KINO është një ambient i veçantë i argëtimit për familjen dhe shoqërinë, i cili vjen si një inovacion në hartën kulturore të qytetit të Gjakovës. KINO me një stil modern ju prezanton kinemanë “Hyrije Hana” me filmat më të ri me teknologjinë e fundit digjitale 3D si dhe teknologjinë më të re të zërit ‘Dolby Surround 5.1’, shkruan KultPlus.
Kjo kinema posedon sallën me një kapacitet prej 250 ulëseve, bashkë me ulëset VIP dhe ulëset familjare. Ofron filma premierë në kohë rekorde duke ofruar një përvojë të re të artit të shtatë.
KINO “Hyrije Hana” ka një mision: të jetë një destinacion i veçantë i argëtimit për të gjitha moshat, juve ju mbetet vetëm të zgjidhni filmin!
KultPlus ju sjellë orarin e plotë për këtë javë në KINON e Gjakovës “Hyrije Hana”. /KultPlus.com
Platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al publikon 10 librat më të shitur të muajit nëntor, periudhë në të cilën është zhvilluar edhe Panairi i Librit.
Muaji nëntor përkoi me zhvillimin e Panairit të 24-ërt të Librit në mjediset e Pallatit të Kongreseve. Njëherësh, edhe platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al zhvilloi fushatën 25-ditore të quajtur “Nëntori i librit”, ku pati oferta deri në 50%, informim të vazhdueshëm për titujt e rinj dhe intervista me botues për librat që u hodhën në qarkullim për herë të parë. Surprizë e muajit të kaluar ishte romani “Të lirë” i Lea Ypit, i cili pasi është botuar në gjuhë të tjera vjen edhe në shqip.
“Rruga jonë – rruga e suksesit në biznes”, një libër i shkruar nga biznesmeni, trajnuesi dhe filantropi Vasil Naçi, dhe Dr. Alma Bici, sjell modelin e Agna Group si model suksesi për zhvillimin e një sipërmarrje, me kulturën, vlerat dhe bindet që përqafon një biznes. Risi ka qenë edhe libri me tregime i Julio Cortazarit, sjellë në shqip nga Aurel Plasari dhe botuar nga Aleph.
“Derrkuci i Krishtlindjes” nga Joanne K. Rowling, i sapobotuar nga Dituria, ka ngjallur interesin e lexuesit, ndonëse nuk ka nisur ende të ndihet atmosfera e Krishtlindjes.
Dostojevski dhe romanin e tij “Krim dhe ndëshkim” mbetet ndër klasikët më të pëlqyer nga lexuesit. Mes klasikëve modernë renditen edhe librat e Ismail Kadaresë dhe Jeffrey Archer.
Edhe librat e zhvillimit personal si “Babai i pasur, babai i varfër” i Robert Kiyosakit dhe “S’ka më justifikime” renditen ndër 10 titujt më të kërkuar të muajit nëntor tek Bukinist.al.
Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni librat më të kërkuar, si më poshtë:
“Të lirë” nga Lea Ypi
Libri është një gjysmë roman autobiografik, gjysmë ese filozofike, për lirinë dhe çfarë do të thotë të jesh i lirë dhe të kesh përgjegjësi si individ në periudhën e ndryshimit të sistemeve. Libri flet për një fëmijë që rritet në fund të viteve ‘80 në Shqipërinë e komunizmit, është një lloj roman formimi, romani i rritjes, ku personazhi kryesor rritet, kapërcen fëmijërinë dhe përjeton hyrjen në adoleshencë, ndërkohë që edhe shteti ku ajo jeton pëson të njëjtin transformim. Pra, është një fëmijë që kërkon lirinë në një vend që është gjithashtu në kërkim të lirisë.
Lea Ypi, profesoresha e Teorisë Politike në London School of Economics, sjell perceptimin prej fëmije të Shqipërisë së rrënuar në komunizëm dhe në përpjekjet e saj drejt lirisë në post-komunizëm. Ky roman ka qenë një befasi e madhe pasi po botohet në 15 gjuhë të ndryshme të botës dhe së fundi është përgatitur nga anglishtja në shqip nga shtëpia botuese Dudaj. /KultPlus.com
Shtëpia origjinale e familjes McAllister nga filmi “Home Alone”, tani është listuar si banesë për qera nga AriBnb, shkruan KultPlus.
Për vetëm 25 dollarë, ju mund ta merrni me qira dhe ta shihni përbrenda shtëpinë e familjes McAllister nga filmi i njohur “Home Alone.
Buzz McCallister, vëllai i madh i Kevinit në film, do të mirëpres më 12 dhjetor në këtë shtëpi personat që do ta marrin me qera shtëpinë.
Airbnb është një kompani amerikane që operon një treg në internet për akomodim, kryesisht banesa për pushime me qira dhe aktivitete turistike. /KultPlus.com
Të mërkurën mbrëma është hapur festivali i filmit “Art Without Limit”, i cili ka fokus filmat që trajtojnë personat e personazhet me aftësi të kufizuara, shkruan KultPlus.
Hapja e këtij festivali u bë me filmin “Light Sparks, ku rrëfehej për jetën e Fahri Krasniqit, një burrë që vetëm njërën dorë e kishte funksionale, por edhe me një dorë ai punonte sa një ekip njerëzisht me aftësi “të pakufizuara”.
Fahriu ishte mjeshtër i gdhendjes, përpuimit të drurit, ku krijonte figura e mjete të ndryshme.
Ai etëm me një dorë, kishte krijuar një çifteli speciale të cilës i binte veç me dorën e djathtë dhe i gëzohej jetës.
50 filma vendor dhe ndërkombëtar të metrazhit të shkurtër do të shfaqen në këtë festival, të gjithë me fokus në personat me nevoja të veçantë.
Ceremonia përmbyllëse e këtij festivali do të bëhet me 3 dhjetor dhe ndarja e çmimeve të festivalit do të bëhet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, e dy ditë përpara do të bëhet shfaqja e filmave në “Kino Armata”.
Një juri në përbërje të: Yllka Gashi, presidente e jurisë, Cristiano Palozzi, Agron Domi, Donna Russo, Lou Figueroa, Rolf Killius, do të ndajë 12 çmimet e Festivalit.
