‘Shi bie në Tiranë, nga malli ynë edhe qielli qaj’ (VIDEO)

Fitnete Tuda, një emër i dashur për muzikën shqipe, ndër vite ka sjellë disa këngë që këndohen edhe sot dhe dëgjohën me ëndje, duke reflektuar gjithmonë për jetën, dashurinë, të kaluarën.

Një prej këngëve më të dashura padyshim mbetet “Shi bie në Tiranë”.

Sot, KultPlus ua risjell tekstin dhe videon e kësaj kënge:

Shi bie në Tiranë
nga malli ynë
edhe qielli qan
je i dehur nga pija
apo nga dashuria
ti ec…
por këmbët nuk të mbajnë
je i dehur nga pija
apo nga dashuria
ti ec…
por këmbët nuk të mbajnë

Shi bie në Tiranë
si nën ombrellë
ti strukesh nën një palmë
gjysma ime treti
rrugëve të këtij qyteti
shi bie në Tiranë
gjysma ime mbeti
rrugëve të këtij qyteti
shi bie në Tiranë

Sa shumë u endëm e s’ikëm
sa shumë u lagëm e s’ikëm
harruam ditët dhe vitet
a është kjo dashuri?

Shi bie në Tiranë
dhe shpirti ynë
fluturon mbi dajt
vetja ime mbeti
rrugëve të këtij qyteti
Shi bie në Tiranë
zemra ime mbeti
rrugëve të këtij qyteti
Shi bie në Tiranë

Shi bie në Tiranë
nga malli ynë
edhe qielli qan
zemra ime mbeti
rrugëve të këtij qyteti
Shi bie në Tiranë
kënga ime mbeti
rrugëve të këtij qyteti
Shi bie në Tiranë
Shi bie në Tiranë
Shi bie në Tiranë
Shi bie në Tiranë…/KultPlus.com

Nëna e Andrea Bocellit: Mjekët më këshilluan ta abortoja, sepse e dinin që do të verbohej (VIDEO)

Për herë të parë në një media, e ëma e tenorit të madh Andrea Bocelli kishte folur për jetën e djalit të saj, si ai e humbi shikimin, si u dashurua me muzikën por mbi të gjitha se si mjekët e këshilluan që ta abortonte.

Edi Aringhieri e ftuar në emisionin “Domenica In” ka rrëfyer se kur ishte shtatzënë u shtrua në spital pasi ndjente dhimbje të forta në stomak. Aty u njoh me të vërtetën e dhimbshme se foshnja e saj do të lindte me një glaukomë kongjestive, e cila gjatë rritjes do ta verbonte.

Ajo u këshillua shumë herë nga mjekët që ta abortonte djalin e saj duke theksuar se ai do të bëhej i verbër. Këto fjalë të cilat e trembën dhe e lënduan shumë gjithashtu, i dhanë forcë jo vetëm për ta mbartur atë shtatzani por për të qenë pranë vogëlushit të saj në të mirë e në të keq.

Andrea i cili lindi i shëndetshëm humbi shikimin në moshën 12-vjeçare dhe menjëherë pas kësaj u dashurua me muzikën simfonike. Gjatë shtrimit të tij në spial u njoh me një tjetër të sëmurë që ishte një tenor rus nga i cili Andrea mësoi se çfarë ishte muzika klasike.

Mamaja e tij ka qenë gjithmonë pika e tij e dobët dhe njëkohësisht ajo më e fortë. Arsyeja pse Edi dëshironte të tregonte këtë histori ‘live’ ishte për t’i dhënë fuqi të gjithë njerëzve që përballen me situata të ngjashme./ KultPlus.com

Kosova prezantohet në panairin e turizmit në Izmir

Tetë ndërmarrje të vogla dhe të mesme të turizmit nga Kosova po marrin pjesë në Panairin e Turizmit në Izmir “Travel Turkey Izmir”.

Panairi ka mirëpritur këtë javë në Izmir të Turqisë dy hotele dhe gjashtë operatorë turistik nga Kosova.

Pjesëmarrja e këtyre kompanive ka ardhur si nismë e Unionit të Turizmit të Kosovës (UTK) dhe është përkrahur nga Swisscontact.

Takimet biznes me biznes (B2B) po zhvillohen midis operatorëve turistik vendas dhe operatorëve turistik turq, të ndihmuar nga një konsulent i vendit pritës. /KultPlus.com

Zhvillimi i muzikës në Kosovë, rajon dhe botë – sot u hap Prishtina Music Conference

Gjatë ditës së sotme ka filluar Prishtina Music Conference, e cila ka pasur një agjendë të ngjeshur, shkruan KultPlus.

