Në shërbimin ushtarak dha gjithashtu një rendiment të ulët. Aplikoi tri herë për të hyrë në Universitetin Mbretëror të Ushtrisë, por u pranua vetëm për shërbim në kalorësi, sepse aty kërkesat për aftësi të mira në matematikë ishin të ulëta. Vlerësohet si një nga udhëheqësit më të mirë të kohës së luftës në shekullin XX, shërbeu si Kryeministër dy herë në 1940-1945 dhe 1951-1955. I njohur si burrë shteti dhe orator i shkëlqyer, Çërçilli ishte gjithashtu oficer në ushtrinë angleze gjatë luftës, historian, shkrimtar dhe artist. Është i vetmi Kryeministër britanik, i cili është vlerësuar me çmimin “Nobel” në letërsi dhe personi i parë që i është dhënë çmimi “Qytetar Nderi i Amerikës”.
Abraham Linkoln, President i SHBA-së
Ndoshta Presidenti më i njohur në historinë e Amerikës. Abraham Linkoln ishte burri i 16 që drejtoi SHBA-në. Ajo ishte ndoshta koha më e vështirë, sepse trazirat ishin të shumta gjatë luftës civile mes skllavopronarëve të jugut dhe kapitalistëve të veriut. Abraham Linkoln njihet si njeriu që i dha fund skllavërisë në Amerikë edhe pse jo nëpërmjet dekretit të tij për lirimin e skllevërve, i cili nuk kaloi në Kongres. Linkoln njihej si përtac dhe si personi i edukuar pak a shumë vetë. Këto paragjykime nuk e larguan atë nga karriera e tij si politikan i suksesshëm, e cila vlerësohet të ketë ardhur nga leximet me qirinj, që ai bënte në kabinën e tij të drunjtë.
Albert Ajnshtajn, fizikan
Burri i etiketuar si gjeni, burri që publikoi më shumë se 300 punime shkencore, njeriu që fshihet pas formulës së njohur të fizikës E=MC2, njeriu që nxori teorinë e relativitetit, burri që fitoi çmimin “Nobel”, ishte në fakt një gjimnazist i dorëhequr. Përpjekja e tij për të hyrë në universitet u kundërshtua, pasi nuk mori provimet e hyrjes. Por kjo nuk e ndaloi Ajnshtajnin të bëhej shkencëtari më i njohur i kohëve moderne, ndihmesa e të cilit ka një rëndësi thelbësore në përparimet e deritanishme shkencore. Ai është shembulli ideal i frymëzimit për studentët, të cilët dëshirojnë të bëhen gjeni.
Pra, nëse arsimi juaj nuk është në nivelet e kërkuara, mos u shqetësoni, keni më shumë mundësi se të tjerët për t’u bërë një miliarder. / KultPlus.com
Në mëngjes, më 22 qershor 1992, i acaruar, pa zhurmë, më mirë thënë, gati fshehurazi, dola nga banesa. Mbërrita gjysmë ore përpara kohës që më ishte caktuar të paraqitem në stacionin nr. 2 të milicisë në Prishtinë. Milici në hyrje më tregoi se duhej të ngjithesha në katin e dytë. Në korridorin ku prisja, dëgjoja cicërimën e zogjve që vinte nga tre plepat që i rrinin dritares përballë.
Në orën tetë, hyra në dhomën me mure ngjyrë të kaltër, pasi më thirri një milic me pamje dëshpëruese. Ai që më priti aty, përbuzës sa nuk përshkruhet, foli: Ti e di vetë kush je? Por, ti dhe ne e dimë se ekzistojnë kundërevolucionarët, andaj shkurt dhe shpejt, na i shpjego planet e tyre?
Më mbeti pështyma në fyt. Unë nuk di asgjë, thashë pasi mora veten.
Më preku me gisht në ballë milici i shëndoshë. Afër tij rrinte tjetri fytyrëngrysur.
Ose fol, ose më nuk do të dëgjosh cicërimën e zogjve, vazhdoi ai duke mbyllur dritaren,
U përpiqa të fshehja frikën dhe kur po e merrja veten, madje disi më përshkoi qetësia, derisa ai fytyrëngrysuri mu afrua dhe më vuri letrën përpara.
Nëse nuk di të flasësh, di të shkruash, më tha.
Profesor, ti shkruan bukur, foli tjetri me ironi. Mos vraj mendjen për bukurshkrim.