Festivali AWLIFF organizohet nga një grup i grave artiste dhe OJQ “Art Without Limit”. /KultPlus.com
Filmi më i sukesshëm i kinematografisë së Kosovës, “Zgjoi”, po vazhdon pjesëmarrjen në festivale të ndryshme nëpër Evropë, shkruan KultPlus.
Në Stuttgart të Gjermanisë, filmi “Zgjoi” u shfaq pikërisht më 28 nëntor në shtëpinë prodhuese të filmave “Jip Film”, aty ku ishte e pranishme edhe Fahrije Hoti.
Ky film u shfaq me shumë sukses në këtë shtëpi prodhuese, e madje fundi u përcoll me duartrokitje nga e gjithë salla, e cila ishte e mbushur.
Jip Film ka njoftuar se filmi “Zgjoi” do të fillojë të shfaqet nëpër kinema nga marsi i vitit tjetër.
Filmi pëcjellë Fahrijen e cila është në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë. Ajo fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetësën e familjes së saj në një ambient tradicional patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në rrugëtimin e saj për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me veten për të jetuar në një situatë të re për të. /KultPlus.com
Kaltrina, artiste e re që jeton në Zvicër, ekspozitën e saj e ka emëruar “Hommage à la guerreque je n’ai pas vécue” (Homazh luftës që nuk e kam përjetuar), e cila i kushtohet kujtesës për një odë, dhomë të pritjes në Kosovë, që u shkatërrua në luftë dhe jeton ende në art, në kujtesë.
Katrina Rrustemi ka hapur ekspozitën personale në muzeun “Kunsthalle Basel” të Zvicrës më 27 nëntor dhe ajo do të jetë e hapur deri më 2 janar 2022. Më parë Kaltrina mori pjesë në ekspozita me instalacione edhe në Gjenevë, më 2019 dhe në “Kunsthalle Mulhouse”, më 2020.
Ekspozita, që ka zgjuar interesin e dashamirëve të artit në Bazel, është organizuar në kuadër të projektit “VonmöglischenWelten” (Prej botëve të mundshme), i cili përmbledh 19 institucione të artit nga Franca, Gjermania dhe Zvicra.
Kaltrina, artiste e re që jeton në Zvicër, instalacionin e saj e ka emëruar “Hommage à la guerreque je n’ai pas vécue” (Homazh i luftës që nuk e kam përjetuar).
Punimi është krijuar nga kujtimet. Kujtimet janë gjithmonë fragmente, pjesë-pjesë dhe mbi një mozaik të tillë memorizues është krijuar edhe punimi. Ajo ka përdorur fotografitë prej albumeve të fëmijërisë, duke provuar të krijojë dhomën e madhe të shtëpisë së gjyshes së saj në Hade, Kastriot.
Duke folur për veprën që ekspozohet, Kaltrina e emocionuar thotë: Kjo vepër ka lindur në pranverë 2019, kur mblidhja ide që lidheshin me temën e punimit të diplomës në Shkollën e Lartë të Arteve në Gjenevë. Një ditë shkova të shoh një ekspozitë që e kishin organizuar studentët shqiptarë të Gjenevës. Ekspozita tregonte historinë e Kosovës, luftën e fundit dhe ishte organizuar në shënimin e 20-vjetorit të luftës. Kam lexuar në këtë ekspozitë dëshmi nga kosovarë në diasporë dhe po kështu edhe vendas. Mendova se kurrë nuk paskam pa dëshmi të tilla të luftës. U ktheva në shtëpi me shumë emocione. Me gjithë këto emocione vendosa të tregoj edhe unë pjesën time të kësaj historisë.
Vet titulli i ekspozitës përcjell dualitet, sfera të ndryshme të jetës që përballen njëra me tjetrën duke treguar kompleksivitetin e jetës dhe realitetin në Kosovë.
Frymëzimi i Kaltrinës ishte pikërisht dhoma e madhe, oda e gjyshes së saj që ishte djegur në luftë, por kishin mbetur kujtimet për të. Ajo e di se kur rritesh larg vendit tonë, si fëmijë, është shumë e vështirë të kuptosh çfarë do të thotë identiteti, përkatësia. Rritesh duke u ndjerë sikur nuk je si ata, je tjetër, flet edhe një gjuhë tjetër, ke edhe një kulturë tjetër dhe shumicën e kohës, mundohesh të fshihesh se do të jesh sikur të tjerët. Kur kthehesh në Kosovë nga Zvicra e ke ndjenjën e shtëpisë, të familjes, është një vend që e di se është edhe yti. Punimi i Kaltrinës flet për këtë ndjenjë unike.
Është shkruar edhe në katalogun e ekspozitës “Vonmöglichen Welten” (Prej botëve të mundshme), se kjo ekspozitë tregon rëndësinë e artit kur, bota ka nevojë për ngjarje të së kaluarës, sikur edhe për ato të reja. Pikërisht këtë e shpreh kjo ekspozitë. Është një pjesë e vogël, individuale, por edhe e një pjesë historie shumë më të madhe, kolektive, historia e Kosovës, historia e luftës dhe dramës që shkaktoi ajo në vendlindjen e prindërve të saj.
Kaltrina shprehet se është e lumtur dhe krenare që iu dha mundësia të paraqesë punimin e saj për artdashësit zviceranë në qendër të qytetit, në Muzeun e famshëm të Bazelit. Ajo mendon se diaspora kosovare që është e madhe në Zvicër është ende pak e reprezantuar.
Historia jonë është edhe pjesë e historisë së Zvicrës dhe mendoj është rëndësishme të integrohemi dhe të paraqitemi sa më shumë me vlerat tona në institucionet e kulturës, përfundon ajo.
Qytetarët e Përmetit sapo kanë përuruar një kinema të re, si një qendër kulturore artistike në shërbim të fëmijëve të shkollave, shkruan KultPlus.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi, përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook” ka bërë të ditur se nxënësit e një shkolle kanë qenë shumë të papërgjegjshëm në vizitën e fundit.
Furxhi ka përmendur “plehrat” si armik të përbashkët, të cilit akoma nuk po i gjendet një zgjidhje e duhur.
“Po ndaj me ju një trishtim të madh që më shkaktuan disa nxënës të qytetit që e dua aq fort, qytet amvisash, gra e burra punëtorë rrallë si kush”, shkroi ajo.
