Osmani në takimin me Biggin: Synojmë forcimin e rolit të gruas dhe mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Australisë në Kroaci, përgjegjës për Kosovë, Adrea Biggi.

Marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve, Presidentja Osmani i ka vlerësuar të shkëlqyeshme dhe në këtë kontekst, ka veçuar mbështetjen e Australisë ndaj Kosovës në rrugën për liri dhe pavarësi, shtet-ndërtim dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Zyra e Presidencës ka njoftuar se Osmani në këtë takim ka thënë se shteti i tij ka kontribuuar edhe gjatë luftës në Kosovë, duke strehuar refugjatët kosovarë, për të cilën gjë ka falënderuar Biggi. Gjithashtu, ajo ka kërkuar që mbështetja e Australisë për Kosovën të vazhdojë edhe më tej, në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, por edhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Tutje, sipas presidencës, njoftohet se të dy palët kanë diskutuar edhe për rëndësinë e agjendës së gjelbër, për të cilën gjë Osmani ka theksuar se është ndër objektivat e saj prioritarë, së bashku edhe me forcimin e rolit të gruas në shoqërinë kosovare, si dhe mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta. /KultPlus.com

Qeveria mbulohet me fjongo rozë, Kurti zotohet në ngritjen e kapaciteteve për luftimin e kancerit të gjiri

Objekti i Qeverisë së Kosovës është mbuluar me një fjongo rozë, si shenjë për përmbylljen e aktiviteteve për muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Kryeministri Albin Kurti tha se do të angazhohen edhe më tutje në ndërgjegjësimin për parandalimin e kësaj sëmundje, si dhe në ngritjen e kapaciteteve mjekësore.

“Sot në ndërtesën e Qeverisë kemi vendosur një fjongo shumë të gjatë rozë, meqenëse është bërë simbol i luftës kundër kancerit të gjirit. Muaji tetor u shpall kundër luftës së kanceri të gjirit për parandalimin e saj. Shumë gra e vajza janë goditur nga kjo sëmundje e cila shumë lehtë bëhet fatale, andaj ne kemi punuar në ndërgjegjësimin. Më lejoni të shpreh mirënjohjen time për të gjitha ato gra e vajza që u përballen me këtë sëmundje dhe arritën të mbijetojnë. Me reformat që do t’i ndërmarrim në shëndetësi do të angazhohemi që të ketë parandalim të kësaj sëmundje, dhe t’i ngritëm kapacitetet mjekësor. Ne krerët institucional nuk do të mund t’ia dilnim pa këto iniciativat nga shoqëria civile, nuk do të kishim as përafërti këto rezultate. Beteja jonë do të vazhdojë”.

Duke u bërë thirrje për të bërë kontrolle mamografike, ish-presidentja, Atifete Jahjaga, tha se në Kosovë nuk ka mungesë të pajisjeve, e gjithashtu edhe stafi mjekësor është profesionist.

“Përmes këtij aksioni simbolik ne shpresojmë përkrahjen ndaj të gjithëve që përballen me këtë sëmundje, u bëjmë thirrje të bëjnë kontrolle të rregullta. Disa vite më herët ka qenë më e vështirë, por tani edhe në QKUK janë të gjitha pajisjet e teknologjisë së fundit, dhe po ashtu stafi është i profesionist. Një skanim nënkupton shpëtimin e jetës”.

Themeluesja e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit, Nafije Latifi, tha se edhe pas përmbylljes së aktiviteteve për shënimin e këtij muajit, iniciativat për vetdijësimin e qytetarëve për kancerin e gjirit do të vazhdojnë.

“Atëherë sot përfundon aktiviteti për shënimin e këtij muajit, mirëpo lufta vazhdon. Unë falënderoj institucionet dhe Fondacionin Jahjaga. Qendrës tonë na mbetët që t’i ndërgjegjësojmë gratë sa më shumë, ndërsa institucioneve ju mbetet realizimi i kushteve sa më të mira. Mund të ju them se një punë shumë të madhe e bëjnë mediet, të cilat e përcjellin mesazhin tonë. Kërkojë nga të gjitha gratë që të bëjnë kontrolle”.

Pas kësaj të tre pjesëmarrësit, kanë vazhduar diskutimin e tyre në një kafene afër objektit të Qeverisë. /EO / KultPlus.com

Kosova i ofron Amerikës mundësinë e krijimit të një baze të përhershme ushtarake

Kosova i ka ofruar mundësinë Shteteve të Bashkuara që të krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në Kosovë.

Ky propozim, në emër të Qeverisë së Kosovës, është dhënë nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, i cili në Pentagon zhvilloi takim me nënsekretarin e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Colin Kahl.

Sipas një njoftimi për media, ministri Mehaj ka thënë se krijimi i një baze të tillë do t’i kontribuonte “shumë paqes dhe stabilitetit rajonal në Ballkan”.

Kampi Bondsteel në Ferizaj është kampi më i madh ushtarak që SHBA-ja ka në Kosovë.

Ndërkaq, nënsekretari Kahl, sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ka rikonfirmuar përkrahjen e SHBA-së për Kosovën drejt integrimeve euroatlantike, “duke theksuar se vizioni i presidentit amerikan, Joe Biden për integrimin e Ballkanit Perëndimor, në BE, mbetet në agjendën prioritare”.

Po ashtu, Mehaj dhe Kahl kanë biseduar edhe për punën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, teksa nënsekretari Kahl ka premtuar se përkrahja e shtetit të tij për FSK-në do të jetë e vazhdueshme.

Të dy e kanë vlerësuar lart partneritetin në misionin e parë paqeruajtës të FSK-së në Kuvajt dhe pjesëmarrjen e Kosovës në stërvitjen e forcave të NATO-s “Defender- Europe’21”.

Kosova, në bashkëpunim me forcat amerikane, dërgoi në mars në Kuvajt një kontingjent të FSK-së, që është misioni i parë jashtë vendit i kësaj force./ KultPlus.com

Cineplexx rihap dyert për shikuesit nga 28 shtatori, shfaq disa nga premierat e fundit botërore

Pas një pauze afër një mujore shkaku i masave anti-covid nga qeveria e Kosovës, Cineplexx rihap dyert për fansat e kinemasë nga data 28 shtator.

Pas masave të qeverisë të cilat i mbajtën kinematë e mbyllura nga data 30 gusht, Cineplexx më në fund hap dyert sërish për të gjithë dashamirët e filmave. Rihapja e kinemasë do të bëhet nga data 28 shtator, ditën e martë, dhe në Cineplexx dita e martë shënon të ashtuquajturën “Dita e Kinemasë”, që kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, ka rezervuar për filmdashësit, duke ofruar çmime më të lira të biletave. Me zbritje në të dy kinematë, në Prizren dhe Prishtinë, nesër mund t’i shikoni 8 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 14:00 deri në ora 19:45 në kinemë në Prishtinë dhe në Prizren.

Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni gjatë rihapjes së Cineplexx janë:

Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings

Shang-Chi, mjeshtri i Kung Fu-së së së paarmatosur, detyrohet të përballet me të kaluarën e tij pasi përfshihet në organizatën Dhjetë Unazat. Filmi i rradhës nga seria e filmave të Marvel.

Cry Macho

Një yll rodeo dhe një mbarështues kali merr përsipër për të sjellë djalin e vogël të një burri në shtëpi dhe larg mamasë së tij alkoolike. Në udhëtimin e tyre, kalorësi gjen shpagim duke i mësuar djalit se çfarë do të thotë të jesh njeri i mirë. Me regji, producent dhe aktor ikonën e Hollywood – Clint Eastwood.

Candyman

Një “vazhdim shpirtëror” i filmit horror Candyman (1992) që kthehet në lagjen e tani të butë të Çikagos ku filloi legjenda. Me regji të Nia DaCosta dhe producent Jordan Peele, filmi po konsiderohet si një nga filmat më të mire të zhanrit horror këtë vit.

Cineplexx gjithashtu do të shfaq edhe filma tjerë gjatë rihapjes. Biletat për filmat që do të shfaqen nesër dhe gjatë ditëve tjera mund t’i blini çdo ditë prej orës 14:00 në Cineplexx, ose përmes aplikacionit Cineplexx KS. Ndërsa më shumë informata rreth filmave mund të gjeni në webfaqën e Cineplexx.

https://www.cineplexx-ks.eu/filma/ / KultPlus.com

Nga 13 tetori në Kosovë nuk mund të hyni vetëm me një dozë të vaksinës

Sot kanë hyrë në fuqi masat e reja lehtësuese antiCOVID-19, të vendosura të premten e kaluar nga Qeveria e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar masat e reja, ku janë detajuar lehtësirat dhe ndalesat që janë vendosur sipas vendimit të Qeverisë.