Letra ishte plotësisht e bardhë dhe ajo duhej të mbushej me gjëra që ata do t’i kënaqte. Hyra në një errësirë të thellë, pra doja të dilja sa më parë.
Unë nuk di asgjë, thashë më në fund.
Ti je një qelb, një mut, një pleh, më fyu, më i shëndoshi. Ai nuk kishte kravatë, sikur dy të tjerët.
Pas pak nuk do ta njohësh fytyrën tënde në pasqyrë, ndërhyri fytyrngrysuri. Ti je
politikan, përpara se të vije këtu, është dashur të vishje rroba të tjera, vazhdoi.
Po djersitja dhe nuk gjeja në vete aspak guxim e trimëri. Shpresa e pakmëparshme u tret, kur më ranë në kurriz me nja dy shqelma.
Luajmë futboll, tha me zë të ulët ai që më mori nga korridori. Na e humbe ditën kot?
Ia sheh kokën, me gjithë këto flokë, i mungon vetëm vega për ta ngjitur në tavan.
Po e lëmë të lirë, por më parë?!
Po, tha fytyrngrysuri, por ne po shkojmë.
Pas gjysmë ore, mund të kenë qenë aq, sa nuk hyri në atë dhomë askush, erdhën ata të tre njëri pas tjetrit.
Ne shpresonim se ky njeri është shumë i ndershëm dhe jashtëzakonisht i kuptueshëm. Kush mund ta mendonte kaq misterioz dhe të ndërlikuar, tha i shëndoshi.
Hehehe, qeshën dy të tjerët.
Eja këtu burazer, përpara tavolinës dhe përgjunju!
Të tre, më tërhoqen ngadalë për kravate dhe këmishe. Kokën ma mbështeten për dysheme, duart në qafë dhe më shndërruan në një përgjunjur të pafuqishëm. Do të ndodhë tani, mendova. I ndiqja shtrembër me shikim kur hipën mbi tavolinë. I ranë fuqishëm me këmbë sipërfaqes me letra sipri. Pastaj, dhoma u shurdhërua nga zhurma, ndërsa mua më mbuluan djersë të ftohta.
Këndonin dhe luanin me ritmin e valles rrethore.
Ndërsa vallëzonin dhe nisën të shpërthkojnë pantollonat.
Nxehtësia e shurrës rridhte rrëke nëpër kokën time. Këndonin, kërcënin dhe pëshurrnin, duke më bërë të përgjunjur dhe të poshtëruar, me fytyrë të përvajshme, me gjymtyrë të këputura dhe me trup të dërrmuar. Lagështira e vërdhemë, djegëse, më mbushi kokën dhe fytyrën peshë rrënuese.
Pasi mbaruan, po si fëmijët lazdranë, zbritën një nga një nga tavolina dhe dy nga ata më morën përkrahë. Nuk mund t’i hapja sytë për të pare se cilët ishin përkrahë meje, por zëri nënçmues, më tha: Nxirre faculetën, fshiju dhe rregullohu. Nëse nuk ke
faculetë, mund ta bësh me kravatë.
Fshiva me shuplakë lagështirën që më kishte mbetur si copa xhami në fytyrë.
Kur nuk e prisja fare, ai që më mori në mëngjes nga korridori, prej nga dëgjohej ende cicërima e ëmbël e zogjve, tha: Jeni i lirë, profesor. Mund të shkoni. Ik, më tha, je i lirë. Na falë për shqëtësimin.
Unë s‘do t’u falë kurrë, thashë me vete.
Nga sot, do të jesh një hero. Ti ende nuk e di sa do të vlejë për të ardhmen tënde kjo shurrë që tashmë është tharë në kokën tënde. Ecë, shko, më tha i shëndoshi.
….
Në orën tre, 12 shkurt 2019, kur presidenti në ceremoni rasti, përcjellur nga mediet, po i jipte Medalen e Artë për Merita për Popull, profesor Topojanit, ai nuk ndalej së shprishuri dëshpëruar flokët e tij tashmë të thinjura.
Ah, ves i moçëm. E keni vërejtur, i prekë shpesh, u arsyetua ai pas ceremonisë ndërsa me të dy duartë sërish rrëmonte flokët e shprishura.
