Letërsia kumanovare prezantohet në Stamboll

Dje në Stamboll të Turqisë, përkatësisht Qendrën Kulturore të Maqedonisë së Veriut në këtë metropol botërore, Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova, prezantoi botimet e fundit të këtij klubi, duke iu përmbajtur të gjitha protokolleve lidhur me pandeminë.

Ngjarja u hap nga drejtori i Qendrës, Ramadan Ramadani, i cili theksoi rëndësinë e veprimtarisë së pandërprerë të këtij klubi në fushën e letërsisë për gati tri dekada.

Bartësi i projektit, Sevdail Demiri, foli për botimet e fundit të klubit, dhe në veçanti për përmbledhjen e poezisë kumanovare “Kulla jonë”, e cila promovimin e parë po e përjeton pikërisht në Stamboll.

Kryetari i klubit, Fatos Rushiti, u ndal në veprimtarinë e klubit, i cili përpos botimeve, shquhet edhe për nga kontinuiteti i “Takimeve Poetike të Karadakut”, dhe revistës “Doruntina”. Për botimet e tyre të fundit dhe rëndësinë e promovimit të tyre jashtë vendit, folën edhe autorët Sunaj Raimi dhe Selajdin Shabani.

Në promovim morën pjesë konsulli i Maqedonisë së Veriut, profesorë nga Universiteti i Stambollit, bashkatdhetarë tanë jetojnë në Turqi, etj. Ndërsa, promotorët ndanë mirënjohje për bashkëpunim, Ramadan Ramadanit – drejtor i QK në Stamboll, dhe gazetares Linda Guler – udhëheqëse e radios “Zëri i Shqiptarëve” në Turqi.

Të gjitha botimet e fundit të klubit, iu dhuruan Qendrës Kulturore të Maqedonisë së Verout në Stamboll, e cila së shpejti do të hapë edhe bibliotekën e saj. Projekti “Letërsia jonë në mesin e bashkatdhetarëve”, ishte pjesë e programit vjetor të projekteve të Ministrisë së Kulturës për vitin 2020. / KultPlus.com

Në Bibliotekën e Lubjanës, debat për “Kosovën”

Me qëllim të afirmimit të vlerave historike dhe kulturore të Kosovës dhe prezantimin e tyre tek populli slloven, Shoqata e miqësisë shqiptaro sllovene Dardania në bashkëpunim me bibliotekën “Prežihov Voranc” të qytetit të Lubjanës, kohë më parë, organizoi mbrëmje kulturore në të cilën u debatua për veprën historike “Kosova” të autorit Jusuf Buxhovi, të përkthyer në gjuhën angleze.

Të pranishëm në këtë mbrëmje ishin figura të shquara të shkencës dhe artit si: historian, gjuhëtarë, gazetarë, hulumtues shkencor, student dhe dashamirë të librit.

Për vlerave shkencore dhe historike të librit “Kosova” foli albanologu i shquar slloven Drago Flis, mik dhe punëtor i palodhur i çështjes shqiptare. Ai theksoi se vepra “Kosova” vije në arenën ndërkombëtare pas një pritje të gjatë, që nga vepra e Noel Malcolm-it, dhe se autori Jusuf Buxhovi ka merita të mëdha në sjelljen e së vërtetës për Kosovën dhe historinë e saj nga lashtësia deri tek pavarësia e saj. Gjatë shtjellimit të prejardhjes së shqiptarëve dhe ilirëve mbrojti me këmbëngulje tezën Iliro-Pellazge të autorit dhe në mënyrë kronologjike e të thjeshtë e sqaroi para të pranishmëve. Një vend të rëndësishëm në fjalën e albanologut Flis zuri edhe gjuha shqipe si pasardhëse e gjuhës ilire për të cilën tha se është shumë me rendësi të studiohet për faktin se ajo është një gjuhë shumë e lashtë dhe se përmes saj mund të hulumtojmë më shumë antikitetin.

Të pranishmit ishin shumë kureshtar për të bërë pyetje nga më të ndryshmet. Në pyetjen se përse në Slloveni nuk kemi fare informacion për Ilirët, albanologu Drago Flis u përgjigj, se sllovenet nuk dëshirojnë ta pranojnë faktin se dikur në këto troje ka jetuar dikush tjetër pra Ilirët, këtë lloj injorimi dhe mos pranimi të fakteve e shohim nga librat shkollorë e deri tek ata akademik, po ashtu nënçmimi i shqiptarëve në Slloveni vjen si pasojë e kësaj mosnjohje apo refuzimi të njohjes. Iniciativën e shoqatës për të promovuar vlerën e lashtë kulturore dhe historike dardane të popullit të Kosovës nëpërmes fakteve të sjella nga libri “Kosova”, duhet admiruar dhe çmuar dhe duhet të jetë shembull për të tjerët, se si përmes veprave të tilla afirmohet dhe ruhet identiteti kombëtar në një vend evropian.

Në fjalën përshëndetëse të saj, drejtoresha e bibliotekës së qytetit të Lubjanës Barbara Marinčič falënderoi shoqatën Dardania për bashkëpunim, prezantim të librit dhe dhurimin e tij lexuesve slloven për tu informuar më shumë mbi historinë, kulturën dhe lashtësinë e popullit të Kosovës, për të cilin siç tha ajo »gjeneratat e reja në Slloveni dinë shumë pak«. Një falënderim të veçantë ia dedikoi autorit të librit i cili me punën e tij hulumtuese dhe shkencore ka arritur që të shkruaj një vepër të tillë.

Në fund të mbrëmjes kulturore, kryetari i shoqatës së miqësisë shqiptaro–sllovene Dardania dr. Agron Millaku, në emër të shoqatës dhe autorit të librit dhuroi disa komplete librash për bibliotekat e qytetit të Lubjanës, qytetit të Koprit dhe Mariborit, si dhe për disa biblioteka Universitare.

Prej bibliotekave të qytetit të Lubjanës që pranuan librin ishin bibliotekat: Prežihov Voranc, Otona Župančiča, Bežigrad, Jožeta Mazovca, Šiška dhe biblioteka Slovanska. Nga ato universitare që pranuan librin ishin biblioteka e fakultetit filozofik katedra për histori, biblioteka kombëtare Universitare (NUK), biblioteka e Institutit për arkeologji ( SAZU).

Në shenjë falënderimi për përkrahjen shumëvjeçare në çështjen shqiptare dhe afirmimin e shtetit të Kosovës, libri më herët iu kishte dhuruar edhe disa personaliteteve të shquara sllovene si: kryetarit të Partisë Demokratike të Sllovenisë Janez Janša, ish eurodeputetit slloven Jelko Kacin, Dr. Franc Križnar muzikolog, Dr. Marjeta Šašel Kos arkeologe, Dr. Salvator Žitko kryetar i shoqatës së historianëve të jugut të Primorskës. / KultPlus.com

Eni Koçi dhe Fisnikët sjellin baladën “Lamtumirë” (VIDEO)

Në këto ditë të ftohta, baladat duket sikur ngrohin shpirtin. Për një gjë të tillë është kujdesur këngëtarja Eni Koçi dhe grupi i njohur Fisnikët, shkruan KultPlus.

“Lamtumirë” titullohet balada që dyshja e solli mbrëmë e që e bëri publikun menjëherë për vete.

Për tekstin e këngës është kujdesur Genc Prelvukaj bashkë me vokalistin e grupit Fisnikët, Agim Gërgurin, ndërsa është shoqëruar me kitarë nga Astrit Stafaj.

Videoklipi i cili vjen i punuar mjeshtërisht nga BlackFish Entertainment, na shpalos një ndër vendet më të bukura shqiptare, Gjirokastrën, dhe plazhin e bukur të Durrësit.  

Ky është bashkëpunimi i parë në mes të Enit dhe grupit Fisnikët dhe rezultati të jep bindjen që ky bashkëpunim do duhet të vinte edhe më herët. / KultPlus.com

SHBA-ja akuzon Facebookun se po i favorizon imigrantët për vendet e punës

Departamenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Drejtësi ka akuzuar rrjetin social Facebook se po diskriminon punëtorët amerikanë duke dhënë preferenca për punësim për imigrantët.

Sipas një padie, rrjeti social ka refuzuar të rekrutojë, konsiderojë apo punësojë amerikanë të kualifikuar për më shumë se 2600 pozita.

Këto vende pune kryesisht kishin shkuar për të huajt me viza të përkohshme, sipas padisë.

Facebooku ka mohuar pretendimet.

Departamenti ka akuzuar Facebookun se po keqpërdor vizat e përkohshme, që zakonisht përdoren nga gjigantët teknologjikë për të sjellë në SHBA punëtorë të huaj me shkathtësi të mëdha. Në akuzën e vet, Departamenti ka thënë se Facebooku ka krijuar një “sistem të qëllimshëm punësimi” që favorizon imigrantët dhe të huajt më shumë se amerikanët.

Sipas departamentit, për këtë janë kryer hetime dyvjeçare. / KultPlus.com

Vazhdojnë gërmimet në Kizhevak, dy mjekë nga Kosova pjesë e kërkimeve

Kosova ka dy mjekë ligjorë që po marrin pjesë në gërmimet në Kizhevak, priten 7-20 raste të mbetjeve mortore.

Dy javë kanë kaluar prej kur kanë nisur gërmimet e para në Kizhevak të Serbisë.

Atje ku dyshohet për mbetje mortore të shqiptarëve janë të angazhuar ekipe nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Pagjetur, pastaj misioni i EULEX-it, përfaqësues nga Serbia dhe mjek ligjorë nga Kosova.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit, thotë se nuk mund të flitet saktësisht për numër të mbetjeve mortore që pritet të jenë në këtë vend.

Po ashtu nuk dihet saktësisht sa do të zgjas procesi i gërmimit.

Gara flet edhe për interesimin e familjarëve në Kosovë, pas informatave për gërmimet e reja në Kizhevak.

Aktualisht në këtë pjesë të Serbisë, nga Kosova po qëndrojnë të pranishëm dy mjekë ligjor.

Arsim Gërxhaliu nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore thotë se puna në këtë terren është e vështirë.

Ndërkohë, një shifër për numrin potencial të gjetjeve mortore në këtë lokacion ka dhënë Mathew Holliday, shefi i Programit për Ballkanin Perëndimor i Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Pagjetur

Ai për Evropën e lirë ka konfirmuar se bëhet fjalë për 7-20 raste të mbetjeve mortore që mund të nxirren nga gërmimet. /lajmi.net/ KultPlus.com

Violinisti Aurel Qirjo përfaqëson Shqipërinë në “Orkestrën e Tokës”

Shqipëria do të përfaqësohet në “Orkestrën e Tokës” këtë të premte me violinistin shqiptar Aurel Qirjo, i cili do të interpretojë premierë pjesën “Together is beautiful” të kompozitorit të nominuar për çmimin “Oscar”, George Frenton.

