U përkujtua mbrëmë Mirko Gashi, poeti bohem që sinonim e kishte lirinë

Jeta Zymberi

“Mbi të gjitha e çmoj lirinë. Jetoj ashtu siç dëshiroj. Dëshirat nuk i kam të mëdha për jetë luksoze, por mundësitë i kam tejet të vogla për të jetuar si njeri i rëndomtë. Shumë gjëra i humba në jetë për shkak të poezisë. Kam mundur të jem dikushi, por kam mbetur “një poet rrugëve të Prishtinës”, kafeneve, 22 vjet pa kulm mbi kokë”, kështu kishte thënë poeti jonë i rrallë Mirko Gashi në një intervistë të vitit 1984.

Poet, aktor, gazetar, arsimtar, përkthyes letrar, në jetën e tij prej 56 vjetësh, ai diti të jetoj siç deshi.

Poeti bohem i letërsisë shqipe, Mirko Gashi mbrëmë u përkujtua si një ndër poetët më të rëndësishëm të poezisë bashkëkohore shqipe që dallohej jo vetëm me vargun e tij poetik por edhe për fjalën e tij, ecjen, sjelljet e stilin, e për çka jo rastësisht është quajtur edhe poeti rebel, shkruan KultPlus.

Ndonëse rrugës së jetës nuk i shkoi deri në fund dhe krijimtarinë e tij nuk arriti ta pasurojë aq sa synonte, me këto pak botime sa ai ka lënë pas vetes, ka arritur të futet në plejadën e artë të poezisë shqipe në Kosovë.

Pen Qendra e Kosovës, në kuadër të projektit “Ora e shkrimtarit”, mbrëmë ka shpalosur një krijimtari e jetë të një poeti që ndoshta ende nuk njihet e nuk është studiuar sa duhet. Në ambientin e KultPlus Caffe Gallery, nën moderimin e studiuesit dhe profesorit Salih Bashota, referuesit e mbrëmshëm, profesori Osman Gashi dhe poetja Naime Beqiraj, sollën para syve të publikut figurën e shkrimtarit të rrallë në letërsinë shqipe e shpalosën një botë ndryshe që sinonim e kishte lirinë.

Të pasurit mik një poet si Mirko Gashi, padyshim që lenë gjurmë te secili. Kështu, Bashota në fjalën hyrëse shpalosi poezinë e tij kushtuar Gashit pas vdekjes.

“Ëndërr paska qenë liria zhgjëndërr poezia e vdekjes/Vare çelësin në mur le të këndojë orëqyqja/Ndërroji teshat e trupit mos të krimbet vetmia ime…”, ishin disa nga vargjet e poezisë që zbërthenin shumëçka nga jeta e Mirkos.

Për studiuesin dhe profesorin Osman Gashi, Mirko është njëri ndër poetët më fatkeqë të letërsisë shqipe, sidomos të asaj që krijohet në Kosovë.

“Ai nuk u kuptua plotësisht, madje shpeshherë edhe u keqkuptua. Jeta e tij ridhte përgjithësisht jashtë konvencave shoqërore, poezia e tij në pjesën më të madhe i shpërthente kornizat letrare të kohës, ndërkaq kritika nuk arrinte të depërtonte në thelbin e saj, në ndjeshmërinë dhe preokupimet e tij”, pohon Gashi.

Përmes analizës së tij, Gashi vuri në pah disa nga problematikat themelore të poezisë së Mirkos. Ai pohoi se autori e ka njohur mirë mitin.

“Personazhet mitologjike nuk janë vetëm si dekor në poezinë e tij, ato e përligjin pozicionin e poetit karshi botës e jetës.”

Tutje, Gashi ngrit pyetjen se: A është Mirko Gashi poet bohem?

Përkundër asaj që Mirko cilësohet nga kritika si poet bohem, sipas Gashit, vepra e tij pak është trajtuar në këtë kontekst.

“Poezia e tij mbetet edhe sot një produkt i një shpirti të trazuar e të papajtueshëm, një zë, një gjëmim, një klithmë për më shumë humanizëm, drejtësi e vëmendje për njerëzit e lënë në margjinat e jetës”, në këtë këndvështrim Gashi e cilëson edhe si poet bohem Mirkon.

Në ndërkohë, poezia e cila cilësohet edhe si më e mira e poetit, “Varka e Nojit” erdhi e interpretuar nga studentja Ela Tafa si parahyrje e fjalës së poetes dhe studiueses Naime Beqiraj e cila e nisi duke thënë se Mirko Gashi përmes kësaj poezie e zhgjëndërron objektin e premtuar e të mbrojtur biblik. E shpie tej dhe e sjell deri në ditët tona.

Për Beqirajn, Gashi ishte ëndërrimtar, vrojtues, ndërtues, stugmatizues e shigjetues njëkohësisht dhe se askush para tij nuk ka shkruar kështu. Ai nuk ishte i zakonshëm, as në jetë, as në krijimtari.

“Në poezitë e të gjitha librave që botoi, ndërtohen iluzionet që burojnë herë nga revolta, herë nga dashuria, e sidomos dashuria e cila në poezitë e Gashit resh pa pushim, ndonëse me thurje të ndryshme. Dashuria e Gashit është edhe lojë, edhe fjalë, edhe heshtje, edhe mitologji, edhe gëzim.”

Studiuesja Naime Beqiraj nuk la pa përmendur edhe figurat shqiptare dhe poezitë përkushtim që zënë një vend të rëndësishëm në krijimtarinë e Gashit. Gjergj Kastrioti, Mic Sokoli, Shtjefën Gjecovi, Muslim Mulliqi, Homeri, Anton Pashku e Nëna Terezë, janë disa nga figurat që autori poezinë e mbindërton si bashkëbisedim me personazhin.

“Ato vijnë spontane në vargun elegant, duke mos e shoqëruar poezinë as duke mos u bërë themel i vargut. Ato ndërtohen natyrshëm dhe bëhen banesa, streha e shtrati i poetit”, pohon Beqiraj.

Mirko Gashi duke qenë edhe aktor, ka arritur që poezitë e tij t’i sjell në atë formë saqë shpesh të bëjnë të ndihesh si në teatër, e pikërisht kjo e bënë studiuesen Naime Beqiraj të ndihet e privilegjuar si lexuese e Mirko Gashit.

Projekti “Ora e Shkrimtarit”, organizuar nga Pen Qendra e Kosovës dhe mbështetur nga MKRS, ka nisur në muajin tetor me Esad Mekulin, për të vazhduar tutje me: Adem Demaçin, Ibrahim Rugovën, Anton Pashkun Hasan Mekulin, Jusuf Gërvallën, Xhemail Mustafën, Rifat Kukajn, Mensur Raifin dhe përfunduar mbrëmë me Mirkon Gashin, duke premtuar që në të ardhmen të përfshijnë edhe shkrimtarë të tjerë në organizimet e tyre. / KultPlus.com

Jahjaga me ambasadorët amerikanë të Kosovës dhe Shqipërisë flet për rëndësinë e diasporës shqiptare

Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka hapur konferencën “Diaspora Flet 2020” ku pjesëmarrës ishin edhe dy ambasadorët amerikanë të Kosovës dhe Shqipërisë, Philip Kosnett dhe Yuri Kim.

Sipas njoftimit aty u zhvillua një maratonë diskutimesh, propozime dhe reflektime mbi angazhimin e diasporës nga profesionistë shqiptarë kudo në botë.

“Reflektim mbi 20 vitet e fundit të angazhimit të Diasporës Shqiptare, se çfarë kemi mësuar nga e kaluara dhe çfarë mbart e ardhmja në 20 vitet e ardhshme dhe a kemi bërë sa duhet për të ndërtuar komunitetet tona në mënyrë sistematike, ishin disa nga pyetjet të cilat ngjallën debat të strukturuar në 5 sesionet e realizuar me temën avokimi dhe diplomacia”, thuhet në njoftim.

Gjatë një bisedimi 30 minutësh në mes të ish-presidentes Jahjaga dhe Valbona Zeneli, udhëheqëse e Departamentit të Nismave Strategjike në qendrën “George C. Marshall”, u fol për migracionin, rolin e grave në migrim, remitancat dhe nevoja për bashkërendimin e aktiviteteve në mes të diasporës dhe institucioneve të vendit amë.

Jahjaga e pyetur rreth fenomenit të migracionit u shpreh se migrimi duhet të jetë një zgjidhje dhe jo një obligim i ndikuar nga faktorët e brendshëm.

