Të enjten Grupi ‘403’ rikthejnë hitet e tyre në Prishtinë

Legjenda e muzikës shqiptare, ‘Grupi 403’ së shpejti do të vijë me një koncert në Kino Armatë në Prishtinë, përcjell KultPlus.

Grupi i cili gjithmonë pret një publik të madh në performimet e tyre, do të rikthehen me hite për të mahnitur gjithsecilin me një performancë unike.

Koncerti do të mbahet këtë të enjte, duke filluar nga ora 20:30.

“403” është një grup muzikor i njohur, që këndon muzikë rock. Grupi 403 është pjesë e gjeneratës së Rockut Kosovar të viteve 80’, e cila njihet edhe si koha më e ndritur në krijimtarinë e rockut në Kosovë. Grupi 403 u formua në vitin 1981 nga Mentor Gjurgjiali (bas), Fatmir Zajmi (bateri) dhe Naim Osmani (kitarë). Bendit më vonë, pas kryerjes së shërbimit ushtarak, i bashkohet Hektor Gjurgjiali (vokal dhe kitarë), Arben Godanca (kitarë) dhe Veton Orana (sint). / KultPlus.com

Chiara Ferragni do të jetë bashkë-prezantuesja e Festivalit të ardhshëm të Sanremos

Chiara Ferragni do të jetë bashkë-prezantuesja e Festivalit të ardhshëm të Sanremos. Prezantuesi i Sanremos, Amadeus e njoftoi lajmin në “Tg1” duke specifikuar se Chiara do të bashkëprezantojë me të mbrëmjen e parë dhe të fundit, përkatësisht atë të së martës më datë 7 dhe atë të së shtunës më 11 shkurt 2023.

“Zyrtarizojmë pjesëmarrjen e sipërmarrëses më të madhe dixhitale në Sanremo”, tha dirigjenti dhe drejtori artistik.

“Faleminderit Amadeusit që më donte në krahun e tij për të hapur dhe mbyllur Sanremon e 2023-it”, ka shkruar menjëherë Chiara Ferragni në Instagram, duke postuar një foto me prezantuesin.

Edicioni i 73-të i Sanremos, i planifikuar nga data 7 deri më 11 shkurt, do të ketë si protagonist të parë Ferragnin, e ndjekur nga “ushtria e saj” prej mbi 27 milionë ndjekësish, duke konkretizuar aludimet që ajo tashmë ishte një nga emrat që u përfolën për bashkëprezantues të mundshëm.

Edicioni i 73-të i Sanremos, i planifikuar nga data 7 deri më 11 shkurt, do të ketë si protagonist të parë Ferragnin, e ndjekur nga “ushtria e saj” prej mbi 27 milionë ndjekësish, duke konkretizuar aludimet që ajo tashmë ishte një nga emrat që u përfolën për bashkëprezantues të mundshëm.

Bashkëshorti i saj Fedez, i cili mori vendin e dytë në Sanremo në 2021 së bashku me Francesca Michielin nuk ka qëndruar dot pa reaguar.

“Gruaja ime do prezantojë, urime dashuria ime” tha ai duke bërtitur i lumtur për arritjen e saj. / Konica.al / KultPlus.com

Gjendje kritike, përmbytjet izolojnë miliona persona në Indi

Përmbytjet në Bangladeshin dhe Indinë verilindore bënë që më shumë se 9.5 milionë njerëz të mbeteshin të bllokuar me pak ushqim dhe ujë të pijshëm, pas disa ditësh shirash intensivë.

Stuhia e fortë ka sjellë përmbytjet më të këqija në më shumë se një shekull në disa pjesë të Bangladeshit, ku për pasojë janë regjistruar më shumë se 69 viktima.

Në disa deklarata të banorëve vendas të siguruara nga Reuters, thuhet se ishte një goditje e papritur që i la pa ushqim dhe ujë të pijshëm.

Moti ekstrem në Azinë Jugore është bërë më i shpeshtë dhe ambientalistët paralajmërojnë se ndryshimi i klimës mund të çojë në katastrofa gjithnjë e më serioze.

Drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Menaxhimit të Fatkeqësive të Bangladeshit, Atiqul Haque tha se tre rrethe të tjera në pjesët veriore dhe qendrore të vendit ishin përmbytur.

Administrata lokale së bashku me ushtrinë, marinën, policinë, personelin e zjarrfikësve dhe shërbimeve të urgjencës dhe vullnetarët janë angazhuar në operacionet e shpëtimit dhe ndihmës”, tha Haque.

UNICEF po merret me një nismë ku kërkon në mënyrë urgjente sigurimin e 2.5 milionë dollarëve për të ndihmuar katër milionë njerëz, duke përfshirë 1.6 milionë fëmijë, të bllokuar nga përmbytjet në verilindje të Bangladeshit.

Në disa zona ushtria hodhi thasë me ndihma nga helikopterët për njerëzit, ndërsa thirrjet për ndihmë kanë ardhur në rritje.

Rreth 4.7 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Assam dhe afërsisht 330,000 po qëndrojnë në strehimore. / KultPlus.com

Nis greva më e madhe në 30 vite në Angli, pezullohet shërbimi i trenave

Me mijëra punonjës të sistemit hekurudhor  kanë mbushur  sot rrugët e Londrës , duke bojkotuar punën për të kërkua një pagë më të lartë dhe siguri për vendet e punës. Kjo është greva më e madhe që Londra ka parë ndonjëherë në 30 vitet e fundit.

Si asnjëherë më parë stacionet kryesore hekurudhore në Londër që zakonisht gumëzhijnë nga njerëzit, sot ishin thuajse bosh.

Gati 50 mijë punonjës do të ndërpresin punën për tre ditë  në shenjë protestë. Familjet britanike tashmë po përjetojnë shtrëngimin më të madh ekonomik në dekada, me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve duke e çuar inflacionin drejt shifrave dyshifrore, ndërkohë që pagat mesatare bazë nuk janë më të larta se sa ishin në vitin 2006 kur u rregulluan për inflacionin.