“Orkestra e Tokёs” ёshtё bashkimi i muzikantёve tё shquar nga 197 vende të botёs. Para 2 vitesh, filloi konkretizimi i nismёs për të gjetur nga një muzikant nga çdo vend i botës, për t’u bashkuar në interpretimin e një pjesë muzikore.

Qirjo ka studiuar për violinë deri në shkollën e mesme dhe studimet e larta i kreu për dirigjim pranë Institutit të Lartë të Arteve në Tiranë.

Në regjistrimin e pjesës së violinës në “Together is Beautiful”, ai interpretoi tipologji të muzikës shqiptare të Shqipёrisё sё Jugut.

Qirjo ka publikuar dy albume tё suksesshme nё CD të muzikës tradicionale shqiptare: “Më tund pak shaminë” me ansamblin e famshëm të SAZISO dhe “Muzika në kufi” me grupin e tij të muzikantëve korçarë.

Gjatë qëndrimit të tij në Londër, gjithashtu ka bashkëpunuar me grupin grek Kourelou dhe këngëtarin turk Olcay Bayir. /dp/ KultPlus.com

Djaloshi me katër diploma universitare, disa vepra të botuara: Ndiqni ëndrrën tuaj deri në vetëmohim

Realizimi i ëndrrave ndërlidhet edhe me kushtet dhe rrethanat e vendit ku individi jeton. Përbrenda mundësive të pakta për personat me aftësi të veçanta në Kosovë, Betim Bregovina ka arritur të studioj bachelor dhe master në të njëjtën kohë dhe të jetë autor i disa veprave, shkruan KultPlus.

Bregovina i cili ka probleme me të pamurit e tij, nuk është ndalur asnjëherë. Ai ka arritur të diplomoj në bachelor në drejtimet e psikologjisë, pedagogjisë si dhe në master të vazhdoj në degën e psikologjisë. Gjithashtu ai mban autorësinë e disa veprave poetike.

Pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të personave me aftësi të veçanta, Betimi ka vendosur që të ndaj një rrëfim të tijin në rrjetet sociale, e cila ka një mesazh të fuqishëm. Për të, realizimi i ëndrrave duhet të shkoj deri në vetmohim por, asnjëherë të mos ketë ndalje.

KultPlus ua sjell të plotë reagimin e Betim Bregovinës:

Për të tjerët e sidomos për njerëzit e zakonshëm(tipik) mund të jetë gjë e thjesht, madje mund të duket asgjë. Ishte dhjetori i vitit 2013 ku me disa vështirësi isha regjistruar ne nivelin Master Psikologji shkollore dhe Këshillim UP. Po thuaj gjithmon i kam ndjekur ligjeratat me rregull. Një shprehi apo nevojë e imja profesionale dhe për të përmbushur tiparin e saktësisë nuk më ka kushtuar gjithmon me çmim të zakonshëm. Një të mërkure kur isha student krahas Baçelorit të Pedagogjisë në vitin e tretë dhe në master siç e përmenda në vitin e parë. Të mërkureve si zakonisht ligjeratat e baçelorit të pedagogjisë fillonin në orën tetë, ndërsa ato të masterit të psikologjisë mbaronin në ora 20. Pra unë dilja nga shtëpia ende pa dal dielli mirë në horizon dhe kthehesha deri pesë orë pas errësimit. Një natë ligjeratat e masterit i përfunduam pak më heret se zakonisht dhe me aq sa më lejuan mundesit e mija u nguta për të dal në stacion që ta mbërrij autobusin e orës 19:10. Arrita ndoshta në kohën e saktë, ndoshta edhe me vonesë, sepse në atë kohë nuk kisha orë akustike që ta dija kohën e saktë. E di se kam pritur autobusin diku rreth 2 orë. Në një natë ku kishte mjegull, temperatura – (nuk e mbaj mend sa gradë). Me frikë se mos autobusi im ka kalu dhe shoferi apo kondukteri nuk më kanë pa që jam duke e prit autobusin. Diku pas rreth 1 orë pritje nëna më morri në telefon dhe më pyeti se ku isha dhe më tha “A vina të marrum me kerr”. Unë refuzova duke i thënë “tash vjen autobusi”.

Këtë e bëra që ta testoj vetën se sa jam në gjendje të pres dhe sigurisht për t’i kursyer prindrit, por edhe buxhetin familjar.

Kur vërtet u lodha dhe kisha të ftohtë u hap një derë autobusi dhe dëgjova që dikush më thirri. Duke hip në autobus i përshëndeta si zakonisht dhe pyeta për vonesën e termenive. Ata më than se ajo linjë e autobusëve kishte mungu. Kur i pyeta për orën. Ai kishte qenë nëse nuk gaboj diku afër orës 21.

Kjo histori më është përsëritur disa herë dhe disa herë jam lodh, jam mërzit, jam dëshpru, por asnjëher nuk kam mendu që të mos i vijoj ligjeratat me rregull.

Fal Zotit, përkushtimit të familjes, kolegëve, shokëve dhe shoqeve e në veçanti aksionerët dhe punëtoret e fimës Kastrioti(Obiliq), të cilët janë kujdesur dhe po kujdesën për mua njësoj sikur unë ta shihja numrin e autobusit. Kam arrit ta realizoj dëshirën time që të mbaroj dy herë baçelor, dy herë master dhe një semseter avancim të programit fillor.

Andaj ju porosis të gjithëve që ta ndiqni ëndrrën tuaja deri në vetëmohim

#3dhjetor #dita #ndërkombëtare #për #personat #me #aftësi #të #kufizuara . / KultPlus.com

Ferid Vokopola, personalitet me tri biografi

Sinan Gashi

Një numër jo i pakët personalitetesh shqiptare, që me bëmat e tyre dëshmuan përkushtim, sakrificë dhe krijim të asaj që ishte e mbara e domosdoshme për çështjen shqiptare të kohërave, më pas, mbase për shkak të një mendësie të vjetër, janë skajuar deri në harresë, madje duke mos i përmendur as si emra e lënë më si personalitete të respektuara. E fundja më e ulët është edhe mos paraqitja me asnjë rresht në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar. Njëri ndër ta është edhe Ferid Vokopola, jeta e të cilit është e mbushur me plotë aktivitete të mbara kombëtare, madje në kahe të ndryshme, e që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historiografinë shqiptare të mirëfilltë.

Po, për këtë personalitet kompleks, të pandaluar asnjëherë në rrjedhat e kohës, pavarësisht rrethana të vështira të krijuara, kushtëzohemi që biografinë e tij ta ndajmë në tri pjesë, aq sa ishin edhe mënyrat e frymimit të tij në jetë. Pra, e para do të ishte biografia e tij njerëzore, e dyta, biografia e tij atdhetare dhe, e treta, biografia intelektuale, tejet e pasur dhe specifike.

1. Biografia jetësore

Ferid Vokopola u lind më 18 gusht 1887 në Berat, në lagjen Murat Çelebi, megjithëse origjina e kësaj familje ishte nga fshati Vokopolë, afro 20 km. larg Beratit. Ku vendbanim njihet që nga shekulli XVII, kur një persian kishte ndërtuar dy objekte kulti dhe kishte nisur përhapjen e besimit islam. Veç kësaj Vokopola krijon një kryqëzim zonal Berat-Skrapar-

Përmet. Aty pastaj nisën aktivitetet atdhetare shqiptare, duke u bërë një qendër për kohë të gjatë.

I ati i Feritit u angazhua në veprimtari patriotike që në periudhën e Rilindjes Kombëtare, si pjesëmarrës dhe aktivist i Degës së Beratit të Lidhjes së Prizrenit si dhe iniciator për hapjen e shkollave shqipe në qytet.

Në këtë familje me tradita, u edukua Feriti që në fëmijëria. Mësimet fillestare dhe ato të nivelit të mesëm ai i kreu në Berat. Ai kishte një edukimin fetar mysliman që në familje. Pos mësimeve në shkollat laike. mësimet e besimit I vijonte në xhamitë e lagjes, si në Xhaminë e Sahatit. Që i ri perfeksionoi osmanishten dhe arabishten, të cilat i mësoi shumë më mirë gjatë kryerjes së gjimnazit turk të Beratit. Po ashtu njihte ,mirë gjuhën frënge. Për studime të larta ai shkoi në Universitetin e Stambollit, ku kurorëzoi dijet e tija në fushën e jurisprudencës dhe të ekonomisë, për të cilët mori edhe diplomë. Pas studimeve, kthehet në vendlindje, duke ushtruar për disa kohë profesionin e avokatit. Vokopolën e vizitonte shpesh, duke mbajtur ligjërata fetare e shkencore, për çka interesimi ishte tejet i madh edhe për gjithë rrethin, ngase mendimet e tij ishin diçka tjera, përtej predikimeve tradicionale. Aktivitetin e tij e orientoi në ato kahe që kishin vlera kombëtare, kur Shqipëria ende nuk dihej se a do të bëhej a të mos ishte më fare. Kështu, për afro njëzet vite më radhë, përkatësisht nga viti 1920-1939, veprimtari politike e tij ishte e pandërprerë, duke qenë shembull dhe promotor i atyre kurorëzimeve me sukses.

Pas ardhjes së komunizmit në pushtet, ai mbetet disa vite i pa punë. Pastaj do ta përjetoi edhe dhunën në kampet e komunizmit për 10 vjet me radhë. Duke qenë Ferit Vokopola zotërues i përkryer i disa gjuhëve të huaja të lindjes dhe të perëndimit, veçanërisht gjuhëve orientale, për pesë vitet e fundit të jetës kryen punën e përkthyesit të dokumente nga osmanishte në Institutin e Historisë në Tiranë. Me punë e vet ai dëshmoi dijet politike, ekonomike, teologjike, poetike, filozofike dhe eseiste. Jetën e përmbylli në Durrës, si gjithë idealistët, i harruar nga të tjerët. Mbeti shembull i një urtaku, eruditi, mendjendrituri e zemër zjarrti, që gjithçka pati dhe diti i vuri në shërbim të përparimit, forcimit të atdheut dhe kombit shqiptar.

2. Biografia atdhetare

Në momentet kyçe të fatit të Shqipërisë, Feriti u dëshmua një përkushtues i pashoq, duke luajtur rol të rëndësishëm. Mbi të gjitha ai ishte njëri nga firmëtarët e aktit të Shpalljes së Pavarësisë në Kuvendin e Vlorës më 1912, njëri ndër delegatë më të rinj, kur kishte vetëm 25 vjeç. E edhe më i rëndësishëm ishte fakti se ky Ferit stenografoi fjalimin historik të mbajtur nga Ismail Qemali.

