Ai konsiderohet pionier i animacionit, artisti që hodhi themelet e këtij arti në fillimin e viteve 1900. Ky është Émile Cohl, karikaturisti i talentuar i quajtur “Parisieni i vjetër”, i cili krijoi një seri filmike të animuar për t’u bërë i njohur në kohën e tij dhe shumë kohë më pas. Cohl është autor i filmit të animuar “Fantasmagorie” që cilësohet si i pari në botë i këtij zhanri. Zakonisht filma të këtij lloji kishin minutazh të shkurtër, një minutë e disa sekonda më së shumti.
Cohl lindi në vitin 1857 në Paris në një familje me të mira materiale mesatare. Me t’u dërguar më pas në Ecole Professionelle de Pantin, ai zbuloi talentin për vizatimin. Megjithatë Lufta Franko-Prusiane i ndërroi kahen e jetës. Tutje ai dërgohet në një shkollë më të lirë, në Ecole Turgot. Aty në teatrot e marionetave e gjen veten duke punuar si karikaturist politik.
Viti 1878 do t’i sjell atij mjaft dobi. Cohl e sheh veten asistent të André Gill-it i cili ishte njëri nga karikaturistët më të famshëm francez. Dhe ai do t’i falënderohet tërë jetën mësuesit të tij i cili i dha shumë nga përvoja. Karikaturisti i ri shpejt do të bëj emër dhe do të shfaq talentin e tij. Karikaturat e shumta tërhoqën vëmendjen e publikut, veçanërisht ato politiket, kur ky vizatoi presidentin Patrice MacMahon dhe e talli atë, duke e paraqitur si të verbër.
Ndaj dhe karikaturisti do të gjobitet e do të futet në burg më pas. Ky skandal padyshim që i dha edhe më shumë famë në tërë Francën këtij shpirti të trazuar, këtij njeriu që gradualisht po e perfeksiononte artin e karikaturës. Me t’u ndërruar presidenti MacMahon dhe me ardhjen e presidentit Jules Grévy, censura u hoq dhe kështu u trasua rruga e Cohlit.
Ai u bë anëtar i respektuar i grupit artistik parisien “Hydropathes” si dhe u bë kryeredaktor i revistës së tyre, e botuar për herë të parë më 28 tetor të vitit 1879. Edhe aspekti financiar ndryshoi. Ai u bë i pasur sepse këto punë tashmë i sillnin të ardhura të mira. Bashkëpunimet e tij vazhduan, mori pjesë nëpër ekspozita që tërhoqën shumë spektatorë. Me grupet që punoi, kryesisht përdorte stil të papërpunuar, infantil.
Vite më vonë, karriera e tij morri hov në Paris. Aty ai nisi karrierën e re si shkrimtar dhe ilustrues duke kontribuuar nëpër shumë revista, veçanërisht në ato komike. Vitet e fundit të tij ishin mjaft të vështira. Pas Luftës së Parë Botërore, i kaloi vitet e fundit në varfëri dhe pothuajse i harruar. Në një mbrëmje mjekra e tij u prek me zjarrin e qiririt të tryezës dhe kështu ai u shtrua në spital.
Në vitin 1938 karikaturisti i madh ndërroi jetë. Trashëgimia artistike që la pas vetes qe e madhe. Ai pati ndikim të gjerë tek shumë artistë të mëvonshëm. Karriera e tij grafike e dendur frymëzoi artistë e animatorë të hershëm si Winsor McCay, John Randolph e të tjerë të cilët ngandonjëherë edhe kopjuan idetë e tij.
Në kujtim të tij, karikaturisti Frick botoi një javë pas vdekjes së Cohlit bëri vizatimin e famshëm në vitin 1938, ku shihen Mickey Muse, Betty Boop dhe Popeye teksa vajtojnë ikjen e krijuesit të filmit “Fantasmagorie”.
Tashmë emrin e tij e mbanë një shesh parisien si dhe çdo vit ndahet çmimi vjetor i animacionit me emrin “Prix Émile-Cohl”. /KultPlus.com
DokuFest ka shpallur sot programin e plotë garues të filmave për edicionin e 19, i cili për herë të parë do të mbahet në sferën digjitale nga data 7 deri me datën 25 Gusht, në një platformë online të krijuar enkas për këtë edicion, në bashkëpunim me Festival Scope dhe Shift72.
Gjithsej 90 filma të cilët vijnë nga 51 vende të botës do të konkurrojnë në 8 seksione garuese. Në mesin e tyre, gjenden edhe 8 filma të cilët janë pjesë e programit garues të ri TRUTH, për filmat mes zhanrit të dokumentarëve dhe gazetarisë hulumtuese. Jemi të kënaqur që një numër i filmave që janë në garë, janë ose premierë ose filma të dytë të filmbërësve, gjë që e bën përzgjedhjen e sivjetme një hapësirë për t’u eksploruar.
Për më tepër, jemi jashtëzakonisht krenarë që këtë vit do të prezantojmë një film të një regjisoreje kosovare i cili është pjesë i garës ndërkombëtare për dokumentarë të gjatë, e që shënon herën e parë dhe një arritje në historinë 19 vjeçare të festivalit tonë.
“Të kohës, të rëndësishëm dhe inovativë, kështu do t’i përshkruaja disa nga filmat e programit garues të sivjetmë”, u shpreh Veton Nurkollari, Drejtor Artistik i festivalit. “Edhe në këto kohë të vështira, DokuFest vazhdon misionin e tij për të sjellur më të mirën dhe më të shkëlqyeshmen nga fusha e filmit bashkëkohor tek audienca e Kosovës dhe më gjerë.” /KultPlus.com
Jeta qi mbyllet si nji libër, sado i hollë, i shkruem deri në faqen e fundit, ka me vehte ngushllimin e vet. Te drami i jetës, jo te fundi i saj asht dhima.
Në Nr. 51, dt. 11 Prill 1936, e përkohshmja “Illyria”, ku u botuen e shumta e prozavet të Migjenit dhe disa nga kangët e tija, lajmonte botimin e afërm të “Vargjevet të Lira”. Disa muej ma vonë libri ishte gati, i mungonte vetëm indeksi. Kur befas, Migjeni e pezulloi botimin, dhe libri i paplotsuem, shtypun në njimij copë, mbeti atëherë e deri sot ndër depot e shtypshkronjës “Gutenberg”.
Ndërkaq, tue pritë rasën e volitshme për t’a botue, kalonte koha. Migjeni ndodhej asohere mësues në Pukë, nji qendër nënprefekture e Shkodrës, qi asht nji vend i mirë klimaterik. Në Pukë aj kishte dashtë të shkonte për asrye të shëndetit të tij të dobtë. Mësimi atje bahej ndër muejt e stinës së ngrohtë, kështu qi njikohsisht me mësimin bahej dhe verim. Në Pukë Migjeni kaloi edhe verën e vjetit t’ardhshëm. Ftisija, e përgjumun për do kohë, kish nisë t’i çfaqej atëherë, shëndeti i tij ishte tronditë; dhe kjo tronditje ndihet qartë n’ ato kangë të fundit të cilat u shkruen në kët stinë (Prill-Qershuer 1937). Në Dhetorin e 1937-ës Migjeni vinte në Torino për me u regjistrue në fakultetin e Letersís. Në mars të 1938-ës hynte në sanatorium. Do të vuente aty nja pjesë muej, derisa me 26 gusht 1938 vdiste në Torre Pellice, nji naltësi afër Torinos, ku kishte shkue me ndrrue klimë. Ishte atëherë njizeteshtat vjeç, tue pasë lindë me 30 Shtatuer 1911.
“Vargjet e Lira” mbetën kështu pa u botue. Por emni i Migjenit ishte tashma i njoftun, dhe vdekja e tij e trishtueshme në dhé të huej, lëshoi rreze të ngrohta simpatije mbi veprën e tij. Libri i paplotsuem u kopjue me dorë, u daktilografue, dhe qarkulloi nepër popull. Botimi i soçëm1 vjen për me i dhanë fund peripetivet të këtyne “vargjet të lira” qi, kontrast i bindshëm, patën fatin e atyne qi ma shum se të gjithë dashunojnë lirín – e janë të ndrymunit, tue mbetë per tetë vjet të mbylluna ndër faqe librash të harrueme.
Ky botim i dytë ndjek botimin e parë deri në poezín e mbrame të grupit “Kangët e Rinís”. I mungojnë vetëm dy poezí: “Parathanja e Parathanjevet” dhe “Blasfemi”. Kan ma tepër ato gjashtë poezi të kapitullit të mbramë të cilat janë nxjerrë nga nji fletore në dorëshkrim e poetit. Ndoshta prej nguti, nuk janë botue kto kangë në rendin e tyne kronologjik në të cilin i kishte vue autori. Ky rend fillon me “Kangën që s’kuptohet” (Maj, 1936), dhe vijon me “Nji natë pa gjumë”, “Vuejtja”, “Frymzim i pa fat”, “Vetmija”, “Nën flamujt e melankolisë”, shkrue të gjitha në Pukë, në periudhën Prill-Qershuer 1937.
Janë në kët vëllim gjithsejt 41 vjersha të ndame ndër gjashtë kapituj si vijon: “Kangët e Ringjalljes”, “Kangët e Mjerimit”, “Kangët e Përndimit”, “Kangë në vete”, “Kangët e Rinís, dhe “Kangët e fundit”.
Kjo ndamje, mund të vrehet lehtë, nuk asht kronologjike por logjike. Janë përmbledhë në nji grup ato kangë që janë gjiní mes tyne. Edhe rendimi i ktyne asht bâ mbas nji plani. Poet qi rrëfen ndër vargje historín e jetës së vet. Migjeni ka pasë kujdes t’u api ktyne kangëvet at zhvillim logjik nepërmjet të cilit jeta merr kuptim. E mbasi poezí e jetë te poeti i njimendtë janë synonime, e shofim Migjenin tue modelue jetën e vet mbas melodís së mbrendëshme. Kur vdes poezija e tij ka vdekë edhe aj. Burue nga rrajët e thella të jetës, poezija i prîn asaj tue e tejkalue: njef fatin e vet para se me e pasë jetue deri në fund.
***
Mund të quhet Migjeni “poeti i të mjervet” dhe vepra e tij nji “poemë mjerimi” e vazhdueshme e ndërpreme prej hovesh të flakta për me i shpëtue ktij mjerimi fatal.
Ndër skutat e qelbta të rrugavet, mes poteravet të tymosuna të mejhanavet, mbi shtratet e zhyeme të prostitutavet, ndër burgje, ndër kësolla edhe ma t’errta se burgjet, lohet nji tragjedí (apo nji komedí?) e përherëshme. Njerëzit qi e losin (njerëz a maska?): lavira, rrugaça, dobiça, hajna, pijanecë, të burgosun, të sëmundë, të çmendun, sillen në nji valle fantasmagorike turpi e uje të pa-fund.
Lavira:
Hesht njeriu pranë grues që qan e turpnueme… Syni i venitet në tê loti vërvitet, diçka nxjerr nga xhepi grues i a lê – dhe së shpejti e len gruen e humbun në melodinë e këputun. (Melodi e këputun)
Valltare rrugash lavira:
Dy hapa para, dy hapa mbrapa me kambë të zbathun me zêmër të plasun, dy hapa djathtas, dy hapa majtas…
….
Jeta e saj asht këjo vall’ e çmendun në rrugat e qytetit t’onë… (Baladë qytetse)
Lypsa:
Nga mshira e pamshirve lypsi i vogël gjallonte. Jetën e rrokullonte nepër udha të ndyta nepër skaje t’errta nepër pragje të ngurta… (Fragment)
Pijaneca:
Mjerimi ka motër ngushlluese gotën. Ndër pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën në fyt për me harrue nândhetendand’halle. (Poema e mjerimit)
Rrugaça, hajna, të burgosun e prap e gjithnji lavira:
Pralla mbi fëmi rrugaça bark-jashtë e me hundë të ndyta që dorë shtrijnë me vjedhë, me lypë, e ngihen me fjalë të ndyta.