Ps. Përgjasimi nuk është i rastësishëm. / KultPlus.com
E ulur vetëm në një restorant, po shikoja tri zonja tek po hynin brenda, njëra prej tyre me fëmijë. Meqënëse restoranti ishte i mbushur përplot dhe nuk kishte vende të lira, ato kërkuan leje të uleshin në një tavolinë me mua.
“Po, ju lutem urdhëroni uluni, nuk më pengoni”, ju thashë. Teksa porositën ushqimin, ajo që më bëri përshtypje, ishte qasja e nënës ndaj fëmijës i cili me një fytyrë që rrezatonte ëmbëlsi po shikonte me kërshëri dhe sikur priste që të kyqej edhe ai në bisedë. Por nëna i’u qas fëmijës: ” Merre me nanin telefonin dhe luje naj lojë”…
“Merre telefonin dhe luaj”, fjalë që më tingëllon akoma në vesh dhe nga e cila më lindën një mori pyetjesh në kokën time!
Pse nëna t’ia ofrojë fëmijës së saj telefonin, pse nëna ta lërë pasdore fëmijën vetëm e vetëm që të ndihet më rehat? A po prodhojmë vetë fëmijë të varur nga teknologjia. Përse ankohemi pastaj se fëmijët shohin gjithçka në internet, pse ankohemi se fëmijët tanë rrijnë të zhytur në mendime ose janë të dhunshëm, pse ankohemi se fëmija jonë nuk i bën detyrat me rregull, apo është i shpërqendruar?! Pa dashur ta gjeneralizoj shtrirjen e kësaj dukurie tek të gjitha nënat, por nga brenga e madhe karshi kësaj dukurie shumë negative me tendencë përherë në rritje, doja të ndaja mendimin tim.
Përdorimi pa masë i teknologjisë tek fëmijët është problem në rritje në përmasa shumë të mëdha. Duke u nisur nga varësia ndaj teknologjisë, pastaj dëmet shëndetësore që mund të sjellë, secili nga ne duhet të merrë masa paraprake që t’i ruajmë fëmijët tanë. Lind pyetja se si t’i ruajmë kur ata kanë qasje kudo? Shumë prindër u blejnë aparate teknologjike fëmijëve të tyre që t’ua plotësojnë dëshirën për të qenë në hap me kohën dhe për t’ua bërë më të lehtë qasjen në rrjetet sociale, apo në burime të informatave (moshat shkollore). Ata pastaj hyjnë dhe zhyten në detin e pafudëm të internetit, duke harruar madje edhe se duhet ngrënë, apo duke ngrënë me njërën dorë dhe me tjetrën janë në telefon, duke harruar që kanë detyrat e shtëpisë apo duke harruar të shkojnë edhe në shkollë! Të shohësh një fëmijë 4 vjeçar që posedon telefon madje edhe ipad, të duket shumë absurde, aq më absurde të duket kur nëna ja merr me vete kudo të dyja se mos po i shpenzohet bateria njërës dhe i ngelin punët shtetërore pa kryer, pastaj fëmija hyn në rrjetet të ndryshme të videove dhe sheh çkado, skena të dhunshme, dhe nga më të ndryshmet.
Teknologjia na e ka lehtësuar jetën për shumë gjëra dhe nëse përdoret me masë përfitimet dhe burimet informatave që mund të marrim përmes saj janë të mëdha, por për të pasur qasje fëmijët tanë deri në përmasat që shihet tani e që janë alarmante, duhet të mirren hapa konkret nga prindërit në kufizimin e përdorimit të internetit, pasiqë nga nga moshat disa muajshe që u’a vënë prindërit (shumë nga ta) telefonin para me këngë dhe gjëra tjera për fëmijë e deri tek moshat adoleshte, është mbase për t’u preokupuar për shëndetin e fëmijëve tanë qoftë fizik dhe psiqik të tyre. Fëmijët tanë mund t’i ruajmë duke u kushtuar së pari vëmendje ne si prindër, duke ndarë kohën me ta, duke luajtuar me ta dhe duke qenë shumë të hapur me ta në çdo kohë dhe për çdo qështje. Madje vetë duhet të jemi shembull i gjallë në përdorimin e kufizuar të telefonit në prezencë të tyre, pasiqë jemi pasqyra më e mirë për ta dhe ata më shumë imitojnë veprimet tona sesa i marrin për bazë këshillat tona. Duke ua bërë të dashur sportet e ndryshme dhe leximin e librave, si dhe në këtë masë do të mbushim kohën e tyre të lirë dhe do të ndjehen madje shumë të relaksuar, poashtu do të bie gradualisht edhe dëshira për të kaluar tërë kohën e lirë në mjete teknologjike. Nuk mund t’ua heqim me dhunë apo kërcënime, sepse ishim ne ata që ua ofruam, ishim ne ata që i zhytem në këtë botë pasiqë fëmijët janë të pastër dhe imituesit tanë më të mirë, andaj duhet pasur kujdes që qasja jonë ndaj tyre të jetë e butë. Poashtu, mos ta harrojmë institucionet edukative, rrethin e jashtëm dhe shoqërinë ( për mosha më të rritura), e cila ka ndikim të madh në mirë(keq) formimin e një fëmije. Aspak se shoh të arsyeshme lejimin e telefonave tek nxënësit në ambientet e klasës, ku do të jetë vëmendja e atij nxënësi ndaj mësimit kur tërë kohën mendon se si ta bëjë selfien e radhës apo t’ua hedhë një sy të rejave të rrjetet sociale. Andaj patjetër duhet të ndalohet përdorimi i tel. gjatë orëve të mësimit.