Ndërkohë duket se që tani qeveria britanike ka filluar të marrë masa për të paraprirë përsëritjen e ngjarjeve të tilla në të ardhmen. Ministrat do të ndryshojnë ligjin për të siguruar që ndikimi i protestave  të sindikatave të jetë më pak i dëmshëm në të ardhmen,  për pasagjerët.

Sekretari i Transportit, Grant Shapp tha se qeveria tani nuk mund të bëjë asgjë për të ndaluar grevën aktuale tre ditore, por ne tha ai,  ne do të sigurojmë që ligji të jetë fort në anën e pasagjerëve, në anën e konsumatorëve, nga këtej e tutje. /Top Channel / KultPlus.com

Pse të gjithë prindërit dhe fëmijët preferojnë këtë shkollë verore?

Anglia Summer School është programi i parë veror në Kosovë duke sjellur kështu për herë të parë konceptin e të mësuarit jo formal, përmes lojërave, aktiviteteve dhe sporteve.

Programi i Anglia Summer School është unik, dhe përfshin aktivitetet më interesante ndonjëherë, dhe sporte që fëmijët nuk i kanë provuar më parë.  një ekip ndërkombëtare, me mësues nga e gjithë bota. Informohuni më shumë rreth Anglia Summer School 2022 këtu.

Këtë më së miri e kanë dëshmuar mbi 6900 fëmijë pjesëmarrës dhe mbi 12.000 prindër të lumtur me programin e shkollës verore. Mbi 70% e fëmijëve pjesëmarrës përsërisin pjesëmarrjen edhe për të paktën 1 herë.

Lexoni më poshtë disa nga arsyet pse fëmijët thjesht adhurojnë programin e shkollës verore Anglia Summer School.

1. AKITIVITETE QË FËMIJËT NUK I KANË PROVUAR ASNJËHERË MË PARË

Gjatë shkollës verore ajo që Anglia Summer School po synon të aplikojë, nuk është të mësuarit formal sa është të mësuarit përmes  argëtimit dhe eksplorimi i lirë nga fëmijët.

Programi i shkollës verore, Anglia Summer School cdo vit përfshin aktivitete, lojëra dhe sporte unike, të cilat fëmijët as nuk i kanë provuar më parë.

Një javë e shkollës verore përfshin aktivitetet nga më interesantet sic janë: kayaking (shëtitja me varka) në Badovc, climbing (ngjitja profesionale), njohja dhe eksplorimi i natyrës, aftësimi i fëmijëve të gjinden dhe të ‘mbijetojnë’ vetëm me natyrën, si të orientohem në natyrë (kur rruga fillon të bëhet paksa më e vështirë),  aktivitete dhe lojëra nga më të ndryshmet, që ndërtojnë një eksperiencë ndryshe dhe plot aventura për fëmijët.

2. JO THJESHT SHKOLLË VERORE, POR EKSPERIENCË E PAHARRUAR PËR FËMIJËT

Anglia Summer School synon t’u dhurojë fëmijëve eksperiencën e ëndrrave, verën më të bukur që ata kanë pasur ndonjëherë dhe kujtimet më të vecanta që zgjasin një jetë.

Programi i shkollës verore është krijuar i atillë që përmes lojës fëmijët mund të njohin jo vetëm bashkëmoshatarë të rinj por edhe mund të zhvillojnë në një dimension tjetër miqësitë e krijuara më herët.
Cdo aktivitet ka për qëllim të krijojë momentet më të lumtura që fëmiju mund të përjetoj dhe të krijoj kujtime të paharrruara.

Cdo ditë e shkollës verore Anglia Summer School është një aventurë e paharruar.

 

3. PROGRAM SUPER ATRAKTIV QË NXIT ZHVILLIM PERSONAL DHE SOCIAL TË FËMIJUT

Anglia Summer School cdo vit sjell një program të përsosur për të gjithë fëmijët. Programi ynë ka fucizuar fëmijët të flasin dhe ëndërrojnë në gjuhën angleze përmes lojërave dhe aktiviteve jo formale. Përmes shkollës tonë verore, fëmijët kanë zhvilluar shkathtësitë e zgjidhjes së problemeve.

Programi ka treguar ndikim pozitiv në mirëqenien psiko-sociale te fëmijët, vetëbesim, zhvillimin e shkathtësive të komunikimit, kreativitet, punën në grup, dhe bashkë-jetesën me natyrën.

Anglia Summer School synon të nxis  pavarësinë dhe vetë-kujdesin; të i jap fëmijëve mundësinë për të kuptuar rëndësinë e marrjes së një vendimi të mirë dhe për të zbuluar më shumë për veten e tyre përgjatë këtij procesi.

Anglia Summer School ndihmon fëmijët të forcojnë vetbesimin nëpërmjet eksplorimit të lirë duke mos matur asnjëherë suksesin apo dështimin, por thjesht duke mundësuar qe ata të provojnë gjëra të reja, të mësojnë dhe kënaqen pa presion dhe pa e vërejtur se në fakt po mësojnë dhe zhvillohen.

Shkolla verore, Anglia Summer School nxit kreativitetin. Përgjatë shkollës tonë verore fëmijët nuk shqetësohen për një performancë të mirë apo se do të vlerësohen për arritjet e tyre, madje ka aq shumë aktivitete të lira sa kreativiteti i fëmijës mund të rritet dhe lulëzojë.

4. MËSUES NGA E GJITHË BOTA 

Anglia Academy është e vetmja shkollë verore në Kosovë me mësues/e ndërkombëtarë nga e gjithë bota. Dëshira e zjarrtë e secilit fëmijë të flasë dhe të njohë njerëz nga bota që e rrethon nuk mungon asnjëherë. Gjatë shkollës verore në Anglia Summer School fëmijët kanë mundësinë të flasin dhe të shohin më nga afër e njëkohësisht të njihen edhe me kulturën e tyre.