PMC është një konferencë muzikore që paraqet, përmes diskutimeve koherente dhe diskursit të plotë muzikor, tema specifike, por gjithëpërfshirëse industriale dhe shpirtërore, me qëllim që të zhvillojë këndvështrime të reja mbi diversitetin e procesit të mendimit në lidhje me zhvillimin e muzikës në Kosovë rajonit dhe botës.

KultPlus iu sjellë gjithë agjendën të planifikuar për ditën e sotme:

12:00 – 13:00 Muzika për të gjithë: Një Performancë me Medina Surdulli.

U hap në ora 13:00 The Future: Analogs and NFTs nga Dragan Kitanov.

14:30 – 16:30 Love a Jam. Një tingull i lindur lokal pa nevojë për shpjegim me Axhendën për Shpresën ish-Tetris.

17:00 – 17:45 Një mësim mbi Shijen: Prezantuar nga Kult-Ure me Hedon Blakaj dhe Adrian Berisha.

18:00 – 19:00 Ping Pong: Si t’i mbijetojmë sulmit të kulturës muzikore aktuale hiper-kapitaliste me Julia Richter, Grego O’Halloran, Alan Crofton dhe Bruno Cabral.

19:15 – 20:00 Ballkani: Si të kapërceni dhe udhëheqni në një gadishull të shkatërruar nga lufta për tre dekada me Login dhe Vasko Atanasoski. /KultPlus.com

May be an image of text that says 'PRISHTINA MUSIC CONFERENCE KINO ARMATA IS THIS OKAY? ON MENTAL HEALTH AND WELL-BEING WITHINTHE INDUSTRY Extended Pannel iscussion with Q&A A? PROGRESS?'

Misteri në Spanjë, zogjtë fillojnë të bien nga qieli si shi

Zogjtë filluan të binin papritur nga qielli dhe do u nënshtrohen analizave se pse ndodhi kjo gjë.

Një hetim ka nisur në Spanjë pasi qindra zogj ranë nga qielli ‘si shi’ jashtë një spitali.

Incidenti i çuditshëm ndodhi në Ferrol, në veri-perëndim të Spanjës dhe askush nuk e di se çfarë e shkaktoi zogun e egër të zbriste nga ajri.

Mediat lokale thanë se zogjtë filluan të godasin makinat dhe këmbësorët rreth orës 9 të mëngjesit. Kjo ndodhi jashtë spitalit Juan Cardona dhe policia që atëherë ka konfirmuar se askush nuk është lënduar.

Diçka e tillë mund të ishte shkaktuar për shkak të kimikateve toksike në qiell që ndodhi në fillim të këtij viti kur zogjtë fluturuan pranë një fabrike petrokimike në Tarragona. Por të tjerë kanë thënë se mund të ketë të bëjë me goditjet elektrike në një linjë elektrike aty pranë. /dosja.al/ /KultPlus.com

Misteri në Spanjë, zogjtë fillojnë të bien nga qieli si shi

Yllka Gashi në ditën botërore të personave me aftësi të veçanta: Institucionet duhet të bëjnë më shumë

3 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të veçanta, e për këtë Kuvendi i Kosovës ka shpallur vitin 2022 si vit i dedikuar për këta persona, shkruan KultPlus.

Një postim mbi këtë ditë e ka bërë edhe aktorja e njohur, Yllka Gashi, e cila ka thënë se sot më shumë se kurrë duhet të reflektojmë e të bjmë ndryshime drastike që kjo kategori të përfshihet në të gjitha sferat e shoqërisë sonë.

“Në Kosovë ende ka fëmijë që nuk kanë kushte e mundësi për shkollim gjithëpërfshirës. Kjo është e papranueshme dhe duhet të ndryshojë”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Ajo ndau gjithashtu disa takime që ka pasur në të kualuarën me fëmijët me nevoja të veçanta.

“Si Ambasadore Artiste e Save the Children në Kosovë, kam pasur fatin të takoj fëmijë me nevoja të veçanta dhe jam mahnitur me prindët e tyre, posacërisht me nënat të cilat ua kanë dedikuar jetën dhe bëjnë çdo sakrificë të mundshme që fëmijët e tyre ta kenë jetën më të lehtë e kualitative. Është koha që edhe institucionet përkatëse të bëjnë më shumë për përfshirjen e këtyre qytetarëve në shkollim, vendimmarrje, politikë, kulturë, sport dhe çdo fushë tjetër të jetës”, përfundoi ajo.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë më shumë se një miliardë njerëz ose rreth- rreth 15% e popullsisë së botës – jetojnë me ndonjë formë të kufizimit të aftësive të tyre. /KultPlus.com

May be an image of 1 person, standing and outdoors
May be an image of 2 people, people standing and text that says 'INCLUSIVE EDUCATION HILDREN WITH SPECIAL EDUCATIONAL NEEDS Appreciation Yllka Gashi MY TEACHER ENCOURAGES ME OTHER CHILD. NDILL BECOMEATV PRESENTER! Children'May be an image of 5 people, child and people standing

‘Të qullesh deri në kockë kur je vetëm është ftohtësi, të dalësh në shi me mikun e ngushtë është aventurë’

10 thënie për shiun

“Mos u zemëroni me shiun. Bie në tokë sepse nuk di të shkojë për lart”.

