Ai kaloi këndej me një tjetër, Unë e pashë tek kalonte këndej. Era frynte gjithnjë ëmbël Dhe shtegu ish krejt i qetë. Dhe këta sytë e mi, mos pafshin më, E panë atë kur po kalonte këndej!
Ai kaloi duke bërë dashuri me një tjetër Mbi një lëndinë me lule. Kulumria po lulëzonte Dhe një këngë i fërfëlloi flatrat.
Ai kaloi duke bërë dashuri me një tjetër Mbi një lëndinë me lule! Ai e puthi tjetrën Në bregun e detit. Hëna lule portokalli I prekte lehtë valët. Dhe gjaku i zemrës sime nuk e nxiu Hapësirën e pamasë të detit!
Ai do të shkojë me atë tjetrën Tejetej përjetësisë. Qiejt e ëmbël do e ndrisin. (Zoti do që ata të heshtin.) Dhe ai do të shkojë me atë tjetrën Tejetej përjetësisë! / KultPlus.com
Dua Lipa pas çmimit për Këngëtaren më të mirë Britanike në ceremoninë e ”Brit Awards”, albumi i saj ”Future Nostalgia” u shpërblye edhe me çmimin e Albumit më të Mirë.
“Nuk po më besohet që kjo po ndodh. Ky album ka shumë kuptim për mua dhe faleminderit të gjithë atyre që e kanë dëgjuar. Ky album më ka mësuar shumë si vetëbesimin, fuqinë, kurajën dhe më ka dhënë shumë dashuri dhe miqësi. U jam shumë falënderuese njerëzve të mrekullueshëm me të cilët kam punuar dhe kam krijuar një album të tillë”, ka thënë Lipa gjersa ka pranuar trofeun e dytë në këtë ceremoni.
Këtë vit, Lipa pati tri nominime. Nuk arrit të triumfonte në kategorinë për këngën me të mirë me hitin “Physical”. / KultPlus.com
Sonte janë duke u ndarë çmimet e ceremonisë në ”Brit Awards 2021”, përcjell KultPlus.
Ndërkaq, pas Dua Lipës që u shpall fituese e çmimit për Knëgëtaren më të Mirë Britanike, ishte Billie Eilish e cila u shpall fituese e çmimit si Artistja më e mirë Ndërkombëtare.
Shfaqja ndër të tjera ka pasur një audiencë prej katër mijë pjesëmarrës, afërsisht një e pesta e kapacitetit të vendit. / KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është shpërblyer me çmimin si artistja më e mirë britanike në ”Brit Awards”, përcjell KultPlus.
“Faleminderit shumë është një nder që të jem këtu dhe përsëri në skenë. Herën e kaluar kur kam qenë këtu në vitin 2018 kam thënë që dëshiroj që të shoh më shumë gra në këtë skenë dhe tri vite më vonë jam shumë e lumtur që po e shoh këtë”, ka theksuar Lipa.
KultPlus ju sjell më poshtë videon e publikuar nga Brit Awards, kur Dua Lipa shpërblehet me këtë çmim. / KultPlus.com
Dua Lipa sonte në ”Brit Awards” u shpërblye me çmimin për këngëtaren më të mirë britanike, ndërkaq me të pranuar këtë çmim, Lipa i është bashkuar iniciativës për t’ia dedikuar çmimin e saj dikujt tjetër, duke i bërë kështu thirrje kryeministrit britanik Boris Johnson që të realizojë propozimin e tij për t’i rritur pagat punonjësëve që janë në vijën e parë gjatë kësaj pandemië, përcjell KultPlus.
“Unë kam zgjedhur që çmimin tim ta ndajë me Elizabeth Anionëu. Ajo e ka kaluar karrierën e saj të mrekullueshme të infermierisë duke luftuar pabarazitë racore. Ajo gjithashtu ka kaluar kaq shumë kohë dhe është një promovuese e fortë për mbrojtjen e punëtorëve të vijës së parë të frontit. Ajo gjithashtu ka thënë se ekziston një pabarazi masive midis mirënjohjes dhe respektit për punëtorët e vijës së frontit sepse është shumë mirë të duartrokasim për ta, por ne duhet t’i paguajmë ata. Prandaj, unë mendoj se ajo që duhet të bëjmë është që ne të gjithë duhet të japim një duartrokitje masive dhe t’i japim Borisit një mesazh që të gjithë mbështesim një rritje të drejtë të pagave për vijën tonë të parë të frontit”, ka thënë Lipa.
74-vjeçarja Elizabeth Nneka Anionëu është një infermiere britanike, administratore e kujdesit shëndetësor, lektor dhe profesor e Infermierisë në Universitetin e Londrës Perëndimore. / KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është shpërblyer me çmimin si artistja më e mirë britanike në ”Brit Awards”, përcjell KultPlus.
“Faleminderit shumë është një nder që të jem këtu dhe përsëri në skenë. Herën e kaluar kur kam qenë këtu në vitin 2018 kam thënë që dëshiroj që të shoh më shumë gra në këtë skenë dhe tri vite më vonë jam shumë e lumtur që po e shoh këtë”, ka theksuar Lipa.
”Future Nostalgia” i Lipës është poashtu i nominuar për çmimin e albumit më të mirë në këtë ceremoni. / KultPlus.com
Kolonizatorë dhe sundues të Altlantikut, portugezët kanë trashëguar në breza urtësi që lidhen fuqishëm me tematika si peshkimi, paraja, premtimet, shpenzimet, respekti e këshillat.
Mos i jep asnjëherë këshilla atij që të kërkon vetëm lekë.
Askush nuk vlen më shumë se tjetri nëse nuk prodhon më shumë se tjetri.
Dembelia nuk ka rritur kurrë fëmijë të mirë.
Ilaçi i nesërm nuk do ta shërojë sëmundjen e sotme.
I sigurti vdiq, i kujdesshmi i shkon në mort.
Kush ka katër dhe shpenzon pesë, nuk ka nevojë për kuletë.
Kush nuk ka bukë, të mos mbajë qen.
Ligji punon ashtu siç dëshiron paraja.
Më së shumti premtojnë ata të cilët s’kanë ç’ka të japin.
Mëso duke qarë dhe do të fitosh duke qeshur.
Më shumë të hidhëron premtimi mashtrues, sesa një refuzim mohues.
Mos i zër besë një dere me shumë çelësa.
Ndershmëria dhe interesi i përfitimit nuk hyjnë në një thes.
Fjala e thënë, rasti i humbur dhe koha e ikur në jetë nuk ndodh t’i kthehen pronarit.
Pasurimi i pamerituar sjell djallin në shtëpi.
Qeni leh keq, kur leh nga frika.
Ta kesh mjekun e keq, është më keq se vetë sëmundja.
A do të jetë hija e drejtë në qoftë se druri është i shtrembër?
Ankimi i varfanjakut arrin deri në kupë të qiellit, por jo edhe në veshë të njerëzve.
Ji pluhur aty ku shkel nëna jote, parajsa ndodhet nën këmbët e saj.
Këshilla që jepet para botës është sharje.
Këshilloje të marrin dhe do të të llogarisë si armikun e tij.
Kush s’di dhe nuk e di që s’di, është budalla: mos iu afro; kush nuk di dhe e di që s’di, është i paditur: mësoje; kush di dhe nuk di që di, është i fjetur: zgjoje; kush di dhe e di që di, është i mençur: dëgjoje.
Më parë mendo daljen, pastaj hyrjen.
Në dashuri s’ka këshilltar.
Nëna e një të vrari edhe fle, por nuk fle nëna e vrasësit.
Nëse më mashtron një herë, atëherë ti je fajtor, por nëse më mashtron edhe për herë të dytë, atëherë vetë jam fajtor.
Njeriu i ngjan pemës, njerëzit e rrethojnë sa është e mbuluar me fruta, por, posa t’i bien frutat, njerëzit shpërndahen të gjejnë një pemë më të mirë.
Njeriu që nuk interesohet të mësojë prejardhjen e prindërve dhe të farefisit të vet, i përngjan një majmuni të humbur në xhungël.
