Më 25 gusht 2021, në orën 20:00, Grupi “Shega” do të zhvillojë koncert tek “Reja” në Tiranë. Koncerti organizohet nga Agjencia Kombëtare e Diasporës me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën, në kuadër të ruajtjes dhe promovimit të kulturës dhe traditave kombëtare. Grupi i të rinjve arbëresh do të prezantojnë për publikun një mbledhje këngësh në gjuhë arbëreshe nga albumi i tyre i parë.
Grupi “Shega” është themeluar nga Giorgio Fusco, Saverio Guzzetta, Rosa Alongi, Giorgio Ciulla dhe Alessandro Ferrantelli nga Hora e Arbëreshëve të Sicilisë. Pak ditë më parë grupi përuroi albumin e tyre të parë me të njëjtin emër. Albumi është një mbledhje këngësh në gjuhë arbëreshe prej një grupi të rinjësh, të cilët na përcjellin në një udhëtim të mallit të rrënjëve dhe një kulture të jetuar me sy të rinj.
“Shega” është albumi i parë i bendit me të njëjtin emër, nga katundi arbëresh Hora e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi), në Sicili. Shega është fruti i ri i muzikës arbëreshe: shumësia e kokrrave dhe njësia e frutit kujton një komunitet; ai arbëresh, që pas pesë shekujsh jo vetëm ruan gjuhën, kulturën e traditat e të parëve, por edhe di të jetë bashkëkohor. Kjo është shega: një mbledhje këngësh në gjuhë arbëreshe prej një grupi të rinjësh, të cilët na përcjellin në një udhëtim të mallit të rrënjëve dhe një kulturë të jetuar me sy të rinj.
Në mozaikun e 9 këngëve të Shegës, gjenden këngë dashurie (Drita, Arianna), tekste ku lidhen përvojat biografike e pamje sociale (Niko, Jarruri hera – feat. Hardiinusah), atmosfera misterioze (Kalivar), hymne të vëllazërisë e poezi udhëtimi (Botë e Paqe, Lumturi – homazh poetit arbëresh Paskal Renda), kënga ironike (Zëmbra jime) dhe ripërpunimi i një kënge tradicionale arbëreshe (Qifti). Muzika pop/folk e bendit arbëresh shega është autentike dhe e tejkalon me emocion cdo pengesë gjuhësore, duke marrë insipirim nga jeta e përditëshme e duke i dhënë dritë një kulture minoritare që në itali sot e kësaj dite nuk është e njohur si duhet.
Bandën muzikore “Shega” e themeluan disa të rinj e të reja nga Hora e Arbëreshëvet të Sicilisë. Fshati i tyre, Hora e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi) qe themeluar nga mërgimtarë shqiptarë para pesë shekujsh dhe ende sot e kësaj dite ruan gjuhën, adetet, zakonet, kulturën e traditat arbëreshe.
Në vitin 2014 ata themeluan grupin me emrin “The Daggs”, pastaj filluan të shkruajnë tekste për këngët e tyre, në gjuhën arbëreshe. Në nëntor të vitit 2015 “pagëzimi” i tyre, në Suns Europe, festivali evropian i këngës në gjuhë minoritare (Cagliari). Edhe pse grup i ri, sukseset e tyre s’kanë të ndalur, kështu, në maj të vitit 2017 në Festivalin që mbahet në Favara (Agrigento) fitojnë OPP. Këtu nderohen me “Çmimin e Festivalit”. Ky çmim iu dha zemër atyre për të bërë hapat e mëtejme, ata regjistruan këngën e parë të tyre, me emrin e bukur “Drita”.
Me artin e tyre muzikor, ata shumë shpejtë kapërcyen kufijtë lokalë, krahinorë e shtetërorë. Në janar të vitit 2018 përfaqësojnë muzikën arbëreshe bashkëkohore në “Pallatin e Brigadave” në Tiranë, të ftuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë për përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut.
Në maj të vitit 2020 publikojnë videoklipin e parë “Lumturi”, një homazh për poetin arbëresh Paskal Rendas, i përberë me imazhet e tour-it të parë të bendit në fshatrat arbëreshe në Kalabri.
Në repertorin e grupit “Shega” zënë vend të rëndësishëm këngët “Drita”, “Lumturi”, Arianna” e shumë këngë të tjera të cilat kanë lënë mbresa të thella te publiku arbëresh, shqiptar dhe italian. / KultPlus.com
Lorik Arifaj, gazetar i Radio Televizionit të Kosovës ka njoftuar se sot në moshën 69 vjeçare ka vdekur babai i tij, Shaban Arifaj, i cili për vite me radhë ka qenë ikona e televizionit kosovar.
“Te dashur miq,
Me dhimbje te thelle, ju njoftojme se sot ne moshen 69 vjecare ka nderruar jete baba jone Shaban Arifaj. Per detajet rreth varrimit ju njoftojme nderkohe, pasi qe trupi ndodhet ne Shkup.Ju jemi mirenjohes per mesazhet mbeshtetese qe na keni dhene gjate gjithe kohes.Ne u munduam ne maksimum, por Zoti e deshi kete engjull prane.Do te te duam baba jone deri sa te kemi fryme. PUSHO NË PAQE”, ka shkruar Lorik Arifaj.
Shaban Arifaj kishte lindur më 6 maj, 1952, në Istog ku kishte kryer shkollimin fillor dhe të mesëm.
Kishte studiuar gjuhën dhe letërsinë shqipe në Fakultetin Filologjik të UP-së. Kishte mbaruar edhe studimet e larta për gazetari si dhe studimet post-universitare nga lëmi i komunikimeve masive dhe kishte fituar titullin Master (Msc) i shkencave në komunikimin masiv dhe gazetari.
Në vitin 1974, Shaban Arifaj nis punën në Radiotelevizionin e Prishtinës si spiker, gazetar dhe redaktor. Pas mbylljes së RTP-së nga regjimi serb, ai shkruan për gazetat dhe revistat që botoheshin në Prishtinë si “Shkëndija”, “Kosovarja”, “Fjala”, “Dielli” etj. Ndërkohë, ai filloi të raportojë për Radio Zagrebin nga Prishtina dhe Brukseli ku kishte hapur radio stacionin “Radio Kosova” ku kryente punën e kryeredaktorit duke raportuar njekohësisht për ngjarjet kryesore nga Brukseli. Ai ka punuar edhe si korrespondent i radios “Zëri i Kosovës” në Kopenhanger Kanalen (Danimarkë) dhe për radion publike të Suedisë. Shaban Arifaj ka raportuar për ngjarje të ndryshme nga Viena, Uashingtoni, Montreali, Otava, Brukseli etj. ndërkaq nga viti 1992-1997, ishte redaktor përgjegjës në Radiotelevizionin shqiptar (RTSH), redaksia e Kosovës.
Nga viti 1999, ai kishte punuar si redaktor dhe redaktor përgjegjës për 10 vjet rresht në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK). Krahas punës në RTK dhe RTSH, ai kishte ndjekur edhe një varg seminaresh për ngritje të vazhdueshme profesionale si në Virginia të SHBA-ve, Montreal të Kanadasë, Selanik të Greqisë etj. Në Institutin e Medies së Kosovës, kishte përfunduar trajnimin duke e marrë titullin e trajnerit të gazetarisë.