Pralla mbi varza të fyeme me faqe e me buzë të thithna. Prralla mbi djelm, me të thyeme shprese, në burg me duer të lidhna… (Lagja e varfun)
Ky asht skenari qi zbulon syni i Migjenit. Tjerët kan kalue pa e shënue. Vagabonda, të burgosun, lavira! Bota sjell kryet mënjanë për mos me i pá kto qenje të mjera të neverituna… Migjeni i ban protagonista të poemavet të tij. Nji simpatí e fortë e afron kah kta të dënuem, kah kto viktima të shoqnis. Kush asht aj tekembramja? Nji mësues katundi, nji i sëmundë qi nuk mund të shërohet pse nuk ka pare. Por ndërsa të tjerët kan heshtë aj çon zanin. Të tjerët ngushllohen me mëshirë. Aj bërtet:
Mjerimi s’do mëshirë. Por don vetëm të drejt! Mshirë? Bijë bastardhe e etënvet dinakë të cilt në mnyrë pompoze po si farisejt i bijnë lodërtinës me ndjet dhelparak tu’ i a lëshue lypsit një grosh të holl’ në shplakë. (Poema e mjerimit)
“Kangët e mjerimit” përbajnë grupin ma të gjatë të poezivet të librit. Disa prej tyne, sidomos të parat, janë ma fort përshkruese (Baladë qytetse, Melodi e këputun, Lagja e varfun, Rima e tretun, Fragment). Titujt spjegojnë motivat. Janë motiva të dalun nga nji botë reale, jo nga kujtime t’ambla fminije, jo nga malle dashunore: motiva qi “shkarraviten” nepër fëtyra të skamnorvet vetvetiu, si me dhunë (Motivet). Të gjithë kta motiva orkestrohen te “Poema e Mjerimit”, pasqyrë e lakueme ku vuejtja del me trajta të dhimshme të shtrembnueme për bind.
Në kët fantasmagorí zgërdhimjesh e vajesh aj cakton vendin e vet:
Unë-lugat! Si hij’ e trazueme, trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme, dhe me klithma të pakënaquna t’instinktit. (Recital i Malsorit)
Por klithmat e tija mbesin pa jehonë. E i duket atëherë vehtja si në nji burg, në burgun e të gjallëvet, aj fantazëm uje e shekujvet qi endet mes tyne tue virrun kot.
Hekrat e kryqzuem dhe ndërgjegj’ e eme dy anmiqë të betuem, luftojnë dit’ e natë; por hekri i fortë e mund ndërgjegjën t’eme dhe në deshprim përplasem si një qen i ngratë. (Kanga e të burgosunit)
Lugat! Por edhe i burgosun! Fillon me njoftë ku gjindet. Por nuk dëshpërohet. Përkundrazi merr zemër. U ka britë njerzvet e ata kan heshtë. Njerzija asht si nji mal, i pandishëm. Dhe i del përpara, ja mbyllë rrugën, ja pret hovin. Aj i kërcnohet me i rá grusht në zemër, me e shkundë… maraz titajsh! í pafrytshëm. Mali heshtë e në heshtje e tallë. Tallja atê e tërbon. E ndërsa ndihet “luâ i ndryem në kafaz”, urrejtja e tij endet kërcnueshëm mbrenda hekuravet.
Nuk ka me heshtë pra. Dhima e tij do të jetë jo e butë, por e egër, gërthitse: “dhimbë krenare”.
O kangë e dejë e dhimbës krenare… Mos pushò kurrë! Por bashkë me vaje si dy binjakë këndoni mjerimin se koha do të ju bijë ngushllimin. (Kanga e dhimbës krenare)
N’at burg vetmije të trishtueshme ku aj gjindet, shpresa në t’ardhshmen e ngushllon e i ep zemër me jetue. E atëherë kanga e tij, mrekullí e besimit të plotfuqishëm ndër ideale, naltohet me vërtik shqyponje, e në mes t’asaj mizerje ku dergjet tragjikomedija njerzore, ndërmjet zgërdhimjevet t’atyne qi tallin idealet, prekë për herë të parë kulpoezije. Vetmija e rritë para syvet të vet. Nji emën i vjen te buza: Nietzsche! E për nji ças, kangatari i të mjervet puqet me kangatarin e Mbinjeriut. Kjo botë duhet rrenue! Kjo botë asht e padêjë! Njeriu duhet të zhduket për t’ardhë Mbinjeriu! Atê qi filosofi – poet tha me kuptime metafizike të veçanta, Migjeni përsëritë në nji valë dëshpërimi të mbytun në nji hov dithyrambi:
N’ardhmeni të trash’gueme Mbinjeriu vrehet. ndërgjegjë pa dyshime, ndërgjegjë pa trillime, me një grusht graniti që kurr nuk do thehet.
Një sfings i madhnueshëm Mbinjeriu i ardhshëm, pa zêmër, pa ndjenja, syt e tij rrufena – qarkullojnë rreth rruzllit tue synue vrânshëm.
Kohnat e kalueme në ballë të Mbinjeriut janë gjurma luftimi janë shenja hidhnimi – se jetë e ré lindet me vdekje të njeriut. (Trajtat e Mbinjeriut)
Duhet nji rigeneracion i shoqnís prej themelesh. Njerzija asht kalbë. Duhet pastrue! Tradita (“pesha e fatit”) ndrydhë e shtypë.
Na shtypi fati e na bani krymba ne kensit dykambësh që zbuluem hy’n edhe aq ma tepër e ngatrruem ny’n… shpirtent t’onë skyfera deshen të bahen pëllumba. (Rrini mor skyfera! Pse të baheni pëllumba?…)
E ma poshtë:
Të vërtetat dhe rrenat? – Xhevahirët e çmuem. Me ta kur të duesh e shet dhe e blen botën. (Pesha e Fatit)
Dallimet konvencjonale mes së vërtetash dhe së rrêjshmesh janë false. Si pat thanë Nietzsche. Njeriu (o Mbinjeriu) i rigeneruem, nuk duhet të ketë dyshime, iluzjone. Duhet të jetë nji sfinks: pa zemër, pa ndjenja; vetëm logjik e violent. Influenca e Nietzsche-s puqet këtu me atê të Dostojevski-t (Raskolnikov, Stavrogin, Kirilov). Njeri prej hekuri: mekanik, do të precisojë ma andej, nën influencën e qytetnimit mekanik modern.
Këtu Migjeni ndeshet me fén, antagonisten e tij.
Fén (ortodokse) aj e njifte mirë, tue pasë krye seminarin e Manastirit. Nuk e kishte bâ prej qejfi kët jetë seminari. Kishte fitue nji bursë dikur dhe, për me e ruejtë, i ishte dashtë me kalue në seminar, ndryshej nuk do të kishte mujtë me vijue studimet. Mandej, si mbaroi seminarin, në vend qi të vazhdonte karrierën priftnore, erdh n’atdhé, u fut në jetën e të vorfënvet. Kontrasti i madh e shtangu:
Xhamijat dhe kishat madhështore ndër vende t’ona të mjerueme… Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shpijat t’ona përdhecke. (Blasfemi)
Atëherë aj dyshoi dhe ky dyshim i tij qe i idhtë e plot mllef, paditës:
Për ditë përndojnë zotat dhe rrëshqasin trajtat e tyne mbi vjet dhe shekuj dhe tash s’po dihet ma kush asht zot e kush njeri. (Parathanje e parathanjevet)
Por aj adhuronte edhe Alioshën Karamazof. Dhe njeriu qi adhuron Alioshën, në mos qoftë fetar, asht thellësisht njerzuer. Si Aljosha prej monastirit, edhe aj kishte dalë prej seminarit, tue u përzí me turmat ku vlojnë epshet e mbrapshta. Dhe ishte i mirë e i pastër gati si Aljosha. Dashunitë e tija ishin platonike, adhuronte bukurín si ideal qi frymzon. Gruen e dashunueme e këndoi me ekstazë shpirti, jo me epsh pasioni. E quejti: “grue a hyjneshë” (Nji natë). I përshkroi jo trupin por fëtyrën, dhe te fëtyra sidomos sytë: “të kaltër” (Z. B. ), “të zez” (Një natë). Sensualiteti i tij nuk shkoi përtej buzvet, “të njoma” (Një natë), “të kuqe”, “të flakta” (Dy buzë) – dhe te kjo poezí puthja nuk ep andje por dhimë. Edhe atëherë kur përshkroi lavirat, aj mbeti i pastër. Lavirat aj i spiritualizoi – i “sublimoi” (Sonia e Dostojevsky-t, e Panjohuna e Blok-ut). Harroi epshin në lotin e tyne, “melodi e këputun”. (Grushenjka mbi prêhën t’Alioshës). E kështu dashunija e tij qindroi “e pastër”, “e hijshme” (Z. B. , Një natë). Epshi nuk asht dashní:
Vashë e djalë përputhen mbrendë dy zemra digjen por me u puthë – nuk puthen! (Mbas tryezës)
Dhe si Aljosha ka dashunín humanitare. Vetëm se Aljosha beson në Zotin, prandej asht i paqët e i qeshun. Migjeni, “bir i nji shekulli të ri”, ka humbë besimin. “Cmirë u a kam shejtenvet!” rrëfen te “Kanga skandaloze”, e nuk asht krejt ironí, sado qi tingllon blasfemë. Fëtyra e Alioshës vegohet në largësí ndër tiparet e zbeta të murgeshës ku flêjnë lutjet, “(jo tallse)”. Por aj nuk mund të lutet. E atëherë shfren:
O murgeshë e zbetë që çon dashtní me shejtent, që n’ekstazë para tyne digjesh si qiriu pranë lterit dhe ua zbulon veten… Cmirë u a kam shejtenvet! Mos u lut për mue, se due pash më pash t’i bij ferrit.
Unë dhe ti murgeshë, dy skâje po të nji litari, të cilin dy tabore i a ngrehin njeni tjetrit – lufta asht e ashpër dhe kushedi ku do të dali, prandaj ngrehet litari edhe përplasen njerzit. (Kanga skandaloze)
I njajti ideal humaniteti pra: por i kapun ndër dy skaje, dhe kto dy skaje nuk afrohen por ngrehen në vështrim të kundërt. Te “Kanga skandaloze” Migjeni, tue prekë kulmet e poezisë së vet, prekë edhe fundet e vehtes: i zbulon pa dashtë. Bashkë me mallin e tij për “engjujt e arratisun” mbi dhé (Aliosha, murgesha), zbulon trishtimín e tij të pamasë në nji botë t’errtë, të zbrazët nga feja e vjetër, ende të pangushllueme nga feja e ré.
E mbrrijtun në kët pikë, poezija e tij merr nji frymë universale, në nji pesimizem qi buron nga libri i Jobit. Nga “Trajtat e Mbinjeriut” përmes “Vjeshtës në parakalim” e “Kangës skandaloze”, kemi ardhë te “Rezignata”, ndjekun nga “Shpirti i Ri”. Jemi në thelbin e poezís migjenike. “Rezignata” asht jehona e fikun e asaj klithme: “Shpirti i im asht i trishtuem deri në vdekje”. Te “Vjeshta në parakalim” luftari nuk ka mujtë me qindrue ma: ka dnesë për herën e parë. Asht nji ças kur vuen jo vetëm shpirti por edhe trupi, vuen edhe natyra me njeriun:
Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë ndër ftyra t’ona.
…
Një lis pasqyrohet në lotin e qiellit. Tundet dhe përgjaket në pasjon të viganit: “Jetë! Jetë unë due!” – e frymë merr prej fellit, si stuhi shkynë ajrin… por në fund i a nisë vajit. (Vjeshta në parakalim)
E kishte besue vehten të fortë si nji lis. Por qe se lisi shpërthen në vaj kur shef kotësin e mundimevet të veta për me jetue si lis. Ky dëshpërim përcillet te “Kanga skandaloze” nën nji maskë sarkazmi. Te “Rezignata” shpirti zbulon se jo vetëm njerzija por gjithë rruzullimi asht fatzí, dhe se prandej nuk mbetë tjetër veç me ju shtrue fatit ose me vajtue.
Na shprehun të ngushlluem gjetme në vaj… Mjerimet i morme në pajë me jetë… se kjo botë mbarë ndër gji t’Univerzumit asht një varrë ku qenja e dënueme shkrrahet rrshân me vullnet të ndrydhun në grusht të nji vigan’ (Rezignata)
Loti i kulluet i herojt për dhimat njerzore, ku kish vetue urrejtja për padrejtësi, bjen për dhé trishtueshëm, thërmohet,
E ndër thrimet e vogla të lotit ka një njeri lindet. (ibid. )
Dhe nuk ka randsí fati i mjerë i apostullit, por asht e tmerrshme me vrejtë se si mundimet e tija për të mirën e njerzís dështojnë tue mbarue ndër lotë qi shtojnë mjerimin e botës.
