MKRS: Sqarim rreth mos përkrahjes së Festivalit Etno FestMe

MKRS ka informuar se festivali tradicional Etnofest, i organizuar nga OJQ Sythi këtë vit nuk është përkrahur nga komisioni për vlerësimin e projekteve në MKRS, meqë i njëjti nuk i ka kryer obligimet paraprake ndaj MKRS, përcjell KultPlus.

Organizata Sythi për festivalin Etno Fest përkrahet në vazhdimësi nga MKRS dhe fatkeqësisht nuk e ka mbyllur avansin paraprak me kohë, andaj bazuar në Rregulloren Nr. 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, askush që nuk kryen obligimet ndaj institucioneve publike nuk mund të financohet.

Pra mos përkrahja e Etno Fest nuk nënkupton që projekti nuk është cilësor, por se organizata bartëse nuk i ka kryer detyrimet ndaj Ministrisë për projektin e kaluar.

Ne besojmë se organizatorët së shpejti do të procedojnë kryerjen e obligimeve ndaj MKRS dhe të marrin financimin për këtë ngjarje me rëndësi për kulturën tonë”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të MKRS-së në rrjetin social Facebook. / KultPlus.com

Në Muajin e Muzikës në Shqipëri, përkujtohet Nexhmije Pagarusha

Në kuadër të Muajit të Muzikës, ministrja e Kulturës në Shqipëri, Elva Margariti ka kujtuar këngëtaren e madhe Nexhmije Pagarusha.

Ajo shprehet se në këtë muaj të muzikës, kujtojmë bilbilin e Kosovës, këngëtaren Nexhmije Pagarusha”.

Veprimtaria muzikore tepër e gjerë që ka interpretuar në periudhën 40-vjeçare të karrierës së saj e bëjnë tepër të vështirë që kjo artiste të përcaktohet si lëvruese e një rryme të caktuar muzikore, pikërisht nga larmishmëria e rrymave.

Nexhmija për më tepër e bëri muzikën popullore shqiptare të kalonte në një tjetër nivel dhe të kthehej në një pasuri të madhe shpirtërore. Nuk janë të pakta këngët e saj që vazhdojnë të riprodhohen nga brezat e rinj të këngëtarëve. Shpeshherë suksesi i këtyre të fundit është i garantuar vetëm prej reputacionit që ka marrë vetë kënga, duke u kënduar më parë nga Nexhmija.

Në Opera nga Puçini, Verdi por edhe nga Bethoven, por edhe në kinematografi ka punuar dhe ka arritur suksese të padiskutueshme. Mendohet se Nexhmije Pagarusha ka interpretuar mbi 150 këngë nga të cilat shumë pak ekzistojnë si të regjistruara. Ky fakt mund të konsiderohet si një fatkeqësi që nuk e disponojmë të gjithë këtë repertor të mrekullueshëm.

Gjithsesi pavarësisht se në vitin 1984 ajo u tërhoq përfundimisht nga skena, na ka lënë thesare të rralla si Baresha, E dehur jam, Ani more nuse, Mora testin, Kur më shkon si zog n’hava, Kur më del në derë, Ke selvitë, Ç’u ngrit lulja në mëngjes, Çil njat zemër plot kujtime, Zambaku i Prizrenit, Dallëndyshe, Një lule etj. /atsh/ KultPlus.com

Ftesë për tenderim- Licensë për softuerin arsimor në lëndën e Matematikës

Kolegji Universum, referuar më poshtë si “Universum College”, synon përdorimin e një pjesë të të ardhurave nga një grant nga EACEA (Edukimi, Audiovizual dhe Kulturë, Agjencia Ekzekutive e Komisionit Evropian) numri i projektit # 598587-EPP-1- 2018-EL-EPPKA2-CBHE-JP-ENV (iTEM), në kuadër të Marrëveshjes së Grantit 2018-3265 / 001-001.

Kolegji Universum fton tenderuesit të aplikojnë me zarfe të mbyllura për kontratën e mëposhtme që do të financohet nga ana e të ardhurat e grantit:


• Licencat për softuerin arsimor në matematikë, më poshtë të referuara si “Licenca”, të jenë aktive nga data 01 Gusht 2021 deri më 01 Gusht 2022.

  • Licencat do të shpërndahen mes së paku 32 mësimdhënësve pjesëmarrës në projekt dhe do të përfshijnë karakteristikat e mëposhtme:
  1. Ka mjete te pasura vizualizimi të ndërtuara në softuer.
  2. Ka aftësinë për të gjeneruar dokumente dinamike që përfshijnë tekst, vizualizime ekzekutuese dhe interaktive.
  3. Ka një mbështetje të integruar për kalkulus dhe algjebër lineare, shembull, limitet, derivatet, integralet, vektorët dhe matricat.
  4. Ka një mbështetje të integruar të algoritmave dhe njohurive të diciplinave të ndryshme inxhinierike, shembull, përpunimi i sinjalit dhe shkenca e të dhënave.
  5. Llogaritja natyrale e Gjuhës Angleze.
  6. Të dhëna të bazuara në njohuritë bazë për të mbështetur hulumtimin e studentëve.
  7. Furnizuesi do të mbështesë trajnimet online për stafin e projektit
  8. Përfshin një platformë të pasur dhe të disponueshme, që i lejon studentët të hulumtojnë në mënyrë interaktive konceptet e mësuara edhe nëse nuk kanë licencë.
  9. Dokumentime të mjaftueshme online dhe në literaturë.

Më shumë detaje rreth kërkesave të softuerit mund të kërkohen përmes emailit [email protected].

  • Tenderimi për kontaktuesit është i hapur për firmat nga çdo vend.Megjithatë. pasi që fondet për blerjen e pajisjeve vijnë nga një projekt i financuar nga BE, operatori ekonomik duhet të plotësoj kriteret bazë të pranueshmërisë të kërkuara nga donatori:
  • Autorizim nga prodhuesit e softuerit
  • Vlera më e mirë për kosto
  • Ofertës duhet ti bashkëlidhen këto dokumente obligative
  • Çertifikata e regjistrimit të biznesit
  • Çertifikata e numrit fiskal
  • Katalogu i prezentimit të produktit
  • Afati i fundit i dorëzimit
  • Ofertat do të konsultohen dhe përzgjidhen nga komisioni i themeluar nga institucioni dhe do të bazohet në kriteret e mëposhtme
  • Oferta më e lirë për produktet me specifikat teknike të kërkuara
  • Referencat relevante profesionale ose kontratat e shitjes në tre vitet e fundit
  • Kompania të jetë funksionale 10 vite në këtë sektor.
  • Ofertat duhet të dorëzohen para 02 Korrik, 17.00 CET, në adresën elektronike:

e-mail: [email protected] 

Kërkesa për qartësim apo informata shtesë mund të dërgohen në [email protected], apo në numrin e telefonit +383 44 144 062.

(Shkrim i sponsorisuar nga Kolegji Universum)

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina hapë thirrjen për pjesëmarrës Shkollën Verore

Shkolla Verore si Shkollë 21 është dizajnuar si një program hibrid, që përfshinë praninë fizike të përmbajtjes dhe pjesëmarrësve dhe pani virtuale të përmbajtjes dhe pjesëmarrësve.

Shkolla Verore si Shkollë është një platformë bashkëpunuese ndërkombëtare me bazë në Prishtinë, e cila bashkon një grup ndërkombëtar të artistëve, arkitektëve, kuratorëve, filozofëve, akademikëve, pjesëmarrësve dhe studentëve për të menduar, bërë dhe bashkëpunuar në kontekstin e një planprogrami ndërdisiplinor.

Shkolla Verore si Shkollë 2021 përmban një program prej njëmbëdhjetë kurseve eklektike për pjesëmarresit e zgjedhur. Kurset adresojnë një gamë të gjerë çështjesh e tematikash brenda fushave si studime muzeale dhe trashëgimi, kritikë arti, estetikë dhe aktivizëm, studime për hulumtues në gazetari, media dhe filozofi.

Përveç diskutimit intim dhe kritik që do të zhvillohet brenda këtyre kurseve të brendshme, Shkolla Verore si Shkollë gjithashtu pret një seri ligjeratash publike, programin e ekspozitave të zgjedhura, shfaqje filmash, DJ sesioneve, dhe punëtori nga artistë, arkitektë, kuratorë, filozof, shkrimtarë dhe studiues të ftuar.

Shkolla Verore si Shkolla 2021 do të ofrojë një mundësi emocionuese që krijimi, spekulimi artistik e akademik dhe shkëmbimi ndërdisiplinor të lulëzojnë.

Ligjeruesit e zgjedhur për edicionin 2021 të Shkollës Verore si Shkollë përfshijnë: Scott Anthony, Julieta Aranda, Marwa Arsanios, Sezgin Boynik, Boris Buden, Keti Chukhrov, Goran Đorđević, Övül Ö. Durmusoglu, Freya Edmondes, Charles Esche, Patricia Falguières, Lek M. Gjeloshi, Minna L. Henriksson, David Horvitz, Achim-Borchard Hume, Florina Jerliu, Urška Jurman, Sami Khatib, Esther Leslie, Suzana Milevska, Nebojsa Milikić, Miran Mohar, Jovanka Popova, Bernhard Rüdiger, Branimir Stojanović, Gáspár Miklós Tamás, Ivana Vaseva, Marina Otero Verzier, Anton Vidokle, Gëzim Visoka, Natalija Vujošević, Joanna Warsza.

Informacione të tjera në lidhje me edicionin 2021 të Shkollës Verore si Shkollë, përfshirë informacionin e aplikimit, mund të gjenden në faqen e internetit të Stacion, në vegzën më poshtë.

110 aplikantë do të zgjidhen për të marrë pjesë në program, që do të zhvillohet në gjuhën angleze.Deri në dhjetë aplikantë do të zgjidhen për të marrë pjesë në secilin kurs.

Aplikantët mund të regjistrohen për të ndjekur më shumë se një kurs. Edicioni i fundit i mbajtur në 2019 përfshiu pjesëmarrjen e 121 pjesëmarrësve dhe 39 ligjëruesve nga 32 vende.

Programi Publik i Shkollës Verore si Shkolla 2021 do të shpallet në Korrik 2021.

Vizitoni vegzën në faqen tonë të internetit për të gjetur informacione të mëtejshme mbi Shkollën Verore si Shkollë dhe për aplikim për pjesëmarrje: http://www.stacion.org/en/Summer-School-as-School-2021 / KultPlus.com

Historia e botës në 12 harta

Çfarë forme ka Toka? Njerëzimi ndoshta e bëri këtë pyetje që në kohërat parahistorike.

Që nga ajo kohë ka pasur përpjekje të panumërta për të menduar dhe hartuar të ashtuquajturën “ecumene”, pjesa e botës e banuar përmes hartave.

Dhe nëse askush nuk ka arritur ta riprodhojë atë me besnikëri, secili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm, duke hedhur në letër njohuritë gjeografike që kishte në dispozicion.

Një udhëtim nëpër harta rezulton të jetë një udhëtim nëpër shekuj, shumë udhëzues, siç nënvizohet edhe nga libri i Jerry Brotton “Historia e botës në 12 harta”.