Vladimir Nabokov

“Ditët me shi duhet të kalohen në shtëpi, me një filxhan çaj dhe një libër të mirë”.

Bill Watterson

“Të qullesh deri në kockë kur je vetëm është ftohtësi. Të dalësh në shi me mikun e ngushtë është aventurë”.

Emily Wing

“Thuhet se shiu shkakton rrëmujë… në fakt kujdesen njerëzit për këtë”

Barbara Delinsky

“Natën ëndërroj sikur ne të dy jemi bimë të rritura bashkë, rrënjëngatërruar, dhe sikur ti e njeh tokën dhe shiun sikur gojën time, sepse jemi lindur nga toka dhe shiu”.

Pablo Neruda

“Të vështrosh shiun, do të thotë ti takosh apo të bëhesh pjesë e diçkaje. Të kesh dikë që do të qajë për ty”.

Haruki Murakami

“Dikush pret shiun për të mos qarë vetëm”

Fabrizio de Andrè

“Shiu seç ka një të fshehtë të vagëllimtë, diçka si dremitje magjepsëse dhe të ëmbël, një muzikë përvuajtëse zgjohet me të dhe bën të shpërgjumet vetë shpirti i peizazhit.”

Federico Garcia Lorca

“Shiu bie kur retë nuk mund të mbajn peshën, lotët bien kur zemra nuk mund të mbaj më dhimbjen”

“Njerëzit thonë se e duan shiun, por i hapin çadrat kur bie shi, njerëzit thonë se e duan diellin, por kërkojnë hije kur dielli del, njerëzit thonë se e duan erën, por kur era fyn, dritaret janë të mbyllura, prandaj edhe unë buzëqesh kur dëgjoj njerëzit të thonë se më duan”./ KultPlus.com

Ekspozita ‘Larg shpisë’ – Muzeu Virtual i Refugjatëve

Të martën, më 7 dhjetor, në ora 18:00 keni mundësinë të vizitoni ekspozitën ‘Larg Shpisë’.

Kjo ekspozitë është krijutar nga Muzeu Virtual i Refugjatëve në bashkëpunim me Artan Hajrullahu. 

Ekspozita do të shfaqë storje nga Muzeu Virtual i Refugjatëve, muze i cili është përkushtuar për shumë vite ofrimit të një hapësire për memorializim dhe dokumentim të përvojave së refugjatëve përmes rrëfimeve audio.

Youth Initiative for Human Rights Kosovo ka ftuar të gjithë të interesuarit që të vizitojnë Muzeun Kombëtar të Kosovës, aty edhe ku do të mbahet aktiviteti. /KultPlus.com

Omicron, OBSH paralajmëron për rritjen e rasteve në të gjithë botën

Organizata Botërore e Shëndetësisë  ka paralajmëruar të gjitha vendet që të përgatiten për rritjen e rasteve të Covid. Drejtori rajonal i OBSH-së për Paqësorin perëndimor, Dr Takeshi Kasai, tha shpërndarja gjeografike e variantit të ri  ka të ngjarë të jetë më e lartë se sa është raportuar.

Kasai shton se vendet kanë marrë mësime nga përhapja dhe shpërndarja e variantit Delta. Dr Babatunde Oloëokure, drejtor rajonal i urgjencës së OBSH-së, tha se pezullimi i udhëtimeve mund të pengojë përhapjen e variantit.

Ai ka deklaruar gjithashtu se OBSH po punon me një “numër të madh” institucionesh kërkimore për të studiuar Omicron, por deri më sot ata nuk kanë marrë asnjë informacion, i cili mund të sugjerojë nevojën për të ndryshuar qasjen ndaj pandemisë të miratuar nga vendet deri më tani.

Sipas OBSH-së mbajtja e maskave, distancimi fizik, larja e duarve, shmangia e grumbullimeve, gjurmimi i kontaktit,  izolimi i rasteve dhe vaksinimi mbeten të gjitha të rëndësishme./abcnews.al /KultPlus.com

7 dhjetor jepet shfaqja ‘Qyteza e Humbur’

Shfaqja “Qyteza e Humbur” do të jepet më 7 dhjetor si premierë në Teatrin Dodona, shkruan KultPlus.

Dramë-komedia e John Carianit me regji të Agon Myftarit kanë njoftuar se shfaqja “Qyteza e Humbur” do të shfaqet për tre ditë rend në teatrin Dodona.