Ajo kërkoi një angazhim dhe një seriozitet nga elita politike për të trajtuar diasporën si pasuri kombëtare duke shprehur në fund përulje ndaj diasporës dhe ndihmës së saj në ndërtimin e Kosovës.

Vlerësim ndaj rolit të diasporës në etapa të ndryshme u tha edhe në panelin e dytë me temë angazhimi i diasporës 20|20 – Forcimi i bashkëpunimit. Një reflektim mbi të kaluarën, rrëfim mbi lobimin e shqiptarëve jashtë vendit, rezistencën dhe roli i diasporës sot u diskutuan përgjatë këtij paneli, ku folës ishin Avni Mustafaj, Edita Tahiri, Shenasi Rama, Afërdita Rakipi dhe Besnik Pula.

Ndërsa sa i përket përfaqësimit politik të diasporës u theksua se mungon vullneti politik për të integruar diasporën në politkëbërjen ditore dhe shtetërore. Në këtë panel u përmend edhe projektligji për Diasporën dhe votimi i tyre në misionet diplomatike.

Sipas ish-deputetit Korab Sejdiu ajo çfarë ndodhi ishte se politikanët e pozitës vendosën që ta mbanin peng këtë projektligj ngase e dinin se nuk mund të kalkulonin në votat e diasporës.

Ndërkohë, ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko tha se marrëdhënia me diasporën po kthehet nga sasiore në cilësore.

Liza Gashi, folëse në këtë panel theksoi se partitë politike nuk duhet të jenë prezente në diasporë por duhet të përfshijnë atë brenda programeve të veta.

Mark Gjona, Këshilltar Bashkiak i Nju Jorkut njëherësh edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Diasporës (KKD) tha se shtetet shqiptare duhet të koordinohen për angazhimin e diasporës si një komunitet global dhe unik.

Në këtë ditë nuk munguan edhe fjalimet inspiruese si dhe debati i frymëzuar për artin dhe diplomacinë. Ylfete Fanaj, Shpresa Loshaj, Osman Osmani, Ori Hoxha, Ermal Sulaj, Desar Sylemjani, Ariana Kosova dhe Adelajda Matuka, profesionistë nga diaspora, përmes mesazheve 5 minutëshe treguan historitë e tyre inspiruese. Ylefete Fanaj filloi fjalimin me këngën ‘moj e bukura more’ dhe u shpreh se ajo nuk jeton në një botë zvicerane të ndarë dhe një botë shqiptare të ndarë, por në një botë unike ku i sheh të përbashkëtat para dallimeve. / KultPlus.com

154 vjetori i lindjes së poetit Ndre Mjeda

Sot kujtojmë 154 vjetorin e lindjes së Ndre Mjedës, një prej poetëve dhe veprimtarëve më të rëndësishëm të Shqipërisë dhe letërsisë shqipe.

Gjeografia e studimeve dhe formimit teologjike të Mjedës ka qenë Italia, Spanja dhe Polonia. Në fillim dha mësim në një shkollë të lartë fetare në Kroaci, prej ku u dëbuar nga urdhri jezuit për mosbindje, duke u kthyer në vendlindje, Shkodër.

Më 1901 bashkë me të vëllanë themeloi shoqërinë “Agimi”, e cila krijoi një alfabet dhe botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti. Ai shkroi për mirditorët një memorandum, drejtuar përfaqësueseve të Fuqive të Mëdha në Shkodër, përmes të cilit ata ankoheshin kundër pushtetit osman.

Poeti ngriti zanin e kushtrimit pas mbylljes së shkollës së mesme shqipe në Korçë. Kjo veprimtari do t’i kushtonte lirinë. Më 1902 Ndre Mjeda, arrestohet, por i shpëton një syrgjynosjeje në Anadoll, një kapërcyell i jetës së tij që e himnizon me poemthin “I tretuni”.

Më 1908 në Kongresin e Manastirit u zgjodh anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes, ndërsa më 1916-1917 ishte anëtar i Komisisë Letrare. Në periudhën e hovit të lëvizjes demokratike (1920-1924) Ndre Mjeda mori pjesë në jetën politike të kohës dhe u zgjodh deputet. Pas dështimit të Revolucionit Demokratiko-borgjez u tërhoq nga jeta politike dhe punoi si prift në famullinë e Kukël.

Që në shkulmet e rinisë ai do të hidhte sytë nga poezia, poemthi “Vaji i bylbylit” u botua me 1881. “Liria” do të vinte më 1937. Në xherdanin e kangës ai i ka jo më pak shndritëse poemthat me tingëllima “Lissus” dhe “Scodra”, kjo e fundit e papërfunduar.

Vitet e fundit shërbeu si mësues i gjuhës shqipe në qytetin e Shkodrës, dhe u nda nga jeta më 1 gusht 1937. / KultPlus.com

Joe Biden feston sot ditëlindjen, më i moshuari President i SHBA’së

Presidenti i zgjedhur Joe Biden mbush 78 vjeç të premten. Pikërisht pas dy muajsh, ai do të marrë frenat e një kombi të përçarë politikisht, duke u përballur me krizën më të rëndë shëndetësore në një shekull, papunësinë e lartë dhe diskriminimin racor.

Ndërsa lufton me këto çështje, Biden do të përpiqet të arrijë një tjetër qëllim: Të demonstrojë para amerikanëve se mosha nuk është veçse një numër dhe ai është në gjendje të punojë.

Mosha dhe shëndeti i Biden dhe Presidentit Donald Trump – katër vjet më i ri i se Biden – u shfaq gjatë një gare që u vendos nga një elektorat më i ri dhe më i larmishëm dhe në një moment kur kombi nuk po përballet me mungesë të çështjeve të pasojave.

Ross Baker, një shkencëtar politik në Universitetin Rutgers i cili ka këshilluar ligjvënësit, të dy palët tha se Biden duhet të ndërtojë kredibilitet me popullin amerikan se është fizikisht dhe mendërisht i aftë për këtë punë.

Gjatë gjithë fushatës, Trump, 74 vjeç, nuk humbi asnjë shans për të nxjerrë në pah gabimet e Biden dhe për të argumentuar se Demokratit i mungonte mprehtësia mendore për të udhëhequr kombin.

Si kritikët, ashtu edhe disa mbështetës të Biden shqetësoheshin se ai po dërgonte mesazhin e gabuar në lidhje me qëndrueshmërinë e tij duke mbajtur një plan publik relativisht të lehtë ndërsa Trump i deklaronte në terren betejat. Biden ia atribuoi axhendën e të lehtë të qenit i kujdesshëm gjatë pandemisë së koronavirusit.

Disa nga rivalët e Biden në zgjedhjet paraprake Demokratike gjithashtu ngritën një pikëpyetje mbi moshën – duke ngritur pyetjen nëse dikush nga brezi i Biden dhe Trump ishte personi i duhur për të udhëhequr një komb që merret me çështje të tilla si ndryshimi i klimës dhe racës pabarazia

Brian Ott, një profesor i komunikimit në Universitetin Shtetëror të Misurit, i cili studion retorikën presidenciale, tha se Biden nuk ishte mbresëlënës si aktivist, por ka dalë shumë më efektiv me vërejtjet e tij publike që nga Dita e Zgjedhjeve.

Ott tha se fjalimi i Biden për fitoren ishte prekës dhe ndjeshmëria e tij u tregua në një diskutim virtual që ai mbajti në fillim të kësaj jave me punonjës të kujdesit shëndetësor në vijën e parë. Përvoja e presidentit të zgjedhur – një kombinim i moshës dhe gati 50 vjet në politikë – përcjell më shumë qartësi përmes prizmit të qeverisjes sesa kaosi i fushatës, tha ai.

“Retorika e qeverisjes, ndryshe nga retorika e fushatës, është më bashkëpunuese sesa kundërshtare,” tha Ott.