Po ju sjellim disa nga hartat më të famshme nga e kaluara:

E ashtuquajtura “harta e Babilonisë” (550 pes) është përfaqësimi më i vjetër i njohur i botës. Bota përfaqësohet në një mënyrë simbolike: Babilonia është në qendër dhe toka shfaqet si një disk i rrethuar me ujë (lumë, oqean) siç pretendohet nga tradita arkaike dhe feja babilonase. Përtej kësaj shtrihen rajone ose ishuj të tjerë në formë trekëndëshi.
 Rreth vitit 150 pas Krishtit astronomi i Aleksandrisë Claudio Ptolemeu shkroi një traktat me titull “Udhëzues për gjeografinë”. Gdhendur në Greqisht në një rrotull papirusi, ai përmbante 1000 vjet mendim grek mbi madhësinë, formën dhe shtrirjen e botës së banuar. Origjinali nuk ka ardhur deri tek ne, por kemi një riprodhim të tij: vepra u rishfaq në Bizant në shekullin e 13-të, shoqëruar me harta të vizatuara nga skribët bizantinë, bazuar në përshkrimin ptolematik të tokës dhe pozicionet e 8000 vendndodhjeve të treguara në tekst. Mund të identifikohen Mesdheu, Evropa, Afrika e Veriut, Lindja e Mesme dhe disa pjesë të Azisë.
Kitāb nuzhat al-mushtāqn (“Kënaqësia për ata që vizitojnë vendet e tokës”) është një përmbledhje gjeografike e shkruar nga gjeografi arab Al-Idrīsī (1154): është një sintezë e njohurive mbi botën e njohur atëherë, ilustruar me 70 harta rajonale të botës, plus një hartë e vogël e ndriçuar botërore. Libri dhe hartat janë fryt i traditave greke, të krishtera dhe islamike të shkencës, gjeografisë dhe udhëtimeve, që ishin atëherë në qarkullim.
 1.59 metra e gjatë dhe 1.34 metra egjerë, harta e Hereford (rreth 1330) ndodhet në katedralen e qytetit homonim dhe të vogël në kufirin anglo-uellsian. Është një riprodhim i botës, siç iu duk një kristiani të shekullit XIII. Marrë nga një lëkurë viçi e madhe mbi të cilën u vizatua ekumenemi, ajo është një përfaqësim i besimeve teologjike, por edhe kozmologjike, zoologjike dhe etnografike të kohës. Jeruzalemi është dizenjuar në qendër të rrethit, lindja është në majë dhe Kopshti i Edenit ilustrohet në një rreth në kufijtë e botës. Sidoqoftë, harta paraqet disa enigma: ne nuk e dimë saktësisht se kur është bërë, cili ishte funksioni i saj dhe pse ndodhet në atë katedrale.
Harta botërore Kangnido (rreth viti 1470) është shembulli më i vjetër nga Azia Lindore dhe është harta e parë aziatike që riprodhon Evropën. Pikturuar imët me bojë në mëndafsh ka ngjyra të ndritshme: detet janë jeshile e ullirit dhe lumenjtë blu. Vargmalet tregohen me vija të zeza zigzage, ndërsa ishujt më të vegjël përshkruhen si rrathë. Dimensionet janë mbresëlënëse: 164 × 171 centimetra. Fillimisht ishte e bashkangjitur në një shkop në mënyrë që të mund të zhbllokohej nga lart-poshtë, ndoshta ishte krijuar që të varej.
Globi që i atribuohet hartografit gjerman Martin Waldseemüller daton që nga viti 1507. Besohet se është harta e parë që përshkruan dhe quan “Amerika” një masë toke tw dallueshme nga Azia.Eurocentrizmi. Harta nga hartografi Gerardo Mercatore (1569) u bë në vitet e eksplorimeve të mëdha gjeografike dhe ishte kryesisht për t’u përdorur nga lundruesit. Mercatore bëri hartën e tij me një projeksion të quajtur “konform” që është në gjendje të ruajë këndet, prandaj ishte ideale për lundrim me busull. Mercatore vendosi Evropën në qendër të hartës. Në këtë mënyrë, dimensionet e tij u shtrembëruan. Hartografi gjerman Peters do ta demonstrojë këtë në vitet 1970 duke hapur një debat se si paraqitja gjeografike e hartave rezulton të jetë një “akt politik”.
Nga 1638 Joan Blaeu ishte hartograf zyrtar i Kompanisë Holandeze të Indisë Lindore dhe kështu kishte qasje në dokumentacionin e më shumë se 150 viteve të udhëtimeve tregtare holandeze në perëndim dhe lindje të Evropës, si dhe në hartat dhe skemat më të fundit të navigatorëve. Atlas Major (1662) është riprodhimi më i pwrditwsuar i kohës. Ai përshkruan saktësisht majën e Amerikës së Jugut dhe Zelandën e Re dhe tregon si bregun perëndimor të Australisë (referuar si “Hollandia Nova Detecta 1644”) dhe Tasmania, e cila kishte marrë emrin nga Abel Janszoon Tasman, evropiani i parë që arriti në ishull dhe zyrtarisht e mori në zotërim atë në dhjetor 1642. Në foto një riprodhim i Norvegjisë nga Atlas Major.
Kur studiuesi anglez Halford Mackinder përfaqësoi në hartën e tij “boshtin gjeografik të historisë” (1904), gjeografia si një disiplinë lindi disa dekada më parë. Studiuesi besonte se “zemra” e të gjithë civilizimeve tokësore do të ndodhej në pjesët e Rusisë. Kështu ai bëri një hartë tematike që do ta përfaqësonte atë. Kjo hapi rrugën për hartat pasuese të afta të vizualizojnë ndryshimin në hapësirë të një fenomeni të caktuar shoqëror, ose një teme të veçantë: për shembull, krimi, sëmundja ose alfabetit.
 Fotografi e parë e plotë për tokën është realizuar nga ekuipazhi i Apollo 17 në 1972 dhe paraqet tokën si një top të mrekullueshëm të pezulluar në univers. Bota e përshkruar kështu perceptohet për herë të parë si e brishtë dhe kalimtare. Nuk është rastësi që imazhi zgjoi reflektime politike dhe mjedisore mbi pasigurinë e planetit tonë, të bëra edhe më të dukshme nga politikat industriale të të mëdhenjve të Tokës, jo shumë të vëmendshëm ndaj çështjes së qëndrueshmërisë.
Në maj 1973, historiani gjerman Arno Peters (1916-2002) thirri një konferencë shtypi në Bon, atëherë kryeqyteti i Republikës Federale të Gjermanisë. Para një auditori prej 350 gazetarësh ndërkombëtarë, ai njoftoi një hartë të re të botës që hapi një debat të gjerë: ishte bazuar në një projeksion “ekuivalent” që ruajti me saktësi dimensionet e sakta të vendeve dhe kontinenteve bazuar në zonën e tyre, duke korrigjuar atë që u konsiderua si paragjykim eurocentrik i Mercatore dhe duke paraqitur siç e tha ai “në një mënyrë barazie të gjitha vendet e tokës”. Për shembull, Amerika Latine ishte shumë më e madhe se Evropa, ndryshe nga sa ishte përfaqësuar nga Mercatore. Projeksion i shkëlqyeshëm politik, por i keq për t’u lundruar.
Për mbi 10 vjet, Google Maps dhe aplikacioni i saj më i sofistikuar Google Earth kanë qenë ndër aplikacionet gjeohapësinore më të përdorura në botë. Ato janë “atlase digjitale” që na lejojnë të udhëtojmë të ulur rehat në divan në shtëpi. Jo vetëm kaq: Google Earth shfaq fotografi ajrore dhe satelitore të tokës, por gjithashtu lejon që përdoruesi individual të futë informacionin e tij, ta shikojë atë dhe ta ndajë atë me përdoruesit e tjerë të programit në të gjithë botën.


/ Gazeta Express / KultPlus.com

Poetika te Lirikat e Rreshpjes

Nga Stavri Trako

Sintagma metonimike e rrëfimit poetik e poeti Frederik Rreshpja estetikisht përvijohet si shumë dimensionale. Vetëm një lexues i kualifikuar mundet t’i kuptojë ndoshta dhe dimensionin e imagjinates konceptuale të poetit. Ato mund të veçohen si faqet e kristalta të diamantit poetik edhe të letërsisë shqiptare nëse arrin të kuptosh imazhin metonimik të tyre në imagjinatën artistike të poetit Frederik Rreshpja.

Modestisht provova të eksploroj në imagjinatën metonimike të poeti Rreshpja për të kuptuar veçanësitë e unit të tij poetic dhe tharmit artistik ku ky poet e mbrun frymëzimitn e tij krijues te arritjet më të mira krijuese dhe të kuptoj raportet që ka poetika e tij me poetikën bashkohore, kombëtare dhe atë botërore. Dallohet poezia e Rreshpjes për inteligjencë ndjejoro- emocionale të lartë. Poetika metonimike e Rreshpjes është e brujtur nga shpirtit traditës epike dhe legjendare të vendlindjes mes së cilës ai u rrit, tek duart e nanës si jasteku më i sigurtë i jetës deri te sintagmat metonimike që janë të papërsëritshme dhe të pakopjueshme.

Lirikat e zgjedhura të Frederik Rreshpjes janë meto-sintagma që priren nga theksa llogjik që përcaktojnë të kuptosh gjendjen e tij shpirtërore ku spikat : lirizmi i dhimbjes që e ka zotëruar, sidomos në vitet e pjekurisë si poet.

Lirizmi i Frederik Rreshpjes është burues ndër tre krojesh: ai romantik dhe estetizan, elegjiak dhe epik. Lirikat romantike qartësisht janë të mirëpritura në sofrën poetike bashkëkohore.

Te kënga “ Poezi” Rreshpja rrëfen shtegun ku ai përkundi mendimin poetik në imazhet e një realiteti misterioz: atje ku ka kësollën, vjeshta e ku të gjitha stinët janë fqinj:

Kësollë me hënë!/Në qiellin tërë shi pikë pikë/Mbi çatinë e kaltër /Kësolla e trishtimit të djelmënisë teme.

Në sfondin e imazheve misterioze te stinëve të cilat ai i viziton pa u pra, në më të lumen stinë të vjeshtës ai ndalet ma së shumti por, se zemrën e kam te ju njerëz dhe te dashnia e parë(nana) dhe të një brengë shoqëruese , -Ku vështrimi i thyem mbetet te xhami i plasun i dritares së saj.

Ai të detyron tu kthehesh imazheve të gjurmëzuara nga vitet e rinisë që si në poezinë “Akuarel”ai të përfshin ta ndjekish pas imazhin e lëvizjes së Yllit në muzg që si një vëzhgue ta ringjallësh ndjenjën e dashurisë së parë të mbushur plotë lot
prej të cilëve çelin trëndafilat/dhe ku gjurmëzohen thirrmat/e të dashuruarve që ah-hojnë/si psherëtime zërash të largët,/si një korr i pafundëm i të gjitha dashnive/që vijnë dhe vdesin te kjo âmë trandofilash./

Te poezia “Shiroka në dimër”kupton që poetika e Rreshpjes është e lidhur me vetminë e detit. Nuk ka më zogj , fluturimet u fshinë, bregu mendohet te këmba e ujrave dhe në rërën e haresës mbledh qeramikën e portretit të saj. E copëza artefaktesh te tilla dashurish të humbura gjithkush i ngujon në kujtesën e tij si çaste lumturie dy zemrash që vërtiten përjetësisht në imagjinatë .

