Filma të shumtë me laramani tematikash do të shfaqen në Festivalin evropian të filmit deri më 30 nëntor, shkruan KultPlus.
Festivali që ka nisur sot është organizim i Europe House Kosovo e Cineuropa dhe do të sjell kinematografinë e shteteve të huaja në Kosovë.
Nëpërmjet platformave digjitale, do të shfaqen filma të metrazhit të gjatë e të shkurtë nga vendet si Italia, Letonia, Gjermania.
‘’Comme des garçons’’, ‘’And then we danced’’, ‘’King of the Belgians’’, ‘’Jacob, Mimmi and the talking dogs’’, ‘’The line’’ janë disa nga filmat që do të zënë vend në këtë festival.
Kryetari i kryeqyetit, Shpend Ahmeti nëpërmjet një postimi ka propozuar që çdo qytetari të Prishtinës që ka rezultuar pozitiv me coronavirus dhe që është në listat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik t’iu ofrohen 50 euro si ndihmë, shkruan KultPlus.
Ahmeti ka bërë të ditur se këtë propozim së shpejti do ta dërgojnë edhe në Kuvendin Komunal për aprovim.
“Këto ditë do ta dërgojmë propozimin në Kuvendin Komunal që çdo qytetari të Prishtinës (zyrtarisht në regjistrin civil) që është i konfirmuar me Corona në listat e IKSHP të subvencionohet me 50 (pesëdhjetë) Euro në emër të shpenzimeve shëndetësore, jashta shërbimeve të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor’’, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij.
Tutje, ai ka thënë se pavarësisht që është shumë modeste, shpreson që këtë shembull ta ndjekin edhe komunat tjera nëpërmjet Qeverisë.
‘’Shpresojmë që qeveria të shtojë subvencionim të tillë për krejt qytetarët e Republikës së Kosovës. Për modalitetet e kriteret do të ju njoftojmë me kohë’’, është shprehur Ahmeti.
Ai ka thënë se është dakorduar me partnerët e koalicionit, teksa presin edhe mbështetjen e partive tjera politike të Kuvendit Komunal në Prishtinë. /KultPlus.com
Mbetjet njerëzore u gjetën dje afër Rashkës, një vend që ka qenë objekt i një inspektimi për pesë vitet e fundit. Supozohet se mund të jenë trupat e 15 personave nga Kosova që janë kërkuar që nga përfundimi i luftës, por që gërmimet dhe analiza e ADN-së do të vazhdojnë.
Kryetari i Komisionit për të Pagjeturit në Qeverinë e Serbisë, Velko Odaloviq, ka konfirmuar sot se në një gurore në Kizhevik afër Rashkës janë gjetur mbetje mortore për të cilat Fondi për të Drejtën Humanitare tha se janë eshtra të 15 civilëve shqiptarë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Odaloviq, duke folur për portalin “Kossev”, tha se ata trupa janë gjetur dje dhe se lokacionin e ka siguruar policia.
Ai nuk ka mundur të konfirmojë njoftimet e FDH-së se bëhet fjalë për 15 trupa civilësh shqiptarë nga Rezalla, Zabeli dhe Gllanasella, të cilët janë të zhdukur nga lufta e Kosovës.
Gërmimet në lokalitetin Kizhevik kanë nisur nëntorin e vitit 2015.
Më herët, qershorin e vitit 2014, në një lokacion tjetër në Rudnicë, janë gjetur 47 trupa të pajetë të të zhdukurve nga Kosova.
“Puna jonë është transparente, ne kemi një ekip profesional shumë kompetent. Siç kemi vepruar me vendndodhjen në Rudnicë, kështu që ne po punojmë për këtë, në lidhje me të cilën janë kryer kontrolle në 4-5 vitet e fundit”, tha Odaloviq.
“Tani për tani, është ende çështje e personave të paidentifikuar.” Vetëm kur të bëhet analiza e ADN-së, identiteti i tyre konfirmohet, ” tha ai./Express/ KultPlus
Të pëlqen t’i kalosh disa çaste me një 24 vjeçar i cili e sheh botën me një sy tjetër, gjen qasje të shëndetshme edhe aty ku të tjerët shohin zi e terr dhe i cili ka mendime shumë progresive paçka se në disa raste është paragjykuar nga njerëz që janë të ngushtuar në pamjen e tyre dhe reflektimin që i bëjnë vetes dhe rrethit.
Burhan Gashi është një rast i tillë. Burhani, i cili i përket komunitetin egjiptian dhe i cili jeton në Lagjen Meshari në Fushë Kosovë, krahas dhe bashkë me 7 mijë anëtarë të tjerë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, është një aktivist për të drejtat e njeriut dhe një djalë i mbarë me një botëkuptim të mahnitshëm. Në pak minuta sa qëndron me Burhanin e sheh se ai preferon të mos viktimizohet, por e kthen në fuqi dhe në veprim tërë energjinë e tij e cila kanalizohet aty ku duhet, në ndihmën për grupe të ndryshme të shoqërisë.
‘Unë nuk e konsideroj veten vetëm pjesëtar të komunitetit egjiptian, por jam pjesë e të trija komuniteteve. Vij prej një komuniteti ku nevoja për me u gjallëru në qytetari aktive dhe feminizëm është e madhe. Kjo mua më karakterizon si aktivist, jo vetëm mua por edhe një numër të madh të aktivistëve që punojmë së bashku për me e ndryshu qasjen dhe prezantimin e të trija komuniteteve karshi dhe brenda shoqërisë në Kosovë’ më tregon Burhani.
Para disa javësh, pikërisht me Burhanin shëtitëm nëpër dy lagjet e mëdha të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Fushë Kosovë, dhe që nga ajo kohë më lindi ideja që ta intervistoj edhe Burhanin. Një 24 vjeçar si Burhani ende ka shumë punë për të bërë dhe shumë arritje për t’i radhitur, por edhe rrugëtimi deri këtu duket se ka qenë i bukur dhe premtues.
*
Shumicën e kohës, Burhani e kalon pranë organizatës Roma Versitas Kosovo, ku është kordinator i programit të bursave TERKOS. Ka kohë që Burhani e ka kuptuar se të trija komunitetet kanë nevojë për sa më shumë mbështetje dhe përkrahje dhe ai është një nga ata avokues që provojnë ta përmirësojnë jetën e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.
‘Jam kordinator në programin e bursave, programin për zhvillim akademik, kjo si nevojë për me e lehtësu gjendjen e studentëve të të trija komuniteteve edhe në tregun e punës, pasi t’i përfundojnë studimet. Për me qenë përfitues të kësaj burse, është e nevojshme që personat të jenë të regjistruar si studentë dhe të jenë pjesë e njërit prej tri komuniteteve. Kuptohet më pas ka kritere përgjedhëse sikur nota mesatare, por rëndësi e veçantë i kushtohet edhe çështjes gjinore. TERKOS është një program i financuar nga BE dhe nga Roma Education Fund dhe si komponentë të veçantë e ka edhe ngritjen gjinore, pra fuqizimin që gratë dhe femrat e komuniteteve të mos e lënë shkollimin por ta vazhdojnë atë”
Bursa nënkupton edhe një shumë monetare të përmuajshme por edhe përfitime të tjera: trajnime të nevojshme por edhe tutorim për studentët të cilët kanë problem ta përvetësojnë një lëndë të caktuar mësimore. Bursa angazhohet kësisoj që studentit apo studentës t’i ndihmojë në lëndën ku çalohet dhe ku ka nevojë për përmirësim akademik.
Pos kohës profesionale, Burhani më tregon se e ndjen që mision i jetës së tij është aktivizmi, prandaj ai nuk mbaron si orar i punës, por si një pasion dhe një fisnikëri që pak a shumë zgjatë tërë ditën.
“Edhe jashtë organizatës, sa jam në shtëpi, një numër i madh i anëtarëve të komuniteteve vijnë te unë dhe kanë kërkesa të ndryshme; ndoshta ndonjë ndihmë rreth aplikacioneve, ndihmë se qysh me i adresu problemet e tyre tek institucionet, disa të tjerë edhe i raportojnë shkeljet e të drejtave të tyre. Mua aktivizmi më ndjekë edhe jashtë orarit të punës, dhe mendoj se ky është misioni jetësor i të gjithë atyre që e duan aktivizmin dhe e bëjnë atë” tregon Burhani.