Krahas gazetarisë, ku kishte realizuar raporte, kronika, intervista etj., ai kishte shkruar edhe tekste të ndryshme publicistike, pastaj tregime, drama, romane siç janë “Eklipsi në mesditë”, “Dialogu me fqinjin”, “Harmonia në temperaturën minimale”, “Katraligu”, “Kosova në udhëkryqet ballkanike”, dhe librin shkencor “Gjuha, zëri dhe figura në radiotelevizion”. / KultPlus.com
Kompozitorja e muzikës elektroakustike dhe instrumentale Donika Rudi, jeton dhe ushtron aktivitetin e saj në Bruksel, Belgjikë. Ajo ka performuar me projektin e saj të fundit “Të ndjesh / Të dëgjosh” në edicionin e 46-të të “Pergine Festival”, qyteti i Trentos, Itali.
Portali italian “Scene Contemporanee”, i ka dedikuar një shkrim interpretimit të artistes shqiptare, duke vlerësuar artin e saj.
“Sfida e Donikës ishte të kuptonte se si mund të flasim për të dëgjuar dhe çfarë mundësish shfaqin tingujt, veçanërisht ato të jetës së përditshme, të dëgjohen, madje edhe nga një auditor i shurdhër.
Edhe një herë ishte një ngjarje që zhvendosi qendrën e gravitetit të kënaqësisë muzikore nga njëra ndjenjë në tjetrën, nga një funksion në tjetrin. Në një dhomë të Palazzo Hippoliti dëgjuam dhe, mbi të gjitha, pamë se çfarë mund të thotë muzika për një person të shurdhër, i cili e jeton atë mbi të gjitha si një përvojë shqisore prekëse. Gjatë hapësirës për pyetje dhe komente, shumica e pjesëmarrësve deklaruan se nuk mund të perceptojnë asgjë përveç dridhjeve shumë të lehta, ndjesi që përmirësohen duke mbyllur derën e hyrjes që shikonte rrugën. Dikush mendon se sa ky lloj dëgjimi mund të takojë vërtet një auditor, në të njëjtën mënyrë që ne kemi kënaqësinë të zgjedhim, në kontekstet në të cilat ne zakonisht shijojmë muzikën, një këngë më shumë sesa një tjetër” – citon portali.
Pas suksesit të jashtëzakonshëm të filmave vendorë në Festivalin e Filmit në Sarajevë, ka reaguar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me ç’rast ata janë shprehur se Kosova ka marrë disa prej çmimeve kryesore në këtë festival e për çka ata ndjehen mjaft krenarë, përcjellë KultPlus.
“Ne i urojmë për këto çmime dhe shpresojmë që sukseset e tyre të vazhdojnë”, ka shkruar MKRS-ja.
KultPlus ju sjell njoftimin e plotë të tyre:
Filmat nga Kosova marrin disa prej çmimeve kryesore në Festivalin e Filmit në Sarajevë Sukseset e filmave kosovar në festivalet më të mëdha ndërkombëtare të filmit po vazhdojnë. Kësaj radhe në Sarajevë tre filmat e vendit tonë, “Luaneshat e kodrës”, “Në kërkim të Venerës” dhe “Pa Vend” ia kanë dal të marrin disa prej çmimeve kryesore. Aktoret Flaka Latifi, Era Balaj dhe Uratë Shabani – që janë pjesë e filmit “Luaneshat e kodrës”, nën regjinë e Luana Bajramit kanë fituar çmimin “Zemra e Sarajevës për aktoren më të mirë”. Filmi “Në kërkim të Venerës”, nën regjinë e Norika Sefës ka fituar çmimin “Përmendje speciale për barazi gjinore”. Ndërsa filmi i metrazhit të shkurtë “Pa vend”, me regji të Samir Karahodës është shpërblyer me çmim special në këtë festival, çmim që i është ndarë nga juria profesionale. Sukseset e tyre po na bëjnë krenar të gjithëve, ndërsa po tregojnë potencialin që ka vendi ynë në këtë fushë. Ne i urojmë për këto çmime dhe shpresojmë që sukseset e tyre të vazhdojnë. Festivali i Filmit në Sarajevë vlerësohet si një prej ngjarjeve më të mëdha të filmit në Evropën Juglindore dhe një prej më të mëdhenjve në Evropë. / KultPlus.com
Elon Musk, themeluesi dhe CEO i kompanisë Tesla, tha dje se ka në plan të krijojë një robot, të aftë për të kryer disa detyra.
Miliarderi premtoi se roboti i ‘Tesla Bot’ do të prezantohet vitin e ardhshëm dhe do të ketë pesë gishta në duar, ndërsa ngjyrat do t’i ketë bardh e zi.
Sipas Elon Musk, roboti do të ketë një ndikim të madh në ekonomitë amerikane dhe globale, pasi mund të përfundojë mungesat e fuqisë punëtore dhe të zvogëlojë kostot e pagave. Ai shtoi se e konsideron të rëndësishme që ky robot të mos jetë “shumë i shtrenjtë, por nuk tregoi më shumë detaje rreth çmimit të tij.
Për të, sigurisht Tesla është kompania më e rëndësishme e robotikës në botë, pasi makinat e saj tashmë janë robotë me rrota, që mund të lëvizin në rrugë edhe pa shofer, por me një autopilot.
Lajmin për krijimin e robotit, Elon Musk e konfirmoi në një eveniment që kishte kompania e tij, ku flitej për përparimin në fushën e inteligjencës artificiale (TN). Ndër të tjera, qëllimi i prezantimit, i cili kryesisht kishte të bënte me zhvillimin e teknologjive për krijimin e makinave plotësisht autonome, ishte që Tesla të tërhiqte inxhinierë të rinj./KultPlus.com
Facebook ka sjellë masa të reja sigurie për përdoruesit në Afganstan, përderisa talebanët vazhdojnë të forcojnë kontrollin e tyre mbi pushtetin.
Firma thotë se “hoqi aftësinë për të parë dhe kërkuar në listën e ‘miqve’ për llogaritë e afganëve në Facebook” për të mbrojtur njerëzit nga shënjestrimi.
Faqja profesionale e rrjeteve LinkedIn gjithashtu ka ndërmarrë hapa duke fshehur lidhjet e kujtdo në vend.
Masat shtesë të sigurisë u njoftuan të enjten nga shefi i politikës së sigurisë në Facebook, Nathaniel Gleicher.
“Ne ua kemi mundësuar përdoruesve në Afganistan t’i mbyllin më shpejt llogarinë e tyre përmes një klikimi. Kur profili i tyre është i kyçur, njerëzit që nuk janë miqtë e tyre nuk mund të shkarkojnë ose shpërndajnë foton e profilit të tyre ose të shikojnë postimet e tyre. “, shkroi Gleicher në Facebook.
Gleicher shtoi se Facebook po punon ngusht me homologët në këtë industri, shoqërinë civile dhe qeverinë për të ofruar çdo mbështetje për të ndihmuar në mbrojtjen e njerëzve./KultPlus.com
Fadil Paçrami si dramaturg, publicist e politikan u lind në Shkodër më 25 maj 1922.