Sa e shkurtër kjo verë . o Zot!/Një grusht rërë , një grusht diell/Në kalendarin e verë vetëm një e shtunë/Dhe tërë e shtuna vetëm me një puthje.

Poetika e ndjejimit të imazhit të mbramjes në prag pranvere ndihet të poezia “Ul kokën i lodhur “ ku Rreshpja e sjell imazhin e një prag pranvere , pikërisht në bujimin qarkësor të perceptuar me përmasa të paana të çeljes së pranverës, të ringjalljes së jetës që mund të përshfaqen me imazhe vetëm në imagjinatë .

Mbrëmja rend drejt qiellit/Hëna rend drejt një shtëpize reshë/ Mjegulla e ulur në korijen e fjetun/Një zgjim lulëzimi që premton mars/Dhe pikëllimi i borës me gjunjë te burimi/

Por spikat në vargje sintagmash gjendja shpirtërore e poetit si një alarm, gjethesh?!

Te lirika “Zogu” poeti Rreshpja bën apologji për krijimet e tij poetike . Ai lumturohet për çastin kur zogu(krijimi) ikën qiejve , por me bindjen që të ndodh ku fluturim duhet mbruhet nga dora e poetit. Ai i kujton çdo lexuesi se krijimi poetik tjerrasur në duart e poetit vjen nga çerdhja e shpirtit të tij , ku krijimi s’ka për gjetur prehje kurrë më. Me vetëdije të plotë estetike poeti Rreshpja beson se krijimin që ka kaluar në duart e poetit do ta mirëpres qielli, dhe na kujton se ka pasur shumë syresh që i kanë lëshuar duart e tij , shumë të dashuara për të, që ikën një e nga një. I bindur dhe se fluturimi i zogut të fundit të tyre që lëshoi nga duart e tij: Hija e tij u bë hënë dhe ra në det.

Te poezia “Diku, kudo” si e çdonjërit nga poetët në mendimin e tyre për imazhet që pasqyrojnë janë unike , andaj ai përditë duhet të qëmtojë atë diçka që nuk është rrëfyer më pare,se dashuria e tij,Itaka e ti , ka nevojë për një ishull.Se geni i fjetur në shpirtin e tij poetik do t’i zgjojë, se sytë prej shiu (plot shkëndijime )të tyre e vështrojnë nga dritarja , e ai ende si fëmija lakuriq (idlirë) mahnitet nga imazhi i tyre andaj si te çdo poet bien itakat e legjendave pas bregut madhështor të vetmisë (të krijmit )

Lirika e romantike “ Shi në plazh” është një apoteozë për ekzistencialen e planetit : detin, ujrat, qiellin dhe ajrin, me një mesditë të gjelbër mësuar me pezaulë të shtrirë si peshk në rërë. Por, beftas vjen shiu fladitës që u çon lajm dhe fushave të largëta me grurë. Horizonti i ditës së verës, qerthullohet nga një lumturi ndjejore zbukuruar me ylber dashurie.

Tepria e shiut i kthen poeti ndjenjën e trishtimit ,se në vetminë e plazhit at çast lahet vetëm rëra.

Por gjithësesi i mbetet një rreze gëzimi. Poeti i kërkon detit t’ia ruaj këtë këngë që e thurri nën retë e shiut.

Det i dashur !/Do të vij here pas here /Të hedh këtë pezaul përmbi botë.

Te kenga “Ky shi sonte…”është një përftim metonimoik imazhesh që korrelojnë me metaforat homeriane.

Qerrja e shiut mbjell pellgje /Dhe ikën pyjeve me vërtik ./Qertari i zi nëpër kodra /I bie vjeshtës me kamzhik/Tërë verës portretet tona vareshi nëpër gjethe/

Te lumi me gjethe të zhveshta lëkundet qerrja e pikëlluar e shiut që i pëfshinë në rrëketë e saj dhe lumenjtë i rrodhën te varrezat e detit gjethet e harruara të vjeshtës. Dhe dhimbja e shpirtit të poeti shprehet me një revoltë përmbyllëse pamëshirësisë së vdekjes dhe harresës së varrëmihësve që i mënuan:

Qerrtari i zi nëpër kodra /Përze vjeshtën pa mëshirë/Po vjen Perandaria e Ftohtë e dimrit ;/Oh! Sa do të ngrijmë, zemra ime!

Te poezia “Vinë ciganët” si njëri prej dashnorëve shpotitës poeti mbron limeret e dashurive pnga ngulimi i pazakontë i ciganëve ndër to, atje buzë lumit, me daulle dhe me hënë dhe me thirrma ah-hesh, që duket sikur qajnë dhe ulërinë, dhe poeti akohet se ai si të gjithë Romeot e qytetit ndjeu se çadrat rrethuan shpirtin e tij prej uji, dhe gjithçka nga rinia , folet më të bukura , të qarkuara me aureola të zjarrta dashurishë që nuk mund t’i harrojë për atë hënë e për magji. E pazakonta kish ndodhur. Ulërinin ciganët me daulle për dhimbjet e shkretëtirave të largëta. Por poeti rri zgjuar në breg për të mbrojtur nag ky mallkim, lumin e dashurive të qytetasve të tij ku gjithkush ka hënën e tij. Ah-he shpirti te korritë e trëndafilave dhe ai që derdh lot për atë që ishte dikur në një mars të shkuar.

2 -Krroi elegjiak i lirikave të poetit Frederik Rreshpja te vëllimi “Lirika të Zgjedhura”

Te poezia ”Gjethja e fundit “ sintonohet me tonet e shpitrave elegjiak të poetëve në fluturimin e tyre të fundit, si te Ikja së shtërgut të fundit të Lasgushi, me ikjen e gjethes së fundit në qiellin e dimrit, nëpër erë, si një lamtumirë shpirtërore por jo me qetësinë drejt amshimit hyjnor ku shtegtojnë poetët por nervoz nga mynxyrat që le pas , ai kërkon që Zot i qiellit me vetëtima ta mbroj nga kjo e keqe.

Te poezia “Vinjet “ metamorfizon veten me shelgun e vetmuar të mbuluar me dimën dhe imazhin e lotëve që përciell shelgu, pasi zogjtë dhe gjethet e braktisin dhe era që i lëshon boçen e shiut ndër dhê, një konceptim kafkjan i realitetit ekzistencial të poeteve në kohën kur ai jetoi. Mendimi poetik i Rreshpjës është dy krahësh ai asnjëherë nuk shkëputet nga çastet e lumtura të fëminisë, si zilka që i tringëllinë në degët e kujtesës, hënëza e ngrënë nga shtëllungat e vjeshtës , akullzimin e kristalizuem të natyrës , që përkojnë dhe me gjendjen e tij të trishtë , fatkeqe që si Serembeja , fundon me piskamën që lëshojnë pastelet e borës së mardhët.

Te poezia “Rekuiem” me respekt merr penelin poetik siç bëri Lasgushi duke e përvijuar imazhin e tij elegjiak si një gjethe që noton në një përrua në një ditë të vdekur vjeshte, kur kaluan me ngut dhe në heshtje shtergët e fundit me sy të verdhë. Prej këtyre drurëve (lisave ) rrëzohet trishtimi i borës në lugina me hënë lyer (vegim i parajsës) dhe ku drerët e erës venë kryet me dhimbje, me brirët prej akulli thyer parathënie e vdekjes së vjeshtës poetike, të përzgjedhurës së tij mes stinëve, që e shoqëron me thirrmor të krijimeve anonime popullore.

Qefini me gjethe të tharë/O dimri i drerëve me brinjë në erë/Kë vjeshtë të qajmë më parë?

Te skica poetike “Vizatim” na sjell si imazh fundin e të dhimbshëm të poetëve martirë

Bien nga çerdhet ëndërrat e zogjve /Bien rrezet e fundit dhe gjethet (shpirti poetic)/Dhe në skaj të një reje po ndez qiriun e hënës/Për tërë këta shpirtëra të rënë

Te skica e dytë”Vizatim “drurët( metonema të shpirtërave të poetëve) mbeten si antena të shpirtit të tyre edhe ku zërat kanë vdekur,se u gëzohen zogjve që dikur i lëshuan nga duart e tyre tani e kanë shtëpinë te era .U harrua hëna në kujtesën e gjetheve . Rrëzohet çdo ditë nga mollët vjeshta.

Te poezia “Mbi kodrat e mbuluara me borë” i rënë në gjunjë ndan një pishe metafora e shtojzavalleve të bjeshkëve ,një re e trishtuar qan me lot. Për një çast pisha ai kujton simbolin e bukurisë femrore me pishat të bjeshkëve shqiptare, që përdoret mjeshtërisht dhe nga Camaj . Dua të besoj që kjo elegji i kushtohet këtij mjeshtri të madh të letrave shqipe.

Kushedi nga ç’dhimbje qiellore /Kushedi nga ç’dhimbje lartësie /Dhe mbi kodrat e mbuluara me bore/Rreth zjarrit të hënës ujqit flenë/E mjegullat nëpër ëndrra e tyre /Ngjiten mendueshëm si dhentë./

Rreshpja ka bindje të plotë se nga anatemimi I politikës poetët I mbron bronxi i rrufeve i qiellit të Iliadës e ai shpreson se dikur një botë e tërë do gjëmojë me tërbim , veç për këto gjethe që bien nga supet , veç për një dimër veç për një stinë.

Në poezinë “Në rafshinën e shkretë” vargu: Ikën një tufë me pata drejt korrijes, të lë përshtypjen e një thirrme që ka Brenda vetes me të cilën merr në shpirtin poetik të poetit Fatos Arapit.

Poeti pohon se me diskot e xhamta asgjë nuk e lidh vetëm me drurët(lisat e letërsisë)e merr malli shumë, nga që me çdonjerin prej tyre ka lidhur miqësi , lidhja me ata të njejtëtit i bashkon shtëpia e gjetheve e krijuesve. Sesili prej poetëve të vërtetë për Rreshpjen është unik si çdo gjethe. Do të jetë i lumtur të vdes te shtëpia e gjetheve në një ditë vjeshte, dhe një tufë me pata ikën mbi të , tërë hir legjende.

Te elegjia “Shtegtari” shpreh një pohim drithërues për poezinë e tij, si një metonemë shpirti qe vetem poeti ia di kuptimin e vërtetë.
Hënë s’ka , yje s’ka /Ecën vetmija me bijtë e saj/Asnjë s’më pret te porta vetëm trishtimi./Dhe trëndafilat tërë ankth/Nata dremit te ajri i dritares /Ku janë gdhendur sytë e mi në një moment pikëllimi. / KultPlus.com

Edgar Allan Poe, poeti i tmerrit

Edgar Allan Poe, një shkrimtar, poet, e kritik amerikan i tregimeve të shkurtra, i cili është i famshëm për misteret dhe ngjarjet e tmerrshme që krijon në shkrimet e tij.

