Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur sot përmes një videoje në rrjetet sociale 15-vjetorin e përfshirjes së këngës polifonike shqiptare në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë të njerëzimit”, mbrojtur nga UNESCO.
“Gjuha, kënga polifonike dhe identiteti i shqiptarit kanë qenë dhe do të jenë përherë një e të pandarë! Lavdi përjetë këngës polifonike!”, shprehet kreu i shtetit.
Statusi i plotë:
Sot kam kënaqësinë dhe krenarinë e veçantë të përshëndes 15-vjetorin e përfshirjes së këngës polifonike shqiptare në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë të njerëzimit”, mbrojtur nga UNESCO!
Urimi më i përzemërt shkon për të gjithë korifejtë shqiptarë të polifonisë, të cilët në rolet e “Marrësit”, “Prerësit”, “Hedhësit” dhe “Isos” së kësaj kënge, kanë mbajtur gjallë dhe transmetuar këtë traditë të shquar kombëtare, brez pas brezi.
Përshëndes kontributin e grupeve krijuese, bartësve, interpretuesve, rapsodëve, studjuesve dhe artistëve të folkorit e kulturës popullore!
Ky akt vlerësimi i UNESCO-s reflekton shkallën e lartë të cilësisë së trashëgimisë sonë shpirtërore kombëtare, identitetin e spikatur kulturor dhe talentin e bartur në vite të genit shqiptar.
Gjuha, kënga polifonike dhe identiteti i shqiptarit kanë qenë dhe do të jenë përherë një e të pandarë! / KultPlus.com
Në librin e tij të kujtimeve, “A Promised Land” (Një tokë e premtuar), ish-presidenti Barack Obama zbuloi se si të qenurit në Shtëpinë e Bardhë e tensionoi martesën e tij me Michelle Obama.
Ndërkohë, së fundmi, në një intervistë të re me People, Barack diskutoi më tej për stresin nën të cilin ishte Michelle dhe si ata e rregulluan lidhjen e tyre pas daljes nga Shtëpia e Bardhë.
Sipas Barack, problemet e tij të martesës ishin “e vërteta e kohës së tyre në Shtëpinë e Bardhë”, duke shtuar: “Michelle besonte shumë në punën që bëja, por ajo ishte më skeptike në lidhje me politikën dhe më e kujdesshme për sakrificat ndaj familjes.”
Ndërsa, ish-Zonja e Parë është më e lidhur me streset familjare dhe politike, Barack tha se është tipi që thotë: “S’ka problem. Do shkojë mirë”, pra, prirem të shqetësohem më pak”.
Sidoqoftë, Obama mendon se marrëdhënia e tyre ia doli të mbijetonte mirë për tetë vite në Shtëpinë e Bardhë.
“Unë mendoj se ne kemi dalë të plotë prej atij vendi. Patëm gëzime të mëdha në Shtëpinë e Bardhë. Nuk ka patur kurrë një moment, kur nuk e kemi kuptuar se çfarë privilegji i jashtëzakonshëm ishte të ishim atje. Më e rëndësishmja, fëmijët tanë dolën të paprekur dhe ata janë të mrekullueshëm, të mirë, kreativë dhe mendojnë për të tjerët. Pra, të gjitha këto janë një lloj lehtësimi.”
Ish-presidenti thotë se e dinte që gjërat duhej të ktheheshin në rrugën e duhur mes tij dhe Michelle.
“Gjatë kohës që ishim atje, Michelle ndjente një tension të madh. Presioni, stresi, nevoja për të rregulluar gjithçka, nevoja për të qenë “gati” në çdo moment. Ka patur raste kur mendoj se ajo ishte e irrituar, e trishtuar ose e zemëruar, por e dinte që kisha Afganistanin ose krizën financiare për t’u shqetësuar, kështu që nuk më tregonte gjë.”
Gjërat u përmirësuan sapo dy mandatet e tij u mbyllën.
“Ishte sikur kishim mbajtur frymën për shumë kohë dhe më në fund, e lëshuam. U desh pak kohë që ajo të më tregonte se si ishte ndjerë, por ajo vendosi të fliste me mua dhe më në fund, ishte në gjendje të merrte frymë dhe të relaksohej.”
Ai vazhdoi: “E dini fjalën e urtë: “Nëse mamaja është e lumtur, të gjithë janë të lumtur”. Kjo vlen shumë për familjen tonë.”
Duke shkuar më tej, ai zbuloi se Michelle “ka qenë më e relaksuar dhe më e lumtur që kur kemi lënë detyrën”, dhe “kjo na lejoi të shijonim thjesht dashurinë e thellë që vjen me një martesë kaq të gjatë, por gjithashtu të bëhemi përsëri miq”.
Vajzat, Malia dhe Sasha Obama, tani dy studente kolegji, janë gjithashtu në gjendje të pushojnë.
“Tani që vajzat tona u rritën dhe ne nuk kemi më aq shumë shqetësime për to, unë dhe Michelle mund të qeshim dhe të kalojmë më shumë kohë me njëri-tjetrin.” / KultPlus.com
Një ndër autorët shqiptarë, i cili për fat të keq nuk vlerësohet aq sa duhet, është Petro Marko i cili një herë e një kohë, takohej me laureatin e çmimit Nobel për Letërsi, shkrimtarin e madh Ernest Hemingway.
Në artikullin “Shkrimtari, që do njeriun dhe vdes për të, shkruan mirë…”, marrë nga parathënia e librit “Për kë bie këmbana”, botim i shtëpisë botuese “Ombra GVG”, Petro Marko shkruan:
“…U njoha me Heminguejin në Valencia, në Kongresin e Shkrimtarëve më të shquar të botës, si: Pablo Neruda, Nikolas Giljen, Andre Marlo, Nekse, Ana Serges, Luvdig Ren, Aleksej Tolstoj, Rafael Alberti, Atonia Maçado e të tjerë. Ky dukej më i gjalli. Unë për herë të parë i shikoja dhe u dëgjoja emrin këtyre kolosëve të letërsisë bashkëkohore, të cilët, me mendimet dhe shkrimet e tyre, i dhanë një hapësirë më humane, më internacionale dhe socialiste letërsisë dhe artit botëror.