Mosha relativisht e përparuar e Biden gjithashtu i jep një premium më të lartë cilësisë së stafit të tij, tha Baker si zgjedhja prej tij e senatores Kamala Harris, gati 20 vjet më të re se ai. / KultPlus.com

Në Rockuzinë bar

Nga Xhevdet Bajraj

Saranda Bogujevcit

Isha në Rockuzinë bar
me një mik të mirë
(ende dua të besoj
që e kam mik të mirë)
i cili po përpiqej ta shkruante
historinë e re të Kosovës
Dëgjohej muzikë me të cilën isha rritur
birra ishte e ftohtë ashtu si e do Zoti
rrugët e qytetit ishin përplot me njerëz
dielli i muzgut në Prishtinë
me forcat e fundit që i kishin mbetur
vazhdonte të buzëqeshë
Kur me pyeti miku
a po e njeh këtë vajzën e ulur pranë teje
mbeta i habitur
Është Saranda Bogujevci
e mbijetuara e masakrës së Besianës
Oh Zot
e mbaja mend vajzën
që i humbi katërmbëdhjetë anëtarë të familjes
vajzën e vogël
trupin e së cilës e kishin përshkuar
plot gjashtëmbëdhjetë plumba
por që kishin refuzuar
t’ia shuajnë jetën
Mbeta i ngrirë
duke e shikuar
gojëhapur
dhe e dëgjova veten
duke e pyetur mikun
A guxoj ta prek me gisht Sarandën
ajo buzëqeshi
ende pa ma kthyer përgjigjen
miku i habitur
e zgjata dorën dhe e preka në krahë
tmerrin
luftën
fluturimin e plumbave
granatave
lëvizjet e thikave
mbi civilë
I preka edhe sorrat e majmura
gjatë luftës
dhe si me pahir
edhe këto të majmura pasluftës

“Nga libri që do të botohet një ditë” / KultPlus.com

Qyteti më i vizituar në botë nga turistët

Hong Kongu është qyteti më i vizituar në botë për vitin 2019.

Rreth 56 milionë turistë e kanë vizituar këtë qytet për vitin e kaluar, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Vizitorët, shumica nga Kina, tërhiqen nga përzierja e madhe e kulturave, pamjeve të porteve dhe blerjeve të klasit botëror.

Qendra globale e financave gjysmë-autonome, e drejtuar nga ana e kinezëve përben rreth 5 për qind të prodhimit të saj të brendshëm bruto, ose rreth 18 miliardë dollarë, direkt nga turizmi, pa llogaritur paratë e shpenzuara në dyqane dhe në restorante e lokale.

Qeveria tha se sektori i turizmit në Hong Kong punëson rreth 260 mijë njerëz, sipas qeverisë. / KultPlus.com

Këshjella, identifikimi dhe komunikimi historik i popullit tonë ndër shekuj

Historia jonë shumë shekullore, na tregon dhe njëherë krijimin e trashëgimisë tonë kulturore, si një vlerë e patjetërsueshme të historisë sonë. Gjurmimet e bëra në lokalitete të ndryshme nëpër Kosovë, tregojnë një pasqyrë reale të jetës sonë kulturore, fetare, sociale dhe ekonomike në vend.

Ndër vendet që lënë gjurmë në historinë tonë është dhe Dardana (Ish Kamenica). E vendosur në pjesën lindore të Kosovës, qyteti i Dardanës është një histori në vete. Në një kodër të qytetit, përmes së cilës kalon edhe lumi i këtij qyteti, gjindet dhe Kështjella e Dardanës.

Kjo kala mendohet që është zbuluar në afërsi të Bujanocit dhe Vranjës, gjegjësisht në fshatin Busavatë. Përmes materialeve dhe gjetjeve argjeologjike që u bënë në këtë pjesë, fshati Busavatë daton që nga koha e Paleolitit. Duke u mbështetur në gjetjet shkencore, Kalaja e Dardanës u ndërtua në shekullin e dytë pas Krishtit. Po në këtë kohë u zbulua dhe pllaka Stella, e cila është pllakë guri mbi varrore. Në disa hulumtime të tjera që u bënë kohëve të fundit, thuhet që Kalaja e Dardanës ka një histori mbi 1400 vjeçare. Përveç Kalasë, në këtë fshat është zbuluar dhe një shpellë që mendohet të jetë e vjetër mbi 1400 vjeçare. Kjo dëshmon dhe njëherë historinë tonë multikulturore të vendit tonë.

KALAJA E PRIZRENIT

Kalaja e Prizrenit është një monument i trashëgimisë kulturore në qytetin antik të Kosovës. Ky objekt pasyqron identitetin tonë kombëtar dhe kulutor në vend dhe konsiderohet të jetë simboli i qytetit, e një element me rëndësi në identitetin kulturor të Kosovës.  Kalaja e Prizrenit, është e ndërtuar në një kodër të lartë, në një ambient piktoresk dhe në një pozitë jashtëzakonisht strategjike. Ngrihet mbi qytet sikurse edhe mbi luginën e thellë të Lumëbardhit dhe rrafshin e Dukagjinit. Fillet e saj i gjejmë në periudhën e parë të qytetërimit të këtij rajoni, në parahistori, me një zhvillim të vazhdueshëm në periudhën bizantine dhe osmane. Në periudhën e pushtimit osman, Kalaja zgjerohet për të përforcuar dhe ndërtuar muret e saj dhe të pasurohet me objekte të tjera të fushave të ndryshme si hamame dhe xhami. Poashtu, ky objekt ka shërbyer edhe për nevoja ushtarake. Në aspektin ndërtimor, kalaja është ndarë në  3 komplekse: 1. Qyteti i Epërm – Akropoli. 2. Qyteti i poshtëm dhe 3. Qyteti Jugor.

Në fillim, ky objekt është përdorur ekskluzivisht si kala deri më 1912.  Kalaja e Prizrenit, në vete ngërthen një pjesë të rëndësishme të historisë tonë në përgjithësi. Pozita e saj gjeografike, pozicioni i saj dominues mbi qytetin, Peisazhi natyror shumë tërheqës, dhe konfigurimi arkitektonik i menduar mjaftë mirë, e bëjnë këtë objekt shumë voluminoz dhe me vlera të padiskutueshme historike, turisitike dhe arkeologjike. Si përfundim mund të themi se Kalaja e Prizrenit është ndër pikat më interesante për hulumtime historike dhe kulturore në vend. Në vitin 2008, është bërë restaurimi dhe konsverimi i Kalasë, me ç’rast i ka hapur dyert e saj për promovimin e vlerave historike, turizmit kulturor, vlerave ndër fetare dhe arktitekturale në territorin e Kosovës.

KALAJA E MITROVICËS

Historia jonë shumë shekullore ka nxerrë në pah edhe trashëgiminë tonë multikulturore. Si e tillë, trashëgimia jonë ka dhënë ngjyrime kulturore dhe historike në jetën tonë. Ndër to është edhe Kështjella e Mitrovicës, e cila është ndërtuar rreth vitit 1009-1007, sipas fakteve historike.

Sipas gojëdhënave, Kështjella e Mitrovicës është ndërtuar nga fisi Dardanët, ku këtu ishte një pemë e vjetër magjike. Mendohej, që fisi Dardan para se të nisej në luftë, vinin këtu dhe luteshin tek kjo pemë, që shërbente si faltore. Poashtu, gojëdhëna tergon se kjo pemë do të tregonte nëse lufta do të humbej apo do të fitohej. Pranë kësaj peme, shtëpinë e kishte një grua e vjetër që kishte dëmtime të rënda në fytyrë dhe asnjëri nuk kishte mundur të shikonte drejtë në sy atë. Sipas të gjitha gjasave, mendohej që shtëpia bashkë me pemën që gjindeshin aty, ishin në pronësi të kësaj gruaje.  Por kjo pemë e vjetër konsiderohet të jetë ndonjë Orakull Dardan.

Në vitin 1200, në Kështjellën e Mitrovicës nga Perandoria Bizantine ka patur luftëra të tmerrshme që kanë përfunduar me fatalitet. Mirëpo, në vitet 1500, Mitrovica është kthyer në një qendër të rëndësishme për Perandorinë Osmane, duke u llogaritur si pjesë kyçe e Ballkanit. Në këtë pjesë të Kosovës, shihej Serbia, Mali i zi dhe Sanxhaku i Kosovës.

Që nga antikiteti e deri në ditët e sotme, Mitrovia është urë lidhësë jo vetëm kulturore dhe sociale, por edhe ekonomike dhe religjioze. Deri në përfundimit e luftës së fundit në Kosovë, të gjitha objektet kulturore në përgjithësi dhe Kalatë në veçanti ishin nën mbikqyrjen e institucioneve krahinore të Kosovës.