Ndërsa nga përjetimet e shumta, që lidhen domosdoshmërisht me atdhetarinë e Vokopolës, mësojmë edhe nga gazeta “Përlindja e Shqypniës”, organ i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, (viti II, nr. 6-7. 30.I. e 1.II.1914, f.8), për ditët e vështira në shpallje të Pavarësisë, duke kujtuar: “I ndjeri Nebi Sefa, para se të nisesh për Kavajë

më lajmëron se Komanda Otomane ka burgosur në hotel të Shaqir Beut delegatët nga Kosova, zotërinjtë Bedri Pejani dhe Rexhep Mitrovicën. Menjëherë biseduam me shokë dhe morëm udhën të vemi, unë, Nebi Sefa e Taulla Sinani me një patrullë pesë vetësh për t’i liruar, dhe i liruam për të shkuar drejt Vlorës…”

Kur ndryshimet politike dhe po ashtu qeveritare më 1914 u bënë një fakt i kohës, kur do të formohet edhe Qeveria e Durrësit, Feriti ishte zgjedhur në Ministrinë e Bujqësisë. Në postin e ministrit të Bujqësisë në qeverinë shqiptare ai qëndroi nga data 26.X.1927 deri më 10.V.1928.

Por aktiviteti I tij nuk mbaron këtu. Ai për asnjë moment nuk u shkëput nga fati i atdheut dhe nga organizimi i kundërshtimeve ndaj synimeve antishqiptare të manifestuara në vijimësi. Për të kundërshtuar hegjemonizmin ndërkombëtar ndaj shtetit shqiptar, u mbajt Kongresi historik i Lushnjës, ku Feriti sërish shkëlqeu, në organizimin dhe mbajtjen e fjalës hyrëse. Madje, i frymëzuar nga kjo ngjarje, krijoi poezinë për Himnin e Kongresit, me vargje të zgjedhura plot muzikalitet, i cili pati një jetëgjatësi shekullore.

Aktivitetet e tij politike e atdhetare i vijon me pjesëmarrjen për gjatë kohë në Parlamentin shqiptar, fillimisht si deputet i Vlorës (1920 -1928) dhe pataj deputet i Beratit (1928-1939). Ai, duke qenë njohës i mirë i legjislacionit, kishte hartuar ligjet kryesore të Parlamentit gjatë të viteve ‘20-‘30. Në krye me Feritin, deputetët kishin përgatitur dhe miratuar Kodin Civil gjatë viteve ’30, si misma më e domosdoshme për zhvillimin e vendit.

Meritat e tij u lanë në harresë, por kujtesa e atdhetarëve e ruajti gojarisht veprimtarinë e denjë dhe punën madhështore, që ishte bazamenti i formimit dhe jetës së shtetit ligjor shqiptar.

3. Biografia intelektuale,

shkencore dhe poetike

Veç angazhimeve të përhershme dhe me përgjegjësira, Feriti u angazhua edhe në organizimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, duke e reformuar atë në drejtim të mbarë, me premisa bazore kombëtare, për njëzetë vjet rresht. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia, në vitin 1939, Vokopola u tërhoq nga jeta politike dhe administrative. Për ta bërë më aktuale këtë reformacion të arrirë, ai, më 1940, themeloi organizatën “Drita Hyjnore”, ku veç tjerash shpreheshim mendime, debate dhe botoheshin pastaj shkrime të natyrës shkencore, letrare e filozofike në organin e saj, përkatësisht në revistën “Njeriu”, të cilën e nxori në Tiranë nga korriku 1942 e deri në qershorin e 1944, me gjithsej 27 numra. Ajo revistë u bë tribunë e mendimit të lirë dhe shumëdimensional, duke arrirë nivele të lakmueshme me botimpn e punimeve artistiko-letrar por edhe të natyrës shkencore. Mu për këtë aty hasën shkrimet e penave të shquara të kohës, disa nga të cilët mbetën edhe më tej në aktualizimin e interesimeve të lexuesve, si të Fan Nolit, Faik Konicës, Lasgush Poradecit, Mit’hat Frashërit, Mustafa Greblleshit, Jup Kastratit e tjerë .

Feriti ishte njohës i mirë i arabishtes, osmanishtes, turqishtes por edhe i frëngjishtes, duke e dëshmuar këtë dije me botimet e disa shkrimeve në të trija gjuhët.

Punën e përkushtuar në shqipërimin e Kur’anit ai e bëri gjatë përjetimit të vetmisë në mbajtjen e dënimit me burgim dhjetëvjeçar nga sistemi i monist, që i kishte mbetur në dorëshkrim.

Nëse lexohen shkrimet e tij në periodikun e kohës, do të shihet gama e interesimeve intelektuale të tij, ku trajtohen tema ndër më të ndryshmet, si të natyrës filozofike, sociologjike, politike, poetike e tjerë. Ja vetëm disa tituj të atyre shkrimeve për të kuptuar atë gamë interesimesh: ”Të rinjtë e sotshëm, si mejtojnë dhe kujt i mbesojnë”, “Rëndësia e martesës”, “Vuajtjet e jetës dhe zëri i shpëtimit”, “Ku shkon njerëzimi”, e tjerë.

Në poezi ai dëshmoi për një talent të lindur artistik, por që nuk pati kohë t’i kushtojë përkushtim, kur dihen angazhimet e shumanshme. Disa nga këto poezi kishin motive fetare, por që kthenin interesimin kah aktualiteti i përditshmërisë dhe, mbi të gjitha, reflektonte talenti i shprehur përmes këtyre vargjeve. Ja vetëm titujt të disave nga ato: “Gjëmimi i Tomorrit” poemë me 148 strofa, “Njeriu i përsosur”, “Sureja e Agimit”, “Lum ai që e kupton”, “Një kohë më thoshte”, “E shkuara, e sotmja dhe e ardhmja e njeriut”, “Madhështia e gjithësisë”, “Mbarështimi i gjithësisë”, “Zgjohu o njeri”, e tjerë. Në poezinë 400 vargëshe “Fluturimet e shpirtit” autori shpreh dhembjen për humbjet njerëzore gjatë Luftës së Parë Botërore, ku thuhej:

Ti francez, unë gjerman

Unë inglez, ti italian.

Sllav e belgas-muslimanë,

Pse të vriten? një brum janë.

Zot i madh! Ti mos duro,

Të shfaroset njerëzia.

Zjarrm e luftës e qëndro

Lësho drit nga dashurija.

Për vlerat e saj, dëshmon edhe e dhëna kjo poezi përkthehet në italisht më 1925 dhe zë vendin e parë në një konkurs të atij viti.

Ajo që e bëri të dashur dhe që dëshmoi talent dhe aktualitet bashkë, është poezia për himnin e Kongresit të Lushnjës, i frymëzuar nga ajo ngjarje madhore kombëtare, në të cilën ishte i përfshirë edhe ai vetë. Po e japim në tërësi këtë poezi, pasi që është edhe i gjithë programi i Kongresit:

Himni i Kongresit të Lushnjës

Shpresa humbi, atdheu ty po të thërret

Të shpëtosh nga kjo natë

Bëhu i zoti në do të rrosh në jetë

Armikut jepi datë.

Refreni

Shkrepi drita në Lushnjë, u lind një diell

Shqipëria lidhi besë.

Dëshmoi bota, dëshmuan yjet në qiell

Për ty, o i larti Kongres.

Me sa humbet drejtësia

Aq shuhet shpresa jonë

Nuk pushtohet tokë e Kastriotit

Trimërinë e ka zakon.

Refreni

Shkrepi drita në Lushnjë, u lind një diell

…………………………………………………..………

Në të varet shpresë e Kombit Shqiptar

Në statutin tënd të shtrenjtë

Çliro tokat e Shqipërisë sa më parë

Bashko atdheun e shenjtë.

Refreni

Shkrepi drita në Lushnjë, u lind një diell

……………………………………………………..

Sikur tym e flakë të dal nga faqe e dheut

Shkrepëtim të bjerë e flakë

Bëj detyrën që ke kundrejt atdheut,

Mos kurse as shpirt as gjak.

Refreni

Shkrepi drita në Lushnjë, u lind një diell

Edhe pse ende nuk është thënë e gjitha për veprimtarinë shkencore e poetike të këtij personaliteti, duhet thënë edhe një e vërtetët se ai ishte autor i tri vëllime poetike, të botuara sa ishte gjallë: “Fluturimet e shpirtit” më 1919,. “Symbyllazi me ëndërrime” më 1920 dhe “Gjëmimet e Tomorrit” më 1942.

Ai, madje edhe në revistën “Zani i Naltë” që nisi botimin më 1923, pat botuar disa poezi me frymë mistike e fetare, që reflektonin një talent dhe shprehje të pasura gjuhësore. Po ashtu ai bashkëpunoi edhe me të përkohshmen “Diturija Islame” të Tiranës. / KultPlus.com

Versioni i veçantë i këngës “Dhurata” në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të veçanta

Gjashtë fytyra publike të fushave të ndryshme janë bashkuar me gjashtë nëna të fëmijëve me aftësi të veçanta në përkrahje të fushatës “Ti barabartë unë” në ditën ndërkombëtare të tyre, shkruan KultPlus.

Në një video të mrekullueshme në kuadër të kësaj fushate, nënat, fëmijët dhe fytyrat publike sjellin pamje të interpretimit të këngës “Dhurata” të Miriam Canit dhe Alban Skënderajt.

Lyrical Son, Miriam Cani e Alban Skënderaj, Vjosa Osmani, Meriton Mjekiqi, Sellma Kasumoviq dhe Osman Azemi janë ata të cilët u janë bashkuar kësaj nisme

Përgjatë videos shohim se bëhet edhe komunikimi nëpërmjet gjuhës së shenjave, që është edhe një shkëndijë tjetër sensibilizuese për këtë kategori të veçantë të shoqërisë sonë.

Kjo video e përcjellur me këtë këngë shpreh më së miri mesazhin që personat me aftësi të veçantë duhet të trajtohen çdo ditë si dhuratë e jona. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/tv/CIVvt9dgqq7/?igshid=1nphtp95f0i7o&fbclid=IwAR05QImulPcJ0ccvHYqSCt_PUUiFFhFa4Ex-gQKjaijDaDbPcEYIpSz5E98

Shqiptarja nga Franca, Kaltrina Mehmeti do të lansoj këngën e saj të parë

Kaltrina Mehmeti është një emër tjetër që shumë shpejt do t’iu bashkohet muzikës, shkruan KultPlus.

Shqiptarja me banim në Paris ka bërë të ditur që më 4 dhjetor do të lansoj këngën e saj të parë.

“Borëbardha” mban emrin projekti i parë i Mehmetit, për të cilën ajo ka shpërndarë edhe një video në instagram.