Tutje, përmes disa fotografive të publikuara në “Facebook”, shihen edhe se sa të papërgjegjeshëm u treguan ata nxënës.
“Kjo gjë duhet të diskutohet më shumë, prindërit s’o duhet t’ua falin, mësuesit s’do duhet t’ua kalojnë lehtë, permetarët nuk e meritojnë këtë”, shtoi deputetja e Kuvendit të Shqipërisë.
KultPlus ua sjellë edhe fotografitë e publikuara më poshtë:
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është njëra ndër këngëtaret që dëgjohet shumë në platformën për muzikë “Spotify”, shkruan KultPlus.
Në çdo fundvit, platforma “Spotify” bën një përmbledhje të të dhënave, ku edhe shfaqen informacione shumë interesante mbi përdoruesit dhe shijen e tyre muzikore.
Rexha, ka falënderuar të gjithë mbështetësit e ta, pasi që këngët e saj janë dëgjuar më shumë se 900 milionë herë nga 178 vende të botës
“Faleminderit shumë për gjithë mbështetjen e juaj dhe të gjithë mbështetësit e mij që më kanë përcjellur në këtë udhëtim. Jam e bekuar” shkroi ajo në “Facebook”.
Njëra ndër këngët më të njohura të këngëtares është “Me, myself and I”. /KultPlus.com
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim avokatët e popullit nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit të Kosovës, Naim Qelaj, Avokaten e Popullit të Shqipërisë, Erinda Ballanca, Avokatin e Popullit të Maqedonisë së Veriut, Naser Zyberi dhe komisionarin për mbrojtje nga Diskriminimi, Republika e Shqipërisë, Robert Gajda.
Në takim me ta, Presidentja Osmani ka theksuar se mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe mbrojtja nga diskriminimi i çfarëdo lloji, është prioritet absolut i të gjitha institucioneve të vendit. Presidentja Osmani i ka inkurajuar avokatët e popullit nga të tri shtetet që ta rrisin bashkëpunimin në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, synim i cili nuk njeh kufij.
Presidentja Osmani deklaroi se besimi i qytetarëve në institucione të pavarura është bazament i demokracisë, e njëkohësisht edhe parakusht për zhvillim të vendit. Ajo poashtu tha se Institucioni i Avokatit të Popullit ka rëndësi të madhe për secilin shtet, meqë ky institucion jo vetëm që trajton ankesat e qytetarëve, por njëkohësisht edhe promovon të drejtat dhe liritë e njeriut. /KultPlus.com
Një nga grupet më të preferuara të adoleshentëve “Big Time Rush” do të rikthehet me një këngë të re, e cila do të publikohet më 13 dhjetor, shkruan KultPlus.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë protagonistët e grupit, ku kanë njoftuar përmes rrjete sociale se do të bëjnë rikthimin e tyre të madh.
Big Time Rush është një grup amerikan i muzikës pop, i formuar në vitin 2009. Grupi përbëhet nga Kendall Schmidt, James Maslow, Logan Henderson dhe Carlos Pena Jr.
Ky grup luajti në njërin ndër serialet më të shikuarua ndonjëherë në Nickelodeon, me emër të njëjtë “Big Time Rush”.
Rikthimi i tyre po pritet nga shumë njerëz, ku edhe pritet që të lansojnë këngën e tyre më të re të quajtur “Call It Like I See It”. /KultPlus.com
Sot, u promovua raporti i botuar nga organizata joqeveritare Admovere, «Strategjitë në fushën e arsimit të lartë në Kosovë», me autorë Aulonë Memetin dhe Nuhi Sadikun, mbështetur financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).
Raporti ka për qëllim që të analizojë dhe krahasojë paraqitjen e problematikave të arsimit të lartë gjatë planifikimit strategjik. Më konkretisht, hulumtimi pëqendrohet në pesë indikatorë: transparenca dhe llogaridhënia, puna shkencore, gjithëpërfshirja; ndërlidhja e programeve të studimit me tregun e punës, dhe akreditimi.
Raporti krahason dhe shqyrton objektivat e përcaktuara dhe nivelin e përmbushjes së tyre në mes të të gjitha strategjive (dhe planeve të veprimit) të arsimit të lartë në Kosovë, të nxjerra nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), dhe në mes të strategjive (dhe raporteve vjetore) të Universitetit të Prishtinës (UP). Për nevojat e këtij hulumtimi, me theks të veçantë janë shqyrtuar Strategjia Kombëtare për Zhvillim (SKZH) dhe udhërrëfyesi për zbatimin e saj, Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë (PSAK) 2017-2021 dhe Plani i Veprimit, si dhe Planet Strategjike të UP-së 2017-2019 dhe 2020-2022.
Drejtori Ekzekutiv i organizatës Admovere dhe bashkëautori i këtij raporti, Nuhi Sadiku deklaroi se “raporti është analizë krahasimtare e dokumenteve kryesore të planifikimit strategjik për arsimin e lartë të nxjerra nga tri nivele institucionale”. Ndërsa, si konkludime përmendi se “(1) ka një hendek të madh në mes të planifikimit, monitorimit dhe zbatimit në praktikë të masave të parapara për t’u ndërmarrë; (2) niveli i transparencës në Universitetin e Prishtinës po përcjell një trend të rritjes; (3) mekanizmat për zhvillim profesional të stafit akademik nuk janë të mjaftueshme; (4) Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë 2017 – 2021, kur përmend gjithëpërfshirjen kryesisht mendohet për nivelet më të ulëta të arsimit, e më pak për arsimin e lartë; (5) një shtysë shumë pozitive në motivimin e stafit akademik për publikime shkencore, ka qenë Rregullorja për financimin e botimeve e miratuar nga Universiteti i Prishtinës (UP)”.
Kurse, recensenti i këtij raporti, prof. Xhavit Rexhaj duke rekomanduar që ky raport të bëhet i përvitshëm ose së paku çdo dy vite, deklaroi se “planifikimi strategjik është ndër pikat më të dobëta të arsimit në Kosovë”. Z.Rexhaj, gjithashtu potencoi faktin e mungesës së të dhënave për sistemin e arsimit, duke e konsideruar këtë gjë shumë problematike. Ndërkaq, për raportin tha se “është i pari i këtij lloji në Kosovë, është bërë në kohën e duhur, ka indikatorë të përcaktuar mirë, e ruan koherencën në mes të niveleve të planifikimit strategjik dhe e ruan fokusin e trajtimit”.