Lojërat dhe aktivitetet frymëzuese që sjellin ata dhe planprogramet në vecanti bëjnë që fëmiju juaj ta shohë botën me një sy tjetër.

Prokuroria kërkon dënim maksimal për Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e kushërirës Donjeta Pajazitajt

Me fjalën përfundimtare të palëve, ku prokurorja Valbona Disha-Haxhosaj kërkoi dënimin maksimal ndaj Naser Pajazitajt, i cili akuzohet për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, kurse avokati Gëzim Kollçaku kërkoi lirimin e të mbrojturit të tij nga akuza, ka përfunduar të martën gjykimi i katërt në këtë rast.

Ky rast kishte marrë epilog dy herë në Gjykatën Themelore në Pejë, ku pas gjykimit të parë Pajazitaj ishte shpallur i pafajshëm, kurse pas gjykimit të dytë, ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Por, në të dy rastet, aktgjykimet ishin anuluar nga Gjykata e Apelit, përkatësisht Gjykata Supreme dhe lënda ishte kthyer në rigjykim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, më 27 maj 2021, Gjykata Themelore në Ferizaj, e kishte dënuar Pajazitajn me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë, kurse Gjykata e Apelit më 29 tetor 2021 këtë çështje e ktheu në rivendosje në Gjykata Themelore në Ferizaj.

Në seancën e së martës, në fjalën e saj përfundimtare, prokurorja Valbona Disha-Haxhosaj kërkoi nga Gjykata Themelore në Ferizaj, që të akuzuarin ta shpall fajtor dhe ndaj tij të shqiptojë dënim maksimal.

“Mbetem në tërësi pranë fjalës përfundimtare të dhënë në këtë gjykatë më 24 maj 2021, shtoj se përgjatë këtij rigjykimi është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar se Naser Pajazitaj ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë”, ka deklaruar prokurorja Disha-Haxhosaj.

Pala e dëmtuar në këtë rast, Shkëlqim Pajazitaj, në fjalën e tij përfundimtare tha se kërkon kompensim dëmi, duke shtuar se e përkrah fjalën e prokurores që i akuzuari të dënohet me dënim maksimal.

Kurse, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Gëzim Kollçaku në fjalën e tij përfundimtare tha se kjo aktakuzë është e bazuar në dy prova materiale që sipas tij asnjëra nuk ka qenë kontestuese.

“Gjykata të vendos në bazë të gjitha provave që janë administruar dhe propozoj që i mbrojturi im të lirohet në mungesë të provave” tha avokati Kollçaku.

Ndërsa, i akuzuari Naser Pajazitaj tha se e përkrah fjalën e mbrojtësit të tij, dhe se tjetër nuk ka asgjë për të shtuar.

Pas përfundimit të fjalës përfundimtare nga ana e palëve, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Ibrahim Idrizi, konstatoi se çështja është shqyrtuar mjaftueshëm, andaj edhe e shpalli të përfunduar gjykimin për këtë çështje.

Shpallja e aktgjykimit për këtë rast u caktua të bëhet më 23 qershor 2022.

Fillimisht, Gjykata Themelore në Pejë, në mars të vitit 2018, të akuzuarin Naser Pajazitaj, në mungesë të provave e kishte liruar nga akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, por pas ankesës së prokurorisë, Gjykata e Apelit e kishte kthyer këtë lëndë në rigjykim.

Pas kthimit në rigjykim, Gjykata Themelore në Pejë, në mars të vitit 2019, e kishte shpallur fajtor të akuzuarin dhe e kishte dënuar me burgim të përjetshëm. Ky dënim ishte vërtetuar pastaj edhe nga Gjykata e Apelit në korrik të vitit 2019.

Por, në nëntor të vitit 2019, Gjykata Supreme i kishte prishur të dy aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Pejë dhe të Gjykatës së Apelit dhe lëndën e kishte kthyer në rigjykim.

Pas kthimit të rastit në rigjykim, Gjykata Themelore në Pejë ishte përjashtuar nga ky rast dhe lënda ishte deleguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, me arsyetimin për të mënjanuar dyshimet ndaj sistemit të drejtësisë.

Vendimi për delegimin e lëndës në Ferizaj ishte marrë nga Gjykata e Apelit.

Gjykata Themelore në Ferizaj, më 27 maj 2021, e kishte dënuar Pajazitajn me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë. Më pas, Gjykata e Apelit e ka kthyer çështjen në rigjykim.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 qershor 2017 nga prokurorja Valbona Disha- Haxhosaj, Naser Pajazitaj po akuzohet se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan e pikërisht në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë”, i pandehuri edhe pse më parë ka qenë i dënuar për vrasje, me dashje dhe me armë dhe atë revole të tipit të panjohur në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat.

Një gjë të tillë, sipas aktakuzës, Pajazitaj e ka bërë në atë mënyrë që derisa viktima ditën kritike ka qenë duke shkuar në punë në këmbë së bashku me axhën e saj dhe kur kanë arritur tek bunari i fshatit janë ndarë, ashtu që viktima ka vazhduar rrugën në drejtim të Strellcit të Epërm dhe kur afrohet përafërsisht 150 metra afër shtëpisë së Nedi Jusaj, aty pari kalon i pandehuri Naser Pajazitaj me veturën e tij të tipit xhip sheroke me ngjyrë të kaltër i cili ndalet e merr viktimën me veturë, e më pas vazhdon në drejtim të bjeshkëve të Strellcit dhe kur arrin tek “Kroni i Lajthisë” fillimisht e privon me armë duke shtënë dy herë në kokë, e më pas për të humbur gjurmë të njëjtën e mbulon me disa drunjë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, kurse viktima më 27 dhjetor 2015 është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes nga disa kalimtarë të rastit.