Nga sekuencat e pakta që shihen në video, bëhet me dije se klipi është realizuar në kryeqytetin francez, në Paris. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CIJYpAfIEmo/?igshid=2k7bdteknpyq&fbclid=IwAR0Px1gUNkhALzv9guGGn7BN7tsbPc-oARM3TTQMNVXcADgaD7Axd8DF1Bg

Në botën e Lala Meredith Vula: Fotografja e kashtës shqiptare dhe pajtimit të gjaqeve

Arbër Selmani

“Nëna ime është angleze, sot 79 vjeçare. Në vitet 60-të të shekullit të kaluar, ajo studionte në Angli dhe bashkë me një shoqe të sajën vendosën që të jetonin për një kohë në Beograd, për të studiuar gjuhën serbokroate. Ishin të çmendura pas mësimit e studimit të gjuhëve. Në mes të Spanjës dhe Jugosllavisë, e zgjodhën këtë të dytën për të vazhduar jetën. Në moshën 22 vjeçare, këto dy vajza të reja po jetonin në Beograd, ato shëtitnin gjithandej nëpër Jugosllavi, ishin avanturiere dhe të interesuara për ta zbuluar botën. Në një udhëtim në Mal të Zi, shkuan në një vend afër detit dhe nëna ime rastësisht takohet me një djalë nga Kosova, i cili po bënte pushimet me motrën e tij, Rabinë. Nëna ime u fascionua prej faktit që një motër e vëlla ishin bashkë me pushime, në vitin 1964. Pas pak kohësh, nëna ime u martua me këtë djalë, Rexhep Vulën, babain tim”.

Ky është një pasazh i përgjigjjes që e marr nga Lala Meredith Vula kur e pyes për familjen e saj dhe për trungun kaq multikulturor të kësaj familjeje.

Lala në vitin 1972, fotografuar nga Tina Hall – profesoreshë arti / https://www.lalameredithvula.com/

Fillimisht, të tregojmë se Lala Meredith Vula është një prej artisteve nga Kosova më me famë në botën e artit pamor në Evropë, dhe tej Evropës sonë simpatike. Lala është një fotografe e cila ka përçuar emocion e ndjesi nga shqiptarët, drejt botës. Fotografitë që ajo i ka realizuar në Kosovë e Shqipëri janë bërë pjesë e ekspozitave dhe projekteve të ndryshme me plot rëndësi, në galeritë dhe në hapësirat ekspozuese më me vlerë në disa kontinente.

Ajo është shqiptare, dhe ‘Unë jam shqiptare’ ishte ndoshta e para fjali shqipe që e tha Lala Meredith Vula. Meredith është marrë nga mbiemri i nënës, ndërsa Vula vjen nga mbiemri i të atit.

*

“Babai im po studionte aktrimin, bashkë me Bekim Fehmiun. Ai thoshte gjithmonë që do të mund të bëhej një aktor i mirë. Më vonë ai nisi të studionte diçka tjetër, arkitekturën, dhe po specializonte në arkitekturën otomane. Meqë nuk kishte universitet në Prishtinë, shkoi të vijonte studimet në Beograd. Nëna ime, Sandra Meredith, po atë kohë ishte në Beograd, kishte fituar disa bursa të rëndësishme dhe po studionte diçka rreth poezisë dhe kulturës serbe. Pasi u njoftuan, gjithçka po shkonte mirë midis tyre, dhe ata vendosën të shkonin në Sarajevë. Atje u martuan, ndërsa unë linda në vitin 1966. Nëna gjeti punë lehtësisht sepse e dinte latinishten, anglishten, gjermanishten, frëngjishten, e mësoi edhe serbokroatishten, dhe u punësua në bankë, si përkthyese”, vazhdon e më tregon Lala.

Lala me babain dhe nënën, Sarajevë 1967

Vite e para të jetës, Lala do t’i kalonte në Sarajevë, ndërsa tek në moshën 5 vjeçare ajo shkoi me nënën e saj në Angli. Lalës nuk i kujtohet shumë kjo periudhë por thotë se ka folur shumë pak boshnjakisht, meqë më vonë jeta do të vazhdonte në pjesë të tjera, e dramat familjare do ta krijonin efektin e tyre.

Sarajevë, 1966

“Babai im është me origjinë nga Gjakova. Në vitet 60-të e 70-të nuk kishte shumë mundësi udhëtimi, atëherë të udhëtoje ishte diçka e jashtëzakonshme. Meqë tash po jetonim në Angli, me nënën, kam udhëtuar nëpër Angli dhe kemi lëvizur në vende të ndryshme, kam vizituar shumë peisazhe e shumë pjesë. Në vitin 1970, një vit para se të shkoja me nënën në Angli, prindërit u divorcuan. Unë në Jugosllavi më pas nuk kam shku deri kur isha 16 vjeçe. Gjithmonë kam mendu që jam jugosllave, por nëna më tregonte që jam shqiptare. Jugosllavinë e kam përkrahë gjithmonë kur shikojsha futboll në televizor, e dija kush është Tito dhe disa gjëra tjera. E dija që kisha një lidhje me shqiptarët” rrëfen Lala Meredith Vula.

*

Lala Meredith Vula qysh e re donte të bëhej artiste, veçse ishte problem të kanalizohej talenti dhe dëshira në një fushë të artit. Janë të njohura sidomos fotografitë e Lalës ku i shohim mullarët e barit me kashtë, në Kosovë e në Shqpëri.

Ndër vite, Lala, shqiptarja jonë dhe një prej krenarive që i kemi të shpërndara nëpër botë, fitoi disa çmime të rëndësishme të cilat e konfirmojnë madhështinë e fotografive të saj. Në vitin 1998 ajo merr çmim në Festivalin e Fotografisë PhotoSynkria në Greqi, dhe po të njëjtin vit edhe çmimin ‘Flash Art’ nga Galeria e Arteve në Shqipëri. Në vitin 2001 ajo morri bursën Sargent Felloëship, në Romë të Italisë, ndërsa në Kosovë ka marrë një çmim që i është ndarë nga Fondacioni Soros.

‘Women and Water’ – nga Lala Meredith Vula / https://www.lalameredithvula.com/

Lala është artiste e kompletuar. Puna e saj artistike është ekspozuar në Angli, në Gjermani, Itali, Amerikë, Sllovaki, Holandë, Kinë e Tajvan. Së fundmi, në vitin 2020, Lalën e pamë me artin e saj edhe në Portugali.

Do ta gjeni shumë lehtë vulën e Lalës në fotografitë e saj, sepse ato secila kanë një tregim që Lala me apo pa vetëdije e ka nxjerrë në pah, dhe atë pa asnjë fjalë. Lala jo të rralla i ka pasur ekspozitat edhe në Kosovë, dhe në mes të komunitetit artistik por edhe atyre që kanë shije dhe oreks për të hulumtuar botën e fotografisë, Lala Meredith Vula është e respektuar dhe e vlerësuar denjësisht. Lala e Kosovës, por në Kosovë gati gjithmonë vinte vetëm kur diçka e tmerrshme kish ndodhur a do të ndodhte. Në vitin 1988, shembull, Lala vjen në Kosovë bash në ditën kur minatorët e nisin grevën e tyre në Trepçë.

“Në një mënyrë ajo ishte dita kur nisi fillimi i fundit të Jugosllavisë, dhe unë qëllova në Kosovë. Sllobodani veç sa e kishte ndërru Kushtetutën, sllovenët ende nuk kishin dalë prej Jugosllavisë. Një shfaqje sikur po i hapte perdet”.

*

“Babai ka ardhë në Angli disa herë, kur isha diku 5-6 vjeçe, më pas edhe në moshën 8 vjeçare. Në moshën e rritur, për herë të parë e takova kur isha 16 vjeçe, dhe meqë ai nuk dinte hiç anglisht, kjo më bëri që unë të provoja ta mësoja gjuhën shqipe. Prej Anglisë morra rrugë pë në Zagreb, dhe e morra trenin për në Sarajevë pastaj, ku do të takohesha paraprakisht me disa familjarë të mi, që më pas të gjithë të shkonim në Ulqin. Në këtë tren për Sarajevë, e takoj dikë dhe në bisedë e sipër i tregoj që babai im është Rexhep Vula. Qëlloj në një shqiptar. Ai e nxjerrë flamurin shqiptar dhe më propozon që unë ta mësoj frazën ‘Unë jam shqiptare’. Këtu nisa t’i forcoja lidhjet e mia me gjuhën shqipe dhe shqiptarët. Shkoj në Ulqin, dhe në plazh prapë e takoj një shqiptar tjetër dhe kësisoj tanimë isha e gatshme t’i tregoj babait tim se jam shqiptare. Kur e takova babain, dhe krejt familjarët tjerë, në Ulqin ashtu të bashkuar, u kënaqën kur më dëgjuan duke thënë ‘Unë jam shqiptare’. Dukej si një performancë, meqë unë nuk e dija as shqipen e as serbokroatishten tanimë, vetëm anglishten, gjuhën time të parë. Kjo fjali i bënte të gjithë të lumtur, erdhën edhe fqinjët dhe të gjithë të më dëgjonin duke u shprehur ashtu. Më vonë, me fëmijët tjerë nisim ta vizatonim trungun familjar dhe e kuptuam që në fakt të gjithë jemi të lidhur, ishim një familje e madhe e bashkuar në Ulqin” tregon në detaje Lala.

Lala më tregon për ndjenjën shpesh të habisë dhe hezitimit derisa po rritej në Angli. Ishte shqiptare edhe atë kohë, por ja që nuk e dinte. Në këtë vend tjetër, Lala do të rritej sikur në pluhurosje, sikur në një zymtësi, meqë dukshëm ishte një fëmijë më ndryshe se të tjerët. Vështirë kur nuk e gjen veten të përshtatshme për asnjë kuti që e servon shoqëria e rrethi.

“Si e vogël kam qenë shumë e mirë në vizatim. Nuk e dija gjuhën angleze por e dija vizatimin, dhe isha e vetëdijshme që kjo mënyrë më ndihmonte me e shprehë veten. Ishte lënda shkollore që më pëlqente më së shumti. Më vonë u regjistrova në kolegjin më të mirë për art, në Goldsmiths College në Londër, dhe kur e studion artin, është më serioze qasja. Duke e studiuar, e pashë që fotografia ishte mediumi më i mirë për t’i kapur momentet, gjithmonë kam dashtë me realizu fotografi që inspirojnë njerëzit, që njerëzit të stepen kur t’i shohin këto materiale. E doja fotografinë reale, të vërtetën, jo vizatimin. Pa marrë parasysh a është seri e fotografive apo vetëm një fotografi, dua që njerëzit t’i shohin punët e mia dhe të kenë interesim për to. Më inspiron jeta përreth meje, gjithçka. Më pëlqen forma njerëzore. Secili artist prej Mikelanxhelos e deri te Leonardo Da Vinçi e ka studiuar nudon. Prej skulpturave romake, trupi është shikuar nga poshtë dhe është hyjnizuar. I dua më shumë momentet organike, natyrale, nuk më pëlqen mënyra mekanike” vazhdon rrëfimin e saj Lala.

Dhe pikërisht mbështetur në këtë pasion, Lala Meredith Vula nisi ekspeditat e saj të mrekullishme për të realizuar fotografitë që do të mbesin përgjithmonë si dëshmi e jetesës shqiptare nëpër vite.

Ajo fotografoi në një periudhë kohore prej dy vitesh, gratë në banjot turke – hamamet në Shqipëri.

