Këngëtari John Davis ka vdekur në moshën 66 vjeç pas një luftë me koronavirusin.
Ai kishte një vokal të pabesueshëm.
Vajza e John, Jasmin, e kujtoi babanë e saj në Facebook me anë të një mesazhi prekës.
Ajo shkroi: “Fatkeqësisht babai im ndërroi jetë këtë mbrëmje pas infektimit me COVID-19. Ai bëri shumë njerëz të lumtur me buzëqeshjen e tij, shpirtin e tij të lumtur, dashurinë dhe sidomos përmes muzikës së tij. Ai i dha aq shumë botës! Ju lutemi jepni dorën e fundit të duartrokitjeve. Do të na mungojë shumë”. / Klan Kosova / KultPlus.com
Bashkia Fier ka organizuar ditën e sotme një ceremoni për shkrimtarin e njohur Ismail Kadare. Ai është vlerësuar nga Bashkia e titullin ‘Nderi i Bashkisë Fier’. Kadare u shpreh se pritja që iu bë ishte shumë shqiptare.
‘Ju falenderoj nga zemra për këtë pritje, kaq të ngrohtë kaq të bukur dhe kaq shqiptare. Ju lumtë. Për shkrimtarin, ngazëllimi i lexuesve është shumë i shtrenjtë.’- tha Kadare. / dosja.al / KultPlus.com
Autostrada Biennale, në edicionin e saj të tretë, bashkë me edicionin e 5-të të Javës së Krenarisë në Kosovë, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Manifesta 14 Prishtina, do të sjellin për publikun kosovar ekspozitën e famshme “Lule Mosmëharro 2020 – 2021” nga Petrit Halilaj dhe Alvaro Urbano, ekspozitë që do të hapet më 30 qershor, kurse për publikun e gjerë do të jetë e hapur prej 1 korrikut deri më 11 shtator të këtij viti, shkruan KultPlus.
Lule Mosmëharro është një instalacion lulesh gjigande të krijuara nga pëlhura që do të prezantohen nën kupolat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ndërtesë kjo arkivore e kujtesës dhe dijes kolektive.
Krahas bukurisë së tyre madhështore, secila lule veçmas në këtë instalacion – qoftë boshtra, farat e palmës, luleqershija, luleftoi, ose karanfili – ngërthejnë në vetvete një domethënie si për historitë personale, gjithashtu edhe për lidhjën e të dy artistëve me njëri tjetrin. Këto lule gjithashtu shërbejnë si përkufizues të potencialit që kujtesa personale mbartë më vete për ta rishkruar gradualisht kujtesën kolektive. Lulet e prezantuara mishërojnë format e dashurisë, dëshirat seksuale, intimitetin, lidhjet, dhe identitetin, në përgjithësi, e sidomos të atyreve që janë vazhdimisht të lënë, e të lëna anash, apo të shtypur, e të shtypura nga politikat dhe normat regresive të krijuara nga shoqëria.
“Këto lule po i sjellim në Prishtinë për të festuar moskonformizmin, një nxitje për një vizion për ndryshim, një ftesë për të ëndërruar, një thirrje për diversitet.” Kanë thënë Petrit Halilaj dhe Alvaro Urbano.
Kurse kuratorët e edicionit të tretë Autostrada Bienale Joanna Ëarsza dhe Övül Ö. Durmuşoğlu.
Lule Mosmëharro kanë thënë se arti i thërret dëshirës për transformim të thellë në shoqëri, dhe mundëson aty krijimin e lidhjeve mes pikëpamjeve të ndryshme.
“Jemi jashtëzakonisht të lumtur që po prezantojmë instalacionin e Petrit Halilajt dhe Alvaro Urbanos, një instalacion që me një ndjeshmëri të veçantë u jepë dëshirave dhe nevojave të njeriut një formë poetike e plotë imagjinatë”, kanë thënë ata.
Lule Mosmëharro poashtu e mbështetë kampanjën qytetare për të drejta të barabarta në Kosovë, veçanërisht për komunitetin LGBTQI+, fushatë kjo që kërkon nga hartuesit e Kodit të ri Civil të përfshijnë aty të drejtën e martesës mes personave të gjinive të njëjta, si dhe mes personave të gjinive joheteronormative, duke fuqizuar kësisoj fushatën me bukuri lulesh – që tanimë është bërë edhe imazhi i kësaj kauze.
Lulet e Halilajt dhe Urbanos do të hapen me 30 qershor, 2021, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, një ndërtesë me nëntëdhjetë e nëntë kupola përmes së cilave hedhet dritë dielli mbi një arkitekturë mahnitëse ku gërshetohen stili tradicional me shprehjen moderniste.
Petrit Halilaj ka lindur në Kostërrc, në vitin 1986, ndërsa u rrit në mes të Italisë e Kosovës. Alvaro Urbano ka lindur në vitin 1983 në Madrid, Spanjë.
Dy artistët të cilët janë edhe çift mes vete, jetojnë e veprojnë në Berlin. Përmes pikëpamjeve të formuar nga lidhja e tyre, Halilaj dhe Urbano viteve të fundit kanë krijuar mjedise, situata e performanca që trajtojnë temat e bashkëjetesës, e gjithashtu kanë trajtuar ndërveprimet që ndodhin mes mjedisit natyror dhe atij të ndërtuar. Lulet paraprakisht kanë qenë të eksponuara në Pallatin e Kristaltë në Museo de Reina Sofia në Madrid (2020), në Art Quadriennale në Romë (2020), si dhe në Berghain në Berlin (2020), ku artistët u takuan për herë të parë para shumë vitesh.
Lule Mosmëharro e Petrit Halilajt dhe Alvaro Urbanos dhe Sunfloëer Fields e Anges Denes janë dy projektet publike të cilat Edicioni i 3-të i Autostrada Biennale i sjellë në bashkëpunim me Manifesta 14 Prishtina.
Lule Mosmëharro e Petrit Halilajt dhe Alvaro Urbanos dhe Sunfloëer Fields e Anges Denespërkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.
Autorësia fotografike: Petrit Halilaj & Alvaro Urbano, 2 dhjetor 2015 (Farat e palmës), 10 maj 2016 (Qershia), 5 shtator 2017 (Karafil), 2020, Courtesy: artistët, ChertLüdde, Berlin; kamel mennour, Paris; Travesia Cuatro, Madrid. Prodhuar nga: Museo Nacional Centro de Arte Reina Sofia, fotografia: ImagenSubliminal./ KultPlus.com
Komisioni Europian dhe ‘Europa Nostra” njoftojnë fituesit e vitit 2021, të çmimit europian për Trashëgiminë. Mes 24 arritjeve shembullore, nga 18 vende të Europës, një çmim shkon për Fondacionin Gjirokastra, nga Shqipëria.