Në mesin e tyre MSH-ja ka bërë të ditur se nga 13 tetori 2021, për të hyrë në Kosovë secili qytetarë duhet të posedojë dëshminë e vaksinimit me dy dozat e vaksinës.

“Përcaktohet se nga data 13 tetor 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedoj certifikatën e vaksinimit të plotë apo ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.2 deri 2.4. Pra nuk do të jetë më e majftueshme marrja e vetëm një doze. E njëjta vlen edhe për punonjësit në institucione dhe ndërmarrje publike”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

Qeveria e Kosovës: Mbi 500 mijë qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza të vaksinës

Deri më sot, me dy doza të vaksinës janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës.

Kështu kanë njoftuar nga Qeveria e Kosovës teksa thonë se vetëm gjatë muajit shtator janë rezervuar mbi 400 mijë termine për vaksinim.

Njoftimi i plotë:

Deri më sot, me dy doza të vaksinës janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës.

Kosova, që procesin vaksinimit e ka filluar e fundit në rajon, falë vaksinimit masiv, sidomos gjatë muajve gusht dhe shtator, tani ka lënë prapa katër shtete të Ballkanit Perëndimor, për nga përqindja e banorëve të vaksinuar. Vetëm gjatë muajit shtator janë rezervuar mbi 400 mijë termine për vaksinim.

Për këtë, meritë kanë ekipet e vaksinimit, ekipet menaxhuese, komiteti i imunizimit dhe qytetarët e Republikës që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjeve tona dhe të ekspertëve shëndetësorë.

Vaksinimi po vazhdon. Çdo ditë të javës, përfshirë fundjavët. Andaj caktoni terminin tuaj, për veten dhe familjarët tuaj.

Bashkë ia dalim! / KultPlus.com

Ky është vendimi i Qeverisë së Kosovës që ndalon hyrjen me targa të Serbisë nga sot

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve

Vendimi është nënshkruar sot,  nga Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, transmeton KultPlus.

Sipas këtij vendimi, obligohet që të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë të pajisen me targa të përkohshme, që sipas këtij vendimi pajisja me këto targa bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.

Targat duhet të vendosen në vende të dukshme dhe për pajisjen me këto targa duhet paguar taksa prej 5 eurove.

Përmbajtja e dokumentit të nënshkruar nga ministri Sveçla:

Obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës.

Obligohen shoferët e mjeteve që targat e përkohshme t’i vendosin në vende të dukshme, para dhe mbrapa mjetit.

Vlefshmëria e targave të përkohshme është 60 ditë.

Taksa për targat e përkohshme nga pika 1 e këtij vendimi është 5 euro.

Palët do të pajisen me vërtetim si zëvendësim i certifikatës së regjistrimit të automjetit.

Obligohet Agjencia e Regjistrimit Civil dhe Policia e Kosovës për zbatimin e këtij vendimi. / KultPlus.com

Mbretëria e Bashkuar falënderon Qeverinë e Kosovës për strehimin e afganëve

Mbretëria e Bashkuar ka falënderuar Kosovën për strehimin e 117 afganëve, të cilët kanë udhëtuar sot në Britani, pas evakuimit të tyre nga Afganistani.

Përmes një postimi, Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se 117 anëtarët e stafit të NATO-s që ishin strehuar përkohësisht në Kosovë, kanë arritur të sigurt në Mbretërinë e Bashkuar.

“117 anëtarë të stafit të NATO-s kanë arritur sot të sigurt në Mbretërinë e Bashkuar nga Kosova. Mbretëria e Bashkuar është mirënjohëse ndaj Qeverisë së Kosovës për ndihmën jetike duke i pritur ata përkohësisht”, thuhet në postimin e tyre.

“Ne do të vazhdojnë të kërkojmë tërheqje të sigurt të afganëve të tjerë që kanë të drejtën të vijnë në Mbretërinë e Bashkuar, e të cilët janë ende në rrezik”, thuhet në postim.

Qeveria e Kosovës, disa javë më parë, ka bërë të ditur se do të strehojë përkohësisht qytetarët afganë, të cilët kanë punuar me forcat amerikane dhe ato të NATO-s apo edhe me organizata të huaja. / KultPlus.com

Ja si duhet të aplikoni për të marrë shtesat për lehona

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se cilat gra kanë të drejtë të aplikojnë për të marrë shtesat për lehona.

Në një postim të publikuar në rrjetin social Facebook thuhet se për mbështetjen e lehonave mund të aplikojnë të gjitha lehonat që:

– Kanë lindur fëmijën pas datës 1 gusht 2021 e tutje;

– Janë të moshës mbi 18 vjeç;

– Janë shtetase të Kosovës.

Lehonat që kanë qenë të papuna në 12 muajt e fundit do të mbështeten me 170 euro në muaj për gjashtë muaj radhazi, ndërsa lehonat që figurojnë të punësuara në ndonjërin prej muajve në 12 muajt e fundit, do të mbështeten me 170 euro në muaj për tre muaj radhazi

Ju lutemi ndiqni videon më poshtë me udhëzimet se si të aplikoni për të marrë shtesa: / KultPlus.com

Qeveria e bën obligative vërtetimin e vaksinimit në qendrat tregtare

Në mesin e vendimeve të reja të ndërmarra për parandalimin e transmetimit të koronavirusit, Qeveria e Kosovës e ka bërë obligative për klientët dhe stafin e qendrave tregtare të posedojnë vërtetim të vaksinimit ose testit negativ. Një vendim i njëjtë është marrë edhe për “Call Center”.

“Nga data 27 shtator 2021, klientët dhe stafi në qendra tregtare dhe qendra të thirrjeve (call center) duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Rrjedhimisht, qytetarët që ia mësyjnë qendrave tregtare dhe qendrave të thirrjeve duhet të kenë me vete njërën nga dokumentet në vijim: certifikatën e vaksinimit të marrjes së një doze të plotë, ose vetëm të parën; testi PCR negativ jo më i vjetër se 72 orë; test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë dhe dëshmi se dikush ka kaluar koronavirusin.

“Në qendrat tregtare dhe qendrat e thirrjeve (call center) është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4”, thuhet tutje në kategorinë e qendrave tregtare dhe operatorëve të tjerë ekonomik.

Përgjatë ditës, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka prezantuar të gjitha masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi nga nesër. Vitia përmes një konference për media tha se këto masa mund të ndryshojnë edhe gjatë kohës sa janë në fuqi, varësisht nga situata në terren.

“Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke përfshirë edhe institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor pezullohet deri me datë 26 shtator 2021. Ky pezullim vlen edhe për aktivitetin mësimor me prezencë fizike në institucionet publike dhe private të arsimit universitar.Për familjet me fëmijë të regjistruar në institucione parashkollore dhe me dy prindër të punësuar (ose qe ka vetëm një prind dhe ai prind është i punësuar), njëri prind lirohet nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë gjatë periudhës 13 – 26 shtator 2021 “, ka njoftuar ai.

Tutje drejtuesi i dikasterit të Shëndetësisë bëri me dije se nuk do të hiqet ora policore dhe se kufizimi i qytetarëve do të vazhdojë nga ora 22 deri në ora 5.

“Studentët për regjistrim në konvikt duhet të paraqesin testin ose kartelën e vaksinës. Institucionet publike dhe private deri më 26 shtator obligohen që në punë të paraqitet vetëm stafi esencial. Kufizimi i qytetarëve vazhdon nga ora 22 deri në ora 5. Biblotekat lejohet të punojnë duke shfrytëzuar 30 përqind të hapsirës”, shtoi Vitia. / KultPlus.com

Mbahet takimi i parë i Komisionit Shtetëror për Rini

Sot u mbajt takimi i parë i Komisionit Shtetëror për Rini, i cili për herë të parë në Kosovë është themeluar nga Qeveria e Kosovës si një mekanizëm koordinues ndërinstitucional dhe përgjegjës për zhvillimin e dokumenteve strategjike të Qeverisë për fushën e rinisë.

Komisioni kryesohet nga zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.

Në takimin e parë mori pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili themelimin e Komisionit Shtetëror për Rini e konsideroi si një hap të rëndësishëm për avancimin e rinisë në Republikën e Kosovës.

Kryeministri Kurti ndër të tjera u shpreh se: “duhet një qasje gjithëpërfshirëse drejt rinisë që i ndihmojnë të zhvillojnë njohuritë dhe shkathtësitë, të gjejnë vendin dhe misionin e tyre në shoqëri, të jenë aktiv dhe të shëndetshëm por edhe kontribuues në shoqëri civile e treg të punës.”