Projekt tjetër i Lalës është edhe ‘Gratë dhe uji’. Shkrepjet kanë të bëjnë me bukurinë dhe papërsosmërinë e trupit të lirë nën ujë. Shumë gra, të cilat sidomos në Perëndim tregojnë se janë deformuar prej ndikimeve të shoqërisë, në ujë janë të lira të treten dhe të shfaqen sërish si pjesë e natyrës, ekspresive e klasike.

Cikli ‘Travellers’ i jep dritë njerëzve në hapësira arkitekturore, ndërsa një film i shkurtër i realiuar nga ajo, që ta rrënqethë trupin, është ‘Are you Everybody’ (A jeni në numër, A jeni të gjithë numër), kjo si shprehje e cila përdorej prej kosovarëve pas përfundimit të luftës, si tentim për të kuptuar nëse familja është e kompletuar apo ka humbur dikë gjatë muajve kur serbët vritnin të pafajshmit. Filmi u dha në Kosovë, Zelandë, në Amerikë, në Manchester, Edinburg e Belfast.

Me mullarët e barit dhe kashtën e katundit, Lala do të dashurohej përgjatë kohës sa jetoi në Kosovë, ndërsa të tilla do të fotografonte gjithandej nëpër Evropën Lindore.

“Në vitet 1988, 1989 dhe 1990 kam udhëtu nëpër Kosovë, sepse erdha të jetoj këtu. I kërkoja vazhdimisht këta mullarët e barit me kashtë, doja me i fotografu. I takoja çobanët, flisnim por jo shumë sepse shqipja ime ishte e dobët. Më ndihmonte shpesh babai, në komunikim. Më pas nisa të fotografoja edhe kullat, meqë babai merrej me mbrojtjen e monumenteve në Kosovë. Kam një arkivë të mrekullueshme të kullave nëpër krejt Kosovën, të cilat më vonë janë shkatërruar, ose kanë pësuar prej luftës, ose kanë mbetur ashtu sepse kërkohet shumë punë për t’i ri-adaptuar. Në vitin 1988 në Kosovë ka pasur qindra kulla të bukura, dukeshin si kështjella, kam qenë e mahnitur prej tyre” tregon Lala.

“Me babain kam qenë shumë e lidhur, kur vinte puna te arti. Ai nuk e kuptonte shumë projektin tim me kashtë, në fillim, habitej pse kam zgjedhur një element kaq specifik kur kisha mundësi të zgjerohesha në horizontin e punëve të mia. Kishte të drejtë. E kur nisa me i printu dhe me i zhvillu fotografitë, u kënaq dhe më tha se krejt ky projekt meritonte të kthehej në një ekspozitë. Dhe ekspozita u bë, diku rreth vitit 1990, në Bororamiz. Anton Çetta dhe Adem Demaçi e kanë vizituar ekspozitën, Demaçi veç sa ishte liruar prej burgu” më tregon Lala.

Lala është në përgatitje të një libri me fotografitë e kësaj serie

Shkaku i pandemisë, dhe meqë Lala jeton në Angli, shihemi me të vetëm virtualisht, por duke prekur mbi etapa të ndryshme të jetës, pa pasur mundësi të ulemi afër e të përjetojmë energjinë e trupave kur ata flasin të vërtetat dhe ngadhnjimet e triumfet, zhgënjimet dhe ankthet e së kaluarës.

Anton Çettën, Lala e ka takuar personalisht, në kohën kur ajo po fotografonte pajtimin e gjaqeve. Krejt në fillim, në pajtimet e para, Lala ishte në Kosovë dhe pa pasur haber, ajo po e dokumentonte një prej kthesave më të mëdha në mesin e shqiptarëve të hasmëruar e të mbytur në gjak mes vete.

Pajtimi i Gjaqeve / https://www.lalameredithvula.com/
Pajtimi i Gjaqeve / https://www.lalameredithvula.com/

“Sot, duke shikuar prapa në atë kohë, e kuptoj sa brilant ishte ky njeri. E kam përcjellë edhe procesin e pajtimit. Ai vinte në fund, sepse organizatorët dhe më të moshuarit e katundit por edhe tërë të angazhuarit bënin punën e tyre. Ai vinte dhe provonte me i mbushë mendjen atyre që nuk pajtoheshin. Para tij, të gjithëve u ndalej fryma. Largoheshin më pas si grup dhe kur ktheheshin, tregohej vendimi, që gjaku u fal. Zemra kapërcente ndonjë rrahje. Në vitin 1992 e kam bindur BBC që të bëhej një dokumentar rreth pajtimit të gjaqeve. Më pas e solla ekipin dhe e realizuam ‘Forgiving the Blood’ – dokumentar ky që u dha në Dokufest vitin 2019-të, ku kishte të pranishëm edhe nga ata që ishin pjesë e dokumentarit. Kishte ende gjakmarrje në vitet 1992-1993, por shumë më pak” tregon Lala.

*

Nga familja, te arti, nga arti, te familja. Lala është artiste, kështu edhe e quan veten, dhe thotë se ka kërcyer prej ekspozitës në ekspozitë shpesh pa e kuptuar sa e lëvruar është në këtë profesion. Në tregimin e saj, ajo e hap veten dhe shpaloset se kur ishte e re, ishte modeste, më e turpshme, më e fshehur. Derisa po rritej, ajo thotë se shumë njerëz ishin ‘full of themselves’ (apo në shqip, kur mendon se bota sillet rreth teje, kur je superior ndaj të tjerëve), dhe ajo nuk ishte konstrukt i tillë. Modestia i ka ndihmuar të jetë e suksesshme në art, por edhe të kthehet lehtazi në rrënjët e saj shqiptare.

“Babai më thoshte që jam shumë modeste, që nuk e kam ditur sa e mirë jam në punën që e bëj. Ishte dashtë ta mbroja veten më shumë, ishte dashtë me qenë më e çiltër, më e treguar para syve të botës. E kam ditë që kam talent por asnjëherë nuk kam mendu që jam zbulu. Kam pasur besim në vete, sepse veç vetes duhet t’i besosh në mënyrë që të arrish diçka”.

Maj 1989, Lala dhe babai i saj

Prindërit e saj u divorcuan kur ajo ishte shumë e vogël, dhe kjo ndarje do ta përplaste më pas Lalën në disa vende. Ajo buzëqeshë sepse ndikimet i kanë ardhur nga të gjitha anët: një nënë poliglote angleze, një baba kosovar arkitekt, dhe ajo vetë një vajzë shpesh me krizë identiteti duke u rritur në mes të krejt kësaj yllësie prindërore të larmishme.

“Nëna ime nuk ma mësoi serbokroatishten, unë nisa me e harru më pas edhe gjuhën boshnjake. Ndoshta, nëse ajo do të tentonte më shumë, do t’i dija këto gjuhë. Divorci nuk ka ndikuar atëherë, por tash në retrospektivë, i shoh gjërat ndryshe dhe besoj se ai divorc ka pasur një rol, por e kam të vështirë ta rrumbullakësoj ku saktësisht. Tash që kam vet një djalë, 16 vjeçar, e kuptoj sa të ndjeshëm janë. Nëna ime nuk më ka penguar asnjëherë në punë, por as babai. Babai u martua prapë, dhe unë i kam edhe katër motra nga ana e tij. Babai ka qenë kreu i urbanizimit në Kosovë në vitet 80-të, por më dhimbset sepse nuk doli asnjëherë në pah. Po të jetonte, shembull në Barcelonë, do të ishte arkitekt me nam. Atë e dëmtoi shumë regjimi i Millosheviqit” vazhdon tutje fontana e jetës së Lalës.

Kur lufta shpërtheu në Kosovë, Lala ishte në Angli por me vete kishte edhe dy prej katër motrave të saj prej babait.

“Në vitin 1992 veç i morra dy prej motrave, më të rriturat, ndërsa pjesa tjetër e familjes mbeti e ngujuar në Kosovë gjatë bombardimeve. Ishin kohëra të frikshme sepse edhe me ekipe televizive ishte e rrezikshme ta vizitoje Kosovën. Unë kam qenë në Kosovë kur ndodhën mizoritë në Prekaz, por kam qenë edhe në kohën kur Sllobodani u dorëzua, kam shku në Kosovë me trupat e NATO-s dhe me Kryqin e Kuq Britanik me të cilët kam ndihmuar, dhe kam fotografuar. Derisa po vriteshin njerëzit në Kosovë dhe kishte luftë, kam qenë edhe pjesë e një proteste në Londër ku kërkohej të intervenohej në Kosovë, ishte një formë për t’i informuar njerëzit e botës se çka po ndodhte. Shumica e dinin megjithatë, meqë Srebrenica nuk ndodhi edhe shumë kohë më parë. Përgjatë tri viteve që kam jetuar në Kosovë, kam qenë edhe vet pjesëmarrëse e plot demonstratave” rrëfen Lala.

*

“Babai vdiq në vitin 2015, në Prishtinë. Gjatë luftës thoshte – Askujt nuk i intereson jeta e një burri të vjetër. Në fakt, plot burra u vranë gjatë luftës, edhe të moshuar, por kështu thoshte ai. Vija më shpesh në Kosovë për tu kujdesur për të, ndërsa me vdekjen e tij më është larguar kjo ngutia për tu kthyer në Kosovë. Tërë jetën time e kam lënë anash çdo angazhim edhe e kam pranuar çdo arsyetim për të qenë në Kosovë ose Shqipëri” tregon fotografja shqiptare Lala Meredith Vula.

Lala Meredith jeton në Angli, është profesoreshë e artit dhe fotografisë në De Montfort University. Shqipen e flet pak, por e kupton shumë.

“Nëna ime ka qenë mësuese, prandaj këtë gjenin e mësuesisë e kam prej saj. Megjithatë nuk e kam trashëguar prej saj aftësinë e mësimit të gjuhëve, meqë ajo është linguiste dhe kur flet në serbokroatisht njerëzit habiten, nuk besojnë. Ajo më shumë e zë një botë verbale, unë më shumë një botë vizuale. Nëna nisi ta mësonte edhe gjuhën shqipe, bile e gjeti edhe një punë në Prizren si përkthyese, por ndodhi divorci dhe nuk e nisi asnjëherë punën. Ndërsa mua më pëlqejnë studentët e mi, dhe e dua shumë transmetimin e njohurisë prej meje tek ata dhe anasjelltas” më tregon Lala.

Lala Meredith Vula e ka përfaqësuar Shqipërinë në Bienalen e 48-të të Venecias, në vitin 1999.

Lala është mrekullisht artiste e disa mediumeve. Me anë të fotografive, por edhe me anë të filmave dokumentarë dhe performancave të ndryshme, ajo ka derdhur në publik kritikën e saj, revoltën e hijshme.