Në këto dy lagje në Fushë Kosovë, jo shumë larg asaj që mund të quhet qendër e Fushë Kosovës, janë rreth 600 shtëpi të komuniteteve dhe rreth 15 shtëpi me shqiptarë.
*
Flasim për racizmin. Jo i vetmi definicion, kuptohet, por pak a shumë racizmi konsiderohet si urrejtje, paragjykim, diskriminim dhe antagonizëm ndaj një grupi njerëzish vetëm për faktin se ata i takojnë një grupi etnik dhe racial të ndryshëm. E dhimbshme të flasim rreth racizmit me një 24 vjeçar.
‘Racizmi është ndjenjë e urrejtjes dhe një injorancë. Ne jemi racist ndaj popujve dhe gjërave që nuk i kuptojmë, prandaj duhet me fitu dije që me qenë mendjehapur e me pranu koncepte. Unë personalisht nuk kam hasur në racizëm direkt ndaj meje. Po e përmendi vetëm faktin se në shkollën fillore dhe atë të mesme kam qenë nxënës i shkëlqyer. E kam përfunduar shkollën ‘Selman Riza’ në Fushë Kosovë dhe më pas Shkollën e Mesme të Mjekësisë ‘Ali Sokoli’ si teknik dentar. Ka qenë shpesh e pa pranueshme për mësimdhënësit e shumicës shqiptare që me e kuptu faktin se si ka mundësi që një egjiptian me qenë nxënës kaq i mirë, por edhe kaq i sjellshëm dhe i edukuar. Ky mentalitet nuk ka vazhduar edhe në fakultet, sepse aty kam taku njerëz me pjekuri dhe botëkuptim që i afrohet botëkuptimit tim. Unë gjithmonë kam vepru i qetë, i përgjegjshëm, e kam pa veten si qenie njerëzore dhe jo vetëm si pjesë e komunitetit egjiptian. Qysh prej një moshe të vogël, edhe si pasojë e edukatës familjare, e kam kuptu që është shumë primitive ti diskriminosh njerëzit për shkak të dallimeve etnike, fetare, racore e gjinore” vazhdon e më rrëfen Burhani.
‘Me thonë që në Kosovë nuk ka racizëm, është paradoksale. Ka racizëm në Kosovë, është prezent. Më duhet me e theksu që jo veç shumica shqiptare i paragjykon romët, ashkalinjtë, egjiptasit. Edhe paragjykimi i komuniteteve ndaj shumicës shqiptare është real. Si student i historisë, më vonë në Fakultet, duke e pa se në çka ka kalu populli shqiptar, duke i pa vuajtjet me vite të tëra, luftën për shtetformim, luftën që kanë bërë popujt uzurpatorë, kjo ma ka kriju përgjatë vitit akademik një ndjenjë empatie ndaj shqiptarëve”
“Stigma dhe stereotipet e të dyja anëve duhet me ndryshu. Jemi shtetas, jemi në një vend, jetojmë në Kosovë, nuk ka nevojë për urrejtje të tillë, pa bazë dhe të palogjishme. Racizmi, e them prapë, është reciprok. Nuk mundemi me folë për racizmin nëse bëhen konferenca e trajnime me vetëm të rinj të komuniteteve, dhe kjo është formula e cila është ndjekë tash e 20 vjet. Duhet me pasë kontakt real dhe të prekshëm mes të rinjve nga shumica shqiptare dhe të rinjve të të trija komuniteteve” tregon Burhan Gashi.
Me Burhanin ka shumë çka të flitet, por esenca është ta eksplorojmë pak racizmin në Kosovë dhe sidomos perspektivën e tij si një djalë i ri, i cili shpesh ndoshta nuk e sheh të lehtë jetën në Kosovë por prapë nuk rri i shtangur por punon që ta përmirësojë jetën e tij dhe jetët e të tjerëve.
‘Asnjë komunitet nuk dëshiron të jetëojë në kushte të vështira. Në Kosovë, neglizhenca institucionale karshi tri komuniteteve është shekullore. Gjatë pandemisë, shteti vinte me proklamime për ti larë duart, ndërsa shumë anëtarë të komuniteteve janë ankuar se kanë probleme me ujësjellësin. Ekziston një stigmë dhe paragjykim i cili është rezultat i neglizhencës edhe prej regjimeve të kaluara, qeverisë jugosllave dhe të tjerave para e pas saj, ndaj këtyre tri komuniteteve. Gjendja aktuale e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian nuk është e tillë sepse këto komunitete kanë dëshirë kështu, por sepse nuk janë marrë seriozisht” tregon Burhani.
“Edhe familja ime normal që afektohet nga këto mangësi. Nuk ka një qendër mjekësore familjare të afërt, dhe kjo na e vështirëson jetën në rast të sëmundjeve. Unë jam më i madhi prej fëmijëve, kam motra dhe vëllezër më të vegjël, dhe të gjithëve na mungon edhe një sallë sportive, e kjo nënkupton që rinia në këtë pjesë nuk e bën një jetë normale sikurse të rinjtë tjerë në Kosovë. Kjo shpesh edhe bën që të mungojë edhe komunikimi mes të rinjve të komuniteteve” tregon Burhani.
*
Burhani vazhdon tani studimet bachelor në fushën e historisë.
‘Jam gati në fund të studimeve bachelor në histori. Dikur kam qenë i interesuar për mjekësi, por me kalimin e kohës u lidha shumë me aktivizmin qytetar, dhe në këtë rast, duke u lidhur me një shkencë shoqërore po i afrohem më shumë asaj çka dua të bëj në të ardhmen. Po të vazhdoja me mjekësi, do të isha një mjek i mirë apo një stomatolog i mirë, por ndikimi im në komunitet do të ishte më i vogël. Më e shumta, do të isha një model i mirë. Në studimet master dua të vazhdoj për të drejta njerëzore apo për marrëdhënie ndërkombëtare, sepse mendoj se këto janë drejtime me të cilat përshtatem dhe të cilat munden me më nxjerrë edhe nga stigma. Mënyra më e mirë me dalë jashtë stigmës, është me e ndi veten më shumë sesa veç si komunitet”
Në fund, me Burhanin flasim edhe për përparimin që po ndodhë në dy aspekte: gratë dhe vajzat rome, ashkalike dhe egjiptiane gjithmonë e më shumë po duan të vazhdojnë shkollimin, sepse duan një të ardhme më të ndritur për veten dhe për të tjerët. Elementi tjetër i bukur është edhe fakti se çdoherë e më shumë, të rinjtë e komuniteteve po kanë mundësi të shoqërohen me të rinjtë shqiptarë.
“Nëse gjendja vazhdon me këtë ritëm, do të bëhet mirë në relacionet mes të rinjve të komuniteteve dhe të rinjve shqiptarë, sepse po krijohet një mentalitet i përbashkët. Nëse të rinjtë e komuniteteve mund të vazhdojnë studimet, të zhvillohen akademikisht e profesionalisht, të bëhen pjesë e tregut të punës, kësisoj bëhet afrimi më i madh dhe kjo e lehtëson jetën për secilin. Kemi sidomos një rritje të numrit të femrave të reja të cilat dëshirojnë të vazhdojnë studimin, nga të trija komunitetet, dhe kjo për mu është shumë e rëndësishme. Edukimi i femrave është i rëndësishëm sepse nënat, motrat, gratë tona janë hallkë zingjirore e rëndësishme brenda familjeve tona, dhe një nënë e zhvilluar do të jetë shumë më e mirë për fëmijët e saj” më tregon për fund Burhani.
E lëmë Burhanin në përditshmërinë e tij dhe në aktivizmin e tij, duke shpresuar që gjeneratat e reja do ta kuptojnë rëndësinë e bashkëjetesës me të gjitha komunitetet, në Kosovë.
(Ky tekst është prodhuar si pjesë e projektit “Mbështetja e mediave dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e KultPlus/YIHR KS dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i BE ose K2.0, CEL apo QKSGJ)
Këngëtarja e njohur shqiptare e cila ka shkelur skena të shumta të botës, Elina Duni do të performoj në Festivalin e Muzikës Jazz në Kajro të Egjiptit, shkruan KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur Duni nëpërmjet një postimi në profilin e saj në facebook, teksa ka postuar edhe fotografi në afërsi të piramidave të Egjiptit.
