Pandemia dhe tërmeti rritën varfërinë në Shqipëri, ndërsa ajo vijon të jetë më e larta në rajon.
Në Shqipëri, në vitin 2020, që përkon me kulmin e pandemisë së Covid-19, një e treta e popullsisë, apo 32.6%, konsiderohej e varfër, nga 31.8% vitin e mëparshëm. Në kontrast, mbrojta social për popullsinë është ndër më të ulëtat. Për vitin 2021 niveli i varfërisë pritet të ulet lehtë në 30.8%.
Shifrat janë bërë të ditura në raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për ecurinë e vendit. “Shkalla e varfërisë në Shqipëri është një nga më të lartat në Ballkanin Perëndimor, ndërsa mbulimi i saj me mbrojtje sociale është ndër më të ulëtat”, thotë FMN.
FMN e vlerëson treguesin bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, kur të varfër quhen ata që jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë, të matur sipas standardit të barazisë së fuqisë blerëse (PPP).
Sipas FMN-së, varfëria në vend vlerësohet të jetë rritur me 0.8 pikë përqindje pas tërmetit dhe pandemisë, duke iu rikthyer përkeqësimit të pjesshëm, pas një periudhe përmirësimi që kishte nisur që nga viti 2014.
“Falë rimëkëmbjes së fortë ekonomike në 2021 dhe masave mbështetëse të qeverisë, Banka Botërore vlerëson një rënie të shkallës së varfërisë nën nivelet e para-pandemisë në vitin 2021. Duke pasur parasysh nivelin e lartë të informalitetit, përqindjet relativisht të ulëta të pjesëmarrjes në fuqinë punëtore dhe burimet e kufizuara të qeverisë, mbulimi i mbrojtjes sociale është ndër më të ulëtit në rajon”, thuhet në raportin e FMN-së.
Sipas të dhënave të tabelës, në vitin 2020, niveli i varfërisë në Kosovë u rrit në 23.4 në 2020-n (nga 20.9% në 2019-n). Në Maqedoninë e Veriut tregues arriti në 18% (nga 16.9%), ndërsa në Mal të Zi u rrit ndjeshëm nga 14.5% në 20%. Më e ulët varfëria është në Serbi, në nivelin e 17.4%, pothuajse e pandryshuar në raport me vitin para pandemik (17.3%).
Të dhënat për Bosnjë Hercegovinën nuk janë të përditësuara.
Mbështetja për mbrojtjen sociale më e ulëta në rajon
Në përgjigje të pandemisë, autoritetet zgjeruan me shpejtësi dhe përkohësisht programet ekzistuese të mbrojtjes sociale me rreth 1 për qind të PBB-së në 2020-2021. Por FMN thotë se ky zgjerim ishte ndër më të ulëtit në Ballkanin Perëndimor. Informaliteti i lartë dhe mbulimi i ulët i mbrojtjes sociale nënkuptojnë stabilizues të dobët automatikë, duke mos arritur të mbështesin gjerësisht popullatën e prekur. Qeveria prezantoi përfitime përkohësisht më të larta të ndihmës sociale, zgjati sigurimin e papunësisë dhe ofroi subvencione për pagat për punëtorët formalë, anëtarët e papaguar të bizneseve familjare dhe punëtorët në sektorin informal nëse ato formalizohen.
FMN rekomandon që rritja e mbulimit të programeve të mbrojtjes sociale do të kërkojë rritjen e të ardhurave tatimore dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore duke zgjeruar pjesëmarrjen e fuqinë punëtore dhe duke reduktuar informalitetin. Për më tepër, do të jetë e rëndësishme të përmirësohet kuadri i sistemit të mbrojtjes sociale, duke përfshirë një mbulim më të shënjestruar dhe më të lartë të mbrojtjes sociale për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë, dhe duke reduktuar gabimet e përjashtimit dhe pasaktësitë e informacionit të përfituesve./Monitor/ KultPlus.com
149 vjet më parë, më 20 dhjetor të vitit 1871 Giusepe Kamarda mblodhi disa këngë tradicionale në ngulimin arbëresh Palazzo Adriano. Këngëve të mbledhura prej këtij autori iu shtuan edhe ato të disa folkloristëve të tjerë dhe u përmblodhën në librin “Canti tradicionali”, i botuar në vitin 1924 nga autori Trifon Guidera. Në libër janë përmbledhur thuajse të gjithë dorëshkrimet e tre shekujve, vjershat më të mira që disa shqiptarë të Sicilisë, kanë shkruar me qëllimin që atdheu i gjyshërve të tyre, të kishte një literaturë si të gjithë kombet e tjerë.
Trifon Guidera në 26 janar 1924 përcjell këtë shkrim për një botim arbëresh kushtuar këngëve tradicionale shqiptare në botën arbëreshe ku ruhej prej shekujsh gjaku arbëror.Libri: ”Canti tradicionale” si shkruajta te Nr 2661 të :”Diellit”,shkruan T.Guidera, vëllimi i tij më se më ishte të ketë mbledhur te kjo vepër ndër gjithë dorëshkrimet e tre shekujve, më të mirët vjersha që disa shqiptarë të Sicilisë, kishin shkruar me qëllimin se atdheu i gjyshërve të tyre, të kish një literaturë si të gjithë kombet e tjerë, pse dija dhe shkronjësa është shpirti i Atdheut, thotë T.Guidera. Duke vijuar ai thotë se; Prof Schiroi si bleta ka vajtur tue thithur te lulet e gjithë këtyre dorëshkrimeve, që fat i mirë i solli përpara syve me të ëmblin lenk e si mjaltë te kosherja ja shkon përpara këndonjësit. Sa ti ngjepsen edhe këndonjësit e :’Diellit” si kasha taksuar te numri i thënë i përshkruan dy ca si këta të shekullit të XVII të një vjeshtori të panjohur. Autori në fjalë përmend punën kërkimore që ka zgjatur mbi autorit që përfshinë një hark kohor prej tre shekujsh por më i veçanti është një autor i panjohur i shekullit të XVII. Autori përmend vargje nga kjo poezi e autorit të panjohur:’Në jetë u desha mirë, po një vashë/e s’ish litire, përse ish arbëreshe/ Një mbërma për të luajrith i thashë/:Ti për s’munden t’ime je jatreshe/ Bëri buzën në gaz ,po kur i thashë/:Dëshurova edhe një herë të të kesh….tha/: Flasmë e mos gjëftojem aq trashë/përse dita ka sy e nata vesh…..
Autori
Autori sjell poezinë e arbëreshe shkruar ëmbëlsisht si një sinfoni e bukur me një ritëm të njëjtë. Mirëpo ç’thotë poshtë autori. Këto poezi, që përshkruam këtu janë të zotit Giusepe Bracia thotë, autori bërë motin e 1752 në Palazio Addriano, autori sjell më poshtë vargjet e fundit të kësaj poeme arbëreshe. Autori, thotë se këto dhe të tjerë vjersha janë marrë nga anaereontika e Kryepriftit Nicola Brancato i shekullit të XVII, themelues i kolegjit të Shën Mërisë,që ka qenë dhe është shkolla e këngëve të kishës shqipe ndër Piana dei Greci. Duke vijuar me një këngë tjetër autori sjell këto vargje:”Kjo trundafile plotë ves e mbledhur vetiu thotë/ Stolitë që kam të kuqen lloje/ të bukuren hije/ Mi dha ynë Zot…’ Duke folur për këtë vjershë autori thotë se edhe kjo është marrë nga këngët e Isuthit të At Branmcatit. Duke vijuar me këngën tjetër:”Të dashur më dëfton/ e prire më gënjen/ përse këto ndralle?/ Në gji unë kam dorën ndenjë/ e zembrën nge e njen/ se ti me more….