Lala ka qenë edhe pjesë e ekspozitës ‘Freeze’ udhëhequr nga Damien Hirst, ku disa artistë të rinj po ekspozonin në një ndërtesë bosh në stacionin e vjetër të zjarrit në Londër. Grupi më vonë do të njihej edhe si Youth British Artists – Artistët e Rinj Britanik.

Lala ekzaltohet me mendimin se së shpejti do të mund të ekspozojë në Kosovë, dhe neve na pritet ta presim me çka do të na rrëmbejë herën e ardhshme.

Fotografitë e saj sot jetojnë në plot hapësira e koleksione ekspozuese: Arts Council of Britain, Arthur Andersen Collection, Centre of Photography në Gjenevë, Collezione La Gaia, Doria Pamphilj Gallery Collection, Doria Pamphilj Palace Museum, The Teseco Foundation, The British Council Collection.

(Ky tekst është botuar me ndihmën e Komunës së Prishtinës dhe subvencioneve kulturore vjetore nga kjo Komunë)

Gjuha shqipe bëhet pjesë e librit “La classe plurilingue” në Itali

Studiuesja dhe pedagogia shqiptare në Itali, Ledi Shamku Shkreli, jep kontributin e saj me përgatitjen e një kapitulli për gjuhën shqipe, i cili zë një vend të rëndësishëm në librin “La classe plurilingue”.

Puna e studiueses shqiptare u recensua nga Enciklopedia TRECCANI, e cila është enciklopedia më prestigjioze italiane dhe nga më të çmuarat në Europe.

Siç bën të ditur dhe vetë autorja, hartimi i këtij libri iu besua Universitetit të Bolonjës duke u shprehur se është e vetmja “madrelingua” që në këtë libër universitar shkruan për gjuhën e saj.

“Sa e sa here e kam hapur nder vite kete enciklopedi per te gjetur pergjigje, por nuk kam ëndërruar ndonjëherë te jem vete reference e saj. Nga sot do t’i ushqej me fort ëndërrimet e mia. Natyrisht po aq fort edhe punën. Dua te jem nderkombetarisht bije e denje e vendit tim”, shkruan Shamku.

Një shkëputje nga hyrja e pjesës që flet për Shqipërinë në “La classe plurilingue”:

“Udhëtoni drejt jugut të Italisë dhe do të arrini në Otranto. Me të mbërritur vijoni drejt portit për të arritur Punta Palascia. Arritët? Mirë, tani shihni malet përballë jush. Për italianët janë Acrocerauni (apo “majat e rrufeve”), por për banorët shqiptarë quhen “Malet e Çikës (apo “malet e dritës”). Ndiqni me shikim këto maja që zbresin drejt detit. Vini re si shtrihen në blu si një lloj gjuhe? Ja, ai fund që prek detin e bukur të Jonit në italisht quhet pikërisht “Il Capo della Linguetta” dhe në shqip Kepi i Gjuhëzës. “Gjuhëz”, në fakt, është një zvogëlues i “gjuhë” që në italisht përkthehet “lingua”, dhe ashtu si në italisht tregon si gjuhën si organ i vendosur në brendësi të gojës, qoftë dhe si kod që flet çdo komunitet, shkruan, gëzon, dëshpërohet dhe me të cilin identifikohet. /dp/ KultPlus.com

Nesër pritet që përfundimisht të votohet Pako për Rimëkëmbje

Të premten do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Me kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza, të premten në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca e jashtëzakonshme.

Kërkesën për mbajtjen e kësaj seance e kanë nënshkruar deputetët e PDK’së, LDK’së dhe AAK’së.

https://cas.criteo.com/delivery/afr.php?ptv=100&abp=1&zoneid=1409947&cb=51794688186&nodis=1&charset=UTF-8&dc=3&atfr=0&loc=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fneser-pritet-qe-perfundimisht-te-votohet-pako-per-rimekembje%2F Projektligji ka kaluar me kushtet të cilat i ka vendosur Partia Demokratike e Kosovës.

“Pako për bizneset të jetë 200 milionë euro; Pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës me nga 300 euro; Heqja e TVSh-së për lëndën e parë dhe dhe rimbursimi i mjeteve për 10% nga Trusit për ata që kanë deri në 10 mijë euro”, janë kushtet e propozuara nga PDK-ja.

Ndryshe, më 12 tetor, pas gjashtë dështimeve, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj.

Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimi i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro. /Express/ KultPlus.com

Rrëfimi i pilotit amerikan: Serbët na sulmuan me raketa, por nuk mundën të na kapin

Historia se si aeroplani super-modern amerikan “i padukshëm” F-117 u rrëzua mbi qiellin e Serbisë dhe përfundoi në baltën e fshatit Budjanovci është treguar qindra herë, por deri më tani është fakt i panjohur që të paktën një tjetër avion “i padukshëm” u godit gjatë bombardimeve të NATO-s në Serbi.

Portali amerikan “Drive” deklaron se detajet e asaj që ndodhi me aeroplanin tjetër u bënë të njohura vetëm kohët e fundit, dhe nënkolonel në pension i Forcave Ajrore të SHBA Charlie “Tuna” Heinlein, dhe ish-piloti i F-117, personalisht e konfirmuan atë në podcastin “Afterburn”.

Kjo çështjeje për shumë vite ishte vetëm një thashethemnajë, e piloti thotë se mbrojtja ajrore serbe arriti të godiste një tjetër avion vjedhurazi, por megjithatë edhe i goditur ai arriti të kthehej në bazën në Gjermani.

Data e saktë kur ka ndodhur të shtënat nuk dihet, por është e sigurt që kjo ngjarje ka ndodhur gjatë prillit 1999 pas rrëzimit të F-117 të parë. Në ditën e katërt të bombardimeve të NATO-s, Brigada kundërajrore serbe rrëzoi një F-117A, një nga mrekullitë teknologjike, e cila fitoi reputacionin e saj si “e padukshme” në Luftën e Gjirit në Irak.

Piloti Dale Zelk u evakuua në mënyrë të sigurt nga forcat amerikane dhe avioni i tij përfundoi në një fushë në zonën e fshatit Budjanovci në Serbinë veri-perëndimore.

Në dëshminë e tij, Heinlein përshkroi se si u godit edhe një tjetër F-117. Ai deklaroi se dy aeroplanë “të padukshëm”, të shoqëruar nga avionë F-16J, filluan aksionin mbi Beograd nga baza në Gjermani. Ai pilotoi një F-117 dhe kur e gjetën veten mbi Beogradin e Ri, të dy “të padukshmit” u sulmuan nga raketat SAM, të qëlluara nga mbrojtja ajrore serbe.

“Shikova në të djathtë qiellin mbi Beograd dhe pashë një raketë të madhe që po afrohej – dukej si Saturn V. Pastaj pashë një tjetër lëshim dhe një tym të shkëlqyeshëm, tym dhe pastaj një top zjarri që vinte drejt meje”.

Piloti amerikan shprehet se ai ende arriti të shmangë shpërthimin e predhës dhe rrëzimin e avionit të tij me ndihmën e auto-pilotit dhe të kryejë misionin e tij, domethënë të bombardojë cakun e caktuar.

Sidoqoftë, në kthim, ai e kuptoi që avioni tjetër ishte dëmtuar seriozisht, por të dy avionët përsëri arritën të ktheheshin në bazë.

Në fund të dëshmisë së tij, Heinlein pranoi se ky episod mbeti në kujtesën e tij, si më i tmerrshmi në karrierën e tij të pasur fluturuese. /Gazeta Shqip/ KultPlus.com

Nis kampanja për grumbullimin e mjeteve nga Vjosa Foundation, synon kushte më të mira për fëmijët autik

Nisma e Vjosa Foundation për ndërtimin e 30 kampuseve  në Prishtinë për personat autikë ka filluar sot grumbullimin e mjeteve financiare nëpërmjet platformës Go Found Me, shkruan KultPlus.

Në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të veçanta, Lulzim Behxheti si themelues i fondacionit ka filluar dalë ngadalë ta jetësoj planin e tij të kahmotshëm, e që do të nis fillimisht me ndërtimin e 30 shtëpive në periferi të Prishtinës.

“Misioni ynë përbëhet nga fushata të shumta, e para prej të cilave ka një qëllim prej 10 000 €. Paratë përdoren për të realizuar projektin për Kampusin tonë të parë – ne do të sigurojmë funksionalitetin dhe cilësinë e ndërtimit të Kampusit tonë duke punuar me arkitektët, dizajnerët, inxhinierët dhe peizazhinjtë më të aftë”, thuhet në njoftimin e iniciativës.

Si themelues i Fondacionit Vjosa dhe Campusit Vjosa, covid 19 e kishte rikthyer arkitektin gjilanas në portrete, të cilat i kishte parë si mundësi për t’i kthyer në ndihmë për personat autikë. Kështu ai kishte realizuar portrete të shumta, gjithmonë duke e pasur qëllimin te jetësimi i Vjosa Campus në Kosovë e Shqipëri. Pikërisht nga sot ai ka filluar të grumbulloj edhe ndihmë materiale nga publiku në mënyrë virtuale.

Për KultPlus, Behxheti ka treguar më parë se emri i vajzës së tij që është autike është Vjosa dhe përvoja e tij me të dhe trajtimin e duhur të saj në shtetin finlandez, ka bërë që Lulzimi të themelojë këtë fondacion, në mënyrë se sikurse ka pas fat vajza e tij për këtë tretman të lartë të shoqërisë finlandeze, të njëjtin ta kenë edhe personat autik në Kosovë.

“Adoleshenca është fazë jo e lehtë edhe për fëmijët autik, andaj kemi menduar ta themelojmë këtë Fondacion, ku do të punojmë në ngritjen e një kampusi prej 30 shtëpive në periferi të Prishtinës, e që do të kenë sistemin finlandez, sistem që do ti ndihmojë përgjatë trajnimit se si të pavarësohen këta fëmijë. Vjosa e jonë i ka gëzuar këto trajnime në Finlandë, dhe pse mos ti gëzojnë edhe fëmijët autik në Kosovë”, ka thënë Behxheti, i cili këto shtëpi do ti ndërtojë nën brendin e kompanisë së tij “BVG Housing”, pasi që, sipas tij, me sistemin dhe përpunimin e drurit që e praktikojnë në kompaninë e tij, për të cilat kanë shkruar shumë medie prestigjioze, janë shtëpi që ofrojnë standard të lartë jetese, sepse janë të shëndetshme, antibakteriale, me cilësi të ajrit dhe shumë benefite të tjera shëndetësore.

Lulzim Behxehti shpreson që për këtë projekt me sistem finlandez ta mbështesë Komuna e Prishtinës, pasi që, sipas tij këto kampuse nuk duhet të ekzistojnë prej ndihmave, por të kenë mbështetje institucionale.

Mirëpo, qëllimi i Behxhetit nuk mbetet i kufizuar vetëm në kryeqytetin kosovar. Ai dëshiron të zgjeroj këto kampuse në mbarë botën, teksa tanimë gëzon mbështetje edhe nga BE dhe OBSH.