Por shpirti nuk i shtrohet fatit. “Rezignata” asht nji meditacion i thellë mbi kotësín e jetës, por jeta vetë asht ma e thellë se të gjitha meditacionet së bashku të filosofëvet të dhimës, dhe triumfon mbi ta përherë. Duhej të heshte e nuk heshtë. Do të jetojë edhe pse jeta duket absurditet. “Shpirti i Ri” asht gërthitja e parë për qindresë.
Shqyponjë me krah të thyem! Vall shpirt i molisun! Qëndrò! Qëndrò krenarë! mu si një zot i stolisun me diell t’artë në ball, me qiella t’azurta në sy… Qëndrò! si vaj skamnori – ende ka frymë në ty.
O shpirt! Pëllumb i gjorë! Lajm i idealit të ri… Çgule shëgjetën nga vetja, e rishtaz, me dhimsuni flutrò mbi valët e jetës e fjalë ngushllimi pëshprit, shërò plagat skamnorve e shpresën në jetë u a rrit. (Shpirti i Ri)
Por rrëzimi asht i njathershëm. Shpirti-shqyponjë i ka njimend krahët e thyem, nuk lëvizë. E edhe shpirti-pëllumb asht i plagosun e nuk mund të fluturojë. E heshtë tue derdhë lot.
Me “Shpirtin e Ri” mbyllen “Kangët e Mjerimit”. Nji frymë e thellë pesimizmi zotnon ndër kto kangë. Poeti pa dashtë me njoftë shoqnín ku jetonte, dhe kur e ka njoftë e ka dashunue për mjerimin e saj. Por asht gjetë i ndrymë si më nji burg kur ka dashtë me kerkue të drejtën. Atëherë në vend qi të ligshtohet, ka marrë pezëm e ka qitë kushtrimin. Por shpresa e tij ka qenë e shkurtë. I nisun shqyponjë në nji fluturim fantazije nietzsche-ane, i janë thye shpejt krahët dhe kur ka rá asht zbulue “pëllumb i gjorë”. Dhe kështu shpirti i rí, ndërsa çfaqet i përbamë prej dy shpirtënsh antagonistë qi alternohen në vehtje të Migjenit, njeni skyfer e tjetri pëllumb, tregon se asht nji plagë e pambyllun ndër të dyja alternativat (“Plaga” titullohej ma parë “Shpirti i Ri”). Shqyponjë me krah të thyem apo pëllumb me shigjetë në gjí, në dhimë nuk ka ndryshim. Dhima asht origjina e përbashkët prej kah dalin e ku kthejnë dy shpirtënt polarë të Migjenit.
Fillon tashti nji tjetër varg kangësh qi karakterizohen nga nji dëshirë për ndërtim, nga shpresa në jetë, nga dalldisja e besimit ndër ideale. Janë “Kangët e Ringjalljes” me disa nga “Kangët e Rinis” dhe nga “Kangët e Përndimit”. “Kangët e Ringjalljes” janë vue prej poetit në ball, para “Kangëve të Mjerimit”, ndoshta për t’u-intonue me Parathanjen e Parathanjevet, për me dhanë që në fillim at përshtypje gjallnije e ndërtimi qi mendonte Migjeni. Por lidhja e tyne me disa, së paku, nga “Kangët e Rinis”, të cilat logjikisht u prijnë, dhe me “Kangët e Përndimit” të cilat i ndjekin e i përfundojnë, mund të vrehet lehtë. Nji vjershë e “Kangëvet të Ringjalljes” u ep titullin vjershavet të grupit të katërt të librit. Dhe kalimi prej “Kangëvet të Ringjalljes” te “Kangët e Përndimit” asht në vijë të drejtë, pa shkapërcime, si do të shifet ma tutje.
Rezignata ishte dorëheqja nga jeta. Por jeta asht ma e fortë se çdo filosofemë. E mjafton qi të vijë pranvera për qi shpirti i rí, thye krahësh, t’a marri vehten. Hareja triumfon mbi dhimën, kanga mbi vajin. Ekstaza pranverore asht njimend nji ekstazë e shpirtit të ringjallun, e këndueme ndër vargje si jone muzike qi i thurin lavde natyrës së freskët, me pika t’argjanta vese, me rreze t’arta dielli me circërime dallnyshash e bylbylash.
Me kangë në buzë e me hove të reja u zgjue agimi pranveruer… fillon Soneti pranveruer. Në kët suazë lulesh e gazmendi lén dashunija: e pritun, e përgatitun qysh te Kanga e rinis: Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnù me zjarrin t’and rini…
Rini, thuaja kangës dhe qeshu si fëmi! Me dashunín e pranverën kthen gjallnija e trupit dhe e shpirtit. Kanga ndrron tonin, bahet e hovshme, plot dëshirë pune e ndërtimi, me sulm drejt fitores.
Na të birt e shekullit të ri me hovin t’onë të ndezun peshë ndër lufta të reja kemi me u ndeshë dhe për fitore kem’ me ra flî. (Të birt e shekullit të ri)
Kjo “profession de foi” e tija, e vueme në ball të librit, përmbledhë e spjegon veprën e Migjenit. Kthen tash motivi i Mbinjeriut, kët herë ma konkret, ma i përshtatun kushtevet historike. Humaniteti derdhet te kombi. Tingllon për herë të parë fjala e madhe dhe nji dëshirë epike vlon në gjakun e “birit të Shqypes”.
Të lindet një njeri nga gjin’ i dheut t’onë të rîm me lotë të vakët, nga thalb’ i shpirtit t’onë që shkrihet në dëshirë të flakët për një gen të ri –
….
Të dali një njeri! Të mkambi një Kohë të Ré! Të krijojë një Epopé! Ndër lahuta t’ona të këndohet Jeta e Ré… (Të lindet njeriu)
Asht kushtrimi për lirí! Thirret lirija ndër frymarrje të gjata qi shkojnë tue u-ngjitun në nji “crescendo” të dalldisun. “Me u-zgjue” duhet nga robnija e shekujvet të kaluem, e trashigueme në robnín e soçme! Si mundet me krijue epopena skllavi? Epopeja e shqipevet qe dikur, “ndërsa zemra e kombit në liri kumbonte”. E zezë asht e tashmja: kohë “idhujsh pa krena”. “E ata që lindin në kohën e idhujvet pa krena s’dinë kah t’ia mbajnë. Duen t’adhurojnë, por çka t’adhurojnë? – Idhujt pa krena?. . . Duen të besojnë, por çka të besojnë? – Idhujt pa krena?. . Kush mund t’adhurojë të shëmtuemin? Kush mund të besojë në nji zot pa krye?. . “(Idhujt pa krena) Lumnija e kalueme asht në historí jo për me u-ngushllue me andrra t’ambla të pafrytshme, por asht shembull, flakë qi duhet të ndezi “vullnetet e shtypuna” të kombit për zgjim e ringjallje.
O vullnete të ndrydhuna! O vullnete të shtypuna! Shkundëni prangat të mbrapshta! E me brimë ngadhnjyese, me hov viganash, dëshirash flatruese, turrnju në të gjitha anët dhe poshtë në dhé zbritni – ndoshta aty keni për të gjetë fillin e një hymni, që Illyrí e vjetër ndër kremtime këndonte, ndërsa zêmra e kombit në liri kumbonte. (Zgjimi)
Asht e para dhe e mbrama thirrje qi i bahet historís. Pse fill mbrapa, shpirti i rí shembullehet me nji shkëndí qi, ” tue u vërsulë në liri”, shkëputet nga votra, fluturon në qiell dhe zen vendin e hanës (Shkëndija). Ky vrull kah lirija asht aq i fortë sa me këputë çdo lidhje me traditën – këtu e shembullyeme me votrën. Shpirti i rí lidhet përkundrazi me ” nyjet e dashnis” për të mjerët, dhe prej mesit të qiellit ndritë mbi ta. Poezija e Migjenit asht gati me prekë zenitin e vet. Mbas endjes së shkurtë ndër kujtimet e lumnís. /KultPlus.com
Nuk është koha e duhur për këtë studim, megjithatë udhëzimet e reja rekomandojnë jo më shumë se një pije në ditë për burrat dhe gratë.
Këto gjetje, të botuara në Health.gov vijnë gjatë kohës së stresit të theksuar nga një pandemi në rritje.
“Si komb, shëndeti ynë kolektiv do të ishte më mirë nëse njerëzit në përgjithësi do të pinin më pak”, sipas Timothy Naimi, autore e studimit.
Studimi zbuloi se dy pije kishin një rrezik më të lartë të vdekjes nga sëmundjet e zemrës të lidhura me alkoolin, kancerin dhe aksidentet e automjeteve sesa një pije e vetme.
Në 1990, një studim i ngjashëm sugjeroi jo më shumë se dy pije në ditë për burrat dhe vetëm një pije në ditë për gratë.
Sipas Institutit Kombëtar të Abuzimit ndaj Alkoolit, një birrë 350 mililitra, një gotë verë 150 mililitra ose një gotë me pije tjetër alkoolike prej 44 mililitrash janë parametrat që përkufizojnë një pije normale. /KultPlus.com
Fjodor Dostojevski ka lindur më 16 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Ka nga ata që besojnë se arti i mrekullueshëm është rrjedhojë e vuajtjes së thellë. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës boterore, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtjeje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, per te cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.
Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko-letrar Petrashevski, arrestohen dhe burgosen.
Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minuten e fundit vendimi u anulua. Vetëm pas 10 vjet burgimi politik në Siberi kthehet në Shën Peterburg. Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19-të që ka shkruar novelat klasike si: “Krim dhe Dënim” (1866) dhe “Vëllezërit Karamazov” (1880). Dostojevski iu kthye jetes së shkrimtarit si profesion pas një karriere të shkurtër ushtarake, ku në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”. Novelat e tij ekspoloronin detyrimet psikologjike dhe morale të njeriut modern. Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës”, një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. /KultPlus.com
Zvicra njihet si një shtet me natyrë të bukur dhe me standard të lartë të jetës. Në veçanti Zvicra shquhet si vend i Alpeve dhe i liqeneve të shumta. Sipas “HouseSwiss”, Zvicra ka 7000 liqene.
Kjo faqe saktëson se realisht Zvicra ka rreth 1.500 liqene me hapësira më të mëdha. Më i madhi prej tyre është në Jura-Nordfuss (Liqeni i Gjenevës, Liqeni Neuchâtel, Liqeni Biel), në Mittelland (Bodensee ose Liqeni i Konstancës, Liqeni i Cyrihut), në Prealps dhe në shpatin e Veriut Alpin (Liqeni Thun, Liqeni Brienz, Liqeni Zug, Liqeni Lucernit) dhe në shpatin jugor të Alpeve (Liqeni Lugano, Langensee).
Por, sipas informacioneve të fundit, Zvicra ka edhe mijëra liqene dhe rezervuarë të vegjël natyrorë, veçanërisht në Alpe, por që kanë marrë epitetin e liqeneve, andaj thuhet se tani Zvicra ka 7 mijë liqene.
Duhet theksuar se shumica e liqeneve zvicerane janë ish-akullnaja që u formuan gjatë epokës së fundit të akullit. Liqeni i Gjenevës në zonën kufitare franceze-zvicerane është liqeni më i madh në Evropën Qendrore. Liqeni më i madh në tokën ekskluzivisht zvicerane është Neuenburgersee me një sipërfaqe prej 218 km2.
Lumenjtë Rhone, Rhine (Rajna) dhe Inn kanë origjinën në Zvicër dhe derdhen në Mesdhe, Detin e Veriut dhe përmes Danubit, në Detin e Zi. Gjatësia e Rajnës në tokën zvicerane është 375 km, ajo e Rhone 264 km dhe ajo e Inn 90 km.