Më tutje Kurti ju tha anëtarëve të komisionit: “Unë pres që përveç fushave të bashkëpunimit, të bëhet edhe një ndarje e qartë e roleve dhe përgjegjësive. Në ministritë tuaja ju keni për detyrë t’i jepni vëmendje të veçantë vendimeve që ndikojnë tek të rinjtë si dhe t’i shtyni përpara politikat që përcaktohen si prioritete.”

Ndërsa në cilësinë e kryesueses së Komisionit Shtetëror për Rini, zëvendësministrja Osmani shprehu përkushtimin e Qeverisë për të bërë maksimumin që fokusi primar të jetë në rininë.

Ajo tha: “Në shëndetësi, ekonomi apo arsim, nevojitet nga një vendimmarrës politik që sigurohet që qeveria jonë në mënyrë të drejtpërdrejtë po përmirëson jetët e të rinjve tanë. Këtë, ne e kemi arritur duke emëruar zëvendësministrat për rini të cilët do përqendrohen në politikat sektoriale me fokus te rinia.”

Anëtarë të komisioni janë zëvendësministrat e tetë ministrive qendrore për rininë, të cilat janë emëruar përgjegjës për rini në ministritë dhe sektorët që mbulojnë. Në takimin e sotëm pati edhe përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare që punojnë në sektorin rinor. / KultPlus.com

Jasharaj: Çdo shtyrje e vitit të ri shkollor do të sjellë probleme

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se ende nuk ka marrë ndonjë vendim nëse viti i ri shkollor do të nis më 13 shtator, ditë e hënë.

Jasharaj në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se Qeveria duhet të merr vendimet me kohë, duke shtuar se mësimdhënësit dhe prindërit duhet të jenë të përgatitur nëse procesi mësimor do të fillojë të hënën.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se në takimet e fundit që kanë pasur me MASHTI-n dhe drejtoritë e drejtorive arsimor, janë dakorduar që fillimi i vitit të ri shkollor të nis më 13 shtator.

“Nëse bazohemi në takimet e fundit që kemi pasur me MASHT, ku ishte edhe ministrja Arbërie Nagavci, dhe gjithë drejtorët e drejtorive arsimore, përfaqësuesit e prindërve dhe unë si përfaqësues i SBASHK-ut, bashkë me stafin tjetër tonin, atje të gjithë janë deklaruar se janë të përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor, duke e përmendur datën që është zyrtare 13 shtator, mirëpo nuk ishte takim ku do të merrej një vendim i prerë. Ajo që e kemi parë në media nga deklaratat e ministres Nagvaci lë të kuptohet se do të ketë shtyrje të reja, ngase thuhet se masat do të vazhdojnë”, theksoi ai.

Jasharaj tha se do të jetë problem nëse shtyhet viti i ri shkollor.

“Ky do të jetë problem shtesë nëse shtyhet mësimi, ngase pyetja e parë bie se si do të zëvendësohen gjithë këto ditë, ngase sot Qeveria do të dalë me një vendim të prerë, unë po e them atë që e kam obligim, punëtorët e arsimit jo vetëm tani por edhe para 1 shtatori kanë shprehur gatishmërinë të ia nisin mësimin”, pohoi ai.

Sa i përket vaksinimit të mësimdhënësve, Jasharaj bëri të ditur se mbi 90 % e punëtorëve arsimor tashmë janë vaksinuar.

“Apeli ynë për vaksinim ka dhënë rezultate, nga një numër shumë i vogël prej 7 mijë e 200 para 1 muaj e sa, tashmë kemi mbi 90 % të vaksinuar. Më 13 shator nëse fillon procesi mësimor sa i përket vaksinimit të mësimdhënësve nuk do të ketë probleme. Dua të kritikoj Qeverinë, sepse duhet të dalin në kohë dhe të tregojnë vendimet e prera, në mënyrë që edhe mësimdhënësit edhe fëmijët të jenë të përgatitur”, deklaroi ai.

Duke folur për situatën e krijuar, Jasharaj tha se nëse kalohet në mësimin online, mësimdhënësit duhet të kenë kohë të përgatiten.

“Nëse kalojnë në mësimin online, atëherë mësimdhënësit duhet të kenë afat dy tri ditë të përgatiten, sepse shumica nuk kanë laptopë, po ashtu edhe prindërit duhet të përgatiten. Ky vit shkollor është më i vështiri nga të gjithë, pasi vitin e kaluar i ka prekur të moshuarit, kurse tani është i pamëshirshëm edhe për fëmijët edhe moshat e reja. Ky është një problem shtesë, dhe unë uroj që ata që janë deklaruar se janë të gatshëm të filloj procesi mësimor, të kenë përgatitjen e duhur”, theksoi ai.

Gjatë bisedës, Jasharaj tha se janë të gatshëm edhe nëse kalohet në mësimin online, por që gjithçka varet nga IKSHPK dhe Qeveria.

“Sot duhet të merret vendimi, dhe jo në momentin e fundit. Sa na përket neve, ne jemi për fillimin e vitit të ri shkollor, jemi të gatshëm jemi të vaksinuar, por e tëra i mbetet Qeverisë”, tha mes tjerash ai.

Jasharaj tha se në këtë kohë të pandemisë, Qeveria duhet të bëjë zgjidhjen më të mirë.

“Këto dy vite ishin të vështira për ne, çdo shtyrje do të na krijojë probleme pastaj, sepse duhet zëvendësuar ditët e humbura, por qeveria duhet të bëjë zgjidhje, dhe nuk duhet të zgjas viti deri në korrik. Ndoshta do të ishte më mirë që pushimi pranveror të mos mbahet. Covidi po cakton rregulla që nuk na pëlqejnë, edhe prindërit edhe ne duhet t’i ruajmë fëmijët. Viti i ri shkollor është për fëmijë, Qeveria duhet të zgjedh mënyrën më të mirë që dija te shkojë të ta pa u dëmtuar shëndeti i tyre”, potencoi ai.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në takim që ka pasur me kryetarët e komunave ka propozuar që fillimi i vitit të ri shkollor të shtyhet deri më 26 shtator. / KultPlus.com

Këto janë të gjitha masat që hyjnë në fuqi nga nesër

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 32-të me radhë gjatë të cilës ka miratuar dy vendime. 

Në vendimin e parë ajo miratoi masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e  pandemisë COVID-19.

Qeveria ka ndërmarrë masa kufizuese, me qëllim të kontrollit dhe parandalimit të shpërndarjes së COVID-19, në aktivitetet dhe bizneset të cilat bashkojnë një numër të madh njerëzish në të njëjtin vend, dhe në të cilat ruajta e distancës fizike është e vështirë dhe kështu paraqesin një rrezik në rritje të transmetimit të virusit.

Këto janë të gjitha masat të dërguara nga zyra për media e ZKM-së:

Nga data 30 gusht deri me datë 13 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedoj një nga dëshmitë e mëposhtme:

2.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19; 2.2 Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

2.3 Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

2.4 Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

 3. Shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovës, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë një nga dëshmitë sipas pikës  2.1 deri 2.4, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.

Këta persona duhet të plotësojnë deklaratën nën betim për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.

4. Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 , lirohen:

4.1 Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh;

4.2 Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID19;

4.3 Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

4.4 Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;

4.5 Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

4.6 Personat nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare.

C. [Mbrojtja dhe siguria në punë] 5.

Nga data 30 gusht deri me datë 12 shtator 2021, në institucionet publike dhe private, obligohet që të paraqitet në punë vetëm stafi esencial, ndërsa stafi jo esencial udhëzohet të punojë nga shtëpia. Për qëllime të këtij vendimi, staf esencial konsiderohen punëtorët prania fizike e të cilëve në vendin e punës është e domosdoshme për kryerjen e detyrave të punës.

6. Punëdhënësit publik dhe privat obligohen që në bashkëpunim me punëtorët të përcaktojnë stafin esencial.

7. Punëdhënësit publik dhe privat udhëzohen të krijojnë kushtet për kryerjen e detyrave të punës nga shtëpia për punëtorët që nuk janë staf esencial për nevojat e punëdhënësit, kur kjo të jetë e mundur.

8. Nga data 13 shtator 2021, të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo të një komune, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës.

9. Nëpunësi më i lartë administrativ i çdo institucioni publik është i obliguar të caktojë një person përgjegjës, i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

10. Gratë shtatzëna, lirohen nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë.

Ç. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]

11. Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektues për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objektit si dhe në ambientet e brendshme.

12. Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19, përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, respektimin e distancës.

13. Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.

14. Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç:

14.1 Gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes;

14.2 Gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;

14.3 Gjatë ngrënies apo pijes.

15. Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë. 16. Obligohen të gjitha institucionet publike dhe private që të përcaktojnë një punonjës të monitorojë zbatimin e masës të përcaktuar në pikën 15.