Në anën tjetër, përveç institucioneve Vjosa Foundation ka përkrahje edhe nga inidvidë të rëndësishëm. Ambasadorët e kësaj nisme janë aktorja Alea Mehaj, këngëtarja  Erza Muqoli,  pianisti Genc Tukiqi dhe këngëtarja Adelina Ismajli.

Linku ku mund të dhuroni fondacionet e juaja: https://www.gofundme.com/f/vjosa-campus-independent-living-education?utm_source=customer&utm_campaign=m_pd+share-sheet&utm_medium=copy_link_all  / KultPlus.com

Elvis Naçi, hoxha me emër rokeri që blen spitale dhe shet syze

Ermal Mulosmani

Kur prindërit e Elvis Naçit,  në vitin 1974, i vunë emrin djalit të tyre të porsalindur, ëndërronin gjithçka për të ardhmen e tij – përveç të qenit hoxhë.

Rokeri i madh amerikan Elvis Presley, mbreti i rock-and-rollit  ishte një legjendë e gjallë dhe emri Elvis ishte një trend botëror. E çuditshme sesi ky emër u lejua nga autoritetet e kohës por siç duket një valë liberalizmi kishte mbërritur pas valës së tmerrshme të revolucionit kulturor.

E përmenda këtë moment të jetës së Elvis Naçit pasi bash këtu duket sikur nis pjesa paradoksale e tij, qysh në ditën e emrit dhe pa dijen apo miratimin  e tij. Ai moment duket shënjon të parin mes dhjetëra paradoksesh që gjejmë në jetën e tij të mëvonshme, sidomos pas viteve “90.

Hoxhë Elvisi (e kush mund t’i kish vënë kaq pranë e pranë këta emra) është një burrë elokuent, tolerant, demagog ekselent, mallëngjyes i jashtëzakonshëm, yll televiziv, familjar i devotshëm, i preferuari i emisioneve televizive të të gjitha orëve e të gjitha televizioneve. Kur për një moment në opinionin publik u hodh ideja se Hoxhë Elvisi mund të ishte kandidat për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, shumëkush ishte i bindur që Ky ishte zgjidhja e duhur! Mirëpo menjëherë Hoxhë Elvisi largoi thashethemet: “Unë jam përtej Partive, përtej të majtës dhe të djathtës”!

Po të kërkosh në google me emrin e Elvis Naçit të del website i tij. Një website i kuruar me stil, me grafika moderne e sponsorë kompani karburantesh, orësh apo argjendarësh. Në qendër të faqes, me gërma të mëdha kapitale shkruhet “Postimet e Elvis Naçit bëhen virale në 7 kontinente”. Pra edhe në Antraktidë,  eksploratorët nuk rrinë dot pa fjalën e zotit të shqiptarit me emrin Elvis. Një mungesë modestie për të mos thënë një mendjemadhësi e fodullëk tipik prej gangsteri. Ndoshta e kanë vënë aty pa lejen dhe dijeninë e tij apostujt elvisianë.

Në biografinë 20 minutëshe që prezanton Hoxhën, gjen raste bamirësie ku skamnorë ekstremë e të pashpresë e falenderojnë Hoxhë Elvisin që u solli Zotin ose Zotin që u solli Hoxhë Elvisin. Pashë aty edhe Luka Modriçin (nuk mund të shmangej një yll botëror në prezantimin e Hoxhës tonë) që uronte një vajzë të vogël jetime për shërimin nga kanceri. Pastaj shfaqej familja e bukur e Hoxhës me gruan dhe tre fëmijët e tij, siç i quan klipi “të mrekullueshëm”.

Gjithçka ideale. Një yll televiziv dhe idhull mbarëkombëtar, një bamirës i sjellë nga zoti për varfërinë ekstreme të shqiptarëve dhe familjar i devotshëm, shembull morali e besnikërie . Në kohë të lirë ( besoj që mbetet fare pak kohë pasi të përmbushësh këto detyrime) përmbush edhe detyrimet fetare si hoxhë i Xhamisë së Tabakëve. Edhe aty është ndryshe. Unë kurrë nuk e kam pa  Hoxhë Elvisin të mbajë çallmën e bardhë identifikuese mbi krye. Ai kurrë nuk përzihet me elementët ekstremistë të komunitetit mysliman.

Aq i madh ishte reputacioni i Hoxhë Elvisit sa që Kryeministri Rama e mori në krah të tij të djathtë kur ndodhi fatkeqësia e tërmetit. Ato ditë nuk merrej vesh kush ishte i pari, Kryeministri u detyrua të thoshte “Më akuzojnë mua për diktator por këta qenkan më keq se unë”.

Hoxhë Elvisi mori frenat e mbledhjes së fondeve dhe ia bëri të ditur Kryeministrit se nuk ka punë me ato para. Përmendi diku te 6 milionë e ca Euro të mbledhura dhe shpalli synimin për të mbërritur në 10 milionë dhe për tu fokusuar në zonën e Thumanës. Askush nuk pipëtiu. Kujt ia mbante të kundërshtonte…

10 milionë Euro janë shumë. Kryeministri ynë, zakonisht arrogant, u shushat nga arrogance bamirëse e Elvisit.  Në gazeta pati edhe shkrime kundër Hoxhë Elvisit etj, për mungesë transparence në përdorimin e fondeve apo akuza për keqpërdorimin e tyre. Në atë kohë të vështirë e mora mundimin dhe shkrova në mbrojtje të Hoxhës tonë sharmant dhe kundër gazetarëve kundërshtues. Mendova se solidariteti ishte më i rëndësishëm sesa transparenca dhe akuzat. Mirëpo duket e paskam pasë gabim.

Gazetarë të tjerë, ndoshta për arsye të ndryshme nga të miat (nuk përjashtohet mundësia e nxitjes nga “bamirësit” rivalë), shkruajnë vazhdimisht për luksin e madh në të cilin jeton Hoxhë Elvisi. Për vilat luksoze, lëvizjet me eskortë,  bizneset, dhe toka të pafundme nga Farka deri në bregdet. Për zero transparencën dhe shpenzimet e mëdha në imazh. Hoxhë Elvisi u bë nervoz dikur dhe i kujtoi gazetarit që edhe fondacione të tjera veprojnë njësoj (kjo në fakt mund të jetë shumë e vërtetë). Mirëpo nervozizmi i tij tregon bash të kundërtën, që akuzat e bëra ishin të vërteta.

Në këtë mes, për t’i vënë kapak muhabetit mendon vetë Hoxhë Elvisi. Në një postim në FB, dje, ai njofton hapjen e një biznesi okulistik me emrin pompoz Optika Elitare e Syrit.  Aty ai premton që “nëse biznesi i ecën mbarë, me kismet do ndihmojë një të varfër t’i ndërtojë shtëpinë”….

Përveç këtij dyqani, Hoxhë Elvisi ka blerë edhe një Spital Privat. Edhe ai me emër pompoz “Continental” (jo emra kot hau-hiu).  Blerjen e Spitalit e justifikoi me qëllimin e bërjes së 5000 operacioneve për fëmijët jetimë. Mund të thoshte edhe 50 mijë, 500 mijë, pse jo. Askush nuk do e verifikojë. Mund edhe të mos bëjë asnjë.

Tani u mbush kupa.  Nëse shteti nuk harton një ligj urgjent për mirëadministrimin e parave që vijnë në formë donacionesh mundet që Hoxhë Elvisi, pas ca kohësh do të  blejë një Hotel Hilton apo Sheraton ku do të strehojë edhe 600 jetimë të tjerë. Këtyre pallavrave dhe talljeve publike duhet t’u vijë fundi!

Sfida publike që po i bën Hoxhë Elvisi shtetit, opinionit duhet të marrë një përgjigje ligjore. Ai falenderon publikisht ata që citoj “ndihmuan me lekun e pastër dhe të punës me djersë, na bëri të mundur këtë arritje të madhe”

Të nesërmen e blerjes së Spitalit ndodhi tërmeti I 26 nëntorit. Të tjera ndihma, të tjerë shqipatrë dhanë paratë e tyre për sivëllezërit e tyre të dëmtuar. Mirëpo këtë radhë, në blerjen e radhës ato u harruan. /gazetaexpress/ KultPlus.com

“Shtojzovalle”, murali që sjell artistikisht gruan në hapësirë publike

Gruaja merr banim artistikisht në muralin e titulluar “Shtojzovalle” të punuar nga Sabri Behramaj në qytetin e Mitrovicës, shkruan KultPlus.

Ky mural i cili nëpërmjet artit ngrit edhe një herë vëmendjen për gruan në qytetin e minatorëve, u realizua në kuadër të Festivalit të Letërsisë “Zana” nga Fondacioni Dhemetra. I punuar mjeshtërisht nga Behramaj, ky mbetet murali i tij i parë në hapësira publike të Mitrovicës për sulptorin e këtij qyteti.

Punimi “Shtojzovalle” ka sjellë ngjyra, vibrim, eho këngeje e tinguj grash në vallëzim në një hapësirë ku rindërtimi i qytetit, akoma na prezantohet vrazhdë”, thuhet në njoftim.

Ky aktivitet u përkrahë nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim, Green Fest 10, si dhe SHFMU “Anton Zako Çajupi” në Mitrovicë. / KultPlus.com

Liridona Bregovina: Kosova ky vend me mentalitet diskriminues, me infrastrukturë përjashtuese

Sot teksa shënohet dita ndërkombëtare e personave me aftësi të veçanta, shumica e institucioneve publike nuk kanë infrastrukturë të duhur për këtë kategori të shoqërisë, shkruan KultPlus.

Pikërisht për këtë ka reaguar edhe Liridona Bregovina, e cila nëpërmjet shpërndarjes së 3 postimeve me fotografi, ka pasqyruar gjendjen diskriminuese për personat me aftësi të veçanta për hyrje në Bibliotekën Kombëtare, studime në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore.

KultPlus ua sjell të plota reagimet e Bregovinës:

Nese nje person ne karroce, i verber, me distrofi muskulore apo ndonje tjeter aftesi te kufizuar fizike don me hy ne biblioteke kombetare e ka te pamundur. Kosova ky vend me mentalitet diskriminues, me infrastrukture perjashtuese

Nese nje i verber, i cili e perdor shkopin don me kry studime ne UP e ka te pamundur, sepse mungon infrastrukutra(pllakat relievore)

Nese nje student qe perdor karrocen don me i vazhdu studimet ne FSHMN apo ne Fakultetin Filologjik e ka te pamundur.Te pamundur, sepse infrastruktura e perjashton ate. / KultPlus.com

Shtatore dinjitoze dhe e merituar e Ibrahim Rugovës

Kritikë artistike nga Ilir Muharremi për shtatoren e Ibrahim Rugovës të punuar nga Gëzim Muriqi

Skulptura është art i shijes dhe nëse arrinë estetikisht ta pushtoj qetësinë shpirtërore e ka arritur qëllimin. Shohim një mur mbrapa që konceptohet si derë, hyrje, lëvizje, mund të mendohet edhe si libër, faqe nga e cila del presidenti. Simbolika lartësohet në atë se ky mur është ndarës i epokave që simbolizon Rugovizmin. Është një kohë e re që vjen me të vazhdon me të dhe prapë kthimi bëhet te presidenti i përhershëm historik e i lartësuar në fushën e shkencës, letërsisë dhe artit.