Raporti përmbyllet me vlerësimin e zbatimit në praktikë të strategjive, me fokus tek indikatorët e lartpërmendur, duke shqyrtuar më hollësisht rastet e tri fakulteteve të UP-së, përkatësisht Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK), Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit Filozofik, me dekanët e të cilave janë zhvilluar intervista nga ekipi hulumtues. /KultPlus.com
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë suksese të jashtëzakonshme me albumin e saj të lansuar këtë vit “Future Nostalgia”, shkruan KultPlus.
Platforma për muzikë “Spotify” bën vit pas vitit në përmbledhje të të dhënave në lidhje me artistët më të dëgjuar dhe gjithashtu përfshihen edhe albumet më të dëgjuara.
Albumi “Future Nostalgia” është renditur si i dyti më i dëgjuar në të gjithë botën këtë vit, derisa kënga “Levitating” në bashkëpunim me DaBabyn është e pesta më e dëgjuara.
Future Nostalgia është albumi i dytë i këngëtares Dua Lipa, i publikuar më 27 mars 2020 nga Warner Records. /KultPlus.com
Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve me seli në Shkup (ITSH), sapo e ka hedhur në qarkullim një edicion të veçantë të tij: librin me titull: “200 këngë nga opusi muzikor i kantautorit Ilir Shaqiri”, me autor profesorin e kompozicionit, Korab Shaqiri.
Përmbledhja “200 këngë nga opusi muzikor i kantautorit Ilir Shaqiri”, shpalos një dimension pak të njohur të artistit të madh, Ilir Shaqiri, i cili me krijimtarinë e vet shënjon epokën çerekshekullore të mbijetesës dhe të luftës së popullit shqiptar të Kosovës për liri kombëtare e njerëzore.
Brenda volumit prej më shumë se 700 faqesh, autori, Korab Shaqiri, ka përmbledhur këngët më të njohura të Ilir Shaqirit, me qëllim që t’i standardizojë me “gjuhën” e muzikës së shkruar, duke i prezantuar në mënyrë komparative si tekste letrare dhe si partiturë (muzikë e shkruar).
Këngët që përfshihen në këtë volum kapin një periudhë kohore që prej viteve ‘80-të – kohë kur Ilir Shaqiri i kishte realizuar ato me orkestër foklorike, e deri në ditët tona, kur disa këngët e tij janë realizuar edhe me orkestër simfonike.
Sipas redaktorit muzikor të këtij botimi, Valton Beqiri, vlera e kësaj përmbledhjeje letrare e muzikore, përkon jo vetëm me Ilir Shaqirin si artist individual, por edhe me një pjesë të rëndësishme të historisë më të re muzikore shqiptare.
Autori i këtij botimi të veçantë, Korab Shaqiri, ka studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranë (në klasën e profesorit Haig Zaharian). Pas mbarimit të studimeve themelore i ka vazhduar studimet pasuniversitare (në klasën e profesori Aleksandër Peçi). Më 2019 ka mbrojtur me sukses Disertacionin e Doktoraturës para një kolegji profesorësh të Universitetit Shtetëror të Shkupit, duke fituar gradën shkencore “Doktor i kompozicionit”. Tani është mësimdhënës në Akademinë e Arteve në Prishtinë dhe vazhdon të jetë aktiv në skenën muzikore, si autor dhe kompozitor. /KultPlus.com
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar rezolutën e propozuar nga deputeti Fetah Rudi, që viti 2022 të shpallet vit i personave me aftësi të kufizuara, shkruan KultPlus.
Drejtori i Handikosit, Afrim Maliqi, është shprehur shumë i lumtur për një gjë të tillë, ku edhe ka falënderuar Kuvendin e Kosovës që miratoi një rezolutë të tillë.
Me shpalljen e vitit 2022, Ministritë, Organizatat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe shoqëria në përgjthësi synojnë të mobilizojnë resurset e tyre për të trasuar rrugën për një Kosovë pa pengesa dhe për të fuqizuar personat me aftësi të kufizuara, në mënyrë që ata të mund të gëzojnë të drejta të barabarta dhe të marrin pjesë plotësisht në të gjitha sferat e shoqërisë.
“Objektiv kryesor gjatë vitit të ardhshëm pa dyshim do të jetë që Kosova të përparojë drejt garantimit të të drejtave për të gjithë personat me aftësi të kufizuara në Kosovë, pavarësisht gjinisë, origjinës racore ose etnike, fesë ose besimit, moshës apo orientimit seksual”, shkruan Maliqi në llogarinë zyrtare në “Facebook”.
Motoja e kësaj rezolute është ‘’Mundësi të barabarta për të gjithë!’’ dhe misioni i saj pritet të vazhdojë tutje.
HandiKOS përfaqëson dhe përkrahë personat me aftësi të kufizuar përmes avokimit dhe lobimit. /KultPlus.com
Në Kosovë ende nuk është konfirmuar ndonjë rast me variantin e ri të Covid-19, ose siç njihet ndryshe Omicron, ndonëse në shumë shtetet po raportohet për dyfishim të numrit të të infektuarve.
Përkundër që ende nuk është regjistruar ndonjë rast me këtë variant në vend, qytetarët shprehen të shqetësuar për përhapjen e tij.
Bekim Brestovci është shprehur se ka marrë shumë informacione sa i përket virusit.
Ai u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të mbrojnë veten dhe të tjerët.
“Po kemi dëgjuar natyrisht sepse ka qenë veç në media. Frika është permanente prej që është shfaq edhe Covidi. Natyrisht kemi shumë raste vdekshmërie që kemi pas nga Covid, andaj mendohet që edhe ky nuk do të jetë një virus i cili do të përballohet lehtë dhe do të kaloj pa viktima në njerëz. Apeli im kish me qenë te të gjithë ata që nuk janë të vaksinuar gjer më tani le të vaksinohen kundër Covid-19. Pastaj shohim se çfarë po preferohet edhe kundër virusit të ri, i cili veç e ka marrë përmasën në shumë shtete të Evropës”, shtoi ai.