Njeriu që nuk ka qënë kurrë i sëmurë, nuk mund të jetë mjek i mirë.
Proverbi për të folurit është si kripa për gjellën.
Pushimin shtyje për nesër, jo punën.
Bëj sikur je i ditur, por mëso edhe si të dukesh injorant.
Kam me tepri mollë e dardha, por zemra më lakmon ftoin.
Ka fjalë të cilat edhe me shumë mjaltë, nuk mund t’i përpish.
Kërkon gomarin dhe është mbi të i hipur.
Më mirë të humbasësh një sy se emrin e mirë.
Pasuria zbulon cilësitë e këqia që fsheh varfëria.
Peshqit zihen me grep, ndërsa njerëzit me fjalë.
Po të ishte dituria në mjekër, të gjithë cjepërit do të ishin profetë.
S’fillohet agjërimi me bakllava në dorë. /shkollaesuksesit/ KultPlus.com
Parashqevi Simaku është një këngëtare e njohur shqiptare ndërsa repertori i saj përfshin një numër të madh këngësh e interpretimesh, këngë e intepretime këto që e bënë këngëtaren shumë të dashur për publikun, shkruan KultPlus.
Njihet për zërin e saj të veçantë dhe të ëmbël, duke bërë kështu që ti jep jetë artit të saj.
Parashqevi Simaku është një këngëtare shqiptare nga Shqipëria. Ajo lindi në Kavajë dhe më pas u shpërngul në Durrës. Ajo që e vogël filloi të këndojë, duke bashkëpunuar me kompozitor të talentuar
KultPlus ju sjell këngën ‘’Më the të dua’’, nën intepretimin e këndshëm të Parshqevi Simakut.
Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.
Më the të dua por nuk mu besua Mos folen zogjtë apo pemët Mos ishte zhurma e erës Unë ty tu luta Qe mua të më thuash Të dua pranë, ty te dua Mos folen ujrat e pranverës Mos folen udhët plot Mos folen udhet plot njerëz
Prapë unë ty tu luta Qe mua të më thuash Të dua pranë, ty te dua Prapë unë ty tu luta Qe mua të më thuash Të dua pranë, ty te dua Mos foli kush N’atë, n’atë prush,
N’atë gusht e n’atë prush N’ata mos foli Apo tjetër kush N’atë gusht e n’atë prush N’ata mos foli Apo foli kush Mos foli hëna përmes degesh A gonxhet qe do çelin
Gonxhet qe do të çelin nesër Prapë unë ty tu luta Qe mua të më thuash Të dua pranë, ty te dua Prapë unë ty tu luta Qe mua të më thuash Të dua pranë, ty te dua
N’atë gusht e n’atë prush N’ata mos foli Apo foli kush N’atë gusht e n’atë prush N’ata mos foli Apo tjetër kush N’atë gusht e n’atë prush N’ata mos foli Apo tjetër kush N’atë gusht e n’atë prush
N’ata mos foli Apo tjetër kush Kokën lehtë e vure E vure ti tek mua Të dua pranë, ty te dua Më unë ty s’tu lutë Që mua të më thuash Të dua pranë, ty te dua
Kokën lehtë e vure E vure ti tek mua Të dua pranë, ty te dua Më unë ty s’tu lutë Që mua të më thuash Të dua pranë, ty te dua. / KultPlus.com
Taylor Swift do të nderohet me çmimin “Ikonë Globale” të martën në “Brit Awards”, e cila planifikohet të mbahet përballë një audiencë me 4000 pjesëmarrës.
Ceremonia kryesore e çmimeve të muzikës e Britanisë po përdoret si ngjarje provuese nga qeveria para lehtësimit të plotë të kufizimeve të COVID-19 që pritet këtë verë.
Pjesëmarrësit nuk do të kenë distancë mes vete dhe nuk do të mbajnë maska në fytyrë, por ata duhet të kenë një test negativ.
Këngëtarja britanike me prejardhje shqiptare Dua Lipa është po ashtu e nominuar për tri çmime, shkruan AP, transmeton KultPlus.
Taylor Swift do të bëhet gruaja e parë që merr çmimin “Ikonë Globale”, i cili më parë u është ndarë artistëve si Elton John dhe David Bowie. / KultPlus.com
Ekspozita “Retrospectum” përfshin gjashtë dekada të artit të Bob Dylan, duke shfaqur më shumë se 120 nga pikturat, vizatimet dhe skulpturat.
Duke u bazuar në ekspozitën origjinale “Retrospectum” që u shfaq premierë në Shanghai në vitin 2019, ky version do të përfshijë pjesë të reja që nuk janë parë më herët dhe vepra arti shtesë nga një seri krejtësisht e re e quajtur “American Pastoral”, transmeton KultPlus.
“Retrospectum” do të vazhdojë deri në 17 prill 2022 dhe deri më tani Miami është i vetmi vend që ka njoftuar ndalesën, raporton AP, transmeton tutje KultPlus.
Pjesa më e madhe e punës së Dylanit pasqyron udhëtimet e tij të vazhdueshme nëpër Shtetet e Bashkuara dhe një afinitet të thellë për skenën Amerikane. Edhe kjo seri e re nuk bën ndonjë përjashtim.
Një përmbledhje e “One Too Many” nga viti 2020 paraqet një burrë të rrëzuar mbi një banak të tymosur dhe një tjetër “Subway Cityscape”, gjithashtu nga viti 2020 ku shfaqet dashuria e Dylan për skenat industriale të qytetit.
Këngëtari veteran dhe laureati i Nobelit i cili mbush 80 vjet këtë muaj ka parë një vlerësim në rritje për artin e tij që nga ekspozita e tij debutuese “The Drawn Blank Series” e cila u hap në Gjermani në vitin 2007.
Vepra e tij ishte shikuar në Galerinë Kombëtare të Portreteve në Londër , Galerinë Kombëtare të Danimarkës, Palazzo Reale në Milano dhe në ekspozitën e Shangait në Muzeun e Artit Modern, e cila ishte ekspozita më e vizituar në qytet në vitin 2019.
Krahas udhëtimit nëpër peisazhin artistik të Dylanit, ekspozita e re do të përfshijë shfaqje të kuruara gjithëpërfshirëse dhe ndërvepruese të muzikës dhe veprave të tij letrare duke shtuar kontekstin e këtij talenti dhe ndikimin e tij në kulturën popullore që zgjat mbi gjysmë shekulli. /klankosova/ KultPlus.com
Qeveria polake ka në plan të blejë shtëpinë verore të nobelistes polake Marie Curie, e cila është për shitje në periferi të Parisit, Saint-Remy-les-Chevreuse.
“Ky vend është pjesë e historisë polake”, shkroi të hënën në Twitter, kryeministri Mateusz Morawiecki, transmeton KultPlus.
Ideja e blerjes së shtëpisë lindi kur prona u vendos në shitje për një çmim prej 790 000 eurosh (959 000 dollarë).
”Prona ka gjithashtu nevojë për rinovime të cilat do të kushtonin rreth 200 000 euro”, sipas gazetës ”Le Parisien”.
Marie Sklodowska-Curie dhe bashkëshorti Pierre e përdorën pronën si një rezidencë verore midis 1904 dhe 1906, por e braktisën atë menjëherë pasi Pierre vdiq në një aksident automobilistik.
”Nëse shtëpia blihet nga qeveria polake, ajo do të shërbejë si një muze kulturor dhe do të tregojë arritjet shkencore të Sklodowska-Curie”, theksoi zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Mueller.
Maria Sklodowska-Curie u lind në Varshavë në 1867 dhe filloi studimet në Sorbonne në Paris në 1891. Ajo më vonë u bë një qytetare e natyralizuar franceze.
Ajo u bë gruaja e parë që fitoi një çmim Nobel, duke ndarë nderin e vitit 1903 në fizikë me Pierre dhe Henri Becquerel për punën e tyre pioniere për radioaktivitetin.