Isha kureshtar për këtë njeri, trupmadh dhe të ngarkuar me kamera (se xhironte filma për zhurnalet e kinemave të botës dhe i shiste për t’i ardhur në ndihmë Republikës), të ngarkuar me bomba, me dylbi, me pistoleta, aq sa një shkrimtar tjetër i njohur i tha:
– Si shumë t’i rëndojnë supet hekurat që mban!
– Më shumë mi rëndojnë mendimet se hekurat, – iu përgjigj Ernest Heminguej.
Kur lexova romanin e tij u mahnita, prandaj nisa dhe unë të shkruaja romanin ‘Hasta la vista’. Kur u botua, i dërgova edhe atij një kopje, ku i shkruajta: ‘I frymëzuar thellë dhe i nxitur nga romani juaj ‘Për kë bie këmbana’, kushtuar vullnetarëve amerikanë, që ranë në Spanjë, unë shkrova këtë roman modest, kushtuar shqiptarëve që ranë në Spanjë’.
Pas dy a tre muajsh, mora një kartë postale. E hapa dhe lexova këto fjalë të Heminguejit, shkruar në gjuhën spanjolle: ‘I dashur Pedro, mora romanin tuaj dhe ju falenderoj. Mjerisht, unë nuk e lexoj dot, se nuk e di gjuhën tuaj. Vetëm për një gjë jam i sigurt: shkrimtari, që e do njeriun dhe vdes për të, shkruan mirë…’”. /KultPlus.com
Programi Master në Kolegjin Universum është i vetmi program i cili është ranguar si i 16’ti në Evropën Lindore dhe në Top 200 programet më të mira të kësaj fushe në botë nga agjencia prestigjioze franceze Eduniversal. Këtë vit Prof. Dr. Anna Di Lellio do të jetë ligjëruese në Programin Master në Diplomaci në Kolegji Universum.
Prof. Di Lellio, sociologe dhe analiste e politikave, me një përvojë të gjatë nga politika dhe kultura amerikane te nacionalizmi, siguria dhe ndërtimi i shtetit në Ballkan. Kërkimet dhe botimet e saj janë përqendruar në Kosovë, ku ka punuar për vite me radhë.
Moduli me Prof. Dr. Anna Di Lellio fillon me 15 Janar. Regjistrohu tani & ndjek studimet me profesorët më me renome në botë. Apliko këtu https://www.universum-ks.org/apliko
Fakti që kanë lënë Kosovën dhe punojnë punë fizike në perëndim kjo nuk e zbehë aspak personalitetin dhe vlerat që kanë shqiptarët që jetojnë në Evropë.
Shumë të rinj shqiptarë kanë kryer universitetet në Kosovë, por në pamundësi që të gjejnë një vend pune kanë shkuar në perëndim që të punojnë dhe të sigurojnë një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.
Në mesin e tyre është edhe Gazmend Geci i cili pas luftës në Kosovë, është detyruar të lë vendlindjen dhe të udhëtojë për punë në Gjermani.
Edhe ai si shumica e shqiptarëve punojnë punë fizike në këtë vend.
Të hënën gjatë punës, Gazmendi ka hasur në një piano të braktisur diku në Gjermani. Duke qenë se Gazmendi ka njohuri edhe për artin dhe muzikën për një moment ka lënë punën dhe ka ekzekutuar në piano disa melodi të këngëve shqipe.
Ai madje është futur live në facebook, duke interpretuar këngën “Hajredin Pasha”, një ndër këngët më të pëlqyera shqiptare.
Geci tutje është shprehur se falënderon nga zemra të gjithë për përkrahjen dhe se kjo është një mënyrë qysh mërgimtarët e kalojnë mërzinë për vendlindjen./ KultPlus.com
The Weeknd i ka kritikuar ashpër organizatorët e ceremonisë “Grammy”, pasi nuk arriti të nominohet në asnjë kategori të këtyre shpërblimeve, me albumin e tij të ri “After Hours”.
Në një mesazh të postuar sot në Twitter, The Weeknd, emri i vërtet i së cilit është Abel Makkonen Tesfaye, tha se Akademia e Regjistrimit se që i ndanë këto çmime prestigjioze në muzikë, vazhdon të jetë e korruptuar dhe organizatorët e kësaj ngjarje i kanë borxh transparencë atij, gjithë adhuruesve të tij dhe industrisë së muzikës.
Duke iu përgjigjur deklaratës dhe kritikës së këngëtarit kanadez, kryetari i Akademisë së Regjistrimit, Harvey Mason Jr. tha: “Ne e kuptojmë se The Weeknd është i zhgënjyer që nuk ka arritur të nominohet sivjet. Edhe unë u befasova për këtë gjë dhe ndjej empati ndaj asaj që këngëtari po e ndjen në këto momente. Muzika e tij këtë vit ishte e mrekullueshme, dhe kontributi i tij në komunitetin artistik dhe në mbarë botën Meriton admirimin e të gjithëve. Por, fatkeqësisht çdo vit ka më pak nominime sesa artistë të merituar. Të gjithë të nominuarit e shpërblimeve ‘Grammy’, janë vlerësuar nga organi votues për përsosmërinë e tyre, dhe ne i përgëzojmë të gjithë”, përfundoi Mason Jr. në komunikatën e postuar në revistën “Rolling Stone”.
Nominimet për shpërblimet e ardhshme “Grammy” u bënë të ditura në pasditen e së martës dhe këngëtaret: Dua Lipa, Taylor Swift, Beryonce dhe Billie Eilish kryesojnë sivjet me më së shumti nominime, përfshirë këtu disa prej kategorive kryesore të mbrëmjes, transmeton Koha.
Dua Lipa dhe Taylor Swift konkurrojnë me njëra tjetrën për çmimin “Albumi më i mirë i vitit”, me projektet e tyre “Future Nostalgia” dhe “Folklore”.
Pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm të këngës “Blinding Lights”, The Weeknd megjithatë nuk arriti të nominohet në kategorinë “Kënga më e mirë e vitit”. Në vitin 2021 në këtë kategorinë konkurrojnë: Dua Lipa me “Don’t Start Now”, Beyonce me “Black Parade”, Billie Eilisht me “Everything I Wanted”, Taylor Swift me hitin “Cardigan” dhe disa artistë të tjerë.
Në kategoritë kryesore të ceremonisë “Grammy 2021”, sivjet po dominojnë dukshëm artistet në mesin e së cilave janë: Beyonce, Dua Lipa, Billie Eilisht, Taylor Swift, Megan Thee Stallion, Chloe & Halle dhe të tjerë.