Nën okupimin serb dhe përfundimit të luftës në Kosovë, Kalaja e Mitrovicës u pëvetësua nga serbët, duke u thirrur në mitin e tyre gënjeshtarë. Sot e tutje, kjo kala e mori emrin Kalaja e Zveçanit. Ndërsa shumë arkeolog serb vizitojnë këtë monument kulture, përkthejnë të gjithë materialin që ka të bëjë me trashëgiminë e Mitrovicës, dhe objektet në mënyrë të rremë, grumbullojnë fakte, bëjnë financime të ndryshme, në mënyrë që të kenë një trashëgimi të pasur të tyre.

KALAJA E ARTANËS

E ndërtuar në mes të shekujve XIII dhe XIV, Kalaja e Artanës (Ish Novobërda), gjindet në një mal ndërmjet vendbanimeve të Përlepnicës dhe Krivajekës. Është objekt kulturor në Kosovë. Duke u bazuar në burimet historike dhe në statistika kulturore, Artana është përmendur në dekadën e parë të shekullit 15 me emërtimin Nuvo-Monte.

Artana si vendbanim, gjindet 35 km në perëndim të qytetit të Gjilanit dhe 39 km në në jug-lindje të Prishtinës. Ky monument kulture, ka patur një funksion mbrojtës gjatë periudhave të ndryshme të pushtuesve. Dhe si e tillë, ekziston si monument kulture.

Ndërtimi i Kalasë së Artanës, i takon tipit fortifikatë. Dhe si objekt i tillë, përbëhët nga dy pjesë që ashtuquajtura si Kala (kështjellë): Kështjella e Epërme dhe Kështjella e Sipërme.

Në kështjellën e sipërme, gjinden 6 kulla. Kulla perëndimore dhe ajo Lindore. Të dy kullat kanë bazë drejtkëndëshi, ndërsa të tjerat kanë bazë dhe formë katrori. Sipërfaqja e tyre është 0.05 hektarë. Kalaja e sipërme, ka qasje vetëm në pjesën lindore. Në pjesët tjera të kalasë, pjerrtësia e kodrës është e shtrirë dhe e rrëpirë në drejtim të luginës. Poashtu, në pjesën lindore, terreni ngrihet gradualisht duke kaluar në një kodër tjetër më të vogël në platonë e sipërme. Në kështjellën e sipërme, gjinden 6 kulla. Kulla perëndimore dhe ajo Lindore. Të dy kullat kanë bazë drejtkëndëshi, ndërsa të tjerat kanë bazë dhe formë katrori. Sipërfaqja e tyre është 0.05 hektarë.

Në këtë plato gjinden rrënojat e një kishe të madhe. Supozohet që kjo kishë i përket tipit të Katedraleve, dhe sipas shpjegimeve historike, daton nga koha e antikitetit. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Kalaja e Artanës është restauruar dhe është nën mbrojtjen e UNESCO-s.

 KALAJA E KORISHËS

Zhvillimet arkeologjike që u bënë në lokalitetet e fshatit Korishë (5km larg Prizrenit), zbuluan dhe kalanë e këtij fshati. Mendohet që Kalaja e Korishës është ndërtuar në shekujt 5-6. Megjithatë, këto zhvillime arkeologjike lidhen edhe me lokalitetin e kishës paleokristiane ‘’Shën Pjetri’’ që njihet ndryshe si epoka e bronzit të mesëm.  Në lokalitetin e Kalasë së Korishës janë gjetur fragmente si: Enë të ndryshme, Amfora Pitosam Vorba. Të gjitha këto gjetje, datojnë nga qysh nga koha e antikitetit.

Gërmadhat e Kalasë së Korishës lujanë një rol të rëndësishëm në historinë tonë kombëtare. Lartësia mbidetare e saj është 728, teksa kalaja gjindet në anën jugore të fshatit. Respektivisht, mendohet dhe besohet se në periudhën kur është ndërtuar Kalaja e fshatit, është ndërtuar dhe Kisha Katolike Paleokristine Shën Pjetri.

 KALAJA E POGRAGJËS

 Gjilani është ndër qytetet më me rëndësi në Kosovë. Vlerat kulturore dhe historike janë të gërshetuara në këtë këtë vend. Një rol të rëndësishëm e luan edhe Kalaja e Pogragjës, që është ndër objektet kulturore në këtë qytet. Kalaja e Pogragjës gjindet 10 km në juglindje të Gjilanit dhe ka një rëndësi të veçantë historike dhe shkencore, teksa u ndërtua në vitet 300-400.

Mendohet që në këtë objekt u gjetën edhe monedha si ajo e Otacila Severa (246-249). Kalaja e Pogragjës u rindërtuar nga Perandori Justinian në vitet 527-565. Kalaja e Pogragjës i takon tipit të ndërtimit Qytet – Kështjellë. Prandaj shumë historian e quajnë këtë objekt “Kala Romake/Bizantine e hershme”.  

Objekti në fjalë, është e tipit kodrinor teksa lartësia e saj në 13m. Muret janë të ndërtuara me një lartësi prej 44m. Poashtu, kjo kala ka dhe disa kulla vrojtuese. Aktualisht, po punohet në zhveshjen e mureve të këtij objekti kulturor, nga bimësia. Trajtimi i së cilës po bëhet në suaza dhe në kushte të duhura, gjegjësisht në Luginën Morava e Bincës. Në kohën kur u zhvilluan punime arkeologjike, në këtë lokacion u gjendën monedha ari, shigjeta, pjesë të ndryshme arkeologjike.

Kalaja e Pogragjës përbëhet nga shumë komponentë: muri i parë dhe muri i dytë rrethues. Poashtu janë edhe tri kullat vrojtuese katërkëndëshe, ku janë të vendosura në murin e dytë.

Muret kanë një lartësi prej 11.40 m, dhe një lartësi prej 1.80. Vlen të përmendet që Kulla Qendrore, është objekti më i ruajtur dhe që ka rezistuar ndër shekuj. Për dallim nga pjesët tjera pjesërisht të shkatërruara, vetëm pjesa perëndimore e Kalasë së Pogragjës, është ende e pa shkatërruar.

Muret jugore të Kullës qendore, njëkohësisht janë pjesë e mureve të Kalasë. Kulla kryesore, gjindet brenda murit të dytë rrethues. Së bashku me tri kullat tjera të kapura njëra pas tjetrës, arrijnë një sipërfaqe prej 12.70 ari. Tri kullat e dukshme në murin e fundit rrethues , zakonisht shërbenin për forcimin e citadelës , në rast kulmesh nga armiku. Ato njëkohësisht shërbenin edhe si kulla vëzhguese. Kullat janë të vendosura në tri pozicione – kënde : jugperëndim , veriperëndim dhe verilindje . Ndërsa në këndin juglindor ndodhet një kanal që shërben për mbrojtje , para të cilit qëndron një shkëmb natyror. Tri kullat e murit të dytë rrethues kanë një bazë planimetrike në formë të katërkëndëshit. Kjo është si pasojë e rezultatit të konfiguracionit të terrenit, për dallim nga Kulla qendore që ka bazë katrore.

KALAJA E VUSHTRRISË

Kalaja e Vushtrrisë është ndërtuar në shekullin e 13-të dhe ndodhet në qendër të këtij qyteti antik. Për historikun e Kalasë së Vushtrisë flitet edhe në shumë dokumente historike. Ndër të tjerash Gjeografi Evlija Çelebiu në shekullin e 13-të sqaron se me ardhjen e Perandorisë Osmane në Kosovë, Sulltan Murati I, pas pushtimit të Kosovës, e shkatërroi Kalanë.

Mirëpo, Kalaja është rindërtuar edhe sot dhe ka arrit që të mbijetoi deri në kohën moderne. Për ndërtimin e kësaj kalaje, janë dhënë mendime dhe ide se kur është ndërtuar ajo. Sipas historianëve shqiptar, Kalaja  e Vushtrrisë është ndërtuar gjatë periudhës iliro – dardane. Disa mendimtarë të tjerë theksojnë që Kalaja e Vushtrrisë u ndërtua në shekullin e 7-të, nga perandori bizantin Justiniani. Të gjitha këto konkludime u mbështetën në themelet, që u zbuluan në vitet 1980-1981. Në fillim Kalaja ka shërbyer si depo e armatimit, si burg, dhe më vonë është përdorur edhe për qëllime të tjera. Me ardhjen e Perandorisë Osmane dhe depërtimin e ushtrisë osmane në trojet tona në përgjithësi, Kalaja e Vushtrisë kalon në duart e Fatih Sulltan Mehmeti në vitin 1455. Në kohën kur sundoi Perandoria Osmane në Kosovë, veçanërisht në Vushtrri. Kalaja në fjalë pësoi dëmtime të mëdha. Mirëpo, për nevojat e ushtrisë Osmane, Kalaja u rindërtua përsëri. Pozita gjeografike e Kalasë së Vushtrrisë në kohën kur është ndërtuar kishte një rol shumë të madh ekonomik dhe religjioz. Dhe është përdorur për nevojat e ushtarëve Osman.