Sipas aktakuzës, Pajazitaj akuzohet se më parë e deri më 9 nëntor 2015, në fshatin Strellc Komuna e Deçanit, pa autorizim ka poseduar armën dhe atë një revole të tipit të panjohur dhe një pushkë gjuetie me numër serik 0193117 si dhe 12 fishekë të kësaj pushke, në atë mënyrë që më revole ditën kritike ka kryer veprën penale të cekur si më lartë.

Gjithashtu, sipas aktakuzës më parë dhe gjerë më 23 maj 2017, në fshatin Strellc i Ulët, Komuna e Deçanit, i akuzuari pa autorizim ka poseduar armën dhe atë një armë AK-47 dhe 2 karikatorë të zbrazet, ashtu që policia gjatë bastisjes dhe kontrollit në shtëpinë e të pandehurit në dhomën e fjetjes ka gjetur dhe sekuestruar armën e cekur si më lartë.

Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin se ka kryer veprën penale të “Vrasjes së rëndë” nga neni 179 i KPRK–së dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 i KPRK–së. / Gazeta express / KultPlus.com

39 sportistë nga 13 sporte të ndryshme do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare

39 sportistë nga 13 sporte të ndryshme do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, nga data 25 qershor deri më 6 korrik 2022, ndërsa pjesë e ekipit të Kosovës do të jenë edhe 16 trajnerë dhe 3 gjyqtarë, përcjell KultPlus.

Në një ceremoni të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, mbrëmë u bë prezantimi i sportistëve, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani.

Kryeministri Kurti deklaroi se krahas xhudos, pret që sportistët tanë t’i sjellin medalje vendit edhe nga sportet tjera.

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, u shpreh optimiste se kësaj radhe do të fitohen edhe më shumë medalje. Ajo kishte fituar të artën katër vite më parë në LM Tarragona 2018. Ndërsa trajneri Driton Kuka, theksoi se krahasuar me katër vite më parë, kësaj radhe ka më shumë sportistë pretendentë për të fituar medalje.

Në ceremoni, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi ndau pinat për kryeministri Kurti dhe ministrin Çeku, të cilët bashkërisht ndanë fanellën e Kosovës për xhudisten Krasniqi dhe mundësin Shala.

Kosova do të përfaqësohet për herë të dytë në Lojërat Mesdhetare pas debutimit katër vite më parë në Spanjë. / KultPlus.com

Beyonce publikon këngën e re “Break My Soul”, një këngë ritmike e shumëpritur

Beyonce njoftoi javën e kaluar se do të lansoj në muajin korrik albumin e ri.

Por tashmë Beyoncé ka zbuluar këngën kryesore nga albumi i saj i shtatë i shumëpritur.

Në orët e hershme të mëngjesit të së martës, Beyonce lansoi “Break My Soul” që është pjesë e albumit të saj të shtatë të incizuar në studio, “Renaissance”. 

Kënga e fundit e Beyonce ishte “Black Parade”, e cila u publikua në vitin 2020 për të përkujtuar Qershorin. Albumi i saj vizual “Black Is King” u publikua në të njëjtin vit. Albumi i saj i fundit i plotë ishte “Lemonade” i vitit 2016. / KultPlus.com

Billboard për “Sunny Hill”: I ka sjellë Kosovës publicitet tepër të çmuar

Qeveria e Kosovës dhe autoritetet në Prishtinë bashkuan forcat të hënën (20 qershor) për të sjellë në shtëpi një festival ndërkombëtar muzikor të themeluar nga babai i kantautores Dua Lipa , i cili ishte zhvendosur pas një mosmarrëveshjeje me organizatorët e tij, shkruan Billboard.

Tutje portali vijon se një javë më parë, Sunny Hill Festival njoftoi se po zhvendosej në Shqipërinë fqinje pasi një mosmarrëveshje politike midis partisë në pushtet të Kosovës dhe partisë në pushtet në Prishtinë që pengoi organizatorët të merrnin lejen për të mbajtur festivalin, i cili ka një kapacitet ditor prej 15,000 persona, përcjell rtv21.tv

Dukagjin Lipa, babai dhe menaxheri i këngëtares, i cili ka lindur në Kosovë, tha se ai kishte marrë një vendim “të vështirë por të nevojshëm” për të organizuar eventin e 4-7 gushtit në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Organizatorët kanë kërkuar nga autoritetet kosovare për tre vjet që t’i lejojnë ata të menaxhojnë një sipërfaqe prej 42 hektarësh të parkut ku ata thonë se do të ndërtojnë infrastrukturën e duhur për festivalin vjetor dhe gjithashtu do ta lënë atë të përdoret lirisht për pjesën tjetër të vitit.

Një deklaratë e përbashkët nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prishtinës të hënën tha se ata kanë rënë dakord që edicionin e këtij viti ta mbajnë në një lokacion në Prishtinë — “ku i takon” — dhe gjithashtu të vazhdojnë të diskutojnë për mbajtjen e festivalit në vendin e tij të zakonshëm duke filluar nga viti i ardhshëm.

Një edicion special me një formacion ndryshe artistësh do të mbahet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, nga data 26-28 gusht.
Organizatorët thanë se artistët e këtij viti do të përfshijnë Diplo , Skepta , DJ Regard , AJ Tracey , Mahmood dhe interpretues shqiptarë, dhe gjithashtu do të përfshijnë “dy artistë të mëdhenj botërorë” që ende nuk janë zbuluar.

Festivali Sunny Hill bëri debutimin e tij në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, në vitin 2018 dhe u zhvillua sërish në vitin 2019, duke tërhequr artistë ndërkombëtarë, përfshirë Dua Lipa.

Festivali i ka sjellë Kosovës publicitet tepër të çmuar. Ngjarja u pezullua në 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë së koronavirusit./21Media / KultPlus.com

Mbrëmë në Mitrovicë u hap ‘Java e Filmit Kosovar’

Java e Filmit Kosovar nisi mbrëmë me filmin “Luaneshat e Kodrës” të regjisoren Luana Bajrami në kinemanë e hapur të 7Arte, në Mitrovicë, përcjellë KultPlus.