Ndoqi gjimnazin e Shkodrës ndër vitet 1935-1938, dhe më 1937 u anëtarësua në Grupin Komunist të Korçës.
Studimet e larta i vijoi për mjekësi në Universitetin e Bolonjës në Itali, ku ndoqi vetëm vitin e parë akademik (1941-1942). Më 1943 u anëtarësua në Partinë Komuniste Shqiptare, dhe po atë vit u emërua anëtar i Komitetit Qarkor të Rinisë në Tiranë.
Në shkurt të vitit 1944 u zgjodh anëtar i Komitetit të Partisë për Tiranën.
Më 1945 u zgjodh anëtar i sekretariatit të Frontit. Më 1946-1947 shërbeu si zëvendësministër i arsimit. Nga janari i 1947 deri në nëntor të 1948 ishte drejtor i muzeut arkeologjik.
Në nëntor të vitit 1948 deri më 19 qershor 1958 qe kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit”.
Nga viti 1952 e deri më 1973 qe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Më 1958 deri më 15 dhjetor 1960 ishte student në shkollën e partisë në Moskë.
Më 1960- 1965 qe drejtor i propagandës i Komitetit Qendror të PP-së. Më 1965-1966 qe ministër i Kulturës dhe Arteve. Më 1966 deri më 11 prill 1973 sekretar i Komitetit të PP-së, ndërkohë më 1970 – 1973 qe edhe kryetar i Kuvendit Popullor.
Shkarkohet nga të gjitha funksionet për liberalizëm, më 26-28 qershor 1973 pleniumi i 4-të e përjashtoi nga partia. Iu hoq mandati i deputeti që e kishte nga 1947 dhe nuk pranoi që të jepte llogari para zgjedhësve të tij. Më 15 shtator 1973 Kuvendi Popullor e shkarkoi nga detyra e kryetarit të tij.
U arrestua më 20 tetor 1975 si “armik i popullit” dhe u dënua për agjitacion e propagandë, burgimi i tij zgjati deri më 17 mars 1991.
Dënimin e vuajti në burgun e Burrelit dhe në atë të Kosovës së Madhe në afërsi të Elbasanit. U lirua më 17 mars të vitit 1991, dy javë përpara zgjedhjeve të para pluraliste.
Si dramaturg
Është ndër dramaturgët më produktivë dhe më të suksesshëm të periudhës së diktaturës, veçanërisht në vitet `60-`70.
Drama e tij e parë “Në tufan” (1959), solli një subjekt interesant nga lufta, një tablo të gjerë me një larmi tipash që jepen të përfshirë në aspektin politik të kohës, dhe me luhatjet e tyre psikologjike në kërkim te një identiteti të ri.
Këtë qasje autori do ta shndërronte në një strukturë te zhdërvjelltë për dramën tjetër pasuese “Mbi gërmadha” (1962), ku personazhi kryesor, Shpendi, do të përfaqësojë intelektualin e ndershëm, por të lëkundur midis dy kaheve të konfliktit klasor pas luftës dhe sekuestrimeve të dhunshme në sektorin e industrisë.
Ky tip heroi tashmë i njohur dhe i përpunuar nga letërsia sovjetike e kohës, pas ngurrimeve që i vijnë nga përkatësia e vet klasore, më në fund do të shkëputet nga borgjezia, duke braktisur indiferencën dhe pasivitetin dhe duke u bashkuar me fitimtarët në ndërtimin e “Shoqëria e re”.
Përveç Shpendit drama e jep po në luhatjet e tij psikologjike edhe figurën e komisarit të jashtëzakonshëm të Gjergjit, çka fliste për një largim nga skematizimi i kohës i lidhur me konceptimin e heroit si dhe kërkimin e modeleve jetësore sa më origjinale.
“Shtëpia në bulevard” e shkruar në vitin 1964, solli një strukturë të hasur më parë në dramaturgjinë shqiptare, me praninë aktive te personazhit të autorit, vendosur si një gjykatës që shpjegon dhe vlerëson çfarë po ngjet në familjen e Halimit (formë që sillte ndërmend disa pjesë të dramaturgut rus, Arbuzov).
Përpos risive në strukturë, ajo dëshmoi disa të vërteta të hidhura të shoqërisë shqiptare, pa e zbukuruar dhe ilustruar realitetin me moralizime dhe funde të lumtura, përkundrazi,falë kritikës ndaj dobësive, veseve dhe qëndrimeve jo të hijshme, madje të poshtra të disa njerëzve, artikulohen mesazhe të rëndësishme për shëndoshjen morale të familjes dhe shoqërisë.
Me dramën “E bardha dhe e zeza” duket se merr trajtë prirja e Fadil Paçramit për tipin e dramës “polemike”, e ndërtimit të konfliktit në formën e diskutimit, e një teze dhe antiteze, gjithashtu edhe prirja për ta zhveshur “agonin” nga klishetë ideologjike duke e afruar më fort me luftën e përhershme të së mirës me të keqen brenda vetë njeriut, si një konflikt ekzistencial, si vetëpërkryerje dhe si katarsis i nevojshëm.
“Ngjarjet në fabrikë” (1968), ishte nga dramat më të suksesshme për kohën, kjo falë vënies së bukur regjisoriale të Kujtim Spahivoglit në Teatrin popullor.
E kompozuar në formën e një mbledhjeje kolektivi punëtorësh fabrike, me dy sekuenca dhe me veprime intriguese të drejtorit Jashar Driza për t`iu shmangur përgjegjësisë dhe ndëshkimit të pritshëm ajo ngjante me një debat të fortë kundër burokratëve dhe burokracisë, duke bërë thirrje, nga ana tjetër, për bashkëpjesëmarrje masive në mbarëvajtjen e punëve si dhe në kritikën kundrejt të ashtuquajturave “shfaqje të huaja” të burokratizmit dhe shkëputjes nga masat.
Jashar Driza, personazhi kryesor dhe strumbullari i veprimit dramatik, nuk është “pozitivi” por “negativi”, një drejtues karrierist, arbitrar e autoritar, sado që atij, në të vërtetë, i cungohet liria e veprimit dhe iniciativës si drejtor fabrike.
Ideja e dramaturgut vinte si konkretizim i direktivave partiake të kohës, të shfaqura si pjesë e dhunës së organizuar politike e ideologjike mbi individin, përputhur me mitet dhe iluzionet e rrejshme politike që e çmonin kolektivin e punëtorëve si kinse bartësin e drejtpërdrejtë të ushtrimeve të autoritetit ekzekutiv.
Falë përdorimit të një forme konvencionale me mbishtresa metaforike e simbolike, drama “20 ditët” i shmanget toneve patetike e deklarative, pos frymës së përgjithshme epiko-dramatike të betejës së çlirimit të Tiranës, ajo solli edhe pozitën tragjike të njeriut të zakonshëm përballë terrorit nazist.
Me frikë ndaj vdekjes, me lëkundjet, me shpresat apo me qëndresën sublime, duke paraqitur një reagim masiv aq edhe të diferencuar, përkatësisht qëndrimeve politike të gjithsecilit.
“Viti 61” është në trajtën e një eposi heroiko-dramatik në përballimin e presioneve politike të sovjetikëve pas prishjes me ta, përpjekja e tyre për sabotimin e ekonomisë shqiptare, posaçërisht fshehja e burimeve minerare.