Vajza ime e madhe kur ishte 4 vjeçe kërkoi t’ja blej një pije të gazuar, duke ja spjeguar sa e dëmshme është dhe asesi nuk bën për fëmijë mu drejtua ” nani po përse ti me babin e pini ndonjëherë pasiqë është kaq e dëmshme, a sdo ju bëj keq edhe juve si mua ?!” U turpërova nga pyetja e saj dhe më dha një mësim të mirë që të mos e këshilloi një gjë të cilën nuk e praktikoj vetë, aq më pak në një moshë kur i absorbon të gjitha ato që i sheh tek prindërit.
Prindër të dashur.. E di që të gjithë doni t’i shihni fëmijët tuaj në mënyrën më të mirë si: të shëndetshëm, të suksesshëm, të mençur, të mirëedukuar, të mirëkuptueshëm, marrës të këshillave, të dashur ndaj nesh, të dhimbshëm…. Mos të harrojmë se për të gjitha këto jemi vetë burimi, jemi ne ata që në çdo formë dojmë t’ua ofrojmë më të mirën qenieve më të dashura për ne, por gjatë kësaj rruge mund të bëjmë edhe hapa të gabuar, por që do të na kushtojnë në të ardhmen, andaj të kujdesemi për hapat që hedhim, qoftë edhe me mund dhe sakrifica të mëdha, të jenë hapa të sigurtë, të jemi të durueshëm gjatë kësaj rruge aspak të lehtë, pastaj kur shohim sukseset e pritura në fëmijët tanë, gjithsesi që do të themi se ja ka vlejtur i tërë mundi dhe koha e shpenzuar me ta. Të bëjmë atë që ne kemi në dorë dhe sa i kemi në dorë, kurse për tjerat lus Zotin t’i ruajë të gjithë fëmijët tanë dhe t’i bëj akoma më të mirë sesa që mendojmë ne, t’i ruajë nga shoqëria e keqe dhe t’ia dijnë vlerën dy gjërave: shëndetit dhe kohës së lirë./ / KultPlus.com
Ndonëse mund të jeni mësuar me festa të llojllojshme përgjatë vitit, Jysk kësaj radhe sjell një festë më unike – festë çmimesh që sjell gëzim, argëtim, kënaqësi e shumë zbritje në produktet e preferuara!
Duke sjell produkte të reja e shumë zbritje, në Jysk nga data 28 gusht deri më 10 shtator do të festohet me çmimet më të lira në treg në produktet skandinave!
Tani ju mund ta zbukuroni enterierin tuaj me vazo dekoruese qeramike, me lule të bukura artificiale, mund të zgjedhni nga aksesorët më të këndshëm të tekstilit dhe mund t’i shtoni ndriçim edhe këndeve më të errëta të shtëpisë me lampat ndriçuese skandinave – e krejt këto duke kursyer deri në 65%!
Në Jysk po ashtu është edhe faza finale e zbritjeve në produkte të kopshtit, ku aksesorët, pajisjet e zbukurimet për kopsht i gjeni po ashtu me zbritje deri në 60%.