Trillimi i tij “Vrasjet në Rrugën e Morgut” nisi historinë moderne detektive dhe atmosfera në trillimet e tij të tmerrit është e pakonkurueshme në trillimet amerikane. “Korbi” i tij numërohet ndër poezitë më të njohura në letërsinë kombëtare.

Kontributi më i dukshëm i Poes në letërsinë botërore rrjedh nga metoda analitike që ai praktikoi si autor krijues, ashtu edhe si kritik i veprave të bashkëkohësve të tij.

Synimi i tij i vetëdeklaruar ishte të formulonte ideale rreptësisht artistike në një mjedis që ai mendonte se kishte të bënte tepër me vlerën utilitare të letërsisë, një tendencë që ai e quajti “herezi e Didaktikës”.

Ndërsa pozicioni i Poe-s përfshin kushtet kryesore të estetizmit të pastër, theksi i tij mbi formalizmin letrar ishte i lidhur drejtpërdrejt me idealet e tij filozofike, përmes përdorimit të llogaritur të gjuhës mund të shprehet, edhe pse gjithmonë në mënyrë të papërsosur, një vizion i së vërtetës dhe kushtit thelbësor të ekzistencës njerëzore.

Ndërsa Poe kujtohet më shpesh për trillimet e tij të shkurtra, dashuria e tij e parë si shkrimtar ishte poezia, të cilën ai filloi ta shkruante gjatë adoleshencës së tij.

Vargu i tij i hershëm pasqyron ndikimin e romantikëve të tillë anglezë si Lord Bajroni, John Keats dhe Percy Bysshe Shelley, megjithatë paralajmëron poezinë e tij të mëvonshme e cila demonstron një vështrim subjektiv dhe vizion surrealist, mistik. “Tamerlane” dhe “Al Aaraaf” ilustrojnë evolucionin e Poe nga portretizimi i heronjve bajronikë në përshkrimin e udhëtimeve brenda imagjinatës dhe nënvetëdijes së tij.

Në poezi të tjera “Për Helenën”, “Lenore” dhe “Korbi” në veçanti vëzhgojnë humbjen e bukurisë ideale dhe vështirësinë për ta rimarrë atë.

Këto pjesë zakonisht rrëfehen nga një i ri i cili vajton për vdekjen e parakohshme të të dashurës së tij. “Helen” është një lirikë me tri strofa që është quajtur një nga poezitë më të bukura të dashurisë në gjuhën angleze.

Në “Lenore” paraqet mënyrën se si të vdekurit mbahen mend më mirë, ose duke mbajtur zi ose duke festuar jetën përtej kufijve tokësorë.

Në “Korbi”, Poe bashkon me sukses idealet e tij filozofike dhe estetike. Në këtë pjesë psikologjike, një studiues i ri torturohet emocionalisht nga përsëritja ogurzezë e korbit “kurrë më”.

Charles Baudelaire, poeti francez që përktheu veprat e Poe,  vuri në dukje poezinë e tij “Korbi” duke e cilësuar si me të vërtetë poemën e pagjumësisë së dëshpërimit, që nuk i mungon asgjë, as ethet e ideve, as dhuna e ngjyrave, as arsyetimi i sëmurë, as terrori nxitës, madje as lavdia e çuditshme e vuajtjeve që e bën atë më të tmerrshme.

‘U çudita fort, pa masë

Kur dëgjova Korb të flas

Ndonëse ajo përgjigjie

S’ kishte as kuptim as lidhje;

Se asnjë s’ munt të më thotë

Që nonjë njeri në botë

Gjer tani ka parë shpendë

Mun mi derë t’ odës tij,

Shpend’ a shtazë mi statujë

Mun mi dere t’ odës tij,

T’ emëruar “Kurrë më.”

Ndërsa veprat e tij nuk u vlerësuan në mënyrë të dukshme gjatë jetës së tij, Poe fitoi respektin e duhur si një shkrimtar i talentuar i trillimeve, poet dhe herë pas here ai arrinte një masë të suksesit popullor, veçanërisht pas botimit të “Korbit”.

Identifikimi i Poe me vrasësit dhe të çmendurit e veprave të tij mbijetoi dhe lulëzoi në shekullin e XX-të, në mënyrë të dukshme në formën e studimeve psikoanalitike si ato të Marie Bonaparte dhe Joseph Wood Krutch.

Sot, Poe njihet si një nga paraardhësit kryesorë të letërsisë moderne, si në format e tij, të tilla si trillimet detektive, ashtu edhe në format më komplekse dhe të vetëdijshme, të cilat përfaqësojnë mënyrën thelbësore artistike të shekullit të XX-të. / cbc.al / KultPlus.com

Çmimi letrar “Beqir Musliu” i dorëzohet laureatit të sivjetmë, Nasi Lera

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, sot në një ceremoni të veçantë për arritje të larta letrare i ka dorëzuar shkrimtarit nga Shqipëria, Nasi Lera çmimin letrar “Beqir Musliu”.

Duke e uruar fituesin e sivjetmë, kryetari Haziri tha se ky çmim bashkon sot dy cepa të tokave tona, ku kufiri akoma i ndan shqiptarët mes vete, por duke ecur përpara drejt një bashkimi.

“Sabit Rrustemi, tash e tridhjetë vjet Gjilanit i ka dhëne epitetin e një qendre kulturore dhe emrat sikur i juaji kanë bërë që ne, përmes shkrimeve shqip dhe në rasti tuaj, edhe përmes përkthimit të autorëve të mëdhenj, ta kuptojmë më mirë veten tonë, gjë që dëshmon se libri dhe dija mbeten gjithmonë kërkesë e jetës”, tha ai.

Laureati Nasi Lera, duke falënderuar për këtë vlerësim, mes mallëngjimit dhe lotëve, tha se njoftimin e ka përjetuar me një emocion të veçantë, emocion që e kishte provuar vite më parë, kur në Prishtinë ishte botuar romani i tij i parë “Të jetosh kohën”.

‘Gjithmonë kam dashur të vija në Kosovë, por ko ishte e pamundur, sepse dëshira ime nuk varej nga unë, por varej nga dikush tjetër dhe i tillë ishte kufiri shtetëror që na ndante, pavarësisht se ky kufi nuk mundi të ndajë kurrë dhe as nuk do të mund ta ndajë ndonjëherë komunikimin shpirtëror mes nesh”, tha Lera.

Fitues të mëhershëm të këtij çmimi, i cili jepet në bashkëpunim me klubin letrar ‘Beqir Musliu’ janë: Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Musa Ramadani, Visar Zhiti, Ibrahim Kadriu, Rexhep Qosja, Ramadan Mehmeti, Nehas Sopaj, Anton Nikë Berisha, Ramadan Musliu, Shaip Beqiri, Ramadan Rexhepi, Edi Shukriu dhe Agim Gjakova./ rtv21/ KultPlus.com

Kur karnavalet festoheshin me veshje kombëtare

Pamjet e mëposhtme, janë shkrepur nga dora e fotografit të shquar korçar, si Vani Burda. Ato janë të nxjerra nga negativet e vetë autorit, të realizuara në ditë karnavalesh në qytetin e Korçës.

Ajo që bën çudi janë fustanellat e veshura nga djem dhe vajza të reja. Tashmë kjo veshje nuk shihet më si e përditshme por si një suvenir i së shkuarës duke humbur shenjtërinë e dikurshme për shkak të adoptimit të modernes dhe duke marrë trajta me spontane.

Vani Burda lindi në Korçë më 1875, në një familje me tradita në çështjen kombëtare, daja i tij ishte patrioti i njohur, Nikolla Naço -“kryeveterani i lëvizjes tonë në Rumani”- siç e quan atë poeti Lasgush Poradeci. Ungji e tërhoqi nipin (Vanin) në Rumani, ku në kapërcyell të shekujve XIX e XX, shkonin shumë shqiptarë, sidomos nga zona e Korçës. Shqiptarët e mërguar, qysh në vitin 1884, kishin krijuar në Rumani, shoqërinë e tyre atdhetare “Drita”, e cila përveç veprimtarive të ndryshme kishte arritur të shtypte edhe libra në gjuhën shqipe. Edhe Vani i ri u antarësua shpejt në të e, krahas fotografimit, të cilin e kishte mësuar atje dhe e ushtronte si artizan për të siguruar jetesën, u angazhua gjallërisht në aktivitete të ndryshme me karakter kombëtar.

Kështu, shënohet se “në Bukuresht, fotografi-patriot ndihmoi në forcimin e shoqërisë patriotike të shqiptarëve të atjeshëm”). Ndërkohë, Burda filloi të gjurmonte për foto e piktura që lidheshin me historinë e Shqipërisë. Nga kërkimet ai gjeti një pikturë të goditur (me autor ende të panjohur) të portretit të iluministit të shquar të Rilindjes, Naum Veqilharxhi, e fotografoi atë pastër e bukur e duke e përjetësuar kësisoj. Duke e shikuar atë foto në faqet e librave tanë të historisë dhe letërsisë, na vjen para syve si i gjallë autori i Abetares shqipe.

Më 1920, Vani Burda, kthehet në vendlindje, Korçë, ku menjëherë çel studion e tij fotografike. Aty, krahas punës artizanale për komunitetin për kujtim a dokumenta, ai realizon edhe foto të sudjuara me përmbajtje të caktuar shoqërore, duke plazmuar në to “pikla arti”. Subjekte, të cilat për një fotograf të zakonshëm ishin fare rutinore, Burda i trajtonte me frymëzim e kërkesa estetike, duke realizuar prej tyre foto mjaft të goditura.

Në vitet ’30, emri i Vani Burdës ishte bërë i njohur në qarqet atdhetare e kulturore shqiptare, jo vetëm në Shqipëri e Rumani, por edhe më gjerë. Kështu në një letër që i dërgon fotografit poeti i njohur Lasgush Poradeci nga Graci (Austri) i drejtohet atij, me fjalët:“Fort i nderuar dhe i dashur mik” – që dëshmojnë për marrëdhëniet midis tyre, si dhe personalitetin e formuar të fotografit-atdhetar.

Poradeci në atë kohë jetonte në Austri, kishte kryer studimet e larta dhe njihej si poet i talentuar, pra ato tregojnë vlerësimin dhe respektin e madh të poetit për fotografin. Ndërsa, Fan Noli, në një letër që i dërgon nga Amerika mikut të tij, atdhetarit Nikolla Naço (ungji i Burdës), e porosit t’i përcjellë të falat “të fala nipit tuaj (Vani Burda)”.

Burda ka lëvruar kryesisht zhanret e portretit, kompozimit, kolazhit, peizazhit duke shkrirë në fotografitë e tij kërkesat estetike me rreptësinë teknologjike, për krijime sa më të arrira në të gjitha drejtimet. Fotografitë e tij përgjithësisht janë bardhë e zi, por ndonjëherë të trajtuara me mjaft sqimë në sepje. Fondi fotografik i Burdës gjindet shumë i shpërndarë. Një pjesë e madhe ndodhet në Arkivin e Shtetit në Tiranë, në Arkivin e Korçës, pjesa tjetër pronë e pasardhësve të tij, madje disa edhe në shtëpi të qytetarëve të ndryshëm, ndoshta në padijeni të vlerave që ngërthejnë ato. Shumë prej tyre janë në pllaka xhami (pozitiv ose negativ), çka i bënë ato lehtësisht të dëmtueshme, gjë që do sillte një humbje tjetër të madhe në histori të fotografisë shqiptare.