Po ashtu për herë të parë në historinë e këtyre shpërblimeve, vetëm këngëtare dhe bende të drejtuara nga gratë, kanë arritur të nominohet në kategorinë “Performanca më e mirë rok”. Të nominuara për këtë çmim janë: Fiona Apple për këngën “Shameika”, Phoebe Bridges për “Kyoto”, bendi “Haim” për këngën “The Steps”, Brittany Howard për “Stay High”, Grace Potter për “Daylight” dhe bendi “Big Thief” i cili drejtohet nga vokalistja Adrienne Lenker, për këngën “Not”.
The Weeknd gjatë karrierës së tij i ka fituar tri shpërblime “Grammy”, në kategori të tilla si “Albumi më i mirë urban dhe bashkëkohor”, për incizimet “Starboy” dhe “Beauty Behind The Madness”, si dhe “Performanca më e mirë R&B” për hitin “Earned It”.
Në edicionin e fundit të ceremonisë “American Music Awards” e cila u mbajt të dielën më 22 nëntor, The Weeknd triumfoi në tri kategori duke u shpallur “Artisti më i mirë i muzikës Soul/R&B”, “Albumi më i mirë Soul/R7B” për incizimin “After Hours” dhe “Kënga më e mirë Soul/R&B” për hitin “Hartless”. / KultPlus.com
Trendbërësit në Japoni tani po mbrojnë qytetarët nga koronavirusi në një stil luksoz me maska me diamante e margaritarë në vlerë prej gati rreth 10 mijë dollarë secila.
Zinxhiri “Mask.com” nisi të shiste maskat e bëra me dorë javën e shkuar. Kompania synon të përfitojë nga shitjet në një kohë kur pandemia ka goditur edhe industrinë e modës.
Maskat e diamantit janë të mbështjella me diamante 0.7 karat dhe me më shumë se 300 copa të kristalit Swaroski.
“Të gjithë janë të mërzitur si pasojë e virusit dhe do të ishte për mrekulli nëse do të ndiheshin më mirë teksa shohin një nga këto maska të shkëlqyeshme”, ka thënë Azusa Kajitaka, punëtore në një nga dyqanet e kompanisë në Tokio, të mërkurën. “Industria e bizhuterive është në rënie po ashtu për shkak të koronavirusit dhe prandaj e kemi bërë këtë pjesë të projektit për të ndihmuar ringjalljen e Japonisë”.
Megjithatë, qytetarët nuk i shohin maskat si të përshtatshme për ta.
“Nëse e bart ndonjë nga këto maska, më duhet të kem veshjen e duhur për t’ia përshtatur. Andaj mendoj se do të më turpëronte”, ka thënë 66-vjeçarja, Mitsue Kaneko.
Maskat e Japonisë janë larg nga më të shtrenjtat në botë. Ky çmim i takon maskave të prodhuesit izraelit “Yvel”, që shet maska me çmim 1.5 milionë dollarë. / KultPlus.com
“Two Eagles Cafe” mund të jetë e vendosur thellë në zemrën e Filadelfias Jugore, por Shqiponjat në emër nuk kanë asnjë lidhje me ekipin vendas “Linc”.
Në fakt shqiponjat në emër janë për të nderuar vendin e lindjes ës dy pronarëve të restorantit, Nadire dhe Rudi Karaj, prindër të tre fëmijëve, Eduardi i lindur në Shiqipëri dhe Neta dhe Ina lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përpara se të realizonin ëndrrën e tyre amerikane, pra të kishin një restorant, Nadire kishte punuar për rrjetin e fast food Wava për 13 vjet, ndërsa Rudi në biznesin e ndërtimit. Gjatë kohës së lirë ai gatuante deri sa një ditë arriti ta shndërrojë pasionin në profesion.
“Na mori ca kohë. Ne kemi blerë ndërtesat ( përfshirë shtëpinë ngjitur) dhe kemi shkuar në punë. Sa herë që kemi diçka shtesë, kemi bërë më shumë punë. Kjo është ëndrra amerikane”, tha për gazetën lokale “The Philadelphia inquirer”, Rudi Karaj.
Brenda ambienti është e mobiluar lehtë dhe e ajrosur, me një përzierje të mureve me tulla dhe mureve të veshura me dru. Një mur është zbukuruar me pllaka të emrave të qyteteve shqiptare. “
Menuja në “Dy Shqiponjat”, e cila u hap në fillim të këtij muaji ofron specialitete amerikane dhe shqiptare si qofte, salcë kosi, fërgese etj./ KultPlus.com
Sopranoja e mirënjohur shqiptare Elbenita Kajtazi, interpreton fuqishëm një pjesë të operës “Die tote Stadt”, në ushtrimet e saja për përgatitjen e tërsishme të kësaj opere, shkruan KultPlus.
Ajo a publikuar një video në Facebook ku ka shkruar se ndonëse mund të duket e lehtë, interpretimi i një arie të tillë është mjaft i vështirë sidomos nën emocione të forta.
“Një video e shkurtër nga stërvitja ime për Mariettas gënjeu nga opera “Die tote Stadt” e kompozuar nga libreto Erich Wolfgang Korngold nga Paul Schott. Një arie për të cilën dikush mund ta mendoj që hera e parë nuk është e vështirë, por më besoni nuk është aspak e lehtë posaçërisht kur emocionet janë kaq të forta dhe historia e kësaj operë është e mahnitshme …”, ka shkruar ndër të tjera ajo./ KultPlus.com
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sonte ka bërë ndriçimin e Urës së Gurit, shkruan KultPlus.
Këtë ai e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka shkruar se krahas Urës së Gurit në të ardhmen do të ndriçohen edhe monumentet e tjera të trashëgimisë kulturore.
Më poshtë mund të lexoni statusin e tij të plotë:
Më i bukuri vend dhe qendra historike e tij tanimë ka marrë një pamje më të bukur e të ndriçuar!
Nga sonte, çdo natë, Ura e Gurit, do të ndriçohet në mënyrë automatike për t’i dhënë qytetit tonë një pamje më të bukur.