Juria deklaroi se: “Përpjekjet e fondacionit promovojnë një brez të ri arkitektësh, zejtarësh dhe profesionistësh të tjerë, duke krijuar projekte të rijetëzimit, mbrojtjes dhe rigjallërimit të qytetit të Gjirokastrës”.
Njëri prej ekspertëve kryesorë që loboi për dosjen e Gjirokastrës, tha megjithatë, se çmimi përveçse promocion për Gjirokastrën është edhe sfidë që imponon zgjidhje më të qëndrueshme në të ardhmen.
Duke folur online gjatë eventit, komisionerja Europiane Mariya Gabriel, tha se: “Fituesit e çmimeve Europiane të trashëgimisë janë ambasadorë të bukurisë së trashëgimisë europiane, qoftë kjo traditë apo dije, arkitekturë mbresëlënëse, apo mënyrë sesi trashëgimia mund të bashkojë komunitete dhe breza”. / Konica.al / KultPlus.com
Baleti italian humbi sot një ndër ikonat e saj kryesore, ylli i Teatrit të famshëm “La Scala”.
Carla Fracci ndërroi jetë në Milano në moshën 84 vjeçare. Ajo prej disa vitesh ishte prekur nga një tumor të cilin e përballoi me kurajë dhe shumë e rezervuar.
Po ashtu, konsiderohej një artiste unike që shkëlqente si në baletin klasik ashtu dhe në performancat në muzikën pop, e pranishme gjerësisht jo vetëm në skenat muzikore, por edhe në programe televizive. / noa.al / KultPlus.com
Gjykata Themelore e Ferizajt e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajazitajt.
Aktgjykimi u shpall nga kryetari i trupit gjykues, Ibrahim Idrizi.
Sipas aktakuzës së ngritur më 8 qershor 2017 nga prokurorja Valbona Disha Haxhosaj, Naser Pajazitaj akuzohet se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan e pikërisht në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë“, i pandehuri edhe pse më parë ka qenë i dënuar për vrasje, me dashje dhe me armë dhe atë revole të tipit të panjohur në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat.
Një gjë të tillë, sipas aktakuzës, Pajazitaj e ka bërë në atë mënyrë që derisa viktima ditën kritike ka qenë duke shkuar në punë në këmbë së bashku me axhën e saj dhe kur kanë arritur tek bunari i fshatit janë ndarë, ashtu që viktima ka vazhduar rrugën në drejtim të Strellcit të Epërm dhe kur afrohet përafërsisht 150 metra afër shtëpisë së Nedi Jusaj, aty pari kalon i pandehuri Naser Pajazitaj me veturën e tij të tipit xhip sheroke me ngjyrë të kaltër i cili ndalet e merr viktimën me veturë, e më pas vazhdon në drejtim të bjeshkëve të Strellcit dhe kur arrin tek “Kroni i Lajthisë” fillimisht e privon me armë duke shtënë dy herë në kokë, e më pas për të humbur gjurmë të njëjtën e mbulon me disa drunjë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, kurse viktima më 27 dhjetor 2015 është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes nga disa kalimtarë të rastit.
Sipas aktakuzës, Pajazitaj akuzohet se më parë e gjerë më 9 nëntor 2015, në fshatin Strellc Komuna e Deçanit, pa autorizim ka poseduar armën dhe atë një revole të tipit të panjohur dhe një pushkë gjuetie me numër serik 0193117 si dhe 12 fishekë të kësaj pushke , në atë mënyrë që më revole ditën kritike ka kryer veprën penale të cekur si më lartë.
Gjithashtu, sipas aktakuzës më parë dhe deri më 23.05.2017, në fshatin Strellc i ulët Komuna e Decanit, i akuzuari pa autorizim ka poseduar armën dhe atë një armë AK-47 me numër serik 120331141 dhe 2 karikator të zbrazet, ashtu që policia gjatë bastisjes dhe kontrollit në shtëpinë e të pandehurit në dhomën e fjetjes ka gjetur dhe sekuestruar armën e cekudr si më lartë. / Gazeta Express / KultPlus.com
Në fshatin Appledore, në Devon të Anglisë, ekziston një fshat brenda fshatit. Një derë në fund të një rrugice të lejon hyrjen në një oborr që përmban disa prona, që kanë dalë në shitje për rreth 2 milionë euro.
Në këtë oborr ka një shtëpi me 5 dhoma gjumi, 3 shtëpi më të vogla, 3 apartamente si dhe një dyqan.
“Është një mundësi unike për të blerë një pronë të pozicionuar në zemër të një fshati bregdetar, por me një nivel privatësie të lartë. Pronari do të ketë mundësinë që të ketë në zotërim një “fshat brenda fshatit”, me një mjedis shumë mesdhetar” lexohet në reklamimin e pronës. / Gazeta Express / KultPlus.com
Princi William ishte vetëm 15 vjeç kur nëna e tij, Princeshë Diana, ndërroi jetë në një aksident tragjik në Paris. Së fundmi, princi ka rrëfyer momentin e vështirë kur mori vesh për ndarjen nga jeta të së ëmës.
“Skocia është burimi i shumë kujtimeve të lumtura. Por edhe më të trishtuarave. Isha në kështjellën e Balmoral kur më thanë se nëna ime ndërroi jetë. Ende i tronditur, po atë mëngjes gjeta një vend të shenjtë në shërbim në Crathie Kirk. Dhe në ditët e errëta të pikëllimit që pasuan, gjeta rehati dhe qetësi jashtë në Skoci. Si rezultat, lidhja që ndjej me Skocinë do të jetë gjithmonë e thellë”, është shprehur Princi William.
Ai ka shtuar se Skocia do të ketë gjithmonë një vend special në zemrën e tij dhe se aty ka shkuar që kur ka qenë një djalë i vogël.
Por përveç kujtimit të hidhur për nënën e tij, William ka treguar se në Skoci ka pasur edhe momentin më të bukur të jetës, njohjen me bashkëshorten e tij, Kate Middleton.
“Dhe përveç këtij kujtimi të dhimbshëm, aty kam dhe një moment shumë të lumtur. Sepse ishte këtu në Skoci, 20 vite më parë, kur u njoha për herë të parë me Catherine. Nuk ka nevojë ta them se qyteti ku takon gruan tënde të ardhshme mban një vend shumë special në zemrën tënde”, është shprehur Princi William. / Konica.al / KultPlus.com
Në varësi të moshës, ka dallime në paga dhe mëditje për profesionin e mësuesit.