 D. [Kufizimi i qarkullimit]

17. Nga data 30 gusht deri me datë 13 shtator 2021, kufizohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00, përveç:

17.1 Rasteve të natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjekësore, blerje të barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangur dëmtimin ose për t’i shpëtuar një rreziku lëndimi);

17.2 Qarkullimit për personelin shëndetësor, të sigurisë dhe operatorët që kryejnë punë apo shërbime publike;

17.3 Personelin e ndërrimit të natës të operatorëve ekonomikë që sigurojnë funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), por me kusht që të pajisen me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës.

17.4 Personave ndaj të cilët aplikohet leja e veçantë e përkohëshme sipas pikës 19, për shkak të ngjarjes së rëndësisë së veçantë.

18. Obligohen punëdhënësit të sigurojnë që punëtorët e tyre që i nënshtrohen kufizimit nga pika 17 të kenë kohë të mjaftueshme për të udhëtuar në banesat e tyre.

19. Ministri i Shëndetësisë mundet që për për ngjarje të rëndësisë së veçantë, të lëshojë lejë të veçantë, sipas së cilës lejohet vetëm për nevoja të kësaj ngjarje, që kufizimi i qarkullimit të zgjatet përkohësisht për një kategori të caktuar të personave.

Dh. [Institucionet e arsimit]

20. Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar pezullohet deri me datë 13 shtator 2021.

21.Përjashtimisht nga pika 20, institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor vazhdojnë aktivitetin sipas udhëzuesit përkatës. 22.

Nga data 13 shtator 2021, stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

23. Nëpunësi më i lartë i çdo institucioni arsimor sipas pikës 21, është i obliguar të caktojë një person përgjegjës i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

24. Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve.

E. [Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]

25. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse..

F. [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]

26. Lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura deri në tridhjetë (30) persona (punëtori, mbledhje, seminare, trajnime, ngjarje kulturore). Organizatori obligohet të siguroj distancën fizike prej 1.5 metër në mes të personave. 26.1 Mbledhjet e Kuvendit dhe të Qeverisë lejohen pavarësisht numrit të personave, duke u respektuar mbajtja e maskave dhe distanca sociale.

27. Lejohen grumbullimet dhe ngjarjet kulturore në ambiente të jashtme deri në pesëdhjetë (50) persona (publiku). Organizatori obligohet të sigurojë mbajtjen e distancës fizike prej 1.5 metër në mes të personave.

28. Pavarësisht pikës 26 dhe 27, për koncerte dhe festivale vlen pika 31.

29. Mbajtja e pritjes për ngushëllim/kryeshëndoshë ndalohet.

30. Lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë distancë fizike prej 1.5 metër nga njëri-tjetri.

G. [Ndalimi i veprimtarive dhe organizimeve të caktuara]

31. Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, eskurzioneve, peligrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Gj. [Gastronomia]

32. Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës.

33. Ndalohet shërbimet në gastronomi në hapësirat e mbyllura. Qëndrimi i klientëve (shërbimi i ushqimit dhe pijeve) lejohet vetëm në hapësirat e hapura të lokaleve të gastronomisë. Lejohet shfrytëzimi i jo më shumë se 70 % e kapacitetit të hapësirës së hapur. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

34. Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.

35. Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokalave të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:

35.1 Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit:

35.2 Ndërsa paguan porosinë;

35.3 Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;

35.4 Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.

36. Në rastet nga pika 35.1 deri 35.4 është e obliguar bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën. 37. Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:30.

38. Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00.

39. Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.

40. Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metërshe.

41. Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.

42. Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK).

H. [Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë]

43. Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.

44. Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – 1 person për 8 m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët.

45. Në kuadër të qendrave tregtare dhe operatorëve të tjerë ekonomikë, ndalohet puna/përdorimi i këndeve të lojrave për fëmijë. Ndërsa për shërbimet e gastronomisë në kuadër të qendrave tregtare vlen pika 33.

I. [Puna me palë]

46. Personi përgjegjës i institucionit publik apo privat dhe i operatoreve ekonomikë, obligohet që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit, përveç nëse mbahet distancë fizike prej të paktën 1.5 metra nga grupet e tjera të personave.

J. [Transporti publik]

47. Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik pa maskë.

48. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve.

49. Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy (2) udhëtarë.

K. [Teatrot, bibliotekat, etj.]

50. Bibliotekat, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave, pezullojnë aktivitetin e tyre deri me datë 13 shtator 2021.

51. Teatrot, orkestrat, ansamblet, baleti lejohet të organizojnë shfaqje online (pa prezencë të publikut) si dhe të mbajnë ushtrimet.

L. [Sporti dhe rekreacioni]

52. Lejohen organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

53. Numri i pjesëmarrësve në garë (sportistë, klube, zyrtarë, dhe pjesëmarrës tjerë të nevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohet nga federatat sportive duke respektuar masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse.

54. Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura nuk lejohet prania e shikuesve.

55. Në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 10 % të kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapësira të tjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1.5 metra dhe masat tjera mbrojtëse.

56. Shikuesit në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

57. Organizatorët e garës janë të obliguar caktojnë persona përgjegjës për kontrollimin e posedimit të ndonjërës nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, si dhe të ndërmarrin masat specifike, në përputhshmëri me protokollet ndërkombëtare, për menaxhimin e masës (tifozëve) para, gjatë dhe pas hyrjes në hapësirën sportive.

58. Lejohet shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale rekreative. Klientët duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara në pikën 2.1 deri 2.4 të këtij Vendimi.

59. Çdo fitnes, palestër dhe i ngjashëm është i obliguar të caktojë të paktën një punonjës i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

60. Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme, bëhet në proporcion 1 klient në 10 m2.

61. Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve të tjera për pastrimit) në secilën pajisje të fitnesit me qëllimit të vetëdijësimit dhe dezinfektimit të tyre nga secili klient pas përdorimit. Ll. [Udhëzuesit dhe sqarimet]

62. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që të nxjerrë udhëzuesit e përkohshëm, të përgjithshëm dhe të veçantë për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, si në vijim:

62.1. Udhëzues i Përkohshëm për aplikimin e masave të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e COVID-19;

62.2. Udhëzues i Përkohshëm për sektorin e shërbimeve personale dhe bizneseve, industrisë, administratës publike dhe OJQ-ve;

62.3. Udhëzues i Përkohshëm për institucionet arsimore të të gjitha niveleve;

62.4. Udhëzues i Përkohshëm për gastronomi, hoteleri, sektorin e shitjes dhe qendra tregtare;

62.5. Udhëzues i Përkohshëm për tubimet fetare, varrime, punëtori dhe aktivitete kulturore,

62.6. Udhëzues i Përkohshëm për fitnese, palestra dhe aktivitete tjera rekreative dhe sportive;

62.7. Udhëzues i Përkohshëm për transportin publik;

62.8. Udhëzues i Përkohshëm për institucionet e kujdesit shëndetësor;

62.9. Udhëzues i Përkohshëm për aviacionin civil;

62.10. Udhëzues i Përkohshëm për institucionet korrektuese, qendra të azilit dhe të mbajtjes për të huaj;

63. Udhëzuesit nga pika 62 janë të detyrueshëm për të gjithë personat dhe sektorët ndaj të cilëve zbatohen.

64. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që në rast nevoje të nxjerr sqarime për pikat e këtij vendimi. M. [Zbatimi]

65. Obligohet Ministri i Shëndetësisë, AUV dhe Policia e Kosovës, që në bashkëpunim me shtabet emergjente komunave, të mbikëqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raport javor (çdo të premte deri në orën l6:00).

66. Obligohet Ministria e Shëndetësisë, ShSKUK dhe IKShPK të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raportin javor (çdo të premte deri në orën 16:00) për zbatimin e masave, gjendjen në institucionet shëndetësore, gjendjen epidemiologjike si dhe parashikimet për dy javët në vijim.

67. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që, bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, në territorin e Republikës së Kosovës të nxjerrë vendime operacionale varësisht prej situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK-së.

68. Obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e masave, vendimeve të tjera dhe udhëzuesve përkatës në zbatim të Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

69. Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore sipas Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të tjera në fuqi.

70. I vetmi autoritet që mund të interpretojë këtë vendim është Ministria e Shëndetësisë, ndërkaq çdo institucion tjetër mund të ofrojë sqarime për kategoritë respektive për të cilat aplikohet ky vendim, vetëm pas miratimit të atij sqarimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. N. [Shfuqizimi i vendimit Nr. 01/27]

71. Shfuqizohet Vendimi i Qeverisë Nr. 01/27 i datës 18.08.2021. Nj. [Hyrja në fuqi]

72. Vendimi hyn në fuqi me datë 29.08.2021 dhe publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. / KultPlus.com

Qeveria miraton masat e reja, kthehet ora policore e shkurtohet orari i gastronomisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja anti-Covid që do jenë në fuqi deri më 13 shtator.