Ajo ka një mbivendosje të dukshme deklarimesh politike, çka e ka dëmtuar, sidomos e ka skematizuar mënyrën e ndërtimit të konfliktit, nga një konflikt ekonomik dhe brenda një familjeje, në një konflikt të mirëfilltë politik në linjat e paramenduara të luftës klasore, kundër tradhtisë revizioniste dhe pabesisë së madhe ndaj Partisë së Punës si mbrojtësja e zjarrtë e komunizmit ndërkombëtar etj.
Drama më e guximshme për nga idetë ishte “Çështja e inxhinier Saimirit”, shkruar në vitin 1971, tek e cila gjeti vend kritika e guximshme ndaj formave të ngurta e konservatore të drejtimit të ekonomisë, si dhe ndaj paaftësisë së organeve të akuzës për të njohur dhe mbrojtur të vërtetëm.
Para se të burgosej Fadil Paçrami ka shkruar edhe dramat “Rrugëve të pashkelura”, “Lagjja e varfër”, dhe “Nuk kam mall për vjetërsira”.
Gjatë viteve të gjata të burgut ai shkroi 52 drama, prej të cilave vetëm 4 janë botuar në vitin 1999: “Pas vdekjes”, “Klubi i maskave që qeshin”, “Rëndesa e fajit” dhe monodrama në formë pamfleti “Marrëzia e madhështisë”, “Mbarim dimri” .
Si tipare të përgjithshme të dramave të F. Paçramit dallohen: tendenca e shprehur politike si dhe një shpirt protestues ndaj formave pasive, konservatore dhe inerte të jetës, më së shumti, autori i ndërton konfliktet e pjesëve të tij në trajtën e tezes dhe antitezës.
Pro dhe kundër, duke i zbërthyer karakteret nëpërmjet debatit politik, atij moral, apo lidhur me një ide, me një kuptim filozofik, rëndom në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke parapëlqyer mjedise sociale të hapura, por pa braktisur meset intime e familjare.
Autori gjatë krijimtarisë së tij është shquar për fjalë të zgjedhura dhe dendësi mendimesh./ cbc.al / KultPlus.com
Pas plotësimit të trupës rezidente të aktorëve, tashmë ka filluar edhe rinovimi i objektit të teatrit ‘Dodona’.
Përmes një postimi në Facebook, drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha, ka njoftuar se sot kanë inspektuar për së afërmi punimet, ku pas këtij rinovimi dyert e teatrit do të happen për aktivitetet e shumta që i presin, shkruan KultPlus.
Postimi i plotë:
Per Teatrin DODONA po nis nje etape e re 🎭
Plotesimi i trupes rezidente te aktoreve te Teatrit “Dodona” ishte vetem fillimi i nje nisme te re per teatrin e qytetit.
Tashme kemi fillu edhe renovimin e “Dodones” ne menyre qe viti i ri sezonal 2021/2022 te na gjeje ne kushte me te mira.
Sot bashke me Visar Krusha kemi inspektu per se afermi punimet qe jane duke u bere dhe jemi te lumtur qe pas ketij renovimi dyert e teatrit do te hapen per shume aktivitete dhe presim qe prodhimi te shtohet e publiku te shijoje sa me shume shfaqje.
Gjithashtu, gjate muajit shtator do te hapim thirrjen per subvencionimin e shfaqjeve teatrale te cilat do te mbahen ne Teatrin e Qytetit “DODONA”.
“DODONA” e meriton te kthehet ne piken ku ka qene dhe te fitoj lavdine e dikurshme./KultPlus.com
Për herë të parë që nga viti 1950, në Greenlandë ka rënë shi.
Sipas Qendrës së të Dhënave të Borës dhe Akullit (NSIDC), ranë mijëra tonelata shi mbi akull përgjatë 13 orëve pa pushim.
“Praktikisht, ra shi gjatë gjithë ditës. Është hera e parë që kishim vëzhguar diçka të tillë në këtë rajon”, tha Zoe Courville për “The Washington Post”.
Në një raport të fundit, Organizata e Kombeve të Bashkuara lëshoi paralajmërimin më të fortë deri më tani lidhur me ndryshimet klimatike. Sipas panelit të OKB për klimën, efektet janë të pashmangshme dhe të pakthyeshme dhe njerëzit janë fajtorët kryesorë. Koha për shpëtimin e planetit po mbaron, thuhet në raport.
Shumë prej ketyre ndryshimeve klimatike janë të paprecedenta në mijëra, ose qindra mijëra vjet. Disa prej tyre, si rritja e vazhdueshme e nivelit të detit janë të pakthyeshme në qindra ose mijëra vjet. Nga shkrirja e akujve në Groenlandë niveli i detit është rritur mesatarisht me 1,5 milimetra./KultPlus.com
Këngëtari shqiptar në Itali, Ermal Meta do të performojë në Tiranë më 17 shtator.
Njoftimin e ka bërë vetë këngëtari përmes një postimi në Instagram, duke shtuar se koncerti do të jetë falas për të gjithë, përcjell KultPlus.
“Siç ishte premtuar ne kemi një datë të re. Pas Taorminës, ne do të kendojmë së bashku nën qiellin e Tiranës. Më 17 shtator në Stadiumin Air Albania do të ndërtojmë së bashku një tjetër kujtim të bukur. Koncerti do të jetë falas dhe ju mund të regjistroheni nga e marta 25 gusht në lidhjen që gjeni në tregimet: Të pres ty!”- ka shkruar Meta./KultPlus.com
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor dhe akademik, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, u ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve të arsimit që të vaksinohen që të plotësohen kushtet për një fillim sa më të mbarë, shkruan KultPlus.
Përmes një postimi në Facebook ajo ka njoftuar se sipas të dhënave të IKSHPK-së, numri i stafit arsimor të vaksinuar përfshirë ata në arsimin parauniversitar, në arsimin e lartë si dhe studentët është 55.094 derisa dy javë më parë kjo shifër ka qenë 29.878.
Nagavci thotë se po synojnë që viti i ri shkollor dhe akademik të nisë me prezencë fizike.
Postimi i plotë:
Të nderuar mësimdhënës, drejtorë shkollash e staf tjetër i institucioneve edukativo-arsimore, të dashur studentë.
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë e IKSHP-së, numri i stafit arsimor të vaksinuar përfshirë ata në arsimin parauniversitar, në arsimin e lartë si dhe studentët është 55.094 derisa dy javë më parë kjo shifër ka qenë 29.878.
Bazuar në këto të dhëna shihet se ditëve të fundit ka pasur një rritje të interesimit për t’u vaksinuar.
Meqë jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor dhe atij akademik, ftoj edhe njëherë të gjithë punëtorët e arsimit që të vaksinohen.
Ne jemi gati për fillimin e vitit të ri shkollor dhe atij akademik dhe po synojmë që ky proces të nis me prezencë fizike.
Meqë jemi në situatë pandemie, paraprakisht duhet t’i plotësojmë kushtet për një fillim sa më të mbarë. Prandaj vaksinohuni.