Elina bashkë me dy bashkëpunëtor të saj, do të ngjitet në skenën ku mbahet ky festival, teksa do t’i fal momente të bukura dashamirëve të muzikës Jazz.
Këngëtarja shqiptare së fundmi ka publikuar albumin e saj të ri “Lost Ships”, i cili iu dedikua të gjithë emigrantëve. /KultPlus.com
Campodimele u bë vend i njohur për njerëzit e moshuar, që jetonin gjatë dhe shëndetshëm. Por në mënyrë misterioze, këta të moshuar thuajse janë zhdukur.
Të ardhurat e konsiderueshme, nga turistë të shumtë, kanë çuar në një rikonstruksion të qendrës historike të fshatit, ndryshim të stilit të jetës dhe kjo ka dëbuar banorët e moshuar.
“Në të kaluarën unë shëtisja, çdo mëngjes, në sheshin e fshatit për të kaluar kohën me miqtë e mi, të afërmit dhe njerëzit që kam njohur, duke biseduar në lokal ose duke u ulur në stola e duke admiruar luginën”, tha një vendas, 81-vjeçar, Benito Spirito.
“Po gumëzhinte nga jeta, kishte kaq shumë njerëz dhe turistë në sheshin e vjetër. Tani vështirë se shkoj më, është pothuajse bosh. Është e trishtueshme”, u shpreh një banor tjetër. Në fund të shekullit të kaluar, kur u përhap lajmi për këtë fenomen të banorëve të tij jetëgjatë, fshati u bë një thesar kërkimi për shkencëtarët, mjekët, profesorët e universiteteve dhe turistët kureshtarë, teksa kërkonin mënyrat e të jetuarit gjatë dhe shëndetshëm.
Pas disa vitesh studime, u arrit në përfundimin se, pleqtë e fshatit përfitonin nga një kombinim i ajrit të pastër, të pasur me oksigjen që frynte në male, natyrës së pa ndotur, një diete të pasur me bishtajore dhe një mënyrë jetese të thjeshtë, por edhe faktorë gjenetikë. Shumë prej të moshuarve nuk shfaqin sëmundje të zemrës, kolesterolit, apo presionit të gjakut.
I ngritur midis Romës dhe Napolit mbi rrënojat e një vendbanimi të vjetër, emri i Campodimele, ‘’Campus Mellis’’ etimologjikisht i referohet jetës së kaluar, si një qendër e madhe e prodhimit të mjaltit.
Një vend me peizazh piktoresk, rrugica të ngushta me kalldrëm, të rrethuar nga mure mesjetare dhe kulla antike, ka tërhequr gjithmonë turistë, por këta u shumëfishuan sidomos pas famës që u përhap.
Të gjithë donin të takonin njëqindvjeçarët heronj, të ulur në stola, duke ecur mbi shkopinj, duke biseduar në sheshin kryesor të fshatit, apo gjyshet që pushonin në prag të derës duke qëndisur, ose duke u buzëqeshur vizitorëve nga verandat e tyre të zbukuruara me vazo shumëngjyrëshe.
Tashmë, gjithçka duket se ka ndryshuar. Sot, popullsia është jo më shumë se 450 banorë, gjysma e asaj që ishte 30 vjet më parë, dhe shumica e njerëzve të moshuar të mbetur, janë zhvendosur në qytete dhe shtëpi të reja. Në vitin 2000, ata mbi 80 vjeç përbënin 80% të popullsisë së përgjithshme të fshatit, tani ata numërojnë vetëm 67%, sipas të dhënave lokale, por afërsisht vetëm 50 jetojnë aty gjatë gjithë vitit.
Vetëm 2 persona 100-vjeçarë kanë mbetur, dhe ata tani jetojnë me fëmijët e tyre në qytete më të mëdha. Kështu, fshati historik, që dikur lulëzonte me jetë, tashmë është i banuar nga vetëm disa familje me gjashtë pleq.
Një ndryshim i plotë ka ndodhur me infrastrukturën e këtij vendi, ku pak nga rrugët e fshatit kanë mbetur me kalldrëm, banesat janë restauruar, çatitë dhe dritaret kanë humbur stilin e tyre të vjetër, po ashtu dhe sheshi qendror, dikur pika e nxehtë e të vjetërve, tashmë është bosh. Mbetjet e vetme të së kaluarës janë kopshtet e harruara të shtëpive. Megjithatë, fshati ende vjen në jetë gjatë verës, kur ish-banorët kthehen për të kaluar pushimet.
“Jeta rurale pothuajse është zhdukur, përpiqemi të mbijetojnë me pensione të vogla ose me mbështetjen e familjarëve. Jeta shoqërore e fshatit, traditat janë zhdukur”, thotë një ndër të paktët pleq që kanë mbetur. Fajtorë për këto ndryshime ai bën mënyrën e re të jetesës, por edhe politikat e ndjekura apo investimet e bëra, që kanë humbur origjinalitetin e fshatit në shumë aspekte.
Nga ana tjetër, këshilltari lokal i kulturës, Tommaso Grossi, thotë se ai është i shqetësuar për trendin e shpopullimit dhe faktin që sheh se vdekjet po i tejkalojnë lindjet. Paratë publike janë investuar për ta bërë fshatin më tërheqës dhe më të arritshëm për njerëzit e moshuar. “Ne kemi dashur të ruajmë identitetin origjinal dhe integritetin arkitektonik të qendrës historike duke restauruar banesat në një mënyrë uniforme”, thotë ai.
Të moshuarit po largohen, për shkak të jetesës së vështirë. Në qendrën e vjetër, makinat nuk lejohen dhe banorëve u duhet të mbajnë gjithçka vetë, nga ushqimi e deri te drurët për zjarrin e dimrit, apo të lëvizin kudo në këmbë, gjëra këto mjaft të lodhshme për njerëzit e moshuar. Dimri mund të jetë shumë i ashpër në Campodimele dhe shpesh bie shumë borë, çka dhe mund t’i izolojë të moshuarit. Për këto dhe arsye të tjera, janë detyruar të zhvendosen, në shtëpi më të mëdha, pranë familjarëve të tyre, që mund të kujdesen për ta.
Megjithatë, shumë shtëpi të restauruara në fshatin e vjetër janë blerë nga pasardhësit e emigrantëve të pasluftës në Campodimele, të cilët e vizitojnë, fshatin gjatë verës. “Ne jemi krenarë që mburremi me një komunitet të madh Campodimele në Kanada, Brazil dhe Angli të cilët ndiejnë akoma lidhjen me origjinën e tyre dhe u pëlqen të kalojnë muaj të qetë në fshatin e paraardhësve të tyre”, shton këshilltari lokal i kulturës, Grossi.
Qytetarë, të larguar herët nga ky vend, akoma kanë kujtime të gjalla nostalgjike të fëmijërisë së tyre duke përmendur meshat e së dielës, gratë e moshuara ulur në shkallët e rrugës ose para kishës dhe gjallërinë e fshatit, kur ishte në kulmin e shkëlqimit të tij në vitet 1900.
Në jo më shumë se 10 vite, banorët e mbetur kanë frikë se gjithçka që do të mbetet nga Campodimele do të jetë kujtimi i një qyteti fantazmë. Disa prej tyre betohen se nuk do ta braktisin kurrë vendlindjen e tyre, dhe zotohen të vazhdojnë rutinën dhe mënyrën e jetesës, që kanë bërë gjithmonë, e që u ka falur atyre një jetë të shëndetshme dhe të gjatë.
Këta të paktë banorë të mbetur apo dhe pasardhës që kanë investuar në fshat, mundohen vazhdimisht t’i rikthejnë gjallërimin e dikurshëm. Edhe në kohë të vështira si ato të një izolimi global, që shkaktoi, pandemia Covid-19, festime dhe panaire të ushqimit organizohen për të joshur turistët dhe për t’u ofruar atyre receta që thuhet se kontribuojnë në jetëgjatësinë.