Në vitet 1918-1922, Kalaja u përdor si burg. Ndërsa gjatë viteve 1935-1944, ky objekt  u përdorë si torishtë nga Shaban Mulla Gërguri. Me ardhjen e partizanëve dhe pas ikjes së tyre, Kalaja është përdorur si depo për mbeturinat e luftës.  

Ndërkaq, në vitet 1955-1958, Kalaja e Vushtrrisë është përdorur për stërvitje. Në vitin 1960, ky objekt shërbente si Kinema. Ana jugore e Kalasë, ku ishte edhe kabina për kino-projektor ka qenë e mbuluar me çati,
Sistemi fortifikues i Kalasë ka planimetri drejtkëndëshi. Përbëhet nga dy pjesë, kullës dykatëshe ne lindje dhe mureve rrethuese ne perëndim. Kalaja është ndërtuar nga gurë ranor dhe lumorë, të lidhur me llaq gëlqeror. Përveç rrënojave të bedenëve mbrojtëse që janë në gjendje të mjerueshme, këtu gjindet edhe kulla 2 katëshe.

Kalaja përfshinë një sipërfaqe prej 1100 metra katrorë. Lartësia e mureve arrin deri në 8 metra, ndërsa gjerësia deri në 2 metra. Poashtu, Kalaja kishte edhe gypat e kanalizimit, që shërbenin për përcjelljen e mbeturinave dhe ujit. Vlen të përmendet se gjatë gjurmimeve arkeologjikë, janë gjetur edhe gypa me trashësi prej 40cm. Këta gypa kanë përcjellë ujin nga Çezma e Kalasë apo edhe nga vet Kalaja. Për Kalanë e Vushtrrisë ekzistojnë edhe disa gojëdhëna. Njëra prej tyre tregon që brenda Kalasë, gjindej një zgafellë, që shërbente në rast të rrezikut kur lumi Sitnica dilte nga shtrati dhe Zgafella të mbronte. 

Në shumë mure të Kalasë, gjinden nga dy gurë çift të vendosura mbi një pllakë guri, të cilat ende nuk kanë dhënë ndonjë informacion arkeologët se çfarë paraqesin këta gurë. Në muret e jashtme të Kalasë, shihen ende pjesët metalike, ku ishin të vendosura perdet për shfaqjen e filmave verore, deri në vitin 1962, Kalaja e Vushtrrisë u përdorë nga qytetarët për aktivitete të ndryshme. Ndërsa në kohën e komunizmit, në vitet e 70-ta është bërë një intervenim urgjent në këtë Kala. Intervenimet u bënë në murin jugorë të Kalasë dhe muret që janë me pamje nga rruga kryesore, me qëllim që të mbrohen qytetarët nga shembja e gurëve. Aktualisht, Kalaja e Vushtrrisë shërben për shumë vizitorë vendorë dhe të huaj. / diasporashqiptare/ KultPlus.com

Angelina Jolie do të drejtoj filmin autobiografik për fotografin e konflikteve dhe trazirave

Aktorja e famshme Angelina Jolie kësaj radhe do të na shfaqet si regjisore, nëpërmjet filmit në ardhje ‘’Unreasonable Behaviour’’, shkruan KultPlus.

Filmi regjinë e së cilit do ta kryej Jolie, do të jetë autobiografi e fotografit të famshëm të luftës Don McCullin me skenarin e adaptuar nga Gregory Burke.

McCullin jeta e të cilit do të shfaqet si film, është një nga fotografët më të njohur të luftës, konfliktit dhe varfërisë në kohët e fundit.

‘’Jam e përulur që kam një shans për të sjellë jetën e Don McCullin në film”, tha Jolie. “Më tërhoqi kombinimi i tij unik i pa trembësisë dhe njerëzimit, angazhimi i tij absolut për të dëshmuar të vërtetën e luftës, ndjeshmëria dhe respekti i tij për ata që vuajnë pasojat e saj. Shpresojmë të bëjmë një film që është pa kompromis si fotografia e Don, për njerëzit e jashtëzakonshëm dhe ngjarjet që ai pa, për ngritjen dhe rënien e një epoke unike në gazetari”, ka shtuar Angelina Jolie.

Filmi do të prodhohet nga ‘’Working Title’’ bashkë me kompaninë e ‘’Hadry Son and Baker’’.

Shumica e filmave ku Jolie ka pasur rolin e regjisores kanë pasur tematikë të konflikteve bashkëkohore. Debutimi i saj më 2011 në filmin ‘’In the Land of Blood and Honey’’ kishte të bënte me një romancë gjatë luftës në Bosnjë, ndërkaq ‘’Unbroken’’ trajtoi. kujtimet e vrapuesit olimpik Louis Zamperini, i cili u kap nga japonezët gjatë luftës së dytë botërore. /The Guardian/ KultPlus.com

Kur zëri i bukur i Haki Misinit i këndonte dashurisë

Vrasja e morri nga kjo jetë mirëpo, muzika e tij ende frymon. Haki Misini nuk mbetet vetëm një zë i bukur që dëgjohet por, ai është kthyer në një ndër figurat kryesore të muzikës rok, shkruan KultPlus.

Anipse kanë kaluar 21 vite prej kohës kur ai u vra, krijimtaria e tij e bujshme do të vazhdoj të jetoj gjatë.

“Moj e mira te pojata”, “Tri gota”, “Idila verore”, “Qenke rritë moj s’të zen këmisha”, janë këngët që edhe sot vazhdojnë të dëgjohen e interpretohen nga artistë të ndryshëm.

E ajo që është tejet e ndjeshme është kënga “Në syrin tënd pash një lot”. E kënduar me një tonalitet tejet të bukur, me një melodi të qetë dhe një tekst të ndjeshëm, kjo këngë ka bërë të mbetet në mendjet e dëgjuesve gjatë.

KultPlus ju sjell tekstin dhe këngën e plotë:

Në syrin tënd pashë një lot,
që rrjedhte qetë në vetmi,
loti sikur më tha,
djal pse rrinë ne largësi?

Prej meje kush të largoj?
Dhe zemrat na i helmoj,
vet’ thoshe të dashuroj,
ai premtim tash, ku shkoj?

Ku janë netët e haresë?
Ku janë ditët e rinisë?
Vallë çdo gjë, u vu në harresë
i lamë çastet e vetmisë.

Në zemër dritë më nuk ka,
errësira seç na kaplon,
unë më nuk te shoh,
as dielli më nuk më ngroh.

Prej meje kush të largoj?
Dhe zemrat na i helmoj,
vet’ thoshe të dashuroj,
ai premtim tash, ku shkoj?

Ku janë netët e haresë?
Ku janë ditët e rinisë?
Vallë çdo gjë, u vu në harresë
i lamë çastet e vetmisë.

https://www.youtube.com/watch?v=ouYJBEc5x18&ab_channel=ArkivaShqiptare . / KultPlus.com

Një dëshmi e bukur historike, teatri romak ‘’Aspendos’’ në Turqi

Monumentet e trashëgimisë kulturore janë dokumentuese të jetesës aktive të popujve dhe të historisë përgjithësisht. I tillë është teatri ‘’Aspendos’’ në Serik të Turqisë, që është një vlerë antike në vete, shkruan KultPlus.

Ky teatër na jep një vështrim se si ishte jeta në vitet 160 para erës sonë.

I ndërtuar gjatë sundimit të perandorit romak Marcus Aurelius, ky teatër përmban mbishkrime në muret e tij që na tregojnë  për arkitektin grek, Zenon, i cili lindi në Aspendos.

Akustika e teatrit është spektakolare dhe është projektuar të përshtatet për 7,300 deri 7,600 njerëz.

Ndryshe nga shumë teatrot e tjerë në botë, teatri i Aspendos iu nënshtrua një rindërtimi të shekullit të 13-të./ KultPlus.com

Leonora Bruçaj Keka sjell veprën poetike ‘’Inner voice of silence’’

Poetja Leonora Bruçaj Keka ka sjellur në gjuhën angleze veprën ‘’Inner voice of silence’’, shkruan KultPlus.