Suksese të gjithëve e na priftë e mbara!./KultPlus.com
Një këshill në Essex ka vendosur forca të sigurisë në vendin e një vepre të re të artit që dyshohet se është realizuar nga artisti misterioz, Bansky, transmeton KultPlus.
Arti i rrugës, në të cilën shfaqet një djalë që mban një shkop peshkimi dhe një maskë të kaltër të ngjitur në të, u pa për herë të parë të mërkurën (18 gusht) në një mur në Stone Pier në Harwich.
Një zëdhënës i këshillit të çarkut Tendring tha: Ne kemi kemi vendosur menjëherë sigurimin në këtë vend dhe jemi duke ndërmarrë hapa të mëtutjeshëm për të mbrojtur këtë vepër arti, përderisa po presim konfirmimin që kjo është në të vërtetë pjesa më e fundit e “Spërkatjes” së artistit në Anglinë Lindore.
Përgjatë gushtit, 10 piktura të ndryshme murale nga Bansku janë shfaqur në lokalitete të ndryshme përreth Norfolk dhe Suffolk, në atë që artisti e ka quajtur “Një spërkatje e madhe britanike”.
Banksy, i cili mbetet anonim, ende nuk ka deklaruar që vepra e artit është e tij.
Lajmi vjen pasi një tjetër mural i tij u mbulua mes frikës se mund të shihet si e pandjeshme pas vdekjes së një fëmije aty pranë.
Vepra e artit, e cila u realizua në një mur pranë plazhit Gorleston të Norfolk, përshkruan dy fëmijë në një zog të fryrë duke u lëshuar në ajër.
Në vitin 2018, tre-vjeçarja Ava-May Littleboy vdiq në plazh pasi një trampolinë në të cilën ajo kishte hipur, kishte shpërthyer.
Këshilli i Great Yarmouth Borough tha se janë pajtuar se vendimi për të mbuluar pikturën murale ishte “vendimi i duhur, duke respektuar njerëzit dhe ndjenjat e vendasve”.
Sipas këshillit, murali do të rivendoset në një datë të mëvonshme dhe të zhvendoset në një vend më të përshtatshëm./KultPlus.com
Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se përdorimi i antibiotikëve kundër COVID-19 ka qenë problem edhe në Kosovë por edhe në botë.
Ai u ka bërë thirrje të gjithëve që të mos përdorin antibiotikë për ta luftuar coronavirusin, njofton Klankosova.tv.
“COVID-19 shkaktohet nga virusi dhe antibiotikët nuk kanë kurrfarë efekti në parandalimin e tij. Nuk jepen antibiotikët”, është shprehur ai.
“Këto ditë do të dalë udhërrëfyesi klinik për trajtimin e COVID-19 ku një kapitull i është kushtuar coronavirusit. Antibiotikët janë marrë kotë për ta trajtuar COVID-19. Antibiotikët jepen nëse të njëjtën kohë ke infeksion bakterial. Mos përdorni antibiotikë edhe nëse ju përshkruan doktori”, ka thënë Raka./KultPlus.com
Udhëheqësi i gërmimeve pranë mozaikut të Tiranës arkeologu Maringlen Meshina thotë për abc se zbulimet arkeologjike në këtë zonë rrëzojnë përfundimisht projektin e shatërvanit dhe hapësira i kthehet monumentit.
Nga ana tjetër potenciali arkeologjik zgjatë edhe kohën e përdorimit të vilës romake përtej shekullit të pestë. Potenciali arkeologjik i dalë në dritë në mozaikun e Tiranës hedh poshtë, projektin e Bashkisë së Tiranës, për ndërtimin e shatërvanit dhe pedonales. Hapësira sipas arkeologut Maringlen Meshina do i kthehet e gjitha monumentit.
Varri i parë i zbuluar pranë mozaikut të Tiranë, si dhe monedhat e shekullit të 2- 5 i çojnë arkeologët drejt tezës së zgjatjes së përdorimit të vilës romake, përtej shekullit të pestë. Specialisti thotë se për herë të parë harta e gërmimeve del jashtë territorit të monumentit të kategorisë së parë.
Gërmimet arkeologjike do të zgjasin deri në fund të shtatorit, ndërkohë që për këtë zonë deri në fillim të tetorit do të ketë edhe një analizë të hollësishme, për potencialin arkeologjik./ Abcnews.al./KultPlus.com
Një fotografi e Shpellave Pertosa-Auletta, në provincën e Salerno-s, po bën xhiron e rrjetit.
Në të shfaqet një stalaktit dhe një stalagmit që prekin njëri-tjetrin pas 20 mijë vitesh, në një lloj puthje dhe më pas formojnë një bllok të vetëm.
Çfarë janë stalaktitet dhe stalagmitet
Stalaktitet dhe stalagmitet janë formacione gëlqerore tipike për zgavrat karstike. Stalaktitet formohen në majë të shpellave falë depozitave të mineraleve të transportuara nga ujërat e përhapura: fjala rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë “pikoj”. Procesi i formimit të stalagmiteve është i njëjtë me atë të stalaktiteve, por ato rriten në dysheme dhe shpesh formohen nën to.
Shpellat Pertosa-Auletta
Të vendosura midis bashkive Pertosa, Auletta dhe Polla, në provincën Salerno, Shpellat e Pertosa-Auletta janë një kompleks i zgavrave karstike me një thirrje të fortë turistike, por aq të gjera saqë ende nuk ka qenë e mundur për ta hartuar atë në tërësi. Shpellat zhvillohen 263 metra nën nivelin e detit dhe ndjekin bregun e majtë të lumit Tanagro./KultPlus.com
Qeveria e Kosovës të mërkurën ka miratuar masat e reja anti-COVID. Këto masa, kanë hyrë në fuqi sot.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në mbledhjen e Qeverisë tha se masat e përcaktuara nuk përcaktojnë në asnjë rast obligimin e vaksinimit të detyrueshëm.
“Masat e ndërmarra përmes këtij vendimi nuk përcaktojnë, në asnjë rast obligimin e vaksinimit të detyrueshëm, duke qenë se kufizimet e vendosura ndaj publikut mund të përmbushen me paraqitjen e dëshmisë së statusit të vaksinimit, të rezultatit të një testimi që arrin në përfundimin se personi nuk është i infektuar me COVID-19, ose se personi është shëruar nga COVID-19 dhe ka antitrupa të mjaftueshëm”, deklaroi Vitia.
Sipas masave të reja që hyjnë në fuqi nga 20 gushti dhe janë të vlefshme deri më 1 shtator, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës, mbajtja e dasmave, fejesave dhe ahengjeve tjera familjare.
Po ashtu, nga data 20 gusht deri më 1 shtator, hyrja në ambientet ku mbahen grumbullimet, tubimet si festivalet dhe koncertet, aktivitetet sportive dhe kulturore të cilat kanë kapacitet mbi 100 persona, si dhe organizimi i këtyre aktiviteteve, lejohet vetëm nëse pjesëmarrësit posedojnë certifikatën e vaksinimit me një apo dy doza të vaksinës, test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë, dëshmi se personi e ka kaluar COVID-19 apo test antigjen jo më të vjetër se 48 orë.