Ajo mori çmim Nobel në Kimi edhe në 1911 për zbulimin e dy elementeve: radium dhe polonium, ky i fundit u emërua pas vendit të tij të lindjes.
Sklodowska-Curie ishte personi i parë dhe mbetet e vetmja grua që ka fituar çmimin Nobel dy herë. /atsh/ KultPlus.com
Për herë të parë në historinë 114-vjeçare të gazetës prestigjioze ”Washington Post”, një grua është zgjedhur të drejtojë këtë gazetë.
Sally Buzbee i “Associated Press” mori detyrën nga Martin Baron, i cili doli në pension në fund të shkurtit. Buzbee, aktualisht kreu ekzekutiv dhe zëvendëspresidente e AP, do të marrë drejtimin e një zyre editoriale prej një mijë personash në qershor, përcjell KultPlus.
Emërimi u bashkohet emërimeve e fundit të grave që kanë marrë drejtimin e gazetave prestigjioze, përfshirë një muaj më parë italianen Alessandra Galloni, gruaja e parë që drejton “Reuters”. / KultPlus.com
Vetëm një herë në jetë, besoj me të vërtetë, ju do të gjeni dikë që mund t’jua ndryshojë krejtësisht botën tuaj.
Ju do t’i thoni atyre gjëra që kurrë nuk keni ndarë me një shpirt tjetër dhe ata do përthithingjithçka që ju thoni dhe do të duan të dëgjojnë edhe më shumë. Ju do të ndani me ta shpresat për të ardhmen, ëndrrat që ndoshta kurrë nuk do të bëhen realitet, qëllimet që nuk keni arritur kurrë dhe shumë zhgënjime që jeta mund t’ju ketë sjellë.
Kur ndodh diçka e mrekullueshme, ti mezi pret ta tregosh atë, duke ditur se ai do të ndajë të njëjtinntuziazëm me ju. Ai nuk do të ketë turp për të qarë me ju, kur ju jeni e mërzitur, ose të qeshë me entuziazem, kur ju bëni si budallaqe. Ai asnjëherë nuk do i lëndojë ndjenjat tuaja ose nuk do ju bëjë të ndiheni sikur ju nuk jeni mjaftueshëm e mirë, por më tepër ai do të ndërtojë dhe do t’ ju tregojë gjërat që ju bëjnë të veçantë dhe të bukur.
Nuk do ketë kurrë presion, as xhelozi apo konkurrencë, por vetëm qetësi kur eshte afer jush. Ti mund të jesh vetvetja dhe te mos shqetesoshesh per gjerat qe ai do te mendoje per ju pasi ai do ju doje per ate qe jeni.
Gjërat që duken të parëndësishme për shumicën e njerëzve, si një mesazh, kenge apo edhe nje shetitje, do te behen thesare të paçmueshme që qendrojnw të sigurta në zemrën tënde për t’u kujtuar përgjithmonë.
Kujtimet e fëmijërisë suaj do ju kthehen përsëri dhe do jene kaq të qarta dhe të gjalla , si të jesh përsëri e re.
Ngjyrat do te duken më të ndritshme dhe më të shkëlqyeshme. E qeshura do te jete duket pjesë e jetës së përditshme, kur më përpara ishte e rrallë ose nuk ekzistonte fare. Një ose dy thirrje telefonike gjatë ditës iu ndihmojnë për tëaluar një ditë të gjatë dhe të vështirë dhe gjithmonë do te sjellin një buzëqeshje në fytyrën tuaj. Në praninë e tij ju nuk do te keni nevojë për biseda të vazhdueshme, por do te jeni mjaft te qeta dhe te kenaqura vetem kur jeni prane jush.
Gjërat që kurrë nuk ju kanë interesuar më parë bëhen interesante sepse e dini se ato janë të rëndësishme për personin i cili është kaq i veçantë për ju. Judo te mendoni në çdo rast dhe në çdo gjë që bëni. Gjëra e thjeshta do jua sjellin në mendje atë si psh. qielli i kalter, era e lehte apo edhe ndonjë stuhi në horizont.
Ju e hapni zemrën duke e ditur se mund të ketë shans që të thyhet një ditë dhe duke e hapur zemrën tuaj, ju përjetoni një dashuri dhe gëzim që nuk keni ëndërruar kurrë të ishte e mundur. Ju e kuptoni se të qenit i ndjeshem është e vetmja mënyrë për ta lejuar zemrën juaj të ndjejë kënaqësi të vërtetë, që është kaq e vërtetë sa ju frikëson. Ju e gjeni forcën per të kuptuar se keni një mik të vërtetë dhe ndoshta një shok shpirti i cili do të mbetet besnik deri në fund. Jeta duket krejtësisht e ndryshme, emocionuese dhe e vlefshme. Shpresa dhe siguria juaj e vetme është të dini se ata janë pjesë e jetës suaj. / KultPlus.com
Deputetja shqiptare e Parlamentit Evropian, Arba Kokalari e cila përfaqëson Suedinë, është zgjedhur njëra ndër 30-të gratë lidere të së ardhmes, përcjell KultPlus.
Lajmin e bëri të ditur vetë Kokalari përmes një statusi në faqen zyrtare të saj në rrjetin social Facebook, ku ka theksuar se është përzgjedhur për të dytin vit me radhë nga Ledarna, organizata suedeze e menaxhimit, e që kësaj radhe, Kokalari qëndron në vendin e 23-të.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Kokalarit.
JAM PRANUARN Në TOP LISTEN E GRAVE LIDERE TE SE ARDHMES
Përulësi dhe gëzim lajmi që mora sot se jam në listën e 30 kryesuesve të liderëve të së ardhmes bashkë me gra të tjera frymëzuese dhe udhëheqëse në Suedi! Të jesh në listë për të dytin vit radhazi dhe të bësh përparim në vendin e 23-të më bën shumë krenare.
Sot, Ledarna, organizata e menaxhimit në Suedi nxorri listën ku çdo vit rendisin 75 gratë kryesore të vendit që kanë arritur pozicione menaxheriale, që bëjnë një ndryshim dhe tregojnë vlerat e një lidershipi të mirë.
Shumë faleminderit liderëve, jurisë dhe të gjithë atyre që më nominuan! Kjo më jep mua dhe ekipit tim energji shtesë në punën tonë për të bërë ndryshimin për Suedinë në BE! / KultPlus.com
🌟UTSEDD PÅ TOPPLISTAN ÖVER FRAMTIDENS KVINNLIGA LEDARE 🌟
Det är med stor ödmjukhet och glädje som jag idag fått…
Regjisoret Antoneta Kastrati, Blerta Basholli, Norika Sefa, More Raça, dhe aktori e producenti Eshref Durmishi janë ftuar të bëhen pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit.
Kjo ftesë erdhi pas sukseseve të fundit që arritën këta kineast në arenën ndërkombëtare; Antoneta Kastrati me filmin e parë të saj artistik ‘Zana’ shfaqi premierë në Toronto dhe ishte propozimi i Kosovës për garën Oscars 2020, Blerta Basholli me filmin debutant të gjatë të saj ‘Zgjoi’ fitoi 3 çmimet krysore në Sundance Film Festival, Norika Sefa u shpërblye me çmimin special të jurisë nga Rotterdam Film Festival, filmi debutues i More Raçës shfaqi premirën në Festivalin e Sarajevës dhe Kajros, ndërsa Eshref Durmishi ishte aktor dhe producent në filmin e parë nga Kosova të nominuar për Oscars.
Akademia Evropiane e Filmit është themeluar në vitin 1989 me drejtorin e parë Ingmar Bergman bashkë me anëtarët tjerë themelues si Pedro Almodovar, Lindsay Anderson, Bernardo Bertolucci, Sir Ben Kingsley, Andrzej Wajda, Wim Wenders etj. Ceremonia e çmimeve evropiane të filmit mbahet çdo fundvit nëpër qytete të ndryshme evropiane.