Libri i parë me poezi i autores u përkthye nga Elvi Sidheri, ndërkaq botimin e morri përsipër ‘’Lena Graphics’’.

‘’Pas shumë vitesh punë dhe një pauze relativisht të gjatë, sot nxora nga shtypi librin tim të parë me poezi të përkthyer në gjuhën angleze, të titulluar “Inner voice of silence”, ka shkruar në profilin e saj Bruçaj Keka.

Ajo ka theksuar se ky përkthim erdhi nga insistimi i miqve të huaj të autores për ta lexuar.

‘’Ky libër me poezi vjen si kërkesë e shumë miqve dhe studentëve të mi joshqipfolës, të cilët kanë kërkuar që ta lexojnë krijimtarinë time letrare’’, ka shtuar ajo.

Libri poetik ‘’Inner voice of silence’’ i dedikohet djalit të shkrimtares. / KultPlus.com

Muzeu Historik Kombëtar u bë bashkim i ekspozitës dhe promovimit të librit me peshë të veçantë historike

Në Muzeun Historik Kombëtar në bashkëpunim me Ambasadën Franceze përgjatë ditës së sotme u organizua ekspozita “Në Lindje, lufta pa fund 1918-1923’’ dhe u promovua libri “Shqipëria në reportazhet e Robert Vaucher” nga Dorian Koçi, shkruan KultPlus.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Elva Margariti, zyrtarë nga Ambasada Franceze në Tiranë si dhe të interesuar të tjerë.

Ministria e Kulturës, Elva Margariti u shpreh se muaji nëntor nuk mund të kuptohet pa këto lloj aktivitetesh sidomos në hapësirat e Muzeut Historik Kombëtar.

Ekspozita “Në Lindje, lufta pa fund 1918-1923’’ shfaqi zëvendësimin e vështirë të perandorive të vjetra nga shtetet e reja kombe, shoqëruar me ndryshime të rëndësishme kufijsh, sidomos nëpërmjet konflikteve të ndryshme, revolucioneve dhe kundër-revolucioneve gjatë periudhës së rindërtimit të Evropës Lindore dhe të Lindjes së Afërt

Në anën tjetër, përmbledhja “Shqipëria në reportazhet e gazetarit Robert Vaucher” ishte botim i shtëpisë botuese “Papirus”, me financimin e Ministrisë Franceze të Europës dhe të Punëve të Jashtme dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Ky libër i Koçit, u vlerësua nga Alda Bardhyli  se hap gjerësisht rrugën për një histori sociale të ballafaqimit të kulturave dhe mentaliteteve shtetformuese gjatë Luftës së Parë Botërore në Shqipëri. / KultPlus.com

Filmi ‘’Galaktika e Andromedës’’ i More Raçës vazhdon rrugëtimin në Francë

Filmi i metrazhit të gjatë ‘’Galaktika e Andromedës’’ nga regjisorja More Raça po vazhdon të ketë suksese të njëpasnjëshme. Kësaj radhe, ai do të shfaqet në Francë përkrah filmave evropian, shkruan KultPlus.

Festivali i filmit ‘’Les Arcs’’ do të shfaq filmin shqiptar në programin ‘Hauteur’.

Regjisorja More Raça për KultPlus është shprehur se ndjehet tejet e lumtur për këtë sukses të radhës të filmit të saj dhe se filmin e presin edhe të reja të tjera, të cilat do t’i bëj publike më vonë.

‘’Ky është një program shumë i veçantë i festivalit sepse shfaq dhjetë filma evropian dhe autorial që trajtojnë tema shumë të rëndësishme dhe provokojnë mendjen e audiencës’’, thekson Raça për programin në të cilin do të shfaqet filmi.

Tutje, ajo tregon se ‘’Galaktika e Andromedës’’ do të zë vend përkrah filmave të dëshmuar në kinematografitë e popujve të ndryshëm.

‘’Andromeda do të shfaqet bashkë me filma tjerë të shkëlqyer dhe që kanë pas rrugëtim të suksesshëm ne festivalet më prestigjioze’’, ka shtuar regjisorja e filmit.

‘’Galaktika e Andromedës’’ është dëshmuar nëpërmjet pjesëmarrjeve në Festivalin e Filmit në Sarajevë, Kajro dhe tanimë edhe në Francë. / KultPlus.com

New Born ndërron pamje, përkrahë të drejtat e fëmijëve

Simboli i shtetit më të ri, obelisku New Born ka ndërruar pamje. Lulet dhe thëniet në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale janë ndërruar me ato që vetëdijësojnë shoqërinë për kujdesin ndaj fëmijëve, shkruan KultPlus.

Obelisku me ideator Fisnik Ismailin tanimë po shërben si përkrahje ndaj fushatës për vetëdijësimin ndaj kujdesit të fëmijëve dhe të drejtave që ata kanë. Kjo ka ardhur me inciativën e ‘’Rrite me dashni’’.

Motoja kryesore e kësaj pamje të re është “Dua të jem dhe zhvillohem në një botë ku unë kam të drejta”, teksa në anën tjetër në të janë shkruar të drejtat e fëmijëve, duke përfshirë ato ‘’arsim cilësor’’, ‘’ushqim, veshmbathje, shtëpi’’, ‘’mbrojtje nga dhuna dhe abuzimi’’, ‘’të mos u diskriminuar’’, ‘’mbrojtje nga puna e dëmshme’’.

Obelisku New Born herën e kaluar u dizajnua për të mbështetur fushatën ‘’Bëhu zëri im’’, e cila përkrah të mbijetuarit e dhunës seksuale. / KultPlus.com

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare legjenda e boksit shqiptar

Profesori i boksit shqiptar Ramiz Reka ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 82-vjeçare.

Ramiz Reka nga viti 1948-1953 u inkuadrua në sportin e boksit me grupmoshën e pionierëve. Nga viti 1954 e deri në vitin 1956 është shpallur tri herë kampion kombëtar për kategorine  “Junior”.

Nga viti 1957 e deri në vitin 1963 ka përfaqësuar ekipin e boksit të Partizanit. Eshtë shpallur pesë herë kampion i “Spartakiadës së Përgjithshme të Ushtrisë” dhe kampion kombëtar. Në vitet 1958-1963 ka qenë anëtar i ekipit kombëtar të boksit.

E filloi karrierën e tij në vitin 1948, në Durrës, në sallën e teatrit “Teuta”, sot teatri “Aleksandër Moisiu”. Pikërisht aty u mbajt takimi kombëtar i boksierëve më të mirë. Reka hapi siparin e ndeshjeve në një përballje kundër Agim Dollanit, bashkëmoshatarit të së njëjtës lagje, lagjia e dibranëve në Durrës.

Trajneri i parë i tij ka qenë Ilmi Reka dhe më pas vijojnë Sulejman Kokomani, Ymer Reçi, Vlash Fisheku dhe i ndjeri Baku Gjoni. Durrsaku fitoi shumë shpejt simpatinë e boksdashësve durrsakë, jo vetëm pse u shpall tri herë radhazi kampion kombëtar për të rinj, por, sidomos nga mënyra dhe stili i veçantë teknik i boksimit të tij.

Në vitet e mëvonshme kur “babai i boksit”, Ali Kastrati, e mori nga Durrësi te Partizani, Reka jo vetëm do të përpunohej në shumë drejtime dhe do të stërvitej me ngarkesa të larta, por do të radhitej midis boksierëve më të mirë të Partizanit. Ai “tradhëtoi” Durrësin në vitin 1957 për të kontribuar në pasurimin e titujve kampionë si me Partizanin, ashtu edhe në paraqitjet dinjitoze me ekipin kombëtar të Shqipërisë. Ramiz Reka u shpall kampion me Partizanin në vitin 1961 dhe tri herë rradhazi u shpall boksieri më i mirë i Kupës së Republikës (sot Kupa e Shqipërisë) për vitet 1961, 1962 dhe 1963.

Emri i Ramiz Rekës u bë më i dëgjuar, më popullor dhe më i vlerësuar, pasi ai dha një kontribut të madh si trajner, gjyqtar dhe pedagog. Në vitin 1991, Reka u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Boksit, ku hodhi themelet për anëtarësimin e Shqipërisë në AIBA (Shoqata Ndërkombëtare e Boksit Amator).