Këto janë të gjitha masat e reja anti-COVID kanë hyrë në fuqi:
V E N D I M
Për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19
A. [Zbatimi territorial]
1. Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
B. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve të huaj nga Republika e Kosovës]
2. Të gjithë qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit kombëtar të shëndetësisë publike të Kosovës (IKShPK), duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit.
3. Nga pika 2. përjashtohen:
3.1. Qytetarët të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh;
3.2. Qytetarët të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;
3.3. Qytetarët të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;
3.4. Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë, si dhe familjarët e tyre;
3.5. Personat që kanë çertifikatë të vaksinimit të plotë kundër COVID-19;
3.6. Personi me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik –IgG, të lëshuar më së shumti tridhjetë (30) ditë para arritjes.
3.7. Fëmijët nën moshën njëmbëdhjetë (11) vjeç.
C. [Mbrojtja dhe siguria në punë]
4. Gratë shtatzëna, lirohen nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë. Punëdhënësit publikë
apo privat udhëzohen të ju krijojnë mundësinë që të punojnë nga shtëpia, për aq sa është e aplikueshme.
Ç. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]
5. Obligohen institucionet publike dhe private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektues për duar dhe maska në vende të qasshme, në hyrje të objektit si dhe në ambientet e brendshme.
6. Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, që në hyrje të çdo objekti, të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19, përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, si dhe respektimin e distancës.
7. Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera, që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.
8. Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë.
9. Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç:
9.1. Gjatë ecjes në ambient të jashtëm, vetëm;
9.2. Gjatë ngasjes së automjetit, vetëm, apo në grup me jo më shumë se katër (4) persona;
9.3. Gjatë vrapimit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;
9.4. Gjatë ngrënies apo pijes.
10. Obligohen të gjitha institucionet publike dhe private që të përcaktojnë një punonjës të monitorojë zbatimin e masës të përcaktuar në pikën 8.
D. [Institucionet e arsimit]
11. Institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.
12. Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet
organizimi i ekskursioneve dhe shëtitjeve grupore.
Dh. [Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]
13. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e
skemave sociale dhe pensionale, që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse..
E. [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]
14. Lejohen grumbullimet në hapësira të mbyllura (mbledhje, seminare, trajnime), me kusht që të shfrytëzohet 30% e kapacitetit të hapësirës. Organizatori obligohet të mbaj distancën
fizike prej së paku 1 metër në mes të personave, sipas dëshmive të përcaktuar në pikën 17 të këtij Vendimi.
15. Lejohen grumbullimet në ambiente të jashtme, tubimet shoqërore (festivale, koncerte,
etj.) me kusht që të shfrytëzohet 50% e kapacitetit të hapësirës, sipas dëshmive të përcaktuar në pikën 17 të këtij Vendimi.
F. [Klubet e natës dhe ahengjet]
16. Nga data 20 gusht 2021 deri me datë 1 shtator 2021, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
G. [Hyrja, shfrytëzimi dhe organizimi i aktiviteteve të caktuara]
17. Nga data 20 gusht 2021 deri me datë 1 shtator 2021, hyrja në ambientet ku mbahen grumbullime, tubime (festivale, koncerte) aktivitete sportive dhe kulturore të cilat kanë
kapacitet mbi 100 persona, si dhe organizimi i këtyre aktiviteteve, lejohet vetëm nëse klientët/pjesëmarrësit posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme:
17.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;
17.2 Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
17.3 Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
17.4 Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.
18. Nga data 20 gusht 2021 deri me datë 01 shtator 2021, një nga dëshmitë e cekura në pikën 17 duhet të posedohet nga të gjithë punëtorët në kuadër të bizneseve/ aktiviteteve të cekura në pikën 17, të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me klientët.
19. Personat përgjegjës të bizneseve/ aktiviteteve të cekura në pikën 17, janë të detyruar të caktojnë një person i cili do të kontrollojë posedimin e të paktën një prej dëshmive sipas pikës 17.
20. Personat nën moshën 16 vjeçare nuk janë të detyruar të posedojnë asnjë nga dëshmitë e cekura sipas pikës 17.
Gj. [Gastronomia]
21. Shërbimet e gastronomisë përfshirë restoranet dhe hapësirat e ngjashme në hoteleri lejohen të punojnë deri në orën 22:30 dhe të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës. Në hapësirat e mbyllura lejohet veprimtar deri në 50% e kapacitetit
të hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në 70% e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.
22. Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.
23. Pjesa e prapme e një karrige, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metër.
24. Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë me të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është që të shfrytëzohet hapësira duke respektuar kufizimin prej pesë (5) persona në 10 m2.
25. Në hapësirat e mbyllura lejohet shërbimi i ushqimit dhe pijeve vetëm për mysafiret që janë të ulur ose duke qëndruar në këmbë në një tavolinë ose në banak.
26. Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë, banak apo në tavolina në këmbë.
27. Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60-70% alkool.
28. Duhet të vendosen udhëzuesit në hapësirat e jashtme të lokaleve lidhur me informimin e klientëve për protokollin e masave kundër COVID-19.
H. [Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë]
29. Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare në përputhje me pikën 8 të këtij Vendimi dhe sipas udhëzuesit përkatës.
30. Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – 1 person për 8 m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët.
I. [Puna me palë]
31. Personi përgjegjës i institucionit publik apo privat dhe i operatoreve ekonomikë, obligohet që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit, përveç nëse mbahet distancë fizike prej të paktën 1.5 metra nga grupet e tjera të personave.
J. [Transporti publik]
32. Ndalohet hyrja në mjetet të transportit publik pa maskë.
33. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë, duke shfrytëzuar
kapacitetin e plotë të ulëseve, me kusht që personeli dhe udhëtarët të mbajnë maskën gjatë tërë kohës. Operatorët e transportit nuk mund të ketë më tepër udhëtarë në autobus sesa që posedojnë ulëse.
34. Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy (2) udhëtarë.
K. [Teatrot, bibliotekat, etj.]
35. Teatrot, bibliotekat, orkestrat, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave, lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve
përkatëse për të gjitha aktivitetet (si gjatë shfaqjeve ashtu edhe gjatë ushtrimeve), në përputhje me pikën 8 dhe sipas dëshmive të përcaktuar në pikën 17 të këtij Vendimi.
L. [Sporti dhe rekreacioni]
36. Lejohet organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
37. Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura lejohet prania e shikuesve deri në 15% të kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (salla sportive, pishina, hapësira të tjera të
mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1.5 metra dhe masat tjera mbrojtëse, në përputhje me pikën 8 dhe sipas dëshmive të përcaktuar në pikën 17 të këtij Vendimi.
38. Në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 30% të kapacitetit të objektit, apo hapësirës sportive (stadium, pishina, hapësira të tjera të jashtme),
duke respektuar masën e distancës prej 1.5 metra dhe masat tjera mbrojtëse, në përputhje me pikën 8 dhe sipas dëshmive të përcaktuar në pikën 17 të këtij Vendimi dhe udhëzuesit respektiv.
39. Organizatorët e garës janë të obliguar të ndërmarrin masat specifike, në përputhshmëri me protokollet ndërkombëtare, për menaxhimin e masës (tifozëve) para, gjatë dhe pas hyrjes në hapësirën sportive.