Për të mos mjaftuar kjo, Jysk sjell edhe dy oferta më të veçanta:
1. Blini tavolinë të punës dhe karriga vjen me 50% ZBRITJE
2. Blini me zbritje dyshek kualitativ skandinav për gjumë të mirë dhe korniza vjen FALAS!
Për më shumë informacione, vizitoni pikën më të afërt të Jysk dhe shikoni nga afër zbritjet e mëdha të produkteve skandinave!
Rudolf Stambolla është një këngëtar i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo e lehtë. Njihet për zërin më melodioz dhe njëri prej pionierve të muzikës së lehtë Shqiptare të fund viteve ’60.
KultPlus ju sjell këngën ”Kur gjethet bien në vjeshtë”, këngë kjo e cila është më e njohura e tij dhe vazhdon të dëgjohet e të këndohet edhe sot e kësaj dite.
Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës:
Kur gjethet bijnë në vjeshtë dhe m’dukesh n’vaj natyrë Për ty s’mundem me heshtë, si gjethja bahem n’ftyrë E zverdhun dhe e ngrime, si barnat në Kallnur Po del kjo kanga ime ankuse thellë n’krahnur.
Ti m’ke braktisë, qofshin haram ndjenjat e mija Se larg dashnisë, të lindi n’zemër pabesia Ke me u pendue, por at’herë ka me qen’ von dhe tuj lotue do t’vij nermen dashnia jonë.
T’kujtohen ty pranverat ah puthjet me pasion Dhe fjalët e tua nga hera kjo zemër si harron Nëqoftse gjethet ranë të vyshkuna mbi dhe At’her kam me besue se sa e pabesë je.
Ti m’ke braktis, qofshin haram ndjenjat e mija Se larg dashnisë, të lindi n’zemër pabesia Ke me u pendue, por at’her ka me qen’ von dhe tuj lotue do t’vij nermen dashnia jon.
Për mua lulet e verës nuk kanë ma bukuri, Jan vyshk n’qoshe t’pinxheres, të mjerat në saksi As lot nuk kanë t’i ngjallin, janë shterrur lot e rinisë Veç kur më merr mu malli, i knoj un dashurisë.
Ti m’ke braktisë, qofshin haram ndjenjat e mija Se larg dashnisë, të lindi n’zemër pabesia Ke me u pendue, por at’her ka me qen’ von dhe tuj lotue do t’vij nermen dashnia jonë. /KultPlus.com
Andrew Testa është një fotograf anglez që ka kapur momentet më të vështira të shqiptarëve të Kosovës, gjatë kohës së luftës në fund të viteve të 90-ta, shkruan KultPlus.
Historia dhe përjetimet e këtij vendi, e kanë përcjellur për shumë vite këtë fotograf, i cili që nga ajo kohë është kthyer shpesh herë për ta vizituar Kosovën.
Thuhet se “Një fotografi vlen sa një mijë fjalë” dhe ky fotograf ka përdorur imazhet e fotografive për të treguar historinë e njerëzve të këtij vendi, në përudhen më të vështirë. Ai ka kapur disa momente të refugjatëve kosovar që në fund të muajit mars ishin nisur për në Maqedoni. KultPlus ju sjellë një fotografi të asaj kohe.
Kjo fotografi më shumë se gjithçka tjetër tregon fatin e fëmijëve në luftë, që mbi vete marrin përgjegjësitë dhe dhimbjen që në rrethana normale do duhej të mbahej larg syve të tyre. Në rrethanat e asaj kohë, ata bëhen personazh i fatit të dhimbshëm. Kjo fotografi paraqet një vajzë të vogël e cila shihet e ulur shumë pranë nenës së saj dhe përpiqet që ta ngushëlloj atë. Lidhur me këtë fotografi, autori Testa kishte shkruar se fotoja është shkrepur atëherë kur refugjatët janë ndalur për të pushuar pas kalimit në Maqedoni përmes rrugës hekurudhore. Fotografia është shkrepur më 31 mars të vitit 1999.
“Ushtarët serbë i kishin detyruar ata të largoheshin nga treni dhe kishin konfiskuar pasaportat e burrave dhe kartat e identitetit. Një vajzë e re përpiqet të ngushëllojë nënën e saj”, shkruhet në përshkrimin e fotografit./ KultPlus.com
Fillimi i vitit të ri shkollor 2020-2021 është shtyrë për 14 shtator
Kjo për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID-19 në vend.