Paga mesatare vjetore si mësues është 85,777 CHF bruto.
Gjysma e pagave dhe mëditjeve të mbledhura janë mbi 86,000 CHF bruto, që do të thotë të ardhura mujore prej 7,167 CHF bruto.
Nëse sapo keni filluar punën si mësues, mund të prisni fitime bruto mesatarisht 90,000 CHF në vit. Kjo është 7,500 CHF bruto në muaj.
Në varësi të moshës, ka dallime në paga dhe mëditje për profesionin e mësuesit. Në një moshë të re, ju mund të prisni fitime bruto mesatarisht 80,000 CHF në vit. Me rritjen e moshës, të ardhurat ndryshojnë dhe janë 95,238 CHF bruto. Kjo korrespondon me një ndryshim prej 19%, shkruan tutje albinfo.ch.
Në varësi të vendit të punës, ka dallime në paga dhe mëditje për profesionin e mësuesit. Në Thurgau, Zug dhe St. Gallen ju keni potencialin më të lartë të fitimit. Në shtetet federale të Bernit, Gjenevës dhe Nidwalden ju duhet të pranoni humbje në paga.
Pagat për profesionin e mësuesit i nënshtrohen një rritje mesatare prej 7% gjatë 5 viteve të fundit. Kjo do të thotë një rritje e pagave prej 6,429 CHF bruto në vit ose 536 CHF në muaj.
Burrat dhe gratë përfitojnë ndryshe nga rritja e pagave. Për gratë, ndryshimi mesatar është 7%, që është një diferencë prej 6,429 CHF bruto në vit. Për burrat, ndryshimi mesatar është -14%, që është një ndryshim prej -13,982 CHF bruto në vit. / KultPlus.com
Kinemaja më e madhe në Kosovë, Cineplexx, njofton se nga sot, më 27 maj, do të nis shfaqjen një nga filmat e shumëpritur të zhanrit horror të këtij viti, A Quiet Place Part II.
Filmi i shumëpritur A Quiet Place Part II, nis nga sot të shfaqet në Cineplexx.
Filmi është vazhdim i filmit hit A Quiet Place, i cili kishte arkëtuar mbi 340 milionë në arkat filmike 3 vite më parë.
“L-r, Regan (Millicent Simmonds), Marcus (Noah Jupe) and Evelyn (Emily Blunt) brave the unknown in A Quiet Place Part II.”
Pas ngjarjeve në shtëpi, familja Abbott tani përballet me tmerret e botës së jashtme. Të detyruar të futen në të panjohurën, ata e kuptojnë që krijesat që bëjnë gjah përmes zhurmës nuk janë kërcënimi i vetëm. Në regji në film rikthehet John Krasinski, ndërsa në rolet kryesore luajnë Cillian Murphy, Emily Blunt, Noah Jupe, Millicent Simmonds dhe Djimon Hounsou.
Nga sot filmi do të shfaqet në orare të ndryshme çdo ditë përveç ditës së hënë kur kinemaja në Prishtinë është e mbyllur. Në kinemanë në Prizren ditë pushimi vazhdon të jetë edhe dita e mërkurë. Biletat përveç në mënyrë fizike, tashmë mund t’i bleni edhe përmes aplikacionit të ri të Cineplexx, Cineplexx KS, që mund ta gjeni edhe në IoS edhe në Android, të lansuar pas pandemisë në përpjekje për të evituar turmën gjatë blerjes së biletave.
Përveç këtij filmi, nga sot si premierë fillojnë të shfaqen edhe filmi Cruella, nga Disney, që është një adaptim i personazhit të famshëm Cruella de Ville, nga animacioni 101 Dalmatians, si dhe filmi për fëmijë, The Croods 2.
Ceremonia novatore për Muzeun Hip Hop u zhvillua në Bronx, New York City ku edhe do të ndërtohet. Një investim publik dhe i provuar prej 80 milion dollarësh që do të inaugurohet në vitin 2024, një vit më vonë sesa pritej për shkak të pandemisë.
Muzeu Universal i Hip Hop-it do të ngrihet jo shumë larg nga 1520 Sedgwick Avenue, vendi ku lindi zhanri muzikor në fillimin e viteve 1970.
Disa të famshëm ishin gjithashtu të pranishëm në ceremoni, duke përfshirë Grandmaster Flash, Slick Rick, Chuck D, Nas, LL Cool J dhe Fat Joe. Nënkulturat e lidhura me Hip Hop do të festohen gjithashtu në muze, të tilla si MCing / rapping, DJ / gërvishtjet me pllaka, break dance dhe mbishkrime. / KultPlus.com
Princi William ishte vetëm 15 vjeç kur nëna e tij, Princeshë Diana, ndërroi jetë në një aksident tragjik në Paris. Së fundmi, princi ka rrëfyer momentin e vështirë kur mori vesh për ndarjen nga jeta të së ëmës.
“Skocia është burimi i shumë kujtimeve të lumtura. Por edhe më të trishtuarave. Isha në kështjellën e Balmoral kur më thanë se nëna ime ndërroi jetë. Ende i tronditur, po atë mëngjes gjeta një vend të shenjtë në shërbim në Crathie Kirk. Dhe në ditët e errëta të pikëllimit që pasuan, gjeta rehati dhe qetësi jashtë në Skoci. Si rezultat, lidhja që ndjej me Skocinë do të jetë gjithmonë e thellë”, është shprehur Princi William.
Ai ka shtuar se Skocia do të ketë gjithmonë një vend special në zemrën e tij dhe se aty ka shkuar që kur ka qenë një djalë i vogël.
Por përveç kujtimit të hidhur për nënën e tij, William ka treguar se në Skoci ka pasur edhe momentin më të bukur të jetës, njohjen me bashkëshorten e tij, Kate Middleton.
“Dhe përveç këtij kujtimi të dhimbshëm, aty kam dhe një moment shumë të lumtur. Sepse ishte këtu në Skoci, 20 vite më parë, kur u njoha për herë të parë me Catherine. Nuk ka nevojë ta them se qyteti ku takon gruan tënde të ardhshme mban një vend shumë special në zemrën tënde”, është shprehur Princi William. / Konica.al / KultPlus.com
Në mbledhjen e fundit të asamblesë gjenerale të European Film Promotion (EFP) të përbërë nga 37 shtete anëtare, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës Arben Zharku është ri-zgjedhur anëtar i bordit të drejtorëve të kësaj organizate, përcjell KultPlus.