40. Lejohet shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale rekreative, sipas dëshmive të përcaktuar në pikën 17 të këtij Vendimi dhe udhëzuesit respektiv .
41. Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme bëhet në proporcion 1 klient në 8m2, sipas dëshmive të përcaktuar në pikën 17 të këtij Vendimi dhe udhëzuesit respektiv .
42. Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve të tjera për
pastrim), në secilën pajisje të fitnesit me qëllimit të vetëdijësimit dhe dezinfektimit të tyre nga secili klient pas përdorimit.
Ll. [Udhëzuesit dhe sqarimet]
43. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që të nxjerrë udhëzuesit e përkohshëm, të përgjithshëm dhe të veçantë për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, si në vijim:
43.1. Udhëzues i Përkohshëm për aplikimin e masave të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e COVID-19;
43.2 Udhëzues i Përkohshëm për sektorin e shërbimeve personale dhe bizneseve, industrisë, administratës publike dhe OJQ-ve;
43.3 Udhëzues i Përkohshëm për institucionet arsimore të të gjitha niveleve;
43.4 Udhëzues i Përkohshëm për gastronomi, hoteleri, sektorin e shitjes dhe qendra tregtare;
43.5 Udhëzues i Përkohshëm për tubimet fetare, varrime, punëtori dhe aktivitete kulturore,
43.6 Udhëzues i Përkohshëm për fitnese, palestra dhe aktivitete tjera rekreative dhe sportive;
43.7 Udhëzues i Përkohshëm për transportin publik;
43.8 Udhëzues i Përkohshëm për institucionet e kujdesit shëndetësor;
43.9 Udhëzues i Përkohshëm për aviacionin civil;
43.10 Udhëzues i Përkohshëm për institucionet korrektuese, qendra të azilit dhe të mbajtjes për të huaj;
44. Udhëzuesit nga pika 43 janë të detyrueshëm për të gjithë personat dhe sektorët ndaj të cilëve zbatohen.
45. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që në rast nevoje të nxjerr sqarime për pikat e këtij vendimi.
M. [Zbatimi]
46. Obligohet Ministria e Shëndetësisë, AUV dhe Policia e Kosovës në bashkëpunim me shtabet emergjente komunave, të mbikëqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe të dorëzojë në Zyrën e Kryeministrit raport javor (çdo të premte deri në orën l6:00).
47. Obligohet Ministria e Shëndetësisë, ShSKUK dhe IKShPK të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raportin javor, (çdo të premte deri në orën 16:00), për zbatimin e masave,
gjendjen në institucionet shëndetësore, situatën epidemiologjike si dhe parashikimet për dy javët në vijim.
48. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që, bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, në territorin e Republikës së Kosovës të nxjerrë vendime operacionale, varësisht prej situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK-së.
49. Obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse, të mbikëqyrin zbatimin e
masave, vendimeve të tjera dhe udhëzuesve përkatës në zbatim të Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.
50. Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore sipas Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në
territorin e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të tjera në fuqi.
51. I vetmi autoritet që mund të ofroj opinion për këtë vendim është Ministria e Shëndetësisë,
ndërkaq çdo institucion tjetër mund të ofrojë sqarime për kategoritë respektive për të cilat aplikohet ky vendim, vetëm pas miratimit të atij sqarimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
N. [Shfuqizimi i vendimit Nr. 01/25]
52. Shfuqizohet Vendimi i Qeverisë Nr. 01/25 i datës 12.08.2021.
Nj. [Hyrja në fuqi]
53. Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe vlenë deri më dt.01.09.2021./KultPlus.com
Kaq shumë të kam ëndërruar sa ti ke humbur qenësinë tënde. A ka më kohë që të arrij ta prek këtë trup plot jetë e të puth mbi ato buzë lindjen e zërit që kam përzemër? Kaq shumë të kam ëndërruar sa krahët e mi të mësuar të rrokin hijen tënde tek kryqëzohen në gjoksin tim nuk spërdridhen harqeve të shtatit tënd mbase. Dhe se, ballë dukjes së qenësishme të asaj që më përndjek dhe më udhëheq prej ditësh e vitesh, Unë do të shndërrohem afërmendsh në hije, O mirëpeshim ndjenjash. Kaq shumë të kam ëndërruar sa pa dyshim s’ka më kohë afërmendsh të çel sytë. Fle në këmbë me shtat shpalosur ndaj gjithë dukjeve të jetës dhe të dashurisë dhe ty, e vetmja që merr vëmendjen time, mund të prek më pak ballin tënd dhe buzët e tua. se të parat buzë dhe të parin ballë që ndesh. Kaq shumë të kam ëndërruar ecur shumë, folur, fjetur me vegimin tënd sa s’më mbetet mbase gjë tjetër, e kësisoj, të jem vegim përmbi vegimet, njëqind herë më hijë se hija që shëtit dhe do të shëtisë lumturisht mbi orën diellore të jetës tënde.
Nga përmbledhja “Coprs et biens” (1930) / KultPlus.com
@Menerbes / Ayant droit moral sur l’oeuvre de Robert Desnos: Monsieur Jacques Fraenkel
Përveç veprimtarisë atdhetare, ajo çka ka mbetur pas nga veprimtari Mit’hat Frashëri janë edhe letrat e dashurisë, shkruan KultPlus.
Një letër e cila është shkruar në Zyrih më 15 dhjetor të vitit 1914, mendohet të jetë shkruar nga Elsa, e dashura e Frashërit, mbiemri i së cilës nuk dihet.
Ata të dy janë njohur në Zvicër gjatë kohës së Luftës së Parë Botërore.
KultPlus ua sjell të plotë letrën e Elsës për Mit’hat Frashërin:
Zyrih 15 dhjetor 1914
Mit’hat i dashur, dje në mbremje mora letrën tënde të datës 28 nëntor. Nuk e kuptoj përse nuk e ke marrë letrën e dytë dhe 2 kartolinat nga Lozana? Unë i kam marrë të tuat.
Mit’hat po t’i hidhje një sy zemres sime do shihje katastrofe, dëshpërim, vuajtje. Kur më shfaqesh para sysh, me hipen gjaku në kokë, shpirti më digjet, pasioni i vjetër me rrëmben, qaj, prej vetes më vjen turp, por kjo nuk më lehtëson, nuk më ngushëllon. Gjithçka që më rrethon ngrihet kundër teje. Më mungon edhe kur vërtit në duar korrespondecën tënde…
Sa për përgjigjen e tim eti, nuk po marr mundimin të shpjegohem, por mendoj se ka të drejtë dhe në të njëjtën kohë gabohet.
Gjate qendrimit këtu, Mit’hat, nje mik yni erdhi për vizitë në shtëpinë tonë. Është duke u divorcuar nga e shoqja. Njeri i mirë dhe mbi te gjitha është në gjendje të mire financiare. Më kërkoi te martohem. Nuk do habitesha sikur të ndodhe për Krishtlindje, unë dyshoj, ndërsa ime me është mëse e sigurtë. Nëse vërtet ky njeri më kërkon për grua, besoj se do të më bënte të lumtur. Me njeh qysh fëmijë dhe e di sa kam vuajtur. Unë nuk e dua, thjesht më duket simpatik, e vlerësoj dhe mendoj se pas këtij divorci me të shoqen, ai meriton të jetë i lumtur. Por, zemrën time e ke rrëmbyer ti dhe nuk mund t’ia filloj nga e para. Ndoshta, kjo dashuria ime për ty është marrëzi. Mes nesh ekziston një mister i thelll, raca, besimi dhe sekretet e të kaluarës tënde. Natyra jote cigane, ti që aq shumë do lirinë, udhëtimin, njohjen e botës, ndryshimin, jetën pa angazhime, pa kokëçarje. Oh Mit’hat, sikur të mund të shihja në zemrën tënde, një lidhje të përjetshme me mua, ashtu siç e dëshiroj.