Në këtë shfaqje do të luajnë: Arta Lahu, Ermal Sadiku, Leonit Maloku, Molikë Maxhuni, Vjosë Tasholli.

Skenografia dhe kostumet janë realizuar nga Njomëza Luci dhe dizajni i dritave nga Skender Latifi. /KultPlus.com

Krerët shtetëror bëjnë thirrje për gjithëpërfshirje në ditën botërore të personave me aftësi të kufizuar

Në Ditën ndërkombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, Kuvendi i Kosovës ka shpallur vitin 2022 si vit i personave me aftësi të kufizuara, shkruan KultPlus.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dha një mesazh të qartë rreth personave me aftësi të veçantë, duke bërë thirrje që të krijohen mundësi më të mira për ta.

“Viti i aftësisë së kufizuar le të na shërbejë si thirrje e përditshme për të bërë të pamundurën që t’u shtohet mundësi të gjithë atyre vajza dhe djemve, burra dhe gra që janë burim i pashterrshëm i enërgjisë dhe optimizmit të vazhdueshëm. Angazhimi dhe krijimi i mundësive për ta është angazhim për një të ardhme për të gjithë”, tha ajo mes tjerash.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se kanë për angazhim të përdtishëm dhe të përhershëm të punojnë më mirë për një shoqëri më gjithëpërfshirëse.

“Ndonëse është një angazhim yni i përditshëm e i përhershëm, gjatë vitit të ardhshëm do të punojmë më shumë, e më mirë, bashkërisht, për një shoqëri me mundësi për të gjithë”, tha i pari i vendit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pohoi se një përfshirje e përgjithshme do të ngriste nivelin e Kosovës me standartet evropiane.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës do të angazohet në mënyrë permanente që ta përmirësojë kuadrin ligjor konform konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Me përfshirjen e kësaj konvente, Kosova i afrohet standarteve në raport me respektimin e të drejtave së personave me aftësi të kufizuara”, deklaroi mes tjerash Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Edhe zyrtarë të Bashkimi Evropian deklaruan se Kosova do të vazhdojë të ketë mbështetje të plotë nga BE-ja për organizatat kosovare që merren me aftësitë e kufizuara për të avancuar edhe më tutje gjithëpërfshirjen dhe qasjen e këtyre personave.

Dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara shënohet çdo vit në 3 dhjetor dhe ka për qëllim promovimin e një pjesëmarrjeje të plotë dhe të barabartë të personave me aftësi të kufizuara dhe ndërmarrjen e aktiviteteve për përfshirjen e këtyre personave në të gjitha aspektet e shoqërisë. /KultPlus.com

Fotografët me famë botërore bashkojnë forcat në mbrojtje të mjedisit

Momentet e fundit para vdekjes së rinocerontit të bardhë verior, një elefant 66-vjeçar që noton në oqean dhe primatologia e njohur Jane Goodall duke kërkuar për shimpanzetë në Tanzani në fillim të viteve 1960, janë këto disa nga momentet më të bukura të kapura nga fotografë profesionistë.

Fondet e të cilëve janë dhuruar për projekte konservimi. Fotot e 100 fotografëve nga e gjithë bota do të shiten deri në fund të vitit nga Vital Impacts, një organizatë jofitimprurëse.

“Çdo imazh ka një histori vërtet të veçantë pas saj,” tha Vitale, një fotograf i vlerësuar me çmime dhe bashkëthemelues i Vital Impacts.

Gjashtëdhjetë për qind e fitimeve nga shitja do të ndahen midis katër grupeve të përfshira në mbrojtjen e kafshëve të egra ose të habitatit: Fondacioni Big Life, Projekti Ranger i Fondacionit Great Plains, programi Roots & Shoots i Institutit Jane Goodall dhe SeaLegacy.

Pjesa e mbetur prej 40% do t’u jepet  fotografëve për t’i ndihmuar ata të vazhdojnë punën e tyre./abcnews.al /KultPlus.com

Tingujt magjik të Shkëlzen Dolit do të jehojnë në Spanjë

Violinisti me famë botërore, e anëtar i Filarmonisë së njohur të Vjenës, Shkëlzen Doli, do të marrë pjesë në një koncert të madh në Spanjë, konkretisht në qytetin e Barcelonës, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Doli e bëri të ditur lajmin që do të marrë pjesë në një koncert në Barcelonë.

“Më datë 15 dhe 16 dhjetor në Asamblen Filharmonike të Spanjës”, shkroi ai.

Me disa fotografi të publikuara, shihet edhe fytyra e Shkelzen Dolit, që ka bërë emër në Filarmoninë e njohur të Vjenës. /KultPlus.com

May be an image of 1 person
May be an image of 1 person

Mbyllet gara, pikturat e nxënësve me temë kundër trafikimit me njerëz në ekspozitë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka organizuar sot ceremoninë përmbyllëse të garës nacionale për pikturën më të mirë në nivel të arsimit të mesëm të ulët me temë kundër trafikimit me njerëz.