Krahas drejtorit të QKK-së anëtarë tjerë janë emëruar Eda Koppel, Shefe e Institutit të Filmit të Estonisë, Daniela Elstner, Drejtoreshë Ekzekutive e UniFrance, Simone Baumann, Drejtoreshë e Përgjithshëm e German Films. Markéta Santrochová Drejtoreshë e Qendrës së Filmit të Çekisë, Stine Oppegaard Menaxhere e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Institutin Norvegjez të Filmit si dhe Briony Hanson, Drejtoreshë e Filmit në Këshilli Britanik.
“Është nderë që bashkë me kolegët tjerë Evropian të ndajmë përgjegjësi në promovimin sa më të mirë të kinematografisë Evropiane dhe njëkohësisht të përfaqësojë interesat e shumë vendeve nga po ky kontinent”, u shpreh Zharku në rastin e bërjes publike të zgjedhjes së bordit të ri të EFP-së.
EFP (European Film Promotion) është një rrjet ndërkombëtar unik agjencive dhe institucioneve kombëtare të promovimit të filmave nga e gjithë Evropa që përfaqësojnë filmat dhe talentin e tyre kombëtar jashtë vendit. Me flamurin e EFP-së, këto organizata anëtare vijnë së bashku për të promovuar diversitetin dhe frymën e kinemasë, talentin evropian në festivalet dhe tregjet kryesore filmike ndërkombëtare, e veçanërisht jashtë Europës. / KultPlus.com
Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur sot për tënjoftuar masat e reja anti-Covid.
“Komiteti mendon se ka vend për lehtësim të masave, duke filluar nga 1 qershori do të hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme, por do vijojë të mbahet në ambientet e brendshme dhe transport publik. Ora policore nga 22:00 do të kalojë më 1 qershor në 23:00”, theksoi Komiteti i Ekspertëve.
Masat që lehtësohen nga 1 Qershori:
-Hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme.
-Do vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik.
-Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës që konsiderohen persona në risk.
-Ora policore shtyhet në orën 23:00 -06:00.
-Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do lejohet deri në orën 22:00. / KultPlus.com
KultPlus Caffe Gallery është vendi që bënë bashkë artistët jo vetëm për shpalosjen e punës së tyre por edhe për takime të ndryshme përmes të cilave synohet që të ju bëhet zgjidhje problemeve të këtij komuniteti.
Kësaj radhe, KultPlus ka ftuar ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun si personin adekuatë ku do të adresohen problemet e komunitetit artistik.
Sonte, Çeku do të jetë i pranishëm për të shpalosur programin e tij dhe njëkohësisht do të takohen nga afër me artistët për të dëgjuar kërkesat e tyre të cilave pritet të ju japë zgjidhje gjatë mandatit të tij.
Eventi mbahet sonte duke filluar nga ora 19:00 në KultPlus Caffe Gallery.
Gjithashtu ju informojmë që eventi është i hapur dhe do të mbahet duke respektuar masat mbrojtëse kundër Covid-19, por për shkak të numrit të limituar, duhet njoftuar paraprakisht për pjesëmarrjen tuaj. / KultPlus.com
Kryetari i grupit Parlamentarë të PS-së Taulant Balla ka publikuar pamje nga Kanioni i Holtës në Gramsh.
Ai shprehet se Kanioni i Holtës në Gramsh një destinacion për fundjavë.
“Mirëmëngjes, Kanioni i Holtës në Gramsh, me shpatet e luginës që arrijnë deri në 100-150 m dhe me thellësi të ujit që shkon deri në 2-3 m. Kanioni ka shpate të thepisura të mbushura me shpella karstike, si dhe gropa me ujëra termale. Ngjyrat e shumta e bëjnë këtë bukuri natyrore një destinacion të fundjavës”, shprehet Balla.
Kanioni i Holtës në Gramsh, mbeten një nga destinacionet më të preferuara të turistëve vendas dhe kryesisht të huaj.
Holta është një zonë turistike që vizitohen në të gjitha stinët e vitit, por kryesisht në pranverë, verë dhe vjeshtë. Ngjyrat e shumta e bëjnë këtë bukuri natyrore një destinacion të paharrueshëm ofron pamje magjepse me lartësi malesh, thellësi kanionesh, bimësi dhe lule të shumëllojshme por mbi të gjitha ujërat e freskëta që burojnë nga malet.
Në shpatet e thepisura në rrjedhën e këtij lumi, gjenden shumë shpella karstike, që janë të vizitueshme nga natyralistët dhe aventurierët e ngjitjeve sportive. Veç lumit me kanionet befasuese të tij, në shpatet malore të kësaj zone, gjenden pyje me drurë të rrallë panje, bredhi, pisha si dhe mjaft specie të rralla kafshësh dhe shpendësh.
Kanionet e lumit të Holtës vizitohen duke u nisur nga Gramshi-Bardhan-Kabash, një rrugë disi e vështirë për makinat e ulëta dhe ka një gjatësi rreth 18 km. / KultPlus.com
Aktiviteti ‘Ditët e Informimit për Cilësinë e Ajrit’ që ka për qëllim të informojë publikun lidhur me rreziqet shëndetësore të shkaktuara nga ndotja e ajrit dhe masat që ata duhet ndërmarrë për të mbrojtur veten, duke ndryshuar sjelljen e tyre dhe duke u përpjekur të ulin nivelin e ndotjes së ajrit do të vijnë në tetë komuna të Kosovës.
Më konkretisht, qytetarët do të informohen për temat si në vijim:
· Çka është ndotja e ajrit;
· Burimet kryesore të ndotjes së ajrit;
· Rreziqet shëndetësore që shoqërohen me ndotjen e ajrit;
· Sjellja e rekomanduar për t’u mbrojtur nga cilësia e dobët e ajrit;
· Sjellja e rekomanduar për të zvogëluar ndotjen e ajrit;
· Burimet e besueshme të informacioneve lidhur me ndotjen e ajrit, rreziqet shëndetësore dhe sjellja e rekomanduar, me prezantim të Portalit të ri të Cilësisë së Ajrit nga IHMK, Aplikacionit të Cilësisë së Ajrit për telefona të mençur, dhe faqen e internetit të IKSHP-së për Cilësinë e Ajrit.
Përveç informacioneve të prezantuara për publikun e gjerë, informacione të veçanta do t’u jepet edhe grupeve të synuara të cenueshme, siç janë: njerëzit e moshuar, fëmijët, njerëzit me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna. Për fëmijët do të organizohen aktivitete të veçanta të lojës dhe mësimit, në bashkëpunim me OJQ-në “Science for Change Kosovo”.