Në ceremoninë e hapjes organizatori Lulzim Hoti, theksoi se kjo nismë ka ardhur si rezultat i nevojës së të rinjve për tu ndeshur me magjinë e kinemasë, si dhe për të promovuar vlerat e kinematografisë kosovare.

Drejtoresha e DKRS’së Valdete Idrizi, përgëzoi organizatorët për aktivitetin në fjalë, si dhe konfirmoi se janë duke u bërë përpjekje për aktivizimin e kinemasë në kuadër të Qendrës së Kulturës në Mitrovicë.

Nata e parë u hap me shfaqjen e filmit “Luaneshat e Kodrës” nën regjinë e Luana Bajramit, film ky i cili u prit me mjaftë interesim nga audienca mitrovicase. Filmat e paraparë gjatë ditëve në vijim janë: Zana, Babai, Cirku Fluturues, Zgjoi, Në Mes, si dhe Rooftop Story.

Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut. / KultPlus.com

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzikës, Kuinteti i Tunxhit i Filharmonisë së Kosovës me tri performanca

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzikës, Kuinteti i Tunxhit i Filharmonisë së Kosovës do të paraqitet me tri performanca në tri lokacione të ndryshme në kryeqytet.

Prej orës 15:00, ansambli do të paraqitet me një mini-koncert në oborrin e shkollës fillore “Elena Gjika” për të vazhduar prej orës 15:30 në Parkun e Qytetit dhe duke e përmbyllur shënimin e kësaj dite prej orës 16:00 në platenë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit./ KultPlus.com

Dita Botërore e Muzikës shënohet sot me koncert në kryeqytet

‘Fête de la Musiqu’, njohur gjithashtu edhe si Dita Botërore e Muzikës, është një festë vjetore muzikore që zhvillohet më 21 qershor, përcjell KultPlus.

Në Ditën e Muzikës, qytetarëve dhe banorëve u kërkohet të luajnë muzikë jashtë në lagjet e tyre ose në hapësira publike dhe parqe. Organizohen gjithashtu edhe koncerte falas, ku muzikantët luajnë për qejf.

Me muzikë t’mirë e dashni, Dita Botërore e Muzikës do të festohet edhe në kryeqytet.

Sot, në amfiteatrin tek sheshi “Zahir Pajaziti” duke filluar nga ora 15:00, kjo ditë shënohet me një koncert i cili ka mbledhë rreth vetës artistë të njohur të skenës sonë.

Më poshtë po ju sjellim programin e plotë:

21 Qershor 2022

15:00 – 23:00

Sheshi ,,Zahir Pajaziti’’

Amfiteatri pranë Hotelit Grand

15:00 Nezafete Shala dhe grupi

16:00 Zwada

16:45 Jimmy Mustafa Band

17:30 Trampoline

18:15 Visar Kuqi Trio

19:00 Gillespie

19:45 Dj Yll Megi

20:30 Alban Nimani- Asgje sikur Dielli

21:40 Dren Abazi &Zig Zag orkestra. / KultPlus.com

Kori Siparantum shënon 5 vjetorin e themelimit me koncert kushtuar sukseseve përgjatë këtyre viteve

Në qytetin e Pejës, në KINO “Jusuf Gërvalla” në Pejë, është mbajtur koncert i 5 vjetorit të themelimit të Korit Siparantum, përcjell KultPlus.

Koncertit i ka paraprirë një dokumentar (22min) kushtuar sukseseve të korit përgjatë këtyre 5 viteve.

Programi ka përfshirë vepra të kompozitorëve të njohur botëror dhe shqiptarë të periudhave të ndryshme stilistike deri tek muzika bashkëkohore.

Kori Siparantum përgjatë këtyre viteve vendit tonë i ka sjellur suksese dhe çmime të rëndësishme në muzikën korale; Pllakën e Artë dhe pikët maksimale në “Golden Lime of Tuhelj” Kroaci, fitues i kategorisë “Musica Contemporanea” në Ëorld Choir Games 2021 dhe fitues i Diplomës së artë, në Europian Festival for Young People në Belgjikë Kori Siparantum ka fituar të dy kategoritë F (Pennant Category) dhe G (Free Program).

Rikujtojmë që dy muaj më parë kori Siparantum ka përformuar në skenën e njohur me akustikën më të mirë në botë, Berlin Philharmonie, skenë kjo e cila konsiderohet ëndërr e çdo artisti.

Foto: Ardit Neziri / KultPlus.com

Muaji qershor shpallet si “Muaji i Muzikës” në Shqipëri

Në kuadër të 21 Qershorit, “Ditës Botërore të Muzikës”, Ministria e Kulturës në Shqipëri ka shpallur muajin qershor si “Muajin e Muzikës”.

Në Muzeun Historik Kombëtar është këndi kushtuar artistes të shquar Tefta Tashko Koço, që ngjall interes dhe kureshtje të veçantë te vizitorët vendas dhe të huaj.

Tefta Tashko Koço (1910-1947) ka qenë këngëtare e shquar lirike në interpretimin e këngës popullore qytetare mbarëshqiptare. Tefta ishte vajza e patriotit të shquar shqiptar nga Frashëri i Përmetit, Thanas Tashkos, i cili prej vitit 1910 qe vendosur familjarisht në Egjipt. Me vdekjen e Thanas Tashkos më 1915, familja e tij kthehet në Korçë në vitin 1921. Në Korçë janë bërë aktivizimet e para të Teftës si këngëtare dhe data 26 qershor 1926 mbahet si koncerti i saj i parë në publik. Në shtator të vitit 1927, Tefta me gjithë familjen vendosen në Montpellier, Francë, ku ajo filloi edhe studimet muzikore, për t’i vazhduar ato më pas në Konservatorin Superior të Parisit me rezultate shumë premtuese.