Me krijimtarinë me temë çështjen kombëtare dhe veprimtaria e shquar atdhetare, e rendit Vani Burdën në një vend të nderuar në shejzën e Fotografëve të Rilindjes Kombëtare, duke qenë njëherazi edhe një nga përfaqësuesit më të denjë e më të hershëm të historisë së fotografisë shqiptare. / Konica.al / KultPlus.com

Emira Karahoda merr çmimin “Shkencëtari i ri”

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), në një ceremoni të veçantë, ka ndarë 15 mirënjohje duke përfshirë këtu çmimin e parë, të dytë dhe të tretë, si dhe çmimin kryesor “Shkencëtari i ri”, për nxënësen e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Emira Karahoda.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka shkruar qëllimi kryesor i garës ishte identifikimi i talenteve të rinj, por edhe nxjerrja në pah e shkathtësive dhe kompetencave të nxënësve në shkencat natyrore.

“Këtë garë e kemi filluar në nivel të Komunës së Prishtinës sa isha drejtoreshë e arsimit, ndërsa synim ynë është që sa më shumë aktivitete të tilla të organizojmë në nivel të Republikës së Kosovës. Kemi shumë të rinj të talentuar, ndaj mbështetja jonë nuk do të mungojë për asnjërin e mundësitë do të ofrohen për të gjithë. Suksese tutje të dashur nxënës”, ka shkruar Nagavci në Facebook. / rtv21.tv / KultPlus.com

“Kam njohur më tepër njerëz të edukuar me tri klasë shkollë se sa me tri diploma”

Gabriel García Márquez konsiderohet si shkrimtari që popullarizoi realizmin magjik, një zhanër që ndërthur përshkrime të jetës së përditshme me elementë fantastikë. Ai kujtohet më së shumti për veprat “100 Vjet Vetmi” dhe “Dashuri në Kohën e Kolerës”.

Gabriel Garcia Marquez konsiderohet si shkrimtari më popullor në gjuhën spanjolle që nga Miguel de Cervantesi. Veprat e tij letrare kanë qenë shkrimet më të shitura në spanjisht, përveç Biblës. Romani i tij epik “100 Vjet Vetmi” është shitur në mbi 50 milionë kopje në 25 gjuhë të ndryshme.

García Márquez fitoi çmimin Nobel në letërsi në vitin 1982 për tregimet dhe romanet e tij. Në fjalën e falënderimit kur mori çmimin, ai u shpreh “Amerika Latine është një burim i pashtershëm krijimtarie, dëshpërimi dhe bukurie”.

‘Gabo’ siç thirrej shpesh, pionieri i zhanrit të realizmit magjik i dhanë një perspektivë tërësisht të re letërsisë dhe botës së fjalës së shkruar. Por puna e tij gjithashtu mbart grimca mençurie rreth dashurisë, luftës dhe jetës, të cilat janë bërë tashmë të përjetshme në veprat “Njëqind vjet vetmi”, Dashuria në kohërat e kolerës, dhe klasikët e tjerë.

Ja disa nga leksionet e “Gabos” përzgjedhur nga librat e tij që do të jetojnë përgjithmonë:

1- Unë nuk besoj në Zot, por i frikësohem Atij.

2- Jeta nuk është ajo që jetojmë, por ajo që ti kujton dhe si e kujton atë.

3- Ai që pret gjatë ka pritshmëri të vogla.

4- Një person nuk vdes kur duhet, por kur mund.

5- Seksi është ngushëllimi kur ju nuk mund të keni dashurinë.

6- Kam zbuluar për kënaqësinë time, se është jeta, jo vdekja, ajo që nuk ka kufij.

7 – Asnjë ilaç nuk mund të shërojë atë që s’mund ta shërojë lumturia.

8- Një burrë e kupton kur plaket, sepse ai nis t’i ngjajë babait të tij.

9- Liria është shpesh viktima e parë e luftës.

10- Mençuria vjen tek ne në atë moment kur nuk na hyn më në punë.

11- Mbetet gjithmonë diçka për t’u dashur.

12- Të gjitha qeniet njerëzore kanë tri jetë: publike, private dhe sekrete.

13- Trillimi u shpik ditën, kur profeti hebre Jonah u kthye në shtëpi dhe i tha gruas se ishte tri ditë me vonesë sepse ishte përtypur nga një balenë.

14- Problemi me martesën është se përfundon çdo natë pas aktit të dashurisë dhe duhet të rindërtohet çdo agim përpara vaktit të mëngjesit.

15– Nuk do t’i këmbeja kënaqësitë e vuajtjes sime për asgjë në botë.

16- Sekreti i një moshe të madhe nuk është asgjë tjetër përveç një pakti të ndershëm me vetminë.

17- Nuk është e vërtetë që njerëzit ndalojnë së ndjekuri ëndrrat kur plaken, ata plaken sepse ndalojnë së ndjekuri ëndrrat.

18- Zemra ime ka më shumë dhoma se një bordello.

19- Asgjë nuk e përfaqëson një njeri më shumë sesa mënyra sesi vdes.

20- Jo, nuk jam pasur. Unë jam një njeri i varfër me para, por kjo nuk është e njëjta gjë.

21- Kur një grua vendos të flejë me një burrë, nuk ka asnjë mur që ajo nuk mund të ngjisë, asnjë fortesë që s’mund ta shkatërrojë, asnjë konsideratë morali që ajo nuk do injorojë dhe mbi të gjitha: nuk ka Zot për të cilin t’ia vlejë të shqetësohesh.

22- Thuaji atij po. Edhe nëse po vdes nga frika, edhe nëse do të të vij keq më vonë, sepse çfarëdo që të bësh, do të pendohesh për gjithë jetën nëse thua jo.

23- Në qoftë se Perëndia nuk do të pushonte dielën, do të kishte pasur kohë për të përfunduar botën.

24- Vjen gjithmonë mëngjesi dhe jeta ne na jep prapë mundësi t’i bëjmë gjërat si duhet.

25- Kur të vdes, të vetmen keqardhje do ta kem është nëse në vdekje nuk do të ekzistojë më dashuria.

26- E nesërmja nuk është e sigurt për askënd, i ri apo i vjetër. Sonte mund të jetë e fundit herë që i shikon njerëzit që do. Prandaj mos prit, bëje sot sepse e nesërmja nuk vjen kurrë.

27- Nevoja e ka fytyrën e një qeni.

28- Askush nuk i meriton lotët e tu, por ai që i meriton ata, nuk do të të bëjë të qash.

29- Në gazetari vetëm një fakt i rremë, e vë në dyshim të gjithë punën e bërë, ndërsa në fiksion vetëm një fakt i vërtetë e legjitimon të gjithë punën e bërë

30- Në fund të fundit, letërsia nuk është tjetër vetëm se zdrukthtari. Me të dyja ju keni punë me realitetin, me një material po aq të vështirë sa druri. / KultPlus.com

La Peregrina: Perla më e famshme në botë

Historia e ‘La Peregrina’ është një histori që i hap derën rolit të rëndësishëm që perlat kanë luajtur në kulturën njerëzore si shenjues i bukurisë, fuqisë dhe pasurisë dhe është veshur nga mbretër e mbretëresha në piktura. Fotografitë e Elizabeth Taylor shpesh kapin pasionin e saj për perlat natyrore. Ato u bënë sinonim i magjepsjes dhe famës në vitet 1950 dhe 1960, të veshur nga gra të tilla si: Coco Chanel, Jackie Kennedy dhe Marilyn Monroe, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

‘La Peregrina’, njëra nga perlat më të famshme në historinë botërore çmohet për madhësinë e saj, formën e përsosur dhe prejardhjen mbresëlënëse. Ishte pranvera e vitit 1969 dhe në apartamentin në katin e fundit të Pallatit të Cezarit në Las Vegas, Elizabeth Taylor ndodhej në një panik, për arsye se artikulli i saj më i dashur i stolive, një margaritar natyral i gjatë 25.5 mm (1 inç), ishte zhdukur.

Para se Taylor ta zotëronte atë, ‘La Peregrina’ kishte qenë në pronësi të disa prej dinastive më të fuqishme në historinë evropiane dhe ishte shfaqur në portrete nga artistë përfshirë: Peter Paul Rubens dhe Diego Velázquez. Taylor nisi të pastronte çdo pëllëmbë të tapetit të suitës, por e gjitha pa rezultat. Pastaj ajo vuri re një prej qenve të saj ‘Pekinez’ duke përtypur diçka.

“Sapo hapa gojën e këlyshit rastësisht dhe brenda gojës së tij ishte margaritari më i përsosur në botë’’, ka shkruar ajo në librin e saj Elizabeth Taylor: My Love Affair with Jewellery.

Pasuria, bukuria dhe pastërtia shpirtërore, ishin këto të gjitha cilësitë e shoqëruara të perlave kur ‘La Peregrina’, shembulli më i madh i parë akoma, u zbulua në Gjirin e Panamasë në fund të viteve 1500. Fakti që iu dërgua menjëherë Mbretit Filipi II të Spanjës, flet shumë për gjeopolitikën globale në periudhën e Rilindjes dhe tregon drejt një shoqate tjetër që perlat zotërojnë në art.

Pra, kur shihni një portret të një romaku të veshur me perla, ashtu si kur shihni La Peregrina në shumë portrete të familjes Mbretërore Spanjolle që e zotëronte atë, ato nuk nënkuptojnë vetëm bukurinë ose pastërtinë, por gjithashtu simbolizojnë kolonitë ekzotike, fitimprurëse dhe fuqinë e pamatshme të fituar përmes imperializmit.

Një shembull i kësaj është një portret i Mbretëreshës Spanjolle, Margareta e Austrisë (gruaja e Philip III) nga Juan Pantoja de la Cruz, ku ‘La Peregrina’ krenohet me vendin e vendosur në gjoksin e saj. Ishte e ngjashme me një portret të mëvonshëm të kuajve nga Velázquez i Mbretëreshës Elizabeth të Francës (gruaja e Filipit IV), ku perla ulet mes një deti monogramash dinastike dhe simbolesh në pëlhurën që zbukuron vendin e qëndrimit. ’La Peregrina’ ishte bërë një ‘Jeëel Croën Spanish’, kështu që ishte gjithashtu një simbol i prejardhjes mbretërore.

Po ashtu, përmendet si një pasuri e çmuar e ‘Kurorës Spanjolle’ në kujtime të ndryshme të shekullit të 17-të, duke përfshirë Dukën Franceze të Saint-Simon dhe Mademoiselle de Montpensier, i cili regjistroi Mbretin Filip IV të Spanjës që e mbante atë mirë në kapelën e tij në dasmën e tij.