Me këtë rast, në objektin e MAShT është hapur edhe ekspozita me punime të nxënësve që kanë marrë pjesë në këtë garë dhe do të jetë e hapur për një muaj.

Nagavci tha se përmes kësaj ekspozite përveç që po promovohet talenti i fëmijëve po jepet edhe një mesazh shumë i rëndësishëm kundër trafikimit me njerëz.

Naim Muja, nga Ministria e Punëve të Brendshme, tha se fitues janë të gjithë nxënësit që kanë marrë pjesë në këtë garë, teksa tha se si institucione po i bashkërendojnë aktivitetet në parandalimin e trafikimit me njerëz.

Ndërsa, Fehmi Gjata, nga Policia e Kosovës, tha se Policia prioritet të angazhimit e ka organizimin e aktiviteteve parandaluese. /KultPlus.com

‘Art Without Limit’ do të bëjë sot ndarjen e çmimeve dhe mbylljen e festivalit

Festivali i filmit “Art Without Limit” përmes ceremonisë përmbyllëse do të bëjë sot edhe ndarjen e çmimeve, shkruan KultPlus.

Përmes një njoftimi, “Art Without Limit” ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të bëjnë edhe mbylljen e festivalit, i cili ka për qëllim që përmes filmave që kanë temë personat me aftësi të veçanta.

Njoftimi i plotë:

Ne besojmë në barazi në mes njerëzve. Ne njohim, pranojmë, çmojmë, festojmë dhe mbështesim dallimet. Ne qëndruam në solidaritet me njëri-tjetrin në edicionin tonë të parë  gjatë vitit të kaluar. Ishte kohë reflektimi, mirësie dhe kujdesi më shumë se gjithçka tjetër. Këtë vit fuqia jonë krijuese është thirrur në veprim për të luftuar padrejtësitë dhe paragjykimet të cilat bëhen ndaj personave me aftësi të kufizuar .

Artistë/e dhe aktivistë/e nga komunitetet lokale dhe ndërkombëtare do të mblidhen për të promovuar, frymëzuar dhe sfiduar në çdo mënyrë të mundshme realitetet aktuale . Nga shfaqja e filmave,  hapja e ekspozitës,performanca muzikore, diskutimet dhe konferencat, deri tek ndarja e cmimeve per filmat më të mirë,. Ne synojmë të mobilizohemi për ta ndryshuar qasjen ndaj aftësisë së kufizuar , si mënyra e vetme për të arritur barazinë politike, ekonomike, kulturore, personale dhe shoqërore.

3 dhjetori shënon ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të veçanta. /KultPlus.com

‘Ti barabartë unë’ me video sensibilizuese tregon vështirësitë e personave me nevoja të veçanta

3 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçantë, dhe po në këtë ditë projekti “Ti Barabartë Unë” kanë bërë publikimin e një videoje sensibilizuese, shkruan KultPlus.

Projekti “Ti Barabartë Unë” trajton temën e personave me nevoja të veçantë, të cilët konsiderohen të diskriminuar nga shoqëria.

Tanimë është bërë e zakonshme që ky projekt të realizojë video të tilla, e duke shënuar rezultate dhe suksese të mëdha me përfshirjen e disa fytyrave publike të rëndësishme.

Këtë vit është përgaditur videoklipi me fytyra publike si: Atifete Jahjaga, Sellma Kasumoviq, Duda Balje, Vlora Citaku dhe Majlinda Kelmendi të cilët do të jenë të shoqëruar me persona me nevoja të veçanta.

Përmes pasqyrimit të jetës reale të personave me nevoja të veçanta dhe vështirësive të vazhdueshme me të cilat ata përballen, videoklipi përmban mesazhe të rëndësishme.

Videklipin mund ta shikoni duke klikuar këtu. /KultPlus.com

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje
Sportistja Majlinda Kelmendi

“Jeta e Re”, numri i fundit për këtë vit

Posa ka dalë në qarkullim numri i tretë për këtë vit i revistës letrare të traditës “Jeta e re”. Revista fillon me rubrikën Dëshmi, në të cilën kemi autoren argjentinase Maria Esther Vasquez me shkrimin “Borges. Njeriu.. Shtëpia. Nëna”.

Ndërkaq, rubrika e prozës nis me tregimin “Ishulli pa ëndrra” të Arif Demollit, “ Tregime të natës” të Sali Bashotës, “Po sikur të kem qenë spijun”? të Stefan Çapalikut, “Vrasja e njeriut të ligjit” të Adil Ollurit dhe “ Zgjimi i Agarës” të Arif Kutleshit.Nga të huajt, me tregime të shkurtra vijnë dy autorë të njohur hiapanikë, Jorge Bucay dhe Sergio Raminez, pastaj shkrimtari i njohur suedez , Kjell Espmark, me “Mbrojtja e Hoffmannit”, Darko Cvijetiq me “Lifti i Shindlerit”dhe William Trevor me “ Nxënësi i mësueses së pianos”.