Pavarësisht se fshati po zbrazet dhe shumëçka po venitet, për autoritetet vendase, Campodimele ka ende të gjitha mundësitë që u duhen qytetarëve për të jetuar deri në një moshë të pjekur. Mjekët, sipas tyre, po analizojnë një grup të rinjsh dhe duket se edhe ata mbajnë të njëjtin gjen, duke u mburrur për një shëndet të mirë, me yndyra të ulëta të gjakut. Shumë pleq ende vazhdojnë të jenë në gjendje të ecin nëpër fshat, duke shkuar në bar për një kafe, e të vazhdojnë ritmin e tyre të jetës. /indeksonline/ KultPlus.com
Ishte 18 nëntori i vitit 1997 kur rok grupi i njohur, Metallica i gëzuan dashamirët e muzikës së tyre, nëpërmjet publikimit të albumit ‘’Reload’’, shkruan KultPlus.
Ky album i përbërë prej 13 këngësh do të ishte vazhdimi i albumit të tyre paraprak, ‘’Load’’. Këto krijime të reja artistike do të priteshin tejet mirë nga publiku. ‘’Reload’’ debutoi në numrin një në billboard e shumëta dhe arriti të shitej me 436,000 kopje që në javën e parë.
Rok grupi muzikor dha 3 muaj mund pa ndërprerë, në mënyrë që albumi të dilte edhe më mirë sesa që ishte planifikuar nga ta. Ideja
Reload u regjistrua në ‘The Plant’, një studio me pllaka druri në Sausalito, California. Sesioni u prodhua nga Bob Rock, i cili gjithashtu prodhoi dy albumet e mëparshme të Metallica. Vepra artistike e albumit tregon një foto nga Andres Serrano.
Disa nga këngët të cilët e përbëjnë këtë album janë: ‘’Fuel’’, ‘’The memory remains’’, ‘’Devil’s dance’’, ‘’The Unforgiven II’’ dhe shumë të tjera që vazhdojnë edhe sot të dëgjohen tejet shumë. /KultPlus.com
Festat e fundvitit po afrohen dhe të gjithë kanë për synim të bashkohen me familjarët e tyre.
Me Festën e Falënderimeve që zhvillohet javën e ardhshme, njerëzit duhet të marrin vendime serioze në lidhje me planet e tyre festive.
Duke pasur këtë në mendje, mjekët thanë se testimi negativ për COVID-19 nuk duhet të përdoret si një dritë e gjelbër për të shkuar në një festë tubimesh.
“Unë nuk dua që njerëzit të kenë këtë ndjenjë false të sigurisë që një test negativ para se të mblidhen për Falënderimet i bën ata negativ plotësisht, dhe ata të vazhdojnë aktivitetin e tyre pa ndonjë shqetësim”, tha dr. Mysheika Roberts. Është një rrezik i madh për të gjithë ata njerëz që mendojnë se testi negativ është i sigurt 100%. Testet mund të japin rezultate false dhe negative të gabuara.
Përqindja që një test të jetë negativ është 50 deri 70 për qind, gjë që nuk e bën testin shumë real.
Një test negativ nuk ju largon nga karantina. Nëse keni qenë të ekspozuar ndaj virusit, apo keni qëndruar me persona me simptoma të koronavirusit, periudha e karantinës për 14 ditë qëndron pa marrë parasysh se çfarë mund t’ju tregojë testi juaj. Nuk ka asnjë mënyrë për t’iu larguar karantinës, shkruan NBC4. / Express. / KultPlus.com
Me rastin e ekspozitës personale të piktorit, Akademikut Rexhep Ferri hapur kohë më parë në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës në Prishtinë, e cila akoma qëndron e hapur.
Piktori Rexhep Ferri në bazë të kësaj ekspozite dëshmon që në asnjë çast nuk e ka ndërprerë punën e vet kreative me të cilën që nga përfundimi i studimeve është duke u marr aktivisht. I takon brezit të vjetër të krijuesve të arteve, brez i cili i vuri themelet e artit modern në Kosovë veçanërisht pas viteve të 60 – dhjeta kur vien në shprehje karakteristikat parësore të çdo krijuesi, të cilët lirisht mund t’i quajmë brezi i artë të arteve figurative në Kosovë, ndonëse elementet e para moderniste të drejtimeve pas impresionizmit do shpërfaqen në veprat e krijusve, duke filluar nga Muslim Mulliqi, Tahir Emra, Xhevdet Xhafa, Nusret Salihamixhiqi, Gjelosh Gjokaj, Agim Cavdarbasha, Fatmir Krypa e shumë e shumë të tjerëve të cilët me veprat e tyre ndikuan në zhvillimin e rrjedhave të ndryshme artistike. Këtë rrugë të artit gjithnjë, përkatësisht deri me sot, në vijimësi është duke e vazhduar piktori Rexhep Ferri edhe përmes ekspozitave personale si dhe me ato kolektive. Trajtimi i figuracionit të tij jo vetëm që e vazhdon ritmin vijues të tij, por gjithnjë e më shumë shpërfaqë përmbajtjen historike të mitit dhe vetëqenies ekzistuese që nga periudhat të hershme kohore të antikitetit ilir e deri me sot, që mund të venerohen në ekspozitën personale hapur për artdashësit të kryeqendrës dhe më gjerë, në ambientet ekspozuese të galerisë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Prishtinë. Pra, që nga kjo periudhë kur Rexhep Ferri filloi t’i trajtojë figurat e veta kompozicionale gjithnjë në lëvizje, edhe pse në shikim të parë dukën të ndërlidhura me bazamentin e trollit të stërgjyshërve iliro-pellazg. Çdo kompozim në çdo tablo ngërthen në vete një ngjarje, një skenë të një drame jetësore, të një fabule, të një filozofie apo të një vërtetësie kohore ku u ballafaquan dhe përjetësuan kalvarin shekullor gjatë periudhave të ndryshme kohore-historike. Në të shumtën e rasteve kompozicionale figurat trajtohen pa koka, duo kompozime. Në këtë dikitomi vazhdojnë skenat tjera figurale të cilat kanë ndërlidhje si në aspektin përmbajtjesor po ashtu edhe në atë figurativ. Figurat pa marr parasysh pozicionet e tyre të trajtuara ato gjallojnë, lëvizin apo ecejaket e tyre shtegtojnë në drejtime të ndryshme drejtë caqeve apo universit. Pra, çdo herë humanoidët nomad edhe kur pikturohen në pozitë të ulur, ato duken sikur të jenë të përgatitur të ngritën dhe ta vazhdojnë shtegtimin ecejak të tyre, për arritje në caqet e caktuara. Tërë kjo ndodhë në rrafshin e hapësirës piktoreske si elemente nismëtare për konstituimin e tablos kompozicionale, që në esencë përbën thelbin e “rebelimit” të pikturës moderniste ndaj asaj tradicionale. Lëvizjen drejtë qendrës së rrafshit piktori e arrin përmes energjisë, e cila është përfituar nga prerjet këndore. Intensitetin më të madh do ta arrijë gjatë fokusimit në qendër ku zakonisht trajtohen imazhet e këtyre figurave dhe portreteve, apo në pikëtakimin e horizontales me vertikalen. Një karakteristikë tjetër që mund të venerohet në këto kompozime është aftësia për arritje të një baraspeshe në mes të këtyre fenomeneve të trajtuara duke filluar nga format e deri te energjia e cila si pandam qëndron ndaj ndërthurjes së ngjyrave të sipërfaqeve.
Hapësira e veprave të Ferrit me imazhe të nduarnduarta në të shumtën e rasteve jo vetëm që e gjejnë mbështetjen në fatin mjaftë të hidhur të njeriut në këto treva që mbi supet e veta i barten tmerrin e katër perandorive, dhe gjithnjë u përballën për ekzistencë apo mbijetesën e tyre. Pra, ekzistenca dhe fataliteti janë fenomene që kryesisht dominojnë në shumë tablo të piktorit.