Në portretet e Cruz, Velázquez dhe Rubens, të gjitha gratë duken mjaft të ngurta, formale dhe jo ekspresive. Kjo ka ndodhur për shkak të kufizimeve që ishin vendosur për portrete mbretërore në oborrin spanjoll ku nuk lejohej buzëqeshja. Objekte, të tilla si ‘’La Peregrina’’, kanë simbolizuar virtytin e grave të paraqitura në këto portrete.

La Peregrina e vërtetë mbeti në zotërimin e familjes mbretërore spanjolle deri në fillimin e viteve 1800. Në 1808 Napoleoni pushtoi vendin dhe vendosi në fron vëllain e tij, Joseph Bonaparte. Kur francezët u dëbuan nga Spanja në 1813, Jozefi e solli margaritarin përsëri me të në Francë dhe ia dha kunatës së tij Hortense de Beauharnais. Më pas u trashëgua nga djali i saj Charles Louis Napoleon Bonaparte, Napoleoni i ardhshëm III, Presidenti dhe Perandori i Francës në mes të viteve 1800.

Kur Napoleon III kishte nevojë për të rritur financat e tij, ai ia shiti atë anglezit James Hamilton, Duka i Abercorn. Gruaja e Hamiltonit, Louisa, thuhet se pësoi të njëjtën panik si Elizabeth Taylor, duke zhvendosur ‘’La Peregrina’’ disa herë gjatë funksioneve të shoqërisë, duke përfshirë një herë midis jastëkëve në një divan në Pallatin Buckingham. Mbeti në zotërim të Dukes of Abercorn derisa u ble për 37,000 dollarë në ankand nga Richard Burton në 1969.

Perla u bë një nga pasuritë e çmuara të Elizabeth Taylor. La Peregrina duhej të përjetësohej edhe një herë në kulturën vizuale duke u shfaqur rreth qafës së Taylor në fotografi dhe filma të ndryshëm ikonikë përfshirë ‘’Anne of the Thousand Days (1969)’’. Në Dhjetor 2011, pas vdekjes së Taylor, perla u shit në ankand për 11.8 milion dollarë (8.4 milion) ndaj një blerësi anonim.

Perlat nuk janë thjesht një zbukurim; ato gjithashtu flasin për imperializmin, fuqinë, pasurinë, pastërtinë shpirtërore dhe kuptimin tonë të bukurisë përfundimtare. / KultPlus.com

Buxhovi: Kosova duhet të ndalojë orgjinë hegjemoniste serbe në Gazimestan


Në prag të shënimit të jubileut të Betejes së Kosovës të vitit 1389.

– Shteti i Kosovës, që ta dëshmojë sovranitetin historik dhe kulturor në hapësirën e vet të lënduar dukshëm me Pakon e Ahtisarit dhe lëshmimet kishës ortodokse serbe, duhet të ridefinojë monumentin e ngritur në Gazimestan në përputhje me të vërtetën historike jashtë ikonografinë hegjemoniste serbe, gjë që nënkupton shapllejn e një konkursi ndërkombëtar për ngritjen e një memoriali që pasqyron rolin e faktorit dardan në mesjetë dhe të faktorëve të tjerë në të…

Nga Jusuf Buxhovi

Shënimit të betejës së Kosovës në përputhje me konceptin hegjemonist të Beogradit, që nuk paraqet tjetër pos një orgji shoviniste, duhet t’i jepet fund njëherë e mirë.
Ka dy arsye të forta për këtë vendim:
E para, ka të bëjë me mbrojtjen e sovranitetit dhe të integritetit shtetëror të Kosovës nga një agresion vandal që përsëritet çdo qershor gjatë këtyre njëzet vjetët e fundit, kur Kosova është çliruar nga pushtimi serb, gjë që nënkupton edhe lirimin nga ikonografia e këtij pushtimi, që mbështetet mbi një mit të falsifikuar siç ishte Beteja e Kosovës, së cilës, kisha ortodokse serbe, prej vitesh ia jep konotacionet e një liturgjie religjioze mbi konceptet hegjemoniste serbomëdha.
E dyta, ka të bëjë, me atë se një ngjarje historike, çfarë ishte Beteja e Kosovës e qershorit të vitit 1389, ndonëse gjithnjë me deficite të mëdha të argumentimit shkencor, nuk guxon që të mbetet në pronësi të interpretimit të historiografisë serbomadhe dhe konceptit të saj antishkencor me ç’rast ajo paraqitet si “beteje” serbe kundër osmanëve, ku përjashtohen faktorët e saj kryesor – Arbërit dhe të të tjerët, në një luftë të lidhjes së të krishterëve të Ilirikut kundër osmanëve,që u zhvillua në Dardani dhe assesi në Serbi, ngaqë asokohe, nuk ka pasur as Serbi e as shtet mesjetar serb, siç propagandon Beogradi, duke u mbështetur mbi gënjeshtra dhe fakte të trilluar, gënjeshtër kjo që për fat të keq pranohet edhe nga një pjesë e mirë e historiografisë institucionale në Tiranë dhe Prishtinë.
Parakusht që Kosova, më në fund, të mbrojë sovranitetin e vet shtetëror dhe njëherësh ta mbrojë të vërtetën historike nga një keqpërdorim flagrant me Luftën e Kosovës, në mënyrë që Beogradit t’i merren edhe të ashtuquajturat “tapi historike” ndaj Mesjetës dhe Kosovës me të cilat po demonstron në saje të koncesioneve të Pakos së Ahtisarit dhe veprimeve të tjera të papërgjegjshme të politikës së Kosovës gjatë këtyre njëzet vjetëve, është që ta marrë nën mbikëqyrje kompleksin memorial të Gazimestanit, duke e shpallur atë monument të trashëgimisë kulturore dhe historike të Kosovës. Kjo nënkupton ridefinimin e memorialit nga aspekti historik dhe kulturor në përputhje me të vërtetën historike, që si parakusht duhet të ketë largimin e monumentit të tanishëm të Gazimestanit, të vendosur dhunshëm në vitet e tridhjeta të shekullit të kaluar nga Beogradi, i cili simbolizon karakterin hegjemonist serbomadh. / KultPlus.com

Dua Lipa bën një paralajmërim, ndanë një foto të Anwar Hadid me flamurin e Shqipërisë (FOTO)

Dua Lipa është këngëtarja më e njohur shqiptare në gjithë botën.

Sukseset e saja si duket nuk kanë të ndalur, çdo këngë e saj kthehet në hitin e vitit dhe nuk mbet pa ndonjë çmim, përderisa thyen edhe rekorde botërore.

Ndërkaq ajo ditën e sotme ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram më saktësisht në Instastory ku duket i dashuri i saj Anwar Hadid dhe qeni i tyre teksa janë duke fjetur.

Ajo që ka rënë në sy është një emoji që ia ka vendosur vet Dua dhe në të ka lënë flamurin e Shqipërisë, duke na lënë të nënkuptojmë që Anwar e ëndërron Shqipërinë apo ndoshta një lloj paralajmërimi që shumë shpejt ata do të vijnë për vizitë në Shqipëri. / KultPlus.com

Ndejë, letërsi dhe muzikë pa protokoll në përmbyllje të sezonit të Teatrit ‘Oda’

Teatri ‘Oda’ po e përmbyllë sezonin 2020/2021 me një event ku do të ketë letërsi dhe muzikë pa protokoll, përcjellë KultPlus.

Gjatë këtij eventi të paralajmëruar nga Teatri Oda, do të performojnë muzikantët si: Arbër Salihu, Tomor Kuci dhe Drin Tashi.

Gjithashtu eventi do të përmbajë edhe lexim e diskutim me shkrimtarin Alban Tufën i cili ishte edhe pjesë e programit për rezidenca të shkrimtarëve READ.

Kjo festë mbahet sonte, me 24 qershor duke filluar nga ora 19:00 në Teatrin Oda. / KultPlus.com

Teatër në qiell të hapur, shfaqja ‘Hollyshit’ sonte rishfaqet në sheshin ‘Skënderbeu’


Pas sukseseve të shumta, shfaqja ‘Hollyshit’ me regjisor Ilir Bokshin dhe aktorë Adrian Morinën e Ylber Bardhin, tragjikomedia e bazuar në “Gurë në xhepat e tij” nga autorja Marie Jones, do të rishfaqet përsëri, por tani vjen në qiell të hapur në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinës, shkruan KultPlus.

“Hollyshit” përmes personazheve të ndryshme në mënyrë shumë të saktë ironizon dhe nxjerrë në pah një situatë e cila në realitetin e përditshëm kalon pa u theksuar. Shfaqja është e zhvendosur në një pjesë të Irlandës, ndërsa flet për një qytezë-provincë e cila “pushtohet” nga një produksion hollivudian të cilët vijnë për të xhiruar një film. Statistët hollivudian duke qenë shfrytëzues, në anën tjetër dalin edhe si përçmues të statistëve irlandez.

Në qendër të storjes janë Çarlli Konllon dhe Xhejk Kuin, të cilët sikurse shumica e banorëve të qytezës, janë punësuar si statistë filmi. Komedia rrjedhë nga përpjekjet e produksionit që të krijojnë një “ndjesi provinciale” – një nocion romantik, i cili shpesh bie ndesh me realitetin jetësor.
Kjo shfaqje pati një jehonë të madhe me fitimin e çmimit për regjinë dhe aktori më të mirë në festivalin ‘’KoKo Fest’’ dhe prezantimin në vendin e njohur si “Producers Club Theaters’’ në Neë York.

Rishfaqja e “Hollyshit” në ambient të hapur është mbështetur nga Komuna e Prishtinës. / KultPlus.com

Për nderë të Muajit të Krenarisë filmi “Martesa” shfaqet në Mitrovicë

Sot, filmi ‘Martesa’ me regji të Blerta Zeqirit, do të shfaqet në Mitrovicë për nder të Muajit të Krenarisë në kuadër të natës të filmit dhe dhurimit të librave në Mitrovicë, shkruan KultPlus.

Filmi “Martesa” e ndjek jetën e Bekimit, Anitës dhe Nolit të cilët janë viktima të mendësisë patriarkale dhe heteronormative dhe trekëndëshin e dashurisë i cili krijohet si pasojë e kësaj mendësie shtypëse. Po ashtu, filmi ka arritur që të fitoj çmime në festivale të ndryshme si çmimi i kritikës në Tallin Black Nighs Film Festival dhe filmi më i mirë në “CineBalkan”.

Filmi do të shfaqet në 7 arte, duke filluar nga ora 20:00. Ndërsa, pas shfaqjes së filmit, do të dhurohen disa libra dhe do të mbahet një diskutim që lidhet me tematikën e filmit të shfaqur.

Nata e filmit dhe dhurimit të librave është mundësuar nga Ambasada Holandës në Kosovë. / KultPlus.com

Filozofi gjerman Artur Shopenhauer: Asgjë nuk mund të jetë e bukur, pa të vërtetën

Filozofi gjerman Artur Shopenhauer, u bë i njohur vetëm në fund të jetës së tij. Në tekstin më të rëndësishëm që ai shkroi: “Bota si vullnet dhe përfaqësim”, botuar në 1819, pohonte se ajo çfarë shohim nuk është ajo që ekziston në të vërtetë. Në fakt, pas gjërave, në thellësinë e tyre, në esencën e tyre, fshihet një forcë e vetme që në mënyrë të vazhdueshme kondensohet dhe materializohet, duke i dhënë asaj zanafillën, që, në të vërtetë, na shfaqet në përvojën e përditshme. Kjo forcë, sipas Shopenhauerit, është vullneti. Përmes një shtegtimi skandinav nga një sërë ndalesash, njeriu, filozofi mund të arrijë të çlirojë veten nga vullneti dhe të bëhet padroni i saj, pasi ka njohur realitetin e vërtetë. Këtë gjendje Shopenhaueri, i frymëzuar nga Orienti, e quante Nirvana.