Kontributi i tij ka qenë i madh edhe si mësues i edukimit fizik, por më shumë i ndjeshëm si pedagog në ish-Institutin e Fizkulturës “Vojo Kushi” si specialist i gjimnastikës. /dp/ KultPlus.com

Ava Max vazhdon suksesshëm karrierën e saj, publikon një këngë të re

Këngëtarja e famshme, Ava Max ka gëzuar artdashësit e saj nëpërmjet publikimit të këngës më të re “My Head & My Heart”, shkruan KultPlus.

Artistja shqiptare e cila ka arritur majat e suksesit ndërkombëtar e ka sjellur këngën në versionin ‘audio’.

“My Head & My Heart” është lansuar në kanalin zyrtar të Max në platformën e njohur Youtube.

Kjo këngë vie pas albumit të saj të cilin e publikoi në shtator e që u quajt “Heaven and Hell’’. Ky album i rendit si i treti më i dëgjuar i një artisteje femër sivjet në platformën Spotify, duke shënuar një tjetër sukses të madh të artistes shqiptare.

Këngën e re mund ta dëgjoni këtu: https://www.youtube.com/watch?v=pdmJnThcBoE&feature=emb_logo&ab_channel=AvaMax  / KultPlus.com

Sot shënohet Dita Botërore e Filozofisë: Nuk e nderojnë titujt njeriun, por njeriu i nderon titujt

Në vitin 2002 UNESCO vendosi që 19 nëntori të jetë Dita Botërore e Filozofisë, për të nderuar reflektimet filozofike, inkurajur njerëzit të ndajnë mendimet e tyre dhe për të frymëzuar debatin publik për sfidat sociale, shkruan KultPlus.

Si një nga fushat më të rëndësishme të mendimit njerëzor, filozofia është studimi i natyrës së realitetit dhe ekzistencës, i të duhurës dhe të gabuarës. Vet emërtimi i saj e shpreh thelbin, ‘’philosophia’’ që nënkupton ‘’dashuria për mençurinë’’.

Në Ditën Botërore të Filozofisë KultPlus ju sjell thënie të mendimtarëve të shquar:

Sokrati:

Jam më i dituri ndër të gjallët, se e di një gjë, e di se nuk di asgjë.

Ka vetëm një të mirë: dituria. Dhe vetëm një të keqe: padituria.

Ai që dëshiron ta ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij.

Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë edhe të pavdekshëm, edhe hyjnorë.

Fridih Niçe:

Ajo që nuk na vret, na bën më të fortë.

Çfarë është djallëzi. Çfarëdo që del nga dobësia.

Shumë janë kokëfortë në kërkim të rrugës që kanë zgjedhur, pak në kërkim të qëllimit.

Nuk vritet me zemëratë, por me qeshje.

Avantazhi i një kujtese të keqe është se mund të shijosh disa herë të njëjtën të mirë si për herën e parë.

Platoni:

Vlera e një burri është ajo që bën me pushtetin.

Një prej dënimeve për refuzimin e pjesëmarrjes në politikë është se përfundon e qeverisesh nga inferiorët.

Mund të zbulosh më shumë për atë person në një orë lojë se në një vit bisedash.

Ky qytet është ai që është sepse qytetarët tanë janë ata që janë.

Makiavelli:

Përfitimet duhet të jepen gradualisht, dhe në këtë mënyrë ato do të shijohen më mirë.

Nëse duhet bërë një lëndim ndaj një njeriu, atëherë ai lëndim duhet të jetë shumë i rëndë saqë nga hakmarrja e tij të mos kesh aspak frikë.

Nuk e nderojnë titujt njeriun, por njeriu i nderon titujt.

Është shumë më e sigurt kur ta kanë frikën, sesa kur të duan. / KultPlus.com

Milazim Krasniqi: Do të jetojmë ne dëshmia e tmerrit, më pak për veten, më shumë për ju

Vjollca Berisha është një qytetare e Suharekës, e cila i mbijetoj masakrës së marsit të vitit 1999 në këtë qytet. Nga vendi ku po vraheshin pesëdhjetë civilë shqiptarë, shumica e të cilëve gra e fëmijë, ajo shpëtoi duke kërcyer nga kamioni që po bartte pesëdhjetë kufomat e asaj masakre drejt Serbisë, ku autoritetet serbe i patën fshehur kufomat. Këtë e bëri bashkë me të birin Gramozin dhe kunatën Shyhreten, shkruan KultPlus.

Profesori universitar Milazim Krasniqi këtë përballje me vdekje të Vjollcës e ka kthyer në varg poetik, duke e sjellur për publikun një shkrim tejet të ndjeshëm, e që më shumë se emocion ka realitet përbrenda saj.

KultPlus ju sjell poezinë e Krasniqit me emrin ‘’Udhëtimi i Vjollca Berishës’’:

UDHËTIMI I VJOLLCA BERISHËS

Nuk e di ku jam, a është ky udhëtim

Gozhduar në këtë arkivol fluturues

Apo mos është ky një aterrim

Drejt thellësive të ferrit shkrumbues

Nuk di në jam në qiell a jam në tokë

Mes të vdekurve jam, po për besë

Ka të hedhur mbi mua, ka edhe pa kokë

I njoh edhe këta që janë në mes

Janë njerëzit e dashur, njerëzit e mi

Qenkan të pajetë, po të gjithë

Ç’na ka ndodhur, o Perëndi

Pse nuk arrij as të klith!?

Kush na ka shkulur si një rrënjë

E na ka bërë kufoma?

Po të pavarrosur pse na lënë?

Pse na shoqëron fadroma?

Oh e gjallë mes të vdekurish jam

Dhe nuk di nga t’ia mbaj

Ah, im bir, Gramozi, qenka gjallë

A ta gëzohem, a të qaj?

Ja, e mora në prehër, nga tmerri

Mezi e njoh, i tëri i gjakosur

Si ta nxjerr jashtë këtij ferri

Jashtë kësaj makine të xhindosur

Ndihmona, të lutem, o Zot

Tashmë vetëm Ty të kemi

Kërcyem si me flatra, jemi në tokë

Dhe të dytë gjallë jemi

Zbritëm nga makina e ferrit

Ecim përpara, pa e ditur për ku

Do të jetojmë ne dëshmia e tmerrit

Më pak për veten, më shumë për ju. / KultPlus.com

Distria Krasniqi ngadhënjen me medalje evropiane në xhudo, Dumoshi: Vajzat e Kosovës, të pandalshme

Distria Krasniqi është një emër tjetër nga lista e gjatë e vajzave të Kosovës që na bëjnë krenar. Së fundmi, ajo fitoi medaljen e bronztë evropiane në Kampionatin Evropian të xhudos, shkruan KultPlus.

Krasniqi arriti ta mund francezen Melanie Clement me ippon, në kategorinë deri në 48 kg në Pragë të Republikës së Çekisë. Xhudisten e suksesshme e uroi edhe ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi nëpërmjet një postimi.

”Përgëzime për Distrian dhe ekipin për medaljen e dytë në kampionatin evropian pas të argjendtës së fituar në “Tel Aviv 2018”. Ajo vazhdon të na bëjë krenarë me secilën paraqitje. E përgëzoj njëkohësisht edhe për arkëtimin e 350 pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020, të cilat e mbajnë në pozitën e parë të kategorisë së saj”, ka shkruar Dumoshi.

Tutje ajo ka theksuar se në garën e sotme shkëlqeu edhe kosovarja Flaka Loxha, e cila shënoi një fitore dhe një humbje dhe të cilën gjithashtu e uroj për suksesin e treguar.

Në fund ministrja i uroi suksese edhe Loriana Kukës e cila do të garoj nesër. /KultPlus.com

Vasfije Krasniqit iu bë zemra mal mbrëmë kur e pa stadiumin e veshur me thirrjen “Bëhu zëri im”

E mbijetuara e dhunës seksuale nga forcat paramilitare serbe, Vasfije Krasniqi, është ndjerë e plotësuar mbrëmë kur i ka parë ulëset e stadiumit “Fadil Vokrri” në ndeshjen Kosovë-Moldavi, të veshura me thirrjen “bëhu zëri im”, në mbështetje të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së vitit 1998-1999.

Vasfije Krasniqi në një shkrim dërguar Gazetës Express thotë se thirrja “Bëhu zëri im” është mesazh i fuqishëm e cila e kthen vëmendjen tek të mbijetuarat e dhunës seksuale.

Megjithëse mbrëmë është ndjerë e plotësuar, ajo përmend faktin sesi edhe 20 vite pas mungon akoma drejtësia.