Këngët e 20 dhjetorit
Autori, thotë është shumë bukur është ky libër me vjersha, pra me këngë ndër vjerohe prej Giusepe Kamasda, të 20 dhjetorit 1871, është aq i bukur, sa autori e përshkroi të tërë. Ti ke lig se kam menuar/ e sa ka nge të kam shkruar/ por mbi të gjitha ka me kesh be/ se aq shumë nuk i ftesë/ Me të flet unë kam një kollë/ që më bën të thatë e t’ hollë/ e gjirin me ka shqerë/ dhe trutë po mi ka nxjerrë/ po nani që jam më mirë/ jam e nxier ktë detyrë/ e të thonë përsa vlenj/ për sa munde dua të të shërbejë/ ti më jep po ndere e gëzim/ kur dërgon ndo urdhërim/ se të njoh se je njeri/ që do miq e gjeri. Ja ke atë që me të flet/ unë dua mirë te kjo jetë/ Ashtu paç ditë të glata/ edhe gazme me tupata/ Rrofshe shkofsh gjithë hajdhit!/ Kujt mos t’ det i rafshin sytë!… Sipas këtij autori, ndër këngët e bukura, janë edhe krijime, që u përkasin autorëve si vjershat e ish deputetit Pietro Chiara i Palazo Adriano, ai e cilëson rrjedhshmërinë poetike si lumë duke përmendur edhe atë, që ka shkruar mbi vdekjen e zonjës Jakine Masi Bennici të vitit 1873. Autori sjell strofa nga kjo poezi :”Te ky varr ku ajo pushon/ gjithë lulëzuar me kurora/rinë përzier vdekja e gjela/lypi e gëzimi,zjarrmi e bora. Sa kujtime te një gur/ Klajni gjithë me të glet vajtime/ Lulia e varrit vetëm rritet/me kujtime, lotë, shterime…
Jeronim De Rada
Në shkrimin për atdhetarin e të vjetër, z.Dot. Agostino Ribekut, nga Llambi Gjergu i Shën Mitër Korona thotë: Kush nuk e ka dëgjuar këtë atdhetar të flakët dhe kush nuk e njehë? Nuk presim përgjigje, pse dimë bashkatdhetarët i kanë kënduar veprat e tij shumë të shtrenjta, për të cilën ku mburret tepër dhe që andej i ka kushtuar gjer më sot shpirt e zemër. Së afërmi do të pushtojë shtyllat letrare të gazetës sonë kombëtare,për jetën e këtij të vjetrit patriot ,që ka marrë pjesë të madhe dhe aktive në çështjen e bukur të çështjes sonë,bashkë me të pavdekurin vjeshtor Jeronim De Rada ,në kohën kur diplomacia evropiane pa me të drejtë se jetonej, një popull me famë,që përpiqesh për lirinë e vet me gjak dhe pastaj mbi përpjekjet e tija politike, letrare. Është edhe ky një nga faktorët e Rilindjes sonë Kombëtare dhe s’mund ta mohojnë njerëzit e mëdhenj që kemi neve sot,me të cilët ky ka patur dhe mund të ketë edhe sot padyshim, letërkëmbime. Autori sjell një poezi kushtuar këtij patrioti botuar në 15.4.1924,Shën Mitër .K. “Të lumtë arbëreshë ,që në ato dejet e tua/ Lëvrin ay gjak i fisit tonë bujar/ Për dhuratën e vyer që më ke bërë mua/ Të falënderoj tepër o atdhetar./ Shoh në atë zemra jote u përvëlua/Për një qëllim të bukur kombëtar/ Përgjithësisht arbëreshë unë fort ju dua,/ Për kujtimin që keni te dheu i parë./ Dhe ti vazhdo punën tënde filluar/ në kohën kur i madhi vjeshtor/ i palli botës çështjen e harruar/ atë çështje që sot të lirë shënon/ Popullin tonë popullin arbënor/ që mirënjohës ju është dhe ju nderon’.
Një pllakë e vogël balte që daton 3500 vjet më parë dhe që përmban një pjesë të Epit të Gilgameshit, e grabitur nga një muze i Irakut 30 vjet më parë dhe gjetur së fundi nga Shtetet e Bashkuara, u kthye zyrtarisht në Irak të marten.
Pllaka kuneiforme prej 1.7 milionë dollarësh, e njohur si pllaka e ëndrrave të Gilgameshit, është një nga veprat më të vjetra të letërsisë në botë dhe një nga tekstet më të vjetra fetare, transmeton KultPlus.
Ajo u gjet në vitin 1853 si pjesë e një koleksioni me 12 tableta në rrënojat e bibliotekës së mbretit asirian Assur Banipal.
Pllaka u grabit nga një muze i Irakut gjatë Luftës së Gjirit të vitit 1991. Zyrtarët besojnë se ajo u importua ilegalisht në Shtetet e Bashkuara në vitin 2003, më pas u shit në Hobby Lobby dhe përfundimisht u ekspozua në Muzeun e Biblës në Uashington.
Agjentët federalë me Hetimet e Sigurisë Kombëtare konfiskuan pllakën nga muzeu në shtator 2019. Një gjykatës federal në Nju Jork miratoi konfiskimin e pllakës në korrik të këtij viti.
Të martën, tableti iu dorëzua autoriteteve irakiane në një ceremoni në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Irakut në prani të zyrtarëve të UNESCO-s, si dhe ministrit të Jashtëm irakian Fuad Hussein dhe Hassan Nadhem, ministri i kulturës, turizmit dhe antikiteteve të Irakut./KultPlus.com
Një fabrikë funksionale e plastikës së laminuar ka marrë një rol dytësor në Shën Petersburg, duke u bërë kështu një muze dhe galeri e njohur e artit të rrugës.
Muret me tulla dhe kolonat gri shërbejnë për murale shumëngjyrëshe dhe dizajne industriale të mrekullueshme.
“Ne kemi një simbiozë. Kemi shkrirë dy botë së bashku: Fabrika nuk mbyllet. Para së gjithash, kjo është një fabrikë e vërtetë. Është e ndikuar nga muzeu. Megjithatë ky është një kolektiv që i forcon të dyja institucionet. Për mendimin tim ata mbështesin njëri-tjetrin “, thotë udhërrëfyeesja e Muzeut të Artit të Rrugës, Zoya Buksha.
Fabrika krenohet me koleksione të përkohshme dhe të përhershme arti duke përfshirë dhjetëra vepra nga artistë bashkëkohorë, duke tërhequr vendasit, krijuesit dhe turistë nga e gjithë bota.
“Doja të shihja diçka të jashtëzakonshme, jo vetëm katedrale dhe muze. Kërkova për vende të pazakonta në Shën Petersburg dhe interneti e rekomandoi këtë vend dhe vendosa të shkoj”, thotë Natalya Romacheva, vizitore nga Moska.