Ndriçimin e filluam me Urën e Gurit, simbol i qytetit të Prizrenit, ndërkaq kështu do të vazhdojmë edhe me urat e monumentet tjera të trashëgimisë kulturore të Prizrenit./ KultPlus.com
Si çdo vjetë, me afrimin e festës kombëtare, Ditës Së Pavarsisë e të krijimit të qeverisë së parë shqiptare, më sjellen në kujtesë sakrificat dhe atdhedashtunija e burrave që firmosen këtë akt, të mbledhur në atë kuvend nga të gjitha viset shqiptare. Figurat e Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Mustafa Krujës e trimave tjerë, që u banë flamurtarë të fillimit të një epoke të re, të krijimit të një Shqipnie të pavarun edhe pse me probleme të mëdha shoqnore dhe ekonomike. E ndër kto burra, ai që pat merita si Ismail Qemali, që luajti një rol kyç në lirinë e vendit ishte lurjani trim Dom Nikollë Kaçorri.
Ndërsa plaku i Vlorës pat rolin e “Diplomatit” në pregaditjen e kësaj ngjarje, Kaçorri ishte “Organizatori”, ai që lëvizi mijëra shqiptarë të malsive të Krujës në revolta për liri. Famullija e tij në Durrës, edhe pse nën vëzhgimin e rreptë të administratës turke, u ba qëndra e atdhetarisë dhe e shpërndarjes së armëve aq të nevojshme për revoltë.
Tuj kenë se përsonalisht kam një lidhje të veçantë shpirtnore me Dom Nikollë Kaçorrin, ndjej si detyrim moral që në këto ditë jubilare të kujtoj Tribunin e Lirisë, Dom Nikollë Kaçorrin, me këtë shkrim, në shenj falenderimi e respekti. Akti i riatdhesimit të eshtnave të Imzot Kaçorrit nga Vjena në Durrës, më dha kënaqësinë të përjetoj emocionet ma të mëdha të jetës sime, kur mbajta ndër duer sargun me eshtnat e atdhetarit.
Në këtë pervjetor, dëshëroj që nga arkivi me dokumenta dhe fotografi, që kam mbledhun, mbi jetën e Imzot Kaçorrit, të paraqes, për kënaqësinë e lexuesit dhe të dashamirëve të këtij kolosi, një fotografi të rallë. Një fotografi që fikson Imzot Kaçorrin në moshë të re, mendohet në kohen e shugurimit të tij, mbas përfundimit të studimeve teologjike në “Propaganda Fide”. Një fotografi historike, që ka vlerë jo vetëm nga bukuria dhe realizimi, por edhe nga fama dhe emni i madh i studios ku asht punue.
STUDIO FELICI, një nga studiot ma të famëshme të Romës dhe Italisë, e krijueme nga Giuseppe Felici në vjetin 1863, ky, një fotograf me shumë emër, i njohun në të gjithë rrethet e nalta të artit, të shoqnisë e të shtetit italian. Në këtë studio u fotografuen shumë personalitete të njohur të artit: muzikantë, kompozitorë, kangëtar, aktor, piktor, por dhe u pregaditen albume me fotografi dhe pamje nga qyteti që i ofroheshin turistëve që vizitonin Romen. Giuseppe Felici ishte një mjeshter i portreteve, por edhe i pamjeve nga ngjarjet historike të kohës. Janë të famëshme fotografitë e tij në Vatikan, aq sa u dekorue me medalje ari nga Papa Leoni i XIII dhe mori titullin “Fotografi Papnuer”. Ai kishte ekskluzivitetin e fotove të Papëve, pjestarëve të oborrit të tij e ngjarjeve në Vatikan. Arkivi fotografik i Felici-t ka shërbyer për të krijue historikun e kishës, në atë shekull. Giuseppe Felici vdiq në Romë në marsin e vjetit 1923.
Për koleksionistët, arkivat dhe dashamirët shqiptar, asht kënaqësi e nder që kjo fotografi e Imzot Nikollë Kaçorrit, ban pjesë në koleksionin e klerikëve të shquem, të fotografuem nga dora e Giuseppe Felicit në Studion e tij të famëshme.
Jetëshkrimi i atdhetarit Dom Nikollë Kaçorri
– Dom Nikollë Kaçorri leu në vjetin 1868 në Krejë, Lurë në Shqipni dhe vdiq me 1917 në
Vjenë.
– Mbaroj seminarin jezuit në Shkoder. Mbas, shkoi në Itali, ku u diplomue për teologji në “Propaganda Fide”. U shugurue prift (1890) dhe në vitin 1893, u emërue në Kishen Katolike në Durrës.
– Mbas vendosjes së tij në Durrës, ai u përfshi në formimin e shumë shoqatave dhe vllaznive. Pat marrëdhanie të mira me qeverinë Austro-hungareze, e cila merrej me krijimin e shkollave dhe arsimimin e popullsisë.
– Dom Nikollë Kaçorri ishte përhapës i librit dhe i shtypit shqiptar patriotik. Për këtë arsye pati konflikte me shumë institucione të asaj kohe, e sidomos me patriarkun grek.
– Ishte pjesëmarrës i shumë lëvizjeve kulturore dhe politike shqiptare. Mori pjesë në Kryengritjen e Kurbinit (1905-1907). Gjatë kësaj periudhe, Nikollë Kaçorri kontaktoi shumë diplomatë austriakë në Durrës dhe i kërkoj ndërhyrje për gjendjen e rëndë në Kurbim, të krijuar nga Esat Pasha e forcat turke.
– Mori pjesë në Kongresin e Manastirit me 14 Ndanduer 1908 – ku u vendos alfabeti i gjuhës shqipe dhe në Kongresin e Dibrës në vjeshtën e vjetit 1908.
-Në vjetin 1909 ishte pjesë e Kongresit Kombëtar të Elbasanit ku u diskutuen probleme të shkollës shqipe.
-Po në 1909, themeloi klubin patriotik të Durrësit. Me 18 Qershuer 1910, Kaçorri u arrestue nga forcat turke, si kundërshtar i urdhnave të Qeverisë Osmane dhe Sulltanit.
-Mori pjesë në organizimin e Kryengritjes së vjetit 1911 dhe 1912 kundër turqve.
-Më 28 Ndanduer 1912, në mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, ku u nënshkrue Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë, Kacorri nënshkroi i dyti.
-Dom Nikollë Kaçorri ishte nënkryetar i Qeverisë së Vlorës të vjetit 1912.