Në vitin 1930, Tefta bën incizimet e para muzikore pranë shoqërisë diskografike “Pathe”-Paris, si pjesëmarrëse në grupin e këngëtarit të shquar të polifonisë himariote, Neço Mukon. Me përfundimin e studimeve, Tefta kthehet në atdhe ku më 26 nëntor 1935 shënohet edhe koncerti i saj i parë si këngëtare profesioniste në Shqipëri koncerte të cilat ajo i dha në shumicën e qyteteve shqiptare. Pikërisht në këto vite, Tefta futi në programet e saj krahas arieve lirike të autorëve të shquar botërorë, si Moxart, Guno, Shubert, Verdi, Donixeti, Pergolezi, Belini, Puçini, Rosini, etj., dhe këngët popullore shqiptare, si pjesë integrale e kulturës muzikore popullore shqiptare. Janë rreth 89 këngë popullore të të gjithë qyteteve të Shqipërisë që Tefta i kishte në repertor dhe rreth 36 prej tyre ajo i regjistroi në pllaka gramafoni në vitet 1930, 1937 dhe 1942 në Paris, Francë dhe Milano, Itali. Njihet tanimë faktet se Tefta Tashko i ka mbledhur një shumicë këngësh direkt nga goja e muzikantë e të shquar popullorë të vendit tonë. Një gjë të tillë e provon edhe pjesëmarrja e Teftës së bashku me këngëtaren tjetër të shquar, Marie Kraja në festivalin e folklorit të mbajtur në Firence.

Në vitin 1945, Tefta këndon në operën e Beogradit me shumë sukses rolin e Mimisë nga opera “Bohemë” e Puçinit dhe atë të Rozinës nga opera “Berberi i Seviljes” e Rosinit.

Në vitin e fundit të jetës ka qenë vazhdimisht e sëmurë. Vdiq në moshën 37 vjeçare. / KultPlus.com

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për Energjinë

Emsiari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për miratimin e udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve për Energjinë në kuadër të dialogut të Brukselit.

“Me kënaqësi të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajcak. / KultPlus.com

“Punëtorë ka, por pronarët nuk paguajnë, paguhemi sa një shazllon plazhi!”

Nga Emiljando Kita

“Paguhemi sa një shazllon plazhi!”

Kur isha 17 vjeç shkova në Greqi të punoja dhe pashë se si mijëra shqiptarë skallvërohen nëpër serat greke për 25€. Mbaj mend se nga lodhja kisha rënë shumë në peshë. Nisur nga kjo eksperiencë e hidhur vendosa të mos punoja më kurrë në Greqi, dhe ashtu ndodhi.

U ktheva në punëtor sezonal. Prej 7 vitesh kam punuar në Shëngjin gjatë sezonit të verës. Kryesisht kam punuar në sektorin e shërbimit, pasi aty gjenden të ardhurat më të larta, që më mundësojnë vazhdimin e shkollës në Tiranë.

Kishte ditë që punoja 15 orë, trupi këputej nga lodhja e këmbët bëheshin gjak.

Pandemia bëri që unë të fitoja më pak në sezon, bursa e ekselencën më ndihmoj, por sërish u detyrova të filloj punë në Tiranë.

E ç’punë të ofron Tirana?

Sigurisht që Call Centre!

Që tani kam nisur të kem probleme me dëgjimin, përqendrimin dhe kujtesën. Këtyre u shtohet dhimbja e qafës dhe shtyllës kurrizore.

Sapo të lë punën që po bëj, nuk do të punoj më kurrë në Call Centre se e di që lekët e marra aty do më bëhen ilaçe. Kam vendosur që kurrë mos të punoj në sezon më shumë se 8 orë.

Kur dëgjoj pronarët që çahen nëpër televizione se nuk kanë punëtorë, më mblidhet një mllef i madh sa nuk e di si të shpërthej. Ne paguhemi sa 4 makiato që shesin ata.

Duke bërë “me çfarë mund tu shërbej” dhe “pronto, pronto”, gjatë studimeve apo të diplomuar në profile të ndryshme, punëtorët sezonal dhe sektori call centre janë të paorganizuar, keqpaguar dhe pa prespektivë për të ardhmen.

Aktualisht nuk e di as vetë se çfarë do bëj gjatë verës, por ju bëj thirrje të gjithë të rinjëve që kanë vendosur të punojnë në sezon:

1- Mos punon mbi 8 orë.

2- Kërkoni një ditë pushim në javë që dhe ju të futeni një ditë në det.

3- Kërkojeni rrogën në kohë, pasi shumë punëtorëve nuk jua japin në fund.

4- Nëse pronari është arrogant dhe nuk ju respekton punën, ikni sa më parë nga aty.

5- Mos harroni se pronarët kanë më shumë nevojë për ju, se ju për ata.

6- Mos lini shkollën pas dore. (Është mundësi shpëtimi nga puna që aktualisht po kërkoni).

7- Merrni leje nëse jeni sëmurë, pasi shëndeti është përpara të gjithave.

8- Mos pranoni që puna juaj të paguhet pak.

9- Mos u zini punëtori me punëtorin, pasi fuqia jonë buron nga bashkimi. (Nëse njëri nga ju kërcënohet nga pronari dhe të gjithë punëtorët bashkë me ty i lenë punën, ai falimenton)

10- Lexoni mbi sindikalizimin dhe të drejtat në punë. / KultPlus.com

(Emiliano Kita është një nga aktivistët më punëtorë të Organizatës Politike, kësaj radhe ai shkruan mbi fatin e të riut punëtor në Shqipëri.)

Denata Ndreca sot në Festivalin e Poezisë Qytetare dhe Bashkëkohore në Mesdhe

Poetja Denata Ndreca është e ftuara kryesore sot në mbrëmjen e festivalit të parë të Poezisë Qytetare dhe Bashkëkohore në Mesdhe i cili po mbahet në Pulia. Sot në mbrëmje në orën 19:30 ajo do të jetë përballë gazetarit puljez Nicola Sammali për të diskutuar mbi krijimtarinë dhe poezinë në tërësi.