Ekspozitat e përhershme janë të vendosura brenda zonave të prodhimit të fabrikës.
Ndërsa, turnetë vërshojnë rregullisht terrenin, për punëtorët kjo bën për një ndryshim freskues të peizazhit./KultPlus.com
Ka përfunduar një nga festivalet kulturore më unike të Seulit – Festivali i Fenerëve, i cili kishte ndriçuar rrugët e kryeqytetit të Koresë së Jugut për të 13 vit radhazi, duke kënaqur të pranishmit, vendas e turistë.
Festivali i Fenerëve të Seulit nisi më 26 Nëntor për të ndriçuar qendrën e qytetit me më shumë se 80 fenerë letre, për një periudhë 10-ditore.
Motoja e sivjetme ishte një temë që synon të shërojë dhe t’u japë paqe qytetarëve pas një periudhe shumë të vështirë me koronavirus.
Pasi u nda në katër lokacione të ndryshme vitin e kaluar për shkak të pandemisë, këtë vit festivali u kthye në shtëpinë e tij përgjatë Përroit Cheonggye që përshkon qendrën e Seulit.
Me kthimin e turizmit në Korenë e Jugut, festivali është mbajtur në respektim të rreptë të rregullave të karantinës, ndërsa vizitorët është dashur t’i nënshtrohen kontrolleve të temperaturës së trupit dhe regjistrimit përpara se të lejoheshin të hyjnë./KultPlus.com
Kryeministri i Kosovës, përkujton ditën kur u lirua nga burgu në Serbi, sot dy dekada më parë, përcjell KultPlus.
Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se njëzet vitë më vonë, shumë gjëra ka ndryshuar në botë ndonëse prapë e gjejmë veten duke luftuar për të njëjtat kauza dhe duke u përballur me kërcënime jo aq të ndryshme.
Më poshtë KultPlus ua sjell postimin e plotë të kryeministrit Kurti:
Në këtë ditë, dy dekada më parë, u lirova nga burgu i Nishit në Serbi. Isha arrestuar më 27 prill 1999 në Kosovë, vetëm 34 ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë dhe caqeve të saj ushtarake e paraushtarake për ta ndalur gjenocidin në Kosovë.
Njëzet vjet më vonë, shumë gjëra kanë ndryshuar në botë, por ende e gjejmë veten, dhe unë e gjej veten, duke luftuar për të njëjtat kauza dhe duke u përballur me kërcënime jo aq të ndryshme. Kauza e një Kosove sovrane dhe të pavarur, e cila tani është një realitet i njohur nga shumë dhe i mohuar nga pak, dhe kërcënimi në rritje nga fqinji agresiv.
E nuk ka vend më të mirë se në këtë shtëpi të Evropës dhe në këtë familje të madhe evropianësh që t’i ndaj këto kujtime dhe të bëj thirrje për më shumë zgjim, ndërsa ne së bashku përballemi me një kërcënim në rritje të autokratëve që po rriten gjithnjë e më shumë.
Takimi i sotëm i Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovë, është moment i rëndësishëm në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, veçanërisht në funksion të nisjes së fazës së dytë të zbatimit të prioriteteve politike në kuadër të Agjendës së Reformës Evropiane (ERA).
Në këtë takim dhe takime të ndara me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi dhe Përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajčák theksova domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe rikonfirmova gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për agjendën evropiane./KultPlus.com
Sot, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka raportuar para Komisonit Parlamentar për Arsim dhe Kulturë, punën tetë mujore të MKRS-së, përcjell KultPlus.
Këtë raportim, Çeku e ka bërë me ftesë të kryetarit të këtij komisioni, Ardian Gola.
Postimi i plotë i ministrit Çeku:
Sot, para Komisionit Parlamentar për Arsim dhe Kulturë, me ftesë të Kryetarit të këtij komisioni, Ardian Gola, raportova për punën tetë mujore të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Më poshtë raporti përmbledhës i punëve tona në katër departamentet kryesore të ministrisë.
🔵 TRASHËGIMIA KULTURORE
🔹️Shpëtimi i trashëgimisë në rrezik
Nga vlerësimi në terren janë identifikuar 200 monumente në gjendje të rëndë. Kemi dyfishuar fondin për ndërhyrje. Deri tash kanë përfunduar dy asete, 19 janë në realizim dhe për 18 asete po zhvillohen procedurat e prokurimit, ndërsa ndërhyrjet fillojnë ditëve në vijim. Gjatë vitit 2022, vazhdojmë me mbi 50 ndërhyrje, synimi ynë është që në vitin 2023 të mos kemi asnjë monument që është në rrezik të shkatërrimit.
🔹️Mbrojtja e përhershme
Pas shumë vitesh është riaktivizuar sistemi i mbrojtjes së përhershme të aseteve të trashëgimisë. Kuvendi e ka votuar Bordin e ri të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. Gjatë këtij muaji dorëzojmë 30 dosje të nominimit në KKTK për mbrojtje të përhershme. Ky proces dinamik do të vazhdojë gjatë tërë vitit 2022. Gjithashtu, kemi shtuar 17 asete në listën e mbrojtjes së përkohshme, ndër ta Teatri Dodona, Kino Rinia, Shkolla Gjon Sereçi, Burgu i Gurrakocit, Koleksioni privat i krijimtarisë së të ndjerit Shaqir Hoti.
🔹️Restaurimi dhe menaxhimi
Ndërhyrjet restauruese janë duke u realizuar ose janë në fazë të nisjes së puneve në 6 monumente: Muzeu Etnologjik Emingjiku në Prishtinë, Kulla e Sylejman Vokshit në Gjakovë, Kinemaja e Parë në Prizren, Hani i Haraqisë në Gjakovë, Kulla e Sheremetit në Peje, Shtëpia e Xhafer Devës në Mitrovicë, pastaj në disa monumente brenda Qendrës Historike të Prizrenit, përfshi Hamamin e Gazi Mehmet Pashës. Restaurimi i monumenteve do të jete proces i përhershëm, në vazhdimësi të ndërhyrjeve emergjente. Për vitin 2022 kemi planifikuar buxhet prej 8.4 milonë EUR, nga të cilat 1 milionë EUR për ndërhyrje emergjente. Do të sigurohemi që restaurimet të përcillen me plane menaxhimi dhe funksionalizim të monumenteve. Aktualisht janë në proces të hartimit tri plane të menaxhimit: Lokaliteti Arkeologjik Ulpiana, Hamami i Prishtinës dhe Çarshia e Pejës.
🔹️Korniza regullative
Kemi punuar intensivisht në përmirësimin e kornizës rregullative në fushën e trashëgimisë kulturore. Ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ për Kërkime Arkeologjike. Në proces të diskutimit publik janë: Udhëzimi Administrativ për licencat dhe Udhëzimi Administrativ për Trashëgiminë e luajtshme. Në proces të hartimit janë Rregullorja për perimetra dhe zona mbrojtës të aseteve dhe Udhëzimi administrativ për inventarizim të trashëgimisë kulturore. Përmes këtij legjislacioni sekondar do të përcaktojmë perimentrin dhe zonat e mbrojtjes dhe integrojmë trashëgiminë në planet hapësinore, do të sigurohemi që ndërhyrjet në monumente kryhen nga operatore profesional, do të sigurojmë kriteret profesionale për kërkime arkeologjike, dhe mbrojtje të trashëgimisë së luajtshme, si dhe sigurohet një proces i integruar i inventarizimit, vlerësimit dhe mbrojtjes së përkohshme / përhershme, në koordinim të ngushtë me të gjitha institucionet kompetente. Gjatë vitit 2022 do të vazhdojme me hartimin e këtyre akteve nën-ligjore: Udhëzimi Administrativ për Hartimin e Projekteve Konservuese, dhe Udhëzimin Administrativ për Trashëgimi Shpirtërore.