Beqir Aliu ka kërkuar vaksinim masiv duke shtuar se nëse deri më tani në botë vaksinë e kanë marrë 4 miliardë njerëz, pse nuk duhet që ta marrim edhe ne.
“Na u bënë boll këto far lloje të viruseve. Jo nuk frikohem aspak, vaksinat i kemi marr. Kisha apeluar që të vaksinohen. Të gjithë le të vaksinohen. Për shembull pare ka erdhëm rrugës biseduam, kur janë vaksinuar diku afër 4 miliardë njerëz në botë, kush jem na me gjet kirifekte jo bën jo nuk bën”, tha ai.
Anita Zhegrova, ka kërkuar që vaksinimi të bëhet i obligueshëm për të gjithë pa përjashtim, për shkak të mundësisë së përhapjes së shpejt të varianti të ri të virusit, raporton EO.
“Po kom dëgjuar, kam dëgjuar që është më i rrezikshëm edhe po shpërndahet shumë ma shpejt se sa variantet që kanë qenë më herët. Kom dëgjuar po unë jam vaksinuar shumë herët, shpresoj që nuk ka njerëz më që dyshojnë te vaksina edhe e bëjnë sa më shpejtë, për arsye se kjo nuk ta fal. Unë e kam pas vet tash një vit domethënë koronën. Kam heq kogja shumë edhe nuk është hajgare domethënë duhesh me e ruajt veten rrethin edhe shoqëri nëse duam me kanë qysh jena kanë ma herët përndryshe është shumë i rrezikshëm”, shtoi ajo.
Rastet e variantit të ri deri më tani janë identifikuar në mesin e udhëtarëve në më shumë se dhjetë vende evropiane, duke përfshirë Danimarkën, Holandën dhe Mbretërinë e Bashkuar. / KultPlus.com
– Investimi do të kushtojë rreth 3 miliardë lekë – Do të krijohen mbi 500 vende të reja pune – Do të gjenerohen deri në 20 milionë euro në vit për ekonominë vendase
Pjesë e buxhetit të deklaruar nga qeveria e Shqipërisë për vitin 2022 është edhe një port i ri turistik në qytetin e Vlorës. Është folur për përparësitë e tij krahasuar me portin aktual, për peshën që do të zërë në ekonomi dhe imazhin ndërkombëtar të vendit.
Marina Vlorë do të ndjekë modelin e qendrave të ngjashme nëpër Europë, kurse në rajon mund të përmendim marinat në Malin e Zi apo Kroaci si më të afërtat. Sipas parashikimeve, kur të fillojë funksionimi, kjo marinë në vetvete do t’i sjellë ekonomisë së Vlorës rreth 4,3 milionë euro në vit të ardhura. Nëse marrim parasysh edhe shërbimet ndihmëse që do ta shoqërojnë atë, si p.sh. hoteleria, baret dhe restorantet apo edhe turizmin lokal, vlera e përgjithshme që do të krijohet për komunitetin arrin mbi 20 milionë euro në vit. Këto shifra tregojnë rëndësinë e vërtetë që do të ketë ky zhvillim për Vlorën dhe jo vetëm.
Interesit të publikut për këto zhvillime i vjen në ndihmë Ervin Bacaj. Ai është drejtuesi i projektit për portin e ri ose siç njihet ndryshe Marina Vlorë. Ervini shpjegon për herë të parë konceptin e një sipërmarrjeje të tillë dhe rëndësinë strategjike të saj.
1. Çfarë kuptojmë me Marina Vlorë?
Shpjegimi më i thjeshtë do të ishte porti i ri turistik që pritet të fillojë nga puna në Vlorë, ndërsa termi në vetvete përfshin të gjitha funksionalitetet e një porti modern dhe shërbimet ndihmëse për mjetet lundruese që e vizitojnë, për turistët që sjellin, si dhe për publikun e gjerë. Në rajonin tonë, por edhe në mbarë botën, marinë është koncepti modern i portit ekskluzivisht për turizëm, i përshtatur për jahte të madhësive të ndryshme dhe anije turistike. Gjatë kohës që qëndrojnë të ankoruara, këto mjete kanë nevojë për t’u furnizuar me karburant, ujë dhe elektricitet. Udhëtarët e ardhur me to, mund të dëshirojnë shërbime si hoteleri, gastronomi, argëtim, kulturë, vizita në qytet e më gjerë, dhe marina është në gjendje t’ua ofrojë të gjitha këto.
2. Pra kemi dhe simotra të Marinës Vlorë në vende të tjera?
Do të thoshim se jemi të vonuar madje. Sot Mali i Zi ka disa marina të njohura, Kroacia natyrisht ka marina me famë ndërkombëtare, pa përmendur Greqinë dhe pafundësinë e plazheve apo ishujve të saj të njohur. Marina shërben si një motor zhvillimi për qytetin dhe zonën përreth. Punësimi në profile të ndryshme gjatë ndërtimit dhe funksionimit të saj, ekonomitë ndihmëse të lidhura me aktivitetin e saj, promovimi ndërkombëtar elitar që i bëhet bregdetit, janë disa prej kontributeve madhorë të marinës për qytetin ku ndodhet.
3. Cilët e sjellin këtë projekt
Porti turistik vjen si një produkt i ekspertizës së kompanive prestigjioze ndërkombëtare në fushën e menaxhimit të marinave si D-Marine. Shërbimet e ofruara do ta ngrenë Marinën Vlorë në nivelin e strukturës më pesë yje. Ajo do të reklamohet në panaire dhe media ndërkombëtare të specializuara, fakt që do të kontribuojë në njohjen e mëtejshme ndërkombëtare të qytetit të Vlorës si destinacion turistik.
Koncepti i Marines është zhvilluar nga kompani angleze me reputacion të padiskutueshëm në këtë fushë. Vlera e përgjithshme e investimit do të jetë 2.8 miliardë lekë, e shtrirë në 3-4 vite.
4. Ku qëndron Marina Vlorë në lidhje me të gjithë panoramën e zonës?
Marina plotëson natyrshëm kërkesat për ankorim të velierave, jahteve dhe mjeteve të tjera turistike, njëkohësisht ofron shërbimet që i japin penelatën finale projektit të shëtitores Lungomare, në gjatësinë e saj të sotme dhe vazhdimit që do të ketë nesër. Banorët e Vlorës dhe turistët do të kenë akses të drejtpërdrejtë e pa kufizime në shërbimet detarë në zemër të qytetit. Do të shijojnë magjinë e mjeteve lundruese të të gjithë flamujve, si në Portofino, Monte Karlo e të tjera qytete të mirënjohura.