Me Antoneta Kastratin, Blerta Bashollin, Norika Sefën, More Raçën dhe Eshref Durmishin bëhen 23 anëtarë aktiv kosovarë që janë pjesë e kësaj Akademie. / KultPlus.com
Në mesin e katër bashkive arbëreshe në provincën e Kampobases të zonës së Molisës në Italisë jugore, qyteza arbëreshe Kërmarini apo Campomarino ( me rreth 7 mijë banorë), shquhet me piktura të shumta në muret e rrugëve kryesore, ku pasqyrohet jo vetëm migrimi nga trojet arbërore, por edhe figurat madhore siç janë Skënderbeu e Nëna Terezë.
Kërmarini ndodhet vetëm në veri të përroit të Saccione, shënon gjithashtu edhe kufirin midis Molise dhe Puglias, qyteti ky vetëm rreth 2 km nga deti Adriatiku, në një zonë të sheshtë që favorizon bujqësinë, kryesisht vreshtat e ullinjve.
Nga bashkitë arbëreshe të Provincës së Kampobasos, që ruan në masë kulturën dhe gjuhën arbëreshe, ishte vetëm Munxhufuni që kësaj radhe nuk arritëm ta vizitonim. Territori i Këmarinit ka qenë i banuar që në mileniumin e parë, por që për ne është i rëndësishëm të dihet se vetëm në shekullin e pesëmbëdhjetë qyteti u rindërtua dhe ripopullua nga emigrantët shqiptarë, të detyruar të lënë atdheun e tyre për shkak të hyrjes së Perandorisë Osmane në Ballkan.
Në Wikipedia shkruhet se: “ Nga 1461-1470, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi shqiptar Princ i Krujës, i dërgoi një forcë ekspeditëse prej rreth 5.000 shqiptarëve të udhëhequr nga nipi i tij Koiro Stres Balsha në ndihmë të Ferdinantit I të Aragoniës në luftën kundër Joan Anzhu.
Koiro Stres Balsha mundi, më 18 gusht 1461, në Liqenin i Gjakut, të vendosura në mes grekëve dhe Troy Orsara e Pulias, partizanët e Gjonit të Anjou udhëhequr nga Piccinino. Popullsia, dhe gjithashtu Këmarini, pësoi atë që ishte atëherë historia e kolonive shqiptare në Itali, migrimi i tretë. Për shërbimet e kryera, iu dhanë Skenderbeut drejtat feudale të Monte Garganos, San Giovanni Rotondos dhe Tranit dhe iu lejua ushtarëve dhe familjeve të tyre për tu vendosur në territore të tjera. Kolonët shqiptarë jetuan në mënyrë paqësore për një kohë të gjatë me popullsinë lokale.
Muzeu Historik Kombëtar u rihap sot për vizitorët, pas një periudhe mbylljeje për shkak të pandemisë, transmeton KultPlus.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila tha se aksesi për publikun realizohet nga hyrja qendrore e Muzeut Historik Kombëtar.
Margariti rikujtoi publikun për çmimin e biletave në sportel për të vizituar Muzeun Historik Kombëtar: biletë vizitor vendas dhe të huaj: 500 lekë, biletë grup +12: 400 lekë, biletë e reduktuar për kategori të ndryshme në masë 50 %: 250 lekë, biletë për fëmijë 12-18 vjeç dhe studentë: 150 lekë, për fëmijët deri në 12 vjeç hyrja është falas.
Ministrja sqaron se për të shmangur sa më shumë kontaktet fizike, qytetarët mund të rezervonjnë edhe nga shtëpia biletën.7
Muzeu Historik Kombëtar është muzeu më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit.
Në mjediset e muzeut gjenden rreth 5000 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. /atsh/ KultPlus.com
Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq, ka reaguar pasi presidenti Aleksander Vuçiq ka dekoruar mohuesin e gjenocidit dhe mbështetësin e Millosheviqit, Peter Handke me medaljen më të lartë shtetërore “ Urdhëri i Yllit të Karagjorgjit”.
Kandiq përmes një reagimi në Twitter ka thënë se Vuçiqi me atë gjest ka filluar një luftë kundër botës së civilizuar, fqinjëve dhe njerëzve në Serbi që mbajnë turpin e gjenocidit të kryer nga Millosheviqi në vitet e 90-ta.
“Duke dekoruar me “Urdhrin e Yllit të Karagjorgjitit” Peter Handken, Presidenti i Serbisë, filloi luftën kundër botës së civilizuar, fqinjëve dhe secilit prej nesh në Serbi që mbajmë turpin e gjenocidit të kryer dhe krimeve masive të forcave serbe në luftërat e viteve 1990. Nuk ka asnjë dromcë shprese”, ka shkruar Kandiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para dy ditësh e ka dekoruar me medaljen më të lartë shtetërore “Urdhri i Yllit të Karagjorgjit” fituesin e çmimit Nobel për letërsi vitin e kaluar, Peter Handke, i cili i bëri apologjetikë Sllobodan Millosheviqit për krimet e kryera në Ballkan.
Vuçiq e falënderoi Handken për gjithçka që bëri për Serbinë, duke e konsideruar “zëdhënës” të tyre.
Në anën tjetër, asnjë zyrtar shtetëror i Kosovës nuk ka reaguar ndaj dekoratës që presidenti serb Aleksandër Vuçiq i ka bërë mbështetësit të Millosheviqit, shkrimtarit austriak, Peter Handke. /gazetaexpress/ KultPlus.com
Gjeniu i artit të pakufishëm, Salvador Dali lindi në 11 maj vitin 1904 në Figueras të Katalonjës. Shumë herët shpalosi talentin për të vizatuar, çka bëri të pranohej në Shkollën e Arteve të Bukura në Madrid, prej së cilës u dëbua për rebelim.
Në vitin 1929, gjatë një udhëtimi në Paris, ai u bashkua me grupin surrealist, të drejtuar nga Luis Buñuel, më pas iu kushtua pikturës dhe mori pjesë në ekspozita surrealiste në Francë dhe Shtetet e Bashkuara. Në 1939, Salvador Dali u përjashtua nga grupi surrealist nga udhëheqësi i tij, Andre Breton, pas mosmarrëveshjeve të shumta.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Dali dhe gruaja e tij, Gala, u vendosën në Shtetet e Bashkuara, deri në vitin 1948, ku krijimtaria e Dali është veçanërisht e çmuar në të gjitha fushat letrare, kinematografike dhe të pikturës. Në fakt, Salvador Dali është prodhimtar dhe gjatë gjithë jetës së tij do të përpiqet në forma të ndryshme artistike, si letërsia përmes shkrimit të kujtimeve, tablove dhe kostumeve të shfaqjeve, krijimit të bizhuterive…
Temat e preferuara krijuese janë ëndrrat, misticizmin etj. I njohur mbi të gjitha për çuditshmërinë e tij, ai dinte të fliste për të dhe artin e tij anembanë botës, madje duke rrezikuar ta hidhte atë edhe në sfond.
Disa nga pikturat e Salvador Dalisë bazohen në vijën bregdetare të qytetit Cadaques në Spanjën verilindore. Qielli, deti, shkëmbinjtë e Cadaques ishin shumë të dashur për Dalin, sepse aty kalonte kohën gjatë pushimeve me familjen. Madje, një herë u shpreh se ai kishte formësuar personalitetin e tij. Nëse hidhni një vështrim në pikturat e Dali dhe mandej vizitoni Cadaques, patjetër do të ndiheni sikur keni qenë në një nga pikturat e tij. Ishte shumë krijues dhe imagjinar, gjithmonë kërkonte mënyra të reja për të provokuar dhe përtërirë.
Ishte gjithmonë në kërkim të risisë! Një nga shpikjet e famshme të tij ishte “telefon-karavidhe”, absurde, por njerëzit e vlerësonin, pasi shprehej ndryshe nga zakonisht. Një tjetër veçanti e tij ishte “buzë-sofa”, po ashtu logoja e markës “Chupa Chups” u hartua nga Salvador Dali në vitin 1969.