-Ai ishte një personalitet i kishës katolike, sekretar i Arqipeshkëvisë së Durrësit me qendër në Delmnisht të Kurbinit, ku shërbeu për njëzet vjet, duke pasë në administrim edhe kishat dhe famullitë e Kthellës, Selitës dhe Lurës.
-Mbas një sëmundje të randë, vdiq në sanatorium e Vjenës, me 29 Maj 1917. Në vorrimin e tij, me 1 Qershuer 1917, moren pjesë shumë përsonalitete të Austrisë si: komandanti i krahinës së Tiranës, Feldmarshall Braun, Kryekonsulli i Shkodrës, Rappaport, Kviatorsski, Vinter, e veja e konsullit Austro-Hungarez në Durrës baronesha Lovontal-Linau, si dhe shumë diplomatë të tjerë.
-Me 2 Qershuer 1917, në kishen ,,Maria Treu”, në Vjenë, u tha mesha mortore në nderim të tij./ KultPlus.com
Dua Lipa nuk ka arritur t’i përmbajë lotët nga gëzimi pas lajmit se është nominuar për gjashtë çmime Grammy.
Ajo është në mesin e yjeve me më së shumti nominime dhe në kategoritë më të rëndësishme, përfshirë këtu edhe për çmimin “Albumi i Vitit”.
Lipa ka publikuar në Instagram video kur ka marrë lajmin e madh për të.
“Kjo nuk reale. Gjashtë nominime Grammy, çfarë është kjo jetë. S’mund ta besoj, 6. Zemra ime po ‘shpërthen’ dhe jam e shokuar. Faleminderit shumë për dashurinë dhe mbështetjen, faleminderit Recording Academy”, ka shkruar Dua Lipa ndër të tjera në Instagram./ KultPlus.com
Nesër në Teatrin e Qytetit të Mitrovicës “Muharrem Qena”, do të jepet premiera e shfaqjes “Mbretneshat pa kurorë”, shkruan KultPlus.
Shfaqja e cila fillon në orën 11:00 është pjesë e studimit shkencor që është duke i zhvilluar në Kosovës që nga muaji Janar.
Aktorët që luajnë në këtë shfaqje janë: Rabije Rozi Kryeziu, Labinot Raci, Edlir Gashi, Njomza Tmava, Qendresa Kajtazi, Blerta Gubetini, Mikel Markaj, Gentrit Shala. Robert Nuha koreograf, Fatime Sahiti Bekteshi psikologe klinike, kostumografe Yllka Brada, kurse regjia dhe udhëheqëse e studimit është Marigona Bekteshi Ferati./ KultPlus.com
Libraria e Universitetit të Cambridget ka njoftuar se dy fletore shënimesh të Charles Darwinit, me vlerë miliona funte, mungojnë tash e 20 vjet.
Një nga to përmban skicën e famshëm “Pema e Jetës” të shkencëtarit të shekullit të 19-të.
Pas një “kontrolli të detajuar”, përgjegjësit kanë ardhur në përfundim se ato me gjasë janë vjedhur.
Kanë lansuar një apel te publiku për të ndihmuar që të gjenden ato.
“Është zemërthyese. Nuk do të lëmë asnjë gurë pa e lëvizur”, ka thënë Jessica Gardner, bibliotekarja e Universitetit të Cambridget.
Ato fletore së fundi janë parë në nëntor të vitit 2000, pas një “kërkese të brendshme” për t’u larguar nga vendi i veçantë që të fotografohen. U dërguan në një studio të përkohshme, ndërsa në atë kohë po bëheshin ndërtime në librarinë.
Vetëm në një kontroll rutinor, dy muaj më vonë, ishte zbuluar se ato mungojnë.
“E dimë se ishin fotografuar në nëntor. Por nuk e dimë se çfarë ka ndodhur nga ajo kohë deri në janar të vitit 2001, kur është parë se nuk janë në vendin e paraparë”, ka thënë Gardner, raporton BBC. “Dhe nuk ka asgjë që na thotë më tepër për këtë”.
Fillimisht ishte menduar se janë vendosur në ndonjë vend të gabuar.
“Paraardhësit e mi kanë menduar vërtetë se janë vendosur diku gabimisht dhe do të gjenden”, ka thënë Gardner, që është bërë drejtuese e librarisë që nga viti 2017.
Pas një kontrolli gjatë viteve është parë se mungojnë.
Ndoshta nuk është befasi se është dashur aq shumë kohë për të kontrolluar, duke marrë parasysh se ka më tepër se ka më tepër se 10 milionë harta dhe dorëshkrime e objekte të tjera.
Në fillim të vitit, Gardner kërkoi një hetim të ri. Ajo nuk ka dashur të pajtohet me faktin se ato thjeshtë do të gjenden në librari një ditë.
Ajo beson se fletoret janë vjedhur.
“Fletoret me shënime me gjasë janë vjedhur”, ka deklaruar ajo./ KultPlus.com
Për herën e 63-të me radhë do të mbahet evenimenti i “Grammy Awards”, me tridhjetë e një janar të vitit 2021, shkruan KultPlus.
Ndër këngëtaret që dominojnë në nominimet e çmimeve janë Beyoncé, Taylor Sëift dhe Dua Lipa.
Për të u kualifikuar për pjesëmarrjen në Grammy Awards, albumet dhe këngët duhet të jenë të lansuara në mes të 1 shtatorit 2019 dhe 31 gusht 2020.
Gjatë kësaj here “Grammy” ka ardhur edhe me disa ndryshime, duke shtuar kategori për të fituar tituj.
Lista e plotë e nominimeve:
Rekordi i vitit
“Black Parade,” Beyoncé “Colors,” Black Pumas “Rockstar,” DaBaby featuring Roddy Ricch “Say So,” Doja Cat “Everything I Wanted,” Billie Eilish “Don’t Start Now,” Dua Lipa “Circles,” Post Malone “Savage,” Megan Thee Stallion
Albumi i vitit
“Chilombo,” Jhené Aiko “Black Pumas (Deluxe Edition),” Black Pumas “Everyday Life,” Coldplay “Djesse Vol. 3,” Jacob Collier “Women in Music Pt. III,” Haim “Future Nostalgia,” Dua Lipa “Hollywood’s Bleeding,” Post Malone “Folklore,” Taylor Swift
Kënga e vitit
“Black Parade,” Denisia Andrews, Beyoncé, Stephen Bray, Shawn Carter, Brittany Coney, Derek James Dixie, Akil King, Kim “Kaydence” Krysiuk and Rickie “Caso” Tice.