Në rubrikë e poezisë me nga një cikël poetik vijnë Alket Çani, Blerina Rogova Gaxha, Nurie Emrullaj, Murteza Osdautaj, Shpëtim Selmani, Dea Basha, Pol Valeri, me kryeveprën e tij “Varreza afër detit”, Alejandra Pizarnik, Davide Rondoni dhe David Vogel.

Ndëkaq, në rubrikën qendrore të revistës Dossier, në një hapësirë prej 55 faqesh,vjen shkrimtarja e njohur italiane Natalia Ginzburg. Ajo është përfaqësuar në këtë numër të revistës me një fragment romani, me tregime, poezi, ese, kujtime dhe publicistikë.

Te rubrika e kritikës vijnë: Jacques Derrida me “Ligji i zhanrrit” ( vijon nga numri i kaluar), Erich Auerbach me teksin “Figura” ( vijon nga numri i kaluar), Brian Boyd me “ Autorë të nënkuptuar dhe autorë të imponuar apo autorë aktualë”.

Nga autorët tanë kemi Arsim Canollin me “Dora e autorit: parë me një sy antropologjik”, “Hijeshia e formës” të Xhavit Beqirit dhe “Polisemia e veprës poetike “Zoti thotë ndryshe Adam” të Rrahman Dedajt nga Gentiana Bajrami-Atashi.

Përkthyesit që kontribuan në këtë numër janë: Bajram Karabolli, Muhamed Kërveshi, Arben Idrizi, Erion Karabolli, Edita Kuçi Ukaj, Alfred Beka, Arta Hallaçi, Ilir Breca dhe Qerim Ondozi./ KultPlus.com

‘Vera Andrron Detin’, Kaltrina Krasniqi me mesazh: Nuk ka më heshtje, gratë duhet të rrëfehen

I prezantuar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Venecias 2021 në seksionin Horizont, por mbi të gjitha fitues i Çmimit të Madh të Festivalit të Filmit në Tokio, filmi “Vera Dreams of the Sea” me regji të Kaltrina Krasniqi është një film që ndërthur dramën gjenerative dhe individuale në humorin e tensionuar të thriller, shkruan KultPlus.

I hollë në nëntekste dhe i montuar pa pushim, ky film realizohet mbi të gjitha nën interpretimin e aktores Teuta Ajdini Jegeni, një ndërthurje mes shtytjes rebeluese dhe zakonit të heshtjes.

Regjisorja kosovare e paraqet talentin e saj – të dukshëm mbi të gjitha në vendosmërinë dhe saktësinë e zgjedhjeve stilistike shkruhet në gazetën italiane Info Oggi.

Krasniqi tregon se si nëna e saj, Vera dhe Vera në film janë në thelb dy gra shumë të ndryshme, por ka ngjashmëri mes tyre.

“Ato janë gra të të njëjtit brez, që jetuan në një sistem vlerash dhe traditash që i privuan plotësisht gratë nga çdo mundësi veprimi kur ishte fjala për të ndjekur atë që është e tyre – siç është e drejta për të trashëguar, e cila më shpesh përkthehet si pavarësi ekonomike”, thotë Krasniqi.

Ajo tutje shpjegon historinë se si nëna e saj u divorcua nga babai, kur edhe luftoi në gjykatë për më shumë se katër vjet që të sigurojë një pjesë të pronës së saj, për ta humbur në fund gjyqin.

“Nëna ime shpejt e kuptoi se edhe gjyqësori ishte patriarkal. Megjithëse ligji i garantonte të drejta të barabarta pronësore, ajo nuk arriti të transferonte pasuritë e saj, sepse procesi i saj i vendimmarrjes ishte i bazuar në një traditë që historikisht favorizonte burrat. Vera, nga ana tjetër, në film përpiqet të negociojë pozicionin e saj me traditën, e vetëdijshme se ndërhyrja e shtetit nuk ka peshë kur të drejtat e saj pronësore si grua janë në pyetje”, shpjegon tutje regjisorja.

Fituesja e disa çmimeve ndërkombëtare, pohon se Kosova është një vend i blinduar dhe se patriarkati është universal.

“Kosova është një vend i blinduar. Nocioni ynë për detin është romantik, por edhe deti është një vend i panjohur. Kur Vera sheh një mundësi për një jetë të re buzë detit, pas vetëvrasjes së të shoqit, ajo kthehet në një makth të përsëritur mbytës. Uji është një mjet klasik shprehës i kinemasë dhe në këtë rast është në shërbim të një gjuhe pamore që flet në emër të psikikës së Verës”, thotë ajo.