Shkrimi i saj i plotë:

Fillimisht më lejoni të shpreh konsideraten time per te gjithe ata njerëz që në një formë apo një tjetër janë duke shprehur gatishëmrine e tyre për të perkrahur apo mbështur të mbijetuarat permes formave të ndryshme, por te shohësh rinin me një masazh aq të fuqishëm e i cili sigurisht se nuk do te mbetet pa u vëne re jo vetem ne Kosovë unë vërtetë ndjehem e mbushur, sepse tanime vemendja i eshte kthyer te mbijetuarave e kjo pa dyshim se mua me ben vertet krenare madje shume krenare kur shoh perkrahjen aq te fuqishme e shume domethenese. Sigurisht se une nga katu mundohem te percjell aktivitete te ndryshme qe behen ne Kosove por edhe me vendet tjera te botes dhe une dua te ju them se tashme populli im vendi im ka vene ne theks te dukshem te mbijetuarat dhe me halat e tille padyshim se Kosova do te del me nder e balle lart ne lidhje me mbeshtetjen qe eshte duke treguar.

Nuk mund te them se gjithcka eshte mire sepse kemi shume ngecje ne proceset ndoshta me te rendesishmet siq eshte drejtesia, por persa i perket stigmes tashme ajo eshte duke u luftuar me fuqishem se kurr, dhe kjo fale gjitha organizatave pa perjashtim, gjithe atyre aktivisteve burrave e grave, e per cka une besoi se cdo dite gjerat jane duke u permiresuar dhe per te mbijetuarat, apo ndoshta pse ne jemi te prirur te shohim le shume gjera pozitive, por nje gje eshte e sigurt se persa me perket mua dhe temen aktuale ne lidhje me gjithe ate madheshti mund te ju them se tashme ata djem apo ata gladiatore jan fitues ne zemren time dhe shume grave e burrave, une konkretisht shpreh mire njohjen time per federaten e futbollit, ambasaden e Britanis se bashkuar me KRCT qe kan mbeshtetur bashkeuotret si ata qe donti japin jehone zerit tone ata qe kan pergjegjesin ne fushe Dardanet, sigurisht se edhe une si te gjithe shqiptaret jam nje tifoze me shpirt per perfaqesuesen apo komtaren tone, dardan per mua ju jeni fitues, shendet e suksese. /Gazeta Express/ KultPlus.com

Një vajzë e botës sonë dhe një nënë e mbarë botës, Shën Nënë Tereza

Aktiviteti i pestë me radhë në kuadër të manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit” në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup iu kushtua njërës nga figurat më të mëdha të njerëzimit, Shën Nënë Terezës.

Drejtori i Institutit, Skender Asani, theksoi iniciativat e ndërmarra kohën e fundit nga ana e Institutit, për ndriçimin dhe jetësimin e figurës së shkupjanes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu.

“Të parët në rajon hapëm departamentin për hulumtimin e trashëgimisësë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, botuam vepra origjinale dokumentare për familjet katolike shqiptare të Shkupit, si dhe e kthyem gjuhën amtare të Gonxhes në Sheshin e Shkupit”, u shpreh Asani.

Një emër i njohur i letërsisë shqipe, autor i dhjetëra veprave letrare, studimeve e përkthimeve referenciale ku spikatë figura e Nënë Terezës, profesor i katedrave universitare në Kosovë, Gjermani e Kalabri, Anton Nikë Berisha, shpërfaqi disa dromca intersante nga jeta dhe vepra e Nënë Terezës. Ai nënvizoi se dimensioni bamirës nuk është ai më kryesori që ngërthen personalitetin e Nënë Terezës, por flijimi dhe sakrifica e saj e pazakontë për të tjerët.

Publicisti Emin Azemi, u paraqit me temën “Reflektimi i figurës së Nënë Terezës në ndërtimin e kauzave civilizuese”, duke theksuar shumë dimensionalitetin e figurës së Nënë Terezës, jo vetëm se në rrafshim human, por edhe atë kulturor, arsimor, social, misionar

Referuesi tjetër ishte Demush Bajrami, i cili madje si aktivist i ri shoqëror dhe humanitar, ishte i burgosur për shkak të një aksioni bamirësie për të ndihmuar vëllezërit në Kosovë në vitin 1990, me SHHB “Nënë Tereza”. Aktualisht doktor i shkencave sociale dhe profesor në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, referoi në temën “Nënë Tereza, shembull unik i altruizmit njerëzor”.

Të gjitha punimet e prezantuara do të botohen në edicionin e radhës të “Ditëve të Alfabetit”.

Ndërsa, dita e nesërme i kushtohet një iluministeje të ditëve tona, studiueses së njohur të letërsisë shqiptare, akademike Floresha Dado. /ITSHKSHK/ KultPlus.com

Si të diskutohet për tragjedinë e të pagjeturve me deputetë të humbur në korrupsion, injorancë e mediokritet?

Nga Nezir Kraki

Si të diskutohet për tragjedinë e të pagjeturve me deputetë të humbur në korrupsion, injorancë e mediokritet?

Kanë 20 vite që tallen me tragjedinë e qindra familjeve qe ende zinë s’e kanë kry.

Idiotat e tillë s’i duhet as Kuvendit as Kosovës. Sidomos kur dihet që Kuvendi i Kosovës ka vite që është kthyer n’arenë turpi e pazari. Është vendi ku shitet vota, dinjiteti dhe në disa raste edhe trupi. Është koncetrimi i bërllokut social e moral të krejt Kosovës (me shumë shumë shumë pak përjashtime).

Ai Kuvend është në shërbim të dhunuesve të Kosovës dhe në shërbim të dhunuesve të Kushtetutës. Asgjë nuk më habit më.

Kur të vijnë zgjedhjet, ju lutem mos votoni më idiotë e të pacipë që e kanë marrë politiken si rrugën më të shpejt për prostituim publik. / KultPlus.com

Flamuri shqiptar ngrihet në Komonuelth Park të Austrisë, konsiderohet moment historik

Në Kanberra të Australisë për herë të parë do të ngrihet flamuri shqiptar në sheshin e flamujve të të gjithë misioneve diplomatike në Komonuelth Park.

Bashkë me vendosjen e pllakës Albania, ceremonia do të shënojë përfundimin e të gjithë procedurave për hapjen dhe njohjen zyrtare të ambasadës shqiptare në Australi, e cila nisi punën një muaj më parë.

Ambasadori shqiptar në Australi Edmond Trako thotë se ky është një moment historik që i shtohet nëntorit, muajit të festave shqiptare.

“Nëntori për shqiptarët është muaji i festave, për ne tani ky muaj ka një rëndësi edhe më të madhe sepse i shtohet edhe një moment historik, emocional dhe simbolik, ngritja e flamurit shqiptar bashkë me pllakën ‘Albania’ për herë të parë në parkun e Kanberra-s”, është shprehur ai.

Ka qenë guvernatori i përgjithshëm Sir William Deane iniciator i hapjes së këtij parku buzë liqenit Blake Griffin në Kanberra i cili sot është kthyer në një atraksion të rëndësishëm për turistët dhe vendasit.

Në këtë park valëviten gjithsej 110 flamuj, që përfaqësojnë 108 Misione që kanë një përfaqësi diplomatike si dhe flamujt e Bashkimin Evropian dhe Kombeve të Bashkuara./ Diaspora shqiptare/ KultPlus.com

Flet “truri” i Biontech që zbuloi vaksinën, tregon kur nis vaksinimi kundër COVID-19 në Evropë

Vaksina e Pfizer dhe Biontech mund të shpërndahet në Europë që në mesin e muajit dhjetor. Këtë e tha shefi ekzekutiv i Biontech, pas njoftimit se vaksina mund të ofrojë një mbrojtje deri në 95 përqind.

“Nëse bëjmë llogari optimiste në Europë, vaksina mund të aprovohet në gjysmën e dytë të muajit dhjetor. Do të varet nga kërkesat që do të marrim dhe nëse kushtet do të jenë plotësuar. Në shtetet e Bashkuara aprovimi është i mundur në fund të gjysmës së parë të dhjetorit.

Sa i përket të dhënave përfundimtare të fazës së tretë të eksperimentit mund të them se ishin një sukses i vërtetë. Ne kemi vëzhguar 95%, mbrojtje nga sëmundja dhe një tjetër gjetje e rëndësishme ishte se mbrojtja rezultoi njëjtë mes moshave të ndryshme.”, u shpreh, Ugur Sahin, shef ekzekutiv i Biontech. / KultPlus.com