🔹️Mbështetja financiare
Mbështetja totale financiare për organizatat dhe individët në fushën e trashëgimisë kulturore për vitin 2021 është 913,893.000 EUR. Krahasuar me vitin 2020 mbështetja është rritur 3.5 fish, ndërsa në krahasim me 2019 është rritur dhjetë fish.
🔹️Bashkëpunimet
Kemi nisur një numër bashkëpunimesh për të konsoliduar sistemin e mbrojtjes dhe zhvillimit të trashëgimisë kulturore. Me MMPHi dhe organizatën Trashëgimia Kulturore pa Kufij po e zhvillojmë sistemin e integruar për menaxhim të aseteve të trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Me Shqipërinë sapo kemi nënshkuar marrëveshjen për mbështetje profesionale për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. I kemi dhënë dinamikë të re projekteve kapitale të IPA me Bashkimin Europian, përfshi Ulpianën, Marin Barletin, Kino Lumbardhin, Janjevën. Jemi në proces të marrëveshjes për bashkëpunim në muzeologji me Ministrinë e Kulturës të Austrisë.
🔹️Komiteti për “Adem Jasharin”
Është themeluar Komiteti Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Për herë të parë është realizuar studimi profesional i vlerësimit të gjendjes fizike të ndërtesave brenda kompleksit, janë hartuar projektet e ndërhyrjeve emergjente dhe së shpejti pritet të fillojnë punimet. Është themeluar Komisioni i Ekspertëve si trupë pofesionale e Komitetit, ndërsa gjatë pjesës së parë të vitit të ardhshëm, në bazë te rekomandimeve të Komisionit të Ekspertëve do të marrim vendim për hapat drejt master planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
🔹️Komisioni për shkatërrimin e trashëgimisë
Është themeluar Komisioni shtetëror për dokumentimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore nga forcat Serbe, gjatë luftës 1998-1999. Kjo është nismë e ndërmarrë për herë të parë nga institucionet e shtetit, ndërsa mbi bazen e te gjeturave do të përgatitet edhe kërkesa për dëmshpërblim. Ky komision ka në përbërje ekspertë e akademik, vendor dhe ndërkombëtar nga fusha e trashëgimisë kulturore. Puna e këtij komisioni planifikohet të përfundojë gjatë vitit 2022.
🔹️Artefaktet
Për herë të parë është marrë nisma për kërkimin e kthimit të artefakteve arkeologjike dhe etnologjike nga Muzetë në Beograd. Nisma e marrë nga Muzeu Kombëtar i Kosovës është mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Pas letrës së Muzeut Kombëtar të Kosovës drejtuar muzeve përkatës në Beograd, cështjen e kemi ngritur edhe në nivel të ICOM, Komisionit Ndërkombëtar të Muzeve. Jemi në koordinim me delegacionet e Shqipërisë dhe Austrise brenda ICOM për të rritur presionin mbi muzetë e Beogradit.
🔹️Manastiri i Deçanit dhe UNESCO
Kemi kundështuar në të gjitha format përfshirjen e Manastirit të Deçanit në Listën e organizatës Europa Nostra për monumentet më të rrezikuara të Europës. Europa Nostra ka premtuar që do të vije në Kosovë për një vlerësim të gjendjes, por për fat të keq kjo nuk ka ndodhur deri sot. Paralelisht kemi kërkuar nga ICOMOS International një vlerësim profesional për Manastirin e Deçanit qe quhet “Heritage Impact Assessment”. Ky vlerësim do të na ndihmoje të vazhdojmë insistimin tonë në raport me UNESCO që të largoj katër monumentet e Kosoves nga Lista e Trashëgimisë Botërore në rrezik. Jemi duke u koordinuar me shtetet mike të Kosovës në mënyrë që në mbledhjen e radhës të Komitetit Botëror të Trashëgimisë në kuadër të UNESCO, të shqyrtohet kërkesa jonë për vlerësimin e gjendjes së këtyre katër monumenteve dhe largimin e tyre nga kategoria në rrezik. Paralelisht jemi duke e hartuar planin zbatues për procesin e aplikimit dhe anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
🟠 KULTURA
🔸️Ligji unik për kulturën
Është themeluar grupi koordinues për hartimin e Koncept dokumentit për kulturën. Besojmë që kjo do të përbëjë bazën për ligjin unik të kulturës dhe strategjinë kombëtarë për kulturë. Në vizionin tonë, korniza rregulluese e kulturës ka nevojë të rimendohet nga fillimi. Gjatë muajve të fundit kemi bërë analizat e nevojshme, kemi mbledhur informacion dhe po zhvillojmë diskutime me komunitetet artistike. Dy janë grupet kryesore të synuara, institucionet publike të kulturës dhe skena e pavarur kulturore.
🔸️Institucionet publike të kulturës
Jemi duke punuar intensivisht për menaxhim financiar efikas dhe autonom të institucioneve publike te kulturës. Planet vjetore të prokurimit, aktivizimi i petty cash, angazhimi i zyrtarëve shtesë financiarë janë disa nga veprimet e ndërmarra deri në këtë moment. Janë kryer disa ndërhyrje në infrastrukturën fizike të këtyre institucioneve. Pas ndërhyrjeve të domosdoshme në Teatër dhe Balet sivjet, gjatë vitit 2022 do të shkojmë në renovim të plotë të ndërtesës që akomodon Teatrin Kombëtar dhe Baletin Kombëtar. Kemi siguruar hapësirë shtesë të Pallati i Rinisë për Filharmoninë, Operën, Baletin, Teatrin, QKK. Janë shpallur pozitat drejtuese të institucioneve publike të kulturës. Synojmë që gjatë pjesës së parë të vitit 2022 në krye të këtyre institucioneve të kemi një gjeneratë të re drejtuesish.
🔸️Skena e pavarur kulturore
Kemi rritur mbështetjen financiare për skenën e pavarur. Mbështetja totale për organizata kulturore dhe artistë sivjet është rreth 3.8 milionë Euro, një rritje prej rreth 60 përqind krahasuar me vitin e kaluar. Për herë të parë në Kosovë ka nisur programi i blerjes së veprave të artit nga shteti. Dy komisione të përbërë nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë kanë bërë vlerësimin dhe përzgjedhjen e veprave. Përfitues janë 68 artistë, vlera totale e veprave të blera është 247 mijë Euro. Ky program do të jetë i përvitshëm. Kemi ndërruar praktikën e përzgjedhjes së artistit që e perfaqëson Kosovën në Bienalen e Venedikut. Për herë të parë përzgjedhja është bërë përmes një procesi të hapur dhe konkurrues. Fituesi është përzgjedhur përmes një komisioni profesional nga komuniteti artistik vendor dhe ndërkombëtar. Republikën tonë në Bienalen e Artit në Venedik në vitin 2022 do ta përfaqësojë artisti Jakup Ferri. Përmes Pakos së Ringjalljes ekonomike, kemi mbështetur bibliotekat dhe teatrot komunale. Gjithsej janë mbështetur 29 biblioteka komunale dhe 9 teatro të qytetit. Manifesta këtë vit është mbështetur me 700,000 euro, sic ka qenë e planifikuar me memorandumin e bashkëpunimit.