Pas rritjes së rasteve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë në koordinimin me akterë të tjerë institucional kanë shqyrtuar masat aktuale dhe kanë vendosur që nga nesër të ketë masa shtesë në kuadër të luftimit të pandemisë Covid-19.Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se kanë propozuar që të shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor për 13 shtator.“Në koordinim me IKSHPK-në dhe ekspertët e fushës kemi ardhur në përfundim se me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik janë të domosdoshme masa shtesë. Në koordinim me MASHT-in jemi dakorduar që procesi mësimor të shtyhet me 13 shtator, marrë  parasysh se me variantin Delta tani është shtuar numri i rasteve simptomatike tek fëmijët e moshës deri 0-9 vjeç, e sidomos tek ata 10-19 vjeç, po shihen si shpërndarës të virusit”, ka thënë Vitia.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se kanë propozuar që të shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor për 13 shtator.

“Në koordinim me IKSHPK-në dhe ekspertët e fushës kemi ardhur në përfundim se me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik janë të domosdoshme masa shtesë. Në koordinim me MASHT-in jemi dakorduar që procesi mësimor të shtyhet me 13 shtator, marrë  parasysh se me variantin Delta tani është shtuar numri i rasteve simptomatike tek fëmijët e moshës deri 0-9 vjeç, e sidomos tek ata 10-19 vjeç, po shihen si shpërndarës të virusit”, ka thënë Vitia.Reklamë

Poashtu, Vitia njoftoi se është marrë vendim që gastronomia të punojë vetëm deri në ora 21:30 dhe vetëm në ambientet të jashtme.

“Gastronomia do të punojë vetëm në ambientet e hapura dhe atë deri në orën 21:30 dhe masën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve deri në orën 22:00“Të gjitha institucionet publike dhe private janë të obliguara të punojnë vetëm  me staf esencial deri më datën 13 shtator, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publikë, pas kësaj date, punonjësit e institucioneve publike, të ndërmarrjeve publike, duhet të posedojnë një nga dëshmitë, si certifikata e vaksinimit apo testet përkatëse në mënyrë që të u lejohet hyrja në ambientet e punës”, ka thënë më tutje Vitia.

Ndër masat e marr sot në mbledhjen e qeverisë është edhe kufizimi i orarit të lëvizjes nga ora 22:00 deri ora 5:00.

Vitia ka njoftuar se do të rekrutohen 1116 personel shëndetësorë dhe inspektues , teksa komunat në shkallë 90% sipas kërkesave të tyre në ditët në vijim do të furnizohen me barna esenciale.

Poashtu Vitia ka dhënë detaje edhe për rregullat e reja për të gjithë ata që duan të hyjnë në territorin e Kosovës.

“Të gjithë qytetarët pavarësisht shtetësisë janë të obliguar që në pikëkalimet kufitare të paraqesin dokumente përkatëse, siç janë dëshminë e vaksinimit, testit PCR të bërë në 72 orët e fundit , ose testin serologjik jo më të vjetër se 30 ditë. Në të kundërtën duhet të plotësojnë formular nën betim dhe të vetizolohen për shtatë ditë”, ka thënë Vitia.

Në ndërkohë, kryeministri Albin Kurti ka thënë se kanë qenë të detyruar që të marrin këto masa. Ai tha se këto masa kanë pë qëllim uljen sa më të shpejtë të rasteve pozitive me Covid-19.

“Jemi të detyruar që paralelisht me vaksinimin masiv të marrim edhe masa kufizuese, që sikurse në fillim të qeverisjes sonë kanë për qëllim ndërprerjen sa më të shpejtë të rritjes dhe pastaj të uljes së tij. Për ta ndaluar përhapjen e virusit tek moshat e reja jemi të detyruar që ta shtyjmë vitin e ri shkollor. Ruajtja e shëndetit kërkon që ta sakrifikojmë përkohësisht lëvizjen tonë deri në përmirësimin e gjendjes”,, ka thënë Kurti.

Më tutje, kryeministri u shprehu ngushëllime të gjithë atyre që i kanë humbur familjarët e tyre si pasojë e këtij virusi.

“Që ta zvogëlojmë qarkullimin e virusit me variantin Delta duhet ta zvogëlojmë edhe qarkullim e njerëzve. Deri më 6 shtatori presim që të na arrijnë edhe 650 mijë vaksina. I kemi rritur kapacitet dhe po shohim që edhe interesimi i qytetarëve për vaksinim po shtohet. Ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që virusi vrastar ua mori më të dashurit. Bashkëndjej me çdo qytetarë që sot po kalon pasojat e infektimit. Ju bëjë thirrje të gjithëve dhe secilit për kujdes të shtuar, e sidomos të rinjve dhe të rejave që posa u shfaqen simptomat të kërkojnë ndihmën e mjekëse”, ka thënë Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë. / KultPlus.com

Qeveria e Kosovës zgjeron listën e afganëve që do të strehojë përkohësisht

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e pikës 2 të vendimit të Qeverisë Nr.01/26 , për mbrojtjen e personave të rrezikuar nga konflikti në Afganistan.

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 28-të me radhë, në të cilën miratoi vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për çështjen e afganëve.

“Qeveria ka mbajtur mbledhjen e saj të 28-të, kësaj radhe në formë elektronike, në të cilën është miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e pikës 2 të Vendimit të Qeverisë Nr. 01/26 të datës 16.08.2021 për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Sipas këtij vendimi, mbrojtje e përkohshme dhe e menjëhershme do t’iu ofrohet personave të kualifikuar nën grupin P2 (me prioritet të dytë dhe familjeve të tyre).

“Sipas vendimit të miratuar sot, përpos personave që janë në proces të aplikimit për Special Immigrant Visa (Vizave të Veçanta Imigruese) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershëm do t’i ofrohet edhe personave të kualifikuar nën grupin P2 (klasifikim i veçantë i përcaktuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan si Prioriteti 2), përfshirë familjarët e këtyre dy grupeve”, njofton zyra e kryeministrit. / KultPlus.com

Këto janë të gjitha masat që mori sot Qeveria e Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 27-të me radhë gjatë të cilës ka miratuar tri vendime. 

Në këtë mbledhje u miratua vendimi për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

Në njoftim thuhet se bazuar në të dhënat aktuale mbi situatën epidemiologjike dhe rekomandimet e IKShPK – së, Qeveria ka balancuar interesin e ruajtjes së shëndetit publik dhe interesit ekonomik, duke marrë masa të cilat në njërën anë mundësojnë një aktivitet të shtuar ekonomik, ndërsa në anën tjetër kontrollojnë dhe parandalojnë shpërndarjen e COVID-19.

“Masat e ndërmarra përmes këtij vendimi nuk përcaktojnë, në asnjë rast obligimin e vaksinimit të detyrueshëm, duke qenë se kufizimet e vendosura ndaj publikut mund të përmbushen me paraqitjen e dëshmisë së statusit të vaksinimit, të rezultatit të një testimi që arrin në përfundimin se personi nuk është i infektuar me COVID-19, ose se personi është shëruar nga COVID-19 dhe ka antitrupa të mjaftueshëm”, thuhet në komunikatë.

Më tej, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është shqyrtuar dhe miratuar vendimi për zgjatjen e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi edhe për katër (4) vjet.

Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marrë sot edhe kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për angazhimin e përkohshëm të 1,116 (njëmijë e njëqind e gjashtëmbëdhjetë) profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës për menaxhimin e pandemisë dhe përkrahjen e procesit të vaksinimit kundër COVID-19, për tre muaj, me mundësi të vazhdimit edhe për tre muaj tjerë shtesë (MFPT),në shumë totale prej 3,192,854 € (tre milionë e njëqind e nëntëdhjetë e dy mijë e tetëqind e pesëdhjetë e katër euro).

Masat anti-COVID të miratuara sot nga Qeveria e Kosovës:

Për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19

A. [Zbatimi territorial]

1. Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

B. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve të huaj nga Republika e Kosovës]

2. Të gjithë qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit kombëtar të shëndetësisë publike të Kosovës (IKShPK), duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit.

3. Nga pika 2. përjashtohen:

3.1. Qytetarët të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh;
3.2. Qytetarët të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;
3.3. Qytetarët të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;
3.4. Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë, si dhe familjarët e tyre;
3.5. Personat që kanë çertifikatë të vaksinimit të plotë kundër COVID-19;
3.6. Personi me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik –IgG, të lëshuar më së shumti tridhjetë (30) ditë para arritjes.
3.7. Fëmijët nën moshën njëmbëdhjetë (11) vjeç.