Bota do të shkojë shpeshherë drejt kalbëzimit. Bota nuk është gjë tjetër veçse paraqitja jonë. Kur ne paraqesim diçka, jemi, si në çdo veprim tonin, veçse organ zbatimi i një dashjeje për të jetuar të errët, që i vidhet pushtetit të vetëdijes. Nuk donte t’ia dinte nëse do ta botonin. Të themi të drejtën, Shopenhaueri, duhet theksuar, nuk ishte një tip i lehtë. E kaloi jetën në vetmi, duke studiuar, duke shëtitur, duke u grindur. Parapëlqente të rrinte më shumë me kafshët sesa me njerëzit. Kishte një qen qimedredhur, të quajtur Atma, në sanskrisht do të thotë shpirti i botës. Kur e qortonte, nuk i drejtoj me qen, por e quante atë “njeri”. Iu ngarkua për një vit të mbante një kurs në Universitetin e Berlinit, kohë kur jepte mësim filozofi më i rëndësishëm gjerman, madje, ende i gjallë, Hegeli.

Shopenhaueri i planifikoi kurset e veta që të përkonin me ato të Hegelit, me qëllim që ta gjente klasën bosh. Për Hegelin, thoshte se ishte “kokëfortë” dhe se askush nuk e kuptonte vërtet atë, madje dhe ata që thoshin se e kuptuan atë, në të vërtetë e keqkuptuan. Pati vetëm një pasues të gjallë, Philippe Mainlander, i cili kreu vetëvrasje në moshën 35-vjeçare.

Artur Shopenhaueri, filozofi që ndërgjegjësoi njeriun për forcën e vullnetit si zanafillë e veprimtarisë krijuese dhe asgjësuese iu përkushtua edhe shkencave të të gjallëve. Ai e donte zoologjinë, botanikën, mjekësinë. Në Sesionet e tij rrëfente se kalonte ditë të tëra në kopshtin botanik në qytetin e tij. Një herë, ndërsa shëtiste midis bimëve ekzotike, ai u ndal para një luleje veçanërisht të harlisur. Nuk e përmbante dot veten së bëri gjeste, njëlloj siç bëjnë italianët kur duan të shfaqin habi dhe admirim. Po kalonte atypari kujdestari, i cili e pa Shopenahauerin në kumin e tij ndijimor. Iu afrua dhe me dy gishta e goditi lehtë mbi sup: “Po ti kush je?” – e pyeti. Shopehanueri u qetësua, buzëqeshi dhe u përgjigj: “Po e dite, ma thuaj, i dashur zotëri, do të të isha vërtet mirënjohës”. / Konica.al / KultPlus.com

Vendoset data për provimin e Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka caktuar datën 26 qershor për mbajtjen e Maturës Shtetërore.

MASHTI ka njoftuar se si do të organizohet mbajtja e provimit për maturantët.

“Në koordinim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe me shkollat, MAShTI ka realizuar të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e këtij provimi. Në çdo bankë do të sistemohet nga një nxënës ndërkaq, në çdo klasë do të lejohen më së shumti 15 maturantë”, thuhet në njoftim.

Tutje, MASHTI ka kërkuar të raportohen parregullsitë gjatë provimit të maturës.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit mbetet i përkushtuar për organizimin dhe zhvillimin e një procesi të mirëfilltë e të besueshëm, prandaj kërkon që çfarëdo parregullsi eventuale në qendrën e testimit, të raportohet me shkrim në DKA dhe në MAShTI. Ndërsa, ndaj të gjithë personave të angazhuar në proces, të cilët nuk i realizojnë detyrat e caktuara me kompetencë dhe profesionalizëm të lartë, do të kërkohet përgjegjësi”, thuhet në njoftim.

“Bazuar në Ligjin për Provimin e Maturës Shtetërore dhe Udhëzuesin e dërguar në shkolla, ndalohet rreptësisht mbajtja e telefonit brenda qendrave të testimit. Kujtdo që i zihet telefoni do të përjashtohet nga mbajtja e provimit. Për të mos ndikuar në proces dhe sipas rregullave të administrimit të testit, pas orës 10:00 (koha kur fillon testi) nuk lejohet asnjë person tjetër brenda qendave të testimit përveç personave përgjegjës për mbarëvajtje të testit. Prandaj, mediet mund të marrin pamje në çdo qendër vetëm para fillimit të Testit të Maturës”, bën të ditur MASHTI.

Rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore pritet të shpallen më datën 5 korrik. / Gazeta Express / KultPlus.com

Brenda tuneleve vullkanike ku mendohet se fshihen dokumentet sekrete të nazistëve

Një grup kërkuesish në Poloni kanë dalë me një teori të re sipas të cilës dokumente të rëndësishme të Gestapos janë fshehur në një rrjet tunelesh të ndërtuara nga nazistët brenda një vullkani të vjetër.

Shoqata e “Upper Lusatia” bën me dije se ka zbuluar një dokument në arkivat lokale që tregon vendndodhjen e tuneleve në qytetin e Lubanit në jug të Polonisë.

Por edhe pse janë ndërmarrë shumë ekspedita për të eksploruar tunelet, shumë prej tyre janë të paaksesueshme. Kjo ka rritur më shumë shpresën se brenda tyre fshihen shumë sende me vlerë.

Mundësia se brenda këtyre tuneleve fshihen dokumente të Gestapos bazohet në një dëshmi të ish oficerit, Kurt Heinemeyer.

I vendosur në qytetin e Krakovit nga janari i vitit 1940 deri në janar të 1945, pas arrestimit nga aleatët, Heinemeyer iu tha hetuesve se një pjesë e dokumenteve të Gestapos u çuan në qytetin Czerwona Woda, ku u shkatërruan. / Gazeta Express / KultPlus.com

Jusuf Buxhovi përuron veprat në Lezhë te vend-varrimi i heroit kombëtar, Skënderbeut

“Kosova – histori e shkurtër”, “Maqedonia” dhe “Dardania” si dhe romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, këtë të shtunë do të përurohen në Lezhë, shkruan KultPlus.

Përurimi do të bëhet pikërisht te vend-varrimi i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot – Skënderbeu, aty ku heroi ynë kombëtar riktheu shtetin shqiptar në histori, bashkë me ndërgjegjen kombëtare që ushqeu aspiratat për çlirim kundër pushtuesve shekullorë.

Historiani Jusuf Buxhovi është shprehur i nderuar për këtë përurim, duke theksuar që do të ketë një bashkëbisedim me artdashësit lezhianë për letërsinë dhe historiografinë, me theks te veçantë për veprat në fjalë. / KultPlus.com

Si u prit largimi i shkrimtarit Ismail Kadare nga Tirana dhe Shoqëria civile

Nga Aurenc Bebja, Francë – 24 Qershor 2021

Prestigjozja “Le Monde” ka botuar, të shtunën e 27 tetorit 1990, në faqen n°8, një shkrim në lidhje me largimin e shkrimtarit Ismail Kadare nga Shqipëria dhe marrjen e azilit politik në Francë.

Shqipëri: Largimi i Ismail Kadaresë

Habi dhe zemërim në qarqet zyrtare në Tiranë

Burimi : Le Monde, 27 tetor 1990, f.8

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare mori azil politik në Francë të enjten e 25 tetorit. Ai shkoi menjëherë, së bashku me familjen e tij, në një vendbanim të qetë (të fshehtë) ku, sipas editorit (botuesit) të tij, z. Claude Durand, pronar i Fayard, ai do të mbrohet për disa kohë nga policia.

Megjithëse nuk u njoftua nga mediat zyrtare shqiptare, vendimi i Ismail Kadaresë për të qëndruar në Francë (Le Monde, 26 tetor) u bë pothuajse i njohur menjëherë në Tiranë, për arsye të pranisë – së jashtëzakonshme – të një numri të madh të gazetarëve të huaj që shkuan për të ndjekur konferencën e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit të mërkurën dhe të enjten në kryeqytetin shqiptar.

Kushte jetese milioneri

Të informuar, ata, nga transmetimi në mbrëmje i Zërit të Amerikës, të rinjtë e Tiranës, pa u trembur nga policia, u shprehën të huajve kalimtarë mbështetjen e tyre për shkrimtarin. Në qarqet zyrtare shqiptare, nga ana tjetër, pas momentit të parë të habisë, vendimi i Kadaresë provokoi një farë ndjenje zemërimi ndaj një njeriu që ishte pjesë e aparatit dhe përfitonte nga një pozitë e privilegjuar në krahasim me pjesën tjetër të bashkatdhetarëve të tij.

“Kadare pati folur për refugjatët në ambasada si mbetje të shoqërisë shqiptare, tani ai veproi si ata,” i tha AFP-së një përfaqësues i ministrisë së jashtme shqiptare. “Nuk kuptoj. Ai kishte gjithçka, kushte jetese milioneri, ne botonim librat e tij, ai shkonte jashtë vendit kur të donte”, shtoi sekretari i përgjithshëm i Unionit të Gazetarëve, z. Ymer Minxhozi. Reagimet nuk ishin më pak të ashpra në qarqet letrare: “Edhe Vaclav Havel nuk u largua nga vendi i tij kur situata e tij ishte e vështirë, pas daljes nga burgu,” vuri në dukje një mik i Kadaresë, poeti Rudolf Marku.

Shqiptarë të tjerë të intervistuar nga gazetarë të huaj theksuan se lajmet për largimin e Kadaresë ndërsa Tirana organizonte një konferencë ndërkombëtare rrezikonin të zhbënin të gjitha përpjekjet e Shqipërisë për të dalë nga izolimi diplomatik. Sipas Elisabeth Champseix, mësuese (pedagoge) që kaloi gjashtë vjet në Tiranë dhe bashkëautore e një libri mbi Shqipërinë, largimi i Kadaresë, “është vitrina e vendit që po thyhet (shembet)”.

Nënkryetari i Frontit Demokratik, një organizatë masive e regjimit e udhëhequr nga e veja e ish-udhëheqësit Enver Hoxha, Ismail Kadare kishte marrë pjesë aktivisht në pranverë dhe në fillim të verës, së bashku me intelektualë të tjerë shqiptarë, në një ofensivë ndaj reformatorëve të partisë kundër konservatorëve, veçanërisht në një intervistë shumë të veçantë në të përjavshmen e Unionit të Shkrimtarëve, Drita. Ai po largohet nga vendi i tij në një kohë kur, sipas vëzhguesve të huaj të vendosur në Tiranë, regjimi komunist përballet me një popullsi gjithnjë e më të irrituar dhe gjithnjë e më pak të prirur nga frika.