🔸️Korniza rregullative
Krahas ligjit unik për kulturën, me interes të madh jemi duke e trajtuar edhe ligjin e ri për kinematografinë. Përmes këtij ligji synojmë të shpallim filmin sektor të interesit të veçantë publik dhe të nxisim investime të huaja në industrinë e filmit. Një numër i madh i akteve nënligjore janë punuar: rregullorja për marrëdhënien e punës në Operë, Statuti i Operës, ndryshimi i statutit të Galerisë, plotësimi i rregullores për pagesat shtesë në Balet, dhe ndryshimi i rregullores për ansamblin rezident të Teatrit Kombëtar.
🔸️Opera dhe bashkëpunimi ndërkombëtar
Kemi themeluar Institucionin e Operës së Kosovës. Janë emëruar trupat drejtues, është mbajtur koncerti inaugurues, kemi siguruar hapësirat e punës dhe janë hartuar dokumentet e brendshme. Po punohet në programin artistik të vitit 2022, kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Teatrin e Operës së Shqipërisë dhe gjatë vitit të ardhshëm nis procedura për ndërtesën, pra Teatrin e Operës. Për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar kulturor kemi bërë hapa konkretë për marrëveshje bilaterale. Marrëveshja për bashkëprodhim kinematografik me Republikën e Francës pritet të nënshkruhet vitin e ardhshëm. Një tjetër marrëveshje që është në proedurë miratimi është ajo me Republikën e Italisë. Ndërsa ditëve në vijim do të nënshkruajmë dokumentin për Europën Kreative.
🔸️Bashkëpunimi kulturor me Shqipërinë
Me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë kemi nënshkruar Kalendarin e Përbashkët Kulturor dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit në fushën e Trashëgimisë kulturore dhe muzeve. Gjithashtu, në fushën e bashkëpunimit kulturor kemi nënshkruar pesë marrëveshje mes institucioneve tona artistike, bibliotekave, muzeve, parqeve arkeologjike, arkivave shtetërore.
⚫ SPORTI
◾Investimet kapitale
Sfida kryesore në sport është kaosi në projektet e investimeve kapitale. Mungesa e projekteve, mungesa e kontratave, Memorandumet e pazbatuar me komunat, operatorë të papërgjegjshëm, probleme me pronësinë e tokave, rritja e cmimit të materialit ndërtimor dhe mbi të gjitha mungesë totale e planifikimit strategjik për orientimin e investimeve ne infrastrukturë sportive. Me gjithë këto sfida, po bëjmë më të mirën për të dinamizuar procesin. Deri tani kanë përfunduar Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë, Palestra sportive në Skëndëraj, stadiumi i Zhurit (pjesa që i takon Ministrisë), Stadiumi 2 Korriku dhe Ramiz Sadiku. Aktualisht kemi 37 projekte aktive të inestimeve kapitale në sport, me buxhetin e vitit 2022 synojmë përmbylljen e të paktën 15 prej tyre.
◾Mbështetja financiare për sportin
Mbështetja për sportin elitar është rritur në krahasim me vitet paraprake. Rreth 3.5 milionë Euro është mbështetja për federatat sportive, nëdrsa totali i mbështetjes për sport pa investimet kapitale është mbi 5.6 milionë Euro. Krahasuar me dy vitet paraprake rritja është rreth 40%. Shtylla e dytë e programit tonë për sportin është sporti për të gjithë. Rëndësi të veçantë po i japim sportit shkollor dhe universitar. Kemi nisur disa programe të bashkëpunimit me ministritë e arsimit e shëndëtësisë, Universitetin e Prishtinës, federatat dhe komunat. Kampionati Botëror Universitar në Hendboll, organizimi i ligave sportive në shkollat fillore, programi i skijimit për nxënës janë disa nga programet që tashmë janë duke u realizuar.
◾Korniza rregullative
Akti më i rëndësishëm rregullativ që tashmë ka përfunduar është Udhëzimi Administrativ për licensimin e federatave sportive. Në fillim të vitit që vjen të gjitha federatat do të kalojnë përmes procesit të rilicensimit. Pjesë e agjendës legjislative janë ndryshimi i ligjit për sportin, ndryshimi i ligjit për sponsorizime, hartimi i strategjisë kombëtare të sportit dhe disa udhëzime të tjera administrative.
◾Programet e reja
Për herë të parë kemi ndarë fond të veçantë për shërimin dhe rikuperimin e lëndimeve sportive. Ky fond zhvillohet në kuadër të politikës së Mjeksisë Sportive dhe përvec sportistëve janë përfshirë edhe balerinët dhe valltarët. Ka filluar zhvillimi i konceptit “Kosova Judo Nation”, një lloj brandimi ndërkombëtar i shtetit tonë përmes sportit të xhudos. Gjithashtu kemi nisur zhvillimin e databazës së integruar sportive. Së fundmi, me vendim të Qeverisë së Kosovës kemi shpalluar Majlinda Kelmendin “Qytetare me Merita të Veçanta”.
⚪ RINIA
◽Investimet kapitale
Kemi dinamizuar procesin e ndërtimit të qendrave rinore. Në Komunën e Kamenicës është përmbyllur projekti i renovimit dhe funksionalizimit të Qendrës Rinore. Katër projekte tjera janë në proces: Qendra Rinore në Pjetërshan të Gjakovës, në Deçan, Ferizaj dhe komunën e Podujevës. Gjatë vitit të ardhshëm planifikohet përmbyllja e projekteve që janë në proces, dhe inicimi i një projekti të ri, Qendra rinore për komunën e Prizrenit.
◽Korniza rregullative
Është themeluar Komisioni Shtetëror për Rini i cili përbëhet nga ministritë e linjes dhe ka për detyrë monitorimin dhe udhëheqjen e hartimit të Strategjisë Kombëtare për Rini. Në ministritë anëtare, nga një zëvendësministër është emëruar si zëvendësminister për rini, përgjegjës për monitorimin dhe planfikimin e politikave sektoriale që ndikojnë të rinjtë. Hartimi i koncept dokumentit për Ligjin për Rini do të fillojë në vitin 2022. Do të angazhohen dy ekspertë të huaj në bashkëpunim me partnerët strategjik të Ministrisë në sektorin rinor të cilët bashkarisht me një grup punues do të bëjnë vlerësimin e sektorit rinor dhe amandamentimeve të nevojshme në ligj.
◽Programet e reja dhe bashkëpunimi
Në kuadër të programit Ëestern Balkans Youth Lab të RCC, Ministria ka siguruar asistencë teknike dhe ka angazhuar një organizate vendore për përgatitjen e një hulumtimi dhe raporti të detajuar për të rinjtë NEET në Kosovë. Gjithiashtu, Ministria vazhdon të mbështes dhe mbaj rol aktiv në RYCO si organizatë me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit mes të rinjve në rajon. Është bërë lansimi i ueb faqes kosovoyouth.com në bashkëpunim me OSBE. Kjo platformë ofron mundësi informimi për të rinjtë, për mundësi punësimi, pjesëmarrje në ngjarje publike dhe avancim të njohurive dhe aftësive për të rinjtë.