“Taranto – Festivali i Parë Ndërkombëtar i Poezisë Qytetare Bashkëkohore në Mesdhe. Pulia – një tokë që mirëpret, një det që nuk ndan gjithmonë. E fortë është heshtja që noton në gjoks, fjalët që i kam mbajtur brenda prej vitesh. Për mua ky nuk është thjesht një festival. Po kthehet në kohë. Është duke mbajtur diçka që gjithmonë e kam mbajtur për dore dhe nuk e kam humbur kurrë – atdheun tim”, thotë për “Diaspora Shqiptare” poetja Ndreca.

Poete, shkrimtare, gazetare, përkthyese, pedagoge e shkëlqyer, e vlerësuar me çmime të shumta brenda dhe jashtë vendit, si dhe e përkthyer në gjuhë të ndryshme Denata Ndreca prej vitesh jeton dhe krijon në Itali. / Diaspora shqiptare / KultPlus.com

Kina po përjeton reshjet më të mëdha në 60 vitet e fundit, ekspertët: Moti ekstrem vetëm do të përkeqësohet

Pjesë të Kinës jugore u goditën gjatë fundjavës nga reshjet më të mëdha në 60 vitet e fundit, mes paralajmërimeve nga ekspertët se moti ekstrem po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë.

Rrëshqitje të rënda dheu janë raportuar në të paktën shtatë provinca dhe shumë rrugë janë përmbytur, sipas mediave shtetërore. Në provincën jugperëndimore Guizhou, lumenj të fryrë u derdhën mbi rrugë, duke fshirë makina dhe shtëpi, treguan videot në mediat sociale, shkruan Ctv News, transmeton KultPlus.

Reshjet në Guangxi, Guangdong dhe Fujian arritën më të lartat që nga viti 1961, thanë të shtunën zyrat lokale të motit, pasi ato zona regjistruan një reshje mesatare prej 621 milimetrash (24.4 inç) në periudhën 46 ditore nga 1 maji dhe 15 qershori, sipas lajmeve shtetërore. Kjo shifër është e barabartë me më shumë se 90 për qind të mesatares mbarëkombëtare prej 672.1 milimetrash për të gjithë vitin 2021, bazuar në të dhënat e Qendrës Kombëtare të Klimës. / KultPlus.com

Në këtë foto të publikuar nga Agjencia Kineze e Lajmeve Xinhua, uji rrjedh nga një portë e Hidrocentralit Shuikou në provincën Fujian të Kinës juglindore, të hënën, 13 qershor 2022. (Lin Shanchuan/Xinhua nëpërmjet AP)

Gazetari rus shet medaljen e Çmimit Nobel për 103 milionë dollarë

Medalja e Çmimit Nobel për Paqe, që ka fituar gazetari rus Dmitry Muratov vitin e kaluar, është shitur në një ankad për 103.5 milionë dollarë.

Të gjitha të hollat nga shitja e kryer më 20 qershor, do të shkojnë për Programin që ndihmon fëmijët ukrainas të zhvendosur nga lufta, i cili funksionon në kuadër të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).

Blerësi nuk është identifikuar dhe ka kryer blerjen përmes telefonit.

Rekordi i kaluar për shitje të medaljes së Çmimit Nobel ka kapur shifrën e 4.76 milionë dollarëve më 2014, për çmimin e fituar më 1962 nga James Watson, i cili ka kontribuuar në dizajnim të strukturës së ADN-së.

Tre vjet më vonë, familja e Francis Crick, i cili e ka ndarë çmimin me Watson, e ka shitur medaljen për 2.27 milionë dollarë, transmeton Gazeta express.

Muratov, i cili ka ndihmuar në themelim të gazetës së pavarur ruse, Novaya, e ka vënë në shitje medaljen e tij, për të rritur fondet për miliona ukrainas që kanë ikur nga shteti i tyre, prej kur Rusia ka nisur pushtimin më 24 shkurt.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Associated Press, ai ka thënë se është veçanërisht i shqetësuar për fëmijët që kanë mbetur jetimë për shkak të konfliktit në Ukrainë.

“Ne duam të rikthejmë të ardhmen e tyre”, ka thënë ai.

Muratov e ka ndarë Çmimin Nobel për Paqe më 2021 me Maria Ressan, bashkëthemeluese e uebfaqes, Rappler, e cila njihet si kritike e Qeverisë në Filipine.

Muratov ka qenë kryeredaktor i Gazetës Novaya kur ajo është mbyllur në muajin mars, si pasojë e taktikave të Kremlinit për të heshtur gazetarët dhe kritikët, pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë. / KultPlus.com

Kurti përcjell për në Algjeri sportistët kosovarë që marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në pritjen e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, para nisjes së ekipit përfaqësues të Kosovës në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, që do të mbahen në Algjeri.

Fillimisht, duke iu uruar sportistëve suksese në këto gara, Kryeministri Kurti tha se përkushtimi në punë i sportistëve është përulës, prandaj edhe rezultatet nuk janë të rastësishme.

“Ato janë produkt i punës tuaj të pandalshme”, u tha ai dhe i falënderoi të gjithë për përpjekjet që po bëjnë çdo ditë për të përfaqësuar dhe ranguar Kosovën më së larti.

Sporti garues, mbërthen në vete patriotizëm, dashuri dhe qëndrueshmëri ndaj vendit, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se përfaqësimi i shtetit në gara sportive ndërkombëtare përveç që reflekton sakrificën e tyre për fitore, mbi të gjitha reflekton dashurinë për Kosovën.

Kryeministri Kurti vlerësoi lart garimin e sportistëve kosovarë, të cilët për herë të dytë po marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare, e ku do të garojnë me sportistë të shteteve nga tri kontinentet, që preken nga Deti Mesdhe.