I gjithë opusi krijues i piktorit karakterizohet si rrugëtimi i njeriut në drejtime dhe caqe të caktuara, pa marr parasysh lëvizjet e tyre a janë individuale, dualiste apo grupore. Ato në të shumtën e rasteve shprehin realitetin e ankthit, vetminë, ikje-kthim apo ankthin metafizik. Këtu qëndron edhe origjinaliteti i stilit vetanak të piktorit të cilin është duke e kultivuar që nga vitet e shtatëdhjeta dhe është emblemë e individualitetit të tij krijues ku shpërfaqet fryma e introduktit modern dhe veçantia e tij në spektrin e artit modern shqiptar.
Për artdashësit dhe opinionin e gjerë e shohë të udhës që në pika të shkurtra ta bëjmë një prezantim për piktorin, profesorin shumëvjeçar në Akademinë e Arteve të bukura, poetin, romansierin, akademikun Rexhep Ferri i cili me devocion-përkushtim të madh i është qasur që të tre fushave të artit duke krijuar dhe realizuar një numër të konsiderueshëm të veprave dhe duke nxjerrë një numër të madh artistesh të fushave të ndryshme të artit figurativ posaçërisht nga fusha e pikturës.
Rexhep Ferri lindi më (1937) në Kukës (Shqipëri). Piktor, shkrimtar, akademik. Në Pejë kreu shkollën e mesme të Artit, në vitin 1958. U diplomua në Degën e pikturës monumentale në Akademinë e Arteve Aplikative në Beograd, më 1966, ku i kreu edhe studimet postdiplomike në të njëjtën Akademi, më 1970. Në vitin 1974 zgjidhet në thirrje të ligjëruesit në Akademinë e Arteve Figurative në Prishtinë. Më 1991 përjashtohet nga Dekanati i dhunshëm i regjimit të atëhershëm serb nga Fakulteti i Arteve dhe punën e vazhdon në objekte private, ku procesi mësimor në asnjë moment nuk është ndërprerë. Ka punuar si pedagog i angazhuar në Universitetin e Tetovës, që nga viti 1995 deri më 2004. Është pensionuar në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës më 2002.
Është anëtar i SHAF- të Kosovës që nga themelimi i saj. Më 1996 zgjedhet anëtar korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku pas katër vjetëve (2000) zgjidhet anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Ka botuar poezi që nga viti 1962. në revista të ndryshme si: në revistën letrare “Jeta e re” në Prishtinë, ndërsa ka botuar mbi 15 libra me poezi, ese dhe romane. Nga ekspozitat e vetësishme të hapura në shumë galeri mund të përmendim vetëm disa nga ato si: më 1968 ekspozita e pavarur në Galerinë Graficki Kolektiv në Beograd; me 1969 në Galerinë Darte II Cenacolonë Vicenca (Itali); më 1976, në Galerinë “Kulturrni Centar” në Beograd; më 1977 ekspozita në Galerinë Lambertnë Paris (Francë); 1982, Galeria e Arteve, Prishtinë; 1981 Galeria e Arteve në Sarajevë (Be H); 1989 në Galerinë Vakko në Ankara (Turqi); 1995 në Galerinë “Kulla e Balshajve” në Ulqin (Mali i Zi); 2001, 2013, në Galerinë Kombëtare Tiranë (Shqipëri); më 2012 ekspozita e pavarur në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës etj. Ka marrë pjesë në shumë ekspozita të përbashkëta si në vend të organizuara nga Shoqata e Artistëve Figurativë e Aplikativë të Kosovës, poashtu edhe në veprimtari të tjera artistike, pastaj në ato kombëtare dhe ndërkombëtare, si: 1972 pjesëmarrës në Bienalin Mediteran të Aleksandrisë (Egjipt); “Arti bashkëkohor i Kosovës” në Galerinë Breht në Munih (Gjermani) më 1985; mori pjesë në ekspozitën “L’artmoderne kosovar” në Cite Internacional des arts – Paris (Francë) më 2007 e në shumë të tjera.
I tërë veprimtaria krijuese e piktorit karakterizohet si rrugëtim i njeriut në drejtime dhe caqe të caktuara, pa marrë parasysh nëse lëvizjet e tyre janë individuale, dualiste apo grupore. Ato në të shumtën e rasteve shprehin realitetin e ankthit, vetminë, ikje-kthim, apo përcjellin edhe një ankth të cilin po ashtu si vetminë, ekzistencialistët nuk e fshehin, por e shpallin me zë të lartë. Ato përcjellin ankthin psiko-metafizik, karakteristika e së cilës është pasiguria.
Është fitues i disa mirënjohjeve dhe shpërblimeve si në manifestimet vendore, ashtu edhe në ato kombëtare, si më 1975 merr Çmimin për pikturë të Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës; më 1997 merr Shpërblimin “Penda e artë” për poezinë më të mirë të botuar në revistën “Fjala” gjatë dy mitingjeve të poezisë në Gjakovë, si dhe ka qenë fitues i çmimit të Dhjetorit të Kuvendit të Kosovës, 2012, Me rastin e 100 – vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë është shpallë “Qytetar Nderi i Vlorës”. Veprat e piktorit ndodhen të ekspozuara në shumë galeri, si në Kosovë po ashtu edhe në ato jashtë vendit. Jeton dhe krijon në Prishtinë.
Dhe në fund, jemi orvatur që ta paraqesim krijuesin e shumë e shumë dekadave si një artist komplet i cili gjatë tërë jetës së vet edhe sot pa ndërpre aktivisht merret me pikturë dhe poezi dhe përmes këtyre dy fushave e shpalos botën e vetë dhe e mpleks shpirtin si me ngjyra ashtu edhe përmes rimimit të vargjeve poetike.
Uroj akademikut Ferri jetë të gjatë dhe punë të paprajshme në organizim të ekspozitave dhe veprave poetike në vijimësi. / KultPlus.com
Çdo popullatë e botës, madje duke llogaritur shumëllojshmërinë e personaliteteve individuale, ka karakteristikat e saj të veçanta që i bëjnë ato unikale. Këto tipare ndonjëherë edhe komike i bëjnë njerëzit të qeshin me zë të lartë. Po cilat janë disa nga tiparet shqiptare:
1. Mikpritja, shqiptarët nuk do t’ju lenë kurrë të largoheni i uritur
Edhe vizitat më të rastësishme në shtëpinë e një miku nuk mund të jenë kurrë rastësore në Shqipëri. Ushqim, pije apo edhe ëmbëlsirat – gjithçka do të shërbehet. Dhe nëse një shqiptar ju fton për darkë, si në shtëpi apo në një restorant, mund të jeni i sigurt që nuk do të largoheni nga ky vendi pa u kënaqur plotësisht. Ju do ta kuptoni që në fund do të dorëzoheni dhe do të pranoni të gjitha gjërat që iu servirin si antipastat, pijet, mezet, mishin, ëmbëlsirat dhe shumë të tjera.
2. Nëse një shqiptar ju takon, ai/ajo do ju ftoj për kafe
Nëse mendoni se mund ta kaloni me sukses një bisedë nga një takim i thjeshtë dhe të mos ftoheni për kafe nga shqiptarët, atëherë e keni gabim! Një shëtitje e rastësishme përgjatë shëtitoreve mund të shndërrohet në një kafe apo një birrë dhe në një bisedë të gjatë dhe të këndëshme. Pavarësisht se në ditët e sotme disa nga traditat e vjetra shqiptare po humbasin, kjo mesa duket nuk do të ndryshojë për një kohë të gjatë tek shqiptarët.
3. Një shqiptar nuk ju mërzit kurrë
Shqiptarët e kanë argëtim në ADN-në e tyre. Na pëlqen të flasim, të shoqërohemi, të jemi social, por dhe mbi të gjitha nuk na pëlqejnë momentet e qetësisë. Pavarësisht se sa shumë mund të punojmë gjatë ditës, dëshira për t’u argëtuar dhe dëfryer është rrënjosur thellë tek ne. Nëse bëheni pjesë e shoqërisë shqiptare, është mirë të dini që shqiptarët janë përgjegjës për përvojën tuaj dhe mundohen gjithmonë t’ju kënaqin. Një ditë pa ndonjë dozë të vogël argëtimi është e paimagjinueshme për shqiptarët dhe nëse shoqëroheni me ta sigurisht që do të jeni pjesë e këtyre aventurave.