C. [Mbrojtja dhe siguria në punë]

4. Gratë shtatzëna, lirohen nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë. Punëdhënësit publikë apo privat udhëzohen të ju krijojnë mundësinë që të punojnë nga shtëpia, për aq sa është e aplikueshme.

Ç. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]

5. Obligohen institucionet publike dhe private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektues për duar dhe maska në vende të qasshme, në hyrje të objektit si dhe në ambientet e brendshme.

6. Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, që në hyrje të çdo objekti, të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19, përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, si dhe respektimin e distancës.

7. Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera, që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.

8. Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë.

9. Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç:
9.1. Gjatë ecjes në ambient të jashtëm, vetëm;
9.2. Gjatë ngasjes së automjetit, vetëm, apo në grup me jo më shumë se katër (4) persona;
9.3. Gjatë vrapimit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;
9.4. Gjatë ngrënies apo pijes.

10. Obligohen të gjitha institucionet publike dhe private që të përcaktojnë një punonjës të monitorojë zbatimin e masës të përcaktuar në pikën 8.

D. [Institucionet e arsimit]

11. Institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.

12. Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i ekskursioneve dhe shëtitjeve grupore.

Dh. [Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]

13. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale, që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse..

E. [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]

14. Lejohen grumbullimet në hapësira të mbyllura (mbledhje, seminare, trajnime), me kusht që të shfrytëzohet 30% e kapacitetit të hapësirës. Organizatori obligohet të mbaj distancën fizike prej së paku 1 metër në mes të personave, sipas dëshmive të përcaktuar në pikën 17 të këtij Vendimi.

15. Lejohen grumbullimet në ambiente të jashtme, tubimet shoqërore (festivale, koncerte, etj.) me kusht që të shfrytëzohet 50% e kapacitetit të hapësirës, sipas dëshmive të përcaktuar në pikën 17 të këtij Vendimi.

F. [Klubet e natës dhe ahengjet]

16. Nga data 20 gusht 2021 deri me datë 1 shtator 2021, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

G. [Hyrja, shfrytëzimi dhe organizimi i aktiviteteve të caktuara]

17. Nga data 20 gusht 2021 deri me datë 1 shtator 2021, hyrja në ambientet ku mbahen grumbullime, tubime (festivale, koncerte) aktivitete sportive dhe kulturore të cilat kanë kapacitet mbi 100 persona, si dhe organizimi i këtyre aktiviteteve, lejohet vetëm nëse klientët/pjesëmarrësit posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme:

17.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;
17.2 Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
17.3 Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të
antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
17.4 Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

18. Nga data 20 gusht 2021 deri me datë 01 shtator 2021, një nga dëshmitë e cekura në pikën 17 duhet të posedohet nga të gjithë punëtorët në kuadër të bizneseve/ aktiviteteve të cekura në pikën 17, të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me klientët.

19. Personat përgjegjës të bizneseve/ aktiviteteve të cekura në pikën 17, janë të detyruar të caktojnë një person i cili do të kontrollojë posedimin e të paktën një prej dëshmive sipas pikës 17.

20. Personat nën moshën 16 vjeçare nuk janë të detyruar të posedojnë asnjë nga dëshmitë e cekura sipas pikës 17.

Gj. [Gastronomia]

21. Shërbimet e gastronomisë përfshirë restoranet dhe hapësirat e ngjashme në hoteleri lejohen të punojnë deri në orën 22:30 dhe të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës. Në hapësirat e mbyllura lejohet veprimtar deri në 50% e kapacitetit
të hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në 70% e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

22. Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.

23. Pjesa e prapme e një karrige, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metër.

24. Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë me të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është që të shfrytëzohet hapësira duke respektuar kufizimin prej pesë (5) persona në 10 m2.

25. Në hapësirat e mbyllura lejohet shërbimi i ushqimit dhe pijeve vetëm për mysafiret që janë të ulur ose duke qëndruar në këmbë në një tavolinë ose në banak.

26. Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë, banak apo në tavolina në këmbë.

27. Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60-70% alkool.

28. Duhet të vendosen udhëzuesit në hapësirat e jashtme të lokaleve lidhur me informimin e klientëve për protokollin e masave kundër COVID-19.

H. [Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë]

29. Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare në përputhje me pikën 8 të këtij Vendimi dhe sipas udhëzuesit përkatës.

30. Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – 1 person për 8 m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal
të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët.

I. [Puna me palë]

31. Personi përgjegjës i institucionit publik apo privat dhe i operatoreve ekonomikë, obligohet që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit, përveç nëse mbahet distancë fizike prej të paktën 1.5 metra nga grupet e tjera të personave.

J. [Transporti publik]

32. Ndalohet hyrja në mjetet të transportit publik pa maskë.

33. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë, duke shfrytëzuar kapacitetin e plotë të ulëseve, me kusht që personeli dhe udhëtarët të mbajnë maskën gjatë tërë kohës. Operatorët e transportit nuk mund të ketë më tepër udhëtarë në autobus sesa që posedojnë ulëse.

34. Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy (2) udhëtarë.

K. [Teatrot, bibliotekat, etj.]

35. Teatrot, bibliotekat, orkestrat, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave, lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet (si gjatë shfaqjeve ashtu edhe gjatë ushtrimeve), në
përputhje me pikën 8 dhe sipas dëshmive të përcaktuar në pikën 17 të këtij Vendimi.

L. [Sporti dhe rekreacioni]

36. Lejohet organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

37. Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura lejohet prania e shikuesve deri në 15% të kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (salla sportive, pishina, hapësira të tjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1.5 metra dhe masat tjera mbrojtëse, në përputhje me pikën 8 dhe sipas dëshmive të përcaktuar në pikën 17 të këtij Vendimi.

38. Në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 30% të kapacitetit të objektit, apo hapësirës sportive (stadium, pishina, hapësira të tjera të jashtme), duke respektuar masën e distancës prej 1.5 metra dhe masat tjera mbrojtëse, në përputhje me pikën 8 dhe sipas dëshmive të përcaktuar në pikën 17 të këtij Vendimi dhe udhëzuesit
respektiv.

39. Organizatorët e garës janë të obliguar të ndërmarrin masat specifike, në përputhshmëri me protokollet ndërkombëtare, për menaxhimin e masës (tifozëve) para, gjatë dhe pas hyrjes në
hapësirën sportive.

40. Lejohet shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale rekreative, sipas dëshmive të përcaktuar në pikën 17 të këtij Vendimi dhe udhëzuesit respektiv.

41. Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme bëhet në proporcion 1 klient në 8m2, sipas dëshmive të përcaktuar në pikën 17 të këtij Vendimi dhe udhëzuesit respektiv.

42. Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve të tjera për pastrim), në secilën pajisje të fitnesit me qëllimit të vetëdijësimit dhe dezinfektimit të tyre nga secili klient pas përdorimit.

Ll. [Udhëzuesit dhe sqarimet]

43. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që të nxjerrë udhëzuesit e përkohshëm, të përgjithshëm dhe të veçantë për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, si në vijim:

43.1. Udhëzues i Përkohshëm për aplikimin e masave të përgjithshme për
parandalimin dhe luftimin e COVID-19;

43.2 Udhëzues i Përkohshëm për sektorin e shërbimeve personale dhe bizneseve, industrisë, administratës publike dhe OJQ-ve;

43.3 Udhëzues i Përkohshëm për institucionet arsimore të të gjitha niveleve;

43.4 Udhëzues i Përkohshëm për gastronomi, hoteleri, sektorin e shitjes dhe qendra tregtare;

43.5 Udhëzues i Përkohshëm për tubimet fetare, varrime, punëtori dhe aktivitete kulturore,

43.6 Udhëzues i Përkohshëm për fitnese, palestra dhe aktivitete tjera rekreative dhe sportive;

43.7 Udhëzues i Përkohshëm për transportin publik;

43.8 Udhëzues i Përkohshëm për institucionet e kujdesit shëndetësor;

43.9 Udhëzues i Përkohshëm për aviacionin civil;

43.10 Udhëzues i Përkohshëm për institucionet korrektuese, qendra të azilit dhe të mbajtjes për të huaj;

44. Udhëzuesit nga pika 43 janë të detyrueshëm për të gjithë personat dhe sektorët ndaj të cilëve zbatohen.

45. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që në rast nevoje të nxjerr sqarime për pikat e këtij vendimi.

M. [Zbatimi]

46. Obligohet Ministria e Shëndetësisë, AUV dhe Policia e Kosovës në bashkëpunim me shtabet emergjente komunave, të mbikëqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe të dorëzojë në Zyrën e Kryeministrit raport javor (çdo të premte deri në orën l6:00).