Më pas, Krasniqi jep edhe detaje të tjera nga filmi, ku tregon se si Vera ka lindur në vitet 1950 dhe është personi i parë që shkoi në universitet, derisa nëna dhe gjyshja e saj mezi dinin të shkruanin dhe lexonin.

“Kjo e mban atë vazhdimisht në disavantazh kur bëhet fjalë për përfaqësimin ose negocimin e të drejtave të saj”, përfundon ajo.

 zhytur në një atmosferë të tensionuar, “Vera Andrron Detin” është një portret intim por edhe universal i një gruaje e cila lufton një realitet të vrazhdë pabarazisë gjinore thellë të rrënjosura në shoqëri edhe në ditët e sotme’.

Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Drejtoreshë e fotografisë: Sevdije Kastrati; Producent: Shkumbin Istrefi.

Vera andrron detin’ është bashkëprodhim në mes të Kosovës (Puntoria Kreative Isstra, Vera Films), Maqedonisë së Veriut (Dream Factory) dhe Shqipërisë (Papadhimitri Productions) i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë – Shqipëri. /KultPlus.com

Angela Merkel në 16 vite pushtet, nuk emëroi asnjë të afërm në një pozicion shtetëror

Në 16 vitet e pushtetit, Angela Merkel nuk emëroi asnjë nga të afërmit e saj në një pozicion shtetëror.

Gjermania i tha lamtumirë udhëheqëses të saj, fizikanes dhe kimistes kuantike, e cili nuk u tundua nga moda apo dritat dhe nuk bleu prona të paluajtshme, makina, jahte dhe avionë privatë.

Ata dolën në ballkonet e tyre dhe duartrokitën për 6 minuta, një ovacion në këmbë në të gjithë vendin.

Ajo largohet dhe të dashurit e saj nuk pretenduan përfitime.

Për gjashtëmbëdhjetë vjet, ajo kurrë nuk ndryshoi stilin e veshjet e saj.

Në një konferencë tjetër për shtyp, gazetarët e pyetën: “A keni një shërbyese shtëpie që pastron shtëpinë tuaj, përgatit ushqim, etj.”

Përgjigja e saj ishte: “Jo, nuk kam shërbëtorë dhe nuk kam nevojë për ta. Burri im dhe unë i bëjmë punët e shtëpisë çdo ditë.”

Merkel jeton në një apartament normal si çdo qytetar tjetër.

Ajo jetonte në këtë apartament para se të zgjidhej Kancelare e Gjermanisë. Ajo nuk e la këtë apartament për të zotëruar një vilë të sajën me pishina e kopshte.

Angela Merkel, kancelarja e ekonomisë më të madhe të Evropës, do të mbetet gjithmonë një shembull i shkëlqyer i lidershipit, e udhëhequr nga vlerat, parimet vetëmohuese, faktet dhe ndjeshmëria./voal /KultPlus.com

Shtëpia e Bardhë vishet për festat e fundvitit, merr pamje të re (FOTO)

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden, ka publikuar fotografi të Shtëpisë së Bardhë, e cila tani ka marrë një pamje krejtësisht tjetër në prag të festave të fundvitit, shkruan KultPlus.

Përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, dekorime të shumta shihen të jenë vendosur në Shtëpinë më të fuqishme në botë.

“Frymëzuar nga aktet e mirësisë dhe përvojave që na ngritën shpirtin këtë vit, dhomat e dekoruara në Shtëpinë e Bardhë pasqyrojnë dhuratat nga zemra që na bashkojnë të gjithëve, besimi, familja, miqësia, artet, mësimi, natyra, mirënjohja, shërbimi, komuniteti, paqja dhe uniteti”, tha Biden për dekorimet e këtij viti.

Tema e festës së Shtëpisë së Bardhë për vitin 2021 është “Dhurata nga zemra”.

Zonja e Parë njoftoi se ka qenë duke punuar për dekorimet e këtij fundviti që nga maji, për të përcjellur mesazhin e duhur nëpër botë. /KultPlus.com

Paint brushes and swatches decorate the Vermeil Room.
First Lady Jill Biden reads her book, “Don’t Forget, God Bless Our Troops” to a second-grade class from Malcolm Elementary School in Waldorf, Md., in the State Dining Room.The official White House Christmas tree stands in the Blue Room.

Porosia e Merkelit në fjalën e lamtumirës

Pas 16 vjetësh në krye të qeverisë gjermane, Angela Merkel, ndahet me një ceremoni të madhe ushtarake.

Në këto 16 vjet të drejtimit të qeverisë Merkel kishte kaluar shumë kriza, prandaj edhe ajo quhej “kancelarja e krizave”. “Ishin 16 vjet plot ngjarje dhe sfida, që kanë kërkuar shumë prej meje, por edhe më kanë plotësuar”, tha Merkel.