Lajmi për shtyrjen e këtij afati për fillimin e vitit të ri shkollor u bë i ditur pas takimit të ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, bashkë me SBASHK-un, IKSHPK-në dhe përfaqësues të MSH-së.
Përfaqësuesi i SBASHK-ut, Ymer Ymeri ka thënë se në këtë takim është vendosur që mësimi të fillojë më 14 shtator 2020 për të vazhduar pastaj sipas master planit në tri faza.
“Jemi pajtuar që të vazhdojmë takimet që nga e hënë për të diskutuar çështjet tjera teknike, në mënyrë që të gjithë të jemi më të përgatitur. Po ashtu, mendojmë se deri me 14 shtator, është periudhë e mjaftueshme për t’u përgatitur shkollat. Gjatë kësaj kohe do të shikohet të bëhet një lloj regjistri i mësimdhënësve se kush është i infektuar, kush i zëvendëson, pastaj a do të paguhen mësimdhënësit e sëmurë e çështje tjera”, tha ai. / KultPlus.com
Ota Benga ishte kidnapuar nga ajo që sot njihet si Republika Demokratike e Congos në vitin 1904 dhe ishte dërguar në SHBA për të u ekspozuar.
Më shumë se një shekull pasi titujt e gazetave u mbushën me lajme për një të ri afrikan të vendosur në një kafaz majmunësh, kopshti zoologjik në Bronx ka kërkuar falje.
Kërkim falja e Wildelife Conservation Society vjen në kohën e protestave për George Floyd, të cilat hodhën dritë në rastet e racizmit në shtetin amerikan, transmeton KultPlus.
Në vend se kjo episodë të përdorej si moment mësimi, autoritetet vendosën të fshehin storien e vërtetë duke mëtuar se ai ishte një punonjës i kopshtit. Kjo taktikë funksionoi për dekada.
Ota Benga ishte rrëmbyer në muajin mars të vitit 1904 nga tregtari Samuel Verner, në moshën 12 ose 13 vjeç.
Ai u prezentua në panair të tregut botëror të St Luis bashkë me tetë djem të tjerë të rinjë. Panairi vazhdoi deri në dimër, ku grupi ishte mbajtur pa rroba të përshtatshme për kohë të ftohtë, apo banim adekuat.
Në shtator të vitit 1906 ai u ekspozua për 20 ditë në kopshtin zoologjik të Bronx. Pas kësaj shumë priftërinjë katolik e kritikuan rastin, dhe Otan e dërguan në Howard Coloured Orphan Asylum, i cili udhëheqej nga James Gordon
Në janar të 1910 ai shkoi të jetojë në Lynchburg Theological Seminary and College, për student me ngjyrë në Virginia. Aty ai i mësonte djemtë e lagjes si të gjuajnë apo të peshkojnë dhe u tregonte për aventurat në vendlindjen e tij.
Më vonë ai ra në depresion, filloi të i mungonte shumë vendlindja e tij, dhe në mars të vitit 1916 ai vrau veten me një armë që e kishte fshehur. Mendohej që në atë kohë ai kishte 25 vjet.
Vetëm tani kopshti zoologjik ka dalë me deklaratë se “Ne jemi shumë të penduar që shumë njerëz dhe gjenerata janë lënduar nga këto vepra dhe nga dështimi ynë për të ndërmarrë veprime të duhura”.
Ai ka denoncuar themeluesit e këtij vendi, Madison Grant dhe Henry Fairfield Osborn, të cilën ka luajtur rolin kryesor në ekspozitën e Ota Benga.
Grant kishte shkruar librin “The Passing of a Great Race” një libër i bazuar në pseudo shkencë raciste.
Osborn ishte drejtor I American Museum of Natyral Histori për 25 vjet.
Mirëpo ai që nuk është përmendur është William Hrnaday, drejtori i kopshtit në atë kohë, i cili e kishte ndërtuar kafazin e Ota Benga me eshtëra si sugjerim për kanibalizmin e tij. / KultPlus.com
Arbëreshja Maria Antonietta Rimoli është vlerësuar me titullin Ambasadore e Paqes nga Rrjeti Global i Vlerësimit Socio-Ekonomik dhe Financiar.
Rimoli është themeluese dhe drejtuese e Grupit Folklorik Arbëria, me të cilin organizojnë aktivitetet të ndryshme festive brenda dhe jashtë Italisë, duke u bërë një nga strukturat më të njohura promovuese të muzikës, e trashëgimisë kulturore arbëreshe.