47. Obligohet Ministria e Shëndetësisë, ShSKUK dhe IKShPK të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raportin javor, (çdo të premte deri në orën 16:00), për zbatimin e masave, gjendjen në institucionet shëndetësore, situatën epidemiologjike si dhe parashikimet për dy javët në vijim.

48. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që, bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, në territorin e Republikës së Kosovës të nxjerrë vendime operacionale, varësisht prej situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK-së.

49. Obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse, të mbikëqyrin zbatimin e masave, vendimeve të tjera dhe udhëzuesve përkatës në zbatim të Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

50. Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore sipas Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të tjera në fuqi.

51. I vetmi autoritet që mund të ofroj opinion për këtë vendim është Ministria e Shëndetësisë, ndërkaq çdo institucion tjetër mund të ofrojë sqarime për kategoritë respektive për të cilat aplikohet ky vendim, vetëm pas miratimit të atij sqarimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

N. [Shfuqizimi i vendimit Nr. 01/25]

52. Shfuqizohet Vendimi i Qeverisë Nr. 01/25 i datës 12.08.2021.

Nj. [Hyrja në fuqi]

53. Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe vlenë deri më dt.01.09.2021. / KultPlus.com

Qeveria e Kosovës miraton masat e reja

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar masat e reja anti-COVID, të cilat do të hyjnë në fuqi nga dita e premte, më 20 gusht.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se masat kufizuese kanë për qëllim kontrollin dhe parandalimin e shpërndarjes së COVID-19.

“Masat e këtij propozimvendimi, nuk përcaktojnë në asnjë rast obligimin e vaksinimit të detyrueshëm, duke qenë se kufizimet e vendosura ndaj publikut mund të përmbushen me paraqitjen e dëshmisë së statusit të vaksinimit, të rezultatit të një testimi që arrin në përfundimin se personi nuk është i infektuar, apo që është i shëruar nga COVID-19 dhe ka antitrupa të mjaftueshëm për ta luftuar sëmundjen”, ka deklaruar Vitia.

Ministri Vitia nuk i ka përmendur masat të cilat u miratuan sot, megjithatë, të martën ai ka takuar hisedarët në zbatimin e masave anti-COVID, me të cilët ka vendosur për masat e reja.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, të martën ka deklaruar se nga data 20 gusht, deri më 1 shtator, orari i gastronomisë do të jetë deri në orën 22:30 apo eventualisht deri në orën 23:00.

“Nga data 20 deri më 1 shtator orari i gastronomisë do të jetë deri në 22:30 ose deri në orën 23:00. Sallat e dasmave, hotelet, restorantet, qendrat tregtare dhe restorantet brenda tyre po ashtu. Maksimumi i personave të lejuar në dasma do të jetë 150.”, ka deklaruar Sogojeva.

Sogojeva tha se në dasma do të kërkohet dëshmia e vaksinës, apo testi negativ i COVID-19.

Po ashtu, ai tha se nga data 20 gusht, klubet e natës do të mbyllen, derisa tha se nuk është përmendur kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

“Klubet e natës mbyllen nga data 20. Kufizimi i lëvizjes nuk është përmendur. Ne si Odë duke e parë gjendjen, u pajtuam me këto masa deri më 1 shtator”, ka deklaruar Sogojeva.

Ndërkaq, Asociacioni i Komunave të Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se kryetarët e komunave kanë propozuar mbylljen e klubeve të natës, lejimin e dasmave me vetëm 150 persona me dëshmi të vaksinimit ose me test PCR negativ apo serologjik.

“Në respektim të masave do të duhet të shtohen rastet e inspektimeve nga niveli qendror dhe në bashkëpunim me inspektorët komunalë që të jenë edhe në një fushatë ndërgjegjësimi sidomos në gastronomi që të zvogëlojmë shkallën e infektimeve”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Gjithashtu, në këtë takim është marrë vendim që qendrat e vaksinimit të punojnë edhe të shtunën.

“Ministri Vitia tha në fund se tash në Qendrat e Vaksionimit do të punohet edhe të shtuneve ndërsa sa i përket barnave esenciale kemi marrë gjitha masat por janë 200 aktivitete të prokurimit dhe nuk mund të përshpejtojmë për shkak procedurave”, thuhet në postimin e AKK-së. /Gazeta Express/ KultPlus.com

Sonte ndizen qirinj për bashkatdhetarët që humbën jetën në aksident

Në nderim të bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksidentin e sotëm në Kroaci, Qeveria ka njoftuar se do të ndizen qirinj nga ora 21:00.

Kjo do të bëhet para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Dhjetë persona kanë vdekur në aksidentin që ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit, derisa 45 kanë marr lëndime trupore. / KultPlus.com

Për të pestën herë me radhë ”Topi” dërgohet te Qeveria e Republikës së Kosovës

Shoqata ”Down Syndrome Kosova” përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se në kuadër të fushatës “A PO M’SHEH” sot është dërguar edhe një top në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës me mesazhin: Tash topi është te shteti, përcjellë KultPlus.

Përmes kësaj fushate, ata vihen në në kërkim të realizimit të së drejtës për shërbimet terapeutike për fëmijët me sindromën Down, shërbime këto të cilat ndikojnë në zhvillim e potencialit të fëmijëve me sindromën Down.

KultPlus ju sjell njoftimin e tyre të plotë:

Kështu, në kërkim të realizimit të së drejtës për shërbimet terapeutike për fëmijët me sindromën Down, shërbime të cilat ndikojnë në zhvillim e potencialit të fëmijëve me sindromën Down.
Shoqata Down Syndrome Kosova në kuadër të fushatës “A PO M’SHEH” më datë 21 korrik, ka dërguar edhe një top në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës me mesazhin:
TASH TOPI ËSHTË TE SHTETI!
Rreth 600 fëmijë me sindromën Down në Republikën e Kosovës, kanë nevojë imediate për këto shërbime.
Fushata ka filluar më 21 Mars, në Ditën ndërkombëtare të sindromës Down.
Përveç aktiviteteve tjera, fëmijët me sindromën Down më datë 21 të secilit muaj gjuajnë nga një top të basketbollit në oborrin e Qeverisë deri në momentin kur Qeveria dhe Institucionet e Republikës së Kosovës të marrin përsipër ofrimin e shërbimeve të domosdoshme dhe minimale për të mbështetur zhvillimin e fëmijëve me sindromën Down. / KultPlus.com

Për herë të parë, emërohet Komisioni shtetëror për vlerësimin e dëmeve në trashëgimi gjatë luftës së fundit në Kosovë

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 19-të ka marrë vendim për emërimin e Komisionit Shtetëror për hulumtimin, regjistrimin, inventarizimin, vlerësimin dhe dokumentimin e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe historike të shkatërruara gjatë luftës së vitit 1998 dhe 1999, përcjellë KultPlus.

Ky komision ka për detyrë të hulumtojë, grumbullojë dhe administrojë të gjitha informatat dhe dëshmitë e nevojshme nga arkivat publike dhe jopublike si dhe nga të gjitha burimet e tjera të besueshme të informacionit zyrtar me qëllim të realizimit të plotë dhe në mënyrë shteruese të detyrës për hulumtimin, regjistrimin, inventarizimin, vlerësimin dhe dokumentimin e objekteve kulturore dhe historike të shkatërruara gjatë luftës së vitit 1998 dhe 1999.

Komisioni obligohet të hartojë raporte për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe të njoftojë edhe Zyrën e Kryeministrit. Në fund punës, përkatësisht mandatit të tij, komisioni obligohet të hartojë një raport përfundimtar së bashku me një vlerësim të dëmit dhe/apo rëndësisë historike, kulturore, shoqërore dhe shpirtërore të objekteve të shkatërruara si dhe të kostos së përafërt financiare të tyre.

Ministri, Hajrulla Çeku e ka vlerësuar si moment shumë të rëndësishme këtë vendim të qeverisë, pasi zyrtarisht e nisim procesin për të kërkuar llogari dhe dëmshpërblim nga Serbia për shkatërrimin e qëllimshëm të qindra monumenteve të Kosovës.

Komisioni shtetëror përbëhet nga 14 anëtarë të cilët janë jenë profesionistë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe profesionale, si dhe profesionistë ndërkombëtarë.

Mbi këtë dokument dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare do të përpilohet edhe kërkesa për dëmshpërblim, ka sqaruar ministri Çeku. / KultPlus.com

Qeveria e Kosovës planifikon heqjen e pagesës për studime në universitete publike

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë ka filluar diskutimet lidhur me mundësinë e heqjes së pagesës për studentë në universitete publike. Arsimi publik falas është njëra ndër pikat e programit të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

Blerja e mjeteve për përgatitjen e një punimi gjatë studimeve për edukim parafillor, studentes së Universitetit të Gjilanit, Shpresa Sabedini, i ka kushtuar gati sa pagesa për të gjithë semestrin.