4. Shqiptarët e pëlqejnë humorin
Mund të jetë për shkak të historisë dramatike të vendit apo edhe një përgjigje ndaj natyrës së bukur, peizazhit apo edhe klimës së vendit. Dhe mbi të gjitha ne nuk e di se çfarë na bën të mos jemi në gjendje të kemi një bisedë të gjatë dhe serioze pa futur ndonjë shaka në mes. Sensi i humorit është e rëndësishme për shqiptarët, pse jo mendojmë që mund të jetë edhe për të tjerët.
5. Nëse uleni në bar me një shqiptar, e sigurt që do të ziheni për pagesën e faturës
Nëse dilni në një kafe, drekë apo darkë me një shqiptar gjithmonë 10 minutat e fundit do t’ja kushtoni pjesës se kush do të paguaj. Dhe diskutimet e shpeshta që bëhen për këtë pjesë është ‘që unë të ftova’ (edhe nëse kjo nuk është e vërtetë) apo edhe deklarata paksa më dramatike të tipit “nëna ime do të më vriste, nëse do të paguaje ti” ose “Betohem për nderin e gjyshit tim.”/ IntoAlbania / KultPlus.com
PEN Qendra e Kosovës nesër përkujton poetin dhe boemin Mirko Gashi.
Përkujtimi mbahet nesër, 19 nëntor dhe fillon në orën 17.00 në KultPlus Caffe Gallery.
Për veprën e Mirko Gashit do të flasin Osman Gashi dhe Naime Beqiraj. Mbrëmjen përkujtuese e udhëheq Sali Bashota.
Kjo është mbrëmja e dhjetë dhe e fundit e planifikuar për sivjet nga PEN Qendra e Kosovës në kuadër të projektit “Ora e Shkrimtarit”, përkrahur nga MKRS-ja. / KultPlus.com
Kolegji Universum për disa vite me radhë organizon Javen Globale të Ndërmarrësisë me aktivitete të shumta.
Në kuadër të aktiviteteve për GEW2020 Kolegji Universum organizon konferencë online me temen “Ekonomia Qarkulluese dhe Impakti ne Ekosistem” me ligjerues Ass. Prof. Dr. Filip Ruxho.
Çfarë është ekonomia qarkulluese, si mund të arrihet dhe përse përbën zgjidhje të shumë problemeve mjedisore të shoqërisë sot? Mënyrat sesi biznese të fushave të ndryshme mund të fillojnë të tranzitojnë drejt Ekonomisë Qarkulluese dhe përfitimet prej saj.
Para një ditë në kanalin zyrtar të Radiotelevizionit Shqiptar u publikuar 26 këngët pjesëmarrëse të Festivalit të Këngës në RTSH.
Në mesin e artistëve që sivjet konkurrojnë për vendin e parë të kësaj ngjarjeje, e që njëherësh e fitojnë të drejtën për ta përfaqësuar Shqipërinë në festivalin e ardhshëm “Eurosong 2021”, janë një miks i artistëve tashmë të njohur të muzikës shqiptare, dhe këngëtarëve relativisht të ri në skenë si: Manjola Nallbani, Kamela Islamaj, Kastro Zizo, Era Rusi, Erik Lloshi, Rosela Gjylbegu, Florent Kabashi dhe të tjerë.
Por, nëse bazohemi në klikimet dhe komentet që këngët e postuara në YouTube i kanë marrë deri më tani, tashmë mund të kuptohen cilët janë artistët dhe këngët e preferuara të publikut, që potencialisht do të garojnë kokë më kokë për vendin e parë, transmeton Koha.
Ajo që momentalisht udhëheq me më së shumti klikime është artistja e re, Inis Neziri, e cila më shumë emocion e interpreton baladën e dashurisë me titull “Pendesë”. Pas saj me 24 mijë klikime renditet Anxhela Peristeri me këngën “Karma”, e cila e vë në pah vokalin e fuqishëm të këngëtares. Tutje në mesin e të preferuarve të publikut duket të jenë, këngëtari i ri Mirud i cili ka arritur t’i marrë 20 klikime me këngën ritmike “Nëse vdes”, dhe Era Rusi me një këngë krejt ndryshe nga projektet tjera konkurrente e cila titullohet “Zjarri im”.
Edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës në RTSH do të mbahet në dhjetor të këtij viti, përkundër situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit. / KultPlus.com
Sapo hynë në pjesën e Dushkajës, Princi i shkërmoqur foli përçartë për kryqtarët Normanët që kishin humbur luftën dhe ardhjen e kryqtarëve Tempelarë, që kishin zënë vendin e tyre. Me t’i dëgjuar këto, Mikeli plak, brofi nga gëzimi, ngaqë mendja ia tha se Princi, që nuk kishte nxjerrë fjalë prej gojës gjatë viteve të mbylljes në Kështjellën e Pashtrikut, po e merrte veten. Në atë hallakatje, deshi ta pyeste se ç’ndryshonin kryqtarët e rinj nga ata të mëparshmit që tha se kishin humbur luftën kur në këto anë nuk kishte pasë diçka të tillë pos dhunës së paparë të vasalëve të tyre, që tashmë ishin dërguar të lidhur në Kështjellën e Pashtrikut ku do të kalbeshin. Këtë, megjithatë nuk e bëri, jo vetëm që koka e tij nuk ishte në gjendje ta kuptonte dallimin midis kryqtarëve, por për më shumë, pse në karrocë hyri një murg, që zuri vend kundruall Princit sikur të ishte aty sipas një marrëveshje.
Princit, prapë iu mor goja. Deshi t’ia bënte me dije Mikelit plak, se ai nuk ishte murg si të tjerët që prej kohësh kishin vërshuar vendin, por ishte kryqtar i rendit të Tempelarëve, që kishin marrë përsipër kryqëzatën e re, që nuk do të përfundonte te çlirimi i varrit të shenjtë si thuhej, por te pushtimi i Qendrës së krishterimit nga katolikët. Princit i kujtohej biseda që kishte ditë më parë në Kështjellën e Pashtrikut me murgu tebdil kur ia kishte kumtuar lajmin për fitoren e kryqtarëve Tempelarë dhe kthimin e tij në Principatë, si diçka që do t’i ndihmonte fushatës së shenjtë.
“Do të jesh i lirë për aq sa do t’i takosh besimit dhe idesë sonë, së cilës, për t’u jetësue i duhet forca…”
“Pra, prapë nuk do të jem i lirë”, kishte folur Princi dhe kishte shtuar se ai të drejtën për me vra nuk e merrte për liri, por si krim…
”Vetëm vasalët e marrin për të tillë…”
(Shkëputur nga romani “Letra për Kryeprincin”, Prishtinë, 1983). / KultPlus.com
Facebooku ka prezantuar veçorinë e re për zhdukjen e mesazheve, që do të shfaqet te Messengeri dhe Instagrami. Veçoria ua mundëson përdoruesve të përcaktojnë mesazhet që të fshihen sapo që përdoruesi tjetër i sheh ato dhe biseda do të mbyllet.
“Vanish Mode”, ua mundëson përdoruesve të dërgojnë tekste, emoji, fotografi, incizime zëri, e të cilat do të zhduken menjëherë pasi përdoruesi që merr mesazhin i sheh ato.
Për ta aktivizuar këtë përdoruesit mund të shkojnë duke u ngritur lartë në bisedat e tyre përderisa bisedojnë me dikë.
Për ta aktivizuar përdoruesit duhet të klikojnë brenda Messengerit në llogarinë e atij që duan t’i dërgojnë mesazhe. Më pas shfaqet hapësira “Vanish Mode” që aktivizohet me opsionin “on” dhe fiket me atë “off”.
Kjo veçori do t’i njoftojë përdoruesit edhe nëse dikush po i bën ‘screenshot’ bisedës (fotografi). / KultPlus.com
Leonardo Di Caprio, aktori i njohur amerikan, ka publikuar fotografi të lumit Vjosa. Di Caprio sërish i është bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit nga ndërtimi i hidrocentraleve.
Në llogarinë e tij në Instagram, aktori publikoi një fotografi të lumit me mesazhin “Vjosa, jo diga”. Ai duket se i është gëzuar lajmit të Edi Ramës, që projekti i digës Kalivaç u refuzua dhe se zona do të bëhet një park kombëtar.