“The Box,” Samuel Gloade and Rodrick Moore “Cardigan,” Aaron Dessner and Taylor Swift “Circles,” Louis Bell, Adam Feeney, Kaan Gunesberk, Austin Post and Billy Walsh “Don’t Start Now,” Caroline Ailin, Ian Kirkpatrick, Dua Lipa and Emily Warren “Everything I Wanted,” Billie Eilish O’Connell and Finneas O’Connell “I Can’t Breathe,” Dernst Emile II, H.E.R. and Tiara Thomas “If the World Was Ending,” Julia Michaels and JP Saxe
Artisti i ri
Ingrid Andress Phoebe Bridgers Chika Noah Cyrus D Smoke Doja Cat Kaytranada Megan Thee Stallion
Performanca më e mirë POP
“Yummy,” Justin Bieber “Say So,” Doja Cat “Everything I Wanted,” Billie Eilish “Don’t Start Now,” Dua Lipa “Watermelon Sugar,” Harry Styles “Cardigan,” Taylor Swift
Bashkëpunimi më i mirë POP
“Un Dia (One Day),” J Balvin, Dua Lipa, Bad Bunny and Tainy “Intentions,” Justin Bieber featuring Quavo “Dynamite,” BTS “Rain on Me,” Lady Gaga with Ariana Grande “Exile,” Taylor Swift featuring Bon Iver
Albumi më i mirë POP
“Changes,” Justin Bieber “Chromatica,” Lady Gaga “Future Nostalgia,” Dua Lipa “Fine Line,” Harry Styles “Folklore,” Taylor Swift
Performanca më e mirë Rock
“Shameika,” Fiona Apple “Not,” Big Thief “Kyoto,” Phoebe Bridgers “The Steps,” Haim “Stay High,” Brittany Howard “Daylight,” Grace Potter
Albumi më i mirë Rock
“A Hero’s Death,” Fontaines D.C. “Kiwanuka,” Michael Kiwanuka “Daylight,” Grace Potter “Sound & Fury,” Sturgill Simpson “The New Abnormal,” The Strokes
Albumi më i mirë alternativ
“Fetch the Bolt Cutters,” Fiona Apple “Hyperspace,” Beck “Punisher,” Phoebe Bridgers “Jamie,” Brittany Howard “The Slow Rush,” Tame Impala
Perfomanca më e mirë R&B
“Lightning & Thunder,” Jhené Aiko featuring John Legend “Black Parade,” Beyoncé “All I Need,” Jacob Collier featuring Mahalia and Ty Dolla Sign “Goat Head,” Brittany Howard “See Me,” Emily King
Kënga më e mirë R&B
“Better Than I Imagine,” Robert Glasper, Meshell Ndegeocello and Gabriella Wilson, tekstshkrues (Robert Glasper featuring H.E.R. and Meshell Ndegeocello) “Black Parade,” Denisia Andrews, Beyoncé, Stephen Bray, Shawn Carter, Brittany Coney, Derek James Dixie, Akil King, Kim “Kaydence” Krysiuk and Rickie “Caso” Tice, tekstshkrues (Beyoncé) “Collide,” Sam Barsh, Stacey Barthe, Sonyae Elise, Olu Fann, Akil King, Josh Lopez, Kaveh Rastegar and Benedetto Rotondi, tekstshkrues (Tiana Major9 and Earthgang) “Do It,” Chloe Bailey, Halle Bailey, Anton Kuhl, Victoria Monét, Scott Storch and Vincent Van Den Ende, tekstshkrues (Chloe X Halle) “Slow Down,” Nasri Atweh, Badriia Bourelly, Skip Marley, Ryan Williamson and Gabriella Wilson, tekstshkrues (Skip Marley and H.E.R.)
Albumi më i mirë R&B
“Chilombo,” Jhené Aiko “Ungodly Hour,” Chloe X Halle “Free Nationals,” Free Nationals “____ Yo Feelings,” Robert Glasper “It Is What It Is,” Thundercat
Performanca më e mirë Hip-hop
“Deep Reverence,” Big Sean Featuring Nipsey Hussle “Bop,” DaBaby “What’s Poppin,” Jack Harlow “The Bigger Picture,” Lil Baby “Savage,” Megan Thee Stallion dhe Beyoncé “Dior,” Pop Smoke
Melodia më e mirë Hip-Hop
“Rockstar,” DaBaby featuring Roddy Ricch “Laugh Now, Cry Later,” Drake featuring Lil Durk “Lockdown,” Anderson .Paak “The Box,” Roddy Ricch “Highest in the Room,” Travis Scott
Kënga më e mirë Hip-Hop
“The Bigger Picture,” Dominique Jones, Noah Pettigrew and Rai’shaun Williams, songwriters (Lil Baby) “The Box,” Samuel Gloade and Rodrick Moore, songwriters (Roddy Ricch) “Laugh Now, Cry Later,” Durk Banks, Rogét Chahayed, Aubrey Graham, Daveon Jackson, Ron LaTour and Ryan Martinez, songwriters (Drake featuring Lil Durk) “Rockstar,” Jonathan Lyndale Kirk, Ross Joseph Portaro IV and Rodrick Moore, songwriters (DaBaby featuring Roddy Ricch) “Savage,” Beyoncé, Shawn Carter, Brittany Hazzard, Derrick Milano, Terius Nash, Megan Pete, Bobby Session Jr., Jordan Kyle Lanier Thorpe and Anthony White, songwriters (Megan Thee Stallion featuring Beyoncé)
Albumi më i mirë Hip-hop
“Black Habits,” D Smoke “Alfredo,” Freddie Gibbs and the Alchemist “A Written Testimony,” Jay Electronica “King’s Disease,” Nas “The Allegory,” Royce Da 5’9”
Performanca më e mire Country
“Stick That in Your Country Song,” Eric Church “Who You Thought I Was,” Brandy Clark “When My Amy Prays,” Vince Gill “Black Like Me,” Mickey Guyton “Bluebird,” Miranda Lambert
Kënga më e mirë County
“Bluebird,” Luke Dick, Natalie Hemby and Miranda Lambert, songwriters (Miranda Lambert) “The Bones,” Maren Morris, Jimmy Robbins and Laura Veltz, songwriters (Maren Morris) “Crowded Table,” Brandi Carlile, Natalie Hemby and Lori McKenna, songwriters (The Highwomen) “More Hearts Than Mine,” Ingrid Andress, Sam Ellis and Derrick Southerland, songwriters (Ingrid Andress) “Some People Do,” Jesse Frasure, Shane McAnally, Matthew Ramsey and Thomas Rhett, songwriters (Old Dominion)