Ajo është njëra nga studentët e nivelit bachelor në universitetet publike në Kosovë, të cilët paguajnë 25 euro për semestër, përveç vitit të parë të studimeve që është falas.

Tarifat e tjera në të gjitha universitetet publike në Kosovë përfshijnë pagesën prej 150 eurosh për semestër në nivelin master dhe 500 euro për semestër në nivelin e doktoraturës.

Sipas Sabedinit, edhe pse pagesa në nivelin bachelor nuk është shumë e madhe, heqja e saj mund të ndihmojë në lehtësimin e barrës për studentë, që kanë shpenzime të tjera gjatë studimeve.

“Nëse e krahason me fakultetet private, nuk besoj që është shumë e madhe, por pasi që shumë studentë nuk janë në punë, pse mos ta largojnë krejtësisht pagesën? Do të ishte në favor të shumë studentëve”, thotë Sabedini.

Edhe për Dardan Kajdomqajn, student i juridikut në Universitetin e Prishtinës, heqja e pagesës është ide e mirë, pasi, sipas tij, do të krijonte edhe barazi për studentët me kushte më të rënda ekonomike.

Përveç semestrit, Kajdomqaj tregon se shpenzimet e studentëve përfshijnë pagesën e qirave, librave dhe gjërave të tjera gjatë studimeve.

“Kur të mblidhen, arrihet një shumë dhe të hiqet kjo (pagesa e semestrit) do të na lehtësonte. Nuk është mrekulli, por është pozitive”, thotë ai.

Tarifat nuk hiqen për studentët që ngelin

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, konfirmoi se plani për heqjen e tarifave pritet të realizohet më së voni vitin e ardhshëm.

Sipas tij, po planifikohet që tarifat të mos hiqen për studentë që e përsërisin vitin dhe për studentët e doktoraturës, pasi, sipas tij, “janë në shumicë të punësuar”.

“Tarifat për pagesa do të hiqen dhe këto ditë do të formohet grupi i punës për ndryshimin e udhëzimit administrativ. Me siguri që do t’i jepet përparësi heqjes së tarifave për studentët që regjistrojnë vitin për herë të parë, jo edhe për ata që e përsërisin vitin”, tha Pupovci.

Sipas llogarisë së Ministrisë, shtatë universitetet publike në Kosovë, nga pagesat e studentëve përfitojnë rreth 1.6 milion euro në vit dhe, sipas Pupovcit, kjo nuk është ndonjë shumë e papërballueshme për kompensim nga Qeveria.

Prorektorja për Financa në Universitetin e Prishtinës, Mihane Berisha, tha se buxheti total i këtij universiteti për këtë vit është mbi 31 milionë euro.

Sipas saj, nga kjo shumë, 12.49 për qind e mjeteve vijnë nga të hyrat vetanake dhe pjesa tjetër nga buxheti i shtetit.

Ajo tha se deri më tani, UP-ja nuk ka ndonjë njoftim nga Ministria e Arsimit lidhur me planet për heqjen e tarifës.

ORCA: Heqja e pagesës, premtim sipërfaqësor

Investimi në infrastrukturë dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me ngritjen e cilësisë në arsim, sipas Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), do të duhej të ishin priorite për Qeverinë.

Dibran Hoxha, nga kjo organizatë, tha se heqja e kësaj pagese nuk ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së studimeve, e as në heqjen e barrës së shpenzimeve për studentë.

“Shpenzimet tjera që lidhen me infrastrukturën, me literaturën – sidomos që duhet ta sigurojnë studentët… Do të duhej që në këtë aspekt të bëhen lehtësime, e jo në këto tarifa që, fundja, më shumë janë taksë administrative, sesa, ku ta dimë, çfarë pagese apo shpenzimi për studentë”, tha Hoxha.

Sipas Hoxhës, ky premtim është “shumë sipërfaqësor për arsimin e lartë” dhe me “elemente populiste”.

Sipas një studimi që ORCA e ka bërë në vitin 2019, i quajtur “Shporta e Studentit“, studentët shpenzojnë mesatarisht 37.7 euro për semestër në literaturë të nevojshme për studime.

“Përveç literaturës së nevojshme për studime, studentët gjithashtu kanë shpenzime të materialeve të tjera të nevojshme. Këto shpenzime variojnë nga fakulteti në fakultet dhe mund të përfshijnë: hamerat, çantat speciale, stilolapsa specialë për fakultetet teknike, mantelin e bardhë, doreza, kapuçat dhe maskat e të tjera”, thuhet në raportin e ORCA-s.

Por, pandemia e sëmundjes COVID-19, sipas Erblin Hoxhës, kryetar i Parlamentit të Studentëve në Universitetin e Prishtinës, e ka bërë edhe më të nevojshme heqjen e pagesës për studime.

“Pandemia i ka larguar shumë studentë nga puna që kanë punuar me gjysmë orari ose me orar të plotë dhe nuk kanë pasur mundësi të bëjnë pagesa”, tha ai.

Të dhënat tregojnë se Kosova është një ndër vendet e vetme në Ballkan që aplikon pagesë të njëjtë për studentë të të gjitha drejtimeve.

Në Serbi, studentët në universitetin publik mund të paguajnë nga 350 euro në vit për inxhinieri mekanike e deri në 2,100 euro për drejtime si arkitektura, përpos nëse performojnë mirë në testin aplikues dhe përfitojnë bursë shtetërore.

Të dhënat në studimin e ORCA-s, në anën tjetër, thonë se studentët në Maqedoninë e Veriut paguajnë 200 deri në 400 euro në vit dhe studentët në Shqipëri paguajnë 160 deri në 330 euro në vit, varësisht se çka studiojnë./rel/ KultPlus.com

Andin Hoti emërohet Kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Andin Hotin Kryesues të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.

Çështja e personave të zhdukur është një nga çështjet prioritare të Qeverisë së Kosovës, dhe emërimi i sotëm tregon që kjo temë shkon përtej politikës.

“Dhimbja dhe ankthi me të cilën familjet përballen që 23 vite, rritet çdo ditë e më shumë, andaj është obligim i yni si Qeveri që të bëjmë më të mirën e mundshme për t’ua zbutur këtë gjendje duke u angazhuar më shumë për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre. Për Qeverinë e Kosovës është e rëndësishme që të kemi një front të përbashkuar karshi Serbisë, në kërkesat tona për ballafaqim me të kaluarën”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës/KultPlus.com

Eksperti amerikan për skandalin e dy milionëve: Kosovarët po e humbin besimin në qeverinë e tyre

Për skandalin e vjedhjes së dy milionë eurove nga Thesari i Kosovës, ka reaguar edhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Lindjes së Mesme, Turqisë dhe Ballkanit, Alon Ben Meir.

Ai ka shkruar në Facebook se Kosova ka dështuar ta luftojë korrupsionin dhe të ndërtojë një sistem juridik të aftë për t’i zhdukur këto dukuri negative.

Sipas tij, ajo që po ndodhë tani është gjëja më e keqe, pasi që siç shprehet Ben Meir, kosovarët po e humbin besimin në qeverinë e tyre.

“Kosova vazhdimisht ka dështuar të luftojë korrupsionin dhe të ndërtojë një sistem të fortë juridik edhe tani, njëzet vjet pas përfundimit të luftës dhe dymbëdhjetë vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë. Njerëzit po humbin besimin tek qeveria e tyre, që është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një kombi të ri që lufton për t’i dhënë rinisë së tij në veçanti një shpresë për një të ardhme më të mirë”, ka thënë ai. / KultPlus.com

Qeveria nxjerr vendimin e ri: Shërbimet gastronomike lejohet të punojnë deri në orën 23:30

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 32-të ka nxjerr vendim lidhur me masat parandaluese të pandemisë që ka shkaktuar koronavirusi, pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë mbledhjes u vendos që të gjithë qytetarët e huaj që do të vijnë nga vendet me risk të lartë, sipas listës zyrtarë të ECDC, duhet të dëshmojnë nëpërmjet testit RT-PCR se nuk janë të infektuar me Covid-19.

Pastaj, të gjithë subjekteve që ofrojnë shërbime gastronomike, si restorantet dhe kafiteritë, u ndalohet funksionimi nga ora 23:30 deri në 5 të mëngjesit. Ndërsa nga ora 21:00 ndalohet muzika.

Matja e temperaturës është e obligueshme për të gjithë ata që hyjnë në objekte publike dhe private.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të Qeverisë dhe vendimet që ka marrë ajo në mbledhjen e fundit:

https://onedrive.live.com/embed?resid=E5BE999D11FB95C%21697&authkey=%21ANYA27PVtlef2D4&em=2&wdStartOn=1