◽Mbështetja financiare
Këtë vit kemi administruar gjashtë thirrje për sektorin rinor për mbeshtetje direkte për projektet e të rinjve. Nga këto thirrje janë mbështetur projekte në vlerën totale mbi 1.8 milionë Euro./KultPlus.com
Drama spanjolle ”La Casa de Papel”, është shfaqja më e njohur në Netflix, sipas sistemit të renditjes publike të shërbimit të transmetimit.
Episodet e fundit të dramës spanjolle u publikuan më 3 dhjetor, duke përfunduar serialin me tre sezone. “La Casa de Papel”, një nga shfaqjet më të ndjekura në gjuhën jo-angleze në Netflix, është një shembull tjetër i suksesit të platformës me programimin ndërkombëtar.
Më poshtë në listë qëndron “Lost in Space” në zhanrin fantastiko-shkencore e cila pati premierën e sezonit të tretë dhe të fundit më 1 dhjetor.
“CoComelon” qëndron gjithashtu Top 10 pas një rënie të shkurtër në renditje në fillim të këtij muaji. Sa i përket serialeve të tjera miqësore për fëmijët, seriali i animuar “Jurassic World Camp Cretaceous” është gjithashtu në listë.
Në Top 10 janë gjithashtu edhe “The Queen of Flow”, respektivisht e katërta, “Selling Sunset” në vendin e gjashtë, “Cowboy Bebop” e parafundit, ndërsa lista mbyllet nga “Maid”./KultPlus.com
Paraqitja e provimeve do të bëhet pa pagesë për studentët e Universitetit të Prishtinës.
Këtë e kanë bërë të ditur në një njoftim për media, Lëvizja Studentore për Barazi, “Studim, Kritikë, Veprim”.
“Më 15 nëntor, SKV ka dorëzuar në MAShTI kërkesën për heqjen e pagesave për ata që paraqesin provimet për herë të dytë e tutje. Sot, kemi marrë konfirmimin se këto pagesa janë larguar. Ky është një lajm tjetër i mirë për studentët duke i ofruar atyre mundësi të barabarta për t’iu nënshtruar provimeve dhe duke lehtësuar procedurat e tjera administrative”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
PARAQITJA E PROVIMEVE BËHET PA PAGESË
Më 15 nëntor, SKV ka dorëzuar në MAShTI kërkesën për heqjen e pagesave për ata që paraqesin provimet për herë të dytë e tutje.
Sot, kemi marrë konfirmimin se këto pagesa janë larguar. Ky është një lajm tjetër i mirë për studentët duke i ofruar atyre mundësi të barabarta për t’iu nënshtruar provimeve dhe duke lehtësuar procedurat e tjera administrative.
Gjatë ditës keni parë një komunikatë të Parlamentit Studentor (UDS-OPS-Paqja Studentore-USPE) në të cilën thuhet se: “Në këtë takim u shtruan ankesat dhe pakënaqësitë e studentëve ndaj këtij vendimi për znj. Nagavci, ku u njoftuam që pjesa ku përcaktohen pagesat për provime do të ndryshohet. Me plotësimet e reja parashihet që paraqitja e provimeve të jetë falas deri në tri herë”.
SKV mund të konfirmoj se ky është një keqinformim nga ana e tyre sepse pagesat janë larguar tërësisht sipas kërkesës sonë dhe jo vetëm deri në tri herë siç pretendojnë ata.
Tendencat e tilla për të përvetësuar kauzën tonë të kahmotshme janë tejet të ulëta. Të dashur kolegë studentë, ju kujtojmë se po me kërkesën tonë janë larguar edhe pagesat për regjistrimin e semestrit duke filluar nga ky vit akademik./KultPlus.com
Si, erdhe ti?! Plot mall sytë s’i ngrita Dhe s’të dallova, kur u ktheve, jo! O çast i lumtur e që s’kthehesh! Ç’prita? Mos jam i verbër? Si më ndodhi kjo?
Ti mua do më japësh pak të drejtë Në do mundohem të të ngushëlloj Kur afër je nga sytë më shket lehtë Kur ndodhesh larg më shfaqesh para, moj!/KultPlus.com
Filmi kosovar ‘Zgjoi’ po vazhdon sukseset e tij në festivalet e mëdha ndërkombëtare.
Më 15 dhjetor, filmi me regji të Blerta Bashollit do të shfaqet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit ‘Lighthouse’ në Long Beach Island, shkruan KultPlus.
“’Zgjoi’ është një dramë e zjarrtë e bazuar në historinë e vërtetë të Fahrijes, e cila, si shumë nga të vejat në fshatin e saj patriarkal në Kosovë, duhet të gjejë një mënyrë për të siguruar familjen e tyre. Në sfondin e trazirave civile të Evropës Lindore dhe mizogjinisë së vazhdueshme, Fahrije dhe gratë e fshatit të saj bashkohen në një luftë për të gjetur shpresë përballë një të ardhmeje të pasigurt.” – thuhet në njoftimin e festivalit në Instagram./KultPlus.com
Artisti i rrugës Banksy po shet një shabllon që ka pikturuar në një anë të burgut të Reading si përpjekje për të shpëtuar ish-burgun nga shndërrimi në një bllok apartamentesh, transmeton KultPlus.
Vepra e pikturuar në mars, shfaq një të burgosur që arratiset me një litar me çarçafë të lidhur në një makinë shkrimi. Të ardhurat nga shitja e tij, që pritet të kapin më shumë se 10 milionë funte, do të mbështesin ofertën e Këshillit të Reading Borough për të blerë faqen dhe për ta kthyer atë në një qendër arti.
Një peticion i organizuar nga fushata ‘Save the Reading Gaol’ konfirmon se “Banksy me të vërtetë ua ka zotuar veprën artistike njerëzve të Reading-ut duke kuptuar se të gjitha të ardhurat nga shitja e saj përdoren për të siguruar blerjen e burgut dhe për ta kthyer atë në një qendër arti. .”
Shablloni aktualisht shfaqet në Muzeun dhe Galerinë e Arteve të Bristol në ekspozitën Grayson’s Art Club.
Burgu historik, i cili dikur mbante Oscar Wilde, ka qenë nën kërcënimin e rizhvillimit pasi Ministria e Drejtësisë e Mbretërisë së Bashkuar e nxori atë në shitje në fund të vitit 2019.
Dy oferta që atëherë kanë rënë dhe faqja u rikthye në treg në qershor . Këshilli paraqiti një ofertë prej 2.6 milion £ në fillim të vitit 2020, e cila u refuzua; Ministria e Drejtësisë thotë se aktualisht është duke shqyrtuar ofertat e reja./KultPlus.com
Muzikanti i rock-ut, John Miles, ka vdekur në moshën 72-vjeçare, ka konfirmuar familja e tij.
I lindur në Jarrow, Anglia verilindore, ai ishte më i njohur për baladën epike Music, e cila arriti në vendin e tretë në listat e Mbretërisë së Bashkuar në 1976, transmeton KultPlus.