Tutje ai ka shkruar se “Parku Kombëtar i lumit Vjosa do të bëhet vendi më i madh i Evropës për ruajtjen e lumenjve që mbulon disa qindra kilometra lumenj dhe përrenj dhe mbron qindra apo edhe mijëra specie, si ngjala e Evropës në rrezik global dhe flutura e Vjosës e zbuluar së fundmi. Kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës dhe parku mund të bëhet një model për Strategjinë e Biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër”.
Ndryshe, Leonardo Di Caprio, iu bashkua nismës për mbrojtjen e lumit Vjosa, kundër ndërtimit të hidrocentaleve, rreth një viti më parë. / KultPlus.com
Gazeta Express ka siguruar një video shokuese ku shihet një nxënës në një shkollë të Kosovës duke e fyer me fjalë të rënda një arsimtar.
Në këtë video, siç shihet edhe nga pamjet, arsimtari është me ditar në dorë në klasë, derisa një nxënës i bën atij disa pyetje fyese dhe e incizon me telefon.
Nuk dihet se në cilën shkollë të Kosovës është bërë kjo video, apo nëse ndaj nxënësit është marrë ndonjë masë disiplinore.
Në sfond shihen duke qeshur shokët e nxënësit, i cili shan dhe incizon arsimtarin.
Mësimdhënësi, ndërkaq, tenton ta ndalë djalin që të mos flasë fjalë të tilla./ KultPlus.com
Rita Ora kujdeset gjithmonë që në ditë të veçanta si kjo sot, kur vëllai saj Doni feston ditëlindjen, ta uroj atë me fjalët më të mira e ta prezantoj në mënyrën më të mirë, shkruan KultPlus.
Përmes disa fotografive nga fëmijëria, ajo uron më të mirat për vëllain e saj të cilin e konsideron si një djalë të buzëqeshur, të zgjuar e shumë të lezetshëm. Por, në mesin e këtyre fotografive ajo është kujdesur që të ketë edhe prej atyre ku Doni është i veshur me veshje kombëtare shqiptare.
Rita kujdeset që në një mënyrë ose tjetrën, të ketë diçka që flet shqip gjatë paraqitje të saj apo edhe në urime të tilla familjare, si ky sot.
“Gëzuar ditëlindjen DON! Sot është dita jote vëllai im i vogël … Të dua shumë, ti je aq qesharak, i zgjuar dhe i lezetshëm dhe nuk mund të besoj që u bëtë 23! Ende ndihem sikur je i vogël”, ka shkruar Rita. / KultPlus.com
Qendra për Arsim të Kosovës (KEC) në partneritet me Qendra për Studime të Avancuara (FIT) sot do të shënojnë “Ditën Botërore për Parandalimin e Abuzimit të Fëmijës”.
Përmes një njoftimi për media thuhet se kjo ditë do të shënohet në kuadër të projektit “Së bashku kundër abuzimit të fëmijës – TACA”, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR).
Sipas njoftimit, ky projekt ka filluar të zbatohet në shkurt të vitit 2020 dhe ka për qëllim të sigurojë që të gjithë fëmijët të trajtohen me respekt të plotë për dinjitetin dhe të drejtat e tyre duke promovuar mjedis pa abuzim në shkollat e Kosovës.
Ndërkaq, siç thuhet tutje në njoftim Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Qendra për Studime të Avancuara (FIT) fushatën e filluan duke mbledhur mesazhe dhe punime kundër abuzimit nga nxënësit e shkollave përfituese të projektit dhe duke i shpërndarë ato në faqe të internetit, duke dhënë informacione rreth rëndësisë që ka kjo ditë dhe, duke krijuar partneritet me Institucionet shtetërore që punojnë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijës.
Ndryshe, në vitin 2000, Fondacioni i Samitit Botëror të Grave (WWSF), një organizatë joqeveritare, shënoi Ditën Botërore për Parandalimin e Abuzimit të Fëmijës më 19 nëntor.
Ky fondacion, së bashku me një koalicion ndërkombëtar të organizatave avokuese për gratë dhe çështjet e fëmijëve, mobilizuan qeveritë dhe shoqëritë për të ndërmarrë veprime dhe për të parandaluar abuzimin e fëmijëve. Në 2001, shumë shtete u bashkuan për të shënuar këtë ditë duke kontribuar në dhënien e këshillave për identifikimin dhe parandalimin e abuzimit të fëmijës.
Kjo është një ditë e cila është në përputhje me përvjetorin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës (20 Nëntor) dhe, e cila ka për qëllim të jetë një pikë grumbullimi rreth çështjes së abuzimit të fëmijës dhe nevojës për programe urgjente parandaluese efektive.
Në vitin 2001, koalicioni ndërkombëtar i OJQ-ve bashkoi 149 organizata në më shumë se 60 vende të botës. Secila organizatë shënoi Ditën me aktivitete dhe ngjarje lokale ose kombëtare. Në vitin 2009 fushata u zhvillua nga 785 organizata nga 127 vende nga e gjithë bota. / Gazeta Express/ KultPlus.com
Rrjeti social, Twitter, ka lansuar veçorinë e quajtur “fleets” për gjithë botën. “Fleets” janë postime që zhduken pas 24 orësh, të ngjashme sikur “storiet” në Snapchat e Instagram.
Twitteri më herët kishte prezantuar planet për postimet “e përkohshme”, por veçorinë e kishte testuar në Brazil, Itali, Indi e Kore të Jugut.
“Disa nga ju na thoni se postimi nuk është i përshtatshëm sepse ndiheni se është shumë publike e permanente dhe se ka shumë presion. Për shkak se këto zhduken pas një dite, postimet ‘fleets’ ndihmojnë njerëzit të jenë më rehat për të ndarë mendimet personale dhe ndjenjat”, kanë thënë zyrtarë të Twitterit në njoftimin për “Fleets”.
“Fleets” mund të përmbajnë tekste, fotografi e video. Ato shfaqen në krye të hapësirës kryesore në Twitter dhe në profile të përdoruesve. / KultPlus.com
Burrat që dhunojnë gratë apo pjesëtarë të tjerë të familjes, do të dëbohen menjëherë nga banesa duke filluar që nga dita e sotme.
Kështu parashikojnë ndryshimet në ligjin për masat kundër dhunës në familje, miratuar nga Parlamenti në datën 15 tetor 2020. Ndryshimet janë botuar në Fletoren Zyrtare në datën 3 nëntor 2020, ndërsa hyjnë në fuqi dhe do të zbatohen duke filluar nga kjo e mërkurë (18 nëntor 2020). Konkretisht, ligji i ndryshuar parashikon që, Policia e Shtetit, para se të vihet në lëvizje gjykata, urdhëron largimin e menjëhershëm të dhunuesit nga banesa, kur viktima dhe dhunuesi banojnë në të njëjtën strehë. Ligji i mëparshëm priste vendimin e gjykatës për të larguar dhunuesin nga banesa, kohë gjatë të cilës dhunuesi, kryesisht burrat, vijonin dhunën.
Me ligjin e ri, një burrë që dhunon gruan, do të largohet në kohë rekord nga banesa. Por ku do të strehohen burrat dhunues pas largimit nga banesa me anë të policisë? Qeveria do të bashkëpunojë me bashkitë për të siguruar strehë për burrat dhunues. Ndërkaq, pas ndërhyrjes së policisë, do të vihet në lëvizje gjykata, e cila sipas ndryshimeve të reja ligjore, si masë mbrojtëse të dhunës në familje, urdhëron menjëherë largimin e dhunuesit nga banesa, për një afat kohor të caktuar, kur viktima dhe dhunuesi banojnë në të njëjtën strehë. Pra, më pas do të jetë gjykata që do të vlerësojë vendimin e policisë për largimin e dhunuesit nga banesa.