Në postimin e saj publik të bërë me këtë rast, Rimoli ka falënderuar propozuesit e këtij vlerësimi, dhe ka premtuar se do të vazhdojë të veprojë në kuadër të promovimit të vlerave identiteteve multietnike dhe të promovimit të multikulturave, duke vazhduar gjithashtu ta konsideroj “të ndryshmen”, si pasuri kulturore e shpirtërore.
Në shenjë falënderimi shkruan edhe në arbërsisht si më poshtë: “Edhè unë vinjë nga një vogel etnia.. E na Arbëreshë kemi një gjuhë, një rrenjë, një gjak, një zëmer me vëllezerit shipetarë…se jemi Italiani po kemi një Atdhè çë ësht Shëqipënia, nga erdhin Prindët e tanë”. / KultPlus.com
Suksesi i reperit shqiptar, Gashi, ka filluar të marrë hov qysh moti. Ku sëfundi, në albumin e tij, ka përfshirë edhe një këngë në bashkëpunim me këngëtarin e njohur britanik, Sting, shkruan KultPlus.
Ndërsa sot, Gashi ka publikuar edhe videoklipin e këngës së shumëpritur.
Lidhur me këtë projekt dhe albumin e ri reperi i njohur ka dhënë një intervistë për Forbes, ku ka treguar se do sjellë bashkëpunimin e ëndrrave me Sting duke shënuar një hap goxha të rëndësishëm për të. / KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, priti sot në takim Shpëtim Selmanin, prozator e poet dhe së fundmi laureat i çmimit të Bashkimit Evropian për letërsi, për vitin 2020.
Shkrimtari Selmani ka fituar edicionin e dymbëdhjetë të ndarjes së çmimeve të BE-së për letërsi (EUPL) i cili njeh shkrimtarët nga e gjithë Evropa dhe përfshin 31 vende.
Ky çmim i është ndarë autorit nga Kosova me motivacionin një rrëfim që trajton një larmi temash nga e zakonshmja, e botshmja dhe shpirtërorja duke ndërtuar monologje të brendshme të cilat demonstrojnë transformime njerëzore në mes personazhesh.
Ministrja Dumoshi, si drejtuese e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ndau mirënjohje shkrimtarit Selmani për të arriturat në përmasa ndërkombëtare, në fushën e letërsisë si dhe i bëri dhuratë okarinën – instrumentin e lashtë ilir.
Ministrja u shpreh e lumtur që emrat e shkrimtarëve e artistëve shqiptarë çdo ditë e më tepër po tejkalojnë kufijtë shqipfolës e po njihen ndërkombëtarisht.
Ky është jo vetëm sukses personal por sukses dhe përforcim i imazhit të Kosovës në Evropë e botë – theksoi ministrja Dumoshi. Ajo u zotua se do të mbështesë gjithmonë shkrimtarë që kanë suksese ndërkombëtare të cilët janë ambasadorët më të mirë të vendit.
Shkrimtari Selmani e falënderoi Ministren Dumoshi për pritjen dhe për mirënjohjen e cila është një njohje e kontributit të tij dhe njëkohësisht shtysë për rrugëtimin e tij të mëtejmë letrar. / KultPlus.com
100 vende të reja të punës janë hapur për gratë e Kosovës.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga kompania “Teuta&Lirika Matoshi”, të cilën e ka shpërndarë zëvendësministri, Halil Matoshi.
“Duke parë goditjen e madhe që ka pësuar ekonomia në Kosovë, vecanërisht gratë, ku një numër i madh i tyre gjatë pandemisë ka mbetur pa punë – Kompania e jonë “Teuta&Lirika Matoshi” brenda kapaciteteve të saj, ka ndërmarrë edhe një kampanjë sensibilizuese “Gratë për Gratë”. Kompania “Teuta&Lirika Matoshi” ka vendosur që krahas 100 grave të punësuara tashmë në kompani, të hapë edhe 100 vende të reja të punës për gratë e Kosovës”, tuhet në njoftim.