Menjëherë pas kësaj, revista Melody Maker e quajti atë “forca më e ndritshme, më e freskët në rock britanik”.
Ylli, i cili më vonë luajti me Tina Turner, “u nda nga jeta në paqe pas një sëmundjeje të shkurtër”, tha familja e tij.
“Ai ishte një bashkëshort, baba dhe gjysh i dashur dhe të gjithëve do të na mungojë më shumë se çdo fjalë që mund të shprehet ndonjëherë”, thuhet në një deklaratë të postuar në faqen zyrtare të Miles në Facebook./KultPlus.com
Kolegji Universum lider i mundësive reale ndërkombëtare për studentë. Në kuadër të marrëveshjes së Kolegjit Universum me Universitetin prestigjoz francez “Savonia University of Applied Sciences”, studentja e Kolegjit Universum Blendina Rexha po vazhdon studimet me bursë të plotë në Finlandë, vendin e vlerësuar me sistemin më të mirë të edukimit në botë.
Blendina si shumë studentë të tjerë të Kolegjit Universum po i vazhdon studimet në “Savonia University of Applied Sciences ” në një nga universitetet më prestigjoze në Finlandë.
Për përvojen e saj në Finlandë, Blendina thotë: “Koha që po kaloj tani në Kuopio, Finlandë është një eksperiencë e re për mua. Dita dites po mësoj për vendin dhe njerëzit. Kam vizituar disa vende dhe dua të them që jam mahnitur nga pastërtia dhe bukuritë e këtij vendi. Finlanda njihet shumë për liqenet që ka, dhe kam hasur të kem një afër këtu ku banoj. Ky vend gjatë dimrit është shumë i bukur dhe përrallor që mezi pres ta shoh. Në Universitetin e Savonias jam duke kaluar shumë mire kam krijuar shoqëri nga vende të ndryshme të botes dhe kam mësuar shumë për kulturat. Po ashtu edhe koha që po kaloj ne nje vend krejtësisht tjetër po më mëson shumë për dallim nga shtepia që disa gjëra janë aty ose të tjerët kujdesen, tani gjithcka duhet ti bëj të gjitha vet. Mirëpo muajt që do kaloj këtu i shoh si shumë të vlefshme dhe do ta shfrytëzoj çdo mundësi të shoh vende të bukura dhe te njoh kultura të tjera”.
Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë ndërkombëtarë për studentët! Deri sot 514 studentë të Kolegjit Universum dhe 115 staf akademik dhe administrativ kanë përfituar nga kjo mundësi.
Për informata shtesë kontakto Kolegjin Universum në [email protected], ndiqni faqen në facebook & instagram apo telefononi në +383 44 144 062./KultPlus.com
Një ndër artistët më të dashur për publikun, Yll Limani ka publikuar albumin e tij më të ri të titulluar “Lëshoja Zanin”, shkruan KultPlus.
Albumi është një “EP” që përbëhet nga pesë këngë që i këndojnë dashurisë.
“Gënjeshtare”, “Qaj”, “Vonë”, “Çka Nëse” si dhe “Lëshoja Zanin” janë vargje të frymëzuara nga një histori personale dashurie e këngëtarit.
Ylli edhe kësaj radhe ka dëshmuar që përkushtimi i madh në atë që bën sjell rezultate të tilla. Këngë të thurura me plot ndjenja që jo lehtë mund të harrohen.
Andaj, jo rastësisht, albumi është mirëprit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe vetëm për 24 orë ka arritur të grumbullojë rreth 1.1 milionë shikime në YouTube.
Për realizimin e këtij projekti të madh janë përfshirë një numër i madh njerëzish të cilët Ylli i ka falënderuar publikisht e sidomos menaxherin e tij Bonart Ajvazi. /KultPlus.com
Të enjten më 9 dhjetor, në Kino Armata do të mbahet koncerti ‘Nëpër gjemba drejt yjeve’ për nder të Shyqri Nimanit, shkruan KultPlus.
Kantautori Shyqri Nimani gjatë karrierës së tij muzikore, të viteve ’60, ’70 dhe të viteve ’80, ka realizuar rreth 100 këngë në Radio Televizionin e Prishtinës, si dhe ka botuar 3 albume (me Jazz orkestrën e Radio Televizionit të Beogradit, prodhim i PGP dhe Radio Televizionit të Zagrebit). Këngët Adriatiku, Ilirjana dhe Adriana kane arritur në top listat muzikore të Jugosllavisë së asaj periudhe.
Ky koncert do të mbahet me rastin e 80 vjetorit të artistit multidisiplinar, ku disa nga muzikantët më të dashur të skenës shqiptare, siç janë: Inva Mula, Vesa Luma, Edona Reshitaj, Mariza Ikonomi, Dren Abazi, Genc Salihu, Shpat Deda, Art Lokaj, Alban Nimani, Armend Xhaferi dhe Agron Peni, do t’i interpretojnë këngët e Nimanit.
Koncerti përkrahet nga Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, KTV dhe Kino ARMATA./KultPlus.com
Janë shpallur përfituesit e përzgjedhur nga moduli i blerjes së veprave të artit në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Ky modul do të jetë i përvitshëm dhe ka për qëllim ruajtjen, mbështetjen dhe promovimin e krijimtarisë vendore bashkëkohore dhe pasurimin e fondit aktual shtetëror të artit.
Të gjitha këto vepra do të inventarizohen, mbrohen dhe të bëhen pjesë e koleksioneve të Galerisë, Bibliotekës Kombëtare dhe muzeve të Kosovës. Ndërsa do të shpërndahen dhe ekspozohen në Institucionet e Kosovës brenda dhe jashtë vendit.
Procesi i përzgjedhjes së blerjes së veprave të artit është bërë përmes dy fazave të vlerësimit ndërsa anëtarët e komisionit kanë qenë: Zake Prelvukaj, Arta Agani, Vesa Sahatçiu, Sislej Xhafa, Eleni Laperi dhe Dita Starova Qerimi.
Më 12 dhjetor, Cineplexx feston ditëlindjen e 5të, meqë rast do të ketë një super-ofertë, ku të gjitha biletat 2D, 3D, ulëset e rregullta dhe VIP, do të jenë vetëm 2,00 Euro.
Eventi do të mbahet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren ndërsa kinemaja do të punojë nga ora 10:30 deri në ora 22:00. Biletat tashmë janë në shitje, për filmat më të ri dhe më të shikuar në Cineplexx si: Zgjoi, House of Gucci, Eternals, Ghostbusters: Afterlife, Resident Evil: Welcome to Raccoon City, por edhe premierat e fundit, sikur West Side Story, filmi i fundit nga regjisori Steven Spielberg që pritet të jetë një nga filmat më të nxehtë gjatë sezonës së çmimeve Oskar, të gjithë këta me super çmim prej vetëm 2,00€.
Më poshtë, do t’i listojmë top filmat që mund t’i shikoni gjatë kësaj dite të veçantë:
Zgjoi
Filmi pëcjellë Fahrijen e cila është në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë. Ajo fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetësën e familjes së saj në një ambient tradicional patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në rrugëtimin e saj për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me veten për të jetuar në një situatë të re për të.