“Aq sa është krenari dhe e bukur, aq është edhe përgjegjësi. Këtë përgjegjësi të madhe, ju jeni ata që dini më së miri ta kanalizoni dhe shndërroni në forcë pozitive në mënyrë që të arrini kulminacionin e karrierave tuaja në sportet që ju prezantoni”, tha kryeministri./ Gazeta Express / KultPlus.com

Kryeministri Rama bën publike pamjet e projektit të Portit të Ri të Durrësit (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë publike sot pamjet e projektit të Portit të Ri të Durrësit. Ky projekt u paraqit ditën e djeshme në mbledhjen e 8-të të përbashkët të dy qeverive, përcjell KultPlus.

Rama e cilëson një projekt ambicioz që do të transformojë rrënjësisht jo vetëm infrastrukturën tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, po edhe gravitetin ekonomik rajonal.

“MIRËMËNGJES dhe me projektin ambicioz të Portit të ri të Durrësit, paraqitur në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, si projekt i integruar me projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë dhe portin e thatë në Prishtinë, që do të transformojë rrënjësisht jo vetëm infrastrukturën tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, po edhe gravitetin ekonomik rajonal, duke e kthyer Durrësin në një nga portat strategjike të ekonomisë së Mesdheut, ju uroj një ditë të bukur”, ka shkruar Rama. / KultPlus.com

Dashuria e parë

Poezi nga Giuseppe Ungaretti

Natë qytetëse ish ajo,
E mekët, e trëndafilta drit’ e squfurt,
Prej së cilës një siluetë u luhat
M’e qartë përvijohej e saja trajtë.

Natë mbytëse ish
Kur befas çataj bojërozë pashë
Në një sqetull kinse të paqtë.

Ç’prej asaj nate rishtare e fatkeqe
e në thellësitë e gjakut tim të tëhuajtur
Rob tyrin fshehtësirat më bënë. / KultPlus.com

Jeta e Marilyn Monroe, që nga shkëlqimi deri tek fundi i saj tragjik

Për publikun, ajo konsiderohej si femra më e bukur bjonde e Hollivudit, por përbrenda, modelja e shndërruar në aktore përballej dita-ditës me ‘demonët’ që e çuan në vdekjen e saj të parakohshme në moshën 36-vjeçare.

Në njëfarë mënyre, dukej se në gusht të vitit 1962, Marilyn Monroe po e sistemonte disi jetën e saj. Ajo sapo kishte blerë shtëpinë e parë në lagjen Brentwood të Kalifornisë për 75,000 dollarë, ishte në kopertinën e revistës “Life” dhe sapo ishte ripunësuar në filmin “Something’s Got to Give”.

Por nga ana tjetër, pas shumë pak kohësh, gjithçka dukej se po shkonte keq për aktoren. Ajo u divorcua nga bashkëshorti i saj i tretë, dramaturgu Arthur Miller, ndërkohë që një vit përpara divorcit, qarkullonin zëra për një lidhje të supozuar mes saj dhe presidentit John F. Kennedy. Daljet e saj në publik, të cilatnormalisht ishin perfekte më parë, u zëvendësuan me një gjendje jo të mirë të Monroes.

Më 5 gusht 1962, Monroe u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në 12305 Fifth Helena Drive. Ajo mbante një aparat telefoni në dorë dhe u gjet e shtrirë përtokë dhe lakuriq. Pranë saj u gjet edhe një shishe bosh pilulash që mbante një sasi maksimale prej 50 tabletash Nembutal (Pentobarbital), një ilaç që përdoret shpesh si pilulë gjumi, por kur merret në doza të larta, shkakton vdekje për shkak të frenimit të sistemit nervor qendror.

Jeta e Marilyn Monroe, që nga shkëlqimi i saj pas braktisjes nga prindërit që fëmijë e deri tek fundi i saj tragjik, ngjan paksa me historinë e Hirushes. Ndërkohë që vdekja e saj në moshën 36-vjeçare, u cilësua si një vetëvrasje, megjithëse teoritë mbi shkakun e vdekjes së saj mbeten ende të shumta./bota.al/ KultPlus.com

‘Jo domosdoshmërisht duhet të qëndrosh, në vende ku thahen lulet e tua’

Nga Manuela Toto

Jo domosdoshmërisht
duhet të japësh shpjegime,
për ata që nuk e kanë kuptuar atë, që krijon, o thua.
Mund të reagosh dhe të heshtësh për arsyet e tua.
Jo domosdoshmërisht
duhet të qëndrosh, në vende
ku thahen lulet e tua.
Nuk egziston vetëm një kopsht i vetëm,
dhe ti, për këtë duhet t’ja lejosh vetes privilegjin e Diellit më të mirë.
Nuk të duhet të jesh
i,e kënaqur në shoqërisë e kujtdo për domozdoshmëri.
Vetmia nuk është një dënim,
nëse e zgjedh për t’u gëzuar në paqen tënde.
Jo domosdoshmërisht
duhet të mbledhësh ç’do provokim, sepse jo ç’do gjë meriton vëmendjen dhe kohën tënde.
Jo domosdoshmërisht
duhet t’u mbash besimin premtimeve të vjetra, që të kanë lënë në pritje.
Premtimet, duhet të ushqehen çdo ditë,
dhe universi bekon atë që njeh fundin, duke i hapur portën.
Jo domosdoshmërisht
duhet të jesh shtëpi e qëndrueshme e fortë,
e ç’do emocioni.
Duhet lejuar dhe të kalojë tej e matanë, si të jesh prej ajri.
Jo domosdoshmërisht
duhet të konfirmosh pritshmëritë e të tjerëve.
Mund të mbetesh gjithashtu i(e)paparashikueshëm;
është për ty liri,
dhe mirënjohje e vetvetes.

Përktheu: Herman Çuka / KultPlus.com