Ditët e Informimit për Cilësinë e Ajrit do të mbahen në tetë komuna të Kosovës dhe kjo seri e ngjarjeve fillon të enjten, më 27 maj 2021, ku dita e parë e informimit do të mbahet në Fushë Kosovë në Gjimnazin “Hivzi Sylejmani”, ndërsa për qytetet tjera dhe ditët e mbetura të informimit do të ipen informacione me kohë.
Ngjarjet do të mbahen gjatë gjithë ditës, nga ora 10:00 – 16:00, dhe ftohen qytetarët që kurdo që ata kanë kohë të lirë të vizitojnë lirisht ngjarjet e organizuara. Në këto ngjarje, të cilat do të mbahen në ambiente të jashtme, përveç nëse ka reshje të papritura të shiut ose kushte tjera të motit të lig, me ç’ rast aktivitetet do të mbahen në ambiente të brendshme, do të respektohen masat mbrojtëse kundër COVID-19.
‘Ndotja e ajrit, e shkaktuar më së shumti nga ekonomitë familjare, por edhe nga industria dhe trafiku, ka bërë që numri i vdekjeve të parakohshme të rritet, si
dhe ka shkaktuar rritjen e numrit të personave me sëmundje kronike të bronkitit dhe hospitalizimit. MCC u ofron përkrahje institucioneve lokale që të ngrisin vetëdijen lidhur me shkaktarët e ndotjes së ajrit. MCC ka përkrahur institucionet në zhvillimin e një sistemi modern për monitorim efektiv dhe raportim në kohë reale të të dhënave lidhur me cilësinë e ajrit në Kosovë. Ky intervenim ka për qëllim të ndihmojë qytetarët që të informohen lidhur me rreziqet që u kanosen nga ndotja e ajrit dhe mënyrën se si duhet të kujdesen duke gjetur zgjidhje për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe ambientin’, – tha Sarah Olmstead, drejtoreshë e MCC për Kosovë.
Për Petrit Selimi, Kryeshef Ekzekutiv i MFK – Ajri i pastër nuk është problem i stinës së dimrit apo i stinës së verës.’ – Është një nga sfidat më të rëndësishme për një jetë të shëndetshme në Kosovë. MFK ka mbështetur Kosovën me ndërtimin e një sistemi të besueshëm të monitorimit dhe raportimit të ndotjes së ajrit, dhe ne shpresojmë që hapi i radhës do të jetë realizimi i politikave dhe instrumenteve të përshtatshme për të ndihmuar kosovarët në mënyrë që të kënaqen në ajër më të pastër ‘.
Letafete Latifi, Drejtoreshë e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, i vlerëson ngjarjet si shumë të rëndësishme:
‘Në këto ngjarje IHMK do të prezantojë Platformën e Informimit për Cilësinë e Ajrit në Kosovë. Përmes kësaj platforme, qytetarët do të informohen mbi cilësinë aktuale të ajrit, si dhe mund të mësojnë për parashikimin e cilësisë së ajrit në ditët në vijim. Kjo platformë ofrohet si aplikacion për telefona të mençur por edhe si faqe e internetit. Publiku do të informohet për burimet më të zakonshme të ndotjes së ajrit, çka është ndotja e ajrit dhe ndryshimet e sjelljes që duhet të bëhen për të zvogëluar ndotjen e ajrit’.
‘Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike mirëpret dhe vlerëson angazhimin me komunitetin për të diskutuar rreth këshillave shëndetësore dhe rekomandimeve në lidhje me ndotjen e ajrit, veçanërisht gjatë stinës së dimrit. Ne do të përfaqësohemi nga Departamenti i Edukimit dhe Promovimit Shëndetësor, të udhëhequr nga Prof. Drita Salihu, si dhe specialistë të tjerë’, tha Antigona Dervishaj nga IKSHP-ja.
‘OJQ ‘Science for Change Kosovo’ do të mbajë aktivitete një-orësh me fëmijët e klasave 6 – 9. Këto aktivitete organizohen në formatin e lojës dhe mësimit, dhe fokusohen në dhënien e informacioneve rreth cilësisë së ajrit dhe efekteve të ndotjes së ajrit në shëndet.’ – tha Valon Hoxha, koordinator i projektit në SfCK.
Ditët e Informimit për Cilësinë e Ajrit janë një pjesë përbërëse e një fushate ndërgjegjësimi në të gjithë vendin për ndotjen e ajrit dhe cilësinë e ajrit, promovuar me sloganin ‘Ajër më i pastër për shëndet më të sigurt’. Fushata
është një nga aktivitetet kryesore brenda fushëveprimit të projektit “Furnizimi i shërbimeve të menaxhimit të projektit, të menaxhimit të informacionit për cilësinë e ajrit, të ndryshimit të sjelljes dhe i shërbimeve të komunikimit ”(Projekti i Cilësisë së Ajrit), financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) përmes Fondacionit të Mijëvjeçarit të Kosovës (MFK) dhe zbatuar nga Konzorciumi NIRAS në mbështetje të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) dhe Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AKMM).
Projekti i Cilësisë së Ajrit është një aktivitet i zbatuar nga Fondacioni i Mijëvjeçarit të Kosovës, një subjekt i përgjegjshëm dhe përgjegjës për zbatimin e marrëveshjes për programin ‘Threshold’ prej 49 milionë dollarë amerikanë, të nënshkruar nga Republika e Kosovës dhe Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit në vitin 2017. Deklarata e misionit e MFK-së bën thirrje për përshpejtimin e tranzicionit të Kosovës në pavarësi energjetike dhe qeverisje të mirë. Programi ‘Threshold’ i Kosovës adreson dy pengesa kryesore për rritjen ekonomike të Kosovës: furnizimi jo i besueshëm me energji elektrike dhe dobësia reale dhe e perceptuar në sundim të ligjit, llogaridhënie të qeverisë dhe transparencë. Ky projekt posaçërisht synon të përmirësojë disponueshmërinë publike dhe përdorimin analitik të të dhënave mjedisore nga bizneset, qeveria, shoqëria civile dhe OJQ-të, duke promovuar kështu vendimmarrjen e drejtuar nga të dhënat. / KultPlus.com
Kriteret e provimit të Maturës Shtetërore duhet të ashpërsohen, thotë ish-kryetari i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, Nehat Mustafa.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Mustafa vlerëson vendimin që testi i maturës të mbahet vetëm një ditë.
“Nga ajo që kemi parë Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës ka marrë vendim i cili është në të mirën e maturantëve për arsye se ka vendosur që edhe këtë vit testi i maturës të organizohet vetëm një ditë dhe të jetë me 100 pikë. Ky është një propozim të cilin e kam bërë edhe vitin e kaluar dhe Qeveria e ka përfill, dhe kësaj radhe e kanë parë të arsyeshme dhe e kanë sjellë një vendim jashtëzakonisht të mirë”.