“Surrealizmi, jam unë”, – u shpreh Salvador Dali, kur u prezantua në Nju Jork për të përcaktuar punën e tij. Personazh i çuditshëm, narcisit dhe megalomanit, ai është sigurisht një nga piktorët më të famshëm spanjollë të shekullit të 20-të. Dali pretendonte një teknikë shumë klasike, duke i qëndruar besnik pikturës së vajit për pothuajse të gjithë punën e tij. Krijimtaria e tij është shumë e detajuar, me vizatime përgatitore shumë të kujdesshme dhe një ekzekutim shumë të përpiktë, shpesh e parë me lupë.
Disa vepra të vogla japin dëshmi për një talent të vërtetë miniaturë, si portreti i parë i Galas, portret i Galas me dy kotëleta qengji të balancuara në shpatull etj. Në veprat e Dalisë përvijohen dy linja me tendencë thelbësore, nga njëra anë artisti interesohet gjithmonë e më shumë mbi dukuritë shkencore dhe teorinë e atomit, aq sa zhvillon konceptin e “pikturës atomike”, nga ana tjetër lindin vepra që trajtojnë tema fetare, si “Madona e Port Lligat”.
Dali ishte një piktor gjenial, njëkohësisht një njeri me një ego gjigante. Kishte një dëshirë për vëmendje, sa gjatë një periudhe qëndrimi në Nju Jork, kur shëtiste, mbante me vete një zilkë, të cilën e tringëllinte sa herë vërente se kalimtarët nuk po i kushtonin vëmendje të mjaftueshme. I pëlqente madhështia, të ishte i adhuruar dhe i njohur në mbarë botën, një megaloman i deklaruar, njëherazi një artist i papërsëritshëm me një stil krejtësisht të tijin.
Salvador Dali la pas një galeri prej afro 1500 pikturash, që sot e kësaj dite nxisin debate për nga tematika, stili dhe mesazhi që ato përcjellin. /konica.al/ KultPlus.com
Ekspozita ‘’Rregullat e Reja’’ nga Zake Prelvukaj vjen me një performancë, 7 piktura masive rreth 2 metra të larta dhe të gjera që janë punuar në vitin 2021 me një kolorit i cili përsëritet qysh nga vitet e 90-ta, 9 fotografi dhe 4 video arte me ç’rast lajmëron ndryshimin e ndjeshmërisë sonë ndaj ngjarjeve të papritura, ekspozitë kjo e cila këtë muaj do të prezantohet në Galerinë Nacionale në Shkup në objektin ‘Çifte hamam’, shkruan KultPlus.
Koncepti i ekspozitës ngërthen në vete kohën në të cilën njerëzit janë duke jetuar dhe ballafaquar me ngjarje apo përditshmëri të papritura. Në këtë shekull është menduar që njerëzit kanë ecur me disa hapa jo të lehtë duke e jetuar transformimin e shtetit tonë. Prandaj, në këtë tranzicion ka pasur edhe disa pika të mira sepse edhe kjo kohë ka një gjatësi, Zake si artiste absorbon informacione, ndonjëherë me vetëdije e ndonjëherë edhe pa të.
Se si erdhi ideja për të krijuar një ekspozitë të tillë në bashkëpunimin me kuratoren Ana Frangovska, për KultPlus ka treguar Zake Prelvukaj.
“Në vitin 2020 jam ftuar nga kuratorja Ana në programin e Shkupit të Galerisë ‘Çifte hamam’, që është një galeri prestigjioze në Maqedoninë e Veriut, por ekspozita e menduar për 11 maj është shtyrë për shkak të rrethanave pandemike”, thotë Prelvukaj.
Sipas saj, në vitin 2007 në një ekspozitë me mediume të ndryshme artistike në ‘’Malla Stanica’’, kuratorja e ka parë artisten dhe e ka ftuar atë duke e ditur që deri në këtë kohë është punuar një art ndryshe, që i përshtatet kohës dhe aktualitetit dhe kështu kuratorja ka pasur dëshirë që Prelvukaj të prezantohet me punën e saj të fundit në një vazhdimësi të punëve të tjera të vitit 2010 por kryesisht punime të vitit 2021 që përputhen me konceptin.
Gjithashtu, Prelvukaj ka dashur që këtë ekspozitë ta përfundojë në muajin maj prandaj edhe ekspozita do të ketë hapjen e saj më 25 maj. Ndërsa, ekspozita e saj kësaj radhe do të vijë në disa ngjyra më transparente, me motive të ndryshme ku nuk janë përdorur më elementet teknologjike.
“Është bërë kjo vazhdimësi e çdo mediumi, por baza kryesore që do të jetë në hyrjen e Galerisë do të jetë njëfarë performance që e bëj unë me pasqyra dhe një monolog me vetveten në njëfarë rrethi dhe pastaj brenda janë dy fotografitë e mija që asnjëherë nuk janë parë. Do të vi me një performim të gishtave, më ndryshe se e zakonshmja”, tregon Prelvukaj për KultPlus.
Ajo tutje ka bërë të ditur se kuratoja veçse e ka bërë renditjen e këtyre punimeve sipas konceptit dhe hapësirës që është lejuar për të realizuar konceptin dhe mesazhin që përcjell ekspozita.
“Sipas mendimit tim, çdo gjë çka ne parashohim, e parashohim si diçka të panjohur. Unë nuk e parashoh të ardhmen, por parashoh diçka, që ne si gjenerata e pas luftës, kemi me qenë të përqendruar në monitor duke e humbur kështu prekshmërinë, ndjeshmërinë dhe atë se çka jemi si qenie njerëzore”, tregon ajo.
Për Zaken, ky përjetim do të jetë shumë më shumë optik përmes virtuales dhe ajo e ka parë se është drejtuar aty ku do të jetë një botë ndryshe, qoftë me dëshirën apo pa dëshirën e secilit. Prandaj, as nuk mund të thuhet se është diçka e mirë apo e keqe sepse nuk është e njohur por që duhet të pranohet sepse nuk është duke u luftuar me kohën sepse koha na mund secilin, por këto janë vetëm paralajmërime që artisja i sjell si një individ dhe qytetare për shpjegimin e rregullave të çrregullta, për njerëzit, por ndoshta edhe të rregullta për gjeneratat e reja që po vijnë duke u bazuar në ndjenjën e saj që diçka po ndryshon.
“Edhe pse koha ka qenë e tmerrshme, është diçka interesante sepse unë në këtë vit jam vetvetja dhe mjaft e disponuar sepse e kam kuptuar dhe po e kuptoj çdo ditë se jeta nuk duhet të jetohet duke u marrë me gjëra të cilat na bëjnë nervoz, me njerëz që nuk kanë disponim të mirë. Këtë e kam parë edhe në ngjyrat që po i përdori, të cilat janë shumë më transparente, më të mira dhe më të disponueshme edhe për mua si autore por edhe për shikuesit dhe artdashësit që do ti shohin punimet”, rrëfen ajo.
Po ashtu, artisja është shprehur se ajo jetën po e dashuron shumë më shumë tani sepse e ka parë që rëniet njerëzore të popullatës asnjëherë nuk janë paralajmëruara. Prandaj, ajo çdo minutë dhe çdo mot të kthjellët e shfrytëzon qoftë edhe duke dalur deri në ballkon sepse sipas saj çdo gjë duhet të përjetohet në mënyrën më të mirë në mundësitë që ofrohen.
Punimet e kaluara të artistes janë cilësuar se ato vazhdimisht po flasin njëjtë ku edhe në këtë kohë që janë rikthyer, ato ende po flasin, me ç’rast Prelvukaj është shprehur se po ndjehet mjaft e lumtur për ciklin e ri që po fillon sepse është një vazhdimësi e viteve 96/97-ta të cilat kanë qenë një lojë me instrumente.
“Këtë lojë e kam përpunuar më ndryshe duke përfshirë rregulla, motive dhe objekte shumë më ndryshe që lidhen me diçka të pa parashikuar dhe mund të them që për mua janë pikërisht këto vepra të vitit 2021, vepra të mira për kohen që i kam punuar”, ka potencuar ajo.