Për pamjen e bukur që zotërojnë, këto liqene tërheqin shumë turistë, të cilët, përveç që shijojnë pamjen, mund t’i shfrytëzojnë për t’ u larë, për të lundruar me varka etj. /Albinfo.ch /KultPlus.com
“Hylli i Dritës” rizbulon pas gjysmë shekulli vëllain shkrimtar të Ernest Koliqit. Shkroi pak prozë që na vjen falë botimit në vitet ’60-70 tek “Shejëzat”. Një individualitet poetik, i lirë që ankthin e shkëputjes me forcë nga diçka e patjetërsueshme si atdheu dhe nga figurat e fëminisë e bën letërsi. Ardian Ndreca merr në analizë kohën e paraluftës në Shkodër e përshkruar nga Viktor Koliqi si një “belle époque”:
“Edhe psè fatet e vështira të jetës më larguen nga ky vend, janë po ato hapa qi, të lidhun me fijen e pakëputëshme të dashunís, prap më drejtojnë këtu, n’andërr”, shkruan Viktor Koliqi në tregimin – nuk është termi i duhur për të përcaktuar gjininë e shkrimit të tij – “Andërr e nji nate mërgimi”.
Është nga ato përkufizime që të bëjnë të vetëdijshëm për artin si diçka që vjen nga jeta dhe kthehet prapë në jetë. Viktor Koliqi shkroi pak, është prozë që shpëtoi falë botimit në vitet 60-70 tek “Shejëzat”, revista që mbajti në mërgim i vëllai shkrimtar, Ernest Koliqi. Duket një individualitet poetik, i lirë në hovet e kujtesës, që ankthin e shkëputjes me forcë nga diçka e patjetërsueshme si atdheu dhe nga figurat e fëminisë, e bën letërsi. “Hylli i Dritës” e rizbulon pas gjysmë shekulli këtë shkrimtar të fshehtë, gjithë ndjesi nga e shkuara që ai e ndjell dhe e sjell para syve tanë si portreti një fëmije pas banje në pasqyrën me avull. “Si ta përçansoj Viktor Koliqin si shkrimtar?, pyet Ardian Ndreca në të parin shënim kritik që shkruhet tek “Hylli i Dritës” për të vetmet shkrime tijat që kanë mbërritur ditën tonë. “Ka lanë aq pak prej vedit saqë më duket vetja si ata shkencatarët që s’kanë landën e mjaftueshme me dhanë nji gjykim për nji themel të zbuluem diku mes rrënojash.”
Kush është Viktor Koliqi, djali i Shanit dhe i Age Simonit, u lind në Shkodër më 1916. Vëlla i Mikel Koliqit, i pari kardinal shqiptar, Ernestit, Guljelmit, Lecit, i motrave Margerita dhe Terezina. Në vitin 1912 hyn në Kolegjin Saverjan në Shkodër, dhe studion aty deri më 1934 kur mbyllen shkollat e enteve fetare. Asokohe në Kolegjin e Etërve Jezuitë, studionin, edhe Zef Mala, Qemal e Veli Stafa, Myzafer e Arshi Pipa. Më 1938 fiton një bursë për të studiuar në Universitetin e Romës ku takon shokët e rinisë Lin Shkreli, Mark Boriçi e Pjerin Shkreli. Më 1947 hyri si nëpunës në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit ku thelloi leximet e klasikëve rusë Dostojevski, Tolstoi, Gogoli etj. Po ashtu njohës i madh i veprës së Fishtës. Për shkak të kushteve të vështira ku e kishte hedhur fati një jete në mërgim, niset drejt Gjermanisë dhe vendoset në Mynih ku punoi si mësues i gjuhës italiane. Aty vdes më 1988. Prehet në Romë, pranëve varreve të prindërve dhe të vëllait Ernest Koliqi.
Si re në gjurmë të Viktor Koliqit?
Viktor Koliqin e kam njohtë nepërmjet revistës «Shêjzat» që i vëllai, Ernest Koliqi, botonte në Romë tue nisë prej vitit 1957 deri në vitin 1974. «Shêjzat» ishin vijimi ideal i revistës «Shkëndija» e cila qe botue ma përpara në Shqipni. Ernest Koliqi kishte mbërrijtë me afrue tek «Shêjzat» e tija ma të mirët albanologë të huej, ma të mirët gjuhëtarë, shkrimtarë, eseista e hulumtues shqiptarë në mërgim dhe ishte vazhdimisht në kërkim të talenteve të reja mes mërgimtarëve por edhe mes shqiptarëve të Kosovës, Malit të Zi dhe arbëreshëve të Italisë.
Talenti ma i madh që ai ka zbulue ka qenë padyshim shkrimtari Martin Camaj.
Çfarë arsyesh do rreshtoje po të pyesnim përse emri i Viktor Koliqit shkrimtar nuk përmëndet gjëkund?
Mendoj se emni i Viktor Koliqit ka “humb” për faktin se ai ka qenë aktiv si shkrimtar vetëm për pak kohë, ka botue shumë pak dhe ka jetue si në shmang, mes nji emigracioni që asokohe njihej ma tepër për shpërthimet e veta të dobta politike. Mandej mos të harrojmë se ai ishte nën hijen e randë të famës së Ernestit, të vëllait, rrethanë kjo jo e dobishme për njohjen e tij si individualitet.
Ty si shkodran ku të çojnë përsiatjet e tij për qytetin verior në vitet e para luftës?
Ajo çka më pëlqen tek Viktor Koliqi asht ndjenja bashkimtare që ai ka ndaj gjithë shqiptarëve. Për shembull po të marrim Shokët e Gymnazit të Shtetit (1964), ai na tregon për nji shëtitje në Tarabosh të pesë shokëve maturanta në gjysmën e viteve ’30. Janë Jorgji, Ragipi, Abdyli, Kola… dhe Viktori. Ragipi asht prej Korçet, pinjoll i nji prej familjeve ma të njohuna të atij qyteti. Jorgji vjen prej nji familjes së pasun durrsake. Abdyli dhe Kola janë shkodranë, të dy vijnë prej familjesh nevojtare por të ndershme e plot dinjitet. Pra, janë toskë e gegë, myslimanë e të krishtenë, e vijnë prej shtresash të ndryshme shoqnore, por ecin drejt jetës me nji dinjitet të pashoq, me etje për dije dhe me dashuni për vendin e vet. Aty e shoh un forcën e shqiptarëve, tek bashkëpunimi dhe tek ideja se me kulturë dhe dije mund të bahena njerëz si bota e qytetnume. Shkodra që ai pikzon në sprovat e tija ka ngjyra orientale dhe reflekse venedikase, asht nji derë mes dy botësh, mes dy mendësive që e pasunojnë. Edhe pse ka jetue relativisht pak kohë në Shkodër, ai e ka njohtë thellë shpirtin e atij vendi. Mund të themi se tue lexue shkrimtarë si Ernest Koliqi, Lazër Shantoja e të tjerë mbërrijmë me imagjinue kohën e paraluftës në Shkodër si nji belle époque, diçka magjike dhe e largët që asht shue përgjithmonë. Do të thoja ma mirë: asht shue si realitet por jeton edhe sot si tharm.
Me aq sa na lë për të kuptuar “Andërr e nji nate mergimi”, Viktori ashtu si i vëllai, Ernesti, kërkon në nënvetëdijen, në ëndrrat dhe kujtimet. A është kjo zona e përbashkët apo e influencës së njerit tek tjetri, e shkrimtarit të shpallur tek ai i fshehur?
Ju me të drejtë keni vërejt se Viktor Koliqi parapëlqen andrrën për me çlirue fantazinë e tij. Ai jeton në mërgim dhe nuk ka asnji shpresë se mund të kthehet ma në atdhe. Nuk duket se urren askënd, por s’ka shpresë e malli e djeg mbrendë dhe e ban të pafuqishëm. Mendoj se po të kishte shkrue për të tashmen e tij do të kishte shkrue gjana të zymtë. E vemtja liri i vjen prej andrrës, prej ikjes nga realitetiti. Edhe kur flet për gjana të jetueme në të kaluemen ai duket se flet për andrra. Andrra të nji jete të kalueme janë prozat poetike me titull: Kujtime për Shantojën (1957), xixillojat e vendit t’im (1964) apo Kur bje shi në Shkodër (1965). Ajo çka ndihet gjithkund në prozën e tij poetike asht mallëngjimi dhe pesha e largësisë së atdheut; ai e përcepton mërgimin si nji padrejtësi – dhe mendojmë me të drejtë – mbasi ai nuk ishte marrë kurrë me politikë. Po të mendojmë sesi ka shkue jeta e tij, mund të themi se padyshim ai ka qenë nji talent i pafat, nji talent që kohnat e vështira e rrethanat e kanë djegë me shpejtësi marramendëse si nji meteor.
Çfarë mendon se mund të bëhet pas “zbulimit” të këtyre prozave poetike?
Mendoj se ato janë pjesë e vlefshme e trashigimisë sonë letrare dhe duhet të gjejnë vendin që u takon. Por s’kam pa deri më sot asnji kritik apo letrar që t’u kenë tërheqë vemendjen. Kajherë kam përshtypjen se shumica e shkrimtarëve të rinj preferon me shkrue sa ma shumë e me lexue sa ma pak e kjo s’më duket gja e mirë. Rasti i Viktor Koliqit asht deridiku “fatlum”, pse mund të lexohet në pak orë dhe rreth tij mund të krijohet menjiherë nji ide relativisht e qartë. Prozën e tij poetike mund ta përçansoja kështu: e thellë, e ndieshme, pesimiste, nostalgjike, delikate, idealiste… e mbi të gjitha poetike.
A ka trashëgimtarë Viktor Koliqi?
Po, ka nji djalë që quhet Mikel. I jati i kishte vu emnin e të vëllait, kardinalit të parë shqiptar, kur ky gjindej në burgjet komuniste. Viktori, ashtu si i vëllai Ernesti dhe prindt e tyne, asht i vorrosun në Romë.