5. Çfarë mund të presin banorët e zonës nga Marina Vlorë?
Përfitimet për popullsinë dhe ekonominë lokale janë në disa plane. Fillimi i punimeve do të hapë menjëherë vende pune, të cilat parashikohen të arrijnë ne disa qindra, në specialitetet inxhinier marine, inxhinier navigimi, inxhinier konstruktor, teknologji informacioni, arkitekt, financier, ekonomist dhe të tjera. Më pas, funksionimi i njësive përbërëse të portit do të kërkojë një numër të madh menaxherësh të shërbimeve të ndryshme dhe punonjës të të gjitha niveleve.
Marina Vlorë llogaritet që të shtojë numrin e turistëve në Vlorë me 200.000 persona në vit, pasi hoteleria do të jetë e standardit me 4 dhe 5 yje dhe qyteti do të futet në itineraret e rekomanduar të udhëtimeve luksoze. Porti i ri do të jetë veçse porta hyrëse e këtyre turistëve drejt pikave turistike të Vlorës, madje edhe të zonave më të afërta. Atëherë do të flasim vërtet për turizëm elitar në Vlorë dhe për gjithë përfitimet nga pushues të atij kalibri.
Ne kemi llogaritur që gjithë aktiviteti i Marinës Vlorë do t’i sjellë Vlorës rreth 4.3 milionë euro të ardhura në vit. Po të llogarisim edhe aktivitetin ekonomik të hotelerisë, restoranteve, furnizimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve lundruese, vlera vjetore që përfiton ekonomia arrin deri në 20 milionë euro.
Duhet theksuar edhe që veprimtaritë e ndryshme argëtuese, kulturore apo sportive që do të zhvillohen në mjediset e portit të ri, do të mirëpresin edhe qytetarët e Vlorës apo vizitorët e ndryshëm që e kanë Vlorën në planet e tyre. Produktet dhe shërbimet e nevojshme për veprimtarinë e saj, Marina Vlorë do t’i sigurojë nga tregu vendas. Krahas kësaj, ajo do t’i përkushtohet promovimit të prodhimeve ushqimore dhe artizanale të zonës, vlerave historike dhe kulturore të rajonit të Vlorës. / KultPlus.com
Vë bast se e keni vënë re se pothuajse çdo qytet ka skulpturat ose statujat e veta krijuese, zakonisht të vendosura përgjatë rrugëve ose shesheve të qytetit.
Disa prej tyre janë goxha të zakonshme, por të tjerat… Skulptura të tjera të famshme mund të jenë jashtëzakonisht tërheqëse dhe të nxisin biseda.
Statuja më e vjetër e njohur, e quajtur Venus of Hohle Fels, daton rreth viteve 33.000 – 38.000 pes, dhe që atëherë arti i skulpturës ka ndryshuar në shumë mënyra. Nëse kjo formë e artit u përdor për të përshkruar botën përreth në fillim, atëherë shpejt u bë një mënyrë për të adhuruar perënditë dhe më vonë, pasi u kthye në epokën e artit klasik, për të përkujtuar njerëzit e famshëm. Tani, skulpturat moderne mund të përfaqësojnë një ide dhe jo fare një objekt apo një qenie të gjallë, të marrin forma të çuditshme dhe të bëhen absolutisht nga çdo material që mund të imagjinohet, transmeton rtv21.tv.
Për t’ju kursyer disa udhëtime nëpër botë, Bored Panda ka mbledhur një listë të skulpturave më kreative dhe statujave më të famshme të gjetura në të gjithë globin. Disa janë të vjetra, disa janë vepra arti modern, por të gjitha janë super kreative dhe frymëzuese. / KultPlus.com
Familjet e gjysmës së viktimave të festivalit të Travis Scottit, “Astroworld”, e kanë refuzuar ofertën e reperit për t’i paguar shpenzimet e funeralit.
Disa ditë pas tragjedisë e cila ndodhi muajin e kaluar në mesin e turmës së koncertit të Travisit dhe mikut të tij, Drake, ku mbetën të vdekur 10 njerëz dhe qindra të tjerë të lënduar, reperi u ofrua për t’i marrë përsipër të gjitha shpenzimet e funeralit të viktimave. Sidoqoftë, revista “Rolling Stone” ka bërë të ditur se familjet e pesë personave që kanë humbur jetën në këtë tragjedi, nuk e kanë pranuar ofertën e Scottit.
Në fillim të kësaj jave, familjarët e 9-vjeçarit, Ezra Blount, thanë se nuk do ta pranojnë ofertën e reperit përmes avokatit të tyre, Bob Hilliard, i cili deklaroi se ai nuk dyshon që Travis Scott ndjen keqardhje për incidentin që ndodhi gjatë performancës së tij.
“Rrugëtimi i tij tutje do të jetë i dhimbshëm. Ai duhet të ballafaqohet me pasojat dhe gjërat që e presin në të ardhshme, dhe shpresojmë se do ta kuptojë se është paksa përgjegjës për këtë tragjedi”.
Tani, më shumë avokatë janë deklaruar rreth vendimit të familjeve të viktimave, për ta refuzuar ofertën e yllit të muzikës rep.
Travis Scott po përballet me disa padi ligjore të ngritura kundër tij, bashkë me kompaninë “Live Nation” që merret me organizimin e koncerteve dhe persona të tjerë të përfshirë në përgatitjen e festivalit “Astroworld”. Në njërin rast gjyqësor, reperi akuzohet për neglizhencë dhe ballafaqohet me padi në vlerë prej 2 miliardë dollarësh, e ngritur në emër të 282 personave. / KultPlus.com
Kompania Publike “Trafiku Urban” është deklaruar rreth masave të reja Anti-COVID sa i përket trafikut urban.
Nga kjo kompani përmes një postimi në rrjetin social Facebook kanë thënë se brenda një autobusi mund të udhëtojnë 17 qytetarë, apo 50 për qind e kapaciteteve.
Nga kjo kompani kanë kërkuar mirëkuptim nga qytetarët.