Teksa ajo flet për vështirësitë e hasura ajo ka treguar se vështirësia e vetme që ajo parasheh është vetëm transporti sepse punimet janë masive dhe organizimi nuk është i lehtë. Kurse, për të ardhmen ajo shpreson se njerëzimi të mos sundohet më nga njerëz të ‘veçantë’ por që secili të ketë një barazi që kontribuon në ndërtimin e shtetit.
“Nëse e hulumtoj vetveten se pse jam kaq e disponuar, e gjej veten duke menduar që më është hapur një dritare e re sepse nuk e di çfarë është por po shoh diçka të mirë. Në tërë këtë tmerr më është hapur njëfarë porti që po shoh vetëm pozitivitet. Ashtu po ndjehem mirë por nuk e di pse”, thotë Prelvukaj.
Në këtë intervistë për KultPlus ajo ka bërë të ditur se punimet në këtë ekspozitë janë historia e saj dhe e botës në një periudhë kohore të tillë. Po ashtu, ajo këtë ekspozitë e ka cilësuar si një paralajmërim i idesë që njerëzit janë ata që nuk çuditen më. Kurse, ajo se çka pëlqehet nga artistja është se njerëzit e kanë kuptuar që të gjithë në këtë botë, sido qofshin ata, ata janë njerëz të njëjtë.
Kështu, krejt në fund ajo ka shpalosur edhe synimet e saj për të ardhmen të cilën ajo e sheh si një mundësi për të krijuar edhe më shumë duke u shprehur se ky virus i ka shtyrë njerëzit të mendojnë më thellë.
“Dëshira ime në të ardhmen është kontributi që pikturat e krijuesve kosovar dhe ndërkombëtarë ta gjejnë një shtëpi të përjetshme për të cilën Kosova ka nevojë si një aspekt i politikës kulturore”, përfundon Prelvukaj. / KultPlus.com
Prof. dr. Bardhyl Çaushi është njëri ndër figurat më të ndritura shqiptare të shekullit XX i cili zë vend të merituar në panteonin intelektual e kombëtar të diturisë dhe atdhetarisë.
I lindur me 15 gusht 1936 në Gjakovë dhe i arsimuar me filloren në vendlindje, gjimnazin në Prishtinë, drejtësinë në Shkup (1959) e magjistraturën në Beograd (1978), profesori i nderuar, përmbylli ciklin e gjatë të arsimit në Zagreb në vitin 1989 ku u doktorua për drejtësi.
Pas eksperiencës profesionale një dekadëshe (1959-1969) prej gjyqtari në Gjykatën Komunale Gjakovë dhe në Gjykatën e Qarkut në Pejë ushtroi veprimtarinë pedagogjike universitare në harkun kohor prej gati tri dekada, prej 28 maji 1970 deri në vitin 1999, fillimisht si bashkëpunëtor i lartë profesional për lëndën E drejta romake në Fakultetin juridik-ekonomik të Universitetit të sapothemeluar të Prishtinës (13 shkurt 1970) i cili në vitin akademik 1971/72 ndahet në Fakultetin juridik dhe Fakultetin ekonomik. Prej vitit akademik 1980/81 deri në fund të jetës është profesor i lëndës E drejta romake. Prof. Bardhyli ishte njeri prej gjithsej 54 bashkëpunëtorëve profesional, prej të cilëve 33 ishin me mësim në gjuhën shqipe dhe njeri prej 17 magjistrave në Fakultetin juridik.
Në këtë kontekst, do thënë kalimthi se Bardhyl Çaushi ishte njëri ndër mësimdhënësit e parë të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Gjakovë që kishte nis punën mbi gjysëm shekulli më parë, në vitin akademik 1967/68 e cila nga viti akademik 2012/13 u shnderrua në Universitetin “Fehmi Agani”.
Kuvendi i Serbisë në vitin 1990 mori vendim për masa të dhunshme në Universitetin e Prishtinës, ndërsa në vitin 1991 ato masa i implementoi. I ndodhur në këto kushte, Kuvendi i Universitetit të Prishtinës më 26 nëntor 1991, pos tjerash, zgjodhi rektorin e ri prof. dr. Ejup Statovci dhe vendosi vazhdimin e mësimit në gjuhën shqipe jashtë lokaleve legale (zyrtare) të uzurpuara nga policia serbe.
Në vazhdën e përpjekjeve për mbarëvajtjen e mësimit, prof. Bardhyli, tok me shumicën e kolegëve të tij, do vazhdoi punën deri në fund të jetës si profesor i juridikut në sistemin paralel me mësim në gjuhën shqipe në Prishtinë në kushte të ambienteve private (“shtëpi-shkolla”) të improvizuara si salla apo klasë mësimi duke aplikuar metoda tradicionale (p.sh. ligjërata). Në funksion të afirmimit të këtij Universiteti dhe ringjalljes së veprimtarisë studentore në rrethana të këtilla të rënduara, Unioni i Pavarur i Studentëve mbajti protestat më 1 tetor 1997.
S’do mend se profesori Bardhyl do të kujtohet e përkujtohet me nderim të lartë prej dhjetëra brezash sepse e qoi përpara traditën e profesorit themeltar në kohën e autonomisë së rrënuar (1989-1999). Vepra e tij është pjesë e vyer e trashëgimisë akademike të mësimdhënësit të pasionuar.
Ç ‘është e vërteta, në rrugëtimin e tij prej pedagogu universitar do mbahet mend gjatë si figurë qendrore e së drejtës romake të plejadës së profesoratit juridik prishtinas të tre dekadave të fundit te shekullit XX (1970 -1999) figurë që ende nuk është përsëdytur, kujtoj unë.
Përndryshe, prof. dr. Bardhyl Çaushi prej vitit 1993 deri në frymën e fundit, përkrah aktivitetit pedagogjik në Prishtinë, ushtroi edhe veprimtarinë avokatore në Gjakovë. Ndërkaq, për vitin akademik 1999/2000 ishte zgjedhur Dekan i Fakultetit të Drejtësisë duke pasuar pararendësin, prof. dr. Ragip Halili (1997/98).
I brumosur me parimet (maksimat) juridike të dala prej të drejtës romake – në njerën anë dhe i fisnikëruar me të drejtën zakonore shqiptare – në tjetrën anë, kjo figurë gjigante prej juristi la pas vetes veprën e veshur me tisin e krenarisë kombëtare shqiptare me të cilën mbështillej vepra e tij intelektuale, konkretizuar me atdhetari patetike.
Prof. dr. Bardhyl Çaushi ishte edhe studiues e dijetar eruditë në botën shkencore juridike shqiptare të kohës.
Në këtë sens, veprimtarinë studimore e kishte promovuar me shkrimin studimor “Shkurorëzimi për shkak të jetës së padurueshme të bashkëshortëve” publikuar në revistën “Përparimi”, (Prishtinë, nr. 6/1970). Të theksojmë kalimthi se në gamën e shkaqeve (rrethanave) të jetës së padurueshme bashkëshortore, pos tjerash, artikullshkruesi, përmend: ”mënyrën e edukimit dhe shkallën e arsimimit, ndryshimet në pikëpamjet për jetën, martesën dhe familjen, ndryshimet e mëdha në vjet, impotenca seksuale”, etj.
Ndërkaq, në artikullin: “Një vështrim, historik – krahasues rreth çështjes së autonomisë së vullnetit dhe interpretimit të kontratave” që ishte botuar në dy revista: “Pravni zivot” (Beograd nr. 1/1971) dhe Përmbledhje punimesh – Zbornik radova”, 1961-1971 (Prishtinë, 1972), me argumente të thelluara bazë artikullshkruesi kishte ngritur tezën sipas së cilës “principi i autonomisë së vullnetit i shkruar në Kartën e të drejtave të njeriut dhe qytetarit si dhe Code civil u bë njëri nga preokupimet më të mëdha shkencore të doktrinës së atëhershme juridike në tërë Francën e bile edhe anë e mbanë Europës borxheze”.