ANDËRR E NJI NATE MERGIMI
Shpesh herë shoh n’andërr vendin t’im. Më pezullon kjo andërr, në flatrat e çuditshme të nënvetdijes, më largon nga ky dhé mergimi e më shpjen deri atjè, n’atdhé. Varet në grrêmçen magjike të deshireve të pa shprehuna dhe në gozhdën e ngulun të kujtimeve qi s’mund të harrohen. E, të gjitha këto, janë të paraftyrueme nga fantazija me ngjyra të trishtueshme e të zbrazta, pse në ketë andërr nuk shoh asnji njerí. Nji botë e pa jetë, plot hije të ndalueme e të heshtuna, mbulon ato lagje ato shtëpija ato oborre. Eci mbë maje të gishtave nepër udhë të vetmueme, edhe unë hije e vetmueme n’at shkretí. Hapat e mij s’lanë mbas, kurrfarë jehone. E, mendoj: kjo pikë gjeografike e botës më tërhjekë mâ shum se çdo skâj tjeter. Këtu çela sytë, e, në pergjumëshmenín e zgjimit të parë të parë pásh fytyrat mâ t’aferta e mâ të dashtuna. Me hapat e parë qi bâna, këtu filloj jeta e ime. Edhe psè fatet e vështira të jetës më larguen nga ky vend, janë po ato hapa qi, të lidhun me fijen e pakëputëshme të dashunís, prap më drejtojnë këtu, n’andërr. Udhtimi i im andrratár më shpjen vetvetiu në rrugët mâ të njohtuna. Muret e qytetit t’im më duken germadhe të lodhuna në pritje të rrëximit të fundit. Nepermes të lëmashkut t’atyne gurvet më rrëshqasin kujtimet. Muret e vendit t’im kanë edhè ato nji shpírt. Nji shpírt të molisun e të zgavrruem, por qi qendron gjithnji aty, i patundshem në heshtje. Nga dyert e çeluna vrej oborret e vetmueme. Këto oborre kishin dikur, ngrohtësi e freskí pernjiheri. Këtu pelsitshin në rrythmin e rregulluem nga koha, damarët e zemres shqiptare. Nji pus, nji kug, nji mand, rreshti i shemshirit, tanda e hardhís e drandofilles e luleviles: krejt nji botë e lindun e e kalueme në vështirsina, por e lulzueme në frymen e pastër të deshireve bujare burrnore e miqasore. Sod, aty, gjithëshka më duket e veshkun e e thame. Kështu tu’u endë mbrrijë te oborri i shtëpís s’ime. Hy mbrendë. Ndalem per nji ças, si fantazem i habitun, si hajn i padishruem i kujtimeve të mija mâ të dashtuna. Më shkojnë syt me’i herë te mandi. Mandi qe miku mâ i ngushtë i lojnave të mija fëmijnore. Gati nuk e njoh. Pa gjeth, pa fryt, më duket si perbindsh i thát qi nalton kah qielli krahët e shpulpuem (sic!) në nji lutje plot frigë. Skeletër i veshun me vetmí e heshtí por qi i ka gjithnji rrâjët në truellin e vet. Dikur, kur frynte era, stuhija e vjeshtave tu’u pershkue nepër degët e mandit, më tregonte andrra guximtare kalorsash. I ndigjojshe me vemendje e me andje. Atbotë, pa frigë e plot guxim i hidhëshem shpresët e mija në qiellët e turbullta t’atdheut. E, fillojshe luftat e mija të vetmueme: me zhgulë me rrâjë demagogjinë, errësin mendore, zbraztësín shpirtnore. E shpata e flakët e hoveve të mija rijnore (oh thjeshtësi qi kaperthen shpirtin në rinín mâ të parë!) u versulte e pa mëshrirë mbi ata qi deshten gjithëherë, perdhuni, me dalë në shesh e në shêj pa pasë kurrnji virtyt, kurrnji pregatitje, kurrnji qellim ndershmenije. O poet i im i dashtun , ti perkunde andrrat e mija nder degët e mandit t’im, e gëdhene në mue nji shpirtë e nji zemer qi kanë me ngelë të pandryshueme në kohë. E dij se kanë me randue mbi mue krajata e pengime të gjithnduerta, pse andrrat janë bimë shterpe qi bulojnë në vullâjt e mystershem të nënvetdijes, por kur të lexoj prap rreshtat e tu, guximi e shpresa s’kanë me më lanë e kanë me lulzue gjithnji, edhe në degët e thame të mandit të sodshëm. Mandej, bâj edhè pak hapa e mbrrijë ke pusi. Shikoj në thellsin e tij per të pa ujët e kulluet. Asht shterrë. Edhè çekerrku e kova, dikur plot zhurmë, heshtojnë aty të kota, në zbraztësí. Jo larg, permbi rrasë të lugut heshton edhè pirajka. Ajo rrahje rrythmike e pirajkës qi u shperndante nga oborri në oborr tue kapercye mure e avullija nuk ngelë mâ pezull mbi qytet. Më duket kjo rrahje qi s’ndigjohet mâ, si jehonë e lashtë e njij riti të pa kryem. Heshtimi qi ka zbritë per rreth perkundet në nji shrregull qi nuk shihet, në nji valle qi nuk ndigjohet. Shmangem andej. I ngjitem shkallave qi më shpijnë në çardak. Sa e zbraztë më duket kjo zemer e hapun e shtëpís! E hapun dikur per të gjithë, të njohtun e të panjohtun. U shuguronte në tê takimi i parë i mikpritjes. Kot mundohem të shoh ndo’ i fytyrë të dashtun. Çardaku âsht mâ i zbraztë, i pafund. Sikur i zbraztë e i pafund âsht heshtimi qi e mbulon. Papritmas më shkojnë syt atjé në skâj ke nji derë gjymsë-çelun. E njoh. Asht dhoma e miqvet. Hy mbrendë. Nga dritoret e mbylluna deperton nji fije drite qi zbulon n’atë dhomë nji rreze të zbetë e gati të harrueme kujtimesh. Oh botë e ndalueme në prakun e stinve të mira, ti më thrret me mallin e largtë të fëmijnís, e unë, per me mbrrijtë ke ti (tu’ qenë endè gjáll) jam i shternguem të bâhen hije. Këtu në ketë dhomë më ndydhen e më shtangohen në shpirtë të gjitha mendimet e të gjitha deshiret qi kisha dashtë të shprehi. Fytyra e gjyshit e pikzueme n’at kuader të varun në mur, flet ajo per mue. Pa çelë gojë, pa lëvizë buzët më thotë: «Trupi i im ndá tash sa kohë nga kjo botë, ka lanë këtu shpirtin e vet. Ky shpirt desht të frymzojë ndjesitë e brezninave t’ardhëshme. Desht të ruejë në votër, të pashueme flaken e lashtë. Besa, ndera, bujarija e dashunija do t’ishin Vestalet e sodshme qi do t’a mbajshin gjall këtë flakë. Kot. Shpirtit i âsht ngrî në mbrendsí edhè shprehja. Na jemi, këtu, si orenditë e kësaj dhome, kû as raftat s’pelsasin mâ n’ankim të vjeter». Dal andej. Pershkoj lagjet e vetmueme, tu’ persritë në këthim, udhtimin andrratar qi bâna per të mbrrijtë këtu, e papritmas gjindem jashtë qytetit. Ndalem i lodhun. I lëshoj vendit t’im shikimin e fundit. Qe: aty mbi at koder, plot krenari të lashtë, naltohet kështjelli. E vetmja lëvizje qi shoh në krejt ket anderr âsht ai procesjon hijesh qi ecin tu’ u projektue mbi gurët vigana. Janë hijet e sorrave të zeza qi fluturojnë diku, atjè nalt, por qi un nuk i shoh. Kur zgjohem, më çelen syt në mergim.
SHENIM: Ky shkrim është botuar te Shêjzat, 1958 (II), nr. 3-4, fq. 122-123. Cervantes (shenjim i revistës Shêjzat). /KultPlus.com
Një vaksinë kundër koronavirusit, e cila është zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, duket se është e sigurt për përdorim dhe mund ta nxisë sistemin imunitar të njeriut për të reaguar.
Në testim ishin të përfshirë 1,077 persona, ku u dëshmua se vaksina e ka nxitur prodhimin e antitrupave dhe rruazave të bardha të gjakut, të cilat mund ta luftojnë virusin, shkruan BBC.
Këto rezultate janë shumë premtuese, por ende është shumë herët që të dihet nëse kjo është e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje, prandaj disa testime më të mëdha janë në proces e sipër.
Bëhet e ditur se Britania e Madhe tashmë i ka porositur 100 milionë doza të kësaj vaksine.
Vaksina e quajtur ChAdOx1 nCoV-19 është duke u zhvilluar me një shpejtësi të pashembullt. Ajo përbëhet nga një virus i modifikuar gjenetikisht që e shkakton të ftohurën e zakonshme. /KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, i ka shprehur ngushëllime familjes dhe Federatës së Aeronautikës me rastin e vdekjes së parashutistit Fatos Gërxhaliu, shkruan KultPlus.
Dumoshi tha se vdekja e Gërxhaliut do të lë boshllëk të madh në familje dhe komunitetin e Aeronautikës.
Telegrami i plotë:
E nderuara familja Gërxhaliu,
Të nderuar përfaqësues të Federatës Aeronautike të Kosovës,
Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, të parashutistit Fatos Gërxhaliu, pas aksidentit në fluturim, lajm që na pikëlloi të gjithëve.
Humbja e tij do të lërë një boshllëk të madh në familje dhe në komunitetin e aeronautikës.
Bashkë ndjej dhimbjen në këto momente të trishta për familjen, miqtë, komunitetin sportiv dhe ata që e njohën.
Ngushëllime familjes Gërxhaliu, miqve të të ndjerit, Federatës dhe tërë komunitetit të aeronautikës në Kosovë. /KultPlus.com
Për herë të parë që nga viti 1956, Topi i Artë nuk do t’i jepet asnjë lojtari këtë vit për shkak të ndërprerjes së shkaktuar nga pandemia koronavirus, shkruan KultPlus.
France Football ka njoftuar se çmimi prestigjioz nuk do të jepet këtë sezon për shkak të mos përmbushjes së të gjitha kushteve.
Topi i Artë i është dhënë lojtarit më të mirë në planet që nga viti 1956, megjithatë është marrë vendimi se nuk do të ishte e drejtë të zgjedhin një interpretues kryesor duke pasur parasysh rrethanat në të cilat aktualisht po luhet sporti profesional.
“Për herë të parë që nga viti 1956, Topi i Artë do të marrë një pushim. Nuk do të ketë shpërblim në vitin 2020, sepse rezulton, pas shqyrtimit të menduar, se të gjitha kushtet nuk janë përmbushur. Ne besojmë se një vit i tillë si ky nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet si një i zakonshëm”, thuhet në njoftimin e France Football.
Në këto rrethana fituesi i vitit 2019 Lionel Messi do të mbajë titullin e fituesit të Topit të Artë edhe për 12 muaj të tjerë.
Super ylli i Barcelonës ka gjashtë Topa të Artë në emrin e tij, ndërkaq rivali i tij Cristiano Ronaldo i Juventusit ka pesë. / KultPlus.com
Muzika shqiptare po tejkalon çdo ditë e më shumë kufijtë. Vepra të kompozitorëve shqiptarë po renditen krahas atyre botërorë. Kësaj radhe falë punës së mrekullueshme që po e bën kori “Siparantum” tash e tre vite, shkruan KultPlus.
Në tetorin e vitit të kaluar, kori “Siparantum” u bë pjesë e konkursit ndërkombëtar të koreve, në edicionin e 15-të të “International Choir Contest Flanders”. Kjo ishte një rrugë e re suksesi për ta, për faktin se ishin bërë pjesë e një festivali tejet serioz, i një niveli të lartë artistik. Pjesëmarrës në këtë festival ishin kore të shumta të cilat disa prej tyre kanë shpërblime të shumta ndërkombëtare.
Pikërisht kjo pjesëmarrje, bëri që kori “Siparantum” të përfshihet në CD-në e festivalit në fjalë.
Në IKV (15th International Choir Contest Flanders), kori “Siparantum” u paraqit me vepra të laramanishme të kompozitorëve të njohur botëror dhe shqiptarë, në mesin e tyre veprat e kompozitorëve si: Rafet Rudi, Mendi Mengjiqi, Kreshnik Aliçkaj, Memli Kelmendi etj.
Duke u nisur nga ky fakt, festivali përzgjodhi nga secili kor pjesëmarrës nga dy vepra të cilat e kompletuan listën për këtë CD, kësaj liste nuk i mungojnë edhe veprat shqipe.
Dirigjenti dhe kompozitori Memli Kelmendi, njëherit udhëheqësi i korit “Siparantum”, ka treguar për KultPlus që qëllimi i tij kryesorë është promovimi i veprave dhe kompozitorëve shqiptarë në botë.
“Përfshirja e korit tonë në këtë CD, vërtetë më gëzoi shumë me faktin që ideja jonë që në fillim të formimit të korit ka qenë kjo, prezantimi i këngës sonë korale dhe kompozitorëve tonë në botë. Ndonëse kemi vetëm tre vite që nga themelimi, duket se ne jemi në rrugë të drejtë. Veprat të cilat botohen, lënë gjurmë të pashlyeshme dhe qëndrojnë përherë, kjo ka rëndësi”, thotë Kelmendi.
Kriter i festivalit ishte interpretimi i veprave të ndryshme të periudhave të ndryshme stilistike gjerë tek interpretimi i veprave bashkëkohore, prandaj në mesin e veprave të shumta në paraqitjen e korit “Siparantum”, për CD-në e këtij festivali u përzgjodhën vepra “Xhike-Loke” e kompozitorit kosovar Rafet Rudi, si dhe vepra e tradicionale nga Ekuadori, “Apamuyo Shungo” me përpunim të Guerara.
Kompozitori Memli Kelmendi për veprën “Xhike-Loke” shprehet se “është njëra prej veprave më të bukura korale në repertorin e muzikës tonë.”
Sipas tij, vepra në fjalë është pëlqyer dhe vlerësuar nga kritikë të shumtë të muzikës që ishin prezent në festival, nga publiku i shumtë dhe nga juria profesionale në përbërje prej: Luc Anthonis, Ágnes Török, Peter Broadbent, Nicol Matt, Fabio Pecci. Interpretimi i veprës “Xhike Loke” është pëlqyer gjithashtu edhe nga kompozitori prof. Rafet Rudi, i cili ka vlerësuar lartë interpretimin e korit “Siparantum”.
“Edhe po të më pyesnin mua për përzgjedhjen e ndonjërës nga veprat tona të interpretuara në kuadër të shumë veprave që ne u paraqitem në këtë festival garues, padyshim që do t’a zgjidhja këtë vepër me faktin se ishte interpretimi më i mirë që kemi realizuar ndonjëherë. Padyshim ajo që e karakterizoi këtë vepër në këtë festival ishte koreografia për të cilën do ta falënderoj mjeshtrin e koreografisë shqiptare, Tasim Dajçi, i cili poashtu në mënyrë vullnetare ka ndihmuar punën tonë në realizimin skenik, me përkushtimin e tij maksimal.”