Albumi më i mirë Country
Lady Like,” Ingrid Andress “Your Life Is a Record,” Brandy Clark “Wildcard,” Miranda Lambert “Nightfall,” Little Big Town “Never Will,” Ashley McBryde
Latin Pop ose albumi Urban
“YHLQMDLG,” Bad Bunny “Por Primera Vez,” Camilo “Mesa Para Dos,” Kany García “Pausa,” Ricky Martin “3:33,” Debi Nova
Performanca më e mirë amerikane
“Colors,” Black Pumas “Deep in Love,” Bonny Light Horseman “Short and Sweet,” Brittany Howard “I’ll Be Gone,” Norah Jones and Mavis Staples “I Remember Everything,” John Prine
Albumi më i mirë global
“Fu Chronicles,” Antibalas “Twice as Tall,” Burna Boy “Agora,” Bebel Gilberto “Love Letters,” Anoushka Shankar “Amadjar,” Tinariwen
Producenti i vitit
Jack Antonoff Dan Auerbach Dave Cobb Flying Lotus Andrew Watt
Muzika më e mirë e filmit
“Beastie Boys Story,” Beastie Boys “Black Is King,” Beyoncé “We Are Freestyle Love Supreme,” Freestyle Love Supreme “Linda Ronstadt: The Sound of My Voice,” Linda Ronstadt “That Little Ol’ Band From Texas,” ZZ Top/ KultPlus.com
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se do të ndahen subvencione prej 80 eurosh për familjet me asistencë sociale, në dy kategoritë e varfërisë si dhe për personat me aftësi të kufizuara në këtë komunë, shkruan KultPlus.
Këtë Ahmeti e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka shtuar se pagesat do të bëhen në muajin dhjetor.
“Me propozim të Drejtorisë së Mirëqenies Sociale dhe drejtorit Dren Kukaj, Komuna e Prishtinës do të ndajë nga një subvencion prej 80 Euro për secilen familje në asistencë sociale, në dy kategoritë e varfërisë si dhe subvencion prej 80 euro për secilin person me aftësi të kufizuar në komunën tonë. Pagesat do të bëhen në dhjetor”, ka shkruar Ahmeti./ KultPlus.com
Një monolit i çuditshëm nga metali është zbuluar në shkretëtirën në Utah nga një ekip me helikopter, duke lënë autoritetet të hutuar, shkruan BBC.
Zyrtarët e zbuluan objektin e “pazakontë” duke numëruar delet gjatë fluturimit me helikopter në zonën jug-lindore të Utahs.
Nuk ka indikacione se kush e ka vendosur monolitin, e gjatë rreth 3.6 metra.
Në një intervistë për kanalin lokal televiziv KSLTV, piloti i helikopterit, Bret Hutchings, ka thënë: “Kjo është gjëja më e çuditshme që kam hasur gjatë gjithë këtyre viteve duke fluturuar me helikopter”.
Hutchings ka thënë se një biolog duke numëruar delet nga helikopteri e ka parë i pari strukturën nga lartësia.
Hutchings spekulon se monoliti ka mundur të vendoset nga “ndonjë artist i valës së re”, apo nga ndonjë adhurues i filmit “2001: A Space Odyssey”, një film i vitit 1968 me regjisor Stanley Kubrickun.
Departamenti për Siguri Publike i Utahs ka publikuar imazhe të monolitit. Autoritetet kanë thënë se do të vendosin nëse do të bëhen hetime të mëtutjeshme./ KultPlus.com
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se do të dekoroj me Medalje Presidenciale të Meritave, punonjësit shëndetësor të cilët derisa aktivisht po ofronin shërbime shëndetësore, u infektuan me Covid-19 dhe humbën jetën nga ky infeksion, shkruan KulPlus.
Ajo ka thënë se ceremonia do të organizohet së shpejti në Presidencë në prani të familjarëve.
Më poshtë mund të lexoni statusin e saj të plotë:
Mijëra punonjës shëndetësor u infektuan nga virusi Covid-19, si vija e parë e përballjes me pandeminë. Përderisa shumica i mbijetuan këtij virusi të rrezikshëm dhe menjëherë u kthyen në shërbim të pacientëve, disa prej tyre, për fat të keq, humbën jetën në këtë përballje. Kontributi i tyre, duke dhënë edhe jetën vetëm e vetëm për t’i shërbyer pacientëve të tyre, duke respektuar betimin e Hipokratit deri në frymën e fundit, meriton të nderohet nga të gjithë ne.
Prandaj, në përputhje me përgjegjësitë e mia kushtetuese, kam vendosur që të dekorojë, post mortem, me Medaljen Presidenciale të Meritave, punonjësit shëndetësor të cilët derisa aktivisht po ofronin shërbime shëndetësore, u infektuan me Covid-19 gjatë pandemisë, dhe humbën jetën e tyre nga ky infeksion.
Ceremoninë e ndarjes së dekoratave do ta organizojmë së shpejti në Presidencë, në prani të familjarëve. Ndërkaq lista e të dekoruarve do të përditësohet konform informatave që i marrim nga institucionet përgjegjëse./ KultPlus.com
Biletat për Dua Lipa Studio 2054 tashmë janë në shitje në Festtix, platformën më të re ndërkombëtare për menaxhimin e eventeve, bazuar në Prishtinë
Performanca unike e pop yllit botëror Dua Lipa, Studio 2054 do të transmetohet live dhe online edhe në vendin tonë këtë të premte, më 27 nëntor 2020, me fillim prej ora 21:30, në LIVENow.
Sipas konfirmimit të bërë nga vetë Dua Lipa, mysafirë të spektaklit që pritet t’i thyejë të gjitha rekordet e shikueshmërisë në botë, do të jenë edhe yjet e mëdhenj të muzikës botërore, sikurse Kylie Miogue, Miley Cyrus, J Balvin dhe shumë emra të tjerë të famshëm.