Në shkrimin “E drejta e parablerjes sipas të drejtës zakonore shqiptare” (E drejta-Pravo”, nr. 1/78) autori filimisht thekson se e drejta zakonore shqiptare njeh të drejtën e parablerjes vetëm mbi sendet e paluajtshme. Më pas gjen se Kanuni i Lek Dukagjinit nuk përmban këtë institut juridik. Por, “brendësia e këtij nocioni juridik rregullohet me të gjitha modalitetet e veta në tërësi me paragrafet 464-472 të Kanunit të Lek Dukagjinit”, kishte shpjeguar ai. Sipas tij, e drejta e kontraktuar e parablerjes bazohet në një marrëveshje paraprake kontraktuale. ”Pleqnarët gjykues” gjatë vendosjes për sendet e paluajtshme respektonin pajtimin e vullneteve të palëve dhe formën e kontraktimit, pohon autori.
“Besa një ndër mbështetjet e vazhdimësisë iliro-shqiptare”, botuar në Përmbledhje punimesh”, botimi II, 1974 në fakt ishte diskutim i prof. Çaushit në Kuvendin I mbi ilirët mbajtur në Tiranë prej 15-20 shtator 1972.
Mes tjerash, ai mëtonte se besa ishte rrjedhojë e kushteve dhe rrethanave historike ndër shekuj nëpër të cilat kaloi popullata ilire dhe pasardhësit e tyre, shqiptarët. Besën e shihte si “vlerë etike të kulturës sonë autentike shpirtërore” e cila kishte ndikim në “marrëdhëniet juridike e të tjera”. Vlera morale e besës vjen në shprehje te respektimi i mikut dhe pajtimi i hasmërive, shprehej ai. Pohonte se besa ishte më e fortë se format më rigoroze të punëve juridike romake duke shtuar se ajo ishte në epiqendër të drejtës zakonore shqiptare – Kanunit të Lek Dukagjinit, Kanunit të Skënderbeut, Kanunit të Musë Ballëngjinit, etj.
Pjesë integrale e krijimtarisë shkencore të prof. dr. Bardhyl Çaushit përbën edhe artikulli “Testamenti në të drejtën romake” (“E drejta” nr. 1-2/98). Testamenti këtu trajtohet përgjatë periudhës fillestare, klasike dhe postklasike. Sipas tij, historikisht, testamenti “paraqitet si njëri ndër institutetet më të vjetra të kësaj të drejte” i cili “lajmërohet me shfaqjen e pronës private mbi mjetet e prodhimit”. Testamenti aspironte disponimin e së drejtës pronësore nga trashëgimtarët pas vdekjes së testatorit. Ishte punë e njëanshme formale juridike “në rast vdekjeje”, vlerëson autori. Si “institut ishte i panjohur për shoqërinë e parë gjentile të Romës, kur mjetet e prodhimit ishin në pronësi kolektive”, vëren autori. Ai specifikon spektrin e gjërë të trajtave të testamenteve: testamenti tabulae (me shkrim); testamenti verbal (nunkupativ); testamenti pretorian; testamenti olografik; testamenti alografik, etj. Artikullin e përfundon duke trajtuar elementet e përmbajtes së testamentit: emërimin e trashëgimtarëve, masën trashëgimore, mënyrën e ndarjes dispozitat sekondare (urdhëresat dhe kushtet); substitutet testamentale; legatet dhe fideokomiset.
Në vijim do t’i përkujtojmë disa tituj tjerë të shkrimeve të profesor Bardhylit: “Kontrata mbi dorëzanin në të drejtën romake (ad promissio)”, botuar në Përmbledhje punimesh – Zbornik radova, Fakulteti juridik Prishtinë, 1977; “Kontrata e shitblerjes në të drejtën romake” (Përmbledhje punimesh – Zbornik radova, Fakulteti juridik, Prishtinë, 1978, nr. VI); Kontrata mbi huan në të drejtën zakonore shqiptare” (Përparimi, Prishtinë, 1980, nr. 3); “Besa – bona fides ngjajshmëritë dhe ndryshimet midis tyre” (Përparimi”, Prishtinë, 1978, nr. 5; Bashkëshortët dhe shkurorëzimi i martesës, (fejton,gazeta “Rilindja, Prishtinë, janar 1971).
Ndryshe, prof. dr. Bardhyl Çaushi kontribuoi në shkencën juridike deri në frymën e fundit. Ç’është e vërteta, teksa ishte në fazën e përfundimit të hartimit të tekstit universitar “E drejta romake” në vitin 1999, piromanët e shtetit serb e kallën shtëpinë e tij gjatë kësaj lufte dhe kësisoj asgjësuan edhe dorëshkrimin konkret i cili do t’ishte një prurje me vlerë origjinale me të cilën do begatohej fondi i trashëgimisë së shkencës juridike shqiptare dhe i krijimtarisë së tij shkencore.
Prof. dr. Bardhyl Çaushi shquhet edhe në fushën e përkthimeve. Është shqipëruesi i parë nga serbokroatishtja i tekstit universitar “Sistemi ekonomik i Jugosllavisë” (Gjorgje Mileviç) në vitin 1965. Ndërkaq, në vitin 1971 shqipëroi edhe tekstin tjetër universitar “E drejta romake” (Ivo Puhan), në vitin 1971.
Prof. dr. Bardhyl Çaushi si anëtar i Komisionit për ndryshime kushtetuese (1968) në Kushtetutën e Jugosllavisë (1963) gjatë përsiatjeve të thella kishte marrë shtysë nga pozita e rëndë kushtetuese e Kosovës. Ndaj, gjakonte me devotshmëri sikundër avancimin e statusit kushtetues të saj (Republikë) ashtu edhe zgjerimin e funksionit legjislativ të Kosovës në kuadër të federatës jugosllave. Krahas profesorit te nderuar tij u dalluan edhe intelektualet: Gazmend Zajmi, Fehmi Agani, Ali Hadri, Rezak Shala, etj.
Pas përpjekjeve të gjata dhe sfiduese të intelegjencisë shqiptare të kohës dhe jo vetëm, në vitin 1974 u aprovua Kushtetuta jugosllave, ndërsa për herë të parë Kushtetuta e Kosovës. Me to Kosova u cilësua element konstituiv i federatës jugosllave gjë që shënonte ngjarje kulmore juridike, politike e kushtetuese për kushtet dhe rrethanat e kohës. Kështu, edhe pse pozita e këtillë e Kosovës në procesin e shtetndërtimit dukej e ngjashme me republikat jugosllave. Megjithatë, Kosova nuk ishte e barabartë me to.
Në fakt, pozita juridike kushtetuese e Kosovës filloi së dobësuari në vitin 1989 me rrënimin e autonomisë së Kosovës përmes amandamenteve në Kushtetutën e Serbisë (1989) dhe vazhdojë së rrënuari me nxjerrjen e Kushtetutës së Serbisë (1990) dhe ligjeve që i atribuoheshin: veprimit të organeve republikane në rrethana të veçanta (1990); ndërprerjes së punës së Kuvendit dhe Këshillit Ekzekutiv të Kosovës (1990); marrëdhënies së punës në rrethana të veçanta (1990); ndërprerjes së punës së Kryesisë së Kosovës (1991) dhe me vendime të ngjashme.