House of Gucci
Duke përfshirë tre dekada dashurie, tradhtie, dekadence, hakmarrjeje dhe në fund të fundit vrasje, ne shohim se çfarë do të thotë një emër, çfarë ia vlen dhe sa larg do të shkojë një familje për kontroll.
Encanto Një vajzë e re kolumbiane duhet të përballet me zhgënjimin e të qenit e vetmja anëtare e familjes së saj pa fuqi magjike.
Clifford the Big Red Dog Dashuria e një vajzës të re për një qenush të vogël të quajtur Clifford e bën qenin të rritet në një madhësi gjigande.
Queenpins
Një grup amvisesh krijojnë një mashtrim kuponash në vlerë prej 40 milionë dollarësh.
Cineplexx gjithashtu do të shfaq edhe filma tjerë gjatë kësaj dite speciale. Biletat për këtë event mund t’i blini çdo ditë prej orës 14:30 në Cineplexx, ose përmes aplikacionit Cineplexx KS, nga ku mund t’i shikoni ulëset online, ti përzgjedhni ato dhe më pas ti paguni direkt me kartelë.
Më shumë informata rreth filmave mund të gjeni në webfaqën e Cineplexx. (lidheni me kete link: https://www.cineplexx-ks.eu/filma/
Aktorja e njohur Monica Bellucci ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës ‘The Sunday Times Style’.
Në një intervistë për revistën, Monica rrëfeu se nuk ka frikë nga plakja, përkundrazi, e pranon këtë proces të pashmangshëm.”Ka kaq shumë gra që ndjehen të lira të plaken ndryshe.Unë kam qenë gjithmonë një grua me kthesa, kurrë shumë e hollë, kjo është natyra ime. Dhe dua të plakem në një mënyrë paqësore. Kur jemi të rinj kemi bukuri djallëzore, e cila është krejtësisht e natyrshme, por jeta vazhdon dhe se duhet të përballemi me pleqërinë”, u shpreh aktorja.Bellucci foli gjithashtu edhe për vajzat e saj dhe marrëdhënien me ish-bashkëshortin Vincent Cassel, me të cilin u divorcua në vitin 2013./ lapsi.al/ KultPlus.com
Kryeministri Edi Rama është nderuar me çmimin “Vital Voices Global” pas vendimit për të strehuar afganët në Shqipëri. Hillary Clinton e vlerësoi ndër të tjera kryeministrin Rama edhe për përfshirjen e grave në qeveri.
Ceremonia u zhvillua në New York. Kryeministri kishte shkuar së bashku me familjen dhe shoqërohej në takim nga bashkëshortja Linda dhe djali i vogël Zaho.
Në fjalën e tij, Rama u tha amerikanëve se në Shqipëri është nder i madh nëse quhesh Klinton dhe madje tregoi se ka djem që quhen BillKlinton. Pas kësaj deklarate të kryeministrit të vendit, salla ka shpërthyer në të qeshura.
“Kur të gjitha gratë në listë ishin shpëtuar e vendosur në Shqipëri, më telefonoi dhe sigurisht ishte nder shumë i madh sepse duhet ta dini që nëse quhesh Klinton në Shqipëri apo mes shqiptarëve, kjo është diçka shumë speciale që lidhet me çlirimin e gjysmës së kombit tonë, Kosovës. E meqë ra fjala, është i vetmi vend mbi këtë tokë, ku sot ka njerëz, djem, që e kanë emrin Klinton – emrin, jo mbiemrin. Madje ka edhe djem që quhen Billklinton. Kështu e kanë thjesht emrin, si të themi, Billklinton Rama dhe të gjithë këta djem që sot janë rritur, ishin bebe të sapolindura në kohën kur falë Presidentit Klinton, Zonjës së Parë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara asokohe, ai popull u çlirua nga një regjim, i cili u përpoq ta spastronte etnikisht që të gjithin”, u shpreh Rama./ KultPlus.com
Hillary Clinton, ish sekretarja e ShBA-ve ka nderuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, duke i dhuruar Çmimin e Pionierit Global.
”Tani shumë liderë ndërkombëtarë nuk ishin të gatshëm ta bënin shumë, edhe kur iu kërkua, gjithnjë në rastin kur u përgjigjën pozitivisht, angazhimet që morën ishin të vogla”, ka thënë Clinton, e cila këtë çmim e ka ndarë në New York, me dedikimin se Qeveria e Ramës i ka shtrirë dorën refugjatëve afganë.
”Megjithatë pati një numër të vogël udhëheqësish, të cilët u shprehën të gatshëm për të ndihmuar, e në krye të kësaj liste ishte Edi Rama”, ka thënë Clinton.
”Kryeministri Rama hapi dyert e Shqipërisë njerëzve nga Afganistani, kryesisht, grave në nevojë, falë udhëheqjes së tij dhe përpjekjeve të qeverisë shqiptare, më shumë sesa 1000 të evakuuar afganë janë të sigurt në Shqipëri. Në një kohë kur në gjithë globin tonë të drejtat dhe sigurua e grave janë në momente të vështira, angazhimi i kryeministrit Rama për të çuar përpara mirëqenien, mundësitë në Shqipëri dhe afganët tjerë, duhet të na frymëzojë të gjithëve për të vepruar”, ka thënë Clinton./ KultPlus.com
Rona Nishliu vazhdon të jetë këngëtarja më e suksesshme e Evrovizionit që ka përfaqësuar Shqipërinë, pasi që, suksesi i saj akoma mbetet top për shumë vite, sikurse edhe Gjon’s Tears që shënoi sukses të madh me përfaqësimin e Zvicrës në Evrovizion, ku me vota të jurisë profesionale doli të jetë i pari.
Mirëpo, se cila është arsyeja e takimit mes Ronës e Gjonit ende nuk është kuptuar, mirëpo ajo që e dimë është se që të dy kanë një zë kumbues, dhe nëse veç kanë vendosë të kenë edhe një bashkëpunim, atëherë pritet një super këngë./ KultPlus.com
Organizata “Qika” që tashmë njihet për reagimet e tyre sa i përket mbrojtjes së vajzave dhe grave në Kosovë, kanë dalë me slogane edhe në Komunën e Gjilanit, pas një vendimi seksist të tre gjyqtarëve të kësaj komune, shkruan KultPlus.
KultPlus ju sjell të plotë reagimin e kësaj organizate.
Jo i bjen JO!
Sot jemi mbledhur para Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të kundërshtuar aktgjykimin seksist të Gjykatës Themelore në Gjilan që shfajësoi pesë burra të akuzuar për përdhunim në grup të një vajze 19 vjeçare.
Ky aktgjykim është krejtësisht i papranueshëm për neve sepse legjitimon dhunuesit dhe fajëson viktimën. Gjykata ka përdorur shprehje tejet seksiste dhe diskriminuese në bazë të gjinisë për të arsyetuar lirimin e dhunuesve.
Ne i rikujtojmë trupit gjykues se integriteti fizik dhe seksual nënkupton të drejtën e secilit dhe secilës për të marrë vendime për trupin dhe jetën seksuale të tij apo saj.
Kërkojmë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që menjëherë të ndërmarrë masa disiplinore ndaj gjykatësve të trupit gjykues të këtij rasti.
Ne themi se Jo i bjen JO! Në taksi, në banesë, në çdo hapësirë e në çdo kohë./ KultPlus.com