Ai tha se duhet të ashpërsohen kriteret e testit të provimit të maturës.
“Mendoj që duhet me qenë dhe duhet të ashpërsohen kriteret e provimit të maturës sepse provimi i maturës i vetmi vlerësimi që bëhet nga Ministria e Arsimit dhe që është i standardizuar për të gjithë maturantët për në nivel vendi, duhet të shtohen edhe masa të tjera që e garantojnë që provimi i maturës po e jep efektin e vet dhe ku maturantët ta tregojnë cilësinë e tyre brenda asaj periudhe. Tani Komisioni Qendror i Maturës Shtetërore duhet të bëjë një analizë dhe të japë vlerësime të sakta për njësinë për standarde për vlerësim dhe monitorim në mënyrë që ata përmes ekspertëve t’i bëjnë pyetjet e duhura duke marrë parasysh rrethanat që ka kaluar kjo gjeneratë e maturantëve. Asnjë gjeneratë deri më tani nuk e ka pësuar më keq se kjo gjeneratë”.
Tutje, Mustafa tha se pyetjet e testit të Maturës Shtetërore duhet të hartohen varësisht nga performanca e mësimdhënësve dhe nxënësve.
“Nuk guxojmë që provimi i maturës shtetërore të ndikojë në rritjen e numrit por organizimi teknik do të jetë më i lehtë. Por për mua me rëndësi është që Komisioni Shtetëror i Maturës përmes njësisë për standarde vlerësim dhe monitorim të bëjë analiza të shikojë që a është monitoruar mirë nga Ministria procesi mësimor për këtë një vit e gjysmë. Cila ka qenë performaca e mësimdhënësve, dhe pastaj grupi i ekspertëve kur t’i hartojë pyetjet duhet t’i marrë parasysh gjitha këto rrethana”.
Më tej, ai tha se performanca e mësimdhënsve ka qenë e dobët këtë vit.
“Kjo gjeneratë e maturantëve i nënshtrohet testit të maturës në rrethana të pabarabarta. Ka më shumë se një vit e gjysmë që mësimi është zhvilluar në kushte jo normale. Por ka pasur mësimdhënës nuk e kanë dhënë maksimumin. Duhet pasur kujdes hartimi i pyetjeve. Por me siguri ka pasur kërkesa që maturantët duhet m’i përfill rregullat që i përcakton udhëzimi administrativ”, tha ai për EO.
Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet më 26 qershor. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Arsimit, provimi është vendosur të mbahet brenda një dite. Paraqitja e provimit do të bëhet nga data 7-15 qershor. Ndërsa rezultati i provimit do të publikohet më 5 korrik.
Ndërsa, Testi i Arritshmërisë do të mbahet më 28 maj. Mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta, do t’i nënshtrohen këtij testi. / KultPlus.com
‘Critical Mass Prishtina’ synon ndërgjegjësimin e shoferëve dhe ngritjen e dëshirës së tyre për të blerë një biçikletë në mënyrë që Prishtina të jetë një qytet më ekologjik, me ç’rast do të fillojnë xhirot e çdo muaji nga çiklistët që do të mblidhen tek sheshi ‘Zahir Pajaziti’, shkruan KultPlus.
Critical Mass është një organizim spontan i çiklistëve që ka nisur fillimisht në qytete të tjera të botës ku ata takohen të premten e fundit të çdo muaji. Kjo nisje ka frymëzuar edhe qytetin e Prishtinës që të zhvilloj një xhiro të gjatë në rrugët e qytetit për të festuar këtë rastësi të organizuar nga pjesëmarrësit.
Critical Mass Prishtina fillon në orën 18:00 tek sheshi ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë. Kjo nisje bëhet çdo të premte në datat: 28 maj, 25 qershor, 30 korrik, 27 gusht dhe 24 shtator. / KultPlus.com
Gjatë punimeve në stacionin historik të trenit, “Haydarpaşa” në Stamboll, arkeologët ranë në gjurmë të absidës gjysmërrethore – një strukturë e njohur kryesisht në kisha antike – që daton nga shekulli i 3-të para Krishtit.
Ky është zbulimi i fundit në qytetin antik të njohur si Kalcedoni, nga një ekip i udhëhequr nga arkeologu Mehmet Ali Polat. Sipas medias turke “Hurriyet Daily News”, që ka raportuar e para për këtë gjetje, kjo mund të jetë ndërtesa më e vjetër e nxjerrë në pah nga gërmimet e deritanishme në këtë lokacion.
Ani pse arkeologët janë ende të pasigurt për funksionin specifik të absidës së sapozbuluar, ata besojnë se ky vend mund të ketë qenë i shenjtë. Në arkitekturën antike një absidë ndodhej shpesh në fund të një korridori, ku zakonisht do të vendosej statuja e një perëndie. Objekti ku u zbulua absida mund të kishte funksionuar si një faltore ose ndoshta edhe një mauzole.
Kalcedoni, i njohur gjithashtu si “Khalkedon”, u themelua nga kolonistët grekë megarianë në anën lindore të ngushticës së Bosforit në vitin 685 para Krishtit. Kur kolonistë të tjerë mbërritën nga Megara, ata e quajtën Kalcedonin “Qyteti i të verbërve”, sepse kishin neglizhuar një vend kyç në bregun perëndimor që ishte pozicionuar kundrejt qytetit bizantin.
Mes strukturave të gjetura këtë muaj në lagjen “Kadıköy” ishin edhe grup ndërtesash që dikur kanë qenë një pallat i vogël veror dhe një depo. Krahas këtyre gjetjeve ishin edhe ato më të vogla, duke përfshirë monedha dhe qeramikë që datojnë rreth vitit të 6-të p.e.s.
Kur filloi puna për mirëmbajtjen dhe rinovim për të akomoduar trena me shpejtësi të madhe në vitin 2018, ekspertët gjetën mbetjet antike nën shina. Që nga ajo kohë Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Turqisë dhe muzetë arkeologjikë të Stambollit kanë udhëhequr gërmimet në këtë vend antik. Ekipi arkeologjik përfshin rreth 430 njerëz, në mesin e tyre arkeologë dhe specialistë të muzeut.