Mit’hat i dashur, dashuria jonë është një çmenduri e tmerrshme. Më shkruaj hapur dhe qartë për të gjitha ndjenjat. Do doja i dashur, që gjithë shqetesimet e mia të gjenin mbështëteje në shpatullat e tua, të kisha mbrojtjen tënde. Dhe, të jetoja veç për ty, me ty, si një femije që nuk mendon veç për mësuesin e tij, dhe jeton veç për të, dhe bota të mos me hyje më në punë. Të të ndjek kudo, të ndaj me ty çdo gjë, gëzimin dhe hidhërimin. Oh! Mit’hat, kur çoj ndër mend dashurinë tënde, përkëdheljet dhe puthjet e tua, as shoh dhe as dëgjoj gjë ç’bëhet rreth meje, është njëlloj sikur të të bjere të fikët me sy hapur…
Zonja P.më ka thene shpesh se jam e marrë që një burrë si ty e paskam njohur në kaq pak kohë. Më tha edhe se në praninë e saj nuk i ke dhënë të kuptoje asfarë dashurinl tënde për mua. Për çfarë arsye e paske fshehur kaq bukur, kur ajo e di tashmë se duhemi? I dashur Mit’hat, nuk po të qortoj. Është thjesht një pyetje nga ana ime. Kur madam P. po më thoshte këtë, ndjeva të thoshte të verteten, dhe u bëra keq… I kam folur tim eti për ty, për dashurinë tonë. Më pyeti, nëse kam ndërmend të martohem me ty. I thashë pikërisht atë çfarë kemi biseduar mes nesh, se ti vërtet më dashuron, por as që bëhet fjalë për fejesë a martesë dhe se ti nuk ishe tipi, që krijon familje. Por, i vogli im Mit’hat, qenka vërtet monotone, të besh çdo ditë të njejten gje, të mendosh për ty, të ëndërrosh, të flasësh për ty, të të shkruash dhe të qash për ty.
Republika Islamike e Afganistaniti – shteti që së fundmi ra nën pushtetin e Talebanëve, ishte i pari që njohu shtetësinë e Kosovës. Kjo njohje erdhi pak orë pas shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Edhe pse në listën e njohjeve, zyrtarisht shteti i parë që njohu Kosovën figuron Kosta Rika, megjithatë në ditën e pavarësisë është raportuar se Qeveria e Kosovës njohjen e parë e mori nga Afganistani.
Ndër të parat shtete që njohën Kosovën pas Afganistanit e Kosta Rikës ishin Shqipëria, Shtetet e Bashkuara Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Franca e të tjerë.
Tri ditë më parë, ish-presidenti i Ashraf Ghani u largua nga Afganistani pak kohë para se talebanët të merrnin nën kontroll kryeqytetin Kabul.
Kjo ndodhi vetëm pasi forcat e Shteteteve të Bashkuara të Amerikës filluan të largohen nga Afganistani.
SHBA intervenoi më 2001 në Afganistan, pak pas sulmeve të 11 shtatorit, ku hoqi Talebanët nga pushteti pasi këta të fundit refuzuan të bashkëpunojnë rreth luftës kundër terrorizmit.
Me t’u rrëzuar talebanët u themelua administrata e re demokratike në Afganistan. Administratë kjo që njohu Pavarësinë e Kosovës. / KultPlus.com
Festivali i Filmit të Sarajevës është duke shkuar drejt mbylljes së këtij edicioni, dhe suksesi i filmave shqiptarë ishte jashtëzakonisht i lartë dhe padyshim i pashmangshëm në këtë festival, shkruan KultPlus.
Çmimi për promovimin e barazisë gjinore shkoi për Norika Sefa për filmin artistik të metrazhit të gjatë “Duke kërkuar Venerën”.
Nga një takim i çuditshëm, në film, Venera e ndrojtur nis të vë në dyshim familjen e saj patriarkale dhe të ndjekë Dorinën mendje-hapur, qëndrimi i fortë i së cilës nxit kureshtjen e Venerës për të eksploruar më shumë. Derisa Venera persiatet për kuptimin e jetës, filmi gradualisht shpreh nje sens absurd të jetës, me njerëz qe fshehin një botë me emocione – nga poshtërimi, faji e zhgënjimi. “Unë kurrë nuk i kam parë prindërit e mi të puthen” – thotë Venera.
Në rolet kryesore në film janë Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Makolli, Fatushe Nushi, Tristan Halilaj.
“Në kërkim të Venerës” me producent Besnik Krapin, është bashkëprodhim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, i prodhuar nga Circle Pruduction me bashkëproducent Igor Popovski dhe Gazmend Nela. Filmi gjithashtu është mbështetur edhe nga Komuna e Kaçanikut dhe Komuna e Prishtinës.
Ndërkohë, në këtë edicion kanë marrë edhe çmimin e aktores më të mirë, tri aktoret e filmit “Luaneshat e Kodrës”, ku çmimin “Zemra e Sarajevës”, e kanë marë aktoret Flaka Haliti, Era Balaj dhe Uratë Shabani.
Kurse filmi i metrazhit të shkurtë “Pa vend”, me regji të Samir Karahodës është shpërblyer me çmim special në këtë festival, çmim që i është ndarë nga juria profesionale./ KultPlus.com
Festivali i Filmit të Sarajevës është duke shkuar drejt mbylljes së këtij edicioni, dhe suksesi i filmave shqiptarë duket se vazhdon të jetë i pashmangshëm edhe në këtë festival, shkruan KultPlus.
Filmi i metrazhit të shkurtë “Pa vend”, me regji të Samir Karahodës është shpërblyer me çmim special në këtë festival, çmim që i është ndarë nga juria profesionale.
Filmi “Pa vend” i zhanrit docu-fiction përcjellë përpjekjet e vazhdueshme të Jetonit dhe Ermeganit të udhëhequr nga trajneri i tyre Rifati që të mbajnë sportin e ping pongut gjallë duke zhvilluar gjenerata të reja të ping pongistëve.
Ekipi i filmit përbëhet nga:
Regjia dhe Kinematografia: Samir Karahoda
Producent: Eroll Bilibani
Montazhi: Enis Saraçi
Dizajner zëri: Memli Kelmendi
Xhirues Zëri: Gëzim Rama
Protagonistët kryesor: Jeton Mazreku, Ermegan Kazazi dhe Rifat Rifati
Filmi është produksion i shtëpisë filmike SK PICTURES dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Komuna e Prishtinës, Komuna e Prizrenit, Mabetex Group, TV Arte, TV Yle, Dokufest dhe distribuohet nga Radiator IP Sales. / KultPlus.com