Porosia e Merkelit në fjalën e lamtumirës Mbas 16 vjetësh në krye të qeverisë gjermane, Angela Merkel, ndahet me një ceremoni të madhe ushtarake. Në këto 16 vjet të drejtimit të qeverisë Merkel kishte kaluar shumë kriza, prandaj edhe ajo quhej “kancelarja e krizave”. “Ishin 16 vjet plot ngjarje dhe sfida, që kanë kërkuar shumë prej meje, por edhe më kanë plotësuar”, tha Merkel.

Angela Merkel, gjatë ceremonisë së ndarjes nga detyra, të enjten, më 2 dhejtor 2021, në Berlin.

Në fjalën e lamtumirës ajo përmendi tre krizat kryesore: atë të sistemit bankar, në vitin 2008, krizën e migracionit në vitin 2016 dhe atë të pandemisë së virusit corona. Ajo kujtoi parimin e qeverisjes së saj për “barazimin e interesave”, duke dëgjuar gjithmonë edhe palën tjetër. “Ju inkurajoj që ta shihni botën edhe me sytë e tjetrit dhe të merrnin perspektivën e tjetrit, edhe nëse ajo është jokomode”, porositi politikania demokristiane.

Angela Merkel, e ardhur në pushtet në vitin 2005, ishte e vetmja kancelare e Gjermanisë, që nuk humbi zgjedhjet, por u largua vetë. /DW/KultPlus.com

Deutschland | Großer Zapfenstreich für Bundeskanzlerin Angela Merkel

3 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara

Dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara shënohet çdo vit në 3 dhjetor dhe ka për qëllim promovimin e një pjesëmarrjeje të plotë dhe të barabartë të personave me aftësi të kufizuara dhe ndërmarrjen e aktiviteteve për përfshirjen e këtyre personave në të gjitha aspektet e shoqërisë, shkruan KultPlus.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë më shumë se një miliardë njerëz ose rreth- rreth 15% e popullsisë së botës – jetojnë me ndonjë formë të kufizimit të aftësive të tyre.

Kjo shifër pritet të rritet me plakjen e popullatës dhe përhapjen e sëmundjeve joinfektive.

Personat me aftësi të kufizuara nuk i kanë përparësitë që i kanë të gjithë të tjerët, por kjo nuk do të thotë se kështu është për të gjithë.

Një gjë e tillë varet shumë nga konteksti në të cilin ata jetojnë dhe nëse, ndër të tjera, kanë qasje të barabartë në shëndetësi, arsim dhe punësim. /KultPlus.com

Christina Aguilera shpallet ikonë e muzikës

Christina Aguilera do të pranojë së shpejti njërin prej çmimeve më prestigjioze në industrinë e muzikës.

Këngëtarja amerikane ka bërë të ditur se do të shpallet ikonë e muzikës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “People’s Choice Awards” që do të zhvillohet më 7 dhjetor.

“Është nder për mua të fitojë çmimin e parë të ikonës së muzikës, këtë vit në PCA. Jam e entuziazmuar të rikthehem në skenën e People’s Choice Awards dhe të festojmë më 7 dhjetor”, ka shkruar Aguilera në rrjetet sociale.

Këngëtarja 39 vjeçare është e njohur për disa prej hiteve të saj si “Fighter” dhe “Beautiful”, dhe vite më parë është radhitur në mesin e 100 këngëtarëve me zërat më të fuqishëm të të gjitha kohërave.

Ndonëse ka pauzuar në muzikë për disa vjet me radhë, ka sjellë së fundmi një këngë në gjuhën latine, prej nga e ka edhe prejardhjen, me titullin “Somos Nada”. / KultPlus.com

“Vetë po nisem një mendimi që s’na e fle moshën te premteve”

Poezi nga Azem Shkreli

Nga ditari i së premtes

Natën mirë, asgjë s’mundi të ndodhë

gjithë ditën, mezi qe e premte, mezi lindi

pak diell vonë pasdreke sa të jetë

data katërmbëdhjetë, sa të flenë

mbi barin e urtë të Tafr Toskes

xixëllonjat, natën e mirë mundime

sendesh të vogla, flini, unë sonte

vetëm do ta vë një gur fjale nën kokën

e lodhur te ditës, vetëm ujë të verdhë

do të derdh për shëndetin e bimëve

të verdha e do t’vete se asgjë  s’mundi

të ndodhi pos të jetë e premte sa të flene

mbi barin e urtë të Tafr Toskes

xixëllonjat , datë e lënguar, nëse fyshkesh sate

s’do te pershkohesh lakuriq si krimbi

datë e lënguar, po të lë mes numrash

harrimit po të lë dhe vetë po nisem

një mendimi që s’na e fle moshën te premteve. / KultPlus.com