Artefakte dhe ndërtesa të panumërta të periudhave të ndryshme, që mbulojnë epokat helenistike, romake, bizantine dhe osmane janë gjetur “Haydarpaşa”. Arkeologët kanë gjetur 10,000 monedha ari dhe mbetjet e një kështjelle të shekullit të 5-të, si dhe 28 grupe eshtrash njerëzore, një fontanë të epokës bizantine dhe rrënojat e një pallati spektakolar bizantin. Të gjitha këto zbulime tregojnë se qyteti mund të ketë pasur dikur një sistem gjithëpërfshirës të tregtisë./ artnews.com / KultPlus.com
Artistja Lori Lako të enjten në do të mbaj një performacë ligjëruese për Lasgush Poradecin në Graz të Austrisë, shkruan KultPlus.
Në njoftimin e bërë nga artistja ajo thekson se gjatë qëndrimit të saj në Graz ishte e pamundur të mos mendonte për Lasgush Poradecin, pionerin e letërsisë moderne shqipe, që kishte jetuar ne Graz gjatë viteve 1924 – 1933.
“Të enjten me 27 maj, falë një shkëmbimi tregimesh me njerëzit që jetojnë sot në banesën e tij, unë do të bëj një përpjekje ”për të rikthyer Poradecin” në Grazin e sotëm, në Klosterweissgasse 74, përmes reflektimeve mbi historinë, kujtesën, poezinë dhe arkitekturën”, ka shkruar ndër të tjera artistja.
Në kontekstin e performancës së ligjëratës, artistja Lori Lako bën përpjekjen për të “rikthyer” poetin Lasgush Poradeci në shtëpinë Klosterweisgasse 74, ku ai jetoi gjatë viteve 1924-1933, artistja është e interesuar të kuptojë historinë si një gjallesë që lidh njerëzit.
Performanca e kësaj ligjërate do të mbahet në anglisht dhe shqip./ KultPlus.com
Kuzhina shqiptare-e endur nga fijet e traditave ballkanike, mesdhetare dhe osmane, përmban pjata si perime të mbushura, byrek, qoften dhe kos.
Museum of Food and Drink (MOFAD) dhe Greene Space do të realizojnë një bisedë virtuale 90 minutëshe më 27 maj. Ata do të rrëfejnë gatimet shqiptare. Janë përfaqësues të organizatës Rrno, një grup kuzhinierësh shqiptare me misionin për të ruajtur dhe promovuar kuzhinën, ku në fund të bisedës online do të demonstrojnë dhe dy receta. E para është papare, një pjatë tradicionale shqiptare dhe e dyta do të jetë një rishpikje bashkëkohore e kësaj pjate.
Biseda do të bëhet mes Gazmend Kapllani, Nikolin Kola, Dhrata Thanasi dhe Irida Hysenbelli që do të tregojnë dhe historitë dhe kujtimet e tyre për kuzhinën shqiptare gjatë dhe post-komunizëm si dhe çështjet e identitetit dhe roli i grave shqiptare që punojnë për të ruajtur traditat shqiptare të kulinarisë.
Organizata “Rrno për me gatue” (Jeto për të gatuar) është iniciuar nga Nikolin Kola, i cili emigroi herët në Mbretërinë e Bashkuar me të vëllain Bledarin dhe më pas u kthye në Shqipëri ku ka hapur restorantin “Mullixhiu”, i njohur ndërkombëtarëisht. Së fundmi Nikolini ka botuar librin “Kuzhina e re Shqiptare”. Rrno lindi si një rrjet global i shefave shqiptare që punonin për të rikuperuar traditat e kuzhinës shqiptare që pothuajse kishin humbur nga shtypja komuniste dhe kriza e identitetit post-komunist./ KultPlus.com
Aleksandër Sergejeviç Pushkin lindi në një familje oborrtare dhe vlerësohet gjerësisht, si themeluesi i letërsisë moderne ruse. Ky poet i shkëlqyer, elegant dhe romantik, u rrit në kulturën franceze dhe e njihte më së miri si veprën e Volterit, ashtu edhe atë të La Fontenit.
Poeti, dramaturgu dhe romancieri rus, vepra e të cilit, e ushqyer nga trashëgimia klasike evropiane, e hapur ndaj ndikimeve romantike, por shumë e lirë në zgjedhjen e temave dhe formave të saj, çliroi letërsinë ruse nga varësia e rregullave të huaja, Pushkini i ofroi letrat e fisnikërisë gjuhës ruse, duke hapur rrugën për një letërsi të madhe kombëtare me shtrirje universale.
Që prej shkollës së mesme, në Tsarskoie-Selo, Pushkini afirmoi talentin letrar. Në 1820, famën e kërkuar ia dha poema “Rusllana dhe Ludmilla”… po dhe një dëbim në Kaukaz për mendime liberale. U rikthye falë carit Nikolas I në 1826, ku rigjeti jetën shoqërore të Moskës dhe në veçanti botoi dramën kombëtare “Boris Godunovi”.
Natalia Gontaçarova, me të cilën u martua në 1831, duhej ta kishte bërë të lumtur. Por ajo që konsiderohej si një nga gratë më të bukura në Rusi, do të ishte përfundimisht, shkaku i vdekjes së tij: e mikluar nga të gjithë, përfshirë edhe nga Car Nikolas I, ajo përfundoi duke magjepsur një oficer të ri francez, Antes. Më 26 janar 1837, në Shën Petërburg, ai e sfidoi poetin në duel dhe e plagosi atë në ijë. I transportuar në shtëpi, Pushkini vdiq tri ditë më vonë, pa mbushur ende 38-vjeç.
Shumë fraza të shkëlqyera të Aleksandër Pushkinit janë marrë nga poezitë e tij ose çfarë thonë personazhet në romanet e tij. Të gjithë kanë një shenjë të veçantë: ato janë shumë të thella dhe shumë të bukura në të njëjtën kohë.
Thuajse shumicën e kohës ishte i angazhuar në çështje politike, më së shumti për arsye etike sesa për një pasion për pushtet në vetvete.
Aleksandër Pushkini shënoi një epokë, që fare mirë mund të quhet “para dhe pas tij”, në letërsinë ruse.
Ishte një shkrimtar vërtet i rafinuar. Si mendimtar, ai ishte një njeri përparimtar për kohën. Ai vdiq i mbushur me dyshime dhe paradoksalisht, ishte Car Nikolas I që pagoi për këto dyshime.