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-monde-1990-si-u-prit-largimi-i-shkrimtarit-ismail-kadare-nga-tirana-zyrtare-dhe-shoqeria-civile/

Çfarë janë dhe si u bënë kaq të famshme “mëngjeset lundruese”

“Mëngjeset lundruese” janë një nga trendet më popullore në Instagram. Fotografitë e shportave me shumëllojshmëri ushqimesh, kafeje, dhe të zbukuruara me fruta tropikale që shërbehen në pishina ose vaska, në vend të shtratit janë padyshim një shpenzim që po zë gjithnjë e më shumë vend në hotele luksoze.

Këto mëngjese janë veçanërisht popullore në Azi dhe Oqeanin Paqësor, kryesisht në vila private në vende si Tajlanda, Fixhi dhe Maldivet. Megjithatë, thuajse të gjithë bien dakord që tendenca filloi në Bali dhe se pandemia e koronavirusit i ka bërë ato më të popullarizuara se kurrë pasi mysafirët e hotelit po shmangnin bufetë.

“Mëngjesi lundrues është kthyer në një zgjedhje popullore. Zakonisht vendoset në një pishinë private.”, tha Jann Hess, menaxher i një resorti në Bali për CNN Travel.

Megjithëse a janë bërë këto mëngjese vetëm për t’u hedhur në internet, apo njerëzit me të vërtetë e shijojnë ushqimin në pishinë? James Booth, një reporter me qendër në Sidnei thotë për CNN Travel se vakti “lundrues” funksionoi më mirë në koncept se në ekzekutim. Sipas tij, mëngjesi duket bukur në foto, por idealja mbetet të konsumohet si zakonisht.

Komuna e Budvës deklarohet për padinë e Kosovës për kthimin e 4.5 mijë metrave katrorë tokë

Një pronë në bregdetin Adriatik, me mbi 4.5 mijë metra katrorë, është bërë mollë sherri ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Malit të Zi.

Autoritetet malazeze thonë se Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka paditur Malin e Zi, Komunën e Budvës dhe kompaninë “Sunraf beach properties d.o.o.” nga Podgorica, duke kërkuar kthimin e së drejtës së pronësisë në mbi 4.5 mijë metra katrorë tokë në qytezën Rafailloviq, pranë Budvës.

Bëhet fjalë për parcela në shëtitoren përgjatë plazhit të Beçiqit, ku dikur ndodhej një vend-pushimore për fëmijët.

Avokati i Përgjithshëm i Shtetit të Kosovës, Sami Istrefi, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova synon kthimin e pronës të blerë gjashtë dekada më parë.

“Duke u gjendur para këtyre rrethanave, konform legjislacionit të Malit të Zi, ne kemi ushtruar një padi për vërtetim pronësie dhe masë sigurie për atë pronë, për shkak se Kosova tash e sa vite nuk është duke e shfrytëzuar, mbase juridikisht është pronë e Kosovës, që e dëshmojnë edhe dokumentet kadastrale atje”, thotë Istrefi.

Istrefi, i cili ka për detyrë të mbrojë interesin e Kosovës kur ka konteste brenda dhe jashtë shtetit, thotë se nuk ka asnjë problem politik ndërmjet shteteve dhe se kjo është vetëm një procedurë civile.

“Kosova në asnjë formë, e aq më pak Ministria e Drejtësisë apo Avokatura e Shtetit, nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim ndaj shtetit të Malit të Zi, për ndonjë procedurë apo veprim qeveritar që mund të ketë ndikime të dy shtetet. Kjo është krejt e kundërta e asaj, për shkak se kjo është një procedurë civile”, thotë Istrefi.

Pllamenac: Kemi kërkuar që padia të hidhet poshtë

Sekretari i Sekretariatit për Mbrojtjen e Pronës në Komunën e Budvës, Nikolla Pllamenac, thotë për Radion Evropa e Lirë se përmes padisë, kërkohet të përcaktohet se Kosova është pronare e asaj prone.

“Si provë, ata kanë propozuar një marrëveshje për shitblerje nga vitet 1960 në Kotor, me të cilën [prona] është blerë nga Këshilli për Çështjet Sociale, Politike dhe Komunale i ish-Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës dhe Metohisë”, thotë Pllamenac.

Në Gjykatën Themelore në Kotor, thonë se Padia e Republikës së Kosovës, e bërë nga Ministria e Drejtësisë, Zyra e Avokatit të Përgjithshëm, është ngritur në Gjykatën Themelore në Kotor në fillim të nëntorit të vitit 2020, ndërsa palët janë dërguar në takimin e parë me ndërmjetësuesin në fund të prillit.

“Më 4 qershor, Qendra për Zgjidhjen Alternative të Mosmarrëveshjeve i ka kthyer gjykatës dosjet e lëndës, pasi ndërmjetësimi ka dështuar. Në periudhën e ardhshme, gjykata do të vazhdojë të veprojë në përputhje me ligjin”, ka thënë zëdhënësi i gjykatës, Spiro Paviqeviq.

Komuna e Budvës thotë se procesi gjyqësor është në fazën fillestare.

“Rasti është fare në fillim. Është ajo koha kur ngrihet padia, pastaj palët e paditura i përgjigjen padisë dhe gjykata vendos nëse do të hyjë ose jo në procedurë për vendimmarrje. Ne në fillim kemi kërkuar që padia të hidhet poshtë. Nëse vjen deri te kjo, atëherë thuajse nuk ka ndodhur asgjë. Nëse vazhdon, atëherë fillon procedura gjyqësore, seancat dëgjimore, ekspertizat e çka mos”, thotë Pllamenac.

Sipas të dhënave të AKP-së, prona të kombinatit metalurgjik “Trepça” gjenden edhe në territorin e Serbisë.

Ish-pushimorja e fëmijëve në parcelën e diskutueshme është quajtur më herët “Ganimete Tërbeshi”, ndërsa më pas “Lahor” – sipas ndërmarrjes me të njëjtin emër, selia e së cilës, pas vitit 1999, është zhvendosur nga Prishtina në Mal të Zi.

Më pas, ndërmarrja është privatizuar dhe shitur, ndërsa ndërtesa e pushimores është shembur.

Tani, në këtë vend është duke u ndërtuar një ndërtesë shumëkatëshe, ndërsa pronar i saj është firma “Sunraf beach properties d.o.o.”, e cila pronën e paluajtshme e ka blerë në vitin 2017, thotë për Radion Evropa e Lirë avokati i firmës, Millan Vujosheviq.

“Pasuria e paluajtshme është blerë të një oferte publike, gjatë procesit të shitjes së aseteve të ‘Nivel Invest’ – në falimentim, dhe oferta e ‘Sunraf beach properties’ është vlerësuar si më e pranueshme, në përputhje me dispozitat e Ligjit të falimentimit”, thotë Vujosheviq.

Sipas tij, ndërmarrja blerëse u ka besuar të dhënave zyrtare shtetërore dhe ligjërisht ka blerë pasuritë e paluajtshme, me pëlqimin e shtetit, përkatësisht të Gjykatës Komerciale.

“Andaj, është e qartë se në këtë proces gjyqësor, ‘Sunraf beach properties’ nuk mund të ketë asnjë pasojë, kur bëhet fjalë për pronësinë e fituar”, beson Vujosheviq.

Si e paditur, Komuna e Budvës ka kërkuar nga gjykata që ta hedhë poshtë padinë e Kosovës si të parregullt, sepse, siç thotë Pllamenac, provat e bashkëngjitura nuk mund të çojnë në një konstatim, në lidhje me ligjshmërinë e paditësit sa i përket parcelave të diskutueshme.

“Në padinë e tyre, ata i janë referuar Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe ne jemi thirrur në atë rezolutë, në UNMIK dhe në Rregulloren për kompetencat e administratës së përkohshme në Kosovë, në qershor të vitit 1999. Sipas mendimit tonë, këto rregullore nuk mund të zbatohen në territorin e Malit të Zi, sidomos në rrethanat kur lënda ka të bëjë me disa përvetësime ose me ushtrimin e së drejtës në patundshmëri. Në këto raste, çështja drejtohet nga ligji i vendit ku ndodhet”, thotë Pllamenac.

Padia e Kosovës është kundërshtuar edhe nga përfaqësuesja e shtetit të Malit të Zi që merret me mbrojtjen e të drejtave të pronës, Bojana Qiroviq.

Ajo është e mendimit se nuk duhet komentuar procedurat që janë në zhvillim dhe as provat që do të jenë subjekt i vlerësimit të lirë të gjykatës.

AKP thotë se Kosova ka 35 prona në Mal të Zi

Në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, thonë për Radion Evropa e Lirë se “Sunraf beach properties“, nuk është aset shoqëror me të cilin administron Agjencia Kosovare e Privatizimit.

“AKP ka në evidencën e saj 163 prona shoqërore që ju përkasin ndërmarrjeve shoqërore të ndryshme nëpër shtete të dala nga ish-Jugosllavia. Prej 163 pronave shoqërore jashtë vendit, shumica janë lokale dhe zyra”, thuhet në përgjigje.

Sipas AKP-së, 35 prona ndodhen në Mal të Zi, derisa në Serbi janë 99.

Aty thuhet se “me përjashtim të Republikës së Serbisë, shtet në të cilin AKP-ja pengohet të ketë qasje ligjore në dokumentacionin administrativ dhe procedura tjera ligjore, në shtetet tjera, AKP-ja zhvillon në vazhdimësi procedura administrative dhe gjyqësore në emër të ndërmarrjeve shoqërore, për posedim ligjor të këtyre pronave”.

Hasani: Kosova nuk mund të kërkojë prona në Mal të Zi

Profesori i së drejtës ndërkombëtare dhe ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, thotë se Kosova nuk mund të kërkojë pronë në Mal të Zi, sepse nuk ka bazë ligjore për këtë.

“Unë nuk mund të besoj se dikush në Kosovë mund të këshillojë Ministrinë tonë të Drejtësisë që të nisë diçka të tillë”, thotë Hasani për Radion Evropa e Lirë.

“Nuk ka kurrfarë baze për një gjë të tillë, sepse kjo nuk është një marrëdhënie privato-juridike. Qeveria e Kosovës, e as shteti i Kosovës, i cili është shpallur më 17 shkurt, 2008, nuk janë pasardhës privatë të së ashtuquajturës SAP Kosova [Krahina Socialiste Autonome e Kosovës dhe Metohisë]. Për të qenë edhe më i sinqertë, kjo që ka ndodhur është turp, sepse Kosova ka avokatë normalë që i dinë gjërat më themelore juridike”, thotë Hasani.

Sipas tij, çështja e trashëgimisë së ish-Jugosllavisë ka përfunduar në vitin 2001 me Marrëveshjen e Vjenës, kur Serbia ka trashëguar prona në emër të Kosovës dhe Vojvodinës.

“Kur Mali i Zi ka shpallur pavarësinë në vitin 2006, pasuria e paluajtshme që i përkiste ish-Jugosllavisë dhe ishte e vendosur në Mal të Zi, me Marrëveshjen e Vjenës të vitit 2001, i përket Malit të Zi. Nuk ka asgjë të diskutueshme nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare”, thotë Hasani. / Gazeta express / KultPlus.com