Përfshirja e veprave shqiptare në këtë botim konsiderohet një sukses i rëndësishëm dhe padyshim që Kelmendi ndjehet tejet i lumtur.
“Të jesh pjesë e këtij botimi, në mesin e koreve që kanë traditë në këndimin koral, që funksionojnë me kushte më të mira se ne, të jesh pjesë e një botimi bashkë me “King’s Singers” që sot konsiderohet ansambli vokal ndër më të njohurit në botë, vërtetë kjo është gjë e rëndësishme për gjithë ne. “King’s Singers” kanë hapur këtë festival me një koncert të tyre fantastik, në mes tjerash kanë mbajtur Workshop dhe kanë kënduar veprën Premierë “Pace non trovo” të Jan Van der Roost. Ishte një mundësi e bukur, për gjithë koret pjesëmarrëse.”
Kori “Siparantum” ishte shpërblyer me çmimin “Honorable Mention” në edicionin e 15-të të “International Choir Contest Flanders”, por ata nuk e kishin dijeninë për botimin e CD-së e aq më pak për përfshirjen e tyre. Andaj këtë e konsiderojnë si surprizën më të mirë gjatë kësaj kohe.
“Kjo na erdhi si surpriza më e këndshme në këtë pandemi, një dhuratë e çmuar nga kompozitori me renome botërore, Jan Van der Roost, të cilit ne në këtë festival ia kemi interpretuar veprën e tij, premierë “Amor io fallo”, i cili pas përfundimit të festivalit në një prononcim të tij ka thënë fjalët më të mira për korin tonë”, tregon Kelmendi për KultPlus.
Një vepër e botuar, veçanërisht ato që kanë peshë ndërkombëtare, padyshim që zënë një vend të rëndësishëm në prezantimin dhe promovimin e kulturës sonë. Por, gjithashtu për të arritur suksesshëm deri te këto prezantime, duhet edhe një përkrahje financiare nga ana e shtetit e kori “Siparantum” ka kohë që përballet me këtë problem. Kori gjithashtu është duke bërë përpjekje për realizimin e një CD-je, që po e shohin si një zgjidhje për t’i përballuar problemet financiare.
“Ne tashmë e kemi dëshmuar dhe vazhdimisht po e dëshmojmë punën tonë, mendoj që institucionet tona shtetërore duhet të kenë kujdes të veçantë kur flasim për këtë fushë dhe promovimin e shtetit tonë në botë. Mbështetja të cilën ne marrim nga shteti është më minimalja e mundshme, prandaj të mendosh për shpenzimet e udhëtimit, akomodimit, ushqimit, vizës dhe mbi të gjitha për botimin e një CD-je, është e pamundur me përkrahje të tillë”, thotë Kelmendi.
Si pasojë e situatës së krijuar nga Covid-19 shumë aktivitete që ishin në agjendën e korit “Siparantum” janë anuluar e disa prej tyre janë shtyrë për 2020/2021.
Në këtë kohë, kori do të ishte në garën më të madhe të koreve botërore, World Choir Games, aty ku u selektuan për herë të parë në historinë e shtetit tonë, megjithatë World Choir Games është shtyrë për vitin e ardhshëm, e rëndësishme është që kori kosovar kanë siguruar pjesëmarrjen e tyre në dy kategori të koreve mikse.
Në muajin Prill, “Siparantum” do të ishin pjesë e një festivali të rëndësishëm në Hungari i cili tashmë është shtyrë për në muajin Shtator.
Ndërsa muaji Nëntor pritet ta gjejë korin në Pragë, Çeki, e për të cilin festival do të na njoftojnë me kohë.
Krejt për fund, Memli Kelmendi shprehet i bindur se viti 2021 do të jetë vit i sukseseve kulminante të korit “Siparantum”. / KultPlus.com
Skulptori i njohur, Gëzim Muriqi, i cili njihet për realizimin e shtatoreve të figurave të njohura historike shqiptare, ka paralajmëruar se është në përfundim e sipër të skulpturës së tij të fundit të presidentit historik, Ibrahim Rugova, shkruan KultPlus.
Gëzim Muriqi tregoi për KultPlus se modelimi i skulpturës ka zgjatur pak më shumë se një muaj, duke pasur pastaj parasysh përgatitjet që skulptori duhet t’i bëjë në mënyrë që të njihet më shumë me karakterin e figurës të cilës i dedikohet shtatorja.
Një figurë si ajo e Ibrahim Rugovës kur vie para publikut në cfarëdo formë e sidomos përmes artit, kërkon shumë përgjegjësi. Për Muriqin kjo është skulptura e dytë e Rugovës, e para gjendet në Malaj të Rugovës, dhe, edhe pse tashmë një profesionist në punën e vet, ai e konsideron një përgjegjësi të madhe realizimin e kësaj skulpture.
‘Përgjegjësi profesionale vazhdon të përcjellë artistin në vazhdimësi’, shprehet tutje ai për KultPlus.
Duke pasur parasysh situatën pandemike nëpër të cilën po kalon edhe Kosova, data e zbulimit të shtatores nuk është zbuluar akoma. Muriqi tregon se kjo situatë imponon edhe datën, mirëpo shpreson dhe beson se brenda këtij viti do të realizohet edhe promovimi i shtatores.
Shtatorja, dimensionet e së cilës janë 305 cm, pritet të vendoset në Istog, në memorialin ‘Ibrahim Rugova’. / KultPlus.com
Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, i bëri thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian, që të përmbushë premtimin ndaj Kosovës, duke i siguruar liberalizimin e vizave, transmeton KultPlus.
Komiteti, përmes një postimi në rrjetin social Twitter rikujtoi se vendimi i Komisionit Evropian për Kosovën, ku thuhej se janë plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, është marrë dy vjet më parë.
It’s now been more than 2 years since the European Commission confirmed that #Kosovo met all of the conditions for visa liberalization.
— House Foreign Affairs Committee Dems (@HouseForeign) July 20, 2020
Thirrjet drejtuar BE-së për të liberalizuar vizat me Kosovën, janë shtuar nga ana e Shteteve të Bashkuara. Më herët edhe i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, i pati bërë thirrje BE-së të liberalizojë vizat me Kosovës.
Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kishin konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim vizash. Por, çështja ka ngecur në Këshillin e BE-së ku disa shtete të rëndësishme nuk janë pajtuar që të liberalizohen vizat për Kosovën.
Edhe brenda institucioneve të BE-së është rritur presioni në drejtim të Këshillit të BE-së. Dhjetëra eurodeputetë përmes një letre kanë kërkuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, të vendosë në agjendë të Këshillit çështjen e libëralizimit të vizave për Kosovën.
Më shumë se 40 deputetë të Parlamentit Evropian u kanë shkruar letra edhe presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, përmes së cilave kërkojnë që BE-ja të liberalizojë vizat me Kosovën.
Këta dy liderë të vendeve anëtare të BE-së, konsiderohen si kundërshtarët më të fuqishëm të liberalizimit të vizave me Kosovës, sepse vendet e tyre nuk e kanë mbështetur një vendim të tillë në Këshillin e BE-së.
Për ish-diplomatin gjerman, Wolfgang Ischinger, çështja e liberalizimit të vizave me Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së.
“Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së. Vonesë e gjatë – besueshmëria e BE-së është në diskutim”, ka shkruar Ischinger në Twitter. / KultPlus.com
Mikrobiologu Lul Raka është zgjedhur kryesues i Bordit Këshillëdhënës për luftën kundër COVID-19
Lajmin e bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook.
“Themelova Bordin Këshillëdhënës për Luftën Kundër Covid19, me prof. Dr. Lul Rakën kryesues. Një elitë mjekësh, studiuesish, shkencëtarësh dhe figurash profesioniste me profil të lartë të fushave të ndryshme do të përbëjnë këtë bord prej njëmbëdhjetë anëtarësh. Këta vijnë nga fusha të ndryshme si: epidemiologjia, mikrobiologjia, praktika klinike, shëndetësia publike, shkenca e sjelljes, menaxhimi i krizave, mbrojtja civile, komunikimi, ekspertë vendor dhe ndërkombëtar”, ka shkruar Zemaj.
Zemaj thotë se bordi do të jetë organ profesional këshillimor për Ministrinë e Shëndetësisë.
“Do t’i ofrojë Ministrisë së Shëndetësisë këshilla të shpejta profesionale, me azhurnime të risive shkencore, opinione, parashikime, formulime të masave të reagimit, identifikim të mangësive për të menaxhuar dhe parandaluar përhapjen e Covid19, rekomandime të masave dhe politikave për adresimin dhe zvogëlimin e pasojave afatmesme dhe afatgjata të Covid19”, ka shkruar Zemaj.
Ai ka shtuar se të gjitha propozimet nga ky bord do të vlerësohen dhe rekomandohen edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike/ IKSHP sipas legjislacionit në fuqi. / KultPlus.com
E 13 martea e akale bershesko resle ini o anglune ovipya e infektime jenengo ani Kosova e virusea Covid-19. Virusesko anav si te sikava saren but sig, may dosna, numay ano shrdipe e akale bershesko, yekh ayekhaverutno virusi, thay fakti kay o jivdipe sarenengo amaro si te yaveringyol, sine dur konceptya thay ideye.
Kotar o 13 marti ji ko 1 yuni, izolibe shrdinga ano sah jivdipaske umalya, thay vash sah dizunenge ani Kosova, bizo nisavo etnikuno ulavibe. Shelencar jene duryardile butyendar, nesave aqhile vi bizo masekune khuvipya, o avera shay te ciden may buderi. Yekh ayekhaverutno virusi, ini e Kosova arakla komplet bi gatisarni.
Lumiaki skenca sitoy konfuzi sar yekh ayekhaverutno virusi, e orijina kotar e Kina, ulavdilo ani e sah lumia. Dikhola kay vash sasavo rodlaripe, sasavo investigipe, vash sasavi analiza thay reflektipe, sito rano, but rano, sar vash skenctarya, sar vash analistya thay ekspertya, vi ayekha vash yekh dizune vash koleske avdive te iklove bizo maske ano droma thay bizo vasteske garavutne sito bistardo dikhipe.
*
Na isi komuniteti ani Kosova kova na cidingya thay kova na cidla ini avdive kotar akava izolibe thay ani akaya phari situacia kote arakhola e lumia, thay may buderi e Kosova. Ayekha tikne thaneske na agorinla buti yekh ‘’bomba’’ abokar bari thay bipenjardi kobar virusi, kova ji avdive lela jivdipe pashe 100 jenenge ani Kosova.
Na isi lohke te akceptingyol, numay sarsakana o nazorale cidna, siton odola kolenge may buderi bayrola neglizhipe thay diskriminipe, mekhipe ki yekh rig thay lungyardo merjanilizipe.
Specialune vash o Roma, Ashkalie thay Egipqanya ani Kosova, pandemia e Covid-19 therla sine zoralo impakti sar anglune divestar, vash te therel luge vahtune pharipya kola numay o vahti thay rodlaripya vi azhutipya manglarne si te ikalen olen ano dikhipe, e pakyavipea kay on si te nashavgyon ano sasavipe. Thay sar sakana, vash te maren yekh virusi manglape te penjareole may shukar.
Ani baza e statistikyengi, pashe 60% e akale komunitetyengo siton bizo buti thay periodi e karantipasko sito but pharo, thay may buderi vash o manusha kola therna o phare socio-ekonomikune jivdipya. [i]Yekh raporti e Roma Versitas Kosova’ko ulavla detalya vash trin komunitetya; Roma, Ashkalie thay Egipqanya e Kosovako kola araklile e pandemia thay akaya agorutni therga impakti ano jivdipe e sakole kotorleutne jenesko e akale komunitetyengo kolencar jivdina talo yekh qatlo anavdo – Kosova.
Roma Versitas Kosova evolviringya telefoneske interviste studentyencar e komunitetyengo; Roma, Ashkalie thay Egipqanya, kotor e programyengo e akala organizaciako, phanglo e aktualune ovipyencar ano vahti e pandemiako sar akaya.
Andre duy kurkyenge intervistisale 86 studentya kotar o Prizreni, Peya, Jakova, Ferizayi, Prishtina, Lipyani, Fush Kosova, Istogi, Shtimya, Vushtria, thay Rahoveci. 46 intervistime jenendar siton qhaya ji kay 40 mursha.