Dhe pikërisht për këtë performancë spektakolare, Sunny Hill Festival dhe platforma ekskluzive e biletave dhe promovimit të Studio 2054, Festtix, kanë njoftuar se do t’i shpërblejë të gjithë pjesëmarrësit e edicioneve të kaluara të festivalit me 50% zbritje në biletën e Studio 2054. Linku unik me çmim të zbritur do tu shkojë pjesëmarrësve të festivalit Sunny Hill në email.
“Duke qenë se këtë vit pandemia na ka pamundësuar mbajtjen e Sunny Hill 2020, bashkë me Festtix, kemi vendosur që ta subvencionojmë çmimin e biletës për performancën globale Dua Lipa Studio 2054, e cila për pjesëmarrësit e festivalit tonë do të kushtojë 50% më lirë, ose vetëm 3.5 euro. Ky është çmimi më i lirë që ofrohet momentalisht kudo në botë për performancën e jashtëzakonshme e cila, përveç Duës, do të sjell edhe emra tjerë të mëdhenj të muzikës botërore, duke përfshirë edhe Kylie Minogue, J Balvin, Tainy, Angele, Miley Cyrus, FKA Twigs dhe emra të tjerë të muzikës”.
Biletat për Dua Lipa Studio 2054 tashmë janë në shitje në Festtix, platformën më të re ndërkombëtare për menaxhimin e eventeve, bazuar në Prishtinë.
Për shtetet e rajonit, përfshirë vendin tonë, biletat mund të blihen këtu https://festtix.co.uk/
Imzot Preng Doçi ka qenë një ndër meshtarët më të zellshëm, atdhetar i flakët, poet dhe studiues.
Ai lindi më 2 shkurt 1846 në fshatin Bulgër. U shkollua në Shkodër e në Romë. Më 25 tetor të vitit 1888, Papa Leoni XIII me dekretin “Supra montim Mirditarum” e rimëkëmbë Abacinë e Oroshit në Mirditë dhe për Abat emëron imzot Preng Doçin.
Në fushën e jetës kulturor, Preng Doçi në vitin 1899 themeloi shoqërinë letrare “Bashkimi” me qëllim të zgjidhjes së çështjes së alfabetit në bazë të shkronjave latine dhe për përhapjen e shkollave e botimin e librave në gjuhën shqipe, që asokohe ishin pak e shumë të luftuara nga armiqtë e popullit shqiptar, sidomos turqit.
Në fushën e jetës kombëtare politike, Preng Doçi dha një kontribut të jashtëzakonshëm, e bashkoi Mirditën dhe i dha një njësi të vetme. Në “relacionin e tij mbi gjendjen e Abacisë së Shën Llezhdrit të Mirditës”, imzot Doçi mes tjerash shkruan se Mirdita është “si një shtet i vogël autonom” popullsia e së cilës është krenare për lirinë e vet. Për këtë arsye Mirdita duhet të jetë një nukleus – qelizë e një shteti shqiptar. Kjo ëndërr e tij qe kohëshkurtër, sepse turqit e shuan kryengritjen e mirditorëve të cilën e organizoi ai.
Për këtë arsye turqit e internuan në Stamboll, nga ku me ndërmjetësimin e kardinali armen Azarian lirohet dhe shkon në Romë, ku Selia e Shenjtë e dërgon me misionin diplomatik në SHBA, Kanada, Indi e vende tjera, derisa me ndërmjetësimin e kardinajve të Vatikanit Aliardi e Jakobini, më 1888 u kthye në Shqipëri si Abat i Mirditës.
Më 1911 – 1912 udhëhoqi kryengritjen e Mirditës kundër osmanlinjve. Pa e prekur kurrë misionin e tij fetar, nën ndikimin e zgjimit kombëtar të popullit dhe të ngjarjeve të mëdha politike të kohës, ai u bë një nga paraardhësit e letërsisë së Rilindjes në Shqipëri.
Dy nga poezitë më të rëndësishme të tij janë “Një kushtrim shqiptarëve” dhe “Shqipnia nën zgjedhën turke”, shprehin shqetësimin, dhimbjen për gjendjen e mjeruar të popullit, të vendit dhe krenarinë e Abatit Doçi për të kaluarën.
Doçi shkroi poezi, dy prej të cilave u botuan: njëra u botua në Livorno në një libër të Dhimitër Kamardës ku qenë mbledhur poezi në dialekte të ndryshme të gjuhës shqipe që i ishin kushtuar Elena Gjikës. Kjo vjershë është shkruar në 10 strofa me 6 vargje, me varg dhjetërrokësh. Titullin e ka “Kâjkë per Zojen Doren d’Istries” dhe fillon “Dheu i em! me trima plot nji herë,…”. Më 1925 P. Justin Rrota e riboton në veprën “Literatyrës Shqype” që vjersha të ishte në duart e shkollarëve të rinj.
Ndërroi jetë më 22 shkurt të vitit 1917. Së bashku me imzot Gaspër Krasniqin nga Kosova, imzot Preng Doçi u angazhua me mish e shpirt në luftën kundër pushtimit të turqve dhe për përparimin kulturor e të gjithanshëm të popullit shqiptar e Vendit./ KultPlus.com
Toka kapi mini-hënën e saj të dytë këtë vit që po rrotullohej rreth planetit për 2.7 vjet dhe tani, shkencëtarët kanë zbuluar detaje të ndërlikuara të vizitorit kozmik.
Duke përdorur të dhënat e mbledhura me Teleskopin Lowell Discovery, astronomët përcaktuan se 2020 CDE, ose CD3, është gati pesë metra në diametër – sa madhësia e një makine dhe iu afrua Tokës deri në 8,100 milje, distanca e saj më të afërt.
Ekipi studioi ndryshimin e shkëlqimit të CD3, duke i lejuar ata të shihnin shpejtësinë e rrotullimit të tij, që ishte rreth tre minuta.
Këto vëzhgime ndihmuan në sqarimin se objekti ishte me të vërtetë një asteroid dhe jo një relike e hedhurinave hapësinore të bëra nga njeriu, si një objekt tjetër që u gjet vetëm disa muaj më parë.
Ajo që është e çuditshme, sipas shkencëtarëve, është fakti se objekti qiellor rrotullohet më ngadalë se sa parashikohej për objektet e kësaj madhësie, duke sugjeruar se ai duhet të jetë shumë i madh, me një diametër të paktën 12 metra./ KultPlus.com