Për punë mund të aplikojnë të gjitha të interesuarat për të punuar në fushën e dizajnit. / KultPlus.com
Kolegji Universum siguroi pajisje të reja mjekësore për kabinete për programet Fizioterapi, Infermieri, Estetikë dhe Higjenë Dentare, duke krijuar një mjedis mësimi eksperimental në të cilin secili i diplomuar është i pajisur me njohuritë, aftësitë dhe vlerat për të siguruar kujdesin ndaj pacientit.
Fokusi i mësimit eksperimental në Kolegjin Universum është që studentët të aplikojnë dhe zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në një mjedis pune. Puna praktike dhe zhvillimi i aftësive do të rrisë shanset për punësim dhe do të ndihmojë në zhvillimin e aftësive personale.
Kolegji Universum ofron një mjedis stimulues dhe bashkëpunues që promovon edukimin, kërkimin shkencor, shërbimin dhe udhëheqjen.
Këtë vit Kolegji Universum ka shtuar programe të reja si Fizioterapi, Estetike dhe Higjene Dentare, Juridik, Gazetari Digjitale. Shiko listen e plotë të programeve https://www.universum-ks.org/studime-bacelor/
Përveq kësaj Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë ndërkombëtarë për studentë! Deri sot 297 studentë të Kolegjit Universum dhe 115 staf akademik dhe administrativ kanë përfituar shkëmbim semestral në 26 shtete të BE-së dhe Turqi. Shiko studentët përfitues https://www.universum-ks.org/studentet-erasmus/
“Sot është dita më e trishtë e jetës sime. Si doktor, unë kam trajtuar aq shumë gra shtatzëna dhe çdo herë që jam në sallën e lindjes i lutem Zotit t’i bekojë të gjitha nënat.
Dhimbja që gratë kalojnë në sallën e lindjes është e papërshkrueshme dhe kjo nuk përfshin vetëm nëntë muajt e shtatzënisë. Ato kalojnë shumë më tepër për të sjellë një jetë të re.
Sot qaj me hidhërim, sepse kam humbur një grua, ne lutemi që këto gjëra të mos ndodhin, por ndonjëherë Zoti ka plane të tjera.
Pse rasti i kësaj gruaje është kaq i dhimbshëm?
Ajo nuk mbetej shtatzënë për 14 vjet. Ne kemi provuar fertilizimin in vitro dhe shumë metoda të tjera. Ajo ka vuajtur shumë… Së fundi Zoti e bekoi. Ishte përtej shkencës dhe diturisë njerëzore.
Ajo sapo kishte mbetur shtatzënë pavarësisht faktit që kishte kist ovarianë dhe tumor fibroze.
Fibroidi i saj filloi të shkrihej dhe gjithçka ishte në rregull, e di se është Zoti, ai bën gjëra vetëm për të treguar lavdinë dhe madhështinë e Tij.
Pas 9 muajsh, ishte koha, burri i saj e solli atë në spital dhe shpejt lashë gjithçka që po bëja dhe ndoqa atë.
Pas 7 orësh, ishte aq e dhimbshme kështu që vendosëm ta operonim.
Ne e humbëm nënën, por fëmija ishte gjallë. Para vdekjes së saj, ajo mbajti fëmijën në krahë, buzëqeshi “Zoti është i madh” dhe më pas mbylli sytë.
Unë isha i shkatërruar dhe i trishtuar, shkova t’i jepja lajmin burrit të saj, pasi dëgjoi lajmin, ai u ligështua, dita e tyre e lumtur sapo u shndërrua…
Ju lutem respektoni gratë sepse kalojnë nëpër luginën e vdekjes për të sjellë jetë.
Respekto gruan tënde! Mbajtja e fëmijës në bark për 9 muaj nuk është shaka dhe orët e tëra për të lindur fëmijën janë një sakrificë e madhe.
I lutem Zotit që të mbrojë të gjithë ata që lexojnë këtë, sidomos gratë shtatzëna. Burrë i dashur, e përsëris, respekto gruan tënde, sepse ajo është vërtet dhënësi i jetës.
Zoti i ndihmoftë të gjitha gratë shtatzëna. Mos e injoroni këtë postim, ndajeni me të tjerët, është shumë e rëndësishme, sepse gratë në jetën tonë duhet të adhurohen.
Ju lutem, nëse keni probleme me nënën tuaj dhe nuk e keni telefonuar për një kohë të gjatë, ju lutem bëjeni tani.
Ajo kaloi ferrin për t’ju lindur ju. Tregoni dashuri për gratë!” / KultPlus.com