Ano puqipe e raportesko – Siyen mi furnizime e haba thay hijienikune elementyencar? – 16 jene respodinde VA ji kay 70 persona respodinde NA, mothavutno akava e urgent mangipasko vash azhutipe karshi e kotorleutnenge e akale komunitetyengo ani Kosova.
Kotar 86 studentya intervistime, 28 olendar therde informacie phanglo e familiencar kola therna mangipe vash habaske thay hijienake elementya, ji kay 58 olendar na therde informacie. [ii] Buderi e intervistime jenengo therde hari but informacie, kay virusi transmetingyola prekal o direkt kontakti e infektime jenenencar (prekal o qhungar, vastyengo qalavibe, kedipya thay aver). Numay duy olendar potencinde kay ini kontaminirime thana shay te oven ano reziko kotar o virusesko transmetipe, ji kay numay shtar olendar potencinde kay akava virusi shay transmetingyola ini kotar o qhigodya. Bazirinindoy ano akava, studentyenge thovdilo ini o puqibe; – Gndinena mi kay akava virusi shay te transmetingyol ini prekal o qhigodya kolen kinena ano marketya, thay musay mi te thovgon on? 23 persone phende VA, 5 persone phende NA.
Shay may laqo qhigode e akale raportesko sito kay, realizime intervistyendar e studentyencar, lelile pashe 130 kontaktya e familyengo kola therna mangipe ani e sah Kosova, familie e komunitetyengo Roma, Ashkalie thay Egipqanya. Ano dive pe lungyaripe, akala familie si te kontaktingyon thay si te azhutingyon e habaske pakoa thay hijienake, ano akava vahti e pandemiako kova avdive genla pashe 5110 aktiv ovipya e infektime jenengo thay 2370 saslarde.
*
Ano yekh diskutipe anglo nesave dive organizimo kotar o Roma Versitas Kosovo, kova mothavdilo online vash sebepi e pandemiako, Qazim Rrahmani – akana talomiministro ani Ministria vash o Terne, Kultura thay Sporti, nakle bersheste ini o kandidati vash deputeti kotar e Ashkaliengi Partia vash Integripe, mothavgya kay akaya pandemia araklaolen bizo gatisaripe ini trin komunitetya ano lafi.
‘’Sito problemi feri so amaro komuniteti jivdinla ano gavya kedime, pherde, ini isi ovipya kana andre yekha mahalake mile metrya kvadrati jivdina 300 dizune. Vash amenge akava mothavgya dar thay reziko kay akava virusi shay te deportinel ano amare komunitetya. Sah akalea diklam te kera so may but senzibilizipe e komunitetesko ano vahti kobar sine karantina, kana tentingyem te vazda godinipe ko dizune. Amen gndingyam kay si te nakha may qhelale desar sar siyem’’, mothavgya mashkar o aver Rahmani ano vahti e diskutipasko.
Mashkar o lafya, ov leparga ini kobar ekspozingyova ani pandemia kola na penjarahola abokar but.
‘’E sah populacia, ano akava vahti kay phirava, sitoy bigatisarni, ini vash ekonomikune puqipya, habaske, ini vash sastipasko aspekti, ini vash o garavipaske mase. Jana kay o Romane, Ashkalienge thay Egipqanyenge komunitetya siton may qorole, may marjinalizime, thay odola e may phare socialune jivdipea’’, lungyarga Rahmani ano akava diskutipe e 10 yulea.
Ano mahale 28 thay 29 ani Fush Kosova, kote siton pashe 100 khera e romencar, ashkalienca thay egipqanyencar, na isi pani ini ano akala dive e pandemiako. But ver, nanipe e paynesko nakla ji ano shov ore andre diveske, ji kay yekhune reduktipya e paynesko na therna aver urban kotorya e dizyako.
Ano ketano paneli e diskutipasko sine vi o Yeton Emini, Godideutno ano Ofisi e Sheruneministresko, ov lepargya kay ji akana kreirisale ini emergentune ekipe kola avna ano azhutipe e familienge e respektivune komunitetyenge.
‘’Kana thergyem numay 95 ovipya e infektime jenengo e Covid-19, ani Ashkaliengi Partia vash Integripe, shrdingyem kreiripe e shtabyengo, vi ayekha ani Ferizayeski Komuna. Amen thergem amare shtabya, janinindoy e realuni situacia e komuniteteski. Nanipe e phikodeipasko sine dikhavutno; amen biqhalgya 35 diplomatikune misionenge mangipya vash ververutne azhutipya, vash te iklon ano azhutipe e komuniteteske. Jangyola kay buderi e jenengo e amare komunitetesko therna butikeripe may buderi e ano yeshil trego, pazari, bikina idya, vash te ahqon jivdi ini vash te theren kurkesko cirkulipe. Ano odova vahti akava aqhavdilo, thay sine baza e panikaki ini vash amenge feri so na thergem veke adresa. Palo odova rodingyam azhutipe diasporatar’’, mothavgya Emini, ayekha sar o Rahmani kotor e komunitetesko Ashkali.
Rahmani lungyargya mothavinindoy kay misal ani Fush Kosova, sakova dive ulavdilo maro ano khera vash o trin komunitetya.
‘’Komuniteti traytisalo ano sakova kher. Ferizayeski Komuna na therga ni yekh familia kay na lela varo ano sakova duyto kurko, eventualipea sakova trinto kurko. Ano Rahoveci nesave na therna ni televizia thay na jande vash viruseske. Isine ini komune kay traytinde shukar komunitete feri so jande kay o komuniteti na therla shukar bukya, thay darasale kay shay komunitetestar te infektinen ini e averen’’, mothavga Rahmani.
Eminini, ki aver rig, mothavgya kay pedral 850 familie sineton triunfutne ano Ferizayi kotar o diasporako azhutipe. Pedral 50 mile eurya kedisale ani akaya akciya.
*
Aver organizaciye aktivizisale kotar o 13 marti kay vash komunitetya Roma, Ashkalie thay Egipqanya te theren sah so manglape ani akaya pandemia.
Roma in Action – RIA, e selia ani Jakova, phiravgya olake aktivitetya e azhutipeya, sarsakana e garavipaske elementyencar. Yekh kotor e azhutipasko sito ini realizimo diskutipe ano tereni thay registirpe e qhavorengo e komunitetyengo ani angloskoluipaski thay yekhuni klasa.
Kosovaki Fondacia vash Putardo Amalipe KFOS phiraviba sitoy e duyti faza emergentuno proyekti kova therla resibe te phikodeinel komunitetya Roma, Ashkalie thay Egipqanya ani kreirimi situacia kotar e pandemia. Pashe azhutipaske e habaske pakoa thay hijienake ani duyti faza proyekti therla resibe kay te azhutinel komunitetya ani edukipaski umal, specifikipea ano aktivitetya vash registripe o qhavore ani angluni thay angloskoluipaski klasa. Akala aktiviteteya realizingyona e azhutipeya kotar o organizacie SHL-Kosova, Roma in Action, Art Stras Union, Ternengo Yekhipe o Dudyardo Avipe BRAN, Avancipe e Terne Ashkaliengo ani Mitrovica PRAM thay Rafin e Juvlengi Roma, Ashkalie thay Egipqanya ani Kosova – RROGRAEK.
Ano shrdipe e akale masekesko, phiravlin KOSINT, prezantimi kotar o SIV, BSFK, RADC thay VORAE, phikodeimi ini kotar aver organizacie e civiluna malipasko kola angazhingyona vash o hakaya, sahleutne thay avancipe e pozicia e Romengi, Ashkaliengi thay Egipqanyengi ani Kosova, ano centraluno niveli thay lokaluno, phiravdile e Sheruneministreske Ofiseske e yekhe mangipea vash e situacia e komunitetyengi ano lafi ano vahti e pandemiako thay mangipe vash olengo sahaastaripe, e specialune avazoa ano Fondi vash Ekonomikuno Rivazdipe.
Prekal akava mangipe, akala organizacie phiravdile e Sheruneministreske e Kosovaka Republikako vash e akanutni situacia e komunitetyengi roma, ashkalie thay egipqanya ano vahti e pandemiako COVID 19 thay olenge emergentune mangipya vash te azhutinen/leindoy financiripea ano diklardo Fondi vash Ekonomikuno Rivazdipe.
Tele therna o mangipya:
‘’Leindoy pe dikhipe kay akala komunitetya siton kotor e may calavde grupyengo ano than, on musay te theren vi specialuno dikhipe thay vi o sah procesi te ovel ano yekhipe e organizaciencar e civiluna malipasko kola lenape e komunitetyenge hakayencar. Kana siyem ko komunitetya, yekh specialuno dikhipe manglape sine te ovel ini vash o phikodeipaske mase vash butyaripe/vazdipe o butikeripe ko butikerutne e komunitetyengo e harne shancyencar vash butikeripe.
Leindoy pe dikhipe o statistike sigurime kotar e Ministria e Publikuna Administrataki ano decembro e bershesko 2018, ano 56 publikune institucie sine butyarde 30.635 persone, kolendar 113 kotorleutne e komunitetyengo roma, ashkalie thay egipqanya, vay 0.36 pe shel. Roda kotar o relavantune institucie te len konkretune reagipya, shrdipeya respektinindoy e diklardi kuota e Kosovaka Republikaka Konstituciya – Thavd 61 ( Reprezentipe ano Butyaripe ano Publikune Instituciye) thay o Krisi vash Civiluno Servisipe Gendo 03/L-149 – Thavd 11 (Leipe ano Civiluno Servisipe), Krisi Gendo. 03/L-212 Butyako, vi e Regulora Gendo 04/2020 vash procedure e shukar reprezantipasko thay proporcionaluno e na buderune komunitetyengo.
Aver reagipe e Sheruneministresko ano shukaripe e komunitetyngo ani Kosova ovla sine ini kotorleipe e organizaciengo e civiluna malipasko kola lenape e komunitetyenge hakayencar ano sah butikeripaske grupe ko te si te diskutingyol statusi e komunitetyengo roma, ashkalie thay egipqanya.
….
Roda kotar o Sherunoministri e Kosovaka Republikako lafideipe vash transparenca ano akava procesi yekhuni rig ini astaripe o organizaciye e civiluna malipasko, specialune ano traytipe e komunitetyengo. [iii]
Pashe 140 familie albanya, kroatya, roma, ashkalie thay egipqanya – ani Graqanica, Janyeva thay Fush Kosova, phikodeisale kotar TIP – The ideas Partnership, e habaske pakoa thay hijienake ano vahti e pandemiako COVID 19. Akala ulavipya dendile e azhutipea kotar o ry. Marcelle Delvaux Abbott, r.Laurent Velty thay olenge kolegya ano Mashkarnacionaluno Klubi Prishtina, thay r. Nicholas Abbott vash kedipe o habe thay transporti.
(Akava teksti produktisalo sar kotor e proyektesko ‘’Phikodeipe e mediengo thay e jurnalistikako vash o manushikane hakaya ani Kosova’’, phikodeimo kotar o ofisi e Europaka Uniako ani Kosova thay realizimo kotar Kosovo 2.0, CEL thay QKSGJ. Andripe e akala botipasko sito godornipe e KultPlus/YIHR KS thay ano ni yekh drom nashti te konsideringyol sar pratsav e EU vay K2.0, CEL vay QKSGJ)
EC ka realizuar performancën publike ‘’Për një shfrytëzim të sigurt të hapësirave publike…’’ e cila ka adresuar rëndësinë e kujdesit të qytetarëve gjatë shfrytëzimit të hapësirave publike si pasojë e pandemisë COVID-19.
Gjatë kësaj performance është bërë shpërndarja e mesazheve senziblizuese lidhur me kujdesin që qytetarët duhet ta ndërmarin gjatë shfrytezimit të hapësirave të përbashkëta, me qëllim të zvogëlimit të mundësisë së përhapjes se virusit SARS-CoV-2 tek shfytëzuesit e tjerë potencial. Poashtu është bërë vendosja e porosive për distancim social në parqet e qytetetit të Prizrenit dhe mobiliarit urban përkatës.
Porositë senzibilizuese kanë bërë thirrje për përdorim të maskave, kujdes të higjienës personale dhe distancim të mjaftueshëm social në rrugë, sheshe, parqe dhe hapësira të tjera publike, ku frekuentimi i qytetarëve është vërejtur të jetë dukshëm më i koncentruar pas thirrjes së autoriteve shtetërore për evitimin e hapësirave të mbyllura.