Gjykata do të shprehet edhe në vendimin emergjent apo edhe në vendin për mbrojtjen e viktimës, i cili do të jetë më i plotës dhe i arsyetuar. Ndryshimet ligjore parashikojnë edhe detyrimin e dhunuesve për të marrë pjesë në programe rehabilitimi psikosociale dhe në programe të aftësimit prindëror, të organizuara nga subjekte publike ose private. Ky detyrim do të vendoset nga gjykata në urdhrin e mbrojtjes. Sipas rasteve, gjykata urdhëron që dhunuesi të trajtohet në qendra të shëndetit mendor si dhe që të marrë shërbime të alkoologjisë, nëse është përdorues alkooli. Në këto programe mund të marrin pjesë edhe dhunuesit, të cilët po vuajnë dënimin me burg/ Shqiptarja. / KultPlus.com
Një revolucion i ri ka mbërritur tashmë në Hollywood, personazhi kryesor i “No Time To Die”, filmi i 25-të në seri, që i është kushtuar agjentit të famshëm 007, i frymëzuar nga romanet e shkrimtarit Ian Fleming, do të interpretohet nga një grua.
Do të jetë Lashana Lynch i cila do të trashëgojë titullin e Agjentit 007, pasi tërheqjes së James Bond-it (Daniel Craig), i cili vendosi t’i përkushtohej një jetese më të qetë.
Aktorja 32-vjeçare me ngjyrë, e lindur në Londër, e konfirmoi këtë në “Harper’s Bazaar” gjatë një intervistë.
Lynch në “No Time to Die” është Nomi, saktësisht agjentja e re 007 me licencën për të vrarë.
Ajo pritet të marrë një rol që deri më tani ka qenë një prerogativë mashkullore, duke filluar me legjendarin Sean Connery, i cili sapo ka ndërruar jetë, që, sidoqoftë, siç ndodh shpesh në disa lloje revolucioni, nuk u arrit pa dhimbje./ atsh / KultPlus.com
Aktori 33-vjeçar, Michel B. Jordan, përfshihet në ballinën e numrit më të ri të revistës prestigjioze, “People”, me ç’rast edhe e ka fituar titullin “Burri më seksi në botë”.
Kështu, aktori e merr këtë epitet pas këngëtarit John Legend i cili ishte emëruar burri më seksi vitin e kaluar, transmeton Koha.
Për revistën “People” aktori deklaroi se ky është një grup i mirë për të qenë pjesë e tij.
“Është një ndjenjë e mirë. Njerëzit gjithmonë më kanë ngacmuar dhe kanë bërë shaka me mua, duke më thënë se ky është i vetmi titull të cilin nuk do ta fitoja kurrë. Por në fakt, ky është një klub i mirë për të qenë pjesë e tij”, citohet të ketë thënë Jordan.
Ylli i filmit “Black Panther” po ashtu ka zbuluar se gratë në familjen e tij janë definitivisht krenare për famën dhe sukseset e tij, si dhe tregoi se gjyshja e tij e ndjerë e kishte pasur shprehi t’i koleksionojë edicionet e revistës me yjet e përzgjedhur si “Burri më seksi në botë”.
“Kur gjyshja ime ishte gjallë i koleksiononte këta numra të përvitshëm të revistës. Natyrisht se edhe nëna ime e lexon shumë këtë revistë. Por, ky numër definitivisht do ta zërë një vend special në koleksionin e saj.” / KultPlus.com
Bisedë me babanë tim, Lasgushin, për vitet kur ishte student në Graz (Austri)
– Ishte i bukur Grazi, baba?
– Unë jam mrekulluar nga ai vend!
– Të bukura ishin gratë?
– Jo! Femrat austriake nuk ishin të bukura, po ato ishin nimfa.
– Po ti baba, pse nuk u martove me një austriake?
– Sepse unë doja të martohesha me një shqiptare, t’ia bëja këtë nder një femre shqiptare jo një femre të huaj.
– Më trego diçka për familjen ku ti ndenje me qira për 10 vjet.
– E zonja e shtëpisë quhej Elisabet Pichler. Ajo ishte vejushë dhe kishte tre fëmijë, dy djem, Carolin dhe Richardin dhe një vajzë, Elfridën. I shoqi kish qenë nëndrejtor i operës së Grazit dhe kish vdekur shumë i ri. Banonin në një ndërtesë tre katërshe në rrugën Klosterwiesgasse nr 74, në katin e parë.
– Po si e gjete ti baba këtë shtëpi me qira për të banuar?
– Pothuajse të gjitha familjet e Grazit lëshonin dhoma me qira për studentët. Njoftimi botohej në gazetën e qytetit. Pashë lajmërimin dhe vajta të shikoj shtëpinë. Tek dera shkruhej “Scharfer Hund” (qen i egër). I rashë ziles. Derën ma hapi një zonjë rreth 40 vjeç. Mbasi u përshëndetëm (më parë ajo kish mbyllur qenin në një dhomë tjetër) e pashë dhomën dhe më pëlqeu shumë. Zonja e shtëpisë më tha: Ku e keni valixhen me rroba? – Në hotel – iu përgjigja. Ajo vazhdoi: Meqenëse ora nuk ka shkuar akoma 12 e natës mund ta sillni sonte këtu, sepse pas orës 12 të natës fillon pagesa në hotel, unë mund t’iu përgatis edhe një darkë të ftohtë. Ramë dakord me të zonjën e shtëpisë për gjithçka dhe kur po dilja ajo tha: Më falni ramë dakord, por unë nuk ju pyeta se çfarë kombësie jeni? Shqiptar, zonjë e nderuar – ju përgjigja. Djali i saj rreth 10 vjeç, që dëgjonte bisedën tonë bërtiti – Skanderbeg! Kurse ajo e tronditur tha: – Më falni nuk mund t’ju pranoj, kam pasur edhe shqiptarë të tjerë dhe kanë ikur pa më paguar. Unë u skuqa dhe u turpërova shumë. Duhej të vija në vend nderin e Shqipërisë. U përgjigja: – Do të ketë qëlluar ndonjë zonjë, se edhe grataçelat 100 katshe kanë cllosetin (wc) e tyre. Po unë do të rri muajin e parë dhe në qoftë se nuk do t’ju pëlqejë unë do të largohem. Unë kam vetëm një kusht, kur të mos jem në Universitet jam në shtëpi dhe kur të mos jem në shtëpi jam në Universitet, në qoftë se kjo nuk ju pëlqen ma thoni. “Jo, jo, ne tamam një djalë kështu duam, u përgjigj e zonja e shtëpisë”. Dhe mbas disa vjetësh kur festonim Krishtlindjen ajo i thoshte një shoqes së saj që kish ardhur për vizitë: “Sa turp më vjen përpara zotit Doktor që i kam thënë atëherë nuk ju pranoj, ky është kaq i mirë dhe korrekt sa na i kalon edhe ne gjermanëve”.
– E pra ti baba fillove të jetoje në shtëpi të tyre dhe të paguaje qiranë për dhomën tënde.
– Po, në fillin unë paguaja qiranë vetëm për dhomën, por më vonë paguaja dhe për ushqimin dhe larjen, pra për gjithçka, u bëra si i shtëpisë. Frau Elsi, kështu e thërrisnin atë miqtë dhe të afërmit e saj, ishte një grua e shkëlqyer, një nikoqire e vyer. Ajo dhe shamitë e xhepit i arnonte! Shumë herë, kur nuk isha mirë me shëndet, qëllonte që ajo ma shërbente mëngjesin në shtrat. Gjithmonë më gjente duke lexuar. Akoma kujtoj zërin e saj kur thoshte: – Zoti im, ndonjë ditë kur të hy në dhomën tuaj nuk do t’ju gjej ju në shtrat, po do të shikoj që jeni transformuar në libër.
– Më trego diçka për fëmijët e saj?
– Po, ata ishin mjaft të edukuar. Nuk dëgjova kurrë të ziheshin në shtëpi. Kishin një respekt të jashtëzakonshëm për nënën e tyre.
– Po ti bisedoje me ta, domethënë bënit muhabet?
– Po si jo! Po më shumë më pëlqente të ngacmoja Richardin, djalin e saj të vogël i cili ishte një shpirt romantik dhe e adhuronte racën gjermane. Për të ma bërë qejfin mua, njëherë bëri edhe një poezi ku thoshte:
Ilir jam unë,
Shkëmb,
Si shkëmbi nga i cili kam dalë.
Sikur të më jepej mundësia dhe të dilja njëherë jashtë shtetit, dëshira ime e vetme është të vete tek varri i saj dhe ti vendos një tufë me lule. / KultPlus.com