Mes poezive, risjellim vargjet e famshme:
Letër e Tatjanës, Onjeginit
Po marr guximin që t’ju shkruaj… Ç’do deshit më veç shpirtit tim? E di, se është e drejta juaj Të më dënoni me përçmim. Po ju që e shihni si po vuaj Me pak mëshirë, sado pak, Nuk do më mprapsni zemërake! Më parë desha të rri qetë Për turpin tim besomëni, Ju s’do të dinit kur se si, po të mund të shpresonja vetë Që, kur e kur me plot hare të kem t’ju shoh këtu tek ne Që t’ju dëgjoj si kuvendoni, T’ju them një fjalë dhe pastaj Në zemër veç një mall të mbaj, Veç gjer sa rish të më takoni… Po thonë se ju s’rrini dot Në fshat të heshtur ju mërziti E ne… ne rrojmë me të kotë Plot gas se vini e na aviti. Pse arthtë vetë ashtu në fshat, Na gjettë tek ky vend i qetë? T’ju njoh s’do kisha kurrë fat, S’do kisha turbullimn’ e shkretë. Dhe afsh’ i shpirtit tim në jetë Duke u qetuar (kushedi!). Një mikut mund t’i bëhesha mike Dhe shoqe e jetës e besnike Dhe zonjë e ndershme për shtëpi. Një tjetër… jo askujt në jetë Nuk do t’i falnja dashuri! E ka vendosur Qielli vetë, jam e jotja në përjetësi; Gjithë jeta ime me pat qenë Një peng se ty do të takoj Se Zoti jetën ma ka dhënë Që gjer në varr të adhuroj… Përhera të kam ëndërruar të ndjenja fellë thellë në gjit me atë vështrim që më trondit Në zemër shpesh ta kam dëgjuar ty zërin… jo s’ish ëndërrim! Dhe sapo hyre, të kuptova Më preke fort u përvëlova Thashë ësht’ ai thesari im! S’është e vërtetë? Po, të kam ndjerë Me flisnje kur me dhemshuri ndihmoja njerëzit e mjerë, Më sillte shpesh lutja qetësi, Edhe tashi, ndaj kësaj grime A nuk je ti o ëndrra ime, Që n’errësirë po ndriçon E vjen më prek me nur e hije? S’je ti që plot prej dashurije Shpres’ edhe gas me murmuron? Kush je ti? Engjëlli me shpresë, apo një lajkatar pa besë? Ma hiq tashi këtë dyshim Kjo mbase nj’ëndërr mund të jetë Për zemrën time një zhgënjim E ndryshe krejt fat’ i vërtetë… Po dhe kështu jet’ dhe fat veç ty që sot t’i kam besuar Më qan me lot shpirt i ngratë E mprojtje vij për të kërkuar. Mendo: jam vetë s’kam ku flas askush nuk mund të më kuptoje Mendja fillon të më lëshojë Në heshtje duhet të humbas. Të pres ti eja siç ma k’ënda Dhe shpresat ngjallm’ i përsëri, A ma prish ëndrrën që tashi Me të qortuara të rënda! Mbarova! S’mund ta rilexoj… Po vdes nga frik’ turpëruar Po nderit tuaj i besoj Me plot guxim duke shpresuar…/konica/ KultPlus.com
Një pilote shqiptare nga Kosova është bërë pjesë e stërvitjes më të rëndësishme që zhvillohet në Evropë, “Defender 2021”.
Nëntogere Valdete Mehanja, e lindur në Kosovë, por prej vitesh pilote helikopteri në Shtetet e Bashkuara, tashmë ka ardhur në Shqipëri si pjesë e trupave amerikane të stërvitjes ‘Defender ‘21”.
Teksa më herët ka qenë pilote civile, Valdetja shprehet se i është bashkuar ushtrisë amerikane për një arsye të fortë: “Sepse kjo ushtri, veçanërisht Amerika e ka ndihmuar shumë popullin shqiptar, sidomos Kosovën. Dhe e ndiej veten si në borxh”.
Nëntogerja Valdete Mehanja, e ftuar në studion e Euronews Albania foli mbi eksperiencën e saj në fushën e aviacionit.
Ajo tha se ideja për t’u bërë pilote, i ka lindur në kohën kur ka qenë kontraktore civile për SHBA-në në Afganistan. Ndërsa ushtrinë, pilotja kosovare e ka në gjak, pasi gjyshi i saj ka qenë pjesë e ushtrisë në Kosovë.
“Në Afganistan kam pasur për detyrë instalimin dhe programimin e radiolidhjeve dhe antenave në helikopterë dhe në centrale në bazë. Atëherë ka lindur dëshira për t’u bërë pilote”, u shpreh znj. Mehanja.
Valdete Mehanja i ka nisur studimet në shkencën e aeronautikës në vitin 2010, në Florida të SHBA-së.
“Në vitin 2010 kam shkuar në Florida me nënshtetësi kosovare dhe shpenzimet e mia dhe kam filluar studimet në shkencën e aeronautikës. Diplomimi ka qenë edhe për t’u bërë pilote”, tha Valdete Mehanja.
Për Valdeten, të jesh pilote ushtarake është më mirë se sa të jesh pilote civile, pasi ke mundësinë për të ndihmuar më shumë, si edhe për të udhëtuar më shumë.
“Më duket sikur mund të arrish më shumë si pilote ushtarake se sa si civile”, shtoi ajo.
Është hera e parë për Valdeten që vjen në Shqipëri dhe ajo tha se kthimi i saj te populli shqiptar, si oficere në fushën e aviacionit ushtarak amerikan, ka qenë shumë emocionuese për të.
“Ka qenë shumë kënaqësi e madhe, kam pasur emocione të mëdha sepse për t’u kthyer te populli shqiptar si oficere në fushën e aviacionit ushtarak të Amerikës dhe të bashkëpunojmë, ka qenë shumë eksperiencë e mirë dhe nuk e kisha menduar se mund ta kisha pasur këtë mundësi”, u shpreh ajo.
Ajo tha se për të mësuar një tip të ri helikopteri nevojiten plot 12 muaj, pasi sistemi i cdo helikopteri është ndryshe dhe duhet mësuar nga e para,
“Çdo helikopter apo aeroplan, çdo tip, në fillim është i vështirë. Zakonisht zgjat deri në 12 muaj, 4 muaj teori dhe pastaj fillon të fluturosh me hapa të vegjël dhe e mëson. Çdo tip që ndërron duhet të mësohet sistemi, kufizimet, emergjencat nga fillimi”, tha ajo.
Gjatë stërvitjes “Defender 21”, pilotja është njohur me një vajzë shqiptare e cila po përgatitet për t’u bërë pilote e helikopterëve, e para në historinë e aviacionit ushtarak shqiptar. Valdete u shpreh e lumtur dhe optimiste për këtë fakt.
“Në të ardhmen shpresoj të ketë më shumë femra shqiptare në aviacion dhe kur të kthehem të fluturojmë së bashku në misione të aleancës”, u shpreh Valdete Mehanja./euronews/ KultPlus.com