EC ka parë me shqetësim se si në këto hapësira, të cilat u shërbejnë të gjithëve pa dallim, jo gjithmonë respektohen masat e paracaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Rrjedhimisht, përmes këtij aktiviteti senzibilizues, EC ka bërë thirrje në kujdes të shtuar të qytetarëve me qëllim të mbrorjtes së tyre dhe të afërmve të tyre gjatë qëndrimit në hapësira publike ndaj rrezikut të pandemisë.
Në janar të vitit 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) shpalli shpërthimin e sëmundjes së Koronavirusit të ri në Provincën Hubei, Kinë si një Emergjencë të Shëndetit Publik me rëndësi ndërkombëtare. OBSh konstatoi se ekziston një rrezik i lartë i përhapjes së sëmundjes së koronavirusit të ri (COVID-19) në vendet e tjera të botës për të shpallur më 11 Mars shpërthimin e koronavirusit pandemi globale. Në Kosovë deri më sot shënohen 5.735 raste të prekura me COVID-19 si dhe 135 raste të vdekjes, ndërsa javët e fundit përhapja e virusit ka shënuar rritje.
Performanca publike ‘’Për një shfrytëzim të sigurtë të hapësirave publike…’’ u organizua në kuadër të aleancës për ‘’Qytetari aktive dhe komuna përgjegjëse në Kosovë’’ e cila përkrahet financiarisht nga Olof Palme International Center, që mbështetet nga Qeveria e Suedisë. / KultPlus.com
Artikulli “Meet the Young Creatives of Kosovo” është një artikull në formatin pyetje dhe përgjigje i cili përqëndrohet rreth gjashtë njerëzve të rinjë të cilët punojnë dhe krijojnë në Kosovë.
Këta persona e japin një pasqyre të punës së tyre por gjithashtu ndriçojnë disa probleme të cilat vijnë duke lindur dhe jetuar në një vend si Kosova.
Artikulli filloj si pjese e gjashtë intervistave të cilat ishin të shoqëruara me portrete të secilit prej këtyre personave të bëra nga Klara Gordon. Pas intervistave, përmbledhjen dhe shkrimin e artikullit e kreu Donat Vatoci. Qendra e kësaj pune ishte fillimisht problemi mbi vizat por shpejtë doli nga kjo kllapë. Ka tema tjera më “tabu” të cilat diskutohen përbrenda artikullit, si p.sh shfaqjet drag. Tema të cilat janë komplet jashtë diskutimit publik.
Kjo punë është paraqitur në Vice i-D, një nga revistat më të mëdha në botë, dy vjet pasiqë simotra e tyre “Vice” raportoi mbi “gazin lotsjellës në parlament”. Ka një kontrast shumë të madh ndërmjet mesazheve. Në njërën anë kemi një imazh të tmerrshëm politik i cili lexohet nga miliona, miliona njerëz dhe në anën tjeter kemi një artikull i cili flet mbi të rinjtë Kosovar, i cili lexohet nga miliona njerëz dhe ndihmon që të kuptojmë më shumë përreth Kosoves përpos imazhit të saj politik.
‘Qëllimi ka qenë që të japim një kand të ngushtë mbi çka do thotë që të jetosh në Kosovë dhe si artet jan një mund dhe luftë. Këta njerëz reflektojnë mbi probleme të përbashkëta. Problem të cilat shumica e Kosovarëve ndajmë. Ne kemi dashur që të ndajme këto mendime dhe t’iu ndajmë botës se si jetojnë disa të rinjë në Kosovë.’, thuhet në komunikatën për media. / KultPlus.com
Këngëtarët shqiptarë me famë ndërkombëtare, kanë reaguar përmes postimeve të ndryshme duke i kërkuar kompanisë së madhe botërore ‘Apple’ që të vendos Kosovën në hartën e saj, shkruan KultPlus.
Faqja e krijuar në rrjetin social Instagram me emrin “Balkanism” ka bërë kërkesë ndaj Apple që të vendos Kosovën në hartë.
Mirëpo, Rita Ora, ka reaguar përsëri duke ftuar kështu edhe këngëtarë të tjera shqiptare që të marrin pjesë në këtë iniciativë.
Ajo përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook, ka ftuar Dua Lipën, Dafina Zeqirin, Era Istrefin, Bebe Rexhën e Ava Max.
‘Do të doja shumë që Apple të përhapte vetëdije tek masa duke e vendosur Kosovën në hartë! Shqipëria dhe Kosova kanë talente shumë të madha dhe unë jam aq krenare për të gjitha gratë e mahnitshme, të forta, të talentuara që përfaqësojnë trashëgiminë tonë. Dashuri, paqe dhe bashkim sot me Bebe Rexha Dua Lipa Era Istrefi Dafina Zeqiri Ava Max dhe shumë të tjera‘, ka shkruar Ora. / KultPlus.com
Emiratet Arabe kanë filluar me sukses misionin e parë drejt Marsit, kjo pas ngritjes së suksesshme të sondës nga Japonia.
Sonda e emëruar “Shpresa” u nis nëpërmjet një rakete të tipit H2-A nga qendra hapësinore “Tanegashima” dhe tani është në një udhëtim 500 milion km për të studiuar motin dhe klimën e planetit Mars.
Dy nga përpjekjet e mëhershme për nisjen e sondës gjatë javës së kaluar u desh të anuloheshin për shkak të kushteve jo të favorshme klimatike.
Mbërritja e “Shpresës” në Shkurt të 2021 në Planetin Mars është planifikuar që të përkojë me 50 vjetorin e formimit të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Udhëheqja e këtij misioni dhe drejtoresha e Këshillit të Shkencëtarëve të Emirateve të Bashkuara, Sarah Al Amiri, u shpreh se ndihet e kënaqur për nisjen e sondës me sukses, duke thënë se ndikimi i këtij projekti në vend do të jetë i njëjtë si ndikimi i misionit “Apollo 11” për Amerikën 51 vjet më parë.
“Ishte një spirancë i një gjeneratë të tërë, që stimuloi të gjithë ata që e shikuan që të shtyjnë më tej dhe të ëndërrojnë më shumë”, tha ajo për BBC News, transmeton KultPlus.
Sonda e Arabisë Saudite është një nga tri misionet e planifikuara për planetin Mars gjatë këtij viti. Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë në fazën e fundit të përgatitjeve për dy misione të tjera.
Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë shumë përvojë në hartimin dhe prodhimin e sondave, megjithatë ata kanë filluar përpjekjet për realizimin e një projekti që deri më tani vetëm SHBA, Rusia, Evropa dhe India kanë arritur të bëjnë.
Inxhinierët nga Arabia të mbikëqyrur nga ekspertët amerikanë, arritën të prodhojnë një sondë të sofistikuar për vetëm gjashtë vjet. Kur sonda të arrijë në Mars pritet të sigurojë të dhëna për atë se si Marsi e ka humbur ajrin dhe bashkë me të edhe ujin.
Sonda “Shpresa” vlerësohet si një mjet frymëzimi – si diçka që do të tërheqë shumtë të rijnë në Emirate që të studiojnë shkencat në shkollë dhe ti vazhdojnë ato në studimet e larta.
Sonda është një nga projektet e shumta që qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë se sinjalizon qëllimin e saj për të larguar vendin nga një vartësi në naftë dhe gaz, në një të ardhme të bazuar në ekonomi dhe njohuri. / KultPlus.com
Plazhi publik në qytetin e Vlorës është një mundësi e mirë për të gjitha moshat për të pushuar këto ditë vere.
Kreu i Bashkisë së Vorës, Dritan Leli, duke publikuar një video nga plazhi publik në qytetin bregdetar, nënvizon se në këtë plazh të gjitha shërbimet ofrohen falas.
“Plazhi publik i Bashkisë Vlorë, që po funksionon prej ditësh në afërsi të godinës së ish Akademisë së Marinës është një mundësi pushimi për të gjitha moshat në këto ditë vere, ku ofrohen falas të gjitha shërbimet, njëlloj si edhe në hapësirat që shfrytëzohen nga subjektet private”, shprehet Leli.
Sipas kryebashkiakut, ky është një model i vizionit të Bashkisë për t’ju gjendur pranë pushuesve.
“Ky mjedis, përbën njëkohësisht, një model të vizionit të administratës së Bashkisë, për t’ju gjendur pranë dhe për t’u krijuar standarde pushimi kategorive në nevojë; të moshuarve, grave e fëmijëve”, nënvizon Leli./ atsh/ KultPlus.com
Qendra e Botimeve për Diasporën vë në dispozicion të fëmijëve në Diasporë, një tjetër fjalor dygjuhësh për fëmijë: fjalorin shqip-frëngjisht, në formatin e-book.
Fjalori, shumë i dobishëm për mësuesit dhe fëmijët në Diasporë dhe jo vetëm, mund të shkarkohet falas për të gjithë në faqen zyrtare të QBD.
Fjalori dygjuhësh për fëmijë është konceptuar për fëmijë të moshës deri në 6 vjeç dhe shoqërohet me ilustrime të përzgjedhura me kujdes për t’i qartësuar dhe për t’i konkretizuar edhe më shumë fjalët duke i bërë ato edhe më të kuptueshme për fëmijët.
Ky fjalor synon t’u japë fëmijëve të Diasporës një lëndë të pasur për të përmirësuar njohuritë e tyre në gjuhën shqipe, por gjithashtu mund të jetë shumë i vlefshëm edhe në procesin e mësimdhënies.
Kliko për të shkarkuar fjalorin për fëmijë shqip-frëngjisht. / KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me veprimtari në Zvicër, Elina Duni, performoi dje pranë Jetée de la Compagnie në Lausanne, si pjesë e ciklit të koncerteve jazz nën emrin “Thelonica”.
Në këtë koncert të mbajtur në Lozanë, performoi edhe edhe Rob Luft. Këtë e ka bërë të ditur dje edhe vet këngëtarja shqiptare përmes rrjetit social “facebook”.
“Nesër në mëngjes, në orën e pabesueshme në 6 të mëngjesit, do të jem zgjuar gjerësisht për ju me Rob Luft për Thelonica në Jetée de la Compagnie!” / Albinfo.ch / KultPlus.com
Mesa duket qytetarët serb nuk e pritën mirë postimin e Dua Lipës, ku i bashkohej peticionit për të vendosur Kosovën në hartën e kompanisë Apple, shkruan KultPlus.
Këngëtarja në postimin e bërë kishte treguar kuptimin e ‘Autochtonous’ duke i bërë thirrje kompanisë ‘Apple’ në një tjetër mënyrë ta vendosin Kosovën në hartën e tyre.
Shumë profile të tyre në Instagram, shprehën mllef ndaj Duas, madje disa thonin se shqiptarja po nxit një tjetër luftë.
Vlen të ceket se Dua Lipa është vazhdimisht në përkrahje të cdo iniciative që përfshin Kosovën dhe zhvillimin e saj. / KultPlus.com
Një ndër artistët më të njohur shqiptarë në arenën ndërkombëtare është edhe Action Bronson, shkruan KultPlus.
Hip-hop artisti shqiptar, i cili në realitet quhet Arian Asllani, gjithashtu ka një ndër emisionet më të shikuara të gatimit në SHBA.
Ai ka nxjerrë në shitje edhe librin për gatime i cili rezultoi si shumë i suksesshëm.
Shefi i kuzhinës, Arian Asllani, drejtuesi i programit televiziv “That’s Delicious” në New York, në serinë e ardhshme të “That’s Delicious” ai dhe skuadra e tij do të flasin për kuzhinën shqiptare gjatë një vizite në restorantin “Çka ka Qëllu” të shqiptarit Ramiz Kukaj i cili ndodhet në Nju Jork e ku servohen ushqime tradicionale shqiptare. Gjithashtu restoranti është vlerësuar si një ndër dhjetë restorantet më të mira atje.
Përveç ushqimit në këtë restorant gjithçka flet shqip. Vendi është i mbushur me elemente shqiptare në të katër anët e brendësisë. Më shumë rreth kësaj storie Bronson do të shpalos sonte në emisionin e tij.
Kujtojmë se Action Bronson në gushtin e vitit 2018 ishte prezent në Kosovë, duke performuar në festivalin muzikor, “Sunny Hill”. / KultPlus.com