Ai e bën hapin me këmbën e djathtë pra këmba e mbarë e pastaj vazhdon me gishtin tregues drej tokës duke na vetëdijesuar dhe hequr perdën për kuptimin dhe dashurinë ndaj atdheut dhe trojeve tona. Rrezaton më i ri dhe imazhi na shfaqet ndërmjet artisti, shkrimtarit dhe diplomatit. Simbolika e idesë është e lexueshme dhe e qartë.

Skulptura komunikon me hapësirën dhe publikun pra thyen atë heshtjen statike që e kishin skulpturat e Renesancës.

Depërtimi i dritës dhe ndryshimi i imazhit gjatë procesit natyror: mëngjes, pasdite, muzg dhe mbrëmje nuk e humb imazhin e sakt të shpirtit dhe karakterit të presidentit, e afron edhe më shumë drejt rrënjëve të shpirtit pra është ky Rugova në mendjen e secilit te ne.

Është profesionalisht art me strukturë të qëndrueshme dhe thellon cilesinë e formës. Artisti i iken asaj siç kemi procese mediokre të cilat lëmojnë sipërfaqen strukturore e mbetën kompozicione të mbyllura nga paaftësia e krijimit. Ështe pra artist i cili arriti të kap gjestin e presidentit dhe këtu skulptura thyen atë heshtjen dhe ngritë perfeksionin.

Kjo skulpturë kuadron gjestin, shprehjen e fytyrës, kompozcionin mbi të cilat rezymojnë të gjitha shikimet në Kosovë por edhe jashtë saj. Vlera e saj është se artisti nuk e imiton figurën e Rugovës, por e stilizon brenda përgjegjësive dhe kufizimive, ashtu siç e kërkon arti monumental, pra shprehja brenda limitit njohës të psikologjisë së personazhit. Pastaj, prezantohet shprehja domëthënëse dhe vërtitja e pafund e qëndrimit.

Fronti në internet, në Kosovë dhe jashtë ishte zhurmues e këmbues si rezultat i perfekesionit të figurës dhe reagimi pozitiv i kritikës dhe i njerzve përdori fjalë miradie dhe në superlativ për skulpturën. Atëherë , skulptura si kuadër i heshtur e me perfeksion të lëvizshëm në çdo moment do ta ngopë atë ethen e pa ndalshme të njerëzve ndaj presidentit, pra zbrazëtinë e imazhit të cilin e jetësoi në Istog.

Jashtë atelies, kjo shtatore i mbijeton dhe lozë vallen me dritën dhe hapësirën. Petku i punuar me kujdes nën dritën e diellit shpalos linja të natyrshme mbi drapërinë.

Kjo është shtatorja më e realizuar e presidentit Ibrahim Rugova. / KultPlus.com

Këshilla e radhës e MPB’së: Passwordin tregojani vetëm prindërve

Ministria e Punëve të Brendshme ka apeluar për ruajtje të privatësisë në rrjetet sociale.

Kësaj here kjo ministri ka apeluar që passwordi të mos i tregohet askujt përveç prindërve, shkruan Gazeta Express.

Kujtojmë që në krye të Këshillit Shtetëror për Siguri Kibernetike që funksionon në kuadër të kësaj ministrie është Zafir Berisha. / KultPlus.com

Zvicra nuk i dorëzohet presionit të jashtëm, s’i mbyll qendrat e skijimit

Ministri zviceran i Shëndetësisë, Alain Berset, ka thënë se Zvicra nuk do të përkulet para presionit të jashtëm për t’i mbyllur qendrat e skijimit në kohën e festave të fundvitit pasi një veprim i tillë u mor nga disa vende fqinje. Sidoqoftë, ai tha se shkalla e infeksionit në shtetin helvetik mbetet shumë shqetësues.

Qeveria pritet që të premten të diskutojë për qasjen e “rrugës së mesme” për luftimin e pandemisë, e cila e ka lënë Zvicrën vend relativisht të hapur dhe të mbështetur në respektimin e masave higjienike nga publiku.

Vendet fqinje të Zvicrës, Franca, Italia dhe Gjermania, do t’i mbajnë të mbyllura qendrat e skijimit, Austria do ta lejojë rihapjen e tyre për Krishtlindje, ndërsa pushimet dimërore në këto qendra do të jenë pothuajse të pamundura.

“Zvicra nuk reagon ndaj presionit nga shtetet tjera”, tha ministri Berset para gazetarëve pasi i vizitoi punëtorët shëndetësorë në Basel, duke thënë se Berni është në kontakt të vazhdueshëm me fqinjët.

“Nuk ka presion mbi ne, por mund të ketë vështirësi për reputacionin e Zvicrës, nëse ka përhapje të papritura në mbarë Evropën dhe të tjerët do të thoshin se ato po vijnë nga Zvicra. Atëherë nuk ka rëndësi a është e vërtetë apo jo. Është shumë e pakëndshme për ne”, tha ai.

Që nga fillimi i pandemisë, Zvicra ka regjistruar më shumë se 340 mijë të infektuar dhe 4.747 të vdekur nga sëmundja COVID-19, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express. / KultPlus.com

Fituesit e konkursit të Galerisë Nacionale do të prezantohen në Mala Stanica

Këtë vit Galeria Nacionale vendosi një përmbajtje të re në Programin-Konkurs për Artist të Pjekur dhe të Ri, mbështetur nga Ministria e Kulturës.

Më 25 qershor 2020, u ofrua një thirrje profesionale për pjesëmarrje në Konkurs, e hapur për të gjithë artistët. Për fituesit, siç u njoftua, fondet sigurohen për një tarifë, për realizimin dhe prodhimin e veprave, një praktikë që nuk është aplikuar në skenën e artit maqedonas për një kohë të gjatë, dhe është një konfirmim i profesionalizmit dhe respektit për punën e artistit.

Brenda afatit, 20 korrik 2020, aplikuan 10 artistë  për konkursin për artist të pjekur dhe 23 autorë të rinj për një artist të ri.

Komisioni Ndërkombëtar i përbërë nga: Mishko Shuvakoviq – – Dekan dhe Profesor i Studimeve të Doktoratës në Media Transdisiplinare dhe Transmedia në Fakultetin e Medias dhe Komunikimit në Universitetin “Singidunum” në Beograd, Roman Uranjek, artist dhe anëtar i grupit IRWIN dhe Arta Agani Bunjaku, artiste, dizajnere dhe drejtoreshë e Galerisë së Arteve të Kosovës kishin një detyrë komplekse, brenda afatit – 20 gusht, 2020, për të zgjedhur një artist të pjekur si fitues dhe dy artistë të rinj.

Më 26 gusht, 2020, Galeria Nacionale shpalli fituesin e konkursit për artist të pjekur: Robert Jankulloski dhe fituesit e konkursit për artistin e ri: Darko Komnenoviq dhe Viktorija Poposka.

Përfundimisht, tre fituesit do të vendosin dhe zbatojnë projektet e tyre në objektin Mala Stanica(Stacioni i vogël). Publiku do të jetë në gjendje t’i vizitojë ata nga 10 dhjetor 2020 deri më 10 janar 2021. Respektimi i protokolleve të mbrojtjes së shëndetit publik mbetet i detyrueshëm./ Kohanews/ KultPlus.com

Andin Hoti: Mjafton loti i nanave për 21 vite, që krimineli Tasiq të dënohej me burg të përjetshëm

Gjykata e Apelit ia ka përgjysmuar dënimin prej 22 vjetësh që kishte marrë Gjykata Themelore në Prizren në 11 vjet kriminelit të luftës në Kosovë, Darko Tasiq.

Të irrituar nga ky vendim krushjanët, familjarë të viktimave të Tasiq, kanë protestuar sot kundër këtij vendimi.

Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit, ka reaguar sot përmes një statusi në Facebook, duke u shprehur se gjenocidi nuk falet.

Ky është statusi i tij i plotë:

KRIMI NUK FALET!

– Gjenocidi NUK falet!

– Vrasjet e fëmijëve, grave, pleqve e burrave NUK falen!

– Djegia e trupave dhe hudhja në lumë NUK falen!

– Djegia e shtëpive NUK falet!

“Dëshmitarët kanë dëshmuar se ata panë Tasic dhe babanë e tij duke drejtuar një kamion portokalli që mbante trupa të pajetë, duke i vënë flakën dhe duke e shtyrë atë në Lumin Drini pas masakrës në Krusha e Vogel / Mala Krusha në Mars 1999”

Mjafton loti i atyre nanave për 21 vite me radhë, që Krimineli Darko Tasic të dënohej me burg të përjetshëm! Lëre më krimet e dëshmuara të tij, ndaj familjarëve të ktyre nanave!

Në foto 1 më 1998: Ragip Hoti (axha Dëshmor), Andin Hoti, Sejfullah Sejfullahu

Në foto 2 më 03 Dhjetor 2020: Fatos Malsori (djali i Dëshmorit Muhamet Malsori), Andin Hoti, Sejfullah Sejfullahu, Etrit Hoti (djali i Dëshmorit Ragip Hoti) / KultPlus.com

Violinisti shqiptar, pjesë e orkestrës së virtuozëve nga 197 vende të botës

Shqipëria është pjesë e projektit “Together is Beautiful”, iniciativë e kompozitorit George Fenton e që do të interpretohet nga “Orkestra e Tokës”.

Muzikanti virtuoz që do të jetë pjesë e këtij projekti është violinisti Aurel Qirjo.

Në regjistrimin e pjesës së violinës në “Together is Beautiful” (Së bashku është shumë bukur), violinisti Aurel Qirio interpretoi tipologji të muzikës shqiptare të Shqipёrisё sё Jugut.

“Together is Beautiful” interpretohet më datën 3 dhjetor për publikun  për herë të parë.

“Orkestra e Tokës”  është formulimi dhe bashkimi i muzikantëve më virtuoz nga të gjitha vendet e botës. Iniciativa për të bërë bashkë të gjithë këta muzikantë, nga një të tillë që është ndër më të mirët e secilit vend të botës, mori jetë dhe u konkretizua dy vite më parë,  për t’i bërë bashkë ata në interpretimin e një pjese muzikore.

Si rezultat u krijua një orkestër e përbërë me muzikantë nga 197 vende të botës.

“Së bashku është shumë bukur” u kompozua nga kompozitori i njohur i skenës ndërkombëtare George Fenton dhe që u regjistrua në shtëpinë e famshme diskografike Decca në Mbretërinë e Bashkuar. /atsh/ KultPlus.com