“Poashtu duam të ju njoftojmë se shoferët nuk mund të ndalin autobusët në stacionet përkatëse për arsye të plotësimit të kapacitetit prej 50%, në raste të tilla mund të presin autobusin e radhës duke shkarkuar aplikacionin E-Bus mobil përmes të cilit mund të lokalizoni autobusët në kohë reale dhe stacionet afër vend-ndodhjes suaj”, thuhet nga Trafiku Urban në Prishtinë.
Njoftimi i plotë:
Ndërmarrja Publike Lokale “Trafiku Urban”, njofton të gjithë përdoruesit e transportit publik se ofrimi i shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve në transportin publik është misioni ynë.
Mbështetur ne faktin se shërbimi i transportit publik në Komunën e Prishtinës është një element i pashmangshëm i jetës në qytetin tonë dhe rrethinë duke kërkuar mirëkuptimin tuaj ju njoftojmë se:
Trafiku Urban në kontekstin e pandemisë COVID-19 aplikon masat e dhëna nga Qeveria e Republikës së Kosovës prandaj si pasojë autobusët lokal për arsye të ruajtjes dhe parandalimit të virusit mund të ofrojnë shërbimin me vetëm 50% të ulëseve përkatësisht pranimin me 17 udhëtarë në autobus.
Për qytetarët si përdorues të transportit publik ky reduktim nuk është mirëpritur aspak bazuar nga reagimet dhe kërkesat e tyre. Andaj përmes kësaj shkrese kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për pritjet e tyre përderisa ne detyrohemi që ti përmbahemi masave të përcaktuara nga organet përgjegjëse.
Poashtu duam të ju njoftojmë se shoferët nuk mund të ndalin autobusët në stacionet përkatëse për arsye të plotësimit të kapacitetit prej 50%, në raste të tilla mund të presin autobusin e radhës duke shkarkuar aplikacionin E-Bus mobil përmes të cilit mund të lokalizoni autobusët në kohë reale dhe stacionet afër vend-ndodhjes suaj.
Përkundër faktit që personeli i transportit public është në rrezik nga infektimi i virusit COVID-19, shërbimet ndaj qytetarëve vazhdojnë të realizohen sipas udhëzimeve çdo ditë, në të gjitha linjat deri në ndonjë vendim tjetër nga organet kompetente.
Ndërmarrja Publike Komunale “TRAFIKU URBAN” SH.A. në kuadër të masave parandaluese duke zbatuar rekomandimet e institucioneve ndaj virusit, njofton udhëtarët se pastrimi dhe dezinfektimi i rregullt i autobusëve bëhet çdo natë pas përdorimit të tyre ku janë të vendosur shiritat sinjalizues në ulëse, dezinfektues, maska mbrojëse ndër të tjera dhe staf të autobusëve të cilët morën pjesë në ligjëratat këshilluese/udhëzuese për mbrojtjen nga virusi Covid-19, në QKMF.
Trafiku Urban si institucion i besueshëm për qytetarët do ofrojë shërbime efikase të transportit publik me reforma si dhe aplikimin e praktikave më të mira evropiane.
Ju sigurojmë se në vazhdimësi do të trajtojmë ankesat apo problemet e paraqitura nga qytetarët për shërbimet që ne i ofrojmë. Në raste të tilla do të ofrojmë zgjidhje bazuar në standaret më të larta profesionale duke ngritur nivelin e shërbimeve dhe njëkohësisht të kontribojmë në zhvillimin ekonomik të vendit pasiqë shërbimi cilësor I transportit publik është thelbësor për zhvillimin urban.
Aktualisht Trafiku Urban ka në dispozicion 51 autobus në 7 linja të cilët janë në shërbim të banorëve nga ora 06:00 deri në orën 22:00.
Qytetarët mund të informohen në vazhdimësi për shërbimet që ne i ofrojmë: linjat, orarin, çmimet e biletave përmes linkut
www.trafikurban-pr.com; emailit:[email protected]; Tel (Viber): +383 45 10 11 33 si dhe përmes rrjeteve sociale. / KultPlus.com
Yjet e popit Ed Sheeran, Taylor Swift dhe Bad Bunny ishin ndër artistët më të transmetuar të vitit 2021, sipas shifrave nga Apple Music dhe Spotify, transmeton KultPlus.
Por ishte e sapoardhura Olivia Rodrigo ajo që zuri vendin e parë në MB – me himnin e saj punk-pop Good 4U ku u shfaq si kënga më e luajtur në të dy shërbimet.
Globalisht, hiti i saj debutues ‘Drivers License’ ishte kënga më e madhe për përdoruesit e Spotify.
Publiku i Apple preferoi pop-in e shkëlqyeshëm të BTS, kënga e së cilës Dynamite ishte kënga më e luajtur e vitit.
Fillimisht e lëshuar në vitin 2020, kënga Dynamite nuk arriti të hynte në pesëshen më të mirë të Spotify – me sa duket sepse shërbimi i transmetimit u lançua vetëm në Korenë e Jugut vendase të grupit këtë vit (pa opsionin e shërbimit të tij të njohur, falas të financuar nga reklamat)./KultPlus.com
Aktori legjendar australian David Gulpilil Ridjimiraril Dalaithngu ndërroi jetë të hënën mbrëma, transmeton KultPlus.
Kryeministri i Australisë së Jugut, Steven Marshall, njoftoi lajmin pasi legjenda e ekranit, e cila eci në skenën botërore dhe bëri dhjetëra filma dhe shfaqje televizive gjatë pesë dekadave, iu nënshtrua kancerit të mushkërive dhe emfizemës në fazën e katërt.
Është dhënë leja që emri dhe imazhi i tij të përdoren pas vdekjes së tij, në përputhje me dëshirën e tij.
“Me pikëllim të thellë ndaj me popullin e Australisë Jugore vdekjen e një artisti ikonik, një herë në një gjeneratë, i cili formësoi historinë e filmit australian dhe përfaqësimin e aborigjenëve në ekran – David Gulpilil Ridjimirail Dalaithngu (AM), “- tha Kryeministri Marshall./KultPlus.com
Çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitn 2021 në sferën e edukimit dhe arsimit i ndahet profesoreshës universitare Gjylymsere Kasapi, ndërsa fitues në sferën e kulturës dhe artit janë shkrimtari Jovan Pavllovski, artistja muzikore Snezhana Anastasova – Çadikovska dhe Elena Donçeva, fotograf akademik – kostimograf, kumtoi Ministria e Kulturës.