Prof. dr. Bardhyl Çaushi do të mbetet zë i veçantë në këtë proces shtetformues me angazhimin e tij për hartimin e dy dokumenteve burimore të vetëpërcaktimit politik, me kryehartues akademik Gazmend Zajmin. Dokumenti i parë ishte Deklarata kushtetuese për Kosovën njësi e pavarur dhe e barabarte me njesitë tjera të federatës-konfederatës jugosllave. Ky akt u miratua nga Kuvendi i Kosovës më 2 korrik 1990. Këtu u anulua Vendimi i këtij Kuvendi i 23 marsit 1989 mbi “dhënien e pëlqimit” në amandamentet e Kushtetutës së Serbisë të 28 marsit 1989 dhe rrjedhimisht u derogua Rezoluta e Kuvendit të Prizrenit e vitit 1945 mbi bashkangjitjen e Kosovës Serbisë. Mirëpo, këtë Deklaratë e anuloi Gjyakata Kushtetuese e Jugosllavisë nga presioni i shtetit serb, s’do mend. Dokumenti i dytë burimor i vetëpërcaktimit politik ishte Kushtetuta e Republikës së Kosovës, miratuar nga Kuvendi legal dhe legjitim më 7 shtator 1990. Akti juridik suprem konfirmoi se Kosova dhe populli shqiptar i saj deklarohen politikisht njësi të barabarta me republikat tjera në rendin e ri kushtetues federal apo konfederal jugosllav. Ndryshe, është pikërisht kjo Kushtetutë e cila shenon shpalljen e pavarësisë, përkatësisht aktin e parë të njohjes së subjektivitetit të Kosovës dhe të shqiptarëve në Jugosllavi.
Të dy këto dokumente me rëndësi jetike për procesin e shtetformimit, u pasuan me të tretin dokument burimor për përcaktimin politik – Rezolutën e 18 tetorit 1991 mbi Republikën e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran bashk me vendimin mbi mbajtjen e referendumit për këtë.
Ndryshe, kryeprotogonisti ynë kishte dëshmuar në seancën e Gjykatës kushtetuese të Jugosllavisë të 30 majit 1991 ku po vlerësohej vendimi i Gjykatës kushtetuese të Serbisë, datë 7 shkurt 1991 me të cilin qe refuzuar propozimi i Gjykatës së Punës së Bashkuar të Kosovës të 9 korriku 1990 për konstatimin e jokushtetushmërisë së Ligjit për veprimin e organeve republikane në rrethana të veçanta të 26 qershori 1990 dhe ishte hedhë poshtë e njejta kërkesë.
Duke shpalosur dëshminë e vet me qartësi e thellësi analize, meditimi profesional dhe stili elokuent narrativ, prof. dr. Bardhyl Çaushi, atëbotë Kryetar i Shoqatës së Juristëve të Kosovës, pos tjerash, ishte shprehur: “Serbia i jep vetes të drejtë që pa vrarë mendjen për rregullativën kushtetuese federative nëpër dyer të vogla anësore të fut gjendjen e jashtëzakonshme dhe të shpall ekzistimin e rrethanave të jashtëzakonshme në pjesën e territorit të Serbisë duke u shmangur me këtë rast që të thotë qartë se fjala është për Kosovën si njerën nga njësitë federale, pozita e së cilës, të drejtat dhe detyrat e saj janë të përcaktuara në mënyrë të prerë me Kushtetutën ende në fuqi të RSFJ të vitit 1974 … si territor i banuar me popullatën shqiptare mbi 90 % si territor në të cilin shqiptarët jetojnë me shekuj dhe mijëvjeçar si popull autokton … Kosova po shndërrohet në terren për asgjasim vandal juridik të cdo gjëje që është shqiptare … si në legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor … edhe në arsim, kulturë, shëndetësi, ekonomi, bile edhe në sport, … se përmes zbatimit arbitrar … ka pasuar përjashtimi masiv nga puna ekskluzivisht i punëtoreve shqiptarë … Delegimi i kompetencave të gjykatave dhe organeve tjera … paraqet një akt të uzurpimit të vrazhdë të pushtetit në dëm të organeve të judikaturës dhe të administratës së Kosovës… Prandaj propozoj që Gjykata e nderuar Kushtetuese e Jugosllavisë të konstatojë jokushtetushmërinë e Ligjit mbi veprimin e organeve republikane në rrethana të veçanta dhe të njejtin ta heqë nga sistemi jonë, edhe ashtu i eroduar juridik”.
Para gjyqtarëve të kushtetuesës jugosllave dhe audiencës profesionale , kishin dëshmuar edhe juristët e mirënjohur kosovarë: prof. dr. Esat Stavileci, Nike Lumezi, Gani Tigani, etj.me ekspertizat dhe oponencat e tyre shkencore e profesionale
Përkundër prezantimeve të dëshmitarëve kosovarë, kushtetuesja jugosllave kishte lënë në fuqi vendimin e kontestuar te kushtetuesës serbe.
Përndryshe, prof. Bardhyli, ky atdhetar i shquar, ishte përfshirë tok me akademikë, intelektual, studentë, etj. në Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve dhe Ngatërresave në Kosovë tash e 31 vite më parë (1990-1992) udhëhequr nga prof. Anton Çetta që rezultoi me shtrirje dore të mijëra familjeve shqiptare në Kosovë të cilët jetonin të hasmuara ndër vite e dekada për motive gjakmarrjeje dhe hakmarrje.
Në fushën e organizimit politik prof. dr. Bardhyl Çaushi ishte Këshilltar për arsim i Presidentit Ibrahim Rugova dhe përfaqësues i delegacionit kosovar për arritjen e Marrëveshjes së arsimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Prof. dr. Bardhyl Çaushi është nderuar nga institucionet më të larta të Kosovës me Medalen e Artë të Pavarësisë për meritat e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Presidenti Ibrahim Rugova, me 30 shtator 2005; Medalen e Artë “Mësues i Merituar” nga ish-Presidenti Fatmir Sejdiu dhe me Medalen e Arte Presidenciale te Meritave.
Prof. dr. Bardhyl Çaushi është njëri ndër tetë profesorët e Universitetit të Prishtinës të cilët u vranë gjatë luftës së viteve 1997-1999 në Kosovë. Profesori Bardhyl, u shua sot e 22 vite me parë, më 10 maj 1999, pikërisht në dhjetëvjetorin e doktoraturës së tij, në moshën 62 vjeçare duke u ekzekutuar nga dora vrastare e forcave të armatosura serbe. Kjo ngjarje tragjike trishtoi jo vetëm familjen e qytetarët e Gjakovës por edhe botën akademike, komunitetin studentor dhe të tjerët gjithandej në hapësirat shqiptare. Trupi i pajetë i kthyer me shumë peripeci nga Batajnica serbe u rivarros më 30 shtator 2005 në ceremoninë mortore të varrimit të 13 martirëve në Varrezat e dëshmorëve në Gjakovë. /KultPlus.com
Dy aktivistë e kanë bllokuar hyrjen e selisë kryesore të kompanisë së ilaçeve, AstraZeneca, duke bërë thirrje që gjiganti farmaceutik ta pezullojë patentën për vaksinën e saj për Covid.
Dy protestues e lidhën veten me zinxhir në dyert e selisë së AstraZeneca-s në Cambridge të Anglisë, ndërsa dy të tjerë u ngjitën lart për të vendosur një pankartë në të cilën shkruhej: “Vaksinë për njerëzit, jo vaksinë për përfitim”.
Një protestues, i cili në mënyrë simbolike e kishte lidhur veten me zinxhir në derë dhe që u prezantua si Coati, tha se e ka marrë këtë veprim, sepse aksionarët mund të vendosin që të përfitojnë nga vaksina e AstraZeneca-s.
Kompania është zotuar se do ta shpërndajë vaksinën me çmim të ulët deri në fund të pandemisë. / KultPlus.com
Anxhela Peristeri ka kryer sot provën e parë në skenën e festivalit në Rotterdam të Holandës.
Këngëtarja bëri një paraqitje duke u shfaqur e vetme në skenë dhe interpretoi këngën më shumë pasion.
Anxhela Peristeri ka zgjedhur një veshje në ngjyrë ari me kristale për paraqitjen e saj në festival, komentuesit e shumtë dhe ndjekës të Eurovisionit, e kanë cilësuar paraqitjen si diçka e zakonshme duke e vlerësuar vokalin e fuqishëm të saj.
Ajo garon me këngën ‘Karma’ e cila është në fund të sondazheve dhe basteve, duke i dhënë pak ose fare mundësi për të fituar këtë festival.
Ndryshe, Shqipëria do të garojë më 20 maj në skenën e Eurovisionit. / KultPlus.com