Vendimin e ka marrë Këshilli për çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” nën kryesimin e akademikut Gazanfer Bajram. Çmimi fituesve të sivjemë do t’u ndahet të mërkurën, më 8 dhjetor të vitit 2021, në ora 12 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” është mirënjohja më e lartë për arritjet shumëvjeçare në sferën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të ambientit të njeriut dhe në veprimtarinë sociale me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut./KultPlus.com
Në fund të shtatorit, Qeveria mori vendim që arsimi i lartë në Kosovë të jetë pa pagesë, studentët e nivelit Bachelor dhe Master në universitetet publike në Kosovë, duhet të paguajnë për paraqitjen e provimeve për herë të dytë. Sipas MAShT-it, këto pagesa janë përcaktuar me qëllim të ngritjes së përgjegjësisë tek studentët, për të kryer obligimet e tyre në kohë
Ndonëse në fund të shtatorit, Qeveria e Kosovës njoftoi studentët se do të lirohen nga pagesa për semestër, provim pranues dhe për provime diferenciale, tash është shtuar një pagesë tjetër. Bëhet fjalë për pagesën prej 1 euro për provimet që paraqiten për herë të dytë në nivelin Bachelor dhe Master në universitetet publike në Kosovë.
Përmes një udhëzimi administrativ, të nënshkruar nga Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, janë përcaktuar pagesat për studentët në institucionet e Arsimit të Lartë.
Edhe pse deri më tani për studentët e nivelit Bachelor ishin të liruar nga pagesat për paraqitje të provimeve, ata tani duhet të paguajnë për t’i paraqitur ato. Përndryshe, pa paguar paraqitja e provimeve nuk figuron në SEMS. Një gjë e tillë vlen edhe për studentët e nivelit Master. Viteve të kaluara këta studentë kanë paguar 2.5 euro për paraqitje të provimit, teksa tani në rast se të njëjtit nuk e kalojnë provimin në herën e parë, apo nëse e refuzojnë atë duhet të paguajnë 2.5 euro për paraqitjen e provimit për herë të dytë.
Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci ka konfirmuar se paraqitja e semestrit dhe pagesa e provimeve për herë të parë është falas, por nëse i njëjti semestër regjistrohet për herë të dytë dhe provimi paraqitet për herë të dytë, atëherë duhet paguar.
Pupovci tha se ky Udhëzim Administrativ është përgatitur me qëllim të stimulimit të studentëve për t’i kryer me kohë obligimet e tyre.
“Me Udhëzimin Administrativ Nr. 9/2021 është falas regjistrimi i semestrit në nivelin Bachelor dhe Master për herë të parë, por jo edhe përsëritja e semestrit. Me analogji, është falas edhe paraqitja e provimit për herë të parë, por jo edhe paraqitja e përsëritur e provimit të njëjtë. Përndryshe, tarifat për paraqitje të përsëritur të provimit janë 1 EUR për Bachelor dhe 2.50 EUR për Master. Sipas Udhëzimit paraprak, të gjithë studentët e nivelit Master kanë paguar 2.50 euro për paraqitjen e secilit provim, qoftë për herë të parë ose të përsëritur, ndërsa për nivelin Bachelor ka qenë falas. Tani, kemi arritur një balans – hera e parë është falas për të gjithë dhe kjo do të duhej të ishte stimuluese për studentët që obligimet e tyre t’i kryejnë me kohë dhe me cilësinë e duhur”, ka thënë Pupovci për Express.
Ndërkohë, kryetari i Organizatës Studentore “Reforma”, Oktaj Hasani ka thënë se janë të pakënaqur me nën shkrimin e udhëzimit administrativ që përcakton pagesat nga ministrja Nagavci.
Ai tha se tani për çdo provim të refuzuar dhe të paraqitur për herë të dytë, studentët duhet të paguajnë nga një euro.
“Ne si Organizatë Studentore që jemi të përfaqësuar në Parlamentin Studentor me 5 deputetë e kemi mirëpritur faktin se jemi liruar nga pagesa për semestër dhe provime diferenciale sipas vendimit të Qeverisë, sepse për këtë çështje kemi avokuar dhe kemi pasur takime edhe me Qeverinë e kaluar edhe tash me këtë Qeveri. Ky vendim për ne ka qenë i mirëpritur, mirëpo publikimi i udhëzimit administrativ ku studentët janë detyruar për të paguar për semestër, sa ka qenë i papritur ka qenë edhe i çuditshëm”, ka thënë ai.
Hasani tha se studentët nuk e kanë pritur këtë vendim të Qeverisë, teksa shtoi se për disa studentë këto pagesa mund të ju kushtojnë më shtrenjtë sesa ato semestrale.
“Se kemi pritur se nga lirimi i pagesave semestrale do të ngarkohemi me pagesa të tjera. Realisht nëse e analizojmë për disa studentë kjo mundet me qenë më e shtrenjtë se pagesa semestrale që ka qenë deri më tani. Sipas këtij udhëzimi , tani nëse unë e refuzojë një provim, paraqitjen për herë të parë e kam pa pagesë provimin. Nëse e refuzoj apo nuk e kalojë provimin dhe e paraqesë për herë të dytë atëherë duhet që të paguajë 1 euro, ose përndryshe paraqitja e provimit nuk figuron në SEMS”, ka thënë më tutje ai.
Më 17 shtator të këtij viti, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ishin zotuar se nga 1 tetori i 2021-ës, arsimi i lartë publik në Kosovë do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në nivelet Bachelor dhe Master, ndërsa për studentët e doktoratës do të ketë lehtësi të veçantë.
Kurti asokohe tha se ne beson që me këtë formë nxisin interesimin për studime të larta, duke përmirësuar kësisoj nivelin e përgjithshëm arsimor të popullsisë sonë.
Ndërsa, ministrja Nagavci thoshte se me këtë Udhëzim, studentët e nivelit Bachelor dhe Master do të lirohen nga pagesa e tarifave me rastin e regjistrimit të semestrit për herë të parë, përfshirë këtu edhe pagesat për provimin pranues dhe provimet diferenciale./KultPlus.com